2016-10-08

Po filmonin shqiponjat, në sfond krijesa e çuditshme

Teksa po filmohej një fole shqiponjash të vogla për të krijuar një dokumentar, kamera ka filmuar një krijesë misterioze dhe të panjohur gjer më tani.


Filmimet janë kryer rreth 30 milje në perëndim të Traverse City ku qëllimi ishte të shiheshin nga afër të vegjlit e shqiponjës në fole, por pamjet kanë filmuar një krijesë njeri-majmun që shfaqet si imazh jo fort i qartë.

Mendohet krijesa mitologjike e “Këmbëmadhit”, i cili nuk është konfirmuar asnjëherë realisht. Një figurë e errët që ecën me dy këmbë shihet duke lëvizur në një shpat të pyllëzuar.
“Pamja është e paqartë, pasi kamera ishte përqendruar për të filmuar në fole dhe posaçërisht për të kapur momentin kur nëna e zogjve sjell peshk nga lumi”, tha Ed Eisch.

“EX LIBRIS F.K.” - Vula e Faik Konicës i dorëzohet Bibliotekës Kombëtare




Ministria e Punëve te Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bibliotekën Kombëtare organizuan sot në Sallën “Lumo Skëndo” në Aneksin e Bibliotekës Kombëtare ceremoninë e dorëzimit të shtampës “EX LIBRIS F.K.”, të quajtur ndryshe “Vula e Faik Konicës”.

Kjo shtampë është dhuratë nga Katedralja e “Shën Gjergjit” dhe “Biblioteka e Fan Nolit” në Boston dhe iu besua në mënyrë simbolike Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati gjatë vizitës së tij të fundit në ShBA.

Dorëzimi i shtampës jetëson amanetin e Faik Konicës, që ajo të jetë pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare.

Ministri Bushati, në fjalën e rastit, vlerësoi personalitetin e Faik Koniccës, si një nga diplomatët më të denjë dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur të komunitetit shqiptar në SHBA.

Ai gjithashtu u ndal në mënyrë të veçantë në rolin e Diasporës Shqiptare, duke theksuar se në funksion të vendosjes së një marrëdhënieje të re dhe më të strukturuar me Diasporën, Qeveria shqiptare do të organizojë në Tiranë, në datat 18-20 nëntor, Samitin e parë të Diasporës shqiptare. Ky kuvend është konceptuar si një bashkëbisedim i hapur dhe serioz dhe do të përfshijë disa veprimtari në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bibliotekën Kombëtare.

Ministrja e Kulturës Kumbaro nënvizoi se intelektuali dhe diplomati Faik Konica ka shjenjuar fort historinë e diplomacisë shqiptare.

Ajo falënderoi Ministrin Bushati për angazhimin dhe mbështetjen e tij për të bërë të mundur plotësimin e amanetit të Konicës, duke mundësuar përmes bashkëpunimit të ngushtë të dy Ministrive, sjelljen në BKSH, të një sasie librash të bibliotekës së Faik Konicës që tashmë janë gjetur pranë komunitetit shqiptar në ShBA. falë punës e kontributit të përfaqësuesit të këtij komunitetit Agron Alibali.

Në përfundim të ceremonisë, Ministrat Bushati dhe Kumbaro dhe Drejtorja e Bibilotekës Kombëtare Persida Asllani dhanë një mesazh sensibilizues në kuadër të Ditëve të Leximit dhe fushatës “Takohemi për një libër”.

Rusia planifikon të rivendosë baza ushtarake në Kubë e Vietnam

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se është duke konsideruar mundësinë e rivendosjes së bazave ushtarake në Kubë dhe Vjetnam.


Zëvendësministri i Mbrojtjes, Nikolai Pankov, i bëri këto komente para ligjvënësve rusë.

Në vitin 2001, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë të tërhiqet nga Kuba dhe Vjetnami, pasi ka dashur të forcojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara.
Por, marrëdhëniet SHBA-Rusi janë prishur për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë dhe konfliktit në Siri.

Duke komentuar deklaratën e Pankovit për rivendosjen e bazave ushtarake në Kubë dhe Vjetnam, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “të gjitha vendet i vlerësojnë ndryshimet nga pikëpamja e interesave të tyre kombëtarë dhe marrin hapat që i konsiderojnë të nevojshëm”.

Prefekti i Kukësit Liman Morina: Jam kundër taksës për “Rrugën e Kombit”

Prefekti i Qarkut të Kukësit Liman Morina, angazhohet se ashtu si edhe më herët do t’i përcjellë qeverisë shqetësimet dhe reagimet publike kundër taksës në rrugën e Kombit. Morina, shprehet se personalisht si banorë i rajonit veri-lindor është kundër tarifës që banorët e varfër të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, duhet të paguajnë për çdo kalimin në rrugën e Kombit.

Ndërsa thotë se është për vendosjen e një takse qoftë edhe simbolike Morina i bën thirrje kryeministrit Rama që për tarifën e rrugës së Kombit ti shikojë me përparësi banorët e qarkut më të varfër në vend.

Qëndrimi publik i prefektit Morina vjen në një kohë kur në Kukës, po bëhen përgatitje për hapin e rradhës të lëvizjes kundër taksës në rrugën e Kombit ku është parlajmëruar mbajtja e një marshim paqësor.

Organizatorët e këtij marshim janë Bashkia Kukës, shoqata Biznesi për Biznesin dhe shoqëria civile të cilët më herët përmes protestave dhe reagimeve publike janë shprehur që rajoni i Kukësit duhet të përjashtohet nga kjo taksë pasi rajoni nuk ka një rrugë alternative për tu lidhur me pjesën tjetër të vendit.

Reagim - Noka: Tahiri turpi i Europës, mos shko më në zyrë

PD ka reaguar pas publikimit të shifrave zyrtare të Guardia di Finanza për kanabisin në Shqipëri. Deputeti Flamur Noka nëpërmjet një deklarate për mediat tha se Tahiri duhet të largohet.


“Ky që del në televizion dhe kur një mace kalon në rrugë, sot nuk tha asnjë fjalë për pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis për një vit. Zëri i ka ikur që kur u sekuestruan 23 ton kanabis në Vlorë. Sipërfaqe e pesëfishuar me drogë e konfirmuar me zë dhe me figurë nga Guardia di Finanza dhe asnjë trafikant i arrestuar, është bilanci i qartë se s’ka asnjë përdredhje alla Tahirçe ta fshehë e ta tjetërsojë. Mediat prestigjioze europiane kanë dhënë alarmin e Shqipërisë së kthyer në kanabistan. Je bërë turpi i Europës, dhe vazhdon shkon në zyrë. Largohu sa më shpejt, revolta e popullit do të jetë e hidhur për ty dhe Ramën tënd.”

Historia prekëse që fshihet pas vdekjes së një vajze siriane

Një tjetër fëmijë është kapur, dhe vrarë në tragjedinë njerëzore të Aleppo-s.

Një vajzë 4-vjeçare vdiq pasi kapi një bombë duke menduar që ishte një lodër.

Eman po dilte jashtë për të mbushur ujë në zonën lindore të Aleppo-s të kontrolluar nga rebelët, kur preku bombën.

Ajo mendoi se ishte top argjendi, thanë familjarët e saj në televizionin ITV.

Ky television të hënën nxorri një video ku tregohej vogëlushja që luftonte për jetën e saj në spital.
Fytyra e saj ishte e mbushur me gjak dhe plot shenja.

Vogëlushja u nda nga jeta ditën e djeshme. Një tjetër vazjë në të njëjtin spital u pa tek vajtonte në dhimbje pasi u plagos nga një sulm ajror.

Emri dhe mosha e saj nuk bëhen të ditur, pasi asnjë nga familjarët nuk e shoqëroi atë.
Doktorët mendojnë se ata u vranë nga i njëjti sulm

John Kerry: Rusia dhe Siria duhet të hetohen për krime lufte

Qeveria e Rusisë dhe ajo e Sirisë duhet të hetohen për krime lufte, tha Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

“Rusia dhe regjimi i kanë botës borxh më shumë se një shpjegim se pse bombarojnë spitalet, objektet mjekësore dhe fëmijët”, tha Kerry.

Sipas tij, këto janë akte që kërkojnë hetime të duhura për krime lufte.

Moska ka mohuar vazhdimisht se sulmon civilët dhe ka thënë se shënjestra të saj janë grupet terroriste në Siri.

Kerry, megjithatë, ka thënë se sulmet e ushtrisë ruse dhe siriane në spitale janë përtej “aksidenteve”, por pjesë e një strategjie të qëllimshme në Siri.

“Kjo është strategji për të terrorizuar civilët dhe për të vrarë secilin që u del në rrugën e objektivave të tyre ushtarake”, ka thënë Kerry

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...