2011-08-29

Ç'THANË PËR DEMOSTRATAT E VITIT 1981?

Shpalosje historike

Sunday, 21 August, 2011 20:22
From:
View contact details
 
 
 
To:
ptcflomed@yahoo.co.uk
 
ÇKA THANE PER DEMONSTRATAT E V. 1981: Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi...?
*Cili ishte qendrimi i Shtetit Shqiptar per keto Demonstrata ?
Çka tha Enver Hoxha per Sinan Hasanin dhe anasjelltas...?

Shkruan: RESHAT BADALLAJ, Hanover

Tashme dihet boterisht se Demonstratat gjithepopullore dhe Revulucionare te vitit 1981, bene kthese te madhe historike. Qe nga ajo dite, pikerishte me 11 mars te ketij viti, kurre nuk pushoi populli liridashes kosovare per liri nga qizmet e pushtuesit serbiane dhe langojve cetniko-titist. Shih per kete,tradhtaret e kombit nuk lane gur e dru bashke per te levizur kunder atdhetareve, qe kishin nisur vallen e lirise,pra zagaret serbiane degjonin edhe frymarrjen. Çuditerisht,tridhjete vjete me vone, nje klysh, nje bir shkine, doli kunder Demonstratave te vitit 1981, qe bera nje shkrim,lidhur me kete Demonstrate. Doren ne zemer, doli "burre" dhe haptazi tregoi se ishte i nje familje te zagareve serbiane.Aferim!
Ne, po i´a japim pike per pike...*

Fjala e FADIL HOXHES para aktivit politik te Prishtines,me 3 prill 1981, me titull: DEMONSTRAT QENE TE ORJENTUARA NE RADHE TE PARE KUNDER POPULLIT SHQIPTAR
Shoqe dhe shoke, deshiroje te them menjehere ne menyre te qarte,se ngjarjet jane veper e kurdisur mjeshtrisht me karakter armiqesor. Kjo eshte veper e kontrarevulucionit, e armiqeve te hapet te Jugosllavise socialiste.Elementet armiqesore po tentojne me parulla te rrejshme dhe demagogjike, ne esence me kerkesa nacionaliste dhe shoveniste te mashtrojne dhe te cojne ne rruge te gabueshme nje numer te rinjve.Per ne nuk eshte i panjohur fakti se armiqte tane me parullen "KOSOVA REPUBLIKE"perhere manipulojne kur tentojne te sulmojne sistemin tone nga arsenali armiqesor.Kjo nuk eshte ndeshje e pare qe luftojme kunder tyre.ATA JANE ARMIQTE E NJOHUR,ata kane qene nder armiqte kryesor te LNC-es dhe te revulucionit. Ata pak tradhtare te mjerueshem me parulla demagogjike dhe armiqesore,keta elemente armiqesore fare te paturpshem denohen nga gjithe popujt.
Ne po te njejtin diskutim Fadil Hoxha, pati deklaruar edhe fjalet:"pleh i Kosoves" dhe "bira e minit 300 grosh"

Deklarate e XHAVIT NIMANIT kryetar i kryesise se KSAK me titull: KUNDER VEPRIMTARISE ARMIQESORE DO TI NDERMARRIM TE GJITHA MASAT
Armiku tentoi qe per qellimet e veta armiqesore ta mashtroje rinine studentore e shkollore si dhe punetoret.Kombet e kombesite te Kosoves duke hetuar prapavijne armiqesore te demonstratave ata i denuan ashper forcat armiqesore te cilet nuk arriten t´i dobsojne,unitetin, vellazerim-bashkimin. Ne demonstratat me karakter armiqesor nga pozita e nacionalizmit shqiptar me 11 e 26 mars, me 1 prill dhe sot,jane te koncentruara per veprimtari armiqesore,forcat armiqesore perdoren metoda te ndyera,ne kete menyre armiku nuk pati sukses, sepse Jugosllavia i denon ashper duke hetuar prapavijen armiqesore.

MAHMUT BAKALLI ne Mbledhjen e Komitetit Krahinor te LK te Kosoves, me 7 prill 1981: PARULLA "KOSOVA REPUBLIKE"-NE ESENCE FSHEH NE VETVETE ASPIRATAT IRREDENTISTE DHE ARMIQESORE. Qe disa dite jemi ballafaquar ne krahinen tone me nje situate tejet te nderlikuar dhe te veshtire politike e te sigurise qe u krijua me veprim te armikut te brerndshem e u nxit e u kordinua nga armiku i jashtem. Ne esence ne i njohim forcat reakcionare te cilat i organizojne keto demonstrata. U paraqiten me vendalizem,kercnime, presione. Me parullat demagogjike nacionaliste ata ne te vertete ne vend te barazise nacionale dhe vellazerim-bashkimit imponuan urrejtje ndaj popujve te tjere.Me te njejtin qellim,irredentist nacionalist e armiqesor ata theksuan edhe parullen "DUAM REPUBLIKE"! Pasojat me te renda te ketyre demonstratave armiqesore dhe veprimtarise se armikut nga pozita e nacionalizmit e seperatizmit shqiptare reflektohen ne marrdhanjet ndernacionale ne Kosove. Ato tani kane krijuar nje ndenje te ftohjes si ne krahinen tone ashtu edhe ne mardhenjet NE REPUBLIKEN E SERBISE DHE NE JUGOSLLAVI.

Nga fjala e AZEM VLLASIT: A netare i Kryesise se LSPP-es se Kosoves te mbajtur me 13 prill 1981, me titull: ESKALACIONI I VEPRIMTARISE KUNDERREVULUCIONARE
Organizatoret dhe nxitesit e veprimtarise armiqesore dhe kesaj here nxoren ne shesh shume teza dhe parolla nga arsenali dogmatik inforbyrist,irredentist, antijugosllav te hedhin faren e urrejtjes ne radhet e kombeve dhe kombesive tona. Organizatoret dhe nxitesit e trazirave perdornin metodat e dhunes,sulmit dhe orragances. Artikulli i botuar ne gazeten "ZERI I POPULLIT" eshte me plote informata te rreme...

KY ESHTE ARTIKULLI I "ZERIT TE POPULLIT" I DATES 17 MAJ 1981, ME TITULL: KERKESA PER STATUSIN  E REPUBLIKES SE KOSOVES ESHTE E DREJTE: 
"Njeri pas tjetrit,shtabet politike te Jugosllavise,qe nga instancat me te uleta e deri ne ato me te larta, qe nga krahinat,republikat e deri ne federate,qe nga organizatat baze e deri ne Komitetin Qendror te LKJ-es, u mblodhen per te diskutuar per ngjarjet ne Kosove. Kudo mallkime per popullin e rinine kosovare,kudo kercnime sharje dhe fyerje! Shovenizmi serbomadh dhe antishqiptar po mbulon Jugosllavine. Udheheqesit jugosllave.jane vene ne nje gare oratorie se kush eshte me i zoti, te mbuloje shkaqet e verteta te demonstratave e revoltave te popullesise shqiptare ne Kosove, te fsheh masakrat cnjerzore dhe barbarizmat e ushtareve serbe, te denigroje shqiptaret e Kosoves. Te gjithe nxitojne se kush me pare te propozoje masat me dragoniane, se kush te parashtroje masat me shtypese e me antihumane ndaj tyre. Por sot, ne kete artikull, nuk kemi ndermende te kthemi te shpjegimi i ngjarjeve tragjike te Kosoves, te tregojme se ku e kane burimin e kush i shkaktoi ato.  Pikepamjet dhe qendrimin tone per kete ceshtje e kemi shprehur ne artikujt qe kemi shkruar me 8 dhe 23 prill. Atyre, s´kemi c´u te heqim dhe cka t´u shtojme. Ato qe kishim per t´i thene i thame hapur,drejt, me sinqeritet e me ndenje te larte pergjegjesie. Menduam se ne udheheqjen jugosllave mbas tronditjeve dhe hutimeve te para, do te fitonte,arsyeja,gjakftoftesia, gjykimi realist e objektiv i shkaqeve qe cuan ne tragjedine e re te Kosoves,se interesat, miqesia dhe uniteti i kombeve dhe kombesive qe e perbejne ate, do te qendronin mbi paragjikimet e vjetra e te reja nacionaliste. Kjo nuk ndodhi. Perkundrazi, te gjitha organizmat e organet qeveritare te Lidhjes Komuniste, i perfshiu nje vale e eger shovenizmi, jo vetem kunder shqiptareve te Kosoves,por edhe kunder Partise se Punes se Punes Popullore Socialiste te Shqiperise, kunder vijes dhe politikes se tyre te drejte ndaj Jugosllavise. Shqiperine, e akuzojne aq me shume, e as me pak "se ka nderhyre ne punet e brendshem te Jugosllavise". Paskemi nderhyre,pse denuam publikisht masakrat qe u bene ne Kosove, pse thame te verteten se atje jane vrare,plagosur e arrestuar me mijera njerez! uDHEHEQESIT JUGOSLLAVE MOS PRISNIN qe do t´i dergojme pershendetje per keto krime e barbarizma? Paskemi nderhyre,pse thame ne artikujt tane se kosovaret kane te drejte statusin e republikes...
Udheheqesit jugosllave,keto dite, kane folur shume per kete ceshtje, por asnjeri nuk ka shpjeguar pse KOSOVA NUK MUND TE JETE REPUBLIKE... Popullin shqiptar nuk e POLLI AS ROMA E CESAREVE, AS SLLAVET E STEFAN DUSHANIT AS SULLTANET E OSMANEVE DHE AS ITALIA FASHISTE E MUSOLINIT. Populli shqiptare ka historin e tij shume shekullore,plote me luftera per liri, per ekzistenece. Populli shqiptar luftoi dhe rrojti me shekuj. Ai qendroi nje etni kompakte,pavarsisht se e percane dhe e coptuan. Kush e mohon kete realitet, jo vetem qe shkakton te qeshura, por tregon edhe ndenjat e tij te egra shoveniste...................

ÇKA THA ENVER HOXHA PER SINAN HASANIN DHE ÇKA SINAN HASANI PER ENVER HOXHEN...?
"Tash na del nje qen serb me emrin SINAN HASANI, qe arrin deri atje, sa te thote se jane jugosllavet, qe formuan Partine tone, qe organizuan luften nacionalclirimtare shqiptare dhe i dhane cdo gje Shqiperise. Por le te lehe, ai per ate pune paguet."

Nderkaq, Sinan Hasani thote: "ENVER HOXHA ESHTE DHI E ZGJEBOSUR"

*Marre nga libri i katerte, i autorit RESHAT BADALLAJ me titull: "LUFTA E GRISHES,ARRATISJA, GJARPERINJT E GJAKUT DHE FITORJA E ARBËRIT", faqe 40-45

lARS kEPLER : "Hipnotizuesi", libri i ri i Sh.B.DITURIA, gusht 2011


Hipnotizuesi

Të dashur miq, kolegë, dashamirës dhe lexues të Shtëpisë Botuese DITURIA,Këtë herë ju prezantojmë romanin e ri “Hipnotizuesi”, të Lars Keplerit, pseudonim pas të cilit fshihet autori debutues i trilleritqë ka tronditur jo vetëm tregun suedez të botimit: tashmë ai është botuar në 37 gjuhëdhe po ekranizohet për film artistik me të njëjtin titull.Romani hapet me vrasjen brutale, ose më mirë me masakrën, e një familjeje në Stokholm: prindërit dhe vajza e vogël e familjes janë gjetur të vdekur. I vetmi i mbijetuar është djali i shtëpisë, pesëmbëdhjetëvjeçari Jozef Eku.Ai është shtruar në gjendje të rëndë shoku dhe nuk komunikon me botën përreth, por duke qenë dëshmitari i vetëm i ngjarjes duhet pyetur tani, sepse vrasësi kërkon ta përmbushë veprën duke vrarë edhe motrën e madhe të Jozefit.Ka vetëm një mënyrë për të marrë ndonjë të dhënë: të hipnotizohet Jozefi menjëherë dhe këtë mund ta bëjë vetëm mjeshtri i hipnozës, Dr. Erik Maria Bark, i cili para 10 vjetësh ka premtuar të mos e praktikojë më hipnozën.Eriku nuk e di se e vërteta që do të vijë prej djalit nën hipnozë do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e tij...Një histori tërheqëse dhe shumë e veçantë, që bën për vete që në faqet e para këdo që e merr librin në dorë.Ritmi dhe stili tërheqës, e ndihmojnë lexuesin t'i ndjekë me shumë vëmendje e kërshëri ngjarjet që pasojnë njëra-tjetrën.Një libër i strukturuar me mjeshtëri të jashtëzakonshme, ku suspansa e ankthi sa vijnë e rriten dhe tensioni shtohet.

TAKIMI I PARË, ME GJEÇOVIN


[fryma] NË ZYM TË HASIT, TE GJEÇOVI E ANTON PASHKU (Reportazh nga Kosova)

Friday, 26 August, 2011 1:02
From:
 
 
To:
ptcflomed@yahoo.co.uk

 

 

Ndue Dedaj

TAKIMI I PARË, ME GJEÇOVIN

U1_ateshtjefengjecovi
Kushdo që vete në Zym, e para gjë që bën, pyet se ku prehet Shtjefën Gjeçovi. Nuk bëjmë përjashtim as ne. Dhe, fati ka dashur që të hasim në udhërrëfyesit e duhur. Gazetari i njohur Frrok Kristaj e studiuesi i historisë, Nikollë Kërhanaj, njerëzit që na shoqërojnë në “takimin” me Gjeçovin, na e rrëfejnë vrasjen e tij nga serbët si të ketë ndodhur dje, edhe pse kanë kaluar 80 vjet nga ai 14 tetor i 1929-s, e ata as që kishin lindur asokohe. Por detajet e asaj vrasjeje i “mbajnë mend” mirë prej prindërve të tyre dhe kujtesës së historisë. Kjo ka qenë natyra e komunikimit në malet shqiptare, mot-motesh, përmes këngëve, rrëfimit të historive, ngjarjeve, që më shumë shtegtonin gojë më gojë, se me përmes letrës së bardhë. Gjeçovi dijetar e hero prehet brenda rrënojave të kishës së Shna Premtes. Po aty, ngjitur me shkrimtarin e Kanunit, është dhe varri i një tjetër atdhetari, At Luigj Palajt, rënë me 1913, dhe ai si një dëshmor i kombit. Kosova është i vetmi vend i Ballkanit, ku mund të flitet për heronj, si në vitet e para të shekullit XX, si në vitet e fundit të atij shekulli, kur dihet që ajo u çlirua më 1999, në vitin e parafundit të tij. Dikush e paskësh quajtur “varrezë kombëtare” këtë të Zymit, pasi këtu prehet dhe shkrimtari i madh Anton Pashku, aktorja e famshme Katarina Josifi, sopranoja e njohur Hermina Leka etj. Por dhe dy varre “interesante”, që u përkasin dy motrave të nderit (murgeshave) Marie dhe Dila Nerjovaj, nga Lugishta e Hasit. Kur popullata e atij katundi kaloi në besimin islam më 1852, ato të dyja lanë amanet që, kur të vdisnin, t’i sillnin në Shëngjergj, dhe ashtu ngjau. Nuk është aspak çudi që trazime apo rrethana të historisë sonë i gjen dhe në varreza, si “palimpseste” që mund t’ua rrokësh domethënien, për të kuptuar dhe më thellë ngjarjet që kanë ndodhur, edhe ato “rreshta” që mund të mungojnë në manualet e historisë.
Në Zym prej 40 vjetësh organizohen “Takimet e Gjeçovit”, bash prej këtyre njerëzve që kemi në krah si udhërrëfyes. Në fillim bëheshin te Lisat e Shna Premtes, pastaj te Lteri aty pranë dhe së fundi në amfiteatrin e ri. Ato janë manifestime të përvitshme shpirtërore, letrare, artistike. Gjithnjë brenda atyre “takimeve” ka vend për “Orën e Anton Pashkut”, ku kumtohet për shkrimtarin dhe veprën e tij. Takimet ndiqen nga banorët dhe elita kulturore shqiptare e Prishtinës, Ulqinit, Shkupit, tash dhe nga Shqipëria. Në tetor të këtij viti do të jetë i 40-i “Takim” kulturor mbarëkombëtar me Gjeçovin dhe Frrok Kristaj, ashtu si para dyzet vjetësh, është sërish prijetar i kësaj veprimtaria shembullore.

“ABETARJA E ZYMIT” E VITIT 1900

Zymi krenohet me të drejtë me abetaren e tij shqipe qysh më 1900-ën, e cila sipas Nikollë Kërhanajt besohet se u shaptilografua në mjediset e kishës së Zymit. Ky lokalitet e niste shekullin e ri, atë të njëzetë, me një monument vetanak të dijes. Mund të jetë ndër rastet e rralla, jo vetëm në botën shqiptare, kur një lokalitet ka abetaren e vet. Por kur mediton mbi udhën e shkronjave shqipe nëpër kreshta malesh, e kupton se aty ku kishte pasur Pjetër Bogdan në shekullin e 17-të, pse të mos kishte “Abetare të Zymit” dy shekuj më vonë. Ndërkohë që shkolla e parë aty kishte qenë hapur qysh në vitin 1864. Abetarja e Zymit është e skalitur në gur dhe një fotografi aty është një kujtim domethënës për çdo shqiptar. Simbolika kombëtare zotëron kudo në Zym, pasi aty është ruajtur aq mirë palca e identitetit tonë. Mjafton të shohësh qoftë dhe lterin e kishës së Shna Premtes, i cili përpos se objekt kulti, paraqet një shqiponjë, një libër dhe një shtyllë, kjo e fundit në kuptimin e qëndresës. Udhërrëfyesit tanë s’reshtin së foluri. Ata na prijnë për te një tjetër shenjë kulturore e identitetit të këtij vendi e këtyre njerëzve. Një lapidar mes blerimit kushtuar atyre zymjanëve që në dekadën e fundit të shekullit XX (1991-1999), përsëritën historinë; kur serbët i dëbuan nga shkolla mësuesit dhe nxënësit, domethënë nga “abetarja” e tyre shqipe, ata hapën dyert e shtëpive të tyre për të mësuar fëmijët, i bënë shkolla. “Ka qenë ish-Presidenti Fatmir Sejdiu që e ka përuruar këtë lapidar”, - shton njëri nga ata.
Hasin, kufiri e ndan në dy pjesë thuajse të barabarta, pjesa e Kosovës: 241 km katrorë me 40 mijë banorë dhe pjesë e Shqipërisë: 243 km katrorë me 21 mijë banorë. Tani pak rëndësi ka kjo e dhënë, por dje ishte ndryshe. I binte që një krahinë e tërë shqiptare, nga më të njohurat, të ishte e përgjysmuar me Serbinë. Por dhe pse shteti serb kishte në administrim territorin, ne kishim aty një nga gurët e themelit të kombëtarisë sonë. Përmendet se disa zymjanë kishin marrë pjesë në Betejën e Kosovës (1389). Një ndër gjashtë hipotezat mbi origjinën e Skënderbeut, thotë se ai ishte nga Hasi i Thatë, teksa ishin mirëfilli prej këndej: Pal Hasi, dinastia Bogdani (Ndre, Pjetër, Gjon e Lukë Bogdani), apo ku shërbyen Mëhill Suma, Lazër Lumëzi, Ndue Bytyçi etj. Ndër më të shquarit kishte qenë ipeshkvi dhe shkrimtari nga Gjakova, Gjon Nikollë Kazazi që kishte zbuluar në Romë “Mesharin” e Buzukut. Në Zym të Hasit, për gjysmë shekulli (1702-1752), ka qenë strehuar, për shkak të përndjekjeve osmane, Ipeshkvia Shkup-Prizren. Na thonë se në Kuvendin e Arbërit (më 1703) në Mërçi të Lezhës, bashkë me Ipeshkvin Pjetër Karagiqi, patën marrë pjesë dhe dy zymjanë.
Zymi është quajtur “Roma e Vogël”, pasi, ashtu si kryeqyteti italian, është i vendosur në shtatë kodra, në secilën nga një lagje. (Na bie ndërmend një novelë e Kasëm Trebeshinës me titullin “Fshati mbi shtatë kodrina”.) Por kjo “Roma e Vogël” hasjane nuk ishte si kryeqyteti italian, ku kishin kryer studimet për teologji e filozofi apo ishin shuguruar ipeshkvinj edhe shqiptarë të këtyre anëve, përkundrazi ishte një vend i thatë, pa ujë të mjaftueshëm, me rrugë të ngushta, me tokë gëlqerore, siç e përshkruajnë autorët vendës, çka sipas tyre, i kishin dhënë Zymit një pamje të zymtë, nën hijen e “olimpike” të Pashtrikut. Zymi i sotëm, i cili shkon me komunën e Prizrenit, ka një peizazh mahnitës, me lisat e mëdhenj të moçëm, amfiteatrin e ri “gjeçovian” me 1000 vende, në shëmbëllim të atij të Durrësit, me dy shtatore që sikur flasin me njëra-tjetrën; e Gjeçovit dhe e Bogdanit (së afërmi), kishën e Zojës, obeliskun e Abetares së Zymit, shkollën fillore, gjimnazin “Gjon Buzuku”, bibliotekën, muzeun etj. Zymi ka 6000 banorë, të besimit katolik dhe atij mysliman, por rrojnë aty më pak se një e treta, pasi të tjerët janë në emigracion, shumica në Kroaci. Njerëz të urtë, të fisëm, s’ka pasur kurrë grindje dhe sherre me tyre; kanë fituar dhe kulturën e emigracionit, që do të thotë, kulturë e vendeve europiane nga vijnë. Po ashtu, është për t’u përmendur toleranca fetare etj.

“ZOJA E HASIT, LUTU PËR NE”!

“Dyndet krejt Dukagjini në këtë ditë e vjen këtu. Janë rreth dhjetë mijë veta në procesionin e sotëm të pajtores sonë, “Të ngjiturit e Zojës së Bekuar në Qiell”. Ne shqiptarët e emërtojmë këtë shenjtore me emërtime të llojllojshme, si: Zoja e Madhe, Zoja e Berishës, Zoja e Grudës, Zoja e Hasit, ku në veçanti është e njohur Shenjtorja në Letnicë të Kosovës (e quajtur dhe “Zoja e Cernagorës”) nga e mori edhe Nënë Tereza thirrjen për të shkuar për murgeshë. Historiani i palodhur, Nikollë Kërhanaj dhe frati At Ndue Kajtazi kanë shkruar një monografi për Zojën e Hasit dhe udhën e saj mes banorëve të kësaj treve, që epiteti “i thatë” na duket se tash nuk i shkon më as relievit. Në Kosovë ka një përpjekje serioze të studiuesve dhe krijuesve për të dokumentuar historinë, traditat, etnokulturën e trevave shqiptare në viset dardane. Është vërtet emocionuese të shohësh flamurin e ri të shtetit të Kosovës të valëvitet në majë të kambanores së kishës së Zojës në Zym.

PRITET TË “VIJË” PJETËR BOGDANI

Pjetër Bogdani (1630 - 1689), i lindur në Gur të Hasit të Prizrenit, autori i mirënjohur i “Çetës së Profetëve”, ndër të parat vepra origjinale të letërsisë shqipe, përndryshe “vepra e parë në prozë e shkruar në gjuhën shqipe”, duket pak më i largët në ligjërimin e ditës, si të gjitha majat që tashmë janë shfaqur plotësisht, dhe rrinë atje lart në krye, mbështjellë me pak mjegull. “Çeta e profetëve” përmban Sibilat, shkruar nga vetë autori, apo dhe nga ndonjë i afërm i tij. Ndër to me interes të veçantë është një vjershë e Lukë Bogdanit, që sjell të gjallë kujtimin e Skënderbeut dhe mbresat e autorit për madhështinë e vendlindjes. Pjetër Bogdani e shkriu jetën në male duke predikuar mirësinë, humanizmin, qëndresën e shqiptarëve. Në njërën nga vjershat e tij, të vitit 1685 (“Sibila Persika”), ai shkruan: 
“Kumbon zani malesh e këlthet ndë shkretëti
sihariq me dhanë e udhë të drejtë 
shekullit me çelë...”,
ku predikon një jetë pa vese, faje e sherre, por vetëm të shëlbuemit e njeriut në “udhën e drejtë” të kishës e besimit.
...Dhe ja, ky kolos i përndritur i kombit tonë pritet të “ngjitet” në piedestal në Zym. Shtatoren e tij po e punon skulptori i njohur shkodran, Sadik Spahia, në Tiranë, që ka bërë dhe atë të Gjeçovit. Secila nga të dyja shtatoret do të jetë tre metra e lartë, mbi një bazament po prej tre metrash. Ata janë konceptuar sikur “flasin” me njëra-tjetrën, siç kanë folur mes tyre kohët shqiptare të këtyre maleve, Mesjeta me Rilindjen. Është vendosur tashmë shtatorja e Gjeçovit dhe pritet të përfundojë dhe ajo e Bogdanit, që veçse një nga shkrimtarët e parë të letërsisë shqipe, ka qenë dhe ipeshkëv i Shkodrës, Kosovës, udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689. 
Është e ditur tashmë se shpesh atelietë e shkrimtarëve të parë kanë qenë pikërisht famullitë, pasi në kësi vendesh janë shkruar dhe poezitë e Palit prej Hasi, dhe “shënimet” e Gjon Nikollë Kazazit, dhe Kanuni i Gjeçovit, i cili ndonjëherë botonte me pseudonimin “L’keni i Hasit”.

ANTON PASHKU SHKRUANTE NËPËR RRASA GURI...

Në fjalët e udhërrëfyesve tanë të këtij reportazhi ka emocion kur bie fjala për Anton Pashkun. Gjeniu i modernitetit në letërsi, siç e quajnë në Kosovë, nuk ka fjalë. Duhet lexuar dhe në përtejheshtjen e tij. “Vinte shpesh në rininë e tij këtu në Zym, kishte dajat në shtëpinë tonë (të Kërhanajve), e ndoshta kur ka shkrue tregimin ‘Nën qarr po rrinte vasha’, më 1959 (botuar në librin me tregime “Lutjet e mbrëmjes”) ka pasë parasysh këtë lisin tonë treqindvjeçar dhe të motrën nën hijen e tij”, - thotë Nikolla, duke na treguar një lis madhështor në qendër të Zymit. Kurse Frroku na rrëfen diçka krejt të veçantë që dhe e ka botuar në shkrimet e tij: “Kur Antoni vinte në Zym, shkonte me barinjtë e dajave të tij për të ruajtur bagëtinë. Dhe teksa ai sillej nëpër mal, shkruante nëpër rrasa guri. Pasi kthehej nga mali ku ruanin bagëtinë, Antoni i bartte rrasat e gurit të shkruara prej tij, nga Rrethi i Bletës, Lëndinat e Shënkollit, Bunari i Ri e deri te Kroi i Laskavecit... Ato rrasa i palonte nën strehën e shtëpisë së njërit prej dajave, bacës Mark, i cili kujdesej për to, pasi e donte shumë Antonin”. Barinjtë gjithnjë merreshin me diçka; gdhendnin figura shpendësh, bënin furka, blixha, apo dhe ndonjë pushke druri-lodër për fëmijët, por nuk kishte nga ata që shkruanin nëpër rrasa. Anton Pashku me ato shkrime a shenjëzime duket se imitonte të parët që shkruanin në papiruse. Më vonë ato rrasa patën humbur dhe askush nuk e di se ç’kishin qenë ato shenja apo fjalë të shkruara. Por sidoqoftë, aty niste letërsia e tij, prej guri. E shkrimtarit që Ibrahim Rugova do ta quante, Xhojsi i letërsisë shqiptare. Do të ketë qenë ndonjë lloj semiotike guri, tash e përhumbur, por ndoshta letërsia e mëvonshme e tij na e thotë sadopak se cilat kishin qenë ato kodet e tij krijuese që ai së pari ia kishte falur gurit... E ne, s’bëjmë gjë tjetër veçse përkulemi me nderim të thellë para gurit të varrit të tij, fare pranë atij të Gjeçovit. 
Petrit Palushi, shkrimtari i njohur kuksian, vite më parë ka krijuar “Klubin Anton Pashku” në Kukës, që ka zhvilluar një varg veprimtarish kushtuar shkrimtarit të njohur, e ku me siguri që do të ketë menduar dhe për “Orët” e ardhshme letrare të Pashkut. 
Për më tepër, në Prishtinë ka një shtëpi botuese në emrin e Anton Pashkut, që publikon në vazhdimësi letërsi.

NJË PRINCESHË E AKTRIMIT SHQIPTAR, KATARINA JOSIPI

Për Katin, siç e thërrisnin aktoren më të madhe të teatrit në Kosovë, flitet veçse me gjuhë poetike. E kanë quajtur “primadonë të teatrit shqiptar”, “ikonë të skenës në Kosovë”, “fenomeni Katerina Josipi”, “një firmë artistike par ekselans”, “një emër unikal dhe i papërsëritshëm skenik”, “prijatare e dramës shqipe” etj. Publicisti dhe shkrimtari Frrok Kristaj i ka kushtuar një monografi. Ai shkruan se emri i Katit është guri dhe dërrasa e parë e binës dhe e skenës së teatrit në gjuhën e ëmbël të trojeve etnike shqiptare jashtë Shqipërisë administrative. Katarina qe lindur në Zym të Hasit, më 9 nëntor 1943, ku dhe e nisi shkollën fillore, në gjuhën serbe, pas vrasjes së Gjeçovit. Në vitin 1948 hyri si femra e parë shqiptare në Teatrin Popullor të Prishtinës. Kati e famshme nuk rroi gjatë, u nda nga jeta me 1969, kur ishte vetëm 46 vjeç dhe “shtegtoi” nga Prishtina për t’u varrosur në Zymin e dhèlindjes. Si një motër e madhe e Bekim Fehmiut të paarritshëm, me të cilin luajti në Teatrin e Prishtinës. Po ashtu, dhe e Nexhmie Pagarushës, Muharrem Qenës, Ekrem Kryeziut, Hyrie Hanës, Istref Begollit e të tjerë, me të cilët gjithashtu luajti në skenën e Teatrit, por dhe e Tefta Tashkos, Marie Logarecit, Tinka Kurtit, Mihal Popit, Besim Levonjës, Pjetër Gjokës, me të cilët nuk pati fatin të ndante skenën, por vetëm atdhetarinë. Kati luajti 73 role, duke krijuar një figurë unike të aktores së madhe kosovare, që shndriti dhe u shua si një meteor në qiellin e Kosovës.
Dy ndër prijatarët kulturorë të Zymit padyshim janë Frrok Kristaj e Nikollë Kërhanaj. Ata dhe të tjerë kujdesen për gjithçka që ka të bëjë me ceremonitë, shkrimet, titujt, emblemat e këtushme. I fundit si famullitar ka ardhur nga Kroacia Dom Ndue Ballabani. Falë kësaj elite kulturore, arsimtarëve të devotshëm, nxënësve, banorëve, emigruesve-përherë me rrënjët këtu, dashamirëve, në Zym ka përherë një vetëdije kulturore për t’u admiruar, të fytyrëzuar në disa institucione, shoqata, monumente, botime etj. Kushdo që ka shërbyer në Zym ka lënë një gjurmë, një dëshmi, ka lënë emrin e tij nëpër gurë e drurë. Jo rastësisht shqiptohen përditë toponimet e këtushme: “Lisi i Patër Dedës”, “Blini i Patër Pjetrit” etj.
Frrok Kristaj është njeriu mes Zymit dhe Prishtinës. Ai ka qenë për shumë vite gazetar i “Rilindjes”, për të cilën thotë se, “ka qenë institucioni më i madh që ka pasur kombi shqiptar jashtë Shqipërisë”. Tirazhi i kësaj të përditshmeje ishte mesatarisht 70-80 mijë kopje dhe çdo kosovar e kishte në shtëpi. Ai ka shkruar dhe një monografi për këtë “institucion”, siç e quan ai. Kristaj ka qenë dhe mësues i gjuhës shqipe në Gjermani për disa vite. Por, sidoqoftë, ai është përherë në Zym, i lidhur shpirtërisht me çdo lule e gur të vendlindjes së tij. Ashtu si njeriu tjetër fisnik, Nikollë Kërhanaj, që ka shkruar me aq përkushtim monografinë e Zymit dhe disa libra të tjerë për të. Lum si ai vend që ka prijatarë të tillë, të ditur dhe të pabujë. Ti që ke qenë për pak kohë mes tyre, nuk mund të mos e shohësh vazhdën e pakëputur të prijatarëve kombëtarë, kishtarë dhe kulturorë të këtyre vendeve të epërme, qysh nga Mesjeta, nga meshtari dhe shkrimtari i parë, Pali i Hasit, që shkruante vjersha të përshpirtshme në këto kreshta malesh të Drinit të Bardhë.

Letërsia në totalitarizëm dhe Kadare


[fryma] Letërsia në totalitarizëm dhe Kadare

Friday, 26 August, 2011 16:22
From:
 
 
To:
ptcflomed@yahoo.co.uk


Botimi i ri/ Shaban Sinani: “Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”, botoi “Naimi”, Tiranë 2011.

-Monografi dhe dokumente të reja për kontrollin e letërsisë nga regjimi-

Kopertina_per_shtyp
Libri i ri, që pritet të hidhet në treg këto ditë, “Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”, është në vijim të botimit të mëparshëm i “Një dosje për Kadarenë”, i cili u publikua për herë të parë në vitin 2005 në Tiranë. Në maj të vitit 2006 “Një dosje për Kadarenë” u botua frëngjisht nga “Editions Odile Jacob”, me titullin “Le Dossier Kadaré”, në përkthimin elegant të Tedi Papavramit. Ky botim, i cili më vonë qarkulloi dhe në version të numerizuar (CD) dhe në formatin eBook, shoqërohet nga bashkëbisedimi i shkrimtarit Ismail Kadare me studiuesin francez Stéphane Courtois, një prej specialistëve më autoritarë të historisë së luftës së ftohtë në Europë, drejtor i Qendrës së Studimeve Kombëtare të Francës (CNRS - “Centre National des Recherches Scientifique”).
Botimi i ri “Letërsia në totalitarizëm dhe “dossier K”, nën siglën e e shtëpisë botuese “Naimi”, Tiranë 2011, ka shumë ndryshime prej të parit dhe prej botimit në gjuhën frënge. Në gjendjen e re libri përmban dy pjesë. Në pjesën e parë botohet monografia “Letërsia në totalitarizëm: I. Kadare”, një studim i nisur dhe i kryer si projekt shkencor, që ka për qëllim të paraqesë kushtëzimin kontekstual të letërsisë në shoqëritë e mbyllura, përmes rastit më të diskutueshëm gjatë dy dekadave të fundme, letërsisë së Ismail Kadaresë. Studimet letrare, sido që për nga natyra dhe metodat bashkëkohore janë gjithnjë e më tekstocentriste, kur është fjala për letërsinë e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, qoftë në Shqipërinë shtetërore, qoftë në Kosovë, nuk i shmangen dot kontekstit historik.
Në pjesën e dytë botohen dokumentet, të pajisura me shenjime informuese të saktësuara e të plotësuara, si dhe me referencat e burimit arkivistik, që lejojnë e lehtësojnë shfrytëzimin e tyre prej cilitdo që është i interesuar për një njohje të drejtpërdrejtë të tyre. Në këtë botim janë shtuar afërsisht 15 dokumente të reja, të cilat në kohën e botimit të parë e të dytë ishin ende nën kufizimet e Ligjit 9154 “Për Arkivat” ose nuk ishin identifikuar në procesin kërkimor. Midis dokumenteve të shtuara, dy letra të M. Shehut për E. Hoxhën, që botohen në këtë libër për herë të parë, janë me rëndësi parësore për të kuptuar raportet e shkrimtarit me pushtetet dhe sidomos për të verifikuar konceptin për letërsinë si çështje shtetërore. Paraqitja e dokumenteve bëhet sipas kronologjisë. Paraqitja e dokumenteve metodologjikisht është bërë njësoj: në fillim një argument i mjaftueshëm për të kuptuar përmbajtjen, duke përdorur leksikun e hartuesve të tyre (në ligjëratë të drejtë, në shkallën që ishte e mundshme); në vijim fjalët dhe shprehjet kyçe, për t’u dhënë lehtësi studiuesve të njehsojnë interesat e tyre; dokumentet vetë me titujt që mbajnë në burim dhe me tipologjinë që kanë shenjuar nënshkruesit (recension, relacion, letër, ekspertizë), si dhe me të dhëna për persona historikë. Në fund gjenden: signatura (treguesit arkivistikë që mundësojnë rikërkimin); shenjimet e plota të nëpunësve, funksionarëve dhe të lidershipit politik; të dhëna të tjera prej shërbimit arkivistik në zyrën fondkrijuese.
Duke qenë një botim i llojit dossier, nuk është përzgjedhur a përjashtuar asnjë dokument i zbuluar dhe ndonjëherë botimi i tyre përmban edhe fragmente që s’lidhen drejtpërdrejt me argumentin e këtij libri, por thjesht përjashtojnë paragjykimet. Duke qenë se gjatë dy dekadave të fundme janë bërë shumë debate për vërtetësinë a pavërtetësinë e paraqitjes publike të bashkëbisedimit/debatit të intelektualëve shqiptarë në takimin me R. Alinë në gusht të vitit 1990 (në atë kohë kryetar i shtetit shqiptar), në përbërje të këtij libri botohet për herë të parë në tërësi pjesa e debateve Kadare-Alia, shoqëruar me referenca të sakta kronografike në fonodokumentin origjinal që ruhet në dy pjesë në formatimin CD.
Në botimin e ri “Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”, botimet “Naimi”, Tiranë 2011, u gjykua me vend që të vihen emrat e plotë të hartuesve dhe nënshkruesve të dokumenteve, për atë pjesë që në botimet e mëpërparshme kishin mbetur të identifikuar vetëm me nistore (iniciale), kryesisht për arsye etike. Botimi i dokumenteve me nënshkrimet e plota të autorëve do të dëshmojë shkallën e paimagjinueshme të demonizimit të shkrimtarit prej shkrimtarit gjatë periudhës totalitare; si dhe mund të ndikojë për mirë në debatet që hapen e rihapen në formë fushatash gjatë gjithë këtyre viteve për qëndrimin ndaj fshehtësive të arkivave dhe sidomos ndaj dosjeve të policisë së fshehtë politike.


Ballina_e_librit_te_ri_letersia_dhe_totalitarizmi
Pse një libër i ri për “fenomenin Kadare”?
Nga Shaban Sinani
Njohja e burimeve dokumentare për gjykimin dhe rendin zyrtar të botimit të letërsisë në totalitarizëm, një çështje kulturologjike në pamje të jashtme, në të vërtetë, përveç aspektit të funksionimit të veprës në variante tekstore, ka dhe një anë tjetër thelbësisht letrare, që lidhet me historinë e receptimit të veprës, me receptuesit e parë të saj, me funksionimin dhe mosfunksionimin e ligjshëm të skemave të komunikimit të veprës “pasi autori ka vdekur”, domethënë pasi vepra është shpallur dhe lexuesi (bashkë me të dhe studiuesi) nuk duan t’ia dinë për mendimin e autorit. Historia e receptimit të letërsisë së realizmit socialist nuk mund të bëhet pa historinë e receptimin të saj në fazën para botimit, në procesin e editimit, kohë e mbikëqyrjes paradigmatike prej zyrave dhe institucioneve të specializuara për kulturën, letërsinë, ideologjinë, partishmërinë dhe vigjilencën.
Studimin e letërsisë së realizmit socialist në kushtëzimin e vet me politikën, ideologjinë, kanonet zyrtare, nuk e pengojnë vetëm paragjykimet e pafundme dhe mitizimi deri në përjashtim i fuqisë dhe modernitetit të metodës, por dhe faktorë të tjerë, si mungesa e arkivave të krijimtarisë (arkivat e dy shtëpive botuese, arkivat e Lidhjes së Shkrimtarëve, arkivat e teatrove, arkivat e kinostudios, përgjithësisht arkivat e krijimtarisë, janë dëmtuar deri në moskthim). Kjo pamundëson certifikimin dëshmues të historisë së receptimit të veprës letrare në procesin e editimit të saj (që shumë shpesh mund të kthehej dhe në proces ndalimi), ku do të veçohej roli i redaktorëve, recensuesve, rirecensiuesve, diskutimeve në redaksi, ekspertimeve të jashtme, konsultimeve zyrtare me Lidhjen e Shkrimtarëve, i pjesëmarrjes në diskutimet ideologjike në organizatave të partisë, i vërejtjeve të sektorit të kulturës, sektorit të botimeve dhe sektorit të shtypit në aparatin e KQ të PPSH; i raporteve të posaçme të ministrisë së punëve të brendshme dhe policisë politike, porosive dhe urdhrave të udhëheqjes së lartë të PPSH dhe e të qeverisë; deri tek ekspertimet me qëllime kriminalistike. Këtyre u shtohet dhe fakti që, pasi realizmi socialist u shemb bashkë me sistemin politik, karakteri i sistemit letrar në hapësirën shqiptare ndryshoi, nënsistemet e saj filluan së funksionuari si një sistem policentrik, hierarkitë e vjetra autonome u shembën gjithashtu dhe sinkronikisht lindën dhe vullnete të kundërta: për të ruajtur a për ta ndryshuar status quo-në e mëparshme, pavarësisht deformimeve të saj.
Të gjitha këto e bëjnë të detyrueshëm vështrimin e raportit të letërsisë me politikën shtetërore në totalitarizëm, si mundësia e vetme për të deshifruar procesin e ndërlikuar të editimit të letërsisë në shoqëritë e kontrolluara; historinë e receptimit të saj në fazën para publikimit; shkaqet e përshtatjes së letërsisë dhe të shfaqjes së dukurisë së motërzimit; arsyet pse midis dorëshkrimit dhe botimit ka dallime shpesh të karakterit të vullnetit krijues.


Reagim i drejtuesit të shtëpisë botuese “Naimi”:
Duke marrë shkas nga ligjërata e prof. dr. Shaban Sinani, mbajtur para dy ditësh në Seminarin XXX Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare në Prishtinë, ku, ndër të tjera, autori iu referua librit të vet më të ri “Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”, i cili këto ditë del në treg nën siglën e botimeve “Naimi”, në median kosovare dhe pastaj edhe në Tiranë janë publikuar disa shkrime me referenca dhe informacione të pasakta. Për respekt të lexuesit dhe të së vërtetës, sqarojmë se disa citime të vëna në gojën e profesorit apo të librit të tij janë të pasakta. Kështu, për shembull, nëse autori në ligjëratën e tij, apo edhe në libër, duke iu referuar burimeve arkivore vë në dukje se “në vitet 1970-1980 vetëm udhëheqja partiake merrte mesatarisht 7-14 letra vullnetare nga populli”, kjo nuk do të thotë që këto letra e ankesa me shkrim ishin të gjitha për shkrimtarin I. Kadare apo për veprën e tij. Po ashtu, disa media kanë vënë në gojë të autorit të librit citime nga dokumentet e asaj kohe të ofruar në libër si dëshmi apo ilustrim. Ndërkohë, disa gazeta librin e ri “Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”,  e kanë ngatërruar me librin tjetër të botuar para disa vitesh me titullin “Një dosje për Kadarenë”, duke shkaktuar konfuzion tek lexuesi i interesuar.
Naim Zoto, drejtor i shtëpisë botuese “Naimi”


Skeda e librit:
Titulli: “Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”
Autor: Prof. dr. Shaban Sinani
Shtëpia botuese: “Naimi” – Shtëpi botuese dhe studio letrare
Redaktor: Naim Zoto
Recensues: Blerina Suta, Eldon Gjikaj
Gjinia: Studim monografik dhe dokumente
Gjuha: shqip
Nr. i faqeve: 472 faqe
Çmimi: 1000 lekë/ 10 euro
ISBN: 978-9928-109-09-5
Viti i botimit: 2011.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...