2011-06-07

NDOFTA SË SHPEJTI NË LIBRIN E GINISIT SHKRIMTARI ADEM ZAPLLUZHA?!!!!

Adem Zaplluzha
Adem Zaplluzha
Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943 .Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës dhe Hoça e Qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë .Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë, të cilën e botoi në revistën ”Pionieri”, më 1957. Si i punësuar ne  Korporatën Energjetike të Kosovës, bashkë me shokët e punës dhe të penës, themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në kuadër të punës së këtij grupi u botua përmbledhja“Ngjyra e Kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një sërë krijimesh letrare nëpër gazeta dhe revista, që dilnin në Prishtinë,Shkup dhe Zagreb. Në vitin 2010 i përkthehet një libër ne gjuhën Rumune, nga përkthyesi i mirënjohur Baki Ymeri,“Pema e Bekuar”, libër, i cili u mirëprit nga lexuesi Rumun. Po atë vit, në një nga numrat e revistës “Shqiptari”,në Rumani, në bashkëpunim me redaksinë revistës “Dituria”,në Boras të Suedisë, botohet një antologji, “Jehona e Shekujve”, autor Sokol Demaku, ku përfshihen edhe disa punime të Adem Zaplluzhës. Është  prezenuar  në LEKSIKONIN I SHKRIMTARËVE SHQIPTAR 15O1-1990, nga Hasan Hasani, si dhe në LEKSIKONIN SHKRIMTARËT SHQIPTAR PËR FËMIJË,1872- 1995 nga Odhise K. Grillo, dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behlul, Prishtinë,2002.

 



Si dhe është përfaqësuar në Rumuni në një antologji të Shkrimtarëve të Kosovës nga Monica Marushan KOSOVA LITERARA, (Kosova letrare, përkthyer nga Baki Ymeri,alias Alban Voka.20 11)
Është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Aktivitetin letrar e zhvillon në Kastriot pranë Shoqatës së Shkrimtarëve”Fahri Fazliu” i cili është nder themeluesit  e kësaj  Shoqatë.  Në krijimtarinë letrare u dallua kryesisht në vitet pasluftës  ka shkruar poezi për të rritur kryesisht ,por nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së tij edhe lexuesit  e vegjël. i cili u shpall krijuesi me i suksesshëm i vitit 2011 dhe është nderuar me “Çmimin për vepër jetësore” nga Shoqata e Shkrimtarëve”Fahri Fazliu”në Kastriot.  Jeton në Prishtinë .

BOTIME TË AUTORIT

1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e Viteve të Mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
3. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,  Prishtinë 1996.
4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.
5. “Morfologjia e Dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë   2000
6. “Ai vjen Nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar  “Fari Fazliu”, Kastriot, 2007. 7.“Letër nga Mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”   Kastriot , 2007
8. “Letër Nga Mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi  letrar “ Fahri Fazliu” Kastriot 2007
9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,  “Fahri Fazliu”, Kastriot,
2008
1o. “Thirrje e Gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
11. “Asgjë Sikur Molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi  letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
12. “Vesa në Lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi   letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
13. “Puthja e Gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi  letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2009
14. “Kashelasha në Vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e   Kulturës, Kastriot, 2009
15. “Pema e Bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.
16. “Bajraktarët e Vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri  Fazliu” Kastriot , 2010.
17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,  2010.
18.”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,  2010.
19. “Posa ikte Nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,  2010.
2o. “Loja e Myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,  2010.
21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2010
Metafora e Heshtjes”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2010
23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,  2010.
24. ”Sinorët e Hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve’’Fahri Fazliu’’ Kastriot 2010
25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata  e   Shkrimtarëve ’’Fahri Fazliu’’ Kastriot, 2010
26.”Zjarri i Dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve ’’Fahri Fazliu’’ Kastriot, 2010
27. ”Kur Likenet Vallëzojnë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve ’’Fahri Fazliu’’       Kastriot, 2010
28. “Ditari në Vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve’’Fahri Fazliu’’ Kastriot, 201O
29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve ’’Fahri
Fazliu’’Kastriot, 2010
3o.  Shtegu i Mallit”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve’’Fahri Fazliu’’ Kastriot,2010
31. ”Korniza e thyer’,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve’’Fahri Fazliu’’ Kastriot, 2010
32. “Zgjimi i Gjëmës”,poezi, Shoqata e Shkrimtareve’’Fahri Fazliu’’Kastriot, 2010
33. “Vallja Mistike”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve’’Fahri Fazliu’’ Kastriot,  2010
34. ”Merre Kodin”,  poezi për fëmijë, Shoqata e Shkrimtarëve’’Fahri Fazliu’’  Kastriot,2011

35. “ Tejdukshmëria e Shiut”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve’’Fahri Fazliu’’ Kastriot, 2o11
36 “ Përtej Teje”, poezi ,Shoqata e Shkrimtarëve’’Fahri Fazliu’’Kastriot, 2011

ETJ.
http://www.docstoc.com/docs/79226482/Shtate-libra-te-Adem-ZAPLLUZHA-te-botuara-gjate-vitit-2011
Nëpër shtigjet e shpiritit të poetit Adem Zaplluzha
Kur njihesh me universin poetik të Adem Zaplluzhës, nuk mund të mos rrish e të përsiasësh gjatë. Para teje shfaqet një krijues me një varg poetik tejet origjinal. Ai t’i prek me ëmbëlsi telat e shpirtit dhe të bënë të endesh në botën e ëndërrimeve bredharake. Vargu i tij i ndier të gjendet si melhem për shpirtin, ta ngroh atë dhe të shëron dhimbjen. Herë-herë vargu i tij përcjell trishtim, herë-herë edhe vetë shpirtin e poetit e kaplon një dhimbje ndjesiplote, por prapëseprapë poeti nuk bie në pesimizëm dhe lexuesin e nxjerr drejt  horizontesh me dritë të pashuar. Tematika e universit poetik të Adem Zaplluzhës është e pamatë. Ajo të rrëmben me larminë e saj fort befasuese dhe të bënë ta ndiesh veten mes një fushe të qëndisur me lule shumëngjyrëshe që nuk i duket as fundi, as ana. Një motiv tepër mbresëlënës në poezinë e Adem Zaplluzhës përbën mërgimi apo kurbeti. Braktisja e vendlindjes, braktisja e atdheut është një dukuri e kahmotshme, e njohur edhe për shumë popuj të tjerë. Por kurbeti për shqiptarët simbolizon një plagë të rëndë shoqërore, sepse asnjë etnie tjetër në Evropë nuk i ka qëlluar të përballojë 26 valë agresionesh të egra, duke filluar që nga antikiteti e deri në fundin e shek. XX.Pikërisht tema e mërgimit e përshkon tejendanë  vëllimin poetik “Letër nga mërgimi”. Heroi mërgimtar i poezisë “Ç’ka t’i them unë?” kuvëndon me lexuesin se si ka nisur një letër me dhimbje e lot, të cilën e ka përcjellë me një dallëndyshe. Ja pikërisht këtu vijnë e dalin në të njëjtin shteg trishtues poeti Adem Zaplluzha si dhe poeti këngëtar Neço Muka nga Himara, me këngën “Vajzë e valave”, ashtu si dhe autori i panjohur i këngës popullore “Ç’bën, moj ti, atje përposh?”. Edhe heroi i Adem Zaplluzhës, si ai i “vajzës së valëve”, i drejtohet dallëndyshes për t’ia zgjidhur një brengë që shpirtin ia ka pushtuar cep më cep.”Përse hesht dhe je i mërrolur/Athua largësia po të ligështon/ Apo mallëngjimi të ka lodhur/Dhe në heshtje po mejton”  edhe më tej i ndihet gjëma e poetit  “Fol se plasa nga kjo mynxyrë/ Do të tretem si qiriu në errësirë/ Tregom i dashuri vëlla/ Si është tani në Kosovën e lire”/, njësoj si heroina e Neço Mukës, kur thotë: “Ju të bukur zogj, / Te ju kam një shpresë, / Ju që çani dete,male, / Dua t’ju pyés: / Rron apo nuk rron? / Ndonjë lajm a ndonjë shpresë? /Vallë më kujton?”.    Por dëshpërimi i poetit për brengat e mërgimtarëve të djegur nga malli, apo të atyre që presin krahapur kthimin e tyre nga dherat e largëta,    mbyllet me nota optimizmi në kushtet e reja, kur Kosova nuk lëngon më nën zgjedhën e huaj. Prandaj ai lëshon një thirrje zemërngrohëse për çdokënd që e quan veten shqiptar:“Tani është koha, / Zbardhi agimi i mbarë, / Të kthehet në atdhe / Ai që është shqiptar”.  Motiv tjetër me shumë peshë në krijimtarinë poetike të Adem Zaplluzhës janë tronditjet e rënda që ai përjeton në hapësirat e shpirtit të vet për gjëmën që kishte pllakosur atdheun nën çizmen e huaj. Prandaj në shpirtin e tij ndihet një rënkatë dhe psherëtimë e thellë që gjakun ta trazon: “Dhembjen e kam të madhe, / Më kafshuan hijenat, / Si t’i shëroj plagët / Në trupin e atdheut?”.  Por një katërvargësh befasues ta ndez edhe më shumë kërshërinë për të zbuluar individualitetin krijues të këtij poeti të talentuar, që fatin e vet nuk e përfytyron dot jashtë fateve të atdheut, pa lirinë e të cilit edhe jeta e tij nuk ka kuptim:  “Kam mall, / Kam lakmi e nostalgji / Që s’jam / Në mesin e të rënëve. Ky katërvargësh me një strukturë të thjeshtë sintaksore, nxjerr në spikamë misionin e poetit për ta vënë veprën e vet në shërbim të atdheut, për të cilin është dhe duhet të jetë gati të vetëflijohet sa herë që koha e thërret të dalë në paraskenë. Ky katërvargësh mahnitës më kujton ca vargje jo më pak emocionuese të poetit kombëtar rus - Aleksandër Pushkinit. Kur ishte nxënës i Liceut të Carskoje Sjellosë, që matanë kangjellave ai dikur pati ndjekur me sy një vargan ushtarësh që qe nisur në marshim për t’u përballur me armatën e Napoleonit në betejën e Borodinosë. Prandaj në ato çaste poeti i ardhshëm hodhi në letër këto vargje kuptimplota: Bij të Borodinos’, ore heronj kulmianë! /Ju pash’ kur për në luftë nxitonit për matanë; /Me shpirt të ndezur flakë ju ndiqja si furtunë. Në të betejës fush’ pse s’derdha gjak dhe  unë? Vargjet e sipërcituara dëshmojnë fare qartazi se dashuria për atdheun poetët i nxjerr vetvetiu në kapërcyellin  e vetëflijimit të vullnetshëm.  Por ca kujtime të pashlyeshme më ngjallin këto vargje nga poezia “Marshi i martirëve”: “Mos kalo i shkujdesur / Nëpër udhën e lotve, / Në atë varr të gjallë / Dhe pranë tij / Pushojnë eshtrat e martirëve të rinj”.  Në gjysmën e dytë të vitit 1999, më qëlloi rasti ta vizitoja disa herë Kosovën, si shoqërues-përkthyes i ca grupe gazetarësh nga Ukraina dhe Rusia, që qenë dërguar me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s në Bruksel. I ramë Kosovës kryq e tërthor, që nga Kaçaniku e deri në Pejë, që nga Prizreni e deri në Mitrovicë. Gjithandej sytë më zunë varre martirësh të lirisë, mbi të cilat kurorat ngjanin si lulëkuqe të mbjella anekënd Kosovës. Ishin çaste shumë prekëse. Duhej derdhur shumë gjak para se të vinte liria. Prandaj ngjyra e gjakut për ne shqiptarët është simbol lirie se liria jonë rrënjët gjithmonë i ka pasur të vaditura me gjak. Vargjet e mësipërme të poetit m’i tronditën sërish përjetimet e asaj kohe dhe që më sollën në kujtesë vargjet lapidare të Lame Kodrës: “Një kuçedër e tërbuar po pi gjak, / Një popull i robëruar kërkon hak”. Lufta për mbijetesë e popullit shqiptar të Kosovës, kreut të kombit shqiptar, vazhdimisht ka shërbyer si një motiv i fuqishëm për krijimtarinë letrare të shumë poetëve dhe shkrimtarëve kosovarë. Ajo ka qenë një luftë e gjatë, mbinjëshekullore, mes egërsisë së hienave serbe dhe dashurisë për jetën, të palës shqiptare. Është kjo arsyeja që poetit Adem Zaplluzha i del kjo ofshamë e thellë sfiduese që poshtë honeve të shpirtit të tij:“Nga na erdhët në këtë vend, / O djaj të zinj? / Mos dolët nga ferri i Dantes /Për t’i ikur kujtesës? / Por vonë e kuptuat / Se rrapi i ka rrënjët / Përtej çmendisë suaj, / Përtej amshimit”.Nga këto vargje që të duken sikur janë skalitur me  durim në një masiv graniti nga dalta e një dore mjeshtërore, buron një ide e madhërishme që ka flatruar hijerëndë nëpër hapësirat mbarëshqiptare gjatë rrjedhës së shekujve: shqiptari ka qenë, është dhe do të mbetet një rrap me rrënjë bukur të thella në këto troje stërlashtore dhe nuk ka stuhi në botë që të mund t’ia trondisë ato sadopak. Prandaj edhe poeti Adem Zaplluzha del vetvetiu në të njëjtin kapërcyell, si edhe Noli ynë i madh që lëshonte një zë fort të kumbueshëm: “rron, or rron, dhe s’vdes shqiptari!”  Mes gjithë këtij prodhimi të begatë poetik, poeti Zaplluzha ka botuar edhe dy vëllime satirike, të titulluara “Bajraktarët e Vatanit” dhe “Don Kishoti dhe Rosinanti”. Janë dy vëllime që përcillen sa me endje për tematikën boll të pasur, aq edhe me një zemërtrazim për ca dukuri jo pak të pështira që shëmtojnë realitetin shqiptar. Është kjo arsyeja që poetin e talentuar e bën ta mprehë mirë tehun e satirës së vet të pamëshirshme kundr dallkaukëve, gënjeshtarëve, ziliqarëve, parazitëve, smirëzinjve, të pabesëve, servilëve, lajkatarëve etj. Por në këtë mes, poetit ia lëndon më shumë shpirtin përçarja mes politikanëve; një plagë përjetësisht e pashërueshme kjo që mbartet edhe poshtë, në radhët e njerëzve të thjeshtë. Kjo përçarje e mallkuar, si puna e një mikrobi me një aftësi mbijetese të jashtëzakonshme, shqiptarët nuk i ka lënë të qetë për asnjë çast. Prandaj edhe armiqtë tradicionalë të kombit shqiptar kanë ditur ta shfrytëzojnë me shumë marifet këtë përçarje të gjëmshme, për të arritur deri aty, saqë trojet tona etnike të na i bëjnë çarçaf. Tani dëshiroj të ndalem pakëz edhe në lirizmin karakteristik të poezisë së Adem Zaplluzhës. Lirizmi i tij të rrëmben me thellësinë e ndjenjave të autorit, me pasurinë e papërsëritshme të mjeteve artistike si, metaforat elegante, krahasimet tejet të gjetura, epitetet karakteristike, personifikimet e pashembullta apo paralelizmat e goditura artistike.Në poezitë lirike të autorit gjallon jeta e një krijuesi me ndjenja të pastra, si pikat e vesës mbi gjethnajë. Mbresa të veçanta të lë poezia “Letrat” nga vëllimi“Zjarri dashurisë”, e  sidomos vargjet: Ikën dallëndyshet, / Foletë mbetën të shkreta, / Në kositjen e barit / Fshihet e vërteta”.Ky katërvargësh më kujtoi korrikun e vitit 1999, kur, siç e përmenda më lart, Kosovën po e vizitoja për herë të parë. Ishte pisku i verës, por shumë parcela me grurë vazhdonin të mbeteshin të pakorrura. Dhe kjo për faktin se popullsia ishte njoftuar për minimin e territorit të Kosovës nga kriminelët serbë, të cilët, për shkak të disfatës në luftë me UÇK-në dhe NATO-n, në tërbim e sipër, kishin minuar zona të tëra.Ato parcelat e pakorrura nëpër Kosovë, më kujtuan asokohe një katërvargësh nga një poezi e Nekrasovit, me titull “Parcela e pakorrur”: “Ёshtë vjeshtë e tretë, /  Stërqokat janë larguar, / Pylli është zhveshur, / Fushat janë shkretuar”. Pikërisht këtë katërvargësh nekrasovian, tani ma solli ndër mend zoti Adem me atë katërvargshin e sipërcituar. Kjo dëshmon për faktin se sa lehtë përqasen fantazitë e krijuesve në botën e magjishme të poezisë.Dashurisë poeti i këndon me një shpirtngrohtësi përflladitëse. Në poezinë“Sytë e tu”, poeti thotë: “Asgjë nuk ka mbetur këtu, / As lot më nuk kam / Për ta larë vesën e mëngjesit / Nën këmbët e tua”. Ky katërvargësh duket sikur janë sinonimi I vargjeve të Pushkinit, ku autori përshkruan valët e detit, të kapluara nga zilia se cila prej tyre do të shtrihet më shpejt poshtë këmbëve të së dashurës së tij: “Kujtoj një det para stuhisë: / Zilie valësh i përpirë, / Tek vinin radhë, duke azdisë, / Ndër këmb’ të saja për t’u shtrirë!..”.
Mendoj se poezia e Adem Zaplluzhës e ka përballuar dhe do ta përballojë me shumë sukses provën e kohës dhe do të hyjë plot dinjitet në thesarin e modeleve më të mira të poezisë shqiptare. Ai e ka pasuruar gjuhën tonë poetike, duke i dhënë hapësirën e duhur ligjërimit me një strukturë sintaksore tejet të larmishme. Poeti dhe përgjithësisht artisti është pasqyrë e vetëdijes kombëtare e popullit të vet. Kjo është edhe arsyeja që artisti shqiptar këmbët i ka të ngulura fort në tabanin kombëtar, kurse politikani shqiptar këmbët i ka të ngulura fort në kolltukun që gëzon falë politikës. Prandaj, në poezinë e A. Zaplluzhës, vetëdija kombëtare e politikanit shqiptar është e diskutueshme.Njohja nga afër me poezinë e Zaplluzhës, me traditën e tij poetike, na bën të bindemi se ajo ka hyrë në historinë e kombit shqiptar si pjesë përbërëse e kulturës së tij shpirtërore.Dëshiroj të shpreh bindjen se krijimtaria artistike e Adem Zaplluzhës ka tërhequr dhe do të vijojë të tërheqë vëmendjen e studiuesve të letërsisë, të kritikëve, të gjuhëtarëve, të cilët, me metoda shkencore do të mundohen të zbulojnë të fshehtat e shpirtit të poetit dhe t’i përgjigjen pyetjes se ku fshihet magjia e ndikimit të tij mbi shpirtin e njeriut.Trashëgimia poetike Adem Zaplluzhës jo vetëm që mishëron në vetvete vlera të larta artistike, por përfton edhe një tingëllim të ri. Në poezinë e tij vjen e shpërfaqet jo vetëm shpirti i vetë poetit, por edhe shpirti i mbarë popullit shqiptar.Poeti, ashtu si edhe puna e muzikantit, është mjaft i ndjeshëm ndaj kadencës së vargut dhe ndaj tingullit. Prandaj ky merak nuk i ndahet për asnjë çast edhe poetit Zaplluzha në strukturimin e vargjeve të tij, vargje të cilëve u u përshtaten fjalët e historianit të letërsisë gjermane, August Shlegelit, (1767-1854), për për shkrimtarin romantik gjerman Ludvig Tik (1773-1853):
“Gjuha në veprën e tij duket sikur ka hequr dorë nga shëmbëllimi lëndor dhe ka marrë trajtat e një flladi të lehtë. Fjala e tij të krijon përshtypjen sikur nuk shqiptohet, por tingëllon më e ëmbël se kënga”.
Në fund, dëshiroj të theksoj se krijimtaria poetike e Adem Zaplluzhës, si edhe e çdo krijuesi tjetër, duhet të shërbejë si objekt përsiatjesh edhe për psikologët, meqenëse përmes shpirtit të poetit lexuesi vëzhgon shpirtin e mbarë popullit.
Psikologu dhe filozofi i mirënjohur zviceran Karl Gustav Jung (1875-1961), në veprën e vet me titull “Psikologjia dhe krijimtaria poetike”,   shkruan:
“Është mëse e qartë se psikologjia, duke qenë shkencë e proceseve të shpirtit, mund të hyjë në lidhje të drejtpërdrejtë me studimin e letërsisë, me kritikën letrare. Se shtrati kryesor i të gjitha shkencave, ashtu si edhe i çfarëdo vepre arti, është shpirti. Prandaj shkenca e shpirtit, besoj, duhet të jetë në gjendje të përshkruajë dhe të shpjegojë dy gjëra në ndërvarjen e tyre: së pari - strukturën psikologjike të veprës së artit dhe, së dyti, parakushtet psikologjike të individit artistikisht produktiv”
Tiranë, 20 nëntor 201o                     Prof. Dr. Eshref Ymeri

 Letër atdheut


E KËRKOJA DETIN E HUMBUR

Kur më merë malli për atdheun
I mbathi këpucët  e vjetra
Ulem nën hijen e rrapit
Dhe i fshij lotët

Ditët më rrëshqasin si ushejzat
Nëpër ballin
Me përplot rrudha

Nëpër kujtesën e pluhurosur
Një kohë të gjatë
I shpalosi kujtimet

Si njeriu pa atdhe
Nuk kam as respekt prej të tjerëve
Aç shumë mësova për urrejtjen
Sa që në enigmën e pikave të shiut
E kërkoja detin e humbur

Më shtynë prej në skute
Në skutën tjetër
S’kisha as emër
Letër njoftimin ma ndërruan
Sipas dëshirës









Nuk isha unë njeriu
Me egon time
Në mua hyri djalli
Dhe i përzuri engjëjt
Përtej shtatë përrenjve

Mendova se këtu fillon fundi
I tregimit
U fundosën të gjitha ëndrrat
Në lotin e hënës


PËRPOS TË DALIM NË MALE

Nuk di
A lëmë shteg pa kaluar
Për në plagën tënde atdhe
Kur erdhëm
Nuk patëm forcë
Të shërojmë asnjë fjalë

Ti kishe dhembje
E ne kishim mall
Që të dy
Përqafonim lisin si në përrallë

Na dolën bastardët në rrugë
E përjargën gjelbërimin
Me pështymën e helmuar
Lëshuan një farë lëngu
Të pangjyrë
Dhe i mbytën kojrrilat

Kambanat  lajmëruan
Prerjen e fjalëve
Nuk na mbeti asnjë shpresë
Përpos të dalim në male
E t’i zgjojmë trimat e dheut
Në lashtësinë
E enigmave tona


LETËR ATDHEUT

Nuk di
A mundet ky zog i plagosur
Të vij deri te ti
Atdhe

Unë jam shumë larg
Në këtë ujdhesë të vetmuar
I numërojë pikat e shiut
Në lotin e barit

Me palcën e dhembjes
Po të shkruaj këtë letër
Ashti gjëmon
Tok me erën që frynë
Nëpër zgavrat e kafkës

Ky mall
Që më përvëlon kaherë
Si prushi gjirin e nuses
M’i dogji të gjitha ëndrrat

Ja po e shihni edhe ju
Se si kam mbetur
Si gur varri në këtë metropol
Deri sa ty të kafshojnë hienat
Atdheu im i përvuajtur

II.

Edhe ky zog i plagosur
Që do të niset për të ti
Nuk di
A do të mund të fluturojë

E ka dhembjen e madhe
E rënd është ajo peshë
Ngarkuar me vite
Mbi supet e vrara nga stuhia

Çdo gjë është e rëndë
Atdhe
Kur t’i numërojmë plagët
Në lotët e tua të tejdukshme

III.

Sa e sa herë
Na i kanë shqyer letrat
Që i shkruanim me gjak
Kurse ne
Për çdo ditë në vetmi
Vdisnim nga pak

Larg teje
Mbetëm të humbur ne
Varr pa gur o atdhe

Të lidhur në një thes
Na gjuajtën në harresë
Si një grumbull kockash
të qenve endacak
Dhe na kafshonin nga pak

IV.

Ndoshta të bie në dorë
Kjo letër
E shkruar para njëqind viteve
Varin tim
As vet nuk di më ku e kam
Më beso
Atdheu i im
Ende sot nuk më kujtohet
Kush isha dikur
E sot kush jam
Nën këtë lëkurë

V.

Të lutem
Mos e lëndo zogun
Kur ta sjellë letrën
Ofroja një gotë ujë
Se mua në këtë vend të huaj
Nuk më ofruan asgjë
Përpos
Që më gërryejnë
Me fjalë
E me punë
Që sot më
Të mos jem në lëkurën time njeriu
Të mos kem unë


TAKIMI

Çuditërisht
Pas shumë e shumë viteve
Sot u takuam pranë gurit
Kjo torturë
Që frynë nga jashtë
Na i sjellë të reshurat përbrenda

Nata sterrë
Në memorien time bluan trishtimin
E hidhur ishte dje buka
Kur e kafshonim
Bashkë me dhembjen

Çka nuk pamë përtej lumit
Sa e sa herë na u terën këmishët
Nga plagët që kullonin gjak

E sytë e verbuar
Sërish kishin lot
Si sot

Kur u pamë për së dyti
Ti ishe i bukur atdheu im
Të zbukuroi nusja
Që na e sollën djemtë
Nga malet
Që me shekuj e kafshuan
Ujqërit e tërbuar


KOHA

Jetova mes tri kohërave
E kaluara e hidhur
Më kafshoi deri në asht
E sotmja e ngrysur
Këputët si kashtë
E ardhmja
Një pikëpyetje e grisur


KU TË LASH

( Si të lash e më s’të pash )
Popullore

Në hartën e trurit
Kufizuam çdo shteg
Ikëm si era
Nga çdo bejleg

Ujqërit na ndoqën
Dhe na poqën
Si gështenjat në zjarr
Prishën
Dhe nga dheu hoqën reliefin
S’lanë gur mbi varr

Na tërhoqën zvarranikët
Gjakosën dheun
Me trupat zvarrë
Ku ju lëmë
E më s’ju pamë
Ende lypim një gur mbi varr


NA U DESHT TË ECIM

Kur i zumë fjalët
Duke ikur nga dheu
Kapëm me duar qiellin
Nga dhembja
Kafshuam diellin

Nuk kishim kohë
T’i numërojmë trupat e djegur
Na u deshtë të ecim
Mbi zjarre
Me shputa të pjekur


ISHTE KJO BOTË

Sa i vogël është qielli
Këtu s’paska vend
As toka
E as dielli

Na zunë e na përzunë
Djajtë e Ferrit
Ishim një popull
I grimë
E i bluar
Dhe i mallkuar
Deri në skajshmëri

Ishte kjo një botë e ndytë
Na u yshtën ujqërit
Për së gjalli
Me na mbytë


INFUZIONI

Më duket se
Po na e zënë frymën hingëllimat
Kuajt e egër
Po ikin nga betejat
E humbura

Lidhur me pranga
Zvarriten hijet
Kujt i vdiq mbrëmë nëna
Që kuisë
Me kaq dhembje hëna

Nuk na llogaritën në mesin e njerëzve
Ata që nuk ishin njerëz
Sa është rënd
Të jesh i huaji
Në sofrën tënd të vajit

Mbetëm si të huaj
Nëpër cepat e atdheut
Ku ende po na kafshojnë
Kandrat e dheut

T’i kthehemi vetvetes
Të mos harrojmë se kush jemi
Akoma ka gjak
Ky Zoti i jonë
Damarët e tokës na i shërojnë
Regëtimat
Dhe këtë pak shpresë
Që na mbeti në kujtesë


IKJA E NUSEVE

Mbrëmë
Nëpër reliefin e djegur
Të atdheut
Bëmë dashuri me lisat

Para se të lindi dielli
Ikëm  në drejtim të panjohur
Na tradhtuan fluturimet e brishta
Të kojrrilave
Nga buzëqeshja e mëngjesit
Shtrydhëm
Të gjitha dhembjet tona

U kthyem pendueshëm
Për të pirë sërish ujë
Nga çezma e thyer e fshatit
Ikën të gjitha nuset
Me ëndrrat e shtambave


NJERËZIT E FISIT TIM

Kur më dëbuan
Nga atdheu
Me trenin e fundit të mbrëmjes
Pash se si iknin rrugët
Nëpër perin e hollë të mëndafshit

Më ndoqën fërshëllimat e pandërprera
Deri te balta e Bllacës
Kur i hapa sytë
Sërish u takova
Me dashurinë e atdheut

Binte një shi i mërzitshëm
Vetëm atë çast kuptova
Se sa të afërt janë njerëzit
E fisit tim të ndarë


DASHURIA

Mos vafshi në djall
U thash dreqërve të zinj
Në zemër të Kosovës
Mbollët
Dashurinë për liri


ZONJA E SHTËPISË

Pikturova në mur
Reliefin e atdheut të kafshuar
Më mbyllën në një dhomë
Ku urinonte kova ndryshkur
Prej teneqeje

Asgjë nuk ka mbetur sot
Prej lëkurës sime të qepur
Përpos eshtrave të thyera
Dhe pak mish njeriu

Ju fjetët me brymën
Kur na ngrysej qielli
Në një enë prej dheu
Fërgohej dielli

Lugët e palara në cepat e dhomës
Shikohen me mallëngjim
E zonja e shtëpisë bluan kohën
Në ingranazhet e thashethemeve


EDHE NËSE VJEN

Shko ku të duash miku im
Lëri portat e hapura
Një ditë
Do të të pret atdheu

Mos i mbyllë dyert
As kur bëhesh mbret
Ose lyps banal
Kjo tokë e djegur të pret
Miku im
Edhe nëse kthehesh këtu
Si vrasës profesional


LETRA E DYTË PËR ATDHEUN

Ky acar i gjakut
Po m’i mërdhinë damarët
Vetmia rri e trishtuar
Në stolin e kujtesës

Heshtja sonte
Përplaset dyerve të hapura
Të cilat kurrë nuk i mbylla
Sepse mendoja
Që një ditë të kthehem
Në ty o atdhe

Këtu më zuri nata
Mbeta me të gjitha shtigjet e mbyllur
Në morfologjinë e lotit
Më ngulfatën sintagmat
Duke m’i këputur meloditë

Për herë të fundit
Po të shkruaj o atdhe
Në rast se vdes
Të lutem
Eshtrat këtu mos m’i lë


PËRMENDORJA

Uji i shkumëzuar
Pastaj fryma
Në vrimat e kavallit
Kënga pikonte
Nga djersa e ballit

Sërish
Një erë e freskët
I shprishi flokët e hënës
Nuset dolën te lama
Dhe në kokrrat e grurit
I ngritën përmendore fëmijërisë


PAS KRISMAVE

Kur kalon rrugës
Moj e bukura e dheut
A je duke i dëgjuar hingëllimat
Dhe vrapin e kuajve
Apo troku i hapave të diellit
Zbret në gjakun tim

Nuk kam qetësi
As kur fle
E as kur jam i zgjuar
Flokët e erës m’i shprishin mendimet
Ti rrëshqet tatëpjetë rrugës
Më tërë madhështinë e eposit

Ua ke marrë mentë
Edhe zanave të malit
Nga xhelozia
Pas shtatë bjeshkëve ikën qyqet

Kur kalon ti rrugës
Në madhështinë tënde
Pa djallëzi gurgullojnë
Me miliona qeshje fëmijësh

Ti nusja e jonë
Që na hyre në gjak pas krismave
Ti e bukura e dheut
Që të gjakuam para lindjeve

LINDËN ESHTRAT E TRUPIT

Kur barazohet etja me vetminë
Zgjyra lëshon rrënjë
Në stërkalat e shiut
Kush e dhunoi natën
Kur ajo ikte këndej pari

Ti më tha se asnjë lojë
Nuk përfundon me qeshje
Nga djersa e mëngjesit
Bretkosa piu ca gllënjka trishtimi

Kur më pyetën tinëzarët
Për prejardhjen e kripës
S’dija ku të kërkojë përgjigjen
Përpos në dhembjen e detit

Ishte një natë e gjatë e fjalëve
Zgjyra e metalit vjelli të kaluarën
Nga qerpikët e hënës
Zbritën retë e plumbta

Po t’i kishe pas shtatë jetë
Sërish do të përkundje pafajësinë
Nga kokrra e krimbur e mollës
Lindën eshtrat e trupit


NUK JE E MIRËSEARDHUR

Qe njëqind vite të pres
Ti do të vish
Ashtu si shkove te çdo kush
Po deshe
Mund të mos vish asnjëherë

Nuk dua të jem mikpritës
Sidomos ndaj teje
Ti që më kafshon
Edhe në zhgjëndërr

Ik ku të duash
Vetëm tek unë mos eja
Nuk të thirra asnjëherë
Përkundrazi
Kam shumë urrejtje ndaj teje
Shporru deri te djalli i mallkuar
Në daç digju në zjarr
Siç u dogjën vitet e mia

Largohu ku të duash
Sonte nuk je e mirëseardhur
Në gjumin tim


PLAKU IM I THINJUR

Bisedoje me tokën
Dhe më kokrrën e grurit të kallur
Askurrë nuk pate uri
Plaku im i thinjur

Kur të përzunë nga ara
Që e mbolle me djersë
Qeshja e jote i tmerroi hienat
Sa që ju mpinë dhëmbët ditës

Nuk mund të harrojë kosën
Kur zbrite nga hingëllima e kalit
Atë ditë në lagje
Dukja e jote ishte
Si ajo e kalorësit të  Apokalipsit

Edhe armiqtë të respektuan nga frika
Mbolle një frymë të re
Në çezmën e vjetër
Dhe ia dha këngës majëkrahut
Këndove deri në liri


KURRË NUK NA BESUAN

Kur na merrte malli
Shkonim deri te çezma
Pinim nga një gllënjkë ujë
Nga djersët e vashave

Ishim të çetë në pamje
S’guxonim t’i prekim rrënjët
I tërë fshati na përcillte
Me një farë mosbesimi

Asnjëherë nuk i shkundëm kumbullat
As manat në lagjen e Tabakëve
Por prapë se prapë
Na përcillnin sytë e dyshimtë

Edhe kur u kthyem pas disa viteve
Filloi të na ndiqte gishti tregues
Kurrë nuk na besuan
Se ishim fëmijë të pafajshëm


VETËM PËR NJË ARSYE

Nga natyra nuk isha njeriu
Që ecën me përulje
Kudo që shkova
Mbolla nga një degë peme
Nëpër çdo përrua
Lëshoja rrënjë

Sa herë që doja
I prekja yjtë
Këndoja me miqtë e mi
Këngët e ndaluara
Dhe i grishja zogjtë në dasmë

Disa herë ma treguan
Kovën e urinimit
Dhe birucën
Ku kaherë banonte poeti rebel

Ky imazh nuk më frikësonte
Se aty e kishin ngujuar
Mikun tim më të mirë
Të fëmijërisë
Vetëm se vetëm
Pse këndonte për liri

Sa e sa herë më ka djegur
E pjekur malli
Por kurrë nuk më bashkuan
Me gurtë e mëhallës
Me qëllim donin
Të mbetem poeti pa atdhe


ORGAZMA E FUNDIT

Atëbotë
Kur pas meje do të mbetet
Një zbrazëti
Kurse tutje zbrazëtisë
Deti ndahet në dy pjesë
Nga etja e luleve
Do pikojë djersa e diellit

Kjo lule
Paraqet ekzistenca e frymëmarrjes
Rrënjët thellë në tokë
I ka lëshuar era
Uji i lanë sytë në mjegullnajë
Dita zbehet në duart e blerimit

Atëbotë
Kur s’do të eci më kot
Patericat më ndihmojnë
Të zbres deri në Ferr

Errësira
Kjo motër e dritës
Si orgazma e fundit
Zbret shkallëve të kujtesës
Deri te krifat e kalit të egër


DITËLINDJA E LIRISË

Nëse del
Të lutem lëre derën hapur
Sonte pres disa lloje mysafirësh
Vijën ata që më besojnë
Dhe ata të tjerët
Që s’i besojnë as vetvetes

Mos të mbyllen
As dritaret
Kemi nevojë për ajrosjen e luleve

Aroma e barit m’i zgjon shqisat
E ushqen hënën me qumështin e zanave
Mos të mbyllen
As kujtimet
Do ta zgjidhim enigmën
Sa qelë e mbyllë sytë
Të thash
Asgjë nuk guxon të mbyllet sonte
Lere të hapur zemrën
Dhe kraharorin e shtëpisë

Lëri të hapur edhe fjalët
Deri sa qyteti ngarend pas luleve

Lëre çdo rrugë
Dh çdo portë sonte
Le të hyjnë dhe le të dalin
njerëzit
Sonte do ta festojmë
Ditëlindjen e lirisë


NUK ECET DOT

Në ecjen time vertikale
I shita këpucët
Pallton e zezë ja fala natës
Dita qeshi me çmendin time

Kur u takuam në kujtesën tonë
Në kraharorë gdhenda një shkronjë
Koha ende e rruante kujtimin
Për tatuazhin
Në gjoksin e nuses

Ishte dita e tretë e javës
Kur i ndërruam unazat
Atë çast
Në lotin e bubullimave
Kënduan shirat

kota i patëm fjalët
Kur folëm pa i matur mirë
Përbrenda strukturës së heshtjes
Disa herë u dëgjuam
Cijatjet e qenve të çartur

Ti akoma sot nuk beson
Se jam duke i kërkuar
Këpucët e shitura
Që i bleu frymëmarrja e çastit

Pallton ja fala erës
Por këmbëzbathur
Nuk ecet do
Deri te ty
E dashura me


M’i SHËRO PLAGËT

Sa je larg sonte prej meje
Për shtatë ditë
Nuk mund të mbërrij
Deri te ëndrra e jote

Më kanë mbërthyer për gjuhën time
Gozhda lëshon zgjyrë
Kush u deh sot me ditën
Që akoma i ndihet kënga

Sa larg qenkan yjet
Në vetullat e tua
Të lutem mos i kreh flokët
Në hingëllimën e natës

Dua t’i duroj stoikisht
Të gjitha fjalët e valëve
Edhe nëse më vrasin
E ëmbël do të jetë vdekja pranë teje

Sa gëzim e sa trishtim
Paska sonte në pështymën e zogut
M’i shëro këto dhembje të lutem
Si ariu Polar plagën e veriut


JU NUK MË BESUAT

Në brendinë e mollës së shëndosh
Krimbi i sëmurë
Kjo natë i numëron yjtë
Në shuplakat e ndrydhura

Ju nuk më besuat
Kur ju thash se më dhemb koka
Për kremten e luleve
Ma sollët gotën me verë

Më janë shprishur mendimet
Sëmundja e verdhë po ma pinë gjakun
Jazin e lagjes e turbulluan macet
Kur pritnim ta na vijnë dasmorët

Sonte asnjë zog nate nuk fluturoi
Nëpër qytetin tonë të grisur
Dolën fëmijët e mëhallës
Dhe i ndoqën korbat

Ende ndjej dhembje në kokë
Asnjë aspirinë nuk më ndihmon
Diabeti i shtriu krahët e verbësisë
Dhe ja zuri frymën natës
 
PËR NJË GLLËNJKË KALTËRSIE

Nën urën e drunjtë
Notojnë gurët e kuqërremët
Ajo peshë e rënd
I bashkon të gjitha brigjet

Uji ecën me kujtesën e dërmuar
Vitet zbrazin mllefin
Nëpër gjuhën e lyshtrave
Kapërcejnë lloj- lloj fjalësh

Është fillimi i marsit
Në brendinë e shkumës
Xhelozia ka ngre kokën
Dhe e përtyp ëndrrën e Drinit

Më tutje
Shitësit dinak i fërkojnë duart
Kur e marrin lekun e parë
Një lloj i panjohur i zogjve
Shumë ultë fluturojnë
Nëpër syprinën e valëve

Lumëbardhi nuk e ndryshon fytyrën
Ashtu hijerëndë
Kalon nën urat e Prizrenit
Ikën diku me nguti
Ka etje malli
Shkon deri te brigjet e Jonit
Për një gllënjkë kaltërsie


NË LOTIN TIM

Sa herë që hy në lëkurën tënde
Dielli më ngroh më mirë
Frymëmarrja shpeshtohet
Dallgët e gjakut
Ndërrojnë rrjedhën
Për disa çaste
Zemra e ndryshon bioritmin

Shpeshtohen të rrahurat e zemrës
Kur më dalin parasysh
Sokakët e ngushta
Me kapakët e thyera të qepenave

I mati me pashë kalldrëmet
Më duket se çdo gjë është zvogëluar
Ose jam rritur unë
Në krahasim me grimcat e pluhurit

Disi llogaria nuk del si duhet
Përherë diçka më mungon
Ose i kam humbur që në fëmijëri
Të gjitha shejtanllëqet

Takohem me miqtë
Që tani më nuk njihemi
Dhe dukemi të largët
E të huaj
Nëpër xhamat e palara
Të sokakëve
Glasa  ngre kokën
Shikon kah lartësitë


II.

Hyj në shtëpinë time
S’mund t’i gjej as thonjtë
Që i kam fshehur dikur
Nëpër trarët e çatisë së vjetër

Më dalin parasysh
Disa imazhe të dyshimta
Nëpër skutat e oborrit
Lulet turpshëm i mbyllin sytë

Manës së zezë i skuqet fytyra
E ulë kokën deri në rrënjë
Pas ikjes së ushtarëve
që i shkundën pjeshkat

Çka paska ndodhur me qytetin tim
Nuk më njohin as kuajt
Që dikur kalëronim
Në flokët e thinjura të erës

Askush nuk më njeh
Sillem e pështillem si hija e huaj
Në shtëpinë time të rrënuar
Në flokun tim të këputur në disa pjesë malli


PËRMALLIMI

Këto pamje jeshile
Po dridhen në ajrin që ma e zë frymën
Në këtë lagje
Nuk paska mbetur askush
Që mund të ma shtrij dorën

Ikën të dashurit e mi
Nuk ua di as gurët e varreve
U tretën si zogjtë pa emër
Një natë
Shkuan në një udhëtim të gjatë

Kur më rrëmben nostalgjia
Më përvëlon një prush
Përmallimi
Ky zjarr që digjet ngadalë
Për së gjalli
Po do me më kallë


VALLJA E MORTIT

Befasisht më zuri shtreza
Këpucët qenkan rritur
Po ashtu
Edhe palltoja e vjetër

Eshtrat kërcasin
Si dëbora nën këmbë
E dimri ende nuk paska ardhur
Në qerpikët e mi

Nuk jam duke e njohur
Këtë fotografi
Në pasqyrën konkave
Shtrihet vallja përtej pluhurit

U janë  zbardhur flokët
Mikut tim
Ose ai atje përtej muranës
Po më përngjan mua

Më duket se po shndërrohem
Në diçka të padukshme
Jam zvogëluar
Si këmisha e dhëndërisë

Ndoshta nuk është e bardhë
S’mund t’i dallojë më
As ngjyrat
Miopia po e mbështjellë trurin tim
Me tisin e harresës

Kjo brymë në kokën time
Luan vallen e mortit
Jelet e doriut i lash peng
Lashtësisë së enigmave


ZGJOHEN FJALA

Kur të meken kujtimet miku im
Mbylli sytë
Si zogu krahët
Fundosu në retë e bardha
Ose në ëndrrën e së kaluarës
në daç
Shko përtej gjumit
Blej këpucë të reja
Se këmbët kanë nevojë të madhe
Për ripërtërije

Ti akoma duhet të ecësh
Ende ke kohë për të korrat
E dallgëve me shkumë
Kur tërbohet deti

Kjo fushë tërshëre
Veç ka nisur
Të lëshojë lastarë
Në trokun e kalit të bardhë

Më beso
Do të ketë më shumë bukë sivjet
Në djepin e fëmijërisë
Fluturuan të gjitha llojet e zogjve

Nëse i përkundim retë
Rriten  fushat në syrin e etjes
Kur gjethet e jonxhës
Hulumtojmë prejardhjen e barit

Ulu pranë cungut të djegur
Kur ja fshinë djersën lumit
Nuk është koha e ninullave
Do t’i lëmë këngët për një kohë tjetër

Ti rri zgjuar miku im
Rri me sy kah qielli
Kur kalojnë këndej kojrrilat
Mbaj mend
Atë çast
Në fund të tregimit
Zgjohen fjalët
Dhe i përqafojnë malet


AS QË KE KOHË TË NDALESH

Në mua sot
po zgjohet kjo botë me zgjyrë
I ka lyer të gjitha dritaret
Sa të gjata i paska duart nata
Kur zgjohet me ankthin

Dikur vonë të përqafojnë rrugët
Pasqyra buzëqesh
Me ballin e lagur
Duart jeshile shtrëngojnë frymëmarrjen
Të zbehet fytyra
Nga pluhuri rrëshqasin
Lumenj djersësh të acarta

As që ke kohë të ndalesh
Të pret një rrugë e gjatë
Gjethnajat drithërojnë
Me tërë qenien e mallit
Ti ecën drejtë të panjohurës
Deri te fytyra e jote


AS QË U INTERESOVE

Kur të mbërrijnë zërat
Deri te ti
Duhet të kërkosh ndihmë
Nga vegimet
Në të kundërtën
Të fundosen të gjitha ëndrrat
Në pikat e djersës

Mos e kthe kokën mbrapa
Nëse ja lë peng atdheut  dashurinë
Përpiqi t’i besosh vetvetes
Nëse do të jetosh në qetësi

Rrugët janë gjithmonë të gjata
Ato kurrë nuk përfundojnë
Si frazat e tua boshe
Kur mashtrohen nga hijet

Sa herë që e përjeton vrapin
Mos mendo se je kalorësi i ditës
Dhe mbërrin në cak
Pa asnjë therë në këmbë

Ti kalove tej e tej ujërave
Pa i përvjelë  pantallonat
Aty ku të zuri nata
Deri vonë
Bisedove me gjumin tënd

Kur u ktheve
Nuk të besuam asgjë
Sepse ti vetë deshe kështu
Nuk na shkrove asnjë letër
As që u interesove
Për dashurinë tënde të madhe


NË PËRDITËSHMËRINË TONA

Nuk kishim fjalë të veçanta
As fraza të fshehura
Ishim thjesht miq
Bisedonim me njeri tjetrin
Për hallet e ditës

Rrallë herë i përgojonim të tjerët
Kur na zinte për fyti vetmia
Kafshonim gjuhën
Dhe qeshnim me gotat e zbrazëta
Sepse na mungonin lekët

Nuk ishim aq të ngritur
Që ti përgojojmë poetët
Dhe poezinë
S’kishim kaçik or mik
Për punë të mëdha

Ne jetonim me dertet e tona
Të vogla
Dhe ato të tjera
Gjysmë të vogla
Gota e verës
Dhe taketukja e zbrazët
Ishin miqtë tanë më të mirë

Andaj edhe ishim pa fjalë të veçante
Në përditshmërinë tonë
Kafshonin gjuhën


TI DHE UNË

Ti dhe unë
Nëse nuk ecim  paralel
Si binarët e trenit të zgjyrosur
Mund t’i ngjyrosim të gjitha lulet
Me bukurin e ylberit

Ti dhe unë
Në tejdukshmërinë e ajrit
Mund t’i dallojmë njollat
Edhe në sipërfaqen e diellit
Nëse i mprehim shqisat
Në qeshjen e vesës

Unë dhe ti
Më mirë me thënë
Ne të dy
Eja ta zbulojmë përsosmërinë
Në tingujt e papërsëritshëm
Të eposit

Të ecim ballëlartë
Nëpër shtigjet e kodeve shqiptare

Ti dhe unë
Të harrojmë unin tonë
T’i lëmë kokëfortësitë
Nëpër honet më të thella
Të kësaj jete gënjeshtare

Ti dhe unë
Të ecim karshi së vërtetës
Kah majat më të larta
Me pastërtinë e ndërgjegjes sonë


PËR ÇDO KË

Kaluam rrugëve
Pa ombrellë kur binte shi
Stërkala vuajtjesh pështillen
Përreth mjegullave

Shi i brymtë pikon nën çatinë tonë
Të reshurat na sollën lotin
Kur na i vollën sytë
Ata që shihnin më mirë se ne

Ishte dita e pestë e javës
Na than se është nata e madhe
Sonte nëna gatuan ëmbëlsirë
Kinse për engjëjt
Kurse ne varfanjakët e lagjes
I lëpimë edhe sahanët

Kemi dëgjuar se kur vjen kjo natë
Engjëjt zbresin në ballkon
T’i marrin erë miellit të fërguar
Nëpër tiganët e blozuar

Vijnë edhe kalorësit nga lufta
Që t’i njomin lotët
Me sherbetin e zier
Të vuajtjes shekullore


II.

Kush nuk vjen për natën e  madhe
Në shtëpinë tonë
Ka vend edhe për zogj

Për çdo kë
Ka nga një kafshatë buke
Nën çatinë e vjetër të shtëpisë sonë


HERËT U POÇ RRUSHI

Është koha të çelin krizantemat
S’do të dalë më në qytet
Deri sa sythat nuk përtërihen
Si loti i rrushit
Kur i shartojmë hardhitë

Mbrëmë bisedova me valët e lumit
Më than
Do të ketë mjaftë ujë sivjet
Për ujitjen e mjegullave
Ua kemi lënë të reshurave
Këtë punë

Ti mos më bezdis
Me thyerjen e shtambave
Do të kemi verë edhe për eksport
Hardhia e shtrydhi disa herë vetveten

Në fushat tona dielli ka hyrë
Me tërë energjinë e galaktikës
Dhe i poçi pjergullat
E çdo lloji
Nëpër bahçe
Si gjoksi i nuses
Gufon dashuria e hardhisë

Nuk pat punë sivjet karkaleci
S’këndoi asnjë këngë lirike
Herët u poç rrushi
Në gotën e verës
Sa që u deh stina
Kur i përzumë mizat


DITA E DYSHIMTË

Si përherë çekanët s’ndalen dot
Kjo natë që rënkon
Nën thundrat e troku të kalit
I këput jelet e erës

Vjen një fërfëllizë e dyshimtë
Në mesin e trëndafiltë
Murana prej kadifeje
Ua kthen shpinën vizitorëve

Diku përballë shtyllës veriore
Merimanga përtyp rrjetën e vetë
Lulet nëpër bahçet tona
E përzunë edhe bletën e fundit

Pas zhytjes së ditës në perëndim
Qielli flakërinë si asnjëherë më parë
Në violinë luante një vashë e vogël
Valsin e fundit të ditës së dyshimtë


TRENI

Disa artikulime zërash
U dëgjuan në mëhallë
Si ulërimat e ujqërve
Zbritën malet në qytet
Posa e hapa gojën të protestoj
Ma mbyllën me ca fasha të gjakosura
Dita u fsheh pas shevarëve
Të sëmurin e lidhen
Për këmbët e kalbura të shtratit

Kjo anemi shpirtërore
Zgjati disa vite
Ne e gjetëm vërrimën nën dysheme
Deri sa pëllumbat e argjilë fluturuan
Në qiell pamë disa lloje fluturakësh
Duke e lëruar ajrin e ndotur
Hëna herë ndritët e herë ngrysej
Një kohë zgjati kjo lojë qiellore

Kur na ftuan të dalim në bejleg
Ne ikëm pas hithrave
Dhe pritnim trenin e mesnatës
Për në metropolet e perëndimit


ISHA AQ KOKËFORT

Prej një kohe në tjetrën
Për çdo stinë i shkundëm kumbullat
Kishim pak problem
Me harresën
Sa herë që i mbërthyem komçat
Në këmishët e shqyera
Na pengonte frymëmarrja

Kisha edhe disa probleme të vogla
Që nuk ju përkasin juve
Këto ishin ekskluzivisht
Problemet e mia
Me kokëfortësinë time

Asnjëherë dy gur bashkë nuk i lash
Këtë e din edhe portat e lagjes
Sa herë që hidhërohesha
Inatin tim
E zbrazja si nga shtamba
Nëpër pragje
Të atyre  dyerve ngjyrë arre

S’lashë gur në mëhallë
Pa i shkulur nga kalldrëmet
Isha aq kokëfortë
Saqë e gjuaja edhe Zotin


NESËR BËHET LITAR

Nuk mund të them asnjë fjalë
Kështu i mbërthyer
Zgjidhmani gjuhën
T’ju mallkojë edhe farën e juaj
Që përpëlitet në ajër

Nuk di se çka mendoni
Kur kështu në këtë mënyrë bisedoni
Me mua
Nuk keni dara
Që kafshojnë mishin tim

Kjo zbrazëti ndjenjash
S’ju qon askund
Ju s’keni guxim
Të bisedoni si njeri
Andaj edhe suleni si çakajtë
Në trupat e lisave

M’i keni lidhur duart dhe gjuhën
Çka doni tjetër nga unë
Ky copë mishi
Që rri ngjitur për lëkurën time
Një ditë do bëhet litar
Për ngufatjen e derrave të egër


SHARRAXHIU

Duke prerë dru shkurtoja fatin tim
Prej një lagje në tjetrën
I arnoja nëntë gojë me bukë
Ndonjëherë edhe me fasule

Kështu e ka kjo punë e krahut
Në ndonjë shtëpi
Ma ofrojnë sëpatën e mprehtë
E diku besa edhe të topitur

Asgjë nuk mund të bëja tjetër
Përpos që ta shtrëngoj fortë
Bishtin e ditës me nyje
Të mos më gjakosen duart

Jo rrallë herë ngjanë
Që ma mbushin pjatën me mish
E shikoj
Dhe vjedhurazi
Gjej një vend
Në trastën time të shqyer

Fare mirë e di
Se kur kthehem në shtëpi
Të shtatë fëmijët e mi
Presin si shkaba
për ta grabitur atë trastë
Nga dora ime
Kush e di se për të satën herë

Kërpudhat

Pas pushimit të shirave rrebeshe
Nëpër shkurre
Në mënyrë më tinëzare
Ngrehin kokë kërpudhat

Disa lloje sosh me shije e pa te
Tamam si njerëzit
Të ëmbla që ja tejkalojnë mjaltit
Dhe farmak si jeta

Kërpudha të bardha
Dhe të zeza me  e pa nyje
Kërpudha të përziera
Me disa lloje helmesh

Pas shiut të parë
Nuk mbinë kërpudha e dytë
Por ajo e fundit
Që i helmon mëllenjat në fluturim
Dhe të mbetet në fyt


KUR NA ZË GJUMI

Disa herë në ditë
Kalojnë kah rruga e jonë retë
Ne dalim në Cylen
Dhe i krehim ato krife të gjata kuajsh

Zbresim në djepin e Lumëbardhit
I lajmë sytë
Me lotin e kristaltë të shkumës
Pastaj ja japim tërmales
Deri te ëndrra e kalasë

Qëndrojmë në heshtje
Ose ulemi këmbëkryq
Në prehrin e historisë
Lavire

Qeshim me vetveten
Kur i thërrasim kalorësit e nëntokës
Të na rrëfejnë
Për damarët dhe frymëmarrjen
E lisave

Kur na zë gjumi në unazën e kodeve
Zbresim në ëndrrat tona
Ku na presin te portat e mëdha
Shtojzovallet
Dhe zanat e malit


TË LUTEM VOGËLUSH

Nëse një ditë
Kthehem në qytet
Ti vogëlush
Mos luaj me vetmin time
Këtë lojë
Disa herë e përjetova në mërgim

Më rrahën deri në verbim
Pastaj
Më shtynë të dal prej loje
Dhe ja
Po kthehem sot
Në qytetin tim i përbuzur
Dhe i pashtruar deri në skajshmëri

Një kohë të gjatë
I shkela monopatet e jetës
Ato dhiare
M’i shkulën thonjtë
Andaj sot u ktheve tek ti
Me gishta të ngrirë
Atdheu im

Ke mundur të lozësh
Ndoshta me zogjtë e verbër
Por të lutem vogëlush
Mos luaj me mua
Më ka lodhur
Për së tepërmi
Kjo lojë e trishtë e jetës


POEZIA

E vetmja gjë që më shëron
Është poezia
Zbarkohet në qenien e ujit
Me tërë forcën e fjalës
Kur djersiten mjegullat

Pastaj ngre kokë
Dhe e kërkon të pa mundurën
Në krife të kuajve idhnak
Loton me hingëllimën
Si nuset e maleve tona

Del nëpër fusha
Për të hyrë në ëndrrën e shtojzovalleve
Syprina e detit
Fle në bukuri e fjalës
Kur nëpër ëndrrën e valëve
Bisedon me muzat

Ndërmjet meje
Dhe poezisë
Çelë lulja më e bukur
Ajo e dhembjes
Që askush nuk mund t’i merë erë
As fjalës
E as kodeve të lashtësisë

PËR TA FSHIRË PLUHURIN E KOHËS

As ti më nuk di
Se ku i ke lënë letrat
Jemi modernizuar jashtë kufijve
të mendjes
Dukemi si flokët e dëborës
Kur derdhen nëpër tokë

Pa u takua me djersën
Ato fije të thinjura
Shkrihen pambarimisht
Në fleta memece
Pergamene

E di i kemi hedhur
Diku në shportën e kujtesës
Me siguri
Aromat e letrave tona
Kanë marrë krah
Prej zogjve shtegtarë

Udhëtojnë diku
Nëpër monopatet e harresës
As unë e as ti
Nuk u ulëm asnjëherë pranë tastierës
Për ta fshirë pluhurin e kohës
Me prekjen e gishtave
Në këto pika shiu


KY GUR

Ky gur
Në këtë mur bisedonte me
Sogjetarët
Kur ngrysej qielli në këto anë

Ne nuk mund ta shohim
Historinë e qytetit
Pa e zhveshur kalanë
Pa hyrë
Në dhomat e gjumit
Atje poshtë buzë lumit

Ky gur
Dhe ky mur
Në vazhdimësinë e tyre
Tjerrin të kaluarën
Në fije të holla mëndafshi

Kurse këmishët e shqyera
Fshehin pas erës fjalët
Që mbetën peng
Të mos thahen si djersët

Kaluan këndej
Prostituta
Poet
E pashallarë
Dhe u larguan të përbuzur
Deri te lumëbardhi nëpër shkallët
E shekujve lavire

Ky gur
Mu në këtë mur
Sa krenar përbuzë shkumën e ujit
Kur ja shpon syrin e armikut
Që i shikon vëngër
Njomësit e zambakëve


ENDE KEMI KOHË

Të lutem miku im
Mos u deh me realitetit
Lëri pemët le të mbulohen
Edhe me këmishën e shtrezës
Veç le të jenë të mbuluara

Çdo hap që e përcollëm
Deri te lumi
Ecte me kohën
Asgjë nuk ishte jashtë kohe
Në gjumin e barit

Kur kaluam kah rrugët boshe
Në brendinë e frikës
Ulërinte vetëdija
Kurse ne ecnim me kokëfortësinë
E tmerrit
Deri te portat e Ferrit

Të lutem miku im
Lëri trëndafilat le të rriten
Në egërsinë e natyrës
Ende kemi kohë
T’i zhveshim pemët
Në kërcellin e tharë të ditës


E ARDHMJA E DITËS

Ngjyra e kësaj kohe
Po përngjan në diçka pa formë
Amorfe
Në skajshmërinë e kateteve
Prehen mizat

Në këtë mot fatkeq
Ndryshojnë trajtat e emrave
Kur kundërmon
Ngjyra e pjeshkës në degë

Shpeshherë zbresim nga transparenca
Duke u fshehur
Në krahët e shtrira të së keqes
Për dikë që i vret zogjtë
Jemi në gjendja ta pjekim ditën

Kur nga sytë tanë dalin mjegullat
Shndërrohemi në mishngrënës
I përdhosim fjalët
Që folëm pak më parë
Fare pa u skuqur ndërgjegjja e gështenjës

Kalojmë prej vetëdijes
Në një gjendje latente
Bisedojmë me milingona
Për të ardhmen deltinës


BIJVE U MBOLLËM NË KUJTESË

Mos ma ngacmoni palcën kurrizore
Nëse dua që prej ashtit tim
Ta ndërtojë anijen e përmbytjes

Ne na  ftuan  në dasmë
Kur ishim Zot prej një deti
Në detin tjetër

Ishim dhe mendoj se
Denbabaden do të jemi nismëtarët e farës
Që do ta mbjellë
Njeriun e ri në këtë botë

I duruam njëqind mijë kafshime
Dhe sot gjendemi
Akoma në fillim të rrugës
Për ta gjetur kopshtin e mollëve

II.

Juda as që ka lindur
E as që ka me u lind në tokën tonë
Jemi aq të fortë
Sa që çdo tradhtie
Që në fillim
Ia ngrehim kurthin

Bari që lëshon rrënjë dimrit
Asnjëherë s’e kemi kositur
Ashtu
Na kanë mësuar pleqtë
Kurse ne
Amanetin e tyre
Brez pas brezi
E mbollëm në gjakun tonë

Prej një deti
Në tjetrin i ndoqëm meduzat
Bijve u mbollëm në kujtesë
Tokën e Lekës
Dhe përbiruam nëpër histori
Deri në ditët e sotme


KËSHTU E KA KJO JETË

Kanë nisur njerëzit
Që në epruvetë t’i ruajnë kriminelët
Krejt të bëmat e liga
Ja veshin tjerëve
Që as pa
E as dëgjuar s’kanë
Për aso farë krimesh

Kështu e ka kjo botë
Duke e fshehur kriminelin e vërtet
Krijojnë bastardin
Prej njerëzve të pafajshëm

Ja ai që e torturonte zogun
Me cigaren e ndezur
Kaloi andej trotuarit
Kurse komshiu im
Vuan dënimin shumëvjeçar për të

Kështu e ka kjo jetë
Dikush me duar në xhepa bredh i lirë
Kurse miku im i pafajshëm
Bisedon në çelin nr. 7
Me kovën e urinimit
Lidhur për zinxhir


ENDE AJO BARRË

Qe një shekull
Po më ndjek kalorësi i padukshëm
Nuk lash shteg pa kërkuar
Për të pirë një gllënjkë ujë
Në lotin e dhembjes

Njerëzit menduan
Se edhe unë jam si ajri
I paprekshëm në esencë
Dhe i pakëndueshëm
Për syrin e tretë

Kur u takova për herë të parë
Me lahutarin e verbër
Më mahniti symprehtësia e tij
Aq bukur e shihte eposin
Sa që hyri në bendin e tij

Nuk di më
Se sa zota krijoj njeriu
Kjo hakmarrje e tmerrshme
Ende është duke na ndjekur

Po sa doli nga kopshti i gjelbër
E ngarkuan me disa lloje fajesh
Ende ajo barrë
I qëndron sot mbi kokë
Si degët e mollës
Që piqet në saçin e skuqur të diellit


NGA FUNDI I DETIT

Nëse mund t’i hipish valëve
Ti i ke hipur kalit të egër
Deti është i pa zë
Gjatë tërë kohës fle
Po që se
Nuk e zgjon hingëllima e ditës

Peshkatarin plak për herë të parë
E zuri gjumi
Kur valët lëshuan rrjetin
Në padukshmërinë e hapësirës

Mbrëmja dhe mëngjesi
Rrinin këmbëkryq
Poshtë ujit
Në syprinën e shkumës
Nga fundi i detit
Dolën nuset ujit


SOT DO TË LOZIM EDHE NE

Mbi këtë copë shkëmbi
Reflekset e ditës
I gjuajnë shikimet
Teposhtë qytetit
Që fle
Mbi gjethet jeshile të stinës

Djersët pluskojnë
Nga degët e pemëve
Në rrënjën e lulediellit
Shkrihet copa e akullt e ditës

Poshtë luadheve
Nuk ndalet vallja e kojrrilave
Sot do të lozim edhe ne
Me imazhin e imagjinatës
Që shtrihet
Tej padukshmërisë së maleve


DIELLI  NA  BËRI  ME  SY

Nga treni i natës që vjedh tym
Zbresim në stacion
Vdes një merimangë e murrme
Akrepi u ndalë te binarët
Që shkonin paralel
Diku në veri

Ishte një ditë e zakonshme
Në tregun e qytetit
Mbushur me mallra bujqësore
Vjen një malësor
Me çakshirët ngjyrëkafeje
Thua se pas tij
Vinin edhe  malet

Shiu pluskonte mërzitshëm
Në xhamat e qebaptores
Valonte një flamur
Me disa ngjyra karakteristike

Pastaj nën mjegullat e plumbta
Fluturimi i aeroplanëve
Për herë të parë
Dielli na bëri me sy


VASHAT E BUKURA THURRËN

Një fëshfërimë në rrugë
Ma ndërroi mendjen
Qesja e najlonit
Rrëshqiti me mërmërimë
Nëpër këmbët e drunjta të merimangës

Fill pas kësaj ndodhie
Te çezma e vjetër
U mblodhën fqinjët
I pastruan rrugët
Pas njëqind viteve

Mbaj mend
Kafshimet e ujqërve
Lagja atëherë jetonte e vetmuar
Fasulja e zier në tenxhere
Kishte pak kokrra të shëndosha

Kaluan disa dimra të acarta
Nëpër shkumën e sapunit
Trikoja e kuqe e vëllait tim
U shndërrua në harresë
Sepse nëna dha besë

Vashat e bukura thurën
Çorapet  e leshta për këtë dimër


KËMISHA IME E LAGUR

Një zog i vetmuar
Në degët krahëthatë
Hulumton lastarin e fundit
Të ditës së dhunuar

Pranvera ka kohë që kaloi këndej
Si shkuma e pështymës
Tretet dita
Në syrin e gjarprit

Isha i vetmuar në horizont
Deti përkundej në thellësi
Varka e thyer
Në valët e gjelbër
Tundej në zhgjëndrrën e shkumës

Më mbajtën të mbërthyer
Deri sa pushoi shiu
Këmisha ime e lagur
Përjargej
Pikat e gjakut kullonin
Nga tërbimet e dallgëve


AJO LARGËSI E PANGJYRË

Sa herë që i hapi dritaret
Të hyj dielli
Në kujtesën time
Çdo herë e më pak
Më kujtohen  fjalët e tua

Fytyra disi më ofrohet
Si një vegim i largët
Preki ajrin
Nuk ndjej asnjë dridhje
Në qerpikët e ditës

Ti je diku larg
Në nënsqetullat e tua e fshehe
Vetminë time
Më lë kështu të hutuar
As pantallonat më nuk di se ku i kam
Ajo largësi e pangjyrë
Më ikën diku tej fjalëve


SËRISH PËRSËRISË

Dua që vetvetja e ime
Të ma kthej borxhin e ditëve
Të kafshuara
Nëse është sot e premte
Çfarë rëndësie ka e diela
Kur ti nuk vjen

Sërish përsërisë
E kaluara nuk ka ikur
Por ti u largove në padukshmëri
Të skajshmërisë

Hyre në gjumin e lumit
Me tërë forcën e fjalës
Dhe një kohë të gjatë
Mbete pengu i valëve

Mos shpreso kot
Ti e di se kur isha i vogël
Më frikonin me thonjtë e maces

Nëse nuk rri urtë
Do ma grithi fytyrën
Dhe kështu
Prej kokës së sëmurë
Shtrydhnin guximin e lëkurës


NËSE TË PREMTON KOHA

Nëse ke kohë për të humbur
Hyrë në poezinë time
Aty do të gjesh
Vetveten
Ose yllin tënd
Që t’i ndriçon rrugët

Çka do që kërkon
I gjen në trastën e lypsarit
Edhe ëndrrat e huazuara
Mund t’i kërkosh
Në xhepat e vegimit

Mos u bezdis
Nëse në kërkimet e tua
Nuk takohesh me vetveten
kjo i ngjanë çdokujt
Kur e kërkon të pamundurën

Posa të takohesh me imagjinatën
Kij kujdes
Mos e lëndo kujtesën
Loja as nuk fillon
E as nuk përfundon me këtë takim

Nëse të premton koha
Hyrë në poezinë time
Për ty
Gjithmonë do të jenë  të hapura
Dyert e bardha
Lexuesi i im i dashur


FRYMËMARRJA E LISIT

Një krismë e shurdhët
Kafshon çatinë e vjetër
Nusja përtyp lotin e ditës
Nën mëllagën e kuqe
Disa pika gjaku

Ngadalë si një pendël
E zogut të plagosur
Nëpër ajrin e padukshëm
Zbret frymëmarrja e lisit
Dhe fshehurazi në këtë hapësirë
Fillon një ditë e trishtueshme


NUSET

Nga degët e një lisi
Zbriti cijatja e trishtuar
Pas qindra viteve
Merimanga tregoi fytyrën e padukshme

Kjo ishte imazhi i ditës
Për tregimin e këmishëve
Të endura
Nga një lloj mëndafshi artificial

Lotët e kristalta të nuseve
Ende presin në gjerdek
Ushtarin e trojeve tona
Që shkoi për ta sjellë lirinë


NË THINJAT E DIELLIT

Kur u zgjuam në mëngjes
Jonit ja kishin vjedhur kaiket
Këlcyra i shkulte
Flokët e gjata të besës

Në thinjat e diellit
Po rrotullohen
Shpirtrat e fantazmave
Pashai i madh
Edhe njëherë ngriti kokën
Sytë e kaltër të detit
Me mallëngjim e shikuan Jonin
Që nuk e ndalnin kujën


FJALËT

Fjalët janë bishta kuajsh
Krife luanësh
Prej çastit në çast
Rriten si flokët e fëmijëve

Herë turbullojnë lumin
E herë zhdukin lotin
E fluturimit të zogut

Fjalët flenë në lojën e gjuhës
Kur dhëmbët
Kafshojnë rrufetë
Ato zbuten
Shndërrohen në grimca ajri

Ato grimca janë aq të padukshme
Sa që nuk ekzistojnë
Nëpër librat e pluhurosur

Prej tyre ngjallen fantazmat
Të pashpirtëve japin infuzion
Fjalët
Që shembin malin
Kur i krehim si krifat e kuajve


DERI SA NE MARRIM FRYMË

Sa i paska buzët e thata
Kjo gotë e palarë
Kush piu mbrëmë verën e kuqe
Nga rrënjët e pjergullës
Dallëndyshet e ndalën frymëmarrje
Në telat elektrike

Këto janë  ditë të veçanta
Kur e pjekim hënën
Çka ndodhi me flokët e tua
Që i shkurtoi nata
Zemërimet derdhen si nga shtamba
Kur i vjelim yjet

Këto duar tona të buta
E të papërcaktuara
Pambarimisht përqafojnë
Vështrimin e galaktikës
Deri sa ne marrim frymë
Si peshqit në këtë ajër të ndotur


IK

Ik tani
Mos më rri kaq afër
S’dua të gufojë nga brendia ime
Ky mllef
Që është grumbulluar me vite
Një ditë
Mund të mbytet Etna

Ik sa më larg
Ik përtej vetvetes
S’do të merrem sot me ty
Kam shumë gjëra të pakryera
Rreth kultivimit të luleve

Ti akoma mendon
Se ekziston
Mos vallë e harrove vdekjen tënde
Unë edhe i vdekur
S’mund t’i lë anash lulet
Që i ujita
Dikur me lot


ÇKA U BË ME JU

Kur ju të gjithë
Pa marrë parasysh se cili
U larguat këtej
Duke i harruar
Aromat e luleve më të bukura

Nga bleta punëtore
U bëtë miza të mërzitshme
Në kosharet e zbrazëta
Sot lodrojnë minjtë

Në të katër anët e mendjes
Ju kanë mbetur vëllazëritë
Asnjë shtambë poçari
Nuk e mbanë më ujin e kujtesës

I gjuajtët muzat
Në kanalizimin e harresës
Sa do që të këndoni
Nata nuk mbinë
Në ndërgjegjen e juaj

Çka u bë me ju
Ishit aq të mirë dje
Sa që ajo mirësi e kaluar
Sot po shndërrohet në hipokrizi


NË DAÇ RRI NË DAÇ IK

Hyre në këtë labirint
Si te nusja në gjerdek
Në të dy anët e jetës
Mbete njëqind vjet

Deshe të ikësh
Si skilja me bisht të djegur
Por mbete në gjysmë të rrugës
Si kungulli i pjekur

Në daç ik
E në daç rri mor mik
ti ia dole kësaj pune
Se kishe pas kaçik


TI SËRISH DO TË JESH

Të ecësh nëpër sinorët e kujtesës
Apo t’i  kalërosh valët e detit
Nuk është njësoj
Sikurse vrapi
Në gjumin e merimangës

Ti ke një forcë në vete
Që të shtynë
T’i kapërcesh rrugët e pamundura
Në kokrrën e kripës

Të ecësh drejtë të panjohurës
Në zbulimin kontinenteve
Që janë fundosur
Para krijimit të botës

I di ti shtigjet e errëta
Kah rrëshqitën zvarranikët
Disa miliona vite më parë
kur u gjet zjarri
Ti e pjeke mishin e babait tënd

Edhe para kafshimit të mollës
Nuk ishin të befasishme
Këto shqetësime të tua
Derisa në kokrrën e një  arre
I hulumton krahasimet e thelpinjve
Me trurin tim të rrudhur

Në daç kalëro
Me vetëtimat e zeza
Ose hyrë në gjerësinë
Apo në thellësinë e çmendurisë së detit
Ti sërish do të jesh
Në fillim të itinerarit të trishtuar


AQ SHUMË ZJARRE

Para se të krijohet njeriu
Nga kristalet e qiellit
U krijuan lotët
Pastaj syri
Hyri në përrallën e uritur
Me pangopësinë shpirtit
I tejkaloj hartat e vetëdijes

U krijuan edhe shumë gjëra
Të tjera
Me vlerë
E pa kurrfarë vlere
Në perimetrin e memories

Dikur më vonë
Lindi fjala në trurin e vogël
Që sot para çdo gjëje
Vret më keq se rrufeja

Nuk di
Nga kush e huazuan gjuhën
Nga kuçedra
Apo gjarpri me flokë të thinjur
Aq shumë zjarre pështynë
Ky zvarranik
Në qenien e njeriut
Sa që e djeg
Edhe zjarrin e Ferrit


Pergatiti Flori Bruqi

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...