2015-11-16

Eksperti për Lindjen e Afërt: "Potencial i lartë rreziku në Francë"

Vështirë që sulmet terroriste të Parisit të jenë planifikuar drejtpërdrejt nga qendra e organizatës terroriste "Shteti Islamik", mendon eksperti gjerman, Günther Meyer. Rrezik përbën përbën izolimi i myslimanëve.
Frankreich Terroranschläge Trauer
DW: Zoti Meyer, ka shumë të dhëna se sulmet terroriste të Parisit kanë lidhje me angazhimin ushtarak të Francës në Siri. Cili është vlerësimi juaj?
Günther Meyer: Lidhja me Sirinë tek këto sulme është e qartë. Pikërisht javën e fundit, presidenti francez, Hollande bëri të ditur se ai ka urdhëruar një sulm kundër një kampi trajnimi në Siri, ku gjendeshin madje edhe francezë. Me këtë, sipas tij, ai do të pengojë sulme të tjera në Francë. Pra këtu shihet një lidhje e drejtpërdrejtë. Pyetja tjetër është nëse kemi të bëjmë me një aksion të planifikuar drejtpërdrejt në qendër, nga Shteti Islamik. Mua më duket më shumë një rast i "terrorizmit të brendshëm" - pra nga të rinj që janë rritur në Francë dhe që i janë bashkangjitur një grupimi islamist, njëlloj si në rastin e "Charlie Hebdo".
Në një farë mënyrëe kjo është më shqetësuese, sepse terrori nga brenda mund të ndajë një komb të tërë...
Po, vërtet kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Që para një viti u paralajmërua që vendet kryesore ku krijohen celula të tilla terroriste janë burgjet. Në to janë krijuar në Francë ndërkohë celula të tilla. Këtu kemi një potencial të lartë rreziku. Autorët mund të radikalizohen dhe të jenë të gatshëm për akte kriminale. Kur lirohen ata përbëjnë një rrezik të madh të gjithë shoqërinë.
Para dy javësh në Francë diskutohej për dhjetëvjetorin e trazirave të Parisit në vitin 2005, kur të rinj nga zonat e periferisë protestuan me dhunë. Shtypi francez u tregua reflektiv dhe vetëkritik. U tha se është bërë diçka në drejtim të integrimit, por jo aq sa duhet. Si mendoni ju?
Prof. Günther Meyer
Prof. Günther Meyer
Duhet thënë qartë se gjendja sociale në zonat e periferisë së Parisit, të njohura si Banlieues, ku banojnë kryesisht migrantët apo myslimanë me sfond të huaj nuk është e kënaqshme. Njerëzit që jetojnë aty janë të përjashtuar nga ana sociale. Ka papunësi të lartë dhe mungesë perspektive. Ky është sigurisht një terren ideal ushqyes për rekrutimin e terroristëve dhe islamistëve.
Çfarë do të thotë kjo për identitetin kulturor të vendit dhe pasojat për një politikë integrimi...
Një shkak i rëndësishëm është sigurisht që këtu kemi të bëjmë me një grup tjetër kulturor, pra me njerëz që ndjehen të lidhur me islamin. Islami si shenjë karakteristike identifikimi është interesant për ato grupe, që jetojnë në Francë dhe ndjehen si nga ana ekonomike, edhe ajo sociale apo kulturore të mënjanuar. Bëhet fjalë për njerëz që grumbullohen në pika të caktuara, të ashquajtura vatra të ndezura sociale përreth Parisit. Ata qëndrojnë jashtë shumicës së shoqërisë franceze. Janë pikërisht ata që radikalizohen nga islamistët e rrymës ekstremiste.
Ku qëndrojnë arsyet e një përjashtimi të tillë shoqëror?
Politika sigurisht ka përgjegjësinë e vet këtu. Pikërisht tonet që vijnë nga ekstremi i djathtë, janë një element që duhet marrë parasysh, me këtë gjuhë vihet në pranga popullsia me sfond migrimi nga bota myslimane. Po ashtu edhe parrullat propagandistike e të mbushura me urrejtje nga kampi i djathtë çojnë drejt një radikalizimi. Edhe politika zyrtare franceze ka bërë që me deklarata kritike ndaj islamit, pjesërisht edhe armiqësore ndaj tij, myslimanët të ndjehen të diskriminuar, të tërhiqen pas dhe të jenë të hapur për predikues të tillë të rrezikshëm të dhunës.
Pse distancohen kaq shumë francezë veçanërisht ndaj myslimanëve?
Sipas qëndrimit të kulturës "së krishterë perëndimore" bëhet fjalë për një grup të veçantë. Pra, bëhet fjalë për të huaj, ata janë "të tjerët". Dhe "te tjerët" janë gjithmonë objektiv i injorimit dhe diskriminimit nga shumica e popullsisë.
Prof. Dr. Günther Meyer është drejtor i Qendrës për Studimet e Botës Arabe në Universitetin e Mainzit, Gjermani (ZEFAW).

Sulm ndaj Francës: Megjithatë terroristët nuk duhet të fitojnë

Ka shumë të dhëna që sulmet e tmerrshme terroriste të Parisit janë kryer nga vrasës me motive islamiste. Bota e civilizuar duhet të ketë më në fund një plan kundër këtij terrori, mendon Bernd Riegert.
Frankreich Terror in Paris Stade de France Polizei
Franca është e shokuar. Europa është e shokuar. Qëllimi i terroristëve burracakë nuk janë vetëm viktimat e rastësishme, por jemi ne të gjithë, të gjithë njerëzit e civilizuar. I gjithë njerëzimi, siç është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama.
Me tronditje dhe zemërim ne shohim se si terroristët ndezin aksione të organizuara dhe vrasin njerëz pa dallim. Franca, Europa, bota duhet tani të ngrihen të bashkuar dhe të godasin. Autorët me shumë gjasë me sfond islamist duhet të luftohen me të gjitha mjetet. Ndërmjetësit, udhëheqësit shpirtërorë të këtyre vrasësve pa asnjë moral, pavarësisht se ku qëndrojnë ata, në Siri, në Irak apo kudo tjetër duhet të kapen dhe të eliminohen sa më shpejt. I ashtuquajturi “Shteti Islamik” nuk i ka shpallur vetëm Francës luftën, por të gjithë njerëzve të lirë në botë.
Riegert Bernd Kommentarbild App
Bernd Riegert
Në emër të vlerave franceze të lirisë, barazisë, vëllazërimit duhet që bota të ngrihet kundër terrorit. Samiti në Antalya që fillon të dielën i 20 vendeve të industrializuara të botës, ofron një mundësi të mirë për këtë. SHBA, Rusia, dhe ndoshta edhe trupat e NATO-s nga Europa duhet të ngrihen së bashku kundër kësaj bande terroriste me emrin “Shteti Islamik” dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Pas sulmeve në Paris në janar u zhvillua marshi impresionues i solidaritetit me politikanë nga e gjithë bota. Një gjest i mirë, por ai nuk mjafton më. Vrasësit pa skrupuj kuptojnë me sa duket vetëm gjuhën e dhunës.
Rekrutimi i atentatorëve potencialë në mesin e të rinjve europianë është duruar shumë gjatë. Duhet të veprohet më energjikisht kundër radikalizimit. Kur qytetarë europianë shkojnë në Siri apo Irak për t'u trajnuar si terroristë, duhet së paku që të pengohen me çdo mundësi që të rikthehen në Europë.
Kushdo mund të preket
Të gjitha konfliktet e tjera mes shteteve duhet të spostohen tani. Sepse mund të preket kushdo. Në Rusi pati të premten një alarm për terror. Turqia ishte objektiv i sulmeve terroriste në tetor. Madridi u godit në vitin 2004, dhe Londra e përjetoi terrorin në vitin 2005. Askush nuk e di me siguri se çfarë celulash terroriste, cilët persona në këto celula në Europa dhe SHBA janë në pritje të aktivizohen. Bota mund të merret ende me fatin e pushtetmbajtësit, Asad, kur të jetë thyer pushteti i frikshëm i „Shtetit Islamik“.
Pas krizës së refugjatëve në Europë po vjen edhe kriza e terrorit, një kërcënim, të cilit nuk i dihen përmasat. Tani Europa duhet të tregojë vërtet se qëndron e punon e bashkuar. Po kërcënohet siguria e qytetarëve dhe qytetareve. Jeta në paqe po rrezikohet. Përgjigja e udhëheqësve politikë në Europë, SHBA dhe Rusi tani duhet të jetë: „Ne dimë të mbrohemi!“

Çfarë do të sjellë konferenca për Sirinë në Vjenë?

Në Vjenë vendet arabe dhe perëndimore diskutojnë për mundësitë e përfundimit të konfliktit në Siri. Pas sulmeve të Parisit lufta e përbashkët kundër terroristëve të IS mund të ndihmojë për të kapërcyer ndasitë në rajon.
Parisi është në Vjenë shumë prezent. Të premten në mbrëmje ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier shikonte së bashku me presidentin francez Francois Hollande ndeshjen e futbollit mes vendeve të tyre, kur dy kamikazë hodhën veten në erë para stadiumit. Tani Steinmeier është në Vjenë, me vete ka përshtypjet e terrorit vrastar.
Ka shumë mundësi që sulmet e Parisit t'u japin hov të ri bisedimeve të Vjenës. Për të gjithë pjesëmarrësit duhet të jetë e qartë se kundër sulmeve terroriste nuk ekziston një recete të caktuar. Në fund të fundit terroristët mund të godasin kudo. Rusët e përjetuarn këtë javën e kaluar, kur organizata terroriste "Shteti Islamik" (IS) mori përsipër atentarin ndaj avionit rus, ku gjetën vdekjen 224 pasagjerë.
Masa të rrepta sigurie për konferencën për Sirinë në Vjenë
Masa të rrepta sigurie për konferencën për Sirinë në Vjenë
Kërkohet gatishmëri për kompromis
Tani Parisi. Me më shumë se 120 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, një pjesë e tyre rëndë. Terrori është global. Ai me sa duket nuk njeh kufij – dhe ky duhet të jetë shkas për afrimin e 17 kombeve të mbledhura në tryezën e bisedimeve. Pjesëmarrësit duhet t'i kapërcejnë kornizat e tyre, për të arritur në një agjendë të përbashkët kundër terrorizmit.
Kjo kërkesë vlen sidomos për shtetet e Gjirit nën kryesimin e Arabisë Saudite. Ata e kanë të vështirë të ulen në një tryezë me iranianët. Jo vetëm sepse ata nuk duan të shohin më Bashar al-Assadin të krye të shtetit sirian, ndryshe nga iranianët, që vazhdojnë ta mbështesin atë. Por edhe sepse që të dyja fuqia sunite Arabia Saudite dhe fuqia shiite Irani luftojnë aktualisht kundër njëri-tjetrit për ndikim në shumë vende. Kjo duket qartë në Siri, por edhe në Irak, në Liban dhe Jemen, ku të dy vendet konfrontohen me njëri-tjerin, në forma dhe intensitete të ndryshme.
Zi në Paris pas atentateve
Zi në Paris pas atentateve
Testimi i partneriteteve të reja
Arabia Saudite ka frikë se Irani me përfundimin e suksesshëm të negociatave bërthamore mund të përmirësojë pozicionin e tij ndërkombëtar. Shqetësimi është se rivali i betuar mund ta përdorë atë për të zgjeruar pushtetin e tij në politikën e jashtme.
Gjithsesi kohët e fundit ka patur lëvizje: Politikanët sauditë kanë qenë për vizitë në Moskë. Rusia së bashku me Iranin është një nga aleatët më të ngushtë të regjimit të Asadit. Edhe mbreti saudit Salman bin Abdulaziz do të shkojë këtë vit për bisedime në Moskë. Vizita ka efektin e një sinjali.
Grindje lidhur me opozitën siriane
Gjithsesi afrimi nuk ka për të qenë fare i thjeshtë, mendon eksperti për Lindjen e Mesme, Günter Meyer. Sepse Rusia dhe Arabia Saudite nuk bien dakord në çështjen, se kush nga opozita siriane duhet trajtuar si bashkëbisedues. SHBA dhe Franca dhe me to edhe Arabia Saudite duan të lejojnë vetëm grupin "Miqtë e Sirisë". Në këtë pikë, mendon Meyer, mund të dështojë edhe raundi i fundit i bisedimeve të Vjenës. "Sepse ky përbën një ndryshim radikal në krahasim me qasjen pozitive të raundit të parë të bisedimeve. Anëtarët e Katërshes duan të evitojnë që grupet dhe shoqatat opozitare, të cilat janë grupime mjaft të moderuara, të pranohen në tryezën e bisedimeve."
Shkaku i ngrindjes është se cili nga këto grupe do të vendosë për fatin politik të Sirisë pas Asadit. Kundër disa prej grupimeve opozitare siriane, në rradhë të parë ndaj "Komitetit kombëtar koordinues për ndryshimin demokratik" të krijuar nga grupet e majta, kanë shumë rezerva shtetet konservatore arabe. Ata kanë frikë se këto forca mund të rrezatojnë një forcë demokratike laike, e cila mund të shtrihej edhe në vendet e tyre.
Vatër lufte: Siria e shkatërruar
Vatër lufte: Siria e shkatërruar
Kundërshtari i përbashkët IS
Shtetet e mbledhura në Vjenë bien dakord vetëm në një pikë, se nuk duan ta pranojnë terrorin e vazhdueshëm të grupeve xhihadiste si IS dhe fronti Nusra. Sulmet e Parisit kanë treguar se sa kërcënues është IS jo vetëm në rajon, por në të gjithë botën. Ai me sa duket është në gjendje të mobilizojë pasues në vende të ndryshme për sulme gjenocidale. Kështu ky 13 nëntor është shkak për të forcuar përpjekjet për një pozicion të përbashkët.
Sigurisht me luftën kundër terrorizmit është bërë vetëm hapi i parë. Prandaj në konferencën e Vjenës në rendin e ditës nuk janë vetëm veprimet ushtarake, por edhe angazhimi humanitar. Kjo e fundit mund t'i shërbejë më gjatë shteteve se sa thjeshtë lufta kundër IS dhe grupeve të tjera xhihadiste.

Koment: pas shokut duhet të pasojë veprimi

Samiti i G20 zotohet për luftë të përbashkët kundër terrorizmit. Kjo është një shenjë e mirë. Por nuk mund të pritet ndonjë mrekulli, mendon Bernd Riegert. E sa i përket çështjes së refugjatëve, uniteti sërish lëkundet.
G-20-Gipfel in Antalya Obama und Putin
Pjesëmarrësit e samitit të G20 në Antalia ishin të shokuar prej sulmeve terroriste të islamistëve në Paris. Ata dolën, gjë që është e rrallë, me një deklaratë të përbashkët, në të cilën nuk janë kursyer fjalë të forta. Në të theksohet, se bashkarisht do të mposhtim me luftë valën në rritje të luftëtarëve terroristë. Për herë të parë amerikanët, europianët, aziatikët dhe afrikanët janë në unaimitet, se terrori duhet refuzuar në çdo formë. Secili nga të 20 anëtarët e klubit ekskluziv ose ka qenë vetë objktiv i terrorit, ose është në rrezik të vazhdueshëm të bëhet një i tillë. Sulmet e fundit në zemër të Europës i bënë kudjto të qartë, se sa e rrezikshme dhe e fuqishme është ndërkohë ushtria e terrorit e "Shtetit Islamik".
Por në fakt është turp, që ishte i nevojshëm ky sinjal i ri i tmerrshëm zgjimi, për ta nxitur bashkësinë ndërkombëtare më në fund që të veprojë me më shumë vendosmëri. Ndërkohë që vetëm gjatë këtyre muajve të fundit qindra turq, libanezë, nigerianë, rusë dhe turistë në Tunizi kanë rënë viktimë e vrasësve të pamëshirshëm. Të shokuar janë udhëheqësit e G20 edhe, sepse ata ende nuk kanë një mjet të përshtatshëm, për të parandaluar sulmet ndaj botës së civilizuar, siç është shprehur presidenti i SHBA-së Obama. Ata nuk munden më të garantojnë sigurinë e qytetareve dhe qytetarëve të tyre, pra nuk munden më ta përmbushin detyrën thelbësore të shtetit. Kjo duhet të ndryshojë, këtë këruan ata. Por pyetja është se si?
SHBA dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë
Riegert Bernd Kommentarbild App
Bernd Riegert
Një fillim shpresëdhënës ishte takimi mes presidetëve atij amerikan dhe rus në Antalia. Ata duhet t'i kapërcejnë mosmarrëveshjet mbi luftën në Siri dhe bashkarisht duhet ta nxjerrin jashtë loje "Shtetin Islamik". Në Siri dhe në Irak. Për të ardhmen e Sirisë nën regjimin e Bashar al Assad ata mund të kujdesen më vonë së bashku. Një forcim i aksioneve ushtarake, ndoshta madje me trupa këmbësorie apo me pjesëmarrjen e NATO-s duket se nuk përjashtohet më. Franca është e vendosur. Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi, se ajo bashkë me Francën do të bëjë gjithçka që është e nevojshme. Se deri ku arrin ky premtim, kjo do të shihet në ditët e javët e ardhëshme.
Një shmangie në tërësi e "Shtetit Islamik" dhe një çlirim i Sirisë afatmesëm shpresohet se mund ta pengojë rritjen e mëtejshme të terrroistëve. Megjithatë nuk duhet të kemi iluzione. Terroristët, që jetojnë mes nesh, nuk mund të shmangen përmes sulmeve me bomba në Siri. Ata duhet t'i gjejnë autoritetet kombëtare të policisë. E në këtë drejtim në Europë dhe në shumë vende të tjera të G20-ës ka ende shumë detyra të papërfunduara, që duhet të realizohen. Presidenti polak i Bashkimit Europian, Donald Tusk, e solli këtë në një emërues të përbashkët, kur tha, se ne duhet të veprojmë. Edhe një samit - si dhe shumë të tjerë më parë - këtë nuk mund ta përballojmë më.
Solidaritet nuk mund të presësh në grupin e G20-ës
Unanimiteti i grupit të 20 vendeve më të rëndësishme të globit megjithatë u lëkund sërish lidhur me çështjen e refugjatëve. Europianët duhet të pranojnë pyetjet me habi nga anë të tjera të globit, se përse ata nuk janë në gjendje t'i mbrojnë me efikasitet kufijtë e tyre të jashtëm. Jo vetëm duhen regjistruar refugjatët, por edhe duhen gjetur në kohën e duhur terroristët, që maskohen si refugjatë. Anëtarët eurpoianë të G20-ës u zotuan për përmirësime. Por për këtë atyre u duhet bashkëpunimi i Turqisë. Bisedimet me presidentin tepër të vetëdijshëm turk Erdogan deri tani nuk kanë sjellë rezultate të kënaqshme. Por siç po konturohet tani, Europa do t'i bëjë lëshime Turqisë, thjeshtë sepse Erdogani ndërkohë ka pushtet të plotfuqishëm.
Anëtarët e tjerë të G20-ës ndonëse shprehën me fjalë të bukura mirëkuptim për krizën e refugjatëve, nuk dhanë premtime për të pranuar edhe vet refugjatë nga Siria. Shumë shtete, ndër to Australia, Indonezia, Kina, Afrika e Jugut dhe Arabia Saudite e konsdierojnë krizën si një problem rajonal të Europës së pasur. Në këtë kontekst nuk ndihmon as fakti, që kancelarja e ndodhur nën presion dhe BE-ja bëjnë thirrje për solidaritet global. G20 nuk është nja pazar solidariteti, por këtu qëllimi janë interesat. G20 nuk është as një shoqatë e të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Vlerat e përbashkëta këtu kanë pak vlerë. Në thelb bëhet fjalë për koordinim ekonomik - dhe së fundi edhe për mbrojtje nga terrori.

Europёs i shpallet luftё

Pas natёs sё tmerrit nё Paris organizata terroriste IS komunikoi se ёshtё dorasi i atentateve me mbi 120 viktima. Sulmet janё njё goditje jo vetёm pёr Francёn. Europa duhet tё veprojё mendon Alexander Kudascheff.



Frankreich Trauer
13 nёntori 2015 do tё hyjё nё librat e historisё. Eshtё njё e premte e zezё, pёr Francёn, pёr Europёn, pёr Perёndimin. Sulmet terroriste - mё saktё goditjet tё koordinuara taktikisht perfekt nё shehshe dhe vende tё ndryshme nё njё ndёr qytetet mё tё bukura tё botёs, nё Paris - ishin njё shpallje lufte e IS-it. Njё shpallje lufte e xhihadizmit islamik ndaj nesh kёtu nё Europё. Ndaj mёnyrёs sonё tё jetesёs, ndaj konecptit tonё politk, human dhe shoqёror pёr lirinё. Kjo na trazon ne europianёve, qё sot, njё ditё mё pas, e ndiejmё veten tё lidhur vёllazёrisht me Francёn mё fort se rrallёherё mё parё. Kjo na prek ne, na deprimon ne, por edhe na mllefos ne. Mllef ndaj etjes brutale pёr tё vrarё tё IS-it, viktimё e tё cilit ranё mbi 120 vetё, pёr tё mos folur edhe pёr shumё tё lёnduarit dhe tё plagosurit rёndё.
Kudascheff Alexander Kommentarbild App
Kryeredaktori i DW, Alexander Kudascheff
Goditja ishte njё thikё nё zemёr tё europianёve. Ajo ishte njё thikё nё konceptin tonё, se si ne duam tё jetojmё. Terrori ishte njё thikё vrastare kundёr shtetit francez, qё pavarёsisht mundёsive tё reja tё mёdha pёr mbikqyrjen e qytetarёve tё vet nuk mundi tё mbrohet. Sulmet vrasёse ishin njёkohёsisht edhe njё goditje kundёr pejzazhit politik tё Francёs. Sepse njё rrёshqitje, njё devijim nё pozicionet e vjetra radikale ёshtё i sigurtё. Franca do tё mbyllet nё vetvete, do tё dojё tё tёrhiqet nga globalizimi. Fituesi politik nga ky tmerr i 13 nёntorit nё Francё do tё jetё Fronti Nacional. Ndёrsa presidenti i pafat dhe i padёshiruar Francois Hollande ёshtё humbёsi kryesor.
„E premtja e zezё" do ta ndryshojё Europёn. Ndonёse askush nuk e di, nga vinin atentatorёt e IS. E kishin ata prejardhjen nga banlieues? Nga periferitё e qyteteve franceze, ku prej kohёsh janё krijuar shoqёritё paralele tё tё rinjve me prejardhje myslimane,qё i kanё humbur rrёnjёt e tyre, atje ku - siҁ thuhet nё njё libёr tё shkrimtarit algjerian Sansal - "ka kohё qё fjalёn e kanё burrat me mjekёr " dhe ku ёshtё total refuzimi i mёnyrёs frnceze, asaj perёndimore tё jetesёs. Apo ata janё terroristё, qё vinin nga Siria ose Iraku, apo tё kthyer e madje atentatorё qё janё paraqitur si refugjatё? Kjo do ta nxisё fort debatin europian dhe atё gjerman.
13 nёntori ёshtё njё ditё e pafuqisё. Eshtё njё ditё si njё zhgjёndёrr pёr francezёt e europianёt. Eshtё njё ditё e dёshtimit, e mungesёs sё aftёsisё pёr tё vepruar e pa dyhim edhe njё ditё e mllefit tё pa orientuar. Por ёshtё edhe njё ditё, nё tё cilёn shoqёritё liberale tё kёtij kontinenti tё vjetёr duhet ta thonё me krenari: ne nuk do ta ndryshojmё mёnyrёn tonё tё jetesёs. E po ashtu ёshtё edhe njё ditё, nё tё cilёn duhet tё konstatohet me gjakftohtёsi dhe nё mёnyrё racionale: kush do tё luftojё shkaqet e arratisё, duhet tё luftojё Asadin dhe IS-in. Shpallja e luftёs nga IS-i nuk i le asnjё pёrgjigje tjetёr Perёndimit, e jo vetёm atij.

Samiti i G20-s në Belek nën hijen e sulmeve të Parisit

 Presidenti Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me financimin e terroristëve të ISIS, duke thënë se paratë për këtë rrjet vijnë nga 40 vende të ndryshme  e madje edhe nga vende të G20.
Putin është shprehur se të dhënat janë marrë nga inteligjenca ruse. “Terroristët financohen nga 40 vende, duke përfshirë disa shtete anëtare të G20”, ka thënë presidenti rus.
Gjatë samitit Putin u shpreh se, “unë po jap shembuj të bazuar në të dhënat tona mbi financimin e Shtetit Islamik, ISIS njësi nga individë privatë. Këto para, vijnë nga 40 vende, ka edhe disa prej anëtarëve të G20 në mesin e tyre”, tha Putin gazetarëve.
Putin gjithashtu foli për nevojën urgjente për të frenuar tregtinë e paligjshme të naftës nga ISIS.

Samiti i 20 vendeve është një klub ekskluziv politikanësh. Një herë në vit ata takohen për të debatuar për problemet globale. Por këtë herë ky takim do të zhvillohet nën hijen e tragjedisë së Parisit.
Türkei Küste bei Antalya G20 Gipfel
Për "zonën e shenjuar me të kuqe" vlen shkalla më e lartë e sigurisë. Deri në 12.000 policë kontrollojnë territorin ku fillon punimet samiti i së dielës në rivierën turke. Aty takohen të 19 krerët e shteteve dhe qeverive të 20 vendeve me ekonomitë më të fuqishme të botës në disa nga hotelet luksoze në Antalya, Belek. Vetëm njëri prej tyre ka vendosur të flejë diku tjetër. Presidenti amerikan, Barack Obama do të qëndrojë në një anije luftarake në gjirin e Antalyas. Për Shërbimin Sekret Amerikan gjendja në Turqi është e pasigurtë.
Fillimisht krerët e 20 vendeve më të fuqishme industriale të botës që nga vitet 2008 e 2009 kanë debatuar për krizën globale. Por tani gjendja ka ndryshuar. Vitin e kaluar u debatua për konfliktin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë, këtë vit në qendër ishte planifikuar të ishte debati për luftën në Siri dhe lufta kundër "Shtetit Islamik", por sulmet terroriste kundër Parisit, me më shumë se disa dhjetëra të vdekur kanë për të ndryshuar axhendën e bisedimeve në Belek.
Për ekspertin britanik Tristen Naylor takimet jozyrtare dhe bilaterale në kuadër të samitit janë më të rëndësishme se sa zhvillimet në sallën e samitit. "Mendoj se efekti më i madh i këtyre samiteve është forcimi i kontakteve. Kjo është një mundësi e rrallë për krerët e shteteve të 20 vendeve më të fuqishme ekonomike të jenë bashkë në një sallë dhe të kalojnë disa ditë së bashku. Ky është efekti më i rëndësishëm"
Russland Syrien Sukhoi Su-34
Avionë rusë në Siri, Su34












Për presidentin amerikan Barack Obama dhe presidentin rus, Vladimir Putin ofrohet mundësia që të shkëmbejnë qëndrimet e tyre me vendin mikpritës, Turqinë dhe të kërkojnë rrugët për një strategji për Sirinë. Nga Obama pritet një sinjal i qartë se si do të veprohet më tej në çështjen e Sirisë.
Turqia që ndërkohë strehon 2 milionë refugjatë sirianë do të përpiqet sigurisht të ndërmjetësojë mes Obamës dhe Putinit, mendon politologu turk, Tarik Oguzlu. "Nuk jam shumë optimist, që Turqia mund t'i afrojë vërtet më shumë SHBA-në dhe Rusinë në këtë pikë, sepse vërtet ekziston një hendek shumë i madh." Rusia po ushtron presion momentalisht për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë për çështjen e Sirisë.
Refugjatët në Europë - problem rajonal?
Bashkimi Europian prezent si anëtari me numër 19 në këtë raund ekskluziv kërkon të debatojë për krizën e refugjatëve. Por vende si Kina e shohin këtë më shumë një problem rajonal të europianëve, jo një çështje që duhet ta zgjidhë G20-ta. Ndërsa mikpritësja, Turqia ka qëndrimin se në çështjen e refugjatëve është BE ajo që ka më shumë nevojë për Turqinë, se anasjelltas. Prandaj presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan pret që europianët të bien në ujdi për kërkesat turke. "Nga shumë vetë pritet një ujdi. Por dihet që Turqia ka vënë një parakusht. Qeveria turke e ka bërë shumë të qartë, se çdo lloj ujdie do të duhet të lidhet me negociatat për anëtarësimin." Dihet që negociatat e anëtarësimit me Turqinë prej vitesh janë ngadalësuar, sepse Turqia ka bërë hapa mbrapa në drejtim të të drejtave të njeriut dhe demokratizimit.
Österreich Slowenien Flüchtlinge bei Sentilj
Refugjatët në Slloveni
Koncernet duhet të paguajnë më shumë tatime
Vendimet më konkrete nga G20-ta priten në drejtim të politikës fiskale. Një iniciativë për zbutjen e evazionit fiskal nga koncernet botërore pritet të marrë formë. Aksioni me emrin "BEPS" mund të sjellë 100 deri në 240 miliardë dollarë në arkat e shteteve të ndryshme, sigurisht nëse bëhet realitet, sipas një llogaritjeje të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD. Për këtë është përgatitur në plan që parashikohet të realizohet deri në vitin 2017 e 2018. Samiti i G20-s pritet të marrë edhe masa për forcimin e rritjes ekonomike, sipas ekspertëve rritja ekonomike është ende e ulët dhe e shpërndarë në rajone të ndryshme. Presidenti Obama në një artikull para samitit vëren se SHBA janë të gatshme të jenë lider, por nuk mund të jenë motori i vetëm i rritjes globale ekonomike. Obama i drejtohet Kinës "të ndikojë në rritjen e shtresës së mesme dhe të kthehet sa më shpejt në një ekonomi popullore, të mbështetur nga konsumatorët."

Lufta asimetrike

Xhihadistët duan të mposhtin shoqërinë moderne, imazhin tonë për vetveten dhe jetën në demokraci. Ata zhvillojnë një luftë kundër botës, që mund të vazhdojë gjatë, mendon kryeredaktori i DW Alexander Kudascheff.
Është një ndjenjë, që kaplon shumëkënd pas sulmeve terroriste në Paris: Bota ka dalë nga shinat, është prishur rendi. Papa flet madje për një luftë të tretë botërore. Nuk e ka fjalën për një luftë globale, por për një luftë kundër botës siç e njohim ne atë. Luftë që i ka shpallur asaj xhihadizmi islamik, jo vetëm kalifati i vetëvetëquajtur "Shteti Islamik", por shumë grupe, lëvizje, sekte fundamentaliste në të gjithë botën - në Nigeri, Mali dhe Somali, në Indi, Bangladesh, Afganistan dhe Indonezi dhe natyrisht në Lindjen e Mesme, në shtetet e shpërbëra të Irakut, Sirisë, Libisë, apo Jemenit. Dhe xhihadizmi del përtej këtyre rajoneve - në Evropë si dhe në Rusi. Ai do që ta sfidojë botën.
Kryeredaktori i DW Alexander Kudascheff
Është absurde që të diskutosh, nëse islami është fe e paqes apo e luftës. Për këtë mund të vrasin mendjen orientalistët dhe dijetarët e fesë islame. Xhihadizmi bazohet dhe argumenton me fenë islame. Një islam të mirëfilltë, siç e paska jetuar gjoja profeti Muhamed 1500 vjet më parë në Medinë dhe Mekë. I cili duhet të jetë një mënyrë jetese, një jetë në përshtatje me kuranin. Qoftë edhe si pretendim spiritual ky është totalitar. Xhihadistët duan që të gjithë ne të jetojmë siç u duket atyre e arsyeshme. Kjo është sfidë, shpallje lufte ndaj botës, ndaj shoqërisë moderne.
Por është një luftë asimetrike, edhe për arsye taktike. Disa sfidojnë shumë njerëz, persona të veçantë shtetin. Eshtë një luftë e guerillasve islamistë kundër ushtrive. Dhe parimi është i thjeshtë: Shteti duhet të bëjë gjithçka, që të pengojë suksesin e terroristëve. Duhet të bëjë gjithçka, që njerëzit të jetojnë në siguri - çdo orë, çdo ditë, çdo muaj, me vite dhe kudo. Terroristëve u mjafton një fitore, ata duhet të sulmojnë vetëm një herë me sukses për të tronditur shtetet - si më 13 nëntor në Paris.
Dhe lufta është asimterike, sepse raportet janë të ndryshme. Këtu xhihadistët, që hedhin tej jetën e tyre, atje policia dhe ushtria që veprojnë për arsye racionale dhe të mirëpeshuara. Këtu gatishmëria për brutalitet ekstrem, që i kalon të gjithë kufijtë, atje ushtarë dhe policë, që veprojnë në bazë të parimeve të shtetit ligjor. Ata të lidhur me ligjin, xhihadistët të zgjidhur pa frena me ideologjinë totalitare. Gatishmëria brutale për vrasje qëndron përballë rregullave demokratike dhe të vetëkuptueshme. Më shumë se një luftë e pabarabartë. Edhe nëse Perëndimi ndoshta duhet ta rimendojë politikën e tij bazë të sigurisë.
"Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj", e ka quajtur filozofi austriak Karl Popper librin ndoshta më të famshëm të tij. Shoqëria e hapur, liberale provokon të gjitha ideologjitë e pushtetit totalitar. Ajo kundërshton doktrinën e padiskutueshme dhe mbrohet me mjetet e shtetit ligjor. Xhihadizmi i provokon demokracitë e Perëndimit deri në kufijtë e tolerancës - dhe më tej.
Terroristët duan që ne të heqim dorë nga imazhi për vetveten. Ata duan të fitojnë mbi modernen. Me mjete asimetrike. Kjo do të thotë, që do të jetë një luftë e gjatë. Sepse lëvizjes xhihadiste i dalin koka të tjera pas çdo goditjeje. Rezervuari i terroristëve të gatshëm për kamikazë është ende i paezauruar. Këtë duhet ta kemi parasysh.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...