2016-09-10

Demarkacioni me Malin e Zi: Ja hartat e prezantuara nga profesori Florim Isufi

Ilustrim
harta1
Profesori i hartografisë, Florim Isufi, pretendimet e tij se Kosova është humbëse nga procesi i demarkacionit të kufirit, i ka ilustruar përmes shënjimit të hartave.
harta2
Sipas asaj që ka paraqitur ai, rezulton se Kosova, nga ky proces i demarkacionit, humb mbi 8200 hektarë, ose përkthyer në kilometra katrorë – 82 sosh.
harta3
Në legjendën e njërës prej hartave, shkruhet se Kosova fiton 761.18 hektarë, derisa humb 8890.52.
harta4
Diferenca në mes këtyre dyjave e jep rezultatin e territoreve që rezulton t’i humb Kosova, e që është 8229.34 hektarë.
harta5
Telegrafi ka siguruar hartat, të punuar nga profesorët Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi, përmes të cilave ilustrohet tkurrja e territorit të Kosovës, nga demarkacioni i propozuar për kufirin me Malin e Zi. /Telegrafi/
harta6
harta7

Demarkacioni një mashtrim total

Shpejtim Bulliqi ka postuar në facebook një reagim të grupit të ekspertëve të pavarur, pas konferencës së kryeministrit, Isa Mustafa dhe kryetarit të komisionit shtetëror, Murat Mehes, ku thuhet se këta të fundit nuk ofruan fakte të reja siç kishin paralajmëruar, por u konfirmua ajo që ekspertet e pavarur dëshmuan më 3 gusht.
harta_4232-655x356
Ekspertët e pavarur kanë siguruar se Mali i Zi, nuk ka dëshmi kadastrale përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën dhe se nuk është e kuptueshme përcaktimi i një vije kufitare të ndryshme nga ajo e kushtetutës se vitit 1974.
Ja reagimi i plotë i grupit të ekspertëve të pavarur
Me vëmendje përcollëm konferencën për media të Komisionit shtetëror dhe me keqardhje ju informojmë që ky është një mashtrim që po i bëhet Kosovës për vijën kufitare me Malin e Zi. Gjatë debatit të 3 Gushtit 2016, nuk patëm përgjigje në lidhje me kadastrën e Malit të Zi përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën.
Edhe sot asnjë parcelë kadastrale nuk u prezantua përgjatë gjithë vijës kufitare dhe se prezantimi i njëanshëm nuk ishte asgjë tjetër, përpos një tentimi për të mbuluar mos argumentimin e demarkacionit dhe manipulimet që janë bërë më te si proces.
Prezantimi i komisionit nuk ofroi fakte të reja siç ata kishin paralajmëruar, por u konfirmua ajo që ekspertet e pavarur dëshmuan me 3 Gusht 2016. Andaj ne ju sigurojmë që Mali i Zi, nuk ka dëshmi kadastrale përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën dhe se nuk është e kuptueshme përcaktimi i një vije kufitare të ndryshme nga ajo e kushtetutës se vitit 1974.
Në momentin e duhur, grupi i ekspertëve të pavarur, do të thërras konference për media dhe do të dëshmoj që ky demarkacion është totalisht jo i rregullt, i pa argumentuar dhe i dëmshëm për Kosovën.

Punimi shkencor dëshmon se demarkacioni me Malin e Zi dëmton Kosovën


Punimi shkencor dëshmon se demarkacioni me Malin e Zi dëmton Kosovën
Ata i janë përmbajtur tri pyetjeve kryesore gjeografike që bëhen para se të fillohet një hulumtim: KUR, KU dhe nga KUSH u bë ndarja kufitare mes njësive administrative të ish-Jugosllavisë.
“Së pari në mënyrë kronologjike hulumtuam se a ka pas komision për përcaktim të vijave kufitare ndonjëherë në ish-Jugosllavi dhe cili ishte ai komision. Gjithashtu konsultuam edhe numër të madh dokumentesh grafike (harta) ku prezantoheshin kufijtë administrativ të ish Jugosllavisë”, thonë Isufi dhe Bulliqi për Koha.net.
Ata, përmes hulumtimeve, erdhën në përfundimin se pas lutës së dytë Botërore në Jugosllavi ishte një komision për caktimin e vijave kufitare që i printe Milovan Gjilasi. Ky komision ishte në nivel federal dhe se ishte kompetent për përcaktimin e vijave përfundimtare.
“Komisioni u propozua nga Politbyroja e komitetit qendror të PK të Jugosllavisë me 11.06.1945, ndërsa u formua me 19.06.1945 nga kryesia e AVNOJ-të. Kryetar i komisionit u caktua Milovan Gjilas (me etni malazeze) si njeriu më i besueshëm i Titos”, thonë ata.
Sipas tyre, edhe në at kohë, sikurse sot, për prezantimin e vijave kufitare si hartat më të sakta dhe me kredibile ishin hartat topografie.
“Ne i dhamë vetes për detyrë që t’i siguronim hartat topografike të asaj kohe dhe të kontrollonim a kishin vija kufitare të paraqitura në to apo jo”, thonë ata për Koha.net.
Për fat të mirë, ata i siguruan hartat topografike dhe atë të periudhës vijuese nga 1948 deri 1962 kur vepronte komisioni. Harta të prodhuara nga Instituti i gjeografisë ushtarake të Jugosllavisë dhe të publikuara në Enciklopedinë e Jugosllavisë e cila gjendet në shumicën e bibliotekave gjithandej nëpër Botë.
“Këto harta i gjeoreferencuam dhe i futëm në GIS për përpunim të më tejmë. Mbi to vizatuam vijën kufitare me Malin e zi. Qe të vërtetojmë ndryshimin apo mos ndryshimin e sipërfaqes së Kosovës ishte e nevojshme të kemi vijën kufitare të propozuar nga komisioni aktual për demarkacion dhe mirëmbajtje të kufirit. Me qenë se kjo vijë kufitare ende nuk është publikuar dhe nuk mund të shfrytëzohet dhe analizohet nga opinioni publik dhe qarqet shkencore, ne vumë mbi harta topografike kufirin aktual që shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës dhe nga disa Gjeo-Web portale botërore. Që në start kemi vërtetuar se ka një mos përputhje të këtyre vijave. Me analiza të më tejme konstatuam se kjo mospërputhje është rreth 8890.5 ha”, theksojnë Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi në hulumtimin e tyre dërguar portalit Koha.net.
“Kosova, sipas këtyre vijave, humb 8890.5 ha, në raport me Malin e Zi, ndërsa fiton rreth 761.2 ha. Bilanci i shkëmbimit territorial mes këtyre dy shteteve është rreth 8229.3 ha negativ për Kosovën”, theksojnë ata.
Më tej, Isufi dhe Bulliqi kanë analizuar kualitetin e vijave kufitare, asaj të komisionit federal të ish-Jugosllavisë (kufijve të TITOS) dhe asaj që tani përdorin institucionet e Kosovës.
“Kufiri i ashtuquajtur i Titos në aspektin kualitativ, mundësisë së mirëmbajtjes si dhe mundësisë së paraqitjes së ndonjë mospajtimi e ndonjë ngatërrese të mundshme individuale apo institucionale është e punuar me kujdes dhe me profesionalizëm shumë të madh. Kjo edhe është e arsyeshme se në të kanë punuar hartografët më të mirë të kohës me instrumentet më të zhvilluar të asaj kohe në njërin ndër institutet më zhvilluara ndoshta edhe ne Evropë”, thonë më tej ata.
Vija kufitare e shfrytëzuar aktualisht nga institucionet e Kosovës dhe disa ueb serverë, ata theksojnë se profesionalisht është me të meta, nuk i përmbahet rregullave fiziko-gjeografike, dhe në vete lë mundësi të mëdha të paqartësive në terren.
“Duke pa se numër i konsiderueshëm i njerëzve po përqendrohet vetëm në shfrytëzimin e kullotave për bagëti dhe se mund të ekzistojë mundësia e ndonjë marrëveshjeje me Malin e Zi për shfrytëzimin e tyre, ne iu kemi qas edhe analizës së valorizimit ekonomik dhe dëmeve që mund të shkaktohen nga ndryshimi i vijës kufitare”, potencojnë ata.
“Kemi analizuar pellgun e lumit Bjelluha si një kompaktësi morfologjike dhe hidrike të terrenit i cili mbetet komplet jashtë territorit të Kosovës me hartat që përdoren nga institucionet e Kosovës në kundërshtim me hartat e komisionit Gjillasit në kohën e TITOS. Kemi ndjek të gjitha procedurat shkencore hartografike dhe fiziko-gjeografike dhe kemi nxjerr disa rezultate. Pellgu Bjelluah konsiderohet si një nga burimet kryesore të Lumbardhit të Pejës, me një sasi të madhe të ujit. Ky pellg ka mbi 45% ekspozicion verior, që për gjerësitë e mesme gjeografike veriore, në një lartësi të tillë mbidetare konsiderohet si një pasuri e madhe”, thonë më tej në hulumtimin e tyre Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi.
Ata thonë se duke studiuar morfologjinë e pellgut dhe duke parë se pellgu është i izoluar nga Mali i Zi, dhe i cili ka dalje në anën e Kosovës përmes një gryke të ngushte afër Kuqishtës, u simulua mbyllja e rrjedhës së lumit me një pendë për të ndërtuar liqe artificial.
“Fituam një liqe artificial i cili në bazë të lartësisë së pendës do të akumulonte sasinë e ujit të rrjedhës së Bjelluhës. U konstatua se një liqe i tillë artificial në hapësirën më ekologjike në Kosovë do të ishte kapital shumë i çmuar dhe mjaft profitabil për rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovën në tërësi. Liqe të tillë artificialë në lartësi të tillë mbidetare dhe me vëllim të njëjtë ka gjithandej në botë”, theksojnë ata.
Tabela 3. Sipërfaqja dhe kapaciteti i liqenit artificial në lumin Bjelluha sipas lartësisë së pendës
Lartësia e pendës 50 m 100 m 150 m 200 m 250 m 300 m
Sipërfaqja e liqenit në hektar 8.44 33.92 74.19 141.66 249.10 396.04
Sasia m3 2.108.750 8.435.000 31.245.000 68.252.500 128.837.500 219.287.500
Burimi: Llogaritjet i kanë bërë autorët duke aplikuar programe aplikative të GIS-it dhe MDR me saksi prej 20m/pixel
Në fund, pas konstatimeve të shumë fakteve, kemi hedh edhe një herë pyetjet që përdoren në hulumtime gjeografike me qëllim që dikush nga institucionet e Kosovës apo edhe shkenca në përgjithësi të jep përgjigje se KU, KUR dhe nga KUSH u bë modifikimi i kufijve të caktuar nga komisioni i Jugosllavisë i udhëhequr nga Millovan Gjillasi dhe i aprovuar nga Tito.
Pas analizave të bëra dhe rezultateve të fituara, mund të përfundohet se:
• Ka probleme dhe paqartësi në vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi;
• Vija kufitare e punuar dhe e publikuar në hartat topografike 1948/58/62 nga IGJU i Jugosllavisë është i saktë, metodologjikisht i drejtë, dhe se askush nuk mund të gjej asnjë vërejtje bazuar në morfologjinë e terrenit;
• Vija kufitare e punuar dhe publikuar nga institucionet e Kosovës nuk i përmbahet rregullave për demarkacion, nuk i përcjell vijat ujëndarëse dhe ka probleme të shumta identifikuese dhe në mirëmbajtje të kufirit;
• Dallimi në sipërfaqen e Kosovës mes këtyre dy vijave kufitare është 82.3 km2 në dëm të Kosovës;
• Sipas vijës kufitare nga hartat e institucioneve të Kosovës jashtë territorit të Kosovës mbesin burime kryesore ujore të Lumbardhit të Pejës;
• I shkaktohet dëm i pa llogaritshëm Kosovës në aspektin ekonomik dhe resurseve ujore. 

      Kosova nuk ka tokë për t'i falur Malit të Zi


      Megjithëse Parlamenti Evropian i ka vënë kusht Kosovës, demarkacionin për liberalizim të vizave, kjo nuk ka ndikuar që kundërshtuesit e versionit të tanishëm të demarkacionit të ndryshojnë qëndrim.

      Ata mbeten të palëkundur në qëndrimet e tyre, se ky demarkacion nuk duhet të kalojë edhe nëse kjo vërtetë kushtëzohet me lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës.

      Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pohojnë se Kosova nuk ka tokë për të falur dhe se kushti i demarkacionit për lëvizje të lirë, është i pakuptimtë, pasi që një kusht i tillë nuk i është vënë asnjë shteti tjetër.

      Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se versioni i tanishëm, është i papranueshëm për popullin e Kosovës, sepse Kosova humb pjesë të territorit të saj.

      Ai thotë se për asnjë çmim, madje as për lëvizje të lirë, nuk duhet të copëtohet territori i vendit.

      Isufi shtoi se nuk mund të falet toka, për presione të ndryshme, pasi që një gjë të tillë, nuk do ta lejonte asnjë popull.

      Image result for hartat e kosves dhe demarkacioni

      “Qytetarët e Kosovës nuk mund të falin tokë për hir të lëvizjes së lirë”, thotë ai.

      Sipas tij, megjithëse po bëhet presion tek deputetët që ta votojnë këtë formë të demarkacionit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi që deputetët janë të vetëdijshëm, kanë dinjitet dhe nuk do të lejojnë humbje të territorit.

      Edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili është ndër deputetët më të zëshëm kundër këtij demarkacioni, thotë për KosovaPress se ekspertët tashmë e kanë thënë fjalën e vet, ku është ardhur në përfundim që Komisioni Shtetëror për demarkacion ka bërë lëshime gjatë punës dhe se si do të zhvillohen proceset politike tash e tutje në vend, varet ekskluzivisht nga politika.
      Image result for hartat e kosves dhe demarkacioni
      Andaj thotë se mbetet i palëkundur në qëndrimin e vet kundër këtij demarkacioni.

      Duke folur për kushtin e vënë për liberalizim të vizave, ai thotë se nuk është demarkacioni por krimi, korrupsioni dhe politikbërja e keqe që e ka sjellë vendin në këtë pozicion.
      Image result for hartat e kosves dhe demarkacioni
      Edhe Lëvizja Vetëvendosje mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

      Sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj thotë se për ta ky demarkacion me këtë përmbajtje tashmë ka vdekur.
      Image result for hartat e kosves dhe demarkacioni

      “Më 1 shtator ka vdekur demarkacioni me këtë përmbajtje dhe me këtë formë. Nuk ka forcë, nuk ka pushtet që mundet me imponu faljen e territorit të Republikës së Kosovës“, thotë ai.
      Image result for hartat e kosves dhe demarkacioni
      Ndryshe, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se demarkacioni do të përfundojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
      Kurse, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi është shprehur i bindur se kjo çështje nuk do të shkojë në Arbitrazh sepse do ta kalojë në Kuvendin e Kosovës, pasi vija e kufirit është në rregull.

      Në vitin 1908, Shkupi ishte qytet me shumicë shqiptare, e Prizreni nuk e kishte asnjë turk

      Në Shkup, sipas statistikave të vitit 1908-1909, shumica e popullatës ka qenë shqiptare. Kjo statistikë, që shihni në dokumentin më poshtë, mendohet se është e realizuar nga pushteti i kohës, pra Perandoria Osmane.
      Në vitin 1908, Shkupi ishte qytet me shumicë shqiptare, e Prizreni nuk e kishte asnjë turk (Foto)
      Sipas saj, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9264 serb dhe 29080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot).
      Tetova ka pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorë sllavë.
      Tuzi ka qenë qytet me 100 për qind banorë shqiptarë. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun. Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë. Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë.
      Prizreni kishte 64569 shqiptarë, 17219 serbë e asnjë turk. Ndërsa, Gjakova kishte 70963 shqiptarë e 687 serbë.
      Në tabelë mund të gjeni edhe të dhënat për qytetet tjera të Vilajetit të Kosovës, përfshirë numrin e banorëve sipas kombësisë dhe përqindjen.
      Në të gjitha qytetet shqiptarët përbënin shumicën. 

      Eksodi i shqiptarëve nga trojet e tyre në Malin e Zi

      Eksodi i shqiptarëve nga trojet e tyre në Malin e Zi (Foto)
      Para fillimit të Luftërave Ballkanike qytet shqiptare Podgorica, Tuzi, dhe një pjesë ë Malësisë së Madhe u pushtuan nga Mali Zi, ndërsa banorët shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
      Para fillimit të Luftërave Ballkanike qytet shqiptare Podgorica, Tuzi, dhe një pjesë ë Malësisë së Madhe u pushtuan nga Mali Zi, ndërsa banorët shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
      Kurse, nga qyteti i Tivarit i cili ishte “cenuar” në vitin 1878, shqiptarët u dëbuan në vitin 1912/13.
      Më poshtë mund të shihni fotografi të shqiptarëve të dëbuar nga forcat malazeze. Në foton kryesore janë refugjatët në bordin e një anijeje austriake që arrinte në Durrës. Ndërsa, në dy foto tjera janë refugjatët shqiptarë dhe kampi i refugjatëve të dëbuar shqiptarë.
      Gjatë pushtimeve, shqiptarët më së shumti kanë vuajtur nga malazezët, meqë ishin më mizorët. Pushtimet ndiqeshin nga popët e tyre, të cilën detyronin ose konvertimin e dhunshëm – pra edhe asimilimin kombëtar – ose ekzekutimin në vend. 

      Origjina shqiptare e familjes mbretërore serbe

      Gjyshi nga babai i Karagjorgj Petroviqit, udhëheqësi i kryengritjes së parë serbe, ishte një Gjin Marash Klimenti, thuhet në librin "Karagjorgjeviqët - historia e fshehur". Autorë të librit janë Milorad Boshnjak, gazetar, dhe Sllobodan Jakovleviq, inxhinier i mekanikës, i cili është pasardhës i drejtpërdrejtë i Jakov Obrenoviçit, gjysmë-vëlla i princit serb Milosh Obrenoviq.
      Origjina shqiptare e familjes mbretërore serbe
      Botues i librit është shtëpia botuese "Lio" nga Gornji Milanovaci, ndërsa autorët kanë publikuar dokumente të ndryshime, dorëshkrime dhe korrespondenca që tregojnë se Karagjorgjët e kanë prejardhjen nga fisi Kelmendi i rrethinës së Shkodrës, shkruan Sandzak Vijesti, duke rikthyer në debat temën që trajton kjo vepër e botuar para disa vitesh.
      Autorët e librit thirren “Zhurnalit të Muzeut Kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës", të vitit 1910, Nr. 22, ku thuhet se një pjesë e fisit Kelmendi arriti rreth vitit 1737 në rrethinën e Rudnikut, gjatë tërheqjes së ushtrisë austriake nga Pazari i Ri, transmeton Telegrafi.
      Shtohet se në atë kohë kanë arritur rreth 500 familje shqiptare të cilët mezi flisnin shqip, ndërsa merreshin me blegtori dhe kishin karakter të fortë. Boshnjak dhe Jakovleviqi për këtë bazohen edhe në veprën e Andrija Luburiqit, të botuar në vitin 1937.
      Ata pohojnë se mbreti Petar I (1844-1921), i ashtuquajturi “Çlirimtari”, që sundon nga viti 1903 e dinte se është shqiptar.
      Telegrafi ju kujton se Petar I, që ka kryer krime mizore ndaj shqiptarëve gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, në shtypin beogradas të kohës së ardhjes së tij në pushtet citohet të ketë thënë se ka prejardhjen nga fisi i njohur shqiptar Kelmendi. Po ashtu, thuhet se Kelmendët e kanë mbrojtur atë gjatë tërheqjes së Ushtrisë serbe nëpër Shqipëri më 1915, ku kryhen po ashtu krime të mëdha, ngase e konsideronin trashëgimtar të tyre.
      Se Karagjorgjët kanë origjinë shqiptare, ju kujtojtojmë veprën “Serbia dhe Shqipëria”, të botuar më 1914 ku përmendet pikërisht ky fakt. Të njëjtën e ka thënë edhe profesori i njohur serb, Jovan Tomiq.
      Akademiku dhe shkrimtari malazez, Jevrem Bërkoviq, që është nga malazezët e rrallë që pranon se ka origjinë shqiptare, thotë se Millosh Obiliqi dhe Karagjorgjët janë shqiptarë.
      “Milloshi ishte shqiptar në shërbimin e mbretit serb Lazarit. Babai i Karagjorgjit ishte shqiptar nga veriu i Shqipërisë, e nëna nga fisi i Vasojeviqëve”, thotë ai. Ndërsa, po ashtu dihet se edhe Vasojeviqët, një fis antishqiptar, po ashtu janë me origjinë shqiptare.

      I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

      Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...