2016-08-10

Kadare: U bëre dhe ti Bilal të flasësh!…dhe vrasja e Havzi Neles




Debati mes dy shkrimtarëve, Kadare: U bëre dhe ti Bilal të flasësh!... dhe vrasja e Havzi Neles


Shkrimtari kritikon Kadarenë për romanin “Dasma”, persekutohet nga regjimi komunist

Një ndër figurat më të shquara të letrave shqipe është Bilal Xhaferri. Ai njihet si një antikomunist, që ka dalë hapur kundër regjimit. Është një personazh shumë i rrallë dhe i veçantë për llojin e tij. Për këtë njeri është folur shumë pak në Shqipëri, por fama e tij është e njohur edhe përtej kufijve të Sipërisë. Për të folur për këtë figurë të shquar të letrave shqipe në studion e Nebil Çikës, në emisionin “Rrno për me tregue”, ka qenë i ftuar Shefki Hysa, kryetari i shoqatës “Bilal Xhaferri”, publicist dhe shkrimtar i njohur. Gjithashtu Namik Mana, shkrimtar, njeri i afërt me Bilal Xhaferrin.

- Normalisht nuk mjafton koha jonë për të folur për një figure si Bilal Xhaferri. Për ti dhënë opinionit publik atë çka përfaqëson ky njeri, kjo figurë e letrave shqipe, e popullit shiqtar. Vjen nga një familje e madhe, nga një familje nacionaliste jo vetëm në Çamëri, por dhe më gjer. Mund të na thoni diçka më tepër për këtë familje, si një qendër e lëvizjes kombëtare shqiptare?

Shfki Hysa – Dihet që Bilal Xhaferri ishte nip i Hasan Tufinës. Një dijetar i shquar, me të cilin është krenuar jo vetëm Shqipëria, por dhe perandoria turke. Ka qenë rektori i parë i Universitetit të Stambollit. Familja e tij ka qenë një nga familjet më të persekutuara në kohën e komunizmit. Babai i Bilal Xhaferrit u pushkatua nga regjimi komunist. Ai ishte kundër qëndrimeve të forcave greke, kundër dhunës që ato ushtronin me në krye Napolin Zervën. Para vitit 1922 janë edhe pjesë si Çamëria, duke filluar me Konispolin, Markatin, pa u shtrirë deri në Krumovë, që u sulmuan nga forcat greke. Kjo është arsyeja pse ishte një familje kaq e madhe nacionaliste. Ndaj prej këtij qëndrim antishovinist grek partizanët grekë u kërkuan partizanëve shqiptar që të arrestonin babain e Bilal Xhaferrit dhe ta pushkatonin. Partizanët zbatuan këtë lloj urdhri të fshehtë dhe e dënuan pa gjyq. Kjo ka qenë një nga aktet më kriminale të komunistëve shqiptarë. I ati i Bilalit i ndihmonte trupat nacionaliste me ndihma monetare dhe me strehim. Madje, ai ka ndihmuar edhe njerëzit e varfër grekë që ishin në krahinat e Çamërisë. Fakti që ai ishte nacionalist e bënte atë kriminel nga komunistët.

- Zoti Mana, sa ndihej krenar Bilali për origjinën e tij. Ju keni qenë edhe mik i afërt i tij?

Namik Mana – Ai ndihej shumë krenar për këtë origjinë. Në të gjitha shkrimet e tij ai ka vënë emrin e babait të tij. Ai emrin e ka Bilal Hoxha dhe në shkrimet e tij vuri emrin Bilal Xhaferri.

- A dihej kjo në rrethet letrare ose në rrethet politike?

Namik Mana – Natyrisht që dihej origjina e tij. Unë di një rast. Dhimitër Fullani ka qenë zv.drejtor i ndërmarrjes botuese dhe i kanë thënë Bilalit për një vjershë. Për vjershën që flet për betejën e Torviollit, ku thuhet se një djalë pas betejës del dhe kërkon trupin e babit të tij. Ata i kanë thënë që mos të e shkruante këtë vjershë, pasi e dinin që ai fliste për varrin e babait të tij. Por as sot e kësaj dite nuk dihet se ku është trupi i babait të tij. Por ishte talenti i Bilalit që u bë një vesh shurdh dhe një sy qorr. Ai e ka ngritur në piedestal emrin e babait të tij.

- Përveç kësaj historie për babain dhe familjen e tij nga inserti që pamë pak më parë vumë re se ai ka pasur një jetë të vështirë. Që në moshë të vogël e futën në punë, i vunë pengesa për tu arsimuar…

Namik Mana – Bilali ngeli vetëm me gjyshin e tij të verbër. Ai ishte pa sy. Bashkë me gjyshin ai kishte edhe tri motra më të vogla. Në moshën 12-vjeçare ai shkon në Sarandë dhe punon si korrier. Ai bëri një shkollë njëvjeçare për gjeometër. Veprat e tij ai i ka shkruar nëpër vendet që ka punuar. Në një vjershë që ai ka shkruar në fermë thuhet “tërë verës prashita me shat, / tërë verës diellin e mbajta mbi kurriz”. Që në vjershat e para u dallua talenti i tij i madh për të shkruar poezi, megjithëse pati një jetë shumë të vështirë.

- Në dokumentet e partisë komuniste, në dokumentet e lidhjes së shkrimtarëve që unë kam gjetur, thuhet që ai ka pasur një jetë shumë të vështirë, që nuk e lanë të shkollohet. Sa ndikonte kjo në formimin e tij, në krijimtarinë e tij?

- Vështirësitë që u dalin talenteve, i japin ushqim. Ai shkruante me një formë tepër artistike. Atij i ngarkuan një herë të bënte një reportazh për klasën punëtore. Kur e bëri, ia dha Vath Koreshit që ta lexonte, pasi ai ia kishte lënë si detyrë. Ai ka qenë një nga reportazhet më të bukura të asaj kohe.

- Si u zbulua si talent Bilali? Është një pyetje për të dy ju zotërinj.

Namik Mana – Bilal Xhaferri shkruante shkrimet e tij dhe i çonte për botim nëpër gazeta dhe revista të kohës. Asnjë nuk e njihte atë personalisht për shkrimet që kishte shkruar. Kur iu botua romani “Rrugë dhe fate” në 1963, u bë i njohur talenti i tij për letrat. Gjithsesi, nuk duhet harruar që ai gjithë kohës ka qenë rrugëve. Nuk ka pasur një vend të caktuar që të qëndronte dhe ti përkushtohej talentit të tij. Kur ai erdhi në Durrës, punonte në Shijak. Në një mbledhje të shkrimtarëve në atë kohë vjen Dashnor Mamaqi dhe thotë se “në rrethin e Shijakut është një shkrimtar shumë më i talentuar se ju”. E kishte fjalën për Bilalin.

Shefki Hysa – Në strukturën e komunistëve ka pasur edhe njerëz shumë të mirë, që ishin të detyruar të qëndronin në ato struktura. Një ndër ta është edhe shkrimtari i talentuar Vath Koreshi. Ky ka qenë i pari person që ka botuar poezitë e Bilal Xhaferrit. Një nga kritikët tanë të kohës së komunizmit, Dalan Shapllo, ka ndikuar shumë për ngritjen e figurës së Bilal Xhaferrit. Por më së shumti ai u ngrit nga talenti i tij i madh për letërsinë. Krijimtarinë e tij filluan ta pëlqejnë menjëherë edhe njerëzit e komunizmit. Miti i Bilal Xhaferrit u krijua nëpërmjet djersës së tij. Ai shkonte nëpër redaksi shumë rrallë për të dërguar shkrimet e tij dhe njerëzit habiteshin me shkrimet e tij. Kur prezantohej me krerët e redaksive të asaj kohe, ata habiteshin. Thoshin “si ka mundësi që një njeri me kaq pak klasë shkollë të shkruaj kaq bukur”. U dukej një lloj absurdi dhe iu imponua që ata të pranonin krijimtarinë e tij. Gjithashtu Bilali iu shmang me shumë zgjuarsi censurës komuniste. Ai evokonte lavdinë e kohës së shkuar.

- Edhe në ato pak shkrime që i janë botuar Bilal Xhaferrit vihet re një lloj krijimtarie ndryshe nga shkrimet tjera të asaj kohe, nuk e kuptonin personat e censurës së komunizmit këtë ndryshim?

Shefki Hysa – Njerëzit e komunizmit e dinin shumë mirë origjinën e tij, por nuk i bënë asgjë. Kjo pasi ai i imponoi nëpërmjet talentit letrar që edhe ta pëlqenin krijimtarinë e tij. Gjithashtu ai nuk e kishte shfaqur disidencën e tij hapur. Nëpërmjet një kamuflazhi figurativ që ai përdorte në veprat e tij, nuk u dallua direkt disidenca e tij. Revokimi që u bënte figurave të lashtësisë, siç bëri me Skënderbeun, ishte e pranueshme edhe për komunizmin. Por ai e bëri në një formë tjetër, në një formë shumë më të pranueshme edhe për njerëzit e thjeshtë. Ai u thoshte njerëzve të thjeshtë se stërgjyshërit tani ishin shumë më ndryshe se komisarët komunistë.

- Shefki, kjo lloj dashamirësie ka zgjatur shumë pak. Rreth katër vjet. Mehmet Shehu i ka çuar një letër diktatorit Enver Hoxhës për Bilal Xhaferrin. Pra, siç shihet, me Bilal Xhaferrin janë marrë edhe majat më të larta të diktaturës, kryeministri dhe vetë diktatori. Në letër thuhet “biri i një çami që ne e kemi pushkatuar”. Duket një lloj cinizmi, sikur nuk kishte të bënte me një shqiptar. Duket si një racizëm. Sa ka ndikuar origjina çame në persekutimin e tij?

Letër nga Mehmet Shehu

Shoku Enver,

Më ranë në dorë këto dy materiale, të cilat po jua dërgoj që ti lexoni, po patët kohë.

1. Një “artikull” me titull “Luftëtarë artizanë të artit”, shkruar nga Qani Çollaku (i vëllai i Reshit Çollakut) dërguar redaksisë së “Zërit të popullit” për botim.

2. Një material “Diskutim mbi romanin “Dasma”, që është diskutimi i Bilal Xhaferrit në mbledhjen që u organizoi këto ditë Lidhja e Shkrimtarëve për të marrë në shqyrtim romanin e Ismail Kadaresë me titull “Dasma”.

“Artikulli” i Qani Çollakut është një sulm i egër, i shfrenuar dhe i hapët kundër vijës së Partisë në art e letërsi dhe kundër vetë Partisë. Qani Çollaku është armik i njohur i Partisë. Ka qenë mësues, është demaskuar e hequr nga puna si mësues në Berat, por tash na qenka prapë mësues në Pogradec! Thuhet se ka hedhur votën kundër Frontit në zgjedhjet e fundit. Mendoj që, duke përdorur këtë material, të mbledhim mësuesit e Pogradecit, ta demaskojmë gjer në fund dhe ta çojmë në gjyq (me dyer të mbyllura), sepse me këtë material i ha gjer 15 vjet burg, ose ta internojmë në fermën e Lushnjës, ku të punojë me kazmë. Është jashtëzakonisht i poshtër!

“Diskutimi” i Bilal Xhaferit është gjithashtu një sulm kundër Partisë, por i tërthortë – godet egër dhe në mënyrë të poshtër Ismail Kadarenë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet tij godet rëndë dhe vijën e Partisë në art e letërsi. Ky “shkrimtar” është i biri i një çami, të cilin ne e kemi pushkatuar si kriminel lufte, ka bërë shkollë vetëm 7-vjeçaren a të mesmen, pastaj organet tona nuk e kanë lejuar të vazhdonte më tej studimet dhe tash punon si punëtor krahu në fermën e Sukthit. Ka talent si shkrimtar, ka studiuar vetë dhe gjuhë të huaja, shkruan shumë, i ka dërguar Lidhjes së Shkrimtarëve shumë shkrime, por nuk i janë botuar, si bir armiku dhe sepse shkrimet e tij kanë përmbajtje armiqësore. Më kanë thënë se i kanë botuar një roman dhe e kanë popullarizuar bile dhe me fletë volante në stadium në një lojë futbolli dhe se Dhimitër Shuteriqi e paska propozuar për tu futur në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku u shqyrtua romani i Ismail Kadaresë. Është enigmë: ai dihej se ishte bir armiku dhe vetë me qëndrim të poshtër, por ja që mori pjesë në diskutim para qindra intelektualëve dhe foli kundër vijës së Partisë! Në atë mbledhje ndodhej edhe Thoma Deliana, Fadil Paçrami e të tjerë, dhe Fadili, Dhimitri e shumë të tjerë e goditën si provokator. Por fakti është që ai mundi të fliste. Kush e pruri në mbledhje? Nuk dihet! Dihet që dhe Qamil Buxheli “ka punuar” për shumë kohë në Sukth.

Është interesant se si Qani Çollaku, ashtu dhe Bilal Xhaferi, megjithëse njëri në Pogradec e tjetri në Sukth, në ato që shkruajnë të dy u referohen: Majakovskit, Kafkës dhe Heminguejit. Mejtoj që çështjen e Bilal Xhaferit ta çojmë gjer në fund për të gjetur dhe shokët e tij midis Lidhjes së Shkrimtarëve, pastaj ta demaskojmë si duhet po në atë mbledhje ku ka folur e ta internojmë.

më 8.4.1968

Mehmeti

- Kjo është një letër e shkruar nga Mehmet Shehu 36 vjet më parë kundër dy shkrimtarëve: njëri Qani Çollaku dhe tjetri Bilal Xhaferri, që kanë kritikuar rëndë veprën e Ismail Kadaresë “Dasma”. Letra i drejtohet Enver Hoxhës dhe në fund të saj kërkohet demaskimi dhe internimi i Bilal Xhaferrit.

Namik Mana – Një nga arsyet se pse ai u persekutua është origjina e tij çame. Goditja e parë që i erdhi atij ishte bllokimi i veprave për Çamërinë. Pas kësaj edhe redaksitë filluan të botojnë gjithnjë e më pak veprat e tij. Vetë “Balada çame” është një lloj rizgjimi i çështjes çame. Nuk është vetëm vepër poetike, por dhe historike.

Shefki Hysa – Poezia “Balada Çame” ishte një ndër kryeveprat e Bilalit. Me botimin e kësaj vepre ai zgjoi zilinë dhe censurën keqdashëse të regjimit komunist. E gjithë lufta që ai pati me komunistët filloi me botimin e librit “Lirishta e kuqe”. Ky libër kishte poezi shumë të mira, por nuk e kishin frymën e partisë komuniste. Është diçka tepër komike. Përpara se ti botohej libri, iu kërkua nga redaksia si parakusht që ti botohej një poezi për komunizmin, për Partinë. Në atë kohë Bilali e bëri një poezi dhe iu botua libri. Po kur shkoi në Komitetin Qendror, iu mohua e drejta për të qarkulluar librin. Kjo sepse, pasi botohej një libër, merrej leja që ai të qarkullonte nëpër biblioteka.

- Do të kalojmë në një çështje tjetër. Flasim për romanin “Dasma” të Ismail Kadaresë. Ky roman pati një kritik të fortë nga ana e Bilal Xhaferrit, kritikë profesionale. Por ky roman u kthye në fatkeqësi të Bilal Xhaferrit.

Namik Mana – Romani i Ismail Kadares bëri jehonë shumë të madhe në gazeta dhe radio. U tha se do të dilte një libër për klasën punëtore. Ishte bërë shumë propagandë për këtë libër. Unë me Bilalin e lexuam këtë roman, por ai pati guximin ti dilte kundër këtij romani.

- A diskutuat me Bilalin se çfarë do të thoshte ai për këtë vepër?

Namik Mana – Bilal Xhaferrit nuk i bënë ftesë. Ai ishte anëtar i lidhjes. Ai merr ftesën e një poeti të kohës dhe ikën e bën një diskutim të romanit. Kur u kthye, më tha se nuk kishte ndonjë gjë me Ismail Kadarenë personalisht, por vepra e tij ishte me të meta. Mbas Bilalit e kritikoi edhe një student veprën Kadaresë.

- Nga biseda që keni bërë me Bilalin, ju ka thënë se kush e sulmoi atë? Si u zhvillua ajo mbledhje?

Namik Mana – Unë nuk mund të them asgjë se çfarë ka ndodhur në mbledhjen e Lidhjes së Shkrimtarëve. Unë mund të flas për atë që ka ndodhur pas saj, pasi nuk kam qenë atje.

- Çfarë ju tha Bilali për mbledhjen, si e perceptoi ai atë?

Namik Mana – Ai prapë ishte shumë koshient për atë që kishte thënë. Më shumë keq i kishte ardhur kur i kishte folur keq dhe Ismalil Kadareja. “U bërë dhe ti Bilal të çohesh dhe të flasësh!” – i kishte thënë Kadareja. Ai nuk kishte asgjë personale me Ismailin, por me veprën e tij. Për faktin që kishte bërë shumë bujë ky libër, nuk u prit mirë nga organet e komunizmit kjo kritikë. Pas asaj mbledhjeje filluan ta kontrollojnë Bilalin në çdo hap që bënte. Nuk kaloi as një muaj dhe atë e sollën në Hamallaj, ku isha dhe unë.

Shefki Hysa – Bilali mbajti një qëndrim parimor. Bota e brendshme e tij nuk mund ta pranonte një vepër të tillë, ku gruaja shqiptare dilte pa dinjitet. Ndërsa Bilali kishte mendim tjetër për gruan shqiptare. Për atë gruaja shqiptare ishte shëmbëlltyrë e Norës së Kelmendit, e Teutës, mbretëreshës ilire. Të gjitha këto heroina shqiptare ishin pasqyrimi i gruas shqiptare për Bilalin. Pasqyrimi që i kishte bërë Ismail Kadareja nuk mund të pranohej kurrsesi nga Bilali.

- Një shkrimtar vlerësohet nga vepra e tij. Në këtë rast Bilali dhe kushdo tjetër gjykoi se kjo vepër e këtij shkrimtari ishte e dobët. Pra, vlerësohet ky guxim që pati Bilali për të folur kundër një ikone të realizmit socialist, siç thoshte edhe Mehmet Shehu te letra. Pra, siç e thotë Mehmet Shehu, “duke goditur Ismail Kadarenë ka goditur vijën e Partisë”. Si vazhdoi më vonë historia e Bilalit?

Namik Mana – Që mbas asaj dite Bilali merret dhe internohet. U bë një mbledhje e Lidhjes së Shkrimtarëve në Durrës dhe Rita Marko e kritikon ashpër Bilalin. Ai përjashtohet automatikisht nga Lidhja. Ai i tha se ishte një pseudoshkrimtar. Atëherë Bilali nxori shpatullën e tij dhe i tregoj shenjat që i ishin krijuar duke mbajtur shinat në kurriz. “Unë ditën mbaj shinat në kurriz dhe natën shkruaj. Si mund të jem një pseudoshkrimtar?” – i tha Bilali. I gjithë propozimi që ishte bërë në letrën e Mehemet Shehut u realizua në mbledhjen që u zhvillua në Durrës nga Rita Marko.

-Diskreditimi që iu bë në atë mbledhje u bë nga kjo kritikë apo iu gjet ndonjë material tjetër?

Namik Mana – Në atë mbledhje u ngrit Rita Marko dhe e kritikoj hapur Bilalin vetëm për veprën e Kadaresë. Madje, kritikoi edhe drejtorin e ndërmarrjes ku punonte Bilali, pasi e mbante mirë atë. Drejtori ishte një shkrimtar i ri dhe i pëlqenin shkrimet e Bilalit. Ishte një lexues i veprave të tij.

- A përndiqej nga Sigurimi i Shtetit gjatë kohës së internimit?

Namik Mana – Bilali punonte nëpër fusha duke prashitur rrushin. Atë e dënuan më 1000 lekë dhe i mbanin çdo muaj nga 100 lekë. Por në atë kohë një shumë e tillë parash ishte shumë e madhe. Këtë gjobë ia vunë me pretekstin se ai nuk kishte dorëzuar shtëpinë ku kishte banuar më parë. Kjo ishte një absurditet, pasi atë e internuan dhe nuk i lanë kohë që të bënte të tilla procedura.

- Mendoni se jeta e Bilalit ishte e rrezikuar seriozisht nga këta armiq që i kishin vënë pas? Ndonjë rrezik që e detyroi të arratisej jashtë vendit?

Namik Mana – Bilali e dinte shumë mirë që përndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Të gjithë e dinin atë kohë se, kur të vihej Sigurimi nga pas, çdo gjë mund të ndodhte. Kur ishin të internuar në Hamallaj, Bilali takon një grua, që ishte mësuese në Sukth. Atë e kishte caktuar Sigurimi që të përgjonte Bilalin. Ajo i thotë vetë Bilalit se e kishin caktuar për ta përgjuar.

- Ishte ndonjë presion që i bënin apo ndonjë provokim?

Namik Mana – Ishte një provokim që i bënin Bilalit që të shikonin se çfarë qëndrimi do të mbante ai. Edhe arratisja e tij është kurdisur nga vetë ai dhe ne personat që kishte afër.

- Si është arratisur Bilal Xhaferri?

Namik Mana – Përpara se të arratisej, ai bëri një fejesë me një vajzë në Sarandë. Mbasi u fejua, erdhi në Durrës për të punuar. Punoi disa kohë dhe më pas iku me pretekstin se do të martohej me vajzën që ishte fejuar në Sarandë. Ai shkoi në degën e Durrësit që të merrte leje se do të martohej, pasi, kur internoheshe në atë kohë, nuk lejohej që të lëvizje nga vendi që ishe i internuar.

- Ju e dinit që Bilali do të arratisej?

Namik Mana – E dinim shumë mirë, madje ne kontribuuam në para që ai të arratisej jashtë vendit. Kishte njohur një person, që i kishte garantuar se do ta dërgonte në Greqi.

- Shefki, ju keni qenë në Konispol në kohën kur ai ka ikur në Greqi. Keni studiuar edhe jetën e Bilal Xhaferrit. Si është arratisur ai në atë kohë, kur kufijtë ishin të stërkontorlluar?

Shefki Hysa – Ai ishte shumë i vendosur për tu larguar nga Shqipëria. Nuk mund të rrinte, pasi e dinte që do ta arrestonin. Ai sajon një fejesë. Madje mori pjesë edhe në një festë që u organizua në Sarandë dhe bëri të ditur se do të martohej. Të nesërmen, pasi mbaroi festa, iku në vendlindjen e tij. Shkoi në Janier, në kufi me Greqinë. Në këtë zonë kufiri ishte më pak i kontrolluar, pasi presupozohej se ishte një zonë besnike e Partisë dhe nuk do të largohej as një njeri. Bilali, duke qenë i zonës aty, e njihte mirë rrugën për tu arratisur. Kështu së bashku me kunatin u arratisën për në Greqi. Në kufi ai la një letër, e cila është gjetur edhe te dosja e tij. Në të thuhej se largohej nga Shqipëria pasi sistemi komunist ishte shumë i papranueshëm dhe diskriminues. Pasi kaloi kufirin, ai ndenji në Janinë për gjashtë muaj në kamp internimi.

- Shumë e dhimbshme kjo histori! Një çam që ikën në Greqinë e asaj kohe, disa vjet mbasi kishte ndodhur masakra e shovinizmit grek!

Shefki Hysa – Pikërisht këtu ndodh edhe tragjedia më e madhe e jetës së Bilal Xhaferrit. Kur largohet nga atdheu, merr një qëndrim tjetër. Po të shohësh ciklin e botimeve që ka shkruar në Janinë, shihet një hije trishtimi. Ai e dinte se, po të bëhej me dije nga forcat greke se cili ishte, do të përfundonte më keq se në Shqipëri. Ndaj ai shkon në zyrat e OKB-së në Greqi dhe kërkon që të largohet në SHBA. Për gjashtë muaj ai ikën dhe shkon në SHBA.

- Shefki, ju ishit një ndër organizatorët kryesorë për sjelljen e eshtrave të Bilal Xhaferrit në atdhe së bashku me presidentin e asaj kohe, Sali Berisha. Është një amanet i mbajtur i Bialit kthimi në atdhe. Si e kujtoni këtë ngjarje?

Shefki Hysa – Në radhë të parë është për tu falënderuar ish-presidenti Berisha dhe Pjetër Arbnori për kontributin që dhanë për kthimin e eshtrave në atdhe. Duke qenë një disident, ndihmoi jashtëzakonisht shumë për këtë përmbushje. Duke qenë anëtar i parlamentit, ai u përkushtua shumë për gjetjen e fondeve.

- Jemi në kohë demokracie. Figura e Bilal Xhaferrit duket e vakët në librat shkollorë dhe në medie. Mendoni se përplasja që pati me Ismail Kadarenë pengon në promovimin e tij si shkrimtar në letërsinë shqipe sot?

Namik Mana – Nuk besoj se është kjo. E para, Bilal Xhaferri është çam, por nuk i përket Çamërisë, po të gjithë Shqipërisë. Nuk mund të them se në çfarë pozicioni mund ta vesh atë.

- Për çarsye nuk e pranojnë sot Bilal Xhaferrin si shkrimtar të talentuar?

Shefki Hysa – Janë disa arsye. E para është se vazhdon trashëgimia komuniste e letërsisë. Janë disa ikona të komunizmit që e mbajnë veten e tyre në piedestale dhe nuk e lejojnë Bilalin që të ngrihet në piedestal. Në qoftë se do të bëjmë një krahasim të letërsisë së Bilal Xhaferrit me letërsinë ekzistuese, do të shohim se ndryshon si nata me ditën. Është shumë më e pasur letërsia e Bilal Xhaferrit. Është një letërsi tejet brilante, që shkon direkt e në zemër, që pëlqehet shumë nga lexuesi.

- Namik, në kontekstin historik a vazhdon ende persekutimi i Bilil Xhaferrit?

Namik Mana – Po. Në Kosovë vlerësohet shumë herë më tepër figura e Bilal Xhaferrit sesa në Shqipëri.

Shefki Hysa – Vazhdon pasi në letërsinë shqiptare ekziston vetëm një poezi të tij. Vetëm “Balada çame”, ekziston në tërë tekstet e letërsisë shqipe. Madje, as në orët letrare nuk përmendet figura e tij.

- Zoti Shefki, ju si kryetar i shoqatës a keni bërë ndonjë përpjekje për ta futur figurën e tij në tekstet e letërsisë shqipe?

Shefki Hysa – Disa herë zyrtarisht jemi marrë me Ministrinë e Kulturës dhe Arsimit për të futur disa shkrime të Bilal Xhaferrit në librat shkollorë. Na kanë dhënë një përgjigje pozitive, por është zvarritur shumë. Mund të them se kështu po ndodh me Kasem Trebeshinën, Pjetër Arbnorin etj.

Siç e ka thënë edhe vetë Bilali, ai është shkrimtari i njohur i të panjohurve.

Namik Mano – Bilali është një shkrimtar çam. Figura e tij po vlerësohet më shumë në Kosovë sesa në Shqipëri. Kjo për arsye se kanë pasur të njëjtin fat.





Shefi i degës së brendshme përdhosi trupin e pajetë të Havzi Nelës

Intelektuali i varur nga diktatura në vitin 1988, si u inskenua gjyqi dhe më pas varja e poetit

Krimet e komunizmit në Shqipëri janë nga më të tmerrshmet në Evropën Lindore. Më e tmerrshme bëhet situata kur dënohet me varje një poet. Por më e dhimbshme bëhet gjendja kur ky poet dënohet me varje vetëm një vit e gjysmë përpara se të binte komunizmi në Shqipëri. Bëhet fjalë për Havzi Nelën, poet dhe ish-i burgosur politik, një njeri që u dekorua nga demokracia, por që në të njëjtën kohë u dekoruan edhe vrasësit e tij. A mund të dekorohet nga demokracia vrasësi me të vrarin? Ai ishte një kundërshtar i njohur i regjimit komunist që në moshë të vogël e deri kur e dënuan me vdekje. Vrasja e tij bën bujë edhe sot e kësaj dite në retorikën e politikës sonë. Ai është dënuar me varje në kundërshtim të plotë të ligjeve të vet komunizmit. Mund të cilësohet si krim kundër njerëzimit. A mund të dënohet një njeri nëpërmjet miratimeve të dhëna me telefon? Për të trajtuar këtë çështje kam ftuar në studio dy persona të njohur për publikun: Bedri Çoku, ish-i burgosur politik, një shkrimtar i njohur dhe bashkëvuajtës me Havzi Nelës; zotin Petrit Palushi, gazetar, shkrimtar, studiues, një nga njerëzit që është marrë më së shumti me Havzi Nelën, me historinë e tij dhe me vlerat që ai ka dhënë.

- Zotërinj jemi përball një prej ngjarjeve më makabre. Historia e Havzi Nelës është shumë e gjatë. Zoti Palushi, po filloj me ju. Mendimi juaj për jetën e Havzi Nelës. Një jetë që ka bërë një kundërshtim të hapur, të fortë kudër komunizmit. Është një rast i rrallë i përballjes së tillë me komunizmin.

Petrit Palushi – Fillimisht do të thosha se data 10 gusht 1988 ka qenë një ditë e errët për të gjithë qytetin e Kukësit. Madje, jo vetëm për qytetin e Kukësit, por e gjithë Shqipërinë, kur mësuan ngjarjen e Havzi Nelës. Them kështu se u aplikua një metodë e mesjetës së hershme, kur duhej dhe pak kohë që të shembej “Muri i Berlinit”, duheshin edhe 2 vjet që të binte komunizmi në Shqipëri. Vrasja e Havzi Nelës, ose marrja e frymës nëpërmjet varjes në litar, është një nga aktet më mostruoze të asaj bande shtetërore. Është një krim makabër, që dëshmoi se, kur diktaturat janë në çastet e fundit, arrijnë të kryejnë krime nga më të tmerrshmet. Po të shikojmë dy segmentet e diktaturës, fillimin dhe fundit, do të shikojmë krime nga më të tmerrshmet në qarkun e Kukësit. Përmend këtu krimet e njohura të Shefqet Peçit në këtë zonë. Në një intervistë të tij 6 muaj përpara se të vdiste ai (Shefqet Peçi) do të thoshte se “po të më jepej përsëri rasti, përsëri do t’i vrisja ata njerëz”. E njëjta gjë ndodhi edhe me bandën shtetërore që ekzekutoi Havzi Nelën, e cila, pasi kaloi 24 vjet nga varja e tij, nuk ka shfaqur asnjë shenjë të pendesës. Mosshfaqja e shenjës së pendesës tregon se nuk kemi të bëjmë me një reflektim ose për një përpjekje për ta transferuar krimin diku tjetër. Ne do të vazhdojmë me këtë mision. Dua të them se Havzi Nela ka qenë një kundërshtar i hapur i regjimit komunist.

- Zoti Çoku, pashë se u prekët nga inserti që transmetuam më parë. Është normale, se ju e keni njohur Havzi Nelën nga afër. Keni qenë bashkëvuajtës më të. Ju keni qenë shok burgu, keni shkruar për të në mënyrë të mrekullueshme. Një refleksion të parë doja nga ju.

Bedri Çoku – Faktikisht, u preka nga inserti që pamë, nga ato fotografi të gjalla. Havziun e kam njohur në burgun e Burrelit. Ishte një njeri i qetë, i heshtur. Rrinte gjatë gjithë kohës duke u menduar. Kur dilnim në ajrosje, ai rrinte duke folur me veten e tij. Kjo gjë më bënte përshtypje. Një ditë i shkova dhe i futa krahun. I thashë se “jam Bedri Çoku” dhe e pyeta nëse kishte ndonjë gjë që e mundonte. Ai më tha se më njihte dhe se kishte dëgjuar për mua dhe për familjen tim. “Unë, – më tha, – bisedoj më veten ngaqë përsëris poezitë që shkruaj me mendje.” Problemet e burgut janë shumë të mëdha. Është thënë dhe stërthënë që burgjet shqiptare në kohën e komunizmit kanë qenë nga më çnjerëzoret. Trajtimi që u bënin të burgosurve, trajtimi që u bënin familjarëve të të burgosurve janë nga më çnjerëzoret. Sidomos po të shpreheshe hapur ndëshkimet ishin nga më të jashtëzakonshmet. Në qoftë së do të flasim për karakterin e Havziut, duhet përmendur se e dënuan disa herë me burg. Ai ka qenë një idealist revolucionar. Ai kërkonte ndryshim. Ishte shumë aktiv për atikomunizmin. E shprehte me gjithë ndjenjë atë që ndiente

- Zoti Palushi, Havziu vinte nga një familje antikomuniste që përpara se komunistët të vinin në pushtet. Familjen e tij e kanë internuar në Tepelenë, vetë Havziun e burgosën, disa persona të familjes së tij i kanë pushkatuar. Por ka një momet që e deklaron Havziun si antikominist. Është një mbledhje për kolektivizimin që e shpreh atë.

Petrit Palushi – Kur flasim për jetën ë Havzi Nelës, krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një rrëfim real. Po t’i referohemi që nga viti 1967, kur filloi kalvari i vuajtjeve për Havzi Nelën, krijohet përshtypja se ne kemi të bëjmë me një njeri që ka refuzuar sistemin komunist që në fillim.

- Në një intervistë që ka dhënë i vëllai i tij thotë se Havziu ishte antikomunist që kur ishte fëmijë. Që në moshën 12-vjeçare ka pasur një lloj revolte, që ishte e rrallë për moshën.

Petrit Palushi – Ai nuk i ka duruar ato rregullat strikte. Që në konviktin e shkollës së Kukësit ai filloi të rebelohej. Por po t’i referohemi raportit të Havzi Nelës me pushtetit, ka qenë raport rebelimi. Në vitin 1967 në Shishtavec ai në një mbledhje të komunitetit të Partisë së Punës ngrihet dhe del hapur. Ai i kërkon që të mos prishen xhamitë dhe kishat. Thotë se “unë jam besimtar dhe besoj te Zoti, ndaj dua të falem”. Ai kërkonte që veshja tradicionale e zonës të mos ike. Këtu kemi të bëjmë me atë reagimin e madh të partisë ndaj tij. Këtu mendoj se Havzi Nela ka qenë i pari person që ka kërkuar publikisht që të mos hapeshin kooperativat. Me sa kam lexuar për historinë e tij, nuk kam gjetur një të dytë që të shprehet kaq hapur kundër komunizmit. Në dënimin e fundit të tij komunistët thanë se “ky është armik i betuar i Partisë së Punë”. Po të flasim për Havzi Nelën, duhet të përmbahemi në tri pika: në dosjen e vet; në rrëfimet e bashkëvuajtësve dhe në dhimbjen e tij. E kam parë me sytë e mi të varur. Trekëmbëshi ishte punuar shumë hijshëm. Pra, banda shtetërore ishte kujdesur shumë mirë për këtë masakër.

- Zoti Çoku, ka një ngjarje shumë të rëndësishme në jetën e Havziut: ridënimi i tij në burg për propagandën antikomuniste.

Bedri Çoku – Havzi Nela pati fatin e keq që përfundoi në Spaç. Pas revoltës që u bë në Spaç, shteti në atë kohë u vu në gjendje lufte. Siç dihet, burgu u mor nën kontroll nga të burgosurit. U ngrit flamur lart pa yllin komunist. Kjo pati tronditje, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë kampin komunist. Aq më tepër ajo u ngrit në kuadrin e fazës përfundimtare të Bashkimit Europian. Në shkurt të 1983 Byroja Politike deklaroi publikisht se nuk do të merrte pjesë në Komisionin Europian. Kjo qe në goditje jo vetëm për ne të burgosurit, por për të gjithë popullin shqiptare. Prandaj revolta pati jehonë. Havzi Nela u frymëzua shumë nga kjo ngjarje. Në ato kushte të flisje për revoltën e Spaçit ishte një gjë shumë e rëndë për komunizmin.

- Zoti Palushi, në shënimet që ju keni dhe në ato që kam parë në dosjen e Havziut thuhet se akuza e ridënimit rrotullohet rreth Organizatës së Sigurimit Europian. Kam idenë se kjo është arsyeja?

Petrit Palushi – Avzi Nela ka pasë dënime përgjatë gjithë jetës. I pari kur ka qenë në shkollën e mesme. Kjo sepse një nga nxënësit e shkollës deklaroi se ai bënte poezi kundra regjimit. Gjithsesi, ai mundi ta vazhdonte shkollën e lartë me korrespondencë. Ky ishte dënimi i parë. Dënimi i dytë ka të bëjë me vitin 1967, kur u arratis. Dënimi i tretë ka të bëjë me dënimin e Rrëshenit. Dënimi i katërt ka të bëjë me dënimin në Arrën. Një nga studentët e dhjetorit e ka takuar Avziun dhe i ka thënë: “Nuk ka më keq. Këtu në Arrën edhe me bishat nuk më lejnë të bisedoj.” Cili është dënimi i pestë? Dënimi i pestë është i vendimit fatal. Këtu do të shtoja një dënim tjetër. Është ai i mosnjohjes së krimit që iu bë. Ju e kishit me dënimin e Rrëshenit. Për këtë ka të drejtë Aleks Sabata, ku në një shënim të tij ai thotë: “Havziu ka qenë i pari poet shqiptar që i ka kënduar frymës së Helsinkit.” Unë kam shfletuar dosjen hetimore të vitit 1985. Aty thuhet se ky është një person antikomunist dhe i thotë bashkëvuajtësit se në Shqipëri nuk ka standard. Sipas tij, standard ka Austria, Franca, por mbi të gjitha standard ka Amerika. Ai kishte një simpati të veçantë për Austrinë. Që më 1962-shin sipas një deklarimi që ai ka bërë është shprehur se do të arratiset dhe do të shkojë në Austri dhe të studiojë , “të shkollohem mu aty ku ka studiuar edhe Eqrem Çabej”. Në vitin 1975, për fat të keq, Sigurimi i Shtetit kishte arritur të depërtonte edhe te disa të burgosur, të cilët e spiunuan. Ata i tregun se ai ishte pro Këshillit të Sigurimit, që është OSBE-ja e sotme. Pra, ky thotë që në Shqipëri nuk ka standard jetese. Ai thotë se burgjet në sipëri janë më keq se burgjet e Hitlerit.

- Zoti Çoku. si e morët vesh varjen e Havziut?

Bedri Çoku – Na erdhi një letër, që na thoshte se ishte varur Havzi Nela. Neve nuk ka besohej, se bëhej fjalë për 1988, kur gjithçka po vinte drejt fundit. Regjimi komunist ishte gati në fundin e tij. Ishte me ditë të numërua regjimi komunist. Ne u prekëm shumë. Disa ditë nuk e besuam, derisa erdhi konfirmini nga disa persona të afërm. Ai edhe kur u largua, atë e vriste sedra. “Unë po çuditem, – më thoshte, – se si ka mundësi që mua duan të më transferojnë në këtë periudhë.” Unë përpiqesha që të qetësoja. Edhe kështu që ai njeri u kujtua që të linte diçka. Kur dola nga burgu i Burrelit, mora sendet e tij. Të gjithë të burgosurit morën nga një copë jorgan si kujtim për Havziun

- Zoti Petrit, një nga momentet më të bukura të librit tuaj është moment i vrasjes së Havzi Nelës. Ju e kemi parë të varur. Jo vetëm për këtë moment, por ju e keni studiuar. Çfarë mund të më thoni për këtë?

Petrit Palushi – Unë jam një nga 20000 banorët e Kuksit që e kemi parë atë të varur. Më 10 gusht 1988 në orën nëntë kam parë një njeri të varur dhe ky ishte Havzi Nela. Unë dua të rikthehem një ditë më përpara. Më 9 gusht 1988, në orën pesë deri në shtatë të pasdites organizohej në stadiumin e lojërave me dorë festa e grurit. Unë këtu dua të përmend një fakt të çuditshëm. Në emër të Komitetit Qendror, fjalimin e ka mbajt Rahman Haku. Në dosjet e Havziut shohim që një nga firmëtarët e dënimit të tij është edhe Rahman Haku. Është firmëtar në presidiumin popullor. Ky ishministër i asaj kohe ka ardhur me mandatin e zi të asaj kohe. Di një fakt që 10 ditë para se të varej kanë qarkulluar fjalët që shteti e ka dënuar vetëm me pesë vjet e jo me varje. Jo më kot e përmenda atë, sepse ai kishte mandatin e vdekjes. Unë e kam marrë vesh që ai u var në orën nëntë. Një ish shoku im i klasës më thotë që “kanë varur Havzi Nelën”. Ishte një lajm tronditës. Pothuajse fytyra ishte e verdhë. Kishte një palë pantallona doku dhe një këmishë që s’ishte holluar komplet. Kishte dhe një palë atlete të llastikta. Unë e kam përjetuar shumë atë lloj drame. Atë skenë e ka parë edhe nipi im, se ajo pamje makabër ishte për të gjithë. Nipi më ka thënë: “Dajë, mos më sill më këtu”. Ai ishte fëmijë në atë kohë. Kur e kamë analizuar këtë frazë më kujtohet një fjalë e çuditshme të poetit Ali Podrima për Havzi Nelën, ku thuhet: “Martir të fundit asnjë herë nuk patëm. Martirët e Shqipërisë kanë vazhduar me shekuj, kohë mbas kohe.” Dhe ndodhi ajo që ndodhi që unë do ta huaja një veprim stalinist. Raporti imi me Havzi Nelën ka qenë jo informues. Atë kohë punoja mësues dhe kam qenë larg familjes. Kur kam shkuar në Kukës, u informuam që është dënuar më varje. Dhe të nesërme ai u var.

- Ngjarja ishte e organizuar apo ishte spontane?

Petrit Palushi – Ka qenë ditë e mërkurë. Njerëzit kanë qenë në punë. Shkolla nuk ka pasur sepse ka qenë Gusht. Njerëzit vinin rrotull të organizuar. Mua më ka mbetur në mendje organizimi i punëtorëve të artizanatit. Rreth 200 gra të rreshtuara për dy, njëlloj si nxënësit e shkollave. Vinin rrotull, por nuk afroheshin. Regjimit të Ramiz Alisë po i vinte fundi. Unë do të thosha se, po ta donin aq shumë regjimin e tij, trupin e pajetë të Havziut do ta qëllonin me gurë ose do ta duartrokisnin atë akt, por kjo nuk ndodhi. Qyteti i Kukësit atë ditë ra në një zi. Unë them banorët e qytetit e ngritën në një piedestal. Ata krijuan simpati për atë person. Në orën 11:00 një nga shefat e policisë së qytetit (që për mendimin tim me atë është vepruar shumë gabim sepse deri në 1994 ai ishte ende shef policie), ka prerë litarin me gërshërë. Kur u munda ta priste herën e parë, gërshërët nuk e prenë. Herën e dytë litari u pre dhe trupi i Havzi Nelës ra në karrocën e makinës që ishte poshtë tij. Ai e ka shtyrë kufomën me këmbë sepse kishte dalë jashtë karrocerisë. Kjo ishte më shumë se përdhosje, sepse kufomat zakonisht nuk preken. Atë ditë nuk u ndjeva mirë. Ishte hera e parë që pashë një njeri të varur. Nuk më besohej ajo që kisha parë. Më dukej vetja si në teatrin e kukullave. Kujtim Allaraj, që ishte shoku im, më thotë për Havziun: “Ky është martir dhe shkuar martiri”. Ishte hera e parë që dikush më fliste ndryshe për Havzi Nelën. Në vitet 1992-1993 presidenti i asaj kohe filloi të merrej seriozisht me çështjen “Nela”, sepse dolën dokumentet dhe mori dekoratat përkatëse.

- Zoti Çoku, një koment për këtë momnet shumë të shëmtuar për historinë e politikës shqiptare, për historinë e diktaturës shqiptare më saktë?

Bedri Çoku – Për mendimin tim kjo është një vrasje e pastër politike. Kjo nuk ishte e as e para as fundit. Ne po nuk arritëm që ta shpjegojmë qartë se çfarë ishte kjo diktatura shqiptare ne do të shpjegojmë enigmën e 45 vjetve. Partia Komuniste ka lindur në atë kohë kur pushtuesit Italian e bashkuan Kosovën me Shqipërinë. Komunizmi ishte pro ideve serbe për copëtimin e Shqipërisë. Ata duke ia shkëputur Kosovën Shqipërisë krijuan Partinë Komuniste.

- Ju keni qenë për disa kohë drejtor i burgjeve në kohën kur bllokmenët u dënuan për gjenocid. Keni pasur ndonjë përballje me ta, ndonjë konflikt?

Bedri Çoku – Unë, të them të drejtën, ndryshe nga bashkëvuajtësit e mi, pata një kënaqësi. Unë pashë persekutorët e mi të binin në burg. Në kohën kur unë të kaloja në korridoret e birucave, ata ngriheshin të gjithë më këmbë. Kur shkova për inspektim në burgun 313, kalova te qelia e Ramiz Alisë. “Keni ndonjë ankesë?” – i thashë dhe ai m’u përgjigj direkt se po, duke thënë se nuk kishte dritare për ajrosje. Ai vazhdoi duke më thënë se kishte qenë në burg për një muaj në kohën kur ishim pushtuar nga Italia. Aty iu ktheva dhe i thashë: “Po të kishte qen ti në burg, do të kishe shkruar 100 romane, se nuk rrinit ju pa shkruar për gjëra pa vlerë, që ju i quani të mëdha.” Probleme të tjera mund t’i tregoj në ndonjë rast tjetër.

-Ajo që ju thatë e nxjerr qartë mendimin e asaj që kishin komunistët mbas rënies së diktaturës. Zoti Çoku e përmendi faktin e shkëmbimit të shqiptarve me shqiptarë në Jugosllavi. Ka një moment që nuk pranon këtë bashkëpunim Havzi Nela. Çfarë mund të na thoni për këtë gjë zoti Palushi?

Petrit Palushi – Fillimisht do të thosha se Havzi Nela do të mbetet kualitet njerëzor, nga më të çuditshmit në historinë e Shqipërisë në 50 vitet e fundit. Në vitin 1967 ai u arratis. Qëllimi i tij ishte të ikte në Austri. Siç dihej, kufiri në atë kohë ishte shumë i kontrolluar nga ushtarët e Enverit. Para se të kalonte kufirin, nxjerr nga xhepi një letër dhe shkruan: “Lamtumirë atdhe i dashur, po të lë më zemër të plasun!” Ai do të largohej nga vendi në këto rrethana. Gjithë ajo dhunë që u krijua në vite dhanë efektin e saj. Kur shkoi në Prizren, e marrin forcat jugosllave dhe i thonë që “ti do të punosh në UDB-Jugosllave”, por ai nuk pranoi kurrsesi dhe u kthye përsëri në atdhe. Në atë kohë ka qenë një marrëveshje shumë cinike. Njerëzit që largoheshin nga Jugosllavia do të ktheheshin në këmbim të njerëzve që do të largoheshin nga Shqipëria.

- Do të kalojmë në një pikë tjetër shumë të rëndësishme. Është fjala për debatin 23-vjeçar për vdekjen e Havzi Nelës. Debati vazhdon edhe nga kryetari i PS-së. Ai ka kërkuar falje sepse babai i tij ka qenë një nga firmëtarët për varjen e tij. Këtu krimet e komunizmit vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të debatit politik. Këtu nuk ka ende asnjë përgjegjës për këto krime. Zoti Bedri, ç’mund të më thoni?

Bedri Çoku – Nuk mund të ndërtohet një shtet me eshtrat e njerëzve të pafajshëm. Ende nuk dihet se ku janë eshtrat e 5000 njerëzve. Gjërat duhen filluar nga e para. Krimet monstruoze të komunizmit nuk i ka kaluar koha. Janë krime 45-vjeçar, që janë të pashembullt në botë. Këto nuk mund të harrohen. Duhet bërë një operacion zbulimi për këto krime. Debati është dhe do të jetë. Këtu nuk ka për t’u ndërtuar as një demokraci reale, po u bërë as një falje morale së paku. Dy gjërat që ndërtojnë themelet e demokracisë është zbardhja e krimeve dhe kthimi i pronave. Në Shqipëri nuk është bërë as njëra. Këta që kanë qenë në krye të komunizmit janë ende.

- Zoti Palushi, jemi 20 vjet demokraci, si ju duket ky rast?

Petrit Palushi – Kur kemi të bëjmë me Havzi Nelën, nuk kemi të bëjmë vetëm më një viktimë të komunizmit. Ai është dekoruar, por nuk mund të dekorohet edhe i vrari edhe vrasësi. Kur flasim për Havzi Nelën, problemi duhet kapur që në fillim. Gjyqi i tij është komplet i montuar. Ai u arrestua dhe u mblodh direkt çështja hetimore e cila zgjati 7 ditë. Cila është çështja hetimore në botë që ka zgjatur 7 ditë. Edhe Sadam Hysenit i zgjati çështja 1 vit e 3 muaj. Është një deklaratë ku thuhet se me datë 24 është thënë se Havzi Nela do të dënohet me vdekje. Ka një vendim partie. Por këtu ka një problem. Nga 7 anëtar që kishte presidiumi, vetëm 6 kanë hedh firmën. Njëri nga anëtarët e dha dhënë firmën nëpërmjet telefonit. Është rasti më unikal në botë që ka ndodhur kjo. Kjo është një shkelje ligjore e vetë ligjeve të komunizmit. Është një vendim që është 7 me 7 vota. Dhe kështu nuk mund të dënohet. Formalisht në shumë nga gjyqet komunizmat kanë qenë në rregull. Këtu kemi të bëjmë me një rast të paprecedent. Ky është një krim kundër njerëzimit. Ky është i faktuar.

Bedri Çoku – Nuk është trazicioni i dhimbshëm yni. Nuk ka një burg simbol për të parë njerëzit si kanë vuajtur. Që të dalin këto të vërteta, duhen hapur arkivat.

Petrit Palushi – Më falni që po bëj një ndërhyrje. Ligjet e asaj kohe nuk kanë pasur të caktuar terrorizmin. Ka një shkelje të një operative që thotë se mua më ka thënë Havzi Nela se do të arratisej jashtë vendit. Kaq zemër mirë ka qenë hetuesi, sa nuk ua ka thënë direkt krerëve komunist që ai do të arratisej, por e tha ditën e gjyqit.

- Mendoj se kjo pjesa ka dalë. Kemi disa fakte, akuza kundër kauza. Kemi edhe një fakt që janë bërë shkelje edhe në ligjet e asaj kohe. Doja një koment tuajin.

Petrit Palushi – Jam munduar që ta jap çështjen hap pas hapi, përmes dokumenteve, rrëfimeve. Por fatkeqësia e madhe në Shqipëri nuk pati një gjyq si ia i Nurembergut. Një gjyq i tillë do të lehtësonte familjet e të gjithë përndjekurve. Unë i referohem bandës shtetërore, që dënoi Havzi Nelën. Nuk është zhvilluar një gjyq për Havzi Nelën. Jam i bindur se i gjithë ky gjyq do të nxirrte shumë veta që nuk që duhen të dalin patjetër. Si ka mundësi që të gjitha ato intervista që i janë bërë Ramiz Alisë nëpër televizione nuk ka përmendur as njëri çështjen e Havzi Neles. Asnjë nuk ia ka drejtuar një pyetje lidhur me këtë gjyq. që ka shkelur vetë ligjet e komunizmit. Asnjë nuk i ka bërë një pyetje Ramiz Alisë për masakrën e Tivarit. Të mos harrojmë se në parlament më 1991 u fut Fehmi Avdiu, një vrasës në parlament. Tani kemi një gjë shumë të çuditshme. Fehmi Avdiu dekorohet nga ish-presidenti Moisiu. Si mund të bashkëjetojë në dekorata vrasësi dhe i vrari?

Bilal Xhaferri


- Në insertin që transmetova më parë ishte një grup të ish-të burgosurish që takonin Ramën, Ruçin e të tjerët. Sa besoni te këto zhvillime politike?

Bedri Çoku – Shumë qesharake! Veprimet që po bëjnë njerëzit të PS-së janë të papjekura. Të burgosur të tillë edhe mund të gjesh, por nuk besoj se janë të gjithë dakord që këto veprime.

Petrit Palushi – Ju përmendët pamjen. Ajo ishte një pamje surrealiste. Prania e njerëzve atje ishte pak surrealiste. Ne do të vazhdojmë të përkujtojmë figurën e Havzi Nelës. Do të botojmë një libër me fotografitë e Havzi Nelës, do të botojmë një libër tjetër me poezitë e Havzi Nelës. Gjithashtu edhe një libër me mendimet e shkrimtarëve të tjerë për Havzi Nelën.




Qasja botёkuptimore e Havzi Nelёs

h-nela2
Nga Alfred Nela.
Sistemi i ndёshkimeve i ndёrtuar nё periudhёn e komunizmit, ishte njё ndёr mё mizorёt pёr sa u pёrket formave dhe mёnyrave tё dёnimit. Hierarkia e dёnimeve ishte e pёrmasave mё barbare qё mund tё kishte njohur historia njerёzore. U pushkatuan, u varёn, u dёnuan, shumё tё pafajshёm nё mёnyrё tё egёr dhe çnjerёzore. Mijёra njerёz tё urtё dhe tё fjalёs sё lirё, u torturuan nё forma tё paprecedenta dhe jashtё pёrfytyrimit njerёzor. Njё ndёr ta, ishte dhe dёnimi dhe ri-dёnimi i poetit Havzi Nela. Ai u var nё mes tё qytetit tё Kukёsit, nё njё kohё kur nё Evropё dhe kontinent, ekzekutime tё tilla, ishin ndaluar me kohё. Forma e ekzekutimeve qё ndoqi shteti Enverist, ishte i ngjashёm me ekzekutimet e periudhёs mesjetare. Persekutimi i intelektualёve dhe i njerёzve qё kёrkonin lirin e shprehjes, ishte kthyer nё njё spektakёl rutinё pёr publikun e gjёrё tё nёnshtruar dhe admiruesit e sistemit diktatorial.
h-nela2

  1. Fjala e lirё dhe liria pa fjalё
Sokrati edhe pas 25 shekujsh do tё helmohej. (Osho)
Tё shkruash dhe flasёsh pёr Havzi Nelёn, ёshtё sa e lehtё, po aq dhe e vёshtirё. Ёshtё e lehtё sepse, ai u la pasardhёsve tё gjithё mendimet e tij, tё shkruajtura nё letёr me gjuhёn e tij tё zemrёs, mendjes dhe shpirtit. Shkrimet e tij, ai i la qё tё kuptoheshin nga tё gjithё, pavarёsisht prejardhjes shoqёrore, edukimit apo statusit social. Ёshtё e vёshtirё tё flitet pёr tё, sepse vuajtjet dhe pёrjetimet e tij, janё neglizhuar dhe anashkaluar nga ai sistem, qё krijoi shoqёrinё e kontrollit dhe tё ndёshkimit. Idealet qё kishte nё mendje, dhe ato qё kishte rrёfyer dhe shkruar nuk gjetёn vendin dhe destinacionin e duhur. Vizioni i Havzi Nelёs, ishte shumё pёrpara tё tjerёve, ishte rreth gjysёmshekulli inerci, kjo duket qё nё arrestimin e tij, qё daton nё vitet 1967. Kauza e tij ishte pёr liri, drejtёsi dhe barazi. Ai nuk kishte kauzë personale, por tё gjithё idetё qё kishte, ishin nё shёrbim tё tё gjithё njerёzve pa dallime. Kёrkesat e Havzi Nelёs, ishin pёr njё shoqёri tё emancipuar, ashtu siç Evropa kishte filluar t´i bёnte me kohё. Ai gjithmonë dёshiroi tё sjellё “Mbinjeriun” e Niçes nё atё realitet tё krijuar. Ja si e pёrshkruan Niçe “Mbinjeriun”, tё cilёn dhe poeti Nela, e kishte tё ngulitur nё mendjen e tij.
Mbinjeriu do tё jetё i rrallё, por ai ёshtё etapa pasardhёse e evolucionit njerёzor. Historia ecёn jo drejt njё “njerёzimi” tё zhvilluar abstrakt, por drejt lindjes sё njerёzve tё jashtёzakonshёm. Ky objektiv ёshtё mbinjeriu, thotё Niçe. Por njeriu nuk do tё jetё produkt i njё procesi mekanik tё evolucionit. Vetёm kur individёt mё tё lartё tё kenё guximin pёr tё rivlerёsuar tё gjitha vlerat dhe pёr tё reaguar tё lirё ndaj vullnetit tё tyre tё brendshёm pёr pushtet, vetёm atёherё mund tё arrihet etapa tjetёr. “Njeriu ёshtё diçka qё duhet tejkalohet”, dhe ёshtё mbinjeriu ai qё pёrfaqёson nivelin mё tё lartё tё zhvillimit dhe tё shprehjes sё fuqisё fizike, intelektuale dhe emocionale. Mbinjeriu do tё jetё, njeriu vёrtet i lirё, pёr tё cilin asgjё nuk ёshtё ndaluar pёrveç asaj qё pengon vullneti pёr pushtet (Stumpf; 2008).
Siç shihet Niçja kishte si vizion naltёsimin e mendjes njerёzore, ndёrsa Nela kishte si devizё emancipimin e individit nё njё vend ku shtypja dhe horrori ishin nё nivelet mё tё lartё. Ai nuk kishte kёrkesa personale, por vetёm individi tё lejohet tё shprehё lirshёm fuqinё intelektuale dhe shpirtёrore, qё e mban tё brendёsuar dhe tё ndrydhur.
Pas Revolucionit Francez, format e pёrgjithshme tё praktikёs penale u reformuan. Para kёsaj periudhe mёnyrat e ndёshkimeve ishin disa llojesh si: vdekja, punё nё galeri ose punё tё detyruara, kamzhiku, pranimi publik i fajit etj. Siç shihet pёrveç kamzhikut tё gjithё format e tjera tё dёnimit u aplikuan nё periudhёn diktatoriale. Ekzekutimet publike, u bёn njё shprehi e zakonshme pёr njerёzit qё kishin pikёpamje ndryshe nga ai i pushtetit. Nё mesjetё njё formё e ekzekutimeve publike, njihej me emrin “ceremonia e trekёmbёshit”, ose dёnimi me varje. Riti i ekzekutimit publik nёnkuptonte, nevojёn qё i dёnuari tё pranonte vetё fajёsinё, pёrmes rrёfimit shpeshherё tё detyruar, gjithashtu dhe publiku tё bindej pёr fajёsinё e tё dёnuarit, apo tё kuptojё fuqinё e autoritetit (Foucault; 2010). E njёjta praktikё u ndoq edhe me varjen e poetit Havzi Nela, nё prag tё shembjes sё Murit tё Berlinit.
  1. Njeriu i partisё dhe partia pa njerёz
Krijimi i “homo soveieticus”, nё vend qё tё ndalonte ishte perfeksionuar akoma mё shumё, duke u pasuruar me veçori tё reja, si «mendimi i dyfishtё» them njё gjё e mendoj njё tjetёr. Marta Dell´Asta, studiuese italiane.( Nikolla; 2012).
Instalimi i sistemit parti-shtet, ishte shumё i rёndë pёr vendin dhe individin. Ai nё fillim u tregua si qёllim-mirё, por mё vonё u ashpёrsua nё ekstrem. Qysh prej themelimit tё partisё komuniste shqiptare nё nёntor tё 1941, lёvizja e Enver Hoxhёs dhe tё partisё sё tij, kishin qenё po aq politike sa edhe ushtarake. Qёllimi i enverizmit pёr marrjen e pushtetit u ekspozua me kujdes, kur dukej qartё se raportet kishin ndryshuar dhe fitorja do tё shkonte nё favor tё forcave antifashiste. Nё programin e themelimit tё PKSH, thuhej se “do tё pёrpiqej pёr bashkimin e tё gjithё shqiptarёve pa dallim feje, krahine e ideje, kundёr pushtuesit fashist dhe do tё vendoste njё qeveri demokratike popullore”. Vite mё vonё nё njё radiogram qё gjeneral-kolonel Enver Hoxha, me cilёsinё e kryeministrit tё qeverisё provizore, i dёrgon gjeneral Dali Ndreut, mё 17 nёntor 1944, dhe thotё:
Tё organizohen burgjet dhe fushat e pёrqёndrimit dhe tё burgosen tё gjithё ata elementё tё akuzuar me faje tё mёdha, me tradhёti tё naltё dhe bashkёpunim tё hapёt. Bёni kujdes. Kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerёz me ndikim qё tё bёhen shembull pёr tё tjerёt. Kёta bёjnё pёrshtypje nё popull.
Sistemi diktatorial nё Shqipёri po vinte çdo ditё e mё shumё duke u shtёrnguar dhe po bёhej mё kokёfortё dhe i rreptё. Enver Hoxha, vuante gjithmonё nga dyshimi, mosbesimi dhe paranoja. Njerёzit si Havzi Nela, iluminist, mёndjehapur, tё shkolluar dhe intelektual, ishin target-grupi mё i survejuar nga sistemi kanibal i krijuar nga ai. Po ky grupim individёsh pa prova, pa fakte dhe pa dёshmi mund tё ishin dhe cilёsoheshin si armiq tё popullit. Nё lidhje me armiqtё Enver Hoxha, mё 21 Shkurt 1951, i dёrgon letёr Stalinit ku shkruan:
“Armiqtё e brendshёm dhe tё jashtёm nuk do tё arrijnё kurrё tё gёrvishtin dashurinё dhe besnikёrinё e pakufishme qё ka populli ynё pёr ju dhe Bashkimin Sovjetik” (Sufaj; 2012).
Me kalimin e viteve Enver Hoxha e forcoi pushtetitin e tij nё maksimum, tё gjithё aparati shtetёror u vu nё funksion tё tij. Pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqёsor, u njёhsuan dhe kaluan plotёsisht nё dorёn e tij. I ashtёquajturi pushteti gjyqёsor kaloi nёn kontrollin e tij dhe rrjedhimisht vendimet miratoheshin nga ai vetё.
Lidhur me kёtё situatё nё vitin 1967, me vendim nr: 57 tё Byrosё Politike tё Komitetit qendror tё PPSH, mbi suprimimin e  avokatisё, u hoq institucioni i avokatisё, me motivin, se gjykatat dhe prokuroritё, si organe tё popullit e tё diktaturёs sё proletariatit mbrojnё ligjet e ligjshmёrinё socialiste dhe tё drejtat e qytetarёve, dhe se avokatia si profesion nё kushtet e vendit tonё nuk shihet e nevojshme (Sufaj; 2012).
Periudha diktatoriale, ishte njё nga pushtetet mё tё rrepta qё ka pёrjetuar njerёzimi pas mesjetёs. Institucioni i burgut dhe manipulimi i masave ishte kryefjala e asaj kohe. Individualiteti duhet tё shndёrrohet nё ndёrgjegjen kolektive tё partisё-shtet dhe tё idealeve komuniste. Nё edukimit komunist, hyjnё nё mёnyrё organike, edukimi i patriotizmit socialist dhe i internacionalizmit proletar, formimi i botёkuptimit shkencor materialist-dialektik, edukimi i qendrimit komunist ndaj punёs e pronёs shoqёrore, formimi i psikologjisё sё re kolektiviste, edukimi i sjelljes sё kulturuar komuniste etj (Nikolla; 2012).
Havzi Nela ishte njё kritik, emancipues i edukimit qytetar dhe heretik i pushtetit. Ai çdo fjalё, mendim apo shkrim e kishte pёr tё gjithё njerёzit e pёrvuajtur, tё manipuluar dhe tё nёnshtruar. Ai nuk e jetoi jetёn e tij nё kohё, jeta e tij ishte para kohe, ai jetoi nё kohёn e ardhme. Parashikueshmёria e tij, pёr njё tё ardhme mё tё mirё ishte shumё e saktё. Ai nuk ishte vetёm njё kundёrshtar i atij, regjimi, por poeti Nela nё mendjen e tij kishte ndёrtuar njё sistem tё pёrgjithshёm mendimi mbi shoqёrinё, ai i trajton qartё si duhet tё jenё raportet dhe marrёdhёniet mes familjes dhe shtetit apo shoqёrisё dhe pushtetit. Nёpёrmjet rrёfimeve tё bashkohёsve tё tija poeti shprehet:
“Shpejt gjithçka ka me marrё fund. Ne do mbyllim shumё gjana dhe do sillemi si njerёz, se pёrndryshe nuk e merr kurr vetin Shqipnija. A lahet gjaku me gjak? Nuk lahet se bahet nji pellg tjetёr gjaku qё s´e lan e s´mundet me e la kurrёn e kurrёs tё parin. Sa pёr Enver Hoxhёn, balta e zezё shumё shpejtё ka me ia mbulue emnin, edhe nё rast se ia pёrmend kush, ka me ia pёrmend me pёrbuzje. Punёt janё pёr mirё. Ky regjim do tё pёrmbyset shumё shpejt. Krejekrejt, po e ka rrёzue pёr tokё, ekonomia e dobёt. Njё skamje qё me tё trishtue. Shumё mё keq se para vitit ´67 kur kam hy nё burg. Do tё hyjmё shpejt nёBashkimin Evropian. S´do ketё ma kufij, por do jenё vetёm formalё. Edhe nё Kosovё kemi me hy shpejt lirisht”(Palushi; 2008).  
E tillё ishte dhe poezia e tij Fryma e Helsinkit, qё nё atё periudhё ishte risi nё krijimtarinё letrare tё kohёs, gjithashtu ngjalli shumё debate dhe irritim pёr pushtetin dhe qarqet intelektuale.
Nё vitin 1967, Havzi Nela kishte reaguar haptas dhe bindshёm ndaj tre kёrkesave tё qeverisё, si futja nё kooperativёn bujqёsore, prishja e kishave dhe xhamive, ndёrrimi i veshjes. (Populli asht i sёmurё, tri gjylpana menjiherё nuk e shёrojnё, por e shkatёrrojnё).
  • Jeta nё burg dhe burgu pa jetё
Poeti Havzi Nela, kaloi njё jetё tё pёrvuajtur, veçanёrisht vitet e burgut e stёrmunduan, lodhёn dhe e dёmtuan si psikologjikisht dhe fizikisht. Torturat, presionet dhe ndёshkimi i ushtruar ndaj tij, ishin nё nivele kafshёrore. Ai provoi dёnimin disa herё nё forma dhe nё situata tё ndryshme. Antikonformisti politik Havzi Nela, mёnyrёn se si e kaloi jetёn nё burg mund tё krahasohet, apo tё merret si personazh i veprave tё Dostojevskit, Cvajgut apo Sartrit. Pas ri-dёnimeve tё njёpasnjёshme ai u dёshpёrua dhe e kaploi njё ndjenjё pafuqie dhe dёshpёrimi, ku shprehet: “S´po ma lan vendin me ndejtё rehat as n´Arrёn. Mё kanё lodhё nё shpirt. Vёshtirё se kam jetё derisa tё mbarojё internimin. Nё burg kisha shokё, kurse kёtu nё Arrёn e kam tё pamundshme tё kem shoqni. As me bishat sikur tё due me bisedue nuk mё lejojnё. Nё vetmi, pa njerёzit e mi, pranё vetёmqyqe”.
Tek njё i dёnuar, dy janё fenomenet psikologjike torturuese qё e shoqёrojnё, porsa ai futet nё burg. Sё pari, ёshtё mungesa e privatёsisё dhe sё dyti, ёshtё vetmia qё pёrjeton secili prej tё dёnuarve. Nё asnjё institucion tjetёr mё shumё se nё burg, nuk ёshtё e mundur qё tё pёrjetohen paralelisht tё dyja kёto gjendje nё tё njёjtin person, qё nё mendimin e parё, duket sikur kanё lidhje shkak-pasojё. Nё fakt nё veprat e autorёve tё mёdhenj, qё kalojnё caqet e shkrimtarёve duke u renditur nё rradhёn e filozofёve, psikologёve apo edhe pёr institucionet e ndёshkimit, tё dyja kёto gjendje janё bashkёshoqёruese tё vazhdueshme tё njё tё dёnuari, tё njё tё izoluari. Ja si e rrёfen Dostojevski gjendjen e tё dёnuarit nё burg:
Mё duhej tё vёrej kalimthi se pёr shkak tё ёndёrrimeve dhe tё izolimit tё gjatё ne, tё burgosurve, liria na dukej si mё e lirё se liria e vёrtetё, domethёnё se liria qё ekziston nё tё vёrtetё nё realitet. Tё burgosurit e hiperbolizonin idenё e lirisё reale dhe kjo ёshtё krejt e natyrshme dhe karakteristike pёr çdo tё burgosur. Ndonjё ordonancё i shqyer e i leckosur oficerёsh na dukej gati mbret, gati njё ideal i njeriut tё lirё nё krahasim me tё burgosurit, pёr shkak se ai nuk kishte rruar kokёn, nuk kishte pranga dhe nuk e shoqёronte roja… Sa rini ёshtё varrosur mё kot brenda kёtyre mureve, sa forca tё mёdha kanё shkuar kot kёtu! Mё duhet t´i them tё gjitha, pa fshehur asgjё: kёta njerёz janё tё jashtёzakonshёm. Mbase kёta janё njerёzit mё tё talentuar, mё tё fortё midis tё gjithё njerёzve qё pёrfshin populli ynё. U morёn mё qafё njerёz tё fuqishёm, u mbytёn nё mёnyrё jonormale, tё paligjshme dhe pёrgjithmonё. Po kush ёshtё fajtor? Po po kush ёshtё fajtor?
Gjithashtu dhe personazhi i Cvajgut, qё gjendet i izoluar nё njё dhomё hoteli, komunikon me veten. Fillimisht tregon ai qё tё mund tё bёja diçka, fillova tё recitoja vjersha dhe tё sillja ndёrmend gjithçka qё kisha mёsuar dikur pёrmendёsh, kёngё popullore, vjersha etj. Ashtu si personazhi i Cvajgut dhe Havzi Nela, njё pjesё tё madhe tё jetёs sё tij nё burg e kaloi duke shkruajtur poezi. Njё pjesё prej tё cilave nuk kishte ku t´i shkruante dhe u detyrua t´i mbaj nё mendje pёr njё kohё tё gjatё. Letёrsia ishte i vetmi mjet qё ia kaloi qёndrimin e tij nё burg. Por linja enveriste kishte orientim tjetёr pёr artin dhe letёrsinё, duke theksuar se: Arti vihet nё shёrbim tё masave tё gjёra popullore dhe shndёrrohet nё njё armё tё fuqishme tё edukimit estetik, tё edukimit komunist, tё pёrhapjes nё shoqёri tё idealeve mё tё larta social-artistike, tё idealeve estetike (Nikolla; 2012).
Poeti Havzi Nela, kishte devizёn e tij tё krijimtarisё, duke mos u pajtuar asnjёherё me kriteret e krijimtarisё, arsimimit apo idealeve social-artistike tё asaj diktature. Kushtet e burgut ishin shumё tё vёshtira, gjithashtu edhe sjellja e policёve dhe e hetuesve, ia vёshtirёsonte qёndrimin e tij. Lidhur me sjelljen e tё dёnuarve ka shumё dёshmi nga tё burgosurit, njё ndёr ta ёshtё dhe ai i Bedri Spahiut. Sipas Spahiut ish prokuror i pёrgjithshёm nё vitet e para tё pushtetit komunist, rrёfen se hetuesi gjatё komunikimit me tё pandehurin shfaqte shenja tё arrogancёs, prepotencёs, torturave fizike, psikike dhe simbolike. “Prepotenca ёshtё ajo gjendje nё tё cilёn i izoluari i nёnshtrohet arbitraritetit mё tё shfrenuar qё kombinohet me njё anё me masa diskriminuese, demoralizuese, zhburrnuese, provokuese, fyese e shndёrruese, dhe nё anёt tjetёr me masa qё kanё pёr qёllim tё rrёnojnё shёndetin tё provokojnё sёmundje dhe sё fundi, tё shkurtojnё jetёn e tё burgosurit. Spahiu dallon tre karakteristika tё prepotencёs. Egocentrizmi ёshtё karakteristika e parё. Ky tipar zhvillohet tek hetuesit e kohёs ndjenjёn e tё qenit zot absolut edhe tё dinjitetit personal, edhe tё nderit edhe tё jetёs sё tё burgosurit. Arbitrarizimi ёshtё tipari i radhёs. Ky tipar favorizohej shumё nga sistemi, pasi tё gjitha hallkat e sistemit tё zbulimit dhe hetimit kishin varёsi hierarkike nga Ministria e Brendshme. Dhe karakteristika e tretё ёshtё animalizmi. Sipas tij, tek shumica e hetuesve prepotent mbizotёronte natyra kafshёrore, ai rrёfen: “Kam njohur njerёz qё kanё njё nevojё tё papёrmbajtshme qё tё mundojnё njerёzit, qё t´i shohin tё dridhen e tё pёrpёliten pёrpara tyre, e nёn tortura (Bregu; 2013).
E pra Havzi Nela pёrjetoi mungesёn e privatёsisё, izolimit, torturimit, ri-ndёshkimin, kanibalizmit, animalizmit dhe nё fund dёnimin marramendёs, kafshёror dhe mesjetar. Sot pas dy dekada e gjysёm mendimi tij ka gjetur momentin e duhur. Idealet e tij, jo vetёm duhen respektaur, por edhe tё vihen nё zbatim. Mendimi poliedrik i Havzi Nelёs, sot ёshtё mё aktual se kurr, idetё e tij janё tё mёshiruara tek njё shoqёri mё e zhvilluar, emancipuar dhe qytetruar, ashtu siç sot janё vendet e evropёs perendimore dhe mё gjerё. 
Bibliografi
  1. Bregu Z .(2013). “Tё dёnuarit mes izolimit, informimit dhe nevojёs pёr komunikim; fq, 29, 52-60, 77.
  2. Foucault M .(2010). “Disiplinё dhe ndёshkim; fq, 64.
  3. Nikolla A .(2012). “Njeriu i ri Shqiptar“; fq, 70, 120, 137.
  4. Palushi P .(2008). “Kryqёzimi i Havzi Nelёs”; fq 37- 44, 104.
  5. Sufaj F .(2012). “Sistemi i ndёshkimeve nё Shqipёri gjatё regjimit komunist 1945-1990”; fq, 58, 113.
  6. Stumpf E S .(2008). “Filozofia”, Historia & Problemet; fq, 365.

NGA AZEM PARLLAKU : Kur varej liria




Havzi Nela, mësuesi e poeti kryengritës kuksian, përmbyll kalvarin e gjatë të persekutimit mizor që i janë bërë kësaj treve. I lindur më 24 Shkurt 1934 në fshatin Kollovoz, në jetëshkrimin e tij për nga veçoria që e karakterizon përbën një rast unikal, ku vihen përballë njëra-tjetrës njerëzorja me dhunën, shpirti prej demokrati me diktatin komunist, liria me litarin. Djaloshi nga Kollovozi gjithësesi që në moshë të re, i ndikuar dhe nga varfëria e tejskajshme e familjes së tij dhe të tjerave përreth saj, do të gjej më të mundëshmen për t’iu kundërvënë këtij fati. E më e mundëshmja ishin, arratisja për një jetë më ndryshe, ishin ato shënime në disa fletore, që askush përveç tij nuk mund t’i kish shkruar, shënime të cilat qartazi dëshmojnë ndjeshmërinë dhe pasurinë shpirtërore të tij. Nëpërmjet kësaj ndjeshmërie, nëpërmjet këtij komunikimi e dialogu me vetveten në qelitë e burgut Havzi Nela, nuk kish bërë tjetër, vecse cdo ditë që kalonte po faktonte atë c’ka ai kish ndjerë për kohën në të cilën jetonte, po faktonte atë të cilën vecse ndërgjegjia e shpirti i tij prej poeti e kish parashikuar. Pse jo; që në rininë e hershme Havziu, kish lënë të kuptonte se ishte një shpirt “rebel” dhe i papajtueshëm me atë që fati po i rezervonte. Njeriun të cilin liria e deshi ta kishte martir e karakterizoi ndjeshmëria ndaj saj dhe urrejtja ndaj një bote dhe kohe ku vetëm liri nuk kishte. Me kurajon e një njeriu të thjeshtë por shpirtmadh ai dalëngadalë do të identifikohej si qëndrestar i papajtueshëm me sistemin që e përndoqi dhe e vrau. “Jo shokë; ky popull është i sëmurë dhe të sëmurit tre gjilpëra njëherësh nuk mund ti bëhen”, kështu tha Havzi Nela në një prej takimeve më popullore në Shishtavec të Kukësit, takim në të cilin në rend të ditës ishin kolektivizimi, prishja e xhamive dhe ndërrimi i veshjes tradicionale të grave në zonë. Sigurisht që për kaq sa kish shprehur Havziu, nuk kish si të ndodhte ndryshe; Me këtë njeri duhet bërë kujdes! Abedin Noka mësues në zonë dhe bashkëkohës me Havzi Nelën, në kujtimet për këtë të fundit çmon pjekurinë dhe vizionin që e karakterizonte atë, madje në një poezi që Noka ka shkruar për bashkëkohësin e tij dhe që ua mëson nxënsve të shkollës së Novosejt e quan Havziun si lisin qënderestar në rrënjët e të cilit mbahet lëndina e luleve. “Ai ishte njeriu me një guxim të pashoq, ndoshta pasioni i madh për drejtësi, ndoshta shpirti i tij human pse jo dhe telepatia për atë ç’ka e nesërmja do të servirte e bënin këtë njeri kështu të fortë, të papajtueshëm e mendimtar ndryshe. Tek ai ne shihnim mësuesin dhe intelektualin që dallonte nga të tjerët, shihnim se si atë e transferonin sa në një shkollë në tjetrën, sa në një zonë të vështirë në një tjetër akoma më të vështirë. Atij po i’a sillnin në majë të hundës, po vazhdonin t’i thonin sa më shumë mendon, flet apo shkruan ndryshe aq më shumë do të përndiqesh. Ndoshta ai kishte vetinë t’i bënte njerëzit për vete, ndaj nuk e linin të krijonte shoqëri apo njohje solide”. Pasi kish kryer shkollën e mesme për mësonjës në Shkodër, në profesionin mësues Havzi Nela, nis punë në rrethin malor të Matit në shkollën fillore në Plan të Bardhë. Këtu ai përjashtohet nga mësuesia për krijime letrare të dënueshme. I detyruar ai do të vijonte të kryente shërbimin ushtarak në Elbasan. Pas kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, nga ku duket se për, të ishte harruar sadopak, vazhdon të kryej detyrën e mësonjësit në Krumë, Shishtavec e Topojan, njëherësh pa shkëputje nga puna vazhdon të ndjekë studimet e larta. Ndërsa sapo kishte folur në takimin e Shishtavecit, mësuesi dhe poeti e kish kuptuar që ditë në liri gjithësesi nuk mund të kishte dhe kjo për faktin se ai e parandiente. Havzi Nela e njihte mirë jetën dhe psikologjinë e popullit të tij, ai e dinte se sa e vështirë ishte që për këta njerëz të thjeshtë e bujar ishte e vështirë t’u thoje mos besoni, t’u thoje hiqni dorë nga ajo traditë që i identifikonte ata, t’u shkatërroje atë pak pasuri që me shumë sakrificë e mbanin në këmbë.Ishte nga kjo zonë dhe poet.Novosej, fshati ngjitur me Kollovozin masivisht i’u kundërvu betejës për kolektivizim. Kur në atë kohë i’u raportua Enver Hoxhës për kooperativat në veri, ndër të tjera u tha se “Berlini kish rënë”. Kështu u quajt fshati ngjitur me vendlindjen e Havzi Nelës. Pikërisht menjëherë pas kësaj me dhjetra familje nga kjo zonë detyrohen të braktisin dheun e tyre për të emigruar drejt ish-Jugosllavisë e më vonë në Belgjikë për të formuar sot komunitetin më të madh të emigrantëve shqiptarë në Ferizaj të Kosovës e në Bruksel. Edhe martiri që e deshi lirinë Havzi Nela së bashku me bashkëshorten e tij Lavdijen, arratisen në ish-Jugosllavi. Në momentin kur ai po kalonte kufirin nxjerr lapsin dhe një copë letër ku në të shkruan “Lamtumirë Atdhe i dashun, po të lë me zemër plasun” Këtë letër ai e vendos në degën e një lajthie, letër të cilën më vonë e gjejnë dhe e dorëzojnë ushtarët roje të kufirit. Arratisja e Havzi Nelës ndodh menjëherë pas mbledhjes së Shishtavecit, ku ai kish shfaqur qëndrimin e tij kundër vendimeve që po merreshin në këtë takim. Ndoshta pikërisht kjo ka ndikuar që sigurimi i shtetit i asaj kohe të vihet shpejt në lëvizje. Qëndrimi në arrati i Havzi Nelës dhe bashkëshortes së tij nuk zgjat më shumë se dy javë, pasi atë e kthejnë sërish në Kukës në këmbim të kosovarëve që Shqipëria duhej t’ia dorëzonte UDB-së. Pas kësaj arratisje Havzi Nela dënohet me 15 vjet heqje lirie, ku këtë dënimin ai do ta kryente në burgjet famëkeqe të diktaturës. Dhe në burg Havzi Nela nuk do të hiqte dorë nga pasioni i tij për krijimtari. “Ma mirë plis, lëndin a fushë, ma mirë bar kullotë bagëtie. Ma mirë mos me m’njohë kërkush, kur zuzarin kam mbi krye!” Kjo është një prej të shumëtave sarkazma therëse në krijimtarinë e tij. Kështu ai denoncon shkaktarët e gjendjes, pikërisht në kohën kur bota po i sheshonte kufijtë, ndërsa në Shqipëri ishte shtuar etja për më shumë bunkerë, izolim e tel me gjemba. “I pandreqëshmi” Havzi Nela, për qëndrimet e tij kontradiktore me sistemin ridënohet sërish pa gëzuar qoftë dhe një ditë jashtë qelie. Dhe pse sërish i ridënuar dhe pse për të njejtat qëndrime ai nuk resht së krijuari, nuk resht së dialoguari në vetmi. Nëpërmjet krijimtarisë së tij, si rrallëkush ka dialoguar me mjeshtëri me vetveten dhe fatin e tij, pasi ishte jeta ajo që do t’i thërriste së nesërmes me atë zë piskatës që lëshohet prej shpirtit të poetit. Studiuesi i përkushtuar Petrit Palushi i cili ka mbledhur dhe botuar një pjesë të krijimtarisë së Havzi Nelës ndër të tjera veçon “Krimi ndaj Havzi Nelës, ndaj njeriut me shpirt të ndjeshëm lirik, mësuesit, poetit, veprimi i mizortë i diktaturës ndaj tij m’u në prag të shpërbërjes dhe dekompozimit të saj, është pa dyshim, një nga dëshmitë më tronditëse se si mund të vepronte diktatura mbi njeriun që kërkonte liri dhe integritet, ndërsa, në tjetrën anë, është paraqitja e përnjëmendtë e fytyrës së terrtë të saj dhe një nga aktakuzat më të ashpra ndaj një regjimi primitiv nga më të egrit në Evropë”. Në vitin 1986 ai pasi vuan plot 19 vjet heqje lirie, nxirret nga burgu, por gjithësesi për të mos qenë i lirë si të gjithë të tjerët në “liri”. Internimi dhjetëmuajsh në malet e Arrnit, nuk përbën ndonjë sadisfaksion për këtë njeri luftëtar, simbol i lirisë së ëndërruar. Më 24 Qershor 1988 Havzi Nela dënohet me vdekje. Në sallën e gjyqit Havzi Nela sërish kërkoi drejtësi dhe jo mëshirë. Sigurisht që askush prej atyre që po e dënonin poetin nuk kishte mëshirë, sigurisht që ai më mirë se askush e kuptonte që ata njerëz që kish përballë dhe predikonin drejtësi po bënin gati “kurbanin” e radhës, për t’u falenderuar nga udhëheqja dhe udhëheqësi. Ekzekutorët nuk kishin si të prisnin gjatë. Në mënyrë të zellshme po kaq dhe mizorisht, në orët e para të 10 Gushtit 1988, në një shesh të populluar të qytetit të Kukësit, kryejnë aktin makabër dhe të shëmtuar. Disidenti, mësonjësi dhe poeti, tashmë varur në litar, dëshmon pamëshirshmërinë e atij sistemi që çuditërisht ende mbahej në këmbë. I varur simboli i fjalës së lirë dukej sikur u thoshte mijëra syve që e shihnin “Ja ku jam unë armiku juaj! Mos provoni të mendoni, apo të bëni siç bëra unë, pasi këtë fat mund të provoni dhe ju! Më 10 gusht 1988, kujton studiuesi Petrit Palushi “në Kukës u ekspozua një prej pamjeve më të mizorta dhe më të shëmtuara të pushtetarisë komuniste, një “arenë vdekjeje”, siç qe shprehur dikur Neruda: këputja e frymës së Havzi Nelës, sfidantit të gjithkohshëm, njeriut me guxim të madh civil dhe i pajisur me frymën më të epërme të qytetarisë, me mbindjesinë e revoltës ndaj moralit të amoralshëm, ndaj normave të shformësuara të diktaturës”. Pikërisht, mbytja e të panënshtrueshmit dhe jokonformistit Havzi Nela, ëndërrimtarit dhe luftëtarit të madh të lirisë, njeriut të profilizuar ndjeshëm tashmë si luftëtar antidiktaturë, më saktë, marrja e frymës së tij, qe një prej akteve më cinike të pushtetarisë komuniste, një primitivizëm dhe humbje e ndjeshmërisë deri në fijen më të imët. Akoma më keq mësuesin dhe poetin e kishin veshur si mos më keq. Ja si e kujton këtë skenë gazetari Rexhep Shahu “54 vjeçari Havzi Nela i varur i shihte të gjithë me sy të dalë. Një palë pantallona doku të hollë kinez, një këmishë të hollë të zbërthyer krejt, kërthiza e barku përjashtë, opingat e llastikut veshur. Kjo ishte pamja që fiksuan të tronditur qindra njerëz që e panë për të mos e harruar kurrë disidentin e poetin, të varurin e fundit nga diktaturat në gjithë Evropën. Partia kishte urdhëruar shumë kënd të shkonte ta shihte të varurin. Që të zinte mend populli dhe të mos guxonte të shante diktaturën e sistemin komunist. Një grua shtatzanë sapo e pa kufomën që lëkundej në litar dështoi foshnjën që mbante në bark. Edhe kjo ishte një vrasje tjetër e diktaturës komuniste…” Ndersa familjaret dhe te afermit nuk ishin lejuar të shihnin për të fundit herë njeriun e tyre të dashur, nuk u lejuan t’i jepnin lamtumirën e fundit. Ndoshta për familjarët e Havziut lehtësuese është, që vëllait të tyre i dhanë lamtumirën të gjithë ata njerëz që në heshtje mallkonin sistemin dhe kriminelët që kishin bërë këtë akt, aspak njerëzor dhe në një kohë që askush nuk mund ta kish besuar, aq më tepër ndaj një njeriu si Havzi Nela. Boll kishte vuajtur ai, tashmë sistemi të cilit i përkisnim i kishte ardhur fundi. Por ja që nuk ishte e thënë kështu. Cuditërisht ai dhe në varr nuk do të ishte në prehje si të gjithë të vdekëshmit! Plot dymbëdhjetë orë ka qëndruar në litar i fundit i të varurve të diktaturës, për t’u varrosur në këmbë në bregun e liqenit afërsisht tre kilometër larg qytetit të Kukësit. Përse e varrosën në këmbë, përse po e varrosnin në terrin e natës, përse dhe në varr po vazhdonin t’a dënonin!? Tashmë ai prehet në fshatin e tij të lindjes dhe ish~Presidenti Sali Berisha i ka akorduar titullin e lartë “Martir i Demokracisë”, ndërkohë me 22 Mars 2005 atij i është dhënë titulli “Nderi i Qarkut të Kukësit”, ndersa kete vit shkolles 9-vjecare ne fshatin e lindjes se tij i eshte vene emri i poetit liridashes.  

HAVZI NELA VAZHDON TË LËKUNDET NË LITAR

Image result for rexhep shahu
REXHEP SHAHU


Me 10 gusht 1988 në dalje, nga ana veriore e Kukësit, në një rrugë që më vonë u bë shesh, u var Havzi Nela, disidenti, poeti. Në atë shesh nuk shkojnë shkollat asnjëherë të bëjnë nderime. As shkollat e Kukësit e jo më shkollat e tjera të vendit apo shkollat shqipe të jashtë vendit. Shkollat e Kosovës ende nuk janë kujtue se ato dinë ta bëjnë nderimin dhe dinë ta bëjnë institucion mirënjohjen.

Ai shesh vetëm varjen e Havzi Nelës nuk e tregon. Kemi derdhë tonelata bronzi për lloj lloj muti e kopuku, kemi gdhendë në gurë lloj lloj fytyre hajni e mashtruesi, por një pllakë guri nuk kemi ngritë në këmbë me emrin Havzi Nela. Se edhe kemi dashtë ta bëjmë vezë pate me bythë pule.
Image result for havzi nela
Unë kam shkrue për Havzi Nelën që në vitin 1996, kam thënë se ai po vazhdon të lëkundet sa majtas – djathtas si lavjerrës dhe veç e shtyjmë nuk e tërheqim nga vetja. Kam pranuar të jem kryetar i Shoqatës Miqtë e Havzi Nelës, inicuar, organizuar, ngritur e propozuar nga deputeti Jemin Gjana, kryetari i rrethit, Kukës Shefqet Bruka e autoritete të tjera të Partsë Demokratike, pranuar në atë kohë me shumë mirësi edhe nga kryetari i Partisë Socialiste të Kukësit, Fatmir Gjuta, shoqatë që nuk mori jetë se nuk u pranua dhe u refuzua me mosdashje nga një opinion i indoktrinuar, dhe unë nuk u tregova aq këmbëngulës, pasi ishin kohë që shumë ishin sulë për me e dashtë të sfumuar në fakt Havzi Nelen, pak e dashtën në realitet dhe në atë rivalitet dashnie të shtirme unë u dorëzova, nuk qëndrova, hoqa dorë me heshtje e shoqata nuk mori jetë.

Pothuaj të gjithë kemi shkruar për Havzi Nelën, ca me pare e ca pa pare, ca me gishta e ca me këmbë, ca me shenja gishtash dhe kemi bërë sikur po bëjmë një detyrë pa dashuri.

Po të kishte qenë i huaj do ta kishim dashtë shumë Havziun por qëlloi të ishte i yni dhe tonit ia vemë shkelmin në supe pa dhimbje e pa mëshirë, me inat e mëri.

Ai, si statistikë, është i varuri i fundit nga diktaturat në gjithë vendet e Lindjes komuniste. Kjo nuk na krenon.

Lakohen mjaft emra si vendimmarrës dhe ekzekutorë për dënimin e Havzi Neles, si spiunë të tij, si përgjues, denoncues etj etj.
Image result for havzi nela
Por asnjëherë nuk iu përmend emri shokut Simon Stefani sekretar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili ka dërguar një letër me firmën e tij, letër e verdhë ngjyrë limoni në të cilën shkruhej dënimi që duhej të merrte Havzi Nela dhe për Sekretariatin e KQ të PPSH firmoste sekretar Simon Stefani. Kjo letër tregon se Havzi Nela ishte bërë aq i madh sa dënimin e tij ta caktonte Sekretariati i Komitetit Qëndror të PPSH, pikërisht shoku Simon Stefani, i cili nuk e ka nënshkruar dhe dërguar atë letër pa miratimin e “gorbaçovit” shqiptar shokut Ramiz Alia. Pra Havzi Nelën nuk e ka denuar gjykata, as partia e lagjes, as fronti i lagjes, as partia e Kukësit, as pllenumi i Kukësit, as organizatat e partisë të katundeve, por e ka dënuar nominalisht kupola politike, Sekretariati i KQ, shoku i ndritshëm dhe i lavdishëm Simon Stefani që të zërë mend popullata në atë rajon dhe gjithë shqiptarët ngado.
Image result for havzi nela
Atëhere, në atë kohë, a mund te mos vepronte ndokush siç urdhëronte me shkrim shoku Simon Stefani, se sot natyrisht ka nga ata që e refuzojnë Simon Stefanin, Ramiz Alinë dhe nuk ua zbatojnë urdhërat.

Duhet nderuar Petrit Palushi që si trim i vetëm në luftë ia ka tregue diellit e hënës krijimet e poetit Havzi Nela, por shteti postkomunist nuk i bëri një botim luksoz dhe as një promovim shtetëror dinjitoz. Duhet nderuar e kujtuar Nazif Dokle që bëri sa mundi ta promovonte Havzi Nelën, duhet nderuar prof Shefqet Hoxha që si institucion përsonal ka bërë përpjekje për ngritjen e promovimin e Havzi Nelës, duhet nderuar e kujtuar gjithmonë për mirësinë e tij Pjetër Arbnori që si kryetar parlamenti i shkoi në fshat në Kollovoz Havzi Nelës.

Havzi Nela nuk është poeti ynë kombëtar, mos e fyeni duke e fryrë sa s’mban, por është ndërgjegja jonë kombëtare. Ai ka shkruar poezinë më ndikuese për ne, ai ka derdhë në ajër frymën e fundit nga fundi i lakut të litarit që ia mori frymën, ai u lëkund në ajer duke shkruar kujtesën tonë.

Ai ka shkruar poezinë dramatike më të rëndën, ata nga litari e morën dhe e mbollën e ngulën në një gropë shtylle elektrike, nuk e shtrinë në varr si gjithë të vdekshmit, nuk i çelën varr, e ngulën në gropën e një shtylle elektrike pa ditur se ai do të bëhej kolonë e të ardhmes tonë, shtyllë e lirisë dhe demokracisë, kolonë që mban të ardhmen, shtyllë e cila mban mbi vete dritën që na bën të shohim udhën.

Populli i Kukësit nuk duartrokiti dhe as brohoriti kur u var Havzi Nela dhe kjo më bën krenar pasi kemi plot raste duatrokitjesh frenetike nga populli ynë i dashur trim e patriot që mbeti gjithmonë i pafajshëm.

Havzi Nelen ca e duan ca nuk e duan. Cave ju duket mësues i zakonshëm që “i shtini brinat me diktaturën qe te merrte shpirtin”. Ai “nuk vrau arushën” me ato që tha në mbledhjen e fshatit, por tha se ndërrimi i veshjeve të grave, ndalimi i fesë, hyrja në kooperativë, janë injeksione të rënda të tria njëherësh dhe dyshonte se populli i duronte e pranonte. I dukeshin të parakohëshme dhe të padrejta këto tri gjera. Kjo ishte disidenca e tij e fillimit e cila e futi në kalvarin e tmerrshëm të vuajtjeve e burgjeve dhe e bëri pastaj disident politik me bindje dhe ndërgjegje. Populli i sotëm nuk i kupton këto histori të viteve ’60 të shekullit të kaluar.

Havzi Nelën në burg edhe e shihnin me dyshime sepse u dukej ndonjëherë si i futur i sigurimit të shtetit për arsyen se ai kishte një të afërm të tijin mik të organeve të diktaturës, jashtë burgut në internim e shihnin si të burgosur dhe ai ishte në gjendjen hall me deke e gjygj me rrnue.

Havzi Nelës nuk iu bë një bust, një shtatore njerzore nga mungesa e dashurisë për të, nga mungesa e pranimit të tij. Kjo na bën me turp të gjithve që iu skuqet faqja.

Ai është ende i dënuar se ka qëlluar me pistoletë policin që ka shkuar ta arrestojë në shtëpinë e dajës së tij teksa ai udhëtonte pa leje nga Arrni ku vuante internimin për tek nëna e tij në fshatin Kollovoz. Polici u plagos, por mbeti gjallë, Havziu u dënua për terror, u var në litar, u varros në gropë shtylle në këmbë, dhe nuk u amnistua kurrë.

Havzi Nelën e lakmojnë shumë se ai jep nga fama e lavdia e tij, është i vdekur dhe duron lëpirjet, sharjet, përbuzjet, keqpërdorimet që ia bëjnë shpesh dhe pa pikë mëshire.

Ne nuk jemi pajtuar të gjithë që ta nderojmë Havzi Nelën. Nga inate të vogla e mëri të mëdha, të thella ndoshta.

Ndoshta kështu ka qenë gjithmonë fati i herojve të vërtetë. Herojtë fallco ngrihen në qiell, ju nderohet edhe muti, ju bëjnë shtatore, përmendore muti, ju bëjnë emisione, filma me partizanë.

Dosjet hetimore të Havzi Nelës nuk dihen, nuk njihen, ndoshta për arsyen e thjeshtë se në ato dosje voluminoze ka firma, nënshkrime me penë edhe me gisht, rrëfime e spiunime turpi dhe ndoshta ndokush ia fut pistoletë vetës së tij po të publikohen ato dosje monstruoze, ndaj nuk bëhen publike. Unë kam lexuar në to në ato kohë kur nuk dija çfarë është disidenca, antikomunizmi, kur nuk ia njihja madhështinë Havzi Nelës. Dhe sot më vjen turp për disa njerëz e sidomos kur i shoh si shtiren sikur e duan Havzi Nelen.
Image result for havzi nela
Havzi Nela është i madh sa vetja e tij, ai nuk konkuron askënd se nuk i ka pas hyrë asaj udhe për me u bë dritë për ne.

Por është turp për çdo të ri sot, për çdo plak shtiran spiun të fshehtë, për çdo komunist që vazhdon ta dënojë Havzi Nelën si anti parti, për çdo demokrat që lëpihet në të dhe ia lepin eshtrat e fshehtas ia pështyn, për çdo të përndjekur politik që trembet se mos ai po ia zë emrin në listat konkuruese për poste, tituj e grada që nuk kanë më asnjë vlerë.

Është turp për shkollarët e sotëm të vendit të mos e dinë fjalën e fundit të Havzi Neles “I keq jam kanë, i keq po shkoj. Të këqijat e mia po i marr me veti. Kam nëntëqind e dhjetë lekë në xhep dhe kërkoj që këto lekë t’i jepen nanës. Për te nana isha nisë me shkue e nuk munda me mbërri te ajo”.

Sa e vështirë me dashtë, me e pranue tjetrin, heroizëm, sakrificë sublime…

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...