2012-08-16

TE JETOSH NE ÇAMERI – ABEDIN RAKIPI



SHKRUAN : ABEDIN RAKIP

Ishte Janar i 1772 dhe bënte shumë ftohte. Sulejmani hapi sytë i zgjuar nga kendimi i gjelit te kuq qe ai e kishte shumë për zemër, duke falenderuar Allahun qe ja morri jetën ne darke dhe e ktheu përsëri ne jetë ne mëngjes. U ngrit morri abdes dhe filloi te falte namazin e sabahut. I bëri dua Allahut qe ta ndihmonte te luftën e tij kundër klefteve Suliote, te cilët vetëm tre ditet e fundit kishin vrarë 7 muslimane për tju marrë atyre bagetite. Ky sulm ishte drejtuar nga Jani Zerva i cili pasi i vriste ju priste kokat i merrte me vete ne malet e larta te Sulit ku fshiheshin banditet. Papritur kur ju kujtuan fëmijët jetime të atyre qe u therren nga Zerva i rrodhen lotet dhe ne me gjithë shpirt ju betua Zotit se do të bënte drejtësi. Bile këto tre ditë ata nuk kishin me as hoxhe ne xhami duke qenë se një nga 7 te vraret ishte hoxhe Junusi, i cili kur kishte dëgjuar ulerimen e grave te fshatit rrembyer nga Suliotet kishte marrë pushken dhe me bismilah
kishte vrarë dy prej tyre para se ta qellonte pas shpine një dorë e pabese.Tani ai kishte muezzin gjelin e kuq derisa te vendoste fshati për një imam të ri. Sulejmani u çua dhe pa zgjuar trimat e tij për namaz shkoi në xhami dhe e thirri vete ezanin. Populli duhet te fali namaz mendoi ai me lote trimi ne sy, sepse për këtë na ka krijuar zoti ne çamet qe te jemi shembull për popujt e tjerë, te perhapim drejtesine,
te jemi mbrojtes te islamit ne Ballkan, te falemi dhe te luftojme për te mbrojtur me te dobetin, te ushqejme jetimin. Këtu ju kujtuan bijte e atyre 7 te vrareve qe flinin nën batanije atë nate por tashmë pa baba, me lote dhe dhimbje qe i dilnin nga shpirti. Ai doli nga xhamia dhe kaleroi me kalin e tij te bardhe drejt shtepise se tij dhe pasi mbushi dy thase plot e perplot me ushqime filloi ti shperndante ato para dyerve të atyre 7 nenave çame qe qanin bashke me jetimet e tyre për kapedanet e vrarë pabesisht nga kleftet suliote. Duke bërë këtë gjest ju kujtua Kalifi Omer i cili dilte naten shpesh për te dëgjuar hallet e popullit dhe një nate duke kaluar degjoi te qarat e një gruaje nga larg dhe pasi dergoi njerëz qe te pyesnin se çfare kishte,
i shqetësuar menjehere shkoi te dera e saj dhe e pyeti: Pse qan o robja e Allahut dhe motra ime ne islam ? Ajo i tha o kapedani i besimtareve nuk kam mëse te ushqej fëmijët. Omerit i rrodhen lotet menjehere dhe shkoi në shtepine e tij dhe pasi solli një torbe plot me ushqime ju lut asaj motre qe atë nate ti gatuante ai jetimeve te saj. Si tha ajo, o kapedan i besimtareve po ti je mbreti ynë si mundesh ti te gatuash për ne?
Allahu me falte o motër tha Omeri sepse duke ju lënë ju pa buke unë kam bërë gjynah të madh ndaj me lejo te lutem qe ti kerkoj falje atij duke ju gatuar ju sonte. Ai filloi te gatuante një gjelle te ngrohte duke qare dhe duke i ferkuar koken tre jetimeve te asaj motre ne islam, burri i se cilës kishte rënë deshmor ne lufte. Femijet hanin tashmë diçka te ngrohte dhe Omeri i kërkonte falje zotit qe e kishte neglizhuar këtë gjë. Këto mendime qe i vinin Sulejmanit ne kokë e preken edhe me shumë atë dhe u betua se do të ishte i bute dhe i drejtë me vellezerit e tij çame muslimane, si Omeri me besimtaret ne kohën e tij, dhe se do ta merrte hakun e vellezerve te tij te vrarë ne pabesi nga gjakprishurit Suliote te cilët te drejtuar nga prifti grek i kishes Greke Shen Georgios te Sulit nuk linin fshatra muslimane pa sulmuar. Ata ishin klefte dhe te eger, jetonin maleve dhe nuk e kishin fare idenë e drejtesise apo te hakut. Sipas ideologjise se tyre ortodokse
ushqyer nga prifterinjte greke vetëm ne Krisht kishte drejtësi dhe jetë, te tjerët ishin apostate dhe vetëm vdekjen meritonin. Ju kujtua gjyshi i tij dhe i vellai te cilët te dy nën drejtimin e Janitotit Njazi Ahmeti kishin luftuar për vite me rradhë kundër banditeve Suliote. Ne Çaparenjte mendoi ai kemi qenë nder te paret qe e kemi pranuar islamin bile para se te vinin Osmanet qe ne kohën e Jakub Shpates. Ju kujtua historia e Jakup Shpates princit të parë musliman çam i cili e kishte pranuar islamin fale predikimit te familjeve muslimane te ardhura nga Siçilia ne shekullin e dymbedhjete dhe trembedhjete dhe te vendosura ne çameri për ti shpetuar persekutimeve katolike, vrasjeve dhe konvertimeve me dhunë nga rikonkuista e mbreterve katolike te Siçilise. Jakub Shpata ishte bir i familjes se shquar çame te Shpatajve dhe nga viti 1410-1416 ishte princi i parë musliman i principates se Artes. Ai e qeverisi principaten e Artes si musliman, me
drejtesine kuranore duke ju krijuar çameve të gjitha kushtet morale dhe ekonomike me anë te karakterit te pastër dhe te fortë qe ai posedonte mundësinë qe ti shpetonin skllaverise Bizantino-Latine. Jakupi sillej me mirë me ushtarët e tij besnike dhe i kushtonte atyre me shumë vëmendje sesa vetes se tij.Atë epoke duke marrë shembull edhe emrin e qytetin te Artes ai e quante koha e Arte e çamerise. Ju kujtua gjithashtu se jo vetëm muslimanet po edhe shumë familje çifute kishin lënë Siçiline dhe ishin vendosur ne Arte ne shekullin e dymbedhjete. Ju kujtua Benjamin Tudela i cili ne ditarin e tij ne shekullin e dymbedhjete gjatë udhetimit te tij nga Spanja ne Jerusalem shkruante se ne Arte kishte gjetur një komunitet çifut prej 100 familjesh ku një pjesë e mirë ardhur nga Siçilia. Kjo kishte ndodhur gjatë periudhes se perandorit Bizantin Manuel Komneni. Ne atë kohe prijesit e çifuteve kishin qenë Rabbi Salomon dhe Rabbi Heracles. Por Midrashi apo
sinagoga e pare ne Arte ishte ndertuar gjatë periudhes se perandorit Bizantin Mikaeli i 2te dhe kishte pasur emrin Kehila Kedosha Tassavim. Ajo ishte ndertuar brenda keshtjelles se Artes te cilën Sulejmani e kishte vizituar vete disa here. E kishte terhequr gjithmonë brendesia dhe misteri i asaj sinagoge, dhe sa here shkonte ne Arte ajo sinagoge ishte vendi ku ai ndalej për te pushuar. Dukej sikur ajo sinagoge fshihte diçka shumë misterioze ne brendesi te saj, ndoshta një intrige te se kaluares apo një sharm oriental qe te çonte thelle ne shekuj dhe ngjarje te hershme. Të gjitha këto Sulejmani i kishte dëgjuar nga djali i tij Abedini i cili kishte studiuar ne Stamboll dhe qe fliste 7 gjuhe te huaja. Por kohët e fundit Abedini nuk ishte fare mirë. Ai ishte dashuruar thelle me Joanen, një vajzë çame nga Paramithia dhe kishte filluar te izolohej ne vetmi duke shkembyer letra te fshehta dashurie me Joanen. Ai e kishte kërkuar Joanen për martese por babai
i saj i kishte thënë jo për momentin. Kjo përgjigje i kishte tmerruar dy te rinjtë qe u deshen për hirë te Allahut. Baba thonte Abedini n.q.s. egziston ne këtë dynja gjenialiteti femeror ai është i personifikuar plotësisht tek Joana, dhe n.q.s. egziston ne këtë botë dashuri njerëzore ajo udheton mes shpirtit tim dhe atij te Joanes. Ata ishin dashuruar si Mexhnuni me Lejlen apo si Shirini me Khosrovin ne letersine persiane. Bile një here Abedini i kishte treguar një sekret te vogël qe ai ndante me Joanen. Ne historinë e Shirinit dhe Khosrovit i kishte thënë ai kur Khosrovi puthte buzët e Shirinit ajo i thoshte mos më kafsho kaq fort, por ne brendesi te shpirtit te saj dhe me sytë e saj i thonte; kafshome akoma me fort. Edhe pse se kam puthur kurrë Joanen baba për respekt ndaj fesë tonë islame dhe rregullave te Allahut, ne jemi njësoj si Shirini dhe Khosrovi; dhe kur ajo me thotë ik tani se u be vonë me shpirtin dhe me zemren e saj me thotë; mos ik te lutem rri
edhe pak. Ata te dy kishin ndertuar botën e tyre te endrrave ngritur mbi frymën hyjnore te besimit ne Allah dhe stolisur me bukurine e imanit islam qe i bënte ata te enderronin për një botë tjetër ku oqeanet e ndjenjave hidhnin poshte këtë botë te madhit dhe pasurise dhe besonin se vetëm vdekja do ti jepte frytet e embelsise se besimit dhe durimit të tyre. Si mundet njeriu ta duroje këtë botë kaq te etur për pushtet dhe pasuri dhe te hedhi poshte botën e mrekullueshme parajsore qe gjendet ne shpirtrat tanë; e kishte pyetur njëherë Abedini. Abedini ishte i vendosur dhe kembengules, i pathyeshem ne qendrimet dhe qëllimet e tij. Ai besonte se fisnikëria e bënte njeriun te arrinte skajet me te larta te botës. Ai ishte një shembull i sakrifices njerëzore i cili shpesh here flijonte lumturine e tij personale për te miren e çamerise dhe besonte se kur njeriu zbulonte ne iman superioritetin e tij atëherë ai kishte arritur te kuptonte mesazhin sublim te
Kuranit. Dielli filloi te shfaqej pas maleve dhe krenaria e çamit e ngriti Sulejmanin nga këto mendime kaq te gjata dhe te thella, duke e drejtuar tek trimat e tij. Kur i shikonte trimat e tij duke kenduar Kuran i dukej sikur mbinte hija e çamit ne çdo anë te Çamerise. Ata ishin kapedane te mirë, te drejtë, qe mbronin muslimanet e sulmuar ne pabesi nga kleftet ortodokse anembane Çamerise.
Islami i tha ai trimave te tij e ndan çamin nga greku, dhe ne qoftë se doni te mbeteni çame dhe mos te beheni greke si Suliotet shtoi ai mos e leshoni kurrë Kuranin nga dora, sepse ky libër vazhdoi ai është mburoja e identitetit tonë. Leximi i Kuranit kishte lënë gjurme te thella ne shpirtin e tij. Lufta e Sulioteve kundër çameve i kujtoi atij librat historike qe djali i tij i madh Abedini kishte lexuar ne bibloteken mbreterore te Stambollit rreth rikonkuistes se Spanjes nga te Krishteret. Pushtuesit e krishtere te Spanjes i kishte treguar Abedini i kishin detyruar muslimanet dhe çifutet qe te bartnin shenja identifikimi qe te njiheshin kudo nga shkonin, derisa në fund i vune përpara zgjedhjes midis krishterimit ose vdekjes. Këto fjale i kujtuan atij thirrjet e Sulioteve kur sulmonin fshatrat muslimane me pabesi “ Krishti u ngjall”. A ngjallet vërtetë Krishti me vdekjen dhe masakrimin e muslimaneve çame mendoi ai? Ju kujtua gjithashtu se
Abedini i kishte treguar se ne kohën e Henrikut te 4 ne Spanje ishin mbytur nga duart e te krishtereve 400.000 muslimane vetëm ne qytetin Dilan. Çfare tmerri mendoi ai. 400.000 mijë jetë njerezish te pafajshem te vrarë vetëm për një fjale, “Ska Zot tjetër pos Allahut”. Nuk arrinte dot te kuptonte këtë urrejtje te dhunshme kaq te eger kundër islamit nga kryqtaret. Suliotet tha ai tani janë te dobët dhe tremben nga ushtria e fortë muslimane por mendoi ai, nëse një ditë kalifati musliman shembet ata do të veprojnë me ne si te krishteret spanjolle me muslimanet e Spanjes, dhe do të na shfarosin pa meshire, pa dallim seksi apo moshe. Do ti shkaterrojne xhamitë tona dhe do ti kthejnë ato ne kisha, njësoj si ndodhi ne Spanje ne kohën e Isabeles dhe Ferdinandit te Aragones mendoi ai. Ne çamerine time kjo sdo te ndodhi kurrë tha ai dhe i nervozuar nga këto mendime u ngrit dhe filloi te ecte. Sa te këtë kapedane çame mendoi ai sërish, dhe sa te jenë te
bashkuar si një trup i vetëm sdo te lejojne kurrë qe një gjeme e tillë te gjeje çamerine. Por ai e dinte se Suliotet ishin shumë te pabese dhe dinake, dhe se ata kishin lidhje te ngushta ushtarake dhe ekonomike me francezet dhe ruset. Ai e dinte se kisha Greke me ne krye Fanariotet e Stambollit kishin shekuj qe perpunonin intriga dhe plane te fshehta për shfarosjen e çameve dhe zhdukjen e gjurmeve islamike ne çameri. Ata shpesh kishin provuar edhe te korruptonin kapedanet vendas duke ju ofruar atyre pushtet dhe pasuri te madhe por edhe pse tek-tuk kishte dalë ndonjë gjakprishur, ne shumicen dërrmuese çamet i kishin mbetur besnike Kuranit duke treguar një fisnikeri te rrallë përballë dredhise dhe tradhetise Suliote. Themeli i personalitetit te fortë çam bazuar ne idealet fisnike dhe paqesore te Kuranit mendoi ai, nuk mund te perputhej kurrë me tradhetine e ulet Suliote e cila kishte njollosur tokën çame, dhe ndërsa për kleftet ortodokse Suliote
tradhëtia ishte element perberes dhe determinues i identitetit të tyre ortodoks ne fjalorin e çameve nuk egzistonte si fjale. Ishte ky një tipar i ulet i gatuar ne altaret e kishave ortodokse qe çamet e urrenin dhe e luftonin. Çami është besnik, nuk tradheton kurrë te vërtetën, dhe nuk guxon ti shese kurrë idealet e veta, dhe te vërtetën për interesat e ngushta te kësaj botë, siç e bënin kleftet ortodokse, vazhdoi te mendonte ai.

STUDIMI GREK PRANON GENOCIDIN KUNDREJT ÇAMEVE : 50 MIJË ÇAMË U VRANË E U DËBUAN

Nga:Ardit BIDO 


Studimi, i cili solli të gjithë debatin në vendin fqinj, pranonte gjenocidin grek mbi popullsinë çame, duke thënë se 77 çamë të Paramithisë janë ekzekutuar nga forcat e EDHES-it, vetëm për shkak të kombësisë së tyre.
Për më tepër, në këtë studim thuhet se “50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë nga Ushtria Revolucionare Çlirimtare Greke (EDHES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim, krahas ELAS-it, që ishte komunist, në radhët e së cilës kanë luftuar edhe rreth 200 çam, shën. red.) gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore”.
Studimi u paraqit në Universitetin Pandio të Greqisë, nga një grup profesorësh grekë të këtij universiteti, dhe është i pari që tregon për gjenocidin mbi çamët, nga një grup nëpunësish grekë. Numri i çamëve të dëbuar dhe të vrarë, që paraqitet në studimin grek, është më i madh edhe se numri që paraqet zyrtarisht Shoqata Politike Atdhetare Çamëria në historikun e saj.
Reagimi në sallë dhe mbrojtja e punës nga profesorët
Në sallën e Universitetit Pandio, të pranishmit, studentë grekë dhe pedagogë kundërshtuan studimin, duke thënë se “fashistët (duke iu referuar çamëve) atë meritonin, ndërsa Lambros Bulciotis, një prej hartuesve të studimit tha se “ky është thjesht një studim shkencor, që nuk tenton të futet në situata politike. Ne, thjesht paraqesim faktet, që ekzistojnë dhe asgjë më shumë”.
Të pranishmit filluan të bërtisnin më tej, kur studimi thoshte se “Vorio-epirotasit” bashkëpunuan me forcat naziste në Shqipërinë e Jugut dhe se tokat dhe pronat e shqiptarëve në Thesproti (Çamëri) iu dhanë mikrasiatëve (grekëve që shkuan në Greqi, nga Turqia, pas ndryshimit të popullsive mes dy vendeve, shën. red.). Gjithsesi, pedagogët nuk pranuan të ndryshonin asnjë presje në studimin e tyre. Konstandinos Ciceliqis, një ndër hartuesit tha se “nuk po flasim për çështje kombëtare por për çështje historike dhe për fakte të dokumentuara, të cilat sot po i paraqesim”.
Studimi i parë grek që pranon gjenocidin çam
Ndërkohë që ky është studimi i dytë grek, që pranon gjenocidin e çamëve. I pari është hartuar nga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) në Shtetet e Bashkuara, z. Stathis Kalivas, i cili në studimin e tij thotë ndër të tjera se “ky rast është padyshim një gjenocid. Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një (gjenocid) të parapërgatitur nga qendra (drejtuesit e ushtrisë), apo nëse erdhi nga veprime hakmarrjeje në nivel lokal. Mendoj se diferenca mes këtyre të dyjave është shumë e vogël. Megjithëse, EDHES-i ishte një organizatë e përqendruar ku, në ndryshim nga EAM (organizata politike e ELAS-it, shën. red.), drejtuesit qendrorë mund të kontrollonin lehtë ushtarakët lokalë, asnjë fakt nuk tregon se udhëheqësit kishin dëshirën më të vogël (apo reale) për t’i ndaluar (të kryenin gjenocidin). Rrethanat politike të shtatorit të vitit 1944 lejonin “zgjidhjen përfundimtare” të çështjes çame, dhe sipas mendimit tim, EDHES-i nuk u frenua për të përfituar nga rasti”.


MASAKRA E GJENERALIT ZERVA NDAJ POPULLSISË ÇAME NE GREQI



Kur nisi barbarizmi grek ndaj popullsisë çame? Si konsiderohej popullsia çame prej politikës greke? Cili ishte reagimi i Fuqive të Mëdha, kur Greqia përzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mijë shqiptarë, ku një pjesë i dërgoi në Turqi, të tjerë i shpërndau nëpër ishujt e vdekjes, duke u mohuar së bashku me emrin shqiptar, të cilin çamët shqiptarë u kishin rezistuar katër perandorive të egra? Traktati Shqipëri-Greqi i 1926-ës nuk shpuri në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të popullsisë çame nga ana e Greqisë.
Me ardhjen e fashistëve në pushtet në Greqi, më 1936-ën, klika e Metaksait e keqësoi më shumë gjendjen e çamëve. Cili ishte preteksti i grekëve kundrejt Shqipërisë në lidhje me pushtimin fashist? Masakra e gjeneralit të famshëm grek mbi çamët.
Si reaguan organizmat ndërkombëtarë ndaj kërkesës së vazhdueshme të Komitetit Çlirimtar të Çamërisë për spastrimet greke?
Shovinizmi grek, qe kishte per ideologji te gllaberimit Megaloidene e aventurierit Jan Katalisis, ne ndertimin e politikes se fqinjesise, do tregohej edhe i pabese, edhe mosmirenjohes ndaj rolit te shqiptareve te Jugut. Mosmirenjohja helene do te kalonte edhe ne urrejtje, egersia e se ciles do te shfaqej qysh se fitoi revolucioni i 1821-shit. Shqiptaret, veçanerisht ata çame, qe ishin me afer, vune ne ballin e luftes per çlirimin e Greqise nga pushtuesit osmane, prijesat e pavdekshem Zguraj e Vranaj, Basharet e Pjeter Buajt, Kladet e Kolokotronet, Alisa Peletheu e Mitesh, Manol Bloshi dhe Andriucio, Andrea Verushi e deri tek Ali Pasha, por do quheshin te pavlere, ose do pervetesoheshin si luftetare greke. Edhe pse ndodhte keshtu, eshte fakt se shqiptaret e mesit te Shqiperise dhe shqiptaret çame, e ndezen me shume luften çlirimtare te Greqise dhe heroizmi shqiptar shkelqeu, ku nga 100 heronjte qe linden nga revolucioni grek, 90 ishin shqiptare, qe luftuan si miq te popullit grek, se shtypeshin nga i njejti pushtues dhe, liria e njerit popull, shpejt do te behej shembull edhe per tjetrin. Por greku, ndaj heroizmit shqiptar per çlirimin e Greqise, nuk e shfaqi asnjehere miqesine, mirenjohjen.
Me mohimin e gjakut te shqiptareve, qe u derdh ne token greke, shovinizmi pergatitej per gllaberimin e territoreve etnike shqiptare, ku gjuhen, fustanellen, besen, krenarine ia kishin njohur shekujt e panumert.
Egersia barbare, me e pameshirshmja e heleneve, do derdhej mbi popullsine e pambrojtur shqiptare te Çamerise. Pastaj mbi tere territoret e banuara nga shqiptaret etnike. Nga 1830-1838, viktima e pare u be popullsia shqiptare, qe banonte ne ishujt Joniane, ku Rusia, Anglia, Franca e detyruan Turqine t’ia leshonte Greqise tere ishujt Joniane. Me vone, ne vitet 1863, 1913 u rrembyen toka te tjera, ku banoheshin nga shqiptaret, duke perfshire Ambrakine, Kosturin, Pindin, Konicen, qe eshte viktima e dyte e shqiptareve per nga barbaria e shovinizmit grek. Ndersa me 1913, greku pushtoi tere Çamerine dhe e ktheu ne nje çiflik te andarteve. Çameria eshte viktima e trete e barbarise greke dhe, deri diku, plotesohet mbi gjysma e planit te Megaloidese. Greqia, sa e pushtoi Çamerine dhe e vendosi brenda kufijve, qe caktuan te medhenjte, çamet i ktheu ne skllever, pa asnje te drejte. Por shovinizmi perseri nuk ishte i qete. Popullsine çame e quante si nje mine me plasje te ngadalte. Se Greqia nuk i trembej aq popullsise çame; gati 120 mije, sa tre milione arvanitasve shqiptare, qe u kishte mohuar me kohe te drejten, lirine, gjuhen, shkollimin shqip dhe kombesine shqiptare. Shovinizmi ortodoks mesjetar grek, bente planet per pastrim total etnik. Ne Greqi te mos ngelej asnje mysliman, duke i perzene per ne Turqi dhe Shqiperi, ndersa nje pjese tjeter i dergonte neper ishujt e Egjeut. Ata qe do ngeleshin do nderronin edhe fene, edhe kombesine.
Nga viti 1913-1922, kohe ne te cilen Shqiperise se copetuar ne pese shtete i kishte munguar shteti i konsoliduar, Greqia vazhdoi te bente pastrimin etnik te shqiptareve. Fuqite e Medha heshtën kur Greqia perzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mije shqiptare, ku nje pjese i dergoi ne Turqi, te tjere i shperndau neper ishujt e vdekjes, duke u mohuar se bashku me emrin shqiptar, te cilin çamet shqiptare u kishin rezistuar kater perandorive te egra.
Me krijimin e konsolidimin e shtetit shqiptar, i cili perfaqesonte ate territor, qe i lane Shqiperise Fuqite e Medha dhe shovinistet, domethene 28 mije kilometra katrore nga 96 mije kilometra katrore gjithsej, prape se prape, popullsia shqiptare tej kufijve nuk u gjend e braktisur nga shteti ame. Qysh me 1926, qeveria shqiptare ben deklaraten: “Procesi i shkembimit te popullsise ka perfunduar. Tani e tutje, çamet do kene te drejtat qe gezojne qytetaret greke!”. Kjo binte ndesh me politiken e ortodoksise shoviniste greke.
Traktati Shqiperi-Greqi i 1926 nuk shpuri ne mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive te popullsise çame nga ana e Greqise. Ne mars te 1928, Ministria e Jashtme shqiptare, me ane te nje memorandumi, qe i drejtoi te ngarkuarit grek me pune ne Tirane, me fakte tregohej shqetesimi i Tiranes per padrejtesite dhe shtypjen, qe i behej popullsise shqiptare te Çamerise nga vete autoritetet qeveritare greke dhe nuk u jepte asnje te drejte, si pakice kombetare. Qeveria greke, jo vetem qe e hodhi poshte protesten shqiptare, por e akuzoi qeverine shqiptare se nderhynte ne punet e brendshme dhe se çamet, sipas grekerve, ishin qytetare greke ne token greke dhe se Shqiperia po shperfillte te drejten sovrane te Greqise.
Me ardhjen e fashisteve ne pushtet ne Greqi, më 1936, klika e Metaksait e keqesoi me shume gjendjen e çameve. Me urdher te vete Metaksait, zona çame u kolonizua. Shume prona te medha te çameve u konfiskuan. Masakrimi mbi çamet nisi me egersi dhe nuk ndalej. Lidhja e kombeve, shtetet “demokratike” e dinin shtypjen qe u behej çameve ne vatrat e tyre, po asnje nuk shqetesohej.
amet nuk ishin kolaboracioniste
Sulmi i Italise fashiste mbi Greqine, u perdor si pretekst ndaj shqiptareve dhe ata, viktima e pare e fashizmit, do quheshin “agresore” ndaj Greqise?! Egersia greke nuk u ndez ndaj vete agresorit, por ndaj shqiptareve, qe ishin te sulmuar. Pas kesaj lufte, Greqia do te kishte edhe gurin, edhe arren. Do vendoste ligjin e luftes dhe do thuhej: “Greqia ishte sulmuar nga Shqiperia dhe jo nga Italia”. Ky ligj i hilese dhe i paarsyes do vinte edhe kushtin tjeter: “Ligji do qendronte per aq kohe sa te harrohej çeshtja çame dhe te vendosej kufiri i Verio Epirit ne Shkumbin!”.
Ne kohen e pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste, midis qeverise shqiptare (regjences), gjermaneve dhe italianeve, u lidh marreveshja e bashkimit etnik te Shqiperise. Kjo marreveshje ishte si nje kundervenie dhe ne diplomaci e gjermaneve dhe italianeve ndaj Frances dhe Anglise, se “ato kishin marre vendimin e copetimit te Shqiperise” dhe per ta terhequr pas Shqiperine. Pavaresisht ne ç’kushte dhe me cilet lidhej marreveshja, Italia dhe Gjermania ishin superfuqi te luftes dhe endrra e shqiptareve u realizua. U be bashkimi etnik i tere kombit, nga viti 1941-1944 u krijua administrata shqiptare, ne tere trojet shqiptare ne Ballkan. Shqiperia nuk mori asnje therrime me teper nga ç’i kishin marre shovenet. Gjermanet dhe italianet, pavaresisht se ishin kundershtaret e koalicionit, shqiptareve u dhane ate qe u ishte marre padrejtesisht. E verteta eshte se edhe pas kesaj, çamet u bashkuan me qeverine e Tiranes (Regjencen), qe pranoi bashkimin etnik dhe kundershtoi pushtimin italian, por shqiptaret çame nuk besonin shume te regjenca, te ky bashkim.
Çamet nuk ishin kalaboracioniste ne sherbim te armikut te perbashket, pushtuesve nazi-fashiste, por kreret shoviniste greke ishin kolaboracioniste. Per kete ka fakte historike, qe nuk fshihen dot nga greket. Greket shoviniste, qe akuzojne shqiptaret çame, se ishin bashkepunetore te pushtuesve, kolaboracioniste, nuk qendron. Eshte nje shpifje e ulet e vete kolaboracionisteve greke, te cilet, qenien e tyre te tille e kane te dokumentuar. Ne muajin maj 1941, ne Greqine e pushtuar, u krijua qeveria e pare kuislinge, ne krye te se ciles u vu gjenerali Çollakoglli. Ky gjeneral, pasi mori kryesimin e forcave pushtuese; menjehere nxori qarkoren, qe u bente thirrje turmave te çmobilizuara te shkonin ne kazerma, te visheshin, te armatoseshin dhe te qendronin perkrah forcave gjermane. Keto te verteta per kolaboracionistet shkruheshin edhe ne gazetat “Vima” dhe ”Proia”. Pas nje viti, pra ne maj 1942, per ta forcuar me tej bashkepunimin me pushtuesin gjerman, u formua qeveria qe kish per kryetar Ralin. Kjo qeveri ra ne ujdi me gjermanet dhe menjehere krijoi forcat e armatosura, te perbera nga tre divizione, me nje efektiv qe e kalonte 30-mijeshin. Keto trupa i komandonin gjeneralet kolaboracioniste: Bakos, Kocimitos, Llogothetopulos, Raftis, Zerva etj. Nderkohe keta gjenerale kishin rene ne ujdi qe, bashke me gjermanet te shuanin çdo shkendije per liri e demokraci. Egersia e ketyre gjeneraleve, ndizej nga idete e prifterinjve shovene: Shen Kozmo, Kotoko, Evllogji, Kurilla, etj., dhe frymezoheshin nga ata qe drejtonin ortodoksine: Sarafim, Sebastiano, Janullatos etj., egersi e cila do shfrente mbi forcat perparimtare demokratike, qe perfaqesoheshin nga EAM-i dhe mbi shqiptaret çame te pambrojtur.
Me keto fakte, hidhen poshte akuzat dhe shpifjet helene dhe te gjeneraleve te tjere andarte, se çamet ishin bashkepunetore te pushtuesve gjermane.
Masakra e gjeneralit grek mbi çamët
Ky ishte amaneti i shovinistit perbindesh ndaj shqiptareve, gjeneralit kolaboracionist Japolan Zerves. Ne pragvdekjen e tij, antishqiptari i terbuar thote: “Vdes i qete se bera ate qe doja. Pas lashe rreke gjaku, tym, bloze, germadhe; ulurima femijesh, nuse dhe gra nudo, qe futeshin ne furrat e ndezura, qe te mos pillnin me shqiptare… burra te varur, shpuar me bajonete, gjuha shqipe nuk do te flitet me ne token helene. Kjo me kenaq mua, ashtu siç kenaq tere shpirtrat helene!”.
Zerva dhe gjeneralet e tjere ishin leshuar si bisha mbi shqiptaret çame te pambrojtur. Si qeverite kolaboracioniste, edhe ato qe vazhduan pas ikjes se gjeneraleve, po me ata ministra e gjenerale, pjella te ortodoksise shovene, kishin marre urdher qe popullsia çame prej 30-35 mije banoresh ta asgjesonin.
Nder perfaqesuesit e aleateve, koloneli Kris Voodhanse, shef i misionit ushtarak aleat, deklaronte: ”Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, qe une drejtoja, Zerva deboi çamet nga shtepite e tyre!”.

Genocidi i eger grek nisi me 27 qershor l944. Ushtaret e Zerves rrenonin gjithçka qe gjenin perpara… popullsia e Parathimise u kap ne befasi dhe nuk gjeti dot mjete mbrojtese. Barbaret e Zerves hyne naten ne qytet dhe vrane 673 burra, gra, femije, ne Filat l286, ne Igumenice l92, ne Prage 620. Zervistet rrafshuan mbi 5800 shtepi ne 68 fshatra. Qindra fshatra te tjera u shkretuan. Pronareve te bagetive ju grabiten l20 mije dhen, 24 mije nje thundrake, l8 mije kuaj. Nga hambaret e fshatareve te pasur çame u rrembyen 250 mije kv grure etj…
Pas grabitjes dhe genocidit, misionit aleat sikur i “erdhi keq” per tragjedine mbi shqiptaret çame. Dhe, kjo “keqardhje” u ndez, kur çamet nga mosha 15-70 vjeç, te ngelur aty-ketu, kapeshin nga greku dhe internoheshin ne ishujt e Egjeut dhe i masakronin. Kur shefi i misionit amerikan ne Shqiperi, 1945-1946, pa këto barbari u shpreh: “Ne mars 1945, njesi te forcave te shperndara te Zervasit, kryen nje masaker ndaj çameve ne zonen e Filatit dhe, praktikisht e pastruan ate nga shqiptaret çame!”.
Perveç debimit nga vatrat e te pareve, ajo do shkundte nga themeli edhe kulturen çame, do mohonte edhe historine, besimin fetar mysliman. Dhe menjehere u dha urdhri per djegien e 102 xhamive, 28 teqeve, mijera tybeve dhe vakefeve. Kur u siguruan se ishte debuar edhe kemba e fundit e çameve, barbaria helene do nxirrte ligjin absurd. Sipas këtij ligji, çamet nuk do ktheheshin më dhe pronat e tyre ua ndane koloneve. Ndërsa ndaj çameve te mbetur ne Greqi, si ata ortodokse e myslimane, ligji antinjerezor i 1945 ua mohonte identitetin kombetar shqiptar. Nga shqiptar qe ishin, do ktheheshin ne grek dhe “pranonin” kombesine helene.
Greqise i duhej medomosdo te ndryshonte perberjen demografike te krahinave çame veri-perendim, sepse u trembej shume arvanitasve dhe shume çameve te mbetur ose te kthyer ne ortodokse dhe “greke” me force.
Ardhja e shqiptareve çame ne Shqiperi dhe heshtja e nderkombetareve.
Shqiptaret çame, qe i shpetuan barbarise greke, më të shumtët erdhen ne truallin ame. Shqiptaret hapen shtepite per viktimat e barbarise. U hapen edhe dyert e shkollave per femijet e humbur. Per t’u njohur padrejtesia e madhe, kreret çame dhe qeverite, perfshi edhe ate shqiptare, paditen barbarinë greke dhe iu be e njohur edhe organizmave nderkombetare. Padrejtesia ndaj çameve u shtrua edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris, me 1946. Por nuk u arrit që te pranohej krimi i madh njerezor: gjenocidi grek mbi popullsinë çame. Doli qe shume nga shtetet mike te Greqise, te cilat i kishin rrembyer me force 23 mije kilometra katrore te Shqiperise dhe ia kishin dhene grekut, ne fillim u hoqen sikur u pelciste zemra nga dhimbja per çamet martire dhe, per te mos u shfaqur si mbrojtes te hapur te padrejtesive, qe kish bere greku; u ngriten doren dhe thane me gjysme zeri: “Çamet e perzene te kthehen ne vendin e tyre!”. Po kjo ishte vetem demagogji. Qe çamet te ktheheshin ne trojet e te pareve, qe t’u kthehej pasuria e grabitur, do te thoshte te paditej mikja e tyre per krimet barbare. Te pranonte egersine qe kish shfaqur dhe te pergjigjej per gati 3000 te masakruarit, demet e shkaktuar, rrembimet e pallogaritura. Po qysh te nesermen e konferences u pa demagogjia politike.
Shtetet e medha qe ngriten doren, harruan ç’thane, sepse ata nuk kembengulen te zbatohej vendimi qe moren dhe te perbuzej genjeshtra e kolaboracionisteve helene qe akuzonin çamet si te tille.
Megjithese Konferenca e Parisit deshtoi dhe iu shmang denimit te padrejtesise greke, çamet nuk i hodhen armet, per te gjetur perkrahes dhe per ta nderkombetarizuar tragjedine e luajtur mbi ta. Ata s’e kishin humbur shpresen per t’u rikthyer ne pragjet e te pareve.
Per ta intensifikuar nderkombetarizimin e çeshtjes çame ne vjeshten e vitit 1944, ne Konispol organizohet kongresi i pare çam, i cili u drejtohet perfaqesuesve te misioneve aleate, shteteve asnjeanese, B.Sovjetik që ta ndihmonin popullin shqiptar te çamerise dhe te njihej padrejtesia e bere ndaj tij. Jo shume kohe pas ketij kongresi, nje grup çamësh shkoi ne Athine, qe te kundershtonte genocidin kolektiv ndaj shqiptareve te Çamerise dhe te gjendej nje gjuhe, qe te mbeshtetej te arsyeja. Po qeveria e ardhur ne pushtet e George Papandreut, nuk mori asnjë mase kundër genocidit edhe pse perfaqesuesit çame i thane ta ndalnin dhunen greke, t’i njihte te drejtat e çameve dhe te urdheronte te ktheheshin ne shtepite e tyre, gjithe perzenet. Dilte se terrorizmin nuk e kishte organizuar nje gjeneral i çmendur, por ishte ne planin e shovinizmit, qe e udhehiqte dhe e drejtonte kisha ortodokse greke. Meqe deshtoi dhe kjo orvatje, çamet ne Shqiperi nuk e ndalen luften e tyre per liri e te drejta, megjithese ndihmen e qeverise komuniste, qe varej nga sllavet, nuk e kishte aq te plote. Iu dergua leter bashkimit Kombetar Grek, komandes aleate ne Mesdhe dhe Komitetit Qendror te FKC (EAM).
As delegacioni qe shkoi ne Athine, as letrat nuk u moren parasysh. Madje ne takimin verbal dhe ne leter pergjigjet, nuk u shfaq urtesia, po arroganca, poshterimi grek.
Komiteti i Çlirimit te Çamerise perserit letrat dhe ua ridergon misioneve ushtarake te B.S., Britanise se Madhe, SHBA, Frances, dhe legates Jugosllave ne Tirane. Ky komitet qe te rendonte pergjegjesia ndaj bashkekombasve, nuk la te qete as konferencen e ministrave te jashtem te fuqive aleate ne Londer me 1945, as Ansamblene e Pergjithshme te OKB te 25 tetorit 1946. Ne kerkesat e tyre, çamet shpjegonin se ishin popullsia me e persekutuar e shekullit 20-te, madje edhe e Luftes se Dyte.
“Ne po shohim se edhe Organizata e Kombeve te Bashkuara, nuk po na e degjon zerin, nuk na perfill ne kerkesat tona”. Dhe vertete, ajo nen presionin e ortodoksise, ku ajo greke ishte e madhe, nuk po i vinte ne levizje fuqite e saj, e ta detyronte nje shtet shoven: ta ndalte barbarine dhe te pranonte ti njihte te drejtat popullsise qe kish persekutuar.
Duke iu drejtuar sërish organizmave te larta nderkombetare komiteti i Çamërisë thekson: “Ne protestojme dhe sjellim ne mendjen e Komisionit Hetimor te KSOKB, tragjedine e luajtur ne Çameri, si dhe veprimtarine e shovenisteve, qe synon ne zhdukjen e popullit shqiptar te Çamerise. Ne theksojme nje zgjidhje urgjente të problemit çam, siç mund te pranohet. 1. Te ndalet vendosja e koloneve ne tokat tona autoktone. 2. Te riatdhesohen tere çamet. 3. Te behet kthimi i tokave tona, vleresimi i demit me pare ne dore. 4. Te jepet ndihme per te rindertuar shtepite e prishura. 5. Mbrojtjen dhe garancine popullsise qe rrjedh ne traktatet nderkombetare. 6. Te gjykohen e denohen tere pergjegjesite e krimit, qe kane kryer kunder çameve!”. Meqe te medhenjte ne OKB, nuk donin t’ia prishnin te perkedhelures se tyre, hoqen dore nga lufta per rikthimin e çameve ne trojet e tyre, duke i ngushelluar me disa ndihma. Keshtu nga viti 1945-1947, Shqiperia mori 26 milione dollare ndihma per çamet. Ndihmat ishin ne mallra, materiale e pajisje. Ndërsa per refugjatet direkt u dhane vetem 1.2 milione dollare. Por lufta qe ata bene per nderkombetarizimin e Çamerise erdhi ne ftohje. Shteti shqiptar dhe ai grek, benin pjese ne dy kampe te kundert. Propaganda komuniste thoshte shume gjera te paverteta, madje arrinte te “argumentonte”, borgjezia nuk i mbronte interesat, lirite dhe te drejtat e popujve. Tani edhe kreret çame u vune ne trysnine e propagandes komuniste. Duhej te benin siç u thonin shefat shqiptare. Kreret komuniste i kercenonin çamet dhe u thonin se dy kampet ishin ne lufte dhe çeshtja çame, gati ishte mbyllur edhe per kampin borgjez edhe per ate komunist. Ne te vertete acarimi midis dy shteteve ishte keqesuar, kur Greqia shtypte forcat e EAM-it dhe komunistet shqiptare u jepnin arme dhe ushqime, duke e harruar Çamerine.
Shqiptareve çame ju dha nenshtetesia shqiptare qe te heshtnin pergjithmone
Pas viteve 1953, kur Hoxha hoqi nenshtetesine greke dhe u dha çameve nenshtetesine shqiptare, erdhi edhe faza e heshtjes se çameve. Te mos flisnin, te mos kerkonin, se zemeronin grekun edhe punet e tyre tani e tutje, ishin ne doren e partise.
Kur P.P do u mohonte shqiptareve çame nenshtetesine greke dhe ne kundershtim me deshiren e tyre, do t’u jepnin ate shqiptare dhe ata, si edhe shqiptaret do humbnin çdo liri, doli dekreti famekeq i Hoxhes: “Dekret numer 1654, date 19 prill 1953 mbi dhenien e nenshtetesise shqiptare çameve qe banojne ne Republiken e Shqiperise!”. Nuk u permendej emri shqiptar, që do te thoshte se nuk ishin as te tille dhe ç’kombesi kishin. Ne dekretin komunist nuk permendej asgje nga e kaluara.
Per heqjen e nenshtetesise greke te shqiptareve çame e dhenien e asaj shqiptareve, jane bere shume pyetje, qe nuk kane marre pergjigje. Nenshtetesia shqiptare u dha nga frika, qe ne fushen diplomatike te mos kishte me asnje kontakt me grekët. Shqiptaret çame, duke marre nenshtetesine shqiptare, detyroheshin te mbyllnin gojen dhe te heshtnin pergjithmone.
Se dyti, komunistet mund te benin ç’te donin me interesat e shqiptareve, se ndaj kombit ishin te papergjegjshem. Patriotizmin shqiptar e kishin mohuar, duke e zevendesuar me internacionalizmin pushtues, nenshtrimin ndaj ideologjise se diktatures.
Vetëm shteti demokratik kerkoi qe shqiptaret çame te ktheheshin ne pronat e tyre. Presidenti i pare shqiptar, demokrati Sali Berisha, nxori dekretin dhe perkujtoi tragjedine e shqiptareve çame, duke i quajtur ata muhaxhiret me te perbuzur nga komunizmi shqiptar, por edhe nga te medhenjte e botes. Dekreti i Presidentit Sali Berisha, nr.7835, date 26.06.1994 thote: “Dekretoj shpalljen e 27 qershorit kalendarin kombetar, dita e genocidit ndaj shqiptareve te Çamerise nga shovinizmi grek dhe ngritjen e nje memoriali ne Konispol!”.

SHQIPTARËT DHE GREKËT NË ANALET E DIPLOMACISË BOTËRORE

Nga Mihal GJERGJI



Asnjë vend ballkanik s’mund të pretendojë se politika e tij e jashtme është e pavarur nga ndikimet dhe pesha e asaj europiane, ndërsa kjo e fundit, kurrsesi s’mund të veprojë jashtë ndikimit të politikës botërore. Kjo praktikë ka kushtëzuar historinë qindravjeçare të botës dhe ka ndikuar në aleancat e krijuara mes shteteve në përputhje me interesat e tyre. Nisur nga gjeopolitika, nga përkatësia fetare apo pretendimet teritoriale, edhe brenda gadishullit tonë, rrallë ka mbretëruar paqja.

Fatin e popujve të vegjël e kanë përcaktuar interesat e vendeve të mëdha. Pushtuesit kanë zvendësuar njëri-tjetrin, ndërsa popujt, të lodhur nga luftrat, kanë ëndërruar paqen e munguar me fqinjët natyrorë dhe me të tjerët matanë deteve. Kështu është edhe historia e popullit tonë dhe mardhënjet e tij me fqinjin verior, serbin, dhe atë jugor, grekun. Këto mardhënje të pasqyruara në analet e historisë, përshkruan edhe publicisti i mirënjohur Nuri Dragoj.

Në praktikën e studiuesve , jo rrallë ndodh që të flitet vetëm për veprat letrare apo historike, duke lënë në hije apo marrë shumë pak me individualitetin dhe personalitetin e autorve të tyre. Ndoshta ecet me mendimin se për ta, më mirë se kushdo flet vepra e shkruar. Mirëpo në ndryshim nga të tjerët, gjykova të ndalesha fillimisht te autori, për dy arsye: Së pari, janë të paktë ata, që halleve të tyre të përditshme u shtojnë edhe edhe ato të vendit të cilit i përkasin, jetojnë bashkë me to, shqetësohen prej tyre dhe angazhohen për ti zgjidhur me aq sa munden. Së dyti, janë akoma më të paktë ata që, në këtë kohë të ngopur me urrejtje, guxojnë të thonë të vërtetat e hidhura dhe të “trazojnë” kështu “harmoninë” dhe “mirëkuptimin” me fqinjët tanë. Kjo, për arsye se këta të fundit, nuk janë më përtej sinoreve, por në mes të Tiranës, me përfaqësitë e tyre, bizneset dhe lidhje të shumta. Nuri Dragoj qëndron denjësisht në krahë të P. Xhufit, B. Metës, Sh. Delvinës, H. Kokalarit, A. Baletës e shumë studiuesve të tjerë vendas dhe disa studiuesve gjermanë, anglezë apo italianë, albanologë të shquar, të cilët guxojnë të thonë të vërtetën edhe pse mallkimi i kryqit i ndjek prapa si hija e vdekjes.

Vini re: përpjekja e autorëve të mësipërm e bashkë me ta edhe e Dragoit, mban brenda sakrificat e pamata të rilindasve tanë, merakun e Nolit e të Konicës. Vepra e këtij të fundit “Shqipëria-kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” kishte si mision njohjen e shqipërisë në vendet e zhvilluara perëndimore dhe e realizoi një gjë të tillë. Ndërsa Dragoj, shpalos para botës dhimbjen shqiptare me gjithë përmasat e saj, në një kohë që bota ka filluar të korigjojë vetveten, megjithse me ritme të ngadalta…Mbasi ke lexuar këtë libër dhe ke kaluar fazën e parë njohëse, falë mjeshtërisë së autorit, imponohesh në etapën psiko-motorre. Materiali i servirur të ngarkon emocionalisht, prodhon ndjenjë dhe s’mund të heshtësh përballë të vërtetave tronditëse. Libri në fjalë, padyshim që është një vepër dinjitoze, por, jo thjesht me hulumtime nga realitetet historike. Ngjarjet analizohen në kohë. Në skenën e historisë zbresin personazhet përcaktues, të cilët kanë luajtuar të kushtëzuar nga interesat e vëndeve që përfaqësojnë, mandej, kanë gjykuar e vendosur padrejtësisht edhe për fatet e vendit tonë të vogël e të pambrojtur. Autori trajton shkencërisht, mbështetur në prova e fakte të shumta, historinë e Epirit, shqiptarët dhe grekët. Mandej flet për revanshin e helenizimit të shkollave shqipe, çështjen e Çamërisë, Himarën dhe problematikat e saj të stisura e krijuara artificialisht nga fqinjët tanë, fushatën e madhe të ndërrimit të emrave dhe kombësisë së emigrantve shqiptarë dhe atyre që ata i quajn banorë të “Vorio-Epirit”dhe së fundi trajton mardhënjet midis popujve dhe qeverrive.

Mjeshtëria e publicistit, historinë e varrosur në arkiva, e ka ngritur në lartësinë e artit klasik. Autori, para se të jetë në mirëkuptim me të tjerët, është në paqe me vetveten. Larg polemikës shterpe, moralizimeve të tejkaluara dhe tendecës që, jo rrallë e gjen në vepra të këtij lloji, historia zhvillohet në shtartin e saj të natyrshëm, plot të papritura, por me vërtetësi e argumenta të pakundërshtueshme.

Shovinizmi ballkanik është gati i hipotekuar dhe pronësia e tij njeh si zotër grekët dhe serbët.Vetëm dhimbja mbetet përherë shqiptare. Autori s’merret as me Krishtin dhe as me Muhametin, as me prifterinjtë e dhënë mbas dijes dhe as me murgjërit e përkushtuar mbas adhurimit. Toleranca dhe paqja janë dy boshte binjake të cilat lartësojnë arkitekturën e veprës. Ai flet për trojet shqiptare dhe zotrit e tyre në shekuj. Misioni i tij është fisnik dhe ka të bëjë me “detyrimin qytetar për të ruajtur të paprekur identitetin e kombit”. Dhe këtë të fundit, s’ke si ta duash pa e njohur më parë në gjithë gjerësinë e tij.Të jesh në anën e pakicës nuk është aspak tmerruese, ndërkohë që mirësia e saj ka njohur vetëm rritje dhe ti e ndien veten pjesë të së tërës. Fjalët e autorit nuk shpojnë si shigjetat në eshtër. Gjuha me të cilën shkruan është lakonike, e gjallë, plot figuracion dhe me ngjyrime poetike, ndoshta për të zbutur dhimbjen e lexuesit që ndër deje mban ende gjak shqiptari.

Me imagjinatën time u mundova t’a konvertoja emrin e autorit nga Nuri në Niko, mirpo asgjë s’ndryshoi brënda meje, as brenda librit. Po kush është realisht autori dhe ç’përfaqëson ai?! Ai është vetvetja, rracë e pastër shqiptari me rrënjë e me dega. Stacioni në të cilin ka ndaluar nuk është streha e patriotizmit. Asesi. Mbi kokën e tij s’bën hije asnjë kapele ministri, deputeti apo misionari. Ai është ngjitur në lartësi të Trebeshinës dhe shikon sinoret e përgjakura nga fqinji jugor, greku. Në këmbët e malit dëgjon rënkimin e varreve stërgjyshore dhe tronditet nga zhvarrimi i tyre i turpshëm në këtë fillim shekulli, në sy të stërnipërve që s’dinë të protestojnë dhe të botës që po çuditet me çmëndurinë e të sëmurve shovenë. Si thoni ju, duhet të hesht apo ta ngrerë zërin deri në kupë të qiellit?! Le të dëgjojnë edhe Perënditë e përgjumura. Shtresëzimet e së vërtetës janë të pafundme, ndaj s’mundem që të ndryshoj burimet e referencës për të mënjanuar përsëritjen e autorit. Shpresoj të më mirëkuptojë.

“Dosja e “Vorio-Epirit” është një dosje voluminoze, e gozhduar në arkivat helene, në të cilat kufiri shtetëror i dy vendeve ballkanike është mbuluar, jo rallëherë, me pellgje gjaku”. Me kalimin e viteve, qëllimi ka mbetur po i njëjtë, ndërkohë që ka ndërruar strategjia e tyre. Dhe kjo strategji e shtetit helen, e mishëruar në platformën e “Megaliidesë”, është bërë aktive qysh në vitet 1844, kur kryeministri Koletis deklaroi hapur emrat e vendeve të cilat duhet të aneksoheshin nga Greqia. Kjo muzikë funebre që s’ka pushuar asnjëherë, veçse ka ndërruar interpretuesit. Më 28 tetor 1940 Kryeministri Metaksa miratoi ligjin grek për gjendjen e luftës ndaj Shqipërisë. Pretendimin shovinist s’harron ta përsëris në Parlamentin grek, 116 vjet më vonë (12 qërshor 1960), po Kryeministri i këtij shteti, Georges Papandreu:”pretendimet tona për Epirin e Veriut janë të shenjta dhe të patundura”. Ndërsa Kryeministri tjetër Micotaqis, më 11 korrik 1993, deklaroi se “ gjuha greke flitet në Epirin e Veriut që nga koha e Homerit”( ndërkohë që sipas Catapano-s dhe Horald Ëhitehall, ilirishtja është folur në këto troje mëse 12.000 vjet më parë), e duke përfunduar te drejtues të Ministrisë së Jashtme greke të cilët, pas tragjedisë së Gërdecit të 15 marsit 2008, gjatë “keqardhjes” dhe “ngushullimeve”, përmëndën “nevojën” e riorganizimit të varrezave greke në grykën e Këlcyrës.

Ç’emërtim mund t’u japim këtyre deklaratave të politikanve të lartë, papërgjegjshmëri, keqëdashje apo qëndrime shoviniste tejet armiqësore, të planifikuara me kujdes e të zbatuara po kështu nga makineria shtetrore greke. Ofensiva e helenizimit të trojeve shqiptare, asnjëherë si ka ndalur ritmet, duke ecur kështu mbi shinat paralele: kisha dhe shkolla greke kudo, duke i përdorur pastaj si prova autentike të besimit dhe kombësisë. Për realizimin e kësaj strategjie, armatat asnjëherë s’kanë munguar. Përpos materialeve të shumta prapagandistike të makinerisë shoviniste greke, autori pranon të analizojë edhe një libër të nivelit mediokër të mbushur me mallkime dhe harta fantazmë “Northern Epirus crucified (Vorio-Epiri i kryqëzuar) që mban autorësinë e Mitropolitit të Drinopulit, “hirësisë” së tij Sevastianos, i cili na qënka i shqetësuar për 400 mijë grekë (brenda teritorit shqiptar!) të mbetur pa kryqin dhe pa Krishtin. Çfarë çmëndurie. Dhe këto pretendime ngrihen në një kohë kur Kishën Ortodokse Shqiptare e drejton misionari grek me emrin Janullatos. Shqipëria etnike, para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej 110.000 km2. “Pas luftës së vitit 1876-1877 me Rusinë, Turqia dhuroi, në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit, rreth 25.5000 km2 nga sipërfaqja e tokave shqiptare”.

Masakra e radhës u bë në vitin 1913, duke plotësuar kështu oreksin e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Tendenca për të paraqitur shqiptarët si të ardhur në këto troje, është bërë për të justifikuar coptimin dhe ndarjen e tyre. E që të realizoheshin këto, më parë duhet të zhdukej kujtesa kombëtare, si hap i parë i së cilës është edhe trashëgimia e primatisë ilire. Këto arkiva që mbanin brenda historinë e 700 viteve, u dogjën në Manastirin e Shën Naumit në vitin 1850-1851. Marrveshjet e e fshehta të drejtuesve të lartë të Patriakanës së Stambollit dhe ujdia mes turqve dhe grekve, për të quajtur turq-ç’janë muslimanë dhe grek-ç’janë ortodoks, institucionalizuan goditjet e mëtejshme ndaj faktorit shqiptar. Sigurisht që shqiptarët s’kanë qëndruar duarkryq, por, rruga e tyre ka qënë e gjatë e plot dhimbje. Në kohën që përgatitej coptimi i Shqipërisë (traktati i Shën Stefanit dhe më vonë Kongresi i Berlinit), rilindasit shqiptarë, nën kryesinë e Avdyl Frashërit përgatitën mbledhjen e Kongresit të Manastirit, qëllimi i të cilit ishte hartimi dhe njehsimi i alfabetit të gjuhës shqipe.Vëllezrit Frashëri krijojnë në Stamboll shoqërinë “Drita” (shoqëria për zhvillimin e gjuhës shqipe). Projekti i Autonomisë i hartuar nga Komiteti i Stambollit(1878), filloi të marrë jetë nga kontributet e veprimtarve të palodhur; Pandeli e Koço Sotiri, Koto Hoxhi, Hanko Minxha, Petro Nini Luarasi, Petro Kondi, Ibrahim Dragoti, Anastas Kullurioti e shumë atdhetarë të tjerë.

Qëndresa e atdhetarve bëri që në vitin 1896, në Nivan të Gjirokastrës, të mbyllnin shkollën greke për ta zvëndësuar atë me një shkollë shqipe, paçka se dhespot Grigori i Mitropolisë së Gjirokastrës, vazhdonte mallkimet dhe shkishërimet e patriotve. “Në vitin e fundit të shekullit XIX, Abati i Mirditës, imzot Prenk Doci, i mbështetur fuqimisht edhe prej Klerit Katolik Shqiptar, themeloi shoqërinë letrare me emrin “Bashkimi”…dom Ndre Mjeda, gjuhëtar dhe poet, në vitin 1902, themeloi shoqërinë letrare “Agimi”me ABC-në e saj”. Mirpo, pas çdo hapi të bërë nga patriotët shqiptarë, kundërvepronte egërsisht barbaria greke që synonte shuarjen e gjuhës shqipe me çdo kusht. Koto Hoxhi rrihet barbarisht gjersa vdes, ndërsa Naum Veqilharxhi, mbasi përpiqet maksimalisht të bindë Patrikun e Stambollit që të lejojë përdorimin e gjuhës shqipe, helmohet nga të njejtat duar dhe gjen vdekjen. Petro Nini Luarasi, pas grindjeve të shumta me Mitropolitin e Kishës Ortodokse Greke, Qirilli, pëson të njejtin fat tragjik. Sipas Mihal Gramenos “ Petro Nini u martirizua dhe vdiq i helmuar prej xhonturqve dhe prej prapagandës greke për Shqipërinë”. Babë Dudë Karbunara kërcënohet me vdekje dhe i digjet shtëpia. Në moshën 30 vjeçare, papa Kristo Negovani theret me thika(12 shkurt 1909) prej mercenarve të peshkopit grek. Patrioti at Stath Melani, nga fshati Melan i Përmetit, pjesmarrës i Kongresit të Manastirit, rivritet përsëri pas 100 vjetësh. “Unë nuk jam mjaft i zoti-shkruan Fan Stilian Noli- të përshkruaj shërbimet e mëdha që i ka sjellë atdheut at Stath Melani,…”.

Më 24 dhjetor 1917, barbarët e vranë, i prenë edhe kokën, ndërsa trupi i tij u varros në Kishën e Shën Kollit. Çuditërisht shkishërohet mbas vdekjes nga autoritetet aktuale të Kishës Autoqefale Shqiptare, sepse predikonte në gjuhën shqipe dhe ishte organizator i rezistencës kundër shovinizmit grek. Sa keq për hirësinë që drejton këtë Kishë! Po e keqja vazhdon edhe më tutje. “Emrin e tij e ka mbajtur shkolla e Petranit për dekada të tëra, derisa një ditë, dikush urdhëroi heqjen e Tij…” Sa turp për politikanët që kanë informacion dhe s’reagojnë !

Qëndrimi i autorit Nuri Dragoi nuk është diabolik, përkundrazi, shumë racional dhe tepër dinjitoz. Kontributi i tij me publikimin e këtyre fakteve tronditëse, është shumë i çmuar. Le ti mësojnë këto të vërteta të hidhura edhe nxënësit shqiptarë ( të cilët janë më shumë se 200 mijë) jashtë atdheut që, për fat të keq, gjuhën e nënës e mësojnë si gjuhë të dytë, nëmos e kanë braktisur fare, nën presionin e vendit “mikpritës” apo të detyruar nga kushtet. Fëmijët tanë duhet të falin, por s’duhet të harrojnë. Le të vazhdojmë me tërësinë teritoriale të Arrnautllëkut (Shqipërisë) në kohën e administrimit perandorak osman të para luftës së parë botrore (1910). Të katër vilajetet zinin 90.270 km2 me 3.804.000 banorë, prej të cilave mbi tre milion shqiptarë (serbë 5% ndërsa grekë 4%). Vilajeti i Kosovës zinte 32.900 km2, i Manastirit 28.500 km2, i Janinës 17.900 km2, i Shkodrës 10.000 km2. Duke i parë pas 100 vitesh, trojet shqiptare janë ende të mbytura nga gjaku. Maskrat e serbit në veri dhe të grekut në jug, vetëm imagjinata mund t’i përshkruaj.

“Masakra greke u bënë ngado. Më 5 shkurt 1914 , në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët, ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës, ku i vrau në mënyrë barbare… Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindrit…ushtarët i merrnin me radhë, u prisnin kokat dhe i hidhnin në një pus. Ndërsa gratë, pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta” Në Panarit të Korçës andartët therën 275 vetë, në Kodër të Hormovës (Tepelenë-1914) u thern me thika 260 burra e fëmijë, ndërsa në teritorin e Çamërisë prej 1950 km2 masakrat kanë ndjekur njera-tjetrën në mënyrë sistematike me qëllimin e shfarosjes së plotë të popullsisë shqiptare.”

Nga 27 qërshori 1944, filloi masakra, ku u vranë, u therën dhe vdiqën nga torturat mbi 600 gra, burra dhe fëmijë. U çnderuan gratë dhe vajzat e bukura, të tjerat u mbyllën në burg. Deri më 7 mars 1945, ishin vrarë mbi 7100 vetë, , ishin djegur dhe shkatërruar 68 fshatra me 5800 shtëpi banimi, 83 faltore islamike…ishin grabitur mbi 130 mijë bagëti të imta, 4000 gjedhë, 11.500 ton drithra, 3.800 ton vaj ulliri, mbi 50 mijë napolona ari…” Gjenerali grek Zervas e realizoi masakrën në bashkpunim të plotë me gjermanët. Pronat e ligjëshme të çamëve të trashëguara brez pas brezi, i kaluan në zotrim Bankës Agrare me qëndër në Gumenicë dhe Janinë. Duke e paraqitur vendin tonë si çerdhe të myslimanizmit, ortodoksia greko-sllave ka planifikuar e realizuar goditjet kohë pas kohe mbi popullsinë e teritoreve shqiptare.

Plagët që ende kullojnë gjak janë edhe ato të Kosovës. Autori flet me gjuhën e statistikave: nga 28 shkurti 1998 deri në 10 qërshor 1999 nga Kosova u ndoqën me lemeri rreth një million shqiptarë, u vranë mizorisht mbi 15.000 civilë, u plagosën 3219 vetë, dhe u burgosën qindra të tjerë. U shkretuan 1007 fshatra nga 1392 që ka Kosova, u dogjën mbi 212.347 shtëpi e 218 xhami, u përdhunuan mbi 20.000 femra etj. Dhe të gjitha këto u bënë në këtë shekull dhe në sytë e gjithë botës, me një urrejtje dhe egërsi të paparë. Pa angazhimin e faktorit shqiptar brenda dhe jashtë vendit, shtetet e fuqishme demokratike të botës perëndimore, s’mund të realizojnë korigjimet aq të domosdoshme të pasojave të tragjedive që kemi kaluar. E kam fjalën për inteligjencën dhe atë pjesë të shëndoshë ta aktorë♪ve të politikës, të cilët Atdheun e kanë brenda zemrës së tyre. Për fat të mirë, ora e mbarësisë ka filluar të bjerë.

Ndërkohë që populli shqiptar dhe ai grek kanë tendencën e miqësisë, mirëkuptimit dhe shkëmbimit reciprok të vlerave të cilat s’i mungojnë as njërit as tjetrit, qarqe të caktuara shoviniste të fqinjit tonë jugor, i cili lindi si shtet në vitin 1821, megjithse kanë mbetur në minorancë, kanë ndërruar vetëm taktikat:”mungesa është zvëndësuar me prezencën, indiferenca me interesimin dhe qetësia me dialogun”, dhe kjo është shumë moderrne për ata që dinë të arsyetojnë. Si përfundim do të thosha se “Shqiptarët dhe grekët” është një studim i detajuar, i sukseshëm, dhe plotësisht i pjekur për të dalë para lexuesve, por, mbase pak i vonuar. E them këtë, mbasi plagët e mahisura që therin deri në sfilitje, kanë nevojë për melhemin e fjalës, ndërkohë që inteligjenca i kalon mendimet në filtrin e llogjikës dhe kërkon shtratin e nevojshëm për të mbjellë farën, edhe pse koha jo gjithmonë e favorizon një gjë të tillë. Kur i sëmuri shkon në shtratin e spitalit, mjekët nxitojnë t’i bëjnë terapinë. Bashkë me ta edhe ne harrojmë që mekanizmi gjigand i kohës nuk di të ndalet dhe mokra e saj bluan pa mëshirë ditët dhe jetët tona.

Sikur të hartohej një Enciklopedi për trojet shqiptare, padyshim që kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e saj. Ky libër mund të shërbejë si objekt referimi për politikanët aktivë, punonjësit e diplomacisë, historianët, studiusit dhe lexuesin e gjerë, të cilët janë të interesuar të njohin rrugën e vështirë nëpër të cilën ka ecur vendi ynë dhe martirët e tij shekullorë. Ndërsa lexuesi e ka mirëpritur këtë libër, kritikët ende s’dëgjohen, edhe studiuesit. Mbase përligjet disi pritja e tyre, por, ky ngurim besoj që të jetë i përkohshëm. Trimi i mirë ka nevojë për praninë e shokëve. Askush s’mund të mendojë se autorit të librit, do ti afronin një kafe “me pak”, tamam si Petro Ninit në Korçë. Kurrsesi. Jo vetëm se kohët kanë ndryshuar, por, ata që planifikojnë e realizojnë të keqen, s’janë vetëm të mënçur, janë edhe të kujdeshëm për të mos përsëritur dy herë të njëjtat gabime. Pas Nuri Dragoit, Gëzim Vodës, Kasëm Trebeshinës e dhjetra intelektualve të tjerë përmetarë, do të grumbulloheshin qindra e qindra të tjerë që i duan e i çmojnë aq shumë, dhe si ortek i fuqishëm do të fshinin ç’të gjenin përpara. Monument i parë do të ngrihej në vendlindje të autorit, i dyti në qëndër të Përmetit dhe i treti në mes të Tiranës, ndërsa libri do të botohej e ribotohej përsëri. Mirpo vdekja më e sigurt është heshtja, harresa e plotë. Dikush mund të thotë: E ç’punë do t’i prishnin grekut studimet e intelektualve shqiptarë, asnjë gjemb s’do tu hynte në këmbë. Historia nuk shkruhet për të dëmtuar marrdhënjet apo fqinjësinë, ajo bëhet në funksion të kujtesës kombëtare, dhe këtë e bën çdo popull.

Ndodh, që historitë e hidhura të përsëriten, ashtu siç ndodhin shumë gjëra që s’i dëshirojmë. Nga sirtarët ku arkivohet urrejtja shekullore, fqinjët tanë veriorë dhe ata jugorë, kohë pas kohe nxjerrin planet e asgjesimit të rracës tonë vitale, të shkatërrimit si popull e si komb. I rifreskojnë këto plane, i përshtatin me kohën, u ndryshojnë emërtesat, por, asnjëherë s’harrojnë parimin e ortodoksisë, pushtimin shpirtëror: sa më shumë kryqe dhe kisha, patjetër edhe shkolla në gjuhën e tyre, me qëllimin final-tjetërsimin e kombësisë dhe humbjen e identitetit tonë kombëtar. Problemet të cilat janë bërë objekt studimi nga Nuri Dragoi, janë madhore, sepse janë kombëtare, janë të dhimbshme, por të vërteta, janë aktuale, por kërkojnë guximin intelektual, jo vetëm të autorit, i cili pa këtë guxim s’do arrinte të realizonte këtë vepër dinjitoze, por edhe të intelektualve të tjerë, të inteligjencës shqiptare në tërësi dhe të studiuesve të historisë në veçanti. Nuri Dragoi ka një idealizëm të dukshëm, që ja ushqen shpirtin: atdhetarinë. S’besoj se mund të ketë ideal më të lartë që ta fisnikërojë njeriun.

Publicisti dhe intelektuali i shquar Ismet Toto, shkruan: ”Ne shqiptarët duhet t’ ngulim sytë me trimëri në problemet e vështira, që janë njëkohësisht çështje jetike për qënien tonë si komb më vete. Duhet të shquajmë kthjelltësisht plagët kryesore të shoqërisë sonë, të zbulojmë shkaqet dhe ti luftojmë me energji dhe vazhdim, ashtu siç kanë bërë gjithë popujt guximtarë që rrojnë e mbretërojnë dhe sot e gjithë ditën”.

Profesor Kristo Frashëri ia çjerr maskën përfundimisht shovinistit Janullatos



Prof.dr. Eshref Ymeri


Në organin “Gazeta Shqiptare” të datës 11 tetor 2010 është botuar një artikull interesant i prof. Kristo Frashërit, me titull “Tri të vërtetat për të cilat gënjen Janullatosi”. Në këtë artikull profesori i nderuar parashtron me fakte historikun e fronëzimit të paligjshëm të Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe hedh dritë mbi misionin e vërtetë të tij, si kreu i shovinizmit grekomadh në Shqipëri, i cili sot është shndërruar në një shovinizëm grekokaragjoz.

Por ajo që të bën më shumë përshtypje në artikullin e prof. Frashërit, është fakti se ai, për herë të parë, nxjerr në dritë një marrëveshje të fshehtë që Janullatosi, në bashkëpunim me armikun e betuar të kombit shqiptar - Sebastianosin - militantët e tij të parë i paska rekrutuar në Himarë. Së bashku me të, ai, në emër të Kryepeshkopatës së Kishës Greke, paska nënshkruar me Aleko Dhimën, të vetëquajturin sekretar të përgjithshëm të Kishës Ortodokse Shqiptare, një program-marrëveshje të fshehtë prej nëntë pikash.
Thelbi i kësaj program-marrëveshjeje të fëlliqur, tipike për ato që kanë pas lidhur tradicionalisht kundër vendit tonë armiqtë e betuar dhe tradhtarët e kombit shqiptar, zbulohet në pikën tetë të saj. Aty thuhet:
“Do të përpilohet një komunikatë e përbashkët, me anën e së cilës do të përcaktohet afati transit i krahinës autonome të Himarës, deri në bashkimin me atdheun, Greqinë mëmë” (Gazeta Shqiptare, 11 tetor 2010, f. 17).
Me botimin e kësaj program-marrëveshjeje armiqësh dhe tradhtarësh të kombit shqiptar, prof. Frashëri i ka çjerrë maskën përfundimisht Janullatosit, këtij armiku të urryer të vendit tonë, dhe u ka dhënë një mësim shembullor gjithë sahanlëpirësve të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke, se tradhtia nuk të çon larg. Duke demaskuar publikisht Janullatosin, këtë gjarpër të rrezikshën në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, për firmosjen e kësaj marrëveshjeje mes njerëzish të pabesë dhe tinëzarësh të regjur, prof. Frashëri u ka hapur sytë edhe të gjithë atyre ortodoksëve shqiptarë që deri tani mund të kenë ushqyer ndonjë kotashpresë (iluzion) për “ndershmërinë” e figurës së Janullatosit.
Me këtë rast, profesori i nderuar thekson:
“Sikurse shihet, në pragun e fronëzimit të tij si kryepeshkop i KOASH-it, A. Janullatosi ka vënë nënshkrimin në një dokument, ku, pa asnjë mbështetje juridike dhe politike, deklarohet haptazi se Himara është krahinë minoritare greke; se jo vetëm fshatrat Himarë, Dhërmi, Palasë, të cilat dihen se kanë banorë greqishtfolës, por edhe fshatra të tjera të krahinës, si Vunoi, Kudhësi, Qeparoi, madje edhe Saranda e Konispoli, banorët e të cilave nuk e njohin greqishten, konsiderohen si vendbanime greqishtfolëse; se qenia e këtyre vendbanimeve në shtetin shqiptar është tranzitore (e përkohshme) dhe se së shpejti do të caktohet afati se kur ato do të bashkohen me atdheun mëmë, Greqinë” (po aty).
Publikimi i këtij dokumenti vërteton se sa objektive, sa shkencore ka qenë publicistika e zotit Abdi Baleta dhe e bashkëpunëtorëve të tij në gazetën “Rimëkëmbja”, në vlerësimin që i kanë bërë që në fillimin e viteve ’90 figurës së Janullatosit, si kreut të shovinizmit grekomadh në Shqipëri.
Në reagimin e tij ndaj botimit nga ana e prof. Frashërit të kësaj program-marrëveshjeje në dëm të tërësisë territorial të vendit tonë, Janullatosi deklaron në një mënyrë krejt mjerane:
“Deklaroj me përgjegjësi se këtë tekst…është hera e parë që e shikoj..., se kam mosdije të plotë për ekzistencën e vetë programit..” (Gazeta Shqiptare, 31 tetor 2010, f. 15).
Interesante! Sa herë që Janullatosi kapet “me presh në dorë”, zë e përdridhet dhe ose bën të paditurin, ose nuk bëhet i gjallë fare. Në reagimin e tij ndaj prof. Frashërit, Janullatosi deklaron:
“Është gjerësisht e njohur se bëj pjesë ndër ata grekë, të cilët e duan, sigurisht, atdheun e tyre, por njëkohësisht respektojnë dhe duan atdhetë e njerëzve të tjerë dhe duan të kontribuojnë me sinqeritet në solidaritetin, miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve” (“Gazeta Shqiptare, 31 tetor 2010, f. 17).
Me këtë deklaratë Janullatosi kërkon të fshehë hipokrizinë e tij të kulluar në qëndrimin ndaj popullit shqiptar dhe mbarë etnisë shqiptare në Evropën Juglindore. Ndjenjave “të sinqerta” dhe “miqësore” të Janullatosit ndaj popullit shqiptar ua heq vellon e hipokrizisë historiani grek Nikolas Stavros, i cili e meriton të falënderohet për çiltërinë e një deklarate armiqësore që ka bërë lidhur me pushtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare nga kisha shoviniste greke.
Në emisionin e datës 4 dhjetor 2004 të zonjës Rudina Xhunga në “Top channel”, zoti Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, deklaroi: “Dua t’ju citoj një frazë nga libri i një historiani të njohur grek, Nikolas Stavros, me titull: “Grekët dhe ballkanasit e rinj”. Në këtë libër ai shprehet:
“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”. (Citohet sipas: Gazeta “Shqip”, 6 dhjetor 2004, f. 6).
Pra, vetë deklarata e historianit grek zbulon fytyrën e vërtetë të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke në raport me Shqipërinë, duke e zhveshur lakuriq në sytë e opinionit publik shqiptar edhe pararojën e tyre në Shqipëri, Anastas Janullatosin.
Për këtë deklaratë boll të sinqertë të një armiku të kombit shqiptar, siç është historiani Nikolas Stavros, Janullatosi deri tani nuk është bërë i gjallë. Pra, vetë bashkatdhetari tij historian ia nxjerr bojën keq Janullatosit, si pararojë e shovinizmit grekomadh në Shqipëri, dhe dozave të “sinqeritetit” dhe të “miqësisë” që ai “ushqen” ndaj popullit shqiptar. Me këtë deklaratë, historiani Stavros nxjerr në spikamë strategjinë e kahershme të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke për të hedhur në dorë drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, për realizimin e ëndrrës çmendurake të Athinës për Epirin e Veriut.
“Sinqeritetin” dhe “miqësinë” ndaj popullit shqiptar Janullatosi e ka shfaqur fare haptas edhe në një deklaratëqë ka bërë në një gazetë greke. Pikërisht në gazetën “Katerinimis” ai ka deklaruar:
“Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë, - thotë ai, - do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare”. (Citohet sipas: Nuri Dragoj. “Shqiptarët dhe grekët. Realitete historike”. Shtëpia Botuese “Weso”. Tiranë 2009, f. 396).
Pra, Janullatosi kërkon t’i zhveshë shqiptarët nga identiteti i tyre kombëtar, se shqiptaria për ta ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht në themel të formimit të tyre psikologjik, se ajo ka qenë, është dhe do të mbetet fe mbi të gjitha fetë, se ajo përbën shtratin e shëndoshë të vetëdijes së tyre kombëtare.
Por “sinqeriteti” dhe “miqësia” janullatiste ndaj popullit shqiptar shfaqet fare zbuluar edhe përmes një fakti tjetër. Po në studion e sipërpërmendur të zonjës Rudina Xhunga, zoti Bidoshi vazhdoi: “Dua t’ju rrëfej një tjetër bisedë që një gazetar amerikan, Fred Reed, ka pasur me Janullatosin dhe që padashur këtij i nxjerr sytë. Ai ka shkruar një libër [është fjala për librin “Salonica Terminus” (Talonbooks, 1996 - E.Y.)], ku në faqen 118 tregon se gjatë një vizite në Tiranë kishte takuar Janullatosin dhe ky i fundit i ishte afruar duke thënë:
“Zoti Reed, ju jeni një gazetar i shquar dhe fjala juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumë, sensibilizoni se këtu duan të krijojnë një shtet fundamentalist islamik dhe kanë si qëllim të shtypin ortodoksinë” (po aty).
Edhe për këtë shpifje të ulët kundër popullit shqiptar, të bërë publike prej gazetarit Fred Reed, Janullatosi nuk ka dalë nga strofka e tij në rrugën e Kavajës dhe të shprehet haptas se cilat kanë qenë arsyet që e kanë detyruar të lëshojë një deklaratë sa paradoksale aq edhe armiqësore ndaj vendit tonë. Që asokohe kur Janullatosi ka bërë një deklaratë kaq të ulët, kaq shpifëse kundër atdheut tonë, kanë kaluar 14 vjet dhe deri tani nuk kemi parë e dëgjuar ndokund se në Shqipëri po u bëkan përpjekje për krijimin e ndonjë shteti fundamentalist islamik. Kjo dëshmon më së miri së ç’armik i betuar i kombit shqiptar ndodhet në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë.
Siç shihet, Janullatosi, në misionin e tij armiqësor në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, demaskohet tërthorazi nga bashkatdhetari tij Nikolas Stavros dhe i nxirret boja ballazi nga gazetari amerikan Fred Reed.
Pasi arriti të hedhë në dorë drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, shovinizmi grekomadh dhe kisha e tij shoviniste erdhën në përfundimin se mënyra më e mirë për pushtimin e butë dhe shkallë-shkallë të Epirit të Veriut, do të ishte ngritja e varrezave për ushtarët grekë, të shoqëruara këto edhe me ndërtime memorialesh dhe manastiresh në mbarë territorin e Shqipërisë së Jugut. E nisën me Bularatin dhe Këlcyrën, po vazhdojnë me Korçën. Tani kërkojnë t’i ngrenë ato edhe në Delvinë, në Kolonjë, në Sarandë e gjetiu. Qëllimi i Janullatosit, si kreu i shovinizmit grekomadh në Shqipëri, është që mbarë Shqipërinë e Jugut ta mbulojë me varreza ushtarësh grekë, në mënyrë që me kalimin e dhjetëvjeçarëve dhe shekujve, në Shqipërinë e Jugut të jetë shuar kujtesa për brezat e tanishëm, dhe brezat që do të vijnë të ndodhen para një fakti të kryer: derisa krejt territori i Shqipërisë së Jugut qenka “mbjellë” me varreza ushtarësh grekë, me memoriale, kryqe, manastire dhe kisha greke, atëherë ky territor “qenka” tokë greke. Me këtë rast, lexuesve të respektuar dëshiroj t’ju sjell në kujtesë një deklaratë që bëri para do kohësh kreu i kishës shoviniste serbe. Ndër të tjera, ai tha:
“Ne do të kthehemi në Kosovë, qoftë edhe pas 2 mijë vjetësh”.
Prandaj edhe shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke po punojnë me perspektiva shumë afatgjata për greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Por pasionet e tyre të ethshme për arritjen e një objektivi të tillë, të kujtojnë vrundullin e dhelprës që më kot endet pas dashit në kullotë.
Pra, përgatitja e terrenit për pushtimin e butë, e shkallëshkallshëm të Epirit të Veriut, ishte detyra themelore që Athina zyrtare ia ka ngarkuar Janullatosit për ta zbatuar që para se ai të nisej me mision për në Shqipëri. Deri tani, këtë detyrë Janullatosi e ka zbatuar me shumë sukses. Ai erdhi në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare si kolonel i shërbimit sekret grek, siç ka deklaruar shqiptaro-amerikani i mirënjohur Gary Kokalari (Gazeta “Shekulli”, 06 qershor 2006). Tani dua të besoj se gradën e gjeneralit Janullatosi me siguri që duhet ta ketë marrë me kohë e me vakt. Se jo më kot anekënd Shqipërisë së Jugut janë ngritur kisha me simbolikë greke, kryqe greke me përmasa marramendëse. Madje janë ngritur kisha edhe në mjedisa të pastra myslimane, si në Memaliaj apo në Greshicë të Mallakastrës. Më 27 tetor po kthehesha nga Saranda me autobusin e linjës. Në Greshicë autobusi qëndroi për një pushim të shkurtër. Një banor vendas që kaloi aty pari, e pyeta se ku është ngritur ajo kisha ortodokse. - Atje lart, - më tha ai. - Po kush shkon në atë kishë? - e pyeta përsëri? - Majë saj dremisin sorrat dhe ciricokat, - ma ktheu ai vetullngrysur dhe iku në punën e vet.
Marrëdhëniet diplomatike me Greqinë u vendosën në vitin 1971. Por gjatë 20 vjetëve, deri në shembjen e sistemit komunist në Shqipëri, shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke nuk i kishte shkuar ndër mend ndonjëherë që të kërkonte të shpikte eshtra ushtarësh grekë në territorin e Shqipërisë së Jugut, në mënyrë që paskëtaj të kërkonte të ngrinte varreza, memoriale dhe manastire në nderim të tyre. Athina zyrtare ishte e bindur se do të vinin kohë më të mira për “realizimin” e ëndrrës veriepirote. Prandaj, që para vitit 1990, ajo kishte planifikuar që fill pas shembjes së komunizmit në Shqipëri, “t’i shqyente dyert e kufijve” me Shqipërinë, siç edhe “i shqeu” faktikisht në dhjetëditëshin e fundit të dhjetorit të vitit 1990, për të pritur sa më shumë emigrantë shqiptarë. Qëllimin e hapjes së kufijve kat e kat me Shqipërinë e ka zbuluar që nga fundi i viteve ’80 ish-ministri i jashtëm grek Karolos Papulias, i cili pati deklaruar se emigantët shqiptarë Athina do t’i përdorte si peng për realizimin e qëllimeve të veta në Epirin e Veriut.
Në këto kushte, detyra kryesore që qëndronte para Janullatosit, ishin zhvarrimet dhe ngritja e varrezave për ushtarët grekë. Se e dinte se autoritetet shqiptare nuk do të pipëtinin, për shkak të emigrantëve që shovinizmi grekomadh i mbante peng, me qëllim që të realizonte aksionet e veta politike në Epirin e Veriut. Prandaj ai e nisi punën nga Kosina dhe Kutali i Përmetit. Plani për nisjen e aksionit të zhvarrimeve në Përmet me siguri që është hartuar në kabinetin e kryeministrit Karamanlis dhe i është ngarkuar për zbatim kreut të shovinizmit grekomadh në Tiranë, Janullatosit. Prandaj edhe kryeshovinisti grek Janullatos ia hipi helikopterit dhe zbriti në Përmet për të dhënë porosi të drejtpërdrejta në terren se si duhej të niste procesi i zhvarrimeve. Për punën e atyre zhvarrimeve, Janullatosi kërkon të bëjë të paditurin dhe turret me sulme kundër prof. Frashërit. Por, sapo iu hoqën petët lakrorit të zhvarrimeve, Janullatosi fluturoi drejt Athinës dhe frymën e mbajti në “Megaro Maksim” - selinë qeveritare të Kostas Karamanlisit, pikërisht atje ku ishte hartuar edhe plani për zhvarrosjen e eshtrave në Përmet.
Vizita e ngutshme e Janullatosit në selinë e kryeministrit Karamanlis, lidhur me shqetësimet që lindën pas zhvarrimeve që u bënë në Kosinë, dëshmon fare qartë se ky farë kryepeshkopi është kryepeshkop jo i Kishës Ortodokse Shqiptare, por i filialit të Kishës Ortodokse Greke me seli në Tiranë. Në të kundërt, Janullatosi, për shqetësimet që lindën në Kosinë, duhej t’i ishte drejtuar menjëherë kryetarit të shtetit shqiptar ose kryeministrit Berisha.
Në sulmet e ulëta që bën kundër prof. Frashërit, Janullatosi, për të justifikuar ngritjen e varrezave, memorialeve dhe manastireve në nderim të ushtarëve grekë, ndër të tjera, deklaron:
“Për sa i takon nderimit për të vdekurit, për ata që respektojnë dinjitetin njerëzor, përbën një detyrim themeltar, duke nisur nga vitet e Homerit. Madje edhe të vdekurit e palës armike, çdo shoqëri e qytetëruar i respekton dhe kujdeset për ta, pa urrejtje dhe fobi. Nga ana tjetër, këtë gjë bëri edhe qeveria shqiptare, kur ofroi vend për një varrezë gjermane në parkun e Tiranës, ndërsa të gjithë e dinë se në Luftën e Dytë Botërore, gjermanët ishin pushtues” (“Gazeta Shqiptare”, 11 tetor 2010, f. 15).
Me këtë deklaratë, Janullatosi kërkon të fshehë natyrën agresive dhe tejet armiqësore që manifestuan kundër vendit tonë trupat pushtuese greke, sapo hyn në territorin shqiptar gjatë Luftës Italo-Greke të vitit 1940. Trupat italiane dhe gjermane vërtet erdhën si pushtues në Shqipëri, por ato as edhe një herë të vetme nuk prekën dhe nuk përdhosën asnjë objekt kulti në vendin tonë, siç bënë ushtarët agresorë grekë.
Ja një fakt kuptimplotë që vërteton fare shkoqur se çfarë urrejtjeje të egër manifestuan kundër etnisë shqiptare ushtarët agresorë grekë sapo hynë brenda territorit tonë në vjeshtën e vitit 1940:
“Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe më 8 dhjetor Gjirokastrën… U dëmtuan dhe u shkatërruan të dyja kishat ortodokse shqiptare në Rehovë, kishat në Selenicë, në Mileci, në Plasë, në Ersekë, në Boboshticë, në Dardhë, në Kapshticë, në Voskop, në Turan, Katedralja Ortodokse, kisha e shën-Trinisë dhe Pallati i Priftërinjve katolikë në Korçë, katedralja e shën-Marisë dhe kisha e shën-Kollit në Drenovë; kuvendi shën-Ilia në Vloçisht dhe 11 kishat ortodokse në Voskopojë. Grekët shkatërruan edhe xhamitë e Ersekës, të Vloçishtit, Pogradecit, Turanit, Leskovikut, Mborjes, Floqit, Zvezdës dhe të Gjonomatit. Kjo e fundit u shndërrua nga grekët në stallë kuajsh” (Prof.dr. Beqir Meta. Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949”. Shtëpia Botuese GEER, 2002. f. 50-51).
Egërsia e trupave fashiste greke, me mizoritë që kryen në trojet e pushtuara shqiptare, s’kishte të krahasuar me natyrën pushtuese të trupave italiane, të cilat në Shqipëri, gjithsesi, siç u theksua më lart, nuk i fyen ndjenjat fetare të popullit shqiptar. Kur njihesh me të tilla mizori të ushtarëve barbarë grekë në Jug të Shqipërisë, padashur të vijnë ndër mend fjalët e kronistit bizantin Niketa Koniati, i cili, tek përshkruan pushtimin e Konstandinopojës nga kryqtarët dhe venedikasit më 13 prill 1304, thotë se edhe myslimanët janë “njerëzorë dhe të mirësjellshëm” në krahasim me këta njerëz “që mbajnë kryqin e Krishtit në krahë” (Georg Ostrogorski. Historia e Perandorisë Bizantine, f. 290).
Çdo shqiptar i ndershëm, me vetëdije kombëtare, kur lexon këto të dhëna tronditëse, të nxjerra nga vepra shkencore e prof. Metës, nuk mund të mos kujtojë fjalët e arta të Faik Konicës:
“…urrejtja për grekët është rrënjosur aq shumë në zemrat e gjithë shqiptarëve të vërtetë… (vëll.4, f.277). Dhe më poshtë vazhdon: “…çdo gjë që t’i ketë bërë Italia Shqipërisë ka qenë e natyrës politike. Ndërsa ajo që i ka bërë Greqia Shqipërisë, më shumë se politike, ka qenë agresion ndaj shtëpive dhe nderit të familjes” (po aty).
Pikërisht për këtë arsye eshtrat e ushtarëve agresorë grekë nuk mund të kenë vend kurrsesi në truallin e Shqipërisë së Jugut. Leja që ka dhënë qeveria e kryeministrit të dyshimtë Fatos Nanos që në marsin e vitit 2005 për ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë në territorin e Shqipërisë së Jugut, përbën një poshtërim shumë të rëndë për mbarë kombin shqiptar.
Në sulmet që ndërmerr kundër prof. Frashërit, shovinisti Janullatos kërkon të justifikojë pushtimin prej skotës së tij ortodokse të Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet. U bënë kaq vjet që kur të trija shkallët e gjyqësorit kanë vendosur për ruajtjen e asaj shtëpie kulture, e cila për ne përfaqëson një simbol kombëtar. Por Janullatosi, në bashkëpunim me sahanlëpirësit e tij, nuk duan ta lëshojnë shtëpinë e kulturës.
Më 07 tetor 2010, u bë e njohur se nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zoti Kreshnik Spahiu, me një grup juristësh të këtij institucioni, zbriti për kontroll në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Duke folur para kamerave për zvarritjen e pafundme të proceseve gjyqësore në këtë institucion të drejtësisë, zoti Spahiu deklaroi:
“Në këtë gjykatë njerëzit vijnë të rinj dhe dalin pleq, vijnë me flokë të zinj dhe dalin të thinjur”. (Citohet sipas: “Emisioni i lajmeve i TV Alsat”, 07 tetor 2007).
Po si shpjegohet që ky zoti Spahiu, deri tani nuk qenka kujtuar të zbresë në zyrën e përmbarimit në Përmet dhe të kërkojë llogari për moszbatimin e vendimit të të trija shkallëve të gjyqësorit për pronësinë e Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri”? Me sa duket, Janullatosi ia paska zënë kokën me derë edhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Prandaj nuk janë pa bazë fjalët që qarkullojnë poshtë e përpjetë se Janullatosi, si kreu i shovinizmit grekomadh në Shqipëri, është guvernator faktik dhe ka ngritur një shtet brenda shtetit, që është shumë më i fuqishëm sesa shteti zyrtar. Ndryshe nuk ka se si shpjegohet shkelja skandaloze e ligjit nga ana e zyrës së përmbarimit në Përmet.
Lidhur me ngjarjen e paradokoshme të Himarës, fill pas reagimit publik të Janullatosit, prof. Frashëri, me shumë të drejtë, i drejtohej atij me një pyetje nëse e kishte ngritur zërin edhe në rastet kur shovinizmi grekomadh ka kryer sa e sa vrasje emigrantësh në Greqi. Reagimi i Janullatosit ndaj vrasjes që ndodhi në Himarë kishte një qëllim të pastër politik. Sepse opinionit publik evropian ai donte t’i jepte të kuptonte se vrasja, sipas tij, kishte ndodhur në një zonë, të cilën Janullatosi, kisha shoviniste greke dhe shovinizmi grekomadh që qëndrojnë pas tyre, e konsiderojnë si minoritet grek. Prandaj edhe kisha janullatiste e trajtoi vrasjen në Himarë si një vrasje politike. Po në këtë mënyrë e vlerësoi atë vrasje edhe Athina shoviniste.
Po ku ishte ky Janullatos efendiu kur qytetarin shqiptar Vasil Begolli, nga Korça, ushtarët grekë e dhunuan, e poshtëruan, duke i lëshuar qentë për ta masakruar, për të vetmen arsye se ai, në kërkim të djalit të tij 13-vjeçar, aksidentalisht ishte futur 50 m në thellësi të tokës greke (“Shekulli”, 26 mars 2004, f. 3). Pse u sollën me kaq egërsi ushtarët shovinistë grekë ndaj një qytetari të thjeshtë shqiptar, i cili shkeli kufirin pa ndonjë qëllim të keq? Normalisht, ushtarët grekë mund ta arrestonin dhe ta çonin në postën e kufirit. Paskëtaj mund t’ua përcillnin organeve përkatëse, të cilat, në përputhje me legjislacionin grek për shkelësit e kufirit, mund ta gjobisnin ose ta burgosnin, duke vënë në dijeni edhe organet shqiptare të kufirit. Por jo! Ushtarët shovinistë grekë nuk mund të vepronin në këtë mënyrë, se ata nuk i linte të qetë instinkti i urrejtjes për shqiptarët, se Shkencën e Urrejtjes për këta të fundit, të cilën ua kanë kultivuar në shpirt shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, ata e kanë studiuar shumë mirë.
Ku ishte ky Janullatosi kur u bë e njohur publikisht se vetëm gjatë 9 muajve të parë të vitit 2004, nga Kapshtica janë kthyer kufomat e 20 emigrantëve shqiptarë (“Sot”, 22 shtator 2004). Atij as që i ka interesuar të dinte se kufomat e sa emigrantëve janë kthyer nga Greqia që prej fundit të dhjetorit të vitit 1990 e deri tani dhe sa emigrantë janë zhdukur pa nam e pa nishan nga shteti shovinist grek.
Janullatosi ka heshtur kur është bërë e ditur se 300 emigrantë vetëm në prefekturën e Elbasanit figuruakan të zhdukur në Greqi dhe se shumica e tyre paskan përfunduar “me një plumb pas koke e të humbur nëpër humnera” (“Ballkan”, 14 tetor 2004 f. 2).
Janullatosi ka heshtur pas vrasjes së emigrantit Gramoz Palushi dhe masakrimit të 300 të tjerëve, vetëm e vetëm se ata, natën e 4 shtatorit, duke u gdhirë 5 shtatori i vitit 2004, manifestuan me ngazëllim nëpër rrugët e qyteteve greke për fitoren e përfaqësues sonë të futbollit me përfaqësuesen greke në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”.
Për të gjitha këto vrasje dhe masakrime që shovinizmi grekomadh ka kryer kundër emigrantëve të pafajshëm shqiptarë, Janullatosi ka bërë shurdhin dhe memecin deri tani. Se atij nuk i dhimbsen shqiptarët e vrarë dhe të masakruar në territorin e Greqisë, se atë nuk e lidh asgjë me etninë shqiptare, se ai, si mish i huaj në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, përfaqëson dhe mbron vetëm interest e shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke.
Pas analizës së hollësishme që i bën veprimtarisë armiqësore të Janullatosit, si kreu i shovinizmit grekomadh në Shqipëri, prof. Frashëri jep një vlerësim përfundimtar për figurën e tij:
“Nuk ka dyshim se dinakëria e tij për ta fshehur veten si militant i politikës shoviniste greke, një ditë do të zbulohej. Rastin e dha ndërhyrja e tij për aksidentin fatkeq që pati himarioti Aristotel Guma - një ndërhyrje e kombinuar nga Athina me kronometër me akuzën e të ashtuquajturit shpërthim të nacionalizmit shqiptar, që shprehën më 13 shtator 2010 zëvendësministri i jashtëm i Greqisë Dh. Drutsas, deputeti i parlamentit shqiptar Vangjel Dule dhe kryetari i shoqatës “Omonia” Vasil Bollano. Është pikërisht ky kombinim kronometrik që i shndërroi dyshimet e mia mbi A. Janullatosin, si simpantizant i Greqisë, në një militant të politikës shoviniste greke. Pavarësisht nga synimet e tij të fshehta,..puna e do që ai të largohet… nga Shqipëria. Më në fund, është e domosdoshme që, me largimin e tij, ndonëse me vonesë, të mblidhet një kongres i rregullt i KOASH-it, i cili t’ia kthejë Kishës Ortodokse Shqiptare prestigjin që kishte kur ajo u krijua nga i pavdekshmi mitropolit, Fan Noli” (“Gazeta Shqiptare”, 11 tetor 2010, f. 19).
Duhej shpresuar që kërkesën e profesorit të nderuar Kristo Frashëri ta përkrahnin edhe të gjithë ata ortodoksë shqiptarë që sillen rrotull Janullatosit. Por, fatkeqësisht, ky takëm ortodoksësh e ka tradhtuar veprën e Fan Nolit, ka shkelur mbi amanetin e tij. Ata kanë shkelur mbi gjakun e Papa Kristo Negovanit, të atë Stath Melanit, të Koto Hoxhit, të Anastas Kulluriotit, të Naum Veqilharxhit, të Petro Nini Luarasit e të sa e sa martirëve të tjerë ortodoksë, me gjakun e të cilëve kisha shoviniste greke i ka lyer duart deri në bërryl. Me qëndrimin e tyre prej sahanlëpirësish të Janullatosit, ky takëm ortodoksësh ka shkruar një faqe të turpshme në historinë e ortodoksisë shqiptare.
Këta ortodoksë shqiptar të grigjës janullatiste vazhdojnë të heshtin para synimeve të greqizimit të fesë ortodokse shqiptare nga ana e shovinizmit grekomadh dhe e kishës shoviniste greke. Madje disa prej tyre, ca sahanlëpirës të pështirë këta të kishës ortodokse greke dhe të uzurpatorit Janullatos, herë pas here kanë ndërmarrë sulme të pahijshme në shtyp kundër atë Nikolla Markut. Mes tyre duhen përmendur Thoma Dhima (“Sot”, 12 gusht 2005), Jani Trebicka, Stavri Çipi, Vasil Thomollari, Petraq Simsia, Andon Merdani (“Sot”, 14 gusht 2005), besimtari ortodoks Daniel N. Naçi (“Sot”, 19 gusht 2005), një grup besimtarësh ortodoksë “të pa emër” nga Berati (“Sot”, 20 gusht 2005), Jani Trebicka, i cili Kishën “Shën Mëria” të Elbasanit paturpësisht e quante “kishë fantazmë” (“Sot”, 24 gusht 2005), Romano Trako dhe Gjerasim Çakeli (“Sot”, 25 gusht 2005).
Disa grekomanë të kohës së tij, tradhtarë të kombit shqiptarë, të cilët kishin përfunduar kokë e këmbë në prehrin e shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke, Fan Noli i quante ruajtës të stallave të Megaliidesë, “në të cilat vegjetojnë, fatkeqësisht, edhe disa bagëti tona” (Vepra, 2, f. 83).
Gazetari Gëzim Ashimi, dikur i pati marrë një intervistë Fatmir (Joan) Pelushit. Në atë intervistë ai e pati pyetur se nëse do t’i ofrohej posti i Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare, ai do ta pranonte ose jo. Dhe Pelushi i përgjigjej se “nuk e ndien veten të përgatitur që të drejtojë në rrethana të caktuara Kishën Autoqefale Shqiptare, pasi në fronin e kryepeshkopit ndihet edhe më shumë pesha e kryqit” (Gazeta “Tirana Observer”, 8 dhjetor 2006, f. 2).
Pesha e kryqit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me të vërtetë ndihet shumë kur atë e mban në qafë një kryepeshkop me kombësi dhe me gjak shqiptari, që i shërben shqiptarizmës me mish e me shpirt. Kurse një kryq në qafën e një pushtuesi të Kishës Ortodokse Shqiptare, si uzurpatori Janullatos, i cili ka për mision greqizimin e Shqipërisë së Jugut, jo vetëm që nuk ka asnjë peshë, por ai, sipas një përcaktimi të shkëlqyer të Fan Nolit, “vetëm në qafë të gomarit i ka hije të varet” (Vepra, 2, f.95).
Madje, sipas Pelushit, përgatitja e një peshkopi kërkuaka 15-20 vjet!!! Ky është një mashtrim i pastër. Se një njeri normal, po të dëshirojë dhe po të ketë vullnet, brenda një periudhe të tillë mund të përfundojë 4 ose 5 universitete. Emërndërruari Pelushi as skuqet, as zverdhet me vetëposhtërimin që bën publikisht. Kjo është pikërisht ajo “derexheja” ku e ka katandisur uzurpatori Janullatos shpërfytyrimin e figurës së një shqiptari ortodoks! Ja ç’ forcë “magnetike” ka çorba janullatiste për një takëm ortodoksësh shqiptarë, si puna e emerndërruarit Pelushi, i cili, pasi e ka gëlltitur, tashmë e ka të pamundur të mos shpërthej me gromësira vetëdemaskuese si tradhtar i Kishës Ortodokse Shqiptare dhe i kombit shqiptar.
Ja çfarë pushteti absolut kanë “asprat” janullatiste mbi mbarë skotën e disa klerikëve dhe të disa besimtarëve ortodoksë të lartpërmendur, të cilët, nga faqet e shtypit, siç u përmend më lart, e sulmonin në një mënyrë aq të ulët peshkopin e nderuar nacionalist të kishës “Shën Mëria” të Elbasanit. Në këtë rast, edhe “paaftësia” e Pelushit për të drejtuar Kishën Ortodokse Shqiptare, paaftësi kjo, të cilën ky na e bën të ditur përmes një vetëdemaskimi publik, edhe qëndrimi prej zvarranikësh para Janullatosit i atyre klerikëve dhe besimtarëve ortodoksë të lartpërmendur, është një tradhti e hapur kombëtare, e cila i vjen aq shumë për osh armikut të betuar të kombit shqiptar, Anastas Janullatosit.
Më lart citova Faik Konicën për urrejtjen e shqiptarëve të vërtetë kundër grekëve, urrejtje kjo që është e rrënjosur thellë në zemrat e tyre, meqenëse ajo është paraprirë nga një histori e gjatë në marrëdhëniet midis këtyre dy etnive, histori që nis fill pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë. Këto vlerësime për urrejtjen e shqiptarëve atdhetarë kundër grekëve Faik Konica i ka shprehur në një letër të 06 dhjetorit 1940 që u dërgonte nga Uashingtoni Dervish Dumës dhe Anton Logorecit. Që asokohe kanë kaluar 70 vjet.
Por kjo urrejtje vazhdon të qëndrojë në kuota të larta edhe sot e gjithë ditën. Këtë urrejtje ishte i detyruar ta pranonte publikisht edhe Vangjel Dule, “i biri” i Janullatosit, i cili në një emision të paradokohshëm në stdudion e Blendi Fevziut të TV Klan, shprehu habinë se si shpjegohet që urrejtja për helenizmin është e rrënjosur më tepër në radhët e të rinjve. Tani lind pyetja: ky Vangjel Dulja bën të paditurin qëllimisht apo kërkon të hiqet sikur është naiv? Që Dulja ta marrë vesh një herë e mirë arsyen e urrejtjes së të rinjve shqiptarë kundër grekëve, për këtë duhet të pyes shovinizmin grekomadh dhe kishën shoviniste greke. Se pikërisht shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke janë ata që e kanë kultivuar me shumë kujdes urrejtjen e të rinjve shqiptarë kundër grekëve.
Qëndrimet shtazarake ndaj mijëra e mijëra emigrantëve të pafajshëm, operacionet e tipit fashist me emrin “fshesa”, vrasjet dhe masakrimet e egra që policia greke ka kryer kundër tyre, e kanë bërë punën e vet për lindjen dhe ngulitjen e urrejtjes së tyre kundër grekëve. Veç kësaj, përpjekjet e shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke për greqizimin e Shqipërisë së Jugut, me ngritje varrezash fantazma për ushtarë agresorë grekë, me ngritje memorialesh, manastiresh, kryqesh dhe kishash me simbolikë greke, i kanë hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit të urrejtjes së të rinjve shqiptarë kundër grekëve.
Manifestimi madhështor i mijëra e mijëra të rinjve shqiptarë nëpër rrugët e Tiranës pas fitorës së përfaqësueses sonë të futbollit kundër përfaqësueses greke më 04 shtator 2004, nuk ishte gjë tjetër, veçse një shprehje e kulturuar e urrejtjes së tyre kundër shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke që ka bërë njërën për ndërrimin e emrave të emigrantëve shqiptarë. Ne në gjuhën shqipe kemi një shprehje-mallkim: “T’u ndërroftë emri!” Dhe gjithë atyre të rinjve emigrantë që shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, duke shfrytëzuar poshtërsisht varfërinë e tyre ekonomike, i ka detyruar të ndërrojnë emrat, nuk mund të mos u lindte dhe të mos u kultivohej në shpirt urrejtja për grekët.
Nuk duhet harruar fakti se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pa e kuptuar as vetë, ndihmoi edhe shovinizmi serbomadh me dhunën e egër që ushtroi dhe krimet që kreu kundër popullit shqiptar të Kosovës. Egërsia e shovinizmit serbomadh bëri që të dilte në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Prandaj edhe shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke janë vetë fajtorë për urrejtjen që kanë mbjellë në zemrat e të rinjve shqiptarë kundër grekëve. Shovinizmi grekomadh edhe sot e gjithë ditën vazhdon ta mohojë ekzistencën e çështjes çame dhe të mbajë të përvetësuara pronat e popullsisë çame. Unë mendoj dhe jam i bindur se një ditë të bukur shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke do t’i pëlcasë në dorë “bomba” e Çamëri-Arvanitisë, se në Greqi jetojnë 2 milionë arvanitas, siç ka deklaruar arvanitasi Kolë Boçari, profesor historie në Universitetin e Kuislandit në Australi. (Citohet sipas librit të sipërpërmendur të Nuri Dragoit, f. 326).

Tiranë, 12 nëntor 2010

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...