2012-08-12

Skijimi dhe Shtigjet skitare në Kosovë

Flori Bruqi

Skijimi është sport dimërorë i rrëshqitjes me ski mbi borë. Skijimi në të vërtetë është një grup i disa llojeve të sportit të rrëshqitjes mbi borë.
Skeda:Lawton Redman 2002 Winter Olympics.jpg

Skijimi është një sport shumë i hershem pasi që skitë janë përdorur si mjet për të ecur mbi borë për nevojat e popullatës. Skijimi mendohet të ketë prejardhjen nga vendet skandinavike para 4000 vjetësh. Skijimi për herë të parë nuk është paraqitur si sport por si nevojë e njerëzve për të siguruar ushqimin.



Skijimi ndahet ne:

Ecje
Kthime
Ngjitje
Leshime

Paisjet

a) skitë
b) këpucët për ski
c) shkopinjtë per tu mbajtur
d) lidhëset
e) dorezat
ë) kombinizoni(për erë, për mjegull)
f) syzat për ski(për diell, për borë)
g) kapela, etj.

Llojet e skijimit

Skijimi alpik
Skijimi nordik
Kërcimi me ski
Snowbording

Sportist të njohur Shqiptarë -Refik Jahja

Botërorë-Jan Klod Kili,Alberto Tomba,Herman Majer,Bode Miler




Shtigjet skitare në Kosovë


Bjeshkët e Alpeve shqiptare (Bjeshkët e Nemura)

Rajoni i Rugovës i ka shtigjet më cilësore për skijim. Natën këtu u organizuan edhe garat e para të Kosovës që janë me rendësi të madhe për këtë sport.

Qendrat më të njohura të Alpeve Shqiptare janë : Bogët, Hajla, Rusolia, Shtedimi, Bjeshkët e Strellcit, Koprivniku, Bjeshkët e Lumbardhit, Rrasa e Zogut, Gjeravica, Maja e Rupes, Neqinati, etj., që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2656 metra.

Qendra Skitare në Bogë Këtu lindi skitaria e Kosovës, tani në këtë Qendër është i montuar një skilift me gjatësi deri në 1000 metra dhe ka objekte të ngritura për vendosjen dhe organizimin e garave të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.


Bjeshkët e Sharrit

Në Bjeshkët e Sharrit, ekzistojnë këto rajone të shijimit : Brezovica, Livadhet Mbretërore, Skarpa, Radesha, Restelica, Lybeteni, Piribegu, Maja e zezë, etj, që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2522 metra.
Qendra skitare në Brezovicë, është qendra kryesore e shijimit në Kosovë dhe ka 9 shtigje skitare me 9 skilifte dhe teleferikë, me hotele të kategorive të larta për vendosjen e një numri të madh pjesëmarrësish për gara të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.

Bjeshkët e Shalës së Bajgorës

Edhe Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë mjaft të pasura me shtigje ideale për skijim në borë dhe mbi bar. Sipas ekspertëve ndërkombëtar J. Iten dhe M. Rey, analizuan dhe vërtetuan se nga 25 masive malore të ish-Jugosllavisë shuma e denivilacionit të shtigjeve të skijimit arrin 365.462 metra, prej të cilave 105.950 metra ose 28,98 % gjinden në Bjeshket e Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemura) dhe 103.770 metra ose 28,38 % gjinden në Bjeshkët e Sharrit, ndërsa 155.922 metra ose 42,64 % gjinden në të gjitha masivet malore të ish-Jugosllavise.

Prandaj, Bjeshket e Alpeve Shqiptare dhe të Sharrit, kanë shtigje cilësore për skijim, të garave ndërkombëtare që gjatësia e këtyre shtigjeve mund të arrij deri në 5000 metra.

Peshëngritja

Skeda:Weightlifting.jpg
Peshëngritja është një lloj sporti fizik. Edhe peshëngritja sikurse llojet tjera të sportit për qëllim ka argëtimin dhe zhvillimin e aftësive fizke dhe psiqike të sportitistëve. Në këtë lloj sporti zhvillohen gara që nga kohat antike. Rregullat e këtyre garave në thelbë kanë mbetur të njëjta me pak ndryshime duke u munduar që ato rregulla të standartizohen në gjithë rruzullin tokësor.

Patinazhi

Nga Flori Bruqi


Historia e Patinazhit artistik




Nuk dihet koha e saktë si dhe vetë procesi se si njerëzit filluan të mësojnë të rrëshqasin mbi akull edhe pse arkeologët besojnë që ky aktivitet ka qenë gjithmonë mjaft i përhapur. Fakti që patinazhi në akull ka qenë i përshtatshëm dhe efikas për të kaluar hapësira të gjera dhe të akullta është dëshmuar edhe në bazë të gjurmëve arkeologjike, me ç’rast janë gjetur patina të mbaruara nga eshtrat e kafshëve primitive në vendet siç janë Rusia, Skandinavia, Britania e Madhe, Holanda, Gjermania si dhe Zvicra. Patinat mbaroheshin nga eshtrat e kafshëve siç janë kali, gjedhet dhe dreri verior. Eshtrat shtypeshin gjersa të formohej një shtresë e rrafshët rrëshqitëse dhe lidheshin për këmbë përmes lidhëseve.

patinaz

 Patinat e dikurshme nuk përdoreshin si patinat moderne. Në atë kohë, ato përdoreshin duke e shtyrë një shtizë e cila i ndihmonte personit të lëvizte mbi akull. Me ndihmën e këtyre patinave, personi mund t’i kalonte përafërsisht katër kilometra në orë dhe të shpenzonte shumë më pak energji se sa të provonte të ecë këmbë përmes liqenit të mbuluar me akull. Sipas një studimi të bërë nga Federico Fermenti nga Universiteti i Oksfordit del se rrëshqitja më e hershme mbi akull ka filluar në Finlandën jugore para përafërsisht 4000 viteve.

 Patinazhi në akull është përmendur për herë të parë në mënyrë konkrete në biografinë e martirit Thomas Becket të shkruar nga sekretari i tij i dikurshëm William Fitzstephen rreth vitit 1180. Në këtë libër është përfshirë edhe një përshkrim i Londrës si dhe është përmendur sporti i popullarizuar në Londër në atë kohë:
“...Kur moçali i madh i cili shtrihet në muret veriore të qytetit mbulohet nga akulli, një turmë e madhe e të rinjve mblidhet atje dhe të gjithë luajnë mbi akull...

 Ka ndër ta të tjerë, të cilët janë më të shkathtë dhe vallëzojnë mbi akull: ata lidhin eshtra të kafshëve nën këpucët e tyre; përdorin thupra të cilat i mbajnë me dorë dhe të forcuara me maje të metalta të cilat kohë pas kohe i fusin në akull dhe kështu e shtyjnë vetveten dhe lëvizin shpejt si një zog që fluturon ose edhe si një shigjetë që del nga harku...”



Thuprat të cilat i përmend Fizstephen përdoreshin për lëvizje sepse patinat primitive të mbaruara nga eshtrat e kafshëve nuk kishin tehe të mprehta për rrëshqitje sikurse që kanë patinat moderne. Në anën tjetër, përshkrimi i parë i rrëshqitjes mbi akull në një vepër të artit është bërë në shekullin e 15-të nga një artist holandez, i quajtur Johannes Brugman. Piktura e Shën Lidwina-s, mbrojtëse e shenjtë e patinatorëve në akull, duke rënë mbi akull paraqet veprën e parë të artit të punuar nga një artist i madh i cili ka vendosur të marrë rrëshqitjen mbi akull si temë kryesore të pikturës. Një aspekt tjetër i pikturës është një njeri i cili paraqitet në sfond duke rrëshqitur mbi akull me një këmbë. Kjo do të thotë që patinat e këtij personi kishin tehe të mprehta, të ngjashme me patinat të cilat i mbathin artistët e patinazhit në ditët e sotme.

Zhvillimi i patinave

Tehet e mprehta për patina u shpikën nga holandezët në shekullin e 13-të ose në shekullin e 14-të. Këto patina mbaroheshin nga çeliku me tehe të mprehta në pjesën e poshtme për ta lehtësuar lëvizjen. Konstruksioni i patinave moderne ka mbetur kryesisht i ngjashëm me konstruksionin e këtyre patinave.


Ndryshimi i vetëm madhor në dizajnin e patinave për akull pasoi shumë shpejt. Përafërsisht po në atë kohë kur patinave iu shtuan tehet e mprehta, edhe një holandez, i cili punonte si shegert i një zdrukthëtari, bëri eksperiment me proporcionin e gjatësisë dhe gjerësisë së tehut të metaltë të patinave duke prodhuar kështu një dizajn i cili ka mbetur pothuajse i pandryshuar gjer në ditët e sotme. Personi i cili rrëshqet mbi akull nuk ishte më i detyruar të përdorë thupra për shtytje kurse lëvizja mbi patina fitoi tani shumë më tepër liri dhe stabilitet.

Statusi shoqëror i patinazhit në akull

Në Holandë, patinazhi në akull konsiderohej si sport i përshtatshëm për të gjitha shtresat e njerëzve. Megjithatë, në vende të tjera, pjesëmarrja në patinazh ishte e limituar vetëm për pjesëtarët e shtresave të larta. Perandori Rudolf-i II nga Perandoria e Shenjtë Romake kënaqej aq shumë duke rrëshqitur mbi akull sa që ai kishte konstruktuar një shesh të madh të patinazhit në pallatin e tij në vitin 1610 në mënyrë ta bënte këtë sport më të popullarizuar.


Mbreti i Anglisë, James-i II erdhi në Holandë si mbret i dëbuar dhe u dashurua në këtë sport. Kur u kthye në Angli, ai e përhapi këtë sport të “ri” tek aristokracia angleze. Mbreti i Francës, Louis XVI e përhapi rrëshqitjen mbi akull në Paris gjersa ishte në pushtet.

Madame de Pompadour, Napoleoni I, Napoleoni III si dhe Pallati i Stewart-ëve bënin pjesë në mesin e personave të cilët e adhuronin patinazhin në akull, dhe këta adhurues vinin nga shtresa e lartë dhe mbretërore e asaj kohe. Besohet që Mbretëresha Victoria u njoh më mirë me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Princin Albert, përmes disa takimeve të cilat i realizuan duke bërë patinazh në akull së bashku.

Patinazhi artistik

Edhe pse njerëzit bëjnë patinazh në akull me shekuj të tërë, patinazhi artistik filloi të zhvillohet kah mesi i shekullit të18-të. Anglezi Robert Jones ishte njeriu i parë i cili shkroi për patinazhin artistik në punimin e tij: “A Treatise on Skating” (Një libër mbi patinazhin) në vitin 1772. Stili i Jones-it ishte i njohur si “stili anglez” i patinazhit artistik; ky ishte një stil i ngurtë dhe formal dhe kishte shumë pak ngjashmëri me patinazhin artistik të ditëve të sotme.

 Ishte artisti amerikan i patinazhit Jackson Haines, i cili konsiderohet edhe si “baba i patinazhit artistik bashkëkohor”, ai i cili përhapi një stil të ri të patinazhit artistik në mes të viteve 1860. Ky stil i ri i cili përfshinte teknika të lira dhe ekspresive u bë i njohur si “stili ndërkombëtar”. Megjithatë, edhe pse ishte stil i popullarizuar i patinazhit artistik në Evropë, stili i patinazhit artistik të Haines-it nuk u bë shumë i popullarizuar në Amerikë edhe për një kohë të gjatë pas vdekjes së tij.Kaluan nja 30 vite nga koha kur ishte paraqitur për herë të parë dhe vetëm atëherë stili i Haines-it arriti të pranohej si standard ndërkombëtar për këtë sport, kurse Kampionati i parë Evropian i Patinazhit Artistik u mbajt në vitin 1891.

Organizata Ndërkombëtare e Patinazhit Artistik u themelua në vitin 1892, kurse Kampionati i parë Botëror i Patinazhit Artistik u mbajt në vitin 1896. Fitues i kampionatit të parë doli Gilbert Fuchs. Në atë kohë, vetëm meshkujt garonin nëpër kampionate të tilla, por në vitin 1902, një femër e quajtur Madge Syers ishte e para e cila hyri në gara të Kampionatit Botëror dhe arriti ta fitojë vendin e dytë.

 Organizata Ndërkombëtare e Patinazhit Artistik (ISU) së shpejti i ndaloi garat e femrave kundër meshkujve dhe inicioi gara të veçanta për “femra” në vitin 1906. Patinazhi artistik për çifte u paraqit për herë të parë gjatë Kampionatit Botëror të mbajtur në vitin 1908, kurse titullin e kampionëve e fituan Anna Hubler dhe Heinrich Burger.

Garat e para të patinazhit artistik në Lojërat Olimpike u mbajtën po ashtu në vitin 1908. Kampionati Ndërkombëtar i Patinazhit Artistik u mbajt më 20 mars 1914 në New Haven, Connecticut, dhe ky kampionat ishte pararendës i Kampionateve Kombëtare në SHBA si dhe në Kanada. Sido që të jetë, garat ndërkombëtare në patinazh artistik u ndërprenë për shkak të Luftës së Parë Botërore.Gjatë viteve 1920 dhe 1930, Sonja Henie ishte figura dominuese e patinazhit artistik; ajo ia doli ta kthente suksesin garues në një karrierë profesionale fitimprurëse si një yll i filmit dhe duke bërë turne sikur artiste patinazhi.

Henie ishte ajo e cila e inicioi modën për të veshur funde të shkurta dhe këpucë të bardha për artistet femra të patinazhit. Artistët më të suksesshëm në kategorinë e meshkujve në atë kohë ishin edhe Gillis Grafstrom dhe Karl Schafer. Garat e patinazhit artistik sërish u ndërprenë për disa vite me radhë për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, për shkak të faktit që shumë sheshe të patinazhit në Evropë ishin shkatërruar gjatë luftës, në garat ndërkombëtare filluan të dominojnë më shumë artistët e patinazhit artistik nga SHBA-ja dhe Kanadaja dhe ata filluan të prezantonin inovacione teknike në këtë sport. Dick Button, kampion olimpik në vitin 1948 si dhe në vitin 1952 ishte artisti i parë i patinazhit artistik i cili është paraqitur me një rrotullim të dyfishtë dhe kërcim të trefishtë si dhe me një piruet (salto).

Megjithatë, më 15 shkurt 1961, i gjithë ekipi i patinatorëve në akull nga SHBA-të si dhe trajnerët e tyre humbën jetën në një aksident gjatë fluturimit me aeroplanin Sabena Flight 548 nga Brukseli, Belgjikë për në Kampionatin Botëror në Pragë. Kjo tragjedi ndikoi që programi për patinazh artistik në SHBA të hynte në një fazë të ri-konsolidimit.

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Sovjetik arriti të bëhej fuqia dominuese në këtë sport, posaçërisht në disiplinat e patinazhit artistik në çifte dhe vallëzim mbi akull. Në çdo Olimpiadë Dimërore të mbajtur që nga viti 1964 e gjer në ditët e sotme, një çift nga Bashkimi Sovjetik ose nga Rusia ka arritur të fitojë medalje të artë, që shpesh është konsideruar si vazhdim i traditës më të gjatë fituese në historinë moderne të sporteve. (Në vitin 2002, çifti i artistëve rus të patinazhit artistik Yelena Berezhnaya dhe Anton Sikharulidze e ndanë medaljen e artë me çiftin kanadez Jamie Sale dhe David Pelletier, duke vazhduar në këtë mënyrë traditën e vjetër). Sot, patinazhi artistik është një sport në të cilin individët, çiftet ose grupet paraqesin rrotullime, kërcime, punë të këmbëve si dhe koreografi të ndryshme mbi akull.

Artistët e patinazhit artistik garojnë në nivele të ndryshme që nga niveli fillestar e gjer në nivelin olimpik (në kategorinë e seniorëve) si dhe në garat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Organizata Ndërkombëtare e Patinazhit (ISU) e sistemon vlerësimin dhe garat e patinazhit artistik në nivel ndërkombëtar. Këto gara përfshijnë Olimpiadën Dimërore, Kampionatet Botërore, Kampionatet Botërore të Patinazhit Artistik për Juniorë, Grand Prix e Organizatës Ndërkombëtare të Patinazhit (ISU) për Patinazh Artistik, Kampionatet Evropiane të Patinazhit Artistik si dhe Kampionatet e Katër Kontinenteve të Patinazhit Artistik./Benjamin Mucha 10/Nëntor/2009

Gara me kuaj

Flori Bruqi


Skeda:Horse-racing-1.jpg
Garë me kuaj
Garat me kuaj ose Hipizmi është prej shekujsh një lloj sporti shumë i preferuar për adhuruesit e tij, i cili për shumë kohë ka qënë dhe shumë prestigjioz, për shkak se këtë mund ta ushtronin vetëm të pasurit, të cilët ishin në gjendje të stërvisnin kuaj të shpejtë, të destinuar vetëm për këtë lloj gare.
File:Skokové závody Brno Veveří (118).jpg


File:Ringreiten.jpg

Sporti garues me Biçikleta-Çiklizmi


Flori Bruqi

Sport garues me Biçikleta që zakonisht zhvillohet nga garuesit e shpërndarë në ekipe në turnire. Ndër garimet më të njohura në botë në çiklizëm është garimi Tour de France ku marin pjesë çiklistët më të mdhenjë të tërë botës.

Çiklizmi në Shqipëri

Shënim: Në vitin 1948 u zhvilluan dy rrethe të Shqipërisë. Kurse në vitet 1946, 1949 nuk ka patur renditje ekipore. Në vitin 1992 Rrethi i Shqipërise nuk u zhvillua.
Fituesit e Rrethit Çiklistik të Shqipërise ndër vite:

Viti Çiklisti Ekipi

1925 Jonuz Gjylbegu (Vllaznia) Vllaznia
1936 Koço Kereku (Skënderbeu) Skënderbeu
1946 Pirro Angjeli (Dragoj)
1947 Gani Lacej (Partizani)
1948 Mishel Cico (Partizani)
1948 Mishel Cico (Partizani)
1949 Pirro Angjeli (Partizani)
1950 Fadil Murriqi (Vllaznia) Dinamo
1951 Fadil Muriqi (Vllaznia) Partizani
1952 Fadil Muriqi (Vllaznia) Spartak
1953 Fadil Muriqi (Vllaznia) Spartak
1954 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1955 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1956 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1957 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1958 Bilal Agalliu (Partizani) 17 Nëntori
1959 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1960 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1961 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1962 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1963 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1964 Ruzhdi Muriqi (Vllaznia) Partizani
1965 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1966 Shefqet Dervishi (17 Nëntori) Dinamo
1967 Sali Hima Dinamo) Dinamo
1968 Sali Hima (Dinamo) Dinamo
1969 Dashamir Rama (Partizani) Partizani
1970 Muharrem Ahmeti (Partizani) Partizani
1971 Lutfi Zino (Partizani) Partizani
1972 Muharrem Ahmeti ( Flamurtari) Lokomotiva
1973 Agron Tafilica (Dinamo) Dinamo
1974 Agron Tafilica (Dinamo) Lokomotiva
1975 Agron Tafilica (Dinamo) Dinamo
1976 Kastriot Mezini (Partizani) Dinamo
1977 Lutfi Zino (Lokomotiva) Partizani
1978 Agron Huqi (Partizani) Partizani
1979 Agim Tafili (Partizani) Partizani
1980 Agim Tafili (Partizani) Lokomotiva
1981 Agim Tafili (Vllaznia) Partizani
1982 Agim Tafili (Vllaznia) Vllaznia
1983 Albert Çuko (Apolonia) Partizani
1984 Agim Tafili (Vllaznia) Vllaznia
1985 Agim Tafili (Vllaznia) Vllaznia
1986 Ardian Ferraizi (Partizani) Vllaznia
1987 Agron Huqi (Partizani) Partizani
1988 Sytki Tafili (Vllaznia) Vllaznia
1989 Selim Çelmeta (Dinamo) Vllaznia
1990 Selim Çelmeta (Dinamo) Partizani
1991 Agim Paja (Partizani) Shqipëria
1993 Agron Boga (SK Tirana) SK Tirana
1994 Agim Paja (SK Tirana) SK Tirana
1995 Besnik Musai (SK Tirana) Vllaznia
1996 Besnik Musai (SK Tirana) Apolonia
1997 Besnik Musai (SK Tirana) Vllaznia
1998 Besnik Musai (SK Tirana) Apolonia
1999 Besnik Musai (SK Tirana) SK Tirana
2000 Besnik Musai (Bylis) Apolonia
2001 Besnik Musai (SK Tirana) Apolonia
2002 Admir Hasimaj (Apolonia) Apolonia
2003 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia
2004 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia
2005 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia
2006 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia
2007 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia
2008 Jonid Toska (Apolonia) Apolonia

Alpinizmi



Flori Bruqi

Alpinizmi është një sport ku qëllimi kryesor është ngjitja e maleve të lartësisë së madhe si p.sh. Alpet nga ku vjen dhe emri.
Skeda:Mountain climbing with rope.jpg
Alpinizmi në Kinë

Alpinizmi është jo vetëm në dobi të shëndetit, por edhe të temperamentit. Në Kinë shumë dashamirës të këtij sporti ngjiten për vizitë turistike në mal në fundjavëve ose gjatë pushimeve, së bashku me miq e kolegë. Krahas stërvitjes fizike dhe turizmit, kjo mënyrë mund të thellojë edhe miqësinë. 9 shtatori, sipas kalendarit bujqësor kinez, është Festa tradicionale e Nëntës Dyshe. Në kohët e lashta njerëzit ngjiteshin në majën e malit për të parë në largësi, prandaj kjo festë quhet edhe “festa e ngjitjes”.

Volejbolli

Flori Bruqi


Sport që luhet me top në të cilën dy ekipe të kundërta garojnë në terenin ku është tërhequr rrjeta në mes.Qëlimi është hedhja e topit në anen e kundërt të rrjetës gjegjsisht në fushen e kundërshtarit në at mënyrë që kundershtari të mos arrij ta mbaj topin në ajr dhe se mos ta kthej në fushen e kundershtarit para se të bjerë në tokë.Loja luhet me seta në tri ose pes seta, do të thot me dy seta të fituar. Setat fitohen kur arrihen 25 poena por dallimi të jetë për dy poena. Seti fundit gjegjsisht i pesti luhet deri në pesëmbëdhjetë poena. Zakonisht ky lloj sporti luhet në ambiente të mbyllura.Referojnë dy dhe katër gjygjtarë...
Skeda:VolleyballCourt.png

Dimenzionet e fushës së volejbollit

Loja e volejbollit luhet ne fushen e kufizuar 9 X18 m ose(162 metra katror).Fushen e volejbollit e perbejn: vija e mesme dhe vijat fundore dhe ato anesore.Vija e mesme e ndan fushen ne dy pjes te barabarta me nga 81 metra katror. Mbi vijen e mesme qendorn rrjeta me lartesi prej 243 cm,per senior(meshkuj) dhe 224 cm per senior (femra).Rrjeta esht e gjat 9.5 m, e gjer 1m.

Katrorët e rrjetes jan 10X10 cm. Në pjesën e siperme të rrjetes esht nje rryp-pëlhur i qepur me trashësi prej 5 cm si mbeshtjelles i telit.Teli i thurur dhe njëkohesisht sherben per forcimin dhe stabilizimin e lartesis se rrjetes me shtylla. Teli esht i thurrur dhe njekohesisht sherben per forcimin dhe stabilizimin e lartesis se rrjetes me shtyllat.

Vijat e Fushes jan te gjera rreth 5 cm. Vijat e gjata jan vija anesore e ato me te shkurtrat jan vijat fundore. Vija e mesme,e cila e ndan fushën ne dy pjesë te barabarta, esht e gjat si ato fundoret.Tri metra larg vijes se mesme, ne anen e majtë dhe te djathtë fushes ,quhen vijat e sulmit.Ne vijat fundore te fushes ne anen e djathtë saj gjendet vija e vizatuar me gjatsi 15cm e gjer 5 cm larg vijes ballore 20 cm.Hapësira te cilën e shënojn këto dy vija esht 3 metra dhe paraqet vendin e sherbimit.

Fusha e volejbollit ndahet ne gjasht zona qe jan te evidencuara dhe me provesin e lojes. Sipas zonave te lojtarët janë te lajmëruar ke gjyqtari perkatesisht procesmbajtesi.Formacioni i ekipit te paraqitur ke gjyqtari mbetet deri ne fund te setit.Sipas zonave te lojtarët kan emra te caktuar.Lojtarët e vijes se par (2 3,4) jan lojtarët e sulmit, dhe ata te së dytës (5, 6 dhe 1) janë lojtarët e mbrojtjes.
aloj mbi rrjetë. Ekipi kundërshtar ka te drejt të lunjë-pasojë deri tri her, e pastaj patjeter ta kthej ne anen tjeter-- ne fushen e kundershtarit.

Loja luhet me tre seta te fituara.Një set duhet te ket më së paku 25 poena. Seti përfundon kur nje ekip më së paku e perfundon atë me dy poena diferencë. Loja luhet me top te butë dhe me peshë prej 260-280 gram, perimetri i të cilit është prej 65-67 cm. Topi i volejbollit ka ngjyrën e bardhë.
Në lojen e volejbollit perdoren këto elemente kryesore :Dëbimet,pasimet,shërbimet,gjuajtjet,blloqet etj..! Qëndrimet e volejbollistit gjatë aplikimit të elementeve teknike jan të llojllojshme.. Secili element me mjeshtrin e volejbollit kërkon qendrimin adekuat, funksional dhe sa më racional, me qellim që sa më shpejt inkruadohet në situata të ndryshme gjatë lojës.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...