2017-07-24

AT GJERGJ FISHTA PËR PELLAZGËT DHE FAKTET QË SJELLIN FILOLOGËT DHE FAKTOLOGJIA E TEKSTEVE ANTIKE

Disa here kam sjellur dëshmi se, epitet e Hesiodit e autorve e poetve të tjerë, nuk kryejnë punë fare sot kur jetojmi në boten e shkences kur kemi dijetat te shekullit XIX-tê e XX te cilet me dekada kanë hulumtuar para neve dhe janê interesuar qê ti deshifrojnê keto enigma te epiteteve si; “ishin aty para Hênes”….”Argu pelazgë etj”…këto epitete sot nê shekullin XXI,, as që duhet cituar perndryshe, pse mos te mbetnim ende edhe sot pra me teorine se Toka është e rrafshët ?

Filologët e dijetaret e kanê shtjelluar ketë problem, që po na e premend flora pa nderprer, unë e pyeta ate, mos keni dalur dje nga Alkatazi,burgu i famshêm (i mbyllur sot) ?

Ky termi i famshëm aqë poetik ” Pellazget ishin aty para “HANES” nuk është asgjê tjetêr peveçêse; spjegimi i vertete i Heziodit, (pêr të cilin edhe unê deri vonê kisha bindje te mbrapshta, mendoja se ai ka shkruar kêtu njê fantezi…) …por jo, ai e paska thênë te vêrtetên këtu, sepse, me emrin “Hana”=hêna, se keshtu qusheshin popujt atêherê nê fillim, nuk mbanin emra ndryshe si i njohim mê vonê permes Homerit etj. por njiheshin sipas simboleve apo shenjave te amblemave qe mbanin dhe i rrespektonin ata..(si sot mbi flamurine turqisë kemi hênên e shume popuj lindor), pra, kêta helenet, apo grekët, mbanin amblemen e Hanes, simbolin e tyre, egjiptasit mbanin amblemen e Diellit =Ra, disa tjerê popuj kaun, tjeret peshkun, sirianet psh, nuk e hanin mishin e peshkut, se ishte simboli i tyre… si gjermanet, nuk e hanin mishin e kalit, se ishte simbol i tyre… e keshtu me rradh.

Por, per hater te flores, ti kthehemi Hesidit e Homerit, se mendon flora se nuk e paskam lexuar kurrë…vetem se flora e paska lexuar…. nuk po i thêmê se e kam lexuar ne tri gjuhë Homerin fare … se telashe na dalin pastaj…

Me fjalen “para hênës”..kuptojmi pra se, ky grupi i pellazgêve apo arkagjinjeve qe mbanin me vete njê Ark=kuti ( erdhen para grekeve ne gadishullin tonê nga Mezopotamia, e pas tyre erdhen keta popujt e HANES=Hallabana ose All-ab-ana=”nëna e shênjtë hana”, te ardhur nga Kaukazi, dhe jo rastësishtë, vinin nga rrethi i Transkaukazit-Armeni6Azrbajgjan i sotem…mirêpo keta kishin kaluar drejtë nga Kaukzie në Egjiiptë, pa dyshim se ishin Hiksoset e permendur qe sunduan Egjiptin gati 500 viet, deri ne shek XVI-tË para krishti, q e perputhet me ardhjen e Deukalionit…ose si quhej=pëllumbi i detit=pas njê pembytje, qe sot dihet qe ndodhi në Egjiptê, me siguri nga shperthimi te Mont Terra në Santorin… por mos te zgjasim s behet referat i gjatë pêr floren se nuk ia do shpirti as me shkru analiza te gjata fare po aqê as qe ja don shpirti me lexua edhe libra shkêncor se perndryshe ka frikê se do e kapercene pragun e kesaj bindjes qê iu është kyqur…”para henes”…! i dhimbset..por si e sjeguam deri ketu; pa dyshim se, pellazgêt erdhen ne gadishull paar hësnës=popujve te henes, e JO = para HANES SATELITIt të planetes TOKË …o flora, se a e dini se toka njëherë, është e krijuar para me s hume se 4 miliard vitesh, por e vertete êshtë se Hana erdhi mê vonê dh u ndesh me tokên… Si e shihni, ai Hesiodi do ishte i marrë sikur do e kishet thênë me gjithêmendje se, “pellaget ishin aty para se te vinte te ndeshej hena me tokên….ABSURDE apo Jo, flora ?

Me njê fjalê; sot nuk ka i ka mbetur shencês gati se asgjê pa e shtjelluar asgjê nuk ka ketu enigmatike, si pellazget=skito-greket apo keta Hallabana, janê i njê berthame.. jane nga lindja e JO kurrêsesi autokton, e i vetmi popull autookton ishim ne SHQIPTARET, q e nuk kishim emra as ne nê fillim por … por, permes traditave te lashta nga autor te ndryshem, mesojmi se NE populli PARA-PELALZGË, quheshim me emrat; MOLOPË, LAPITË, ENKLE, të gjithê te dalur nga kjo ILIRIA qê njihen pastaj nga autoret me emrin e perbashkêt; ILIRIANET, pra keta ishin stergjysherit tonê, e JO ata popujt e Hanes e as ata popujt qe edhen paar hanes…pellazget, me te cilet kurrêfare lidhjesh familiarje e gjenetike me ta ne nuk kemi .. perpos… duhet pranuar se pasi ekta jetuan gati III shekuj ne viset tona, normal se edhe morem disa fjalê nga keta popuj te ardhur, njesoj si morem barbarizma edhe nga huazimet turke, NUK kemi pse ti injorojmi keto fjalë por… nuk êshtë njesoj te thuhet se, “ne shqiptaret jemi me prejardhje pellazge” e ndryshe êshtê te thuhet ajo qe duhet thêne; “po, huazuam fjalê nga keta pellazget” …à mos u bë nami ? … por, nê thelb, populli si dhe gjuha shqipe mbeten AUTOKTONE, ata Molopêt tonê, si mos ti diktojmi menjehere se ishin po keta Moloset ilirianê ?

Poashtu populli me emrin Lapi=(Lapithes)..si mos ti njihnim edhe sot me emrin Labêt trima qe luftuan e sa here sulmuan pellazgët dhe i ndoqen deri atje ne Thesali ?

Pra flora, a nuk është TURP i madh për ne sot, ti pranojmi si stergjysherit tanë kêta pushtuesit e huaj si stergjysh, e ti INJOROJMI TE PARET TANË legjitim, Moloset e Labêt, qê jetonin ne kêto tokat tona edhe para Pellazgëve, arkagjinjëve, dhe para Hallabana, këtyre poujve te hënes… qe ne realitet, iishin kêta greket e lashtë ?

Pra, kush prej neve kêtu po e mohon autoktoninê shqiptare, flora apo kreksi ?

Ky rasti pellazgë, besoni, êshtê marrina, TURPI, ABSURDITETI i yni mêi MADHI qê ndonjêhere kemi bêrê deri mê sot nê historinê epoullit shqiptar !

Dhe e têra kjo, per njê citim banal nga Hesiodi dhe tjerê, se gjoja; ” pellazget ishin ne keto toka para henes” . do thote= te lashte para se te krijohet Hena ?

Mos, ju lutem, se nuk kemi nevoj fare ti marrim si deshmi pellazget qê ishin para grekeve ne keto troje, dersa ne ishiim ketu edhe para pellazgëve e para grekëve… sepse kjo quhet marrëzi dhe se, historia do na gjykoje njê ditê !

*hallabana=keshtu njisheshin nga hebrejet…duhet ditur se “H” nuk shqiptohej as nuk shkruhet tek autoret por vetem se Alabana…dhe besoj e kuptni tani, se, nga erdhi emri Albania, qê en realitet, kêta grekêt duhej ta mbanin këtë emër e jo ne sepse vinin nga atje.. mos te hyjmi ne detaje, gabmi ishte tek Ptolemeu etj..e thash mê siper.. nga perseritja nuk ka fitim…(jo dobo=dobi=dobiti=êsht$e fjalê e huazuar nga pellazgo skitet, jo fjale shqipe e Mollosve e Labëve, te parve tanê Ilirianê).

Pra, e si mos te krenohemi qe jemi Ilirë ?

Rroftë Iliria dhe Ilirët !

Mjaft më! Lëreni të qetë Skënderbeun


Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk i ka bërë vetëm gati për 24 vjet (1444-1468) betejat e tij të mëdha me pushtuesit osmanë, por edhe pas vdekjes fizike, për gati 5 shekuj vazhdon një Edicion të Dytë të ndeshjes apokaliptike në betejat e fjalës, opinioneve, pohimeve dhe mohimeve nga më të skajshmet dhe më të çuditshmet, ku afirmimi i tij si Hero, jo thjesht semantik i shqiptarëve dhe i kombit shqiptar del i identifikuar nga e vërteta substanciale historike.

Po duket se kjo ndeshje nuk paska të mbaruar, duke kapërcyer mesjetën deri në kohërat moderne, madje dhe post-moderne, qoftë edhe për shkak të një ideologjie lëvizëse neo-otomaniste të strukturuar si globalizëm i një varianti militant, por edhe islamist.

Ky aktualizim i vrazhdë i mohimit të figurës së përndritur dhe epokale të Gjergj Kastriotit si dhe të shqiptarësisë së tij arrin deri atje, sa edhe në FB, në video, në You Tube edhe ca të ashtuquajtur imamër xhamish e shajnë haptas Gjergjin” si tradhtar të fesë islame,” duke bërë ashtu një mercenarizëm të neveritshëm antishqiptar dhe antihistorik, por edhe një manipulim ideologjizues fetar.

Në librin tim “Skenderbeiada” (Arnissa Edition, 2010) kam shkruar për vlerësimet negativiste ndaj Skënderbeut nga kronistët osmanë të shekujve XV dhe XVI.

Kronistë të tille si Ahmediu, Tursuni, Idris Bitlisi, Kemal Pashazade, Aliu etj shkruajnë me mllef për Skënderbeun.

Ata e quajnë “tradhtar të fesë islame, një kryengritës në “Pusin e Skëterrës” etj., një të pabesë ndaj sulltanëve etj, etj. Ja që amplifikimet, kinse të sotme, nuk janë gjë tjetër veçse imitime të përsëritshme, analogjike, të neveritshme të urrejtjes krejt të kotë, të shpërdoruar në shekuj etj.

Marin Barleti e shkroi historinë, Sagën Heroike të Skënderbeut duke e bërë një histori europiane dhe botërore. Asnjë libër nuk është ndërkombëtarizuar kaq universalisht në gjuhët linguistike të botës se sa kryevepra barletiane.

Dhimitër Frangu (1443-1525, bashkëkohës dhe e që e kishte njohur shumë afër Skënderbeun (ka qenë për pak kohe edhe arkëtar i tij) botoi gjithashtu një histori të famshme për Gjergj Kastriotin.

Kurse Frang Bardhi në 1636 e botoi librin “Apologjia e Skënderbeut” si një nga librat më të mëdhenj polemikë në rrafsh të historisë europiane, kundër falsifikimeve të origjinës etnike, shqiptare të Skënderbeut, duke përdorur një metodologji krejt moderne shkencore-me një erudicion të madh dhe analizë kirurgjikale të fakteve historike, për të mbrojtur të vërtetën.

Për origjinën e padyshimtë shqiptare të Kastriotëve kanë shkruar historianët më autoritativë shqiptarë dhe të huaj dhe gati askush nuk ka patur fuqinë, ambicien provokuese të mohojë këtë shqiptarësi identitare të kombit përkatës dhe përfaqësues.

Por ka edhe ndonjë si Shmid që e quan “babain e Skënderbeut sllav” si “vox in desertio”

Por për birin e tij nuk mund ta mohojë dot se është shqiptar, po kjo është një ” ontradictio in abjecto” ( kundërthënie e brendshme).

Dalim tashmë tek një farë zhurme, diletante, mediatike, si një shtjellim narcicist, i tezave të personave, që duan të tërheqin vëmendjen dhe të jenë në epiqendër, pra në optikën e ditës.

Është fjala e “një zbulimi se nëna e Skënderbeut është serbe etj”.

Historianë të tillë si Gjon Muzaka, Fan Noli, por edhe Kristo Frashëri dhe të tjerë janë marrë hollësisht me këtë subjekt.

Kristo Frashëri që i kushtoi gjithë jetën Eposit Kastriotas, është gati shterues në këtë problematikë, që ngjan si strategjëmë e lodhshme, ose më saktë një tautologji.

Ai ka nënvizuar saktësisht se Gjon Kastrioti u martua me Vojsava Tribaldën, e bija e sundimtarit të Pollogut (trevë midis Gostivarit dhe Tetovës).

Në një Prokurë Noteriale, të lëshuar në 15 mars 1439, e shoqja e Gjon Kastriotit quhej Jella, pra kishte edhe këtë emër. (Që e mbante dhe vajza e tretë e saj dhe e Gjonit).

Emrin Vojsava e kanë përdorur për vajzat e tyre edhe Karl Topia dhe Gjergj Arianiti.

Por askush nuk ka thënë deri më sot se vajzat e tyre, për shkak të një emri si Vojsava paskëshin qenë sllavë, ose sidomos serbë etj. Gjon Muzaka në Kroniken e tij, të vitit 1510, e thotë shkoqur dhe pa asnjë mëdyshje “se Tribaldet qenë shqiptarë”.

Sa për dijeni- për tërë diletantët e paepur- emri Tribalda, ose Triballët nuk është me origjinë sllave, por ilire.

Shihni dhe sot, treva midis Gostivarit dhe Tetovës është dhe sot e banuar nga shqiptarë autoktonë, në një vijimësi shekullore, padyshim.

Fan Noli ne Doktoraturën e tij historike, për Gjergj Kastriotin, thotë “kryezotët e Pollogut ishin shqiptarë që paktën që nga koha e Balshajve.”

Georg Hahni, Babingeri, Fallmerayeri etj nuk e vënë asnjëherë në diskutim shqiptarësinë e Heroit shqiptar, por as nuk e vënë në fuksionalizim absurd, ose klientelist etnicitetin e tij, thjesht si “luftëtar i krishtërimit.”

Kjo pikë është shumë e rëndësishme.

Të thuash se Skënderbeu ishte më shumë “i krishterë, sesa shqiptar”, është gjithashtu një nonsens logjik.

Përcaktimi “i krishterë” është multinacional, joetnik, por ndërkohë italianët, shqiptarët, spanjollët, sllavët, bizantinët etj ishin etnicitete të ndryshme, të ravizuara shumë qartë, të profilizuar si kombe te mëvetshëm, që në Mesjetë, siç e ka vënë në dukje për të Europën, mjeshtri i shkëlqyer i Mesjetës, dijetari francez Jacques Le Goff.

Mos të harrojmë, se Gjergj Kastrioti u njoh me emrin e tij turk Skënderbe, (që reflektonte konvencionalisht një tjetër fe nga krishtërimi,) por ai qe një në fakt një mbrojtës i konceptit substancial kulturologjik dhe qytetërues të Europës Perëndimore, kundër pushtimit osman-që zgjati katër shekuj -jo pak!

Në këtë pikëpamje, Skënderbeu që realisht një mbrojtës i krishterimit europian, por më shumë dhe në thelb i vetë qytetërimit europerëndimor. Që është shumë më substancial se religjioni konvencional-që disa vite më vonë do të përjetonte edhe degamat dhe shtjellimin e Reformës dhe Protestanizmit Luterian.

Ideja qëndërsuese kombëtare e Skënderbeut është padyshim një ide novatore dhe e pashembullt, ide e një mendimtari politik, jo thjesht i një mjeshtri të armëve.

Prandaj, konceptualisht Skënderbeu është figura më e madhe kombëtare e jona në të gjitha kohërat.

Ndaj është dhe do të jetë Heroi Kombëtar i shqiptarëve, të vdekur dhe të gjallë, dhe atyre që do të lindin në të ardhmen.

Kjo ide Skënderbeiane çoi në iluminimin dhe vetëdijen e shqiptarëve deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Tani le të rikthehemi tek subjekti mediatik i tanishëm, që për mua është një shpërdorim i stërlodhshëm dhe krejt i rremë!

Çfarë janë këto “pasione” fantazmagorike për historinë dhe sidomos për Gjergj Kastriot Skënderbeun?

Për shkak të marrëzive erazmike të shqiptarëve me dituri sipërfaqësore dhe të banalitetit spektakolar të mediave, të demonizuar nga politika provinciale shqiptare?

Apo një trill, një farë depresioni dhe angushtie mendore?

Paqartësi, apo rikonceptualizimi dhe revionizim shkencor?

Mjaft më!

Mjaft më!

Lëreni të qetë Skënderbeun e madh dhe të papërsëritshëm!

Lëreni të qetë të patjetërsueshmin!

Mjaft më!

Moikom ZEQO

Tezat sllave për Skënderbeun, Artan Shkreli replikon me Mustafa Nanon

Tezat sllave për Skënderbeun, Artan Shkreli replikon me Mustafa Nanon
Nga Artan Shkreli

Përpiqen të argumentojnë, e s’ia gjej dot arsyen e arsyes, por nuk mbërrijnë të nxjerrin askund se Vojsava Kastrioti ishte sllave (madje shkojnë deri aty sa në emër të neo-internacionalizmit ballkanik të deklarojnë se ishte serbe).

Jepen si argument emrat ortodoksë (jo etnikë: që mund t’i ketë kushdo serb, arbër, grek a bullgar) kundrejt atyre arbërorë (etnikë: si Ghin, Ghon, Deda, etj. që normal janë shumë të paktë) dhe luajnë pa kokëçarje me një marifet të tillë fëminor.

Barleti nuk thotë askund e në asnjë rresht se Vojsava është sllave, thjesht është i pari që e zë n’gojë si të bijën e princit të Tribalëve… kaq.

Më pas është Gjon Muzaka, i cili e përmend i pari me emër e mbiemër si Vojsava Tribalda e cila vinte nga një derë e fisme, por pa ndaluar në përkatësinë etnike të saj, sikurse edhe Barleti, pasi edhe për të nuk paraqiste ndonjë veçanti.

E ndërkaq, është po Muzaka që në “Kronikën” e tij, kur flet për Vrana Kontin, i cili kishte gjak Muzakajsh nga e ëma, e quan atë markez të Tribaldëve; të një gjindjeje pra minimalisht me përzierje të fortë arbërorësh.

E sikur kaq të mos mjaftonte, G. Von Hahn në “Studimet” e tij, në dijeni të shtesës gjenealogjike të Kostandin Muzakës, i mëshon faktit se Vojsava, bijë e fisnikut Monçini e zot i Pollogut është me gjak nga të Muzakajve – gjë që mbështetet edhe nga Babingeri.

Historitë dhe historianët e mëpasshëm, nën frymën e ndihmës që u jepeshin popujve sllavë për shkëputje nga Perandoria Osmane, ushqyen idetë pansllaviste, por pa filtrin e nevojshëm kritik, e ndofsha pa dashje, në kurriz të një populli që ende nuk e konsideronte kush, kur dihet se zotërinjtë sllavë u zhdukën si kripa në ujë nga territoret arbërore pas vdekjes së S. Dushanit. Në rrëmujën që pasoi, dinamika e Gropajve, Muzakajve, Aranitëve etj., në atë zonë është sot vështirësisht e ndjekshme, sikundër edhe ajo e vijimësisë aty të pushteteve të Brankoviçëve apo bujarëve bullgarë (fundi i shek. XIV).

Sa i takon Tribalëve, fisit të lashtë ilir, pa u futur në hollësirat e periudhës greko-romake, ata vijojnë në Mesjetë të përmenden nga Stefan Bizantini ende si “ilirë” (shek VI e.s.); dmth pak para vendosjes së sllavëve në territoret e Ballkanit jug-perëndimor.

Si në shek. VI të Stefanit, në atë të XIV të Monçinit dhe sot në shek. XXI tonin, çka mbetet, është fakti se Pollogu, banuar vijimisht nga arbërorët, e herë nga përzierje arbano-sllave, u ka lënë trashëgim shqiptarëve kujtimin e një gruaje të hirshme: dibranen Vojsava Tribalda-Kastriotin. Nëse këtë e mëtojnë edhe sllavët (bullgarë, serbë e boshnjakë), për shkak të mungesës së burimeve absolute mbi etnicitetin e saj, janë të lirë ta bëjnë e ta ribëjnë, por nuk besoj se u duhet ndihma jonë për këtë.

P.S. – sa i takon O. Schmidtit, dihet se ai nuk sjell asgjë origjinale, përveçse përsërit tezat e serbit B. Petrovski.

Siri, atje ku e vërteta të kushton jetën/ -nga Samar Yazbek-

Image result for siria

Në Sirinë e shkatërruar nga lufta civile, as qeveria e Asadit dhe as xhihadistët nuk kanë interes për një raportim të lirë mediatik. Kush kërkon të vërtetën si gazetar, ka nevojë për shumë guxim, shkruan Samar Yazbek.

Image result for siria


Liria e shprehjes së mendimit do të thotë për mua gjithçka. Ajo vendos për jetën dhe fatin tim. Përballja me realitetin, raportimi me fakte, ashtu si janë – nuk ka asnjë mundësi vetëmbrojtjeje në Siri –veç fjalës së lirë, mendimit të pavarur dhe fakteve. Jeta ime është pjesë e kësaj lirie.Prandaj liria e mendimit merr një kuptim ekzistencial. Unë mund të shkruaj vetëm kur ajo ekziston. Ajo është ndërgjegjja ime, marrëdhënia ime me drejtësinë, bukurinë dhe të ardhmen e njerëzimit.

Related image

Liria e mendimit ndodhet në një gjendje kritike si në Siri, një barrë e rëndë. Por në Siri ajo do të thotë rrezik jete. Sepse metodat që ndjek regjimi i Bashar Al Asadit për të shtypur lirinë nuk lidhen vetëm me eliminimin e drejtpërdrejtë. Ka edhe forma të tjera të vrasjes.

Related image


Çdo gazetar apo autor kërkon të sjellë në dritë të vërtetën. Për një femër nga bota arabe kjo ka qenë gjithmonë e vështirë. Unë e di mirë se sa guxim kërkon, se sa gatishmëri për të marrë rrezikun në sy kërkon gjetja e së vërtetës. Një pjesë e kësaj gatishmërie është liria ime, që të pozicionohem në jetë për gjëra të caktuara. Por kur dikush e paguan me jetë informacionin, atëherë liria për aksesin e informacionit kthehet në një problem të madh, që i kalon kufijtë e punës profesioniste gazetareske.


Related image

Manipulimi i mediave

Samar Yazbek Syrien SchriftstellerinSamar Yazbek


Në Siri gjendja është mjaft e komplikuar dhe e vështirë. Sigurimi i informacionit përballet me një realitet të përfaqësuar nga regjimi diktatorial i Asadit, ku mediat manipulohen dhe shtrembërohen faktet mbi atë se çfarë i shkakton popullit të vet ky regjim. Kur sirianët në vitin 2011 demonstruan paqësisht për më shumë demokraci dhe drejtësi, ata u arrestuan në mënyrë masive, u burgosën dhe u vranë. Katër vite të përgjakshme pas kalimit të këtij revolucioni paqësor në një konflikt ndërkombëtar dhe rajonal dhe lindjes së „Shtetit Islamik“, e vërteta dhe informacioni gazetaresk janë rralluar edhe më shumë. Grupet xhihadiste që u futën në Siri ushtrojnë dhunë në një mënyrë që nuk është më pak e rrezikshme se ajo e regjimit, një dhunë që i pengon gazetarët të raportojnë mbi faktet e këtij konflikti.

Related image

Në të njëjtën kohë vazhdojnë të shtypen njerëzit në rajonet e kontrolluara nga qeveria, dhe të manipulohet raportimi. Qeveria kërkon në këtë mënyrë të përmirësojë imazhin e saj dhe të justifikojë masakrat dhe krimet.


Related image

 Në këtë „shoqëri lufte“ është e vështirë të futesh në rajonet e kontrolluara nga grupet e armatosura të Shtetit Islamik apo të frontit Al Nusra. Rrëmbimi i gazetarëve është kthyer prej kohësh në një burim të mirë të ardhurash për këto grupe.


Related image
Informacioni dhe lajmi paguhen edhe me jetë

Megjithë gjendjen e vështirë ende ka aktivistë të guximshëm sirianë që i mbeten besnikë parimeve të revolucionit të tyre dhe përpiqen të vazhdojnë punën megjithë grupet e armatosura xhihadiste dhe bombardimit të lagjeve të banuara nga aviacioni luftarak i Asadit. Shumë nga këta aktivistë e kanë paguar me jetë punën e tyre, të vrarë ose nga bombardimet ose nga Shteti Islamik. Numri i tyre zvogëlohet përditë.

Image result for siria


Unë jam përballur vetë me një përvojë të tillë në vitin 2012 dhe 2013 në provincën veriore Idlib. Aty më duhet të zhvilloja intervista me civilë dhe luftëtarë. Ka qenë shumë e vështirë të maskohesha apo të lëvizja në mënyrë anonime, thjesht prej bombardimeve. Kam parë se sa e vështirë ka qenë për qytetarët të mbijetonin. Pa përmendur vështirësitë për raportimin mbi ngjarjet e atjeshme.
Related image
Çdo informacion dhe lajm mund të paguhet me jetë. Në Sirinë e sotme për të gjitha informacionet dhe lajmet ekziston ky kusht.

Related image
Samar Yazbek, lindur në vitin 1970 në qytetin sirian, Dashbla është një autore dhe gazetare e nderuar me çmime.

Samar Yazbek Syrien Schriftstellerin

Samar Yazbek
 Pas përndjekjes politike nga Shërbimi Sekret Sirian ajo jeton nga viti 2011 në ekzil në Francë. Në Gjermani po publikohet libri i saj „Revolucioni i rrëmbyer- udhëtim në Sirinë time të shkatërruar“, nga shtëpia botuese zvicerane Larissa Bender in Nagel & Kimche.

Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjimeve në SHISH


Kërcënohet me jetë Drejtori i Përgjimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, Dritan Tota dhe familja e tij.

Denoncimi është bërë në prokurori nga vetë drejtori i SHISH dhe është regjistruar si procedim penal me motiv “Kanosje për shkak të detyrës”. Drejtori i Përgjimeve në SHISH ka marrë një mesazh nga një numër kosovar ku ai dhe familja kërcënohen me jetë. Ndërkaq, burime pranë familjes thonë se të afërmit e Dritanit kërkojnë mbrojtje nga shteti. Dritan Tota është emëruar drejtor i Përgjimeve në vitin 2013, por me eksperiencë të gjatë në Shërbimin Informativ Shtetëror. E gjithë çështja është mbajtur tepër sekrete edhe për shkak të pozicionit të punës që ka mbajtur Dritan Tota.

Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjimeve në SHISH

Burime konfidenciale thonë që një nga pistat më kryesore ku po hetohet është ngjarja e arrestimit të myslimanëve në Shkodër para ndeshjes me Izraelin, pasi ka qenë Shërbimi Informativ Shtetëror ai që ka informuar prokurorinë mbi situatën. Këtë e lidhin edhe me numrin kosovar nga i cili ka mbërritur kërcënimi. Në materialet referuese të SHISH, mësohet se të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, kryenin veprime konkrete, duke propaganduar në mbështetje të grupit terrorist ISIS, mblidhnin fonde si dhe rekrutonin besimtarë myslimanë për t’i dërguar në luftën e Sirisë e Irakut. Burimet thonë se gjatë fazës hetimore, me urdhër të prokurorit Eugen Beçi të dyshuarit janë përgjuar, fotografuar e filmuar gjatë takimeve të ndryshme që bënin në vende të caktuara, ku të pranishëm kanë qenë edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia.

Gjatë kësaj kohe, ata siguronin mjete financiare për të ndihmuar familjet e personave të vrarë në luftën e Sirisë si dhe punonin për të gjetur rrugë të kalueshme për të dërguar besimtarë myslimanë në Siri në krah të ISIS-it. Sipas akuzës, ata tentonin t’i kalonin besimtarët myslimanë drejt Greqisë ose Malit të Zi, që më pas të përfundonin në Turqi, nga ku do kalonin për në Siri pranë grupeve terroriste. Katër të arrestuarit shkodranë mohuan akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tyre është bërë vetëm për shkak të bindjeve fetare dhe mbajtjes së mjekrës. Ndërkohë, Protopapa dhe Faslija kanë pranuar njohjen mes tyre, por kanë mohuar njohjen me dy të arrestuarit e tjerë Fishti dhe Hasani, të cilët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim mohues. Policia shtoi masat e sigurisë ndaj prokurorit të çështjes Eugen Beçi, i cili mësohet se ka marrë kërcënime direkte në sallën e gjyqit.

Kërcënohet me jetë drejtori i përgjimeve në SHISH

DASH: Në nëntor u arrestuan 4 vetë që do sulmonin në ndeshjen Shqipëri-Izrael
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi dje, rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Në raportin e tij për vitin 2016, DASH përmend edhe donacionet që ka bërë Shqipëria në armë e municione. “Shqipëria ka qenë një mbështetëse e fuqishme në përpjekjet kundër terrorizimit në 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Koalicionin Global kundër ISIS, duke bërë donacione të rëndësishme me armë dhe municione. Më 4 dhe 5 nëntor, një operacion i koordinuar rajonal kundër terrorizmit çoi në arrestimin e katër individëve në Shqipëri. Operacioni parandaloi një sulm të mundshëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael që do zhvillohej në Shkodër më 12 korrik”, thuhet në pjesën e raportit për Shqipërinë. Më tej raporti vijon: “4 individët u akuzuan për mbështetje financiare dhe logjistike të ISIS, duke rekrutuar persona në emër të ISIS dhe duke promovuar gjuhën e urrejtjes”. “Forcat ligjzbatuese në Shqipëri kanë rritur përpjekjet kundër kërcënimeve të mundshme terroriste. Njësia antiterrorizëm e Policisë së Shtetit shqiptar ka punuar me Departamentin amerikan të drejtësisë për të identifikuar kërkesat për pajisje dhe trajnim. Si rezultat, Njësia antiterrorizëm ka zhvilluar planet dhe programet e veta për përmirësimin e pajisjeve, trajnimit dhe zhvillimit dhe po rinovon një strukturë të re për njësinë”, theksohet në raportin e DASH.

SHISH e Prokuroria përgjuan besimtarët shkodranë
Bisedat e Lavdërim Muhaxherit u transkriptuan nga antiterrori izraelit

Njësia e antiterrorit pranë ushtrisë izraelite ishte e para që dha alarmin për sulm të mundshëm terrorist në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kjo njësi ka transkriptuar një bisedë të përgjuar të Lavdërim Muhaxherit, kryeterroristit shqiptar në Siri, i cili kërkonte nga bashkëvendësit e tij në Kosovë të organizoheshin për sulm ndaj Kombëtares së futbollit të Izraelit. Biseda vuri në lëvizje shërbimin e Inteligjencës, të cilët bashkë me Prokurorinë asistuan në mbledhjen dhe grumbullimin e informacionit për grupin e besimtarëve myslimanë shkodranë. Gjatë këtyre përgjimeve, burimet thonë se janë fiksuar biseda të ndryshme që shtetasit nga Kosova bënin me shtetasit shqiptarë, pas porosive dhe urdhrave që jepte Lavdërim Muhaxheri nga Siria.

Në njërin nga transkriptimet e këtyre bisedave, sipas akuzës, flitej për hakmarrje ndaj të pafeve në Shqipëri, mes të tjerash edhe për një sulm me eksploziv dhe armë ndaj Kombëtares së Izraelit në Shkodër. Për këtë fakt, janë kontrolluar dhe vëzhguar prej muajsh individë të ndryshëm në Shqipëri, mes të tjerash edhe 4 të arrestuarit Xhezair Fishti, Ergys Faslija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani, të cilët rezultojnë më aktivë në bashkëpunimin me shtetas shqiptar nga Kosova, që mbanin lidhje direkte me Lavdërim Muhaxherin. Dyshohet se Fishti ishte personi që mbante kontakte me shtetasit nga Kosova, 9 prej të cilëve tashmë janë arrestuar. Thuhet se dy prej të arrestuarve në Kosovë kanë pranuar të bashkëpunojnë, duke treguar edhe veprimet konkrete që janë ndërmarrë për një organizim të mundshëm gjatë ndeshjes në Shkodër. Këto të dhëna, bënë që autoritetet shqiptare në bashkëpunim me shërbimet izraelite t’i kërkonin FIFA-s lejimin e zhvendosjes së ndeshjes, e cila më pas u zhvillua në “Elbasan Arena”

Projekti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është projekti më madhor i kombit, projekti që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

 Nga Flori Bruqi 

Image result for uck
Secili mund të rrëfejmë atë se çka ka ndodhur në Kosovës, si ka ndodhur dhe kush e ka bërë. Shumica e rrëfimeve  ttë njerëzve  janë jo të panjohura për opinionin, dhe në të njëjtën kohë janë rrëqethëse për atë që ka bërë Serbia këtu, deri në përmasa të gjenocidit.

Image result for uck
Fillimi i rezistencës së armatosur, që në fillim të viteve ’90 ka qenë projekti më serioz, më i vështirë, më i rrezikshëm dhe natyrisht më i sakrifikueshmi. Sot e keni e lehtë të flisni. Ajo sakrificë që ka ndodhur në Kosovë duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm në vendimmarrjet tona.

Image result for uck

Projekti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është projekti më madhor i kombit, projekti që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Related image
Nuk ka forcë që mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por në të njëjtën kohë nuk ka forcë që do të prish orientimin e miqësisë me bashkësinë ndërkombëtare.

Nuk është më e mundur të bësh luftë. E fundit ishte ajo e Krimesë

Dekadat e fundit kanë qenë epoka më paqësore në historinë e njerëzimit. Për herë të parë në histori, më pak njerëz vdesin sot nga dhuna njerëzore, sesa nga aksidentet e trafikut, obeziteti apo edhe vetëvrasjet. Ndërsa në shoqëritë e hershme bujqësore dhuna njerëzore shkaktonte deri në 15% të të gjitha vdekjeve, dhe në shekullin e njëzetë ajo shkaktoi 5%, sot ajo është përgjegjëse për vetëm rreth 1% të vdekjeve. Megjithatë klima ndërkombëtare po përkeqësohet me shpejtësi; luftënxitja është kthyer në modë, dhe shpenzimet ushtarake janë duke u shtuar. Si njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe ekspertët tremben se, ashtu sikurse në vitin 1914 vrasja e një duke austriak ndezi Luftën e Parë Botërore, në vitin 2017, një incident në shkretëtirën siriane ose një lëvizje e pamatur në Gadishullin Korean, mund të ndezë një konflikt global.

Megjithatë, ekzistojnë disa dallime kyçe ndërmjet viteve 2017 dhe 1914. Në atë kohë, lufta ishte shumë joshëse për elitat në mbarë botën, sepse ata kishin shembuj konkretë, se sa shumë sukseset e luftës kontribuojnë në suksesin ekonomik dhe fuqinë politike. Tani, luftërat e suksesshme duket të jenë një specie e rrezikuar.

Që nga kohët e Asirisë dhe Romës, perandoritë e mëdha ndërtoheshin zakonisht nga luftërat dhe elitat në vitin 1914 kishin shumë shembuj, për përfitimet e mëdha që mund të sjellë një luftë e suksesshme. Në vitet 1846-48, Shtetet e Bashkuara pushtuan Meksikën dhe përkundrejt çmimit të 13,000 ushtarëve amerikanë të vdekur, mori Kaliforninë, Nevadën, Utahun, Arizonën, Nju Meksikon dhe pjesë të Kolorados, Kansasin, Uajomingun dhe Oklahomën. Ishte ujdia e mijëvjeçarit. Në po të njëjtën mënyrë, Japonia perandorake shijoi fitoret e veta mbi Kinën dhe Rusinë. Gjermania glorifikoi triumfin e saj mbi Francën. Pothuajse çdo fuqi e madhe kishte një varg të shkëlqyer luftërash të vogla koloniale nën emrin e vet. Kur Franca, Britania apo Italia mendonin të vendosnin trupat në terren në Vietnam, Nigeri apo Libi, frika e tyre kryesore ishte se dikush tjetër mund të shkonte atje më parë.

Në vitin 2017, elitat globale as nuk e dinë se si ngjan një luftë e suksesshme. Mund të kenë lexuar për to në librat e historisë, dhe mund të kenë parë rikrijime magjepsëse në kinema, por kanë arsye të fortë të dyshojnë se kjo lloj lufte është zhdukur. Ndonëse disa diktatorë të botës së tretë dhe aktorë joshtetërorë vazhdojnë të lulëzojnë përmes luftërave, duket se fuqitë e mëdha nuk po dijnë më se si ta bëjnë këtë.

Fitorja më e madhe në historinë e atyre që janë gjallë – ajo e SHBA kundër Bashkimit Sovjetik – u arrit pa një konfrontim të madh ushtarak. SHBA mori një shije të fitores ushtarake si në kohët e vjetra, gjatë Luftës së Parë të Gjirit – që vetëm sa e tundoi të harxhojë triliona dollarë në fiasko poshtëruese ushtarake, në Irak e Afganistan. Kina, fuqia në ngjitje e fillimshekullit 21, ka shmangur të gjithë konfliktet ushtarake që nga aventura në Vietnam në vitin 1979, dhe ngjitja e saj ka ardhur për faktorë që janë vetëm ekonomikë. Në këtë drejtim, ka ndjekur shembullin jo të perandorive japoneze dhe gjermane të epokës para vitit 1914, por mrekullitë ekonomike jo të dhunshme të Japonisë dhe Gjermanisë, në epokën pas vitit 1945.

Edhe në Lindjen e Mesme, fuqitë rajonale nuk dinë si të bëjnë luftëra të suksesshme. Irani nuk fitoi asgjë nga gjakderdhja e gjatë e Luftës Iran-Irak dhe më pas i shmangu të gjitha konfrontimet e drejtpërdrejta ushtarake. Ai u bë hegjemoni rajonale, pasi dy armiqtë kryesorë – SHBA dhe Iraku – u përfshinë në një luftë që shkatërroi, edhe Irakun, edhe oreksin amerikan për ngatërresa në Lindjen e Mesme.

E njëjta gjë mund të thuhet për Izraelin, i cili e zhvilloi luftën e fundit të suksesshme, pesëdhjetë vjet më parë. Që nga viti 1967, Izraeli ka përparuar PAVARESISHT shumë luftërave që ka bërë, dhe jo PREJ atyre. Territoret e pushtuara janë një barrë e rëndë ekonomike dhe një përgjegjësi e madhe politike. Ashtu si Irani, kohët e fundit Izraeli ka përmirësuar pozicionin e vet gjeopolitik jo duke kryer luftëra të suksesshme, por duke shmangur zhytjen në luftërat që shkatërruan Irakun, Sirinë dhe Libinë.

E vetmja luftë e suksesshme e zhvilluar nga një fuqi e madhe ka qenë pushtimi rus i Krimesë. Megjithatë, ajo u bë e mundur nga një seri e jashtëzakonshme rrethanash: Ushtria ukrainase nuk shfaqi rezistencë; fuqitë e tjera nuk ndërhynë; dhe popullata e Krimesë ose i mbështeti pushtuesit, ose e pranoi pushtimin si një fakt të kryer. Këto rrethana do të jenë të vështira për t’u rikrijuar. Nëse parakushti për një luftë të suksesshme është mungesa e armiqve të gatshëm për të bërë rezistencë, ajo i kufizon të gjitha mundësitë në dispozicion.

Në të vërtetë, kur Rusia u përpoq të riprodhonte suksesin e saj në Krime, në pjesë të tjera të Ukrainës, ajo ndeshi në kundërvënie më të ashpër dhe lufta në Ukrainën lindore u shndërrua në një bllokazh aspak produktiv. Pushtimi i fabrikave të shkatërruara të kohës sovjetike në Luhansk dhe Donetsk, vështirë se paguan për luftën, dhe sigurisht nuk i kompenson kostot e sanksioneve ndërkombëtare.

Pavarësisht nga pushtimi i Krimesë, duket se në shekullin XXI strategjia më e suksesshme është të ruash paqen tënde, dhe t’i lësh të tjerët që të bëjnë luftën për ty. Pse është bërë kaq e vështirë për fuqitë e mëdha, që të bëjnë luftëra të suksesshme?

Një arsye është ndryshimi në natyrën e ekonomisë. Në të kaluarën, nëse e mundje armikun tënd në fushën e betejës, mund të fitoja para me plaçkitjen e qyteteve të armikut, duke shitur civilë armikë në tregjet e skllevërve dhe duke përvetësuar fushat pjellore dhe minierat e arit. Megjithatë, në shekullin e njëzet e një, vetëm pak fitime mund të nxirreshin në këtë mënyrë. Sot, asetet kryesore ekonomike përbëhen nga njohuritë teknike dhe institucionale – dhe nuk mund të fitosh njohuri përmes luftës. Një organizatë si ISIS mund të lulëzojë duke grabitur qytete dhe puse të naftës në Lindjen e Mesme – në vitin 2014, ISIS fitoi më shumë se 500 milionë dollarë nga bankat irakiane dhe në vitin 2015 fitoi 500 milionë dollarë të tjera nga shitja e naftës. Por Kina dhe SHBA nuk kanë gjasa të fillojnë një luftë për një miliardë dollarë. Sa i përket shpenzimit të miliarda dollarëve në një luftë kundër Shteteve të Bashkuara, si mund t’i rifitonte Kina këto shpenzime dhe të kompensonte të gjitha, dëmet e luftës dhe humbjen e mundësive në tregti? A do mundte Ushtria Çlirimtare Popullore, të plaçkiste pasuritë e Silicon Valleyt? E vërtetë, korporatat si Apple, Facebook dhe Google kanë vlerë qindra-miliarda dollarë, por nuk mund t’i marrësh këto pasuri me forcë. Nuk ka miniera silikoni në Silicon Valley.

Një luftë e suksesshme mundet që, teorikisht, të sjellë fitime të mëdha duke i mundësuar fitimtarit të korrigjojë sistemin e tregtisë globale në favor të tij, siç bëri SHBA pas fitores ndaj Hitlerit. Sidoqoftë, teknologjia ushtarake e sotme do ta bënte jashtëzakonisht të vështirë për të përsëritur këtë sukses. Për definicion, fitimet shumë të mëdha që do të bënin t’ia vlente një luftë globale për fitimtarët, do ta bënin gjithashtu të vlefshme për humbësin, që të përdorte armët e shkatërrimit në masë. Bomba atomike e ka shndërruar “fitoren” në një Luftë Botërore, në vetëvrasje kolektive. Nuk është rastësi që, nga koha e Hiroshimës, superfuqitë nuk kanë luftuar drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën dhe janë angazhuar vetëm në konflikte me palë të treta, në të cilët askush nuk është tunduar të përdorë armë bërthamore, për të shmangur humbjen. Në të vërtetë, edhe sulmi ndaj një fuqie bërthamore të nivelit të dytë, si Irani apo Koreja e Veriut, është një propozim jashtëzakonisht jo tërheqës.

Lufta kibernetike i përkeqëson gjërat për imperialistët e mundshëm. Deri edhe në kohën e Bushit, SHBA mund të bënte kërdinë larg në në Falluxha, ndërsa irakianët nuk kishin mjete për t’u hakmarrë kundër San Franciskos. Por nëse Shtetet e Bashkuara tani sulmojnë një vend që zotëron madje edhe aftësi të moderuara të luftës kibernetike, viruset dhe bomba logjike mund të ndalojnë trafikun ajror në Dallas, të shkaktojnë përplasje trenash në Filadelfia dhe të nxjerrin jashtë loje rrjetin elektrik në Miçigan.

Në epokën e madhe të pushtuesve, lufta ishte një biznes me pak dëme dhe shumë fitime. Në betejën e Hastings në vitin 1066, Uilliam Pushtuesi fitoi të gjithë Anglinë në një ditë të vetme, me koston e disa mijëra të vdekurve. Armët bërthamore dhe lufta kibernetike, nga ana tjetër, janë teknologji me kosto të ulët që bëjnë shumë dëm. Ju mund të përdorni mjete të tilla për të shkatërruar shtete të tëra, por jo për të ndërtuar perandori fitimprurëse. Prandaj, në një botë të mbushur me kanosje, ndoshta garancia jonë më e mirë për paqen, është se fuqitë e mëdha nuk kanë ndonjë shembull të kohëve të fundit, të një lufte të suksesshme. Ndërsa Genghis Khani ose Jul Çezari do të pushtonin një vend të huaj me një të rënë të kapelës, oficerët e ditëve të sotme flasin me zë të lartë, por janë shumë të kujdesshëm në fakt, kur flitet për fillimin e luftërave. Natyrisht, nëse dikush gjen një formulë për të fituar luftra të suksesshme në kushtet e shekullit njëzetë, portat e ferrit mund të hapen me shpejtësi. Kjo është ajo, që e bën suksesin rus në Krime një shenjë veçanërisht të frikshme. Le të shpresojmë se do të mbetet një shembull i izoluar. Megjithëse, edhe në qoftë se është e pamundur të bësh luftëra të suksesshme në shekullin e 21, kjo nuk na jep një garanci absolute për paqen. Kurrë nuk duhet ta nënvlerësojmë marrëzinë njerëzore.

* Harari është autor i “Sapiens: A Brief History of Humankind” dhe “Homo Deus: A Brief History of Tomorrow”

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...