Rrethi i Pukës shtrihet në qendër të Shqipërisë Veriore, në një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, mbulesa të dendura pyjore me siperfaqe të eroduara, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ketu jeton një popullsi vitale, e shpërndarë në gjithë territorin, me një histori të pasur, që dëshmohet nga prania e qendrave
arkeologjike, kalatë, gjurmët e mureve ilire, shpellat si dhe me një kulturë shpirtërore që shprehet në traditat e zakonet, në këngët e vallet popullore aq të bukura të kësaj treve.
Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë,mjaft të përshtatshme për shetitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut, shpendëve dhe kafshëve të egra) dhe për veprimtari të tjera rekreative, çlodhëse e argëtuese. Ky është një sektor në zhvillim e që mund të sigurojë të ardhura të shumta por që deri tani nuk i është treguar interesi i duhur, ndaj kësaj zone që meriton një vëmendje të veçantë.
....Që prej ditës së dielë, qyteti i Pukës jeton me frikën dhe kujtesën e ngjarjes ku tre persona të armatosur, në përpjekje për grabitje, hapën zjarr në drejtim të një makine, duke plagosur pesë persona, mes tyre dy fëmijë.
Frika ndihet tek të gjithë banorët e qytetit verior, të cilët shprehen se shteti duhet të gjejë sa më shpejtë autorët që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Rrugët e qytetit boshatisen sapo mbi qytet bie nata. Madje, edhe efektivët e policisë duken më rrallë. Situata bëhet akoma më e frikshme teksa i afrohesh vendit të ngjarjes, ku përveç pishave nuk të ndesh syri asnjë patrullë policie nga Puka e deri në Vaun e Dejës.
Pas ngjarjes së rëndë, edhe automjetet e pakta që qarkullojnë në orët e vona, nga frika nuk pranojnë të ndalojnë qoftë edhe për të treguar me saktësi se ku ndodhet vendi i ngjarjes. Ka dhe nga ata, të cilët nuk hezitojnë të ndalojnë e jashtë kamerave të tregojnë se që prej ditës së dielë, udhëtojnë të armatosur gjatë atij aksi rrugor, nga frika e rishfaqjes se grabitësve.
Por ka dhe nga ata banorë të zonës, që pavarësisht ngjarjes, vijojnë të udhëtojnë në këtë segment në orët e vona, pavarësisht frikës që shprehin, pasi sipas tyre kjo është e vetmja rrugë kalimi për ta.
Sipas banorëve të zonës, gjatë viteve 1997-1998 në këtë aks rrugor janë shënuar një sërë grabitjesh, por asnjëherë në Dushakuq, pasi vendi në fjalë është i papërshtatshëm për t’u larguar e për t’u fshehur.
Dushakuqi, vendi ku u plagosën pesë pjesëtarë të familjeve Xhaferraj dhe Kopani, ndodhet 15 kilometra nga Puka dhe po aq nga Vau i Dejës. Ndërsa, nëse udhëton përmes maleve, mbërrin dhe në fshatrat e Lezhës. E ky fakt sipas policisë, e shtrinë rrezen e kërkimit të autorëve në tre qytete.
DISA ASPEKTE HISTORIKE
Në kronikat hartografike është shumë e përmendur dhe studiuesit vendas përmendin sesi Ptolemeu nuk e shënon rastësisht qytetin Ad Picaria, ashtu siç nuk mund të shënonte rastësisht qytetet e njohura para tij, si Lissus dhe Skodra. Prandaj, Ad Picaria në shek. II, afro 1800 vjet më parë bëhet i njohur si qytet në brendësi të vendit. Në vazhdim, në shek III-IV, në Tabulla Peutingeriana, në Itinerarët (harta të rrugëve antike), Ad Picaria shënohet fill pas qyteteve Skodre dhe Lissum, XXX milje në verilindje të Lezhës.
Mbas shek. VI, Ad Picaria nuk gjendet e dokumentuar. Ç’ndodhi me të? Shuflai (historian kroat, studiues i historisë mesjetare shqiptare), thotë se shumë qytete të Ilirisë u dogjën dhe u shkatërruan gjatë pushtimeve të fiseve barbare. Këtë fat pati, pra, edhe Ad Pikaria. Ndërsa Puka del e dokumentuar vetëm në veprat e Prokopit të Çezaresë (historian i madh bizantin i kohës së Perandorit Justinian).
MONUMENTE KULTURE
Kur Edit Durham kaloi, më 1908-n në këtë fshat të Pukës do t’i bënte përshtypje një banesë tepër e veçantë. "Është banesa më interesante që pashë në Shqipërinë e Veriut", - do të shprehej studiuesja angleze për banesën-kullë në fshatin Kokodë të Pukës që fatkeqësisht sot përbën ekzemplarin e vetëm të këtij tipi banese në Shqipëri Në Shqipërinë e Veriut deri para disa viteve ruheshin tre banesa të quajtura kulla me
karakoll. Karakolli ishte një ndërtim një kat më i lartë se ambientet e banimit me perimetër të vogël, i pajisur me frëngji dhe shërbente vetëm për mbrojtjen e banorëve të kësaj banese. Njëra prej këtyre banesave u përmbyt nga liqeni i Fierzës në fshatin Dardhë të Pukës. Tjetra në rrethin e Hasit do të rezistonte, por pa mundur të ekzistojë deri më sot.
E vetmja "dëshmi" e këtij lloji banese është në fshatin Kokdodë të Pukës. E braktisur nga banorët e saj që prej pesë vitesh dhe e harruar nga institucionet shtetërore, banesa-kullë është në prag të shkatërrimit total edhe se çatia është tepër e dëmtuar. E ndërtuar në mesin e vitit 1800 ajo dallon tipologjikisht nga gjithë banesat-kullë të krahinës. Ndërsa interesi ndaj saj shtohet edhe nga mjeshtëria dhe mentaliteti i gdhendjeve të shenjave në gurët e qosheve të kësaj banese, të cilat ruajnë kode të lashta të jetës së banorëve të krahinës. Kode që koha në shumicën e rasteve i ka zhdukur si shpagim edhe për indiferencën e njerëzve që duhet të mbajnë përgjegjësi për "humbjen".
Dera e 1800 e kishës së Arst-Miliskaut
Në gusht të vitit 2008 u evidentua, se pranë kishës së Arst-Miliskaut në Rrethin e Pukës,ruhet një derë druri e gdhendur e viteve 1800. Dera u gjet e përmbusur në baltë e rrezikuar që nga kalbja të shkatërrohej plotësishtë. Dera ka qenë e kishës që në fillimet e viteve 1800, dhe është rivendosur edhe pas riparimeve që i janë bërë ngrehinës disa herë gjatë shekujve të fundit. Ajo paraqet mjaft interes për traditën e dekoracionit arkitektonik të faltoreve të lashta dhe të kishave në Shqipërinë e Veriut. Në vendin tonë ruhen vetëm dy dyer të objekteve fetare të kësaj periudhe. Në pjesën e sipërme, dera ka një diell me rreze, i cili haset shpesh në gdhendje me gur, qëndisje, në veshjet me endje tradicionale popullore shqiptare. Ky është një motiv shumë i vjetër në Ballkan. Ai është shumë i ngjashëm me atë të Mbretit të Maqedonisë, Filipi II.
Dera e kishës së Arst Miliskaut ruan edhe gdhendje të lehta me motive gjeometrike, të cilat janë modele të punuara tradicionalisht në gdhendjet e furkave, djepave dhe orendive të tjera në vendin tonë.
"Rikonstruksioni grafik i këtyre tre elementeve, të derës, dy shenjtorëte gdhendur në gur, si dhe të simboleve të tjera të gdhendura gjithashtu në gurë na rezulton si një 'ikonostas' me shumë interes, në të cilin paraqiten objekte përfaqësuese pagane dhe të krishterimit katolik.
Kisha e Zojës Shna Prende
Në fshatin Kryezi është kisha shumë e vjetër e Zojës Shna Prende. Popullsia e krahinës ruan një respekt dhe besim të thellë për këtë shenjtore të Krishtërimit. Është kishë me besim të fortë dhe që është bërë shpëtim për shumë njerëz dhe në shumë breza. Për këtë kishë ruhen dhe tregohen dhe gojëdhëna, që janë jehonë dhe besim i lashtësisë së saj. Të moshuarit mbajnë mend, por dhe tradita ruan kujtesën, se tek kjo kishë vinin vizitorë të shumtë në ditën që i kushtohet kësaj Zoje Shnjëtore. Disa thonë se këtu mblidheshin besimtar katolik dhe me besim mysliman dhe luteshin, kryesisht gra që kishin probleme që të lindnin dhe të ju jetonin fëmijët.
Në vitin 1967, kisha u mbyll dhe pas pak kohe ajo u rrenua, sa edhe themelet u punuan me traktor, u prenë lisat e medhenjë dhe të moçem, gurët e mureve u shpërndanë. Është fat se dikush nga besimtarët ruajti dy qoshe guri të gdhendur të derës, njëra me Kryqin dhe tjerta me shenjën e lashtë të praktikuar nga krishterimi në formën X, germë që perkon me germën e parë të mbiemrit të Jezu Krishtit (Xristo).
Në verën e vitit 2008 filloi puna për rindërtimin e kësaj kishe të vogel, por e madhe nga shenjtërimi.
Nga viti 1932 kemi një shenim nga At Gjon Karma, për këtë kishë: "Në lagje Gegaj gjindet Kisha e Shna Prendes, me nji lter të herëshem, rrethhue me lisa të naltë e të moçëm. Për Festë të kësajë Shejtneshë ndezin qira' e bajnë edhe darken për miqësi." Shenjtorët e gdhendur në gur, Shën Nikolla dhe hyjnesha shenjtore e pjellorisë Në kishën e lashtë të Arst-Miliskaut në Rrethin e Pukës ruhen dy ikona të vje tra të gdhendura në gur. Gdhendjet e hershme me subjekt fetar dolën në dritë gjatë rindërtimit të kishës, e cila sot njihet me emrin Kisha e Shëngjonit. Dy ikonat të cilat mendohet se përfaqësojnë figurën e Shën Nikollës dhe të një Shenjtoreje-Hyjneshë, janë të gdhendura në gur me modelin tradicional të punimit të drurit. Sipas studiuesit Jaho Brahaj, specialist në Qendrën e Regjistrimit të Pasurive Kulturore, ikonat paraqesin dy shenjtorë të
periudhës, kur ende nuk ishin kristalizuar rregullat e pasqyrimit të tyre me aeurolë (brerore). Ruajtja e këtyre dy figurave të lashta religjioze në gur është rast i veçantë, por kjo shpjegohet me kushtet dhe rrethanat historike dhe të pozicionit gjeografik të kishës në fjalë. Sipas Brahajt, kisha ndodhet në një fshat i cili nuk është në një pozicion të favorshëm, asnjëherë nuk arriti të marrë titullin famulli, pra asnjëherë ajo nuk pati një
prift në krye të saj. "Mbahej meshë, ceremoni fetare vetëm në ditën kur vinte pajtori ose në ndonjë rast kur kishte mundësi të vinte prifti për ceremoni varrimi. Nga dokumentacioni që njohim, kjo kishë ka ndërruar të paktën tri herë emrin. Në fillim të shekullit XVII, na rezulton me emrin Kisha e Shna Prendes, në fund të këtij shekulli me Kisha e Shën Nikollit, ndërsa sot ajo i kushtohet Shën Gjonit", tregon studiuesi.
arkeologjike, kalatë, gjurmët e mureve ilire, shpellat si dhe me një kulturë shpirtërore që shprehet në traditat e zakonet, në këngët e vallet popullore aq të bukura të kësaj treve.
Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë,mjaft të përshtatshme për shetitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut, shpendëve dhe kafshëve të egra) dhe për veprimtari të tjera rekreative, çlodhëse e argëtuese. Ky është një sektor në zhvillim e që mund të sigurojë të ardhura të shumta por që deri tani nuk i është treguar interesi i duhur, ndaj kësaj zone që meriton një vëmendje të veçantë.
....Që prej ditës së dielë, qyteti i Pukës jeton me frikën dhe kujtesën e ngjarjes ku tre persona të armatosur, në përpjekje për grabitje, hapën zjarr në drejtim të një makine, duke plagosur pesë persona, mes tyre dy fëmijë.
Frika ndihet tek të gjithë banorët e qytetit verior, të cilët shprehen se shteti duhet të gjejë sa më shpejtë autorët që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Rrugët e qytetit boshatisen sapo mbi qytet bie nata. Madje, edhe efektivët e policisë duken më rrallë. Situata bëhet akoma më e frikshme teksa i afrohesh vendit të ngjarjes, ku përveç pishave nuk të ndesh syri asnjë patrullë policie nga Puka e deri në Vaun e Dejës.
Pas ngjarjes së rëndë, edhe automjetet e pakta që qarkullojnë në orët e vona, nga frika nuk pranojnë të ndalojnë qoftë edhe për të treguar me saktësi se ku ndodhet vendi i ngjarjes. Ka dhe nga ata, të cilët nuk hezitojnë të ndalojnë e jashtë kamerave të tregojnë se që prej ditës së dielë, udhëtojnë të armatosur gjatë atij aksi rrugor, nga frika e rishfaqjes se grabitësve.
Por ka dhe nga ata banorë të zonës, që pavarësisht ngjarjes, vijojnë të udhëtojnë në këtë segment në orët e vona, pavarësisht frikës që shprehin, pasi sipas tyre kjo është e vetmja rrugë kalimi për ta.
Sipas banorëve të zonës, gjatë viteve 1997-1998 në këtë aks rrugor janë shënuar një sërë grabitjesh, por asnjëherë në Dushakuq, pasi vendi në fjalë është i papërshtatshëm për t’u larguar e për t’u fshehur.
Dushakuqi, vendi ku u plagosën pesë pjesëtarë të familjeve Xhaferraj dhe Kopani, ndodhet 15 kilometra nga Puka dhe po aq nga Vau i Dejës. Ndërsa, nëse udhëton përmes maleve, mbërrin dhe në fshatrat e Lezhës. E ky fakt sipas policisë, e shtrinë rrezen e kërkimit të autorëve në tre qytete.
DISA ASPEKTE HISTORIKE
Në Lashtësi Puka përfshihej brenda trevës veriore të fisit ilir pirust, i njohur si shkrirës dhe përpunues metalesh. Zhvillimi ekonomik gjatë Antikitetit dhe Mesjetës i dhanë shkas zhvillimit të jetës qytetare me qytetet a qytezat, si: Ad Picaria, Pukae, Shqeli, Delmace, Gralisht, Iballe, Crevenum (Spas), Sarda (Shurdhahu) etj.
Në shek. VI - VIII bëhet e njohur “Kultura e Komanit” në Delmace, një kulturë materiale qytetare arbërore mesjetare të një ekonomie të zhvilluar zejtare vendase në një mjedis bashkësie fshatarësie aktive. Në këtë zhvillim ekonomik dhe qendrat urbane, ndër shekuj është e lidhur edhe prania e një rrjeti institucionesh të rëndësishme të kultit të krishter e më vonë islamik., si peshkopatat në Delmace; Sarda, Dukagjin (Spas) dhe Abacia e Shën Palit në Kabash, Xhamia e Pukës, Xhamia e Dukagjinit dhe Teqja e Simonit (Spas).
Në shek.XI-XIlI krahina e Pukës përfshihet në principatën e Veriut, të Centës; kurse brenda vendit në trevën krahinore ”Pulatum”.
Më pas, Puka bëhet një nga krahinat kryesore të principatës së Dukagjinëve, por pa i humbur të gjitha lidhjet e mëparshme me trevën veriperëndimore të vendit, pra, me Pultin, gjë që shprehet: në veshën pultake, ciklin e kreshnikëve, lahutën, kuvendet, si edhe lidhjet fisnore.
Rritja e forcimi i prineipatës së Dukagjinëve mbi një trevë të gjerë, ku hynin: Puka, Mirdita, Luma, Hasi, Rrafshi i Dukagjinit, Zadrima etj, dhanë shkas për një zhvillim tëj mëtejshëm" ekonomik të përbashket dhe, mbi këtë themel, u shtuan mundësitë për një unitet më të gjerë të kulturës materiale, shoqërore dhe artistike. Ky unitet i gjithanshëm u shpreh për disa shekuj me emrin e përbashkët Dukagjin, gjithashtu, u shpreh gjerësi¬sht në të drejtën e përbashkët kanunore, të njohur me emrin “Kanuni i Lek Dukagjinit”.
Princi Lekë Dukagjini (Leka III) qe bashkëkohës i Skënderbeut dhe vazhdues i luftës mbrojtëse antiosmane, sidomos në mbrojtje të qyteteve: Krujë e Shkodër. Dhe së fundi, u kthye në Shqipëri për të marrë pjesë në drejtimin e Kryengritjes së vitit 1481. Të gjitha këto e bënë Lekë Dukagjinin (Lekën III) një personalitet historik të nderuar në kujtesën e popullit, sidomos në Trevën e Dukagjinit Mesjetar, ku ka sunduar. Prandaj çdo ngjarje historike, çdo traditë të asaj kohe malësorët e lidhin me emrin e Lekë Dukagjinit; siç shkruan edhe M. E. Durham: “Në Malësi." ligje, dokja, shprehia, të gjitha i atribuoheshin Lekës”, Po kështu edhe çdo kështjellë mesjetare në krahinën e Pukës e më gjerë mbajnë emrin e përbashkët, atë të Lekë Dukagjinit, pavarësisht se kush mund të ketë qenë sundimtari i saj; si p.sh. Kalaja Leks në Kabash, kalaja Leks në Mico, Kala Leks në Breg, Kalaja Leks në Flet, Kulla Leks në Pap (Berishë), Kalaja Leks në Dardhë, Kalaja Leks në Vaspas, Kalaja Leks në Shumri, etj. Për rrjedhojë edhe pse e drejta dokesore shqiptare, që në treva të ndryshme u atribohet personaliteteve histo¬rike, si: Skënderbeut, Lekë Dukagjinit etj. “duhet kërkuar në origjinën dhe zhvillimin e tyre shoqëror e ekonomik gjatë shumë shekujve”, që përbëjnë nënshtratin e përbashkët të së drejtës zakon ore e të kulturës juridike të kombit shqiptar.” Por, në treva e krahi¬na të ndryshme kjo e drejtë dokesore merr ngjyrim dhe element lokal duke dhënë variante kanunore nga të një karakteri më të përgjithshëm deri në ato të një karakteri më të ngusht krahinor, pamjen e të cilëve, - siç shprehet Çabej, - e jep edhe gjuha shqipe”. Në këto dallime lokale hynë edhe varianti kanunor i Pukës.
Si përfundim, emërtimi i këtij Kanuni me emrin e Lekë Dukagjinit duhet parë si një përkushtim që i bëhet këtij personaliteti, duke i dhënë emrin e tij në shenjë nderimi për ta. Por, njëkohësisht duhet parë edhe si një mbështetje tek figura historike e Lekë Dukagjinit për vazhdimësinë e së drejtës dokësore tradicionale bashkë me plotësimet e bëra nga koha në kohë përmes kuvendeve dhe sulleve, ku duhej të përdorej me qëllim “formula magjike”: “Kështu e la Leka! Kshtu pleqnoi Leka! Kshtu e ka Kanuni i Leks! Kshtu pleqnohet me Kanu t'Lek Dukagjinit në malet tona”. Prandaj përdorimi i emërit të Leke Dukagjinit në të Drejtën Dokësore të Trevës së Dukagjinit Mesjetar është mëny¬ra e hyjnizimit të Kanunit, si edhe i figurës së Lekë Dukagjinit në botën shpirtërore të malësorëve të kësaj treve që në shekuj përfunduan në një bigëzim historik të panda¬shëm. Atëhere, edhe Varianti Kanunor i Pukës nuk mund të dilte jashtë emrit tradicio¬nal të Lekë Dukagjinit. Për këtë arsye vazhdon të përdoret, por në një kuptim simbolik të veçantë.
Publikimi nëpërmjet të këtij libri i kësaj tradite të pasur juridike popullore shqipta¬re, kryesisht me shtrirje e zbatim krahinor, bëhet me qëllim të ndriçimit të asaj kulture të pasur që shërbeu si themel dhe mjeti kryesor i zbatimit të autonomisë vetqeverisëse krahinore të Pukës për shekuj me radhë deri me Shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e Shtetit ligjor Shqiptar pas 1920-tës.
Ky Variant Kanunor pasqyron më së miri rolin e vet në forcimin e unitetit të popu¬llit dhe të drejtimit e të organizimit të tij në të gjitha fushat e jetës. Në veçanti këtu pasqyrohet forca e Kanunit për të ndaluar gjakderdhjen me gjakmarrjen nëpërmjet zbatimit të parimit themelor: “Gjak për gjak e krye për krye e la Leka! Zotni a kren, plak a i rt; në të shtrume për deke' a në bark të sams, lavertar a bari “nja per nja” do të peshohet e të çmohet»; me të ndodhur vrasja Kanuni i vente fre me: “Ndoren! Ndermjecen! Amanetin! Besën! Pajtimin! “Faljen e Gjakut”.
*****Në kronikat hartografike është shumë e përmendur dhe studiuesit vendas përmendin sesi Ptolemeu nuk e shënon rastësisht qytetin Ad Picaria, ashtu siç nuk mund të shënonte rastësisht qytetet e njohura para tij, si Lissus dhe Skodra. Prandaj, Ad Picaria në shek. II, afro 1800 vjet më parë bëhet i njohur si qytet në brendësi të vendit. Në vazhdim, në shek III-IV, në Tabulla Peutingeriana, në Itinerarët (harta të rrugëve antike), Ad Picaria shënohet fill pas qyteteve Skodre dhe Lissum, XXX milje në verilindje të Lezhës.
Mbas shek. VI, Ad Picaria nuk gjendet e dokumentuar. Ç’ndodhi me të? Shuflai (historian kroat, studiues i historisë mesjetare shqiptare), thotë se shumë qytete të Ilirisë u dogjën dhe u shkatërruan gjatë pushtimeve të fiseve barbare. Këtë fat pati, pra, edhe Ad Pikaria. Ndërsa Puka del e dokumentuar vetëm në veprat e Prokopit të Çezaresë (historian i madh bizantin i kohës së Perandorit Justinian).
MONUMENTE KULTURE
Kur Edit Durham kaloi, më 1908-n në këtë fshat të Pukës do t’i bënte përshtypje një banesë tepër e veçantë. "Është banesa më interesante që pashë në Shqipërinë e Veriut", - do të shprehej studiuesja angleze për banesën-kullë në fshatin Kokodë të Pukës që fatkeqësisht sot përbën ekzemplarin e vetëm të këtij tipi banese në Shqipëri Në Shqipërinë e Veriut deri para disa viteve ruheshin tre banesa të quajtura kulla me
karakoll. Karakolli ishte një ndërtim një kat më i lartë se ambientet e banimit me perimetër të vogël, i pajisur me frëngji dhe shërbente vetëm për mbrojtjen e banorëve të kësaj banese. Njëra prej këtyre banesave u përmbyt nga liqeni i Fierzës në fshatin Dardhë të Pukës. Tjetra në rrethin e Hasit do të rezistonte, por pa mundur të ekzistojë deri më sot.
E vetmja "dëshmi" e këtij lloji banese është në fshatin Kokdodë të Pukës. E braktisur nga banorët e saj që prej pesë vitesh dhe e harruar nga institucionet shtetërore, banesa-kullë është në prag të shkatërrimit total edhe se çatia është tepër e dëmtuar. E ndërtuar në mesin e vitit 1800 ajo dallon tipologjikisht nga gjithë banesat-kullë të krahinës. Ndërsa interesi ndaj saj shtohet edhe nga mjeshtëria dhe mentaliteti i gdhendjeve të shenjave në gurët e qosheve të kësaj banese, të cilat ruajnë kode të lashta të jetës së banorëve të krahinës. Kode që koha në shumicën e rasteve i ka zhdukur si shpagim edhe për indiferencën e njerëzve që duhet të mbajnë përgjegjësi për "humbjen".
Dera e 1800 e kishës së Arst-Miliskaut
Në gusht të vitit 2008 u evidentua, se pranë kishës së Arst-Miliskaut në Rrethin e Pukës,ruhet një derë druri e gdhendur e viteve 1800. Dera u gjet e përmbusur në baltë e rrezikuar që nga kalbja të shkatërrohej plotësishtë. Dera ka qenë e kishës që në fillimet e viteve 1800, dhe është rivendosur edhe pas riparimeve që i janë bërë ngrehinës disa herë gjatë shekujve të fundit. Ajo paraqet mjaft interes për traditën e dekoracionit arkitektonik të faltoreve të lashta dhe të kishave në Shqipërinë e Veriut. Në vendin tonë ruhen vetëm dy dyer të objekteve fetare të kësaj periudhe. Në pjesën e sipërme, dera ka një diell me rreze, i cili haset shpesh në gdhendje me gur, qëndisje, në veshjet me endje tradicionale popullore shqiptare. Ky është një motiv shumë i vjetër në Ballkan. Ai është shumë i ngjashëm me atë të Mbretit të Maqedonisë, Filipi II.
Dera e kishës së Arst Miliskaut ruan edhe gdhendje të lehta me motive gjeometrike, të cilat janë modele të punuara tradicionalisht në gdhendjet e furkave, djepave dhe orendive të tjera në vendin tonë.
"Rikonstruksioni grafik i këtyre tre elementeve, të derës, dy shenjtorëte gdhendur në gur, si dhe të simboleve të tjera të gdhendura gjithashtu në gurë na rezulton si një 'ikonostas' me shumë interes, në të cilin paraqiten objekte përfaqësuese pagane dhe të krishterimit katolik.
Kisha e Zojës Shna Prende
Në fshatin Kryezi është kisha shumë e vjetër e Zojës Shna Prende. Popullsia e krahinës ruan një respekt dhe besim të thellë për këtë shenjtore të Krishtërimit. Është kishë me besim të fortë dhe që është bërë shpëtim për shumë njerëz dhe në shumë breza. Për këtë kishë ruhen dhe tregohen dhe gojëdhëna, që janë jehonë dhe besim i lashtësisë së saj. Të moshuarit mbajnë mend, por dhe tradita ruan kujtesën, se tek kjo kishë vinin vizitorë të shumtë në ditën që i kushtohet kësaj Zoje Shnjëtore. Disa thonë se këtu mblidheshin besimtar katolik dhe me besim mysliman dhe luteshin, kryesisht gra që kishin probleme që të lindnin dhe të ju jetonin fëmijët.
Në vitin 1967, kisha u mbyll dhe pas pak kohe ajo u rrenua, sa edhe themelet u punuan me traktor, u prenë lisat e medhenjë dhe të moçem, gurët e mureve u shpërndanë. Është fat se dikush nga besimtarët ruajti dy qoshe guri të gdhendur të derës, njëra me Kryqin dhe tjerta me shenjën e lashtë të praktikuar nga krishterimi në formën X, germë që perkon me germën e parë të mbiemrit të Jezu Krishtit (Xristo).
Në verën e vitit 2008 filloi puna për rindërtimin e kësaj kishe të vogel, por e madhe nga shenjtërimi.
Nga viti 1932 kemi një shenim nga At Gjon Karma, për këtë kishë: "Në lagje Gegaj gjindet Kisha e Shna Prendes, me nji lter të herëshem, rrethhue me lisa të naltë e të moçëm. Për Festë të kësajë Shejtneshë ndezin qira' e bajnë edhe darken për miqësi." Shenjtorët e gdhendur në gur, Shën Nikolla dhe hyjnesha shenjtore e pjellorisë Në kishën e lashtë të Arst-Miliskaut në Rrethin e Pukës ruhen dy ikona të vje tra të gdhendura në gur. Gdhendjet e hershme me subjekt fetar dolën në dritë gjatë rindërtimit të kishës, e cila sot njihet me emrin Kisha e Shëngjonit. Dy ikonat të cilat mendohet se përfaqësojnë figurën e Shën Nikollës dhe të një Shenjtoreje-Hyjneshë, janë të gdhendura në gur me modelin tradicional të punimit të drurit. Sipas studiuesit Jaho Brahaj, specialist në Qendrën e Regjistrimit të Pasurive Kulturore, ikonat paraqesin dy shenjtorë të
periudhës, kur ende nuk ishin kristalizuar rregullat e pasqyrimit të tyre me aeurolë (brerore). Ruajtja e këtyre dy figurave të lashta religjioze në gur është rast i veçantë, por kjo shpjegohet me kushtet dhe rrethanat historike dhe të pozicionit gjeografik të kishës në fjalë. Sipas Brahajt, kisha ndodhet në një fshat i cili nuk është në një pozicion të favorshëm, asnjëherë nuk arriti të marrë titullin famulli, pra asnjëherë ajo nuk pati një
prift në krye të saj. "Mbahej meshë, ceremoni fetare vetëm në ditën kur vinte pajtori ose në ndonjë rast kur kishte mundësi të vinte prifti për ceremoni varrimi. Nga dokumentacioni që njohim, kjo kishë ka ndërruar të paktën tri herë emrin. Në fillim të shekullit XVII, na rezulton me emrin Kisha e Shna Prendes, në fund të këtij shekulli me Kisha e Shën Nikollit, ndërsa sot ajo i kushtohet Shën Gjonit", tregon studiuesi.
Figurën e Shën Nikollës dhe të një Shenjtoreje-Hyjneshë, janë të gdhendura në gur me modelin tradicional të punimit të drurit. Sipas studiuesit Jaho Brahaj, specialist në Qendrën e Regjistrimit të Pasurive Kulturore, ikonat paraqesin dy shenjtorë të periudhës, kur ende nuk ishin kristalizuar rregullat e pasqyrimit të tyre me aeurolë (brerore). Ruajtja e këtyre dy figurave të lashta religjioze në gur është rast i veçantë, por kjo shpjegohet me kushtet dhe rrethanat historike dhe të pozicionit gjeografik të kishës në fjalë. Sipas Brahajt, kisha ndodhet në një fshat i cili nuk është në një pozicion të favorshëm, asnjëherë nuk arriti të marrë titullin famulli, pra asnjëherë ajo nuk pati një prift në krye të saj. "Mbahej meshë, ceremoni fetare vetëm në ditën kur vinte pajtori ose në ndonjë rast kur kishte mundësi të vinte prifti për ceremoni varrimi. Nga dokumentacioni që njohim, kjo kishë ka ndërruar të paktën tri herë emrin. Në fillim të shekullit XVII, na rezulton me emrin Kisha e Shna Prendes, në fund të këtij shekulli me
Kisha e Shën Nikollit, ndërsa sot ajo i kushtohet Shën Gjonit", tregon studiuesi.ky fakt sipas policisë, e shtrinë rrezen e kërkimit të autorëve në tre qytete....