2015-01-01

Nga Flori Bruqi :Krimi dhe kriminelet kibernetik – sfidë për shoqërinë e sotme në Kosovë...

Kosova në rajon është e para sa i takon përdorimit të internetit dhe bazuar në ketë fakt, mundësia sipas zyrtarëve të institucioneve për keqpërdorime, manipulime dhe shantazhe përmes rrjeteve sociale është shumë e madhe.



Para dy dekadash, krimet kibernetike pothuajse nuk ekzistonin, ndërsa sot ato janë bërë më të përhapurat në gjithë botën. Sipas përllogaritjeve, kostoja globale e krimeve, që nga programet kompjuterike me viruse e deri qasja e paligjshme e të dhënave, kap shifrën rreth 100 miliardë dollarë dhe po vazhdon të rritet. 

Përpjekjet për të luftuar këtë problem janë intensifikuar, por debati po shtohet për një mënyrë më efikase për të frenuar ata që kryejnë këto lloj krimesh.


Nuk ka rëndësi se kush je apo ku jeton, nëse përdor kompjuter mund të bëhesh objektiv për kriminelët kibernetikë.


1.

Krimi kibernetik – sfidë për shoqërinë e sotme


Krimet kibernetike, janë ndër krimet më të sofistikuara në nivel global. E nga këto lloj krimesh nuk po shpëton as Kosova.

Një formë e sofistikuar e vjedhjes së bankave, e bërë në SHBA para një viti, duket të jetë specialitet i një grupi të hajnave rumunë. Një formë të ngjashme të vjedhjes, ditë më parë kanë kryer në Kosovë, tre shtetas rumunë.
Me 14 shtator, sektori për hetimin e krimeve kibernetike në polici, në një operacion policor kanë arrestuar këta persona të dyshuar për kryerje të veprës penale, lëshim të çeqeve pa mbulesë dhe keqpërdorim të kartelave bankare. Atyre ndër të tjera u janë sekuestruar 7745 euro, si dhe pajisje të modifikuara për të kryer veprën penale.


Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë pwr RTK se në vitet e fundit është përmirësuar siguria në bankat e Kosovës, sa i përket atakimeve kibernetike. Por problem më të madh sheh plaçkitjen e armatosur që po u ndodh bankave. Ndërsa kërkon rritje të dënimeve për kryerësit e këtyre veprave penale.
“Rreziqet janë të njëjta por efektiviteti më i madh për krimet kibernetike. Plaçkitjet fizike kërkojnë më shumë punë, më të rrezikshme, ngritje të kapaciteteve… duhet dënimi të jetë shumë serioz”, theksoi ai.
Tash tri vjet është funksionalizuar njësiti për hetimin e krimeve kibernetike dhe nga atëherë ky njësit ka hetuar 35 raste të krimeve kibernetike. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, thotë se, rastet më të shpeshta të raportuara në polici janë hyrja në llogaritë personale si dhe lëshimi i çeqeve të rreme.


“Te rastet e cenimit të privatësisë, numri më i madh, kemi të bëjmë me thyerje të passwordave, postohen gjëra pa leje, ndërhyrje në të dhëna personale. Kartelat bankare, kemi të bëjmë me klonim të kartelave, dhe tërheqja e mjeteve”, tha ai.

Viktimat më të shpeshta të atyre që në gjuhën e teknologjisë informative njihen si “hacker”, janë përdoruesit privat, thotë specialisti i sigurisë së webfaqeve, Shpend Kurtishaj. Ai thotë se është shumë me rëndësi që përdoruesit të jenë të kujdesshëm në dhënie të informatave për shkak që ato mund të keqpërdoren.


Por, Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi, numrin e vogël të rasteve të raportuara nuk e ndërlidh me mungesë të këtij fenomeni, por me mungesë të kapaciteteve për ta luftuar atë. Sipas tij, krimi kibernetik është mjaft i koklavitur dhe kërkon kuadro të specializuara në organet e drejtësisë dhe sigurisë që të mund të jenë në hap me kriminelët.


“Duke u bazu në rezultatet e institucioneve të drejtësisë, mund të themi se ska shumë raste, por unë mendoj që kemi mungesë të përgatitjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Të kemi njohuri për ndjekjen e krimeve kibernetike”, theksoi ai



Edhe njohësja e çështjeve të sigurisë, Diana Likaj, vlerëson se këshilli gjyqësor dhe prokurorial duhet të kenë parasysh që ky krim global është në rritje, prandaj duhet të ketë profilizim dhe specializim të prokurorëve dhe gjykatësve.

“Një gjykatës që ka punu në kohen tradicionale, duhet të ketë gjykatës dhe prokuror të specializuar në fushën e kibernetikës”, tha ajo.

Likaj, rrezikun më të madh e sheh tek hyrja në të dhëna konfidenciale të institucioneve në shtetërore, që sipas saj mund të përdoren nga terroristët potencial.
Edhe ekzekutuesit pranojnë se problemet e kësaj lëmie janë mjaft e ndërlikuara për tu hetuar. Prokurorja, Shemsije Asllani, në një përgjigje elektronike, thotë se në vitin 2013 janë ngritur 7 raste që kanë të bëjnë me veprën penale, hyrje në sistem kompjuterik, ndërsa këto raste janë ende duke u hetuar. Ajo shton se bashkëpunimi me policinë dhe gjykatat është në nivel të duhur, por ka mungesë të stafit në këtë lëmi.

Por, zyrtarët policor thonë se policia ka nivel të lartë të sigurisë së të dhënave. Edhe Shpend Kurtishaj, pajtohet se kohëve të fundit është përmirësuar dukshëm siguria e softuerëve në institucione.

Krime kibernetike janë aktivitete kriminale të zhvilluara në rrjet që ka si objekt keqpërdorimin e sistemeve kompjuterike dhe të dhënave kompjuterike.

Një formë tjetër që mund të sulmohen qytetarët dhe bankan janë edhe përmes transaksionave bankare. Prandaj, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija kërkon nga qytetarët të kenë kujdes se ku bëjnë blerje si dhe të kenë antivirus në kompjuterët e tyre. Ai pohon se vetëm brenda një viti, në Kosovë janë bërë afro 1 miliard transaksione bankare përmes internetit.

Në Kosovë ka njerëz të zhvilluar teknikisht, dhe fatkeqësisht që aftësitë e mira teknike nuk po përdoren për së miri, por për thyerje të websites, thotë Shpend Kurtishaj, i ri nga Kosova i cili ka arritur të gjejë dobësi të sigurisë në kompani të mëdha të internetit. Në këtë formë ai është kontraktuar nga kompani të mëdha sic janë EBAY dhe Facebook. prandaj ai inkurajon të rinjtë e talentuar që aftësitë e tyre t””i përdorin për së mbari.




Vetëdijesimi qytetarë është një prej formave që vendet e zhvilluar po provojnë të aplikojnë për të mbrojtur qytetarët e tyre të cilët çdo moment mund të jenë të sulmuar nga keqpërdoruesit e internetit.


2.

Cybercrimet në rrjetet sociale
(Facebooc dhe Twiter etj.)


Prokurorja për Distriktin Lindor të Nju Jorkut ngriti akuza ndaj tetë personave për sulme kibernetike ndaj bankave të huaja që mund të kishin kapur shifrën prej 45 milionë dollarëve.

        

         “Kjo ishte një përpjekje e shekullit të 21-të për vjedhje bankash, që përdorin internetin, duke pasur ndikim botëror. Por në vend të armëve dhe maskave, kjo organizatë e krimit kibernetik përdori kompjutera dhe viruse”.

        

Alan Edwards, president i firmës së konsultimit për sigurinë në internet, “Whitehorse Technology Solutions”, thotë se zbulimi i këtij operacioni, dhe lajmi i fundit se sistemet amerikane të mbrojtjes nga raketat mund të jenë komprometuar nga piratët kompjuterikë kinezë, nënvizojnë sofistikimin në rritje të kriminelëve kibernetikë.

       

         “Ata janë shndërruar nga gjeni adoleshentë që përpiqen të hyjnë në sistem se janë të mërzitur dhe nuk kanë ç’të bëjnë, në organizata krimi, të mbështetura nga qeveria”.
        
Ekspertiza e kompanisë së zotit Edwards është për të dhënë siguri dhe monitorim për trafikun e internetit.
        
Ai thotë se jo gjithkujt i pëlqen të shpenzojë për këtë shërbim, deri kur e kuptojnë se nëse një sulm është i suksesshëm, kostoja do të ishte shumë më e lartë.
        
         “Për fat të keq, është si të paguash sikuracion makine apo çdo lloj tjetër sikuracioni. Vërtet nuk do që të paguash për të, derisa pëson një aksident”.
        
Megjithëse shtimi i sigurisë së rrjetit është thelbësor, në Universitetin e Merilendit, profesori i kriminalistikës David Maimon thotë se kjo është vetëm gjysma e zgjedhjes.
      

         “Aktualisht në shkencat kompjuterike dhe në përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, ne po përqendrohemi tek rrjetet dhe kompjuterat. Është njëlloj sikur një ekspert i kriminalistikës përpiqet të zbulojë se pse dikush kreu një krim duke u përqendruar tek arma, ose dera nga hyri”.
        
Një nga përfundimet më të debatueshme të zotit Maimon është marrëdhënia mes numrit të studentëve të huaj që hyjnë në një rrjet kompjuterik universiteti, dhe sesa të shpeshta dhe nga vijnë sulmet kibernetike.
      
         “Me fjalë të tjera, ne arrijmë në përfundimin se rritja e numrit të studentëve të huaj që arrijnë nga një rajon i veçantë, rrit me 40 për qind shanset që universiteti ynë të bëhet objekt sulmesh nga ato vende”.
        
Profesor Maimon thotë se duhen bërë më shumë studime, por një shpjegim mund të jetë që studentët e huaj hyjnë në faqe të komprometuara të vendeve të tyre, duke u dhënë piratëve kompjuterikë, mënyra të reja për të shfrytëzuar. Studimet e profesorit Maimon shpresojnë të bëjnë zbulime të reja duke analizuar motivimet e sulmeve të fundit kibernetike dhe sesi veprimet në internet të një viktime të mundshme, mund të ndihmojnë ose shkurajojnë sulme të ardhshme.    





Para dy dekadash, krimet kibernetike pothuajse nuk ekzistonin ndërsa sot ato janë bërë më të përhapurat në të gjithë botën. Sipas përllogaritjeve, kostoja globale e krimeve që nga programet kompjuterike me viruse e deri qasja e paligjshme e të dhënave, kap shifrën rreth 100 miliardë dollarë dhe po vazhdon të rritet. Përpjekjet për të luftuar këtë problem janë intensifikuar, por debati po rritet për mënyrën më efikase për të frenuar ata që kryejnë këto krime.


Përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe veçanërisht i Internetit ka marrë një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme.

 Ky fenomen prek jo vetëm aktivitetet e një organizmi qoftë ai shtetëror apo privat, i implikuar në sferën e biznesit apo të një aktiviteti jo fitimprurës, por mund te prekë dhe njeriun e thjeshtë në aktivitetin e tij të përditshëm, në sferën e tij private apo profesionale.

Si çdo teknologji e re e vënë në dispozicion të një numri të madh përdoruesish, Interneti paraqet jo vetëm të mira dhe përfitime, por në të njëjtën kohë dhe një sërë problemesh.

Duke qenë një teknologji “e liberalizuar” prej disa kohësh, siç përdoret në zhargon, nuk ia vlen të zgjatemi në diskutimin e përfitimeve që sjell përdorimi i kësaj teknologjie. Anën e përfitimeve mund ta përmbledhim për momentin në një frazë te vetme: komunikim (në kuptimin e gjerë të fjalës) i shpejtë, i pakushtueshëm dhe tërësisht i pavarur nga nocioni i distancës.

 Në këtë artikull do të përqëndrohemi kryesisht në shmangien që i bëhet qëllimit primar të përdorimit të kësaj teknologjie (komunikimit). Keqpërdorimi i saj nga elementë kriminelë njihet me emrin krim kibernetik (cybercrime).

foto e Abdullah Shaqiri

Një kriminel kibernetik i faceboocut me shumë nofka(Ndoc Carramoku;Ndoc Rroku;
Ndoc Camarroku;Idrizi Myrvet;Emiljan Pjetri).Ky person herë pas herë shperndan në rrjetin social(Facebooc)
shkrime të pista kunder personalitetit tim(Flori Bruqit)

Pra Idrizi Myrvete(Muharrem) gjeja femer eshte i lindur me 10.1.1976. Është mashkull që jeton ne Greqi,ku vazhdimish shane shqiptarët ne internet.Është i paguar per sharje nga sigurimi grek!

Ndërsa në ndihmë vjedhësve  të sipëshënuar ju vije njëfarë  Ndoc Carramoku,që falsifikimet  e Idrizi Myrvete-së ,i shpërndanë në rrjetet sociale(facebook.com).
I njati person i shanë figurat me të ndritura të kombit tonë.

Ja çfarë shkruan Ndoci :

Pershendetje. Myrvete idrizi eshte mashkull,dhe quhet emilian pjetri nga dukagjini i i shkodres.eshte i semure mendor dhe ka hapur shume adresa fallco duke keqperdorur emrat dhe fotot e te tjereve.Nje nder viktimat e abuzimit te tij ,jam dhe une ku ka hapur në facebooc.com dy adresa me emrin tim,dhe me foto time si dhe një profil,fotografine e nje personi qe nuk e njoh fare(https://www.facebook.com/rrokundoc)


Lexoni artikujt:



http://floripress.blogspot.com/2014/12/pse-behet-vjedhja-e-identiteve-ne.html


http://floripress.blogspot.com/2014/11/njoftim-publik-vjedhja-e-identitetit.html






http://floripress.blogspot.com/2014/03/vjedhja-e-identitetit-dhe-e-mailat-e.html


 Në praktikën e përditshme konstatohen dy lloj sjelljesh përballë fenomenit të krimit kibernetik. Në njërën anë kemi përdoruesin e përditshëm i cili udhëhiqet shumë shpesh nga ideja që “e keqja shkon gjithmonë tek të tjerët”.

Në anën tjetër, kemi specialistët e fushës që udhëhiqen diametralisht nga kundërta, domethënë që “ të tërë jemi të barabartë, të paktën në terma matematike, ndaj probabilitetit të të qënit objekt i një sulmi kriminel”.



Ndryshe nga përdoruesi i zakonshëm, specialisti i kushton kohë analizës së fenomenit për të kuptuar funksionimin e tij. Duhet theksuar fakti që në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të biem pre e idesë që një ditë këtë probabilitet mund ta bëjmë zero.

Ky pohim merr një rëndësi të madhe kur ka të bëjë për më shumë me teknologjitë e reja dhe me sigurinë informatike.

Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtë teknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë. Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: “ E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë”.

Pra ç’është krimi kibernetik, nga vjen, çfarë e ndihmon të jetë kaq i përhapur, si mundemi ta parandalojmë dhe a jemi të përgatitur përballë këtij fenomeni? Këto janë disa pyetje që specialistët, qofshin këta informaticienë, specialistë të sistemeve të informacionit, kriminologë, juristë, ekonomistë etj, mundohen t’i trajtojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm.

 Në fakt krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik. Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin.

Krimi kibernetik pra është në këtë prizëm një nën kategori e krimit informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network). Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot.

Pas këtij saktësimi mundemi te evidentojmë që qënia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm. Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një organizëm jokonkurrent.

Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik është dhe teknologjia e përdorur. Një përdoruesi të zakonshëm kompjuteri apo Interneti, që nga momenti që çdo gjë funksionon normalisht për të, nuk i intereson më se çfarë veprimesh, përllogaritjesh apo protokollesh kryen kompjuteri për të arritur në këtë rezultat.

Nga ana tjetër prodhuesit e programeve, pajisjeve, ISP etj., nuk është se kanë një vullnet spontan të informojnë përdoruesin mbi mënyrën e funksionimit dhe për të qenë koherentë kjo gjë do të ishte irrealiste. Pra si përfundim teknologjia mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin. Përsa i përket Internetit, disa faktorë të tjera bëjnë që kjo teknologji të jetë e cënueshme dhe për rrjedhojë një terren shumë fertil për zhvillimin e krimit. - Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike dhe e hapur për të tërë.

Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t’u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre. Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin e që kishin besim tek njëri tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji “best effort”.

Kjo do të thotë që në konceptimin e saj “bëmë atë ç’ka mundëm” për të arritur në rezultatin e dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t’i bëhej përdorimit të tij. -

- Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç’është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit. Jo më kot Interneti identifikohet si “rrjeti i rrjeteve” dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.

- Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë te parë sanksionohet nga një ligj. Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykate kompetente e nje shteti të caktuar.

Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit pra me kufijtë shtetërore. Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Imagjinoni një pirat informatik që kryen aktin e tij kriminal nga Kina le të themi, duke sulmuar një bankë në Zvicër dhe duke derdhur shumën e vjedhur elektronikisht në Itali. Cili institucion gjyqësor dhe cili ligj është kompetent në këtë rast?

 Kina vëndi nga i cili autori kreu krimin, Zvicra vendi ku ndodhet viktima apo Italia vendi ku u realizua rezultati? Tre vende kaq të ndryshme përsa i përket vendodhjes, kulturës juridike dhe perceptimit të nocionit të krimit a do të munden të bien dakort për përndjekjen dhe gjykimin e këtij akti? Përgjigjja nuk është shumë evidente. - Së fundmi, në qoftë se konsiderojmë problemin nga një këndvështrim i përdoruesit atëherë kemi prekur thembrën e Akilit.

A është përdoruesi i ndërgjejgjshëm për pasojat që mund t’i sjellë përdorimi i Internetit? Përgjigjja është negative në më të shumtën e rasteve. Në një emision të transmetuar së fundmi në një nga televizionet shqiptare, një drejtues banke solli si argument faktin që programet bankare janë aq të sofistikuara sa është shumë e vështirë të “thyhen”, gjë që paraqet një pjesë të së vërtetës.

Në momentin që operacionet bankare kryhen në rrjet, siç është dhe rasti i e-banking i cili po fillon të praktikohet dhe në Shqipëri, përdoruesi është i cënueshëm pavarësisht nga forca dhe algoritmet e përdorura në software-t e bankës. Ka dhe një fakt tepër të rëndësishëm që duhet theksuar : krimi do të kërkojë të godasë viktimën më të dobët, më të papërgatitur, pra shënjestrën më tërheqëse për të.

Eksperienca na tregon që mbi 50% e sulmeve kanë si objekt personin. Por edhe nëse marrim në konsideratë organizmin e bankës më vete dhe faktin e software-ve të sofistikuar, eksperienca në fushën e krimit kibernetik ka treguar se mbi 70% e sulmeve kanë zanafillë të brendshme.

 Kjo mund të vijë nga një vartës i pakënaqur, një vartës i prirur thjesht nga përfitimi etj. Lista e motivimeve është e gjatë. Në këtë aspekt kompleksiteti teknologjik nuk ndihmon shumë dhe është struktura manaxheriale e institucionit dhe gjithë aspektet përbërëse të saj që marrin një rëndësi të veçantë. Në emisionin në fjalë u soll si shembull më të drejtë niveli i kontrollit shumë rigoroz mbi personelin që njihet si “manaxhimi nëpërmjet frikës” (fear management). Por në të njëjtën kohë rezultatet e kësaj strategjie janë shumë të diskutueshme në rrethet e profesionistëve të burimeve njerëzore.

Për mendimin tonë, duke konsideruar shkallën e lartë të rëndësisë së sistemeve të informacionit në mbarëvajtjen dhe mbijetesën e organizmit, do kishim anuar më shumë në një stil manaxhimi të fokusuar mbi komunikimin, edukimin dhe sensibilizimin e vartësve mbi pasojat si në nivel personal ashtu dhe atë profesional. Kjo, duke shpjeguar se teknologjia nuk mundet të zgjidhë e vetme problemet që lidhen me sigurinë informatike dhe me krimin informatik dhe që faktori human ka një rëndësi të rangut të parë.

Për t’ju rikthyer nocionit të krimit kibernetik dhe për të kuptuar atë që quhet modus operandi të kryerjes së krimit duhet t’i referohemi teorisë së trekëndëshit që citohet shpesh në literaturën e kriminologjisë.

Kjo teori na tregon se për të kryer një krim duhet që në të njëjtën kohë të kemi një konkordancë të tre faktorëve: të një krimineli të motivuar, të një objekti vulnerabël të cilët ndodhen në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë.





Duke u nisur nga kjo teori dhe duke konsideruar elementët që cituam më sipër: - njohjen e kufizuar të Internetit nga ana e përduruesit, - motivimin, mundësinë dhe lehtësimet që kanë kriminelët për të kryer aktin kriminal nëpërmjet Internetit, - vendin e takimit ideal dhe konstant siç është rrjeti mund të konkludojmë që krimi kibernetik është dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë njër terren shumë tërheqës për kriminalitetin. Praktika tregon që krimi i organizuar ka kuptuar tashmë rëndësinë dhe përfitimin nga fenomeni i krimit kibernetik.




Anonimiteti që ofron Interneti bën që krimi i organizuar po fillon dalëngadalë të interesohet dhe të marrë ne dorë frenat e këtij fenomeni. Si shembull, mund të marrim rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit e-banking të bankës. Kështu arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milionë $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Evropian për zhvillimin rajonal.




Pasi përvetsuan shumën në fjalë, ata përdorën servise të tjera bankare on-line për t’i pastruar këto para dhe për të humbur gjurmët duke implikuar banka të njohura si Bankën e Vatikanit, disa banka në Zvicër dhe në Portugali.

. Në këtë stad duhet theksuar dhe fakti që për të mos rënë në sy, shumat e përvetësuara nga krimi kibernetik, janë në më të shumtën e rasteve, shuma të vogla parash. Sipas raportit IC3 2004 Internet Fraud – Crime Report 43% e shumave të përvetsuara nuk janë më shumë se 100 $ për akt dhe 25.6% nuk e kalojnë 1000$.

Pra është shumë e vështirë për të tërhequr vëmendjen e specialistëve apo për të justifikuar një procedurë gjyqësore. Eshtë e kuptueshme që një artikull nuk mund të trajtojë në detaj gjithë përbërësit e fenomenit të krimit kibernetik.

Mesazhi i cili deshëm të përcillnim është që krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë etj. Krimi kibernetik është pra, një fenomen kompleks dhe e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë do të ishte një mënyrë globale e trajtimit të problemit.


Për këtë duhet një bashkëpunim i gjithë ekspertëve të fushave të sipërpërmendura për të shmangur zgjidhjet segmentare. Për këtë është e rëndesishme të konceptojmë nje arkitekturë globale të sigurisë së informacionit që të marrë në konsideratë brenda saj dimensionin teknik dhe operacional, dimensionin juridik dhe rregullator, dimensionin organizativ dhe ekonomik duke mos harruar dimensionin human.

Lexoni :


KRIMI KIBERNETIK, SFIDË PËR SHOQËRINË E SOTME

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=ARTKULTUR%C3%8B&article=8172


3.


Ç'punë bënë European CyberCrime Center
(Qendra Evropiane për Krimin Kibernetik)


EC3 do të drejtohet nga ish-shefi i policisë daneze. Ajo do të bashkëpunojë me Komunitetin Evropian, kompanitë e internetit, si: ‘Microsoft’, ‘Google’, ‘Symantec’, si dhe do ta shtrijë veprimtarinë e saj në sistemet me pagesë ‘online’ si: VISA, MasterCard dhe Paypal



Qendra Evropiane për Krimin Kibernetik (European CyberCrime Center) lindi në fshehtësi, ashtu siç ndodh me forcat speciale të sigurisë, e megjithatë më 11 janar ajo përuroi zyrtarisht selinë e saj në Hagë, e cila do të jetë dhe një nga pikat nevralgjike të luftës kundër krimit dixhital. Ajo është arma mbrojtëse e Bashkimit Evropian kundër krimeve përmes internetit. Këto të fundit zhvillojnë veprimtarinë e tyre me anë të viruseve të destinuara ndaj përdoruesve individualë të internetit e mbi të gjitha, me operacionet më të sofistikuara që kanë si synim bllokimin e adresave zyrtare të institucioneve publike e private (si p.sh. bankat), për të vjedhur kështu të dhëna ose për të shkëmbyer informacione.




Ndjeshmëria e Komisionit Evropian në fushën e sigurisë informatike është theksuar në shumë raste. Më i fundit ishte paraqitja e çështjes së sigurisë informatike midis përparësive, e prezantuar para Krishtlindjeve nga Nili Krois, komisioner i Axhendës Dixhitale të Evropës.



Kush, ku, me çfarë të ardhurash?

Qendra Evropiane për Krimin Kibernetik (EC3) përbëhet nga 43 ekspertë sigurie. Ata do të ndërmarrin masa efikase për të mbrojtur interesat e përdoruesve (institucione publike dhe private) të rrjeteve dixhitale dhe për të shkatërruar organizatat kriminale që fshihen pas shifrimit anonim për të komunikuar lirshëm në internet, pa qenë të rrezikuar nga gjurmimi apo zbulimi.




Troels Orting, ish-kreu i policisë daneze, me një përvojë të gjatë në njësinë kundër krimit teknologjik, është caktuar në pozicionin e drejtuesit të EC3. Ai do të koordinojë punën e policisë informatike, zyrat e së cilës janë vendosur në ndërtesën e Europolit në Hagë. Buxheti i 2013-s për njësinë e sapokrijuar është 7 milionë euro nga 80 milionë që janë vënë në dispozicion të Europolit. Në këtë kohë krize nuk është e thjeshtë tërheqja e fondeve shtesë, por ishte angazhimi i Komisionit Evropian që e bëri realitet projektin e EC3 pikërisht falë buxhetit të Europolit dhe objektivi i radhës është që në të ardhmen të shumëfishohen paratë e vëna në dispozicion të kësaj njësie.



Mjetet dhe bashkëpunimi

Për momentin skuadra e ekspertëve po punon në dhomën e inovacioneve kibernetike, pjesë e laboratorit që është në fazën e ndërtimit. Në dispozicion të policëve të rrjetit është edhe një ambient dixhital, ku do të testohen programet e dëmshme dhe ku mund të shqyrtohen të gjitha pikat delikate të programeve, në veçanti ato të smartfonëve.

EC3 do të bashkëpunojë jo vetëm me njësitë kundër krimit informatik në vendet anëtare të BE-së, por edhe me disa nga institucionet e komunitetit evropian si p.sh. me Agjencinë Evropiane për Sigurinë e Rrjetit dhe Informacioneve (ENISA), me Kolegjin Evropian të Policisë, si dhe me Eurojustin. “Qendra Evropiane për Krimin Kibernetik nuk do të kufizohet vetëm në kontinentin e vjetër. Raporte shumë të mira kemi me FBI-në, shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara, me disa kompani të mëdha në internet, si: ‘Microsoft’, ‘Google’, ‘Symantec’ dhe ‘McAfee’, gjithashtu edhe me sistemet kryesore të pagesave nëpërmjet internetit, si: VISA, MasterCard dhe Paypal”, thekson Troels Orting.

Pra, radha e të ‘mirëve’ po rritet, në të njëjtën linjë me kriminalitetin që është bërë më agresiv e njëkohësisht më i rafinuar duke përdorur metoda ‘online’. “Të shpresojmë që do të jetë e mjaftueshme, por në hapësirën kibernetike asgjë nuk është e sigurtë, dhe ne duhet të tregohemi të gatshëm që të përballemi me këtë realitet”, shtoi Orting.



4.

Kosova ka Ligj për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik në Kosovë

Krimi kibernetik është një veprim kriminal që zhvillohet në rrjetin e komunikimit, duke keqpërdorur sistemin dhe të dhënat kompjuterike.

Kosova ka Ligj për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik në Kosovë, nëpërmjet të të cilit sanksionon këtë formë të kësaj vepre kriminale.

Flori Bruqi është publicist ,shkrimtar nga Kosova , i cili thotë se të dhënat e tij në rrjetet sociale janë keqpërdorur(facebooc).


Shkrimi i plotë mund të lexohet këtu:





“Kam pasur 4 raste kur më është thyer passwordi i Facebook-ut ose edhe më është keqpërdorur profili në Facebook-ut nga Lobi shqiptaro-grek . Unë, si publicist,shkrimtar , në aspektin individual, kam mësuar për keqpërdorimet informative apo krimet kibernetike”, tha Bruqi.

Kush janë Kriminelet e interenetit në Facebooc:



Policia e Kosovës gjatë këtij viti ka arritur që të arrestojë 7 persona, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur internetin duke kryer sulme të ndryshme kibernetike.

Shefi i sektorit për hetimin e krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës, Fadil Avdyli, në një konferencë të mbajtur në Prishtinë për krimet kibernetike, tha se dukuria e krimeve kibernetike në Kosovë është rritje.

“Gjatë periudhës janar- nëntor, janë paraqitur 20 raste, çka do të thotë se ende nuk përfunduar viti dhe kjo tashmë është një indikator se kjo dukuri është në rritje. Tetë persona janë arrestuar në vitin 2012, njëmbëdhjetë në vitin 2013 dhe shtatë në vitin 2014. Në bazë të këtyre statistikave duhet të përgatitemi mirë sepse trendi i këtij llojit të krimeve është në rritje”, tha Avdyli.

Ai tha se sipas informatave dhe dëshmive që ka Policia e Kosovës, rrjetet sociale në Kosovë janë duke u keqpërdorur në masë të madhe.

“Në rastet që raportohen në stacionet policore dominojnë keqpërdorimet e identitetit ose hapja e profileve të rrejshme me përmbajtje të papërshtatshme. Pastaj ka raste të shantazheve. ngacmimeve, publikimeve të paautorizuara dhe të tjera. Në këto raste më së shumti janë të përfshirë persona të moshës se re, por edhe të mitur”,tha Avdyli.

Ndryshe, Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore, ka bërë publikimin e një hulumtimi për kërcënimet dhe ngacmimet përmes rrjeteve sociale.

Dardan Qadraku nga kjo Qendër tha se të rinjtë sot nuk i kushtojnë rendësi të dhënave të tyre personale dhe si pasojë mund të ketë edhe sulme e ngacmime të ndryshme.

“Njerëzit, por të rinjtë kryesisht, nuk i kushtojnë shumë rëndësi të dhënave të tyre personale. Nuk janë të informuar mirë më rrezikun, i cili mund t’ju kanoset atyre në rast të keqpërdorimit të të dhënave të tyre, kështu që shkalla e rrezikut është e lartë, por nuk vlerësohet si e tillë nga të rinjtë”, tha Qadraku

Në debatin të cilin e ka organizuar kjo organizatë joqeveritare, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia e Shoqërisë se Informacionit, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike në qeverinë e Kosovës.

Selim Lulaj nga kjo agjenci tha se Kosova në rajon është e para sa i takon përdorimit të interneti dhe bazuar në ketë fakt, mundësia sipas tij, e sulmeve kibernetike është e madhe.

“Rreziku për krime dhe ngacmime të ndryshme shihet se ka trend për t’u rritur, prandaj një strategji e cila do të segmentonte fushë veprimtarinë në parandalimin këtyre gjërave do të ishte një argument mjaft i nevojshëm dhe i dobishëm për vendin, e sidomos për të rinjtë”, tha Lulaj.

Ndryshe mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë është e garantuar me Kushtetutën e Republikës.





Neni 36 mbron privatësinë dhe garanton mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa neni 3 përcakton në mënyrë eksplicite se fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe mjeteve e tjera të komunikimit janë të drejta të pacenueshme.


Mund të lexoni shkrimin:

Trajnim për krimin kibernetik për gjyqtarë dhe prokurorë: një koncept 

http://www.coe.int/t/dghl/cooperation/economiccrime/cybercrime/Documents/Training/2079_train_concept_4_provisional_8oct09_ALB.pdf






5.


Në Kosovë ,arrestohen 17 të dyshuar për krime kibernetike


Gjatë operacionit të datës 28 shtator 2011 në një operacion të gjerë policor, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK), e përkrahur edhe nga Njësitet Speciale Operative dhe sektorë tjerë të specializuar për krimet kompjuterike, arrestoi 17 të dyshuar dhe kontrolloi 35 lokacione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të enjten ka realizuar një operacion të gjerë, duke zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Komunale Prishtinë për kontrollimin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse të disa personave të dyshuar.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë këtë operacion me dyshimin e bazuar se persona të dyshuar kanë kryer veprën penale krime kibernetike që sanksionohet me ligjin për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë – ligji nr. 03/1-166 neni 4, veprimet e pa autorizuara, neni 10 interceptimi pa autorizim dhe neni 11 transfer i pa autorizuar.

Po të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale shmangie nga tatimi neni 249 par. 1 i KPK-së dhe veprën penale Mashtrim nga neni 261 par. 1.



Gjatë këtij operacioni i cili është zhvilluar në rajonet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren Pejë dhe Mitrovicë, policia ka kontrolluar 35 lokacione, me ç‘rast janë arrestuar Leonard T. 1992, Gazmend M. 1976, Agron . 1978, Kadri S.,1979, Agim R. 1970, Burim Q. 1966, Bajram H.1972, Besnik G. 1987, Bashkim S.1979, Florin B. 1973, Arbnor G. 1990, Milot R. 1987, Misin B. 1978, Kadri G. 1986, Ylli Zeka 1973, Bajram K. 1987, Ideal M. 1978.

Po ashtu, policia ka konfiskuar edhe aparatura të ndryshme elektronike në cilësi të provave materiale si 28 shtëpiza të kompjuterëve, dy kompjuter llap-top, 84 dream box, 13 resiverë (marrës të sinjalit televiziv), 10 telefona celularë, lista të klientëve, si dhe materiale të ndryshme që mund të përdoren si dëshmi.


Në bazë të procedurës preliminare hetimore dyshohet se personat e dyshuar kanë arritur që përmes serverëve të veçantë të bëjnë shpërndarjen e kanaleve televizive te klientë në mënyrë të pa autorizuar duke përfituar nga ky veprim i kundërligjshëm dhe duke dëmtuar kompanitë e licencuara për një gjë të tillë si dhe buxhetin e Republikës së Kosovës.


Literatura e shfrytëzuar:

1.Igor Bernik : Awareness and Fear Slovenian Perspectives 

http://www.fkn.unsa.ba/Portals/0/Nastavnicidokumenti/Budimlic%20M/Kiberneticki%20kriminalitet/B_CyberCrime_Bernik.pdf


2. Kibernetički Napadi

http://www.personalmag.rs/tag/kiberneticki-napadi/

3.Igor Bernik : 

http://www.fkn.unsa.ba/Portals/0/Nastavnicidokumenti/Budimlic%20M/Kiberneticki%20kriminalitet/C_InformationWarfare_Bernik.pdf

4.„Crveni oktobar“ špijunira računare

http://www.dw.de/crveni-oktobar-%C5%A1pijunira-ra%C4%8Dunare/a-16532216
5.Kybernetika :Vol. 28 (1992), No. 5, 424,Persistent URL: http://dml.cz/dmlcz/125859

http://dml.cz/bitstream/handle/10338.dmlcz/125859/Kybernetika_28-1992-5_7.pdf
6.Računalniška varnost: ZDA bodo dobile "carja kibernetike"
http://www.dnevnik.si/svet/1042270802

7.Zbornik prispevkov 5. posveta dolenjskih in belokranjskih informatikov

Dolenjske Toplice, 15. marec 2012

http://www.fis.unm.si/media/objave/dokumenti/2012/5PDBI_Zbornik_2012.pdf


8.Tvrtko M. Šercar;Bojan Oštir"INFORMACIJSKA SOCIOLOGIJA, EKONOMIJA IN INFORMACIJSKA (META)FIZIKA",Institut informacijskih znanosti (IZUM), Maribor, Slovenija


http://home.izum.si/cobiss/OZ/2002_1-2/Html/clanek_02.html


9.NASA-SAP 7011(70) NJO 26651

http://ntrs.nasa.gov/archive/nasa/casi.ntrs.nasa.gov/19700017341.pdf

10.Издательство "Радиотехника":научно-техническая литература.Книги, журналы издательств ИПРЖР, РС-ПРЕСС, САЙНС-ПРЕСС

Информационно-измерительные и управляющие системы / №10 за 2013 г.

http://www.radiotec.ru/catalog.php?cat=jr9&art=13568

11.Nga FLORI BRUQI :KRIMI KIBERNETIK, SFIDË PËR SHOQËRINË E SOTME,08.13.2010, 10:23am (GMT+1)



12.Mr.sci.Flori Bruqi:Krimi modern kibernetik,16.08.2014.

http://floripress.blogspot.com/2011/08/shkruanmrsciflori-bruqikrimi-modern.html

13.Mr.sci.Flori Bruqi:Lufta speciale ndaj heackerave - krimit modern kibernetikë

http://floripress.blogspot.com/2011/08/lufta-speciale-ndaj-heackerave-krimit.html

14.Mr.sci.Flori Bruqi:Vjedhja e identitetit, dhe e-mailat e rrezikshëm ,problem shumë i përhapur në botë

http://floripress.blogspot.com/2014/03/vjedhja-e-identitetit-dhe-e-mailat-e.html

15.Kriminaliteti ekonomik(Grup autorësh)

http://www.slideshare.net/egzona1/krimi-ekonomik-11193858

16.Dr.Mersida Suçeska:Bazat e kriminalitetit ekonomik,Fakultet Kriminalstickih nauka,Sarajevo

http://www.slideshare.net/NasufGrmizaj/bazat-e-kriminalitetit-ekonomik?related=1

17.Elmedin Muratovic:Parandalimi i kriminalitetit,

http://www.slideshare.net/hdurmishi/parandalimi-i-kriminalitetit?related=2

18.Kriminaliteti i organizuar dhe veçoritë kryesore

http://www.slideshare.net/doklina/kriminaliteti-i-organizuar-dhe-veqorite-e-tij-kryesore?related=3

19.Dr.Ragip Halili,Kriminologjia,Prishtinë 2011,faqe 142.

20.Adis Demiri:Kriminaliteti i organizuar,  veçoritë  e tij dhe aktiviteti i organizatave,Gostivar 2013.

21.Nga Flori Bruqi :Krimi  dhe kriminelet kibernetik – sfidë për shoqërinë e sotme në Kosovë...

http://floripress.blogspot.com/2015/01/nga-flori-bruqi-krimi-dhe-kriminelet.html