|
2011-03-07
Në nderim të mësuesëve të persekutuar
Konsullata e Kosovës në New York dha pritje me rastin e tre vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Nga Keze Kozeta Zylo
Në daten 23 Shkurt Konsullata e Kosovës në New York dha një pritje për shqiptarët e Diasporës dhe trupin dipllomatik me rastin e tre vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Bashkëkombasit tanë më së shumti të veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, ku dominonte bluja, apo dhe me ngjyrat e Flamurit Kombëtar kuq e zi, e bënte dhe më festive dhe më gjallëruese mjedisin ku u organizua kjo mbrëmje festive.
Në hyrje të sallës iu uronin mirëseardhjen pjesëmarrësve, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York , znj.Arta Rama dhe Konuslli z.Fatmir Zajmi.
Të gjithë pjesëmarrësit me fytyra të gëzuara i uronin njeri-tjetrit: “Gëzuar festën e Pavarësisë së Kosovës”! Ishte një ditë e shumëpritur për të gjithë shqiptarët, të cilët për një shekull me radhë derdhën gjakun e kuq për të fituar Pavarësinë e Kosovës martire.
Shumë amerikanë, kongresistë, këshilltarë, kontribues të shumtë të çështjes së Kosovës kishin ardhur për të marrë pjesë ne këtë ditë ceremoniale.
Midis miqve amerikanë do të shikoje patriotin zemërzjarrtë z.Esad Rizai së bashku me prof.Haxhi Berishën duke biseduar me avokatin profesionist z.Kaufman, i cili ka shërbyer
në bordin e Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, ku u ka siguruar atyre ligjërisht përfaqësimin ligjor. Z.Stephen B.Kaufman pasi na uroi festën e Pavarësisë foli me shumë dashuri për popullin tonë, kombin, por nga ana tjeter këshilla e tij për situatën jo fort të kënaqshme në Shqiperi ishte që: “Stop shouting at each-other” që do të thotë ndaloni të luftoni me njeri-tjetrin…
Vetëm sikur kjo këshillë e tij të dëgjohet sigurisht dhe problemet e shumta do të jenë dhe më të pakta dhe më të thjeshta për t’u zgjidhur…
Fjalën e përshëndetjes e ka mbajtur znj.Arta Rama e cila iu uroi të gjithë pjesëmarrësve: “Gëzuar festën e Pavarësisë dhe qofshim gjithmonë të bashkuar”!
Nëpërmjet fjalës së saj elekuente ajo ka sjellë një histori të shkurtër të përpjekjeve titanike të popullit të Kosovës për Pavarësinë e saj, por njëkohësisht ka falënderuar miken e madhe të shqiptarëve, Amerikën, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës nga barbarët serbë, dhe për këtë Kosova dhe Shqipëria do t’i jenë për jetë mirënjohëse. Shteti i Kosovës vazhdoi Konsullja eshte njohur nga 75 vende te botes dhe mbi 100 vende e kanë suportuar Kosovën si anëtare të Fondit Monetar tregëtar dhe të Bankës Botërore.
Njëkohësisht ajo foli dhe për Parlamentin e ri dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës nga ky Parlament. Parlamenti i Kosovës po punon me të gjitha përpjekjet që ta integrojë vendin në Unionin Europian. Fjala e saj u përshëndet me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.
Pas fjalës së Konsulles së Pergjithshme znj.Arta Rama, fjalën e ka marrë kongresisti z.Eliot Engel.
Zoti Engel është nje mik i madh i shqiptarëve, ai ka një vend të veçantë në kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për Kosovën së bashku me miqtë e tjerë të popullit tonë.
Ai tha se Dita e Pavarësisë së Kosovës përkon me ditëlindjen time, kështuqë sa herë që festoj ditëlindjen kujtoj Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një ditë e dashur për mua dhe gjithë miqtë tanë të përbashkët.
Fjala e tij e zjarrtë dhe plot dashuri për popullin tonë rrëmbeu zemrat e pjesëmarrësve, perfaqësusëve të shoqatave të ndryshme, si z.Gjon Bucaj, kryetari i shoqates “Vatra”, z.Esad Rizai, dipllomatë të huaj dhe të vendit si: Ambasadori shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara z.Ferit Hoxha, z.Dritan Mishto apo dhe personalitete të tjera të shquara si Avokati i mirënjohur z.Sabri Gjoni, botuesi i gazetës “Illyria” z.Vehbi Bajrami, të cilët e përcillnin me duartrokijte fjalimin e tij.
Kjo ceremoni zyrtare do të transmetohet nga TV “Alba Life” së bashku me intervistat e kongresistit z.Eliot Engel, z.Stephen B. Kaufman, Harry Bajraktari, Ismer Mjeku, prof.Haxhi Berisha, z.Esad Rizai dhe Konusulles së Përgjithshme znj.Arta Rama dhënë për këtë Televizion.
Bisedë me Marieta Zaçen (Pronjari)
Nga Keze Kozeta Zylo
Dy Yje të sportit shqiptar, dy bashkëshortë shembullorë
(Ish sportistja e shquar Marieta Pronjari Zaçe tregon për jetën e saj, për ish-basketbollistin e Kombit, Tepelenasin e shquar Kushtrim Zaçe dhe fëmijet e tyre)
Është rast unikal që të kesh përpara si në ekran dy yje, dy bashkëshortë, dy Mjeshtra të Merituar të sportit shqiptar.
Eshtë një nga intervistat që më jep shumë dhimbje, ngase kemi qënë tifoz të çmendur, në se do te flisja në gjuhën popullore, pas sportistit të Kombit, të ndjerit Kushtrim Zaçe i cili ndërroi jetë para disa muajsh. Ai u largua herët nga kjo botë…
Marieta Kushtrim Zaçe, le të më fali Marieta që e vendosa aq pranë saj emrin e Kushtrimit, superstarit të sportit shqiptar, unë e kishja të pamundur t’i veçoja këto yje, ngase Yjet gjithmonë rrinë bashkë dhe ndricojnë botën që ka aq shumë nevojë…
Marieta Zaçe qysh në moshën 15 vjeçare fitoi titullin: “Mjeshtre Sporti” dhe në moshën 18 vjeçe fitoi titullin “Mjeshtre e Merituar”. Eshtë e para vajzë shqiptare që ka fituar titullin më të lartë sportiv “Mjeshtre e merituar Sporti’’, në vitin 1968.
Ajo pati në krah një bashkëshort shëmbullor, një djalë Tepelene të pamshëm, dhe superyllin e Partizanit, që me koshat e tij nga pozicioni anësor, por edhe luftën në tabelë ku dilte gjithmonë fitues, ngrinte peshë Pallatin e Sportit me brohorrima dhe fishkëllima gjer ne qiell…
Marieta Pronjari Zaçe nga viti 1964-1974 ka thyer 31 rekorde kombëtare dhe për shumë vite ka qënë kampione kombëtare në garën e kërcimit së larti dhe pesëgarësh. Ka qënë 6 herë fituese e anketës’’ 5 sportistët më të mirë të vitit ‘’të Shqipërisë si dhe fituese e anketës sportive ‘’10 sportistët më të mirë të shekullit‘’në Shqipëri.
Për karrierën e saj në fusha të tjera, që ka përsëri sukses dhe për të mos humbur kurreshtjen tuaj do t’ja lemë bisedës sonë më poshtë…
Zonja Marieta për kërshërinë time dhe të lexuesve le ta fillojmë bisedën tonë nga fëmijëria juaj, si ka qënë ajo dhe a ëndërronit që një ditë do të bëheshit kaq e famshme?
E quaj vehten me fat që kam lindur në qytetin e bukur te Korçës dhe me shumë tradita për arsimin, kulturën dhe me një histori të pasur në këto fusha sepse besoj se kam marrë shumë nga kjo kulturë.
Jam femija i dyte i familjes Pronjari dhe njëra nga tre motrat. Fëmijëria ime besoj se ka qënë si e shumë fëmijve të brezit tim, veçse ajo ndryshoi kur babai im ndërroi jetë kur unë sapo i kisha kalur 5 vjetët.
Të ishe jetime në atë periudhë kuptohet ishte e vështirë sidomos për nënën time, e cila tashmë me tre vajza 3, 5, dhe 9, dhe ajo vetëm 29 vjeçe i duhej të përballonte jetën dhe të kryente tashmë edhe rolin e nënës dhe të babait. Kujtoj nga fëmijëria ime se nëna ishte për ne, ajo që përpiqej me të gjitha fuqitë e saj, madje edhe duke sakrifikuar nga vetja, që ne të mos e ndjenim, por edhe të mos dallonim që ishim pa baba as në shkollë, por edhe në shoqëri. Në edukimin tone nëna insistonte që rezultatet e mira në shkollë dhe sjellja ishin ato që ne do të na mundësonin të bëheshim të zonjat për jetën.
Isha një fëmijë i gjallë dhe që merrja pjesë në shumë aktivitete të shkollës qoftë ato artistike, por edhe sportive, megjithëse nëna nuk kishte aspak dëshirë që ne të merrnim pjesë sidomos në aktivitete që zhvilloheshin jashtë rrethit tone.
Ishin vitet 63 -64 kur zhvilloheshin shumë aktivitete sportive ndërmjet klasave dhe më të mirët konkurronin pastaj ndërmjet shkollave. Në një nga këto aktivitete ku behej edhe seleksionimi dhe perzgjedhja e elementit për të marrë pjesë në ekipin e qytetit të Korçës unë dola fituese në disa gara sportive të atletikës së lehtë dhe menjëherë më regjistruan në ekipin përfaqësues të ‘’Skenderbeut’’ megjithse mosha ime nuk ishte as 13 vjeç. Të gjithë fëmijët kanë ëndrra për të ardhmen e tyre si dhe dëshirojnë të shprehen për drejtimin që mund të marrin në të ardhmen, kuptohet me llogjikeën e moshës.
Unë, por edhe familja ime asnjëherë nuk e kishte menduar që e ardhmja ime do të ishte e lidhur me sportin për vetë faktin, se jo vetëm mësoja mjaft mirë, por çfaqja prirje në shkencat ekzakte, pse jo, ëndërroja të bëhesha mjeke ose mësuese.
Por falë talentit dhe shpërthimit në rezultate sportive pa mbushur akoma 14 vjeç, pas konkurrimit në një aktivitet me të rriturit ku dal me rezultat të barabartë me rekormenen e gares së kërcimit së larti, u përcaktua edhe drejtimi im në karrierën profesionale. Pas një grumbullimi me ekipin kombëtar në vitin 1965 ( vetëm 14 vjeç) nënës sime dhe mua më propozuan të qëndroja në teknikumin e Fizkulturës, sepse do kisha shume më tepër shanse për t’u realizuar si sportiste e nivelit të lartë.
Njëheresh do ishte mundësia të stërvitëesha me tranjer më të mire si dhe kushtet për t’u bërë një sportiste e mirë do ishin shumë më të mëdhaja.
Edhe pse nuk e kisha menduar asnjëherë se do të bëhesha një sportiste e një niveli të tillë, rezultatet e para shumë shpresëdhënëse më krijuan besimin se unë do kisha të ardhme në sport. Gjithësesi kjo gjë u arrit krejt natyrshëm, hap pas hapi si rezultat jo vetëm i talentit të çfaqur, por edhe i një pune të madhe, të vullnetshme e me plot sakrifica e drejtuar edhe nga nje tranjer i madh, Taqo Duka..
Ju keni fituar titullin më të bukur të sportit në moshën e adoleshencës, kur ishit vetem 15 vjece, si jeni ndjerë për këtë dhe keni pasur pengesa në drejtime të ndryshme për t’ju futur rrugës së sportit, qoftë dhe pse ishit e gjinisë femërore?
Ajo që më motivoi dhe më krijoi besimin që unë të vazhdoj me shumë përkushtim sportin e atletkës ishte thyerja e tri herë rekordit të të rriturave në garë e kërcimit së larti pa mbushur ende 15 vjeçe. Pas këtij momenti e ardhmja ime sportive u konsolidua dhe unë çdo vit përmirësoja vazhdimisht rekordin tashmë jo vetëm në garën e kërcimit së larti, por edhe në gara të tjera, po në këtë moshë unë u bëra mjeshtre sporti , titull që sportistë të tjerë e fitonin me shumw vështirësi. .
Natyrisht ishin vitet kur shoqëria shqiptare ishte ende e dominuar nga mentalitete patriarkale dhe paragjykime. Gjithësesi vajza dhe gra të tjera kishin vite që luftonin nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitetet publike dhe ato sportive që ky mentalitet të ndryshohej. Dhe sporti, rezultatet e larta sportive, që nderonin vëndin, si dhe qëndrimi korrekt i shumë vajzave dhe grave emanciponin çdo dite shoqërinë shqiptare .
Më vjen mirë që edhe unë kam qënë pjesë e këtij grupi shoqëror.
Edhe nënën të cilën fillimisht e kisha kundër aktivizimit tim në sport, pasi unë fillova të arrij rezultate pozitive në sport, por pa neglizhuar aspak mësimet dhe me qëndrimin korrekt në shoqëri, arrita ta bëj për vete dhe mbeshtetësen time .
Si pengesa gjatë karrierës sportive unë do të evidentoja më shumë kushtet e jetesës dhe ato të stërvitjes të krahasura me ato të sportistëve të vendeve të tjera më të cilat ne konkurronim, ishin shume herë më të këqija.
Çfarë ka pasur më shumë bezdi vajza e re, sportistja Marieta, kur shkonte kalldrëmeve të Korçës, meqënse keni qënë tepër e njohur?
Jam larguar nga qyteti im i lindjes sapo mbusha 14 vjeçe, dhe kuptohet vija vetëm kur kisha pushimet e shkollës apo kur zhvilloheshin garat e kampionatit të atletikës së lehtë. Sa here vija ndjeja një kënaqësi të veçantë për bukuritë e këtij qyteti, për klimën dhe pastërtine e tij, për kalldrëmet, sidomos për borën në ditët e dimrit.
Nga një fëmije, unë tani shënoja rezultate të larta, të cilat më nderonin jo vetëm mua, tranjerin tim dhe familjen time, por edhe qytetin e lindjes ku shpërtheu talenti im dhe vendin duke konkuruar si e bararbartë me vende te tjera të Europes .
Ndjeja vështrime normale që tregonin vlerësim dhe simpati, pse jo dhe admirim nga moshatarët për arritjet e mija. Shpesh mëtakonin dhe uronin për rezultatet çka më jepnin nje kenaqësi të veçantë , por edhe më motivonin për të vazhduar më tej rrugën e nisur .
Ju jeni bashkëshortja e të ndjerit Kushtrim Zaçe, njërit prej sportistëve më të famshëm të Kombit, mund të na thoni se si jeni njohur me të?
Kam qënë dhe ndjehem shumë e nderuar që pata fatin të njihem e të jetoj me një person si Kushtrim Zaçe, për gati 40 vjet, një jetë shumë të pasur sa bashkëshortore po aq edhe sportive. Mjediset sportive ishin ato ku ne u pamë për herë të parë dhe ku lindi dashuria jone. Dashuri me shikim të parë e quante Kushtrimi, një alkimi e fortë qysh në fillim e cila erdhi dhe u forcua ndër vite.
Unë isha në kulmin tim si atlete, ndërsa Kushtrimi, pas nje talenti të çfaqur ne vendlindjen e tij Tepelenë e me vonë në Durrës, kishte filluar shkëlqimin e tij tashmë me ekipin e Partizanit. Ishte Kushtrimi ai që e tregonte mjaft bukur këtë moment vendimtar të jetës sonë, duke i dhënë edhe disa ngjyra poetike, shpirti i të cilit ishte lindur si i tillë.
Lindi një dashuri e cila sa erdhi u konsolidua dhe u pasurua me ardhjen në jetë si fillim djali ynë Henri dhe më pas vajza Megi.
Shpesh në familje e diskutonim takimin ton si një fat që Zoti desh e na bashkoi njeri nga Tepelena dhe une nga Korça. Ishim shumë të rinj ai sapo kishte mbushur 22 vjeç dhe une sapo i kisha kaluar të 20 vjetët. Vlera e familjes tonë qëndroi në mirëkuptimin dhe mbështetjen që ne i dhamë njëri tjetrit në mënyrë që jo vetëm të mos pengonim nëarritjen e rezultateve te sejcilit në fushën e vet , por u bëmë motivimi i njeri tjetrit.
Dua të kujtoj këtu se ne na mungonte edhe ndihma qe të tjerët kanë pasur nga familjet e tyre pasi të dy i kishim larg. E quaj vehten me fat qe u njoha dhe lidha jetën me Kushtrimin tepelenas, me të cilin ndërtuam nje familje që ishte për ne gjeja më e shenjtë.
Ju u lidhët me një djalë të pamshëm Tepelene, pra erdhët nuse në këtë qytet të bukur dhe me shumë histori, si jeni ndjerë pranë tepelenasve dhe traditave të tyre, çdo të veçonit më shumë si nje vajze e rritur në qytetin e Korçës?
Duke jetuar në Tiranë unë ndoshta nuk arrita të eksploroj në të gjitha dimensioned vlerat e Tepelenasve siç i njihni ju . Por ajo që unë kam ndjerë në kontaktet me pjesëtarët e familjes së bashkëshortit tim, të afërmit e tij miqtë dhe shokët më bënë mua që edhe unë të ndihem si pjesë e Tepelenes për të cilën bashkeshorti im ishte krenar, për historinë e saj , për karakteristikat që kanë qytetarët e Tepelenës dhe për vlerat njerëzore që trasmetoheshin nga brez ne brez.
Unë ndoshta kam qënë ndër nuset e (vajzat ) e para, që pas lindjes së djalit të lahem në lumin e Vjosës, të eksploroj e të vizitoj vëndet e mrekullueshme ku Kushtrimi kishte kaluar fëmijërinë e tij dhe kishte formuar karakterin e tij shume burrëror.
Kalaja e Tepelenës përbënte simbolin e historisë, trimerisë dhe qëndresës së këtij qyteti. Tepelena kishte shume gjera të përbashkëta me Korçën përsa i përket rregullit, pastërtise dhe nikoqirllëkut në familje.
Mikëpritja, respekti dhe shume tradita të tjera me vlera unë i hasja tek miqtë të afërmit e Kushtrimit që ishin bërë pjesë e arritjeve tona .
Unë e vlerësoj shumë qytetarinë dhe dashamirësinë që tregoi Keshilli i Bashkise së qytetit të Tepelenës, e cila nderoi me titullin ‘’Qytetar nderi i Tepelenës’’ Kushtrimin në vitin 2008. Ishte nje kënaqësi e madhe e tij dhe për këtë ju jemi mirënjohës drejtuesve vendorë.
E kuptoj dhe e ndjej që e keni shumë të vështirë ndarjen e papritur të bashkëshortit tuaj në muajin Gusht të vitit që kaloi, cili është pengu i Kushtrimit dhe për rrjedhojë dhe tuaji?
Ndarja e papritur nga jeta e Kushtrimit, ka qënë një humbje e paimagjinueshme për mua, ka qënë një dhimbje tejet e madhe dhe një tronditje e fuqishme përfshiu të gjithë qënien time. Për mua, fëmijër tanë, të afërmit, por edhe për të gjithë ata që e njihnin Kushtrimin ka qënë e pabesueshme që ai të largohej nga jeta në këtë mënyrë. Të tjerët, por edhe unë shihnim tek ai karakteristikat e një burri fisnik dhe të fuqishëm, që nuk do te epej kurrë pavarësisht sëmundjes. Ai e dinte mirë genetikën e familjes së vet dhe gjithmonë e përmendte që zëmra do ishte ajo që nëse do mund t’i ndodhte gjë, por kurrë nuk diti të ankohej. E donte jetën, por edhe me krenarinë e tij, e sfidonte atë. Ne të dy bënim plane të cilat nuk shkonin shumë larg, por edhe një dhjetë vjeçcar do donim të jetonim së bashku . Do ishim gjyshër të mirë , do të ndihmonim fëmijët tanë dhe dëshironim të jetonim duke lëvizur, sepse na pëlqente të organizoheshim dhe të leviznim si në qytete të ndryshme po ashtu edhe tek të afërmit tanë që janë ne emigracion . Të dy kemi punuar shumë dhe tani ishim vitet e fundit të punës , ne mendonim që obligimet tona i kishim mbyllur dhe ishim të kënaqur me ato ç’kishim realizuar. Tani prioriteti yne do të ishte e ardhmja e fëmijve dhe ne do investonim për ta. Por harrova, ai kishte një dëshirë të madhe të ndërtonte qoftë edhe një shtëpi të vogël modeste në Tepelenë buzë Vjosës ose aty ku ishin tokat e të parëve te tij që ende nuk kanë marrë asgje. Vitet e fundit të jetës ai donte që së bashku të shkonim atje ….Ne Tepelenë, ose pjesën më të madhe të kohës ta kalonte aty ……………...
Si dy bashkëshortë shembullorë dhe dy yje të sportit cilat janë gjërat më interesante që do t’i kujtoni gjatëgjithë jetës suaj?
Në se shkurt do të përmblidhja jetën tonë, do thosha dy njerëz të dashuruar me njeri tjetrin që me kalimin e viteve krijuan një simbiozë vlerash dhe aftësish të përbashkëta që nuk dihej se ku fillonin e mbaronin të njerit apo tjetrit, sepse të gjitha veprimet tona ishin aq të sinkronizuara e të mirëkuptuara nga njeri tjetri.
Ishim të dy të realizuar në jetë , ishim të kënaqur nga ajo ç’kishim arritur dhe ishim modestë dhe të dashur me njerëzit dhe sportdashësit.
Kjo ishte dhe një ndër cilësitë më të mira të Kushtrimit, që dinte të respektonte dhe të respektohej.
Kemi qënë një çift që gjatë jetës ka provuar suksesin, vlerësimin, por si shumica e shqiptarëve krahas të parave ka provuar edhe problemet e ndryshme që u përballën shqiptarët në jetën e përditëshme në periudhën e tranzicionit si papunësinë edhe emigrimin, por di që cdo gje e kemi përballuar me shumë dinjitet .
Kushtrimi ishte nje talent i madh por ai arriti këtë përvojë ta përcillte tek breza të tërë të rinjsh ku bënte pjesë edhe djali i tij i cili u bë në sajë të trajnimit të tij lojtar i ekipit kombëtar qysh 18 vjeç.
Jeta sportive ka qënë shumë e bukur (pjesa e rezultateve) dhe për të dy ka pasur shumë gjëra interesante sidomos pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare .
Për fat sot unë kam një libër i cili bën fjalë për gjithe jetën time, karrierën sportive dhe ate profesionale e politike. U arrit me këmbënguljen e Kushtrimit dhe me dëshirën e mirë të një shkrimtareje të re me shumë talent, Evis Qaja quhet, nga Korça, të botohet ky libër që unë e jap vetëm për miqtë ku do jeni dhe ju Kozetë. Për jetën e Kushtrimit do e shkruaj une një libër, sepse ai ka nje jetë shumë interesante, por edhe të vështirë deri në një moshë, por ka pasur dhe një shkëlqim të rrallë në sport .
Ju keni dy fëmijë të mrekullueshëm, (nipa apo mbesa), a deshironi t’i edukoni ata t’i futen rruges së sportit dhe a ka ëndërr Marjeta që në një tëardhme nipi apo mbesa të jenë si Kushtrim Zaçja apo si vetja?
Henri dhe Migena ( Megi ) i thonim pas daljes së filmit ‘’Dhe krillat shtegëtojnë”.
Janë 2 fëmijët tanë të cilët na kanë pasuruar jetën, shpirtin, na kanë dhënë një kënaqësi shumë të madhe si prindër. Janë fëmijë që kanë mesuar mjaft mirë në shkollë dhe sot kanë ndërtuar jetën e tyre. Vajza e cila për nga profesioni nuk iu bashkëngjit fushës së sportit, por asaj ekonomike, e martuar na dha kënaqësinë e të bërit gjyshër me nje nip qe i ngjan nga syte gjyshit të tij (dhe vajzë ). Kushtrimi arriti ta gëzojë nipin e tij i cili do të mbushte vitin, një ditë pas largimit të tij nga jeta. Ai thurrte ëndra për rritjen e nipit për edukimin e tij pse jo, mendonte edhe se si do ta bënte nëpërmjet sportit një djalë të fortë fizikisht.
Do ishte një realitete i bukur, që nipat apo mbesat ti ngjajnë gjyshit të tyre në fisnikërinë, në mënçurinë dhe llogjikën e tij dhe mbi të gjitha në modestine dhe shpirtin e madh të tij.
Në karrirën tuaj si pedagoge, si shefe e Katedrës, cilat jane disa nga momentet më të bukura me studentët tuaj?
Për mua vitet me të bukura ngelen të karrierës profesionale.
Të jesh pedagog i një brezi të ri i cili ka aspirata të qarta për të ardhmen e tij dhe synon të bëhet educator i një brezi tjeter te ri përbën një obligim serioz për kualifikimin e vazhdueshem timin. Të qënit koherent me zhvillimet e fushës që mbulon, të përcjellësh këto njohuri tek brezi më i ri dhe të ndërtosh ura komunikomi të mira me ta besoj se është dhe kënaqësia më e madhe . E kam ndjerë këtë sadisfaksion gjithmonë, por sidomos tani pas humbjes së njeriut më të dashur, e kam përjetuar këtë ndjesi kur shume, nga ish studentët dhe studente të Kushtrimit apo dhe të mij më kanë dërguar me dhjetra mesazhe sa ngushëlluese, po aq edhe inkurajuese, por edhe vlerësuese të cilat më kanëprekur shumë, më kanë bërë të qaj, pse jo edhe të ndjehem mirë për vlerësimet që i bëjnë Kushtrimit, familjes tonë. Për mua ka pasur shumë momente të bukura gjatë periudhes si pedagoge, e cila kulmon me pjesëmarrjen tone të përbashkët në ndryshimet e mëdha të vitit 90. Momente të rëndësishme unë do vlerësoja dhe rritjen profesionale gjatë karrierrës si pedagoge e cila reflektohej në mësimdhënie, por edhe këtu nuk mund ta le pa përmendur mbështetjen e Kushtrimit.
Ju jeni një sportiste e famshme, përse iu futët politikës? Ju jeni zgjedhur dy herë deputete në Parlamentin Shqiptar, mendoni se zëri juaj në Parlament ka ndikuar në shumë gjëra për ndryshim dhe ku konkretisht?
Ndryshimi i sistemit në Shqipëri bëri që një pjesë e madhe qytetarësh dhe intelektualë burra dhe gra të shprehnin angazhim si fillim në politikë. Por jo të gjithë e vazhduan atë gjatë këtyre viteve me të njëjtin intesitet, dhe e përballuan konfliktualitetin e saj.
Aq më tepër për ngarkesën që ka një grua shqiptare shtuar përgjegjegjësitë familjare që mbajnë brenda familjes si dhe kushtet e vështira jo rrallë herë të jetesës, bën që angazhimi I gruas në politikë është për tu vlerësuar.Ne te gjithë kemi qënë aktorë të rëndësishëm të ndryshimeve politike në Shqipëri dhe ishte fat që në atëperiudhe si pedagoge bashkë me studentet ishim në ballë te kësaj lëvizjeje .
Angazhimi im politik ka ardhur në mënyrë krejt të natyrwshme jo si një qëllim i synuar. E pranova këtë angazhim si nje obligim qytetar për të dhënë kontribut si fillim në fushën time sepse edhe figura ime publike e krijuar nga sporti do më ndihmonte në këtë drejtim. Dhe në fakt pas vitit 1996 unë kam qënë e zgjedhur në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, dhe për shumë vjet si Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare.
E zgjedhur si deputete në dy legjislatura (1996-1997 dhe 2001-2005 unë nuk kam pasur të njëjtin rendiment dhe të njëjtin pjekuri politike. Në mandatin tim të dytë unë isha shumë më e qartë për rolin dhe kontributin që duhej të jepja dhe besoj se e kam bërë mirë rolin për mbrojtjen e të drejtave të gruas në Shqipëri si dhe përmirësimit të statusit të saj sidomos për përfshirjen më të madhe të saj në vendimmarrje dhe për fuqizimin ekonomik të saj.
Mendoj se kam qënë një zë, që periodikisht kam ngritur zërin për respektimin e të drejtave të gruas , për luften ndaj diskriminimit dhe dhunës karshi saj.
Kam zhvilluar interpelanca me të gjithë ministrat që mbulonin çështjen e shanseve të barabarta për barazinë gjinore, për problemet e dhunës e trafikimit, të papunësisë varfërisë etj. Por numri i grave në parlament ka qënë shumë i vogël dhe ne nuk arritëm dot që çështjen e gruas ta bëjmë çështje të gjithë shoqërisë.
Këtë rrugë të filluar në Parlamentin Shqiptar unë e vazhdova me shumë përkushtim edhe në vitet 2005-2009 kur isha në detyrë ekzekutive në Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Gjatë këtij mandati me angazhimin tim maksimal në organizimin dhe drejtimin e grupeve të punës me të cilët realizuam hartimin e ligjit per barazinë gjinore dhe dokumentin programor strategjik për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje, janë instrumenta mbi të cilët po operohet për ndryshimin e kesaj situate per gruan në Shqipëri.
Në këtë kontekst unë dua të theksoj se merita ime qëndronte në krijimin e një fryme bashkëpunimi me të gjithe aktorët dhe faktorët që kishin role dhe pergjegjesi në përmbushjen e ketyre objektivave, gjë e cila në shumë fusha nuk ka qënë e lehtë .
Si rezultat i këtyre politikave dhe angazhimit të shumë zonjave të nderuara në lëvizjen e gruas sot në Parlamentin shqiptar është dyfishur numri i grave parlamentare, ka më shumë gra në pozicione vendimmmarrëse etj , por mbetet ende shume për të bërë në drejtim të fuqizimit ekonomik të saj dhe luftën kunder dhunës .
Keni miqësi me deputetet gra të opozitës dhe kë do të veçonit konkretisht?
Jo vetëm në periudhën kur kam qënë antare e parlamentit, por edhe më parë kam pasur nje marrëdhënie shume korrekte dhe dashamirwse me gratë e gjithë forcave politike,ku përfshihen edhe ato të forcës së majtë politike . Ne si gra të përfshira në politikë gjatë këtyre viteve zhvillonim shumë aktivitete dhe trajnime të cilat na jepnin mundësinë jo vetëm të njiheshim më mirë më njera tjetrën, me konceptet dhe qëndrimet politike të njera tjetres, por njëherësh ne arrinim të respektonim vlerat e njera tjetrës brenda konceptit si kundërshtare politikë, por jo si armiq.
Po Kushtrimi e pëlqente politikën?
Kushtrimi kishte interes për politikën , kishte nuhatje politike dhe ishte një këshilltar I mirë kur kishte informacionin e duhur dhe njihte mirë labirinthet e politikës.
Ai nuk kishte dëshirë të merrej me të, sepse ishte shume I drejtë dhe I ndjeshëm ndaj padrejtësive dhe si duket kishte besim tek përkushtimi im dhe ndihej mirë kur më mbështeste mua. Ai besonte tek aftësitë dhe gjakftohtësia ime të cilat do të më ndihmonin mua të kontribuoja me sukses në politikë, pasi këtë rol ma lehtësonte edhe të qënit person public nga fusha e sportit.
Por ai besonte se unë mund tja dilja edhe sepse njihte mirë seriozitetin dhe përkushtimin kur merrja pergjegjësi, kishte besim tek idealizmi, dhe aftësia e veçantë e komunikimit tim me njerëzit .
Ëndërron Marieta Kushtrim Zaçe që një ditë të bëhet Presidente e Shqipërisë, pasi deri tani nuk rezulton asnjë grua në këtë detyrë kaq të rëndësishme kombëtare, ose të paktën a mendoni se ka ardhur koha për një grua që të ketë vizion për të ardhmen e Shqipërisë?
Por unë kam bindjen e plotë që në Shqipëri ka kapacitete të tilla grash që me shumë përgjegjësi, përkushtim dhe profesionalizëm, do të mund të drejtojnë apo të kenë vizionin për të ardhmen e Shqipërisë.
Tashmë kjo tabu është bërë realitet në disa vende të botës, pse jo edhe në Shqipëri …
Ju falënderojmë zonja Zaçe për intervistën.
Ishte kënaqësia ime zonja Zylo!
Foto nga jeta e tyre
2011-03-06
VEPRIMTARIA ATDHETARE E VËLLAZËRISË TAHIRSYLAJ NGA ISNIQI
Prof.Dr. Sylë Tahirsylaj,nga Prishtina
VEPRIMTARIA ATDHETARE E VËLLAZËRISË TAHIRSYLAJ NGA ISNIQI
Fillimi i shekullit XX e gjeti popullin shqiptar në një terror të egër të pushtimit otoman, ku zotëronte politika mohuese e të drejtave kombëtare shqiptare, pastaj shtypja ekonomike si dhe ndikimi në rritje i shteteve tjera mbi këtë popull.Megjithatë, këto qenë vite të zjarrta ku lëvizja kombëtare mori një hov të paparë. Në këto vite zhvilluan veprimtarinë e tyre patriotike edhe vëllezëria Tahirsylaj, të ushqyer me ndjenjen e atdhetarizmit, nga prindërit Tahir Syla, Shaban Syla, Elez Syla, dhe Metë Syla e të epur për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqipatr, e atdhuet dhe për çështjen kombëtare.
Në lëvizjet e mëdha kombëtare si, Kuvendi të Verrat e LLukës,ku vëllezërit Tahirsylaj dhe kulla e tyre, ishte vedntakim i të gjithë kuvendarëve, si: Isa Boletini, Ramë Binaku, Bali Aga i Gashit, Shaban Binaku, Idriz Beka, Idriz Mehmeti, përfaqësuesit e Plavës dhe Gusisë, e Tahir Syla ishte pjesëmarrës i vendimeve të marra në këtë kuvend. Shaban Syla ishte luftëtar(komitë) kundër Turqisë.
Pas përfundimit të këtij tubimi, forcat e ushtrisë turke, nën udhëheqjen e gjeneralit Shemsi Pashës, dhe batalionit të Xhafer Tajarit, e bombardoi kullën e Tyhirsylajve më 12 gjyle topi nga verrat e Llukës, dhe bombardimi u bë në hyrje të kullës, ku 12 gjylet e goditura në cepin e pjesës jugore lanë vetëm gjurmët e tyre, që edhe sot dallohen në hyrje të kullës dhe nuk pati sukses që ta rrënojnë. Spiunimi i bërë nga ithtarët e pushtetit turk iu dhanë turqëve sqarime se, bombardimi do të kishte sukses nëse kulla gjuhet nga ana veriore, kah bagja, dhe nga vorret e fshatit Isniq fillon bombardimi i dytë, dhe dy kate të kullës digjen dhe rrënohen.
Shaban Syla i ka paguar qeverisë turke gjobën preji 105 lirash, me pretekst se, kulla është mbaruar e fortë, për t'i bërë rezistencë forcave të pushtetit turk.Kulla e Tahirsylajve ka qenë bazë e mirë për zhvillimin e aktiviteteve me interes kombëtar, sepse ka pamje të mirë optike, dhe në katër anët e drejtimit të njeriut, ka mundësi që çdo lëvizje nga drejtimi i Llukës, Deçanit, Lumbardhit, Prapaqanit mund të evidentohen dhe të saktësohen, nëpër kohën dhe momentin e duhur. Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ramë Binaku i Dashinocit e shumë luftëtarë të tjerë, kanë qëndruar në atë kullë, por qëndrim më të madh ka bërë Isa Boletini, se ishte kushërinjë me fisin Shalë të Isniqit.
Kisha ortodokse e Deçanit luante rolin e vetë destruktiv, ku shkaktoj një vëllavrasje në mes të fshatarve të Isniqit dhe fshatarve të Deçanit, ku për një kanal uji për ujitje, ku qëllimi i kishës ortodokse ishte që shqiptarët të vriten dhe të bien në gjaqe, dhe pastaj të shpërngulen në tokat e Turqisë.
Për këso ngatërresash u vranë 35 veta, vetëm nga fisi i Gashit, me pajtimin e gjaqeve Shaban Syla ka qenë dorëzan për 35 gjaqe të fisit gashi. Pasë dy viteve kulla u ngrit edhe njëherë dhe u mjeshtrua nga Ramë Shabani dhe Zymer Tahiri, dhe Gjatë dekadave përseri e luajti rolin e asaj të parës.
Tashmë edhe historikisht janë të njohura luftërat e popullit shqiptar për pavarësi nën sundimin e Serbisë dhe Malit të Zi edhe gjatë luftës së Dytë Botërore.
Pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e tokave shqiptare në Plavë e Guci, Visitor,Tutinë,Rozhajë, Sjenicë ishin bijtë e Tahirsylajve, si Selim Shabani, Ramë Shabani, Sadik Rama, Isuf Shabani, ku në momentin e thirrjes nga paria e Plavës, pikërisht nga Hasan Ferri që është përshkruar nga rapsodi popullor në këtë mënyrë :“Të parët e Plavës në kamë janë que, në mes veti kanë kuvendue/a e kemi sosë vllazën me luftue ose Plavën dojna me lshue/Tanë në një fjalë janë besatue, domë me vdekë domë me luftue/Për gjallë Plavën nuk dojmë me lëshue, Dukagjinin dojmë me lajmërue/Kanë marrë letrën e kanë shkru, Dukagjinit ja kanë que/Dukagjin kuj po i vjen maspari, se n’Junik Ali Bajraktarit/Dem alisë prej Pozharit, se n’Isniq Selim Shabanit.
Selim Shabani ishte prijës dhe luftëtar i dalluar i vullnetarëve nën bajrakun e Isniqit, edhe për fshatrat si Strellci, Duboviku, Prapaqani, Broliqi.
Nga familja Tahirsylaj në vijën e frontit kanë qenë së bashku dy mashku.
Selim Shabani deri në përfundim të luftës ka qëndruar stoik në vijën e Morinës, Qakorrit, Visitorit, Azhanicës, Smilovicës, meçrast hordhitë çetnike dhe forcat partizane sllave nuk kanë mundur me depërtue.
Lëvizja kaçake e ka pasur bazën në kullën dhe pasurinë e Tahirsylajve, si në Isniq dhe bjeshkë. Çeta e kaqakëve të Bekë Ademit, është strehuar në bjeshkët e Tahirsylajve, dhe plagët e marra në konfrontim me hordhitë e gjandarrmarisë serbe, të udhëhequar nga Sav Batarja, meçrast në grykën e Deçanit Beka plagoset rëndë dhe atë e shëron Ramë Shaban Tahirsylaj në tëbanin e tyre në bjeshkën Shpatullat e mbiliqenit.Strehim në këto tëbane kanë gjetë edhe luftëtarët e Rugovës, Plavës, Gucisë, Metehut dhe Hotit.
Mulliri i Dervishajve në Isniq
Brigada e IV malazeze duke kaluar nëper bjeshkët e Isniqit vrau 8 barinjë, të cilët ishin kryesisht të moshës së re duke i ruajtur dhitë të Kulla e Qelisë. Në mesin e të vrarëve ishte edhe Halil Qelë Tahirsylaj. Vrasjet i kishte bërë një malazeze nga Kollashini.Halili si duket ka mbetë i gjallë por ajo ia ka lëshue një guri mbi te, dhe kur Sadik Ramë Tahirsylaj dhe Qelë Shaban Tahirsylaj shkojnë me e marrë kufomën, atë e gjejnë nën një guri të madhë, i cili kishte vdekur. Sadiku aty betohet se do të hakmerret dhe amanetin e premtuar e realizon. Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, populli i Kosovës mbetët nën sundimin e Serbisë dhe pas dredhive që ishin bërë, forcatë progresive atdhetare, siç ishte Besa Kombëtare, NDSH-ja në këtë organizatë nga vëllazëria Tahirsylaj ka qenë Sadik Ramë Tahirsylaj ,i cili ka pasë lidhje direkte me profesor Ymer Berishën, Gjon Sereçin, Haki Tahën e që ishte mësues në Deçan, Demë Ali Pozharin, dhe ishte mbartës i informacioneve në pika të caktuara në Rrafsh të Dukagjinit, si në Pozhar, Junik, Voksh, Pobërgjë, Strellc, Logjë e Raushiq etj.
Shique historikisht, çdo lëvizje bazën e zhvillimit të aktivitetit politik dhe ushtarak, e ka pasë tek familjet e verifikuara gjatë shekujve.Sadik Ramë Tahirsylaj aktivitetin e vetë e ka shtrirë në shumicën e qelulave të NDSH. Organizata e NDSH në pasurinë e vëllezërve Tahirsylaj, i ka pasur dyertë përherë të hapura, se pasuria ka qenë mjaft e madhe, mbi 20 hektarë tokë pune në Isniq, dhe 4 hektarë tokë pune në Lluga të Isniqit, në Istog 100 hektarë pyje dhe kullosa, 3 sharra në grykën e Deçanit dhe në Përronin e Pajave.
Blegëtori në Bjeshkët e Isniqit :Shaban Januzaj nga Isniqi
Veprimtaria e vëllezërve Tahirsylaj
Selim Shaban Tahirsylaj
Selim Shaban Tahirsylaj
U lind në vitin 1884 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 1945. Ishte komandant i vullnetarëve të komunës së Strellcit, e cila përfshinte disa fshatra bashkë me bajraktarinë e Strellcit, e prijës të tjerë të dalluar në luftëra në mbrojtjen e Plavës, Gusisë, Tutinit, Rozhajës dhe Novi Pazarit.Ka mbajtë lidhje të mira për interes kombëtar edhe me trimat e rrafshit të Kosovës, Shalës së Bajgorës, Moravës dhe Karadakut. Ka qenë dashamirë i madh i arsimit të popullit shqiptar, ku ka dhënë kontribut të madh në ngritjen e shkollës fillore në fhsatin Strellc të Epërm, . Anëtarve të familjes iu ka sugjeruar gjithnjë se, pa shkollë nuk ka ardhmëri. Në vitin 1936, në gjimnazin e Pejës e regjistron djalin Isa Selim Tahirsylaj, i cili në vitin 1940 e përfundon gjimnazin dhe regjistrohet në studime në fakultetin e mjeksisë në Romë të Italisë. Pas përfundimit të studimeve për shkak të familjes që nuk e kishte përqafue komunizmin dhe një pjesë e mirë të anëtarve të familjes ishin të burgosur dhe të përjashtuar nga fronti popullor. Atij nuk iu ka dhënë e drejta që të kthehet në atdhe. Emigron në Australi, ku edhe merr gradën Doktorr i Shkencave të mjeksisë dhe jeton në moshën e shtyrë mbi 90 vjeçare.
Selim Shabani kishte lidhje të mirë me Adem Boletinin, Ukshin Kovaqicen, familjen e Ahmet Selacit, Tafil Boletinin, Rrustem Rizën e Pobërgjës, i cili ju prini forcave vullnetare për tju bër rezistencë forcave të brigadave të Shqipërisë, që vinin nga Batusha, Juniku dhe kështu në Sllup zhvillohet një luftë në mes vullnetarëve që ishin nga Peja, Loxha, Raushiqi, Strellci, Isniqi, Deçani, Carrabregu, Drenoci dhe Vokshi. Pas një ditë lufte Shaban Riza me disa shokë në Sllup afer një gështënje të mbetur ku për tri ditë familjesë së tyrë nuk iu lejohet që ti marrinë viktimat.
Ramë Shaban Tahirsylaj
U lind në vitin 1894 në fshatin Isniq dhe vdiç me 1969 Ka qenë mjek popullor, ku ka sheruar thyerjet e gjymtyrëve, saragjatë, të brejturit në lëkurë, e një sëri sëmundjesh tjera simbas bimëve mjekuese vendore.
Ishte luftëtar për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, së bashku me Miftar Zeqën e Rexhahmetajve dhe Metë Kadriun e Januzajve. Një prapësim të fuqishëm të forcave malazeze të cilat i ka udhëhequr famëkeqi Vuksan Gojkoviqi, i cili në vitin 1921 në bjeshkët e Isniqit i vrau 36 barinjë, dhe plaçkiti mbi 1.000 krerë bagëti. Në këtë masakër është vrarë edhe një anëtar i vëllazërisë Tahirsylaj, Adem Elez Tahirsylaj. Ka shëruar dhe strehuar të plagosurit në lufta për mbrojtjen e tokave shqiptare si në Plavë, Rozhajë, Junik, Batushë si dhe shumë kaçakë si Bekë Ademin së bashku me luftëtarët e tij të plagosur në grykën e Deçanit, te shtegu i Qelisë, të cilët i ka strehuar dhe shëruar në të- banët e Tahirsylajve, në bjeshkën Shpatullat e Mbiliqenit etj..
Grup folklorik nga Isniqi
U lind në vitin 1897 në fshatin Isniq dhe vdiq ne vitin 1975. Ka ndihmuar organizatën e NDSH.së, dhe ka dhënë kontribut të çmuar në sigurimin e ushqimit, veshmathjes dhe përcjelljen e informacioneve në vendstrehimin ku ishte grupi i Demë Ali Pozharit, qoftë në Belle tek Hazir Laha ose në bjeshkën e Tahirsylajve ku ai qëndroi një vit e gjysmë, dhe shtypin atyre që ishin të strehuar në afërsi të shkëmbinjëve, në grykën e pajave ia komentonte Isë Laha (Shala) i vëllai i Hazir Lahës i prezentuar si djali i Muharrem Bajraktarit të Lumës. Në vitin 1947 është burgosur nga OZNA dhe në gjyqin e Qarkut të Pejës, sipas vendimit KZ.Nr. 47/47 është denuar me pushkatim. Pas ankesës, burgu nga vdekja i zëvendësohet me atë të përjetshëm dhe më në fund me 20 vite, ku prej tyre i mbajti 12 në burgun e Pejës, Mitrovicës së Sremit dhe Nishit.
Isuf Shaban Tahirsylaj
U lind ne vitin 1909 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 1959. Ishte luftëtar i mbrojtjes së Plavës, Gucisë, Arzhanicës, Tutinit, Rozhajës dhe Novi Pazarit. Është plagosur në luftën e Novi Pazarit nga forcat çetnike.
Grup Isniqas
Pas burgosjes se Ramës dhe Qelës, Isufi ishte i zoti i shtëpisë dhe të gjitha mundimet dhe vuajtjet që i ndërmori partia komuniste dhe qeveritarët e asaj kohe i përballoj dhe ka qenë i pathyeshëm. Ka qenë dashamirë i arsimit, dhe vajza e tij është dërguar në shkollë të mesme normale në Prishtinë, e ajo ishte Sofe Tahirsylaj, mësuese tani në pension.
Sadik Ramë Tahirsylaj
U lind në vitin 1909 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 2003. Ishte luftëtar në mbrojtje të Plavës, Gucisë, Arzhanicës, Tutinit, Rozhajës, dhe Novi Pazarit. Ishte anëtar i NDSH ku mbante lidhje me profesor Ymer Berishen, Haki Tahën, Demë Ali Pozharin, Mehmet Agën e Rashkocit, Avdi Smailin e Hasangjekajve të Martinajve. Ka mbajtur lidhje të drejtpërdrejta me Ndue Përlleshin ,Gjon Sereçin dhe shumë të tjerë.
Talimet(stervetjet) me Demë Ali Pozharin dhe bashkluftëtarët e tij i ka mbajtur në vende të sigurta, ku është ruajtur konspiracioni, si në Isniq në familjen e Tahirsylajve, në Strellcë në shtëpinë e Bajram Qerimit, në shtëpinë e Rexhë Bardhoshit të Povatajve, në Pobërgjë në shtëpinë e Rrustem Rizës, në Irzniq në shtëpinë e Haxhisalve etj.
Ështe qytetari i parë në Kosovë kur është burgosë në dhjetor të vitit 1955 në aksionin e marrjes së armëve, më vonë, pas tri ditëve është burgosë Zeqë Haklja nga Isniqi dhe Mehmet Hajdari i Qekajve të Irzniqit. Ky është grupi i parë që Serbia e ka bërë sondazhin për aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve. Gjatë hetuesisë ka mbajtë 25 kilogramë pranga të hekurit në këmbë dhe nga gjykata e Qarkut të Pejës,v. numër K.Br 40/56 triherë është dënuar për vdekje, për vepër penale për vrasjen e malazezëve në bjeshkët e Irzniqit dhe atyre të Vitomericës. Denimi i dytë iu ka shqiptue për shkaktimin e frikës së popullatës serbo-malazeze që ata mos ta ndien veten të sigurtë dhe të shpërngulën. Pas ankesave në gjyqin suprem të Serbisë denimi i zëvendësohet në atë të përjetshëm, e pastaj 20 vjet ku prej tyre i mbanë 15 në burgun e Pejës, Mitrovicës se Sremit dhe Nishit.Sipas dosjes së denimit nga Gjykata e Qarkut, shihet se hetues ka qenë i biri i të vrarit me emrin Bojoviqi, çka është në kundërshtim me të gjitha normat ligjore.
Kadri Selim Shaban Tahirsylaj
U lind në vitin 1918 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 1967. Ka qenë anëtar i NDSH.ës ku detyrat e marra nga qarqet partiake i ka krye me besnikëri dhe në kohë të caktuar. Ka patur lidhje të mira për, interesin kombëtar, me Demë Ali Pozharin, të cilin e ka mbajtë në vitin 1946/47 në bjeshkën Shpatullat e Mbiliqenit, në strehimorën të cilën e ka ndërtuar në shkëmbinjët në grykën e Pajave. Meqë Dema me bashkluftëtarët e tij në ato vite e kishte shumë të kufizuar qarkullimin, në Belle te Hazir Laha forcatë komuniste dhe OZNA i kishin ra në gjurmë, kështuqë ky ishte vend shumë i sigurtë sepse ky ishte largë rrugëve kryesore të asaj bjeshke. Demë Ali Pozhari me vete e ka pasë Mehmet Agën e Rashkocit, Sadri Qakën e Kryshecit, Avdi Smajlin e Hasangjekajve të Martinajve, djalin e madh të Demës, Miftarinë i cili njëherit ishte dhëndërr i familjës së Tahirsylajve..Pas vrasjes në tradhëti të Miftarir, Dema me vete e ka mbajtë edhe gruen e tij të dytë, Sabrije Balaj- Pozhari.
Në vitin 1947 burgoset dhe hetimet i ka bërë Ali Ukshini nga Malësia e Gjakovës. Nga Gjykata e Qarkut të Pejës; KBR.41/47 denohet tri herë për pushkatim, për vepër penale kundër shtetit që ka e mbajtë Demë Ali Pozharin, dhe ka ndihmuar NDSH. Pas ankesave dënimi i zëvendësohet në atë të përjetshëm, e më pas në 20 vjetë burg të rëndë nga i cili i mbanë 15, si në burgun e Pejës, Mitrovicës se Sremit, dhe Nishit.Gjatë burgosjes dhe hetuesisë së vëllezërve Tahirsylaj, Ramës, Qelës, Kadrisë, fjalën kryesore e kishte satrapi dhe gjakpirsësi i shqiptarëve, nga ana e OZNËS Ali Ukshini nga Malësia e Gjakovës. Hetuesinë, marrjen e deklaratave, demolimet e kontrollimet i ka bërë Ali Ukshini me një sjellje shtazarake, ku kontrollin e kullës dhe pjesëve të tjera të shtëpive e ka bërë edhe gjatë natës, duke menduar se do ta gjejnë vendstrehimin e Demë Ali Pozharit, meqë ai kishte lidhje familjare me familjen e Tahirsylajve.
Qendra e Isniqit
Mendimi i vllazërisë Tahirsylaj për komunizmin ishte i prerë, se ky sistem nuk do të jetë afatgjatë, dhe nëse populli nuk e përqafon ai do të përfundoj kur të shkojnë udhëheqësit e tij të tashëm, se ata janë gjakpirës, janë tradhëtarë, janë rrenacakë, hajna, të pa fe dhe të pa besë dhe janë të pamoralshëm. Komunistët tjetër gjë mendojnë e tjetër gjë flasin, e krejtë tjetër gjë punojnë. Këta nuk janë hiq komunsit dhe aspak njerëz. Vëllazëria Tahirsylaj me ardhjen e shtetit okupues serbo-malazez në Kosovë, ishin shumë të këqia por më të rëndat ishin ato që vinin nga shqiptarët. Pas burgosjeve të lartpërmendura, familjen Tahirsylaj e përjashtojnë dhe i bëhet një leqitje e plotë nga bashkëfshatarët, se këta janë kundërshatrë të përbetuar të shtetit dhe bashkim -vllazërimit. Në ato vite fillon edhe kolektivizimi, ku pjesa e mbetur e vëllazërisë Tahirsylaj nuk pranon asesi në asnjë mënyrë që pasurinë e fituar me gjak dhe djersë ta shfrytëzojnë rrugaqët e të pamoralshmit, hajnatetj. dhe nuk pranuanë që të hyjnë në kolektiv. Vëllazëria Tahirsylaj është e vetmja familje në komunën e Deçanit që nuk ka hyrë në kolektiv, kontaktët me njerëzit tjerë kanë qenë të ndaluara.
Në afërsi të dyerve të oborrit ka qenë e vendosur posta policore e kontrollit se, kush po hyn dhe po delë nga kjo familje.
Një pjesë e tokës prej 2 hektarësh te Manastiri i Deçanit iu është marrë dhe iu është dhënë me tapi disa familjeve të cilat kanë qenë dorë e zgjatur e pushtetit. Toka është punuar nga anëtarët e familjes Tahirsylaj dhe nipat e tyre të cilët kanë pasë probleme me pushtuesit okupues, të cilët thonin se kjo familje është duke e ndimuar kundër- rrevulucionin shqiptar.
Kjo gjendje e rëndë vazhdon deri në vitin 1964 kur mbahet mbledhja e Brioneve, dhe delë në pah për ata që nuk e kanë ditë deformimet e organeve të sigurimit. Përkundër vuajtjeve që kanë përjetuar vëllazëria Tahirsylaj, ishin dashamirë të arsimit të bijëve të tyre dhe më gjerë.
Varrezat në Isniq
Në vitin 1941 kjo familje kishte studentë në Romë, në fakultetinë e Mjeksisë, ai ishte Isa Selim Shaban Tahirsylaj, i cili i përfundoj studimet dhe nuk iu lejua që të kthehet në atdhe për shkak të veprimtarisë atdhetare të vëllazërisë Tahirsylaj, dhe ky emigroj në Sidnei të Australisë, ku merrë gradën shkencore doktorr i shkencave të mjeksisë, dhe ende jeton atje në penzion në moshën 91 vjeçare. Nga kjo vëllazëri prej vititë1948 e këndej janë shkolluar mesuës, arsimtarë, ingjinjerë, economistë, profesorë, dhe profile të ndryshme arsimore.
Lapidari i dëshmorëve në Isniq
Edhe në luftën e UÇK-ës bijtë e vëllazërisë Tahirsylaj janë ata të cilët ia kthyen pushkën Serbisë, dhe pushka e parë frontale në vitin 1998 ku në orën 3 e 35 të mengjesit fillon pushka me forcat e policisë serbe, ku ishin mbi 120 policë, dhe Naser, Arben, Arif, Shaqë, dhe Dervish Tahirsylaj ku lufta zgjati mbi 4 orë. Në çdo lagje të familjes Tahirsylaj ka pasë nga 5 policë të dyertë e oborrit në mënyrë që nuk ka pasur kurrfarë mundësie që tju dalin tjerët në ndihmë. Pas sosjes së municionit prej 2000 fishekësh të armëve të ndryshme, ata u detyruanë që të dorëzohen. Me këtë rast u arrestuan 17 anëtarë të vëllazërisë Tahirsylaj, dënim për këtë vepër morën Naser dhe Arbën Tahirsylaji, të cilët u dënuan me nga 7 vjet burgim, kur bombardimi i gjeti në burgun e Dubravës Naseri qe rëndë i plagosur. Burgun e vazhduan në Mitrovicë të Sremit dhe me lirimin e grupit të fundit ata u kthyen në vendlindje. Ky ka qenë skenar i parë i okupatorit për kryerjen e masakrave në familjet e mëdha, që më vonë ky skenar u realizue në familjen e Jasharajve në Prekazin heroik.
Kulla e Osdautajve
Për zërin e atdheut nga kjo familje në formacionet e Ramush Hajredinit u rreshtuan dhe luftuan Ilir,Artan e Dervish Tahirsylaj ndersa në forcate e FARK-ut në Koshare Qazim Tahirsylaj. Poashtu edhe në luftën e Tanushës marrin pjesë 50 luftëtarë nga Isniqi e Deçani. Udhëheqës i tyre në luftë ishte Ilir Tahirsylaj me nofkën komandant Deçani. Këta luftuan në Tanushë, Kondovë, në Sllupqan, Kumanovë. Komandant Iliri kthehet në Isniq ku e kryen nje obligim ndaj atdheut.Kështu edhe vëllazëria e Tahirsylajve i ka krye obligimet ndaj atdheut nëpër periudha të ndryshme historike.
Dhe dhashtë zoti që e gjithë kjo sakrificë kombëtare e të gjitha familjeve shqiptare të paguhet me bashkimin e tokave shqiptare.
Subscribe to:
Posts (Atom)
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...