Sulmi i UDB’së dhe kundërsulmi i Jusuf Gërvallës në shtypin e kohës
Dihet mirëfilli, se në nëntor - dhjetor të vitit 1979 në Kosovë dhe në viset tjera Shqiptare në ish’Jugosllavi, regjimi titist përmes UDB’ës famëkqe ndërmori një fushatë të egër kundër Lëvizjes sonë Kombëtare, me ç’rast burgosi dhjetra veprimtarë të kësaj Lëvizjeje. Në këto zhvillime të rënda për popullin shqiptar, ishte zbuluar edhe aktiviteti i Jusuf Gërvallës. Më 14 dhjetor 1979, Jusuf Gërvalla, për t'i shpëtuar burgosjes nga UDB'a jugosllave, (pas konsultimit me shokët e Lëvizjes) - largohet nga Kosova dhe emigron në Gjermani. Jusufi largimin e tij nga Kosova për në Gjermani e përshkruan detalisht në ditarin e tij prej tetë faqesh në dorëshkrim. (Lexoni: Ditari i Jusuf Gërvallës 1979)
Jusuf Gërvalla, me të arritur në Gjermani, në janar 1980 nis aktivitetin e tij, për ta njohur opinionin e huaj lidhur me situatën e rëndë që po kalon populli shqiptar në Kosovë dhe në viset tjera etnike në ish’Jugosllavi. Jusufi me ndihmën e Bardhit (vëllaut të tij), fillimisht i shkruajti një letër organizatës ”Amnesty Intenacional” ku e njoftoi për burgosjet masive të shqiptarëve në Kosovë dhe pastaj me porosinë e revistës gjermane ”Der Spiegel” përgatiti një material prej 13 faqesh, në të cilin shpërfaqi historin e popullit shqiptar dhe hodhi në dritë burgosjet e fundvitit 1979 që kishin ndodhur në Kosovë.
Shtypi i kohës - ku ka shkruar Jusuf Gërvalla
Ato ditë janari, Jusuf Gërvalla (pasi ishte njohur edhe me disa veprimtarë që vepronin në Gjermani), shkruan disa artikuj që do të botohen në muajin shkurt në gazetën "Bashkimi", (që e nxirrte Ibrahim Kelmendi) dhe në numrin vijues në prill 1980. Ai do të shkruaj edhe për gazetën "LIRIA" që e nxirrte Kadri Zeka në Zvicër. Siç vihet në pah, Jusuf Gërvalla ia fillon punës duke i ndihmuar të tjerët në aktivitete të shumta që i kishin nisur prej kohësh, i bindur se ajo punë ishte me interes kombëtar. Në këtë kohë, UDB’ja kishte shtuar aktivitetin e saj në Evropë dhe i survejonte veprimtarët shqiptar në ato përmasa siç i ndiqte veprimtarët në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare.
Në pranverë të këtij viti, në kohën kur lufta shantazhuese kundër Jusufit në Shtutgart intensifikohet përmes provokatorëve të UDB’së, të cilët kurdisnin edhe atentate e kërcënime të ndryshme, duke shpresuar se Jusufi do të izolohet, më 4 qershor 1980, Gjykata e Qarkut në Prishtinë (në bazë të aktakuzës PP.nr.180/79 datë 9 maj 1980) në ”emër të popullit” i dënoi tetë anëtarë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ). Pikërisht në këtë ditë, (më 4 qershor 1980) Jusuf Gërvalla kishte nisur përgatitjet për botimin e ”Lajmëtarit të lirisë”, një revistë Kombëtare që solli, shpresë, guxim e vetëbesim tek shqiptarët në mërgim dhe në gjithë etnikumin kombëtar në ish’Jugosllavi.
Qysh në numrin e parë të ”Lajmëtarit të lirisë” (gusht 1980), Jusuf Gërvalla u vu në mbrojtje të bashkëveprimtarëve të tij të burgosur nga UDB’ja famëkeqe, duke sipërfaqësuar njëkohësisht, gjithanshëm edhe kauzën tonë kombëtare.
Me këtë rat për pashtriku.org po shkëpusim këtë fragment:
Me rastin e 30 vjetorit të procesit të parë gjyqësor kundër anëtarëve të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi, të mbajtur më 4 qershor 1980, www.pashtriku.org, boton për herë të parë Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të shpallur ”në emër të popullit” kundër tetë veprimtarëve të kësaj Lëvizjeje Kombëtare.
Më 10 nëntor 1980 Gjykata Supreme e Kosovës, në kolegjin e përbërë nga kryetari i gjykatës Riza Fazlija dhe gjyqtarët: Aqif Tuhina, Nikë Lumezi, Ramo Vodopiq e Shefqet Bytyqi, anëtarë, me bashkëpunëtoren profesionale, Sadije Dedinca - procesmbajtëse, në praninë e zëvendësprokurorit publik krahinor Sahit Meraku, mbrojtësve Zeqë Arrni, Hasan Kryeziu dhe dr. Millutin Gjuriqiqi, shqyrtoi Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P - nr. 137/80 datë 4 qershor 1980, dhe me këtë rast me Aktgjykimin (Ap - nr. 248/80 dt.10 nëntor 1980) përveç uljes së dënimit të Ramadan Pllanës nga shtatë (7) në gjashtë (6) vjet dhe të Avdi Kelmendit nga pesë (5) në katër( 4)vjet, të gjithë të tjerëve ua vërtetoi denimin e dhënë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
D O K U M E N T E
Faqja e parë e Akgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (Ap-nr.248/80, dt. 10 nëntor 1980)
Faqja e fundit e Akgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (Ap-nr.248/80, dt. 10 nëntor 1980)
( Pashtriku.org, 02. 06. 2010)
|
Ekskluzivisht për pashtriku.org
SI U DENUAN SHABAN KLAIQI E ISLAM RAFUNA PËR ZËRIN E KOSOVËS
Veprimtari Shaban Klaiqi
Shaban Klaiqi e Islam Rafuna - bartësit e parë të
Stafetës së Flakës së Janarit
Në nëntor të vitit 1981 Jusuf Gërvalla boton numrin e parë të "Zërit të Kosovës" si organ i "Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi". Në diskutimet se si të dërgohet ky numër në Kosovë, Shaban Klaiqi nga fshati Poliçkë i Komunës së Dardanës dhe Islam Rafuna nga e njejta komunë, e marrin për detyrë nga Jusuf Gërvalla që gazetën e tij ta fusin në Slloveni deri në një vend të caktuar. Gjatë kryerjes së kësaj detyre arrestohen nga policia jugosllave dhe më 3 korrik 1982, dënohen me nga 3 vjet burg, nga Gjykata e Qarkut të Gjilanit.
Të njejtin dënim ua shqipton Gjykata Supreme e Kosovës, më 17 janar 1983, pikërisht në njëvjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Në këtë mënyrë Shaban Klaiqi dhe Islam Rafuna bëhen bartësit e parë të Stafetës së Flakës së Janarit, e janareve që do të vinin më pas. Për Shaban Klaiqin e Islam Rafunën, për këta dy punëtorë të guximshëm të rrethit të Shtutgartit, që kanë bërë e sakrifikuar shumë për Jusuf Gërvallën, për tokën e për qiellin e Kosovës, është folur pak apo gati aspak.
Ballina e numrit të parë “Zëri i Kosovës”- Nëntor 1981.
Për burgosjen e veprimtarëve Shaban Klaiqi dhe Islam Rafuna, Jusuf Gërvalla përmes një letre ka informuar edhe bashkëveprimtarin e organizatës LNÇKVSHJ z.Sabri Novosella, i cili asokohe ishte strehuar në Turqi. Jusufi këtë letër e ka shkruar më 14 janar 1982, vetëm tri ditë para vrasjes në Untergrupenbach të Gjermanisë (më 17.01.1982).
Në letrën dërguar S.Novosellës, Jusufi ka shkruar:
Me rastin e 28 vjetorit të vrasjes së Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, në faqenwww.pashtriku.org, për herë të parë publikojmë aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës - datë 17 janar 1983, ku shpërfaqet veprimtaria e Shaban Klaiqit dhe Islam Rafunës. Le të jetë ky një satisfaksion sado i vogël për z.Klaiqi dhe z.Rafuna. Veprimtari Shaban Klaiqi burgoset edhe në vitin 1989. Ai arrestohet me vendim të Sekretariatit Krahinor për Punë të Brendshme nr.330/1, datë 28. 03. 1989, të nënshkruar nga kryeudbashi i Kosovës Jusuf Karakushi, dhe për dy muaj rresht (deri më 25. 05. 1989) përjeton masën e izolimit nëpër kazamatet serbe. ( Pashtriku.org, 10. 01. 2010 )
* * *
D O K U M E N T E
Faksimili i aktgjykimit të Shaban Klaiqit e Islam Rafunës
***
Aktvendimi nr.330/1, datë 28. 03. 1989, për arrestimin e Shaban Klaiqit,
i nënshkruar nga Sekretari Krahinor për Punë të Brendshme - Jusuf Karakushi.
( Këtë aktgjykim për botim në “Pashtriku.org” - e përgatiti Xhafer Durmishi )
( … )
|
ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ VRASËSIT TË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS (!?!) Shkruan: Faridin TAFALLARI ( www.pashtriku.org – 29.06.2007 / 15:00) *** ...Me dhimbjen e madhe, që ndjej, për humbjen e tre Yjeve të Mërgatës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, më zien dhe mëllefi i urrejtjes për ata që na tradhëtuan e i vranë trimat prapa shpine e sot hiqen si “Zotërinjë” që kërkojnë të “vërtetën”. Por koha do t`i gjykojë ata dhe e VËRTETA do t`ju vrasë sytë... Nga autori Z H G Ë N J I M !!! ( Sprovë letrare ) P ËR M B A J T J A Bisedë me Jusuf Gërvallën; Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës; Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit; Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?! Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës; A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës?!; Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”... ; Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET”; Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço… *** Bisedë me Jusuf Gërvallën
Të dy vëllezërit, Jusufi dhe Bardhoshi na bënin muzikë dhe këndonin këngë patriotike. Ata mbanin çiftelinë, sharkinë, por kishin dhe kitarën. Nga atmosfera e këndëshme që krijonin ata rrinim deri në orët e vona të natës. Ne kishim siguruar mjaft literaturë të pëlqyer. Kënaqeshim, duke lexuar. Literaturën e siguronim nga shteti amë, Shqipëria. Kishim bërë abonime të ndryshme, por merrnim literaturë dhe nga ambasada shqiptare në Vienë. Përfaqësuesit e ambasadës na e jepnin falas literaturën, për t’jua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë. Por në shumë vende këtë literaturë nuk e pranonin dhe filluan të na shohin si njerëz të huaj, me sa shihej frikësoheshin. Këta kishin varur në murin e dhomës Titon dhe disa prej tyre e quanin pejgamber, atë shkja të maskuar, që në pamje të parë buzëqeshte dhe të therrte e të vriste pas shpine. Në atë kohë, shqiptarët nuk mendonin gjë tjetër, vetëm të bënin para dhe të blinin tokë, traktorë, të ndërtonin shtëpi të mëdha dhe të bukura, as që mendonin, se Kosova me viset e saj ishin të robëruara, nën pushtimin sllav. Ne na duhej t’i bindnim, se një ditë nuk do të jetë kjo Jugosllavi. Ndaj kërkonim ndihma, për shokët tanë, që ishin nëpër burgjet e Jugosllavisë, ndihma për ata që luftonin për çlirimin e trojeve tona. Por këta njerëz, nuk kishin as pak interesim. Ishte shumë vështirë për t’i bindur. Në atë kohë, në Jugosllavi, jetonin të privilegjuarit nga pushteti, të cilët i shërbenin shkjaut, duke i spiunuar njerëzit e tyre dhe të afërmit! Pra, spiunët jetonin shumë mirë. Një pjesë jetonte në gjendje të mesme, por dhe ata, në një mënyrë apo tjetër, ishin në shërbim të pushtuesit. Ndërsa pjesa më e madhe e popullit jetonte në varfëri. E në mesin e këtyre të varfërve, ishin ata që mendonin për Kosovën dhe lirinë e saj, duke sakrifikuar çdo gjë. Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës Përsa i përket Gjermanisë rrethi i Shtutgardit ishte më aktiv për çështjen atdhetare. Ne si grup bënim propagandë me anë të vizitave tek bashkëatdhetarët, të cilëve në atë kohë ju mungonte informimi me anë të shtypit si dhe ai elektronik. Literaturën që merrnim nga Tirana e shpërndanim pothuajse në të gjitha banesat e shqiptarëve.
Ardhja e Jusufit (vjesht 1979) do të luante një rol të jashtëzakonshëm tek bashkëatdhetarët tanë. Kontakti i Jusufit me ne, do të kompletonte qendrën dhe do t’i afronte të gjithë aktivistët rreth vetes! O Zot na erdhi njeriu që ia kishim nevojën, si i verbëri sytë, si toka diellin dhe shiun. Organizimi po merrte kahje tjetër, të mirëfilltë. Po, ah tradhti! O tradhti! E mallkuar qofsh, që shumë shpejt do ti ndalësh hapin gjigand Jusufit! Qentë zagarë ishin lëshuar në gjurmë të Bacalokut. Ata kishin gjetur njerëzit më naivë të rrethit, që t’i afroheshin Jusufit e të futeshin thellë në shpirtin e çiltërt të atij Njeriu të Madh! Atë, do ta detyronin disa “shok” të përballej me njerëz egërsira, të cilët do ta çojnë në një mënyrë, apo në një tjetër deri te dorëvrasësi, qoftë ai Rizah Salihu, Nuhi Sylejmani, Sadik Blakaj a ndonjë tjetër?!? Thonë nga anët tona, se qeni i keq ta bjerë ujkun në torishtë. Ndaj posa u përhap lajmi, se Jusufi është në Gjermani pranë Shtutgardit, menjëherë UDB-eja do të lëshonte spiunët dhe bythëlëpirësit e saj, që të vrisnin Jusufin e Madh!!! Po po, se i kishte dhënë urdhër shefi i tij Rizahu! Hyseni ngarente si i çmendur, që sa më parë të kryente urdhërin. Shkoj disa herë për ta vrarë, por nuk u tregua “trim”. Ishte frikacak dhe i dridhej dora, kur duhej ti tërhiqte këmbëzën revoles. Hyseni, njeri i padisiplinuar dhe i padëgjueshëm, bënte dhe vepronte si i marrë. Ai, pas Rizah Salihut, do të gjente shok të dytë Ibrahim Kelmendin. Për çdo gjë, apo çdo veprim Hyseni do të këshillohej me të. Dhe me Ibrahimin do të vazhdojë miqësinë deri sa vullnetarisht shkon në burg, me një kriminel tjetër, siç ishte dhe është Sadik Blakaj! Sadik Blakaj, i njohur mirë nga Ibrahimi, pas daljes nga burgu përsëri do të vazhdonte miqësinë me Ibrahimin, edhe ky… i pa disiplinuar… Pra Hyseni solli dhe kriminelin Sadik Blakaj, i cili, në një natë të ftohtë dimri, me borë dhe acar do të shoqëronte shokun e tij Dem Demajn, për të çuar Jusufin, deri në banesën e tij. Kështu, ai do ta mësonte se ku banonte Jusufi. Bacaloku nuk deshi dhe nuk e pranoj Sadik Blakajn në banesë, se nuk donte që ai të mësonte banesën e tij. Ndaj, kur mua më duhej ta çoja atë kriminel ( në besë të Dem Demajt) tek Jusufi, ai nuk pranoi dhe më tha që të takohemi te Tankshtela “WUNENSTEIN”. Por “shoku” Dem Demaj një herë e çoj deri te dera Sadik tradhëtarin e bythëlëpirësin e shkijeve!
Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit Hysen Gega kishte vendosur, të udhëtonte për në Kosovë dhe kishte nevojë për lekë, që do ti duheshin, për sa kohë sorollatej për të “vrarë” ata , të cilët ai i shihte, si armiq të popullit shqiptar. Ishte fillimi i dhjetorit 1980 kur me Hysenin ishim ulur në një tavolinë, në një lokal ( kafe), në Iselshausen-Nagold. Porositëm diçka, për të pirë dhe posa kaluam pyetjet e zakonshme, Hyseni lëvizi kapelën, që mbante duke imituar artistët, të cilët luanin rolin e militantëve revolucionarë në filma dhe na tha mua dhe Demë Demajt,” kam vendosur të shkoj në Kosovë, me “shokun” Sadik Blakaj për të kryer ca atentate.” Ky i fundit nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte ardhur që në nëntor 1980 në Nagold dhe rrinte te Demë Demaj. Gjatë bisedës Hyseni shpërfaqi nevojën për mjete materiale. Ai tha se:”Nuk e pashë të arsyeshme, që ti kërkoj dikujt tjetër, për të mos u marrë vesht vajtja jonë në Kosovë nga njerëz të tjerë, por të mbetet, në rrethin tonë të ngushtë. Andaj na duhen bukur një shumë parash (marka). Ky aksion, që do kryejmë ne është i domosdoshëm dhe duhet kryer patjetër. Ju them, se po nuk u bë, ashtu si e mendoj unë dhe nëse dështon, mos u mërzitni fare për ne dhe mos na bëni hesap, po na harroni. Unë i gjallë nuk dorëzohem dhe as në burg jo, o do të kryhet atentati ose kam me vra veten!- E pyeta: -Po baca Jusuf është në dijeni për shkuarjen tënde në Kosovë me Sadik Blakajn? U përgjigj rëndë, duke mbajtur sytë në dysheme- Jo! Jo! – Po pse jo i thash? – Po ai me siguri nuk do të më lejojë, andaj nuk i kam treguar Jusufit.I thashë nuk po bën mirë, që nuk po i tregon bacës Jusuf. Ndërsa Hyseni përgjigjet :- “Jo bre, se ai ishte… nuk i tregoj se… e pasi të shkoj e nëse bëj diçka i tregoni…”. Në përfundim të bisedës Hyseni prej nesh kërkojë edhe disa adresa të shokëve tanë në Kosovë, në mënyrë që gjatë aktivitetit të tyre atje, ata të kanë mundësi të strehimit dhe ndihmave tjera të nevojshme. Dhe ne Hysenit ia dhamë 4 mijë marka dhe disa adresa të shokëve, (të cilët pas burgosjes së tij do ta pësonin rënd.) Dhe Hyseni së bashku me Sadik Blakajnë me makinë të Ramadan Ramadanit në fund të dhjetorit 1980 nisen për në Kosovë. Për çudi në mëngjesin e 1 Janarit të 1981, ende pa u gdhirë mirë, shtëpia e Hysenit i rrethua me forca të shumta policore dhe agjentë të UDB-së. Kështu, premtimi i Hysenit, se nuk do të dorzohem i gjallë i mori Drini. Ai u dorëzua dhe i zbuloi edhe shumë shokë të tjerë, të atyre që na i mori adresat dhe këto adresa i dinte edhe Sadik Blakaj - udbashi! Kah mesi i janarit 1981 Sadik udbashi pa therr në këmbë kthehet sërish në Gjermani dhe gjatë disa takimeve me te na tha se”Unë me Hysen Gegën kemi shkuar në Kosovë për të vrarë Dushan Ristiqin, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin etj”, ndërsa për burgosjen e Hysenit, ai thotë: “Hyseni u fut vet brenda në burg se ishte i pa aftë dhe nuk dinte të ruhej.” Ndonëse Sadiku ishte bashkëpunëtor i UDB-së duket se kishte marrë edhe instrukcione tjera. Dhe kjo u vërtetua gjatë bisedave në vazhdim. Ai me “guxim” do të thoshte se jam i gatshëm të shkojë sërish në Kosovë me secilin prej jush por me Jusufin, më me dëshirë!!! Ai u përpoq që të merrte e ta dorëzonte Jusufin tonë të Madh. Sadiku donte njeriun e shumë kërkuar nga armiku, ta fuste në dorë dhe ah, nënë, o nënë çfarë qeni u tregua Sadik Udbashi!!! Hysen Gega futi dhe bacën Ramadan në burg, të cilët i kapën materiale ilegale të ndaluara dhe shumë të rrezikuara për shqiptarët në ish-Jugosllavi. Baca Ramadan, tani i ndjerë, nuk e dinte se e kishte futur në burg bashkëatdhetari i tij, i cili nuk do ti paguante ndonjë mark për shpenzimet e rrugës, sepse Hyseni e quante veten “patriot” dhe shkonte për një mision shumë të “rëndësishën patriotik”. Në atë rast u rrezikua edhe vëllai im Sefidini, dhe ai i ndjerë. Sefedinit i morrën pasaportën dhe e futën në burg, e rrahën, e munduan sa deshën udbashët e Prizrenit. I bastisën shtëpinë duke ia friksuar tërë familjen, bile edhe lagjen ku banonte nga policë të shumtë. Më vonë i vunë kusht, të bëhej bashkëpunëtor i tyre.“Ne ta japim pasaportën…, nëse nuk pranon bashkëpunim, do të mbetesh rrugëve pa bukë!” Por, Sefidini, vëllai im, i mirë e trim, të gjitha vështirësitë i pranoi e bashkëpunëtor i tyre nuk u bë kurrë! U kthye në Prizren. Humbi punën në Gjermani, pas një stazhi 10 vjeçar. Në Prizren nuk i jepnin vend pune dhe ai, vet i shtati, pa të ardhura, detyrohet të punojë punët më të rënda, të ndyra dhe më të pista e të rrezikshme… Vdiq nga infrakti, që ju shkaktua nga vuajtjet e mëdha. Hyseni zbuloi dhe Ramadan (Ramë) Pirecin, mikun tim, të cilin e munduan aq shumë nëpër zyrat e supit të Prizrenit, duke e mbajtur tërë natën të lidhur për dore, tek korpat e nxemjeve me naftë! Edhe ky u maltretua nga kryeudbashi Vesel Krasniqi, vëlla i shkjaut me një farë Zllatki shkja dhe me Asllan Skënderin dhe ky vëlla e bythëlëpirësa të shkjaut. As Ramadan Pirecit, nuk ia dhanë kurrë pasaportën, për tu kthyer në Gjermani. Ramadani (Rama) mbeti pa punë, i pa dëshiruar, sa njerëzit kishin frikë të kontaktonin, të rrinin, të shoqëroheshin me të. Sefidini, apo Rama, ishin mjaft fukara e në skamje, por kurrë nuk pranuan ti nënshtrohen armikut…Po të njëjtin fat pati edhe Isah Demi, nga fshati Koretin afër Dardanës. Atij i morrën pasaportën dhe nuk ja dhanë më, dhe e munduan si vëllain tim. Dhe ai humbi punën në Gjermani. Vuajti mjaft, vetë i gjashtë, pa punë e pa para, në kushte shumë, shumë të mjeruara…Jahir Jahirit, (bacës Jahë) Sadik qeni i shkoj te shtëpia në mes nate, në fshatin Slivovë të Ferizajt, e gënjeu në emër të Hysenit, duke i marrë 1000 marka dhe një revole se na paska qen në “rrezik”! Edhe Jahirit, Nami Ramadanit, iu ndërpre shkuarja në vendlindej për afër 20 vite! Pra të gjitha sa thamë më lart ishin “dhuratë” të Hysen Gegajt, me aventurat e tij shumë të rrezikshme. Vetëm në rrethin e Shtutgardit do tu ndërpritej shkuarja për në vendlindje edhe këtyre veprimtarëve, si Remzi Ademajt (Komandant Petriti) i rënë dëshmor në luftën e UÇK-së, Murat Kryeziu, Mejdi Rexha, Shaban Bobaj, Selim Koca, Ismet Klaiqi, Sadik Zeneli (Uka) tani i ndjer, Qemal Haxhillari, Enver Ismajli, Iljaz Shatrolli, Abdyrrahman Sadiku, Shemë Bunjaku, Hafiz Gagica, Tefik Kallaba, Sylës e Fetahit nga Tetova e të tjerë. Është e vërtetë, se ne nuk i kishim hyrë kësaj rruge me detyrim e as të imponuar nga dikush, por i kishim hyrë me vetvullnet dhe me dëshirë, pa e kuptuar mirë, se e kishim dhe obligim. Obligim e kishin edhe të tjerë, por atyre as që ju hante palla për këtë punë. Ata shihnin punën e tyre. Dhe sot, pas luftës, qofshin qenë, udbashë e spiunë, i kanë vendet e punës dhe bile të urrejnë sikur, ata të ishin çlirimtarët! He! Nënë e shtatëqind nëna ua bëfshin qentë! Udbashët janë si jo më mirë!?!… Ata, tani, me disa pisa, që kanë bërë diçka gjatë viteve 1998/99, janë bërë hiç më pak, se ish spiunët e ishudbashët. Kanë zënë vendet e atyre, që tërë jetën ia kushtuan çlirimit mbarëkombëtar. Kurse çlirimtarët, të larguar, të pa punë, me një jetë shumë të vështirë, në skamje e mjerim!!!! Pra pisat, që tani janë bërë shumë janë mëndjemëdhenj, me shumë para, e as që mendojnë më për shokët e tyre me të cilët kanë qenë bashkë në luftë, as për dëshmorët e familjet e tyre. Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?! Hysen Gega, mbasi doli nga burgu,kah gjysma e gushtit 1990 erdhi në Gjermani për të kërkuar stazhin e punës, që kishte kryer këtu. Bisedonim një ditë dhe nuk hynte fare në bisedë se si e kush i vrau tre shokët tanë. Prita pak dhe në një moment i them: - O shoku Hysen, si ta merr mendja për vrasjen e shokëve? Nuk ke ndonjë mendim, apo mos ke dëgjuar në burg, për ndonjë të dyshuar? Këtë e ka bërë UDB-a – tha ai. O ti shok, i them përsëri. Që e ka bërë UDB-a atë e dimë të gjithë, por cilët janë vrasësit dhe kush i udhëzoi, e i drejtoi deri te vendbanimi i Jusufit? Ku e dinin ata, se atë natë do të ishte aty edhe Kadri Zeka , që do të dilnin në atë acar, për t’i telefonuar gruas së Kadriut, pra Saime Isufit, alias Bules!?! Ore UDB-eja, kishte njeriun e saj që i çoi vrasësit drejt vendit, ku do të dilnin në pritë! Ai heshti. Nuk fliste, rrinte si në mendime. Mbasi prita pak i them:- mos është Rizah Salihi, se menjëherë pas vrasjes është arrestuar nga policia gjermane, e cila e ka burgosur disa muaj !? U kthye nga unë dhe më tha:- Jo, bre, mos e mirrni në qafë, se nuk ka faj i shkreti, jo jo aty janë të tjerë njerëz…! Kurse shefi i tij Mirani (Ibrahim Kelmendi), në librin “ATENTATET” deklaron, se pikërisht Rizah Salihu (Rezil Mejtepi), është vrasësi i shokëve !?
Hyseni më tregonte tmerret, që kish përjetuar në muajt e parë të burgut, sa bënte të mendosh, se si ky njeri po rrinte në këmbë e lere më të tjera. Ankohej shumë për shqipfolësit udbashë, se sa për udbashët shkije! Gjatë tregimeve të tij aq të tmerrshme, fillova ta urreja. Më vinte ti them ikë ore ikë, se nuk je askushi, ikë se ti me aventurat e tua u dorëzove vet, pa bërë asgjë nga të gjitha ato rrahje gjoksi e gjitha ato premtime, për të cilat nuk të shtyu askush. E more vet një vendim të tillë dhe vet u dorëzove. Kush është fajtor për këto që po mi tregon!!! Vetëm sa s’ulërita: “Pusho mor naiv se për fajin tënd, me aventurat e tua more në qafë shumë shokë të tjerë, pa arritur asgjë, pa bërë as më të voglin hap… Nuk i kuptoj aventurat e tua, këto sjellje prej të çmënduri!!!! U nise me një kriminel, me një qen kurvash dhe tani na tregon se si edhe penisin ta kanë shtypur gardianët e burgut duke i ra me pendrek, e të tjera budallallëqe…” Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’ 79-tës Mërgimi sapo kishte filluar të merrej me veprimtari patriotike dhe pa dyshim si çdo fillim kishte vështirësitë e veta. Ato grupe, që e quanin veten organizata, nuk ishin të pavarura. Ato, ose bashkëpunonin me organizatat kroate ose dhe me të tjera. Për ne nuk ekzistonin ato pro ruse e pro bullgare, pra për ne ishin të panjohura. Për ato ishte më i lëvizshëm Ibrahim Kelmendi. Ai i gjurmonte dhe futej në to pa pasur probleme… Nuk përtonte të udhëtonte dhe ti zbulonte thuajse të gjitha. Ibrahimi u ka marrë edhe shuma të parave organizatave kroate për të blerë armë. Dhe ato nuk ishin pak (ishin 50 mijë DM). Tani ai, ato i mbulon me pluhur dhe asnjëherë nuk skuqet për ta thënë të vërtetën! Unë, Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës. Ruaj kujtime të mira dhe respekt për të, si shokë të ditëve të para, të një rrethi të organizuar. Ibrahimi ka ecur më shumë. Ai ishte i pa disiplinuar, me ca sjellje jo të mira dhe aq më shumë të pa pranueshme tek ne shqiptarët. Futej në guzhinë, te gratë…Shtrihej në dhomë gjërë e gjatë dhe nuk e kishte për gjë, se ishe ti me familje. Ai shtihej sikur të ishte në shtëpinë e vet... Nuk tregoi asnjëherë mirënjohje për gjitha ato pritje që i bëheshin nga gratë e shokëve duke e nderuar si një patriot! Prandaj ai nuk e dinte të mirën, nuk kishte turp. Këto, mua, personalisht, në fillim më bënin përshtypje jo të mirë, por më vonë nuk i vija re, se e kam dashur si patriot. Patriotizmi ishte çështja kryesore për mua. Pra patriotizmi nuk i ka munguar, e as unë nuk kam patur dyshim për këtë.
A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës?! Them se në një mënyrë ai ka ndikuar, duke i hapur rrugën Rizah Salihut, Sadikut, kujtdo që ka marrë atë veprim, të cilin nuk e kreu Hyseni! Sipas mendimit tim, moskryerja e vrasjes nga Hyseni u bë, sepse Ibrahim Kelemendi e bindi atë të mos vepronte, ashtu sikurse del dhe në librin “Atentatet”! Atëherë Rizahu u detyrua ta bënte vetë!! Hyseni i bëri Jusufit të Madh shumë kërcënime, sa i vuri në tavolinë dhe revolen duke ju drejtuar dhe Rizahit, se njeri nga ju të dy duhet të jetë i UDB-së?! Po, sipas të gjitha veprimeve, njerëz të UDB, kanë qenë Sadiku dhe Rizahi. Hyseni i la këta të dy, u fut në burg, duke e ditur çfarë po bënte dhe ndoshta ka vepruar kështu me qëllim. Ai e dinte, se cili ishte Sadiku, pasi Mirani (I.K.) ja sqaron dhe çështjen e telefonatës duke i thënë, se në telefon nuk ka qenë Nezir Gashi, një patriot i asaj ane, por ka qenë vetë Sadiku. E pra si është e mundur që Hyseni merr një rrugë me “syhapur” e me “mend në kokë”, drejt një sakrifice, ku e priste burgu! Ndaj një veprim i tillë s’ka se si mos jetë i çuditshëm!!! Si mundet që Mirani të vinte pak para mbrëmjes, pak para se të nisesh Hyseni për në Kosovë!?! Prandaj është e pa mundur, që Hyseni mos të jetë konsultuar fare, pa marrë pëlqimin dhe miratimin e Ibrahim Kelmendit! Ndërsa Jusufin nuk e njoftoi, nuk e vuri fare në dijeni. Ai shkoi me udbashin për të vrarë udbash!!! Në banesën time, ku ishin Jusufi, Ibrahimi e Dem Demaj, diskutonim se si Hyseni u nis me një njeri shumë të dyshuar. Jusufi i nervozuar ju drejtua Ibrahimit duke i thënë:- Pse e lejove Hysenin të shkonte, kur ti e dije se ai do të tradhëtohej nga udbashi Sadik Blakaj?! Pse e bëre këtë?! Pse!??? Apo mendove se do të mburreshe, po të dilte me sukses aksioni e tani që ai dështoi, thua që Hyseni nuk më dëgjoi! Ti Ibrahim erdhe nga Bohumi, e përcolle, kurse unë jam këtu dhe nuk më njoftuat, as Hyseni e as ti !?! Nuk e di pse Mirani nuk e pranon që nuk ishte në dijeni për vajtjen në Kosovë të Hysenit me Sadikun! Po ashtu nuk tregon të vërtetën për të hollat e marra nga organizatat kroate, të cilat i shkuan dajës së tij në Pejë. Ato para ishin marrë për armët që do të bliheshin në ish-Çekosllovaki, nga ai së bashku me Hysen Gegën. Por plani dështoi dhe armët nuk u blenë!. Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”... Me sjelljet e tij Ibrahim Kelmendi nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë, që ka për vrasjen e tre shokëve! Jusufi disa herë i ka bërë vërejtje Miranit, që të jetë më i disiplinuar dhe më serioz! Jusuf Gërvalla në një letër të datës 13 maj 1981 fq.2 dërguar Sabri Novosellës (Mërgimit) për Rizah Salihun (Rezili) shkruan, po e citoj: “(...) Tash për tash po theksoj se udhëheqësi i këtij grupi (Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm), provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”...”
Por ndodhi, ajo më e keqja, një tragjedi e tmerrshme, më e zeza, o mjerë shqiptaria! Na e vranë Jusufin, u vra Bacaloku Ynë, u vra Ylli ndriçues i Mërgatës e i mbarë popullit shqiptar! Ah! Sa të pa besë, që ka kjo botë! Tu lëshuan si lypsa, si bisha, si ujq të pa ngopur, si qenë të pa besë! Të kërkuan e të ndoqën këmba këmbës, deri sa të zunë pritë! Të vranë, të morën jetën, o i Miri Ynë! E unë, e shokët tanë ku ishim, që nuk të ruajtëm, që nuk u treguam vigjilentë!? U vra dhe Kadri Zeka, drejtues i mërgimtarëve në Zvicër e më gjerë, i cili tërë rininë, kohën më të bukur të jetës e shkriu për çlirimin e Kosovës, që populli i saj të merrte frymë lirshëm, e mos ta shkelte çizmja e shkjaut, që kosovarët të bëheshin Zot të kësaj toke! O Bardhoshi ynë! O buzagazi i Mërgatës, që vetëm natyra jote të bënte, të kënaqesh, me atë dashamirësi, me atë kulturë e me atë guxim që kishe! Nuk kurseve as djersë, as mund, as rininë e bukur, por dhe jetën, derdhe gjakun bashkë me vëllanë Jusuf e me shokun më të ngushtë e më besnik, Kadri Zekën! Ju u vratë nga Udbeja famëkeqe e ish Jugosllavisë, e serbëve, e shkinave, nga gjakprishurit shqipfolësa, nga tradhëtarët e vendit! Ju vranë, he, kurrë mos pafshin të mira në shtëpitë e në jetën e tyre! O ZOT! Ju vranë, për të mos vdekur kurrë! Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET” Posa e kisha lexuar romanin “Atentatet”, kah fundi i shkurtit 2007, më merr në telefon Saime Isufi (Bulja). Më kërkoj, një kopje nga “TEZAT RRETH FRONTIT POPULLOR PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS”! Së pari u habita, pse më morri pas 10 vitesh?! Kish kaluar një dekadë pa asnjë lloj komunikimi! Unë kisha botuar tre libra dhe për asnjërin nuk më kishte folur, as për mirë e as për keq! Dhe unë e kisha lënë moslajmërimin, se nuk dëshiroja të futesha në polemika, jo se nuk më interesonte dhe mendimi i saj… Pas 10 vitesh më thotë, përmes receptorit të telefonit, se unë jam Bulja o Faridin!!! Eu i them, me një dlirësi të pastërt, pa më vajtur mendja për keq. Më tha, se më duhet një kopje e tezave… dhe të lutem nëse i ke dhe nëse dëshiron ma dërgo, se më duhet!? Po, i thashë i kam dhe do ta dërgojë nesër. Bulja, më pyeti, nëse e kisha lexuar librin e Ibrahimit “Atentatet” Po, i thash e kam lexuar, po si tu duk? I thashë mirë, po duhet analizuar. Tha se edhe unë e kam lexuar dhe ka gjëra interesante… Bulja vazhdoj duke thënë se edhe librat e mi i kish lexuar!!! Po mirë i thashë si të janë dukur dhe çfarë mendimi ke dhe kam pritur ndonjë shkrim apo reagim nga ti! Po, po, ti nuk u konsultove me ne, se duhesh të konsultoheshe! I thashë, unë nuk jam konsultuar, për një arsye. Mendova , se po të konsultohesha, ato libra nuk do të arrinin të botoheshin kurrë, se me siguri në bazë të arsyetimit tim, do të më sugjeronit që të hiqja pjesë nga shkrimet!!
Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço… Pra, me vrasjen e Jusufit të Madh Mërgata humbi drejtuesin më të përgatitur, se kurrë ndonjëherë tjetër në historinë e shqiptarëve, qoftë brenda vendit apo jashtë në diasporë. Mërgata humbi YLLIN e saj që i ndriçoi mërgimtarët kudo e nga do që ishin. Të vranë, he, i vraftë rrufeja të gjithë ata që ndihmuan vrasjen tënde O Yll i pashuar! Të vranë dhe pas vrasjes tënde erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço, për ta “drejtuar” e për ta bërë, si kope dhensh, Mërgatën, që e vure Ti në binarë, me shokun tënd , luftëtarin e madh Kadri Zekën! Eh, e cilët erdhën! Xhaferr Durmishi, që me zërin e tij të sosur, nuk e dëgjonte kush, se kuptonte kush, apo qofshin edhe pretendimet e Ibrahim Kelmendit, për të marrë timonin, për të drejtuar Mërgatën, Sabri Novosella, ai turkoshak, që kurrë nuk tu gjet pranë, kur ti prisje telefonatën dhe ndihmën e tij në ditët më të vështira, kur ti kishe nevojë për të, dhe ai kurrë nuk të telefonoi. Jo, jo, o Bacalok! Ti hiqje nga kafshata e gojës, lekun për aktivitete, për nxjerrjen e “Lajmëtarit të Lirisë” e ai, Sabri Novosella rrinte me plot para në xhep në Adapazar të Turqisë, i ruante lekët për të ndërtuar pallate e vila në periferi të qytetit bregdetar të Durrësit, apo sot në Kosovën e shumëvuajtur! Ai kur erdhi nga Turqia, na bëri pikë e pesë edhe ne pak që kishim mbetur, për të vazhduar veprimtarinë, aty ku na e le Ti! Pastaj erdhën do Avdullaha, do Osmana, do Xhaferra do Emrusha, e do Mustafa …Herë paraqiteshin si të kuq e herë të sarit, megjithfarë ngjyrash, vetëm ngjyrë njeriu nuk kishin. E si mund të ketë ngjyrë njeriu Mustafë Xhemajli, të cilin e njoh aq mirë, ja di karakterin e dobët, ku nga fryn era kthen gunën. Kjo shihet fare mirë në fjalën e tij promovuese, për librin “Atentatet” të Ibrahim Kelmendit, ku ngre dhe lartëson figurën e atyre, që nuk e meritojnë dhe ul me paturpësi figurën e disa njerëzve të vërtetë, veprimtarëve, disa patriotëve, që nuk kursyen asgjë për Kosovën e shtrenjtë. O Bacaloku Ynë! Dhe vinin, e gjenin sofrën shtruar! Hanin sa ngopeshin, e përmbysnin dhe shtronin tjetrën në vete. Ndaheshin dhe nuk ngurronin të na shanin neve. Më vonë erdhën dhe plot udbashë, hajdutë, mashtruesë e çfarë nuk pamë ne, punëtorët e mërguar. Dikur, ata që na shitën dhe përsëri ata donin të na hanin dhe këtu në mërgim. Po, po, o Bacaloku Ynë, nuk kishin të ngopur, vetëm na lypnin lekë, Jo ore, më fal, çfarë lekë, na lypnin marka, franga, dollar…. Dhe ato me shumicë, se formuan këtu qeverinë dhe rrinin këtu qeveritarët e republikës së Kosovës, me në krye Bujar Bukoshin, mashtruesin e Isa Mustafë, hajdutin!!!
E sot Kosova, akoma nuk ka një status, është në udhëkryq…! http://pashtriku.beepworld.de/shatriperjgervallen.htm |