2011-10-03

GJYKIMI I ADEM DEMAÇIT MË 1959


 Shkrimtari  dhe atdhetari Adem Demaçi,është denuar prej deklaratave dhe jo ne emër të ndonjë grupi, sepse në  atë kohë në Kosove ishte i organizuar  atdhetari Metush Krasniqi dhe jo Adem Demaçi. Demaçi ishte enverist për inate të serbëve,e  jo për hatër të Enver Hoxhës ... 


I tillë ishte edhe Jusuf Gërvalla, i cili edhe pse qendronte në Zvicër ishte i lidhur ngushtë me strukturat politike dhe diplomatike të Tiranës, por Enverit i shkruante: Kosovën nuk mund ta mbajmë peng të socializmit,thoshte Gërvalla(Flori Bruqi).


*****


Më datën 19.11.958 Sekretariati për Punë të Brendshme, Seksioni i Sigurimit  të Brendshëm Shtetëror (UDB) nr. 836 në Prishtinë, ka filluar procedurën penale kundër Adem Demaçit për shkak të veprës penale - neni 101 i LP.

 


I njëjti organ ka marrë vendimin më 19.11.1958 për arrestimin e Adem Demaçit nga Prishtina, me profesion shkrimtar. Paraburgimi i të pandehurit ka filluar më 19.11.1958 në orën 13.
I pandehuri Adem Demaçi ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi, përmes këtij organi, Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në afatin prej 24 orësh nga ora e paraburgimit, ose edhe gjatë marrjes në pyetje për herë të parë.

ARSYETIM

Për arsye se ka vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ, ngase është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.
Masa e arrestit zbatohet për shkak të sigurimit të zhvillimit të hetimeve ndaj të njëjtit.

V.       F.            L.   P.

Pranoj se sot më nëntëmbëdhjetë nëntor 1958 në orën 13 më është komunikuar vendimi dhe deklaroj se jam arrestuar siç është thënë më lart.

Organi i autorizuar i. a. p.
Nënshkrimi: N. Mihajloviq                 I pandehuri: Adem Demaçi


AKTVENDIMI I GJYKATËSIT HETUES MË 22 NËNTOR TË VITIT 1958


Gjykatësi hetues i Gjykatës se Qarkut nr. HEP 90/ 58 më datën 22 nëntor të vitit 1958 në Prishtinë, për lëndën kundër të pandehurit Adem Demaçi, nëpunës nga Prishtina, për shkak të veprës penale nga neni 101, alineja 1 të LP më datën 22.11.1958 mori këtë:
I


AKTVENDIM

Hapet procedura penale dhe CAKTOHET paraburgimi hetues kundër të pandehurit Adem Demaçi, i lindur më 1936 në Prishtinë, ku edhe jeton, nga babai Zeqir dhe nëna Nazmije, e lindur Halimi, nëpunës - shkrimtar, për shkak të veprës penale nga neni 101 paragrafi 1 i LP.
Paraburgimi i të pandehurit i llogaritet nga data 19 nëntor 1958, kur është caktuar kundër tij edhe paraburgimi me vendimin e Sekretariatit për Punë të Brendshme të rrethit të Prishtinës, nr. 836 të datës 19.11.1958.
Në bazë të këtij vendimi i pandehuri mund të mbahet në burgimin hetues më se gjati dy muaj, kjo do të thotë deri më 19.1.1959.
Vendimi merret në bazë të  neneve 156, 15, 158 dhe nenit 190, paragrafi 1 të LPP.

ARSYETIM

Në bazë të dokumentacionit të deritashëm dhe propozimit të Prokurorit  Publik të Qarkut në Prishtinë, PPQ nr. 688/ 58 të datës 22.11.1958 ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Adem Demaçi, nëpunës dhe shkrimtar nga Prishtina, duke filluar nga viti 1956 ka vepruar në bashkimin e  qytetarëve shqiptarë në luftë me qëllim të shkëputjes se Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë nga RFPJ-ja dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Për këtë qëllim ka zgjeruar rrjetin e organizatave të formuara kryesisht nga intelektualët e rinj shqiptarë, kurse veten e ka konsideruar si udhëheqës dhe organizator të të njëjtëve. Me një numër të caktuar ka mbajtur mbledhje dhe ka diskutuar për të njëjtat çështje.
Gjatë hetimeve do të jetë e nevojshme që të merren në pyetje edhe disa persona me të cilët i pandehuri gjatë veprimtarisë së vet armiqësore ka mbajtur lidhje të vazhdueshme, si dhe të plotësohet marrja në pyetjet  e të pandehurit,  dhe disa ballafaqime me ta.
Hetimet janë hapur në bazë të nenit 156, alineja 2 dhe paraburgimi hetues në këtë rast sipas ligjit është i domosdoshëm, sepse është në pyetje vepra sipas së cilës mund të shqiptohet edhe dënimi me vdekje.
Gjykatësi hetues: Zhivorad Boshkoviq.
Në këtë vendim i akuzuari ka të drejtë ankese - Trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në afatin prej tri ditësh nga dita e pranimit të këtij akvendimi.
Në bazë të nenit 66 të LPP i pandehuri ka të drejtë që menjëherë të angazhojë avokatin mbrojtës.





VENDIMI I GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË 14.1.1959 PËR VAZHDIMIN E PARABURGIMIT

PN-NR 4/59

II

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në përbërje të kryetarit të Gjykatës, Millutin Gjokica, si kryetar i Trupit Gjykues dhe gjykatësve Vuja Rakoçeviq dhe Ratomir Stojkoviq, si anëtarë të trupit gjykues në prani të procesmbajtësit Abdyl Doda, nëpunës i kësaj gjykate, përkitazi me  lëndën penale kundër të pandehurit Adem Demaçi, nga Prishtina, për shkak të veprës penale nga neni 101 alineja 1 të LP dhe në bazë të propozimit të gjykatësit hetues të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, HEP nr. 90 të vitit 1958 në seancën më të re të mbajtur më 14 janar të vitit 1959 mori këtë:

AKTVENDIM

I VAZHDOHET paraburgimi të pandehurit Adem Demaçi, nga Prishtina, deri më 19 shkurt të vitit 1959.

ARSYETIM

Gjykatësi hetues i Gjyqit të Qarkut në Prishtinë me vendimin e vet KIO nr.90 /58 të datës 22.11.1958 ka filluar procedurën hetimore kundër  të pandehurit Adem Demaçi nga Prishtina. Hetimet kanë filluar për shkak  të dyshimit se ka kryer vepër penale nga neni 101, alineja 1 të LP dhe e ka caktuar paraburgimin hetues për këtë vepër penale.
MEQENËSE HETIMET NË BAZË TË VENDIMIT TË LARTP­ËRM­ENDUR NUK KANË MUNDUR TË KRYHEN NË AFATIN E CAKTUAR, GJYKATËSI HETUES KA PARASHT­RUAR KËRK­ESËN QË KJO GJYKATË TË VAZHDOJË PARAB­URGIMIN KU­NDËR TË PANDEHURIT DEMAÇI EDHE PËR NJË MUAJ.

Propozimi është me vend, sepse në deklaratën e tij i pandehuri Demaçi ka përmendur një numër të madh njerëzish me të cilët ka kontaktuar. Këta persona duhet të thirren të dhe merren në pyetje si dëshmitarë, sepse pa u marrë në pyetje ata hetimet nuk mund të kryhen. Meqenëse këta persona gjenden në vende të ndryshme dhe kjo nuk ka mundur të realizohet në afatin e caktuar për paraburgim nga gjykatësi hetues, burgu hetues në organin gjegjës është i obliguar të kërkojë nga trupi gjykues i Gjykatës se Qarkut në bazë të nenin 101, alineja 1 të LP dhe  në bazë të nenit 191 alineja 2 LP, që kjo gjykatë të vendosë për këtë vendim.

GJYKATA E QARKUT NË PRISHTINË, më datën 14 janar të vitit 1959 Kr. nr 4/59
Kryetari i Trupit Gjykues: Millutin Gjokiq d.v.
Procesmbajtës: A. Doda
Vërtetësinë e lëndës e vëreteton udhëheqësi i shkrimores: Petar Mitroviq d.v.

III

PROKURORI I QARKUT E AKUZON ADEM DEMAÇIN NË GJYKATËN E QARKUT NË PRISHTINË

PPQ NR. 14/ 59. 19.2.1959 PRISHTINË
Në bazë të nenit 44 alineja 2, paragrafi 2 të Ligjit të Procedurës Penale

AKUZOJ

ADEM DEMAÇIN, nëpunës nga Prishtina, i lindur më 1936 në Prishtinë, nga i ati Zeqir dhe nëna Nazmije, e lindur Halimi, i pamartuar, di shkrim- lexim, shqiptar, qytetar i RFPJ-së, shërbimin ushtrak nuk e ka kryer si i paftë përgjithmonë, nuk është dekoruar, nuk është dënuar më parë, në burgun hetues është që nga 19 nëntori i vitit 1958,

SEPSE

1.Me qëllim që të shkatërrojë pushtetin popullor dhe të prishë bashkim -vëllazërimin e popujve të Republikës  Federative  Popullore  të Jugosllavisë:
 a)dëshmitarit Adem Gajtani, duke filluar që nga viti 1956, disa herë në Beograd dhe në Prishtinë, i ka folur se ndaj shqiptarëve po kryhet diskriminim, se serbët janë në pushtet, kurse shqiptarët kryejnë punë fizike;
b) Gjatë vitit 1958 në prani të dëshmitarit Shemsi Osmani në Prishtinë ka deklaruar se pushteti po e pengon zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe, se shkollat shqipe po mbyllen, dhe se po bëhet presion mbi shqiptarët, të cilët janë të diskriminuar në jetën publike;
c) Që gjatë viteve 1957 dhe 1958 dëshmitarit Rafael Sopi, në Prishtinë, disa herë i ka thënë se pushtetarët po e pengojnë zhvillimin e letërsisë shqipe në Kosmet, se pushteti i tashëm në Jugosllavi po i shpërngul shqiptarët për në Turqi me qëllim të zvogëlimit të numrit të shqiptarëve në këtë Krahinë dhe në këtë mënyrë të pengojë bashkimin e saj me Shqipërinë;
ç) Në prani të dëshmitarit Sabit Ratkoceri në Prishtinë, gjatë vitit 1958,  disa herë  ka folur se si ndaj shqiptarëve në Kosmet po bëhen shumë padrejtësi, dhe se Kosova e Metohia historikisht i takojnë Shqipërisë;
d) Para dëshmitarit Anton Pashku në Prishtinë gjatë vitit 1958 disa herë ka deklaruar se pozita e shqiptarëve në Kosmet është e mjerë dhe se ata janë në pozitë të pabarabartë me popujtë e tjerë;
dh) Se në pranverën e vitit 1958 në Prishtinë para dëshmitarëve Zekeria Cana, Ali Aliu, Din Mehmeti, Fahredin Gunga ka deklaruar se pushteti po i shpërngul shqiptarët për në Turqi me qëllim që Kosmetin ta mbajë si territor të vetin, dhe se nga ana e pushtetit po kryhet diskriminim ndaj shqiptarëve të kësaj Krahine;
e) Ditën dhe muajin e papërcaktuar të vitit 1956 në Prishtinë, dëshmitarit Ismet Bytyçi i ka deklaruar se shqiptarët po i humbin të drejtat e tyre që u janë garantuar me Kushtetutë, dhe se shkollat shqipe po mbyllen dhe se do të vazhdojnë të mbyllen të gjitha;
Në këtë mënyrë i pandehuri ka kryer vepër penale të propagandës armiqësore sipas nenit 118, alineja 1 të LP;
2. Që gjatë vitit 1957 dhe 1958 është përpjekur ta shkëpusë Krahinën Autonome të Kosovës e Metohisë dhe t’ia bashkangjesë Shqipërisë, për të cilin qëllim dëshmitarit Avdi Avdiu i ka thënë se duhet formuar grupe ilegale dhe të sigurohet makina e shkrimit me të cilën do të shtypeshin afishet, dhe se ai, dëshmitari, duhet t’i gjejë disa persona në Shkup, që do të lidheshin me këtë organizatë në Kosmet. Po ashtu, dëshmitarit Adem Gajtani i ka thënë se me dëshmitarin Avdiu e ka formuar organizatën ilegale, të cilën do të udhëheqë ai vetë dhe bashkë me të, edhe dëshmitari Gajtani, Avdi Sinani dhe të tjerë, dhe se i pandehuri ka marrë mbi vete organizimin e njerëzve në Prishtinë dhe në rrethinën e ish rrethit të Llapit, me çka, po ashtu, në bazë të nenit 1 ka kryer vepër penale nga neni 117, alineja 1 të LP në lidhje me nenin 16 alineja 1 të LP.

PROPOZOJ

Që pranë kësaj gjykate të mbahet shqyrtimi gojor dhe të hapet procedura e shqyrtimit, në të cilin do të ftohej edhe ky  prokuror.
Që ditën e mbajtjes së shqyrtimit nga burgu të sillet i pandehuri Adem Demaçi.
Që ditën e shqyrtimit të thirren dhe të merren në pyetje dëshmitarët: Adem Gajtani, student nga Shkupi, rruga Dimitrije Vllahova nr.62; Shemsi Osmani nga Prishtina, rruga e Sutjeskës nr.1; Avdi Avdiu, student nga Shkupi, Pallati i Studentëve, ndërtesa IV nr.5; Rafael Sopi, gazetar nga Prishtina, Blloku II i banesave - ndërtesa nr.4; Sabit Ratkoceri, nxënës i klasës së IV-të të Gjimnazit “Ivo Lolla Ribar” në Prishtinë; Ndue Pashku, gazetar nga Fushë Kosova, ndërtesa nr. 42; Zekeria Cana, Qyteti i Studentëve, Beogradi i Ri, dhoma nr. 352; Ali Aliu, Qyteti i Studentëve, Beogradi i Ri, dhoma nr.234; Din Mehmeti, Qyteti i Studentëve Beogradi i Ri, dhoma nr. 943; Fahredin Gunga, student nga Beogradi, rruga e Zagrebit nr.1; Ismet Bytyçi, artist nga Shkupi, rruga 135 nr.123; Shefqet Popova, rruga e Vuçiternës nr. 13; Sylejman Drini nga Prishtina, rruga e Rijekës nr.29 dhe Xhafer Ruzhdiu, mësues nga Prizreni.

ARSYETIM

Pas përfundimit të hetimeve në lëndën penale, të përmendur në dispozitivin e aktakuzës, është vërtetuar gjendja faktike:
Përpjekjet armiqësore të të pandehurit Adem Demaçi ndaj Jugosllavisë Socialiste nuk janë të datës së tashme. Përkundrazi, ai  është radhitur në anën e armikut qysh kur ishte nxënës, kur i ndiqte mësimet në klasët e larta të gjimnazit.
Pas përfundimit të Gjimnazit ka filluar të studiojë, dhe si student ai është përpjekur që disponimin e vet armiqësor ndaj rregullimit shoqëror ta përcjellë te personat e tjerë. Si më të përshtatshmit për këtë i ka zgjedhur shokët e vet të shkollës, duke besuar se në ta do të mund të këtë ndikim më të madh. Në përpjekjet e tij armiqësore i pandehuri ka shkuar aq larg, saqë disa dëshmitarëve u ka folur edhe për nevojën e kryerjes së atentateve në disa udhëheqës të Kosmetit.
Gjendja e lartpërmendur faktike është vërtetuar në bazë të dëshmive të dëshmitarëve si dhe me pranimin e tërësishëm të vetë të të pandehurit.
I pandehuri ka pranuar se me disa njerëz ka biseduar për nevojën e formimit të një organizate ilegale, e cila do të kishte për qëllim luftën kundër rregullimit të RFPJ-së, por mbrohet se zyrtarisht nuk ka formuar një organizatë e tillë.
Në bazë të një mbrojtjeje të këtillë të të pandehurit mund të përmendim se është me rëndësi fakti se ai është përpjekur që ta formojë një organizatë të tillë, të cilin fakt e pranon edhe vetë i pandehuri, përndryshe, konsiderojmë se arrestimi i tij me kohë e ka penguar formimin e kësaj organizate, siç e pranon edhe ai vetë.
Në bazë të asaj që u tha, jemi të bindur se aktakuza është e mbështetur në ligj.

V.       F.       L.     P

ML. MB, Zëvendësprokurori: Mirosllav Llazareviq

PROCESVERBALI PËR HETIMET NDAJ TË PANDEHURIT

Hetimet e para janë kryer më 20.11.1958 në orën 21.

Qysh si nxënës i klasës së pestë në Prishtinë kam filluar të ndihem i pakënaqur, sepse, sipas mendimit tim, në atë kohë, pushtetarët e atëhershëm kishin filluar ta ngrisnin të ashtuajturën çështje të turqve në Kosmet. Edhe më vonë, më 1955-6, kur Kosmetit do t’i merren armët e fshehura, ky moment do të ndikojë në mua dhe do të filloj  t’i shpreh pakënaqësitë e mia. Këto pakënaqësi i kam shprehur në këto forma:

I

Në praninë e shokëve të mi të shkollës, disa të njohurve të tjerë dhe miqve, kam thënë se për stabilizimin e gjendjes në Ballkan do të ishte më se miri që Kosmeti t’i bashkangjitej Shqipërisë. Kam menduar se kjo çështje mund të zgjidhet në dy mënyra: me plebishit ose me luftë, do të thotë që nëse, në rast të një luftë të tretë botërore, do të fitonin rusët, ata Kosmetin do t’ia jepnin Shqipërisë. Me sa më kujtohet për këtë çështje kam folur shpesh, sidomos pas fjalimit të Enver Hoxhës, mbajtur në Plenumin e PPSH-së në Tiranë dhe më vonë, sidomos kur rritej fushata nga ana e Shqipërisë ndaj Jugosllavisë, siç është shkrimi në gazetën “Bashkimi”, radio propaganda dhe të ngjashme. Për këtë kam folur para këtyre njerëzve: Avdi Avdiu - Sinani, student i mjekësisë në Shkup dhe i lindur në Gadime, rrethi i Prishtinës, Adem Gajtani, student i drejtësisë nga Prishtina, Shemsi Osmani, student nga Prishtina, Anton Pashku, nëpunës në Prishtinë, Rafael Sopi, nëpunës në Prishtinë dhe Sabit Ratkoceri, maturant nga Prishtina.

II

Më pat lindur ideja për formimin e organizatës ilegale, të mbështetur në baza të forta. Në krye të kësaj organizate do të qëndroja unë, kurse udhëheqës  të grupeve në disa qytete do të ishin shkrimtarët e rinj shqiptarë. Për këtë çështje gjerësisht kam biseduar me Avdi Avdiun - Sinanin, student i mjekësisë, në shtëpinë time gjatë vitit 1956. Më sa më kujtohet unë do të angazhohesha me grupin në Prishtinë, kurse Avdiu me studentët. Për Mitrovicë kam menduar ta angazhoj Fahredin Gungën, shkrimtar i ri, për Prizren, Pejë dhe Gjakovë nuk me kujtohet. Kemi menduar se përmes shkrimtarëve mund të punojmë më së miri në gjithë Krahinën. Qëllimi i organizatës do të ishte pengimi i shpërnguljes se shqiptarëve për në Turqi. Në Prishtinë për çështje organizative kam biseduar me Adem Gajtanin, student i drejtësisë, nga Prishtina, i cili po ashtu merret me letërsi dhe me të tjerë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen.

III

Gjithashtu, para personave të përmendur më lart kam folur edhe për kryerjen e atentateve ndaj disa personave udhëheqës në Kosmet, në mënyrë që në botë të dëgjohet se shqiptarët nuk janë të kënaqur me pozitën e tyre. Edhe Sabit Ratkoceri ka folur për këtë çështje. Kam menduar se më se mirit do të ishte të vriteshin udhëheqësit kryesorë të Kosmetit Duçi dhe Fadil Hoxha. Kemi biseduar edhe për mënyrën e kryerjes se këtyre atentateve: me revolver apo me vënien e makinave  diabolike ( infernale, makina eksploduese)

IV

Kemi biseduar për nevojën e dërgimit të letrave anonime të gjithë udhëheqësve të Kosmetit. Konkretisht për këtë nuk më kujtohet më shumë.

V

Më kujtohet se gjatë viti 1958, kur Alesh Bebleri mbajti një ligjëratë në Prishtinë, kam folur në praninë e Shefqet Popovës, student në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë dhe Shemsi Osmanit, se do të jehonte mirë në botë sikur të kryenim atentat ndaj Alesh Beblerit sepse, kështu, do të dëshmonim se populli shqiptar i Kosmetit ishte i pakënaqur.
Marrja në pyetje ndërpritet në orën 22.
Procesmbajtësi
Nënshkrimi                                       I autorizuari i Organit hetues:
Nënshkrimi                                       I pandehuri: Adem Demaçi


MARRJA NË PYETJE PËR HERË TË DYTË E ADEM DEMAÇIT

20. 2.1959, ora 10.
Qysh si nxënës i klasë së pestë në Prishtinë kam filluar të jem i pakënaqur, sepse, sipas mendimit tim, pushteti i tanishëm e ka nisur gabimisht zgjidhjen e të ashtuajturës  çështje të  turqve në Kosmet. Po kështu, më vonë në vitet 1955-66, kur në Kosmet iu morën shqiptarëve armët e fshehura, kjo do të ndikojë në mua që të veproj armiqësisht.
Veprimtaria ime armiqësore mbështetet në paraqitjet e mia, para shumë njerëzve, kundër politikës jugosllave ndaj shqiptarëve në Kosmet, ndërsa propaganda ime armiqësore theksonte problemet në Kosmet dhe, pos të tjerash, bashkimin e tij me Shqipërinë. Më kujtohet se kam biseduar me Adem Gajtanin, student i vitit të III-të të Fakultetit të Drejtësisë në Shkup, Avdi Sinanin, student i vitit të III-të të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, Rafael Sopin, gazetar nga Prishtina, Anton Pashkun, gazetar nga Prishtina dhe Mehmet Ahmetin, mësues në shkollën fillore në Ferizaj. Me këta persona kam biseduar për nevojën e formimit të ndonjë organizate ilegale, në krye të të cilës do të ishin shkrimtarët, të cilët kanë mundësi të takohen me njerëz nga organizatat, që do të mbanin lidhje me ta, e veçmas do të kishim mundësi, si shkrimtarë, që të takoheshim dhe të zgjidhnim problemet e organizatës, sepse, si shkrimtarë, nuk do të ishim të dyshimtë për mbajtjen e këtyre takimeve - do të konsiderohej se takimet mbaheshin për çështje të ndryshme të letërsisë.
Atyre u kam folur se në organizatë mund të inkudroheshin vetëm njerëzit që më parë kishin vendosur të jepnin jetën në çdo kohë. Për inkuadrimin në organizatë, ata, duhej ta shënonin emrin në një letër dhe ta varnin në çengele dhe veten ta konsideronin të vdekur. U kam shpjeguar se asnjë grup nga organizata nuk guxon të dijë për grupin tjetër të organizatës. Për këtë kam biseduar me personat e përmendur në vitin 1957 dhe 1958. Posaçërisht për këtë kam biseduar para hotelit "Nova Jugosllavia", i ulur në kopsht. Në këtë drejtim u kam thënë Rafael Sopit dhe Anton Pashkut që ata në Prizren do të mund të punonin në formimin e një  organizate të tillë. Unë për vete kisha marrë për obligim që organizatën ta formoj në terrenin e ish rrethit të Podujevës dhe në terrenin e Prishtinës. Avdi Sinanit i kam thanë se ai mund të bënte diç të tillë në Shkup në mesin e studentëve dhe të tjerëve, si dhe në territorin e rrethit të Lipjanit, nga ishte ai.
Sipas mendimit tim, organizata ka pasur për detyrë që të luftojë dhe të organizojë njerëz për çështjen e Kosmetit dhe për bashkimin e tij me Shqipërinë; që organizata të bëjë propagandë konkrete në kohën kur të mbahej plebishiti për përcaktimin e shqiptarëve - për Shqipëri ose për Jugosllavi, që ata të përcaktoheshin për Shqipërinë. Nëse çështja e Kosmetit nuk do të rregullohej me plebishit, në rast të luftës, organizata do të kishte për detyrë të vihej në krye të gjithë popullit shqiptar dhe ta udhëhiqte në luftë për bashkimin etnik të gjithë shqiptarëve. E kam paraparë që organizata të lidhej me ndonjë vend të huaj, para së gjithash me Shqipërinë, sepse nuk mund të mendohet organizata pa këtë lidhje. Organizatës do t'i nevojitej edhe ndihma financiare që të qëndrojë dhe të veprojë.
Kam menduar, gjithashtu që, në çdo vend, ku ka mundësi, të krijohen celulat e kësaj organizate. Në krye të secilës celulë do të ishte nga një shkrimtar. Në fillim, me rastin e formimit të organizatës, do të mbanin katër apo pesë mbledhje me të gjithë udhëheqësit e celulave të organizatës, ku do të merreshim vesh se si do të vepronim në rast të zbulimit të këtij organizimi nga ana e pushtetit. Në rend të parë nuk do të guxonim të takoheshim, por udhëheqësi i organizatës do t’ua përcillte secilit udhëzimin si të vepronin në celulën e vet. E kam paraparë, bashkë me Avdi Sinanin, që në organizatë si udhëheqës të jenë këta individë: unë - Adem Demaçi, Avdi Sinani, Adem Gajtani, Mehmet Ahmeti dhe Anton Pashku. Përveç kësaj, kam planifikuar që dy apo tre veta prej nesh, të merreshin me këte çështje në mënyrë profesionale. Në rast të burgosjes së ndonjë anëtari të organizatës, organizata do të kishte për detyrë ta ndihmonte familjen e tij materialisht.
Më tutje, armiqësisht kam vepruar edhe para këtyre personave: Zekeria Cana, i lindur në Gjakovë, tani student i historisë në Beograd, Din Mehmeti, student i albanalogjisë në Beograd, Ali Aliu, student i albanologjisë në Beograd, Fahredin Gunga, student i albanologjisë në Beograd, Maksut Shehu, gazetar në Prishtinë, momentalisht në shërbim ushtarak, Feti Badivuku, student i drejtësisë, i lindur në Vuçiternë dhe tani gjendet në ushtri, Shefqet Popova, student i SHLP-së në Prishtinë, Sylejman Drini, nëpunës në Prishtinë. Me këta persona kam biseduar në lidhje me padrejtësitë që po  bëhen ndaj shqiptarëve të Kosmetit nga ana e pushtetit, sidomos lidhur me shpërnguljen e tyre në Turqi, me aksionin e mbledhjes se armëve të fshehura, me projektin për shkolla, reformën e shkollave, dhe përgjithësisht lidhur me paraqitjen e letërsisë dhe të kulturës nacionale në Kosmet. U kam shpjeguar se pushteti po i shpërngul shqiptarët nga Kosmeti në mënyrë që këtu të mbetet një numër i vogël shqiptarësh dhe, kështu, Kosmeti të mbetej edhe më tutje jugosllav, se pushteti me aksionin  për  armë ka për qëllim të fusë frikën ndër shqiptarët dhe kështu të shtojë numrin e të shpërngulurve për në Turqi. Po këtyre njerëzve u kam thënë se çështje e Kosmetit duhet të rregullohet në atë mënyrë që ai t’i bashkangjitej Shqipërisë. Kam folur se si me iniciativën e Shqipërisë, Kombet e Bashkuara do të shtrojnë para shqiptarëve përcaktimin e tyre me plebishit. Dhe nëse një aksion i tillë nuk do të ketë sukses, rusët do t’a jepnin Kosmetin - Shqipërisë, ndërsa Maqedoninë - Bullgarisë. Dhe kështu, rusët do të siguronin dalje në Detin Adriatik. Me këta persona kam biseduar edhe për shumë çështje të tjera, përmes të cilave biseda kam sulmuar pushtetin jugosllav. Bisedat janë bërë, zakonisht, në kohën kur i kam takuar ata. Diskutimet, kryesisht, janë zhvilluar rreth ngjarjeve që kanë ndodhur dhe për të cilat ka shkruar edhe shtypi dhe duke e lexuar shtypin i kemi komentuar ato bashkarisht.
Në një rast kam biseduar me Sabit Ratkocerin, nxënës i klasës së VIII të Gjimnazit në Prishtinë, përkitazi me atentatet që duhet të kryeheshin ndaj udhëheqësve të Kosmetit. Kam menduar se më e dobishme do të ishte të vriteshin udhëheqësit kryesorë: Dushan Mugosha dhe Fadil Hoxha. Kemi biseduar edhe për mënyrën e kryerjes se atentateve - me revole apo me vënien e makinave infernale (makinave ekspoduese). Kam qenë i mendimit se atentatet e këtilla do të bënin jehonë pozitive në botë, dhe ajo do të bindej se shqiptarët luftojnë, sepse janë të pakënaqur.
Kam biseduar me Shemsi Osmanin, Avdi Sinanin lidhur me nevojën e  shkrimit të letrave kërcënuese anonime drejtuar udhëheqësve në Kosmet. Këtë ua kam thënë të tjerëve gjatë kohës sa vazhdonte aksioni i mbledhjes së armëve. Në këto letra do të kërcënoheshin lidhur me ndërmarrjen e aksionit për grumbullimin e armëve dhe lidhur me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Unë, personalisht, nuk e kam shkruar asnjë letër të këtillë dhe as që e di nëse dikush nga ne ka shkruar këso letrash.
Me rastin e kryerjes së ndonjë atentati ndaj ndonjë udhëheqësi kam menduar se do të ishte e nevojshme të shkruhej një copë letër në të cilën do të thuhej: ”Ku ke qenë derisa shqiptarët janë shpërngulur për në Turqi, ku ke qenë gjatë kohës së aksionit për grumbullimin e armëve dhe ku ke qenë kur është zgjidhur çështje e Kosmetit.” Këto copë letrash do të viheshin mbi trupat e vdekur të udheheqësve të vrarë.
Me kujtohet se në tetor të viti 1958, derisa qëndronte në Prishtinë, Alesh Bebleri, për të mbajtur një ligjeratë, në prani të Shefqet Popovës dhe Shemsi Osmanit kam deklaruar se do të ishte mirë dhe se në botë do të jehonte shumë sikur të kryhej atentat ndaj Alesh Beblerit, me çka do t’i tregohej gjithë botës se populli shqiptar është i pakënaqur.
Qysh më herët, kur kam filluar të mendoj dhe të veproj politikisht në këtë drejtim, më është dukur krejt njësoj se kush do të fitonte në luftën e tretë botërore, rusët apo amerikanët. Kryesore ka qenë Shqipëria Etnike. Kohëve të fundit kjo nuk më është dukur e parëndësishme, por kam menduar që duhet të formohej Shqipëria Etnike, ku përveç Shqipërisë së tanishme do të ishte edhe Kosmeti, e gjithë Maqedonia dhe Mali i Zi, por me rregullim socialist shoqëror. Kam besuar në fuqinë e në mbështetjen e Rusisë për formimin e Shqipërisë Etnike.
Dikund kah gjysma e vitit 1957 kemi biseduar, unë dhe Avdi Sinani lidhur me ikjen e tij për në Shqipëri. Me kujtohet se me të kam biseduar ditën e nesërme pas bisedës për nevojën e formimit të organizatës. Në këtë drejtim i kam thënë se do të duhej që përmes Maqedonisë të shkojë në Shqipëri, por më parë do të duhej të gjente ndonjë person që do t’i ndihmonte për këtë ikje. Këtë ia kam thënë kur ai ka shfaqur dëshirën për të ikur në Shqipëri. Me atë rast Avdi Sinani më ka thënë se për këte do të mund t’i ndihmonte Rashit Poshka, student në Shkup. Nuk më kujtohet se çka i kam thënë në lidhje me Rashid Poshkën, dhe as nuk më është e njohur a ka biseduar në lidhje me këtë me të. Më tej me Avdi Sinanin kemi biseduar që, pas kalimit në Shqipëri, t’u dërgojë raport organeve shqiptare për këtë, të cilin raport unë do t’ia dërgoja nga këtu. Në këtë drejtim jemi marë vesh për shifrat e shkresave - në këto letra do të vinim datën p.sh.: “1.5. të vitit 1958”, domethënë se duhet të lexohet në çdo fillim të rreshtit fjala e parë dhe duke i bashkangjitur këto fjalë do të nxirrej përmbajtja e  raportit. Meqenëse, Avdi Sinani nuk iku në Shqipëri kjo shifër nuk u shfrytëzua.
Më janë prezentuar deklaratat e Avdi Sinanit, Adem Gajtanit, Rafael Sopit, Anton Pashkut, Shemsi Osmanit, Shefqet Popovës, Ali Aliu, Din Mehmetit, Fahredin Gungës, Sylejman Drinit, Ismet Bytyçit dhe në lidhje me këto dëshmi deklaroj:
Në tërësi pajtohem me deklaratat e dëshmitarëve, me përjashtim me deklaratën e Rafael Sopit, ku thotë se para tij kam thënë se duhet të organizohet kryengritje në Kosmet kundër pushtetit jugosllav për bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë. Këtë nuk e kam thënë asnjëherë. Lidhur me dëshminë e Adem Gajtanit nuk pajtohem kur deklaron se kemi formuar organizatën. Theksoj se me ata kam biseduar, ashtu siç kam thënë më parë, d.m.th. se zyrtarisht nuk e kemi formuar një organizatë të tillë, as që kemi mbajtur ndonjë mbledhje si forum i formuar.
Në fund, theksoj se në mua kanë ndikuar ngjarjet si këto:  çështja e Turqisë, problemi i shpërnguljes për në Turqi, aksioni i armëve, Rezolucioni i Këshillit Nacional-çlirimtar në lidhje me Kosmetin, reforma e arsimit- projekti dhe cikërrima të tjera, çështje këto që më kanë bërë të ndihem i pakënaqur, për çka kam filluar të bisedoj me njerëz lidhur me këto çështje, siç kam thënë edhe më parë. E gjithë kjo ka nxitur mosbesimin tim ndaj pushtetit jugosllav, prandaj kam menduar për Shqipërinë. Për të gjitha këto që kam bërë NUK pendohem as sot. Për mbrojtës tim e autorizoj Kastratoviqin, i cili do të më mbroj në gjykatë. Tjetër nuk kam çka të them.  Procesin ku janë përfshirë fjalët e mia e kam lexuar dhe atë e vërtetoj me nënshkrimin tim.

U krye në orën 13.                                                          


Procesmbajtës: Ollga Laziq.                                     I pandehuri Adem Demaçi                                  
Organi  hetues i autorizuar: Momçillo Çanoviq.

2011-10-01

Dhuna fshehur në dy shtetet shqiptare(Shqipëri,Kosovë)

 Shkruan  Mr.sci.Flori Bruqi


Ushtrimi i dhunës në familje



 Dhuna në familje është një problem global dhe prek të gjitha shtresat e popullsisë, të rinj dhe të moshuar, të arsimuar apo analfabetë, të martuar apo beqarë, prek cdo kombësi, klasë, race, apo grup etnik. Në shoqërinë tonë ky fenomen është shumë shqetësues.

 Gratë dhe vajzat rezultojnë se janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Ka gra të cilat dhunohen dhe nuk tregojnë, mendojnë se ky eshtë fati i tyre dhe duhet ta pranojnë. Por ka dhe nga ato të cilat e denoncojnë dhunën. Nuk lejojnë që të cënohet e drejta e tyre, madje edhe “ekzistencën“ e tyre.

Kjo ndodh kryesisht me gratë të cilat kanë një farë arsimimi, kanë një mbështetje, ndërsa në periferi, në zonat rurale janë të pakta vajzat apo gratë që bëjnë një gjë të tillë për të mos thënë fare. Sipas tyre kjo sakrificë bëhet për hir të fëmijëve, për të mos shkatërruar familje, por ato nuk mendojne apo më saktë nuk duan të cojnë nëpër mend që edhe fëmijët e tyre të dhunshëm do të rriten përderisa jetojnë në të tilla kushte. Ato edukohen, rriten në një familje ku hërë pas here përdoret dhunë.

Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private. Format e dhunës në familje Dhuna fizike, e cila fillon nga format më të lehta të saj për të arritur deri në ato më ekstremet. Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet te gratë pas disa vitesh martesë (2-3 vjet). Por nuk duhet përjashtuar këtu edhe dhunën që fillon më herët se kaq.

 Dhuna fizike përfshin: goditje, gërvishtje, mbylljen në shtëpi, goditje me sende të forta, kërcënim me thikë apo me armë të tjera, tentativë për vrasje e deri në formën më të rëndë vrasjen.

 Kemi dëgjuar shpesh në media “burri vret gruan për shkaqe xhelozie”, më e rëndësëhishmja është se mënyrat e vrasjes janë nga më mizoret, me sëpatë, me thikë, etj. Forma të dhunës fizike janë edhe përpjekjet për të kontrrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas.

Gratë që dyshohet se nuk janë “korrekte” në marrëdhëniet bashkëshortore shpesh bëhen viktima të formave ekstreme të dhunës fizike.

 Dhuna psikologjike përfshin talljet, kërcënimet, ndjekjen nga pas, mohimin e hapësirës për të marrë vendime, ndalimin për të dalë me shoqërinë madje edhe vetëm, kritikën e vazhdueshme ndaj kulturës, sharjet në shtëpi dhe në publik, ngarkimin me faj për çdo gjë që shkon keq, kontrrollin ndaj veshjes dhe garderobës.

 Kjo formë e dhunës është e hasur pothuajse në të gjitha familjet.

 Ndalimi për të dalë me shoqërinë, për të shkuar në punë është një nga arsyet e përdorimit më të shpeshtë të kësaj forme dhune. Sipas mendimit të shumicës së burrave gratë janë të destinuara për të qëndruar në shtëpi, të jenë amvisa të mira dhe të merren me rritjen e fëmijëve.

 Dhuna seksuale përfshin marrëdhënie seksuale me forcë, trajtimin e partneres si objekt seksual, detyrimin për te realizuar marrëdhënie në forma të padëshiruara dhe të papranueshme për partneren. Në vendin tonë denoncimi i kësaj dhune është i vogël.

 Përse përdorin dhunë meshkujt? Shumë akte të dhunës nga ana e meshkujve janë një shenjë e dobësisë, pasigurisë dhe mungesës së vlerësimit për veten, të kombinuara me një kapacitet për dominim verbal ose fizik dhe një ndjenjë se ata duhet të jenë superiorë dhe të kontrollojnë gjithçka. Gra, sfidoni ato burra që përdorin dhunën!


Sipas të dhënave nga Departamenti i të Drejtave të Njeriut, të Drejtorisë  së Policisë së Kosovës ka pasur 9.772 raste dokumentuara të dhunës në familje nga viti 2002 deri në 2009 - më shumë se 1.000 episode në vit në një vend me një popullsi më pak se 2 milion banorë, sipas regjistrimit më të fundit.

Hidden violence in Kosovo

Nga këto raste, pothuajse 80 për qind e viktimave janë gra dhe nëntë nga dhjetë autorë janë burra. Në mbi gjysmën e rasteve, dhuna kundër grave ishte e lidhur edhe me dhunën kundër fëmijëve. Fenomeni është më i përhapur në zonat rurale të vendit ku niveli arsimor i njerëzve është mesatarisht më i ulët sesa në qendrat urbane dhe kushtet ekonomike janë më të këqija.

Fundi i luftës solli mundësi të reja për qytetet, por gjithashtu solli varfëri të përhapur gjerësisht dhe papunësi në fshat.


 Në këtë kontekst, burrat shpesh nuk arrijnë të përmbushin rolin e tyre tradicional si mbajtës të familjes dhe "koka të familjeve" dhe, në vend të kësaj, ushtrojnë pushtetin e tyre përmes sjelljes agresive kundër grave dhe fëmijëve. Abuzimi në familje merr shumë forma, duke filluar nga neglizhenca në dhunë fizike, seksuale, psikologjike dhe ekonomike.


Pasojat e kësaj dhune janë serioze si për viktimat ashtu edhe për komunitetet e prekura dhe mund të çojë në prishje të familjes, vetëvrasje, dhe vrasje. Së bashku me trafikimin e qenieve njerëzore, dhuna në familje është një nga rreziqet më serioze për gratë dhe fëmijët në vend.

Sipas indeksit të zhvillimit gjinor të UNDP-së gjinore, Shqipëria dhe vendet fqinje me të kanë nivelin më të ulët të indeksit të zhvillimit gjinor në rajon. Shifrat zyrtare mund të dëshmojnë për këtë fenomen, por jo për përmasat e tij aktuale. Si mund të maten e të numërohen ato raste të cilat nuk janë raportuar tek autoritetet ?

Dhuna në Familje: Paraqitje e Situatës Aktuale

 Rrjetit të Grave të Kosovës (Rr.G.K), i themeluar në vitin 2000, është një organizatë e përbërë nga mbi 80 shoqata që mbrojnë të drejtat e grave. Në vitin 2008, rrjeti ka kryer një studim të quajtur "Siguria në shtëpi", i cili tregoi se 43 për qind e popullatës kanë përjetuar dhunë në familje në jetën e tyre.

Studimi tregoi gjithashtu se dhuna kundër grave dhe fëmijëve është nënvlerësuar kryesisht për shkak se shumica e viktimave nuk guxojnë të denoncojnë abuzuesit e tyre.


 Arsyet për këtë janë të shumta, por janë të lidhura të gjitha me karakterin tradicional e rural të shoqërisë kosovare, ku strukturat patriarkale kufizojnë dhe paragjykojnë gratë.

 Për shumicën e njerëzve, dhuna nuk është parë si një shkelje të të drejtave të grave, por si ndërveprim normal midis burrave dhe grave.

 Dhuna ndaj grave është e pranuar shoqërisht deri në pikën që studimi i kryer nga Rr.G.K gjeti se mbi një e treta e të intervistuarve mendonin se dhuna fizike midis partnerëve shihej si diçka normale.

 Për më tepër, dhuna shihet si një çështje private që duhet të mbetet e tillë. Një grua tradhton dhe turpëron nderin e familjes nëse ajo denoncon dhunuesin e saj - në mënyrë paradoksale, turpi nuk bie mbi ata që kryejnë dhunë, por mbi ata që flasin për të. Varësia financiare e grave nga burrat e tyre, frika për humbjen e fëmijëve të tyre, dhe frika e dhunimit të mëtejshëm gjithashtu kontribuojë për të mbajtur gratë të heshtura përballë këtij fenomeni.

 Viktimat rrallë marrin llojin e shërbimeve dhe ndihmën që ata kanë nevojë nga institucionet shtetërore siç janë policia apo organet e pushtetit gjyqësor.

Policia, dhe sistemi i drejtësisë, shpesh janë në vonesë ose neglizhentë në mbështetjen e viktimave dhe në marrjen e veprimeve kundër abuzuesve.

Autorët e këtyre veprave, edhe nëse janë abuzues serial (recidivist), dënohen shumë rrallë dhe viktimat për këtë arsye kanë pak besim tek institucionet.

 Falë pranisë së bashkësisë ndërkombëtare dhe të presionit nga shoqatat e të drejtave të grave, qeveria e Kosovës kohët e fundit ka vendosur që të reformojë ligjet e brendshme të saj ndaj dhunës për të përmbushur standardet evropiane.

Në vitin 2010, në mënyrë që të garantojë mbrojtje më të mirë për viktimat dhe dënimin adekuat të abuzuesve, qeveria miratoi një ligj dhe një Strategji Kombëtare kundër dhunës në familje. Megjithatë, këto reforma nuk janë zbatuar mirë dhe dhuna në familje nuk është ende një krim sipas Kodit penal të vendit.

Mekanizmat koordinues midis institucioneve të policisë, gjyqësorit, shërbimeve sociale, spitaleve janë të dobëta dhe shpesh nuk respektohen.

 Ajo që mungon është një vullnet i vërtetë politik për të luftuar fenomenin - masat e marra deri më tani, edhe pse formalisht të rëndësishme, duket sikur më tepër kanë për qëllim të bëjnë përshtypje në komunitetin ndërkombëtar. Mediat luajnë vetë rolin e tyre negativ në këtë situatë.

Dhuna në familje rrallë e bën atë pjesë të lajmeve – edhe kur kjo ndodh, gazetarët priren të jenë dashamirës ndaj abuzuesve dhe jo në drejtim të viktimave. Në përgjithësi, media përforcojnë më tepër stereotipat dhe diskriminimin në vend sesa edukimin e publikut mbi mundësitë e barabarta dhe të drejtat e grave.


 Në këtë sfond të zymtë kontekstual, shtatë shoqata të grave kanë kryer punë të rëndësishme, por edhe të rrezikshme. Këto shoqata kanë krijuar dhe menaxhuar shtatë strehëza për gratë e abuzuara dhe fëmijët, të vendosura në qendrat kryesore urbane të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, dhe Mitrovicë).


Në vitin 2008, në një përpjekje për të thyer heshtjen e institucioneve dhe mediave, ato krijuan një Koalicion Kombëtar kundër Dhunës Seksuale dhe në familje. Në periudhën e pasluftës, strehimoret pritën gratë viktima të dhunës gjatë konfliktit.


Disa shoqata i mbështetën gratë edhe në detyrën e vështirë të dhënies së dëshmive në Hagë.

Sot këto streha ofrojnë strehim të sigurt, ushqim, veshje, si dhe mbështetje psikologjike, shëndetësore dhe ligjore për gratë e abuzuara dhe fëmijët. Disa shoqata realizojnë edhe mbështetjen e fëmijëve në marrjen e edukimit dhe gratë në gjetjen e një punë me qëllimin për t'i ndihmuar ato të bëhen financiarisht të pavarura.

Deri tani janë në këto strehimore është realizuar pritja e mbi 2.000 grave dhe fëmijëve. Këto shoqata kanë plotësuar një nevojë të madhe sociale dhe kanë përmbushur një detyrë të lënë pas dore krejtësisht nga institucionet zyrtare.

Qeveria mbulon vetëm 20 për qind të shpenzimeve të këtyre strehimoreve të përgjithshme dhe fondet publike janë të alokuara në bazë të buxheteve vjetore. Për këtë arsye, shoqatat duhet të vet-financohen duke u mbështetur ngushtësisht tek fondet ndërkombëtare. Pasiguria financiare e bën planifikimin afat-gjatë të pamundur, sidomos kur është fjala për të ndihmuar të mbijetuarit në shoqëri.

Së fundi, mungesa e burimeve të investuara në masat e sigurisë për vullnetarët dhe viktimat e bën punën e shoqatave "shumë e rrezikshme dhe të pasigurtë ... për të dy palët, pra: si për të mbijetuarit, ashtu edhe për aktivistët.

*****

Dhuna në Familje: Paraqitje e Situatës Aktuale



Ky fenomen vazhdon të trajtohet nga shumica e popullsisë si një problem privat, që i përket vetëm familjes, dhe jo shoqërisë. Megjithë punën ndërgjegjësuese që është bërë veçanërisht gjatë dhjetë viteve të fundit për të sensibilizuar publikun, qëndrimet ndaj dhunës nuk kanë ndryshuar shumë. Vështirësia e studimit të fenomenit rritet edhe më shumë po të kemi parasysh se fenomeni ndodh “prapa dyerve të mbyllura”

1. Si i tillë, ai është i vështirë për t’u vëzhguar dhe studiuar nga afër. Vetëm rreth 5 për qind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre.

 I vetmi burim informacioni mbetet në shumicën e rasteve vetë viktima, e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqëri apo në komunitetin ku ajo /ai bën pjesë. Dhuna në familje vetëm në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes duke mos u paraqitur kështu në statistikat zyrtare.

 Dhuna ndaj gruas është një problem kompleks që përfshin më shumë se sa një akt në vetvete në marrëdhëniet personale mes burrit dhe gruas.

 Është një problem social me përmasa të gjera që i ka rrënjët në qendrimet historike ndaj gruas dhe marrëdhë nieve martesore. Socializimi i grave dhe burrave në shoqërinë tonë dhe caktimi i grave në role dhe pozita inferiore që i mbajnë gratë të varura ekonomikisht, i bëjnë gratë me vunerabël ndaj dhunës se burrave me të cilët jetojnë.

Ky viktimizim i grave nga bashkëshortët e tyre përforcohet nga gjendja ekonomike, mentaliteti dhe tradita, ndërgjegjësimi jo i mjaftueshëm i njerëzve mbi dhunën në familje, por edhe nga mungesa e një ligji specifik për dhunën në familje.

 Ndërsa dhuna ndaj gruas po bëhet gjithmonë dhe më shumë problem shqetësues në shoqëri, pasi shumë burra ndihen të kërcënuar nga koncepti i lirisë së grave. Studimi i dhunës në familje vështirësohet po të kemi parasysh edhe një numër mitesh që nuk lejojnë depërtimin në thelbin e problemit.

Kështu, në komunitete dhe ambiente të ndryshme sociale ndahen mendime se “dhuna prek vetëm një shtresë apo grupe të caktuara”, “dhuna është një problem i të varfërve”, “gratë e dhunuara kanë personalitete të caktuara që e nxisin ushtrimin e dhunës nga bashkëshorti”, “gratë e dhunuara qëndrojnë në marrëdhënie të dhuns hme sepse ato e pranojnë dhunën”, “dhuna është rastësore dhe ndodh shumë rrallë” etj

. Të dhënat mbi përhapjen e fenomenit të dhunës në familje vazhdojnë të jenë të kufizuara. Kështu komisariatet e policisë, zyrat juridike, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe ato të shërbimeve sociale nuk janë të detyruara me ligj të grumbullojnë dhe prezantojnë të dhëna mbi dhunën.

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk regjistron, publikon dhe prezanton zyrtarisht rregullisht të dhëna mbi përmasat dhe përhapjen e këtij fenomeni.

Dhuna në familje dhe nevoja për një strategji kombëtare dhe plan veprimi Dhuna në familje është një problem që prek të gjitha shtresat dhe grupet e shoqërisë, pa dallim race, etnie, niveli ekonomik, zone gjeografike, besimi fetar, moshe, etj. Nga të dhënat në nivel botëror, të mbledhura në dhjetë vietet e fundit rezulton se dhuna ndaj grave është një pengesë në proçesin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Llogaritja e kostove social ekonomike të dhunës në familje, përbën një ndërhyrje strategjike në ndërgjegjësimin e politikëbërësve për rëndësinë dhe efektivitetin e parandalimit të saj.

 Duke qenë se dhuna në familje është një çështje tepër sensitive në vende dhe rajone të ndryshme, për adresimin e saj duhen programe dhe strategj i në përputhje me kulturën e tyre.

 Dhuna në familje është një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë shqiptare dhe si rrjedhojë, është përgjegjësia e shtetit, komunitetit dhe individëve të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta ndaluar atë.

Është e domosdoshme që qeveria të ndërmarrë inisiativat e duhura kundër këtij fenomeni në mënyrë që të respektojë dhe plotësojë të drejtat themelore të grave dhe fëmijëve si pjesë e të drejtave të njeriut.

 Pavarësisht nga inisiativat dhe aktivitetet e organizatave të ndryshme, veprimet e ndërmarra nga shteti kanë mundësinë të unifikojnë dhe të konsolidojnë këto përpjekje dhe pse jo t’i nxisin dhe promovojnë. Ekistojnë një sërë argumentash të cilët kërkojnë të tërheqin vëmendjen e politikëbërësve lidhur me marrjen e masave parandaluese dhe luftën kundër dhunës në familje.

Argumenti i drejtësisë: Çdo individ duhet të gëzojë të drejtën themelore për të jetuar i/e lirë dhe i/e paprekur nga dhuna.

Argumenti i efiçencës: Ndërsa në rastet e dhunës në fa milje duhet treguar kujdes i veçantë ndaj viktimës, politikbërësit duhet të mbajnë në konsideratë faktin se efektet e dhunës ndjehen nga e gjithë shoqëria.

Argumente të cilësisë së jetës: Gratë që arrijnë t’i mbijetojnë dhunës së ushtruar nga bashkëshortët, në pjesën më të madhe të rasteve vuajnë nga probleme shëndetësore, psikologjike dhe fizike.

Në këto kushte dhuna në familje nuk mund të injorohet si problem social, por edhe shëndetësor.

Argumenti i reagimit zinxhir: Efektet fizike dhe psikologjike të dhunës përfshijnë çdo fushë të jetës. Ajo mund të çojë në izolim social, sjellje josociale, vështirësi ekonomike dhe transmetim të modelit të dhunshëm tek fëmijët.

 Shteti Shqiptar, në kuadër të detyrimeve ndaj shtetasve të saj duket të respektojë, mbrojë, plotësojë dhe promovojë të drejtën e të gjithë shtetasve për të jetuar një jetë pa dhunë. Hartimi dhe zbatimi i një Strategjie Kombëtare mundëson: Kordiminin dhe bashkërendimin e strategjive dhe përpjekjeve ekzistuese të të gjitha departamenteve dhe institucioneve qeverisëse të ministrive të ndrys hme dhe organizatave jo-qeveritare nën një të vetme për të parandaluar dhe luftuar dhunën në familje. Parandalimi i dhunës në familje angazhon struktura të ndryshme publike dhe private për të diskutuar dhe zgjidhur çështjet e arsimimit, shëndetit, punësimit, drejtësisë, familjes, fëmijëve, të moshuarve, të shërbimeve sociale, për më tepër proçesit të zhvillimit të një shoqërie.

Strukturat ligjbërëse dhe ekzekutive dhe organizatat jofitimprurëse, kanë të gjitha funksione specifike dhe strategjia kombëtare dhe plani për veprim i unifikojnë këto dhe ndajnë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit. Dhuna në familje, kundrejt pjesëtarëve të ndryshëm të saj, bën që në shumë raste përdhunimi dhe ngacmimet seksuale të adresohen në mënyrë të veçantë nga ligji, ndërsa rrahja dhe neglizhimi i fëmijëve në një mënyrë tjetër.

Një strategji e kombëtare do të bënte që të gjitha format e dhunës në familje të identifikoheshin, të përcaktoheshin saktësisht shkaqet e kësaj dhune dhe të prezantoheshin mënyrat se si ky problem kaq kompleks do të adresohej nga ligji, politikat sociale dhe programet që do të realizoheshin nga të gjitha grupet e interesit.

Strategjia Kombëtare duhet të sigurojë se: Të gjitha format e dhunës në familje janë të adresuara në mënyrën e duhur; Të gjitha nevojat (kulturore, etnike, gjeografike, etj) të viktimave të dhunës janë të adresuara; Ekziston dhe implementohet një përqasje të që ndrueshme dhe koherente për të parandaluar dhunën në familje; Një pjesë e buxhetit të shtetit përdoret për të parandaluar dhe adresuar dhunën në familje.

 1. Dhuna në Familje dhe Format e Saj Çfarë është dhuna në familje?

 Familja tradicionale zakonisht përkufizohet nga sociologët si një grup individësh i lidhur nga gjaku ose nëpërmjet martesës, që jeton bashkë, bashkëpunojnë ekonomikisht dhe ndajnë përgjegjësitë për të rritur fëmijët e përbashkët.

Familja është gjithashtu një një grupim privat individësh, marrëdhëniet dhe sjelljet e të cilëve janë të padukshme për të tjerët; një organizim social kompleks që konsiston në shumllojshmëri rolesh dhe statusesh; dhe së fundmi marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të një familje janë më intime, më emocionale dhe më të ndjeshme.

5 “Në kohën tonë familja e ka humbur “qetësinë” e cila pritet ta karakterizojë. Ajo është e kërcënuar jo vetëm nga faktorë tradicionalë, si vdekja, sëmundjet, katastrofa të ndryshme, varfëria, etj., por dhe ata “jo tradicionalë” si sjelljet devijante, konfliktet gjithfarëshe, dhuna, alkolizmi, përdorimi abuziv i drogës, braktisja, sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, etj.”

 6 Pra familja është një strukturë që përmbledh një mori marrëdhëniesh dhe rolesh dhe si e tillë është e ndjeshme nga dhuna që ushtrohet brenda saj. Duke u bazuar në vlerat universale të familjes, Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkufizon dhunën në familje si një akt që rezulton, ose ka shumë mundësi të rezultojë në dëmtim fizik, seksual ose mendor duke përfshirë kërcënime ose akte të ngjashme, shtrëngimet ose heqjen arbitrare të lirisë

7. Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private, si rrjedhojë nuk dihet me saktësi përmasat dhe frekuenca e fenomenit. Megjithatë studimet e kryera tregojnë se dhuna në familje, sidomos ajo ndaj grave dhe vajzave, është rritur gjatë periudhës së tranzicionit.

Vështirësia e grumbullimit të informacionit mbi dhunën në familje vjen dhe si pasojë e gjendjes ekonomike të viktimave, të cilat në shumë prej rasteve janë të varfra (sidomos në vendin tonë) dhe janë individët të cilët kanë aksesin më të kufizuar ndaj informacionit për të drejtat e tyre, shërbimeve sociale, ndihmës juridike apo dhe vëmendjes së medias.

Ekzistojnë disa forma të dhunës , ndër të cilat më poshtë janë renditur ato më të përhapurat në Shqipëri, bazuar edhe në përvojën e qendrave të shërbimit në ndihmë të grave dhe vajzave të dhunuara: Dhunë Fizike përfshin: shtyrje, goditje, gërvishtje, , mbylljen në shtëpi, goditje me objekte të forta, kërcënim me thikë ose me armë tjetër, refuzim për ta ndihmuar gruan kur është shtatzënë ose e sëmurë, tentativë për vrasje deri në formën më të rëndë, vrasjen.

Forma të dhunës fizike janë edhe përpjekjet për të kontrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas. Gratë që dyshohet se nuk janë “të rregullta” dhe “korrekte” në marrëdhëniet bashkëshortore shpesh bëhen viktima të formave ekstreme të dhunës fizike. Ato jo vetëm janë rrahur, lidhur me litar, por ju janë shuar cigare në trup, janë tërhequr zvarrë, ju janë thyer eshtrat ose janë lënë natën jashtë derës së shtëpisë të vetme dhe të dhunuara.

 Dhuna fizike në përgjithësi ushtrohet duke filluar nga forma t më të lehta për të arritur deri tek ato më ekstremet. Dhunuesit janë tepër testues dhe të kujdesshëm me rritjen e nivelit të dhunës. Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet pas vitit të parë të martesës, gjatë shtatzënisë, për t’u përshkallëzuar pas lindjes së fëmijës së parë e për të vazhduar gjatë gjithë jetës bashkëshortore nëse gruaja nuk e kundërshton atë ose nuk gjen një mënyre për të shpëtuar prej saj.

Të dhënat tregojnë se një numër i konsiderueshëm grash, viktima të dhunës në familje, e kanë përjetuar atë që në familjen e origjinës. Viktimat tregojnë se edhe nënat e tyre janë abuzuar njësoj nga bashkëshortët dhe kurrë nuk e kanë kundërshuar atë. Çfarë është edhe më e dhimbshme, ndonëse këto nëna janë lutur për një jetë më të mirë të vajzave të tyre, prapëseprapë ju kanë dhënë atyre mesazhin se “burrat duhen duruar”.


Mjekët e familjes duhet të tratohen për rastet e dhunës ndaj fëmijëve në familje Tërhequr më 18 Qershor 2011 Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik

 Mjekët e familjes dhe të shkollave duhet të kenë më tepër njohuri rreth vendeve ku mund të adresohen fëmijët e dhunuar, por dhe për rastet e shenjat e dhunës, fizike apo psikologjike të ushtruara ndaj tyre.

Studimi i Institutit të Shëndetit Publik mbi vlerësimin e njohurive, qëndrimeve dhe nevojave të mjekëve të familjes dhe të shkollave për dhunën ndaj fëmijëve vëren se rreth 85 për qind e mjekëve të familjes nuk njohin siç duhet shenjat e dhunës ndaj fëmijëve, ndaj kanë nevojë të trajnohen.

Nga studimi, i kryer mbi qëndrimin e tyre ndaj dhunimit të fëmijëve, apo aftësisë për të dalluar simptomat psikosomatike tek një fëmijë i dhunuar, si dhe njohurive rreth përgjegjësive të tyre ndaj një fëmije të dhunuar, rezulton se 58 % e tyre nuk e konsiderojnë dhunë ironizimin dhe frikësimin ndaj fëmijëve. Ndërkohë, 62 % e tyre nuk e konsiderojnë dhunë mungesën e afeksionit dhe vëmendjes.

 Bazuar në studim, 26 % e tyre raportojnë se nuk janë përballur me një fëmijë të dhunuar. Ndërsa, 80 % nuk i kanë raportuar këto raste dhe kjo për shkak se 64 % e tyre pohojnë se nuk është detyrë e tyre të raportojnë fëmijët e dhunuar.

 Një përqindje e lartë e mjekëve nuk konsiderojnë dhunë, jo vetëm atë fizike me gjuajtjet me pëllëmbë, apo shkuljen e flokëve, por edhe frikësimin apo kërcënimin për braktisje dhe heqje të drejtash. Kjo mungesë njohurie mbi format e dhunës, bën që mjekët të jenë pasivë ndaj parandalimit të këtyre sjelljeve.

Referuar të dhënave të studimit, specialistët e ISHP e konsiderojnë mjaft të rëndësishëm dhe imediat trajnimin e mjekëve të familjes për të ndryshuar njohuritë, qëndrimet dhe sjelljet ndaj fëmijëve të dhunuar. Në studim u përfshinë 200 mjekë familjeje dhe shkollash të Tiranës (50 mjekë shkollash dhe 150 mjekë familjeje), të cilët kanë plotësuar pyetsorin përkatës gjatë periudhës shkurt-prill 2009.

Ky pyetësor mbledh të dhëna rreth qëndrimeve të mjekëve ndaj dhunimit të fëmijëve, aftësisë së tyre për të dalluar simptoma psikosomatike tek një fëmijë i dhunuar, njohurive rreth përgjegjësive të tyre ndaj një fëmije të dhunuar dhe nivelit të informimit të tyre mbi institucionet, ku mund të referohen këta fëmijë.

Nëpërmjet pyetsorit janë marrë të dhëna edhe rreth nevojave të mjekëve në këtë fushë, për të trajtuar në mënyrë sa më efiçente rastet e fëmijëve të dhunuar, si dhe për të parandaluar këtë fenomen. Sipas specialistëve, një fëmijë quhet i dhunuar edhe kur e fyen, ironizon, frikëson, e lë pa vëmendje apo dhe e tremb se do ta lësh vetëm, apo se do t’i heqësh disa nga të drejtat e tij, nëse vazhdon të gabojë.

Prishtinë,15 qershor 2011- 01 tetor 2011