2013-08-12

Zef Mulaj: Trungje të prera

Nga Flori Bruqi: 


Sintezat kimike të një lulzimit veror …

(Dr.Zef Mulaj)



Zef Mulaj u lind në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton, në Itali. Antare i leges botrore të poetve contemporen (world poets Society W.P.S.). Antar i lidhjes së shkrimtarve të Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.
Specialist në tosikologjin klinike e ambientale, në farmakovigjilence mjeksore. Ne kontrollin kimik të produkteve farmacutike, e lenden e pare. Eksperte në informatiken aplikative. Specializuar per nderhyrjet e shpejta mjeksore per kryqin e kuq internacional. Punon dhe kërkon zbulimin e substancave të reja farmakologjike naturale. Antare i shoqates se Fito-Terapis ne repupliken e italis, me qenender në universitetin Sienes Itali.





Ka një numër të madh Studimesh  dhe artikuj shkencor te publikuar në shumë revista shkencore…ngaFarmacia klinike  tek medikementet e reja etj.

Botime:


  • Memory-Roman.Shtepia botuese Filara Tirane, tetor 2012
  • Altri occhi all’orizonte poezi, shtepia botues “Simple” Macerata Itali 2012
  • Lulet e shpirtit Poezi shtepia botuese “Filara” Tiranë 2012
  • Merr per dore hijen time. Poezi,shtepia botuese Simple Macerata Itali , 2011
  • Imazh Roman,policesk shtepia botuese Weso Tiranë 2011
  • 880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009
  • Mjegullvarur mbi Ballkan, Tiranë, 2006 (Poezi)
  • Emri që lind diellin, Tiranë, 2004 (Poezi)

Me daten 23 mars, Diten Botrore te Poetve në qyetin Recanati, qyteti i poetit te madh e filozofit Xhakomo Leopardi, u organizua ne shkallë internacionale konkursi i poesisë i drejtuar nga poetesha italiane Novella Toregiani dhe presidente e shoqates Leopardian Komunity.

Pjesmarrja ishte nga gjithë regjionet e Italisë si dhe nga jasht saj. Mbasi u ben vizita gjithë diten në shtepinë e poetit Leopardi dhe bibliotekat e në tavernën e mrekullueshme, u organizua edhe një drekë e perbashket në këto ambjente antike me vlera të medha historike qe vizitohen nga gjithë bota.

Ne mbremje në salllen “Manja“ të Komunës së qytetit u ndan çmimet per konkursin e poezisë në Diten Botrore të Poetve.
                                    Kryetari i Komunës dhe personalitete të kulturës.

            Presidentja e shoqatës Novella Torregiani duke dorëzuar çmimin për dr. Zef Mulaj
                            
 Dr. Zefi, me titullin e dhënë në Diten Botërore te Poezisë  /Antar i nderit i shoqatës “Leopardian Comunity Itali”

Dhe shoqata organizuese kulturore e poetve “Leopardian Cpomunity” shpalli edhe kater poet dhe shkrimtare nga Italia si anterë nderi tĉ saj. Ne mes ketyre edhe doktori, poeti e shkrimtari nga Shqiperia me banim ne Itali Zef Mulaj, me motivacionin: “Arritje të larta në fushen e letersisë dhe te shkences me permasa europiane exelencë i diasporës internacionale”. Me pjesmarrjen e kryetarit te Komunes dhe personaliteteve të tjera te kultures të vendit, ne fund u organizua edhe një darkë në hotelin e bukur të qytetit të Recanatit.

Në Tiranë librin tjetër me poezi, “Lulet e shpirtit”. Ndërsa  një vit  më parë, po ne qytetin bregdetar  italian  Porto Recanati, paraqiti librin  “Merre  përdore hijen time”, i cili pati sukses edhe  në  Europë, pasi dhe u publikua  në katër gjuhë të këtij kontineti. Ndër të tjera, një kopje e këtij libri autori ia dhuroi  Presidentit të Republikës së Itaisë, Xh.Napolitano, i cili i dërgoi një masazh falënderues. Gjithashtu, atë e mori Papa i Romës, Benedidikti i 16-të.

Pak vite më parë, Dr. Z. Mulaj publikoi një libër unik në llojin e vet, që lidhet me profesionin e vet farmacist dhe origjinën e tij. Aty ai përshkruan me kompentencë shkencore  bimësinë e rrallë mjekësorë të Alpeve të Shqipërisë, duke dhënë edhe vlarat e shumta kurative të tyre.

Ndërsa këto ditë,  nga Shtëpia  Botuese “Simple”, doli libri i tij më i ri, gjithashtu  në gjuhen italiane (“Altri occi all’ orizonte=Sy të tjerë në horizont”), i cili do të prurohet në vendbanimin e tij, Porto Recanati, më datën 22  gusht 2012.

Kjo libër u botua nën kujdesin e poetes së njohur   italiane, Novella Toregiani, e cila ka bërë aty edhe një shënim vledrësues për të. Ndësr të tjera, ajo shprehet:

Edhe poeti Zef Mulaj po len  xibaldone, si poeti ynë i madh e filozofi,  Xhakomo Leopardi. Temat  që trajtohen në poezitë e vëllimit janë të ndryshme, duke prekur  gjithë jetën e shoqëërisë së sotme, nëpërmjet fjalës poetike, si: dashuria, admirimi i madh për femrën dhe respektin ndaj saj, për natyrën dhe bukuritë e saj. Një  nga temat  më të trajtuera   në këtë libër janë  problemet shoqërore,  të cilat poeti Zef Mulaj i ndien në mënyrë të thellë. Kam kënaqësi të madhe, që kam rastin të jem rensionuese e këtij libri poetik”.



                                       Kopertinat e librit

Gjithashtu,  poeti dhe shkrimtari  i njohur  italian, Adriano Accorsi, në parathënjen e tij në këtë libër thotë, në mes të tjerave:

Sy të tjerë në horizont”, botuar nga “Simple  macerata”, është libri  më i ri i poetit Zef  Mulaj, cili konfirmon jo vetëm  individualitetin, por është edhe një poet i vlerave  tëkonsiderueshme. 400 poezi- haiku në libër rrjedhin natyrshëm në venat,  zemrën dhe mendjen e këtij poeti  dhe dëshmojnë për   një sfond  të shquar të tij kulturor. Haiku i Zef Mulajt, që respekton  simetrikën  klasike: 5-7-5 të tre vargjeve, është haiku modern, i një njeriu e autori të ushqyer në kulturën perëndimore dhe me ndjeshmëri të veçantë; atëherë, ajo është shpesh më shumë racionale se intuitive. Ja se si e shkrehë ai dashurinë, që i jep forcë për të kapërcyer të gjitha dhimbjet: “goja jote e ëmbël, / tani kam pi buzet tua / edhe dhimbjen”.
Pra,  ështe poet i   i njohur Zef  Mulaj dhe  me fjalen e tij kapë  pikerisht  atë çast të  të kohës, të cilin e kthen në art për njerëzimin”.
Për lexuesit dhamë pak mendime, që kanë shprehur poetë italianë për këtë libër, të cilët dëshmojnë qartazi vlerat e këtij vëllimi të ri poetik. Me këtë rast, e urojmë nga zemra Dr. Zef Mulaj për këtë botim të ri, duke i dëshiruar arritje në profesionin e tij, krijimtari sa më të frytshme dhe lumturi në familje!


****
Në Ditën e Republikës Italiane, Presidenti Giorgio Napolitano vizitoi shtëpinë e poetit të madh italian, Xhakomo Leopardi në qytetin Rekanati, si dhe Qendrën Botërore të Poezisë, po në atë qytet. Ai u prit ngrohtësisht nga populli i Rajonit Marke, si dhe nga mjaft emigrantë, ndër të cilët kishte shqiptarë. Me këtë rast, shoqata të ndryshme artistike e letrare, ndër to edhe “Leopardian Comunity Coro a Piu Voci”, i dorëzuan atij dhurata të shumta simbolike. Njëri nga anëtarët e kësaj shoqate është edhe  poeti emigrant shqiptar, Dr. Zef Mulaj. Në shenjë nderimi e respekti për Presidentin Napolitano, i cili ka bërë dhe bën shumë në mbështetje të emigrantëve nga vende të ndryshme të botës, në këtë shtet të madh e demokratik europian, ai i dhuroi atij, me një shënim dashamirës, librin e tij me poezi, “Prendi per mano la mia ombre”(Merre përdore hijen time). Ai është botuar në katër gjuhë, pra dhe shqip e italisht.

Nuk kaluan vetëm pak ditë dhe në adresë të Dr.Zef Mulaj erdhi një lajm i befasishëm, jo i zakonshëm dhe mjaft i bukur e mbresëlënës. Kështu, nga Carlo Guelfi, në zyrën e sekretarisë së Presidentit të Republikës së Italisë, Napolitano, ai mori një mesazh përshëndetës e falënderues për librin-dhuratë të tij. Në të dëshmohet se librin e dhuruar, nga Dr. Zef Mulaj, e ka marrë Presidenti Napolitano dhe ai dëshmon për  nderimin e respektin ndaj kryetarit të shtetit italian. Gjithashtu, po aty, thuhet se Presidneti Napolitano e ka ngarkuar atë  t’i trasmetojë  atij përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të mira për punë të mbarë, gjë për të cilën bashkohet edhe ai, me shumë dëshirë.

Ashtu si më parë, por dhe të nxitur nga fakti që përmendëm më lart, disa gazeta rajonale italiane kanë shkruar për librat e publikuar nga Dr. Zef Mulaj, si në poezi, por edhe në fushën e tij të farmaceutikës, siç është ai për bimët mjekësore në Alpet e Shqipërisë. Gjithashtu, kanë treguar për pjesëmarrjen e tij në veprimtari të ndryshme letrare, në rajonin ku ai banon. Gazeta të tilla janë: “Resto del Carlino”(5 qershor 2012), “Coriere Adriatica” (7 qershor 2012) etj.

Në mënyrë të veçantë, mesazhi i ardhur nga  Presidenti i Republikës së Italisë, Napolitano, por dhe publikimet e ndryshme në shtypin rajonal italian, e kanë nxitur Dr. Zef Mulaj që t’i përkushtohet më tepër profesionit të farmaceutikës, si dhe pasionit për studime në fushën e tij dhe për të shkruar poezi sa më të bukura.

Lulet e egra të kaosit në poezinë e Zef Mulajt
Ndoshta nuk kam kujtesë të mjaftueshme, por mendoj se është hera e parë që ndesh në poezi togfjalëshin “lulet e egra”. Në urtësinë shqiptare, sidomos në urtësinë malësore lulet e egra simbolizojnë djerrën, braktisjen, lënien shkret të truallit.
Për më tepër, në poezinë e Zef Mulajt kjo është braktisje e varreve të të parëve, lënie e tyre në prani të florës së egër dhe të faunës së egër, pra është një braktisje fatale me rreze veprimi të shtrirë sa në të ardhmen aq edhe në të shkuarën.
  
Lulet e egra të këtyre poezive janë lule të kaosit të shkaktuar prej mallit dhe prej vetmisë. Malli rëndom është ndjenjë e përftuar nga largësia në kohë ose në hapësirë, siç është malli për një moshë të tillë si fëmijëria, malli për të dashurën e dikurshme, malli për atdheun. Në poezinë e Zef Mulajt vendin më të madh e zë malli për atdheun, një ndjenjë kjo e përftuar në mënyrë të dyfishtë, sa nga largësia në hapësirë, aq edhe nga largësia në kohë. Dhe ky mall përjetohet në vetmi, përjetohet në zbrazëtinë e njeriut në botën e huaj, ku asgjë nuk ia zëvendëson atë që i mungon, ku njeriu ndjehet fantazmë e vetvetes.
Dhe duke u vënë në kërkim të atdheut, në kërkim të së shkuarës, ai tragjikisht e kupton se është vënë në kërkim të vetvetes. Kjo ndihet ndoshta më shumë se kudo në poezinë “Varre të tretura”: “Jam duke filmuar këto male/ Atje lart në qiell/ Me kamerën e shpirti të tretur/ Atje mbi gurë/ Mbi sytë dielli është ulur/ Në këto udhë më fton/ Të eci përsëri aty poshtë/ Rrëzë malit me aha/ Rrethuar si ushtarë/ Një copë tokë kryqa të rrëzuar/ Si një fund lufte askush s’ka mbetë/ Vetëm varret pa emra të njerëzve/ Ku janë tretë .. i pashë/ U treta edhe unë/ M’u duk sikur kam vdekë/ Ku shpirtrat e njerëzve midis këtyre maleve/ Vetëm kanë mbetë/ Vetëm bar shoh e gur me lëmyshk/ Ikën të trembur njerëzit, të trembur/ Harruan këtu kockat e të parëve tanë/ E lanë hënën e rrëzuar mbi aha duke qajtë/ E zogjtë cicërojnë/ Duke grithur me sqep kryqat mbi tokë/ Në rrënjët e lisave kocka njerëzish/ Më dalin para fytyra ulurima si gjamë..”
Poezia është një pasqyrë e cila e bën të bukur atë që është rrënuar, shkruante dikur poeti Percy Bysshe Shelley. Kur është fjala tek realiteti të cilin e pasqyron poezia e Zef Mulajt, atëherë poetit nuk i mbetet mjet tjetër përveç kaosit metaforik, prej nga ta rilindë një realitet nga rrënojat e tij, ta ribëjë nga ajo çka ka mbetur prej tij. Është një aventurë që mund ta përmbushë vetëm poezia: “Ti kam prekur damarët e gjatë/ të prerë …/ I gjeta rrjedhjet e tyre nga shkojnë dhe vinë./ Ti lypa sytë/ ndezur të kishin mbetë./ Ta lypa koken, nuk të kishte tretë …./ Ta lypa gjuhën/ në çdo thërrime të dheut të kishte mbetë./ Ta lypa zemrën, gjallë ishte me të vertetë./ Ti kërkova zërat e njerëzve,/ ngrirë në muret e kalave/ të kishin mbetë….”.
Këto vargje nga poezia e “Anatomia e atdheut tim” e shprehin ndoshta më haptas se kudo tjetër frymën baladike të poezive të Zef Mulajt, të sjellë tashmë prej tij në një konceptim krejtësisht modern dhe origjinal. Është kjo fryma e eposit legjendar shqiptar, është fryma e gjëmave karakteristike të veriut shqiptar, e cila nuk mund të kuptohet pa atë teatër tragjik të kaosit, të makthit, të lektisjes së dëshpëruar për të shpëtuar nga ngurosja lëndën ende të gjallë të jetes së atdheut tënd, për ta rikthyer në jetë edhe atë pjesë mbi të cilën trashet korja e ftohur e lavës së vdekjes.
Kjo bën që poezitë e Zef Mulajt të jenë një bukuri tronditëse, një bukuri që e ndryshon realitetin duke mos u pajtuar me realitetin.
Siç thotë në një nga poezitë e tij, poeti është bir i një kohe shtatzënë me heshtjen. Dhe kjo e bën të pazëvendësueshëm misionin e tij për të qenë zëri i saj.(S.Buqpapaj).
Vepra e Zef Mulajt “Jetë e thyer” vijëzon në embrionin e vet të gjitha ngrehinat e jetës në kohën e një thyerje të madhe siç ishte koha e diktaturës në Shqipërinë komuniste. Titulli i veprës përkon me realitetin duke u shndërruar në metaforë artistike, që mëton t’i ravijëzojë të gjitha krajatat e saj Kjo sintagmë tashmë burimin e vet e ka në biografinë e shkrimtarit të rrëfyer nëpërmes kryepersonazhit të romanit. Pra autori është realiteti i asaj kohe, ndërsa kryepersonazhi, Leka, i veprës “Jetë e thyer” të Zef Mulajt, është pasqyrimi artistik e letrar i asaj kohe. Gërshetimi i këtyre këndeve rrëfimorë janë bashkëdyzim letrar dhe ngjizën artistikisht në vepër. Andaj gërshetimet e tilla shpesh zbresin thellë në realitetin, sepse autori këtë e bën duke vijëzuar figurat politike të Partisë e të shtetit, të cilat ishin faktorët kryesorë të thyerjes, e pse jo, edhe të përmbysjes së asaj jete.

Rrugëtimi i kryepersonazhit, Leka, që në realitet është vet autori i veprës, ndërmjetëson në të gjitha poret e jetës së asaj kohe historike, e cila mori emrin e vetë si epoka e monizmit dhe e diktaturës së socializmit në Shqipëri. Emërtimi i tillë nuk është i dhunshëm në vepër, sepse përshkruan të gjitha katrahurat e saj, madje ato të përjetuara nga Leka, kryepersonazh. Dhe rrëfimi në të nuk bëhet në mënyrë të improvizuar, madje as të trilluar, por përkon me të gjitha frytet e asaj kohe, e cila kishte të mbjellat dhe të korrat e veta. Nëpër rrathët e tillë marshon Leka, i cili përjeton dhe shijon të gjitha frytet e kohës së Shqipërisë moniste e diktatoriale. Dhe këtë ai e përjeton që nga koha e fëmijërisë së tij e deri në kohën e pjekurisë, madje edhe më vonë. Forma e rrëfimit në vepër krearohet nëpërmes të formës rrëfimtare, e cila deri diku ka elemente të një ditari të jetës, apo të një romani artistik të shkruar në formë ditari. Por këtë, autori Zef Mulaj, nuk e trason sepse, më përjashtim ndonjëherë, nuk i shënon ditët, madje as datat, muajt e vitet, edhe pse kjo mund të kuptohet nga lexuesi, i cili ishte përjetues i tyre, por edhe lexuesi tjetër.
Kështu në qendër të veprës frymojnë të gjitha qelizat dhe indet artistike, e pse jo edhe reale të asaj kohe gjysmë shekullore në Shqipëri, e që udhëhiqej nga Partia Komuniste e Shqipërisë, më vonë nga PPSH, e cila ishte jo vetëm kreatore, por edhe ekzekutuese dhe vepruese. Dhe nëpër këto rënie e ngritje, nëpër këto sundime e maltretime kalon edhe Leka me të gjitha personazhet e veprës “Jetë e thyer” të autorit Zef Mulaj.
Ky është romani i dytë i këtij autori që në këtë mënyrë pasqyron jetën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë diktatoriale, moniste dhe komuniste. Një gamë të kësaj jete ky autor e paraqet edhe në romanin e tij “Imazh”, edhe pse këtu pasqyrohet jeta e kohës së tranzicionit të Shqipërisë. Por lidhja e këtyre dy hallkave në një formë ose tjetër mishërohen lehtas, duke e plotësuar njëra tjetrën mirë, por edhe me sukses.
Paraqitja e tërë egërsisë, madje edhe e veprimit të komunizmit shqiptar, e pse jo edhe stalinist, nga pena e shkrimtarit Mulaj, bëhet dendur dhe tepër realisht. Kjo shihet mirë nëpër disa episode në vepër, të cilat janë madje edhe nyjëtime kyçe, sepse bartin tërë bagazhin e veprimit dramatik të strukturimit letrar e artistik të veprës. Njëri ndër momentet e tilla është rasti i kongolezit të zi, i cili kishte ardhur për t’u kalitur me ideologji dhe patriotizëm komunist në Shqipërinë diktatoriale e moniste. Me të njëjtën peshë janë edhe momentet e ankesave të Lekës në instancat e larta të komiteteve politike të Partisë për të vazhduar shkollimin, duke filluar nga ato lokale, të rretheve e deri tek ato qendrore në Tiranë. Shfaqja e kësaj diktature dhe egërsia e saj është e pamëshirshme dhe është centraliste sepse dirigjohet nga një pozitë e cila gjithmonë është syhapur, është “vigjilente” dhe orientuese e të gjitha “të mirave” të popullit. Në pasurinë e popullit, autori Zef Mulaj, paraqet edhe bukuritë e peizazhit të mrekullueshëm të Malësisë, vendlindjes së tij dhe malësorëve, e cila është një pjesë që është ruajtur e tillë nëpër të gjitha poret e shekujve të historisë kombëtare. Andaj edhe flladi, dashuria, uji i kulluar, ajri i pastër dhe pyjet e pasura me bimë të njohura dhe mjekësore e që janë shëruese, e bëjnë këtë pjesë interesante dhe tejet tërheqëse për lexuesin, por edhe për vizitorin. Leka i romanit dhe autori Mulaj i realitetit objektiv, janë pasqyrimet me reale të kësaj ane dhe të atij realiteti në Shqipërinë e kohës së komunizmit dhe diktaturës së saj që ishte unikate e këtij sistemi në rruzullin tokësor.
Vazhdimi i shkollimit të Lekës është një dritare interesante e kësaj vepre. Sipas normave, ligjeve dhe urdhrave të diktaturës askush nuk mund të shkollohej pa lejen e Partisë dhe të pushtetin. E njëjta gjë i ndodh edhe Lekës si personazh, por mbase, edhe Zef Mulajt si autor i veprës. Ky kombinim është një dritare nëpër të cilën depërtojnë këto reflektime që janë shëmtia e një kohe në Shqipëri. Duke u përvijuar nëpër këto stade dhe nivele pasqyrohet zhvillimi, edukimi, madje edhe shkollimi në atë kohë. Caktimi i shkollarëve bëhej nga lartë sipas pikëpamjeve dhe përshtatshmërisë politike e ideologjike, e jo sipas dëshirës apo aftësisë së të rinjve për dije, arsimim dhe shkollim.

Mbi kurrizin e Lekës bien të gjitha insinuatat që janë aq të pakuptimta sa që njeriu normal as që mund t’i imagjinojë. Rruga e shkollimit të tij është rruga e gjarpinjve, sepse për të shkuar dhe për t’u ulur në bankat e shkollave dhe të fakulteteve në Shqipëri duhej kaluar kjo rrugë. E Leka është i detyruar ta bëjë këtë marshim, i cili ishte tepër i vështirë dhe i paarritshëm për të. Por qëllimi, synimi dhe puna e tij më në fund është triumfuese dhe arritje në cakun e dëshiruar.
Edhe shkuarja në shërbimin ushtarak është një episod tjetër i pasqyrimit të anomalitetit të pushtetit monist e diktatorial të Shqipërisë së asaj kohe. Ushtria, zboret, ushtrimet ushtarake e të tjera janë aq tragjike sa që njeriu i sotëm mund vetëm t’i imagjinojë dhe kurrë të mos i besojë se ishin realitet i udhëheqjes gjysmëshekullore shqiptare. Dukuritë e tilla e bëjnë këtë vepër tejet interesante, madje edhe të dobishme për ta paraqitur këtë segment të pushtetit antipopullor të kohës.

Vepra “Jetë e thyer” e Zef Mulajt ka në strukturimin e vet një gjuhë të pasur në suazat e normës letrare, e cila është tepër e begatshme. Këtë e bën ky autor, i cili e njeh mirë të folmen e vendlindjes së vet, e cila ka begati. Norma letrare veç sa ia shton vlerën kësaj vepre.
(H. Haxhosaj).
Shikuar në tërësinë e saj kjo vepër e Zef Mulajt qëndron suksesshëm në mesin e veprave të shkruara me këtë tematikë pas përmbysjes së diktaturës në Shqipëri. Mbase ajo ka elemente jo vetëm kronike e historike të kohës, por suksesshëm mund të jetë edhe “memory” e roman autobiografik në formë të ditarit me norma dhe koncepcione të tjera dhe më të avancuara.
Portretizimi i personazheve, ngjarjeve dhe sidomos i peizazhit të kohës janë nyjëtime të suksesshme të kësaj vepre në prozë.
Ka edhe elemente të tjera që e shtojnë begatinë e kësaj vepre, e cila është një pasuri e paraqitjes dhe pasqyrimit artistik i asaj “ memory e jete të thyer”.


Fytyrë si qelqi
Trupin si kolona
Cromatografis separarse
Në sintezat kimike
Precipiton koha.Pin akullin dimëror
Në livadhet e ngrira
Në fije bari të mbetura
Çukisin zogjtë
Lulzimin veror.

Ëndrrat
Precipitojnë
Si në kolonat
Cromatografis separarse.
Sintezë mbijetese
Pikon… pikon pikon
Misteri në fytyrat e ftohta
Si qelqi.
Fillim shekulli……..



Sot 100 vjet më parë, në Londër, do të vendosej padrejtësia më e madhe historike kundër shqiptarëve.
(29 korrik 1913)

Trungje të prera,
hije brënda kullave,
mure të shkruara
në sy të heshtur,
trungje mbi kocka e fytyra.
Anatomia e atdheut tim
në tavolinat e Europës
harta me sy të verbër.
Le të digjen yjet
deri sa në trungje
të mbin fidane të reja,
Aty ku flitet shqipja
aty ështe atdheu im.
Mbetem gjithmon
duke grumbulluar
kockat tona…
Ky do jete i joni integrim!




Mbi fytyrën e gurëve



E shkruam tregimin
Mbetun përgjysëm
Diku larg syve të dashurisë.
Burgosur në mendimin e frikshëm
Rreth flakës që
Marrin  majat e  shtigjeve
Të mendimit njerëzor,
Në kufirin e kohës
Përplasur me fytyrën e gurit
Krahët e ahishtes alpine.
Mbi trungjet e lisave të djegur
Shkruam tregimin
Mori flakë pylli i ahave
Shekullore e malet u bën lumej
Pene thëngjinjet e drurëve.

Mbi fytyrën e gurëve
Tregimi…

Une dhe ti

Shohim njëri tjetrin
Në heshtje.
Nuk njihemi e gjuhë
Të ndryshme flasim.
Njëri tjetrit emrin
Ja dime…
Nga të tjeret i mësuam
Duke na thirrur
O të huaj !!!!

Në bar

Në gjuhen e tijë
Gazeten lexoj…
Shikon.
Një fjale nuk thotë
Në heshtje rrin.
Një fjale nga gjuha ime
Nuk e din.
Të ndryshem jemi
Per atë nuk vlej..
Edhe pse gazeten
në gjuhen e tije
çdo ditë e lexoj…

Heshtja varri i zërit

Zëri dhe heshtja
Janë lidhur në fytin e reve
Të brdha të zeza të fryra
Atje e kudo…….
Heshtja dhe zëri si elektone
në bërthamen e reve
I sillen botes në ekuilibrin
e dites dhe natës.
Zëri ndezë heshtjen
atje ku ndeshen majet e reve,
Shkrepetin.
Heshtja varri I zerit….

Arben Llalla: Doli në qarkullim libri : Demografia e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut

Doli në qarkullim këto ditë libri : Demografia e Viseve Shqiptar në Greqinë e Veriut (Maqedoninë greke dhe Trakia greke) e historianit Arben P. Llalla. Pas një pune disa vjeçare studiuesi Arben Llalla ka sjell të dhëna për demografinë e fshatrave shqiptar në Greqinë e Veriut duke sjellë të dhëna shkencore se deri në vitin 1913, ku edhe filloj shpërngulja e madhe e shqiptarëve që jetonin në Greqinë e sotme ka patur rreth 90 vendbanime ku jetonin shqiptarët me etnitë e tjera. Sot nga të dhënat që na ofron libri dalin se në rreth 42 fshatra flitet ende gjuha shqipe. Autori më shumë në këto të dhëna është mbështetur në statistikat që janë bërë nga të huajt nga viti 1840 e deri më sot. Për nga lloji libri Demografia e Viseve Shqiptar në Greqinë e Veriut është i pari që botohet nga një autor shqiptar. Në fund të librit Arben Llalla sjell tabelat me emrat e vjetra të fshatrave si dhe emrat e sotëm edhe dy harta Etnografike duke ja lehtësuar lexuesve se për cilat vise bëhet fjalë ku kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët ende në Greqi. Libri shoqërohet edhe me shumë fotografi të vjetra nga jeta e shqiptarëve në këto vendbanime. Autori vetë i ka shkelur shumicat e fshatrave për të cilat shkruan para disa viteve. Libri flet vetëm për fshatrat që janë rreth kufirit të Greqisë me pjesën juglindje të Shqipërisë, Maqedoninë, Bullgarinë dhe Turqinë. Ndër të tjera historiani Arben Llalla shkruan:



Qëllimi ynë kryesor është që të njohim demografinë e fshatrave shqiptar në Maqedoninë e Egjeut dhe të Trakisë greke, duke përjashtuar fshatrat shqiptar në krahinën e Çamërisë dhe në ato vendbanime ku banojnë arvanitasit. Në këtë libër do të sjellim të dhëna shkencore në bazë të statistikave të udhërrëfyesve të huaj të shek. XIX dhe XX, për banorët, etnitetin dhe besimin fetarë të fshatrave ku shqiptarët kanë jetuar dhe jetojnë me popullsitë e tjera. Një pjesë të këtyre qyteteve dhe fshatrave i kam vizituar gjatë viteve 1991-2004, kur kam jetuar në Greqi. Kam takuar grekë me origjinë shqiptare me të cilët kuvendoja shqip. Prej tyre, mësova shumë gjëra interesante rreth jetës, këngëve, traditave dhe riteve të ndryshme që bëjnë të ruhen vlerat shpirtërore të një populli.

Në përfundim kam nxjerr se deri në vitin 1913 në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, të cilat 22 ishin në prefekturën e Kosturit, 23 ne prefekturën e Follorinës, 5 në prefekturën e Dhramës, 3 në Ksanthi etj. Gjatë luftërave Ballkanike dhe e luftës së Parë Botërore popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përball shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyruar të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundët të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek mbetën brenda territorit të shtetit grek që dalëngadalë do të asimiloheshin ndër vite.

Sot, pas 100 vitesh, pra më 2013 në Greqinë e Veriut gjuha shqipe flitet në 42 fshatra, prej të cilat 7 ndodhen në prefekturën e Follorinës, 19 ndodhen në prefekturën e Evros, 3 në Selanik, 5 në Serres, 4 në Ksanthi, etj.

Lexuesi në këtë libër do gjejë tabelat me të dhëna shkencore për emrat e fshatrave si janë quajtur deri në vitin 1928, emrat e rinj, numrin e banorëve sot si dhe një hartë Etnografike ku ndodheshin dhe ndodhen sot fshatrat ku është folur dhe flitet ende gjuha shqipe.

Kohën që jam marrë për të shkruar këtë libër ka qenë shumë e vështirë për mua duke pasur parasysh vendin dhe vitet ku jetojmë. Megjithatë edhe në kushte të vështira mendoj se kam sjellë për lexuesit një libër që do t’u shërbejë për të njohur demografinë e fshatrave shqiptar në Maqedoninë e Egjeut dhe Trakinë greke. Shpeshherë këtyre fshatrave përveç se u janë ndërruar emrat, disa herë ju ndërrohen edhe kufijtë bashkiak apo komunal. Besoj se këto ndërrime të shpeshta janë bërë për të çorientuar studiuesit që merren me studime rreth demografisë së fshatrave në Greqi, por edhe banorët që në thellësi të shpirtit të tyre ndihen me kombësi jo-greke, të mos jenë të grupuar në masë të madhe. Jam munduar të jem sa më objektiv për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën e këtyre fshatrave dhe banorëve të tyre, atë të vërtetë që të gjithë ne dëshirojmë ta dëgjojmë, ta shohim e ta prekim, por e vërteta rrallë herë pranohet ashtu siç është sepse ajo mund të na duket e hidhur dhe të kundërshtojë interesat tona të ngushta kalimtare. Për të nxjerr nga pluhuri i harresës disa fakte, disa të dhëna që na bëjnë të mësojmë ku kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit që në venat e tyre kanë gjak shqiptari, po ç’ka se për interesa ekonomike dhe nga presionet e ndryshme janë deklaruar prej shumë vitesh qytetar të një kombësie tjetër. E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasish na ofron…



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...