2017-07-21

Presidenti shqiptar Bujar Nishani mban fjalimin e tij të fundit: Kryelartë se kreva detyrën pa u lëkundur



Ditën e hënë, më 24 korrik, Bujar Nishani i lë zyrën presidentit të ri, Ilir Metës. Para ikjes së tij, ai ka zgjedhur të mbajë edhe një fjalim të fundit këtë të premte nga Presidenca. Në fjalën e tij, Nishani është shprehur i nderuar për detyrën që ka mbajtur mbi shpatulla, për të cilën, siç ka thënë ai, ka dhënë maksimumin.

“Ishte një nder i lartë për mua të isha presidenti juaj dhe të punoja me ju. I pyetur se si ndihem? Si pas çdo pune, i kënaqur. Sipas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos kryelartë sepse kam patur nderin të kryej detyrën pa u lëkundur, pa u penduar dhe pa u ndalur para asnjë pengese. Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time. Faleminderit!”, – tha Nishani.
Bujar Nishani është politikan shqiptar dhe Presidenti aktual i Shqipërisë. Ai ka qënë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër në Qeverinë e Shqipërisë.


Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit.Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin 2005 merr titullin “Master”, në Studimet Evropiane, në Shkollën e Studimeve Evropiane, pranë Universitetit të Tiranës.


Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n dhe në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.

Karriera politike e zotit Bujar Nishani ka kaluar nëpër këto etapa: në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nga marsi 2007 – shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga shtatori 2009 – prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit.

Më 11 qershor 2012 Kuvendi Popullor e zgjodhi President të Republikës së Shqipërisë në raundin e katërt me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Në 24 korrik 2012, Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.


 Bashkëshortja e Bujar Nishanit,zonja Odeta Nishani

Bujar Nishani ka grua Odeta Nishanin dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani.

Shkencëtarë shqiptarë që kontribuan në shkencë dhe u bënë akademikë të njohur në Greqi.


Shumë shkencëtarë shqiptarë kontribuan në shkencë dhe u bënë akademikë të njohur në Greqi. Kush ishin profesorët e famshëm shqiptarë që u bënë pjesë e Akademisë së famshme të Athinës? Këtë pyetje e plotëson historiani Arben Llalla me hulumtimet e tij të kujdesshme dhe me punën e palodhur që  kryen në vlerësimin e çështjes shqiptare në Greqi.
 
Dhimitër Egjiniti (1862-1934)
Dhimitër Egjiniti është nga një familje e lavdishme detare arvanitase, që ishte vendosur në Egjina. Babai i tij quhej Dionis Panajotu. H. Haxhi, që e ndryshoi në Egjiniti mbiemrin. Pothuaj gjithë pasurinë e tij ia fali shtetit grek. Është ai që në testamentin e tij la të hollat dhe u ndërtua spitali i sotëm “Egjiniot”. Bir i këtij mjeku të madh është Dhimitër Egjiniti, që lindi në Athinë më 1862. Pas mësimeve në gjimnaz, u regjistrua në seksionin e matematikës të Insitutit Filozofik të Universitetit të Athinës dhe mandej me bursë të këtij universiteti, studioi për Astronomi në Sorbonë dhe në Londër. Më 1888 Harrilla Trikupis u informua për këtë vlerë shkencore, e ftoi të vinte në atdhe dhe e emëroi Drejtor të Asteroskopios (Qendër Vëzhguese Astronomike). Më 1896 u bë profesor i Astronomisë në Universitetin e Athinës. Asteroskopi i Athinës ia dedikon ekzistencën dhe formën e tij e deri sot Dhimitër Egjinit aq sa mund ta quajnë atë me emrin Dhimitër Egjiniti. Është themelues i Akademisë së Athinës dhe një nga të parët autorë të saj. Në vitin 1929 ishte kryetar dhe më 1933-1934 sekretar i përgjithshëm i Akademisë së Athinës. Vdiq më 1934.

Angjello Gjini (1895-1828)
Gjinët janë familje e madhe arvanitase që ishin vendosur në ishullin Speca. Historia e familjes Gjini nis që përpara Revolucionit të 1821. Gjyshi i Angjelo Gjinit, Antonio Gjini, kapedan me anijet e veta, ndërmori më 1793 të mbartë nga Stambolli në Francë, nëpunësin e lartë me mision special, duke thyer bllokadën e bregdetit të Francës, që i ishte inponuar atëherë. Gjini,natyrisht, ia doli mbanë, por anija e tij u përplas dhe u shkatërrua. Atëhere mbledhja e Konventës në Francë votoi dhe i dhuruan një tjetër anije, por i hëngrën shpërblimet e premtuara. I kësaj familje është pasardhës Angjelo Gjini. Angjelo Gjini u lind në Speca më 1895, studioi në Gjermani, në Universitetin Politeknik të Oresdenit. Harrilla Trikupi e ftoi të vinte në Greqi. Angjelo Gjini është krijuesi i vërtetë dhe organizuesi i Universitetit Politeknik “Meçovio”, që mban edhe sot trajtën që i dha ky shkencëtar i ndritur arvanitas. Mund të themi pa frikë se Universiteti i Athinës, siç është sot, është vepër e Angjelo Gjinit, që veç të tjerave, dha mësim deri më 1928, kur vdiq. Angjelo Gjini është ndër më të parët akademik i Akademisë së Athinës.


Sotiri Skipi (Shqipi) (1881-1952)
Sotiri Skipi është nga familja e lënduar epirotase e arvanitasve, Skipidë, që ishin komitë kryengritës. Në luftën për liri të kombit dhanë një kontribut të pallogaritshëm. Morën pjesë në daljen nga Mesologji, në Rumeli, me arvanitasit nga e njëjta farë e Karaiskaqit, në Poloponez, në Neokastro dhe kudo ku i thërriste detyra për lirinë e atdheut të tyre, Greqinë. Disa Skipidë patën lumturinë ta shikojnë të lirë atdheun për të cilën derdhën kaq gjak dhe e nderuan disi veçanërisht. Nga këta Skipidë (Shqipë) ishte Sotir Skipi që lindi në Athinë. Fatkeqësitë në jetë bën që ai të emigronte në Paris, ku jetoi për shumë vjet. Atje u përzie me shkrimtarë dhe ndoqi mësimet estetike dhe letërsie. Ishte mik i ngushtë i Zhan Moreasit, i Pol Farit, etj. Në Athinë botoi revistën ‘’Akritasi’’. Më 1922 u nderua me çmimin e Letrave  dhe Arteve dhe më 1929 e emëruan sekretar i përgjithshëm i shkollës së Arteve të Bukura. Mori pjesë në Rezistencë gjatë pushtimit nazist. Më 1946 u zgjodh Anëtar i Akademisë së Athinës. Vdiq më 1952 në Francë, ku kalonte zakonisht stinën e verës.
 
Gjeorgjio Sotiriu (1880-1965)
Gjeorgjio Sotiriu lindi në një familje arvanitase në Speca më 1880. Pas shkollës, studioi në Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës. Mandej shkoi në Gjermani dhe Austri, ku u mor posaçërisht me historinë e artit bizantin dhe mbishkrimet e kësaj kohe. Deri në vitin 1923 punoi në gjimnaze, dhe më vonë mori drejtimin e Muzeut Bizantin të Athinës. Më 1924 u zgjodh Profesor i arkeologjisë Kristiane dhe i mbishkrimeve në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës, deri më 1961. Më 1926 u zgjodh Akademik dhe më 1941 u zgjodh kryetar i Akademisë së Athinës. Gjatë jetës mori çmime të larta. U bë antar i Akademisë së Rumanisë, i Akademisë Dei Lincei të Romës, i Fakultetit Arkeologjik të Berlinit, Vjenës dhe Pragës. U nderua me shumë medalje dhe vlerësime. Gjeorgjio Sotiriu ishte një vlerë shkencore me famë ndërkombëtare. Vdiq më 1965 në Athinë.


 Spiridon Doda (1878-1958)
Është nga familje luftëtarësh të Hidrës. Janë të njohura bëmat heroike të gjyshit të tij,  Spiro Doda, që luftoi me trimëri të veçantë turqit e ngujuar në Akropoli. Spiridon Doda lindi në Athinë më 1878 dhe, pas gjimnazit, vazhdoi Universitetin e Athinës dhe më pas ndoqi studimet në Gjermani dhe Holandë. Më 1925 u bë profesor i Farmakologjisë Eksperimentale, dhe më 1927 u bë profesor i Fiziologjisë Eksperimentale dhe dha mësim deri më 1947, kur u tërhoq. U zgjodh anëtar i Akademisë së Athinës më 1913 dhe kryetar i saj më 1943-1944. Gjatë pushtimit gjerman ndihmoi për shpëtimin e grekëve dhe çifutëve dhe u ndoq prej pushtuesit. Vdiq më 19 nëntor 1958.
 
Kostandin Horemi (1898-1966)
Arvanitas nga Klementi i Karintias. Lindi më 1898, pas gjimnazit studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Athinës. Më 1923, shkoi në Berlin, ku punoi mjek në kopshtin Bashkiak të fëmijëve dhe më 1929 u bë drejtor i këtij kopshti. Më 1935 zgjidhet pedagog i rregullt i Universitetit të Athinës, dhe më 1958 u bë anëtar i Akademisë së Athinës. Një nga veprimtaritë më të suksesshme të tij si mjek ishte lufta me tuberkulozin tek fëmijët, me anemikët dhe shumë kërkimeve të rëndësishme me qëllim verifikimin e shëndetit të fëmijëve grekë. U ekzaminuan 65.000 fëmijë dhe punimi u ndërpre sepse Horemisi u kap nga gjermanët pushtues. Ndër punët e tij serioze shkencore janë studimet pediatrike.  Nuk arriti ta plotësojë veprën e vet deri në fund. Vdiq më 1966.
 
Aleksandro Diomidi (1875-1950)
Aleksandro Diomidi rrjedh nga një familje e madhe e pasur arvanitase, që zbriti nga Epiri dhe u vendos në ishullin Speca. Ushtruan detarinë, dhe bënin tregti në Mesdhe. Mbiemri fillestar ishte Qiriako dhe e ndryshuan që të ruhen emrat klasikë grekë. Në kryengritjen e 1821 dhanë të gjithë pasurinë e tyre . Është fjala për një prej familjeve më të ndritura arvanitase. Aleksandër Diomodi është edhe nipi i juristit të shquar Diomid Qiriaku dhe bir i Nikolla Diomidis Qiriaku. Aleksandër Diomidi lindi më 1875. Vazhdoi Fakultetin Juridik në Universitetin e Athinës dhe, në vazhdim, në Francë dhe Gjermani. U bë ministër i Ekonomisë më 1913, ministër i Drejtësisë më 1918, ministër i Jashtëm më 1922, drejtor i Bankës Kombëtare, Kryetar i Këshillit të lartë ekonomik etj. Më 1945 u bë anëtar i Akademisë së Athinës. Vdiq më 1950.
 
Vasil Egjiniti (1875-1959)
Vasili është nga e njëjta familje e Dhimitër Egjinitit. Vasil Egjiniti lindi në Athinë më 1875. Pas studimeve në Fakultetin e Filozofik të Athinës, vijoi studimet në Paris. Më 1904 u caktua profesor i matematikë-fizikë në Universitetin e Athinës ku dha mësim deri më 1947. Studimet e tij në Mekanikë, Elektrikë, Meteorologji dhe Astronomi janë shumë të rëndësishme. Zhvilloi një veprimtari të vyer drejtuese adimistrative në Universitetin e Athinës, kryesisht në sektorin ekonomik. Ia doli të ndërtojë sallën e laboratorit dhe të rregullojë çështjen ekonomike të Universitetit në periudhën e vështirë të pushtimit gjerman. Më 1952 u bë Akademik i Akademisë së Athinës. Vdiq në vitin 1959.

Maksim Miçopulos (1897-1968)
Është nga familje e mirëfilltë arvanitase. Mbiemri i mëparshëm i familjes ishte Rizos. Familja Miçopulos u shpërngul nga Epiri dhe me familjet e tjera arvanitase u vendos në Peloponez, që atëherë ishte plotësisht i banuar me arvanitas. Nga kjo familje vjen Maksim Miçopulos. Është biri i Konstandin Miçopulos që themeloi Muzeun gjeologjik mineral të Universitetit të Athinës. Maksi lindi në Athinë më 1897. Studioi shkenca natyrore në Universitetin e Athinës dhe u specializua në Mynih të Gjermanisë për gjeologji dhe paleontologji. Më 1939 u bë pedagog i gjeologjisë dhe paleontologjisë në Universitetin e Athinës. Në vitin 1947 ishte profesor në Universitetin Politeknik. Më 1955 bëhet Akademik. Me rëndësi janë kërkimet e tij profesionale për të cilat u dekorua nga Akademia e Athinës. Vdiq më 1968.
 
Vasil Malamos (1909-1973)
Nga viti 1550 Malamët janë një familje luftëtarësh nga Epiri. Një Malamos u orvat të pushtojë me njërëzit e vet Artën dhe Janinën. Shumë Malanë ishin komitë dhe kapedan çetash. Jorgo Malamos ishte komandant i një grupi suliotësh dhe u nderua nga Kopodistria. Pasardhës i kësaj familje është Vasili Malamos i cili lindi në Athinë në vitin 1909. Ai studioi në fillim në mjekësi në Athinë dhe më vonë në Hamburg. Punoi në Universitetin e Hamburgut, të Frankfurtit, dhe pranë zbuluesit të penicilinës A. Fleming. Shkoi në Brazil për kërkimet në fushën e sëmundjeve tropikale. Më 1953 u bë pedagog në Universitetin e Athinës dhe drejtor i Spitalit në Athinë. U bë Akademik më 1970, dhe vdiq më 1973. Vlera shkencore e tij është e njohur botërisht,  ndaj ai u propozua të drejtonte punimet e mjekësisë qelizore dhe Biologjike, që u mbajtë në Athinë, por atë vit ai vdiq.
 
Dhimitri Kaburoglu (1852-1942)    
Mbiemri Kaburoglu është i mëvonshëm. Preardhja e familjes së Dhimitrit është nga Stambolli, por që ishin në fillim familje e madhe arvanitase nga Epiri. I pari që mori mbiemrin Kaburoglu ishte baba Kuruzo, dhe turqit e quajtën Kaburoglu-bir i kurizos dhe qysh atëherë u mbeti mbiemri Kaburoglu. Gjithë parardhësit janë njerëz të shquar të kohës dhe gratë me të cilat u martuan ishin nga familje zyrtare të Fanarit (Stamboll). Babai, Grigori, boton revistën ”Efterpi” dhe nëna e tij, Marina Jeronda boton “Përralla dhe fjalë të urta Athinare”. Dhimitër Kaburoglu studioi për drejtësi në Athinë, punoi si avokat dhe më pas hyri në fushën e drejtimit të punëve publike. U mor me letërsi dhe punoi si drejtor i revistës “Java”. Shkroi tregime, drama, komedi, romane dhe histori. U mor veçanërisht me Athinën e epokës së vet dhe u mbiquajt  dhe “Athineograf”. Në vitin 1927 bëhet Akademik. Vdiq më 1942.
 
Teofil Voreas (1873-1954)
Teofili lindi në Marusi në vitin 1873. Është nga familja arvanitase e Marusit. Pasi mbaroi studimet e larta u dallua për rezultatet, ndaj u caktua ndihmës i Profesor Dhimitër Egjinitit në Asteroskopin e Athinës. E tërhoqi Filozofia dhe Teologjia. Studioi në Fakultetin Filozofik-Teologjik në Universitetin e Athinës. Më 1912 u caktua pedagog i Filozofisë në Universitetin e Athinës ku dha mësim deri në vitin 1939 dhe si pedagog nderi deri më 1946-1949. Nga viti 1913 deri më 1925 u përpoq për krijimin e laboratorit psikologjik ku u bënë mjaft kërkime eksperimentale serioze. Më 1926 u bë Akademik dhe më 1936 kryetar i Akademisë së Athinës. Vdiq më 1954.

Mitrush Kuteli: Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam gabuar shumë

Mitrush Kuteli.jpg

 Mitrush Kuteli


Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam gabuar shumë. Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. Të kam treguar se gjermanët do të më varnin përpara bashkisë, kur muarr vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhës së re që donin të bënin. Më shpëtoi fati. Nuk do të skuqem kurrë nga turpi as me veprimin tim në ditët e para të çlirimit. Punova si i marrë, luftova kundër grabitjeve jugosllave. Aq më fort nuk mund të skuqem nga turpi për veprimtarinë time praktike-në fushën ekonomike-në Rumani. Edhe atje kundër gjermanëve. Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë “popuj mbi popuj” ose “të mëdhenj mbi të vegjël”, por “popuj përkrah popujsh”. Ky parim ka ushqyer në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, automatikisht, veprimtarinë time. Kam qënë kundër rusëve sepse ata mbajnë nënvete dhe shkombëtarizojnë popuj të tjerë; kundër gjermanëve sepse kanë shfrytëzuar dhe zhdukur popuj të tjerë, kundër anglezëve për të njëjtën arësye. Biri i një populli të vogël nuk mund të bënte ndryshe. Në Rumani kam luftuar, aq sa mund të luftojë një njeri i vogël, kundër shfrytëzimit të kapitalit vëndas dhe të huaj. Këtë qëndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Një nga pasojet e para ka qe
në një “skedë e zezë” në aparatin gjerman të Vjenës, më 1940-41. Për këtë “skedë të zezë” ardhi e më foli dikush në bankë: “Ç’po bën kështu? Nuk e di ç‘të pret? Pse kundërshton që vëndin e kapitalit çifut ta zerë kapitali mik gjerman?” Unë di një gjë: kapitali s’mund të jetë kurrë mik, po vetëm kapital. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron për fitime. Dhe fitimet s’kanë kurrë të mbaruar. Njëja kërkon të bëhet dy, dyja katër, katra tetë, mija dhjetë mijë, milioni qindmilion e kështu me radhë. Në dëm të njerëzve, të popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnjë i varfër) di se fitimi i vjetër nuk ngopet me fitim të ri, siç nuk ngopet deti me ujë.

Dhimitër Pasko (Pogradec, 13 shtator 1907 ─ Tiranë, 4 maj 1967) ka qenë shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist shqiptar, i njohur ndryshe me emrin e penës Mitrush Kuteli. Pseudonime të tjera që përdori për të shkruar qenë edhe Janus, Izedin Jashar Kutrulia me Dr. Pas.

Familja e Mitrush Kutelit, rrjedh nga fisi shqiptar Kuteli nga Dukati, i shpërngulur në Mokër e pastaj në Pogradec nga qyteti i Artës, në fillim të shek. 19-të, për shkak të mizorive të Ali pashë Tepelenës. I ati, Pandi, i biri i Pasko Kutelit[1], ishte rrobaqepës që kish jetuar 24 vjet në mërgim, në Rumani, duke punuar si murator e bojaxhi. Atje kish mësuar shkrimin e shqipes dhe ish njohur me disa nga patriotët e kohës, mes të cilëve me Nikolla Naçon. Pas kthimit në Shqipëri, vazhdoi zanatin e rrobaqepësit dhe të bojaxhiut e në të njëjtën kohë bënte dhe punën e ndërlidhësit për të futur dhe shpërndarë në vend librat shqip të shtypura në kolonitë e mërgimtarëve. I burgosur shpeshherë në kohë të osmanëve, gjatë pushtimit serb e atij bullgar. Pas shpalljes së Hyrrijetit hapi një librari, e para librari shqipe në Pogradec. Në shtëpinë e tyre, që bastisej dendur për libra shqip, vinin luftëtarët e kohës: Dervish Hima, Abdyl Ypi, Mihal Gramenua, Telemak Gërmenji, Memduh Zavalani, Themistokli Gërmenji, Pasa Pema, Vasil Tromara, etj


Mitrushi - trajta përkëdhelës e emrit Dhimitër - lindi më 13 shtator 1907 dhe ishte i vetmi djalë i Pandit dhe i Polesmes dy motrash: Agllaisë dhe Liries. Në një mjedis të tillë, të mpleksur dhe me përrallat e Nënës, Kuteli jetoi fëmijërinë dhe mori bazën letrare. Mbresa të pashlyeshme i lanë më pas dhe librat e librarisë së vogël të të atit. Leximet e tij të para lidhen me emrin e Naimit, Çajupit, Spiro Dines, Gramenos, Lumo Skëndos, më vonë edhe të Fan Nolit. Shkollën fillore e kreu në Pogradec, më 1919. Pasi priti dy vjet t'i plotësoheshin kushtet ekonomike të familjes, më 1921 Kuteli shkoi në Selanik, ku i ati kish mundur t'i siguronte një bursë për në Shkollën Tregtare Rumune. Kishte prirje për letërsi e dëshirë për mjekësi, por mundësitë iu krijuan në degën ekonomike. Më 1926, 19 vjeçari Kuteli ishte një nga themeluesit dhe drejtuesit e Shoqërisë së nxënësve shqiptarë të Selanikut ku merrnin pjesë të rinj nga të gjitha shkollat e qytetit. Shoqëria u quajt "Kostandin Kristoforidhi", siç propozoi Dhimitri. Po atë vit, shteti shqiptar i refuzoi kërkesën për bursë që të vazhdonte studimet e larta në Paris, ndonëse shkollën e mesme e mbaroi shkëlqyeshëm, duke kaluar dy klasat e fundit në një vit. Kuteli shkoi në Bukuresht (1928) dhe filloi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike, duke punuar njëkohësisht si llogaritar. Banonte në një mansardë, megjithatë ndiqte edhe kurse letërsie, kritike, folklori, etj. Lexonte frëngjisht, rumanisht, italisht, latinisht e greqisht. Ishte antar, më pas sekretar dhe në vitet 1931-34 kryetar i Shoqërisë së studentëve shqiptarë të Rumanisë. Në vitet 1928-1933 drejtoi gazetën "Shqipëria e Re" në Kostancë, në faqet e së cilës hapi më 1929 rubrikën "Shënime Letrare". U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë "Diplomam Magnam cum Laudæ". Një nga shokët e tij të shkollës, Ionel Zeana, ka shkruajtur pas më se gjashtëdhjetë vjetësh:
«Dh. Pasku kreu studime të shkëlqyera, duke u dalluar qysh në fillim si një element i jashtzakonshëm, jo vetëm përmes kapacitetit të tij intelektual të veçantë, po edhe përmes seriozitetit, maturisë, ndërgjegjshmërisë, forcës për punë dhe krejt qendrimit të tij moral, cilësi këto që tërhoqën vemendjen, vlerësimin dhe mbrojtjen e profesorit të tij të madh të financave, Viktor Slëvescu, prijësi liberal, ish-ministër dhe guvernator i Bankës Kombëtare. Duke e marrë doktoratën në financa, me një tezë të vlerësuar në superlativitet, Dhimitër Paskut iu hapën perspektiva nga më të bukurat, për realizimin e një karriere të shkëlqyer. I angazhuar më së pari si funksionar, ai arriti brenda një kohe të shkurtër të bëhet drejtor i Bankës Kombëtare, duke iu përkushtuar ekskluzivisht ekzigjencave të një profesionaliteti të ngushtë, pa u regjistruar në ndonjë parti politike".
Gjatë qendrimit në Rumani punoi dhe në ministrinë e Financave si nëpunës i lartë dhe drejtoi edhe bankën e Çërnëucit. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Kuteli rrëfen kështu mbi presionet që i vinin:
"Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë `popuj mbi popuj` ose `të mëdhenj mbi të vegjël`, por `popuj përkrah popujsh`... Një nga pasojat e para ka qënë një `skedë e zezë` ardhi e më foli dikush në bankë: - Ç'po bën kështu? Nuk e di ç'të pret? Pse kundërshton që vendin e kapitalit çifut, ta zërë kapitali mik gjerman?"
Kuteli vazhdoi të përkrahë ekonominë vendase, derisa e mobilizuan dhe e nisën në front, drejt Stalingradit. Ishte mobilizim i detyruar pasi jetonte dhe punonte në Rumani si shtetas rumun.. Megjithatë, veshur me uniformë, në qendrimet mes marshimeve mblidhte këngë popullore moldave, mbante shënime[6], njihej me njerëz të thjeshtë, me letërsinë ukrainase, thellonte njohuritë e gjuhës ruse. Sidoqoftë, pati fatin të mos i afrohej kurrë Stalingradit, madje as arriti të hyjë në Rusi: një telegram urgjent nga Pogradeci i thosh se e ëma e tij ishte shumë e sëmurë e se duhej të nisej sa më shpejt për në vendlindje. E ndihmuan miqtë që kish në Bukuresht, të cilët i rregulluan një leje për t'u larguar nga vargu i ushtarëve dhe më pas e përfshinë në një dërgatë ekonomistësh që nisej me shërbim pune në Romë. Mundi t'arrijë në Pogradec në shtator 1942. E ëma i kish ndërruar jetë më 28 gusht.
Punoi për pesë muaj nga tetori 1942 pranë shoqërisë SASTEB dhe pas kapitullimit të Italisë në Bankën Kombëtare të Shqipërisë, këshilltar në fushën e monedhës me përgjegjësitë e drejtorit shqiptar krahas atij italian. Ai pati kontradikta me gjermanët sepse nuk ishte dakord me emetimin e monedhës së re, për të financuar ushtrinë e tyre në Shqipëri. Për këtë rrezikonte përndjekjen nga Gestapo, pasi i kishin thënë miqtë që i kishin hapur dosje të zezë në Vjenë. Në tetor 1944 kalon në zonat e pakontrolluara nga gjermanët. Tri javë pas kalimit në zonën partizane qëndronte në Priskë. E thërrasin në Berat, ku shkon më 8 nëntor dhe bëhet nëpunësi i tretë në Min. e Financave të Qeverisë Demokratike, pas ministrit Ramadan Çitaku dhe sekretarit të përgjithshëm Qirjako Harito, si këshilltar=.
Pas themelimit të bankës, emërohet anëtar i këshillit të parë dhe drejtor i drejtorisë qendrore. Gjatë kësaj periudhe ai ideoi e zbatoi disa nga operacionet më të rëndësishme financiare të pasluftës, si vulosja e monedhës, emetimi i çeqeve monedhë për plotësimin e nevojave të para financiare etj. Pasko dha dorëheqjen në gusht të vitit 1946, pasi nuk pranoi kursin e këmbimit të caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav.
Mobilizimin e detyruar në Rumani nisën t'ia përflitnin si rreshtim me forcat gjermane kundër Bashkimit Sovjetik. Madje e bënë pjesë të Rojës së Hekurt, me të cilën Kuteli nuk kishte lidhje. Akuzë kjo që buronte nga rrethet letrare. I kërkuan që të hartonte një material për lëndën e folklorit për Institutin e Folklorit, ku do të angazhohej si pedagog. Përgjigjja nuk erdhi dhe sipas dëshmive Dh. Shutëriqi kishte thënë "nuk e duan sepse ka qenë pjesë e Rojës së Hekurt në Rumani". Kuteli u kishte kthyer përgjigjen duke u dëftuar fotot ku kishin qenë të veshur me uniforma fashiste dhe sëpatat e Liktorit.
Më 16 maj 1947 atë e arrestuan dhe e dënuan si “Armik i Popullit” me 5 vite heqje lirie tre muaj pasi kishte shkruar faqen e fundit të novelës "Tatë Tanushi". Pasko u lirua nga burgu në maj 1949 me falje, pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë. Pas kësaj, Pasko nuk punoi më në ekonomi dhe shkroi vepra origjinale vetëm në kohën që i mbetej nga përkthimi[5], veprimtari të cilën e kishte zgjedhur si një mënyrë për të siguruar jetesën me ndershmëri, në kushtet e një diktature që diktonte gjithçka. Kuteli mbylli sytë më 4 maj 1967..

Kuteli dhe letrat

Më 1919 botoi vjershat e tij të para "Mëmës Shqipëri" dhe "Skënderbeu" - në kalendarin "Pogradeci". Nga viti 1924 kish filluar të botonte në shtypin shqiptar "të jashtëm", tek "Shqipëria e Re" dhe "Kosova" që dilnin në Kostancë të Rumanisë. Shkrimet e tij flisnin për Atdheun, për ngjarjet e vitit 1924, vajtonin vrasjen e Gurakuqit e të Bajram Currit. Në këto vite Kuteli botoi dhe artikujt e parë në fushën e kritikës letrare - vlerësime, përshtypje, analiza, të dhëna për autorë e vepra. Por pjesa më e madhe e shkrimeve i kushtoheshin monedhës, çështjes agrare dhe problemeve ekonomike. Studjoi ngjarjet e së kaluarës në fushën e financave dhe kritikoi Bankën Kombëtare të Shqipërisë, duke faktuar spekullimet e saj në dëm të ekonomisë së vendit. Ndër këto shkrime Kuteli përmend më pas "Kriza e koronës dhe Banka Kombëtare", që u botua si kryeartikull më 1928 në gazetën "Telegraf"
. Duke vazhduar punën e filluar në Selanik për të nxjerrë në pah disa nga vlerat e kulturës sonë sidomos në fushën e letërsisë te rubrika "Shënimet Letrare", Kuteli shkroi artikuj mbi Naimin, Çajupin, Gramenon, Papa Kristo Negovanin, Asdrenin, Hilë Mosin, Lasgushin, Loni Logorin, Filip Papajanin, Ali Asllanin, etj. Me pseudonime të ndryshme botoi artikuj mbi çështjen e Bjeshkës së Velipojës të Vermoshit dhe mbi Manastirin e Shën Naumit. Në fushën ekonomike - shkruan rreth monedhës dhe kreditit, për problemet ekonomike dhe abuzimet administrative si dhe kundër disa koncensioneve që i ishin dhënë kapitalit italian - Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe Shoqërisë AGIP për të shfrytëzuar tokat vajgurore shqiptare dhe për të mbajtur monopolin e karburanteve në vend. Në vitet 1943-1944 Kuteli botoi shumë artikuj në shtypin e asaj kohe, në fushën ekonomike dhe në letërsi, kritikë letrare, publicistikë dhe folklor. Ai botoi dhe disa vëllime me prozë, poezi, pamflete, kritikë letrare dhe folklor.
Pas daljes nga burgu u muar me përkthime, në rreth 10 vjet përktheu rreth 50 vepra në prozë dhe poezi, sidomos klasikët rusë dhe sovjetikë

Tituj të veprave

Rrjedhin lumenjtë

Vjeshta e Xheladin Beut

Lasgush Poradeci (1937)

Netë Shqipëtare (1938)

Pylli i gështenjave (1958)

Ago Jakupi, e të tjera rrëfime (1943)

Sulm e Lotë (1943)

Shënime letrare (1944)

Havadan më havadan (1944)

Kapllan Aga i Shaban Shpatës (1944)

Dashuria e barbarit Artan për të bukurën Galatea (1946)

Tregime të moçme shqiptare (1965)

Tregime të zgjedhura (1972)

Baltë nga kjo tokë, (1973)

Në një cep të Ilirisë së poshtme (1983)

Këngë e britma nga qyteti i djegur

E madhe është gjëma e mëkatit (1993)

Xinxifilua (1962)

Rine Katerineza

Përkthime

"Kujtimet e një gjahtari" të Turgenjevit
"Tregimet e Petërburgut" dhe "Shpirtra të vdekura" të Gogolit
"Zotërinj Gollovlinovë" të Sllatikov Shçedrinit

Flori Bruqi 

Ardian Ndreca për Mustafa Nanon: Të mësosh historinë prej këtij mjerani, është si t’i kërkosh leksione Sudes për financat

Ardian Ndreca për Mustafa Nanon: Të mësosh historinë prej këtij mjerani, është si t’i kërkosh leksione Sudes për financat


Ardian Ndreca

Ardian Ndreca ka reaguar ashpër ndaj Mustafa Nanos, pas deklaratave të këtij të fundit në lidhje me Gjergj Kastriot Skënderbeun. “A mund të ketë Muç Nano teza historike? As për historinë e katundit të vet…Ky asht nji mjeran që ka nevojë me ja lakue emnin e asgja ma tepër. Me mësue historinë prej Muçit asht si me i kërkue leksione finance, Sudes”, shkruan Ndreca në faqen e tij në FB.

Mustafa Nano deklaroi disa ditë më parë se, “ne sot themi që Skënderbeu ka qenë shqiptar dhe ka qenë i joni, ndërkohë që ai ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar kur u bë i famshëm, madje ai nënën e ka pasur sllave. Etnia nuk ka qenë shumë e rëndësishme atëherë dhe martesat mes shqiptarëve dhe serbeve bëheshin pa problem. Një pjesë e historianëve në Shqipëri i kanë mëshuar idesë se shqiptarët dhe sllavët janë armiq të përjetshëm, se ka një kimi të munguar dhe këtu thonë një gënjeshtër të madhe. Në 150 vitet e fundit po, raporti është i vështirë midis shqiptarëve dhe sllavëve apo shqiptarëve dhe grekëve. Por kjo sepse lindën nacionalizmat ballkanike, lindën këto ndjenjat kombëtare. Më përpara nuk kanë pasur gjëra të tilla, kanë bashkëjetuar për bukuri me njëri-tjetrin”. Ai tha edhe se Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe. “Fakti që nëna e tij ka qenë serbe nuk i heq asgjë pohimit se Skënderbeu është shqiptar. Ashtu si ky pohim nuk e zhbën dot faktin që nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Kjo është historia. Të gjitha mund t’i bëjmë sipas qejt, por jo historinë. Historia është ajo që është. “Për inat” të shumë idiotëve e marrokëve që do donin të ishte ndryshe. Dhe kjo histori na thotë se nëna e Skënderbeut ka qenë serbe, e që vetë Skënderbeu ka hyrë, e ka mbetur, në histori si shqiptar 24 karatësh. Nuk është vetëm babai me origjinë shqiptare që e bën shqiptar. Është më shumë se kaq, është jeta e tij prej shqiptari, mes shqiptarëve, në troje që më së shumti banoheshin prej shqiptarëve. Janosh Huniadi ishte i tëri, shkruan Nano.

Por reagimi i Ardian Ndrecës mbetet proverbial: Me mësue historinë prej Muçit asht si me i kërkue leksione finance, Sudes”.

Dhimitër Gjoka: ANËS SË DETIT NË HIMARË



Pa kur flokët të valviten,

Nga er’ e detit aty pranë,

Syt e mi tek të tutë më ngjiten,

Dritë të tyre ty të kanë.



Ty të kanë nga që të dua,

Se je lule portokalli,

Eja,eja moj me mua,

Se je lulja që më ngjalli.



Mi përvëlo buzët e ngrata,

Mi përvëlo mos ki mëshirë,

Mos mi lër kështu të thata,

Të kam idhull më vjen mirë.



Lërma dorën nëpër trup,

Të rrëshkas ngadal të ngas,

Të rrah zemra bup,bup bup,

Të të shoh me buz në gaz.



Se je vajzë lozonjare,

Ëngjëllore moj e mirë,

Ndizem,digjem,tretem fare ,

Thellë në zemër më ke mbirë.



Në gjithë trupin tënd lastar,

Puthja më pëlqen në gushë,

Veten me të mirë ta marr,

Të ndizem zjarr,të mbetem prush.



Të të lakmoj gjinj e këmbë,

Nëpër to le të shëtis.

Gjak të vloj nëpër rrëmbe,

Etshëm të më gudulis.



Të humbas në trupin tënd,

Zjarr nga shpirti të të jap,

Të ngopem të më zë vend,

Kur me dorë të të kap.



Të lodrosh mes ëndërrimit,

Të ndjesh mbi vete burrëri,

Të mbetesh pre e mos zgjimit,

Të më kërkosh ti përsëri.



Ref.



Mi përvëlo buzët e ngrata,

Mi përvëlo mos ki mëshirë,

Mos mi lër kështu të thata,

Të kam idhull më vjen mirë

Shkrimtarja e njohur shqiptare Besa Myftiu: Gëzohem kur bashkëshorti im bie në dashuri me të tjera

Besa Myftiu.jpg
Besa Myftiu ka lindur në Tiranë. Ajo është e bija e shkrimtarit disident Mehmet Myftiu. Shkollën fillore, të mesme dhe studimet e larta i ka kryer në Tiranë. Pas një pune disavjeçare si pedagoge në Institutin e lartë pedagogjik të Elbasanit, Myftiu punoi si gazetare në revistën “Skena dhe ekrani”. Ka shkruar skenarin e filmit televiziv “Unë e dua Erën”, më 1991. Në vitin 1992 largohet nga Shqipëria për në Zvicër. Jep mësim në Universitetin e Gjenevës në Fakultetin e Shkencave Pedagogjike. Shkruan në gjuhën frënge dhe është autore e vëllimit poetik “Des amis perdus” botuar në dy gjuhë; e romaneve “Ma Légende” (L’Harmattan, 1998, me parathënie të Ismail Kadaresë), “Confessions des lieux disparus” (Editions de l’Aube, 2008, me parathënie nga Amelie Nothomb), i cili u botua në shqip me titullin « Rrëfime nga vendet e harruara »., dhe “Amours au temps du communisme” (Fayard, 2011); e përmbledhjes me tregime “Le courage, notre destin” (Editions Ovadia, 2007)




Në një intervistë për revistën “Living” shkrimtarja shqiptare Besa Myftiu ka guximin të pranojë hapur se ajo dhe bashkëshorti i saj zviceran jetojnë një martesë të hapur.

Ajo thotë se herë pas here ata bien në dashuri me të tjerë, por sërish janë bashkë dhe gëzohen apo trishtohen për historitë e njëri-tjetrit.

“Unë dhe bashkëshorti mund të kemi jetën tonë, por pas 20 vjetësh ndryshojnë gjërat… Jemi si miq, kështu që nuk ka problem edhe nëse ndonjëri nga ne bie në dashuri me dikë tjetër. Përkundrazi, gëzohemi për tjetrin.”

Kjo lidhje e hapur nuk e pengon Besën që të vazhdojë ta dojë bashkëshortin e saj dhe ajo mendon se ai nuk i ka bërë asgjë të keqe kur ka ndjenja dashurie apo lidhje me një femër tjetër.
Image result for Besa Myftiu

“Unë vazhdoj ta dua, por ndryshon dashuria; është një lloj tjetër, kemi qenë 15 vjet të dashuruar. Të parat që e kuptojnë kur ai është i dashuruar me dikë tjetër, jemi unë edhe Elina. Unë jam e para, kujt do t’ia thotë tjetër ai?

Ka ndodhur që herë pas here ai të ketë ndonjë lidhje dhe jam mërzitur po aq sa ai, kur është ndarë. Kur e do tjetrin, ti dëshiron që ai të jetë mirë, me kë të dojë dhe si të dojë. Ne jemi secili i lumtur në qytetin e tij.
Related image

E përse u dashka që unë të ndahem me ligj? Çfarë më ka bërë ai mua? Ne duhemi dhe rrimë si vëlla e motër.

Image result for Besa Myftiu

Praktikisht, kjo është ajo që u ndodh gjithë çifteve në Shqipëri, por ata nuk e thonë. Ne, në datën 21 qershor festuam 25 vjetorin e martesës, që për ne është një kontratë shoqërore. Jemi shumë mirë kështu siç jemi”, ka përfunduar Besa Myftiu.

Domethënia e ikonës së gjarprit në tabelën e farmacive



A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë domethënie ka ikona e gjarprit në kryqin jeshil që identifikon se në atë vend ka farmaci?

Varianti i parë lidhet me teorinë “antihelmi i helmit është vetë helmi”. Nëse do merrnim një shembull: Kur pickohemi nga një akrep, të vjetrit na kanë thënë se ilaçi më i mirë është vetë helmi i tij.

Ne duhet të marrim një akrep, ta fusim në një kavanoz me vaj ulliri. Ai duhet të qëndrojë disa ditë në këtë formë dhe më pas me të duhet të lyejmë zonën ku na ka pickuar.

Varianti i dytë lidhet me mitologjinë e lashtë. Sipas mitologjisë, shkopi simbolizon shkopin e “zotit” madhështor Hermes, i cili ishte njeri me krahë, ishte një lajmëtar ndërmjet Zotit dhe njerëzve.

Thuhet se Hermes ishte edhe mjek i udhëtarëve, dhe për shkak se në atë kohë mjekët udhëtonin në distanca të mëdha në këmbë për të vizituar pacientët e tyre, duhet ta kishin një shkop.

Një tjetër përshkrim, gjithnjë sipas mitologjisë tregon se Asklepi, i cili ishte ishte një gjysmëperendi greke e mjekësisë, kishte mundësi për t’i shëruar të sëmurët dhe për t’i sjellë sërish në jetë njerëzit e vdekur. Dhe ky ishte një shkop me gjarpër përreth.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...