2012-02-12

Hasan Qyqalla:Bliri i lashtësisë



Hasan Qyqalla



Hasan QYQALLA  u lind më 8 janar 1961 në Bardh të Madh, komuna e Fushë Kosovës.Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Me shkrime merret që nga viti 1976, kur botoi  poezin e parë në revistën "Shëndeti"!  Ka botuar në shumë gazeta e revista të kohës. Herë pas here ka bashkëpunuar edhe me mediat vizuale. Që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani. Gjer më tani ka botuar "Dua të vdes shqip" botuar nga "Spektri" , Prishtinë 2004; "Robi i Lirisë" botuar nga "Mërgimi A&B", Biblioteka "Salloni poetik"  Tiranë-Prishtinë-Gjenevë 2007,; "Prekja e ëndrrës" botuar në  "Globus R", Tiranë 2009, si dhe ka dy përmbledhje në shtyp, dhe një roman.



TA BËJMË SHQIPËRINË...
 
Atje ku bebzë e Tokës buron gjak
atje ku Besë e Flamur, n'arkë, n'miqesi
Atje ku n'bisht ngreh kokën bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri...
 
Atje ku janë ndërtuar kullat Dardane
Bajraqet ngritur lart në atë Troll
Loja e fëmijëve në gjuhën Iliriane
Atje ajo Tokë, quhet Kosovë...
 
Atje ku fushëmejdanet kundërmojnë barot
ku "kali i trojes" merr turr e vrap
ku loket përkundin djepat me këngë e lot
ajo palcë Tokë e uruar, Kosovë quhet prap...
 
Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
ku Nora e Kelmendit shkroi "parahistori"
Atje ku Oso Kuka, n'krye t'arbanasëve të kepit
derdhi gjakun shqip, vetëm për Arbëri...
 
Atje ku flasim, qajmë e qeshim edhe sot
ku u mbajt kongresi n'palcë t'Manastirit
Bilbilat e kombit n'akord me gaz e lot
N'abetare të shkruhet kjo Tokë është Iliri...
 
Atje ku sot pallen bijtë e Helen-usit
edhe ai Dhe është i shqipeve Çamëri
për ne tash vjen treni (ndoshta) i fundit
Unik në një Truall, ta bëjmë Shqipërinë-SHQIPËRI!

ÇAMËRI


Urin do shuaj me baltë
Etjen në krojet palcguri
Do shuaj mallin e flaktë
Në kalan dritëvajguri...!

Kuror lulesh pa çati
Ngopë shpirtin n’atdhe
T’frymoj shqim n’liri
Zgjohu Çamëri, pse fle!?

Besën vë peng n’asht
Pika gjaku n’epruvetë
Ndajë shtratin në kashtë
T’ndajm breng e jetë!

Të gjallët për Besë vdesin
Të vdekurit do ringjallen
Kujtimet ngrirë të mbesin
Engjujt vargojn Avra-lagjen!




BARDHIT
 
Zog bilbil i këngës së re,
Fluturimthi në qiell këndon
Shpirt shtegtari i uritur,
fushë ograj kot gjurmon.
 
Lë shikimet të marrin udhë
Ajër mëngjesi plot ngrohtësi
Si i huaj befas "prekem"
shifër "X" në t'imen çati!
 
Molisë ulem pranë kalasë
bri lumit në Bardh
S'është gënjeshtër as trillim: s'ka bari
...Pse kam ardh?
 
Bardhi im a më bekove
unë të këndova në çdo stinë
Lë përbuzjen më premto:
Jeta në ty është me florinjë.
 
MALL PËR NËNËN
 
Ulur buzë lumit Rajnë nën hijen e lisit plak
m'përshkon mall për Bardhin, për vatrën
Dy lot që më pikojnë vala vrullshëm përlan
T'i dërgoj në atë prehër, ku qava për herë të parë.
 
Mos u ndjej e vetmuar Nënë, lule e dashur
Shumë kam për të thënë,shkruar e kënduar për ty
Mezi na rrite ne femijët,me ninullat gjuhë bukur
Të kam më të dashurën,të vetmen në gjithësi.
 
Dhe kur të marrësh saçin për fli a pogaçe
Më kujto fëmijërinë, më uro si dikur fat
Kur më dhurove Abetaren the: s'do bëhesh rrugaç
Eh, valët e jetës ç'më përplasën këtu n'mëkat.
 
Gjithë jam krenar për ty Nënë jetë-gjata
S'turpërohem të qaj nga  malli që kam për ty
Kur t'vizitoj vij me mëngjesin, kur ik bie nata
Tani ke shumë të fala nga djali yt mërgimtari.
 
SHPRESA VDES E FUNDIT
 
Seç më the këtë urti,filozof a njeri urtak,
I kripur nga klasikët, i brumosur me art.
Bisedojmë për histori kombi, iliri e letërsi,
Kulla,oxhaku,oda! traditë fisi, krenari.
Këmbanë për këngë burrash, zile për fëmijë
Për shkollën shqipe,kult- Flamur e benikëri.
Seç më the këtë urti, filozof a njeri urtak,
I kripur nga klasikët, i brumosur me art.
Këndove këngë Kosove, përmallshëm në lartësi
"Shpresa vdes e fundit", paragraf pa melodi.
 
BETOHU
 
Betohu në shpatën e Kastriotit
në plisin e dadë Shotës
në Flamurin e Plakut të Vlorës
në Alfabetin e Manastirit
në dashurinë e Nënë Terezës.
 
Betohu në indexin e studentit
në urtinë e Anton Çettës
në Kanunin e Lekës
në trimërinë e Pajazitit
në pushkën e Jasharajve...!
 
Betohu në Krisht
në një Zot betohu shqip.
 
Flakë gjaku me Besa-Besë
Vetëm shqip dua të vdes...
 
SYTË E EVGJENISË
 
Sytë e tu, moj Evgjeni, i takova vetëm në letër
E buzëqeshur me mimikë: arshiki e kohës së vjetër.
U bëre këngë e pakënduar, zure vend në vargun tim
Shpirtbardhë e padjallëzuar, plagë m'u bëre në mërgim.
Kur të ndjehesh e trazuar,ik në kopsht kërko qetësi,
Engjëllushë a Doruntinë, urt lexo këtë poezi... (Është vetëm një pjesë e kësaj poezie)
 
GJURMË BEQARIE
 
I harrove këngët e shkruara
në çdo muzg me kokë n'dritare
Duke m'pritur lehtë këndoje
Princ a  çun...dash'ni beqarie.




NUK DIGJEM
 
Mos ma prej gjuhën
Mos më kall ëndërrat
Mos më shaj gjakun
Mos më shkel pragun
Mos më fyej Nënën
Mos më vrit pas shpine
Kam betim në BESË

Nuk digjem kurrë...!
 
KOSOVË, FJALA IME E FUNDIT
 
Të takoj në Botën e Dreqit
Me samar të thyer
Flladit të mëngjesit
Ku mrizon Zanë e Malit
Kosovë: Histori në labirinth
Peng i dashurisë
Gaz i fëmijëris
Pshertimë e nusërisë
Ofsham e burrëris
Kosovë: fjala ime e fundit
Kosovë: Fjalë e bekuar
Burim i pashuar
Kullë, tirq e plis
Kronik e shkruar në fis
Kosovë: ftesa e unit
Kosovë: fjala ime e fundit.
 
NUK MË KUJTOHET


-nuk më kujtohet si vdes Njeriu-
 
Prehem në shtratin e Jusuf Gërvallës
Lexoj biografinë e popullit tim
Mësoj autoktonin e Fisit tim
Vasha bënë pajën e nusërisë
Mbyllë në Kullë
Pa e njohur fare Jusufin...!

Njëmijë përshëndetje shkarravit fëmiu
Nuk më kujtohet si vdes Njeriu...!!!
 
PENG DRENUSHE...
 
Më magjepsin sytë ngjyrë gri
Kur shëndrisin thyejnë kristal
Lisin çan dhe një shkrepti
Det as bjeshkë nuk më ndal!
S'jam langua,Satan nën urë
Hipokrat n'shkenca të mjekësisë
Varg Fishte, Curr n'shpell guri
Peng Drenushe pas magjisë...

Treten ndjenjat në vegim
plagë m'u bëre në shtegtim!
...dhe e thellë sa thellësi Deti
...dhe e rëndë sa peshë Kurbeti.
 
ATËBOT


(V.Zhiti)
 
Atëbot që Ti n'burg dergjeshe
Prangosej shqipja kosovare
Kur me miza dheu zgjoheshe
Kot të pres n'parvaz dritarje...
 
Të dallgëzonin muret e çelisë
Ku do varë shandanet mbrëmë
Kot i bie mbi bjeshkë borisë
Tej-këtej burg, kurrë s'u pamë!!!



NJOHJA ME ELIN NGA ÇAMËRIA
 
Jam molisur nga udhëtimet e gjata
N'pritje të këngës Çamëria shurdhër fle
Unë thyej kufi shtetesh e futem n'atllase
Më thuaj ku të lashë? Të pyes ku më le?
Me vizën e kuqe n'indexin e kaftë
Për disa muaj do të çmallemi në valë
Ty çame e njomë, heu vesa mos të raftë
Shqip kur më pyete:"Si të thonë, or djalë?"
Unë emër orienti,ti paksa Helenase
gjurmonim rrënjët në buzë të detit,
_Jam deg' e degdisur,-the,-s'jam Kretase
_Shikim' i parë si goditje e tërmetit.
 
Tok takuam Nolin në teatrin antik
dramë arvanitase luante çuditërishtë
loti i vakët mbi faqe të rreshqet
kodi i gjakut foli arbërisht...
 
U njohëm të vuajmë,apo kush na ndau
Ti ngele n'ishull, unë kthyer n'atdhe
U dogjën dhe letrat, syri shqip qau
S'më kujtohet ku të lashë, apo ku më le!?
Mbaje premtimin me forcën e dëlirësisë
Letrat malluar si rërë e zhuritur
Ruaje emrin tënd Eli e Çamërisë
E yllta ime, gjak e pashprishur!
 
Atje do të vi prapë në një ditë gushti
Trageti i fundit do më sjellë në Kretë
Do të gjej gjurmët në hirin nga prushi?
Apo vetmin të zgjoj në plazhin e shkretë!
Nëse më pret diku,pse këte s'ma the
Nuk di që të lashë,nuk di që më le
Nëse më lexon, të lus për një FTESË
Çamërishtë më fto kurrë të mos vdes!!!
 
BLIRËT E QYTETIT TIM


     -Prishtinës sime-
 
Në gjeth bliri thura ditarin
Tek nën hije prisja fatin
Me gjurmët e lëna në trotuar
 
Aty shkela në kalldrëmet e vjetra
aty shijova udhët e ngushta
aty u shoqërova nga dritat e neonit
dhe u përkdhela nga fjalët e Zotit.
 
Aty më shoqëroi bliri i qytetit tim
Prishtinës
Bliri i lashtësisë
Aty ndoqa rrënjët e gjuhësisë.
 
Mes blirit e territ
preka natën e tmerrit
zhgënjimin e shpresës
vlimin e damarit
nyjen e Besës
Në plisin e plakut
me një abetare
mbi kullën dardane
Qëndisje e flijim.
 
Unë e bliri i fatit tim
ruajmë një kujtim
Të zogut e të pushkës
Të zgjmit e të luftës.
 
Prishtina më pret
më zgjon
prapë me aromë bliri
edhe pse lodhur e tharë nga malli
frymova thellë
Thellë në Liri.
 
PREKJA E ËNDRRËS
 
Sot nuk kërkoj aromë lulesh
as lakmoj retë qiellore
as kërkoj ndihmë shenjtërish
 
Sot le të mos vijnë yjet,
as rrezet e hënës
se s'bie më terr në Kosovë
 
PREKËM ËNDRRËN!
 
Sot Kosovë e Pavarur
është vet dielli i rilindur
dhe unë shtetasi i saj shqiptar.
 
Pavarësi e Kosovës
Prekja e ëndrrës së brezave
Qarkullimi i gjakut në deje.



Përgatiti:Flori Bruqi                   

ÇAMËRI NJË AMANET!






Nga Anjeza Sakaj

Nata më rrembeu prej djepi
Lodrat mi shkeli me kembë
Dëshirat mi rrembeu
Motra vëllëzer s'me la askend.

Atje ku flaka perpiu zemrat,
Ku lotët udhët lan më dhëmbje,
Atje ku renkimet s'patën sosje,
Atje ku brenga s'pat ngushëllime.

Si mund të rrahi zemra e ngratë,
Ku cifla, cifla s'di ku mbeti,
Hija zezë më nuk la
Djep e shpirt pa e prek.

E rrugeve të Çamërisë endem sot,
Një varr kërkoj të gjej,
Mbi dhe të mbështes kokën,
Një tufë me lot mbi te të derdhë....

E ëndërrat aty ti hedhë,
Ti mbjellë në tokën e bekuar
Amaneti që na i la i pari,
Amanet për tu trashëguar.

PËR LIBRIN E JETËS DHE INICIATIVËN E MREKULLUESHME


Daut Demaku.jpg

Daut Demaku lindi më 13.10.1944  në Abri të Epërme (Drenicë), është shkrimtar Shqiptar Dhe Ligjerues i lëndës "Arti i Mendimit Pozitiv"


Biografia

U shkollua në vendlindje dhe në Prishtinë. Kater vite ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Kosovës "Bota e Re", kurse një mandat kryetar i Lidhjes së Studentëve të Kosovës.
Një kohë të gjatë ishte redaktor në Redaksinë e Revistave të Rilindjes, redaktor i Kooperativës botuese të Librit Bujqësor në Prishtinë dhe së fundi edhe drejtor i Shtëpisë Botuese Rilindja. I përkthyer në maqedonisht , serbisht , norvegjisht dhe anglisht


Veprimtaria

  • Brigjet e Thata - 1967
  • Plisat e Kuq - 1969
  • Plisat e Kuq (ribotim ne Tirane) - 1971
  • Kapituj jete - 1977
  • Shi e Puhi - 1979
  • Buka - 1981
  • Bletaja - 1976
  • Në mjaltishtë - 1978
  • Mote të thata - 1983
  • Trëndafila pa gjëmba - 1986
  • Guralec në këpucë -1989
  • Tregime Shqiptare -1996
  • Mendimi dhe Suksesi - 1997
  • Magjia e Urtisë - 2000
  • Shenjat para kthesave - 2002
  • Thuaji jetes miremengjes - 2003
  • Rina Dhe Gjyshi - 2004
  • Aforizma - 2005
  • Tregime Shqiptare dhe Mendimi Pozitiv
Radiodramat:
  • Trenat e mesnatës - 1972
  • Selgjishtja është dëshmitare - 1978
  • Ndryshoe vehten o njeri - 2004
Komeditë e luajtura në teatër :
  • Servisi i shpirtit - 1997
  • Ulërima - 2004


Proze

  • Tregime të sotme shqiptare - 1968
  • Toka e përgjakur - 1972
  • Djepi i lashtë - 1984

Përgatiti :Flori Bruqi


(Përkitazi me librin publicistik të Faruk Tashollit „Afaristë shqiptarë në Gjermani“, Prishtinë, 2008)


Nga Daut Demaku


Në traditën tonë kulturore dhe kombëtare – dokumentariteti – nuk ka pasë ndonjë vlerë. Kjo, si të thuash, për shkakun jetësor: nuk kemi pasë kohë as mundësi të mendojmë për gjërat qenësore që lidheshin me jetën, me ekzistëncën fizike, nuk e dinim a po na errë nata dhe a po na gdhinë drita, prandaj edhe nuk kemi pasë mundësi të mendojmë për vlerat e larta të njëmijë e një veprimeve të tjera që i bëjnë njerëzit në botën e civilizuar. Në kuadër të kësaj jete (“si lepuri nëpër qen”), nuk janë të pakta mungesat tona. E tash, në rrethana krejtësisht të reja, në një realitet të ri politik e kombëtar, mund të mendojmë dhe mund të veprojmë shumë më ndryshe dhe në mënyrë shumë më përmbajtësore dhe më domethënëse.
 Libri i Faruk Tashollit “Afaristët shqiptarë në Gjermani” për mua ishte një lajm, një shenjë se në rrugën e rritës sonë kulturore e kombëtare - po ndodh diçka e mirë, siç thashë: përmbajtësore dhe domethënëse.
  Për njerëzit që bashkëjetojnë me dhembjet dhe vuajtjet e popullit të vet në rrugën e gjatë e të mundimshme për krijimin e ndërtimin e KOMBIT ME PRESTIGJ, ky libër është lajm i mrekullueshëm, është iniciativë mahnitëse që dhuron gëzime konkrete. Pse?
 Përvojat e kombeve të tjera, që e kanë ndërtuar deri në perfeksion, rrugën e bërjës së kombit të suksesshëm, flasin qartë e saktë: derisa nuk ndërtohet bashkëpunimi i vërtetë i aristokracisë ekonomike dhe aristokracisë kulturore – dy shtyllat kryesore që e bëjnë kombin të jetë i suksesshëm – nuk mund të ketë rritë e zhvillim normal dhe funksional të asnjë vendi, të asnjë populli dhe të asnjë shteti.
 Sa herë flas për përvojat e të tjerëve, gjithnjë kam parasysh hebrenjtë, populli më i organizuar dhe më i vetëdijshëm në planetin TOKË. Për këtë popull që nuk janë as dhjetë milionë banorë në tërë botën nuk dua të flas më shumë përveç këtyre të dhënave: E para:  mbi 50 përqind e nobelistëve vijnë nga dhjetë milionë banorët e këtij populli, kurse 50 përqindshin tjetër e përbëjnë të gjashtë miliardë banorët e tjerë të botës. E dyta: emrat më të mëdhenj në botë nga lëmi i shkencës, ekonomisë dhe kulturës vijnë pikërisht nga ky popull. Tre: sot pjesëtarët e këtij populli komandojnë kapitalin e botës. (Me humor thuhet: kur lëviz një gisht i hebreut  të organizuar në Amerikë – tronditen të gjitha berzat e bankat në botë!)


 E qysh e arritën këtë mrekulli hebrenjtë?  Përgjigja është aq e thjeshtë sa gjason me një përrallë për fëmijë, por një PËRRALLË-FARË, që ka domethënien dhe vlerën e miliona jetëve.
 Në kohën e rrezikut të madh kombëtar për hebrenjtë, atëherë kur i hodhën në det dhe nuk kishin asnjë copë tokë për varre – atëherë paria e tyre e bëri betimin: u betuan në qiell e tokë, në Zot, në flamur e në komb se të gjithë pjesëtarët e këtij kombi tërë jetën do të punojnë për VIKTORINË. Dhe ky betim do të përcillet me vendosmëri – brez pas brezi. E ç’është viktoria? Viktoria (shqip: fitorja) janë dy gishtat e ngritur në formën e gërmës “V”, që me aq dashuri i ngrisnim edhe na në fillim të viteve nëtëdhjetë. Kjo germë formohej prej dy vijave: vija e parë: DITURIA dhe vija e dytë: PASURIA. Paria hebreite e dinte se kur bashkohen dituria dhe pasuria – nuk ka më fuqi në botë që mund ta pengojë rrugën e realizimit të qëllimeve politike, ekonomike dhe kombëtare.
 U tha, u bë. Dhe sot e kësaj dite viktoria është yll prijetar i këtij kombi me prestigj të lartë në gjithë botën e civilizuar.
 Prandaj edhe thashë në fillim se pa bashkëpunimin e thellë e të sinqertë të aristokracisë kulturore dhe ekonomike – nuk mund të arrihet asgjë. Këtë nuk e them unë, e thotë përvoja e atyre që vërtet dinë dhe kanë ditur ta kalojnë e ndërtojnë me shumë sukses rrugën e ndërtimit të kombit.
 Në këtë aspekt, prandaj, këtë libër e shoh si FARË e vogël, që po hidhet në tokë të plleshme dhe prej saj, nesër e më vonë, do të bëhet një bjeshkë e madhe dhe krenare.
 Momenti tjetër, që më shkakton kënaqësi të madhe e që lidhet me këtë libër, është ky: në përvojën time mbi njëzetëvjeçare të studimit të literaturës inspirative, kam nënvizuar disa momente, prej të cilave për këtë rast po i ndaj dy.
E para: shkolla e VUAJTJES është shkolla më e fuqishme në botë, sepse vuajtja njëherë të jep mësimin, pastaj provimin. Të gjitha familjet e mëdha europiane, që nuk i kanë lejuar fëmijët të hyjnë në vuajtje, madje as të hanë e të vishen vetë, që të gjitha kanë prodhuar debilla, njerëz të paaftë për jetë. Fëmijët e tyre, në momentin e parë kur janë përballë më ndonjë pengesë, atypëraty janë dorëzuar dhe kanë hequr dorë nga përpjekjet.
 Në këtë kontest: kush janë afaristët shqipatarë në vendet europiane? Ata janë njerëz që me shumë sukses e kanë përfunduar shkollën e vuajtjes dhe, prandaj, atyre iu takon ardhmëria. Kur t’i lexosh me vëmendje rrëfimet e tyre, kur t’i analizosh fillimet dhe vështërsitë e fillimeve, tek secili do ta takosh vuajtjen dhe vetëm vuajtjen. Të gjithë si një kanë hapur rrugën e jetës me përpjekje mbinjerëzore, me punë të madhe, me vendosmëri të paparë dhe, natyrisht, suksesin e kanë pasë të garantuar. Suksesi i kësaj rruge është i ëmbël dhe ta finikëron shijen.
 Nga ky kënd duhet parë edhe përvojën e të tjerëve: mbi njëzet qytete të botës arabe mbajnë emrat: Jetim Filani, Jetim Fisteku, sepse jetimët, duke qenë përjetues realë të vuajtjes, kanë arritur ta ndërtojnë jetën e suksesshme dhe kanë bërë edhe qytete të tëra.
 E shihni, prandaj, sa e madhe dhe domethënëse është iniciative për bërjën e këtij libri të mrekullueshëm.
 E dyta: e kam një kujtim timin, familjar, që më duhet ta them me këtë rast: stërgjyshi im, kur i mbushë të tetëdhjetat, i thonë djemtë: mos puno më, mjaft ke punuar, rri në kullë dhe prit mysafirë. Plaku pajtohjet me një kusht: të ma  lëvroni bahçen e kullës, sepse mysafirët nuk rrinë ditë të tëra me mua, e unë mërzitem pa punë. Djemtë e dëgjojnë. Bahçja e kullës ishte e vogël, as pesë ari vend. E lavrojnë djemtë, e plehëron plaku dhe e mbjell duhan. Me punë, plehërim, ujitje e kujdes, duhani, thonë, bëhej dy metra. E përpunonte ngadalë e më kujdes dhe, një Kurtaj i katundit tim, vinte shpesh dhe e merrte nga një okë duhan të grirë. Kështu një kohë të gjatë, dhe një ditë, ai burrë i Kurtajve i thotë: - Mixha Arif, u banë 48 okë duhan, nëse m’i jep edhe dy okë – po t’i jap Logjet e Abrisë.
Stërgjyshi im i thotë: jo, bre bir, nëse m’i jep Logjet po t’i japë edhe 52 okë duhan. Dhe kështu edhe ndodh… Logje quheshin livadhet në mes të dy Abriave, toka më e mirë që edhe në verën më të thatë – ta shtrëmbëron hambarin.
                Dhe kështu, nga puna e një plaku tetëdhjetëvjeçar, unë brezi i katërt e kam një arë të mirë në ato logje…Dhe pikërisht ajo tokë na ka mbajtë që të mos i nështrohemi kurrë pushtetit.
                 Pse e thashë këtë tregim të vogël? Një: që nga puna e vogël lindin rezultate të mëdha dhe dy: nuk e di çka do të jepja sot po ta kisha VETËM NJË FOTOGRAFI të atij stërgjyshi të mirë, që me punën e ndershme, në moshë gati të perënduar, me dorën e punëtorit të urtë, na la trashëgimi (tash gati 15 familjeve) një burim të të ardhurave të pastërta.
 Emrat që prezentohen në këtë libër, duhet të shoqërohen me fotografi, me të dhëna jetësore, që i kishte sitemuar autori në mënyrë të mrekullueshme, por në asnjë mënyrë kjo punë të MOS NDALET. Imagjinoni nipat e stërnipat e të prezentuarëve me këtë libër në dorë. A ka krenari dhe investim më të mirë dhe më domethënës.
 Kjo do të jetë edhe një dëshmi, një pasqyrë dhe një dokument se Kosova gjithnjë prodhon njerëz të suksesshëm. Dhe, në përmbyllje do të them këtë: njerëzit e suksesshëm janë shkollë e vërtetë prej të cilëve MËSOJNË SHUMË DHE MËSOJNË MIRË të gjitha brezat. Këta njerëz e kemi për detyrë t’i ngrisim sa më lartë, sepse: ata i përngjajnë diellit, sa më lart të ngriten, aq më shumë dritë e ngrohtësi dhurojnë. Sot kjo punë duket e vogël, por nga fara rritën lisat e lartë.
 Uroj që ky fillim i mbarë të ketë edhe rezultate të pastërta.



-----------------------------------------------

Përgatiti :Flori Bruqi.-

Faruk Tasholli
Faruk Tasholli u lind në Gadime të Rrafshit të Kosovës më 1958. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Ferizaj. Fakultetin Filologjik, Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe e përfundoi në Prishtinë, ku ndoqi edhe studimet pasuniversitare. Krahas studimeve, që nga viti 1980 ishte gazetar dhe për disa vite me radhë redaktor i rubrikës së kulturës në gazetën e studentëve "Bota e re" të Prishtinës.Nga viti 1988 kaloi në Redaksinë e Programit Kulturor të Radio Prishtinës, ku punoi deri më 5 korrik 1990, ditën kur forcat policore serbe mbyllën Radiotelevizionin e Prishtinës në gjuhën shqipe. Pastaj bashkëpunoi me gazetat e përkohshme në Kosovë si, "Fjala", "Zëri" e "Kosovarja", kurse më 1994 emigroi në Gjermani. Prej atje vazhdoi bashkëpunimin me Programin satelitor të Radiotelevizionit Shqiptar në Tiranë, pastaj u angazhua në organet e shtypit shqiptar në emigracion si "Ora" , "Bota sot" dhe "Fakti", duke vazhduar të punojë një kohë edhe në Radion shtetërore gjermane "Deutsche Welle", programi në gjuhën shqipe në Këln.
Deri tash ka botuar librat e poezisë për fëmijë "Mos u rrit pa mua" (1978), Ferizaj, "Rosat mësojnë patinazh" (1990) si dhe për të rritur "Drita të largëta" (1984) dhe "Tjerr fusharaku" (1988) në Ndërmarrjen Botuese "Rilindja", Prishtinë. Gjithashtu, ka shkruar vargjet për qindra këngë, shumica e të cilave janë bërë hite në njëzet vitet e fundit.
Aktualisht jeton në Ahen të Gjermanisë.

Mendimi filozofik për dashurinë dhe jetën

Vëllimi poetik “Vala e solli nimfë”, personifikimi i poetit lirik Fehmi Berisha



 


Nga Fatime Kulli

Vëllimi me poezi “Vala e solli nimfë” i autorit Fehmi Berisha përmban lëndën e tij përmbledhëse 70 poezi, të cilat kanë në strukturën tekstore formë e strukturë të ndryshme,
Po çfarë më grishi mua që i ndjeva këto poezi, gjatë kohës kur i lexoja e rilexoja disa herë?! Poezitë e Fehmi Berishës, janë të ndjera, komunikuese sepse brenda gjendjeve poetike, gjallon filozofia jetësore, atdhedashëse dhe njerëzore.
Shprehjet poetike, pothuajse në tërësinë e librit Vala e solli nimfë”kanë një lidhje të sistemuar artistike, ku metaforat “luajnë” si peshku i artë në ujë, në shërbim të themelit poetik. Libri me poezi është i ndarë në dy kapituj.
Kapitulli i parë është një kështjellë e ngritur me gurë poetik, duke pasqyruar dhimbjen e sakrificën për të mbajtur të pastra rrënjët dhe identitetin e kombit të tij.  Autori në këto poezi ka përshkruar një rrugëtim të gjatë dhimbjesh, qëndrese, për t’u mos u shpërfytyruar si njeri, këndon dhimbjen për lirinë e cunguar, me vargjet:
“Këngën e brengës me lot lirie,
Prangat kërcëlluan si heshta
Thellë në asht,
E kënga nuk u ndal...”

***

Kënduam mbi eshtra
Ku digjej heshtja,
Ku shpirti përflakej
Për të madhen dashuri...
Ku adresa kish humbur udhën,
Për të shtrenjtën shtëpi,
Dhe uji i lumit mbylli sytë,
E ndërrojë rrjedhën e tij...” (poezia Kënduam mbi eshtra””
Duke qëndruar tek rrënjët poetike të autorit Berisha, hasim poezitë:“Nusja Shqiptare”, “Kortezh i lënduar”, “Ku mbetën nuset tona”, “Nën këmbë më rrotullohen gjurmë të arta”, “Nëntor i Tretë, identiteti dhe kënga ime”, Atdheu im, djepit përkundur që në lashtësi”

Këto poezi kanë fuqi shprehëse, fjala ka peshës, është poezi qëllimore për misionin poetik, edhe pse në leximin e parë këndimor, emocioni duket i ftohtë, pa shpirt, por këto poezi digjen si zjarr për një ideal të madh të njeriut poet, për vendin dhe kombin e tij, dhe këtë poeti e shpreh qartë në grupin e parë të poezive, ku janë skalitur me vargje ,thurur me fjalët më artistike, ndërtuar në frymën më poetike! Përçon në mënyrë të përsosur ndjenjën atdhetare te lexuesi, arrin ta përvetësosh atë me pastërtinë e ndërtimit të dhe shprehjes së ndjenjës atdhedashëse.

Duke mos iu shkëputur boshtit rrënjor poetik të librit Vala e solli nimfë”, perceptimi im për këtë lloj poezie, qëndron koncepti autorial në pasqyrimin e vetvetes. Kohëzimi poetik i Fehmi Berishës, lëviz në qëllim në vetvete: E shkuara nuk e fshin të shkuarën. Këtë e vërejmë tek poezia “Dua të kërcej vallen e Osman Takës
Ja sprova:

“Ngjeshur në fijen më të hollë të kujtesës
Lëviz me dhembje nën ullirin plak
Afrohem pranë rrënjëve të tij,
Degët e thyera kullojnë gjak…
Lidh fijet e mallit flokëve të shekullit mizor
Siç lidhi Zerva kokat e burrave patriotë
Në shiritin e zi të  historisë
Që ende sot në shekullin XXI
Nuk po lidhen fijet e arsyes
Penjtë e dashurisë janë ndryshkur ndër varre...

***

Ngjeshur në fijen më të hollë të dhimbjes
Shëtis njollave të ajrit të murrmë
Ngjyrat janë shpërbërë ne koleksion të heshtjes...
Në bahçen e bilbilave dëgjoj këngën e Çelo Mezanit...
Eh ç’më pihet një gotë raki, të turbullojë mendjen
Dua të kërcej vallen e Osman Takës...”

Autori në këto vargje sintetizon shprehjet poetike me historinë kulturore të të trevave të Çamërisë, duke dashur të na kujtojë në këto ligjërime poetike, autori, rrëfen: “Ngjeshur në fijen më të hollë të kujtesës /Lëviz me dhembje nën ullirin plak /Afrohem pranë rrënjëve të tij,/Degët e thyera kullojnë gjak...” 
Duke iu rikthyer kulturës së lashtë të kësaj treve martirë, e cila ka mbetur
Pa i lidhur fijet e arsyes, autori ligjëron: “Lidh fijet e mallit flokëve të shekullit mizor/ Siç lidhi Zerva kokat e burrave patriotë /Në shiritin e zi të  historisë /Që ende sot në shekullin XXI /Nuk po lidhen fijet e arsyes
Penjtë e dashurisë janë ndryshkur ndër varre...”

Pra, nëpërmjet shprehjes sentencë: “Mungesa e së shkuarës, mjegullon të ardhmen”, autori shëtit nëpër njollat e murrme të historisë, ku ngjyrat janë shpërbërë në koleksionin e heshtjes... aty ku dëgjohet kënga e Çelo Mezanit, poeti Berisha shprehet poetikisht: “Dua të kërcej vallen e Osman Takës...”

Po kështu mund të vlerësojë poezitë, “Kur Këndon Dea”, “Dua një Kostum”, “Bukurinë e kafshojnë...”, “Ndër dhëmb urie”, e të tjera, ku autori nëpërmjet  simbolikave, elementëve bazë të poezisë artistike  ndërton një muze antik me poezi refleksive, historike, atdhetare. Si urëlidhëse përdor këto poezi, për zgjimin e ndërgjegjes njerëzore, për të mbrojtur këto vlera historike kombëtare. Këto ndjesi poetike i realizon

tek poezia “Atdheu im djepit përkundur që në lashtësi”, me forcë artistike të ndjesive sublime, si një përkushtim të madh, idealin ndaj  Atdheut. Përmbajtja poetike është ligjëruar mjaftë mirë, mes dy kohëve, gjatë aktit poetik.

 


Poezia e Berishës (në kapitullin e dytë) zhytet si nëndetëse brenda karakterit poetik, për shkak të nuancave dhe lëvizshmërisë së gjendjes shpirtërore në aktin e krijimit lirik, me një me një tematikë të larmishme, në shumë këndvështrime. Veçojë në këtë kapitull poezitë:Emrin e saj, vara në qerpik”, “Desha të bëhem harfë”, “Ëndërr e këputur”, “Unë gjysma ime”, “Më vjen si imazh zjarrdashurie”
e tjerë.
.
Shpirti poetik i autorit Berisha, aktualisht emigrant në Zvicër, rreket me prekë çdo detaj poetik, nga ngjarjet apo ëndrrat e jetuara ose jo, krijuar mes dy kohëve,
Jeta e poetit pasqyrohet në pasqyrën e botës së brendshme shpirtërore, dëshirave poetike, zhgënjimeve, intimiteteve, në çdo poezi,  ku të gjitha detajet e bëjnë atë, më tërheqës, më interesant, më fisnik. 
Autori, duke rendur nga përditësia tek abstraksioni, duket se e ndien veten më mirë. Këtë e konstatoj tek disa poezi, ku simbolika e metaforat dalin në pah, pothuaj spontanisht, si një improvizim i pritshëm dëshiror.
Poezitë  të veshin emocione, herë të bardha e herë të hirta, si gjetje refleksive, që vjen si diskurs socio-linguistik, duke na dhuruar një mozaik të bukur, të ndjeshëm poetik.

Tek poezitë më të realizuara, autori Berisha, krahas spontanitetit të rrëfimit, ka ditur të krijojë dhe mënyrën, gjuhën vetshpallëse të ndjenjave të tij. Ndaj nuk mund të kalojnë pa rënë në sy poezi të tilla siEmrin e saj, vara në qerpik”, “Desha të bëhem harfë”, “Ëndërr e këputur”, “Unë gjysma ime”, e tjerë.
.
Psh. tek poezia Më vjen si imazh zjarrdashurie”. Në këto poezi, efekti tingëllor me brendinë e mendimit poetik, janë në një sintezë ëndërrore për dashurinë e jetën...
Poeti i ka qëndisur vargjet i ka qëndisur vargjet në formë të mrekullueshme artistike. Në këtë poezi, poeti pasqyron një botë shpirtërore të shprehur me artin e fjalës, me një ndjenjë të fortë INTIME, duke na “imponuar” të dëgjojmë melodinë poetike, të luajtur shumë bukur, në shilarësen e shpirtit poetik.
Ja sprova:
Pështyje errësirën e dimrit tinëzar, mike
Vrite heshtjen mashtruese, si pikëllim...!
Lakun e fytit digje me zjarrin e brendisë,
Ndiz telat e kitarës t`u këndoj mëngjeseve!

Ndize qiellin mikja ime, përflake hënën
Jepu ngjyrë luleve të bardha
Varur tek fustani i nusërisë
Që ndriçon si relike ëndrrave të mia...

Mikja ime, më vjen si imazh zjarrdashurie
Të ngroh hirin e shpirtit, fikur syve të etur për jetën...

Po ashtu, një poezi elegantelirikë e mrekullueshme, e organizuar mirë me të gjithë elementët letraro-artistikë, është “Vala e solli nimfë” që përfaqëson dhe titullin e këtij vëllimi poetik.

Ndjeva gjëmime, keqardhje më oshtinë...,
U zbulova i zhveshur, më njohu sekretet...
Në copëzat e gotave të thyera, derdhet poezia
...

Në rrjedhën e lumit, shoh ngricë, akull, ftohtësi....”

Fehmi Berisha me librin e tij të parë me poezi Vala e solli nimfë”, hynë në shtëpinë e poetëve, pa frikë, dera për këtë talent është e hapur.
Pas disa dekadash vuajtje e burgosje nga sistemi titisto-milloshevian, Fehmiu vjen në këtë dekadë të re, si një poet serioz.
Poezia vlerësohet nga vlera dhe mesazhi që përcjell autori, e jo nga sasia.
Ky libër tregon se autori, ka arritur të krijojë një model të vetin për përzgjedhjen e fjalës, në strukturimin e vargjeve, me simbolika dhe metafora artistike që zbukurojnë këtë libër, ku shëmbëllen shenja të mirëfillta arti letrar, me një forcë të brendshme të mendimit filozofik për dashurinë dhe jetën.

Fehmi Berisha: DUA TË KËRCEJ VALLEN E OSMAN TAKËS



                               

Ngjeshur në fijen më të hollë të kujtesës
Lëviz me dhimbje nën ullirin plak
Afrohem pran rrënjëve të tij
Degët e thyera kullojnë gjak...

Lidhë fijet e mallit flokëve të shekullit mizor
Siç lidhi Zerva kokat e burrave patriot
Në shiritin e zi të historisë
Që ende sot në shekullin njëzetenjë
Nuk po lidhen fijet e arsyes
Penjtë e dashurisë janë ndryshkur ndër varre...

Ngjeshur në fijen më të hollë të dhëmbjes
Shëtis njollave të ajrit të murrmë
Ngjyratë janë shpërbërë në koleksion të heshtjes...
Në bahçen e bilbilave dëgjoj këngën e Celo Mezanit

Eh, ç`më pihet një gotë raki,mendjen të turbullojë
Dua të kërcej vallen e Osman Takes...
E kostumi është mykur, ka kohë që nuk vishet...

Ku jeni o vëllëzër Cam,eni të këndojmë së bashku
Në sheshin e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit
Fjala më çelë nga thellësi e shpirtit

Na bashkon gjaku,gjuha,kënga,ideali,
Kosovë e Camëri jemi një!

Rita Saliu: TE URA PER NE ÇAMERI






Takova mretëreshën Teutë 
tek priste delegatët e Pavarësisë
derisa Bilal Xhaferi i dhuronte lule

Me Konstandinin me Doruntinën 
te Ura e Shenjtë hidhte valle Rozafa
te Molla e Kuqe priste Nëna Terezë

Në Kuvendin në Kala te Rozafës 
Naimi, Fishta, Samiu, Mjeda, Dara, 
Skiroi, Noli, Çabeji, Ymeri, Poradeci,
Rugova,
shkruanin ALFABETIN E Lirisë

Në gjithë boten mblodha lule
në majat e Bjeshkëve te Nemuna
te Molla e Kuqe rruges Egnacia
arrita në Anadoll

kalova oqeanet deri në Amerikë 
u ktheva prapë, prapë shkova në Nish
në Kalabri e Sicili
dhe ktheva për në Çamëri
ku me thanë Zara ka mbetur jetime

Vazhdova të ecja drejt nënës
që më priste buzë detit
për të më kthyer në Dardani
aty ku është ngulitur rrënja

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...