2015-02-01

INTERVISTË E JUSUF GËRVALLËS PËR GAZETËN GJERMANE “TAGISCHE ZEITUNG”, 20 JANAR TË VITIT 1982











    Faridin Tafallari 

ASHTU SIÇ KAM QENË, JAM DHE DO TË JEM DERI NË VDEKJE SHOKU BESNIK I IDEALIT TË JUSUFIT TË MADH, ASHTU SIÇ JAM PËRPJEKUR E KAM SHKRUAR, DO TË VAZHDOJ TË LUFTOJ ME TË GJITHA MUNDËSITË DHE AFTËSITË E MIA, PËR TË SJELLË, ME FAKTE DHE ARGUMENTA KONKRETE, FIGURËN REALE TË LISIT JUSUF GËRVALLA! KUSH ISHTE DHE CILI QE IDEALI I LUFTËS DHE PËRPJEKJEVE TË JUSUFIT, DERI NË FLIJIM, ME VËLLANË DHE SHOKUN E TIJ TË IDEALIT,NË ATË 17 JANAR OGUREZI TË VITIT 1982!?



NË GAZETËN GJERMANE “TAGISCHE ZEITUNG”, MË 20 JANAR TË VITIT 1982 U BOTUA NJË INTERVISTË E JUSUF GËRVALLËS, INTERVISTË, TË CILËN KJO GAZETË, JA KISHTE MARRË TRIMIT JUSUF GËRVALLA DY VITE MË PARË, POR QË DERI ATË DITË NUK ISHTE BOTUAR, INTERVISTA, 

PËR TË CILËN E KISHTE VËNË NË DIJENI EDHE ENVER HOXHËN, DHE KU BASHKËNGJITUR ME INTERVISTËN, GAZETA GJERMANE E BERLINIT, NJOFTONTE LAJMIN OGURZI PËR VRASJEN E TRE YJEVE TË PAVDEKËSISË!!! 



NË KËTË INTERVISTË FLET JUSUF GËRVALLA! FLET IDEALI I LUTËTARIT PËR LIRI! FLET LUFTËTARI I BASHKIMIT KOMBËTAR, I BASHKIMIT TË TROJEVE SHQIPTARE ME SHQIPËRINË AMË!



CILIDO QOFTË, QË MUNDOHET TË TJETËRSOJË IDEALIN DHE FIGURËN E TIJ, DO TË MPOSHTET NGA VETË FJALA E THËNË DHE E SHKRUAR E JUSUF GËRVALLËS, NGA VEPRA E TIJ E PAMOHUESHME!

LISAT I KANË RRËNJËT E FORTA! LISI JUSUF GËRVALLA I KISHTE RRËNJËT E THELLA NË KOSOVËN E TIJ, NË KOMBIN E TIJ, NË MBARË SHQIPTARINË...E ASKUSH, AS DJE E AS SOT, NUK MUND TË MATET ME TE!!!



REGJIMI TITIST EKSPERIMENTONTE DISKRIMINIMIN NË KOSOVË

Më 1946 Jugosllavia e ndaloi përdorimin e flamurit shqiptar në emër të “Internacionalizmit Proletar”. Më 1968 në Kosovë pati trazira studentore, të cilat vërtetë kanë arritur ca suksese. Gazeta alternativa politike e Berlinit “Tagishe Cajtung” më 20 janar 1982, në gjithë faqen e saj të shtatë, botonte lajmin për vrasjen e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës, si edhe një intervistë me Jusuf Gërvallën, intervistë, të cilën kjo gazetë e kishte bërë dy vjet më parë, por që nuk e kishte botuar deri më këtë datë.

Në tekstin hyrës të intervistës redaktori i gazetës “Tagishe Cajtung” ndër të tjera shkruan: “...Regjimi me dorë të gjatë... Jusuf Gërvalla bashkë me të vëllanë ishin anëtarë të Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës.Ai erdhi në fillim të vitit 1980 në redaksinë e gazetës sonë në Shtutgart me qëllim që, të na informonte për Lëvizjen Shqiptare për Pavarësi në Kosovë.

Jusuf Gërvalla ishte arratisur nga Kosova, aty nga mesi i dhjetorit të vitit 1979. Vëllai i tij, Bardhoshi jetonte në Republikën Federale Gjermane qysh nga viti 1974. Ai punonte si punëtor social në Arbeiter Wohlfart në Ludvigsburg.

Pasi Jusuf Gërvalla nuk e dinte fare gjermanishten, përktheu vëllai i tij. Ne bëmë një intervistë prej katër orësh, ku ata me durim shpjeguan gjendjen në Kosovë. Ata e dinin se, regjimi jugosllav ka dorë të gjatë, prandaj pyetën nëse “Tagishe Cajtung” është gazetë e pavarur, që nuk ia varë asaj dore të zgjatur. Pastaj Jusuf Gërvalla na foli për biografinë e tij. Ai e paraqiti veten si letrar, i cili ka qenë i punësuar në një gazetë shqipe në Jugosllavi. Jusuf Gërvalla ka botuar tri vëllime me poezi dhe ka bërë përkthime të shumta nga gjuha serbokroate në gjuhën shqipe. Sipas të dhënave të tij, ai ka qenë i aktivizuar që prej pesë vjetësh, në Lëvizjen Çlirimtare në Kosovë. Ai qe arratisur gjatë një fushate të burgosjeve në këtë rajon. Vëllai i tij ishte arrestuar në Pejë më 15 dhjetor 1979, për shkak të “veprimtarisë kundërpopullore”. Banesa e Jusufit në Prishtinë në të njejtën kohë u bastis në mungesë të tij. Ai thoshte se, shërbimi sekret jugosllav gjatë viteve të kaluara e kishte marrë disa herë në pyetje, duke provuar ta detyronte për bashkëpunim.

Jusuf Gërvalla arratiset në Gjermani dhe paraqet kërkesën për azil. Ndërkohë janë shpeshtuar arrestimet në Kosovë. Jusufi fliste për një shifër prej 2000 të burgosurish, që ne na dukej atëherë e pabesueshme për çka ndërkohë është vërtetuar. Në këta dy vjet gjendja në Kosovë është ashpërsuar shumë. Janë bërë burgosje masive, është vendosur gjendja e jashtëzakonshme. Gjatë kësaj kohe Bardhosh Gërvalla kishte shkuar në qendrën sociale në Shtutgart, për ta lutur atë, që të lajmërojnë, për një demonstratë solidarizuese pranë Entit për Rendin Publik.

Bardhosh Gërvalla e ndjente veten gjithnjë të përndjekur nga Shërbimi Sekret jugosllav. Gjatë demonstratës, sidomos kah dritaret e konsullatës jugosllave u bënë me zell fotografi. Por edhe në rrugë nga shumë janë parë shumë fotografë duke fotografuar. Kur demonstruesit provuan t’ua nxirrnin filmat nga aparatet fotografëve, ndodhën zënka dhe arrestime nga ana e policisë. Edhe Bardhosh Gërvalla ishte njëri nga të arrestuarit.




Jusuf Gërvalla dhe vëllai i tij e vlerësonin gjendjen e popullsisë shqiptare në Jugosllavi si gjendjen e një populli të mjeruar, i cili lufton për liri si popujt e tjerë të botës. Jusufi donte ta njoftonte opinionin në Republikën Federale Gjermane për këtë luftë.

Ai bashkë me të vëllanë dhe të njohurin e tij janë vrarë. Çdo gjë flet se, këtë vrasje do ta ketë bërë Shërbimi Sekret Jugosllav...” thuhej në këtë hyrje të këtij artikulli, të emituar mbrëmë në radion “Dojçe Vele”, ku në vazhdim të tij jepet edhe një intervistë e gjatë, e botuar më 20 janar 1982 në gazetën alternative politike “D. Cajtung”.





INTERVISTA:

*Ju keni bashkëpunuar me një organizatë ilegale të“minoritetit shqiptar” në Jugosllavi, në Lëvizjen Çlirimtare. Si paraqitet puna e kësaj organizate përgjithësisht?

Jusuf Gërvalla: Lufta ka disa faza. Fillimisht kemi të bëjmë me njohjen e historisë dhe me njohjen e së vërtetës. Hapi tjetër është që, këto njohuri t’i përhapim në popull. Kjo është faza e iluminizmit përmes trakteve, gazetave, parullave e në mënyra të tjera.

Në fazën e dytë shumëçka mvaret nga relacionet në botë, në Evropë dhe në vend. Faza e dytë përmban luftën e armatosur. Siç duket kalimi në të po përshpejtohet, për shkak të terrorit të sforcuar jugosllav mbi popullin shqiptar. Por në këtë moment ende nuk jemi të përgatitur për këtë.

*Çfarë mbështetje ka kjo lëvizje tek “pakica shqiptare”?

Jusuf Gërvalla: Është shumë vështirë të jepen Shifra konkrete. Por mund të thuhet se shumica e popullit shqiptar qëndron pas qëllimeve të kësaj lëvizjeje por, askush nuk deklarohet hapur pasi ka frikë nga pasojat.



*Si është e ndërtuar kjo lëvizje në aspektin organizativ?

Jusuf Gërvalla: Kjo lëvizje ka bazat e veta, kudo ku jetojnë shqiptarët brenda kufijve politik të Jugosllavisë. Ajo përbëhet nga një Komitet Qendror prej pesë vetësh. Pastaj janë komitetet e rretheve të cilat dërgojnë përfaqësuesit në Komitetin Qendror. Bazat janë celulat, që përbëhen nga tre anëtarë dhe që, punojnë në mënyrë konspirative. Kosova është vend i pasur që e eksploaton Serbia...

*Si paraqitet politika e Beogradit, përkatësisht në hapësirën e rajonit autonom të Kosovës dhe çfarë ndikimi ka ajo në politikën gjyqësore e kulturore?

Jusuf Gërvalla: Diskriminimi kombëtar bëhet në shumë aspekte. Më 1946 Jugosllavia e ndaloi përdorimin e flamurit shqiptar në emër të ”Internacionalizmit Proletar”. Një vit më vonë, përkatësisht në vitin 1947, u morr vendimi për dorëzimin e tepricës së drithërave në emër të njëfarë solidariteti. Kështuqë vetë shqiptarët u detyruan të jetojnë edhe pa bukë gjatë atij viti. Disa vjet më vonë u bë kolektivizimi bujqësor, eksperiment, që është bërë vetëm në Kosovë. Qëllimi ishte që, tokat e shqiptarëve të përzihen me ato të serbëve. Në vitin 1956, derisa Rankoviqi ishte akoma në pushtet, vetëm në Kosovë u bë një aksion për mbledhjen e armëve. Me këtë rast shumë burra shqiptarë u burgosën dhe u torturuan. Kjo ka ndodhur atëherë gjatë dimrit. Thuajse gjithë natën i kanë detyruar të qëndrojnë në kanale me ujë ose të lidhur lakuriq pas trungjeve të pemëve. Përsa i përket politikës ekonomike, Kosova është një vend shumë i pasur, përsa i përket bujqësisë edhe pasurisë me xehe. Në popull flitet për një Kaliforni të dytë. Kosova përmban 64 për qind të të gjitha rezervave të nikelit e kromit, 65 për qind të rezervave të zinkut dhe plumbit, 28 për qind të rezervave të magnezit. Të gjitha, këto të dhëna, janë publikuar në gazetat jugosllave. Përkundër kësaj, në Kosovë nuk ekziston industria përpunuese. Të gjitha produktet nga këto përsëri i shiten Kosovës me përfitime të shumëfishta. Dy emigracione të Kosovës.....



*Kjo do të thotë se Kosova është më e prapambetura në krahasim me mesataren e Jugosllavisë?

Jusuf Gërvalla: Po. Kjo mund të dëshmohet edhe me të ardhurat mesatare bruto për frymë. Të ardhurat e një banori të Kosovës në vitin 1953 kanë qenë 43 për qind më të vogla, se sa të një banori të Sllovenisë, republikës më të zhvilluar në Jugosllavi. Njëzet vjet më vonë, në vitin 1977, ato ranë në 37 për qind.Edhe pse Kosova është furnizuese kryesore me energji elektrike, 250 fshatra nga 1300, që ka gjithsej Kosova, janë ende të paelektrifikuara. Që, thënë shkurtimisht, zhvillimi dhe funksionimi i Kosovës është i orientuar për furnizimin e Jugosllavisë. Ky diskriminim i madh ekonomik ka për pasojë papunësinë e madhe. Sipas të dhënave të pranuara zyrtarisht, papunësia në Kosovë është mbi 20 për qind. Kjo ka për rrjedhojë emigrimin e brendshëm dhe emigrimin e jashtëm. Emigracioni i brendshëm do të thotë brenda Jugosllavisë, kurse ai i jashtëm në shtetet evropiane. Midis viteve 1968-1978, p.sh. gjysma e popullsisë fshatare u detyrua të emigrojë.


*Po në planin gjuhësor dhe kulturor si duket politika e Beogradit?

Jusuf Gërvalla: Fillimisht ka pasur diskrimin përmes injorimit të historisë kombëtare. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe janë populli më i vjetër i Ballkanit. Deri në vitin 1968 shqiptarët kanë qenë të detyruar ta mësojnë historinë sllave, gjë që do të thotë historinë e dinastive të ndryshme serbe. Historinë tonë nuk guxonim ta mësonim. Pas Luftës së Dytë Botërore, aty këtu, u formuan shkollat ku mund të mësohej gjuha shqipe. Përmes presionit të intelektualëve dhe politikanëve shqiptarë numri i atyre shkollave u shtua, kështuqë u bë shkollimi masiv në gjuhën shqipe. Por, ata njerëz më vonë u dënuan me shumë vjet burg. Fillimisht u formuan vetëm shkollat fillore, më vonë edhe shkollat e mesme. Në vitin 1965 pranë Universitetit të Beogradit u hap Fakulteti i Albanologjisë. Ndërsa më 1968 në Kosovë pati trazira studentore, të cilat vërtetë kanë arritur ca suksese. Kështu që atëherë gjuha shqipe u njoh si gjuhë zyrtare në Prishtinë dhe u themelua Universiteti në gjuhën shqipe. Përdorimi i gjuhës amtare nuk ka qenë i lejuar dhe aty kanë qenë të punësuar kryesisht serbët. Tani rajoni zyrtarisht është dy gjuhësh, serbisht dhe shqip. Madje është përcaktuar me ligj që, ndokush që, nuk e di gjuhën shqipe nuk mund të punësohej fare, por në praktikë thuajse askush nuk i përmbahet këtij ligji.



 MASAKRI ME QËLLIM TË ASIMILIMIT!

*Por cili është qëllimi i Lëvizjes Çlirimtare?

Jusuf Gërvalla: Qëllimi jo vetëm i Lëvizjes Çlirimtare, por edhe i të gjitha forcave përparimtare është shkëputje nga Jugosllavia dhe Bashkimi me Shqipërinë Amë!

*A arsyetohet kjo vetëm me përkatësi nacionale apo ka edhe aspekte shoqërore e politike.A do të kërkonit ju bashkimin pavarësisht se, në Shqipëri mbretëron sistemi radikal komunist, radikal demokratik ose një sistem i së drejtës?


Jusuf Gërvalla: Pamvarësisht nga çfarëdo sistemi!

*Një bashkim i tillë i këtyre hapësirave të Shqipërisë natyrisht se mund të vlerësohet hegjemonizëm shqiptar. Të paktën në disa pjesë të kësaj hapësire, shqiptarët janë pakicë dhe ta zëmë në Greqinë Veriore nuk ka lëvizje nacionaliste si në Jugosllavi?!

Jusuf Gërvalla: Në këtë supozim fshihet një thelb i vërtetë. Në Greqi p.sh.u arrit të asimilohet një shumicë e madhe e shqiptarëve. Në Maqedoninë Perëndimore popullsia e fshatrave është krejtësisht shqiptare, kurse qytetet kanë arritur t’i sllavizojnë. Edhe në Serbinë Jugore brenda 100 vjetëve serbët kanë arritur përmes terrorit dhe masakrave, të dëbojnë shqiptarët drejt Jugut. Ndonëse pjesa më e madhe në ato hapësira janë shqiptarë, brenda popullsisë shqiptare një numër i vogël i shqiptarëve është asimiluar.

*Lëvizja Çlirimtare po lufton për bashkim me Shqipërinë, a ka lidhje ajo me Shqipërinë?

Jusuf Gërvalla: Një përgjigje e kësaj pyetjeje do të ishte e dëmshme për interesat e LËVIZJES!

*E çfarë dallimi ka bashkimi me Shqipërinë me një statut autonomie, i cili ua mundëson lirinë e plotë në aspektin ekonomik, kulturor e gjuhësor?

Jusuf Gërvalla: Një statut autonomie për ne është në dobi vetëm përderisa të forcohemi për të imponuar bashkimin. Ndonjë alternativë përveç bashkimit nuk ekziston.

*Si po reagon shteti jugosllav ndaj rezistencës përbrenda pakicës shqiptare?

Jusuf Gërvalla: Nga viti 1945 janë ndaluar 47 organizata shqiptare. Pjestarët e tyre kanë përfunduar në burgje. Këtu nuk janë bashkënumëruar burgosjet e fundit masive. Këto burgosje të fundit tregojnë nervozizmin e Jugosllavisë ndaj një sulmi të mundshëm të Bashkimit Sovjetik. Burgosje kaq të mëdha nuk ka pasur ndonjëherë. Këto janë duke u bërë vetëm në hapësirat shqiptare dhe tregojnë gjithashtu se, Jugosllavia në këtë situatë kritike po vetëdijësohet për fundin e erës së Titos dhe se, problemi shqiptar akoma nuk është zgjidhur!?



*Atëherë këto burgosje masive, mesa duket, duhet të kuptohen si rrjedhojë e arsyeve të politikës së jashtme dhe jo për shkak të forcimit të lëvizjes për rezistencë, të “pakicës shqiptare” kohëve të fundit?

Jusuf Gërvalla: Të dy komponentët janë të përzier. Ju përkujtoj 47 organizata të ndaluara. Njëlëvizje e rezistencës çdoherë ka qenë e pranishme. Por, në situatën e tashme është e menduar se aktivitetet e saj dhe ndjeshmëria shtetërore ndaj tyre janë rritur. Por, aktivitetet gjithsesi nuk i kanë ato përmasa, që Jugosllavia do të detyrohet të ndërmarrë këto masa.

*Qysh dhe ku janë duke u bërë burgosje masive dhe sa njerëz janë të goditur nga këto?

Jusuf Gërvalla: Nga pranvera e vitit 1978, kur unë u arratisa, në mes të dhjetorit të vitit 1979, kisha një të dhënë të saktë për 750 të burgosur, në mes të të cilëve, ishin edhe 73 femra. Tani po kthehen punëtorët emigrantë dhe po na sjellin informata të reja sipas të cilave, numri i të burgosurve ka arritur në 2000 vetë!?

*Cilat shtresa të popullsisë janë më shumë të goditura dhe çfarë akuzash konkrete u bëhen atyre?

Jusuf Gërvalla: Kryesisht të rinjtë. Ndër ta studentët e intelektualët, por edhe punëtorë e fshatarë. Fajësimi përmban veprimtari politike “kundër qeverisë” dhe “veprimtari armiqësore kundër popullit”.

*A keni përshtypjen se, burgosjet po bëhen sipas parimit të rastësisë, apo në bazë të të dhënave e informatave konkrete?

Jusuf Gërvalla: Pjesa më e madhe nuk kanë të bëj aspak me këto fajësime. Po bëhen përpjekje për ta zbuluar Lëvizjen e Rezistencës. Por, kësaj nuk ia kanë arritur akoma. Përvoja nga shumë organizata të ndaluara ia mundësoj Lëvizjes Çlirimtare, të veproj në mënyrë konspirative dhe me sukses. Organet jugosllave të sigurimit po gjuajnë në errësirë dhe shpesh po kapin kuturu pjesëtarë të shqiptarëve!?

Antologji e poezisë moderne shqipe

Antologji e poezisë moderne shqipe


Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor...  shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës.
            Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...
            Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.



Përgatiti: Jeton KELMENDI
Përgatiti: Jeton KELMENDI
Përgatiti: Jeton KELMENDI
Përgatiti:  Jeton KELMENDI
Përgatiti: Jeton KELMENDI
Përgatiti:  Jeton KELMENDI
Përgatiti: Jeton KELMENDI
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Sabir KRASNIQI
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Sabir KRASNIQI
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Sabir KRASNIQI
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti:  Adem ZAPLLUZHA
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
© 2008  www.sa-kra.ch
WebDesign: S. Krasniqi   Kreuzlingen  CH

Kur trolli me nofullat e veta kafshonte bijtë e saj

FLORI BRUQI



          Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor...  shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës.
            Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...
            Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.

(www.sa-kra.ch)


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




FLORI BRUQI




          
            Hyrje

           Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.
            Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004).
            Kandidati për Doktor i shkencave kineziologjike, z. Flori Bruqi (1952), poet i afirmuar, studiues i letërsisë, shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, është autor i 35 librave, zhanresh letrare dhe shkencore.
            Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij, në një mënyrë ose tjetër, me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit, veçanërisht te kritika e mirëfilltë letrare dhe shkencore. Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evropiane, ka qenë mjaft shpesh pike e forte referim, objekt observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve akademike.
            Flori Bruqi ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe qindra -mijëra punime në shumë web faqe interneti (2003-2014). Është editor i Agjencionit "Floripress" si dhe bashkëpunëtor i dhjeta web faqeve në internet.
            Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
            Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).





RELIKTET TONA

(Pa Kosovën nuk do të isha)

Shfletojmë historinë
Rreshta të shkruar
Me gjak
Nëpër faqe
Gjurmët tona shfaqen
Herë breshëritë nxijnë
Arat me misër kudo që ishin
Ngjanin në varreza të Mëdha
Kur rritej vdekja
Ku binin gjethe të rrëkëllyera
Më të freskëta
Se zambakët e majit
Mani i kombajnës
Thasët mbush
Misër e grurë
Në këtë Dhe’
Tash e tutje
Gjumi do të oshtijë
Nga përrenjtë e ëndrrave
E paepur
Kjo ishte rruga jote
Ndërmjet njerëzve
Me njerëz
Dhe butonët
E dritës.



AGIMET E KOSOVËS


 
Çerekshekujt
Në kurriz të maleve
Lanë gjurmët e kanioneve,
E Ti
Kosovë
U dole para
Agimeve të mëdha,
Kur trolli me nofullat e veta
Kafshonte bijtë e saj
Kosovë
U dole përpara relikteve’
Qindvjetëshe
Kur Trolli pinte gjak
Përtypte barot
Fashatonte plagën
Dhe pashë
Mes atij
Ingranazhi
Yje
Dhe nën Yje
Togun e pusive
Amësinë Tënde
Sfidojmë
Të bartim
Si një Agim mbi mal
Duke t’i fshirë me Yje
Muzgjet e hijeve
Vezullim urojmë
Brezave që vijnë
Me tepritë e zellit
Në cepat e Yjeve.


GJAK SHEKULLOR

Mëmëdheu
Lëshoi një britmë
Një zjarr
Si lumi si era si gjaku
Mirësinë i shpërtheu te pragu
Të dua o hyjneshë e Agimit
Me Heliosin e Apolonin
Me vajtje-ardhjet
Me duart
E forta
Të bashkëfshatarëve
Të bashkuara përgjithmonë
Në shpresën ndjellamirë
Eliksirin
Unë-
Ndjej në shpirt
Se biri yt
Unë jam
Frymëzimin tënd
Borxh e kam
Ç’përqarje të sjell
Në qepalla
Gjysmë të mbyllura
Këngët shpesh t’i mbjell
Me besë e shpresë
Për të ardhmen tonë.



RRJEDHAT E KOSOVËS

Atdhe
T’u desh të afrohesh
Nga thellësitë e viteve
Deri te kjo kohë
Me dyfek e gjalmë
Që kurrë s’qenë të ftohta, t’u desh
Të vishë
Në këto male pranë
Në këtë baltë
Në këtë Tokë
Dhe të dilje
Ti kështu si je
T’u desh
Flakë vullkani
Atdhe
Po zbardh sot mëngjesi
Flamur të kuq
Shkaba dykrenore lartë
Frymëzim i ri
Në zemrat e sizifëve
në buzëqeshjet e triumfuesve
Në përparëset e shpirthirshmëve
Në çdo fabrikë
Uzinë
Faqe mali
Madhështore
Do të duhej të buçiste
Kënga e vështrimeve të ndezura
Me fjalët
Zotim
Gdhendës mermeri
Sypatrembur
Duke u futur
Me kraharorët masivë
Në rreshtat e mëdhenj
Të detit tekanjoz.


REKUIEM I PËRLIGJUR

Prej gjakut e zemrës s’mund të dalë,
siç u dogjën të tjerët s’dua të digjem
ç’donin ziliqarët në kopshtin e Edenit
mollën e Eridës në dorë që më lanë
ditë pas dite prej zemërimit të përligjur
nga trishtimi
Zeusi s’e fal Prometeun,
pa ia treguar fshehurazi intrigën,
dashuritë digjen e përvëlohen,
sa fort,
brenda çdo ëndrre vuan zemra vetë,
udhë u deshën që djajtë të risjellin
poshtërimin e zbritur nga Olimpi i lartë,
të lënë shtrëngatën… e të vrasë njerëzinë
edhe lotët kur djegin shpirtin së brendshmi
më ngjan se më hiqet i rëndi mallëngjim,
një këngë ilirishte përftohet fshehtësire
e vjen një kohë letargjie me gjëmim

 


PORTRETI I NËNËS
 
"Nënë për ta shpëtuar jetën Ty,dhashë lëkurën e do ta jepja edhe shpirtin"
(Biri yt Mirlin Bruqi)

Nga qytetet e fshatrat e largëta vijnë
Banorë(të përkohshëm)në Prishtinë
Pleq
Plaka
Të reja
Të rinj
Me shporta të vogla në duar
Vijnë çdo të diel
Vijnë(ndoshta)çdo ditë
Te dera e Spitalit
Në orën 14
Gumëzhijnë korridoret
Nga hapat e tyre
Zhurmojnë pavijonet
Korridoreve…
Zvarritët rrëqanthi vdekja
Në dhoma hyn shqetësimi
Secili me de(r)t
Për të afërmin e vet
Kështu çdo të diel
Kështu çdo ditë
Në orën 14
Burbuqja kurajon Nënën
Mirlindi jep lëkurën e vet
Për ri(ngjalljen)e Saj
Të afërmit shërim i dëshirojnë

 
  

Simfoni e përkryer


          Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor...  shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës.
            Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...
            Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.

(www.sa-kra.ch)


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE



ISUF GRAJÇEVCI




          
             Hyrje

            Isuf Grajçevci u lind më 12 korrik të vitit 1948 në fshatin Hade, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme dhe shkollimin e mëtejmë e vazhdoi në Prishtinë. Rrjedh nga një familje patriotike. Me shkrime filloi te merret qysh si nxënës i shkollës fillore, kurse punimet e tij herë pas here janë botuar në shtypin e përditshëm dhe periodik. Në ndërkohë bëri ndërprerje për shkaqe te ndryshme. Punoi si korrektor në Gazetën Zyrtare të ish Jugosllavisë, në Redaksinë e gjuhës shqipe dhe në Enciklopedinë e ish Jugosllavisë - në Redaksinë e gjuhës shqipe në Prishtinë. Një kohë punoi në ish Bankën e Lubjanës deri sa u largua me dhunë nga puna dhe,  u detyrua të emigrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje punoi dhe kontribuoi për çështjen kombëtare shqiptare. Me fillimin e luftës në Kosovë, ai me shumë bashkatdhetarë ndihmoi luftën për çlirimin e Kosovës. Një kohë punoi përkthyes i gjuhës angleze në UN. Në vitin 1996 u bë anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave në New York. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në New York dhe është anëtar nderi i Shoqatës “Atlantiku”, po në New York. Që nga viti i kaluar është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, në Kastriot.
Tani jeton e vepron në Prishtinë dhe SHBA.
            Në vitin 2008, botoi përmbledhjen e parë me poezi  “Hapat e tu në mote’’ dhe “Gjurmë mergimtari” në vitin 2010.




TEATRI I JETËS

Në teatrin e jetës
herë pikojnë riga loti
herë shi i lumturisë
në pentagramin e saj
kumbojnë tinguj hareje
e tinguj plot dhimbje
diku në atë anë Lumi
pret e heshtur dashuria ime
nga stinët e shirave
fytyra i dridhet
e gishtërinjtë përpiqen
të krijojnë harmoni tingujsh
që dashuria të tingëllojë
simfoni e përkryer
                                              


DITA NË KALENDARIN TIM
                         
 (17 shkurt 2008)
                        
Vështroja horizontin
e nuk besoja
për atë që po shihja
loti i dhembjes
puthte lotin e krenarisë
Flamurin mbaja në duar
që ende pikonte gjak lirie
gjak i marseve dhe i nëntorëve
të përflakur të lirisë
e putha 
kurrë s’kam  pas një ndjenjë të tillë
malli
dashurie
dhembje e krenarie
e mbështolla për trupi
dhe thashë:
Kësaj radhe s’do të ma gjakos njeri
në këtë karvan me plot dasmorë
dhe unë po e hedh vallen e pritjes
  dhe  për një çast
ju luta Zotit:
më dhuro një copë jetë
ta ndjej 
ta jetoj këtë ditë
të shënuar në kalendarin tim.



IMJA PERËNDESHË

Dhe valë e oqeanit
përballet me shkëmbin
siç përballet dashuria ime
me stuhitë për ty
Ti
më vret në shpirt
e bukura e këtij globi
historia jote
më përplasi
në këtë Metropol
bonjak- pa nënë
ku gjurmë vuajtjesh
më janë harkuar në fytyrë
e dhembje shpirti
kurrë nuk e thanë
lotin në sy
dhe vargu im mori udhë
në shkreptima rrufeshë
luftëtarë lirie
të dërgova për qëndresë
Ty, e Bukura e Globit
Imja Perëndeshë!



SHTEGTOVA

Edhe pse shtegtova
me pahir
çdo pëllëmbë toke
e putha me lot
shtëpi të djegura
e pëllumba të vrarë
më rënduan
si gur sizifi në shpirt
e  Këngën për Ty
s’e shova dot
jam larg
dhe s’kam fuqi
të ta përkëdhelë ballin
as të ta lidhë plagën
Kosova ime
por
një pushkë më shumë
ta dhurova
të ta mbrojë kufirin
dhe motrës lotin
t’ia fshij nga syri!



METROPOLEVE TUA

Mote e mote
më rrahën furtunë e stuhi
më lagën shira të ashpër
kur më ndanë nga Ti
gjarpinjtë e shekujve të zi
mbeta, vetë…
Ah
mërgim i mallkuar
po përpëlitem
Metropoleve tua
me zemër të thyer
e shikim të vrarë
Karvani ynë
pa fund…



MALL

Edhe përtej oqeanit
zemra flet për Ty
dashuria ime
këtu
nuk është dallëndyshja
e mëngjesit pranveror
as mbrëmja
me aromën e Manushaqes
diellit i mungon
Rrezja e parë
e qiellit
Ylli polar
Sa mall kam për Ty
për gurrat tua etje
hapi krahët
dhe më merr në gji
imja dashuri…

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...