2013-08-17

Nga Flori Bruqi: Amanet ora me shqiponjë


Studiuesi,gazetari,poeti,shkrimtari Zef Pergega është një emër i nderuar i dasporës shqiptare i cili me studimet  e shumta na bën përshtypje të jashtëzakonshme .Shkrimet  në librat e tij   që kam pas fat ti lexojë  shprehin botën e brendshme të një  studiuesi i cili ndien dhembje për Shqipërinë,Kosovën,Kosovën Lindore ,Malësinë e Madhe,Iliridën ,...për  lypsarët, gëzimin dhe   fatin e  tyre ,për atdhetarët  e  tij të dashur,...për lidhjen e tij  të ngushtë me vendin e largët tek i cili i shkon mendja vazhdimisht dhe shpresë për kthim sa më të shpejtë atje ku e ka kaluar fëmijërinë e hershme, rininë dhe një pjesë të pjekurisë së tij, deri atëherë kur ka shkuar në vendin e demokracisë/në Amerikën e largët /…

I tillë është në çdo varg, në çdo poezi, në prozë , publicistikë dhe në aktivitete të shumta të cilat ai i bën pa rreshtur dhe pa u lodhur fare duke shkruar për fytyrat më të ndritura të kombit tonë...

Në këtë kontekst /kur shkruan për Kosovën/na e përkujton edhe Bajronit e madh e cila dikur përpiqej për Shqipërinë dhe çlirimin e saj nga pushtuesi otoman.Çdo veprimtari e tij ka lidhje të ngushtë me fatin e vendit dhe popullit të tij, ndaj është i angazhuar përherë në një drejtim të caktuar nga i cili nuk ka të ndarë.

Populli shqiptar (posaqërisht  ai Republikës së Kosovës në veçanti)ka shumë borgj Z.Pergegës ... i cili shkriu gjithçka rreth kauzës së vetme që Kosova të jetë e lirë ,ndaj kemi respekt të pakursyer dhe ushqejmë simpati të pashterrshme për të,për ato që ka bër ky burr i madh i kombit për Kosovën,martirët dhe lidëret e sajë....

....Këto ditë në Tiranë doli nga shtypi libri  i 16-të i publicistit të mirënjohur shqiptar Zef Pergegaj me titull "Kristale Dukagjini" një vështrim letrar kushtuar veprimtarisë poetike, letrare, edukuese, filozofike dhe atdhetare të Dom Prek Ndrevashes, themelues i kishës së parë katolike ne Detroit. Ai gjatë 10 vitëve në Romë bashkëpunoi shumë ngusht me studiuesit shqiptar Ernest Koliqin, Martin Camajn etj.

Dom Preka është nga Dukagjini dhe ne Itali si kapelan shpirtëror dhe si përfaqesues i Vatikanit pranë OKB-së në Gjenevë për programet e refugjatëve. Ai ndihmoi 14 mijë emigrantë qe kishin ikur nga mortaja komuniste, duke i pajisur me dokumenta stabilizimi në perendim.

Dom Prek Ndrevasha është edhe novelist poet dhe publicist shumë i talentuar. Vdiq në Shkodër me 2008 .Ai kishte mbaruar studimet universitare për arte të bukura në Wayne State Universiti ne Detroit.

Me Dom Preken me ka lidhur një dashuri e sinqertë dhe aspak formale. Pak pas vitëve 1980 vjen në Detroit prifti italian Jak Gardin, që kishte bërë 10 vjet burg në Shqipëri ( 1945-1955) Në kishën e Shën Palit u organizue një mbremje. Tek rrija mes tyre pashë së Dom Preka mbante një orë me shqiponjën dykrenare. Nuk e fsheha dëshiren për ta patur edhe unë një orë të tillë. I thashë Dom Prekës se kur të vinte në xhami ta merrte me vete At Jak Gardin. E mbajti fjalën dhe kur erdhi më solli edhe orën me shqiponjë, që e mbaj në dorë dhe e ruaj si kujtim të shtrenjtë edhe sot,shkruan studiuesi Zef Pergega.

Dy ditë pas vdekjës së diktatorit Hoxha u organizua në San-Françisko një sesion shkencor ndërkombëtar, kushtuar përsekutimit të klerit në Shqipëri.


Ai qëndoi gjithë jetën i lidhur fort pas lisit të moçëm të traditës dhe kulturës së lashtë kombëtare, duke i dhënë jetë nga talenti dhe shpirti i tij poetik e krijues. Dom Preka ishte dhe mbetet në kujtimet tona si drita e parimorit, gjykatësi i drejtë, mësuesi i dashurisë së vlerave njerëzore, shenja e parë, ku njom buzet falja dhe paqja, atdhetar flakadan me një nostalgji deri në dhimbje për vedlidjen Shqipërinë dhe Kosovën, të cilave u kushtoi vargje dhe krijimtari letrare.

“Ai kishte me qene letrari me i fuqishëm i brezit te tij!- ka thënë Ernest Koliqi.

Dom Preka krijimtarinë letrare e filloi herët, Ishin kontaket dhe diskutimet e tij të para me shokun e klasës së jezuiteve Martin Camajn dhe eliten intelektuale dhe fetare të qytetit të Shkodrës. 10 vjet në Itali, Dom Preka hyri e doli në dyert e revistës Shejzat siç futëshin fatosat e lirisë, të fesë dhe të fjalës shqipe. Koliqin e kishte një mik të ngushtë ndaj vdejken e tij e përshkoj në një elegji të gjatë me 105 vargje. Lajmi për ndarjen nga jeta të Ernest Koliqit e pikëlloi thellë meshtarin Ndrevashaj. Tërë qenien i’a mbuloi zia dhe dimer e kalur dimrit ndjeu shpirti i tij i ndjeshëm. Aq fort e deshi mësuesin dhe poetin e madh Koliqin sa Dom Preka i drejtohet me këto vargje:


…ku me e marr tash të mjerat/ Zemrat që të deshen/ Me hi në vorr me ty/


Ndrevasha e krahason Koliqin me një prijës drite që vdekja e tij ka pushue edhe pishtarin. Që buzë pranvere edhe pak kishte me kalue dimri i zi që e mori dhe si dimer me fytyra të vrara e pritën lajmin e kobshëm shqiptarët e mërgatës së Amerikës që kishin patur rastin ta takonin bashkë me kapidanin e Mirditës në kampet e Italisë. Dom Preka e therrët Koliqin të ndalet, duke e cilësuar si mbretin e kangjellave, që nëpër lami të hovit krijues dhe për gjuhën e të parëve në trojet tona i dha vrull atdhedashurie.

/Ndalu e prijna, nëpër shtigje drite/ Ta lyp këtë nder Shqipëria/

Dom Preka botoi tek Shejzat krijimtari letrare. Ja si shprehet Karl Gurakuqi, gjuhëtari i shkëlqyer shqiptar. “Kur kam lëxuar për herë të parë novelen “Mbishaenat” të këtij shkrimtari të ri, kam marrë në shënim fjalet e rralla dhe mënyrën e të shprehurit, që janë krejt shqip. Eshtë gjuha e pastër e maleve tona, është fjala për talentin dhe penen e meshtarit tonë Dom P. Ndrevashaj, që vazhdon me novelen e tij “Bruti i Helmuar” Ai si bir malesh e ka thith në rrethin familjar më shokë e miq…”
Tek Shejzat Ndrevashaj botoi edhe ciklin portik “Kah ja mbanjë kojrilat!”

Edhtë me dobi të sjellim një mesazh nga poezia “Kur çerdhja e Shqipeve” Në këtë poemë Don Preka me nota trishtuese përcjellë sulmin që i beri komunizmi faltorëve të shënjta të besimit në Shqipëri. Çerdhja e shqipës u mbush me gjak dhe zogjtë e saj i pllakosi në mjerim mizori, sa edhe dielli e vobektësoi dritën. Ata që nuk besojne tek Zoti qëllojnë mbi faltoret, duke përmbysur tempujt e perëndisë, shkatërrojnë biblioteka e literaturë fetare, kombëtare dhe letrare, duke shqimbë çdo gjë që shëndriti nga udha e besimit dhe zani i poetit dëshmon fort, si një tingëllime e këmbanës, herët ditën e diel.

…Në Kodër të Shënjtë mbeti këmbana
Shqipet tona atëherë fluturuan
Male e dete ata kaluane
Fe e flamur këtu na prune…



Siç del në këtë refren të këngës së shpirtit të tij, që e ka provuar nën lëkurë të dhimbjës, shqipja e ndoqi pas udhën e mërgimtarit dhe me te ngriti çerdhen në strehen e tij. Tri simbolet më të shënjta që ka shqiptari, shqipja i’a solli me vete, atdheun, falmurin dhe besimin. Poeti Ndrevashja i porositi besimtarët e grigjës së vet, të gjithë mërgimtarët, për dashuri ndaj simboleve, mbasi tiranët i mbyllën dyert e lutjeve të shpirtit.

“Duaje atdheun, ruaje flamurin dhe dashurinë e Zotit!/

Gjatë qëndrimit të përkohshem në Lubjanë me 1956 Dom Preka shkruan poezine “Lamtumirë Kosovë” dhe e boton me pseudonimin “Fuska” Kjo poemë përmban 18 strofa, ku paraqitet sinfonia e dramës kosovare me akte tmerri nën sundimin sllav.


Çerdhe e shkretueme, djepa të përmbysun
Që shkëputni turr e turr tue hik si reja
Martinaj pse mi ngulni ato sy të ngrysun
Me leni të shof Nikshiqin tej ke deja
Pas lufte kobplotë />E përflije të vatanit
Kosovë Dukagjin
Skifterat e etshëm
Hedhje në atë fushë të mejdanit
Të pasojave plaçkatare të përjetshme!


Tymi i tmerit serb mbi vatër të kosovarit ngjitet lart e bëhet me retë e zeza të mbysë jetën në lagje e katunde, ku digjën e shuhën nën thembër të huaj, gjuhë, zakon, traditë, e çdo gjë që ka themel shqiptari dhe poeti dukagjinas lëshon piskamen, se a ka njeri me i dal zot kësaj barbarie?!

“Atje s’paska Kastriot as Zot, E na po digjemi rob nën shkie!”.


Dom Preka, gjatë mësimdhënjës në Zadrimë, shkuan një poezi për Mirditën dhe qëndresen e saj me pushkë kundar pushtuesit, e cila e ruan fene si tokën, si vetmja krahinë e pastër katolike për 2 mijë vjet.

E lumja Mirditë, që pushkën kurrë s’e uli
Për maje malesh fluturon tek na
Në luftë me tmerr kudo armikun e përkuli
Atë ditë e sot trimërinë vetit ia la…



Dom Preka, nuk është poet lokalist, por ai e gjën frymëzimin në çdo epope dhe në çdo shkrepje hovi atdhetar, që është për të mbarë e orëmira e kombit. Nga Michigani ai me 1976 shkruan poezine “Malësia jonë”

Sa herë kobi, sa herë rrufeja
Mbi kryet tënd ka bumbullue
Fuqinë gjete tek feja
Që të ka rrit dhe të ka gjallnue…



Meshtari Ndrevashaj asnjëherë në pretkun e tij nuk e ndau nga goja Shqipërinë e tij të dashur nën regjimin e egër komunist. Brenga e tij ka pjalm poezie që dhemb thellë në ndërgjegjën tonë, në shpirtin e atyre që u salvuan. Në Shqipëri krishtlindjet nuk kanë vend, qirinjt janë shuar, pema e madhe e dhjetorit nuk ka me vezullimin e zërave të vegjël dhe urata shkelet me çizme ushtarake e ai merr penën e shkruan poezinë “Krishtlindje pa vend” Kjo poezi ka tetë strofa me një stil të veçantë në portretin e njeriut që sundon kohën. E ai i drejtohet Zonjës së Shkodrës, mbrojtjës së mërgimtarëve.

Thuaje një fjalë O Njome, O Lume
Se ti vetë e njeh mërgimin
Sh’ka t’i them Shqipnisë fatlume
Ku Herodi se don shelbimin…



Dom Preka gjatë dhënjës mësim në një fshat buzë lumit Mat shkruan novelen “Bluti i Helmuem” Edhe kur qetësohet rrjedha e vërshueshme e tij, jeta e fshatit, mbërthyer në drama e tragjedi që janë të lidhura me natën e kobshme të zakonit, nuk ndjen qetësi. Në këtë fshat nata bie e dëndur edhe kur qielli asht e kulluet.
Përbri Kelmendsit të vdekur burrë për shtëpi. Në njërën anë gratë e në anën tjetër trimat. Burrnimi kishte hesht e gratë ndalue vajtimin


Qënka e vertetë, hagrepi në blut të rrushit në kupë të parë që i ka dhënë Bardhoku, paska mbyt Ndre Kelmendin. Ishin vra e shkrumbue, por kurrnjani nuk ishte quajt mikpres. Kuvëndi i pleqve po ziente. Vaji i trishtimit kishte përshkue krejt Maveshin. Një plak 100 vjeç shkonte nëpër grumbuj të shqetësuem tue bërtitë në kupë të qiellit: “Ma bini përpara Bardhokun…! E Bardhoku i mjerë turrej prapa plakut tu ju përgjegj! “…Që ku jam or PërGegë, që bre ku më ke!
Dokët e vjetra i morën në gji e do të ecin gjatë e më shumë mundim derisa të ndeshin në burrni të Kelmendit…shkruan mes tjerash studiuesi Zef Pergega.

2013-08-14

POLEMIKA : Ibrahim Kelmendi, Bedri Islami, Bardhyl Mahmuti, Xhavit Hoxha

 25 Jun. 2007 15:26

Ibrahim Kelmendi Briihler Str. 1 D - 50968 Koln (Gjermani)

Organeve kompetente të hetuesisë dhe të gjyqësisë të Republikës se Shqipërisë

Lënda: DENONCIM PUBLIK DHE KALLËZIM PENAL KUNDËR ISH KRYEMINISTRIT FATOS NANO, SHTETAS SHQIPTAR, ME BANIM NË TIRANË

Në pamundësi për të qenë për momentin në Republikën e Shqipërisë;

Në mungesë të njohjes se ligjeve përkatëse të Republikës se Shqipërisë;

Duke u mbështetur në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e ratifikuar nga
Republika e Shqipërisë;

Po shfrytëzoj formën publike për të denoncuar e për të bërë kallëzim penal kundër z. Fatos Nano, ish Kryeministër i Republikës se Shqipërisë, për shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shpërdorim të përgjegjësisë se Kryeministrit të Republikës se Shqipërisë, kur në mars të vitit 1998 urdhëroi Drejtorin e përgjithshëm të policisë se Republikës se Shqipërisë, z. Sokol Bare, që të privoj përdhunshëm nga e drejta elementare për të ngrënë bukë rreth 1.400 burra të arratisur nga Republika e Kosovës në Republikën e Shqipërisë.

Arsyetim:

1. Në gjysmën e dytë të marsit 1998, kur forcat policore dhe ushtarake serbe sulmuan Krahinën e Dukagjinit në Kosovë dhe ndërmorën krime të përmasave të mëdha ndaj popullsisë se atjeshme civile, rreth 1.400 burra të Kosovës brenda një nate u arratisen në Rrethin e Tropojës në Republikën e Shqipërisë. Të gjithë këta u vendosen në një kullë të zbrazët dhe në livadhet rreth kësaj kulle, ndoshta në Fshatin Viçidol të Rrethit të Tropojës. Këta burra të tmerruar, të lodhur nga udhëtimi i gjatë në këmbë dhe të uritur, sapo arritën ilegalisht në atë vend, u rrethuan nga policia e Bajramcurrit. Kur rrjeti i logjistikës i UÇK-së u përpoq t‘i furnizonte me bukë këta të arratisur të uritur, policia ua ndaloi dhënien e bukës, me shpjegim se u ishte dhënë urdhri që me dënim urie të detyroheshin të regjistroheshin si refugjatë lufte dhe të shpërndaheshin nga ai vendstrehim. Meqë gjendja ishte alarmante, nga rrjeti i logjistikës se UÇK-së në Tropojë (konkretisht nga Ilir Konushevci / Mërgimi), u informova përmes telefonit satelitor që të shkoj nga Tirana, ku gjendesha për momentin, për të ndërmjetësuar te policia e Bajramcurrit që të lejonin t‘u jepej bukë të arratisurve. Rreth orës 22,00 luta z. Perlat Gojçi (shtetas shqiptar, me banim në Tiranë), që të na voziste mua dhe z. Gafurr Elshani (atëherë anëtar i Kryesisë se LPK-së, tani avokat në Prishtinë) deri në Bajramcurr. Z. Perlat Gojçi na voziti me xhipin e tij (nëpër Qafë të Malit) deri në Bajramcurr dhe atje arritëm rreth orës pesë të mëngjesit. Nga Ilir Konushevci dhe të tjerë të rrjetit të logjistikës se UÇK-së u informuam për gjendjen e llahtarshme të të arratisurve dhe se policia e Bajramcurrit kishte bllokuar dy xhipa (foriostrada) të UÇK-së të ngarkuar përplot me bukë dhe djathë, që të mos ju dërgoheshin rreth 1.400 burrave të arratisur nga Kosova. Nga Bajramcurri shkuam të vendstrehimi i rreth 1.400 burrave të arratisur nga Kosova. Policia na lejoj të kapërcenim rrethimin policor për t‘i takuar të arratisurit, me kusht që me vete të mos kishim bukë për t‘ju dhënë të arratisurve.

Kur iu afruam vendstrehimit të të arratisurve pamë gjendje të tmerrshme. Meqë ishte mëngjes i hershëm (rreth orës gjashtë), pamë mbi një mijë veta të shtrirë në livadh, rreth kullës se atyshme, meqë vetëm rreth katërqind veta i kishte zënë kulla. Bënte ftohtë. Të shtrirët për toke, të lodhur e të uritur, vetëm se kolliteshin nga ftohja që kishin marrë nga toka dhe nga të ftohtit. Për të përballuar udhëtimin e gjatë e të rrezikshëm, ata nuk ishin veshur trashë për të përballuar të ftohtit. Ajo pamje të llahtariste...

U kthyem në Bajramcurr dhe rreth orës tetë të mëngjesit takuam Shefin e policisë, z. Hyka (me sa mbaj mend). Ia përshkruam gjendjen që pamë dhe e lutem që të lironte dy xhipat e konfiskuar, që t‘ua dërgonim të arratisurve të uritur e të plevitosur. Ai refuzoi lutjen tonë, me arsyetim se e kishte urdhëruar Drejtori i përgjithshëm i policisë, z. Sokol Bare, që të mos lejonte furnizimin me bukë, në mënyrë që të arratisurit të detyroheshin nga uria që të regjistroheshin si refugjatë lufte. Nga zyra e shefit të policisë në Bajramcurr, përmes telefonit satelitor që dispononte rrjeti i logjistikës i UÇK-së, u lidha me z. Fatos Klosi, atëherë shef i SHIK-ut. Ia paraqita gjendjen dhe e luta për ndihmë. Ai shfaqi habi dhe keqardhje dhe u lidh me z. Hyka për ta lutur që të lejonte t‘u shpihej buka e konfiskuar të arratisurve. Por z. Hyka u arsyetua se nuk mund të shkelte urdhrin e eprorit të tij, z. Sokol Bare. Të njëjtën lutje ia bëri disa herë edhe shefi i Degës se SHIK-ut në Tropojë, me arsyetim se ai nuk ishte në dijeni të një urdhri të tillë.

Sërish shkuam në vendstrehimin e të arratisurve. Luta që të tuboheshin dhe të zgjidhnin tre veta që do të përfaqësonin të arratisurit në komunikim me organet shtetërore të Republikës se Shqipërisë. Në atë moment, me gjithë fuqinë e zërit, mbajta një fjalë rasti, për t‘u dhënë shpresë dhe forcë morale për të përballuar urinë dhe të ftohtit.

Nga mesi i atyre të arratisurve u afrua një burrë trupmadh dhe m‘u lut që t‘ia mundësoja lidhjen përmes telefonit satelitor me Zyrën (Ambasadën) e Qeverisë se Republikës se
Kosovës në Tiranë. Ai u prezantua me emër e mbiemër (që fatkeqësisht ia paskam harruar dhe shënimet e kohës nuk i kam pranë), me profesion mësues anglishte, nga Fshati Junik, Kryetar i LDK-së për Junikun. Ia mundësova lidhjen me Shefin e Zyrës, z. IRamajli, dhe meqë aparati kishte parlofon, mundëm të dëgjonin bashkëbisedimin e tyre. Personi në fjalë ia paraqiti gjendjen e llahtarshëm z. Ramajli dhe e luti për ndihmë. Ai u përgjigj tepër brutalisht, se nuk ishte kompetent për t‘i ndihmuar...

U zgjodhën tre veta që t‘i përfaqësonin. Policia lejoj që t‘i merrnim me vete në Bajramcurr për të lutur z. Hyka që të lejonte të ushqeheshin me bukë.

Gjithë dita na kaloi duke lutur z. Hyka dhe duke u lidhur me Tiranën, por kot. Në mbrëmje, rreth orës 19.00, një polic trupmadh, për të cilin thonin se ishte komandant, duke ndjerë keqardhje për gjendjen e krijuar, më ndau anash dhe më sugjeroi që të merrja z. Hyka dhe të niseshim me te në Tiranë, me mendim se do provonte të dërgonte natën xhipat me bukë të arratisurve tashme skajshmërisht të uritur e të plevitosur. Ishte mbrëmja e ditës se tretë të urisë se përdhunshme.

E luta z. Hyka të udhëtonim për në Tiranë që të shihnim mundësitë nëse do hiqej bllokada e urisë. U arsyetua se nuk kishte me se të udhëtonte. Iu luta që të gjente ndonjërin në Bajramcurr, që kishte xhip dhe që pranonte të na voziste për Tiranë me pagesë. Gjeti njërin. Ai kërkoi, me sa mbaj mend, 300 USD. U nisem, por z. Hyka nuk harroi t‘i merrte me vete çelësat e xhipave të UÇK-së, të ngarkuar me bukë e djathë dhe të bllokuar në oborr të ndërtesës së policisë. Kjo e hidhëroi komandantin e policë, që kishte ndërmend të shpinte bukën natën, kur do udhëtonim z. Hyka dhe unë. Për këtë nisje me telefon satelitor informova z. Fatos Klosi dhe e luta të na priste nga mesnata, bashkë me z. Sokol Bare dhe mundësisht të kontaktonte edhe Kryeministrin Nano për hallin dhe shkuarjen tonë.

Në Tiranë arritëm pas orës 12.00 të mesnatës. Z. Klosi na priti në zyrën e tij në selinë qendrore të SHIK-ut në Tiranë. Informoi edhe z. Sokol Bare, i cili pas pak erdhi. Z. Hyka paraqiti gjendjen e rënduar të rreth 1.400 të arratisurve nga Kosova. Z. Klosi dhe z. Bare ishin përpjekur të kontaktonin Kryeministrin Nano, por nuk po ua hapte celularin. Biseduam rreth një orë dhe z. Bare arsyetohej se nuk guxonte të shkelte vendimin e eprorit të tij, Kryeministrit Nano. Edhe z. Klosi e luste z. Bare, me shpjegim se ai nuk ishte i informuar për një vendim të tillë. Gjatë bisedave u rrit tensioni dhe z. Bare më bëri me dije se do më arrestonte që aty. Z. Klosi u fjalos, duke i thënë se miku nuk mund të arrestohej në zyrë të tij, pasi do delte besëprerë. Edhe ata u fjalosën ashpër mes tyre...
Nga zyra e z. Klosi u nisëm për Bajramcurr. Pronari dhe shoferi i xhipit, kur mësoi hallin dhe gjendjen, nuk pranoi të merrte dollarë as për karburant, me shpjegim se edhe ai do jepte kontribut patriotik për luftën çlirimtare të Kosovës. Po udhëtonim të mërzitur e të mllefosur, meqë nuk kishim mundur të zgjidhnim asgjë.

Rreth orës 10.00 të ditës se katërt të urisë, z. Hyka urdhëroi policinë të mblidheshin në oborr të ndërtesës se policisë në Bajramcurr. Ai urdhëroi policët të forconin rrethimin e të arratisurve, me shpjegim se ashtu e kishte urdhëruar z. Bare. Me atë rast mora fjalën unë dhe ju drejtova rreth 100 policëve të pranishëm, duke u thirr me patetikë e romantizëm në traditën bujare të malësorëve të Malësisë se Gjakovës (Tropjës) dhe policët reaguan me dorëzim të shërbimit policor (dezertuan). Pas rreth dy orëve, me gjasë i informuar për gjendjen e krijuar, z. Bare dërgoi me helikopter njësitin policor "brisku" (siç e quanin një polici speciale). Në zyrën e z. Hyka hyri komandanti i atij njësiti dhe pas prezantimit pyeti shefin Hyka se ku mund të gjendej z. Ibrahim Kelmendi. U paraqita, meqë gjendesha në zyrë. Ma komunikoi vendimin për arrestim. Ia ktheva gjithë emocione, se po të ishte shqiptar nuk do më arrestonte. Ai ma ktheu se ishte shqiptar Labërie dhe krenar. Kur u informua se për çfarë behej fjalë, urdhëroi z. Hyka të ia jepte çelësat e xhipava të bllokuar dhe e shpuri bukën tek të arratisurit e uritur për vdekje...

Gjykoi se me këtë rast z. Nano, nëse e ka urdhëruar z. Bare, ka shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligjet përkatëse, pasi edhe robi i luftës nuk mund të dënohet me uri.

(Dëshmitarë: Rreth 1.400 të arratisurit nga Kosova, z. Fatos Klosi / Shef i SHIK-ut në Tiranë, Shefi i Degës se SHIK-ut në Tropojë, të gjithë policët e atëhershëm të Degës se policisë në Bajramcurr, Qerim Kelmendi, Fanol Bardhi dhe dhjetëra të tjerë të sektorit të logjistikës se UÇK-së në Tropojë, z. Sokol Bare / drejtor i përgjithshëm dhe z. Ilir Çano, zv.drejtor i Policisë se Republikës se Shqipërisë, pronari dhe shoferi i xhipit që na voziti nga Bajramcurri në Tiranë dhe anasjelltas, z. Perlat Gojçi, e të tjerë.).

2. Në fillim të gushtit 1998 Kryesia e LPK-së (Bedri Islami / Kryetar, Bardhyl Mahmuti / Nënkryetar, Ali Ahmeti anëtar, Jashar Salihu / anëtar, Agush Buja / anëtar dhe unë, Ibrahim Kelmendi, anëtar) u prit nga Presidenti Rexhep Mejdani. (...) Pasditen e të njëjtës ditë kishim të caktuar pritje edhe nga Kryeministri Nano. Mua në mesditë m‘u desh të fluturoj për në Cyrih të Zvicrës. Kryesia kishte marrë vendim të shkarkonte z. Xhavit Halitin / Zekën, të cilin e kishte emëruar me herët se përfaqësues të LPK-së dhe të UÇK-së në Republikën e Shqipërisë, dhe në vend të tij kishte emëruar Ramiz Lladrovcin dhe Halil Selimin. Për këtë vendim Kryesia kishte ndërmend të njoftonte Kryeministrin Nano. Meqë nuk munda të merrja pjesë në takim, Kryetari Bedri Islami dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë se LPK-së më informuar pastaj, se z. Nano nuk e kishte pranuar shkarkimin e Xhavit Halitit dhe se kishte shfaqur kërcënimin, se po provuam të shkarkonim Xhavit Halitin, do merrte vendim që të bllokonte gjithë sektorin e logjistikës se UÇK-së në Shqipëri. Këtë kërcënim kushtëzues të z. Nano dhe mosdëgjimin e Xhavit Halitit për të respektuar vendimin e Kryesisë i pata kuptuar si lidhje "miqësore" e dy profiterve kryesorë të luftës...

Ky mund të kualifikohet se shpërdorim i detyrës nga z. Nano, për përfitime financiare të tij dhe të Xhavit Halitajt, meqë ky i fundit "menaxhonte" pjesën më të madhe të fmancave të UÇK-së...
(Dëshmitarë: Anëtarët e Kryesisë se LPK-së se atëhershme.)

3. Si shtetas shqiptar po i jap të drejtë vetës të denoncoi z. Nano edhe për dezertim nga detyra e Kryeministrit dhe për arratisje të panevojshme nga Republika e Shqipërisë me 14 shator 1998...
(Dëshmitarë të gjithë ata që dinë e duan të dëshmojnë dhe ata janë me mijëra.)

4. Po si shqiptar po i jap vetës të drejtë të denoncoj Kryeministrin Nano për martesë me një të dyshuar për spiune të një shërbimi të huaj, me dëshirë që të kontribuoj që kjo bashkëshorte e z. Nano të mos ketë mundësi të behet "Zonjë e parë" e Republikës se Shqipërisë, meqë z. Nano po pretendon të na bëhet president...

(Dëshmitarë: Z. Fatos Klosi dhe të tjerë të punësuar atëherë në SHIK dhe që duhet t‘i dinë provat përkatëse për bashkëshorten e z. Nano.).

Lus institucionet Kompetente të hetuesisë dhe të drejtësisë të Republikës se Shqipërisë të marrin në shqyrtim këtë formë të denoncimit tim dhe të kallëzimit penal kundër z. Fatos Nano. Shpreh gatishmëri të vi në Tiranë, nëse organet kompetente parashohin se jam i nevojshëm për të bërë personalisht kallëzim penal e denoncim kundër z. Fatos Nano.

Me respekt, Ibrahim Kelmendi (Tel.: 00377 44 151959) Prishtinë, më 22 qershor 2007

* * *

REAGIM NDAJ PADISË PENALE TË IBRAHIM KELMENDIT,

Datë 24 qershor 2007

Si shumë të tjerë, u njoha edhe unë, përmes internetit, me kallzimin penal, që Ibrahim Kelmendi, shtetas i Shqipërisë dhe njëkohsisht veprimtar i herëshem i lëvizjeve ilegale të Kosovës, ka bërë kundër zotit Fatos Nano, ish kryeministër i Shqipërisë. Duke qenë se në nënshtesën e dytë të kallzimit penal i referohet një ngjarje në të cilën kam qenë jo vetëm i pranishëm, por edhe drejtues i organizatës, Lëvizja Popullore e Kosovës, e ndjej moralisht të detyrueshme të bëj saktësimin e ngjarjes të cilës i referohet miku im Kelmendi.

Nuk e di se si kanë ndodhur ngjarjet në Tropojë, pasi nuk kam qene atje, vetëm më vonë jam vënë në dijeni të gjendjes së krijuar, të përplasjeve që kanë ndodhur, të cilat mund të sillnin pasoja të pallogaritshme.

Ajo, që është në dinjitetin tim për të bërë të qartë për të gjithë, ka të bëjë me nënpikën e dytë të Kallzimit Penal, i cili ka lidhje me Takimin e Kryesisë së atëhershme të LPK-së me kryeministrin, po ashtu të atëhershëm, të shtetit shqiptar, zotin Fatos Nano.

Në fundin e muajit korrik 1998 unë mora një telefonatë të papritur nga zoti Fatos Klosi, i cili e quante të domosdoshme një takim sa më urgjent për problemet që ishin krijuar në Shqipëri dhe të cilat lidheshin me praninë e strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të logjistikës së saj, grupimeve etj. Pyetjes sime se" kur e dëshironte ai një takim të tillë" i erdhi përgjigjja " edhe pas një ore", me shtesën se deri kur të realizohej ky takim, për vetë problemet që kanë lindur, do të ndalohen veprimet e mëtejshme të strukturave të luftës në Shqipëri. Duke parë se problemi ishte më madhor se sa mund të bartej nga një njeri i vetëm, qoftë ky edhe drejtuesi i organizatës, thirra të gjithë shokët e kryesisë që të ishin në Tiranë. Ata ishin : Bardhyl Mahmuti dhe Jashar Salihu, nënkryetarë, Ali Ahmeti/antar, Ibrahim Kelmendi/antar, Sejdi Gega/antar, Agush Buja/antar. Bardhyli ishte në të njëjtën kohë antar i Drejtorisë Politike të UÇK-së, ndërsa Jashari ishte kryetar i Fondit "Vendlindja thërret".

Në të gjitha takimet që u zhvilluan në Tiranë, në sferat më të larta të shtetit, do të ishte i pranishëm edhe Xhavit Haliti, përfaqsuesi ynë në Shqipëri, njëkohsisht antar i Drejtorisë Politike dhe i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Besoj se nuk është rasti të flitet për të gjitha takimet që u zhvilluan, bisedat e bëra, kundërshtitë, përdallimet që kishim në probleme të veçanta, përvijimet politike të krijuara. E rëndësishme është të saktësoj Takimin e zhvilluar me zotin Nano, në kryeministri, me ftesën e e posaçme të tij.

Se pari, më duhet të saktësoj se, as në kryesinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe as në Këshillin e Përgjithshëm të saj, nuk eshtë marrë asnjë vendim për largimin e Xh.Halitit nga detyra, si përfaqsues i saj në Shqipëri dhe si drejtues i sektorit të veçantë. Pas kthimit tonë nga Shqipëria, pra edhe pas Takimit tonë në Tiranë, në marrëveshje të përbashkët mes Shtabit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së organizatës, është marrë vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, për të dërguar dy shokë të tjerë, për forcimin e gjendjes,si përfaqësues të organizatës dhe të fondit "Vendlindja thërret" në Shqipëri, pasi, sipas mendimit tim, një njeri i vetëm nuk mund t‘i përballonte më të gjitha punët, të cilat tashmë ishin shumëfishuar dhe për vetë natyrën e tyre kishin krijuar probleme në lidhjet mes zonave të luftës dhe strukturave të logjistikës në Shqipëri. Pra, dërgimi dhe emërimi aty i Ramiz Lladrovcit dhe Halil Selimit është bërë me vendim të Këshillit të përgjithshëm të LPK-së, sipas propozimit tim dhe pas konsultimeve që kam pasur me Hashim Thaçin dhe Xhavit Halitin. Mund të saktësoj se puna e tyre ka qenë shumë e frytshme.

Së dyti, nga takimi disa orësh me Nanon, në zyrën e tij, ku ishin edhe pjestarë të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, disa nga të cilët si Kastriot Islami, ishin të njohur të vjetër të mi, nuk është diskutuar për emërime e shkarkime, sepse ajo nuk ka qenë kompetencë e qeverisë shqiptare dhe nuk kemi pranuar kurrë të futemi në detaje të tilla.

Temat e bisedimeve kanë qenë shumë më të rëndësishme se sa përmasat e një ngjarje të tillë. Ata janë shtrirë që nga përcaktimi i një qendre të vetme koordinative për problemet e logjistikës në Shqipëri, tek problemet e luftës në Maqedoni, mbështetja e shtetit shqiptar në logjistikë, por edhe në diplomacinë botërore, në kërkesat tona për një fuqizim të ndihmës së shtetit shqiptar, mundësinë e lëvizjes së strukturave të luftës të mbështetura nga shteti shqiptar, krijimin e qendrave të stërvitjes, dhe deri tek programi satelitor i RTSH, i cili në atë kohë ishte e vetmja dritare televizive dhe informimi, dhe që, për fat të keq, deri në atë kohë, ishte disi ose shumë e mbyllur ndaj strukturave të luftës. Nga ana tjetër ne ndjenim edhe detyrimin moral për të falenderuar zotin Nano, pasi përmes tij ishte realizuar takimi i parë, shumë i rëndësishëm, mes përfaqsuesve të UÇK-së dhe zotit Hollbruuk, në Krans Montana të Zvicrës. Ai solli njëkohsisht edhe mesazhin e shtetit amerikan se " ! keni ditur të mbroni në mënyrë të shkëlqyer interesat tuaja kombëtare dhe politike".
Si është në natyrën e zotit Nano ai mendoi që gjithë takimin ta kthente fillimisht në një bisedë miqësore, ku të informohej dhe të informoheshim, por të mos kalohej në përcaktime konkrete.Më pas, vetë biseda u zhvillua e tillë, saqë do të kishte të domosdoshme edhe përcaktimin e vendimeve konkrete.

Mes të tjerave, në bisedën e zhvilluar, na është kërkuar nga zoti Nano emërimi i strukture në Tiranë, që të ishte fuqiplotë për të vendosur në emër të UÇK-së dhe të LPK-së, sepse shumë njerëz, të njohur dhe të panjohur, po flitnin në emër të tyre dhe gjithësecili po e paraqiste grupin tjetër, si të lidhur me gjithëfarë agjenturash të huaja. Një gjë e tillë ishte e papranueshme për shtetin shqiptar dhe kjo ishte më se e kuptueshme.

Pra shefi i qeverisë shqiptare, sipas kërkesës së Fatos Klosit, të cilën na e kishte bërë edhe më parë,kërkoi që të vendosnim një strukturë të plotfuqishme në Tiranë, në të kundërtën " shteti shqiptar nuk mund të lejonte që të kthehej teritori i tij në një vend ku gjithkush lëviz me armatimet që dëshiron". Në pamjen e parë, kjo mund të dukej se, meqënëse ai kishte lidhje të herëshme me Xhavit Halitin, dëshironte që vetëm ai të ishte aty, mirëpo asnjë emër nuk është përmendur. Kërkesa e zotit Nano, dhe ishte një kërkjesë shumë e logjikshme për kohën në të cilën zhvillohej ky takim, për përcaktimin e një strukture të vetme drejtuese, mund t‘i jetë transmetuar zotit Kelmendi si kërkesë e Nanos për të forcuar pozitat e Halitit në Shqipëri, mirëpo kjo nuk ka ndodhur. Dhe nuk kishte përse të ndodhte.

Unë ende kam bindjen se Takimi ynë me zotin Nano ka qenë shumë më i frytshëm se gjithë takimet e tjera që bëmë në Shqipëri. Mes të tjerave aty është vendosur edhe për gjëra të cilat kanë padur një rol shumë të ndjeshëm në zhvillimin e mëtejshëm të luftës. Pas një bisede disa orëshe u vendos që shteti shqiptar, krahas Kastriot Islamit, i cili kishte një qëndrim jashtëzakonisht pro forcimit logjistik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjes së saj totale,të kishte si përfaqsues të tij Fatos Klosin, ndërsa ne, ashtu si më parë, do të kishim Xhavit Halitin, të fuqizuar me dy shokë, të cilët do të kishin detyrat e veta, pa i rënë ndesh njeri tjetrit, Ramiz Lladrovcin dhe Halil Selimin. Ata kanë punuar sëbashku pa probleme të mëdha dhe pa përplasje, gjë të cilën e kemi pritur.

Unë vazhdoj të ruaj mendimin se Xhavit Haliti është njëri ndër përsonalitetet më të spikatura të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtaria e së cilit qëndron në themelet e saj dhe, në të njëjtën kohë, nuk mund të mendohet pa kontributin e tij. Si njëri ndër bashkëthemeluesit e saj dhe drejtues i sektorit të veçantë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, çka përfaqsonte pjesë të rëndësishme të shtabi të përgjithshëm, ai ka pasur meritën në ndërtimin e shumë strukturave të saj, të cilat, megjithë problemet e kohës, u dëshmuan shumë të efektshme. Të njëjtin respekt ndaj edhe për punën e përdallueshme në sektorin që u caktuan të Halil Selimit dhe të Ramiz Lladrovcit.

Në takimin me zotin Nano , mes të tjerave, u morën tre vendime të rëndësishme. Krijimi i qendrave respektive për koordinimin e punëve në Shqipëri, të cilat, të pavarura nga njera tjetra, do të bashkëpunonin. Vendimi për lëvizjen e logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën shoqërimin e posaçëm të strukturave të shtetit shqiptar. Po ashtu u vendos që RTSH, problemi më i ndjeshëm deri atëherë në fushën e informimit, të hiqte censurën për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për fodnin "Vendlindja thërret", gjë të cilën, me shumë dinjitet, kishte filluar ta bënte tashmë drejtori i Televizionit shqiptar Eduard Mazi.

Per kete takim është raportuar në mbledhjen e Kryesise, edhe ne Keshillin e Pergjithshem, ku , te them te drejten, disa gjera dhe probleme qe na kishin dalur, vendosa te mos i bej te njohura, pasi do te kishte fjale, moskuptime,ndoshta edhe thyerje.

Në Shqipëri , në takime të veçanta ose të përbashkta me shokët e sektorit të veçantë, të Drejtorisë Politike ose të logjistikës, është diskutuar dhe mbajtur mbledhje të veçanta për menazhimin e fondit " Vendlindja thërret". Nuk është rasti të futem në hollësi të veçanta, por e quaj të detyrueshme të saktësoj se pikërisht ndonjëri që kishte ngritur më shumë "zërin" për "zullumet" e Zekës me paratë e fondit, kishte qenë më i parregullti. Ndërsa nuk është ngritur asnjëherë, edhe asaj kohe, edhe më pas, asnjë tendencë dyshimi për menazhimin e fondit nga shokët e dërguar në Shqipëri.

Pra, duhet të saktësoj se nuk ka pasur asnjë vendim për largimin e Xhavit Halitit nga detyra e tij, e po ashtu nuk është diskutuar kjo gjë në takimin me zotin Nano. Ka patur shokë nga ne që kishin mendimin se " po të larrgohej Xhavit Haliti, ne do të blokoheshim dhe nuk do të mund të bënim asgjë dhe këtë mendim e kanë shfaqur.

Tek unë, qoftë edhe si drejtues i organizatës, Xhavit Haliti , për vetë natyrën e tij disi të veçantë , të pabujshme dhe njëkohsisht të pahapur,ka mbetur bindja se ai ka bërë më të mirën e mundshme.

Bedri Islami
Ish-Kryetar i LPK-së në vitet 1998-1999
Steingaustrasse 36
73230 Kirchheim teck
0049 7021 486385
Me Reagimin e mësipërm të zotit Bedri Islami jam plotësisht i njëmendje dhe e nënshkruaj sëbashku me të.
Bardhyl Mahmuti
Ish-Nënkryetar i LPK-së në vitet 1998- 1999
Jam plotësisht me Reagimin e mësipërm
Xhavit Hoxha
Ish-antar i Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së.










Si u vra Ilir Konushefci, Komandant “Mërgimi”





Ilir Konushevci-Mergimi



Një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, i kushtoi jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala. Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë. Vrasja e tij më 9 maj 1998, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende një mister.

normal_000c-harun-aliu-kushtrim-emrush-qufa.jpg

Prita

Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala ishin nisur me një makine private duke I prirë një kamioni me armë në drejtim të Bajram Currit nën përcjelljen e dy punëtorëve të SHIK-uk të Shqipërisë. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Vëllezërit Demiri të cilët edhe sot e kësaj dite edhe pa zbardhjen e vrasjeve njihen si autorët e pritës, kishin shkuar në Tiranë për të pritur vëllain tjetër që u vinte me pushime nga Anglia dhe në kthim kanë ndaluar e janë bërë bashkë me bandën e tyre për të zënë rrugën.Rreth orës 02.00 pas mesnate, afër fshatin Miliskajë, është qëlluar drejt Makines ku gjindeshin Ilir Konushevci dhe Doktori Hazir Malaj, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës,me qëllim ndalimin e mjetit.

Megjithëse automjeti ku ndodheshin doktor Haziri dhe Iliri u sulmua dhe të shtënat mund të dëgjoheshin deri shumë larg, kamioni me armë dhe me shoqëruesit e SHIK-ut në të nuk u duk asgjëkundi për ti përkrahur dhe mbrojtur ata. Një kamion me armë!!!

Kur kriminelët kanë ndaluar makinën kanë parë se në të është Hazir Mala dhe i kanë kërkuar të largohet se ata kanë qenë shokë të Arianit djalit të Hazirit I cili ishte vrarë pak kohë më parë, për më tepër ata kishin urdhër të vrisnin vetëm njërin!!! Hazir Mala, jo vetëm që nuk është larguar por edhe ka qëlluar duke vrarë pikërisht emigrantin nga vëllezërit Demiri. Kur është vrarë vëllai ata e kanë humbur toruan dhe nuk kanë ditur më cfarë të bëjnë. I kanë marrë me vete në makinat e tyre Ilirin dhe Hazirin dhe në udhëtim e sipër kanë vendosur që të vrasin dhe Hazirin sepse ishte dëshmitar, por duke iu afruar me shumë fshatit Fierzë skanë pasur më shumë raste dhe I kanë zbritur nga makina duke I shtyrë drejt përroit të Poravës e aty kanë qëlluar barbarisht mbi ta!!.

Mbaj mend si sot kur kam shkuar në Morgun e Spitalit që Iliri ka pasë 18 vrima dhe të gjitha në trup, asnjë në kokë apo këmbë, vetëm edhe dy vrima në krah të majtë. Nga vrimat në bark i dilnin zorrët jashtë. Hazir Mala i ka dalë përpara për ta mbrojtur dhe i ka pasë vrimat në të gjithë trupin, ndërsa Iliri më shumë ka pasë vrima në anën e majtë sepse e ka mbrojtur trupi i Hazirit.



Të nesërmen u hap lajmi se njëri nga vëllëzërit Demiri kishte vdekur rrugës për në shtëpi.Si arsye e vdekjes u tha se I ndjeri kishte dale natën nga makina për të kryer nevojat personale dhe kishte qëlluar padashje duke vrarë veten. Me plumb pas koke!!??

Më vonë është marrë vesh se Hazir Mala dhe Ilir Konushevci kanë humbur rrugës sepse kamioni ishte kthyer në Tiranë. Tani vetëm budallenjtë nuk dinë ti japin zgjidhje kësaj pune sepse kamioni që u kthye si u kthye, pse nuk vajti në Bajram Curr?


 Në kamion ishin pjestarët e SHIK-ut dhe ata kishin armë, një kamion me armë, pse nuk ndërhynë? Pse nuk i mbrojten Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën? Nga të gjitha ato armë që u shkrepën për të ndaluar makinën e Hazir Malës pse nuk e kapi asnjë plumb kamionin apo ishte aq larg kamioni? Tani që Ilirin dhe Hazirin I vranë disa tropojanë që mereshin me prita e vrasje dihet po kush e beson se ata e bënë pritën për ti grabitur personat në fjalë?


 Ata po të kishin qëllime grabitqare do të ndalonin kamionin jo autoveturën me dy persona brenda. Për këtë kush ka përgjigje?? SHIK-u? Xhavit Haliti me Azem Sylën se bashku me Raif Gashin dhe Naim Hazirin-Dilaverin? Pastaj nga e dinin në Tiranë se kanë humbur Hazir Malaj dhe Ilir Konushevci dhe kamioni u kthye rrugës? U treguan SHIK-sat tradhëtarë që braktisën shokët në breshëri kallashinkovësh???



Sipas një dëshmitari të gjallë te kohës ky ështe versioni i vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës dhe është njëri ndër versionet me të besueshme deri sot.



Ende ka shumë enigma për këtë vrasje, por me vullnetin e mirë të Raif Gashit, Naim Hazirit-Dilaverit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, e sa të tjerëve, enigma e vrasjes në pusi e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës do të zbërthehej tërësisht një ditë.

Për hir të së vërtetës, në nder të atyre që I kushtuan jetën lirisë së Kosovës dhe për dhimbjen e atyre që lanë pas e kërkojmë një përgjigje që të na bindë kësaj here!



Autori ësht Shok dhe bashkluftëtar i Ilir Konushevcit

Vrasjen e heroit Iliri Konushevci dhe Hazir Malës e bënë:Shkëllzen Kurbalaj, që tash jeton në Tiranë, e herë-herë në Londër, Albert Lumnica, që jeton në Tiranë, Ylli Haklaj, Isa Krenaj, Petrit Braha, Bilsim Demiri, Agim Demiri. Të gjithë shtetas shqiptar nga Tropoja dhe rrethina.

Misterin rreth vrasjes së dëshmorit Ilir Konushevcit dhe Hazir Males mund ta zgjidh shteti shqiptar. Indeksonline merr vesh se organet e ndjekjes në këtë shtet i posedojnë të gjithë emrat e të dyshuarve.Sipas burimeve, të dyshuarit që ngritën pritën ndaj këtyre dy të vërave janë: Shkëllzen Kurbalaj, që tash jeton në Tiranë, e herë-herë në Londër, Albert Lumnica, që jeton në Tiranë, Ylli Haklaj, Isa Krenaj, Petrit Braha, Bilsim Demiri, Agim Demiri. Të gjithë shtetas shqiptar nga Tropoja dhe rrethina.

Dihet se motivi i kësaj prite ishte plaçkitja e furnizimeve me armë që po barte me vete  Ilir Konushevci.

Ndryshe, një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, i më 9 maj 1998i kishte kushtuar jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala.

Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë. Konushevci ishte lidhja më e fortë e Haklajve për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit. Vrasja e tij më 9 maj 1998, pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende i pa gjykuar dhe autorët e tij ende nuk kanë dal para drejtësisë.

Prita Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala dhe një pjestar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Rreth orës 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur në një pengesë që u kishte bllokuar rrugën sapo kalon fshatin Miliskajë. Një grup personash të armatosur ka qëlluar drejt kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci.

Si rezultat i zjarrit të hapur nga Konushevci është plagosur rëndë dhe më pas ka gjetur vdekjen një nga autorët e pritës, i cili më pas rezultoi se ishte nga Tropoja. Shoferi i kamionit është tërhequr duke hapur zjarr në një pozicion më të sigurt dhe ka mundur ti mbijetojë pritës.

Ndërsa mjeku 60-vjeçar Hazir Mala ka hedhur mbi shpinë Konushevcin e plagosur dhe është nisur drejt fshatit më të afërt për të kërkuar ndihmë. Mala ka ecur për më shumë se një orë me Konushevcin e plagosur mbi shpinë, deri sa ka ndeshur serish në autorët e pritës. Këtë radhë sulmi ndaj tyre ka qenë vdekjeprurës dhe trupat u janë bërë shoshë nga plumbat.

Vrasësit janë munduar të fshehin gjurmët, duke i hedhur trupat e masakruar të dy dëshmorëve të UÇK-së poshtë një ure, dhe mëpas i mbuluan me gurë.

Mediat shqiptare të kohës raportojnë se Fatmir Haklaj është njoftuar për vrasjen dhe ka shkuar në vendngjarje. Të vrarë ishin miku i familjes Ilir Konushevci, dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit të tij, Arjan Mala.

Sipas këtyr raportimeve, kur merr vesh se në Bajram Curri po atë natë ka patur një tjetër të vrarë(Agim Demiri), atëherëFatmir Haklaj bën lidhjen mes viktimës dhe pritës së Miliskajës.

Për Fatmir Haklajn, sipas medieve shqiptare, nuk kishte më dyshim se Demiri kishte qenë autor i pritës së Miliskajës, dhe për këtë shkak u hakmor aty për aty, duke i vrarë dhe të vëllain, Bislim Demirin, shofer taksie në qytetin e Bajram Currit. Vrasja e dy dëshmorëve të UÇK-së, Konushevcit dhe Malës, vazhdon të jetë ende e pazbuluar dhe e pa dënuar nga drejtësia shqiptare.

Vrasja e heroit Ilir Konushevcit dhe hakmarrja e Haklajve

Ilir Halit Konushefci(MERGIMI) u lind më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë ( komuna e Podujevës). Ishte fëmija i tretë i Halitit dhe nënës Nazmie. Ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj. kanë një vajzë - Nertilën. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në fshatin Lluzhan, të mesmën në Podujevë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj të cilën nuk arriti ta përfundojë për shkak të aktiviteteve.


familja e Ilir Konoshevcit u shpërngul nga fshati Konushefc dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës. Rrjedh nga një familje me tradita patriotike ku gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive.




Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb ku në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij Saimir Konushefci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj. Ishte në moshë te re kur në Kosovë ndodhnin ngjarje të rendësishme,protesta, demonstrata, greva etj., përmes të cilave shqiptarët shprehnin qëndrimet e tyre kundër pushtetit serb, i cili pretendonte të bëhej absolut në Kosovë ne mesin e te cilave e gjejme Ilirin si në Ferizaj, Prishtinë etj.


Viti 1989 mbeti i paharruar për Ilirin; u vranë dy bashkëfshatarët (idolët) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Në atë kohë Iliri theksonte: “Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të Kosovës”.

Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale, pluralizëm i cili konsiderohej si front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit, ku në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm, mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme.




Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së Kosovës, përmes luftës së armatosur. Si pasojë e kërkimit të rrugëve të tjera për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta me 13 maj 1992 , Iliri, së bashku me shokët: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin “Shqiponjat“, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake.. Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”. Ky grup, në vitin 1993 (qershor), bie në kontakt me LKÇK-në. Edhe pse në mes tyre kishte disa dallime të vogla sa i përket mënyrës së organizimit, megjithatë gjendet mënyra për bashkëpunim, sepse të dy palët mendonin se çlirimi i Kosovës mund të realizohej përmes luftës së armatosur. Njësiti “Shqiponjat“ pranon që t`i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

Në qershor të vitit 1996 ky njësit bie në kontakt përmes Rrustem Mustafës - Remit, me komandant Zahir Pajazitin dhe nga ajo kohë ishte vazhdimisht krah për krah me të. Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit për qëndrim, guxim dhe sakrificë”.Pas vrasjes se Zahirit, Hakifit dhe Edmondit më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, me sugjerimin e shokëve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnë në ilegalitet në një banesë në Prishtinë për disa ditë dhe nga këtu vendosin që të kalojnë në Shqipëri. Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës.

Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit., Qerim Kelmendin, Mujë Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin etj. Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë. Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt).



 Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit shumçka nuk ishte si më parë. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror.

Me 16 tetor 1997 vritet dhe Ardian, gjate nje sulmi te Stacionit te policisë serbe në Kliqinë të Pejës. Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për UÇK-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve.



Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë.

Vrasja

Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998 atje ku me se paku pritej, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.


Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Dëshmori Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi dhe per ndere te Tij Komanda e Logjistikës së TMK-së, me krenari e mban emrin Tij

Si u vranë komandantet e UÇK-së që luftuan në Kosovë dhe si morën komandën “parashutistët” e Tiranës?

Gazmend Islami
GAZMEND ISLAMI 

UÇK-ja e Tiranës dhe UÇK-ja e themeluar në Kosovë?

Një enigmë që duhet për tu sqaruar, një e panjohur për të gjithë ata qe merren me historikun e një periudhe që ka bërë ndërrimin e historisë me të re të Kombit . Kjo temë është dashur që moti të sqarohet, por dikush është frikësuar, dikush është kërcënuar , e dikush ka pasur përfitime nga kjo heshtje.

Kjo mjegull e madhe vështirë dhe është për tu sqaruar . Ajo çka i dallon këta politikanë që thirren në emër të UÇK-së, nga të tjerët është se ata nuk besojnë që një ngjarje nga jeta e tyre të ketë ndikuar në zhvillimet negative të jetës së dikujt tjetër. Kjo garniturë e quajtur dhe e vetëshpallur UCK- së, dhe Shtabi i saj janë të aftë të mësojnë gjërat e fshehura që i përkasin gjendjes reale. Nën ndikimin e propagandës kanë arritur të hipnotizojnë shume njerëz dhe jam shumë i bindur, që po ta dinin ata realitetin do të ndihen të turpëruar se çka kanë bërë këta gjate periudhës se luftës dhe pasluftës . Nga ana logjike mund të sillte një lufte brenda vet UÇK-së, por për momentin do të ishte vetëvrasje për UÇK- në, dhe bazën e saj të ndritshme. Në këto anë shihej rebelimi i hapur, gati se nuk ishte ardhur që vetëm armët mes veti të mund të zgjidhnin konfliktin në mes atyre që luftonin me vite brenda Kosovës dhe disa komandantëve parashutist të ardhur nga jashtë. Në asnjë mënyrë nuk duam qe të bëjmë të njëjtën analizë duke lidhur ngushtë njëra me tjetrën. UÇK-ja e krijuar brenda Kosovës dhe ajo e Tiranës që për dikë janë të pandashme, por ne realitet janë krejt dy pjesë të ndara që më shumë ka sjellë fatkeqësi, sesa bashkëpunim të mirëfilltë të këtyre dy shtyllave, që tash mbanin luftën e UÇK-së, njëra ndeshej me armikun e tjetra bënte planet në Tiranë se si të merrej pushteti pas përfundimit të luftës. Dikush mund të pyet po, pse?.
1.Në bazë të hulumtimeve të literaturës historiografike të bërë shihet qartë se barrën kryesore të luftës e mbante linja e Llapit në krye me Zahir Pajazitin dhe shtylla tjetër në Drenicë me Komandantin Adem Jashari dhe Rexhep Selimin e që ky i fundit ishte gjenerator i bashkimit të këtyre grupeve, ndërsa Nait Hasani ishte në cilësinë e koordinatorit në mes djemve që e bënin luftën në Kosovë dhe atyre që vjelin frytet e tyre nga jashtë, duke bërë plane dhe veprime dhe duke i kushtëzuar këta nga brenda. Nait hasani njihet si njëri ndër udhëheqësit dhe themeluesit e UÇK-së. Ishte një burrë i dëshmuar edhe më heret prandaj me plot gojën mund të themi se ai ishte baza e shndosh por që manipulohej nga qëllimkëqinjët.

Kishte divergjenca të mëdha sepse djemtë që luftonin brenda nuk pajtoheshin dhe as qe donin të dëgjonin për Komandantet e vetëshpallur jashtë Kosovës. Në bazë të të dhënave thuhet se si themelues të UCK-se janë: Zahir Pajziti, Rexhep Selimi, Xheladin Gashi, Nait Hasani nga brendia e Kosovës në koordinim edhe me Adem Jasharin. Mirëpo duke e ditur që Nait Hasnai ishte edhe kordinatorin që për çdo gjë duhej ta informonte Xhavit Halitin, Azem Sylen dhe siç shkruhet me vonë në biografit të ndryshme thuhet se ne takimin mbajtur në Tirane kanë marrë pjesë: Azem Syla,Kadri Veseli,Xhavit Haliti,Nait Hasani,Xheladin Gashi, dhe aty është vendosur për luftën dhe janë marre vendime të rëndësie të veçantë, e veçanta e kësaj është se po fillonte një epokë e re. Ka sa të duash dyshime të dhëna të kundërta nga protogonistët e ndryshëm të luftës që rrehin çekanin ku janë duke shërbyer në parti. Pra në asnjë mënyrë nuk do të mund të marrësh një datë të sakt të themelimit të UÇK-së disa marrin për bazë takimin në Prishitnë disa në Tiranë e disa në odën e Komandantit Adem Jasharit. Vetëm duhet theksuar se burrat që verponin dhe kryenin aksionet kundër pushtuesit nuk donin shumë takimet me ata që thirreshin në një luftë po luftën nuk e kishin ndier ende. Kjo shihet më së miri tek Zahir Pajziti i cili përpos Ismet Abdullahut nuk ka dashur të takohet me këta që ishin jashtë vendit,, sepse ai e dinte që një ditë do të vij deri të përplasja me këta të fundit. E këto përplasje shihen menjëherë sapo u morën vendime,, shumë herë kishin kërkesa dhe mundoheshin të dirigjonin luftën nga jashtë por kjo nuk i bënte përshtypje Komandantëve që verponin e punonin brenda Koaosvës merrnin vendime në nivel të Kosovës pa i pyetur Parashutistet, që të fundit do formojnë edhe SHIK- un. Për të marr mbi vete të gjitha meritat e atyre që luftonin brenda. Tash kur kanë kaluar sa vite nga përfundimi i luftës ende nuk kemi të dhëna të sakta se kush ishin themeluesit e UÇK-së . Miku im Nait Hasani hesht. Por mund të vijmë në përfundim duke marr parasysh të dhënat e atyre që ishin si guerilët e parë dhe deklaratën e Qerim Kelmendit i cili thotë se: për shumicën e guerileve të asaj kohe: Zahir Pajaziti ishte Komandanti i parë i Shtabit Operativ të UÇK-së dhe Komandanti ynë i papërsëritshëm. Gjithashtu edhe letra e Adrianit pas vrasjes se Zahirit tregon se Zahiri ishte vet Komandant, më së miri vërteton edhe ajo që pas rënies se tij kalojnë thuajse 6 muaj deri sa të koordinohen punët e atyre qe ishin mbetur si shtylla kryesore.. Në historiografinë serbe UÇK-ja ishte e përberë nga dy grupe operative, njeri grup ishte i shtrirë në vijën Podujevë, Prishtinë, Pejë , Gjakovë, Deçan, dhe se udhëheqës i cilës ka ishte Zahir Pajaziti dhe grupi tjetër që vepronte në Mitrovice, Drenice, Kline , Malisheve i cili udhëhiqej nga Rexhep Selimi. Këtu shihet qartë se edhe armiku këta të dy i shihte si njerëzit që më shumti kanë bërë edhe shtrirjen e UCK-së. Në bazë të të gjitha këtyre të dhënave mund të vijmë në përfundim se Zahir Pajziti ishte Komandant i parë i Shtabit Operativ deri në vrasjen e tij. Pas vrasjeve të dyshimta të komandanteve më të zot që vepruan brenda Kosovës një decenie fillojn të vijn në pyetje ata që e shpallën veten Komandant sepse derisa ishte gjallë Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti nuk ke pas emër që do thot se ishte KOMANDANTI. Këtu kemi të bëjmë me dy fraksione brenda UCK-se ajo që njiheshin si luftëtarët e lirisë që ishin brenda Kosovës që bënin pjesë; Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Rexhep Selimi, Hamez Jashari ,Musa Jashari, Hakif Zejnullahu,Edmond Hoxha, Ramush Haradinaj,Luan Haradinaj, Lah Ibrahimaj,Muje Krasniqi, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci, Qerim Kelmendi etj por kurrë pa harruar edhe grupin shume të fuqishëm që vepronte në kuadër të LKÇK-së, Bahri Fazliu,Agron Rrahmani, Fatmir Humolli,Raif Qelën etj, këta djem shumë të mirë dhe të guximshëm të cilëve j’ua preu udhën Xhavit Haliti duke u ndaluar furnizimin me armatim sepse ata ishin të vendosur që të flijoheshin e jo të sorollateshin hollëve të hoteleve të Tiranës. Frika e madhe i përshkonte këta që ishin jashtë vendit dhe ndiheshin alergjik sapo dëgjonin emrin e LKÇK-së.

Grupi i SHIK-ut në shtabin e Tiranës

2. Grupi tjetri i përbëre nga ata qe krijuan SHIK-un dhe Shtabin në Tiranë ishin: Xhavit Haliti,Azem Syla, Kadri Veseli, Hashim Thaçi .
Kjo periudhë donë një studim të mirëfilltë nga historian, sociolog, kriminalistë, etj.., sepse është një temë që duhet trajtuar sepse populli e donë që Historinë e Lavdishme të Kombit Shqiptar dhe UÇK- në të mos e kriminalizojë me disa të vetëshpallur ‘’Komandant e përmbi komandant’’, vetëm ne këtë formë të studimit mund t’ua lemë brezave të ardhshëm një pasqyrë reale të asaj që ishte madhështore, të asaj që duhet të krenohen edhe ata kur të lindin pas 1000 vitesh.

Si u takuan dhe për çka biseduan Zahir paraziti e Azem Syla në Tiranë mëvitin 1997?

Thuhet se Zahir Pajaziti më 14 janar 97 ishte takuar me Azem Sylën në Tiranë, nëpërmes Qerim Kelmendit. Zahiri po me atë datë e ishte fjalosur deri në ekstrem me Azem Sylen. Thuhet se Azem Syla e kishte kërcënuar Zahirin në atë takim të 14 Janarit. Me 17 Janar ishte kthyer në Prishtinë shumë i zhgënjyer nga takimi me Azem Sylen

Pjesë e bisedës në mes të Zahir Pajazitit e Azem Sylës

Lidhur me bisedën e zhvilluar në Tiranë në mes Zahir Parazitit dhe Azem Syles tregon një nga figurat kyçe të UÇK-së, Qerim Kelmendi ne një nga intervistat e tij. Ai paraqet një bisedë shumë domethënëse të zhvilluar në mes Zahir Pajazitit dhe Azem Sylës,
Zahiri: Të falënderoj për kërkesën për takim, mirëpo, meqë nuk njihemi, është e drejtë me pyet se kush jeni ju dhe cili është qëllimi që keni kërkuar takim me mua.
Azemi: Jam një shok i juaji, që aktualisht jetoj në Zvicër dhe që ua don të mirën.
Zahiri: Të falëminderit që na e do të mirën, mirëpo mendoj se kjo nuk është e mjaftueshme dhe çfarë rëndësie ka për t’u takuar.
Azemi: Unë kam dëgjuar për ty, kam dëgjuar shumë, e di se je trim e shkuar trimit, dhe dështa me folë, se si ka mundësi, që këtë përvojë tënden, ta mbartësh edhe në pjesë të tjera të Kosovës?
Zahiri: Nuk po të kuptoj se për çfarë e ke fjalën, nuk po të kuptoj…
Azemi: Shokët nga brenda më kanë njoftuar për trimëritë tuaja dhe mendova se është mirë të flasim, të njihemi dhe…
Zahiri: Unë or mik, nuk po të njoh, mirëpo mendoj se për këto punë, më mirë se kudo, flitet në Kosovë. Kur të vish në Kosovë, edhe flasim për çfarë të duash. Atje bëhen edhe takimet, e këtu në Shqipëri, jemi turistë.
Nga takimi mes Zahirit dhe Azemit që u prezantua me emrin Petriti, shihet qartë se tensionimi kishte filluar qysh në fillim të bisedës, dhe si është e mundur që Komandanti i Operatives të mos e njohë “Ish Komandantin e UCK”, përgjigjja është e thjesht se ky ishte komandant i strukturave të një pjese të LPK-së që kishin bërë gjithë programin dhe kishin emëruar gjithë strukturën. Ata vetëm pritnin derisa tu hapet rruga që ta merrnin kalanë nga brenda.

Shtabi i UÇK-së i diasporës, rrinte në Tiranë

Ditët e pushimit në Shqipëri ishin të mërzitshme. Nuk arritëm të siguronim asnjë armë të vetme për natyrën e punës sonë në Kosovë. (Zahiri është kthyer në Kosovë me armët që ka shkuar” citat i Qerim Kelmendit)..
Shtrohet pyetja si është e mundur që i gjithë stafi i Shtabit të Diasporës ishte në Tiranë duke filluar nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, Ali Ahmti,I brahim Kelmendi dhe te mos kishin asgjë për tu dhënë atyre qe bënin luftën brenda Kosovës….
Në librin e tij Bedri Islami “Enigma e një vrasje të trefishtë “ nuk ka mundur të arrin në përfundim se si ka mundur të vij deri tek vrasja e Zahir Pajzitit, aty thuhet se në komisionin e formuar për të sqaruar rrethanat e vrasjes nuk është gjetur dyshim përpos asaj që Ali Ahemti thotë se ka lajmëruar Ismet Abdullahun, por aty shtrohet pyetja a e ka lajmëruar Zahirin. Nëse do të kishim një studim të mirëfilltë shumë shpejt do të vinim në përfundim se si dhe kush ndihmoj në vrasjen e tyre….Sa për opinion është edhe zbardhja e letrës që e ka dërguar Adem Jashari tek shokët e tij në Dhjetor të 97, ku ndihet i lanë pas dore dhe i tradhtuar, ajo letër gjendet diku në arkivat e LPK-se ,këtë mund ta dëshmoj Ramiz Lladrovci sjellim fragmente të nxjerrura nga libri i Bedri Islamit kur merret ne pyetje Azem Syla me rastin e rënies së Zahirit dhe letrës se Ademit. Kështu zhvillohet biseda e komisionit dhe Azem Sylës Si është e vërteta për ndihmën e familjes Jashari dhe për takimin me djalin e tij Lulëzimin
- Azem Syla: Te dhëna nuk kam dhe nuk them se nuk është ndihmuar familja Jashari, por besoj një qind për qind që është ndihmuar sikur familjet e tjera
- Ramiz Lladrovci: Një letër qe ka dërguar Adem Jashari ne dhjetor 1997, shkruan se jemi diskriminuar me armatim .Letra ekziston edhe sot
- Azem Syla Nuk di për këtë letër,di vetëm se është ndihmuar
- Naser Idrizi: Kur është bërë Adem Jashari anëtar i UCK-së
- Azem Syla: Datë të sigurt nuk di, po një di dhe flas me kompetencë se ka qenë ushtar dhe një ndër eprorët në rrethin e tij dhe e dijë se ka mbajtur lidhje te drejtpërdrejta me Nait Hasanin njërin prej anëtarëve të shtabit të përgjithshëm te UCK-se.
- Kur pyetet se pse Ali Ahmeti përjashtohet nga sektori i veçanet dhe me vendim te kujt është larguar
- Azem syla thotë se: Xhavit Haliti ishte përgjegjës i sektorit, sa për përjashtimin e Abazit. fjala është për Ali Ahmetin thotë se nuk di arsyen, mirëpo kjo është bërë për shkak të gabimeve të mëdha që ka bërë.
Kjo bisedë e zhvilluar dhe te dhënat që jep Azem Syla janë shqetësuese, sepse letra e dërguar nga Adem Jashari shihet qartë që këtu bëhej një kushtëzim dhe për këtë më së miri është të flasë Ramiz Lladrovci , se çka përmbante kjo letër. Adem Jasharin këta e njihnin vetëm si një anëtar të UCK-së dhe një epror nga rrethi ku vepronte, pra këta nuk e kishin as mendimin që Ademi të ishte në strukturat e larta të UÇK-së. Përjashtimi i Ali Ahmetit nga sektori i veçantë është për tu shqyrtuar sepse ajo mund të lidhet direkt me vrasjen e Zahirit sepse ai ishte përgjegjës për linje e Llapit ai duhej ta informonte Ismet Abdullahun, këtu duhet te sqarohet vet Ali Ahemti apo Ismet Abdullahu. Pra këtu shihet e vërteta e këtyre që veten e quajtën Komandant të parë të Shtabit të UÇK-se si Azem Syla. A nuk është turpëruese që ky të komandonte Zahir Pajzitin e Adem Jasharin nga Tirana dhe Zvicra këto duhet te sqarohen para se ti mbuloj pluhuri.

Si u vra Mujë Krasniqi dhe pse duhet të zbulohet vrasja e Ilir Konushevcit në Shqipëri

4. Edhe vrasja e Mujë Krasniqit në bazë të hulumtimeve të bëra shihet që para se Muja të nisej për në Kosovë, kishin marre sugjerime që të hynte me 10 deri 15 veta, por a thua kush dha urdhër të hyhet me 142 vet?.

5. Pse duhet zbuluar dhe vrasjen e Ilir Konushefcit, gjeneratorit të logjistikës së UÇK-së, ai është vrarë brenda territorit të Shqipërisë dhe dihen vrasësit, duhet të dihet se kush ishin urdhërdhënësit dhe po te analizohen rrethanat e vrasjes se tij të gjitha përpjesëtimet që mund njeriu të nxjerr janë se vrasja ka ardhur nga dikush që për të Iliri ishte pengës në ngritjen e tij .
Edhe krejt në fund do të përfundoja me një takim të Ramush Hardinajt në ‘’Shtabin e Përgjithshëm’’, ku ai thotë se unë e dija që Jakup Krasniqi ishte bërë zëvendës komandant, por kur u prezantua edhe Sokol Bashota jam ngritur në këmbë dhe kam sharë. Ju thashë ju jeni’’ hajna” dhe ia kam mëshuar një rafal me kallash tavanit . Ju thash me ju nuk do të punoj kurrë më, dhe kam dalë jashtë. Pas meje me vrap ka ardhur Sylejman Selimi dhe me ka thënë. Mirë ja bëre. Shkruan Bardh Hamzaj në librin “Paqja e Gjeneralit”.

2013-08-12

Aleks Buda mbeti deri në fund ndaj atdheut një militant patriot shqiptar dhe ndaj shoqërisë një mendimtar i majtë demokrat.

Profesor Aleks Buda, kryetari i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është padyshim historiani më erudit dhe më i kompletuar që pati Shqipëria gjatë shek. XX. Ai u shqua në mënyrë të veçantë si dijetar i sintezave historike, si analist i ngjarjeve të mëdha të historisë së shqiptarëve, të cilat i vëzhgoi nga optika e filozofisë së historisë. Merita e tij kryesore si shkencëtar, është trajtimi i ngjarjeve të historisë së Shqipërisë nga metodologjia shkencore, sipas së cilës ngjarjet historike mund të interpretohen drejtë nëse zbatohen dy kriteret hegeliane. E para, historiani duhet të mbështetet jo vetëm në kronikën e ngjarjeve, por edhe në faktorët e shkencave të ndryshme shoqërore, të dukshme dhe të padukshme, siç janë, sipas rastit, objektet arkeologjike, prodhimtaria letrare, faktorët ekonomikë, ndërtesat e kultit, banesat qytetare, lëvizjet shoqërore, mendimet filozofike, normat kanunore, korpuset legjislative të kohës që historiani studion. E dyta, historiani duhet të hetojë edhe ndërlidhjen e ngjarjeve historike të një epoke me fenomenet historike të epokës së mëparshme, mbasi vetëm kështu mund të arrihet në vlerësimin e tyre të saktë.

Kush e ka njohur nga afër profesorin e nderuar dhe kush është përpjekur të ecë në gjurmët e tij, ka vënë re se ai mundohej të përvetësonte rezultatet që kishin nxjerrë në fushën e studimeve shqiptare të të gjitha epokave të gjitha shkencat shoqërore. Dëshmi janë temat që ai ka trajtuar, të cilat u përkasin periudhave të ndryshme të historisë që nga agimi i historisë e deri në kohët moderne.
Pikënisje e këtij koncepti metodologjik mbi trajtimin e historisë u bë edukimi i tij arsimor dhe kulturor në periudhën midis dy luftave botërore. Kalimi nga shkolla fillore shqipe e Elbasanit në shkollën unike italiane të Leçes, vazhdimi i mëtejshëm në gjimnazin austriak të Salzburgut dhe vitet universitare në Vjenën e kulturuar, e pajisën profesorin me një bagazh kulturor si klasik aq edhe modern. Nga ky cikël arsimor, fillorja e Elbasanit i dha atij dashurinë për gjuhën amtare dhe për atdheun e tij. Kultura austriake dhe shkolla e Vjenës, si hallka e fundit e ciklit arsimor, e pajisën atë me parametrat kulturore më përparimtare të kulturës botërore. Në Vjenë, Aleks Buda përvetësoi pikëpamje të majta, ashtu siç qenë njerëzit më të shquar në mbarë botën në periudhën midis dy luftave botërore. U bë jo komunist bolshevik, por i majtë demokrat, ashtu siç kultivohej në Perëndim. Në thelb, Aleks Buda mbeti deri në fund ndaj atdheut një militant patriot shqiptar dhe ndaj shoqërisë një mendimtar i majtë demokrat.

Kur Shqipëria u pushtua nga okupatorët nazifashistë italianë dhe gjermanë ai u reshtua në Frontin Antifashist Nacional-Çlirimtar. Këtë rreshtim ai e zgjodhi nga bindja se okupacionet nazifashiste ishin përdhunime që i bëheshin pavarësisë kombëtare të Shqipërisë. Veç kësaj, ai ndjeu për detyrë të jepte si shqiptar kontributin e vet për rivendosjen e Pavarësisë Kombëtare.

Vendosja e pushtetit komunist e gjeti prof. Aleks Budën 35-vjeçar, pra të formuar dhe të kompletuar tërësisht nga pikëpamja ideologjike dhe politike si një demokrat i majtë. Megjithatë, ai e gjykoi regjimin jo nga këndi i diktaturës, por si një pushtet që mbronte pavarësinë e atdheut. Për këtë arsye, si shumë demokratë të tjerë, ndonëse u pajtua me diktaturën komuniste, ai qëndroi larg radhëve të partisë së saj. Enver Hoxha, i cili e pati për disa kohë koleg në Liceun e Korçës, kishte një konsideratë të veçantë për të si njeri i kulturuar. Aleksi e ndiente për detyrë t’i shërbente vendit vetëm në fushën e arsimit dhe kulturës shqiptare. Kur në konferencën e frontit që u mbajt në Berat, në nëntor 1944, E. Hoxha i propozoi A. Budës funksione politike në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, ai refuzoi. I tha se ishte i gatshëm të merrte përsipër detyrën e Bibliotekës Kombëtare. Edhe më vonë, ai nuk pranoi asnjëherë detyra të karakterit politik.
*
Veprimtarinë shkencore në fushën e historiografisë Aleks Buda e nisi në fillim të vitit 1949. Në atë kohë sapo kishte përfunduar punimet Kongresi I i Partisë Komuniste Shqiptare. Kongresi i kishte nxjerrë jashtë raundit disa funksionarë të saj, ndonjëri nga të cilët ishte përpjekur të denigronte personalitetin historik të Skënderbeut. Duke u kapur nga prapashtesa -Bej që mbante emri Skënder i Heroit, pra Skënder-bej, titull i cili në shek. XV në të vërtetë kishte kuptimin e gjeneralit, ata e trajtonin atë si bej në kuptimin që kishte në atë kohë, pra si pronar çifligar. Si rrjedhim, ata e konsideronin Skënderbeun si përfaqësues të bejlerëve çifligarë, të cilët në ato vite goditeshin me egërsinë e xhunglës. Për të ndriçuar portretin e vërtetë historik të Skënderbeut, prof. Aleks Buda në atë kohë shef i seksionit të Historisë në Institutin e Shkencave të krijuar dy vjet më parë, shfrytëzoi 17 janarin 1949, përvjetorin ndonëse jo jubilar të vdekjes së Heroit.
Atë ditë u thirr një konferencë e posaçme as partiake, as shtetërore, por personale e Aleks Budës, kushtuar figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ishte konferenca e parë në Tiranë, por edhe në Shqipëri me temë historike, që mbahej vetëm nga një konferencier. Mund të thuhet se qe një eveniment. Konferenca u mbajt në sallën e Teatrit Popullor. Salla qe e mbushur plot. Ajo u ndoq me vëmendje jashtëzakonisht të veçantë për shkak të kryetemës kushtuar Heroit Kombëtar të shqiptarëve.
Në referatin e vet Aleks Buda e vlerësoi lart figurën e Gjergj Kastriotit dhe vendin që ai zë në historinë e Shqipërisë. Ai e filloi referatin me këto fjalë:

“Fytyra e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përkujtimit të të cilit i është kushtuar kjo ditë, zë një vend të shquar në historinë e popullit tonë, mund të themi në historinë e Evropës. Siç është e jashtëzakonshme jeta e tij – e çuditshme dhe e jashtëzakonshme është edhe historia e famës së tij. Në mos tjetër e dëshmon një bibliografi e pasur qindra e qindra vëllimesh prej vitit 1500 gjer në ditët tona, ku kanë hedhur mbi kartë qindra e qindra historianë, politikanë, poetë, ushtarakë nga viset e kohët më të largëta e më të afërta entuziasmin, admirimin, nganjëherë dyshimin e tyre skeptik – që u zgjon figura e këtij njeriu të madh që doli nga gjiri i një populli të vogël, që luftoi në një vend të vogël dhe pa përshkuar distanca të largëta, bëri vepra aq të mëdha e të lavdishme, sa që është e madhe, e lavdishme lufta e një populli që lufton për të thyer vargonjtë e robërisë, për të mbrojtur lirinë, pavarësinë e jetës e të tokës së vet”.

Duke folur mbi premisat, të cilat duhet të ketë parasysh historiani kur vlerëson një figurë historike, ai sqaroi:
“Madhësia e një figure, e një lëvizjeje, e një ideje nuk mund të matet vetëm me numrin e vëllimeve, me sasinë e kartës që ështe shkruar për të. Matësi më i mirë dhe më i sigurtë për të gjykuar është konstatimi nëse një figurë, një lëvizje, një ide rron, vepron akoma, ngjall fuqi të reja në zemrat e njerëzve të shtypur, për të përmbysur situata të kalbura, për të shembur robërinë, sepse këtë mund ta bëjë vetëm një ide e madhe përparimtare që ndihmon procesin historik të eci përpara…”. Më tej ai shtonte: “Matësi më i sigurtë është konstatimi nëse vepra që nis një personalitet historik, qoftë edhe nëse mbetet përgjysmë, qoftë edhe nëse rrethanat e vështira nuk e lejojnë të realizohet, megjithatë është një nevojë historike që më vonë do të realizohet medoemos”.
Duke ngulur këmbë mbi kriteret që duhen patur parasysh kur trajtohet një figurë historike, profesor Aleks Buda theksonte më tej: “Figurë e madhe është çdo nismëtar që parasheh dhe fillon të realizojë, që kontribuon mbrojtjen e asaj që akoma s’është, por që po përgatitet, që duhet dhe që do të vijë”.

Në këtë referat tashmë të mbuluar nga pluhuri i kohës – themi nga pluhuri i kohës, mbasi nuk dimë përse redaktorët e kanë lënë jashtë katër vëllimeve botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ku janë përfshirë “Shkrimet historike” të Aleks Budës – profesori ynë i nderuar nënvizonte se vepra kryesore e Skënderbeut qëndronte te fakti se lufta e tij heroike mbajti gjallë frymën e rezistencës kombëtare për pesë shekuj, derisa u realizua plotësisht më 28 Nëntor 1912.

Aleks Buda vuri në dukje dy tendencat kontradiktore midis tyre që përshkojnë bibliografinë e pasur skënderbegiane. Njëra karakterizohet nga prirja për ta ngritur lart veprën e Skënderbeut, tjetra për ta ulur poshtë personalitetin e tij. Si shembull të vlerësimeve negative për Skënderbeun profesori sillte tre autorë: i pari historiani gjerman George Voigt, i cili shihte te Skënderbeu një kryetar mjeran hajdutësh që paguhej prej Perëndimit për të luftuar turkun; i dyti historiani rumun Nikolla Jorga, i cili e shihte Skënderbeun si një kapedan që ndihmohej nga venedikasit, mbrohej nga napoletanët dhe nxitej nga hungarezët; rastin e tretë ai e përgjithësonte me historianët jugosllavë, të cilët gjithashtu janë përpjekur ta zhvlerësonin veprën historike të Skënderbeut. Profesori nuk pajtohej jo vetëm me kritizerët e Heroit, por as me apologjetët e tij, disa nga të cilët, nënvizonte ai, e ngrenë Heroin në shkallën e legjendës, disa të tjerë e shndërrojnë atë në mit. Vepra e Skënderbeut, mendonte profesori, duhet gjykuar vetëm duke u mbështetur në burimet historike dokumentare dhe vetëm nëse ato burime shpjegohen dhe analizohen me objektivitet shkencor.
Thelbin e referatit që prof. Aleks Buda mbajti më 17 janar 1949, pra që në shfaqjen e tij të parë si historian para publikut shqiptar, nuk e përbën vetëm vlerësimi dhe gjykimi i tij i drejtë mbi veprën e Heroit të shekullit XV, por ca më tepër kriteret metodologjike që duhet të zbatojë historiani kur trajton një personalitet, një ngjarje, një periudhë historike. Në referatin e përmendur, profesori i dha një vlerë të veçantë ndriçimit të kushteve ekonomike dhe marrëdhënieve shoqërore, të cilat sipas tij, përbëjnë bazën, burimin dhe shpjegimin e madhështisë së luftave të Skënderbeut. Pa ndriçuar këto probleme është vështirë të bindesh për saktësinë e fitoreve ushtarake që korri Skënderbeu. Në një kohë kur në vendet e tjera të Gadishullit Ballkanik, nënvizonte prof. Aleks Buda, lulëzonin marrëdhëniet feudale dhe mbizotëronte bujkrobëria, në Shqipëri nuk kishte depërtuar kudo gangrena feudale. Këtu mbizotëronte fshatarësia e lirë. Mbizotëronte jo bujaria feudale, por bujaria fisnore.

Në shek. XV, në kohën e vërshimit të invazorëve osmanë, shteti i tyre ndodhej ende në fazën e feudalizmit ushtarak. Kjo do të thotë se ato ende nuk e njihnin bujkrobërinë e fshatarëve. Si rrjedhim, për bujkrobërit e Ballkanit timari feudal-ushtarak turk sillte një farë lehtësimi nga pikëpamja ekonomike e shoqërore, mbasi i njihte fshatarit pronësinë dhe ekonominë individuale. Kjo është arsyeja, nënvizonte prof. A. Buda, përse fshatarët në disa vende të Ballkanit nuk iu kundërvunë invazionit osman, madje sipas një kronike mesjetare, vinin pas tyre me kënaqësi (lo seguivano col piacer). Përkundrazi, fshatarët e lirë shqiptarë, të cilët përbënin shumicën e popullsisë – meqenëse qytetet kryesore të vendit ndodheshin nën zotërimin e Venedikut – shihnin te invazori osman jo vetëm shtypjen kombëtare, por edhe robërimin shoqëror. Për këtë arsye, nënvizonte profesori, fshatarët e lirë së bashku me bujarinë fisnore u ngritën si vullkan për të mbrojtur lirinë e tyre.

A. Buda u rikthye te vlerësimi i figurës së Skënderbeut dhe dy vjet më vonë. Rastin e dha botimi nga Fan Noli më 1947 në Neë York i disertacionit në anglisht mbi Gergj Kastriot Skënderbeun, i cili arriti në Shqipëri me pak vonesë. A. Buda u entuziasmua në vija të përgjithshme me përmbajtjen e tij. Kjo për arsye se Fan Noli kishte bërë para tij orvatje për të ndriçuar bazën shoqërore të epopesë së shekullit XV. Në një recension që A. Buda botoi në “Buletinin e Institutit të Shkencave” më 1951, vlerësoi kontributin që sillte Noli në historiografinë skënderbegiane. Meritë të veçantë patën, sipas nënvizimit të A. Budës, argumentet dokumentare që sillte Fan Noli për të provuar, në kundërshtim me skepticizmin e shfaqur nga disa historianë të huaj, se fitoret ushtarake që Skënderbeu kishte korrur ndaj sulltanëve turq nuk ishin tregime legjendare, por fakte të vërteta historike; e dyta, se Noli sillte argumente serioze historike që vërtetonin se Skënderbeu nuk ishte si mendonin disa historianë skeptikë, kapedan çetash kryengritësish, por kryetar i një shteti të pavarur; e treta, se Skënderbeu kishte zhvilluar marrëdhënie diplomatike me disa nga shtetet kryesore të kohës së tij, pra ishte njohur si kryetar shteti edhe në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, A. Buda pati edhe tri vërejtje ndaj monografisë së peshkopit shqiptar të Amerikës. E para, nuk u pajtua me tezën e tij se Skënderbeu nuk kishte vajtur peng në oborrin e sulltanit. E dyta, se Noli nuk duhej të mbështetej te vepra e G. M. Biemmi-t, i cili nënvizonte A. Buda, ishte një falsifikator; e treta, se baza shoqërore e epopesë së shek. XV, siç e kishte trajtuar Noli, kishte nevojë të rishikohej. Tri vërejtjet e profesorit u trajtuan me një urtësi kulturore dhe me një logjikë shkencore që la përshtypje të thellë.
Pavarësisht se argumentet që solli prof. Aleks Buda mund të jenë të diskutueshme, po aq të diskutueshme sa dhe ato të Fan Nolit, vetë stili i debatit tregoi rrugën që duhej të ndiqnin historianët dhe dijetarët e Shqipërisë komuniste, krejt ndryshe nga debatet që bënin gazetarët dhe aktivistët partiakë për çështje politike.

*
Me gjithë vështirësitë e krijuara për historianët nga presioni ideologjik-politik i Partisë së Punës, qarqet shkencore përsëri gjenin shtigje për të krijuar hapësirë për liri debati dhe diskutimi, natyrisht brenda kufijve politikë, kapërcimi i të cilave ishte ndaluar rreptësisht nga diktatura. Profesor Aleks Buda ishte mjeshtër i shtigjeve. Në shtatorin e vitit 1952, u organizua nga Instituti i Shkencave në Tiranë, një konferencë shkencore – e para konferencë shkencore e organizuar nga vetë shqiptarët. Konferenca kishte dy tema, secila me disa seanca. Tema e parë “Formimi i kombit shqiptar”, tema e dytë “Fillimet e lëvizjes kombëtare shqiptare”. Organizatori i konferencës ishte profesor Aleks Buda. Si një mjek që mat pulsin e të sëmurit, edhe Aleks Buda diti të maste pulsin e situatës. Se si e se qysh veproi profesori nuk u mor vesh asnjëherë, por kur pjesëmarrësit hynë në sallën e madhe të Bibliotekës Kombëtare – në sallën e ndërtesës së vjetër – në murin përballë, prapa presidiumit ishte shkruar me gërma të mëdha parulla: “ASNJË SHKENCË NUK MUNT TË ZHVILLOHET DHE TË PËRPAROJË PA LUFTË MENDIMESH DHE PA LIRI KRITIKE”. Nën parullë emri – STALIN”.

Parulla ishte një ftesë me dy adresa. Njëra ftonte pjesëmarrësit të diskutonin pa frikë se liria e debatit ishte e garantuar. Tjetra u drejtohej partiakëve vigjilentë të mos i kundërviheshin Stalinit.

Kriteret shkencore hegeliane Aleks Buda i shtriu në temat e tjera dhe në periudhat e ndryshme të Historisë së Shqipërisë. Kështu për shembull, në Kuvendin I të Studimeve Ilire në vitin 1972 ai shtroi si detyrë studimin e lidhjeve gjenetike shqiptaro-ilire jo me frazeologji romantike, as me citate klasike, por me argumente të disa disiplinave shkencore-historike, arkeologjike, gjuhësore, etnografike e antropologjike – të ndërlidhura dhe të ndërvarura midis tyre. Në të njëjtën kohë, ai porositi që studimi i ilirëve të mos ngushtohej vetëm me procesin e vetë ilirëve, por të shihej më gjerë. Më “gjerë” do të thotë që historia e ilirëve të shihej ashtu siç e kishte theksuar më 1774 themeluesi i ilirologjisë Johan Thunmann, edhe nga një këndvështrim më i gjerë, si popullsi që morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet kryesore politike që përshkuan botën antike të Mesdheut. Prof. Aleks Buda theksonte tekstualisht: “Thelbin e këtij kompleksi shkencor e përbëjnë çështje të tilla të rëndësishme si ajo e kulturës më të lashtë të Ilirisë e të bartësve të saj; problemi i prejardhjes së ilirëve dhe i gjuhës; i organizimit eknomik, shoqëror e politik të tyre; i vendit që mbanin ilirët në botën antike; më në fund, studimi i premisave që ata krijuan për historinë mesjetare e të re të Gadishullit Ballkanik”.
Një nga problemet të cilit prof. A. Buda i kushtoi kujdes ishte dhe çështja e formimit të popullit shqiptar, e gjuhës dhe e kulturës së tij. Fillimisht këtë problem ai e trajtoi në një referat që ai mbajti në Ankara në gusht 1979 në Kongresin IV të Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore (AIESEE). Në takimin e Ankarasë ai pohoi se etnogjeneza e shqiptarëve, formimi i kombësisë shqiptare mbi një bazë etnike të lashtë, me gjuhën e kulturën e vet, përbën një nga problemet qendrore të shkencave albanologjike. Edhe në trajtimin e kësaj teme, prof. A. Buda, ngulte këmbë për bashkërendimin e të dhënave që dalin nga hulumtimet historike, arkeologjike, gjuhësore, etnografike dhe kulturore. Vetëm kështu, nënvizonte profesori ynë, mund të dalin konkluzione të shëndosha dhe jo duke u kapur pas të dhënave të një fushe të vetme.

Këtë temë profesor Buda e zhviloi dhe e thelloi në Konferencën Kombëtare për Formimin e Popullit Shqiptar të Gjuhës dhe të Kulturës së tij, e cila i zhvilloi punimet në Tiranë tre vjet më vonë, në korrik të vitit 1982. Në këtë konferencë prof. A. Buda ripohoi se studimi i etnogjenezës shqiptare është një problem kompleks. Për këtë arsye, problemi nuk mund të shihej vetëm në guackën e etnografisë shqiptare, por të rishihej edhe në kuadrin e etnografisë ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, Aleks Buda e shihte të nevojshme trajtimin e problemit të etnogjenezës shqiptare në kuadrin e ballkanistikës. Ai theksonte tesktualisht:
“Konferenca jonë ka kapur një temë qendrore edhe për ballkanistikën, sepse problemi i formimit të popullit shqiptar, i vazhdimit dhe i autoktonisë së tij, i formimit të territorit të tij historik, i gjuhës, i kulturës së tij, është lidhur me fije të shumta edhe me probleme analoge të historisë së popujve fqinje ballkaniker, me të cilët shqiptarët, si një nga popujt më të vjetër të këtij gadishulli rrojnë tashmë prej shekujsh në lidhje të vazhdueshme marrjesh e dhëniesh ekonomike e kulturore, gjuhësore e politike”.
Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, organizatën shqiptare që veproi në vitet 1878-1881, prof. Aleks Buda e ka trajtuar përveçse për publikun shqiptar edhe në disa takime për publikun e huaj si për shembull në Ankara, Paris, Athinë e gjetkë. Sintezën më të goditur besoj se e ka dhënë në referatin që mbajti në konferencën ndërkombëtare kushtuar njëqindvjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila u mbajt në Tiranë në qershor 1978. Në histori ka raste, tha profesori, kur një popull në përpjekjet e tij për të dalë nga errësira në dritë, ka dy rrugë: njëra, në pamje të parë duket e lehtë, por ajo është e mbyllur, madje edhe përpjekjet që janë bërë për të ndjekur ato rrugë në dukje të lehta shpesh janë rrugë pa krye ose rrugë që përfundojnë në greminë. Përrkundrazi, vazhdoi ai, ka rrugë që janë me të vërtetë të vështira, por që ato kur çahen me luftë e vështirësi më në fund të çojnë drejt horizonteve të hapura. Pikërisht në udhëkryqin që ndodheshin shqiptarët në krizën lindore të viteve ’70 të shekullit XIX ata ndoqën, me themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, rrugën e dytë, rrugën tepër të vështirë.

Edhe në këtë temë prof. A. Buda kërkoi të zbatoheshin po ato kritere të metodologjisë studimore të historiografisë. Pra, ai kërkoi që të vlerësoheshin dhe të gjykoheshin jo vetëm ecuritë e ngjarjeve të organizatës, por edhe forcat lëvizëse që vepronin në sektorët e tjerë të jetës shqiptare dhe në mënyrë të veçantë në arenën diplomatike ndërkombëtare.
*
Do të shkonte gjatë po të përmendnim në këtë referat kriteret e njëllojta që ai ka zbatuar edhe në temat e tjera të historisë së Shqipërisë. Këtu mjafton të thuhet se me qartësinë dhr kthjelltësinë e pikëpamjeve të veta mbi metodën studimore dhe mbi vlerësimin e ngjarjeve historike, profesor Aleks Buda fitoi konsideratën e mbarë qarqeve shkencore, kulturore dhe artistike të vendit. Këtë konsideratë ai e ruan edhe sot e kësaj dite.

Veç kësaj, ai e përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet kombëtar në shumë takime shkencore ndërkombëtare. Si njohës i shumë gjuhëve, ai mori pjesë në debate duke iu përgjigjur sipas rastit historianëve të huaj në gjuhën e tyre amtare: në gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht, spanjisht dhe shpeshherë me fraza të shkurtra në greqisht, serbisht, bullgarisht. Në sajë të këtyre meritave, profesor Aleks Buda ashtu si profesor Eqerem Çabej u bënë ambasadorët shkencorë shëtitës të Shqipërisë. Ishin dy korifejtë që përfaqësuan për disa dekada dy shtyllat e albanologjisë shqiptare – njëri historinë, tjetri gjuhësinë. Pavarësisht nga synimet që kishte Enver Hoxha, vendimi i tij për të vënë prof. Aleks Budën në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kur ajo u krijua më 1972 ishte një zgjidhje e goditur. Me të ai nderoi jo aq Aleks Budën sesa historiografinë shqiptare dhe vetë Shqipërinë.
Po e mbyll këtë homazh të profesorit tim me dy fjalë të përzemërta. Profesor Aleks Buda edhe kur ishte i thjeshtë dhe ecte në këmbë, edhe kur u bë shef dhe vinte në zyrë me biçikletë, edhe kur u bë kryetar i Akademisë dhe udhëtonte me makinë, mbeti po ai: njeri i thjeshtë, i qeshur, i ngrohtë, i urtë me këdo. Dëgjonte me kujdes çdo njeri që vinte në zyrë dhe përpiqej me aq sa mundej të zgjidhte problemet jo të pakta që kishte ai që fliste me të. Ndoshta këto veti personale një ditë do të harrohen, por ato që do të mbeten të ngurosura në historinë tonë kulturore dhe shkencore janë kriteret metodologjike që ai kërkonte të zbatonin historianët shqiptarë të zbatonin, në çdo rast dhe për çdo temë. Këtë trashëgimi duhet të ketë parasysh patjetër brezi i ri që angazhohet në studimin e shkencave shoqërore shqiptare.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...