2021-11-01

“Takimet e Gjeçovit”, vihet gurthemeli i monumentit “Nëna e Zymit”

 


“Takimet e Gjeçovit”, vihet gurthemeli i monumentit “Nëna e Zymit”

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Bashkë me veprimtarin dhe autorin e njohur,prof. Frrok Kristaj dhe me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukajn, në udhëkryqin e rrugëve, që mbajnë emrat e At Shtjefën Gjeçovit dhe artistes së madhe, Katarina Josipi, vendosëm gurthemelin e monumentit “Nëna e Zymit”/


Dje në Zym të Hasit, zonë kufitare e Kosovës me Shqipërinë në rajonin e Prizrenit, u mbajtën “Takimet e Gjeçovit”, në edicionin e 50-të jubilar të këtij manifestimi tradicional letrar, kulturor e shkencor, me pjesëmarrës nga të gjitha hapësirat e kombit dhe diaspora shqiptare.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të monumentit “Nëna e Zymit”, aktivitet ky i mbajtur në kuadër “Takimeve të Gjeçovit”.Në fjalën e rastit, kryeministri Kurti ka përshëndetur manifestimin jubilar dhe iniciativën për të nderuar në mënyrë të veçantë gruan shqiptare, një grua, siç ka thënë ai, të vendosur në histori nga ana e sakrificës së përditshme.”Kurrë nuk do të përfundojmë së nderuari dy figura të pafundme të mendimit: dëshmorin dhe gruan.E kemi si Norë të Kelmendit, si Shotë të Galicës, si grua të Jasharajve, e tashmë do ta kemi si Nëna e Zymit”, ka thënë kryeministri.Duke e cilësuar dashurinë e nënës si shprehje të përjetësisë për çdo ditë, ai ka thënë se ka kuptim të ekzistojë monumenti për të.”Ndoshta monumenti mund t’ia bëjë nderin dashurisë sublime, monument Nënës së Zymit, monument Nënës, për atë që është e që bën”, ka thënë kryeministri Kurti.Manifestimin “Takimet e Gjeçovit” e organizoi Klubi Letrar “Shtjefën Gjeçovi” në Zym në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit të Republikës së Kosovës.Sipas axhendës në ftesën e dërguar, pjesë e manifestimit është ora letrare “Anton Pashku” – me emrin shkrimtarit të lindur në fshatin Grazhdanik të Hasit të Thatë, afër Prizrenit, ku lexojnë 15 poetë nga viset etnike shqiptare.Në tre ekspozita prezantohen veprat letrare, shkencore e publicistike të autorëve hasianë, Llesh N. Biba nga kryeqyteti shqiptar Tirana me drugëdhendje dhe Luan Rr. Çoçaj nga Gjonaj – fshat i Hasit me eksponate etnografike.Para se të përmbyllen “Takimet e Gjeçovit” me programin kulturo-artistik të Ansamblit Etno-Kulturor “Katarina Josipi” të Zymit dhe me Mikpritjen Zymjane bëhet ndarja e katër çmimeve tradicionale: “Unaza e Katit (Katarina Josipit)”, Plaketa “Pena e Pjetër Bogdanit”, Plaketa “Pena e Shtjefën Gjeçovit” dhe Plaketa “Pena e Anton Pashkut”. “Takimet e Gjeçovit” mbahen çdo tetor. Në Zym të Hasit të Thatë, në 14 Tetor të vitit 1929, nga okupatorët serbë u vra prifti i devotshem, arkeologu, etnografi, shkrimtari, dramaturgu, speleologu, përkthyesi, pedagogu e atdhetari i spikatur Atë Shtjefën Konstantin Gjeçovi – Kryeziu, të cilin zymjanët e varrosën në oborrin e Kishës së Shën Prenës në fshatin Shëngjergj të Hasit. Kjo figurë poliedrike la mbi 75 vepra, duke filluar nga “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (e mblodhi dhe e kodifikoi Gjeçovi), “Agimi i Gjydetnis”, “Trashegime thrrako-ilirijane” e shumë të tjera, prej të cilave deri më tash i janë botuar rreth 25. 



Në një nga “Takimet e Gjeçovit”, akademik Mark Krasniqi theksonte se “Zymi dhe në përgjithësi Hasi i kanë dhënë njerëz të mëdhenj kombit, kurse Gjeçovi, pas Ungjillit, në rend të ditës kishte çështjen kombëtare, duke marrë pjesë edhe vetë si luftëtar me armë në dorë në luftën e Vlorës më 1920”.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...