2013-12-18

Udhëheqësit më trima të ushtrisë osmane më së shpeshti ishin shqiptarët


Enciklopedia Gjermane , Shqipëria reale Me marrëveshjen e paqes në mes të Venecianëve dhe Turqve më 1478-të, Shqipëria u bë krahinë turke, mirëpo ky vend asnjëherë nuk u qetësua . Që nga mesi i shekullit 17 , islami filloi gjithnjë e më shumë të depërtojë në Shqipërinë e deri atëhershme të krishtere . Po ashtu shqiptarët u dërguan edhe në shërbimet ushtarake të turqve, në luftëra të shumta që bënin ata .Shqiptarët formonin thelbin e armatës turke , ata ishin komando dhe ishin ushtarë të mirë, që Turqia i dëshironte medoemos në radhët e veta.

Udhëheqësit më trima të ushtrisë osmane më së shpeshti ishin shqiptarët. Po edhe në vendet punuese të administratës së perandorisë, shqiptarët gjithnjë e më shpesh zinin vend. Shkrimet në ketë Enciklopedi janë përfshirë nga viti 1844- 1872. Historianët e kohës si Cyprien Robert, Josef Müller, Hahn dhe Bopp, kanë vizituar personalisht vendet shqiptare duke marr informacione nga dora e parë, gjithashtu ata janë shërbye me material nga historia italiane dhe asaj turke të kohës. Ky leksikon tregon qartë, se si Evropa i shikonte shqiptarët nga këndi i saj i vështrimit. Është mirë që opinioni ynë të informohet se si popujt tjerë na kanë mësuar ne në Histori.

Që nga kjo kohë kur është shtyp ky libër, populli shqiptarë është ballafaquar me shumë luftëra, me shumë sfida, me shumë probleme jetësore që kanë ndikuar drejtpërdrejt në lëvizje të popullsisë shqiptare. 91400 km² ishte sipërfaqja ku jetonin shqiptarët , në ketë enciklopedi përshkruhen shumë mirë kufijtë shqiptar, malet, lumenjtë, liqenet, qytetet, detet si dhe Gjiri i Artës. Edhe për nga numri i banorëve konsiderohej si vend me rëndësi, pasi mendohej se ishte diçka më i madh apo i barabartë me fqinjët. Imazhi i dytë për shqiptarët në ketë libër është banimi i tyre në një banesë të vogël prej guri, në shumicën e rasteve me dy dhoma. Bie në sy mikpritja e ngrohtë shqiptare, ku para këtyre shtëpive qëndronin dy burra një grua dhe një fëmijë. Burrat kishin të veshur me shajakë e këmishë të bardhë , me jelekë të zi përmbi si dhe me plisin/kësulën e bardhë që mbanin mbi krye.

Pastaj bie në sy organizimi i mirë sportiv dhe social , si çdo fshat kishte fushën sportive. ku zhvillonin aktivitete sportive të dielave, si dhe vendin qendror ku bëheshin korrje shirjet. Këta historian shpjegojnë rrugëtimet e vështira për shkak të terrenit, mungesës së përgatitjes së nevojshme profesionale, duke u marrë shumica e popullsisë vetëm me bujqësi dhe blegtori, e pak nga ta edhe me tregti. “Qafat , nëpër të cilat rrjedhin ujërat, kanë faqe shkëmbore të thepisura. Kullotat janë mesatare dhe shumë të varfra . Jeta e banorëve është e vetmuar, në kushtet e një banditizmi të madh.” Kur vjen puna te veshjet, shkruhet për veshjen e grave nga fiset malësore” Ata vërejnë se kësula është një element që e gjen si në viset e Gegërisë dhe në ato të Toskërisë; fustanellën e shqiptarëve toskë e cilëson “të zakonshme”; ndërsa zakoni i malësorëve për të mbajtur thesin mbi shpinë, i kujton çantën e shpinës së banorëve të alpeve. Ata shkruajnë edhe për besimin i cili ishte i lidhur me ndarjen fetare, shqiptarët prezantohen si popull që kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore , si Kosova e sotme dhe sanxhaku ishin të pastër etnikisht e të ndarë në vija etnike dhe i përkisnin besimit katolik-romakë . Pikërisht në ketë shekull kishte filluar konvertimi i popullit shqiptarë verior në myslimanë.

 Shqipëria e mesme ishte e angazhuar për fenë ortodokse , ndërsa Shqipëria në jug ishte kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë. Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët ishin shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjoheshin si alternativa, ata përdornin gjuhën e njeri-tjetrit. Në bregun e detit pothuaj të gjithë burrat qe merreshin me tregti flisnin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi , në familje, gjuha shqiptare ishte në përdorim edhe pse sundonte Ali Pashë Tepelena. Por, ata thonë se mbi të gjitha, Greqia ishte i mbipopulluar me shqiptarë dhe ata e formonin shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis ishin të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë. ”Enciklopedi e vitit 1874 Shqipëria” Shqipëria (shqip Skiperi, turqisht Arnaut), me një gjatësi 450 km dhe gjerësi- 90-135 km. Vend bregdetarë që shtrihet përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, ka një sipërfaqe prej rreth 91.400 km ² dhe rreth 2,350,000 banorë- Kufijtë e saj të cilat janë dhënë, janë pak a shumë në përputhje me dokumentet e kohës, Shqipëria kufizohet: • në veri me Mal të Zi, Bosnjë dhe Serbi, • në lindje me Bullgarin e lartë, me Maqedoninë, me Thesalinë, • në jug me Greqinë dhe të Gjiri i Artës • në perëndim me detin Jon dhe detin Adriatikut. Popullsia është e përhapur mbi kodrat dhe luginat. Shumë nga qytetet dhe kështjellat e panumërta shtrihen mbi majat e maleve. Forma e jetesës janë,si në kohërat e kapitenit Klephten, me vetëdije të njëjtë, si dikur të baronëve gjermanë grabitës. Banorë janë (rreth 3.200.000) në rrënjën e popullit shqiptar kryesisht (Arnaut Turke) ose Skipetar (njerëz mali), siç e quajnë ata veten e tyre. Ky është një popull i lashtë, i cili ka mbijetuar dy mijë vjet në mes stuhive dhe luftërave të shumta në rezidencat e tij duke u numëruar të familjet e kombeve të madha, që nga koha e Aleksandërit të Madh identifikohen me pasardhës të Ilirëve, por referuar më parë në mënyrë të pasigurt janë identifikuar si pasardhës të trakëve. Në gjysmën veriore të vendit, popullsia shqiptare është pothuajse etnikisht e pastër, e papërzier me kombet sllave, boshnjakët dhe malazezët, një ndarje e ashpër etnike. Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët janë shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjohen si alternativa, ata përdorin gjuhën e njeri-tjetrit.. Në bregun e detit pothuaj të gjithë njerëzit flasin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi, në familje, gjuha shqiptare është ende në përdorim. Kjo e fundit vlen edhe për pjesën e mbetur të gjuhës së vjetër Thrako-Ilire, ku sipas Bopp, kjo gjuhë është një degë e pavarur e fisit indo-evropian, por e përzier me fjalë greke, romake, gjermane, sllave dhe turke. Gramatika e gjuhës shqipe mungon, pasi për të shkruar përdorën shkronjat greke,alfabeti grek, material i marrë me kusht në Lecce (Romë 1716), në “Tabelat Krahasuese” (Hall 1822), (Xylander Frankfurt 1835), Rossi (Roma, 1866), një Blanchi fjalor (ibid., 1635). Krahasime edhe nga Bopp, duke përdorur gjuhën shqipe (Berlin 1855). Besimi është i lidhur me ndarjen fetare, që nga koha kur Ali Pasha prezantoi dhe vendosi sistemin e tolerancës fetare, Islamit dhe të Kishës Katolike në publik, ata kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore është e angazhuar dhe i përket besimit katolik-romakë, Shqipëria e mesme është e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug është kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë. Shqipëria është një vend me plot male dhe shkëmbinj, pra nga këtu e ka edhe emrin “Skiperi” (vendi i shkëmbinjve). Të gjitha malet janë të egra, të pjerrëta, me plotë lugina dhe kanione të thella. Në veri në kufirin e Malit të Zi qëndron mali i Komanit, në verilindje të vendit gjenden malet e Sharrit, në jug-perëndim të Liqenit të Ohrit shtrihen malet e Tomorit, në juglindje janë malet e Gramozit dhe prej këtu vijnë malet nyje të Meqovës (Zygos), pastaj malet e sipërme të Aspropotamotal. në jug vargmalet lindore të Pindit dhe vargmalet perëndimore të maleve Tsumerka, të cila shtrihen deri të Gjiri i Artës. Shumë prej vargmaleve përfundojnë në drejtim të detit në cepa të pjerrtë, p.sh. kepi Linguetta, kepi Laghi, kepi Pali, Rodoni. Shqipëria është e pasur me uji. Por vetëm disa lumenj kanë gjatësi mbi 150 km, me përjashtim të lumit Drin që derdhet në Liqenin e Ohrit, të gjithë lumenjtë tjerë janë lumenj bregdetarë. Të lundrueshëm janë vetëm Drini, Vjosa, Shkumbini dhe Buna, por vetëm për pak kilometra. Nga liqenet që duhet përmendur janë në veriperëndim Liqeni i Shkodrës (Skutari), 550 km². Në qendër liqeni i Ohrit dhe në jug liqeni i Janinës. Bregdeti posedon shumë Porte dhe disa Gjinj të mëdhenj, për shembull: Gjiri i Artës, i Vlorës, i Durrësit dhe ai i Drinit, kurse në jug bregdeti është i pjerrët të Cape Linguetta, në veri është rrafshinë dhe me i cekët deri në grykën e Drinit. Kostumi e grave është i dobët dhe zakonisht përbëhet nga lecka të pambukut të trashë, fustanet janë shumë të gjera, të punuara nga leshi, një veshje tipike e tyre, vajzat e reja shpesh bartin kapele nga llamarina dhe monedha të vogla të kapura në flokë. Veshja e njerëzve të zakonshëm të gjinisë mashkullore përbëhet nga një këmishë dhe pantallona pambuku të materialit të njëjtë, me një ngjyrë të bardhë, palltot e tyre janë të punuara nga leshi, me krahë të gjerë e të hapur, mbi kraharor mbajnë një shami të bardhë leshi e cila së bashku me një gjilpërë argjendi shpesh kthehet e varur në një copë të ngushtë, për të mbajtur thesin mbi shpinë. Kurse një pjesë e popullit nga mesi në jug mbajnë fustanella valë,valë të gjera. Koka e tyre mbulohet nga Plisi (Kësula), është një element që e gjen në të gjitha viset e Gegërisë dhe në ato të Toskërisë, ato i kanë gjithashtu nga pambuku. Rripi, në shumicën e rasteve është i dekoruar me argjend dhe i përpunuar me një art të lart, rripi është i lidhur vetëm me një mbërthyese ku në të ka të mbërthyera dy pistoleta. Gjatë stinës së verës, Palltot dhe xhamadanët zëvendësohen me xhaketa të lehta. Kostumet e Kapitenëve të rinj janë të nga materiali kadife, të qëndisura me ar dhe argjend. Shtëpitë e shqiptarëve zakonisht përbëhen nga një kat përdhes dhe në shumicën e rasteve me dy dhoma, e me përjashtim të ndonjërit që ka vetëm një dhomë. Në njërën nga dhomat ruhet Misri, Drithërat dhe Rrushi, të cilat i spërkatin me kripë për të pasur një qëndrueshmëri. Secila shtëpi ka nga një kopsht të gjelbër dhe secili fshat ka nga një lendinë të gjelbër për lojërat e sportit, kryesisht lojërat zhvillohen të dielave. Gjithashtu secili fshat ka sheshin e vet qendror në formë rrethi, të mbajtur shumë pastër, pasi aty fshatarët bëjnë korrjet e drithërave me kuaj Ushqimi i shqiptarëve përbëhet kryesisht nga perimet. Vera e rrushit, është pije që e konsumojnë tradicionalisht, por ata punojnë një lloji edhe më të fort të Verës një lloj “brandy” që e quajnë Raki, këtë e përfitojnë nga rrushi, misri dhe elbi. Shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të moderuar në biseda dhe kursyes të mirë, por ne kemi vërtetuar se ata janë shumë dembel dhe injorant, me mungesë diturie. Vjedhjet në vendet publike nuk i konsiderojnë si një turp, por vjedhjet sekrete i konsiderojnë të turpshme dhe të dënueshme. Shqiptarët e dashurojnë muzikën, këngët dhe vallet i kanë pasion. Instrumentet e tyre janë Fyelli, tingujt e timpanit, pastaj lloji kitare me tre-faqe, me një qafë të gjatë dhe një barkë i rrumbullakët i vogël, e cila është luajtur me një plectrum dhe me një tubë gjysmë të gjatë. Punësimi i tyre, shqiptarët janë ose barinj ose bujq. Burimet natyrore i kanë të kufizuara, objektet kryesore të bujqësisë janë luginat pjellore, ku shumë njerëz janë të përqendruar në mbjelljen e drithërave si, misër, grurë, elb, hardhia, ulliri dhe duhani. Ata eksportojnë drithëra, lëndë druri, vaj, duhan, pambuk, lesh, etj. Rreth 50 Anije të mbushura me grurë eksportohen çdo vit në Ishujt e Jonit, Itali dhe Maltë. Gjithashtu një sasi e admirueshme e drurit për ndërtim rrit brigjet e portit që presin për tu eksportuar. Duhani rritet dhe kultivohet, veçanërisht në Shqipërinë e Epërme. Pambukun e pasqyrojnë shqiptarët e Thesalisë, ata prodhimet e tyre i dërgojnë në portet Greke dhe Italiane të detit Adriatik. Prodhimi i vetëm nga produktet që faturohet është stofi i trashë nga leshi. Megjithatë, shqiptaret kane nevojë për produkte tjera, ata importojnë: Sheqer, kafe, metale, rroba, armë zjarri, pajisje mekanike, barut, etj. Tregtarët shqiptarë janë të lidhur ngushtë me shtëpitë greke në Trieste dhe me shtëpitë malteze, duke blerë mallrat e nevojshme, ata marrin mallrat britanike, që janë me te kërkuara. Ndarja politike e tokës shqiptare është në pronësi aktualisht të disa vilajeteve Shkodra (Shqipëria e Veriut) dhe Janina (Shqipëria Jugore), Shkupi(Shqipëria Verilindore), Manastiri (Shqipëria e mesme). Qytetet më të rëndësishme janë qytete bregdetare si, Durrësi Vlora dhe Preveza, qytetet tjera me rëndësi janë: Shkodra, Shkupi, Alhissar, Kruja, Elbasani, Berati, dhe Arta, në rajonet malore lindore Prizreni, Peja, në juglindje Ohri, Manastiri dhe Janina. Emri i shqiptarëve dhe kryeqyteti i tyre Albanopolis është përmendur për herë të parë nga Ptolemeu. Me fjalën apo emrin e tyre Alban, ata paraqiten më vonë (në shekullin e 12.), si luftëtarët më të mirë dhe më të mëdhenj, si fisi më trim nga ilirët, si fis trashëgimtarë të denjë të Ilirëve. Trimërinë e treguan shpesh në luftën kundër grekëve dhe të Perandorisë Lindore për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e saj më vonë. Turqit pasi e pushtuan vendin e shqiptarëve i ndryshuan emrin nga Albanon në Arnaut. Shqiptarët janë të ndarë në dy degë kryesore, Toskë në jug të Shqipërisë dhe Gegë në pjesët qendrore dhe veriore të Shqipërisë. Megjithatë ata nuk janë të përkufizuar vetëm në shtëpitë e tyre të Shqipërisë dhe nuk e përmbushin krejt këtë vend. Ata jetojnë edhe në perëndim të Serbisë, së bashku me pjesët turke të Bullgarisë, madje edhe në Austri jetojnë shqiptarë si (në Dalmci në Zara dhe Pola) dhe Italinë jugore (Puglia, Calabria, Sicilia) ku ka kolon shqiptar. Por, mbi të gjitha, Greqia është i mbipopulluar nga ana e tyre dhe ata e formojnë shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis janë të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë. Në kohët e lashta, Shqipëria e përbënte një pjesë të Epirit dhe banorët e saj janë konsideruar të egër dhe luftëdashës, luftënxitës. Kurse nga bregu i detit ka depërtuar kultura greke, siç dëshmohet nga mbeturinat e shumta të Antikës. Nën sundimin e Mbretit Pirro vendi shqiptarë ka luajtur një rol të rëndësishëm në histori (një kohë të shkurtër) derisa ajo ishte thyer brenda veti në shumë komunitete të vogla të cila ranë në varësi të Maqedonisë. Rreth 200 P.E.S, fillon nënshtrimi e vendit nga romakët. Qytete të shumta filluan të ngritën në brigje të detit: Apolonia (tani Polina) ishte qendra apo selia e zhvillimit të shkencave. Durrësi (Dyrrachium) me anë të tregtisë ishte bërë i madh dhe i pasur. Në vendet malore, megjithatë, ishte ruajtur gjuha e vjetër dhe zakonet e tyre. Me lëvizje të popullsive dhe migrime të shumta edhe në Shqipëri u zhduk sundimi romak. Barbarizma të paparë deri atëherë rezultuan në shekullin 7, 8 dhe 9 me pushtimin e tokave Ilire nga fiset sllave. Ata zaptuan toka Ilire vranë njerëz dhe digjen gjithçka shqiptare. Pjesë e madhe e popullsisë Ilire u asimilua në sllav. Nga viti 870 Ohri ( Lychnidos vjetra) ishte kryeqendra e një Princi të Bullgarisë. Vetëm pas rënies së këtij sundimi tepër të egër sllav (1018), popullsia ilire që ju kishte mbijetuar këtyre furtunave, filloj të kthehet përsëri në zotërimin e tokës së tyre dhe ushtrimit të gjuhës së tyre. Me Perandorinë Bizantine, shqiptarët pothuaj se ishin vazhdimisht në luftë, ku njerëzit ishin shumë të shqetësuar, kishte grabitje dhe vrasje të përditshme. Pastaj pasuan betejat e gjata me turqit. Tashmë në vitin 1380 të krishterët, shqiptarët së bashku me sllavët dhe hungarezët luftuan kundër Turkut. Në betejën e tmerrshme të Kosovës me (1389) kundër Islamit, ushtria shqiptare kishte humbur boshtin e saj në ketë betejë duke pesuar humbje të mëdha në njerëz. Pas kësaj beteje shumë fise shqiptare emigruan në zonat pabanuara shqiptare, në bjeshkë dhe male, në tokat e boshatisura të Atikës, Thesalisë dhe Morës duke lënë tokat e pjellëshme në duar të armikut. Ata themeluam qytete të shumta shqiptare koloniale, të cila më vonë kontribuuan dhe benë rezistenca të guximshme me turqit e sulltan Pajazidit dhe sulltan Muratit . Shqiptarët në ketë kohë mbushen gradualisht me çadrat , stanet dhe kasollet e tyre të gjitha malet. Historia me e ndritur shqiptare e asaj kohe është e lidhur ngushtë me emrin e Skënderbeut , princi i cili guximshëm për 25 vjet me radhë mbrojti trojet e veta. (Nga viti 1443-1467), më shumë heroizëm të paparë, si dhe fat kundër tërë pushtetit të Turqisë (Superfuqi e kohës) luftuan me vite të tera me plot sukses ketë pushtues, përderisa vjehrri i tij, Acatina Topia, shfaqet në jug duke mbuluar jugun e Shqipërisë. Edhe pas vdekjes së Skënderbeut , shqiptarët për një kohë luftuan kundër osmanëve, e njohur është mbrojtja e Shkodrës dhe një nga betejat e fundit të tyre të periudhës. Me marrëveshjen e paqes në mes të Venecianëve dhe Turqve më 1478-të, Shqipëria u bë krahinë turke, mirëpo ky vend asnjëherë nuk u qetësua . Që nga mesi i shekullit 17 , islami filloi gjithnjë e më shumë të depërtojë në Shqipërinë e deri atëhershme të krishtere . Po ashtu shqiptarët u dërguan edhe në shërbimet ushtarake të turqve, në luftëra të shumta që bënin ata .Shqiptarët formonin thelbin e armatës turke , ata ishin komando dhe ishin ushtarë të mirë, që Turqia i dëshironte medoemos në radhët e veta. Udhëheqësit më trima të ushtrisë osmane më së shpeshti ishin shqiptarët. Po edhe në vendet punuese të administratës së perandorisë, shqiptarët gjithnjë e më shpesh zinin vend. Edhe kur Rusët në vitin 1770 i moren nen kontroll 7 ishujt e detit Jon bashkepunuan me Himarjotet . Ali Pasha (Princ), i pari i Tepelenës, në këtë kohë fillojë udhën e tij të rritjes , pak nga pak e solli gjithë Shqipërinë nën sundimin e tij. Mirëpo kur ai tentoj te lidhej me kongresin e Lidhjes se Shenjte te Vjenes ai e ndjeu se kjo lidhje e braktisi , pastaj tentoj te lidhej me Britanine e cila kontrollonte portin e Parges e Francen e cila morri nen kontroll 7 ishujt Jonian , ai u tradhtua nga keto dy fuqi , pastaj dergoj ambasadorin e tij ne Rusi qe te lidhej me Careshen edhe kjo e refuzoj , si despot i plotfuqishëm e ndje se u braktis nga fuqite e medha . Ne kete kohe u arrit edhe nje marrveshje armepushimi midis Rusis dhe perandorise Osmane , nje marrveshje paqeje qe len shume per te dyshuar nga menyra se si u arrit dhe qellimi e objektivi i vetem qe u arrit ishte që te shtypej e gjakosej Ali pashe Tepelana me sanxhakun e Janines dhe ate te Shkodres me Bushatllijte dhe te shuhej levizja separatiste e Shqiptarve per pavarsi , nëpërmjet percarjeve , vrasjeve dhe tradhtive ndaj shokëve , këta për ta shmangur ketë u hodhën në anën e osmanëve, dhe kështu fuqia e ngritur nga Ali pasha (1822) shpejtë u thye. Lufta 40 vjeçare e Aliut për të forcuar pozitën e tij, e cila u zhvillua po thuaj se pa ndërprerje, dhe populli luftarak u kalit në jetën e egër sa që pas rrëzimit së despotizmit, shpërtheu revolucioni Grekë, që i hapi udhë dhe një rast të mirë popullit Grek për plaçkitje. Shqiptarët muhamedanë u hodhën në anën e Turqëve, të krishterët, veçanërisht në bjeshkët jugore banorët e”Armatolen”dhe”Klephthen”(d.m.th Suliotët), u hodhën në anë të grekëve. Pjesa më e madhe e të krishterëve në këtë luftë të gjatë kundrejt vëllezërve të tyre muhamedanë u munden. Pas betejes tek ”Navarino”dhe njohjes së pavarësisë së grekëve, veprimet e egra të shqiptareve tani u kthyen kundrejt turqve. Nën udhëheqjen e Arslan Beut dhe Mustafa Pashës së Shkodrës, ata lartësuan flamurin e kryengritjes, morën udhëheqjen e kryengritjes në duar. Në këtë lidhje u fut edhe Pasha i Bagdatit, Dauti ndërsa Mehmed Aliu nga Kajro hidhte zjarr me ari mbi. Perandoria duhej të sulmohej nga të gjitha anët. Po në këtë kohë u paraqit Reshid Pasha me tërë ushtrinë turke, i cili më parë kishte vendosur paqe me rusët në Adrianopole. Tradhtia, i hapi udhën e suksesit drejtë qëllimit . Ai i ftojë të gjithë prijësit shqiptarë në Manastir, me qëllim të mënjanimit të konflikteve, pasi ai u kishte premtuar fjalën e tij të nderit për kalimin e sigurt, se nuk do tu ndodhë asgjë, por në realitet kështu ata ranë në kurthë. 400 prirës shqiptarë erdhën në një rrethim të fortë në Manastir, mirëpo besa e dhënë u kthye në tradhti, ata u vranë dhe masakruan nga Rashid Pasha, me çka shpejtë pasojë nënshtrimi i vendit. Por një revoltë e popullsisë myslimane shpërtheu me 1843 në Shqipëri për shkak të rekrutimit të trupave. Kjo revolt u përhapë me shpejtësi mbi zonat malore të Rumelisë deri në brendi të Bulgarisë. Omer Pasha me ushtri së pari i goditën shqiptarët në Kaplanly duke i thyer dhe pastaj i nënshtrojë ata nëpërmjet kuvendit të Kalkandelen duke okupuar Prishtinën, ata okupuan tërë provincën shqiptare. Një kryengritje e re nga shqiptarët në verën e vitit 1847 u shtyp shpejt. Gjatë revolucionit grek të vitit1854, edhe Shqipëria bënte lëvizjet dhe përgatitjet për kryengritje, por një shpërthimin kryengritjesh këtë vit nuk kishte Literatura: • Cyprien Robert, Les Skllevërit de la turquie (Paris, 1844, botim i ri për 1851 vazhdoi në 1852, 2 Vols, i Fedorovich gjerman, Dresden, 1844, 2 Vols) • Josef Müller, Shqipëria dhe Rumelisë, statistikore-topografike Përfaqësimi (Pragë 1844) • Hahn, Studime Shqiptare (Jena 1854) • Hahn, greke dhe shqiptare zanash përrallë (Leipzig, 1864, 2 Vols) • Hahn, përmes territorit të Drinit dhe të Vardarit në vitin 1863 (Vjenë 1870)

HISTORIA E LUFTËS SË KOSOVËS DUHET TË SHKRUHET ME FAKTE E JO ME RRENA



Këtu po i botojmë emrat e 10 eprorëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë që ishin angazhuar në misionin kombëtarë të trajnimit të dy grupeve shqiptare nga Kosova, për të cilat i kemi botuar dy shkrime në ditët e shkuara, me emrat e të gjithë atyre që ishin në mision të atdheut.



Pjesë e këtyre dy grupeve ishin edhe heronjtë Sali Çekaj e Adem Jashari, të cilët do të jenë edhe dy heronjtë kryesor të këtyre grupeve, që përveç se si udhëheqës edhe si ushtarë vazhduan luftën kundër okupimit serb deri në flijim.

Kjo është lista e eprorëve:

1. Qani Abazi-përgjegjës kryesor për stërvitje

 2. Hysen Ymeri-përgjegjës i grupit 

3. Kastriot Hoxha-përgjegjës i grupit

4. Agron Dhimarka-drejtues i qitjes

5. Ylli Mici-drejtues i qitjes 

6. Artan Gjika

7. Ramazan Zeneli 

8. Edurd Abazi 

9. Spartaku-ishte eprorë i përgatitje fizike 

10. Sinab Dano-ishte komandant i pikës stërvitore në Surel të Malit të Dajtit.



Pas stërvitjes së dy grupeve guerile apo komandove siç i quanin vetë ushtarakët e Shqipërisë, tashmë të prezantuara nga ne në ditët e kaluara, këtu po botojmë informacionet se ishin pikërisht këto dy grupe, që në të vërtetë do të kthehen në baza të organizimit luftarak në Kosovë.
Këta burra do të jenë ata që do të ruajnë deri në fshehtësinë më të madhe sekretet për aksione, dhe se argumentet flasin se operacionet e nisura në Shqipëri, nuk kishin përfunduar vetëm me stërvitjet e tyre, pasi shumica prej tyre do të hyjnë në Kosovë të armatosur, do të depozitojnë dhe do të shpërndajnë armët. 

Këtu më poshtë është Lista origjinale e 33 ushtarëve të parë që thyen kufirin shqiptaro -shqiptar në dhjetor të vitit 1991 nën komandën e heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Kjo listë ka edhe numrin e pushkëve të secilit person që u shpërndanë në Beleg.
Lista e 33-ushtareve që hynë në Kosove me 02.12.1991:
 1.SALI ÇEKAJ- komandanti i parë i grupit gueril
2. Adem Jashari 
3. Muharrem Bobi
 4.Osman Ferizi
 5. Sami Tahiraj
6. Shkelzen Gjonaj
7. Hasan Ferizaj
8. Ramadan Begu
9.Nazmi Bajrami
10.Lutfi Jonuzi
11. Ilmi Peci
12.Ejup Murseli
13. Shahin Bejtullahu
14. Fadil Kadria
 15. Iliaz Kadria (Kodra)
16. Avni Rama
17. Sahit Jashari
 18. Shaqir Salihi
19. Xhemajl Kelmendi
20. Naim Gubetini
 21. Shemsi Zeqiri
22. Xhavit Gubetini
 23. Faton Gajtani
 24. Isuf Ismajli
 25. Driton Restelica
26. Ekrem Sheholli
27. Qenan Azizi
 28. Feriz Xhemaili
 29.Nuri Bexheti
30. Bujar Zeneli
31. Orhan Ibrahimi
 32. Jakup Limani
 33. Halil Palloshi
 34. Murat Jashari
 Lista origjinale me numër të pushkës, edhe numrin e Adem Jasharit, është dorëshkrim.
AGJENCIONI FLORIPRESS
lista1nenshkrimet

Kulla e Saim Tahirajt në Beleg të Deçanit, e shkatërruar nga forcat serbe, ku u armatos Aadem Jashari
Kulla e Saim Tahirajt në Beleg të Deçanit, e shkatërruar nga forcat serbe, ku u armatos Adem Jashari

......
Shkrimtari tashmë i ndjerë Abduallah -Konushevci,thoshte  :“Gjithëmonë ka qenë veshtirë me qenë shqiptar.Nuk është lehtë as sot….“
Derisa ushtari Saim Tahiraj thotë: „Asnjëherë nuk ka qenë më veshtirë se sa sot të jesh shqiptar“
Populli me një histori të lavdishëme ,dhe me nje të sotme e cila e bën nostalgjik ate për të kaluarën e tijë ,ai nuk e ka të garantuar të ardhmen, dhe hapi i tijë është hap i një shartimi dhe degjenirimi të ri shpirtëror.
Saim Tahiraj- ushtar i lirisë
                             Saim Tahiraj- ushtar i lirisë
Ushtari i lirisë Saim Tahiraj do të thoshte :“Krenarin time më shumë e gjej në të kaluarën se sa në të somten tonë ,dhe nuk ndihem aspak mirë për këtë fakt . E kaluara më ngirt krenarin dhe atë e gjej me shume te Gjergj Fishta se sa tek „shqiptarët e gjalle“ të ashtuquajturit dhe të vetshpallurit heronjë ,duke qenë që e kaluara e tyre është aq e errët dhe e ndyrë,saqë edhe turprohem edhe me veten time ,kur dijë kush është duke na e zënë frymën,me kapitalin e tyre të rrem njerëzor,familjar ,intelektual dhe kombëtar
Sali Çekaj ishte dhe duhet të rrespketohet si komandanti i aradhave të para në mbrojtëje të pragut të shtëpisë
Të tillë hiena shkelin mbi varret dhe gjakun e tyre ,siq është i gjithanshëmi dhe komandanti ynë i ditëve të para Sali Çekaj,derisa po përgadisnim aradhat e para, dhe forcat në mbrojtje të pragut të shtëpisë,sipas filozofisë së udhëheqësit tonë shpirtëror Ibrahim Rugova,pastaj pamshirë shkilet gjaku i Ali Ukajt,poashtu gjaku i pastër i kolonelit tonë Ahmet-Krasniqi i cili kishte krijaur strukturat e mirëfillta për luftë kundër okupatorit shekullor,të cilat më vonë e thyejnë kufirin shqiptar të udhëhequra nga Saliu ynë ,komandanti ynë,poashtu vëllezërit Nikqi të cilët u vranë në Shqipëri,deri te i fundit Isuf haklaj dhe Sebehate Tolaj….
Xhemajl Haxhiu:“Pseudoqlirimtaret ua kan kaluar UDB-së për vrasjet,makabër si dhe për dhunime“
Saimin e ndërpren Xhemajl Haxhiu duke e përplotësuar atë:“Këta pseudoqlirimtar ua kan kalue UDB-së për vrasjet,makabër si dhe për dhunime,për periudhën kohore,porë fatkeqësisht këta vrasës dhe dhunues flasin ,në raste të caktuara edhe ata të UDB-së kan folur poashtu shqip, kur kan pasur nevojë ,dhe u është dashur,mu ashtu sikur këtyre kriminelve , tani që kur u duhet flasin shqip dhe të tillët duhet demaskuar tërsisht, mu ashtu siqë bëri dhe bën në vazhdimësi Saimi ynë ,mu ashtu siq u prononcua Lubonja dhe A.Idrizi .
Kriminelët duhet hedhur para gjyqit dhe drejtësisë
Derisa po fliste Xhemajli ,Saimi shtërngoj dhëmbët dhe vazhdoj :“Sipas një statistike të UNMIK janë 640 përsona të vrar vetem pas lufte ,dhe dorasit dihen, adresa eshte e saktë ,dhe qendra urdhërdhënëse është LPK, e cila krijoj organizata dhe grupe famëkeqe ,të cilat kishin për qëllim likujdimin e përsonave me rëndësi të istitucioneve të Kosovës të udhëhequra nga Presidenti ynë historik Ibrahim Rugova, dhe që rruga drejtë pushtetit të jetë pa pengesa,duke frigsuar dhe shantazhuar ,intelektualet dhe akademiket tanë .
Struktura famkeqe kishin një mbështetje të parezervë nga pushteti i atëhershëm i shtetit Shqiptar
Këto struktura famkeqe kishin një mbështetje të parezervë nga pushteti i atëhershëm i shtetit Shqiptar ,i cili ishte fatkeqësia më e madhe për popullin shqiptar.
Të jeni të binur që derisa e vërteta të mos dali në shesh urdhërdhënsit dhe vrasësit kriminel, të mos nxirren para drejtësisë ,dhe të dënohen për veprat e tyre kriminale që i kan kryer ,Kosova nuk do të ket kurrën e kures prosperitet,meqë me kriminel në qeveri dhe në apartin shtetëror nuk mund te hecet përpara.“
Mërgimtarja nga Kosova, e cila nuk rri e strukur në mërgim
Papritmas ndërhyn mërgimtarja nga Kosova, e cila nuk e rri e strukur në mërgim , po për hirë të konfeciodinalitetit emërin e sajë nuk e publikojmë dhe shton:“.. informata secili munde te kete aq sa i inetereson te dijë …të pakufizuara bile mvaret nga mendja që i „mbledh“ato …nuk ka më sekrete ndër të gjallët .
Nuk mund të varroset e vërteta ..sado perfid të ken qenë varrmihësit ,kjo ndodh vetëm në qiellin tone
Sali komandanti me shok
Anton Quni,Sali Çekaj dhe Agim Ramadani  
Nuk mund të varroset e vërteta ..sado perfid të ketë qenë varrmihësi …ky lloj qlirimtarësh të rrem jan mësuar të jen të përkdhelur,të paprekur,që të mos u mungoj as qimja e flokut .
Kjo ndodh vetëm në qiellin tonë shqiptar ku e vërteta sado e fuqishëme të jetë ajo bën hap breshke ,dhe vështirë arrin në shteg.Jemi popull i cuditshëm .
Asnjë popull i civilizuar nuk mbulon të palarat me të palara ,vetëm neve na ndodh një gjë e tillë.
Ne pranojmë që të konzervohen gjëra që mabjnë erë në shtat qiej, dhe kjo krijon huti,pasiguri,turbulenca ,dhe kur hapim kutin e konzervuar, futen në masë dhe flasin në emër të popullit, të cilit ia kan pirë gjakun me pambuk,duke krijuar diferenca si tokë qiell,si ditë dhe natë .
Kosova e jonë e shtrenjët është ne një labirinth ku nuk po i dihet shtegu.
Kosova e jonë e shtrenjët është ne një labirinth ku nuk po i dihet shtegu.
Ajo kurrën e kurrës nuk e kishte nje mjerim kaq të thell ,një amoralitet i cili e tronditi shpirtin e shqptarit deri në themel,u humb besa dhe burrëria ,nga hajdut mëhallash ,u vra ajo ,të cilët edhe ashtu ua zënë frymën bajraktarëve të dikurshëm
Ky militantizëm i prapambetur sikur u krijua me bishtin e qiftelisë ,e cila dikur u kishte kënduar atyre ,që vërtetë ishin krijuar si mite,dhe të tila këngë që ishin thesari ynë ,me të cilat e ujisnim shpirtin tonë pamëshirë dhe pa fije turpi u keqëpërdorën ato kenge ,duke dal këta si qlirimitar, dhe me kalimin e kohës e krijuan veten si MIT-legjendë e gjallë ,duke maninpuluar me ndjenjat fisnike të një populli paqësor.
Mitizimi i dhe glorifikimi qlirimtarëve të rrejshëm sikur u ngjan miteve të popujve barbar
Mitizimi dhe glorifikimi i tyre i rrejshëm sikur u ngjan miteve të popujve barbar , të cilët gjithqka krijuan dhe ndërtuan ,në rrena duke mbuluar fytyrën e tyre barabre me maska .
Koha e juaj që moti u ka kaluar tani e kemi atë 12,5 minuta ,nëse deri sot e keni mbuluar diellin me shoshë ,atë gjë nuk mund ta bëni në pambarim ,dhe orvajtja e juaj që ta shpallni antishqiptar një të persektuar nga regjimi i E.Hoxhës ,nga idoli i juaj i cili ushqim kishte gjakun shqiptar ,do jetë e kot në ditët e sotme ku informacioni del dhe përhapet me shpejtësi marramendëse në skajin tjetër të botës.
Fatos Lubonja u kishte bërë ball torturave të regjjmit më të ndyrë
Fatos Lubonja u kishte bërë ball torturave të regjjmit më të ndyrë, qe kishin trasheguar shqiptarët ndonjherë ,dhe vazhdimësi e të cilit jeni dhe ju qlirimtarëve të rrejshëm ,ai do u mund edhe juve sikur kishte bërë me atë regjim antishqiptar
Populli i dërmuar i Kosovës do e përkrah Lubonjën dhe Arben Idrizin ,meqë ai nuk duron bankrotin shtetëror., në q´drejtim është duke e drejtuar kjo klasë e ndyrë e Kosovës, qfar nuk kishte pasur asnjëherë të vetme ky popull gjatë gjithë historisë së tijë“
Idedntifikimi i shqiptarëve me këtë klasë të ndyrë politike është krim
Nëse dikush identifikon shqiptarët dhe shqiptarizmen me këtë klasë të pistë politike,ben krim
Unë për veten time asnjëherë nuk e kam ndier dhe nuk e ndjej veten më pak shqiptar.
Nuk dua të më identifikojnë popullin tim me palaqo dhe gjak të prishur,poashtu nuk e pranoj mitin e tyre të rrejshëm,i cili jo që nuk guxon të pranohet si i tillë ,porëse duhet medoemos të përgjigjet penalisht , për ngecjet e shtetformimit, i cili vije si pasoj e pengesave që i krijuan këta renegatë dhe të shpirtshitur tek agjenturat e huaja.
Saim Tahiraj
                                                        Saim Tahiraj
Saim Tahiraj:Ky lloj zvarranikësh ishin dje dhe sot pengesa e ecjes sonë
Kisha ndrprere miken time nga Bayerni ,për ti dhënë mundësin Saimit të vazhdoj :
„ Ata ishin dje dhe sot pengesa jonë ,atëherë kur neve po i kryenim akcionet tona,këta zhurmagjinjë dilnin me komunikata pa mbulesë nga Bahnhofet e Zvicrrës ,dhe këto që po i them une po mi vërtetojnë edhe anëtarët e LPK.-se të cilët kan qenë në hiearkin më të lartë të saje.
Saim Tahiraj: Atdheu i don bijët e tijë e jo zhurmën pa mbulesë ,ne ishim ata që kryem veprime, të tjerët bën zhurmë vrastare.
Ne asokohe po kryenim veprimet tona pa bëre zhurmë ,derisa këta me zhurmën e tyre i penguan veprimet tona,dhe në bazë të atyre komunikatave pambulesë u dënuan, një numër i madh i njerëzëve tanë ,të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me këtë zhurmë papagajësh komunist…“
Një kategori e pavetdije shqiptarësh bën zhurmë, kur duhet heshtur,dhe hesht edhe atëherë kur guri Dardan flet.
Unë e ndërprej Saimin duke thënë :“ Një kategori e pavetdije e shqiptarëve bën zhurmë, kur duhet heshtur,dhe hesht edhe atëherë kur guri Dardan flet „
Saim Tahiraj: Ne dinim që liria do vijë ,meqë miqët tanë ishin me ne , Ahmet Krasniqi koloneli yne e kishte planin e detajuar për të qliruar Mitorvicën
Papritmas ndegjohet Saimi i cili më plotëson :“Ahmet Krasniqi e kishte planin e detajuar për të qliruar Mitorvicën , meqë ne e dinim, që me ndihmën e miqëve do e lirojmë vendin ,po Mitrovica do të mbetej problem, nëse nuk reagojmë në mënyrë të menqur dhe të vendosur vete atje, ajo do na ik,dhe hiena në mënyrë tinzare dhe të pabesë e vran pas shpine ,komandantin e forcave tona ,na e vran pas shpine duke na e sharë të sharët e kombit ,për të penguar lirmin e tërsisë territoriale të vendit tonë .
Ata na e dogjën flamurin dardan derisa idealet tona jan në ne
Të tillët na e dogjën flamurin dardan ,duke qenë të detyruar me vone ,për të pranuar kompromiset dhe planet e mehersheme Serbo- Turke në raport me Kosëvën ,të cilat plane famkeqe i falin me vetëdije mesjetën tonë Serbisë, duke e gjveshur tërsisht Kosovën -dardanin tonë antike nga e kalauara e saje
Plani i Dardanisë antike ishte vizioni i kolosit tonë Ibrahim Rugova ,ai nuk do të shuhet kurr
Plani i dardanisë antike ishte në vizionin e kolosit tonë, të krijoj në dardani moderne me histori,kulturë ,traditë të lasht dhe rrënjë shekullore .
Kjo far e prishur nuk u majftua me kaq ,dhe Serbisë i fali Mitrovicën e shumë më shumë se sa Mitrovicën ,andaj une dal në përkrahje të plot të Lubonjës dhe Arben Idrizit „
Derisa po e ndëgjoja Samin, më vinëte të shaja po disi përmbahesha kur papritmas më rrodhi diqka ndër dhëmbë ,ishte një e sharë dhe e ndërpreva atë ,duke vulosur ai dhe të tjerët qe ishin në tavolinën ku po qëndronim dhe bashkbisedonim.
Unë thash :“Më vije të shajë nëqdo hap dhe qdo lëvizje ,dhe jo vetëm ata që na e shëmtuan dhe na e vran të sotmen,porë edhe të ardhmen tonë .Unë nuk majftohem vetëm ata duke i sharë ,porë unë shaj edhe vetën time ,meqë edhe unë i kisha ndihmuar , dhe perkrahur gjatë kohës së luftës me para dhe me pjesë theatrore.
Unë isha ai, i pari kudo në botën shqiptare që i prezentova opinonit pjesët e para theatrore dedikuar UQK.
Ishte ajo kohë, kur dikush tjetër as që do të guxonëte, të ëdrrronte një gjë të tillë,dhe po ato pjesë theatrore qe ia ofrova LPK dhe anëtarësisë së saj te paket ,ua ofrova edhe LDK dhe anëtarëve të sajë të shumët
Dikush i shpiki një emër asaj….“
Ndrhyn Saimi :“Po vërtetë ishte shpikje meqë neve derisa i krijonim formacionet në mbrojëtëje të pragut të shtëpisë nuk i kemi emëruar ato me asgjë, ato ishin në shërbim të atdheut ,derisa ran heroikisht si Zahir Pajaziti, i cili nuk e kishte pëlqyer emërtimin UÇK,porëse ai ra si shumë të tjerë në altarin e lirisë për dardanin antike dhe nën emblemën e flamurit tonë kombëtar,e jo me flamurin paqavër që na e ofruan SHIK-istat .Po të ishte ai gjallë mu ashtu si unë e mbaj mend,ai do të dilëte hapur kundër këtyre krminelëve,e të njëjtën gjë do e bënin Hamëz dhe Adem Jashari,derisa familja e tyre kaherë janë pozicionuar kundër këtyre vrasësve të lirisë dhe aspiratave tona kombëtare“...



Pas pushimit nga puna Sali Çekaj me shokë një kohë të gjatë punuan ilegalisht kundër pushtetit çetnike-komunist të ish Jugosllavisë dhe Serbisë. Nuk vonoi shumë filluan burgosjet e para të aktivisteve të kësaj ane të cilët të paret në Kosovë iu kundërvunë pushtetit serbo-jugosllav në forma të ndryshme. Në këto momente kritike i madhi Sali Çekaj dhe strukturat tjera udhëheqëse të komunës së Deçanit për t’i shpëtuar kurtheve të cilën ia përgatiten inspektoret e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Jugosllavisë në mesin e tyre kishte edhe “ shpirt të shitur të shqiptarëve”. Pa vonuar shumë Salih Çekaj emigroi në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Shtutgardit, ku bashkë me shumë shokë të rezistencës shqiptare në krye me Ibrahim Rugovën dhe koordinatorin kryesor e të gjitha aksioneve politike dhe ushtarake në Kosovë prof. dr. Fehmi Aganin nuk e pushuan aktivitetin, e ngjeshur dhe me tempo të shpejtë u ngritën në lider të respektuar në aktivitetin politik dhe atë ushtarak. Nga kjo kohë të gjithë këta punuan me një përkushtim të madh në Zyrën LDK-së në Shtutgard dhe Cyrih të cilat ishte nyja kryesore për ndërkombëtarizimin e çështjes së pa zgjidhur të Kosovës. Drejtimi tjetër ishte fillimi i veprimtarisë ushtarake i cili që atëherë ka vepruar në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila punonte në ekzil, ku kishte marrë instruikcione nga njerëzit e Qeverisë për fillimin e përgatitjeve të para ushtarake bashkë me shumë bashkëluftëtarë të besueshëm të çështjes kombëtar të cilën më së miri e ilustrojnë fotografit e kamerës sonë. Punë e madhe në këtë kohë u bë edhe në organizimin e formacioneve të armatosura të njësive të gueriles shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare në Kosovë. Kur jemi këtu nuk mundemi të kalojmë pa e përmendur kontributin e madh të katër shtyllave kryesore të rezistencës shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit Sali Çekajt, në Regjionin e Drenicës komandantin legjendar Adem Jasharin dhe në regjionin e Llapit, Zahir Pajazitin, dhe Ahmet Hoxhes në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit. Këta katër martirë dhe shumë martirë të tjerë anë e kënde Kosovës punuan ditë e natë në përgatitjen e luftës kundër pushtetit çetnik-komunist të Serbisë dhe ish Jugosllavisë në një anë dhe në anën tjetër me suksese në këto tri regjione u realizuan aksionet e para të rezistencës shqiptare kundër forcave serbe dhe në të njëjtën kohë me sukses i udhëhiqen formacionet e armatosura të njësive guerile kundër forcave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë të cilët vazhduan luftën e hapur fyt për fyt dhe gjoks për gjoks deri sa ranë heroikisht në vijën e parë të mejdanit.

Sali Çekaj me shokët e rezistencës i pari e përpiloi planin ushtarak për fillimin e përgatitjeve për luftën çlirimtare kundër pushtuesit çetnik-komunist në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovë i cili për një moment nuk kishte mundësi realizimi. Këtu ndikim dominues pati diplomacia amerikane e cila urgjentisht nga udhëheqësit e shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe ata të Kosovës kërkoi që menjëherë të ndërpriten përgatitjet për fillimin e luftës në një anë, kurse në anën tjetër në asnjë mënyrë mos të hyhet në konflikt me forcat ushtarake dhe policore të shtetit serb dhe atij të ish Jugosllavisë.

 Në anën celulat e para të njësive guerile pasi në këtë kohë në Shqipëri kishin ardhur gjashtëdhjetë vullnetarë  të rezistencës shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare, Evropa deri nga Amerika e largët. Kështu pa vonuar në Burrel dhe në malin Dajti u liruan objektet ushtarake të cilat kryesisht u përdorën për vendosjen dhe përgatitjen e gjashtëdhjetë djelmoshave vullnetarë që kishin ardhur nga shtetet e Evropës, Amerika e largët, Maqedonia, Kosova Lindore dhe viseve të tjera...

Mirëpo, ndërkohë erdhi lajmi mos të nisen në kohën që ishte caktuar, sepse rreth kufirit kishte koncentrime dhe lëvizje të mëdha të forcave ushtarake dhe policore serbe dhe jugosllave, e sidomos rreth kufirit në Zonën e regjionit të Rekës së Keqe deri në Junik dhe fshatin Pobergjë.

Kështu Sali Çekjat e shtyri hyrjen e njësive të rezistencës në Kosovë për një kohë të shkurtër, dhe e ndërroi vijën e rrugës nga Shqipëri në drejtim të Kosovës. Gjatë këtyre ditëve punë të madhe në formimin e bërthamave të para të rezistencës shqiptare bënë Sali Çekaj, Zymer Lulaj, Zahir Pajaziti i cili për fat të keq u vra nga dora kriminale serbe forcat serbe.

Në këtë kohë shumë të vështira organizimi rezistencës shqiptare iu besua heroi kombëtar Sali Çekajt i cili ishte i vetmi që posedonte me njohuri ushtarake si oficer rezervë i cili kishte njohuri rreth pikave për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas...

Komandanti legjendar shumë pak u respektua në vitet e fundit në Kosovë si njeri i qetë, serioz, i besës dhe njeri prej intelektualeve i cili shumë mirë dinte së çfarë duhet bërë për Kosovën.

Sali Çekaj pas tridhjetë ditësh ushtrimesh intensive të gjashtëdhjetë ushtarëve, sa ishin në grupin e dytë, vetëm tridhjetë e katër prej tyre me shtatëdhjetë e pesë kallashnikovë, municion dhe bomba dore para nisjes për Kosovë.

 Në këto momente të vështira Saim Tahiraj bashkë me Xhemail Berishën e ndjerë udhëtuan për në Kosovë me detyrë për të vëzhguar dhe siguruar udhëtimin e tridhjetë e katër ushtareve të rezistencës shqiptare për në Kosovë...


                    Grupi i pare i ushtarakeve nga pergatitjet ushtarake ne Shqiperi - 1991 . 
Ne kete foto       gjenden edhe deshmoret e kombit, Zahir Pajaziti,Ahmet Hoxha dhe Sali Cekaj...

****

Gjatë udhëtimeve tona neper disa shtete të Evropës perëndimore në Zvicër u takuam me bashke luftëtaret e të madhit Sali Çekaj- Saim Tahiraj, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën me të cilët e zhvilluam një bisedë mjaft interesant rreth veprës dhe rolit të komandantit Sali Cekajt në përgatitjen e luftës çlirimtare në Kosovë gjatë viteve 1991- 1999 dhe vrasja e tij tragjike në Kosharen Legjendare që çka mbeti e shënuar në bllokun tonë gazetaresk. Të flasësh për figurën e Sali Çekaj është një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe, sepse këtu kemi të bëjmë me një ndër figurat më të mëdha të kombit në historinë më të re të Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetet për gjithmonë një figurë poliedrike, shumëdimensionale e cila ngërthen në vetë të gjitha ato veti që rrallë herë në histori mund të gjinden të kompletuara te një personalitet udhëheqës të cilin e bëjnë të pranueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë.
Figura e Sali Çekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencor ...

Të Sali Çeku- na tha ne vazhdim te bisedës Saim Tahiraj e gjejmë juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili gjatë dekadave të fundit të jetës së tij diti në mënyrën më të veçantë t’i fus të gjitha në shërbim të çështjes madhore kombëtare. Figura e të madhit Sali Cekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencore, e cila do ta zbërthente tërë kompleksin e sajë nëpërmjet të cilit do të dali në pah e vërteta të cilën e ka mbuluar pluhuri i harresës - qëllimshme nga elita e sotme totalitare bolshevike. E tëra kjo bëhet me të vetmin qëllim që t’i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndërtua nga shkelësit e historisë mbi të cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sot qëndrojnë në maje te pushtetit. Aktivitetin patriotik Sali Çekaj e filloi në pranverën e vitit me 1981 me fillimin e demonstratat masive mbarë popullore në Kosovë. Këtë kolos e gjejmë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike të viteve 1990 e gjejnë në krye të udhëheqjes politike në komunën e Deçanit dhe Kosovës. Ai vihet në ballë të gjitha kërkesave mbarë popullore të kohës, siç ishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje të minatorëve të Trepçës....


.....

Çdo veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Rrafshin e Dukagjit në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Çekajt. Sado që elita e kuqe pansllaviste po tenton këtë dhe disa të tjerë t’i eliminojë prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovës, ajo ngritët edhe rritët edhe me madhështore, me fitimtare duke u shtrirë dhe përqafuar në tërë hapësirën Shqiptare dhe bëhet figura me e dashur, me çmuar dhe ma e respektuar e kohës. Pas gjithë këtyre aktiviteteve politiko-ushtarake në Rrafshin e Dukagjinit edhe me gjerë- Sali Çekajt lufta e hapur e gjënë në majat e organizimit ushtarak pran Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Ahmet Krasniqi. Sali Çeaj së bashku me shokë vuri bazat e para të këtij organizimi në Rrafshin e Dukagjit. Nga muaji prilli e vitit 1998 ai së bashku me Rrustem Bruçin, Adem Ukhaxhën e shumë shokë të tjerë shtrinë këtë organizim në regjionin e Rrafshit te Dukagjinit, ku më vonë do të vendoset Shtabi me të tri Brigadat Operative 131, 133,134 të komanduar nga komandanti Tahir Zemaj, i cili sa herë fliste për Sali Çekaj, fliste me pietetin më të lartë dhe thoshte; “Unë kam qenë Komandant i Dukagjinit, por Sali Çekaj ishte figurë e njohur dhe shumë e madhe në Rrafshin e Dukagjit e më gjerë”. E unë, lirisht mund të pohoj se baza e rezistencës të UÇK-së në Tropojë për shpërndarjen e armatimit, vija e furnizimit përmes Vokshit që komandohej nga komandant “ Guri “- Adem Ukëhaxha, baza në shkollën e Viqidolit, ku vendos komanda e udhëhequr nga Tahir Zemaj, mbi njëqind ushtarë që Rrustem Bruçi me shokë e rezistencës i sollën nga Kosova në Shqipëri me të cilët u formuan këto tri brigada operative, të cilat vijën e furnizimit me armatim e kishin nga shtetet perëndimore ishin rezultat i punës se Sali Çekut me shokë. Pas futjes së njësive operative në Kosovë nën komandën të Tahir Zemes, Sali Çekajt në Kosovë pati rol kyçe në komandën e këtij shtabi, ai ishte edhe komandant i Brigadës 134. Këto njësi operative patën një mori suksesesh në disa beteja si ajo e fshatrave Llukë dhe ajo e Loxhës në të cilën ra heroikisht bashkëpunëtori dhe bashke ideatori me i ngushtë i Sali Çekajt, Rrustem Bruçi, Hilmi Surdulli e tjerë.


Krahas këtyre sukseseve ata patën edhe shumë pengesa serioze nga Shtabit Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse në mes të Ministrisë të Republikës së Kosovës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës u arrit një marrëveshje në Oslo, e që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kurrë nuk e respektoi këto vendime. Ai në vazhdimësi e ka ka shkaktuar pengesa shumë serioze në terren. Kështu, në këto rrethana ndodhi akti më i shëmtuar i historisë së luftës së fundit çlirimtare të Kosovës- duke bërë atë në kryeqendrën e Shqipërisë - Tiranë, ku e vranë Ministrin e mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqin.


Historia po përsëritët, sikur me vrasjen e Ministrit të Luftës të Qeverisë se Ismail Qemajlit, Mehmet Pashë Dërralles si dhe në luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, kur komunistët shqiptarë të dirigjuar nga ideologët bolshevik pansllavistë: Dushan Mugosha, Milladin Popoviçi të cilët me përkrahjen e disa shpirtrave të shitur të” shqiptarëve” të Kosovës dhe Shqipërisë e prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionalistë shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro- shqiptare cila vazhdoj deri në ditët e sotme. Ata nuk mund ta shihnin në krye të ushtrisë së Kosovës një bir të familjes nacionaliste, të nipit të nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës të ideologut të madh nacional-demokrat Metush Krasniqit . Prandaj duhej përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokësh të mëdha që nesër rruga drejt pushtetit të mbetet pa pengesa. Filloi me Ahmet Krasniqin dhe vazhdoi deri te Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj. Sali Çeku i përjetoi shumë rënd vrasjen të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të Rrustem Bruçit, njësoj sikur në fillimet e luftës së hapur, vrasjen e Adem Jasharit dhe anëtarëve të familjes së tij. Atij këto vrasje sikur ia gjymtuan pjesët kryesore të trupit dhe kështu i plagosur në shpirt shumë rend, vazhdoi rrugën drejt Koshares dhe së bashku me Agim Ramadanin ishin strategët dhe zbatuesit kryesor të ngjarjes se madhe historike të pastrimit të kufirit shqiptaro-shqiptar deri në rënien e tyre heroike në fushën e nderit të cilët ranë për të mos vdekur kurrë edhe kështu u bënë gur themel i fort i përmotshëm i shtetit të Kosovës....

Sali Çekaj si veprimtar i zellshëm politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jurist e, ushtarak vizionar, u detyrua të strehohej në Perëndim, për shkak të presionit e të përndjekjes që i bënte regjimi okupues, ku bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, ishte ndër të parët që u mor me përgatitjen e rezistencës së armatosur, pasi që Serbia ia kishte mbyllur portën çfarëdo zgjidhjeje me mjete politike e paqësore.

Sipas traditës sonë të pasur etno -kulturore, përherë janë cilësuar “burra të dheut", ata të cilët kanë luftuar me guxim e trimëri të pashoqe. Ndërkaq për vetë fitoren në Betejën e Koshares pa dyshim ishte njëra ndër pikat më të shndritshme të luftës sonë për liri gjatë viteve 1998 '99, "ajo shënoi fillimin e fundit të pushtimit gati njëshekullor të vendit tonë nga Serbia, por njëkohësisht edhe sinjalin e qartë të rilindjes së Kosovës"... Në bisedën e gjatë të cilën e zhvilluam këto ditë në Zvicër me bashkëpunëtoret më të ngushtë të Sali Çekajt: Saim Tahiraja, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën dhe të tjerë na thanë:” Ne pjesëtaret e grupit të gueriles shqiptare që punuam dhe rezistuam ditë e nate në Gjermani, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë nëpër shi, borë, ferfllazë, pa bukë, pa ujë dhe rreziqe të cilat na përcjellshin në çdo hap edhe përkundër kërcimeve të një pas njëshme edhe sot jemi aty ku ishte komandanti i ynë legjendar i madhi Sali Çekajt, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti me LDK-në e cila në asnjë moment nuk do të ndalemi për të thënë të vërtetën e luftës së fundit dhe atë me këmbëngulje. Partia më e madhe në Kosovë, LDK në krye me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën, Profesor Fehmi Aganin ka qenë dhe mbeten motori i i të gjitha ngjarjeve të suksesshme politike dhe ushtarake që u zhvilluan në Kosovë dhe diasporë para dhe pas luftës. Këto dy figura të mëdha të popullit shqiptar në Kosovë me punën e tyre të palodhshme me dy korrik në Kaçanik e shpallen kushtetutën e Kaçanikut, Referendumin për pavarësinë e Kosovës në vitin 1991 si dhe zgjedhjet e para presidenciale.

Adem Jashari me Xhafer Zenen kishin ardhur në kullën e Lush Tahirajt

Më të marrë- vesh për arritjen e armatimit në familjen e Lush Tahiraj në fshatin Beleg të komunës së Deçanit Adem Jashari me Xhafer Zenën nga Drenica legjendare dhe Prishtina me automobilIn e tyre arritjen në shtëpinë e Lush Tahirajt, ku nga njësiti i gueriles deçanasve në krye me Sali Çekun iu organizoi një pritje e madhe shqiptare. Në oden e burrave të kullës të Lush Tahirajve komandanti Adem Jashari nga Sali Çekajt u njoftua me aksionet e bartjes së armatimit nga Shqipëria dhe shpërndarjen e tyre në Kosovë dhe Maqedoni dhe përgatitjet që janë duke u bërë në Rrafshin e Dukagjinit dhe komunën e Deçanit për fillimin e rezistencës së madhe shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbo çetnike . Pas gjithë këtij muhabeti dikur në orët e vona të natës Adem Jashari me Xhafer Zenën dhe ndihmën e aktivisteve deçanas në automjetin e tyre u ngarkuan katërdhjetë kallashnikov, bombe dore, municion dhe material tjetër luftarak. Anëtaret e njësive guerile nga Deçani në atë moment i sugjeruan Adem Jasharit që të këtë kujdes gjatë rrugës së rrezikshme në relacionin Beleg- Deçan-Pejë- Klinë- Komoran- Gllogovc- Skenderaj- Fushë Kosovë- Prishtinë- Podujevë... Adem Jashari duke u falënderua për mikpritjen dhe përcjelljen e madhe shqiptare që ju bë në kullën e Lush Tahiraj, në fshatin Beleg të komunës së Deçanit dhe për sigurimin e armatimit dhe përcjelljen njësitit të gueriles deçanasve ju falënderoi për brengosjen që keni për ne, por ju garantoi së nuk ka djalë nëne që Adem Jasharit mund t’i dalë përpara... Juve që e harruat mirëpritjen e madhe shqiptare dhe ndihmën që u afroi i madh Sali Çeku me elitën e rezistencës shqiptare të deçanasve po ju njoftojmë gjithashtu se ky burrë me elitën e vet gjatë viteve 1991/1998 Adem Jashari dhe shumë jasharajve të tjerë nga Kosova, Maqedoni dhe vendet tjera organizoi pritje, strehime, përcjellje, biseda, planet luftarake që u përpiluan në kullat e fshatrave Voksh, Pobergjë, Dranoc, Kodrali, Pobergjëç, Junik e lokalitete të tjera në komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit. Gjithashtu i madhi Sali Çeku me njerëzit e njësive guerile me dhjeta here Adem Jasharin dhe njerëzit e tij besnik dhe shumë të tjerë nga anët e ndryshme të Kosovës dhe Maqedonisë u ka prirë dhe përcjellë me besnikëri me të madhe, andej dhe këndej kufirit shqiptaro- shqiptar me dhjetëra herë.


Saim Tahiraj: Hashim Thaçi e Bujar Bukoshi përçanë UÇK-në


Ish luftëtari i UÇK-së, Saim Tahiraj, në një intervistë në emisionin Rubikon tha se Adem Jashari, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti nuk e kanë ditur, e as që janë pyetur për emërtimin e UÇK-së. Këtë emërtim, sipas tij, e kanë vënë nga Zvicra pjesëtarët e Lëvizjes Popullore për Bashkim, të cilët gjithashtu kanë dërguar edhe komunikata për aksionet që i kanë ndërmarrë Sali Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti kundër ushtrisë serbe në Kosovë. Sipas tij është jo e logjikshme që kjo lëvizje nuk i njihte si pjesë të UÇK-së disa prej komandantëve të tyre.

Ai gjithashtu ka rrëfyer se si u bë që Sali Çekaj të ishte komandant i Adem Jasharit dhe i Zahir Pajazitit, si dhe për rolin dhe lidhjen e Fehmi Aganit me grupet e armatosura. Sipas tij, Ibrahim Rugova ishte në dijeni për çdo aktivitet që njësitë e UÇK-së zhvillonin ndaj forcave serbe. Ai për këtë është njoftuar gjithmonë nëpërmjet Fehmi Aganit dhe Salih Çekajt.

Tahiraj gjithashtu ka rrëfyer se pas luftës Shërbimi Informativ Kombëtar e kishte arrestuar atë në Durrës duke i kërkuar mitë. Pikërisht për këtë është vrarë edhe Ahmet Krasniqi, ka thënë Tahiraj.


Sipas tij, e gjithë përçarja ndërmjet UÇK-së ka ardhur nga Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi, ndërsa i ka bërë apel kryeministrit Thaçi dhe qeveritarëve që t’i kërkojnë publikisht falje familjes Jashari, të cilën sipas tij, ata e kanë tradhtuar gjatë luftës.

2013-12-17

Lustrohet Ali Ahmedi, ish-inspektori i shërbimit sekret


Komisioni i Lustrimit në regjistrin e personave të lustruar dhe që kanë rezultuar si ndjekës zyrtar dhe bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete ka shpallur edhe Ali Ahmedin.

Bëhet fjalë për Ali Ahmedin, një inspektor i shërbimit sekret në të kaluarën në Kërçovë, i cili sipas vendimit të Komisionit të lustrimit gjatë periudhës së viteve të 80-ta kishte dhënë urdhra për ndjekjen dhe masa të tjera për veprimtarë të lëvizjeve kombëtare shqiptare të asaj periudhe.

https://www.dropbox.com/s/wsjym4k2w65j1bx/Alija-Ahmedi-r.pdf

Në listën e tij si persona që ndiqeshin ishin Halil Halili, Adem Maksuti, Fadil Bajrami, Xhelil Xhelili, Gafurr Adili, etj. Ali Ahmedi si inspektor i lartë përmes informatorëve të tij po siguronte informacione mbi aktivitetet ilegale të personave të lartëpërmendur, një pjesë e të cilëve ishin student në Universitetin e Prishtinës.
https://www.dropbox.com/s/hl3y65roi40hq6u/Alija-Ahmedi.pdf

Por aktiviteti i tij ishte edhe sigurimi i informacioneve për veprimtarët e asaj kohe që jetonin dhe vepronin në Zvicër si Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Ismail Abdiu, Gëzim Bekteshi,Ferit Useini, Xhabir Bajrami, etj. Inspektori i shpallur përmes informatorëve të tij po siguronte të dhëna mbi aktivitetet e këtyre veprimtarëve në Zvicër.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...