2016-11-11

A ishte Facebook ai që i dha fitoren Donald Trump?



Në SHBA, gazetat e marrin përgjegjësinë e procesit demokratik shumë seriozisht. Aq seriozisht sa mund të vijnë me shkrime pompoze për një lexues britanik. Por kur vjen puna tek zgjedhjet presidenciale, ata besojnë se shkrimet e tyre kanë një rëndësi të madhe dhe se fjalët e tyre do peshohen me seriozitetin më të madh nga ana e lexuesve të tyre.

E pra tani e dimë se sa e gabuar ishte kjo sepse çdo gazetë e madhe ose kishte mbështetur Hillary Clintonin ose nuk e kishte parashikuar Donald Trumpin si president të ardhshëm. Kjo për ato gazeta që kishin ruajtur besnikërinë e kandidatëve republikanë në të kaluarën. Tani të dyja llojet e gazetave dhe pjesa tjetër e mediave kryesore po zgjohen ndaj faktit se influenca e tyre as nuk krahasohet me atë të Facebook.

Në vitin 1992, një gazetë britanike pohoi se ishte “The Sun, e cila e kishte gjetur”, kur konservatorët menaxhuan të publikonin një fitore zgjedhore të papritur. Në Shtetet e Bashkuara është nxjerrë pyetja nëse rrjeti social përdori të njëjtin mashtrim për Trump.

Image

Ja si vijon kjo punë… Një total prej 156 milionë amerikanësh janë anëtarë të rrjetit social Facebook dhe sipas studimeve më të fundit, dy e treta e tyre njoftohen me lajme prej tij. Tanimë lajmet shpesh mund të vijnë nga degët kryesore të medias, por ajo që do përfundojë në News Feed-in tuaj do të përcaktohet nga miqtë tuaj janë dhe çfarë ata ndajnë me të tjerët. Kjo është pjesa kur hyn në lojë një flluskë filtruese.

Ata që votuan për Trump do shohin vetëm histori që pasqyrojnë pikëpamjen e tyre për botën dhe e njëjta gjë do ndodhë për ata me një mentalitet më liberal. Tani ju mund të thoni se një filtrim i tillë ka qenë gjithnjë i pranishëm. Njerëzit liberale janë të prirur për të lexuar gazetat liberale ndërsa konservatorët i kanë pikëpamjet e tyre të reflektuara mbi atë që lexojnë. Dallimi ishte se shumica e redaktorëve janë përpjekur të bëjnë dy gjëra: Prezantimin e disa pikëpamjeve alternative dhe siguria se faktet në çdo histori janë të shqyrtuara. Asnjëra prej tyre nuk aplikohet në Facebook.

Algoritmi i lajmeve që ju shfaqet në faqe është ajo që ju dhe miqtë tuaj doni të besoni dhe kjo absolutisht që nuk ka asnjë verifikim faktesh. Historitë që akuzonin çiftin Clinton për vrasje apo lajmet që Barack Obama ishte mysliman janë shfaqur në Facebook-un e miliona njerëzve të prirur për të mbështetur Trump.

Trump e ka parë shumicën e mediave kryesore si armiqësore dhe të njëanshme,por Facebook dhe Twitter kanë ofruar një mënyrë të fuqishme që votuesit të marrin mesazhin e drejtpërdrejtë pa qenë nevoja e gazetarëve të bezdisshëm.

Nëse Facebook apo diçka e tillë nuk do të ekzistonte, a do ishte drejtuar Donald Trump për në Shtëpinë e Bardhë?

Kjo është e vështirë për t’u përcaktuar, por mediat në rrjetet sociale kanë shërbyer për të polarizuar pikëpamjet në atë që ishte tashmë një fushatë e humbur dhe mund të kenë inkurajuar votuesit të cilët ishin në mëdyshje për të votuar për Trump. Nga të gjitha këto fakte mund të themi se Facebook nuk është vetëm një platformë teknologjike por një kompani jashtëzakonisht e fuqishme media, lideri i të cilës është Mark Zuckerberg.

Donald Trump nxit “Calexit”, fushatën për shkëputje nga SHBA




Interesi që Kalifornia të shkëputet nga Shtetet e Bashkura pas fitores së Donald Trump është rritur. Ata e quajnë thjesht “#Calexit”. Të frymëzuar nga suksesi i “Brexit”, që nxori Britaninë e Madhe me votë popullore nga Bashkimi Europian, të njëjtën gjë kërkon edhe fushata e quajtur “Yes California”.

“Brexit” duket se dha një efekt domino, jo vetëm në Europë, ku është rritur mbështetja për ato që quhen partitë e ekstremit të djathtë, por deri në Amerikën e largët. 60% e votuesve në Kaliforni kërkuan që Hillary Clinton të ishte presidentja e tyre, por ndodhi e kundërta.

Tani, me fitoren e Trumpit ata kërkojnë një referendum pavarësie. Si ekonomia e 6 më e madhe në botë, California është ekonomikisht më e fuqishme se Franca dhe ka një popullsi më të madhe se Polonia.

Në fillim, fushata e “Calexit” u konsiderua si një formë reagimi momental, ndërsa tani ajo numëron mijëra mbështetës online. Ashtu sikurse u konsideruan edhe protestat në disa shtete të Amerikës, të cilat më vonë u kthyen në të dhunshme. Demonstruesit anti-Trump, në atë që e nisën si lëvizje paqësore, shpërthyen në dhunë ndaj policisë në Portland e Oregon.

Rreth 4.000 protestues u mblodhën në pjesën qendrore dhe perëndimore të qytetit. Shumë prej tyre thyen xhamat e makinave apo dyqaneve aty pranë. 26 persona përfunduan në pranga. Oregoni votoi për Clintonin.

Në një status në “Twitter”, të gjithë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj tij, Donald Trump e cilësoi si një dashuri të madhe të protestuesve për vendin e tyre. Shumica e tubuesve ishin të rinj, që mendojnë se drejtimi i Donald Trumpit do të krijojë ndasi të thella racore e gjinore.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama : Ushtria është frymëzim për unitetin kombëtar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se populli amerikan duhet të bashkohet pas zgjedhjeve të kësaj jave dhe se frymëzimin mund ta gjejë tek ushtarët.

Duke folur në Ditën e Veteranëve në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, Obama tha se ushtria amerikane është institucioni më i shumëllojshëm i SHBA-së, i cili përbëhet nga imigrantë dhe amerikanë, që përfaqësojnë të gjitha fetë apo asnjë fe.

Ai tha se të gjithë ata janë të përkushtuar në “shërbimin e përbashkët”.

Zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-së ka çuar në protesta në gjithë vendin.

Para se të fliste, Obama nderoi veteranët duke vënë kurora me lule në Varrin e të Panjohurve.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, konsideron se presidenti rus Vladimir Putin respekton vetëm dorën e fortë.


Ai i ka apeluar presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump të veprojë kundër agresionit rus në dritën e fillimit të fundit të epokës së dominimit amerikan.

Sipas tij Trump duhet të tregojë fuqi në raport me Putinin.

"Duke neglizhuar vendet Baltike do të ketë pasoja të mëdha dhe do të shënojë fundin e sistemit të udhëhequr nga Washingtoni. Komandanti Suprem Donald Trump duhet të ushtrojë forcë kundër Rusisë. Putin respekton vetëm një dorë të fortë”, tha ai në një email dërguar nga kompania Rasmussen Global, e cila merret me konsultime gjeopolitike dhe strategjike.

Rasmussen ka paralajmëruar SHBA-në që të mbrojë Ukrainën nga cdo aggression i mundshëm rus dhe për të imponuar zonën e fluturimit në Siri.

“SHBA duhet të rrisë përkrahjen në krahun lindor të NATO-s, të vendos baza ushtarake aty ku rusët kërcënojnë lirinë dhe jetën e zyrtarëve amerikanë. SHBA duhet ta detyrojë presidentin sirian Bashar Al-Asad që të gjejë një zgjidhje politike për konfliktin:, ka thënë Rasmussen.

Lajmi që u fshi pas disa orësh: Putini do të largohet, sepse është i sëmurë!


Vladimir Putin dhe Medvedev

Siç shkruajnë mediat e huaja, një medium rus ka publikuar një artikull në të cilin është thënë se presidenti rus, Vladimir Putin do të dorëhiqet nga posti i Presidentit.

Po sipas medieve të huaja, analisti politik rus Valery Solovey ka lënë të kuptohet se Putin, i cili përshëndeti zgjedhjen e Donald Trump si President i SHBA-ve, mund të jetë i detyruar të largohet për shkak të gjendjes shëndetësore.

Image

Valery Solovey



Solovey, profesor në Institutin Shtetëror të Punëve të Jashtme në Moskë ka thënë se presidenti mund të ketë nevojë për të “shmangur publicitetin në vitin 2017 për disa muaj, ose do të shfaqet shumë rrallë”.

Kur ai u pyet nëse Putin kishte “probleme shëndetësore”, ai u përgjigj shkurt: “Më lejoni të mos them më shumë, kam thënë mjaft”. “Dhe më lejoni të theksoj edhe një herë: ky informacion nuk është absolutisht i besueshëm. Megjithatë, duhet të jetë në konsideratë”.

Historia shpërthyese u shfaq në faqen e internetit të Moskovsky Komsomolets (MK) dhe u fshi pas brenda disa orësh.

Historia u shfaq me titull: “Stuhia 2017: ndoshta Putin do të zëvendësohet nga një pasues brenda disa muajsh”.

Dhe mediat e huaja nuk janë ndalur me kaq. Sipas tyre, dy emra janë përmendur si zëvendësime të mundshme në artikullin e ‘censuruar’: kryeministri aktual Dmitry Medvedev, i cili ka shërbyer tashmë një mandat katër vjeçar si president; dhe Alexei Dyumin, 44, truproja dhe ish-zëvendësministër i mbrojtjes.

Në fund thuhet se artikulli në fjalë, para se të fshihej ishte lexuar nga më se 50 mijë lexues, për të cilin artikull nuk ka ndonjë reagim të Kremlinit zyrtar.

Milan Petroviq mohon se Bratislavë Dikiq ka ndërmend ta pranojë fajin

dikix
Milan Petroviq avokat i ish-i gjeneralit të Xhandarmërisë serbe Bratislavë Dikiq, i cili është në paraburgim në Mal të Zi nën dyshimet për organizimin e sulmeve terroriste në këtë vend gjatë natës së zgjedhjeve, ka mohuar se klienti i tij ka ndërmend të pranojë fajësinë dhe pretendon se “nuk ka asnjë marrëveshje dhe nuk është folur për një të tillë”.

“Për vazhdimin e procedurës penale dhe vendimet të cilat do t`i propozojmë si mbrojtje, krejt kjo varet nga ajo se kur do të mbarojë pjesa e hetimit që për ne është e rëndësishme sepse ne do të shohim nëse ka ndonjë dëshmi apo jo”, tha Petroviq për televizionin e Beogradit N1TV.

Mediat malazeze njoftuan sot se Dikiq ka nënshkruar marrëveshje me zyrën e prokurorit lokal mbi pranimin e fajësisë.

Çka i th aAleksandar Vuçiq- David Shchwendimanit në Beograd?

schwendi
Shefi i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman të cilit “ia përcolli pritshmëritë se në mënyrë të paanshme dhe profesionale do të ndiqen përgjegjësit për krime lufte në Kosovë kundër serbëve, por edhe pjesëtarë të kombësive të tjera”.
Vuçiq shprehu mbështetjen e Qeverisë që drejton për Gjykatën Speciale dhe Zyrën e Prokurorisë Speciale.

Schwendiman tha se vizita e tij e parë në Serbi në cilësinë e prokurorit special erdhi me qëllim që institucionet kompetente të paraqes metodën e tyre të punës, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Ai tha se detyrën që i është besuar ta kryejë mirë, në mënyrë të pavarur, duke respektuar viktimat dhe me përgjegësi para drejtësisë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...