2013-03-09

"Okteti i muzave rinore" është libri i parë i grupit letrar "Jusuf Gërvalla"

"Okteti i muzave rinore" është libri i parë i grupit letrar "Jusuf Gërvalla"
"Okteti i muzave rinore" është libri i parë i grupit letrar "Jusuf Gërvalla", grup ky i cili funksionon tashmë dy vite pranë shkollës së mesme ekonomike juridike të qytetit të Shkupit, Arseni Jovkov.

Ideja e përmbledhjes së shkrimeve të 8 autorëve të rinj, anëtarë të grupit letrar, ka lindur si nevojë e promovimit dhe stimulimit të kapaciteteve të reja të cilët pretendojnë të futen në botën e madhe të artit të fjalës së shkruar.

Mjaft të rinj të talentuar, mishërohen me vargjet por shumë shpejt ndahen prej tyre, si shkak i mos pasjes së mundësisë së promovimit të tyre apo hedhjes në ndritën e botimit.

“Pasi që ky art padyshim është produkt i shpirtit, vlerësuam se është mjaft e nevojshme të shprehim shqetësimet tona shpirtërore lidhur me dukuri të ndryshme që na rrethojnë, duke e bërë këtë libër një mozaik të motiveve dhe tetë muzave rinore” – thekson Arlinda Baftiu, koordinatore e projektit dhe bashkautore e librit.

Ky libër jo shumë voluminoz përmban poezi, prozë e dramë të shkruara nga tetë bashkautorët: Besar Ahmeti, Hafsa Feta, Dardana Sadiku, Jetmir Asani, Besnik Mustafa, Galdina Mici, Halime Arifi dhe Arlinda Baftiu.
Librin e ka redaktuar Puntorie Muqa Ziba.




Botimin e librit e ka ndihmuar shtëpia botuese Logos A dhe shtypshkronja Fokus. Promovimi modest është organizuam me date 26 qershor në Qendrën Kulturore dhe Informative ndërsa libri është pritur mjaft mirë nga bashkëmoshatarët dhe të gjithë ata që tashmë e kanë në duar. 

“Shpresojmë qe ky projekt të jetë shtytës për botimin e librave tjerë në kuadër të grupit tonë letrar, por gjithashtu urojmë të kemi motivuar të gjithë ata bashkëmoshatar të cilët kanë prirje për të shkruar” – thotë Arlinda Baftiu.


Se shekulli i njëzetë asht shekulli i apoteozës së misrit ndër folet e shqipeve


Legjenda e misrit



Misër! Misër!
Lajmi se do të shpërndahet misri doli nga zemra e dheut, rrodhi nëpër dejt e thella deri te gjymtyrët e mpita të dheut që quhet shtet. Dhe bani të dridhen nga gëzimi frymorët që s'kanë me çka ta mbajnë frymën.
Si thneglat që mblidhen rreth një korës misri, q'ashtu në një qendër nënprefekture janë mbledhur malësorët rreth depos së misrit.
... Nëpër luginat e maleve përshkohet malësori vetëm me një këmishë e brekë legjendare mbi shtat, për me arritë në qendrën e nënprefekturës, për me marrë misër. Kraharori i tij asht një copë graniti që u shkëput nga mali dhe u vendos mbi dy kambë të drejta e të forta si landa e pyllit. Dhe lëvizet copa e malit pa bëzajtë. Përpara depos së misrit bjerr cilsin' karakteristike të vetën, dhe bahet frikacak, pse, - mendon ai - nj'ashtu e don ligji, nëpunësi; përndryshe s'ka misër. "Si urdhnon zotni" përsëritet sa e sa herë në mënyrë qesharake, me të marrun zani, me gjeste majmuni - vetëm e vetëm mos me zgjue mninë e engjujvet që ndjanë misër.
Dhe kur e marrin misrin, nisen njeni mbas tjetrit gjatë udhës së malit të ngushtë dhe të jetës...
           
Ushtojnë luginat e malevet nga fjalët e malësorvet t'unshëm, që varg, njeni mbas tjetrit, ecin të ngarkuem me ka një gjysmë thesi misër. Vargu i tyne asht i gjatë pa fund, si asht e gjatë e pa fund vuejtja e tyne. Mbi kurriz të vet barin ka një gjysmë thesi misër, barin jetën e vet, barin perëndin'. Perëndi e vërtetë-misër i dëshiruem.
           
Ndodh që njërit i derdhen kokrrat e misrit nëpër birë të vogël të thesit, shoku nga mbrapa, pa i pa, i shkel; i treti shok as një as dy, - por ia hedh mallkimin e pamëshirëshëm: "Mos shkel, he të shitoftë zana!"
          
Se shekulli i njëzetë asht shekulli i apoteozës së misrit ndër folet e shqipeve.
Milosh Gjergj Nikolla- Migjeni

Pesëdhjetë Hijet e Greit: mes dashurisë dhe refuzimit- E.L. James

Pesëdhjetë hijet e Greit - E.L. James

Pesëdhjetë hijet e Greit - E.L. James



Kur studentja e letërsisë Anastasia Still shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.

Naive dhe e pafajshme, Ana shokohet kur zbulon se e dëshiron këtë mashkull. Dhe, kur ai e paralajmëron t’i qëndrojë larg, kjo e bën Anën ta dëshirojë edhe më shumë.

Po Grei torturohet nga demonë të brendshëm dhe digjet nga nevoja për kontroll. Teksa nisin një histori dashurie pasionante, Ana zbulon më shumë mbi dëshirat e saj, si edhe mbi sekretet e errëta që Grei mban të fshehura...

A do të mundet marrëdhënia e tyre të kapërcejë pasionin fizik? A do të mundet Ana të pranojë t’i nënshtrohet Zotërisë dominant? Dhe nëse e bën, a do ta dojë atë çka do të zbulojë?
Ua rekomandojmë romanin Pesëdhjetë hijet e Greit

Libri i autorit Abedin Krosit," Pellazgo - Ilirët" pa dritën e botimit

Në hapësirat e Komunës së Sarajit u bë promovimi i librit “Pellazgo-Ilirët”, i autorit Abedin Krosi

Në hapësirat e Komunës së Sarajit u bë promovimi i librit “Pellazgo-Ilirët”, i autorit Abedin Krosi

Në hapësirat e Komunës së Sarajit u bë promovimi i librit “Pellazgo-Ilirët”, i autorit Abedin Krosi. Në këtë vepër voluminoze autori nxjerr në pah fakte  historike për zanafillën e popullit shqiptarë nëpër shekuj. 

Kjo është vepra e parë e botuar në Maqedoni. Me rastin e promovimit kryetari i komunës Bekim Murati u shpreh se institucionin që ai drejton çdo herë do të jetë në përkrahje dhe në mbështetje të aktiviteteve me karakter edukativo-arsimor, kulturor. 

Duke folur rreth veprës u shpreh se kjo vepër është e pasuruar me fakte historike dhe gjurmime arkeologjike për historikun e popullit shqiptar në shekuj duke shtuar se ky libër do të jetë një nxitje dhe motivacion për autorët e gjeneratave të reja. 

“Komuna e Sarajit deri më tani ka mbështetur shumë aktivitete kulturore të cilën pa hezitim do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, gjë të cilën e kemi obligim institucional dhe kombëtarë. 

Me këto aktivitete në promovojmë vlerat tona si popull, edhe vepra “Pellazgëo- Ilirët”, i autorit Abedin Krosi, ka këtë qëllim. Unë si kryetar komune i inkurajojë dhe do të jem mbështetës i tyre në çdo mënyrë””, tha Murati. 

Veprën Pellazgo- Ilirët”, të autorit Abedin Krosi për botim e ka mbështetur Shtëpia Kulturore “Koço Racin”, pranë Qytetit të Shkupit

Jeta e trishtuar e Edgar Allan Poe


“Leximi i një libri me tregime nga Edgar Poe kërkon vullnetin e lexuesit për ta pranuar të tmerrshmen dhe të mrekullueshmen ta ngjethë dhe që edhe në kohë të nxehtë t’i kujtojë, se dimri nuk pyet për kufij stinësh” – Bodler për Poe



Edgar Allan Poe



Edgar Allan Poe është një shkrimtar dhe poet amerikan, ndër më të njohurit dhe më të përkthyerit. I famshëm për poezinë e tij të zezë, të rrethuar nga mjerimi dhe misteri, quhet poeti që krijoi letërsinë kriminalistike dhe atë fantastike shkencore. Edgar Poe ishte i pari shkrimtar i njohur amerikan, i cili provoi të fitonte jetesën vetëm nëpërmjet shkrimeve të tij, gjë që i solli një jetë dhe një karrierë me shumë vështirësi financiare. Poe cilësohet si një tragjedi e gjallë. Jeta e Poesë ishte një shtrëngatë e ngjarjeve të pafata, të cilat frymëzuan edhe disa nga shkrimet e tij më gotike, romantike e të errëta. Ja cilat ishin 10 trishtimet më të mëdha të Poesë.


Jetim. I lindur në vitin 1809, ishte fëmija i dytë i dy aktorëve Elizabet dhe David Poe. Në vitin 1810, babai i tij braktis familjen. Në vitin 1811, mamaja e tij vdes nga tuberkulozi i mushkërive, duke e lënë jetim. Ky do të jetë fillimi i jetës së tij mizore.

I papërkrahur. Ndërsa Poe jetonte në familjen birësuese Alen, patriarku Xhon Alen, një tregtar skocez, e nënvlerësonte Poenë në të gjitha mënyrat emocionale dhe financiare. Ai madje nuk u adoptua kurrë legalisht. Në kohën kur Poe shkonte në shkollë, babai i tij birësues nuk i dha kurrë para të mjaftueshme apo mbështetje dhe shumë shpejt Edgar u detyrua të fillonte kumarin. Edhe pse Xhon Alen kishte trashëguar para të shumta nga xhaxhai i tij, paratë që i çonte Poesë për veshje ishin të shënuara si borxh. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të Poesë, ai mori rrugën për t’u bërë një shkrimtar i uritur.

E dashura e parë martohet me një tjetër. Përpara se Poe të shkonte në shkollë, ai u lidh me një vajzë të quajtur Sara Roister, por kur ai u largua për në Universitetin e Virxhinias, vajza e detyruar nga babai i saj, i cili i shkatërroi dhe të gjitha letrat e Poesë, u martua me një të pasur. Ata dukeshin të lumtur dhe kishin dy fëmijë, por në vitin 1844 bashkëshorti i Virxhinias vdes, duke i lënë familjes një pasuri prej 100,000 dollarësh me kushtin që gruaja të mos rimartohej.

Nëna birësuese vdes. Gjatë kohës kur babai birësues i Poesë nuk i kthente asnjë nga letrat që Poe i shkruante, Françeska, nëna birësuese e tij, u sëmur dhe vdiq në vitin 1829. Shkrimtari nuk u lajmërua për këtë fakt dhe as për varrimin. Vdekjen e saj ai e mori vesh rastësisht kur shkoi për vizitë.

I mohuar nga familja Foster. Xhon Alen u martua përsëri dhe vazhdoi jetën e tij, duke e shpërfillur plotësisht Poenë. Kur gruaja e tij zbuloi se Alen kishte fëmijë jashtë martesorë, ajo kërkoni që Xhoni ta mohonte djalin. Kështu ndodhi që kur babai i tij jo biologjik vdiq, e gjithë trashëgimia e tij i kaloi fëmijëve të ligjshëm, ku Poe nuk bënte pjesë, pasi nuk ishte birësuar kurrë.

Vëllai i vdes nga alkooli. Pasi Poe u mohua nga familja e tij e dytë, ai u përpoq të lidhej me të afërmit e tij të familjes biologjike dhe me vëllain e tij Henri. Ky i fundit, për fat të keq, kishte vdekur nga problemet me alkoolin. Alkooli ishte një shqetësim dhe i Poesë, prej të cilit kishte humbur shumë shpesh punën.

Gruaja e parë i vdes nga tuberkulozi. Gjatë kohës kur ai u kthye tek të afërmit, dashurohet pas Virxhinias, kushërirës së tij 13-vjeçare. Ata u martuan në mënyrë të fshehtë në Baltimore, duke gënjyer për moshën e vajzës. Poe në atë kohë ishte 26 vjeç dhe ceremoninë e dasmës e bënë pasi shkrimtari arriti të siguronte disa para nga shkrimet e tij. Fatkeqësisht teksa një ditë Virxhinia këndonte dhe luante piano e lumtur, ajo zbuloi se kishte tuberkuloz. Vdiq kohë më pas, duke e lënë Poenë e ri dhe të dëshpëruar.
 Gruaja e parë e Poe
Romanca të dështuara. Pas humbjes së Virxhinias, Poe ndihej bosh dhe këtë boshllëk vendosi ta mbushte me alkool dhe femra të tjera. Ai u fejua me poeten Sara Uitman, fejesë që u prish prej teprimit me alkoolin nga ana e Poesë. Pas kësaj ai i hodhi sytë nga e dashura e tij e shkollës së mesme, me të cilën u fejua, por nuk arriti të martohej, pasi jeta e tij u shua.

Një vdekje mizore. Arsyeja e vdekjes së tij nuk dihet, por ka ndikuar për të alkooli, kolera, droga, sëmundjet e zemrës, epilepsia, tuberkulozi dhe faktorë të tjerë. Ai u gjet në rrugët e Baltimores i çmendur dhe i veshur keq, ku një kalimtar e dërgoi në spital, ku edhe vdiq. Fjalët e tij të fundit thuhet se kanë qenë: “Zot, ndihmoje shpirtin tim të varfër!”

I poshtëruar nga rivali i tij në letërsi. Sikur të mos mjaftonte jeta e vuajtur dhe vdekja mizore e Poesë, rivali i tij në letërsi vazhdoi ta poshtëronte edhe pas vdekjes, për shkak se Poe kishte shkruar disa kritika të ashpra për të. Rivali i tij Rufus Grisuord shkroi nekrologjinë dhe biografinë e parë të Poesë, të cilat i mbushi me gënjeshtra dhe poshtërime. Ai e quajti atë një pijanec, një të droguar, një feminist dhe një njeri të pamoralshëm, i cili nuk kishte asnjë mik. Biografia e ashpër që rivali i Poesë i bëri atij, rezultoi se kishte dhe anën e saj pozitive, pasi veprat e Poesë filluan të shiteshin dhe lexoheshin shumë.

Mulla Hasan Masurica, vizionari shqiptar që shpiku fluturaken

Masurica një pjesë të jetës së tij e ka kaluar në Shkup, ai aty kreu shkollën Darul Mualimin (shkolla normale e fesë Islame) dhe e kreu më 1907

Hasan Islami - Mulla Hasan Masurica

Hasan Islami ndryshe i njohur si Mulla Hasan Masurica, është njeriu që i bën krenarë shqiptarët me revolucionin të cilin ai e bëri në shkencë. Përveç punës si imam xhamie,  ai merrej edhe me hulumtime shkencore dhe inovacione të cilat ishin të pakapshme dhe jo logjike për civilizimin e asaj kohe.
Mulla Hasan Masurica është njeriu i parë që ndërtoi mjetin e fluturimit para vëllezërve Wright, dhe shumë zbulime dhe inovacione të tjera.
U lind më 22 Janar të vitit 1869 në Gjilan. Që në vitet e fëmijërisë, ai dallohej në shkollë. Idetë, kreativiteti dhe aftësitë e tija u panë që në shkollën fillore në të cilën e kreu me sukses ku i dalluar kishte qenë në gjuhën Arabe, Vizatimin Teknik, Histori, Gjeografi dhe gjuhën Turke.

Kryevepra

Ideja për konstruktimin e një mjeti i cili do të fluturojë u dukej qesharake njerëzve të cilët dëgjonin këto fjalë. Mirëpo pas shumë pengesave dhe mungesave të materialeve puna e tij ngadalësohej, por assesi ai të ndalet.

Kështu, Hasan Masurica më 1899, ndërtoi aeroplanin nga dërrasat e plepit dhe përlhura të lyera me dyllë, në fshatin Zarbicë atëbotë rrethi i Vranjës, me të cilin i biri, Muharremi 12-vjeçar u ngrit në ajër 50 deri 70 metra lart duke kaluar një distancë prej afro katër kilometra. Kjo ngjarje mahniti pa masë fshatarët e Zarbicës dhe të fshatrave përreth.
Në ndërtim e aeroplanit, që kishte krahë dhe bishtin sikur aeroplanët e sotëm, atij i kishte ndihmuar farkëtari i fshatit me emrin Abdyl. Atë ditë kur aeroplani (të cilin ata e kishin quajtur ballon) ishte ngritur në ajër, e pjesëmarrës, përveç Hasan Masuricës dhe të birit, Muharremit, kishin qenë farkëtari Abdyl dhe Mahmut Rrapi nga fshati Zabicë, ndërkaq fluturimin e aeroplanit e kishin parë qindra e qindra fshatarë e barinj, që punonin në fushë ose kullotnin bagëtinë.
Për këtë vepër të madhe shkruan gazetat nga çdo skaj i botës.
Nxënësit e tij janë dëshmia më e mirë për vizionin e tij shkencor, kur një herë u kishte thënë nxënësve se në vitin 2100 njerëzit nuk do të kenë nevojë të punojnë. Njerëzit do ta zhvillojnë e përparojnë aq shumë shkencën e teknikën, sa që nuk do të kenë nevojë të punojnë fizikisht fare. Kjo do të ndikojë që njeriut t’i dobësohen gjymtyrët e trupit, trupi i njeriut do të zvogëlohet, rrëfen Qerim Ibrahimi, njëri nga nxënësit e shumtë të Mulla Hasanit.

Biografia
Pasi përfundoi shkollimin fillor, ai nuk vazhdoi menjëherë studimet, por qëndroi në shtëpi, dhe dëshirën dhe entuziazmin e lartë për të lexuar, e shfrynte tek libraria gjigande të cilën e kishin pasur në shtëpi, të kultivuar nga gjyshi dhe babai i tij.

Hasani pasi kreu shkollën tetëvjeçare (Ruzhdije) në Gjilan, e regjistroi shkollën Darul Mualimin (shkolla normale e fesë Islame) e kreu në Shkup më 1907, dhe për regjistrim nuk i është nënshtruar testimeve për shkak se ka qenë e njohur inteligjenca e tij.
Shpikja e parë e tij ndodhi gjatë vitit 1902, kur ai dizajnoi një pushkë të drurit. Edhe pse testimi i parë i dështoi, nga pëlcitja e barotit u thye këmbëza e pushkës. Mirëpo kjo nuk e ndaloi atë të vazhdon. Më pas ai e përsosi pushkën dhe ajo funksiononte perfekt.
Por ai vazhdoi më tej, ku pas një periudhe kohore ndërtoi pushkën me një, pesë dhe njëzetë e pesë fishekë, të cilat i demonstroi para Sulltan Abdul Hamidit në Stamboll.

Në Pranverën e vitit 1905, në adresë të Hasan Masuricës, "Atek Xhami" nr. 144, në Gjilan, arrin një letër e mbyllur me dyllë. Mbi dyllë ishte shtypur shenja e Sulltan Hamidit. Hasan Masurica e lexon letrën me nxitim. Nuk iu besonte se Sulltan Hamidi ishte informuar për inovacionet e tij, sidomos për pushkët, dhe e ftonte në audiencë, në Stamboll. Në letër pastaj lexoi për udhëzimet që i jepeshin Hasan Masuricës, që të shkonte te kajmekami i Gjilanit dhe të siguronte dokumentin e shpenzimet për të udhëtuar në fshehtësinë më të madhe me armët e tij për në Stamboll. Hasan Masurica pasi siguron dokumentin e nevojshëm të udhëtimit dhe parat për rrugë, armët i mbështjellë në mysheme dhe niset për rrugë. Një ditë qëndron te profesori i tij në Shkup, myderrizi Kamber Krasniqi, i cili e njofton se ai i kishte shkruar sulltanit për inovacionet e tij.

Hasan Masurica me të arritur në Stamboll, përmes Shkupit dhe Selanikut, natën e parë e kalon në një bujtinë. Të nesërmen, para se të arrijë te sarajet e sulltanit, falë adresës që ia kishte dërguar i vëllai i tij, Hyseni, i shpërngulur në Turqi shumë vite më parë, në një librari e gjen një libër të lashtë arabe mbi astronominë. Kur Hasani ia kërkon librin shitësit, i cili ishte rreth 84-vjeç, shitësi i thotë:

“Unë nga fëmijëria e hershme punoj në dyqanin e babait dhe qysh atëherë e kemi librin që ju e kërkoni, por nuk mbaj mend të ketë kërkuar kush këtë libër! Zotëria juaj, në qoftë se di të lexojë së paku një rresht e ta përkthejë, unë do t’u falë librin dhe një lirë ari të kuqe! Hasani i gëzuar që kishte gjetur librin, që e kishte dëshiruar kaherë, e merr librin në dorë, e shfleton me kujdes dhe fillon, së pari të lexojë në gjuhën arabe e pastaj ta përkthej atë që e kishte lexuar për ta bindur shitësin se ai, jo vetëm që dinte të lexonte rrjedhshëm arabisht, por edhe dinte të përkthente në turqishte atë që e kishte lexuar. Atëbotë shitësi i dhuron librin dhe një lirë ari. Atë ditë, Hasan Masurica paraqitet në sarajet e sulltanit në "Dollma Bahçe" kurse të nesërmen vetë Sulltan Hamidi e pret në audiencë. Para se Hasan Masurica të bëjë demonstrimin e armëve para sulltanit, këshilltarët e padishahut kishin ftuar të merrnin pjesë edhe tre shqiptarë Azem, Sherif dhe Osman Sedllarin nga fshati Sedllar, atëbotë rrethi i Gjilanit, truprojat personale të sulltanit.
Hasan Masurica në Luftën Ballkanike mori pjesë aktive kundër ushtrisë bullgare në fshatrat e komunës së sotme shqiptare të Vranjës e të Bujanovcit, me ç’rast qe plagosur në fytyrë, më 1916, kur bullgarët e dogjën fshatin Zarbicë ku shërbente si imam xhamie, mësues i fesë islame dhe merrej me inovacione. Atëbotë bullgarët ia kishin djegur shtëpinë dhe bibliotekën shumë të pasur rreth 400 ekzemplarë.

Ai punoi si imam xhamie dhe mësues i fesë islame në fshatrat Zarbicë, Dobërçan dhe Muçivërc. Mulla Hasan Masurica vdiq në moshën 73 vjeçe në fshatin Muçivërc të Kamenicës më 1942.

Sejd Tolaj: AAK është forca e dytë, bashkohuni me ne

Tolaj: AAK është forca e dytë, bashkohuni me ne

Studiuesi  i shkencave ekonomike Prof.Mr.sci.Sejdë Tolaj, i cili para dy dite ka kaluar në AAK, kalimin në këtë parti e ka nisur me shpjegimin e kalimit të tij në LDD nga LDK-ja, ku ka qenë kryetar i Forumit Rinor të kësaj partie dhe njihej si një militant i presidentit Rugova.
Ai tha se kalimi në LDD i tij dhe sidomos i të rinjve ndodhi për shkak se u mendua se ajo mënyrë se si u sollën me Dacin dhe përkrahësit e tij ishte e padrejtë, dhe kalimi në partinë e re ishte masiv. Tolaj tha se nga LDD-ja shumë veta kanë kaluar në AAK, e veçanërisht nga Dukagjini. Ai tha në "Interaktiv" se alternativa më e mirë është kalimi i të tjerëve në AAK. Ai tha se një prej alternativave është kalimi i LDD-së, përkatësisht shkrirja në AAK. Sipas Tolajt edhe nëse LDD-ja do të synonte krijimin e një koalicioni me PDK, kjo nuk do të kishte sukses sepse edhe ajo anëtarësi e mbetur nuk do ti shkonte pas, megjithëse sipas tij nuk ka informacione se do të mund të ndodhë një gjë e këtillë.
Ndërkohë që Tolaj bënte fushatë për kalimin e shumicës së individëve në AAK ai nuk përmendte kalimet masive të viteve të fundit, përkatësisht rikthimit në LDK të ish bastioneve të LDD-së, si dega e Vitisë, Kamenicës, e Gjilanit dhe para disa javësh edhe ai i Ferizajit.
Ai tha se LDD nuk ka as resurse humane dhe as materiale që të zhvillohet. Ai tha se i bën thirrje të rinjve ti bashkohen AAK-së.
Ai i pyetur për nostalgjinë për LDK, tha se natyrisht që e ka atë ndjenjë për të kaluarën, pasi ka pasur një ekip shumë të mirë kur ishte vetë kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, dhe se bënin punë shumë serioze, ndërsa tash tha se ky Forum merret me gjëra fëmijërore dhe të parëndësishme.
I pyetur se pse nuk është rikthyer në LDK, Tolaj tha se ai ka pasur oferta bile edhe për qeverisje në PDK, por kishte vendosur të priste kthimin e Ramushit nga Haga, megjithëse me zyrtarë partiak ishte në kontakt, por për një rikthim në LDK, tha se e ka penguar trajtimi jo i mirë i të kthyerve të tjerë në atë parti. Tolaj kritikoi Isa Mustafën për dështim në qeverisjen e Prishtinës, pasi sipas tij koha po tregon se ata që janë të përgatitur teorikisht, mund të mos jenë menaxher të mirë në praktikë.
Ai tha se LDK po tregohet se nuk dëshiron konkurrencë, dhe ka injoruar ata që janë kthyer në parti, ndërsa e përmendi si shembull Dr.Naser Rugoven, i cili e braktisi LDD-së para dy viteve.
Ai tha se nga sondazhet e janarit AAK del e dyta për nga përkrahja, ndërsa në sondazhet për kryeministër Haradinaj del i pakonkurrencë. Por, kryeministri nuk zgjedhet nga vota e popullit. Ai i ka lavdëruar për qeverisje të mirë kryetarët e komunave të AAK-së, duke i quajtur të suksesshme, ndërsa ka kritikuar partitë tjera për qeverisje.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...