2017-07-27

MILAZIM F. KADRIU : Poezi dhembjeje e krenarie njëkohësisht që dalin nga shpirti i poetëve

Image result for rudi berisha

Kopertina e Librit“Ukshin Hoti –Dritë dielli për atdhe” (grup autorësh), botoi KL”Zahir Pajaziti”, 2017


Tashmë vëllimet poetike përkushtimore për çlirimtarët apo për personalitete të dalluara të popullit shqiptar që shkrin dijen, shëndetin dhe çdo gjë për çlirimin e vendit nga okupatori serb janë duke dalë në dritë gjithnjë e më shumë. Njëri ndër këto personalitete është edhe Mr. Ukashin Hoti.

Andaj vargut të librave përkujtimor të përgatitura nga Rudi Berisha dhe të botuara nga KL” Zahir Pajaziti ” iu bashkua edhe libri “ Ukshin Hoti –Dritë dielli për atdhe ”.

Dalja në dritë e librit u bë në shenjë të solidarizimit dhe ngritjes së vetëdijes për ndriçimin e rastit të zhdukjes së Porf. Ukshin Hoti më 16 maj 1999, kur u lirua nga Burgu i Dubravës së Istogut dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij. Andaj është e drejtë pyetja që e hasim në shumë vende po edhe në këtë libër “ Ku është Uksin Hoti ” ?

Në kohën kur askush nga politikanët dhe shumica e popullit nuk guxonin të mendonin se mund të ndesheshin me regjimin shtypës të Beogradit, profesor Ukshin Hoti fliste haptas se : “ Kosova duhet ta ketë Ushtrinë e saj çlirimtare ”.

Profesor Hoti u bë udhërrëfyes, ideator dhe frymëzues për protestat e studentëve, ai me idetë dhe frymëzimin që e përhapte e shkundi psikologjinë e robit ndër shqiptarët dhe u bind rinia dhe populli për domosdoshmërinë e rrugës për luftë çlirimtare.






Image

Të shkruash për Ukshin Hotin është krenari, por edhe përgjegjësi. Personaliteti i tij nuk donë fjalë të mëdha, nuk donë lëvdata, ngase ai vet është i madh, është lavdia vetë. Për atë duhet të shkruhet e vërteta, drejtësia, thjeshtësia, paanësia. Andaj edhe poetët e përfshirë me krijimet e tyre në këtë libër përkushtues sjellin krijimet e tyre që burojnë nga thellësia e zemrës, janë krijime shpirtërore.

Ky vëllim me poezi përkushtuese janë poezi të zgjedhura për këtë personalitet të caktuar, për Ukshin Hotin. Këtu kemi poezi me plot dhembje e lot por edhe mburrjesh e krenarish njëkohësisht që dalin nga vetë shpirti i poetëve të përfshirë në libër.

Në këtë libër kemi poezi të poetëve të ndryshëm nga e gjithë gjeografia jonë, ka poetë me një përvojë të gjatë krijuese por ka edhe poet që teksa janë nisur rrugës së krijimtarisë artistike pa një përvojë të mjaftueshme në krijimtarinë letrare, mirëpo të gjitha këto poezi janë krijime zemre, poezi dhembjeje e adhurimi, tekste të mbushura me emocione dhe simbolikë të këtij ngjyrimi.

Rikujtimi dhe nderimi i dëshmorëve, martirëve dhe gjithë atyre që u flijuan për çlirimin e vendit është një obligim moral, kombëtar e atdhetar dhe ato përkushtime janë realizime të bukura artistike dhe gjithsesi kanë vlerën e pamohueshme. Andaj këto vlera i kanë përmbushur autorët e poezive të përfshirë në këtë libër e të cilët premtojnë prurje të reja artistike.


Sakrifica për liri, lufta për të fituar atë, për shumë trima, martirë, e heronj kurrë nuk ka pasur hezitim. Madje, shumica e tyre as që e kanë matur jetën e tyre me ndonjë çmim për ta fituar lirinë dhe ata janë flijuar, janë skalitur, janë përflakur, janë përjetësuar dhe jetojnë në vargjet, këngët dhe krijimet artistike në vargje, piktura e skulptura, këngë, melodi ….

Por pavarësisht asaj se sa arrin një autor ta thotë atë që ka në mendje, e në zemër gjithsesi shkrimi për dëshmorët, martirët apo personalitete tjera të dëshmuara kombëtare, qoftë poezi apo formë tjetër është privilegj për autorin. Sado ta kesh shkruar bukur një poezi të tillë, sado të pretendosh ta bindësh veten se ke arritur ta shprehesh, atë që ke menduar, prapëseprapë nuk të duket se ke bërë mjaft, nuk të duket se ke arritur ta shprehësh në tërësi ndjenjën e përkushtimit, përmes fjalës poetike sepse ata kanë dhënë çdo gjë për atdheun,shumë nga ta edhe jetën e tyre.

Libri përkushtues në fokusim të vargjeve ka shpalosjen për njeriun e sakrificës në të gjitha variantet e mundshme të karrierës së tij si njeri intelektual e kombëtar.

Kështu autori i këtij libri me vullnetin, dashamirësinë prej njeriu, filloi iniciativën për të bërë librin dhe e bëri. Ajo doli falë mundit të tij dhe ndihmës miqësore nga miqtë e tij të shumtë krijues nga të gjitha trojet shqiptare.

Libri ka dy shkrime që flasin për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Ukshin Hotit, “ Dritë për atdhe, bardhësi për rrugët tona, pishtar diturie për popullin shqiptar, prof Ukshin Hoti” shkruar nga Rudi Berisha dhe shkrimi tjetër “Ukshin Hoti- i lartësuar në piedestalin e burrave të mëdhenj të kombit” shkruar nga Zymer Mehani. Po ashtu janë edhe dhjetë këshilla të Ukshin Hotit. Ndërsa në mes të këtyre shkrimeve vijnë poezitë përkushtuese. Libri “Ukshin Hoti –Dritë dielli për atdhe” shoqërohet me poezi përkujtimore të poetëve të pranishëm nga vise të ndryshme shqiptare, të cilët në një masë paraqesin ndjesitë e tyre përkujtimore për këtë personalitet të rëndësishëm të Kosovës. Brenda poezive, secili paraqet frymëzimet e tij poetike, disa duke përdorur edhe figuracionin e duhur, me të cilat forcojnë vargjet dhe poezitë e tyre.

Nëpër këto përkushtime poetike radhiten poezitë e 50 autorëve, të cilët me vargun e tyre kanë shprehur respektin për Ukshin Hotin. Me poezitë e tyre janë të përfaqësuar këta autorë : Rudi Berisha, Shqiponje Tahiri, Dibran Fylli, Fatime Kalimashi, Lulzim Hajdari, Xhemile Aliu, Ramadan Asllani, Bilall Maliqi, Erina Blakçori, Seli Murati, Izet Hoti, Muharrem Kosumi, Izet Shala, Xhevrije Kurteshi – Nimani, Rrahman Hyseni, Agim Desku, Driton Smakaj, Qazim Berisha, Rajmonda Maleçka, Rrahim M. Sadiku, Hamdi Meçka, Naxhije Doçi, Xhelal Luca, Minire Rukovci – Hyseni, Milazim F. Kadriu, Lumturije Drenica, Sheremet Prokshi, Maxhun Osmanaj, Dilaver Asani, Ahmet Pllana, Fadil H. Curri, Isuf Grajçevci, Shehabaze Vishaj – Grajçevci, Albana Vokrri, Hajrulla H. Buzani, Abide Gashi, Zymer Mehani, Fahri Sejdiu, Xhemajl Rdui, Sherife Berisha – Thaçi, Ilmi Tahiri, Mirvete Kabashi – Leku, Namik Selmani, Tyran Prizren Spahiu, Rexhep Bajrami, Rabije Bytyçi, Hajrush S. Redenica, Hysen Grajçevci, Shaip Bllaca, Odise Plaku

Mallkim hyjnor...


Si ndëshkim për kombin shqiptar, njerëzit e të cilit, duke ushqyer smirë, urrejtje dhe xhelozi për njëri-tjetrin, nxjerrin nga radhët e veta vetëm politikanë tradhtarë.
Prandaj ne, si komb, nuk bëjmë prokopi dhe kemi mbetur kombi më i pazhvilluar i kontinentit evropian.
Shikoni Shqipërinë Londineze. Po afrohet fundi i çerekut të parë të shek. XXI dhe ende nuk e ka zgjidhur problemin e furnizimit të popullit me ujë dhe me drita elektrike.
Shikoni se çfarë bën Greqia kriminale çdo vit në periudhën e pikut të turizmit: ndot bregdetin shqiptar me naftë që të mos vijnë turistë në Shqipëri.
E ndot bregdetin tonë fëlliqësira Greqi se Shqipëria është vend pa zot.
Shqipëria është vend pa zot, , se Hyjnia e ka dënuar, prandaj edhe ka në krye këta dy individë, të cilët po t’i shiqoni këta dy linket e mëposhtme.
Të dashur lexues ,
Sonte në darkë, kur mblidheni në shtëpi, hapeni kompjuterin dhe shikojini familjarisht se cilët janë në krye të Shqipërisë.
Ja dy linket:
Ilir Meta për Edi Kristaq Ramën:
Edi Rama për Ilir Metën:

2017-07-26

Falenderim publik për studiuesit Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Prof.dr.Vedat Shehu, si dhe redaksinë "Klubi i poezisë"në Tiranë

I dashur mik i çmuar Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri dhe Prof.Dr.Vedat Shehu !


Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane ,studiuesi poliedrik Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri më dërgoi sot reagimin e shkencëtarit të mirënjohur shqiptar Prof.dr.Vedat Shehu për vlerësimin  e tij që ka bërë librit tim z.Eshref Ymeri .


Në të njëjtën kohë, shkencëtari Prof.Dr.Vedat Shehu e vlerëson lartë librin tim .

Profesor Eshref Ymerin ,Profesor Vedat Shehun,botuesin  e Shtëpisë botuese" Klubi i Poezisë", në Tirane, me redaktorin  Izet Duraku  dhe recenzentin Rexhep Shahu ,Stafin  teknikë  të Edicionit "Klubi i letërsisë",  autori i librit  zt. Flori Bruqi , i falënderon publikisht për këto vlerësime intelektuale të botuara në mediet elektronike dhe të shkruara.



Agjencioni "Floripress"Prishtinë


Editori :Flori Bruqi

*******

From: vedat shehu @yahoo.com 

Date: 2017-07-25 18:04 GMT-07:00

Subject: 
Një plagë e hapur që s’po gjen shërim


To: 
Federik RADOVANI , Vedat Shehu , Jahja Kokaj , Hafiz , Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com


Përshëndetje, Profesor Eshrefi, mik i madh ideali për Shqipërinë Reale.



Image result for vedat shehu

Shkencëtari Prof.Dr. Vedat Shehu


Mbeta me mbresa të thella pas leximit te shkrimit tuaj të pazakonte me titull “Një plagë e hapur që s’po gjen dot shërim”



Fotografia e Flori Bruqi


Flori Bruqi

Ju, në këtë shkrim, nëpërmjet paraqitjes së tablove të Akademikut poliedrik Flori Bruqi, të nxjerra nga libri i tij “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”, i keni ngritur nje përmendore vezullues Shqiptarisë të Besës Hyjnore, që ngrihet përmbi shovinizmin diplomatik të Kryqëzatës Antishqiptare Bizantine-Sllave; është bërë rrodhe e pandashme. 

Ashtu, siç e theksoni ju, plaga e hapur prej këtij koalicioni agresiv s’gjen dot shërim, sepse e pat zmadhuar kreu ynë Enver, jo vetëm kriminel dhelparak me nam, por edhe thellues i përçarjes kombëtare, duke inkurajuar shovinistët kriminelë grekë si Zerva e Asfalia, Serbë si Rankoviçi e UDB-ja.

Sigurisht, ashtu siç nënvizoni edhe ju, përveç ushtrimit të autoritetit të vetë nga ana Euro-Amerikane për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptareve në trojet e veta brenda dhe jashtë te të dy shteteve, duhet menjëherë dhe me këmbëngulje të përpilohen dhe t’u paraqiten zyrtarisht Ndërkombëtareve shkeljet e renda shovene që kanë çuar në copëzimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe nxisin aktualisht tensionet midis shqiptareve.


Jam plotësisht në anën tuaj, Profesor Eshrefi, që kjo është Çështje Madhore e Partive Politike që alternativisht drejtojnë shtetin dhe Akademitë e shkencave, sikurse opinionin e mbarë kombit. 


Sapo e mbarova se lexuari shkrimin tuaj tek gazeta “SOT”, e gjeta edhe këtu sapo hapa postën. Faleminderit që na e dërguat të gjithëve, neve bashkëluftëtarëve për Bashkim Kombëtarë. Mendoj që ky shkrim i juaj të botohet si pamflet dhe të bëhet Kod Kombëtar.

Me shume konsiderate.


Miqësisht


Prof.dr. Vedat Shehu


Boston, 25 korrik 2017



*******


Një plagë e hapur që s’po gjen dot shërim




Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri


Libri i akademikut Prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”, që doli nga shtypi këto ditë dhe që po vihet në dorën e lexuesve, shërben si një “ekranizim” i fateve të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti dhe të mbarë kombit shqiptar në tërësi. Ai është dëshmi e gjallë e tragjizmit të fqinjësisë së kombit shqiptar me kombin serb, i cili, gjatë një harku kohor prej më shumë se një shekull e gjysmë dhe deri në ditët tona, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, ka nxjerrë nga gjiri i vet tufa të tëra egërsirash politike, me nxitjen dhe me mbështetjen e fuqishme të akademikëve të krimit dhe të kishës kriminale serbe. Këta akademikë të krimit, autori i ka nxjerrë lakuriq në faqet e këtij libri. Këto egërsira politike serbe me prejardhje ruse, Perëndimi evropian i ka pasë trajtuar gjithmonë me tërë përkujdesjen e vet, çka solli si pasojë që edhe në fundin e shek. XX, t’i lejojë të organizojnë atë kasaphanë të tmerrshme kundër popullit boshnjak dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës.

As në kohët e largëta të inkuizicionit mesjetar nuk kanë pasë qenë organizuar masakra të atilla, si ato që egërsirat politike serbe organizuan në Bosnjë dhe në Kosovë.

Nëse Perëndimi evropian do të jetë në gjendje që, në shekujt pasardhës, të nxjerrë ndonjëherë nga radhët e veta mendje të ndritura, që do të kenë si yll karvani vetëm të vërtetën, kam bindjen se banjat e tmerrshme të gjakut që egërsirat politike serbe organizuan në Evropën Juglindore në fundin e shek.XX, ato do t’i vlerësojnë si një damkë turpi në ballin e qytetërimit evropian.

Skenat e masakrave të tmershme që përshkruhen në faqet e këtij libri, janë tej përfytyrimit të mendjes njerëzore: njerëz të pafajshëm të të gjitha moshave, deri te fëmijët e vegjël, të masakruar, të përçudnuar, të vrarë dhe të groposur në varre masive, të djegur me benzinë, të karbonizuar nëpër konteniere fabrikash, të mbyllur nëpër kamionë frigoriferikë dhe të flakur në lumin e Danubit, nuk do t’i trajtonin në këtë mënyrë as tigrat e egër që enden pyjeve dhe brigjeve të Amurit siberian në kulmin e urisë së tyre shtazore në piskun e dimrit. Kur u njoha me ato skena të tmerrshme krimesh në përshkrimin e akademikut Flori Bruqi, kujtesa me çoi larg.

Së pari, më erdhi ndër mend një artikull i Mihal Gramenos, me titull “Gjakpirësit, katilët dhe vandalët”, i botuar në gazetën “Koha”më 17 prill 1914. Autori shkruante:

“Vetëm prej një kombi barbar, i cili jeton për turp në shekullin e 20-të në Evropë, mund t`i tregojë botës së qytetëruar barbarizmin e tij të pashembullt dhe të veprojë vandalizmat që ngjanë në Korçë dhe ngjasin në Shqipëri të jugës! Dhe ky komb s`mund të jetë veçse kombi grek. Një komb, i cili është gatuar nga llojish lëngërash nuk mund të kuptojë ç`domethënë turp dhe njerëzim, se ay është bërë për gjakpirësi, për katillëqe dhe për vandalizma! Kurrë nuk besojmë të gjendet njeri, i cili të shkruajë historinë e ngjarjeve të fundit në Korçë e të tregojë hollësisht shkaktarët e kësaj lëvizjeje, meqenëse shkaktare e vërtetë e kësaj lëvizjeje është qeveria greke, e cila deshte që t`i përvëlonte e t`i shuante vendet e Toskërisë nga faqe e dheut dhe programin e saj e tregoi fort bukur se ka afër një mot që kur konferenca e Londrës vendosi kufinjtë e Shqipërisë, por qeveria greke vendosi të shpërndajë armë....Gjithë lufta që u bë në Korçë ishte organizuar nga Greqia me oficerë dhe ushtarë grekë… që të mbushnin qëllimin e poshtër dhe barbar e të rrëzojnë themelimin e Shqipërisë...” (Citohet sipas: Kastriot Dervishi.“Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët”. Faqja e internetit “Forumi shqiptar”. 07 maj 2007).

Së dyti, m’u kujtuan krimet e bishave fashiste greke në Çamëri dhe m’u fanit testamenti i egërsirës me fytyrë njeriu Napoleon Zerva:

“Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha, ulërima fëmijësh, nuse dhe gra të zhveshura, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë, burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë!”. (Citohet sipas: “Ja amaneti që la Napoleon Zerva, gjenerali famëkeq që masakroi qindra shqiptarë”.

Akademiku Flori Bruqi nxjerr në pah rolin e pazëvendësueshëm që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpëtimin e popullit shqiptar të Kosovës nga shfarosja masive që kishin planifikuar egërsirat politike serbe, duke zbatuar planin e tyre barbar me emrin “Patkoi”, sipas të cilit duhet të kryhej spastrimi tërësor etnik i territorit, kurse banorët që mbeteshin të fshehur nëpër male, duhej të shfaroseshin krejtësisht.

Jo vetëm populli shqiptar i Kosovës, por mbarë kombi shqiptar, duhet t’i jetë mirënjohës në jetë të jetëve Presidentit Klinton (Bill Clinton - 1946), Kryeministrit Britanik Toni Bler (Tony Balir - 1953), Sekretares së Shtetit Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright - 1937) dhe Kryekomandantit të forcave të NATO-s Uesli Klark (Wesley Clark - 1944), nderimi ndaj të cilëve e meriton të përjetësohet me shtatore hijerënda që duhet të ngrihen në kryeqendrat e trojeve tona etnike.

Roli parësor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgatitjen e bombardimeve kundër Serbisë, ishte i padiskutueshëm. Ndërkohë, ka pasur një kundërshtim të heshtur të Perëndimit evropian, sidomos të Francës, por edhe një stepje të ministrit të jashtëm anglez kundër fillimit të bombardimeve, çka dëshmohet fare qartë në një intervistë të gjeneralit rus Leonid Ivashov (1943), ish-këshilltar ushtarak i Kryeministrit Çernomëjrdin (1938-2010), dhënë revistës “Itogi” dhe botuar në faqen e internetit “russmir.info” të datës 27 gusht 2010.

Ndërhyrja e NATO-s, përmes bombardimeve të Serbisë për çlirimin e Kosovës, ishte një leksion me një prapavijë tepër domethënëse për shovinizmin rusomadh, armikun e betuar të kombit shqiptar, mbështetësin e paturpshëm të pjellës së vet të përbindshme serbe, shovinizmit serbokriminal.

Në këtë libër, akademik Bruqi hedh dritë edhe mbi qëndrimin e theksuar antishqiptar të Prokurores së Tribunalit të Hagës Karla del Ponte (Carla Del Ponte - 1947), për të cilën avokati anglez i Ramush Haradinajt Ben Emerson (Ben Emmerson - 1963) ka ngulur këmbë që ajo t’i kërkojë falje Haradinajt për akuzat e rreme që pati ngritur kundër tij. Ishte pikërisht po kjo Karla Del Ponte, e cila, armiqësinë e vet kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe veçanërisht kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pati shpalosur paturpësisht me gënjeshtra të pafundme në faqet e librit të vet me titull“The Hunt: Me and the War Criminals” (Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës), në italisht “La caccia: Io e i criminali di guerra”, të botuar në vitin 2008.

Libri i Karla Del Pontes ishte rezultat i vizitave të saj të shpeshta në Beograd dhe i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Kremlinit, përmes Kryetarit të Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për Marrëdhënie Ndërkombëtare Konstantin Kosaçov (1962). Ishte pikërisht ky Kosaçovi që vuri në lëvizje edhe anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dik Marti (Dick Marty - 1945), i cili e çoi edhe më tej shpifografinë e Karla Del Pontes, me akuzën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gjoja trafikim organesh të serbëve të vrarë. Pra, në Perëndimin evropian po synohej që kriminelët serbë të shndërroheshin paradoksalisht në viktima.

Në faqet e librit jepet një listë e tërë krimesh dhe kriminelësh, e cila është siguruar pas një pune të pandërprerë hulumtuese, gjatë së cilës autori ka shfrytëzuar më shumë se 200 burime të mediave vendase dhe ndërkombëtare. Kjo është një punë me të vërtetë heroike që ka kryer autori i këtij libri, të cilën jo dokushdo mund ta përballojë për të nxjerrë në dritën e diellit kaq shumë të vërteta tragjike.

Në të njëjtën kohë,të bëjnë përshtypje dhe të tronditin thellë faktet që sjell akademiku Flori Bruqi për përpjekjet e gjithanshme që bëri regjimi kriminal i Millosheviçit (1941-2006) për fshehjen e gjurmëve të krimit. Por fshehja e atyre gjurmëve vazhhoi po në atë mënyrë edhe kur Millosheviçi u rrëzua nga pushteti, përfundoi i prangosur në Tribunalin e Hagës dhe deri sa iku në botën e përtejme. Nuk mund të ndodhë ndryshe që kjo fshehje e atyre krimeve vazhdon edhe në ditët tona, sepse pushtetin politik në Beograd e trashëguan bashkëpunëtorët e ngushtë të Millosheviçit që janë në krye edhe sot e gjithë ditën. Prandaj krimet e egërsirave politike serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës, vazhdojnë të mbeten ende të pandëshkuara. Dhe Perëndimi evropian vazhdon të heshtë. Madje po përgatitet ta pranojë Serbinë në radhët e Bashkimit Evropian. Këtë qëndrim shpërfillës ndaj krimeve të bishës fashiste serbe në Kosovë, Perëndimi evropian e manifeston në qëndrimin e tij jo vetëm ndaj popullit shqiptar të Kosovës, por edhe ndaj kombit shqiptar në tërësi. Ky qëndrim shpërfillës doli më shumë në pah edhe gjatë krizës së fundit në Maqedoni dhe në Shqipëri, kur Bashkimi Evropian u tërhoq përfundimisht nga zgjidhja e saj. Madje ambasadorja gjermane, e shtetit më me peshë në Bashkimin Evropian, Susanne Schütz, deklaroi para do kohësh pa iu dridhur qerpiku:

“Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do t'i njohim” (Citohet sipas: Ambasadorja gjermane: Do t'i njohim zgjedhjet edhe pa PD”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 02 maj 2017).

Kjo ishte një deklaratë jo vetëm absurde, por edhe skandaloze, e cila, po të mos kishte ndërhyrë Departamenti i Shtetit me përfaqësuesin e vet që dërgoi në Tiranë dhe në Shkup, do të kishte bërë që situata të përcillej me pasoja të rënda, që mund të shoqëroheshin edhe me shpërthimin e luftës civile, si në Shqipëri, ashtu edhe në Maqedoni. Ja, ky është Perëndimi evropian në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Ky është pikërisht po ai Perëndim evropian që soditi me aq shpërfillje vrasjen dhe groposjen në një varr masiv të 8 000 njerëzve të pafajshmën në Srebrenicë në verën e vitit 1995, një gjenocid i tmerrshëm ky në fundin e shek. XX, në kryerjen e të cilit, përveç bishave fashiste serbe, morën pjesë edhe kriminelë me damkë, të ardhur si vullnetarë nga Rusia dhe nga Greqia.

Tepër prekëse janë faqet e librit që autori ia kushton figurës emblematike të popullit shqiptar të Kosovës, intelektualit të shquar të mbarë kombit shqiptar, Ukshin Hotit, i cili në themel të filozofisë së tij politike kishte ribashkimin e trojeve tona etnike. Të tmerruar nga një filozofi e tillë politike e këtij Prometeu shqiptar, egërsirat politike serbe bënë çmos që Ukshin Hotin ta zhdukin pa lënë asnjë gjurmë. Për këtë hero të kombit shqiptar, akademiku Flori Bruqi ka përfshirë në faqet e këtij libri mbresa të përsonaliteteve të shquara të kulturës shqiptare, si Ismail Kadare, akademik Esat Stavileci, Prof.dr. Agim Vinca, Dritëro Agolli, akademik Bedri Dedja, Adem Demaçi, akademik Rexhep Qosja dhe dr. Moikom Zeqo.

Më kanë bërë përshtypje të jashtëzonshme ca mbresa mjaft të goditura të Ismail Kadaresë për Ukshin Hotin. Siç thekson autori i librit, në një intervistë që Kadarea ka dhënë në vitin 1996, ka deklaruar:

“… e vetmja gjë që për mua ka qenë e qartë sapo kam lexuar fragmentet e para nga mendimet e tij, ka qenë përgatitja e lartë profesionale. Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burimi i fatkeqësisë që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir. Ka qenë tragjedi e vjetër… e shqiptarëve, përpjekja për të mënjanuar nga udhëheqja e një lëvizjeje, e një populli apo shteti, njerëzit më të zotë. Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret, - thotë një proverb kinez. Kjo logjikë e mbrapshtë, logjika e triumfit të mediokritetit, i ka shkaktuar, e, me sa duket, do t’i shkaktojë ende dëme të ndjeshme çështjes shqiptare… Më fort se kurrë kombi shqiptar ka nevoj për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme”.

Këto fjalë e detyrojnë lexuesin të përsiatë paksa për atë që ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë me fatet e kombit shqiptar, në radhët e të cilit nuk vlerësohen dhe nuk nderohen njerëzit e aftë dhe me nivel të lartë, sipas logjikës së triumfit të mediokritetit, siç flet dhe qëllon në shenjë Kadarea. Sepse mediokriteti është një tokë pjellore për lulëzimin e djallëzisë, e gënjeshtrës, e hajdutërisë, e hilesë, e hipokrizisë, e imoralitetit, e karrierizmit, e mashtrimit, e mercenarizmit, e pabesisë, e pasurimit pa djersën e ballit, e përçarjes, e smirës, e spiunllëkut, e tradhtisë etj.

Sundimi gati katërshekullor otoman figuron si një njollë e errët në ekranin e historisë sonë kombëtare. Vetëm aty nga fundi i viteve ’40 të shek. XIX patën shpërthyer ca kryengritje në jug kundër Reformave të Tanzimatit, pra, kundër taksave të reja që pati vendosur asokohe Porta e Lartë, dhe asgjë më tepër. Ndërkohë, fqinji ynë jugor kishte gati njëzet vjet që kishte fituar pavarësinë, kurse në katër vilajetet shqiptare s’kujtohej kush për çlirimin nga zgjedha otomane. Vetëm në gjysmën e dytë të shek. XIX, disa pena të shquara dhe figura politike hodhën themelet e Rilindjes Kombëtare që çuan në krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Por edhe gjatë zhvillimit të punimeve të saj, shqiptarët nuk folën me një zë, ishin të përçarë: disa ishin për autonomi, disa ishin për pavarësi nga perandoria otomane. Në ato kushte, Lidhja e Prizrenit nuk qe në gjendje të merrte në dorë fatet e vendit dhe të jepte kushtrimin, sidomos pas vendimeve kriminale të Kongresit famëkeq të Berlinit për fillimin e copëtimit të trojeve tona etnike, të krijonte forcat e armatosura dhe të nxirrte në krye një prijës me autoritet mbarëkombëtar, siç ndodhi në Greqi, prandaj edhe dështoi dhe u shtyp nga perandoria otomane.

Vendi fqinj i përtejdetit nxori në skenë Garibaldin (Giuseppe Garibaldi - 1807-1882), i cili, pas betejash të shumta, arriti, më në fund, që të krijojë një shtet të bashkuar italian më 17 mars 1861. Në testamentin për brezat pasardhës, Garibaldi ka shkruar:

“Unë po lë trashëgim dashurinë time për lirinë dhe për të vërtetën dhe urrejtjen time për gënjeshtrën dhe për tiraninë”.

Viktor Hygoi (Victor Hugo 1802-1885) ka bërë këtë vlerësim për Garibaldin:

“Ç’është Garibaldi? Njeri. Asgjë më shumë. Por njeri në kuptimin më të lartë të kësaj fjale. Njeri i lirisë, njeri i natyrës njerëzore. A ka ushtri? Një grusht vullnetarësh. A ka municione? Nuk ka. Vetëm disa fuçi baruti. Armët ia ka rrëmbyer armikut. Po ku qëndron forca e tij? Çfarë ia siguron fitoren? Çfarë qëndron në mbrojtje të tij? Shpirti i popujve”.

Vendi ynë asokohe, për fat të keq, nuk qe në gjendje të nxirrte në skenën e historisë një “Garibald” shqiptar.

Po ashtu, Bismarku (Otto von Bismarck - 1815-1898), të cilin e kanë quajtur “kancelar i hekurt”, pas betejash të përgjakshme, arriti të realizojë bashkimin e Gjermanisë më 18 janar 1871. Një aforizëm i tij për lirinë, e meriton të shkruhet me shkronja të arta:

“Liria është një luks, të cilin mund t’ia lejojë vetes jo dokushdo”.

Përçarja ka qenë shoqëruesja e përhershme tragjike e kombit shqiptar. Faik Konica thotë se Shqipërinë e ka shpëtuar rastësia. Nuk dihet se si do të kishin rrjedhur ngjarjet, sikur Ismail Qemali të mos kishte ngrënë atë dackën në parlamentin turk: vallë a do të kishte dalë ndokush tjetër që të ndërmerrte nismën për shpalljen e pavarësisë? Në Kuvendin e Vlorës, pas shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali, në praninë e përfaqësuesve nga të gjitha trojet etnike, menjëherë duhej të kalohej në krijimin e forcave të armatosura. Vendimet kriminale të Konferencës së Londrës për copëtimin e trojeve tona etnike, duhej të kishin shërbyer si një kushtrim, si një sinjal alarmi për të ngritur më këmbë të madh e të vogël, që nga Arta e Preveza e deri në Tivar. Fatkeqësisht, nuk u lëshua kurrfarë kushtrimi, kurrfarë thirrjeje për një kryengritje mbarëshqiptare dhe punët morën drejtimin që dihet. Përçarja ndërshqiptare e bëri të vetën.

Lulëzimin më të shkëlqyer, mediokriteti që thekson Kadarea, e arriti në periudhën e diktaturës komuniste, kur u zhdukën rrënjët e nacionalizmit shqiptar dhe në vitet ’80 të shek. XX vendi ynë arriti në nivelin më skandaloz të varfërisë, saqë mbarë Perëndimi evropian e tregonte me gisht. Mediokriteti ka vazhduar të lulëzojë edhe pas ndërrimit të sistemit komunist, kur në Kuvendin e Shqipërisë, kanë zënë dhe vazhdojnë të rrinë në ndenjëset e tij mediokër të të gjitha niveleve, me përjashtim të një pakice nga të dy krahët që shfaqet herë pas here në folëtoren e tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kosovë, ku mediokriteti ka lulëzuar dhe vazhdon të lulëzojë në qejfin e vet.

Murat Jashari i është drejtuar me 104 pyetje ish-Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-ministrit të mbrojtjes në qeverinë e përkohshme të Kosovës Azem Syla (1951). Kam shkëputur vetëm tri pyetje me një kuptim mjaft domethënës:

“Pse nuk i keni dërguar në vend dy snajperë të bardhë të kalibrit 338, të cilët unë t’i dorëzova, një për Komandant Kumanovën (Ismet Jasharin) dhe një për Flamurin (Gafurr Elshanin)? Komandant Kumanova dhe Flamuri m’i kanë kërkuar ata snajperë për të vrarë komandantë të pushtuesit serb e jo që ju, po me ata snajperë, t’i vrisnit ushtarët më të mirë të lirisë. A ishte kështu? Zotëri, detyrën dhe rolin e kujt e keni kryer kundër popullit tuaj, ju me mafien e Drejtorisë Politike dhe të Kryesisë së PDK-së? (Citohet sipas: “Vëllai i Ismet Jasharit, komandantit “Kumanova”, me 104 pyetje për Azem Sylën”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 20 janar 2016).

Ja, pra, çfarë bën në Kosovë mediokriteti që stigmatizon Kadarea: vret ushtarët më të mirë të lirisë, që të lulëzojë mercenarizmi, tradhtia në shërbim të Beogradit.

Disa faqe të librit, në krye të të cilave është vënë titulli “Monumenti kulturor i Millosheviçit”, akademiku Flori Bruqi ia kushton kishës serbe “Sveti Spas” (Krishti Shpëtimtari”) në oborrin e Universiteti të Prishtinës. Ajo kishë u ndërtua arbitrarisht gjatë viteve ’90, kur Kosova ishte e pushtuar nga kolonizatorët serbë, me të vetmin qëllim që t’i zinte frymën Universitetit të Prishtinës, duke ndërhyrë në një mënyrë të jashtligjshme në sistemin kadastral të atij universiteti dhe duke zaptuar një sipërfaqe të përgjithshme prej 4.27 hektarë.

Lind pyetja: si duhet vepruar me këtë ndërtim të paligjshëm? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po përcjell paraprakisht një informacion nga Beogradi:

“Një xhami shqiptare që gjendej në Beograd është rrëzuar në mëngjesin e sotëm. Kjo xhami në Zemun të Beogradit, sipas autoriteteve, u rrëzua për shkak të lejes së ndërtimit” (Citohet sipas: “Rrëzohet xhamia shqiptare në Beograd”. Faqja e internetit e gazetës “Zëri”. 26 maj 2017).

Pra, xhamia shqiptare në Beograd u rrëzua se ishte ndërtuar pa leje. Po atëherë edhe kisha serbe që është ndërtuar në një mënyrë të jashtëligjshme para Universitetit të Prishtinës, pse nuk rrëzohet nga autoritetet vendore të Prishtinës? Përgjigjja është e thjeshtë:

Xhamia shqiptare u rrëzua në Beograd se Serbia ka në krye të shtetit burra të politikës, kurse kisha e paligjshme sebe para Universitetit të Prishtinës nuk mund të rrëzohet se Kosova ka në krye të shtetit lepuj të politikës.

Me këtë rast, akademiku Flori Bruqi, me një elegancë intelektuale, pa bërë asnjë koment të vetin, e nxjerr tërësisht zbuluar presidentin Hashim Thaçi kur ishte kryeministër, lidhur me qëndrimin e tij ndaj kishës së paligjshme serbe. Ai shkruan:

“Në një emision të Radio Kosovës, Kryeministri Hashim Thaçi, i pyetur për objektin e ngritur pa leje të kishës ortodokse serbe në ambientet e Universitetit të Prishtinës, e ka quajtur atë një vepër të shëmtuar. Ai ka thënë se kjo kishë, në fakt, është monument i Sllobodan Millosheviçit. Por kur është pyetur se cili duhet të jetë fati i saj, kryeministri ka dhënë një përgjigje diplomatike: “Kemi punë më të mëdha për të bërë, por do t’i vijë radha edhe asaj””.

Interesante! Por autoritetet e Beogradit nuk pritën sa të bënin “punë më të mëdha”, por e shembën menjëherë xhaminë shqiptare që qe ngritur pa leje.

Pra, në sytë e popullit shqiptar të Kosovës, Thaçi mundohet ta reklamojë veten si “atdhetar”, ndërsa kur i kërkohet mendim se si duhet vepruar me atë kishë të paligjshme, ai zbulon servilizmin dhe mercenarizmin e tij ndaj Beogradit. Sepse servilizmin dhe mercenarizmin e vet ndaj Beogradit ai e ka faktuar shumë herë me lëshimet skandaloze që i ka bërë shovinizmit serb, në bashkëpunim të ngushtë me Isa Mustafën dhe me Edita Tahirin, që prej 19 prillit të vitit 2013 dhe deri tani.

Mercenarizmit dhe tradhtisë së treshes Thaçi-Mustafa-Tahiri, ia nxjerr bojën përfundimisht Aleksandër Vuçiçi, i cili para do kohësh ka deklaruar për një marrëveshje të arritur në Bruksel. Në një informacion, të botuar në faqet e internetit, thuhet:

“Aleksandër Vuçiç ka lavdëruar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës”.

Ai ka deklaruar:

“Ne e morëm vendimin që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic shqiptar të mos vërë këmbë në Veri të Kosovës” (Citohet sipas: “Vuçiç: Marrëveshja e Brukselit është që asnjë polic shqiptar të mos shkelë në veri të Kosovës”.

Pas kësaj ndërhyrjeje të Vuçiçit në mjetet e informimit masiv, ka reaguar Edita Tahiri, e cila ka deklaruar:

“Serbia duhet ta heqë sëmundjen e nacionalizmit” (Citohet sipas: “Edita Tahiri demanton Vuçiçin: zëvendësdrejtori i policisë në Veri është shqiptar”.

Ministrja e dialogut kot e akuzon Serbinë dhe Vuçiçin për nacionalizëm! Sikur Serbia dhe Vuçiçi të ishin nacionalistë, ata meritojnë nder dhe respekt, sepse nacionalizmi është mbrojtje me dinjitet e vlerave kombëtare, e gjuhës dhe e trashëgimisë kulturorë. Por as Sebia, as Vuçiçi dhe as mbarë kopeja e egërsirave politike serbe, nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë nacionalistë në qëndrimin ndaj Kosovës. Ata kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenë vetëm shovinistë të egër, sepse në kushtetutën serbe Kosovën e konsiderojnë pjesë të territorit të Serbisë. Se jo më kot kryepeshkopi Irinej, komisari politik i udhëheqjes serbe, ka deklaruar se Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh. Por është për të vënë duart në kokë që treshja pa dinjitet kombëtar Thaçi-Mustafa-Tahiri, në bazë të marrëveshjeve që ka nënshkruar me Beogradin në Bruksel, në heshtje dhe në fshehtësi nga populli shqiptar i Kosovës, Mitrovicën e Veriut e konsideron territor serb. Mirë do të ishte që ministrja e dialogut të thellohej në kuptimin leksikor të fjalëve “nacionalizëm” dhe “shovinizëm”, në mënyrë që të bindej se çfarë dallimi të thellë kanë ato nga njëra-tjetra.

Mjaft interes ngjallin faqet e librit, ku autori shtron pyetjen: “A do të bashkohen shqiptarët në një shtet?”.

Çështja e ribashkimit të trojeve tona etnike vazhdon të mbetet e ankthshme që asokohe kur Perëndimi evropian, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, i copëtoi në mënyrën më barbare nga trungu amë. Kjo Çështje Madhore e kombit shqiptar kërkon zgjidhje, kërkon zhbërjen e padrejtësisë që atij iu imponua me dhunë nga fuqitë e mëdha evropiane.

Akademik Flori Bruqi ka parashtruar në faqet e këtij librit ecurinë e kësaj Çështjeje, me një nëntekst të qartë: kombit shqiptar duhet t’i kthehet borxhi që i është marrë më shumë se një shekull më parë. Kërkesa për kthimin e atij borxhi ushton në vargjet poetike, në këngët e artistëve të talentuar apo në intervista dhe artikuj publicistikë. Ja ç’vargje ka hedhur në letër Princi i Polifonisë Lefter Çipa: Ne s’kemi ëndërr të madhe, / Aq sa hap krahët shqiponja, / Shqipërinë Natyrale, / Katër vilajetet tona.

Politikanët shqiptarë, këta servilë të regjur të Beogradit, të Athinës dhe të Brukselit, politikanë pa dinjitet kombëtar, le të kërkojnë në youtube këngën me titull “Kurrë s’i ndan shqiptarët kufini”, një këngë kjo me vargje bubulluese që ekzekutohet aq mjeshtërisht nga këngëtarët e talentuar Marie Lajçaj dhe Pëllumb Vinca. Duke pasur parasysh vëllezërit tanë përtej kufirit të Shqipërisë Londineze, kënga ushton: Na ndan zjarri e na ndan pragu, / na bashkon gjuha dhe gjaku. / Trojet thrrasin me nji za: / Pa u bashku s’durohet ma, / Ka ardh koha që kem dasht, / Kangë e zemra me i ba bashkë. / Kurrë përjetë s’i qajmë do halle, / Për pa i thanë Shqipni e Madhe, / Pa na kthy borxhin Evropa / Që na ndau në copa-copa.

Për të theksuar kotësinë e përpjekjeve të politikanëve shqiptarë për pranimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pa realizimin paraprak të ribashkimit të trojeve tona etnike, akademiku Flori Bruqi ka cituar Dritëro Agollin. Duke vlerësuar lart figurën e Ukshin Hotit për vënien në jetë të idealit të tij kombëtar për ribashkimin e trojeve etnike, Dritëroi ka deklaruar:

“Ne flasim e themi se do të hyjmë në Evropë, do të evropianizojmë Shqipërinë, etj. Të gjitha këto janë fantazira, janë gjysmake. Shqipëria evropianizohet kur të jetë një, e plotë, dhe jo kështu dy copësh, se kështu nuk evropianizohet kurrë. Kë do të evropianizosh ti, tre milionë banorë do të evropianizosh? Po tre milionë të tjerë? Domethënë, problemi është tepër i ngatërruar për sa i përket evropianizimit të Shqipërisë, civilizimit të saj etj. Civilizim do të thotë kur të jesh një. Po s’qe një, nuk je i civilizuar plotësisht. Dhe Ukshini e trajton këtë problem”.

Çështja kombëtare shqiptare vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Ajo përbën një plagë të madhe që s’po gjen dot shërim për faj të politikanëve shqiptarë, të cilët i gënjen mendja se me servilizmin e tyre para Perëndimit evropian gjoja do të fitojnë simpatin e tij. Në të vërtetë, me qëndrimin e tyre pa dinjitet kombëtar, ata janë shpërblyer me përbuzjen e tij të heshtur.

Me botimin e librit të ri me titull “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”, akademiku Flori Bruqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndriçimin e shumë të vërtetave tragjike për popullin shqiptar të Kosovës në veçanti dhe për kombin shqiptar në tërësi. Shumë nga këto probleme të mprehta që ai ka parashtruar në këtë libër-monument, duhej ta kishin shqetësuar me kohë e me vakt Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë dhe mbarë klasën politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë Shkup. Atyre u takonte t’i grumbullonin këto fakte tronditëse, të përgatitnin dosjet përkatëse, t’i përkthenin në gjuhët kryesore dhe t’ua nisnin kryeqyteteve të Perëndimit evropian, Brukselit, Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit Amerikan dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të zhvlerësonin tërësisht gjithë literaturën shpifografike kundër kombit shqiptar, me të cilën Beogradi dhe Athina kanë përmbytur bibliotekat e institucioneve të lartpërmendura ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, kryepolitikanët shqiptarë le të mundohen që, të paktën, një herë të vetme në jetën e tyre, ta kësibëjnë nga vetja servilizmin para të huajve, të bëhen burra të politikës dhe, nga folëtoret e Brukselit, e Departamenti të Shtetit, e Senatit dhe e Kongresit Amerikan, deri në folëtoren e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të ngrenë zërin për ribashkimin e trojeve tona etnike

Mendoj dhe propozoj që akademiku Flori Bruqi, në perspektivë, të përgatitë dhe të botojë një tjetër libër interesant, ku, me mjeshtërinë që e karakterizon, të trajtojë kodin moral të egërsisë grekoserbe përballë kodit moral të fisnikërisë shqiptare, në mënyrë që të dalë mirë në pah e vërteta se shqiptari, tradicionalisht, as hasmin e vet, as armikun që ia ka behur si pushtues, pasi e ka vrarë, nuk e ka pasur zakon ta poshtërojë, ta përçudnojë, ta groposë në varre masive, t’ia djegë kufomën me benzinë apo t’i përdhunojë vajzat dhe gratë dhe aq më pak të vrasë fëmijë, gra, pleq dhe plaka. Dukuri të tilla barbare kanë qenë dhe mbeten të papërfytyrueshme për kodin moral të fisnikërisë shqiptare. Por duhet të theksojmë se kodin e shëndetshëm të moralit fisnik shqiptar, na e ndoti keq krimineli Enver Hoxha, sipas urdhrave që merrte nga emisarët kriminalë jugosllavë gjatë viteve të luftës. Në një radiogram që i dërgonte Korparmatës I më 21 shtator 1944, ky kriminel dhe agjent i regjur i Beogradit, urdhëronte:

“Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni” (Citohet sipas: Uran Butka.“Dokumenti, si u vra Llazar Fundo me urdhër të Enverit”. Faqja e internetit e gazetës “Panorama”. 02 tetor 2014).

Kodin e egërsisë morale serbosllave, krimineli Enver Hoxha e praktikoi gjerësisht kundër përfaqësuesve të shquar të nacionalizmit shqiptar gjatë tërë periudhës së sundimit të tij dikatorial. Ndonjë shfaqje e shëmtuar e atij kodi moral barbar u vu re edhe në ngjarjet tragjike të vitit 1997, kur me kufomën e oficerit të vrarë të SHIK-ut Lek Qoku, tallej një turmë studentësh të ndërkryer në njërin nga auditoret e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe kur një femër e përbindshme mundohej t’i pinte gjakun.

Gjithsesi, akademiku Flori Bruqi, si një figurë e shquar me përgatitje enciklopedike, si një intelektual i nderuar erudit, e ka kryer dhe do të vazhdojë ta kryejë gjithmonë me nder detyrën e shenjtëruar para kombit shqiptar.

Nderim dhe respekt të thellë për këtë punëtor të palodhur të letrave shqipe me vlera të rralla shkencore, intelektuale........

http://www.botasot.info/kultura/736146/nje-plage-e-hapur-qe-spo-gjen-dot-sherim/


2017-07-24

Maks Velo sulmon myslimanët: Nuk jemi vend islami, kjo fe s’jep garanci

Kohë më parë është mbajtur në Tiranë tek “Reja” para GKA-së, takimi e debati mbi letërsinë e religjionin. Takimi u nis nga botimi i Mustafa Nanos “Selam aleikum, baba!” e aty morën pjesë Diana Çuli, Dorian Koçi, etj. I pyetur nga Ben Andoni nëse ka frikë nga vdekja, Mustafa Nano tha: “A kam frikë nga vdekja? Një nga kontrastet e mëdha me besimtarët është shumë i thjeshtë: besimtarët mendojnë se me vdekjen fillon një gjë e madhe, ndërsa unë mendoj se me vdekjen merr fund një gjë e madhe. Te kapitulli i fundit, unë kam një personazh që vdes dhe kam bërë një lojë që unë nuk besoj”. Nano vërejti se sipas tij, “kapitulli i fundit mbyllet kështu: shpirti i bekimit që ka vdekur rri mbi varrin e tij. Shpirtit nuk i pëlqen bota e përtejme, edhe pse është e përjetshme. Ai thotë se “unë u binda që ekzistenca është e përjetshme, por u binda edhe se pjesën më të bukur të kësaj ekzistence unë e kam prapa shpine, ishte jeta mbi tokë. Jeta është shumë e bukur dhe vdekja është fundi dramatik, e më dramatik nuk bëhet”.
Në këtë pikë Mustafa Nano sqaroi se prej vitesh është thelluar në studimin e feve. “Kam lexuar Kuranin e Biblën dhe ky thellim më ka bërë me jofetar se sa kam qenë dhe më ka bërë që të mirëkuptoj të gjithë besimtar. Është paradoks, që mbasi lexoj ca libra për të cilët nuk kam respekt, mirëkuptoj njerëzit që këta libra i shohin si librat që bartin të vërtetat më të mëdha që ekzistojnë në këtë botë”. Nano tha se, “që leximi i librave të shenjtë ca njerëz si unë i bën më pak fetar se ç’kanë qenë, kjo kuptohet, por që i njëjti njeri të mirëkuptojë ca njerëz që këta libra i shohin të shenjtë, ndërsa për mua janë të shenjtë, s’e kuptoj”.
MBI FANATIZMIN
“Meraku im për fanatizmin fetar ka qenë një moment këtu në qytet, ka kaluar pa fituar vëmendjen e medias: në bulevard bëhej protesta e shqiptarëve kundër idesë së armëve kimike në Shqipëri, protestë e bukur, unë në atë protestë kam parë 10-20 myslimanë që në protestë e sipër u ulën dhe filluan të luten për të zgjidhur një problem shumë tokësor. Për të zgjidhur një problem te godina përballë, u ulën dhe u lutën. Unë e kam parë këtë me shumë shqetësim”, tha Mustafa Nano. Sipas tij, problemi i atyre që luteshin (faleshin) nuk ishte se u uzurpua një hapësirë laike, nga ca njerëz që mund ta ushtrojnë besimin në mënyrë intime. “Unë e pashë si shqiptar. Ishte një gjë që kishte 100 vite që nuk kishte ndodhur. Një konfondim i tillë i laikes dhe publikes në rrugët e Shqipërisë nuk ishte europiane, ishte shumë Arabi Saudite dhe uroj të mos përsëritet më”.
Ai shtoi se është me idenë që kombi ynë ka natyrë sui generis, ka një strukturë shumë fetare. “Është ngritur mbi një pakt të heshtur – do mbetemi gjallë e në këmbë për sa kohë fetë bien dakord që ky komb është i të gjithëve, jo vetëm i njërës fe”, tha Nano. Ai nënvizoi se po fliste për një traditë që ka islami shqiptar, “sepse islami më intereson më shumë, se është feja që bart një numër problemesh sot”. “Ndoshta për shkak të terroristëve e fanatikëve, edhe për shkak të doktrinës. Islami ynë i traditës është shumë seksi e i lezetshëm dhe i pëlqyeshëm, që kombinon moderacionin, me oksidentalizmin, patriotizmin e respektin për femrën. Këtë islam duam ta rikuperojmë. Mund të më thonë se jam i pafe, por unë do doja që këtë lloj islami ta nxirrnim në eivdencë, e këtë e them si patriot, do garantonim themele të shëndosha të këtij kombi. Na duhet islam i moderuar, duhet ta sjellim në vitin 2016”, e mbylli mesazhin e idenë e tij Mustafa Nano.
MAKS VELO
Pas tij, fjalën e mori Maks Velo, duke thënë se në tezat që tha Muçi ka gjëra të pasakta. “Ju thatë që kombi ynë ka pasur mirëkuptim, po ky erdhi pas pushtimit osman. Kombi ynë deri atëherë nuk kishte nevojë për këtë pakt, se kombi shqiptar ka qenë komb i krishterë. E gjithë zona e Mesdheut ishte djep i krishterë. Nuk jemi vend islami, islami ishte atje tek Arabia Saudite, kjo ka shumë rëndësi edhe për të kuptuar islamin seksi, që nuk është aq seksi”, u shpreh Maks Velo.
Ai shtoi se, “islami nuk jep garanci – ky është problemi. Nuk është problemi që është një tjetër fe, nuk jep garanci se brenda natës mund të gdhihesh nesër vehabist, siç ngjau andej, u shkatërrua një kontinent i tërë. Ka rrezik të prishë edhe BE”. Velo theksoi se, “ky është rreziku dhe aty ka teza shumë të gabuara. “Në fund të jetës bëhet rezultat. Edhe për fenë duhet të bëhet rezultati. Nëse ajo fe do kishte rezultat pozitiv, asnjë njeri s’do ishte kundër. Pse nuk ka kundërshti për budistët në Europë?”, tha Velo. Mandej ai ripyeti: “Pse për këta vetëm? Sepse këta e kuptojnë me shumë dhunë avancimin e tyre. Unë e shoh me shumë frikë këtë. Po të ishte ai islami i mirë, nuk do kishim pasur vajtje në Siri, nuk do kishim pasur një seri evenimentesh që janë të rënda dhe për të cilat ka frikë Europa. Është një problem real. Unë kur i shoh këtu në bulevard, mua më zë frika”.

Diversionet antishqiptare të Mustafa Nanos!


Prof.Dr. Enver Bytyçi 


Mustafa Nano duket se ka vendosur të bëhet interesant. I ardhur vetë pas vitit 1992 nga Skrapari në Tiranë i pyet tironsit se si kanë ndikuar këta të ardhurit nga veriu për psikologjinë e tironsave?!

Dhe e bën thjesht për diversion, për të acaruar një marrëdhënie ashtu ende të brishtë midis shqiptarëve që pas shembjes së komunizmit erdhën në Tiranë e rrethinat e saj me vendasit! E bën gjithashtu për të vënë në konflikt pjesën jugore të vendit të ardhur në Tiranë sipas një plani strategjik të regjimit diktatorial komunist, me këtë pjesë veriore të ardhur në kryeqytet me shumë vështirësi, pa ndihmën e përkujdesjen e shtetit. Pra, Muç Nano na shfaqet si kredoja e këtij konflikti!

Ky diversion i pastër antishqiptar erdhi pas deklaratave të tij të bujshme kundër “myslimanëve”, duke u vetëshpallur thjesht për modë si ateist. Jam i bindur se ndërgjegja e tij është një përzierje ndjesish dhe besimesh nga paganizmi deri te ateizmi. Por me qëllim provokimin e shoqërisë shqiptare ai i përmbahet tezës se “është ateist” dhe refuzon të respektojë besimin e shqiptarëve, sidomos të atyre që janë besimtarë të islamit. Por as në rastin e parë, as në këtë të fundit nuk mundi të bëhet interesant.

Prandaj vendosi të shkojë diku më larg. Të shpallë se Skënderbeu më shumë ishte i krishterë sesa shqiptar dhe se shqiptarizmi i tij ishte i diskutueshëm, sepse nënën e kishte me origjinë serbe. Ndërsa kur pa se mediat serbe nuk u morën me këtë tezë të tijën, atëherë u ç’vendos nga mesjeta në kohën e sotme dhe nga Kruja në Cetinjë. Muçi hodhi “bombën”, tha se “malazezët nuk janë malazezë, por janë serbë”?!

Kësisoj kemi të bëjmë me një të ashtuquajtur analist e publicist, i cili është vënë në kërkim të famës. Një famë e një lloji të veçantë, përmes egos së çmendur njerëzore, e cila realizohet nga ana e tij përmes fantazisë, llogaritjeve për reklamë, në shërbim të qarqeve antishqiptare, në rastin konkret të serbëve. Nuk ndalet derisa të rrëmbejë vëmendjen e Beogradit e më pas të Moskës!

Një ego që realizohet përmes vetëofrimit për të shërbyer, për të zënë vend në media dhe për t’u rënë sy qarqeve të interesuara për shërbime të tilla! Sepse Mustafa Nano nuk na ofron asnjë studim për origjinën ose përkatësinë e Skënderbeut as edhe të njerëzve të tij, nuk ka realizuar asnjë studim dhe kërkim shkencor për etninë e malazezëve, nuk ka asnjë të dhënë për lëvizjet demografike, migracionin, ose rrethanat e kushtet në të cilat është kryer ai. Pra, gjithçka që thotë Mustafa Nano është pjellë e “logjikës” së tij pa logjikë dhe realizohet thjesht për të provokuar.

Megjithatë provokimet e Mustafa Nanos nuk janë pa ndikim, sidomos në rastin e deklaratës së tij për përkatësinë etnike të malazezëve. Është një tezë e pastër e Beogradit. Madje edhe në Beograd bartësit e kësaj teze hedhin hipoteza, nuk i përmbahen strikt filozofisë sipas së cilës “malazezët janë serbë”! Ndërsa Muçi thjesht është informuar mediatikisht për këtë lloj teze nacionaliste të përpunuar nga Kisha dhe Akademia e Serbisë dhe provokon me “origjinën serbe” të etnisë malazeze. Me këtë rast ai mbron gjithashtu “të drejtën e opozitës në Mal të Zi, të Beogradit e të Moskës”, për të penguar orientimin atlantik të Podgoricës.

Është i njohur fakti se opozita në Mal të Zi është kryesisht opozitë e pakicës serbe në këtë vend. Serbët në Mal të Zi përbëjnë 33 për qind të popullsisë, ndërkohë që malazezët 43 për qind, myslimanët e Sanxhakut 16 për qind dhe shqiptarët 7 për qind. Mali i Zi u pavarësua më 2006-ën me vetëm 55.4 për qind të votave të qytetarëve të këtij vendi, sepse serbët në këtë vend ishin kundër pavarësisë.

Ata përfaqësohen nga partia më e madhe opozitare, e cila vitin e kaluar në prag të anëtarësimit në NATO organizoi protesta të fuqishme e të dhunshme kundër qeverisë properëndimore të Podgoricës. Madje ishte mbështetja kryesore e projektit dhe akteve monstruoze të Rusisë për të realizuar një grusht shteti me vrasje e akte terrori në kryeqytetin malazez.

Sigurisht që Mustafa Nano i njeh këto zhvillime në Mal të Zi dhe me qëllim vetëofrohet e vetëshërbehet si antishqiptar e antiperëndimor kur popullsinë e këtij vendi e shpall pa asnjë provë, pa asnjë dokument, pa asnjë fakt si “popullsi serbe”! Mesazhi i tij është i qartë: - Pavarësia e Malit të Zi është jolegjitime, e padrejtë dhe orientimi properëndimor dhe proatlantik i qeverisë malazeze është gjithashtu i gabuar! Ai nuk I referohet së paku Milan Shuflajt, sepse nëse do t’i referohej atij do të thoshte se së paku gjysma e popullsisë së Malit të Zi ka origjinë shqiptare! Por kjo nuk i intereson Muçit. Është jashtë kornizave të shërbimeve të tij antishqiptare., sepse një shërbim pro së vërtetës e njëkohësisht proshqiptare nuk i sjell as famë, as para!

Ndërkohë besohet se Mustafa Nano i lanson të tilla teza edhe si i përkëdheluri i pushtetit në Tiranë. Nuk dua të them se dikush i fuqishëm, me lidhje të ngushta me Beogradin, e mbështet tezën e tij antishqiptare për të nxit konflikt brenda vendit dhe midis një vendi fqinj me një vend tjetër ballkanik. Por gjithashtu nuk besoj se Mustafa Nano i vetëm kërkon të ndezë fitila tritoli në Shqipëri e në rajon! Megjithatë jam i bindur se ai po luan një lojë të rrezikshme, fundin e së cilës nuk e sheh as vetë!

Spartak Ngjela e quajti islamik të paguar nga Beogradi, reagon Mustafa Nano: Je idiot, e ke trurin sa një gogël


nano-ngjela
Shumë veta po shprehen kundër jush, ç’mendoni ju për gjithë këtë?

Jam pa fjalë. Nuk po kuptoj asgjë.

Duket se shumë veta janë lënduar e provokuar, sidomos nga “nëna serbe e Skënderbeut”…

Lënduar? Unë nuk e pranoj konceptin e të lënduarit prej një opinioni a një qëndrimi. Është një koncept mesjetar. Kjo është një çmenduri që ndodh në Shqipëri, e në vende që qeverisen mbi bazën e sheriatit. Pas kësaj histerie, po pres të më lëshojnë një fatva.

Ju nuk gjeni asgjë racionale në kritikat që janë bërë?

Ju i quani kritika? Ky është një tërbim.

Ju vijoni t’i qëndroni mendimit tuaj?

Sigurisht që po. (Nano qesh).

Pse qeshni?

Sepse e gjitha kjo është surreale. E dini çfarë ka ndodhur? Isha duke bërë një bisedë me disa maturantë e studentë në Vlorë. As që e dija që po regjistrohej, por në këtë rrethanë jam i lumtur që është regjistruar. E midis të tjerash, në fund, u thashë atyre diçka lidhur me identitetin tonë të lëvizshëm në kohë. Për ta ilustruar, u thashë se në shekullin XV, identiteti fetar ishte më i rëndësishëm se ai etnik, se martesat mes sllavëve e shqiptarëve nuk ishin një gjë e pazakontë, madje mes feudalëve e aristokratëve ishte një gjë e kërkuar, me synimin për të fuqizuar pushtetin e ndikimin, se Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë sesa shqiptar, dhe se e ëma e heroit tonë nacional ka qenë me origjinë sllave.

Po jeni ju në gjendje ta provoni këtë të fundit?

Nuk është ky momenti e vendi për të ma kërkuar këtë. Dhe nuk është fare kjo çështja.

Po cila është?

Shikoni, I will give you the benefit of the doubt, d.m.th. po e zë se unë e kam gabim, se unë ia kam futur kot, se unë po spekuloj. Por lind pyetja: Ç’ka për t’u tërbuar në këtë mes? Nëse ky nuk është rasti i Skënderbeut, është rasti i shqiptarëve të tjerë të asaj kohe, është rasti i Balshajve që i kanë preferuar ca si shpesh martesat me “shkjetë”. Duhet të themi që Balshajt janë maskarenjtë e mëdhenj të historisë sonë? Duhet te themi se ata i kanë hedhur baltë vetes, si ajo balta që unë më i ligu i shqiptarëve, i paskam hedhur Skënderbeut duke e bërë me nënë serbe?

Një pyetje të fundit: Cili reagim ju ka bërë përshtypje më shumë?

Ka qenë i gjithë kori. Më saktë, mentaliteti i tifozërisë së këtij kori. Më është dukur këto ditë sikur i kisha te dera e shtëpisë, duke më klithur, “për inatin tim”: O sa mirë me qenë shqiptar! Jam i shokuar që njerëz publikë në vitin 2017, siç e thashë, i zë tartakuti prej fjalës “sllav”, që lëndohen kur u vihet në diskutim pastërtia e supozuar racore e një personazhi historik (në këtë pikë më ngjajnë me ata besimtarët fanatikë që elektrizohen kur u përqeshet profeti), që të revoltuar ia bëjnë “mjaft, mjaft, mjaft”, apo që në alarm bëjnë pyetjen “pse, pse, pse”. Më janë dikur si të sëmurë mendorë. Për të mos folur pastaj për atë idiotin që s’e pati për gjë të më bënte islamik të paguar!!!! E dini? Mua më duket e pabesueshme kjo dalldi e këtyre njerëzve. Shpresoj t’u vijë turp një ditë. Jo që m’u vërsulën mua, por që e treguan faqe botës se ma kanë trurin sa një gogël.

Zhurma që shkaktoi Muç Nano : Skënderbeu me nënë serbe

Një deklaratë e publicistit dhe gazetarit Mustafa Nano, si i ftuar special në shkollën verore të lidershipit, që UET organizoi pak ditë më parë në Vlorë, ka shkaktuar prej disa ditësh një zhurmë mes studiuesive, intelektualëve dhe historianëve…Çështja është historike, kur Muç Nano ka thënë ndër të tjera para studentëve të UET dhe maturantëve se: Skëndërbeu është më shumë i krishterë se shqiptar. Nënën e kishte sllave.

Një deklaratë e publicistit dhe gazetarit Mustafa Nano, si i ftuar special në shkollën verore të lidershipit, që UET organizoi pak ditë më parë në Vlorë, ka shkaktuar prej disa ditësh një zhurmë mes studiuesive, intelektualëve dhe historianëve…





Çështja është historike, kur Muç Nano ka thënë ndër të tjera para studentëve të UET dhe maturantëve se: Skëndërbeu është më shumë i krishterë se shqiptar. Nënën e kishte sllave.

Nuk është hera e parë që Nano tërheq vëmendje masive përmes shkrimeve të tij, apo librave publicisitike, siç është edhe rasti i fundit i botimit “Sandwich. A është mirë me qenë shqiptar?”, botimet UET-Press, promovuar pak ditë më parë në mjediset e UET.

Një gazetar karizmatik Muçi ka krijuar një idividualitet që realizon në natyrën e tij qëllimin e pastër të nxitjes së debatit duke u shndërruar pothuaj në një fenomen mediatik. Ky rast ka ndodhur pas takimit me studentët në Vlorë.

Nano i pyetur për botimin e tij të fundit, është ndalur në çështje të etnisë dhe identitetit shqiptar, si një nga temat e tij më të preferuar, ku jo pak herë ka nxitur përplasje. Ndër të tjera gazetari është shprehur: “…në shek. XIV etnia, identiteti kombëtar, nuk ka qenë shumë i rëndësishëm. Ne themi që Skënderbeu ka qenë i joni, shqiptar, ai më shumë ka qenë i krishterë kur u bë i famshëm sesa shqiptar. Ai nënën e ka pasur sllave, etnia nuk ka qenë shumë e rëndësishme atëherë, martesat mes shqiptarëve dhe serbëve bëheshin pa problem. Këtu një pjesë e historianëve në Shqipëri i kanë mëshuar idesë se shqiptarët dhe sllavët janë armiq të përjetshëm, ka një kimi të munguar, këtu për mua thonë një gënjeshtër të madhe. Në 150 vitet e fundit po, raporti është i vështirë midis shqiptarëve dhe sllavëve dhe shqiptarëve dhe grekëve. Por kjo sepse lindi nacionalizmi ballkanik, lindën këto ndjenjat kombëtare. Më përpara nuk kanë pasur gjëra të tilla, kanë bashkëjetuar për bukuri me njëri-tjetrin”.

Ndërsa reagimit të mënjerëshëm në rrjetet sociale të mjaft personazheve të njohur të jetës publike e intelekuale shqiptar, Mustafa Nano u është përgjigjur në gazetën “Mapo”, të ditës së hënë, në shkrimin me titull: “Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe. Ç’ka këtu për t’u tërbuar?”.

Aty Nano ka marrë në konsideratë faktin se nuk është hera e parë që del në dritë kjo çështje, sidomos pas vitit ’90-të.

Analisti nuk e lëshon anësimin në tezën e tij, se po thotë një të vërtetë: Nëna e Skëndërbeut ka qenë serbe, një tezë që sipas tij mbrohet nga të gjithë studiuesit tanimë.

Nano rikthen këtë çështje ku mes të tjerave pohon se: “Të kuptohemi, fakti që Skënderbeu ka pasur nënën serbe nuk do të thotë se Skënderbeu ka qenë serb, apo se serbët kanë të drejtë të pretendojnë se Skënderbeu është i tyre. Jo, Skënderbeu është shqiptar. Çështja e origjinës së Skënderbeut është një muhabet i mbyllur, tanimë. Edhe vetë serbët e kanë pranuar, pavarësisht ndonjë zëri që është dëgjuar, apo ende dëgjohet, se Skënderbeu është i tyre. Të shumtët e studiuesve serbë (ata të huaj, po se po) janë pajtuar pa një, pa dy me faktin që Skënderbeu është i shqiptarëve”.

Nano e ka quajtur histeri gjithë zhurmën që ka lindur përmes mediave rreth frazës së tij, gjatë bisedës me studentë të UET, dhe maturantë në Vlorë, një debat që vjen pas botimit të librit që lidhen me çështje të ndryshme të historisë së Shqipërisë, ku merret edhe me origjinën e Skënderbeut (është fjala për Sandwich-in).

Por as ky tekst botuar një ditë më “Mapo” nuk ka qetësuar ndjeshmërinë e mjaft intelektualëve të cilët prej dy tre ditësh kanë reaguar duke iu kundërvënë tezave të autorit të librit të “Sandwich-it”.

Një prej tyre, përfshirë në këtë debat, duke e kundërshtuar, është Artan Shkreli i cili e ka quajtur këtë një tezë sllave.

Në rrjetin e tij social, Shkreli shkruan: “Përpiqen të argumentojnë, e s’ja gjej dot arsyen e arsyes, por nuk mbërrijnë të nxjerrin askund se Vojsava Kastrioti ishte sllave (madje shkojne deri aty sa në emër te neo-internacionalizmit ballkanik të deklarojne se ishte serbe). Jepen si argument emrat ortodoksë (jo etnike: që mund t’i ketë kushdo serb, arbër, grek a bullgar) kundrejt atyre arbërore (etnike: si Ghin, Ghon, Deda, etj. që normal janë shumë të paktë) dhe luajne pa kokëçarje me një marifet të tillë fëminor. Barleti nuk thotë askund e në asnjë rresht se Vojsava është sllave; thjesht është i pari që e ze n’gojë si të bijën e princit të Tribaleve… kaq.

Më pas është Gjon Muzaka i cili e përmend i pari me emër e mbiemër si Vojsava Tribalda e cila vinte nga një derë e fisme, por pa ndaluar në përkatësinë etnike të saj, sikurse dhe Barleti, pasi edhe për të nuk paraqiste ndonje veçanti. E ndërkaq, është po Muzaka që në “Kronikën” e tij, kur flet eper Vrana Kontin, i cili kishte gjak Muzakajsh nga e ema, e quan atë markez të Tribaldëve; të një gjindjeje pra minimalisht me përzjerje të fortë arbërorësh.

E sikur kaq të mos mjaftonte, G. Von Hahn në “Studimet” e tij, në dijeni të shtesës gjenealogjike të Kostandin Muzakës, i mëshon faktit se Vojsava, bijë e fisnikut Monçini e zot i Pollogut, është me gjak nga të Muzakajve – gjë që mbështetet edhe nga Babingeri.

Historitë dhe historianët e mëpasshëm, nën frymën e ndihmës që u jepeshin popujve sllave për shkeputje nga Perandoria Osmane, ushqyen idetë pansllaviste por pa filtrin e nevojshëm kritik, e ndofta pa dashje, në kurriz të një populli që ende nuk e konsideronte kush, kur dihet se zotërinjtë sllave u zhdukën si kripa në ujë nga territoret arbërore pas vdekjes së S. Dushanit. Në rrëmujen që pasoi, dinamika e Gropajve, Muzakajve, Araniteve etj në atë zonë, është sot vështirësisht e ndjekeshme, sikundër edhe ajo e vijimësisë aty të pushteteve të Brankoviçeve apo bujareve bullgare (fundi i shek XIV)….”

Duke kundërshtuar tezën e Nanos, një tjetër publicist, Ardian Ndreca ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social të facebook: “A mund të ketë Muq Nano teza historike? As për historinë e katundit të vet…Ky asht nji mjeran që ka nevojë me ja lakue emnin e asgja ma tepër. Me mësue historinë prej Muqit asht si me i kërkue leksione financet Sudes”.

Një tjetër zë i fortë kundërshtues, dje në gazetën “Dita”, shkrimtari dhe arkeologu Moikom Zeqo është shprehur i indinjuar, me shkrimin e tij me titull: Mustafa, lërë të qetë Skëndërbeun”, një replikë ndaj Nanos për të njëjtën arsye, duke quajtur tezën se nëna e Skënderbeut ishte sllave, një marrëzi diletantësh narcistë me dituri sipërfaqësore.

Zeqo në replikën e tij ka sjellë një version të historisë se cila ishte realisht nëna e heroit kombëtar, historinë e Vojsava Tribaldës, bija e sundimtarit të Pollogut, trevë midis Gostivarit dhe Tetovës. Dhe pas këtij sqarimi Zeqo ka lëshuar apelin: Mjaft më, lëreni të qetë të patjetërsueshëm.

“Të thuash se Skënderbeu ishte më shumë “i krishterë, sesa shqiptar”, është gjithashtu një nonsense logjik. Përcaktimi i krishterë është multinacional, joetnik, por ndërkohë italianët, shqiptarët, spanjollët, sllavët, bizantinët etj ishin etnicitete të ndryshme, të ravizuara shumë qartë, të profilizuar si kombe të mëvetshëm, që në Mesjetë, siç e ka vënë në dukje për tërë Evropën, mjeshtri i shkëlqyer i Mesjetës, dijetari farncez Jacques Le Goff”.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...