2012-01-28

Rrëfimi i fundit i Ramiz Alisë




 Ramiz Alia ka dhënë intervistën e fundit të jetës së tij  gazetarit të mirënjohur Fatos Veliu.
Cila është e vërteta e shkërmoqjes ekonomike të shtetit komunist në vitet ‘90, kur nuk mundej t’i siguronte popullit as bukën e gojës aq sa i tregtoi edhe qindarkën e fundit të thesarit në flori. Shkaqet që sollën situatat politike të vitit 1990 dhe sa qëndron e vërteta se gjithçka ndodhi për faktin se kishte vdekur Enver Hoxha. Çfarë do të ndodhte në ‘90-n n.q.s. do të ishte Enver Hoxha gjallë dhe a do të mund të shpëtonte dot ai si lider shpirtëror i komunizmit në Shqipëri?
Disa ditë pa vdekë  Ramiz Alia dha edhe intervistën e fundit për publikun shqiptar.
Ai sa ishte kthyer nga një trajtim special në zemër në një prej klinikave speciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur pranoi se ishte dakord të bënte një dalje para publikut me shumë të pathëna për shtetin e tij komunist, i cili u trumbetua me ovacion të madh si shteti i triumfeve të paimagjinuara për kombin tonë.
Ajo intervistë  ishte dhe e fundit e jetës së tij, mund të konsiderohet edhe intervista e parë e llojit të vet. Kjo, për faktin se për herë të parë në jetën e tij, Ramiz Alia duket se u tregua disi shumë më i sinqertë nga sa kishte dëshmuar deri para pak ditësh.
Dëshmi të tilla të dhëna në këtë intervistë të fundit të tij janë edhe një shuplakë e fortë për shtetin dhe politikën e djeshme që u trumbetua për 50 vjet si më hyjnorja.

* * *

 Ai në këtë intervistë të fundit deklaroi për herë të parë se shteti tij komunist ishte kalbëzuar përfundimisht dhe nuk mund të mbahej më në këmbë as me oksigjen. Por në të pathënat e mëdha Ramiz Alia deklaroi se çfarë do të kishte ndodhur me Enver Hoxhën në rast se ai do të ishte gjallë, ku as më shumë e as më pak, por thjesht do të kishte përfunduar si Çaushesku. Pra, Ramiz Alia në këtë lloj dëshmie vuri një gur në thashethemnajën e madhe se shteti komunist mori fund vetëm për faktin se nuk jetonte Enver Hoxha. Pra, ai deklaroi se fundi ishte i pashmangshëm dhe se ai i Enverit po të kishte qenë gjallë, do të kishte qenë më tragjik se kushdo.

* * *

Pra, nga sa shprehëm më lart, për sa ka folur ish-kryetari i shtetit, Alia, kuptojmë se ai ka sjellë dëshmitë më tronditëse të periudhës së shtetit komunist. Kryesisht ai u ndal në pasojat që solli izolimi i vendit derisa mbaruam dhe rezervat e paprekshme të luftës nga tunelet e nëndheshme.
Ai dëshmoi edhe për shumë të vërteta të pathëna më parë, siç janë edhe përjetimet e momenteve më kritike të ngjarjeve që kanë shoqëruar shtetin tonë komunist.
Shumë është përfolur në publik për lidhjet që shteti i djeshëm ka pasur fillimisht me sovjetikët dhe më mbrapa me kinezët, por askush deri tash nuk është në dijeni për atë ç’ka ndodhur saktësisht gjatë dashurisë së zjarrtë dhe pas divorcit me ta.
Historitë e periudhës kur drejtuesit komunistë ishin optimistë për të ardhmen e shtetit të tyre të kuq dhe zhgënjimi i menjëhershëm që ata pësuan kur u detyruan të përballeshin me ditët më kritike të ekonomisë socialiste.
 Por Ramiz Alia në këtë intervistë tepër të veçantë për llojin e vet, për herë të parë pranoi të dëshmonte edhe për dështimet e politikës së partisë që ai i kushtoi jetën.
Ai deklaroi pikërisht për gabimet që sollën zinë e bukës në vendin e shumëvuajtur, ashtu siç deklaron edhe për udhëkryqin e paprecedentë që mbeti shteti kur ekonomia shënonte stadin “Stop”, pra kishte shkuar në zero.
Por ai në këtë intervistë të fundit për publikun hodhi dritë edhe mbi informacione që deri tash janë quajtur sekrete apo herezi ndaj të shkuarës, të cilat kanë të bëjnë me dinjitetin e rrënuar të shtetit që për 50 vjet ishte trumbetuar fuqishëm në arenën ndërkombëtare.
Kështu, ish-lideri komunist deklaroi se për vite të tëra të periudhës së fundit të udhëheqjes nga partia e kuqe, shteti paska kaluar në situatat më të vështira që mund të kalonte një popull.
Ndërsa në opinion deklarohej për arritje dhe realizime, në forumet më të larta të vendimmarrjes së tij, diskutohej të përdoreshin rezervat e luftës për të përballuar nevojat më të domosdoshme për mbijetesën e njerëzve.
Dhe tragjeditë s’kanë pasur të sosur.
Katastrofa sa vinte dhe bëhej më e tmerrshme.
Dhe kur kujton se situata të tilla paskan ndodhur shumë e shumë kohë se të vinte demokracia, detyrohesh të përballosh rrëqethjet emocionale për peripecitë që kemi qenë të detyruar të kalonim.
Gjithsesi, dëshmitë e ish-kreut të shtetit komunist nuk kanë të sosur së befasuari.
Dhe s’ka si të mos befasohesh, kur Ramiz Alia deklaroi se që në kohën kur Enver Hoxha ka qenë gjallë, rënia ekonomike e shtetit ka qenë e qartë dhe e dukshme.
Që në kohën e Enver Hoxhës populli shqiptar kishte filluar të kompensonte rëniet ekonomike, duke përdorur grurin, vajin, sheqerin apo orizin e të tjera asortimente të tilla të domosdoshme për jetesë të marra nga tunelet e nëndheshme të rezervave të luftës.
Dhe si të mos mjaftojnë të tilla histori enciklopedike për fatet e një populli kur diskutonte mbijetesën më të thjeshtë të tij, ndërsa bota shkonte në hënë, erdhi edhe deklarata, tashmë jobefasuese, por tronditëse e Ramiz Alisë, se në atë periudhë paskemi kaluar momente që shteti ynë ishte në ditët më të zeza të tij. Rezervat i kishim harxhuar përfundimisht, valutën po ashtu, ndërkohë që ishim në borxh me të gjitha vendet me të cilat bënim tregti.
E në këtë situatë të tillë ministri ynë i Tregtisë me Jashtë, Shane Korbeci, bridhte rrugëve të Evropës për të kërkuar ushqime për popullin e tij.
Por…,
Fatkeqësisht, askush nuk pranonte të nënshkruante më kontrata me leverdi dhe askush atë nuk e ndihmonte më, pasi askush nuk kishte më besim te ekonomia e një shteti që kishte ndërtuar ekonominë e vet mbi aventura politike.
  * * *

Por, ish-kreu i shtetit komunist dëshmoi edhe për ngjarjet e viteve ‘90. Pse ai nuk ishte dakord me lëvizjen studentore, ndërkohë që po e mbështeste atë pa rezerva? E vërteta pse bashkëpunoi me demokratët dhe si do të ishte rrjedha e shtetit, po të jetonte Enveri.
  E kështu në atë dëshmitë tepër interesante që duket sikur e mendonte se ishte e fundit e tij dhënë për lexuesin e “Standard”, i duket se foli në mënyrë shumë të sinqertë.
Për mënyrën se si është rrëzuar nga pushteti që e synoi një jetë të tërë. Konkretisht, ai prononcohet për temën “Enveri dhe lëvizjet për demokraci”.
Pas kësaj bëri deklaratën interesante se edhe Enver Hoxha nuk mund ta ndalte lëvizjen për demokraci, se ai do të ndodhej para një ekonomie të rrënuar.
Një përgjigje kjo e shumë komentuar këto 20 vite, por që asnjëherë nuk ishte dëgjuar një prononcim i Ramiz Alisë.
Por çfarë ai ka thënë saktësisht në këtë intervistë të fundit të tij të dhënë ekskluzivisht për “Standard”, le ta ndjekim të plotë në shkrimin e mëposhtëm.


Zoti Ramiz, nga sa jemi në dijeni, pas vitit 1980 situatat ekonomike të vendit tonë kanë filluar të përkeqësohen në mënyrë të vazhdueshme derisa shteti shkoi në humnerë.
Tani, para se të shkojmë te vitet ‘80, është mirë të shohim pak,
shkurt fare, mbi rrugën e ndjekur nga zhvillimi i ekonomisë shqiptare.
Unë desha të them këtë që… pas çlirimit të Shqipërisë, iu kushtua një kujdes i veçantë zhvillimit qoftë të bujqësisë, qoftë të industrisë së vendit. Dihet që rruga e zhvillimit të bujqësisë kalonte ndërmjet kolektivizimit të saj, por duhet thënë që shumë shpejt bujqësia shqiptare përparoi, në kuptimin që arriti të plotësonte nevojat e vendit në ushqim. Për bukën e popullit veçanërisht, drithërat… etj.

Pra iu kushtua një kujdes i veçantë zhvillimit të bujqësisë kryesisht plotësimit të nevojave të popullit me prodhimet bujqësore dhe duhet thënë që në rrugën e kolektivizimit u arritën rezultate shumë të shpejta dhe për njëfarë kohe nuk jam në gjendje të them vitin e saktë, por diku në vitet ‘60 në vendin tonë u realizuan plotësisht nevojat për bukë për popullin. Pra u prodhua sasia e nevojshme për drithëra.
Por jo vetëm për drithëra. U zhvillua njëkohësisht edhe bujqësia për produktet industrial, sepse filloi, mbjellja e pambukut, mbjellja e panxhar sheqerit, mbjellja e shumë bimëve të tjera sepse mbi bazën e tyre u krijua edhe industria përkatëse, Siç u bënë p.sh fabrika të ndryshme për prodhimin e vajit, kombinati i tekstileve në Tiranë e gjetkë… etj.
D.m.th. mbi bazën e zhvillimit të bujqësisë u zhvillua njëkohësisht edhe një industri e caktuar Pra desh të them që fillimisht ju kushtua një kujdes i veçantë bujqësisë. Por thash që krahas saj, Mori hov edhe zhvillimi i industrisë, sidomos i minierave. Por edhe i ndërtimit të objekteve të ndryshme të rëndësishme siç qenë kombinatet. Pra u bë një rrjet i kompletuar i industrisë, gjë që pa dyshim lojti një rol të madh për zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë në të gjitha fushat.

Ka ndikuar mbështetja e jashtme në këtë proces ekonomik që ju e konsideroni të suksesshëm? P.sh. mbështetja sovjetike dikur dhe më mbrapa ajo kineze?
Pikërisht këtu dua të dal. Kjo punë e madhe për zhvillimin e bujqësisë, për zhvillimin e industrisë, u bë vetëm në sajë të një bashkëpunimi të fuqishëm fillimisht me bashkimin sovjetik deri në vitin 1960 dhe më pas me Kinën. Bashkëpunimi me botën e jashtme është një kapitull më vete. Thashë që fillimisht zhvillimi ekonomik i vendit tonë u mbështet te sovjetikët dhe jo vetëm, por te i gjithë tregu i Lindjes. Kam parasysh këtu edhe Çekosllovakinë, edhe Hungarinë, edhe Bullgarinë edhe Poloninë, edhe Gjermaninë Demokratike. Me një fjalë, të gjitha vendet socialiste të Lindjes të cilat e ndihmonin Shqipërinë me kredi të ndryshme, me ndihma të ndryshme, me specialistë etj. Pra, ishte një treg i hapur dhe i sigurt midis dy palëve.

Kur filloi saktësisht “dashuria” e madhe me ekonominë kineze?
Por nga viti ‘60, kur Shqipëria u prish me Bashkimin Sovjetik dhe për pasojë edhe me vende të tjera të Lindjes evropiane, ndihmat sovjetike u prenë, por doli në skenë Kina dhe nga viti 1962 fillon bashkëpunimi i ngushtë me Kinën që do të thosha bile që ka qenë shumë më efektiv se sa bashkëpunimi me Bashkimin Sovjetik. Por natyrisht duhet bërë një dallim, ndërsa Bashkimi Sovjetik fillonte nga e para për të ngritur një fabrikë për të bërë bujqësinë, Kina d.m.th. kishte një bazament të zhvillimit të Shqipërisë.
Shqipëria eci me hapa shumë të shpejtë drejt industrializimit të vendit. Se pas vitit ‘60 te ne filloi ndërtimi i objekteve me rëndësi shumë të madhe në fushën e industrisë por edhe vetë bujqësia kaloi në një stad tjetër më të përparuar.
Kinezët në një kohë fare të shkurtër sollën në Shqipëri rreth 2 mijë traktorë. Për ekonominë shqiptare ishte një shumë, shumë e madhe. U mbulua tërë bujqësia që e ndihmoi shumë zhvillimin e ekonomisë kombëtare.
Pra, nga kjo pikëpamje mund të them që deri nga fundi i viteve ‘80 pak a shumë ekonomia shqiptare eci shumë përpara dhe jeta e popullit vinte gjithmonë në përmirësim.

Mendoni që deri në vitin 1980, nuk u ndien shumë pengesat kushtetuese që ndalonin kredimarrjen, huamarrjen, koncesionet, pra pengesa të kësaj natyre? Logjikoj se në momentin që ne kishim mbështetjen kineze këto nuk ndjeheshin shumë.
Po deri atëherë derisa neve shumicën e nevojave të vendit i plotësonim me anën e Kinës, d.m.th ky problem deri atëherë nuk doli, sepse p.sh. mbaj mend kur ne do të blinim një nga uzinat e mëdha në Fier, e njohur me emrin Azotiku. Atë praktikisht e blemë në Zvicër. Por e blemë ne nëpërmjet kinezëve, d.m.th. efektivisht paratë i paguanin kinezët. Pra, ishte kredia që kinezët i jepnin Shqipërisë. Dua të them se deri në atë kohë, pra deri në vitin ‘80, problemi i kredive, problemi i parave që i nevojiteshin Shqipërisë me botën e jashtme mbuloheshin nga marrëdhëniet që kishim ne me Kinën.

Kur filluat t’i ndienit më fuqishëm pasojat e prishjes me Kinën? Pra, fjalën e kam kur ekonomia jonë filloi regresin, të cilin tashmë i dimë situatat që solli?
Po të marrim mbas vitit ‘80, veçanërisht ‘85 e më vonë situata fillon e vështirësohet gradualisht. Kjo, siç ta theksova edhe më parë, ishte për shkakun e vetëm se në vitin 1978 ne filluam të prisheshim me Kinën. Motivet ishin motive politike.

Sot mendon se prishja me Kinën ka qenë gabim fatal për ekonominë e shtetit komunist?
Natyrisht ishte një nxitim nga ana jonë, sepse në fund të fundit, për probleme politike që i interesonin Kinës të futeshim neve në konflikt me Kinën ishte pak e tepruar gjë që na dëmtoi neve dhe nuk dëmtoi Kinën. Pra, mund të them se ishte një gabim i rëndë dhe i pafalshëm që bëmë ne dhe për pasojë ndihmat kineze filluan të pakësoheshin, kreditë po ashtu.

Kur filluan të ndiheshin dukshëm në ekonominë tonë pasojat e prishjes me Kinën? Dua të them se këto pasoja që filluan pikërisht në vitet që ju përcaktoni si shkak prishjen me Kinën sollën në fund katastrofën e madhe që këtu pllakosi zija e bukës aq sa me sa di unë është transportuar edhe floriri i fundit i shtetit për t’u lënë si garanci në Zvicër për faktin se ministri i Tregtisë së Jashtme në atë vend nuk po blinte dot as grurin pa pasur parat në dorë.
Është tamam ashtu si e thoni ju, pasi pavarësisht se në vitet 1980, 1981, 1982 e sidomos në vitin 1983, filluan të ndjeheshin përherë e më shumë problemet e mungesës së tregut të gjigandit aziatik, gjithsesi ishte akoma herët që të kuptohej gjëma që kishte nisur për ekonominë e shtetit.
Sepse duhet thënë që ekonomia jonë ishte akoma në efiçencë. Pra ajo kishte akoma një potencë të vetën. Kish krijuar një rezervë të vetën. Nuk është se në ‘83-shin ra ekonomia. Por…, e vërteta është se u ndie. Dhe u ndie mirë madje. Pra, dolën problem kardinale që nuk i kishim hasur më parë. Doli mungesa e tregut të eksportit, mungesa të tjera ndihmash dhe importesh për sektorë shumë të rëndësishëm të bujqësisë dhe të industrisë. Të gjitha këto filluan të ndiheshin në plane. Filloi rënia e prodhimit. Filloi mosrealizimi i planeve, gjë që do të thoshte se nuk po realizonim dot nevojat për konsum të popullit. Pra, me një fjalë, në vitin 1983 filloi rënia. Por nuk po ndihej shumë se filluam që mungesat t’i kompensonim me rezervat.

Pra, ju po thoni se pas vitit 1983 këto mungesa filluam t’i kompensonim me rezervat e paprekshme të shtetit?
Po, po, si kurrë më parë, siç të thashë, tashmë filluam të preknim rezervat.
Se për situatat që na paraqiteshin pa dyshim ne fillimisht do shfrytëzonim mundësitë tona. P.sh diku rezervat tona, diku edhe mundësi të tjera, të gjenim mënyra të tjera që i nxirrte vetë prodhimi tonë. Nuk është se ekonomia jonë nuk prodhonte. Çdo vit p.sh. prodhonte dhe siguronte diçka por jo më në ato madhësi që kishte nevojë vetë ekonomia.

Pas vitit 1983 filloi të rritej hendeku i handikapit ekonomik?
Po pas visit ‘83 situata u vështirësua edhe më shumë, sepse popullsia rritej, kërkesat nga masat e popullit rriteshin, qoftë në ushqim, qoftë në veshje, qoftë në zhvillimin e vendit, qoftë në ndërtimin e qyteteve etj., etj. Pra, pas vitit 1983 filluan kërkesat të rriteshin dhe ne të mos u përgjigjeshim siç u përgjigjeshim më parë; atëherë çfarë duhet të bënim? Kur thotë populli të hanim nga mishtë tanë. Nga mishi yt d.m.th. nga rezervat tona. Me idenë që do t’i plotësonim më vonë. Kur të krijohet kjo mundësi.

Pyetja ime në fillim të kësaj interviste ka lidhje sërish me thesarin në ar, për faktin se nuk është trajtuar asnjëherë, ndërkohë që është abuzuar shumë në opinion.
Unë do t’ju thosha që ka qenë me të vërtetë situatë aq ekstreme dhe detyruese që ari i Shqipërisë përfundoi në Zvicër?
Në atë kohë, pra, në vitin 1990, siç u shpreha edhe në numrat e mëparshëm ishte situatë e tmerrshme për sa i përket mundësive për të plotësuar tregun me artikujt qoftë edhe më minimalë për jetesën e popullit.
Tregu i brendshëm, pra, prodhimi, kishte rënë shumë. Kjo kishte sjellë rënie të eksportit. Por rënia e eksportit kishte sjellë rënie të importit, se me se do t’i blije?
Kishim dy tre vjet që kishim blerë me kontrata me të drejtë pagese të vonuar, gjë që kishim shënuar një borxh të konsiderueshëm.
Tani të të pyes unë!
Prodhimi kishte rënë, gjë që solli akoma mungesa të reja në treg, por ky treg i thellon mungesat kur nuk sjell importi, se na ra dhe ai.
E gjithë kjo situatë kishte një emër. Situatë tepër kritike. Populli nuk kishte gjërat më të nevojshme për jetesë.
E si të mos mjaftonin këto;
Tregu i huaj na kishte bllokuar të gjithë lëvrimin e artikujve edhe të kontratave të mëparshme që kishim nënshkruar. Borxhi i krijuar kishte sjellë te tregtarët e lindjes dhe perëndimit të kumbisnin besimin te shteti ynë. Ata donin lekë në dorë dhe pasta të lëvronin marrat e kërkuara.
Mirëpo ne na duheshin artikuj duke filluar që nga gruri.
Ministri ynë i tregtisë së jashtme na kishte ngelur aty pa mundur të sillte asgjë.
Këtu pritej krizë e paparë.
Po ashtu kombinatet, kryesisht ato tekstile kërkonin lëndën e parë se ngeleshin mijëra njerëz pa punë.
Atëherë shteti kishte detyrim të siguronte vetë çdo artikull për popullin.
Atëherë çdo të bënim? Vetëm floriri na kishte ngelur se me të tjerat kishim mbuluar diferencat në prodhim duke filluar që në vitin 1980, kur u ndërpremë me Kinën.
Mund të lihej populli pa bukë? Përse duhej ky flori kur më shumë se kurrë ky popull kishte nevojë?
 Pra, me pak fjalë, mungesa e madhe e nevojave të popullit të shtynte të gjeje burimet e domosdoshme. Kushtetuta nuk na lejonte asnjë rrugë.
Tjetër, atëherë duhej të shfrytëzonim të gjitha ato mundësi të brendshme që kishim.
Një nga mundësitë ishte të shfrytëzonim rezervat e fundit që kishte shteti.
Rezerva e fundit ishte floriri.
Rezerva e sigurt.
Me kusht që të mos na i preknin. Po, po edhe të na i kthenin kur ne të kishim siguruar dollarët që të paguanim ato që na kishin konvertuar nga garancia e floririt.
Ajo sidoqoftë, shpjegon një fakt. Shpjegon faktin që situata në Shqipëri ishte tepër e rëndë, tepër e vështirë, dhe ishin më të vështira që të kapërceheshin.


Si është e vërteta e hedhjes në qarkullim e kartëmonedhave të reja shtesë, pra janë prerë para në sasi të konsiderueshme gjë që ka sjellë rritjen e inflacionit, shumë.
Gjithmonë jemi në kushtet që ju fola që kërkonim rrugë mundësi, zgjidhje.
Siç ju thashë, rënia e prodhimit arriti pikat kritike. Por më e rënda ishte që nuk mund të blinim shumë në tregun e jashtëm. E ndërmjet këtyre që nuk mund të blinim ishte dhe lënda e parë.
Por mungesa e lëndës së parë na solli mbylljen e ndërmarrjeve. Ishin mijëra punëtor që duhej të merrnin rrogën. Nuk ishte faji i tyre ai që nuk kishte lëndë të parë, ishte faji im, pra i shtetit. Kështu doli ligji i 80% -shit.
Por ishin qindra e qindra ndërmarrje që u mbyllën në të gjithë Shqipërinë. Kjo do të thoshte që ishin mijëra rroga që do merreshin kot. Shtoji kësaj dhe mbylljen e shumë ndërmarrjesh se kaluan në greva për kushte më të mira, paga etj. Por edhe këta punëtor grevist do të merrnin rrogat e plota.
Një situatë e tmerrshme. Ishim tërësisht në fund të humnerës ekonomike.
Pra, u krijua një situatë tepër e rëndë ekonomike. Dhe kjo është koha që erdhi lëvizja demokratike.

Specialistët e ekonomisë që kanë qenë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit që ju drejtonit thonë se nuk kishte as një mundësi të dilej nga ajo situatë ku kishim rënë veç të përmbysej kushtetuta komuniste që nuk lejonte kredimarrjet, koncesiondhëniet etj. Por të ndryshonte kushtetuta duhej të ndryshonte politika, pra të binte shteti juaj komunist. Gjithsesi pyetja ime ka të bëjë me këtë pikë.
Juve Ramiz Alia, kur patë humnerën ekonomike dhe kur e kuptuat se vetëm përmbysja e kushtetutës sillte mundësi të reja në ekonomi,
i patë me shpresë lëvizjet politike që nisën në vend?
Situata ishte tepër e vështirë. Nga më të vështirat që mund të mendohet.
Por nuk mund të them unë, madje as unë dhe askush tjetër që lëvizja studentore që filloi që e shikonim me admirim. Pra, nuk mund të thoshim që e donim. Nuk e donim.
se ajo ishte përmbysje. Çështja është që ne nuk e kundërshtuam, kupton? Por jo se e donim.

 Por ama nuk mund të mos thoni që edhe më tej se në ‘90-n, ekonomia jonë vinte duke u rrënuar tmerrësisht?
Situata e rënduar ishte pikërisht në vitin 1990. Viti 1991 është viti që u kalua në një sistem tjetër. Në fund të vitit 1990 është ajo lëvizja e studentëve , d.m.th. filloi një rrugë tjetër Shqipëria. Pra, ‘91-shi çoi vendin në një rrugë tjetër të kundërt nga ajo e jona.
Kjo do të thoshte që iku nga duart tona Ndërsa unë jam duke u përgjigjur pra e kam fjalën përpara, te ‘90-a. Te ‘90-ta unë kam parasysh tërë ato vështirësi ekonomike që the ti. Filluam që në ’90-n. Qysh atëherë ekonomia kombëtare u shkoq. D.m.th. mungesat ishin evidente. Shumë fabrika nuk punonin se nuk kishte lëndë të parë.
Dhe u bënë përpjekje që të gjendej lënda e parë. Dhe u bënë përpjekje duke përdoruar dhe floririn tonë. Por natyrisht duke siguruar që ai të kthehej kur të kishim mundësitë. Pra, me rregulla të hekurta.

Përfundimi i këtyre përpjekjeve, mendoje si të luftoje me mullinjtë e erës. Juve, pas tyre, arritët gjë, ndërkohë që nuk e prisnit me simpati ndryshimin e kushteve politike që të sillte ndryshimet ekonomike?
Të gjitha këto u bënë por… situata ishte tepër, tepër e zezë. Pra, është pikërisht në këtë kohë që filloi ajo lëvizja e madhe e studentëve për demokraci popullore etj. Dhe është pikërisht kjo një nga arsyet që ne, flas qeveria e asaj kohe nuk e kundërshtoi lëvizjen e studentëve.

E thoni që e ajo qeveri e pa me simpati?
Jo simpati, por kërkoi bashkëbisedimin me të me qëllim që ndryshimet të bëheshin në mënyrë paqësore, normale dhe jo t’i krijonin popullit, përveç plagës ekonomike që kishte t’i krijonin edhe një plagë të madhe sociale. P.sh. do të ishte shumë e rëndë për ne: Po të fillonte vrasja; Të fillonte një armiqësi popullore; Gjë që ishte e rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë. Pra, duhej të shikonim shumë më gjerë se sa mund ta mendosh. Duhet që në ato momente flake ti shikonim gjërat që të ndryshonin dhe të shkonin mirë jo më vetëm në planin ekonomik që ju e theksoni kaq shumë por edhe në planin politik e shoqëror, të cilat në vitin ‘91 kishin dalë në skenë me të njëjtin tension si problemet ekonomike.

Zoti Ramiz: Mendoni se situata e Shqipërisë, si nga ana ekonomike dhe nga ana politike degjeneroi për faktin se kishte vdekur Enver Hoxha? Fjala është që do binte prodhimi në rast se jetonte Enver Hoxha, i cili ishte ndëshkues në rast se realizoje? A do të degjeneronte në pik të tillë komunizmi shqiptar po të ishte ai njeri që kishte qejf dhunën dhe ndëshkimin?
Jo nuk mendoj. Nuk mendoj se gjithçka kishte filluar më përpara. Enver Hoxha vdiq në ‘85-n, ndërsa rënia kishte filluar që në ‘80-n. Në ‘85-n që ai vdiq kishte pesë vjet që ne kishim probleme me të ardhurat. Kishim probleme me eksportet. Kishim filluar rezervat, por mendonim se do të ndryshonin gjërat dhe rezervat do të rivendoseshin sërish nga ishin hequr. Po kështu edhe pengesat e mëdha për sa i përket marrëdhënieve ekonomike që paraqiste kushtetuta jonë ishin bërë problem që kur jetonte Enveri, menjëherë sa u prishëm me Kinën.

Pra, ju mendoni se edhe Enver Hoxha po të ishte gjallë, situata politike do të ndryshonte? Pluralizmi do të vinte?
Unë nuk e di ç’mund të bënte Enver Hoxha më tepër. Sigurisht autoriteti i tij në krahasim me timin ishte shumë madhor, madje gjigant do të thosha. Dhe kur flas për autoritet, nuk e kam fjalën për mobilizimin e masave vetëm por e kam dhe për autoritetin e tij në arenën ndërkombëtare. Por ajo situatë nuk mund të ndalohej. Fjala ishte te ekonomia. Po nuk i sigurove bukën dhe ushqimin popullit, nuk ke rrugëzgjidhje veç të falimentosh. Dhe po të ishte Enver Hoxha ekonomia e shtetit do të ishte rrënuar në ato përmasa. E çdo bënte pas kësaj? S’e di. S’e di. Vetëm me autoritet mund të arrihet ekonomia?

Kur flisni për autoritetin e Enver Hoxhës, e keni fjalën për autoritetin e dhunshëm që ai e kishte cilësi kryesore?  
Jo vetëm të dhunshëm, por Enver Hoxha kishte edhe një autoritet intelektual dhe gjithashtu, siç të thashë një autoritet ndërkombëtar të dukshëm. Ai ishte shumë më i madh nga autoriteti që kisha unë. Por a mund të arrinte në atë kohë më shumë, s’e di.
Zor është, por… Të bëhen hipoteza të tilla se nuk është problemi që varet nga njëri apo tjetri. Janë të tjera kushte ato që vendosin për parime të mëdha. Siç qenë në rastin konkret, shkrirja e ekonomisë sonë. Na ngelën në dorë vetëm parimet.

Zoti Alia, kur ju thashë për autoritetin e dhunshëm të Enver Hoxhës, e kisha fjalën se ai ekzekutonte kur nuk realizoje. Në rast se një ndërmarrje nuk arrinte planin, ai nuk e falte pa ndëshkim?
Gjë që ju ndryshuat taktikë.

Pra, që t’i kthehemi pyetjes, me këtë metodë që kishte Enveri, do të guxonte kush të mos realizonte?
E kuptoj, por problemi është se si mund të godasësh ti punëtorin kur ti s’ke lëndën e parë që të prodhosh. Në këtë kuptim ishte problemi i vështirë. Se po të kishte lëndë të parë dhe ata që nuk kishin realizuar ne nuk i kishim goditur, atëherë po. Por s’ishte lënda e parë. Dhe fajin e kisha unë si shtet që nuk e kisha sjellë lëndën e parë dhe nuk e kishe ti që nuk po e përdorje. Pra, defekti i madh ishte në përgjithësi në të gjithë shoqërinë që ishte krijuar kjo situatë e rëndë. Pra, gjithçka ka ardhur që me prishjen me Kinën.


-------------------------

Nga Flori Bruqi

Kush është Ramiz Alia?








Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe vdiq më 7 tetor 2011 në Tiranë pasi vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare). Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984 – 1990. Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të PPSH-së, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar.[1]
Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).
Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit. Semiramis Xhuvani Alia vajza e Aleksandër Xhuvanit ishte bashkëshortja e Alisë me të cilën pati tre fëmijë. Dy vajza, Zanën, Besën, si dhe një djalë, Arbenin.


Karriera e hershme jetës dhe politike

Alia u lind ne vitin 1925 dhe u bashkua lëvizjes komuniste shqiptare para se ai ishte njëzet vjeç. Ai e kishte rritur me shpejtësi nën patronatin Hoxhës dhe nga 1961 ishte një anëtare e plotë e Byrosë Politike në pushtet (Byrosë Politike) të Partisë së Punës të Shqipërisë (PLA). Hoxha Alia zgjodhi për disa arsye. Së pari, Alia kishte qenë prej kohësh një ndjekës militant e marksizmit-leninizmit dhe i mbështetur politikën e Hoxhës e vetë kombëtare besim. Alia edhe u favorizuar nga gruaja e Nexhmije Hoxhës, i cili dikur kishte qenë mësuesi i tij në Institutin e marksizmit-leninizmit. Përvojë politike Alia ishte i ngjashëm me atë të Hoxhës, dhe duke qenë se ai u paraqit për të shkëmbyer pikëpamjet e Enver Hoxhës në çështjet më të huaj dhe vendas, ai me lehtësi veten për të vendosur regjimin totalitar i Partisë. Se ai kishte arritur të mbijetonte disa valë të gjerë purges bespoke aftësitë e tij politik dhe kapaciteti për mbijetesë.

Sekretari i parë i Partisë së Punës Shqiptare Ramiz Alia me Enver Hoxhën

Kur Alia mori si sekretar i parë i PPSH-së, vendi ishte në vështirësi të rënda. Apati politike dhe cinizëm u përhapur, me segmente të mëdha të popullsisë që ka hedhur poshtë vlerat e qeverisë. Ekonomi, e cila vuante nga produktiviteti i ulët dhe mungesa e përhershëm të produkteve ushqimore më elementare, tregoi asnjë shenjë të përmirësimit. Kontrolle Sociale dhe vetë-disiplinë kishte gerryer. Inteligjencës ishte fillimi për të rezistuar kontrollin e rreptë të partisë dhe të kritikojnë dështimin e qeverisë për të respektuar standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Me sa duket duke njohur thellë dhe shtrirjen e kësaj pafuqie shoqërore, Alia me kujdes dhe ngadalë filloi të bënte ndryshime në sistem. Objektivi i tij i parë ishte sistemi ekonomik. Në një përpjekje për të përmirësuar efiçencën ekonomike, Ramiz Alia prezantoi një decentralizim ekonomik dhe reformën e çmimeve në sektorë të veçantë. Edhe pse këto ndryshime shënoi një largim nga qeveria e Hoxhës, ata nuk kanë ditur një reformë themelore të sistemit ekonomik.
Alia nuk ndaloi censurën, por ai lejoi diskutimet publike të problemeve shoqërore në Shqipëri dhe debatet e inkurajoi midis shkrimtarëve dhe artistëve në çështjet kulturore. Në përgjigje të kritikës ndërkombëtare të të dhënave të Shqipërisë mbi të drejtat e njeriut, udhëheqja e re loosened disa kontrolle politike dhe pushuar të aplikojë shtypje në një shkallë masive. Rusova rregull, megjithatë reduktuar në masë të madhe këtë përpjekje në një reputacion të mirë Në vitin 1989, solli amnisti e përgjithshme për lirimin e të burgosurve shumë afatgjatë. Alia mori gjithashtu hapa për krijimin e lidhjeve më të mira me botën e jashtme, forcimin e marrëdhënieve me Greqinë, Italia, Turqia dhe Jugosllavia. Një loosening e kufizimeve të udhëtimit dhe turizmit ka rezultuar në një pikëpamje më premtuese për tregti të Shqipërisë turistike .
Ramiz Alia
Tranzicioni në presidencë dhe demokraci

Pavarësisht nga përpjekjet e Alia për të vazhdojë me ndryshimin në një bazë të kufizuar, të matur, e reformave nga lart kërcënuar se do të kthehet në reforma nga poshtë, kryesisht për shkak të kërkesave gjithnjë e më të ashpër të të rinjve të Shqipërisë. Më 9 dhjetor, 1990, demonstruesit marshuan student nga Universiteti Enver Hoxha (sot Universiteti i Tiranës) në Tiranë nëpër rrugët e kryeqytetit duke hedhur parrulla dhe duke kërkuar dhënien fund të diktaturës. Në dhjetor të 11, numri i pjesëmarrësve kishte arritur pothuajse 3.000. Në një përpjekje për të shuar trazirat e studentëve, gjë që kishte çuar në përleshje me policinë e ndërhyrjes së shpejtë, Alia u takua me studentë dhe ranë dakord për të marrë hapa të mëtejshëm drejt demokratizimit. Informuar studentët Alia që donin të krijojnë një organizatë e pavarur politike të studentëve dhe të rinjve. Përgjigja Alia ishte se një organizatë e tillë duhej të ishte regjistruar me Ministrinë e Drejtësisë.

Në mesazhin e tij tradicionale të Vitit të Ri për të popullit shqiptar, Ramiz Alia përshëndeti ndryshimet që kishin qenë që ndodhin në vend dhe deklaroi që 1991 do të jetë një pikë kthese në kushtet e ekonomisë. Por, pavarësisht nga shenjat pozitive të ndryshimit, shumë shqiptarë janë ende duke u përpjekur për të lënë vendin e tyre. Në fund të vitit 1990, deri në 5.000 shqiptarë kaluar kufirin malor në Greqi. Të rinjtë e motivuar me pakënaqësinë ekonomike bërë deri pjesa më e madhe e refugjatëve.
Në shumë aspekte, Alia ishte një i mbijetuar politik. Ai kishte arritur të mbetet një figurë e rëndësishme politike nëpër disa kriza politike. Edhe pse ai kishte disa shqetësime të vërtetë për stabilitetin dhe vazhdimësinë, ai nuk ishte i papërkulur. Ai ndryshoi në përgjigje të rrethanave dhe kërkesave të vendosur reformatorët. Megjithatë, me Shqipërinë në grahmat e një krize të rëndë ekonomike, Alia kishte për t'u përballur me sfidat me të cilat ai nuk mund të kapërcej. Pas rënies së qeverisë së koalicionit në dhjetor 1992 dhe Partia Demokratike e PDSH (Shqipërisë) fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës 1992, ai dha dorëheqjen si president më 3 prill, 1992. Më 9 prill, Kuvendi Popullor zgjodhi kreu i PDSH, Sali Berisha si kreu i ri i Shqipërisë të shtetit.

Skeda:Alia me studentet.jpg


Më 21 maj, 1994, zyrtarë të lartë të regjimit komunist, përfshirë edhe Ramiz Alia, shkoi në gjyq. Alia u akuzua për shpërdorim të pushtetit dhe shpërdorim të fondeve shtetërore, siç ishte Adil Çarçani, ish kryeministër, Manush Myftiu, zëvendësi i tij, dhe Rito Marko, ish-zëvendës-president.
Alia ishte vendosur nën arrest shtëpie në gusht 1992 dhe u arrestuan zyrtarisht në shtator 1993. Në gjykatë ai pretendoi se ishte viktimë e një gjyqi politik tregojnë dhe kërkoi që gjyqi të transmetohet në televizion, një kërkesë mohuar nga gjyqtari kryesues. Gjyqi u monitoruar nga një Human Rights Watch / Helsinki dhe përfaqësues vazhdoi vetëm me parregullsi të vogla proces të rregullt ligjor. Dhjetë të pandehurit ishin gjetur fajtorë si të akuzuar dhe të dënuar me ndërmjet tre dhe nëntë vjet në burg; Alia mori një dënim nëntë-vjeçare.
Një gjykatë e apelit pas reduktuar disa nga dënimet, sidomos Alia në pesë vjet. Alia, Myftiu, Çarçani, Stefani dhe Isai janë urdhëruar gjithashtu që të paguajë shuma të ndryshme të shtetit. Më 30 nëntor, Gjykata e Kasacionit reduktuar afat Alia e nga një tre vite të tjera. Më 7 korrik, 1995, Ramiz Alia ishte liruar nga burgu.

Skeda:Ramiz alia 2011.jpg

Jeta pas daljes nga burgu

Pas daljes nga burgu ai u tërhoq në jetë private, shpesh herë merrte pjesë si i ftuar në dokumentare të ndryshme të cilat kishin për temë zbardhjen e disa enigmave të periudhës komuniste. Vitet e fundit Alia ka qënë ne vorbullën e debatit mbi masakrrën e Tivarit si përgjegjës direkt ndaj atij krimi, akuzë te cilën nuk e ka pranuar kurrë. Në vitin 2010 Alia publikoi një liber mbi jetën e tij të titulluar Jeta ime, në këtë libër ai pranon disa nga gabimet e Enver Hoxhës me luftën e klasave. Pasi vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare) u shua në spitalin e sanatoriumit të Tiranës. Me vdekjen e tij mbyllet një epokë ai ishte presidenti i fundit komunist dhe i pari pluralist.

Ceremonia mortore

Skeda:Alia.jpg

Homazhet për ish-udhëheqësin e fundit të regjimit komunist dhe ish-presidentin e parë pluralist pas viteve ‘90, Ramiz Alia u zhvilluan sipas Protokollit Shtetëror në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë. Në homazhe përveç familjarëve, njerëzve të afërt kanë marrë pjesë edhe deputetë të Partisë Socialiste si Gramoz Ruçi e Namik Dokle, Servet Pëllumb dhe kryetari i LSI Ilir Meta ky i fundit ishte i vetmi politikan i cili i bëri ngushëllimet publike familjes së Alisë. Pjesëmarrës ishte dhe Fatos Nano.

Takimi i parë, me Gjeçovin

NGA NDUE DEDAJ



Kushdo që vete në Zym, e para gjë që bën, pyet se ku prehet Shtjefën Gjeçovi. Nuk bëjmë përjashtim as ne. Dhe, fati ka dashur që të hasim në udhërrëfyesit e duhur. Gazetari i njohur Frrok Kristaj e studiuesi i historisë, Nikollë Kërhanaj, njerëzit që na shoqërojnë në “takimin” me Gjeçovin, na e rrëfejnë vrasjen e tij nga serbët si të ketë ndodhur dje, edhe pse kanë kaluar 80 vjet nga ai 14 tetor i 1929-s, e ata as që kishin lindur asokohe. Por detajet e asaj vrasjeje i “mbajnë mend” mirë prej prindërve të tyre dhe kujtesës së historisë. Kjo ka qenë natyra e komunikimit në malet shqiptare, mot motesh, përmes këngëve, rrëfimit të historive, ngjarjeve, që më shumë shtegtonin gojë më gojë, se mes përmes letrës së bardhë. Gjeçovi dijetar e hero prehet brenda rrënojave të kishës së Shën e Premtes. Po aty, ngjitur me shkrimtarin e Kanunit, është dhe varri i një tjetër atdhetari, At Luigj Palajt, rënë me 1913 edhe ai si një dëshmor i kombit. Kosova është i vetmi vend i Ballkanit, ku mund të flitet për heronj, si në vitet e para të shekullit XX, si në vitet e fundit të atij shekulli, kur dihet që ajo u çlirua më 1999, në vitin e parafundit të tij. Dikush e paskësh quajtur “varrezë kombëtare” këtë të Zymit, pasi këtu prehet dhe shkrimtari i madh Anton Pashku, aktorja e famshme Katarina Josifi, sopranoja e njohur Hermina Leka etj. Por dhe dy varre “interesante”, që u përkasin dy motrave të nderit (murgeshave) Marie dhe Dila Nerjovaj nga Lugishta e Hasit. Kur popullata e atij katundi kaloi në besimin islam më 1852, ato të dyja lanë amanet që, kur të vdisnin, t’i sillnin në Shëngjergj dhe ashtu ngjau. Nuk është aspak çudi që trazime apo rrethana të historisë sonë i gjen dhe në varreza, si “palimpseste” që mund t’ua rrokësh domethënien, për të kuptuar dhe më thellë ngjarjet që kanë ndodhur, edhe ato “rreshta” që mund të mungojnë në manualet e historisë.

Në Zym prej 40 vjetësh organizohen “Takimet e Gjeçovit”, bashkë prej këtyre njerëzve që kemi në krah si udhërrëfyes. Në fillim bëheshin te Lisat e Shën e Premtes, pastaj te Lteri aty pranë dhe së fundi në amfiteatrin e ri. Ato janë manifestime të përvitshme shpirtërore, letrare, artistike. Gjithnjë brenda atyre “takimeve” ka vend për “Orët” e Anton Pashkut, ku kumtohet për shkrimtarin dhe veprën e tij. Takimet ndiqen nga banorët dhe elita kulturore shqiptare e Prishtinës, Ulqinit, Shkupit, tashmë dhe nga Shqipëria. Në tetor të këtij viti do të jetë i 40-i “Takim” kulturor mbarëkombëtar me Gjeçovin dhe Frrok Kristaj, ashtu si para dyzet vjetësh, është sërish prijatar i kësaj veprimtarie shembullore.

“ABETARJA E ZYMIT” E VITIT 1900
Zymi krenohet me të drejtë me abetaren e tij shqipe qysh më 1900-n, e cila sipas Nikollë Kërhanajt besohet se u shaptilografua në mjediset e kishës së Zymit. Ky lokalitet e niste shekullin e ri, atë të njëzetë, me një monument vetanak të dijes. Mund të jetë ndër rastet e rralla, jo vetëm në botën shqiptare, kur një lokalitet ka abetaren e vet. Por kur mediton mbi udhën e shkronjave shqipe nëpër kreshta malesh, e kupton se aty ku kishte pasur Pjetër Bogdan në shekullin e 17-të, pse të mos kishte “Abetare të Zymit” dy shekuj më vonë. Ndërkohë që shkolla e parë aty kishte qenë hapur qysh në vitin 1864. Abetarja e Zymit është e skalitur në gur dhe një fotografi aty është një kujtim domethënës për çdo shqiptar. Simbolika kombëtare zotëron kudo në Zym, pasi aty është ruajtur aq mirë palca e identitetit tonë. Mjafton të shohësh qoftë dhe lterin e kishës së Shën  e  Premtes, i cili përpos se objekt kulti, paraqet një shqiponjë, një libër dhe një shtyllë, kjo e fundit në kuptimin e qëndresës. Udhërrëfyesit tanë s’reshtin së foluri. Ata na prijnë për te një tjetër shenjë kulturore e identitetit të këtij vendi e këtyre njerëzve. Një lapidar mes blerimit kushtuar atyre zymjanëve që në dekadën e fundit të shekullit XX (1991-1999), përsëritën historinë; kur serbët i dëbuan nga shkolla mësuesit dhe nxënësit, domethënë nga “abetarja” e tyre shqipe, ata hapën dyert e shtëpive të tyre për të mësuar fëmijët, i bënë shkolla. “Ka qenë ish-Presidenti Fatmir Sejdiu që e ka përuruar këtë lapidar”, - shton njëri nga ata.

Hasin, kufiri e ndan në dy pjesë thuajse të barabarta, pjesa e Kosovës: 241 km katrorë me 40 mijë banorë dhe pjesë e Shqipërisë: 243 km katrorë me 21 mijë banorë. Tani pak rëndësi ka kjo e dhënë, por dje ishte ndryshe. I binte që një krahinë e tërë shqiptare, nga më të njohurat, të ishte e përgjysmuar me Serbinë. Por dhe pse shteti serb kishte në administrim territorin, ne kishim aty një nga gurët e themelit të kombësisë sonë. Përmendet se disa zymjanë kishin marrë pjesë në Betejën e Kosovës (1389). Një ndër gjashtë hipotezat mbi origjinën e Skënderbeut, thotë se ai ishte nga Hasi i Thatë, teksa ishin mirëfilli prej këndej: Pal Hasi, dinastia Bogdani (Ndre, Pjetër, Gjon e Lukë Bogdani)  apo ku shërbyen Mëhill Suma, Lazër Lumëzi, Ndue Bytyçi etj. Ndër më të shquarit kishte qenë ipeshkvi dhe shkrimtari nga Gjakova, Gjon Nikollë Kazazi që kishte zbuluar në Romë “Mesharin” e Buzukut. Në Zym të Hasit, për gjysmë shekulli (1702-1752), ka qenë strehuar, për shkak të përndjekjeve osmane, Ipeshkvia Shkup-Prizren. Na thonë se në Kuvendin e Arbrit (më 1703) në Mërçi të Lezhës, bashkë me Ipeshkvin Pjetër Karagiqi, patën marrë pjesë dhe dy zymjanë.

Zymi është quajtur “Roma e Vogël”, pasi, ashtu si kryeqyteti italian, është i vendosur në shtatë kodra, në secilën nga një lagje. (Na bie ndërmend një novelë e Kasëm Trebeshinës me titullin “Fshati mbi shtatë kodrina”.) Por kjo “Roma e Vogël” hasjane nuk ishte si kryeqyteti italian, ku kishin kryer studimet për teologji e filozofi apo ishin shuguruar ipeshkvij edhe shqiptarë të këtyre anëve, përkundrazi ishte një vend i thatë, pa ujë të mjaftueshëm, me rrugë të ngushta, me tokë gëlqerore, siç e përshkruajnë autorët vendës, çka sipas tyre, i kishin dhënë Zymit një pamje të zymtë, nën hijen e “olimpike” të Pashtrikut. Zymi i sotëm, i cili shkon me komunën e Prizrenit, ka një peizazh mahnitës, me lisat e mëdhenj të moçëm, amfiteatrin e ri “gjeçovian” me 1000 vende, në shëmbëllim të atij të Durrësit, me dy shtatore që sikur flasin me njëra-tjetrën: e Gjeçovit dhe e Bogdanit (së afërmi), kishën e Zojës, obeliskun e Abetares së Zymit, shkollën fillore, gjimnazin “Gjon Buzuku”, bibliotekën, muzeun etj. Zymi ka 6000 banorë, të besimit katolik dhe atij mysliman, por rrojnë aty më pak se një e treta, pasi të tjerët janë në emigracion, shumica në Kroaci. Njerëz të urtë, të fisëm, s’ka pasur kurrë grindje dhe sherre me tyre; kanë fituar dhe kulturën e emigracionit, që do të thotë, kulturë e vendeve evropiane nga vijnë. Po ashtu, është për t’u përmendur toleranca fetare etj.

“ZOJA E HASIT, LUTU PËR NE”!
“Dyndet krejt Dukagjini në këtë ditë e vjen këtu. Janë rreth dhjetë mijë veta në procesionin e sotëm të pajtores sonë, “Të ngjiturit e Zojës së Bekuar në Qiell”. Ne shqiptarët e emërtojmë këtë shenjtore me emërtime të llojllojshme, si: Zoja e Madhe, Zoja e Berishës, Zoja e Grudës, Zoja e Hasit, ku në veçanti është e njohur Shenjtorja në Letnicë të Kosovës (e quajtur dhe “Zoja e Cernagorës”) nga e mori edhe Nënë Tereza thirrjen për të shkuar për murgeshë. Historiani i palodhur, Nikollë Kërhanaj dhe frati At Ndue Kajtazi kanë shkruar një monografi për Zojën e Hasit dhe udhën e saj mes banorëve të kësaj treve, që epiteti “i thatë” na duket se tash nuk i shkon më as relievit. Në Kosovë ka një përpjekje serioze të studiuesve dhe krijuesve për të dokumentuar historinë, traditat, etnokulturën e trevave shqiptare në viset dardane. Është vërtet emocionuese të shohësh flamurin e ri të shtetit të Kosovës të valëvitet në majë të kambanores së kishës së Zojës në Zym.

PRITET TË “VIJË” PJETËR BOGDANI
Pjetër Bogdani (1630 - 1689), i lindur në Gur të Hasit të Prizrenit, autori i mirënjohur i “Çetës së Profetëve”, ndër të parat vepra origjinale të letërsisë shqipe, përndryshe “vepra e parë në prozë e shkruar në gjuhën shqipe”, duket pak më i largët në ligjërimin e ditës, si të gjitha majat që tashmë janë shfaqur plotësisht, dhe rrinë atje lart në krye, mbështjellë me pak mjegull. “Çeta e profetëve” përmban “Sibilat”, shkruar nga vetë autori apo dhe nga ndonjë i afërm i tij. Ndër to me interes të veçantë është një vjershë e Lukë Bogdanit, që sjell të gjallë kujtimin e Skënderbeut dhe mbresat e autorit për madhështinë e vendlindjes. Pjetër Bogdani e shkriu jetën në male duke predikuar mirësinë, humanizmin, qëndresën e shqiptarëve. Në njërën nga vjershat e tij, të vitit 1685 (“Sibila Persika”), ai shkruan:
“Kumbon zani malesh e këlthet ndë shkretëti
sihariq me dhanë e udhë të drejtë
shekullit me çelë...”,
ku predikon një jetë pa vese, faje e sherre, por vetëm të shëlbuemit e njeriut në “udhën e drejtë” të kishës e besimit.
...Dhe ja, ky kolos i përndritur i kombit tonë pritet të “ngjitet” në piedestal në Zym. Shtatoren e tij po e punon skulptori i njohur shkodran, Sadik Spahia, në Tiranë, që ka bërë dhe atë të Gjeçovit. Secila nga të dyja shtatoret do të jetë tre metra e lartë, mbi një bazament po prej tre metrash. Ata janë konceptuar sikur “flasin” me njëra-tjetrën, siç kanë folur mes tyre kohët shqiptare të këtyre maleve, Mesjeta me Rilindjen. Është vendosur tashmë shtatorja e Gjeçovit dhe pritet të përfundojë dhe ajo e Bogdanit, që veçse një nga shkrimtarët e parë të letërsisë shqipe, ka qenë dhe ipeshkëv i Shkodrës, Kosovës, udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689.
Është e ditur tashmë se shpesh atelietë e shkrimtarëve të parë kanë qenë pikërisht famullitë, pasi në kësi vendesh janë shkruar dhe poezitë e Palit prej Hasi, dhe “shënimet” e Gjon Nikollë Kazazit, dhe Kanuni i Gjeçovit, i cili ndonjëherë botonte me pseudonimin “L’keni i Hasit”.

ANTON PASHKU SHKRUANTE NËPËR RRASA GURI...
Në fjalët e udhërrëfyesve tanë të këtij reportazhi ka emocion kur bie fjala për Anton Pashkun. Gjeniu i modernitetit në letërsi, siç e quajnë në Kosovë, nuk ka fjalë. Duhet lexuar dhe në përtejheshtjen e tij. “Vinte shpesh në rininë e tij këtu në Zym, kishte dajat në shtëpinë tonë (të Kërhanajve), e ndoshta kur ka shkrue tregimin ‘Nën qarr po rrinte vasha’, më 1959 (botuar në librin me tregime “Lutjet e mbrëmjes”) ka pasë parasysh këtë lisin tonë treqindvjeçar dhe të motrën nën hijen e tij”, - thotë Nikolla, duke na treguar një lis madhështor në qendër të Zymit. Kurse Frroku na rrëfen diçka krejt të veçantë që dhe e ka botuar në shkrimet e tij: “Kur Antoni vinte në Zym, shkonte me barinjtë e dajave të tij për të ruajtur bagëtinë. Dhe teksa ai sillej nëpër mal, shkruante nëpër rrasa guri. Pasi kthehej nga mali ku ruanin bagëtinë, Antoni i bartte rrasat e gurit të shkruara prej tij, nga Rrethi i Bletës, Lëndinat e Shënkollit, Bunari i Ri e deri te Kroi i Laskavecit... Ato rrasa i palonte nën strehën e shtëpisë së njërit prej dajave, bacës Mark, i cili kujdesej për to, pasi e donte shumë Antonin”. Barinjtë gjithnjë merreshin me diçka; gdhendnin figura shpendësh, bënin furka, blixha, apo dhe ndonjë pushke druri-lodër për fëmijët, por nuk kishte nga ata që shkruanin nëpër rrasa. Anton Pashku me ato shkrime a shenjëzime duket se imitonte të parët që shkruanin në papiruse. Më vonë ato rrasa patën humbur dhe askush nuk e di se ç’kishin qenë ato shenja apo fjalë të shkruara. Por sidoqoftë, aty niste letërsia e tij, prej guri. E shkrimtarit që Ibrahim Rugova do ta quante, Xhojsi i letërsisë shqiptare. Do të ketë qenë ndonjë lloj semiotike guri, tash e përhumbur, por ndoshta letërsia e mëvonshme e tij na e thotë sadopak se cilat kishin qenë ato kodet e tij krijuese që ai së pari ia kishte falur gurit... E ne, s’bëjmë gjë tjetër veçse përkulemi me nderim të thellë para gurit të varrit të tij, fare pranë atij të Gjeçovit.
Petrit Palushi, shkrimtari i njohur kuksian, vite më parë ka krijuar “Klubin Anton Pashku” në Kukës, që ka zhvilluar një varg veprimtarish kushtuar shkrimtarit të njohur, e ku me siguri që do të ketë menduar dhe për “Orët” e ardhshme letrare të Pashkut.
Për më tepër, në Prishtinë ka një shtëpi botuese në emrin e Anton Pashkut, që publikon në vazhdimësi letërsi.

NJË PRINCESHË E AKTRIMIT SHQIPTAR, KATARINA JOSIPI
Për Katin, siç e thërrisnin aktoren më të madhe të teatrit në Kosovë, flitet veçse me gjuhë poetike. E kanë quajtur “primadonë të teatrit shqiptar”, “ikonë të skenës në Kosovë”, “fenomeni Katerina Josipi”, “një firmë artistike par ekselans”, “një emër unikal dhe i papërsëritshëm skenik”, “prijatare e dramës shqipe” etj. Publicisti dhe shkrimtari Frrok Kristaj i ka kushtuar një monografi. Ai shkruan se emri i Katit është guri dhe dërrasa e parë e binës dhe e skenës së teatrit në gjuhën e ëmbël të trojeve etnike shqiptare jashtë Shqipërisë administrative. Katarina qe lindur në Zym të Hasit, më 9 nëntor 1943, ku dhe e nisi shkollën fillore, në gjuhën serbe, pas vrasjes së Gjeçovit. Në vitin 1948 hyri si femra e parë shqiptare në Teatrin Popullor të Prishtinës. Kati e famshme nuk rroi gjatë, u nda nga jeta me 1969, kur ishte vetëm 46 vjeç dhe “shtegtoi” nga Prishtina për t’u varrosur në Zymin e dhelindjes. Si një motër e madhe e Bekim Fehmiut të paarritshëm, me të cilin luajti në Teatrin e Prishtinës. Po ashtu, dhe e Nexhmie Pagarushës, Muharrem Qenës, Ekrem Kryeziut, Hyrie Hanës, Istref Begollit e të tjerë, me të cilët gjithashtu luajti në skenën e Teatrit, por dhe e Tefta Tashkos, Marie Logarecit, Tinka Kurtit, Mihal Popit, Besim Levonjës, Pjetër Gjokës, me të cilët nuk pati fatin të ndante skenën, por vetëm atdhetarinë. Kati luajti 73 role, duke krijuar një figurë unike të aktores së madhe kosovare, që shndriti dhe u shua si një meteor në qiellin e Kosovës.

Dy ndër prijatarët kulturorë të Zymit padyshim janë Frrok Kristaj e Nikollë Kërhanaj. Ata dhe të tjerë kujdesen për gjithçka që ka të bëjë me ceremonitë, shkrimet, titujt, emblemat e këtushme. I fundit si famullitar ka ardhur nga Kroacia Dom Ndue Ballabani. Falë kësaj elite kulturore, arsimtarëve të devotshëm, nxënësve, banorëve, emigruesve-përherë me rrënjët këtu, dashamirëve, në Zym ka përherë një vetëdije kulturore për t’u admiruar, të fytyrëzuar në disa institucione, shoqata, monumente, botime etj. Kushdo që ka shërbyer në Zym ka lënë një gjurmë, një dëshmi, ka lënë emrin e tij nëpër gurë e drurë. Jo rastësisht shqiptohen përditë toponimet e këtushme: “Lisi i Patër Dedës”, “Blini i Patër Pjetrit” etj.

Frrok Kristaj është njeriu mes Zymit dhe Prishtinës. Ai ka qenë për shumë vite gazetar i “Rilindjes”, për të cilën thotë se, “ka qenë institucioni më i madh që ka pasur kombi shqiptar jashtë Shqipërisë”. Tirazhi i kësaj të përditshmeje ishte mesatarisht 70-80 mijë kopje dhe çdo kosovar e kishte në shtëpi. Ai ka shkruar dhe një monografi për këtë “institucion”, siç e quan ai. Kristaj ka qenë dhe mësues i gjuhës shqipe në Gjermani për disa vite. Por, sidoqoftë, ai është përherë në Zym, i lidhur shpirtërisht me çdo lule e gur të vendlindjes së tij. Ashtu si njeriu tjetër fisnik, Nikollë Kërhanaj, që ka shkruar me aq përkushtim monografinë e Zymit dhe disa libra të tjerë për të. Lum si ai vend që ka prijatarë të tillë, të ditur dhe të pabujë. Ti që ke qenë për pak kohë mes tyre, nuk mund të mos e shohësh vazhdën e pakëputur të prijatarëve kombëtarë, kishtarë dhe kulturorë të këtyre vendeve të epërme, qysh nga Mesjeta, nga meshtari dhe shkrimtari i parë, Pali i Hasit, që shkruante vjersha të përshpirtshme në këto kreshta malesh të Drinit të Bardhë.

Ti zbret nga yjet


Ti zbret nga yjet
Dom Ndre Mjeda, At Vincens Prenushi dhe At Pjetër Mashkalla në dy variante përkthimi “Ti zbret nga yjet” dhe “Natë e qetë”, këngë himn e Krishtlindjes; versionet vijnë nga gjuha gjermane dhe angleze në dialektin gegë prej klerikëve, që qysh prej kohës së përkthimit, gati një shekull, këndohet edhe sot në kishën françeskane







Ti ulesh prej parrizit

Përktheu: Ndre Mjeda

Ti ulesh prej parrizit,
O Zot e mbret madhnije.
E në tokë vjen m’u bâ nieri
Vetëm prej dashtënije:
Aq i dashtun jé për né
Qi në nji shpellë ti vjen me lé!
O Zot i lum,
Un s’e kam ditë se ti
Né të shkretët na don kaq shum!
Për ty qi rruzullimin
Gjithmbarë e ké krijue,
S’jânë gjetë as shpí as petka,
E zjermi të ka mungue.
Tash âsht dimen, akull, borë,
Me qindrue njashtu â zór.
O djalë i shkretë!
Prei së ftofti ti po dridhe,
Po dridhe e po bertet!
O Biri i të naltit Zot.
Ti pate gjith lumnín,
Por deshtas e ké lanun
E kapë e ké vorfninë.
Pra pse kján e pse gjimon,
Kerkush tý nuk po t’ankon:
Ti do me më msue
Se pa durim nuk mundet
Kerkush m’u shelbue.
Ne disha gja ti fshân
E kján, o bukuri,
Perse, si duhet, nieri
S’t’a din gjith at dashtëní;
Vesht e mora un i ngrati
Se at mundim t’a nep ty mkati;
O mkat mallkue!
Por ti, o Zot, më fal!
Më fal se jam pendue!
Ti flęn përmbi at grazhd,
O i lumi djalë plot hír.
Por zęmers me mârrë gjum
I del fort pun’e fshtír.
Zęmra e jote pse po lngon!
Natë e ditë shka po mendon?
Un tjeter s’po mendoj
Veçse me dekë per njerin.
Me dekë qi ta shelboj!
Me lé e me dekë për mue
Dashtnija të ka shtërnguemun:
E vetë pa të dashtë, o Jezu,
Si mundemi me rrnuemun?
Shpnesa e ęme, o Virgjin Mrí,
Me dashtë Krishtin se nuk di,
Tý të kjosha true:
Më mso gjithmonë me e dashtun,
Me e dashtë e me e lëvdue!

Shënim:
Në dhjetor të vitit 1754 Shën Alfons de Liguori improvizoi në një Kishë të Nolës këngën-himn të Krishtlindjes: "Ti zbret nga yjet". E lehtë për t’u kënduar, e përshtatshme për mundësitë vokale të fëmijëve, të grave e të njerëzve të popullit, kjo nina-nanë u përhap shumë shpejt e u përkthye në gjuhë të ndryshme të botës, duke u bërë së bashku me “Stille Nacht” një tjetër himn i solemnitetit të Lindjes së Krishtit. Ishte kompozitori Xhuzepe Verdi, i cili i frymëzuar prej dëshirës së Shën Alfonsit i dha muzikën tekstit. Kënga u përthye shpejt edhe në gjuhën shqipe nga meshtari dhe poeti Dom Ndre Mjeda me të njëjtën dëshirë për predikimin e Ungjillit.



O natë e qetë


Përktheu: At Vinçens Prennushi

Flej, o Qielluer,
Zojës në krahnuer.
Flej, mos kjáj,
ndale at’ váj.
Gjumi t’vjen,
por ty s’t’bahet me fjetë,
pse n’do kashta
t’rrin trupi Ty p’shtetë.

Jezus për p’shtim të gjithë neve,
Jezus për p’shtim të gjithë neve.

Ty Zoja Mri,
Ty gjithë dashtëni,
rrin tuj t’ruejtë,
ambël prujtë,

Ditë do t’vinë, o Shelbues, me u mekë;
Ka me të ra mbi një krygjë ty me dekë !
Jezus për p’shtim të gjithë neve,
Jezus për p’shtim të gjithë neve!

Shënim
Fjalët e këngës “Natë e qetë” janë shkruar në mbrëmjen e Krishtlindjes së vitit 1818 nga meshtari Joseph Mohr (1792-1848), ndihmës famullitar në Oberndor të Salcburgut (Austri). Në të njëjtën natë u muzikua nga Franc Xavier Gruber (1787-1863), organist i qytezës së afërme, Arsndorf. Sipas dëshirës së Mohr-it, motivi muzikor qe punuar për dy zëra, shoqëruar nga kori dhe kitara. Mohr-i e këndoi vetë këngën dhe e shoqëroi me kitarë, ndërsa Gryber bëri pjesën e basit. Fjalët dhe melodia u përhapen menjëherë, aq sa kënga u bë “Himn i përbotshëm i Krishtlindjes”.Kjo këngë mbërriti edhe ndër shqiptarë, në fillim të ‘900-ës, kur At Vinçenc Prenushi, françeskan përktheu “O e qeta natë”, që u këndua për herë të parë në kishën françeskane të Gjuhadolit në kremtimin e Krishtlindjes në vitin 1920.



O natë e qetë

Përkthyeu: At Pjetër Mëshkalla

Nat’ e qetë, Nat’ e shejtë,
Krishti i lum sot ka le;
Shih si qeshet e bukura f’tyr’,
Me sy t’ambel mbar shekullin k’qyrë’
Flej, o i bukuri, flej
Flej, se shpresa je Ti.

Nat’ e qetë, Nat’ e shejtë
Krishti f’mijë i Zoj’s Mari
Qe, në prehen sa mir’ po i rri,
Ejt’këndojnë me brohori:
Erdh i lumi Mesi
Erdh i lumi Mesi.

Nat’ e qetë, Nat’ e shejtë,
Me shpejti vijnë barijt
Me shikue k’te bukuri,
Me adhrue njik’te fëmijë
Krishti plot dashuni,
Krishti plot dashuni!

Shënim
Është një version i përkthimit nga gjermanishtja e tekstit “O natë e qetë”, nga jezuiti At Pjetër Mashkalla, i cili ka qëndruar besnik tekstit nga gjermanishtja, kur nisi të këndohej në kishat e etërve jezuitë ku këndohet edhe sot.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...