2014-09-08

Ismet Azizi-Mbiemrat-patronimet në Sanxhakun shqiptar


Përdorimi i mbiemrave tek shqiptarët thuhet se ka filluar nga shekulli XII dhe ka vazhduar deri ne shekullin XX. Gjatë këtyre shekujve të historisë procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri.Profesori i patronomisë, Bidollari, mbiemrat i klasifikon në katër kategori të mëdha. “Në kategorinë e parë përfshihen mbiemrat që tregojnë vijimësinë e birërisë. Në këtë kategori futen ata mbiemra që rrjedhin nga emrat e të parëve”. Sipas tij, këto mund të jenë në formën e plotë të emrit si Sinani, Andoni, Abazi, por edhe në trajtat e tyre të shkurtuara si, Kola, Hysi apo Leka. Në kategorinë e dytë përfshihen mbiemrat që tregojnë origjinë ose prejardhje, si Dibra, Frashëri, Bushati, të cilët janë ndër më të përhapurit. “Kushti numër një i vendosjes së mbiemrave të këtij lloji ishte që familja që merrte këtë mbiemër të kishte lëvizur nga vendbanimi i mëparshëm. Gjithashtu, kur prijësit e familjeve të zhvendosura nuk arrinin të gjenin një paraardhës të denjë për të mbajtur si mbiemër, atëherë ata përdornin emrat e fshatrave ose të qyteteve nga vinin”.
Një tjetër kategori janë mbiemrat që tregojnë zanate dhe profesione apo tituj si, Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, etj. Sipas Bidollarit, një pjesë e mirë e kësaj kategorie janë në gjuhën turke, pasi periudha e vënies së mbiemrave ka përkuar në kohë me pushtimin turk. Ndërsa kategoria e katërt në klasifikimin e mbiemrave përfshin mbiemrat që janë formuar në formën e nofkave dhe llagapeve si Sakati, Qorri, Shurdhi etj. Duke iu vënë fillimisht disa personave në formën e epiteteve, me kalimin e kohës ato janë konsoliduar në mbiemra. Këto epitete kanë qenë të formave të ndryshme, me ngjyresa pozitive dhe negative por me kalimin e kohës ngjyresa e tyre ka humbur.
Në Sanxhak ka ndodhur procesi i konvertimit me dhunë por edhe atje kanë ngelur patronimet e omonimet me rrënjën shqiptare si: Zogoviq, nga Zogu, apo Zogaj, Arnautoviq, nga arnauti, Kastratoviq, nga Kastrati, Shaliq nga fisi Shalë, Gashiq nga Gashi, Dukiq nga Duka, Dukaj, Lekiq, nga Lekë, Lekaj, Klementiq nga Kelmendi, Krasojeviq, nga Krasniq, Gjonoviq dhe Gjoni, Gjinoviq nga Gjini, e shumë patronime të tilla. Ndërsa të dëbuarit shqiptarë nga viset e dikurshme të tyre në Mal të Zi dhe Hercegovinë, me rastin e dëbimit në Sanxhak sollën emrat e vendbanimeve sllave e shqiptare nga të gjitha viset nga ku i kishin dëbuar. Gjithashtu në Mal të Zi, sipas Millan Shufllajit, vëllazëritë apo patronime ilire të asimiluara në malazezë janë: Manioit ilirë në Maninët e sotëm (1435); Mataguzhët afër Podgoricës (1335), Matarugët, Malonshiqët në luginën e lumit Zetë; Palabardhët në Bjelopavliqët, Vasojeviqët, Piperët, Ozriniqët, Bukumiriqët, etj.
Pas ardhjes së Muhaxhirëve boshnjakë nga Mali i Zi që ndodhi pas vitit 1875 ka ardhur deri te përzierja e popullsisë dhe nga kjo kohë fillon humbja e identitetit shqiptar. Megjithatë, në rrethinën e Rozhajës dhe Peshterit ende ruhen, doket, zakonet dhe gjuha shqipe.
Popullsia e Sanxhakut, kryesisht ka prejardhje nga fiset Kelmendi, Hoti, Kuçi, Shkreli, Shala etj.
Fisi Kelmend është më i përhapuri në Sanxhak dhe që nga lashtësia kanë qenë kryesisht të shtrirë në rrafshnaltën e Peshterit.Kelmendasit, të cilëtnjihen edhe si Malësorë (serb. Malisori- brđani ), ndahen në Vokla, Nikç, Martinaj, Muriq etj.Ata kanë qenë katolikë por me kalimin e kohës janë islamizuar. Një pjesë e vogël e tyre kanë pranuar fenë ortodokse (Aleksiqët nga Borikovci afërBajevicës, Jakovljeviqët nga Znushe, Qurqiqët nga Rogozna, Glloxhoviqët (Glođovići) nga vendbanimi Bijelih Voda dhe Prekiqët nga Dolova).
Vëllazëria Plakiqi (Pljakiċ, Plakaj) janë me prejardhje nga fisi Kelmend. Ky fis deri në shekullin XVIII kanë qenë katolik dhe është ndër fiset e fundit që pranuan islamin. Kryesisht janë shtrirë në Peshter. Shumë nga Plakiqët, pas luftërave ballkanike,i kanë ndërruar mbiemrat (Osmanuglla, Kurtanoviq), disa tjerë që u vendosën në Novi Pazar morën mbiemrat Tuzinjac. Pas viti 1912 shumë familje të Plakiqëve u shpërngulën në Kosovë. Ndërsa ata që u vendosën në Pazar në vitet e tridhjeta mbajtën mbiemrat e tyre të vjetër (Plakiq dhe Kurtanoviq).
Vëllazëria Haxhiqi – Haxhaj (Hadzići) është shumë e përhapur në Sanxhak.
Konsiderohet se janë Malësor të ardhur nga Shqipëria Veriore dhe nga Mali i Zi i sotshëm. Janë pasardhës edhe nga fisi Shkrel dhe Kelmend. Degëzim i tyre janë edhe Zukoviqët. Haxhixhët janë të shpërndarë në vendbanimet Gujicë, Zhupë të Tutinit, Dmitrovë dhe Baqevc -Rozhajë,
Vllazëria Nokiqi –Nokaj (Nokiċi)- janë të fisit Kelmend, janë shtrirë përgjat luginës së Ibrit dhe në fushën e Rozhajës. Mund të jenë të një degëzimi me Muriqët.Dihet mirë se disa familje janë shpërngulur në Pazarin e Ri.
Ujkanët- Ujkani ( Ujkanoviċi) janë vëllazëri shumë e përhapur në Sanxhak, me prejardhje janë të fisit Kelmend. Ujkanët nga Dragollovica e Sjenicës, poashtu Kelmendas, para vitit1924 kanë ardhur në Novi Pazar të cilët ishin nisur për Turqi. Ujkanovići nga Drazhevica e Sjenicës – ata të cilët u vendosën në Pazar quhen Drazhevicani. Ujkanoviqët nga Llukara e Novi Pazarit dikur janë quajtur Duplak.Ujkanoviqët nga Kovaqa dhe Raduhovci i Tutinit, janë të fisit Hoti. Deri vonë janë quajtur Tarik.Edhe Ujkanoviqët e Baqicës së Tutinit janë kelmendas.
Vllazëria Jerebiqani janë Martinaj me prejardhje dhe janë të fisit Kelmendi.
Ajdinajt (Ajdinoviċi)- janë familje të ndryshme, të shumta dhe nga fiset e ndryshme si nga Shala, Kelmendi, Hoti etj.
Vëllazëria Muriqi janë po ashtu kelmendas nga prejardhja. Më të përhapur janë në trevat e Rozhajës: Llomnica e Epërme dhe e Poshtme,Pak ( Bač), Besnik, mandej në Peshter, në Qosaj (Cosović)dhe Braćak, gjegjësisht në Tutin, Vele Pole, Gnjillë, Shpilan të rrethit të Tutinit. Muriq ka edhe në Murinë të Plavës. Ka edhe shumë të përhapur nëpër fshatrat e rrethinës së Pazarit të Ri.Por, numër i madh i tyre gjendet në qytetin e Novi Pazarit.Shumë prej tyre i kanë ruajtur mbiemrat e vjetër por një numër i konsiderueshëm ikanë ndryshuar. Shumë prej tyre sot kanë marrë mbiemrat:Zekiq, Tahiroviq, Selimoviq, Selamnoviq, Ahmetoviq, Muqoviq Omeroviq, Dudiq, Ikiq etj.
Lajqi (Ljajiċi) janë kelmendas dhe me origjinë janë kryesisht nga treva e Rugovës të cilët janë vendosur në vendbanimet Pepaj (Pepić), Joshanicë, Duganjivë, Posutanë, Malevicë, Mali Shtupal, Drelaj, Buxhov(Bandzov), Pllunci. Në Sanxhak ata shtrihen nga Rozhaja deri në malet e Golisë. Përhapja më e madhe e tyre është në Peshter dhe Duga Polanë. Shumë nga ta kanë ndryshuar mbiemrat dhe me kalimin e kohës janë shpërngulur dhe janë vendosur në Pazarin e Ri. Ndër ta njihet Adempashë Lajqi nga mesi i shek XIX.
Kelmendas janë edhe Hamidoviqët, (Hamidovići),të cilët i kanë banuar vendbanimet: Qukotë, Prush (Pruzanj), Delimexhë, Melajë të Tutinit. Hamidoviqët dikur janë quajtur Cakoviq. Banorët më të vjetër janë në vendbanimin Melaje. Hamidoviqët e fshatit Smolucë të Tutinit janë të fisit Shalë .
Murteziqëtjanë të fisit Hoti dhe jetojnë në Krushevë afër Novi Pazarit. Edhe këta deri vonë kanë qenë pjesëtarë të fesë katolike. Pas vitit 1950 gjashtë familje janë vendosur në Novi Pazar.
Ganiqët (Ganići) Janë me prejardhje nga fisi Kuç. Në Rozhajë ndahen në: Fetahoviqë, Beqiragaj, Ganiqë, Kardoviqë, Qollaku (Qolakoviq) dhe Haxhixh. Personalitetete njohura të Ganiqëve kanë qenë: Murat-aga, Hamid-beg (kajmakama) dhe Hemed-efendia (deputet në parlamentin turk në vitin 1910).Disa familje të Ganiqëve janë shpërngulur nga Rozhaja në drejtim të Tutinit, Sebeqevës dhe Pazarittë Ri. Ka pasur Vëllazëri të fisit Kuç nga të dy religjionet. Zukorliqët kanë qenë katolik të fisit Kuç.
Cërnishaninët e sotshëm janë nga fisi Hoti të cilët janë vendosur në Cërnish në Peshterin e Ulët dhe deri vonë kanë qenë katolik. Sipas disa gojëdhënave ata kanë qenë tre vëllezër: Meta, Aliqki dhe Buli dhe nga ta janë krijuar vëllazëritë:Metiqët, Aliqkoviqët dhe Bulliqët, të cilët me kalimin e kohës janë islamizuar. Nga viti 1908 kanë filluar të shpërngulen drejt Novi Pazarit ku e kanë marrë emrin Cërnishanin por disa e kanë ndryshuar edhe në Mujoviq.
Cilerxhiqët (Cilerdzići) janë të fisit Shkrel dhe shtrihen në Rrafshnaltën e Peshterit dhe rreth Novi Pazarit. Disa prej tyre shumë herët kanë zbritur në Novi Pazar.
Vllazëria e Vejselëve (Vejseloviqi) është shumë e përhapur dhe nuk janë të gjithë në lidhje gjaku. Ata të Dubovës dhe Kovaqit të Tutinit janë të fisit Hoti. Vejselët e Bllacës janë të fisit Shalë, ndërsa ta të Rasnës dhe Kameshnicës së Sjenicës janë me prejardhje nga fisi Kelmend.
Muminajt-Muminoviqët (Muminovići),janë me prejardhje nga fiset e ndryshme, si, Hoti,Kuçi,Shala etj., të përhapur nëpër vendbanimet e fshatrave të rrethit të Tutinit .
Këta ishin vetëm një numër i vogël i mbiemrave -antrponimevetë vëllazërive (familjeve) të shumta, të përhapur me shekuj në vendbanimet e Sanxhakut. Nuk është e mundur të paraqiten të gjithë mbiemrat dhe vëllazëritë në një shkrim të shkurtër për lexuesit. Mbetët për të ardhmen që të punohet në këtë drejtim në një botim më të gjerë.

Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman

Kjo intervistë do të mrrolë shumë fytyra ose do të anashkalohet me togfjalëshin “prapë ky i çmenduri!”. Sido që të jetë, Maks Velo është një nga të paktët, në mos i vetmi që i shpëton mbërthimit të hekurt të të qenit politikisht korrekt. Pra flet troç ose ‘speaks his mind’ për të përdorur një term të anglishtes (shumë fytyra po rrudhen tashmë nga ky jopurizëm në gjuhë ose shitmendje me anglisht). Për t’iu përgjigjur pyetjes së tij ‘sa janë veriorët gegë?’ duhet një epos më vete. Por për të antiprovokuar pa u munduar të jem politikisht korrekt, mund të them se veriorët (apo gegët në daç) nuk i gjymtojnë apo masakrojnë kurrë të vrarët e tyre. Ata e duan të bukur kufomën e kundërshtarit të vrarë! Në Korçën e zotit Velo, për shembull, vrasje ndodhin ndoshta jo rrallë, por makabritetet e plotësojnë këtë vakuum. Apo jo?!
Ju duket se keni padurim ndaj bedenave, miteve, Kanunit, ndërkohë që flisni për vlerat e pazëvendësueshme të trashëgimisë. A mos e keni fjalën për një trashëgimi vetëm të krishterë e posaçërisht ortodokse, pra kishat e ritit bizantin, ikonat e afresket? A mos jeni për një Shqipëri paraosmane? A nuk është kjo e pamundur?
Kështu si e bëni Ju pyetjen, sigurisht është e pamundur. Kur një njëri numëron pasurinë e fillon nga ato më me vlerë, në fillim diamantet, pastaj florinjte, pastaj eurot dhe në fund leket. Pasuria e një kombi merr në konsiderate në radhë të parë ato me të çmuarat. Kodikët e shekullit 6 dhe 9-të, Epitafi i Gllavenicës, ikonat ( mbi 5000 – je) dhe afresket (ndër to edhe ato të Rubikut ). Nëse këto janë Ortodokse për mua ka pak rëndësi, këto janë sikurse janë katër B–të e mëdhenj Budi, Buzuku, Bardhi dhe Bogdani.
Këto vepra që përmenda janë prodhim i Bizantit Ballkanik, atelietë ishin lëvizëse nëpër manastire. Piktorët ikonografë lëviznin në gjithë siujdhesën. Sot janë një baze për të bashkuar gjithë Ballkanin Perëndimor drejt Europës. Por mos harrojmë MARUBIN e madh dhe shumë të çuditshëm për nga moderniteti. Kanuni është një nga Opuset më madhore të Drejtësisë Mesjetare, është një nga kodet bazë të drejtësisë botërore. Është klasifikimi dhe kodifikimi i jetës se kaluar. Por duhet të mbetej një Opus shkencor. Kur aplikohet sot në Veri, tregojmë se nuk kapërcejmë dot Mesjetën. Ne po bisedojmë për Trashëgiminë, dhe nuk zgjidhen dot kohët, epokat, territoret, por vlerat. Onufri është në kohën osmane, por ka një iluminim perëndimor.
Mitet janë ëndrrat e popujve, pa to nuk deshifrohet dot historia.
BEDENAT? Kemi Kalanë e Shkodrës, të Lezhës, të Krujës, atë të Beratit dhe atë të Gjirokastrës.
Janë të dëmtuara dhe kur shkon sikur do të ikësh sa më parë, nuk po arrijmë dot t’i bëjmë të lakmuara.
E jeni antigeg ju, zoti Velo?
Jam antiverior, jo antigeg. Kur isha i vogël, në Korçë afër shtëpisë ish një dyqan kinkalerish, i Geges, quhej. Pronari ish një plak i urtë, i dashur, zemërgjerë, kështu do mbesin në përfytyrimin tim Gegët. Si shegët me një lëng të kuq brenda dhe të bukura për të pikturuar natyra të qeta. Shega ndofta edhe përfaqëson gegërinë. Vazhdoj të vizatoj prej 50 vitesh gratë me xhubleta, është ajo që më lidh direkt me kohët homerike. Tani vijmë në Veriu. Fushë-Kruja, a e pe si stafi sigurues i presidentit Bush i hoqi orën nga dora, nga frika se mos ia vidhnin fushëkrujasit?
Laçi? Janë rrezuar ose dëmtuar 36 shtylla të tensionit të lartë, si është e mundur? Vrasjet, edhe ditën e zgjedhjeve të 23 Qershorit të kaluar? Bëj një listë sa kriminelë ka Laçi, Fushëkuqja, Lezha, Shëngjini, Rrësheni, Bajram Curri etj., etj. Shkodra kish 10 vrasje në 6-mujorin e parë, asnjë në Korçë. Kriminelë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Sa nga Veriu janë në burgjet shqiptare dhe të huaja? Veriu është bërë tmerri i Europës.
Dukagjini kish mbjellë 115.000 rrënjë kanabis, gjuajti edhe policinë dhe dëmtoi helikopterin. Kukësi nuk paguan energjinë elektrike, e paguajmë ne për ta. Në Lurë kanë prerë gjithë pyllin. Tropoja ka mbi 150 vrasje, kanë vjedhur edhe një bankë në Angli. Vumë një verior, Berishën dhe na shkatërroi me themel.
Dy janë treguesit kryesorë. Krimi dhe dëshira për punë. Ky bën edhe bilancin. Pastaj më drejto pyetjen mua. Tani po ju drejtoj unë një pyetje: sa janë veriorët, gegë?
Po antimysliman?
Po, jam antimysliman. Jam prej 500 vitesh. Kam qenë luftëtar krahas Skënderbeut dhe jam vrarë nga hordhitë osmane. Islami nuk ka ardhur si fe apostolike, paqësore në tokat e Arbërisë. Islami është fe që është përhapur me dhunë. Islamin e sollën Hordhitë osmane. E shënova me H të madhe se ato ishin hordhi të padëgjuara. Europa kish dëgjuar për hordhitë e cingis Hanit, po ishin më të dëgjuar. Këta donin të gjunjëzonin kontinentin e vjetër, kulturën më të përparuar. Dëmi i tyre është kolosal. Dhe veçanërisht i yni. Osmanët për 500 vjet vetëm na shkatërruan dhe shkretuan. Prandaj jemi sot kështu që nuk po e marrim dot veten. Islami edhe sot është e vetmja fe e dhunës. Nga Afganistani në Libi. Gjithë ajo hapësirë nuk gjen dot paqe. Dhe po tmerron botën. Xhihadistët kosovarë na kanë poshtëruar si asnjë tjetër me Skënderbeun monstër. Këtë nuk ua fal dot kurrë. Kanë 500 vjet që e urrejnë Heroin tonë. Por nuk do të ngrihen kurrë dot mbi të. Nuk do të ndajnë kurrë dot prej tij. Sepse ai është garancia që na bashkon me Europën, me krishterimin. Prandaj ata duan ta presin këtë lidhje. Ata urrejnë dhe fyejnë Nënë Terezën, që është shenjtorja jonë, filozofja më e madhe që ka nxjerrë Ballkani. Ata duan shkatërrimin e çdo trashëgimie të krishtere. Po mos ishin ata, Shqipja nuk do të ish një nga 5 gjuhët (e vetmja gjuhë e një populli të vogël) në përkthimin e deklaratës për formimin e Kalifatit. Nuk ka fyerje më të madhe për ne dhe për Shqipen. Ata pretendojnë se Shqipëria është pjesë e Kalifatit.
Lavdërim Muhaxhiri, ish-mysliman kosovar, edhe 120 xhihadistët e tjerë nga Kosova. Edhe ata në Maqedoni dhe në Shqipëri. Islami më tremb se në mënyrë të papritur ka kthime mbrapsht në zona të errëta tmerri dhe mizorish të padëgjuara. Asnjëherë nuk i dihet se ç’sjell.
Islami nuk të jep asnjë garanci. Unë dua dhe vlerësoj fetë paqësore. Kur Islami të bëhet i tillë, nuk do jem më anti-mysliman.
Ju e trajtoni kryeministrin Rama, apo mikun tuaj Edi Rama, si shpëtimtar, por të mos harrojmë se shpëtimin e qytetit nga kioskëzimi e pasoi me betonizimin. 1900 leje ndërtimi në 10 vjet janë dhënë nga Rama kryetar Bashkie, sipas opozitës. Por edhe pa fjalën e saj, ‘Komuna e Parisit’ për shembull, është pasqyrë e këtij dorëlëshimi në kaos…
Nuk duhet të jenë 1900. Me sa di unë janë afro 360, flas për objektet kryesore. Megjithatë ka një pjesë të vërtetë në ato që shkruhen. Por Ju nuk merrni parasysh dy gjëra: të tëra rregullat e shkruara e të pashkruara për administrimin e territorit dhe për Tiranen në veçanti ishin formuluar gjate viteve 1993 – 2000. Ish shumë vështirë të ndaloje mendimin që u ngulit se kam një tokë, dua leje ndërtimi. E quanin zhvillim të pronës. Sepse kjo ish mënyra e re e dembellëkut anadollak. Jetoj me tokën. Është sanksionuar edhe në Kushtetutë. Dhe Rama bëri lëshime, që nuk duhej t’i kish bërë. Tirana dhe Shqipëria është shumë e vështirë për t’u qeverisur. Se e para ish mafia dhe jo parlamenti që caktoi ligjet e veta. Kur them mafia nënkuptoj të gjithë ne. Një popull që nuk do punën, do me patjetër shkeljen e çdo ligji. Po Rama ka kohë që edhe ato që ka bërë gabim t’i korrigjojë. Këtë presim të gjithë.
Çfarë ju trishton më shumë në Shqipëri sa i takon profilit të saj arkitektonik? Çfarë është një gjë që nuk mund të zhbëhet më?
Janë dy. Kaosi urban dhe mungesa e çdo sensi estetik. Kjo e dyta është më e rëndësishme: SENSI ESTETIK. Po nuk pate një intuitë estetike je i marrë fund. Kjo vjen me një edukim mijëvjeçar. Ne, fatkeqësisht nuk e patëm. Osmanët nuk e kishin. Të gjithë popujt orientalë nuk e kanë. Ky është dëmi më i madh që pësuam në 500 vjet nga pushtimi osman. Asgjësimi i nervit estetik. Pa të nuk bën dot asgjë: as qeveri, as shtet, as qytet, as katund, as rrugë, as pyje, as lumenj, as ujqër, as arinj. Në Europë edhe arinjtë kanë sens estetik. Sensi estetik është ekuilibër, është vetërregullim, është frenim, është vajtje intuitive drejt se bukures, është respekt, është adhurim. Neve kjo na mungon. Jemi kaotikë, egërshanë, pushtues pa mëshirë, vetëshkatërrues. Nuk mund të bëjmë dot asnjë fshat, asnjë qytet, palë pastaj një shtet për të qenë.
A e keni parë projektin e ri të qendrës së Korçës dhe a jeni dakord me të, apo rreshtoheni me disa arkitektë nga Diaspora me origjinë nga Korça, të cilët botuan një letër të hapur te MAPO kundër këtij plani?
Nënshkruesit e protestës kishin parasysh vetëm një objekt që po ngrihet në sheshin para Teatrit dhe jo gjithë projektin. Unë kam botuar disa artikuj për këtë temë. Ndërtimi i atij objekti është i paligjshëm sepse Juria Ndërkombëtare, pranoi projektin, por duke specifikuar që ky objekt të mos ndërtohet. Bashkia ka bërë shkelje. 20 metra larg tij është Hotel Grand–i, në katin e 8 të të cilit gati në të njëjtën lartësi mund të bëhet një kafe panoramike. Ashensorët janë dhe jam ngjitur disa herë. Është e njëjta pikë panoramike me atë që po ndërtohet. Përse duhej ky dublim? Në kohën kur bërtasin se nuk kemi fonde dhe duhen kursime, ato qindra miliona mund të ishin shpenzuar për të mbaruar Muzeun e Artit Mesjetar.
Çfarë duhet bërë me trashëgiminë e socrealizmit në pikturë e skulpturë?
Duhet ruajtur me shumë kujdes. Ka shumë vepra nga një prodhimtari e bollshme. Ajo kohë nuk përsëritet më. Duhen mirëmbajtur sidomos ato që janë jashtë në natyrë: mozaikët dhe skulpturat. Po ashtu edhe piktura dhe grafika që janë nëpër muzeume dhe koleksione private. Këto ditë çova në shtyp një Album GRAFIKA E REALIZMIT SOCIALIST në SHQIPËRI. Besoj se del deri në fund të muajit. Është një botim enciklopedik, me 149 autorë dhe 970 vepra, vizatime, gravura dhe pllakatet. Është një punë 22-vjeçare, gravurën e parë e futa në dosje në vitin 1992. Aty shihet puna kolosale që kanë bërë artistët, aftësitë profesionale, pavarësisht shtrëngimeve dhe disiplinës partiake. E përmenda këtë për t’Ju thënë se personalisht jam munduar që kjo trashëgimi të ruhet dhe mirëmbahet. Vetëm atëherë mund të studiohet dhe interpretohet.
A ekziston shoqëria civilë në Shqipëri? Në kuptimin e një trupi që i dhemb çfarë ndodh me vendin, jo një lukuni OJQ-sh që shqyhen mes vedi për fonde, që me sa duket përfundojnë në një humnerë të paditur?
Jo, nuk ekziston. Ekzistojnë disa gazetarë që herë mbas here ngrenë probleme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, por kjo jep pak rezultat sepse pushteti nuk i përfill. OJQ–ve u dhemb vetëm vetja e tyre, atë “dhembkën” për vendin e kanë maskim. Ne si popull kemi të zhvilluar në maksimum lojën teatrale, maskimin, hipokrizinë. Kështu janë të gjithë. Pse OJQ-të do ishin ndryshe? Gjoja si të preokupuar ranë në copat e majme të programeve europiane. Punojnë kur formulojnë ato programet e kërkimit të fondeve dhe sa vijnë paret në bankë, mendojnë për herën tjetër. të lodhur zhduken në ca ishuj të vetmuar. Problemet që nuk zgjidhen kur ata i dinë mirë: jevgjit, fëmijët e rrugëve, homoseksualët, dhe kondicionet e burgjeve.
Meqë europianët përloten shpejt, ata i kanë të gatshme skenat mëshirëplota. Por po të besh një listë të ojeqevistëve e të shohësh apartamentet, vilat, bizhutë dhe pasuritë bankare, kupton se ata dhe ato janë gati të hanë edhe një tavë me mish njeriu pa iu bërë syri terr, por ama OJQ-të nuk i lëshojnë.
Një prej librave tuaj me, le të themi ‘shqetësime arkitektonike’, titullohet “Betonizimi i demokracisë”. Si do ta krahasonit këtë me betonizimin e lirisë në komunizëm, domethënë me mijëra bunkerë e vendstrehime të përhapura në gjithë trupin e vendit nga diktatura e Hoxhës?
Duket sikur njëra dhe tjetra nuk kanë lidhje, domethënë “ betonizimi i lirisë në komunizëm” dhe “betonizimi territorit në demokraci” nuk kanë lidhje. Është e kundërta. Janë të lidhura si sëmundjet në trupin e një njeriu. Betonizimi i lirisë është skleroza që solli betonizimin e demokracisë. Se nuk mund të kesh demokraci kur liria që sjell ajo shkatërron gjënë më të rëndësishme për një shtet, TERRITORIN. Bunkerët e Hoxhës janë asgjë në krahasim me dëmin e vilave të fshatarëve që nuk duan të quhen fshatarë); dhe pallatet e qytetarëve që duan të rrinë gjithë ditën në kafe. Mbaj mend njëherë Berishën që po fliste i entuziastmuar se kish parë gjithë ato ndërtime fshatarësh gjatë një rrugëtimi. Nuk kuptonte Berisha se aty ish vdekja e shtetit, se ndërtimi mund të transformohet në shkatërrim. Sepse ata fshatarë duhet të jetojnë nëpër fshatra të grumbulluara (dhe jo veç e veç) dhe të ndërtojnë banesa me tipologji fshatare një ose dykatëshe sikurse bëjnë fshataret e Francës, Spanjës, Holandës, Anglisë…kështu foli edhe në Sarandë, kur Saranda është shembulli më i tmerrshëm i dhunimit të një dhurate të natyrës.
A mund të kishte një jetë të dytë për bunkerët, dmth a mund të rifunksionalizoheshin si diçka tjetër, apo ‘privatizimi’ i tyre qe i drejtë?
Po, mund të kish. Si dekor, si memorie. Francezët i ruajnë gjithë bunkerët e Luftës së Parë Botërore në Normandi. Konservimi i memories është një nga prioritetet e popujve të qytetëruar europianë. Duhet të ish bërë një rikonjicion dhe përveç atyre që pengonin qarkullimin, bunkerët e tjerë duhet të ishin ruajtur. Më vinte keq kur shihja që i shkërmoqnin për skrap, për t’iu marrë hekurin. Vendstrehimet janë ruajtur më mirë. Më kryesoret janë ky i Bllokut, i Gjirokastrës, i Gramshit. Ato po mund të rivitalizohen.
A mund të jeni dakord me atë se ç’u ndërtua në periudhën e Zogut, koha e dëshmoi si më të sigurtën, më estetiken dhe më oksidentalen? Si përplaset kjo me narrativën që komunizmi desh të nguliste rreth Zogut (nuk di pse mendoj se edhe ju do ta keni përvetësuar një të tillë edhe pse jeni antikomunist) si oriental, satrap, prapanik e të tjera si këto?
Po, por kjo vinte se ishin ndërtimet e para pas një letargjie anadollake. U ndërtuan kryesisht me projekte austriake dhe italiane, ose nga arkitektë shqiptarë që kishin studiuar aty. Kish hapësirë, pastaj mos harroni se Shqipëria nuk ish as 1.000.000 banorë. Me e çuditshmja ish se Zogu donte të bënte mbretëri mbi një katrahurë orientalotribale mesjetarooksidentale-feudale. Mbretëritë kërkojnë popuj homogjenë. Ne nuk ishim dhe nuk jemi të tillë. Prandaj dhe mbretëria nuk pati jetë të gjatë. Po Mbretit Zog nuk ia mohoj ato që i ka bërë mirë.
Çfarë na ka mbetur me vlerë arkitektonike nga koha e Hoxhës?
Na ka mbetur Kinostudioja, që tani e restauruar bukur, shkëlqen sikur është Pallati i Dimrit. Pastaj kemi Hyrjen e Kombinatit, edhe pallatet e Lanës që duhen restauruar, Fakulteti Filologjik që po pastrohet, Muzeun Historik dhe Pallatin e Kongreseve, si dhe “Mihal Durin”, po duhet ruajtur edhe stacioni i Radios me antenën në Kashar. Pastaj kemi sheshin “komunist” në Librazhd që u dëmtua nga hoteli i lartë që u ndërtua aty, kemi Ersekën e padëmtuar, qendrën e Përmetit, klubin e Maliqit dhe të Orikumit, Hotel Turizmi në Gjirokastër. Përmenda vetëm disa.
A mund të veçoni një numër ngrehinash në Tiranën e tranzicionit, që janë estetikisht të bukura dhe kanë njëfarë etike në raport me qytetin dhe njerëzit?
Po përmend Qendrën ABA, Rogner-in, Sheraton-in; Kulla e re e Belgëve, (që Rama thotë është një nga 10 grataçelat më të bukura në botë), Ura mbi Lanë e Belgëve, Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin EPOKA, Aeroporti NËNË TEREZA, TEG-u etj.
Nëse do t’i rifunksionalizonit uzinat, fabrikat, kombinatet e kohës së socializmit shqiptar, çfarë do të bënit me to: jo vetëm në kuptimin e biznesit, por sidomos të hapësirës publike apo urbane? Çfarë do të bënit me qytezat e lindura pas ardhjes në pushtet të komunistëve, domethënë me avanpostet ‘industriale’ të socializmit?
Fabrikat, uzinat, kombinatet kanë disa karakteristika dhe veçori që të japin mundësi t’i përdoresh për shumë funksione. Sepse ato kanë hapësira të mëdha, kanë lartësi dhe kanë dritë.
Kjo pyetje ka qenë shtruar për urbanistët dhe arkitektët edhe në vende të tjera europiane, si në Francë, Angli, Gjermani. Ata ndoqën politikën e konservimit të disave për të ruajtur tipologjinë dhe adaptimit të shumicës me funksione industriale ose publike. Po marr një shembull: Uzina e Instrumenteve të Precizionit në Korçë ishte një vepër e përkryer si nga ana e arkitekturës, po ashtu edhe e konstruksionit. Kish hapësira pafund, lartësi të shteteve, e realizuar me materialet më të mira dhe me kualitet të lartë. Atje mund të ish bërë pazari, po ashtu mund të ish futur stacioni i autobusëve dhe taksive. Mund të ishin adoptuar edhe salla ekspozitash. U prish e tëra për qëllime abuzive. Shembull i mirë në Tiranë është Profarma. Duhen shpëtuar ato që kanë mbetur, pastaj duhen studiuar dhe adoptuar.
A jeni fatalist, a mendoni se kemi humbur gjithçka sa i takon pikëpamjes urbane apo arkitektonike?
Po, jam fatalist. I vetëm realitet i vërtetë në Shqipëri është fataliteti. Këtë ma ka mësuar jeta e dhimbshme që kam kaluar. Kjo gjë që ka ndodhur me ne nuk ka ndodhur në asnjë vend, në asnjë kohë, me asnjë popull. Të shkatërrosh territorin në këtë shkallë me anën e ndërtimit. Janë shumë  që duhen prishur nga Shkodra në Konispol. Janë mbi 400.000. Janë tërë qytetet kryesore: Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Kruja, Librazhdi, Prrenjasi, Shëngjini. Janë qindra mijëra gjatë arterieve kryesore rrugore. A mund të jem optimist?
Çfarë duhet bërë me Piramidën?
Piramidën e prishi një regjisor teatri, atëherë ish këshilltari i një ministri kulture. Nuk ka më të rrezikshëm se artistët kur ngatërrojnë disiplinat. Atij i dukej se teatri ish gjëja më e rëndësishme në Shqipëri. Janë harxhuar fonde për ta prishur kur ajo ish mirë e bukur. Kish nevoje vetëm për një riparim sepse futej ujë dhe pikonte në salla poshtë. Por nga funksioni ish perfekt, ish polifunksionale. Tani duhet caktuar një grup pune për ta sjellë në gjendjen e parë. Kjo mund të bëhet. Ne për fantazira shkatërruese jemi shumë të aftë.
Çfarë duhet bërë me magazinat apo ndërtesat karabina në përdorim fragmentar që shtrihen në dy krahët e rrugës që të çon në Kinostudio dhe Porcelan?
Sigurisht, kështu apriori nuk mund të sugjeroj gjë. Duhen studiuar me kujdes, por ajo zonë ka një traditë artizanati dhe stacionesh televizive, mund të përmblidhen edhe redaksi gazetash, shtëpi botuese, shtypshkronja.
Çfarë mund të bëhet me Krujën që qyteti të rivitalizohet, të rishpiket sepse duket se po vdes edhe si qendër urbane edhe si pikë turistike?
Nuk është e vështirë të japësh mendime për Krujën apo për qytete apo fshatra të tjera turistike, janë me dhjetëra. Do përmendja edhe Ersekën, Leskovikun, Tepelenën, Delvinën, Vithkuqin etj., etj. Vështirësia qëndron në zbatimin e tyre. Janë disa faktorë që japin dënimin ME HARRESË. Ky është ndryshimi i modës së të jetuarit. Që të mbash një qytet si Kruja në këmbë, do popull me ndjenja dhe etika të një shteti të pasur. Nuk i kemi as njërën dhe as tjetrën. Nuk jemi aq patriotë sa hiqemi.
A mund të jepni një ide për funksionalizimin e pikave që janë gjithandej në vendin tonë, dhe ku janë zhvilluar episode të mëdha e tragjike gjatë Antikitetit? Për shembull, janë disa beteja mes Çezarit e Pompeut që nga Shkëmbi i Kavajës e deri në Llogara. A mund të riinskenohet diçka në favor të historisë, trashëgimisë dhe turizmit?
Po është e njëjta pyetje si për Krujën. Të gjithë kur nisen për udhë, mendojnë ku do të pushojnë dhe ku do të hanë. Asnjëri nuk interesohet se çfarë ka ndodhur në këtë hapësirë gjatë historisë. Pastaj ka edhe të tjerë që duan të ndërrojnë historinë. Ne bëjmë një luftë të padukshme, të fshehtë, se nuk jemi popull homogjen. Të njëjtin fakt dy komunitete e interpretojnë ndryshe. Kjo i vështirëson të gjitha, edhe udhëtimin. Pastaj duhet të shpëtosh edhe kokën, se ata 3 studentët çekë që donin këtë gjë, të njihnin malet, i vranë në Veri.
Na thoni një këshillë urbanistike që i keni dhënë kryeministrit Rama dhe ai ju ka premtuar se do ta realizojë?
Unë këshillat i kam dhënë me shkrime. Janë mbi 80 artikuj në 20 vjet. Rama i lexonte të gjitha dhe më ka kontaktuar shpesh. Urdhrat e Ramës për ndërtimet pa leje kanë edhe një kontributin tim të vogël aty. Rama është një njëri që di të vlerësojë dhe respektojë çdo njeri që punon, sidomos ata që janë idealistë dhe profesionin e duan vërtet.

Fahri Xharra: Gënjejnë që të mashtrojnë apo popujt që e vjedhin historinë

FAHRI XHARRA
E gjithë kjo e ka çka po ndodhë në Maqedoni e ka edhe mënyrën shqiptare të përgjegjës së qyetëruar . Si ? Plisi i bardhë . Plisi i bardhë është harruar. E kemi harruar Plisin e bardhë që edhe Pirroje e bartëte , edhe Odiseu  ,por edhe Aleksandri i Madh. Bota  pa dashtas ka filluar të harron se aty jetojnë shqiptarët në tokat e veta “
 Ardhacakët sllav ,si serbët ashtu edhe sllavomaqedonasit për të “bindur” vetvetën dhe botën për gjëja origjinën e tyre të” lashtë” e në të njejtën  kohë për t`u treguar një “autoktoni”  shërbehen me shumë metoda ;  e që të gjithat themelohen në principin e rrenës.Jo që e them unë por ata vetë e marrin si krenari ,virtytin e gënjeshtrës historike:”  “Gënjejmë që ta mashtrojmë vetveten, ta ngushëllojmë tjetrin, gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë që të mos kemi frikë, të trimërohemi, ta fshehim varfërinë tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë sonë. Gënjejmë për liri. Gënjeshtra është formë e patriotizmit dhe inteligjencës sonë. Gënjejmë në formë krijuese, imagjinuese dhe inventive”.( kështu thoshte Dobrica Qosiqi ,akademik i besueshëm  dhe kreativ serb).
 E bota iu ka besuar, dhe ende iu beson. Ndoshta bota e dijnë të vërtetën ,por diçka nuk është në rregull kur iu besohet aq shumë sa që edhe e” vërteta “ krijohet dhe besohet nga rrena. Mua s`më kishte bër përshtypje se rrejnë dhe përvetësojnë të huajën ,sikur mos ta kishim ndier këtë në lëkurën tonë. Ata aq shumë “tregojnë” dhe çpifin dhe rrejnë sa që i kanë bindur edhe popujt e tyre për një të qenëme që kurr nuk ishte. Serbët me dokrrat e reja të” Akademisë së tyre të Shkencave “ po e bindin popullin e vetë që janë Ilir ,se janë në tokën e tyre të lashtë por në të njejtën kohë duke ia mohuar vehtës të vërtetën e një ardhacaku nga stepat e pas Uralit; kurse sllavët e Maqedonisë që rastësisht historija i ka përplasur në këto toka e rrejnë vehtën se janë trashëgimtarë të Maqedonasve të Aleksandrit të Madh. E bota qëndron duarkryq dhe ndoshta edhe pajtohet. Por si i thonë një fjalës heshtja është pranim. Lind pyetja,pse historiografia Europiane nuk reagon?Si mundet që Shkenca historisë Europiane të heshtë pas këtyre gënjeshtrave dhe përvehtësimeve të pa tyrpshme?  Por ndoshta presin nga ne . Mund të thonë se shqiptarët sot i kanë dy shtetet e tyre ,i kanë historianët e vetë , i kanë Akademitë e veta  ; dhe ata le të përgjigjen, ata le ti kundërvehen këtij tërbimi historik që nuk po ka të ndalur  me shekuj. Ndoshta edhe presin që të shofin se a jemi pjekur në atë masë, aq sa të jemi të aftë të kundërvehemi dhe të përgënjeshtrojmë , të përgenjeshtërojmë  apo  jemi aq të ndërthurur në interesa personale politike sa që nuk na bën  përshtypje se çka po na vidhet. E ku është roli i intelektualit këtu? I intelektualit tonë.?
TREGU I SHKUPIT 1910

“ Tani për tani është e pamundur studimi i të kaluarës së shqiptarëve me metoda arkeologjike ngase  nuk ka gjurmë për to.Kjo s`është e jashtëzakonshme, sepse shqiptarët e sotëm janë një përzierje e komponenteve të ndryshëm etnike gjegjësisht kulturave të ndryshme. Janë blegtorë të ardhur dhe kështu në mënyrë arkeologjike janë të pa diktueshëm ( që nuk vërehen). Gjurmët e tyre duhet kërkuar nëpër varrezat e tyre nëpër bjeshkë e vështirë që gjindet diçka e mirëfilltë” (Vesna Peshiq : Shqiptarët Ilir të rrejshëm). Slobodan Jarçeviq:  “S`ka pasur dyndje të sllavëve në Balkan- ata janë banorët e parë të Balkanit dhe Panonisë “ shkruan:  Ajo çka është e rëndësishme për popullin serb,e për këte duhet edhe pasur kujdes,përveq tjerëve edhe faktori shtetëror dhe pushtetarët, është që e vërteta për të kaluarën e formëson sjelljen e individit,kolektivit dhe kombit.”     E shifni  ,kush qenka i ardhur këtu e kush i vendit?

 
Por  jo. Studiuesi gjerman Johan Gfon Hani, që në fillim të veprës së tij Studime shqiptare botuar më 1854, ku e shtron çështjen e prejardhjes së shqiptarëve dhe thotë: Meqë shqiptarët  nuk janë sllavë dhe nuk lidhen ngushtë me ndonjë nga popujt e tjerë që njohim,  meqë burimet që kemi nuk flasin për ndonjë shtegtim tjetër (veç  atij sllavit) i cili të ishte aq i madh  ,duhet pranuar  se shqiptarët e sotëm janë banorët e hershëm parasllav të atij vendi. 
Nene Tereza me motren Agen
“Edhe Shën Jeronimi i shekullit 4. ps.k. i cili e perktheu Biblen nga hebraishtja ishte Serb, sipas dr. Doretiqit   Janë shumë   shkrues jo serb që e kanë vërtetuar prejardhjen serbe të Shën Jeronimit. Është   intersant të ceket që profesor dr Gjorgje Jankoviq,arkeolog,i cili i ka hulumtuar varrezat e shekullit 4.-6.ps.k. në Dalmaci,Bosanska Krajinë,Hercegovinë dhe në Serbinë Perendimore,ka vërtetuar se ato janë serbe. Nëse arkeologu Jankoviq,në rrethinën e Bosanska Grahovës ka gjetur varreza serbe të fillimit të shekullit 4. ps.k.,dhe në rrethinën e këtij qyteti serb     në Bosanska Krajinë ka lindur Shën Jeronimi në vitin 330 apo 337 ps.k.atëherë vërtetohet e vërteta për përkatësinë serbe të këtij të Shenjti .”  Dhe ,na ? 
 “Gjeografi më i  madh  i kohës, akademiku i dëgjuar aleksandrian Klaud Ptolemeu, qysh në shekullin II (125-161) dëshmon se në Maqedoninë mestokësore janë qytetet  Arnisa e taulantëve, Elima e elimiotëve, Amantia në Orestis, Albanopolis i albanëve, Orma, Europus dhe Apsalus të almopëve. Këto fakte i mbështet edhe studiuesi i mirënjohur Muzafer Kortuki ku thotë se Albanët, ishin aty me siguri edhe disa shekuj më parë për të qenë i shënuar në hartën e këtij gjeografi antik . ( Edibe Selimi –Osmani)
 Dr. Don Gaspër Gjinit, Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj ,ku ndër të tjerat shkuan se: Dardania ishte një krahinë e veçantë kishtare dhe administrative. Selia  e parë ipeshkvnore në Dardani, me sa dihet deri më tani ka qenë  në qytetin e Scupit.. Ilirët (shqiptarët) kanë filluar të kalojnë në krishterim shumë herët. Madje, dihet se edhe  Shën Pjetri dhe Shën Pali, apostuj të Krishtit, pra, bashkëkohës të tij, kanë predikuar fenë e re ndër shqiptarët në Iliri. 
Filozofi Maksimnga Tiri, i cili jetoi në kohën e Antonomit në librin e tij  A duhet t’u ngrihen perëndive shtatore, përmend se Peonët, fis ilir në Maqedoninë e sotme , e adhurojnë diellin në formën e një disku të vogël, të ngritur mbi një shtyllë të gjatë.
E pyesim  Mirjana P.Mirçevskën, se cili popull në Maqedoninë e sotme është më i hershëm ata me vepër që nga vitet 1210 në gjuhën shqipe me alfabet latin ose gramatika e Bllazhe Koneskit e vitit 1945?

 Ja se çka shkruan Zonja Edith Durham në librin e saj “Brenga e Ballkanit”: “… e vërtetë është se dialekti i sllavishtes maqedonase nuk është as serbisht e as bullgarisht por midis, ndërmjet, ashtu si është vetë ai”.
ODISEA ME PLIS TE BARDHE
“… Këta sllavishtfolës, në krahinat që i vizitova unë, janë më të ulëtit dhe më mendjecekëtit e të gjithë popujve të Ballkanit, ose në çdo vend tjetër, ata janë populli më i urryer i racës njerëzore. Më të paaftë se popujt tjerë dhe kanë rënë shumë më poshtë se popujt tjerë. Disa mendojnë se kjo çështje, denigrimi i tyre ka ardhur nga shtypja. Unë mendoj se ky shkak është pjesërisht i saktë. Ata kanë vuajtur më shumë se janë më të pazotët”.

Çka  duhet më tepër të thuhet e të bisedohet për këta hajna të historisë sonë? Pse na duhet  që vazhdimisht të jemi të zgjuar dhe si bariu të ruajmë livadhet tona dhe kopenë tonë nga ujqit e tërbuar. ?

 Është për tu habitur se si Sllavo-Makedonia nga një realitet fiktiv ,nga një imagjinatë gllabëruese e serbëve , bullgarëve  dhe grekëve u krijua si “shtet “ e në dëm të tokave t`tona.   E ata në pafytyrësi (me aprovimin në heshtje të shqiptarëve)  krenohen me një të kaluar e cila aspak nuk iu përket.  Përveq falsifikimit të historisë ,shqiptarët duhen të durojnë edhe provokimet e njëpasnjëshme të qeverisë maqedone  ,që nëpërmjet  inskenimeve të ndryshme të bandave huligane e ç`orienton vëmendjën e botës.

Ku jemi ne?

Fahri Xharra

Dhjetë shprehjet më të bukura të Nënës Tereze

Nga Flori Bruqi

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen,kurse me 19 Tetorë të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Mother Teresa of Calcutta (1910-1997)

Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj.

Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër.

http://www.youtube.com/watch?v=IxUjEg2-kNk

Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike e asaj kohe, vdes në 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe.

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.



Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:

“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t'ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t'ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore.

Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhërin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin.

Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.


Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985
.

Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit.

Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, "Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: "Mother Teresa. IN/OUT".

Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë.

Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.

Kur ishte e re jo vetem ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhen Shqipe. Per shembull poezine e meposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjate udhes per ne Indi. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe.

Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tre letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje.
Ja se si e shpjegon Lolja letren e te madhes Nena Tereze derguar Presidentit te Republikes ne vitin 1989, te cilit i theksonte se: “per 60 vjet kam vizituar shume e shume vende jashte atdheut tim”, qe eshte edhe nje fakt se ajo e konsideronte Shqipërine atdheun e saj.

Me ne fund, e para pasaporte (per kete rast ishte diplomatike) e dhene per nenshtetas te huaj me origjine shqiptare iu dha pikerisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërine me 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaporte nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia.

Kur i thane per pasaporten Shqiptare ajo u pergjigj: “E pranoj me kenaqesi, sepse eshte pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motren, atje kam miq e te njohur, atje shume shpejt do te hapim misionin tone e une do te jem vete aty”.

 Kur mori çmimin Nobel ne vitin 1979, amerikanet i ofruan nenshtetesine amerikane dhe pasaporten, por ajo nuk pranoi.



Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar që plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar.

Duke qene shqiptare Nënë Tereza nuk i perket vetem Shqipërise, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u be qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qyteterimeve. Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle.

Vetem sipas te dhenave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime.

Nder titujt qe i jane dhene Nënë Terezes permenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ja dorezoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston; Shperblimi Nderkombetar John Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjitha Nenave, Balzan; Çmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.

Me 5 shtator 1997 : bota mesoi se Nënë Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lene pas dashuri .

Nderkohe ne Maqedoni eshte botuar nje monografi se Nënë Tereza eshte maqedonase!!! Nje gje te tille degjova nje dite edhe Alsat per origjinen/dyshimet dhe spekulimet qe i bejne te tjeret lidhur me origjinen e saj. Sipas gazetes Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nënë Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi eshte qytet i perandorise Otomane.

Me tej rithuhet fjala e Nënë Terezes qe sipas gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se veren qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nënë Terezes, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per ta derguar ne Rome me rastin e saj te shenjterimit. Por, zeri i bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nënë Terezes beri qe ai skulptor ta harronte endrren qe pati.

Para meje kam librin e Kathryn Spink i perkthyer ne gjermanisht dhe biografia eshte e autorizuar nga Nënë Tereza. Origjinali eshte ne anglisht.

 Aty thuhet se babai i Nënë Terezes ishte nje nacionalist shqiptar i cili angazhohej per bashkimin e Kosoves me Shqipërine dhe krijimin e Shqipërise se Madhe, per kete ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian.

Kishte shkuar atje me nje shendet shume te mire dhe u kthye prapa i shtrire per vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anetaret e familjes ishin te bindur se Nikola ishte helmuar ne Beograd.

Jane shkruar e shkruhen edhe sot e kesaj dite me qindra vepra per te madhen Nena Tereze, por te gjitha flasin ne te verteten se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vete. Nena Tereze vdiq me 12 shtator te vitit 1997, tani ne vitin e 100 te lindjes se saj krenohemi per jeten dhe vepren e saj.


Nënë Tereza ka qenë një ikonë. Për besimtarët, vepra e Zotit mbi Tokë. Shërbimi i saj për të varfrit e Kalkutës ishte një simbol i dhembshurisë fetare, i njohur në të gjithë botën. Ajo u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen.

Në një intervistë të rrallë në vitin 1986, Nënë Tereza tha për CBS News se kishte dëgjuar një thirrje, e cila ishte bazuar tek besimi i padiskutuar.

“Ata janë të gjithë fëmijët e Zotit, të dashur dhe të krijuar nga e njëjta zemër e Zotit”, u shpreh ajo.
Mirëpo, më vonë, doli se Nëna Tereze ishte aq në dyshim për besimin e saj, saqë u frikësua se mos ishte hipokrite, ka raportuar korrespondenti i CBS News, Mark Phillips.

Në një libër që përmbledh letrat që ajo shkroi për miqtë, dyshimet e saj janë të dukshme. Pasi filloi punë në lagjet e varfra në Kalkutë, shpirti u largua nga Nënë Tereza.

“Ku është besimi im?” shkroi ajo. “Edhe në thellësitë më të thella, nuk ka asgjë, por boshllëk dhe errësirë… Nëse do të kishte Zot, i lutem të më falë”.

Tetë vite më vonë, ajo iu kthye sërish rishikimit të besimit të saj të humbur.

“Kaq shumë mall i thellë për Zotin… Bosh, pa besim, pa dashuri, pa zell”, është shprehur ajo.
Kur fama e saj u rrit, besimi refuzoi të kthehej. Buzëqeshja e saj, siç thoshte vetë ajo, ishte një maskë.
“Për çfarë po punoj unë?”, pyet ajo në njërën nga letrat. “Nëse nuk do të kishte Zot, nuk do të kishte as shpirt. Nëse nuk do të kishte as shpirt, atëherë, as ti Jezus, nuk je i vërtetë”.

Letrat janë mbledhur nga Brian Kolodiejchuk, prifti që i ka propozuar Vatikanit shenjtërimin e Nënës Tereze. Ai është shprehur se turbullira e saj shpirtërore, në fakt, e ka ndihmuar vetë atë.
“Tani ne kemi këtë botëkuptim të ri, këtë dritare të re për botën e saj të brendshme dhe për mua, kjo duket gjëja më heroike”, tha Kolodiejchuk.

Siç e tregojnë edhe letrat e saj, Nënë Tereza vdiq e mbushur me dyshime. Madje, ajo i kishte ndërprerë edhe lutjet. Kisha vendosi që t’i ruante letrat e saj, edhe nëse njëra prej dëshirave të saj ishte që ato të shkatërroheshin. Ndoshta tani ne e dimë pse.

Dhjetë shprehjet më të bukura të Nënës Tereze

Mësimet dhe porositë e Nënë Terezës janë një testament i ri për njerëzimin.
Me rastin e 104-vjetorit në Nënë Terezës, ne po ju sjellim disa nga shprehjet më frymëzuese dhe prekëse të saj.

1. Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

2. Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

3. Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

4. Shoh Zotin në çdo njeri. Kur laj një të sëmurë me lebër, ndjej se po kujdesem për Zotin. A nuk është kjo një eksperiencë e bukur?

5. Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.

6. Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.

7. Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.

8. Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.

9. Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.

10. Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij.


Referenca

^ PBS Online Newshour (5 Shtator 1997). Mother Teresa Dies, E rimarrë Gusht 2007


^ "Blessed Mother Teresa" (2007) Encyclopædia Britannica. 4 Korrik 2010.

^ Spink, Kathryn (1997). Mother Teresa: A Complete Authorized Biography. New York. HarperCollins, pp.16.

^ Saints' Blessing Lester, Meera (2004). Fair Winds. p. 138. 2008-12-14.

^ "Mother Teresa of Calcutta (1910–1997) Vatican News Service. 30 Maj 2007.

^ Edhe pse disa burimë thonë se ajo ishte 10 kur i ati vdiq, në një intervistë me të vëllanë, dokumentat e Vatikanit e paraqesin si "rreth tetë".

^ Nene Tereza duke thene Punen e Pendimit shqip


http://tesh.albemigrant.com/tet2003_2.htm

http://global.britannica.com/EBchecked/topic/587877/Blessed-Mother-Teresa

http://www.vatican.va/news_services/liturgy/saints/ns_lit_doc_20031019_madre-teresa_en.html

http://www.youtube.com/watch?v=IxUjEg2-kNk

“Kam gjak shqiptari”



Thotë për median amerikane mjeshtri i kuzhinës me famë ndërkombëtare Rëne Rexhepi (René Redzepi)

Nga Ruben Avxhiu


I intervistuar për gazetën amerikane “USA Today”, shefi i famshëm i kuzhinës, pronar i restorantit Noma në Kopenhagë, tashmë i njohur në gjithë botën, Rëne Rexhepi (René Redzepi) ka treguar për rrënjët e tij shqiptare.

I pyetur se cili nga shumë vendet e botës që ka vizituar tashmë që është bërë i njohur i ka lënë më shumë përshtypje, ai ka thënë menjëherë: “Shqipëria. Më ftuan sepse kam gjak shqiptari. Është një vend shpartallues. Një nga vijat e pakta bregdetare ende të parpishura të Europës”.

Fjalët e tij nuk kalojnë pa u vënë re. AI ishte pothuajse I panjohur kur në vitin 2003 hapi restorantin Noma në Kopenhagë. Po ka disa vjet që fama e tij ka shkuar në katër anët e rruzullit. Pak mjeshtra të kuzhinës gëzojnë një famë të tillë. Çdo gjellë që gatuhet në Noma është një lloj vepre arti.

Ingredientët janë të gjitha të rralla, të rritura në vende të caktuara të botës. Gërshetimi I shijeve dhe vlerave ushqimore është gjithnjë origjinale. Çdo gjë që gatuhet synon të karakterizohet nga elegance dhe thjeshtësia.

rene-redzepi-time-cover

Tani ai po bën diçka të paparë. Do ta mbyllë restorantin në kryeqytetin danez dhe bashkë me ekipin e pandryshuar dhe dekorin, po e zhvendos të gjithin për ta rihapur në Tokio të Japonisë në Hotelin Mandarin Oriental. Më vonë do të mbyllet që aty dhe do të shkojë në Kyoto, një tjetër qytet japonez. Rrallë qëllon që ndonjë shef kuzhine ndiqet në mënyrë gati të obsesionuar nga media dhe nga industria kulinare.

Libri i dytë Rëne Rexhepit ka tri vëllime dhe quhet “Një punë në zhvillim e sipër”. Ndërsa tashmë ndodhet për vizitë në SHBA, ku preferon të shkojë në Bregun Perëndimor, sidomos në California, por i përmend restorantet gjithnjë rikthehet në Manhattan. Ky është edhe qyteti ku më shumë se 100 restorante zotërohen e administrohen nga shqiptarë, por nuk dihet nëse mjeshtri nga Danimarka ka bujtur në ndonjë prej tyre.

Rëne Rexhepi i lindur në 1977 në Kopenhagë, është djali i një mërgimtari shqiptar nga Maqedonia, ndërsa nënën e ka daneze.

Që prej katër vitesh, restoranti i tij shpallet rregullisht më i Miri në Botë, një gjë e rallë kjo duke pasur parasysh konkurrencën e jashtëzakonshme. Revista “Times” e shpalli në 2012 si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Nuk ka fushatë reklame që ka më shumë peshë sesa një e fjalë e tij dhe lavdërimi që i bëri bregdetit shqiptar është një nder që i bën Shqipërisë. Po është e rëndësishme që qeveritë e vendit të tregojnë kujdes për të mos lejuar shkatërrimin dhe ndotjen e bregdetit si ka ndodhur për fat të keq tashmë me një pjesë të tij.

Ekspertët: Shërbimi sekret serb ka njerëz në institucionet e Kosovë

Mehmet Loci, ish punëtor i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1990, gjatë një debati televiziv, ka deklaruar se në Parlamentin e parë të Kosovës, të vitit 1992, të njohur si Parlamenti i Republikës së Kosovës, kanë qenë katër bashkëpunëtorë të Shërbimit Sekret të Serbisë.
Rubikon
“Në parlamentin e parë të Republikës së Kosovës, të viteve ’90, kishte 4 bashkëpunëtorë të shërbimin sekret serb dhe për këtë Ibrahim Rugova nuk e kishte funksionalizuar kurrë atë parlament”, ka thënë Loci, në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
Ndërkaq, Fadil Kajtazi, ka thënë se edhe në institucionet aktuale të Kosovës ka spiunë të Serbisë.
“Njerëz të jetës publike në Kosovë, që paraqiten si kujdestarë të patriotizimit, janë spiunë të Serbisë vazhdojnë të jenë edhe në qeveri… Janë shqiptarë. Unë njoh njerëz që vazhdojnë të kryejnë shërbime për shërbimin sekret serb BIA. Kanë tituj, janë profesorë, gazetarë të pavarur dhe të varur, profesorë që iu hiqet kapela. Agjenturat kanë ndikim të madh në Kosovë” ka thënë Kajtazi.

Kajtazi ka thënë se shërbimi sekret serb ka qenë i infiltruar edhe në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës dhë se aty janë futur 140 spiunë.

Kajtazi ka thënë se katër persona që në Kosovë konsideërohen si dëshmorë dhe heronj kanë qenë pjesë e shërbimit sekret serb BIA dhe nofkat e tyre janë të skalitur në përmendoren kushtuar ish-punëtorëve të ndjerë të BIA-s. Ai ka treguar edhe nofkat e tyre, por nuk ka dashur të tregojë se cilët kanë qenë ata.

Gjatë debatit është folur edhe për vrasjen e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e të Kadri Zekës si dhe të Enver Hadrit. Ekspertët kanë shprehur bindjen se këto vrasje janë kryer nga pjesëtarë të sigurimit serb, të cilët kanë qenë të ndihmuar nga informatorët shqiptarë.

Fadil Kajtazi ka shprehur bindjen se Jusuf Gërvalla është vrarë për shkak se ai ishte angazhuar për çlirimin e grupeve ilegale nga ndikimi i ideologjisë komuniste. Po ashtu, ka shprehur bindjen deklarata e Riza Salihut se ai do ta vriste Jusuf Gërvallën, e shprehur në mënyrë të pamenduar në një ndejë, mund të ketë shërbyer si alibi për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, pasi për shërbimin sekret serb ishte krijuar mundësia që të lansonte tezën për vrasjen e shqiptarëve ndërmjet veti.

Dy ish-punëtorët e Shërbimit Sekret Jugosllav, si edhe Fatmir Çollaku, ekspert i çështjeve të sigurisë, e vlerësuan të nevojshëm miratimin e ligjit për lustracionin në Kosovë. Por, ata u pajtuan se sigurimi i dosjeve të punëtorëve dhe informatorëve të shërbimeve secrete është pothuaj i pamundur.
Mehmet Loci ka përsëritur disa herë se ai është jetësisht i interesuar për ndriçimin e plotë të punës që ka bërë në shërbimin secret jugosllav dhe se është plotësisht i hapur për organet e drejtësisë.

Mehmet Loci : Terrorizmi fetar




Mehmet Loci

Po e nisë vështrimin me thënien e Volterit: ” Ata të cilët mund të na nxisin mendjen që të bëjmë gjëra absurde, gjithashtu mund të na nxisin për të kryer krime.” Identitetet fetare të individëve, grupeve apo organizatave terroriste janë më të fortë dhe më të fuqishëm së të gjitha identitetet tjera, për shkak së ato lidhën për “drejtësinë” në “Zot “dhe “hirin”e tij?!

Sot, dallojmë forma të rëndësishme të terrorizmit fetar, apo terrorizmit të frymëzuar nga feja. Shembuj të tillë kemi njohur dhe praktikisht ishin të shumtë dhe të pafund gjatë kohës : Myslimanet kundër Hinduzëve ,

Krishterët kundër Hebrenjve, Katoliket kundër protestanteve të krishterë dhe Mysliman, Islamistët kundër Islamistëve e kështu me radhë. Historikisht terrorizmi është më i vjetër së feja, por çuditërisht të gjitha fetë e kanë përqafuar dhe adoptuar terrorizmin si metodë politike në drejtim të realizimeve të synimeve të caktuara te tyre.

 Ndonëse të gjitha fetë tradicionale sot, në parim promovojnë paq , ndërsa brenda traditave te tyre historike dhuna shihet si diçka që ka rrëshqitur dhe si një hije paraardhëse. Për kundër faktit që simbolet e shumta dhe kuptimet fillestare fetare janë pozitive .

Sot, kemi probleme lidhur me interpretimet e ndryshme te feve , rolit të tyre në shoqëri të cilat po prodhojnë krime.

Prandaj, identitetet e tilla fetare pa dallim besimi behën të pa mëshirshëm kundër kundërshtarëve brenda apo jashtë fesë dhe besimit që u përkasin e që dallohen me ide të ngujuara dhe jo reale të cilët pa hamendësim janë të gatshëm të ndërmarrin dhe kryejnë aksione terroriste.

 Prandaj, identitetin e tyre fetar, ata e shohin si të veçantë nga të tjerët, dhe i njëjtë vetëm me vet veten, me tipare dhe veçori e tyre, që u shërben kërkesave dhe cakut me të lart të tyre hyjnor, për të cilat mendojnë se vetëm atyre u takojnë tapitë e besimit të drejtë.

Zoti, për disa nga ata individ, grupe apo organizata terroriste ju shërben atyre për të gjet strehë dhe çati apo “ Azil”, pas sprovave dhe dështimeve që kanë pësuar gjatë jetës se tyre.

Nga kjo, duket se ata gjejnë arsyetimin që çdo gjë që e ndërmarrin e “ bëjnë “ me “lejen”, në “emër” dhe më “ urdhër “ të Zotit !?

Pra, ndoshta kjo mund të jetë arsyeja, pse sot është prezent dhe i përhapur terrorizmi fetar. Terrorizmi fetar , duket se po i lëshon rrënjët thellë tek individët, grupet dhe organizatat ne vende të ndryshme të botës.

Identitetet e tyre fetare, qofshin myslimane, krishtera apo çifute, ngulmojnë në mënyrën e të menduarit, të vepruarit në kuptim të një sistemi konceptesh e qëndrimesh të vjetruara e prapanike.

Në anë tjetër, ata mendojnë se kërkesat e tyre janë të arsyeshme edhe pse ato i karakterizon: ngurtësia, shabllonizmi, tekstualiteti dhesi te tillë janë përjashtues të çdo gjëje tjetër, pasi që ata veprimet e tyre terroriste i ndërmarrin dhe i bëjnë në emër të fesë apo besimit të pastër.

Nga kjo na del që shumë grupe dhe organizata botërore terroriste fetare gjejnë terrene të pëlleshme dhe ushqyese për të rekrutuar, trajnuar individ për kryerjen e akteve terroriste ne ato hapësira ky qytetarët kanë përgatitje më të ultë arsimore dhe kulturore.

Sipas qëllimit kuptimor kryerja e akteve terroriste me karakter fetar , pos që ka karakter frikësues, tmerrues, llahtar, vrastar , dhunues, barbar, bart me veti edhe karakterin propagandistik në drejtim të realizimeve të qëllimeve te tyre të ngushta dhe të drejtpërdrejta në shkatërrimin e kundërshtarëve të tyre ideologjik fetar dhe politik.

 Për realizimin e këtyre synimeve të fshehta dhe të këqija , personave të rekrutuar ju ngulitet ideja e huaj, ju sigurohen pasaporta dhe dokumente me identifikim dhe emër të huaj, ju fshehët origjina e tyre dhe tjera. Shtrohet pyetja : nëse këta individ janë vetvetja, qenie njerëzore apo me absurditet mbajnë karakterin e njeriut si racë njerëzore.

 Apo, ndoshta mund të themi se: individi ka humb identitetin duke ju “dorëzuar” apo gjetur “azil” të Ai i cili për dikën është Zot, tjetrin All-llah,tjetrin Hyj, e të ngjashëm.

 Feja duhet të ndërtojë, edukojë, arsimojë njeriun e jo ta dërgojë at në kampe trajnimi për veprime terroriste dhe luftë kundër njeriut tjetër ne realizimin e qëllimeve të sundimtarëve.


Kjo është një politik e cila nuk ka të bëjë asgjë me fenë, pos me formën për te qeverisë vendin. Terrorizmi fetar sot po merr karakter te një force të fuqishme, apo edhe më afër, ai është bërë tashmë formë e re e shpërndarjes se pushteteve, leva e së cilës është frika.

 Për fat të keçë, terrorizmi fetar si një fenomen po ka mundësi manipulimi me opinionin e pa informuar në drejtim të realizimit te qëllimeve politike. Terrorizmi fetar i cilës do fe e ne veçanti atij mysliman, për vendin tonë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm dhe si i tillë nuk duhet lejuar të lëshojë dhe të zënë rrënjët e tija në tokën stërgjyshore të Dardanëve Ilir .


Dhe në këtë fakt, kundërshtarët e shtetit tonë demokratik qofshin të brendshëm dhe të jashtëm, duhet të kenë parasysh se pjesa shumicë e popullit në zemër e bartë kauzën e shqiptarizmit, nga se, si shqiptaret mysliman dhe etnitë tjera fetare që jetojnë në shtetin tonë janë pro evropianë.

Prandaj, ne duhet bashkërisht të punojmë për një bazë vlerash të përbashkëta të identiteteve tona fetare kundër, ekstremizmit, fundamentalizmit dhe terrorizmit në mënyrë që të gjithë së bashku të kemi një shoqëri të drejtë demokratike.

Vështrimin po e përfundojë me thënien e studiuesit të historisë islame Tomas Arnold: “ Krenaria kombëtare e shqiptareve është shumë e lartë. Kur dikush i drejtohet dhe e pyet një shqiptar ç’far është, para se të përgjigjej që është mysliman apo i krishterë, do të thotë se është shqiptar.”

( Autori është njohës i shërbimeve informative)

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...