2018-05-13

“Tigrat” e Arkanit ekzistojnë edhe sot, ata veprojnë në Serbi

Image result for arkan
Garda Serbe Vullnetare paraushtarak e kriminelit famëkeq Zheljko Razhnjatoviq – Arkan, e cila në vitet nëntëdhjeta mori pjesë në luftimet në fushëbetejat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, ekziston edhe sot.


Image result for milosheviq i arkan

 Kështu thotë ish udhëheqësi i Njësisë Speciale “Beretat e Kuqe”, Milorad Ulemek – Legija, i dënuar me 40 vjet burg. Por, Legija nuk tregon se me çfarë aktivitetesh merret tani ky grup paramilitar.

Image result for arkan

Ish komandanti i njësisë së operacioneve speciale serbe Beretat e Kuqe, Milorad Ulemek, i njohur si Legija, i cili u dënua me 40 vjet burgim për rolin e tij në vrasjen e ish-Kryeministrit serb Zoran Gjinigjiq, këto detaje i ka zbuluar në librin e tij të ri “Në folenë e tigrit”, në të cilën ai e përshkroi kohën e kaluar në Gardën Arkanit, e cila, siç thotë ai ishte pjesë e Ushtrisë Popullore të Jugosllave (APJ).
Image result for arkan

Siç shkruan gazeta serbe “Kurir”, Legija thekson se janë qesharake pretendimet se “Tigrat”, siç quheshin anëtarë të Gardës, shkuan në luftë për të plaçkitur frigoriferë, stufa e video-rekorderë.

Image result for arkan

“Nuk është e vërtetë se gardën e krijuan kriminelët. Ajo u themelua nga patriotë serbë, të cilët nuk e kursyen vetën që të dalin në mbrojtje të popullit serb. Edhe sot, bëhet padrejtësi ndaj Gardës, duke e quajtur një formacion paraushtarak. Kjo nuk është e vërtetë.

Image result for milosheviq i arkan


 Që nga paraqitja e parë në Vukovar, Garda u vu nën komandën e APJ-së, dhe më vonë nën komandën e Ushtrisë Krainës Serbe”, tha Legija.

Image result for arkan
Ai thotë se te ideja e themelimit të Gardës, Arkani erdhi kur pa fytyra të ndryshme, si Shesheli dhe Vuk Drashkoviqi, futeshin mes simpatizantëve duke u përpjekur t’i tërhiqnin në partitë e tyre.


Image result for milosheviq i arkan
“Arkani kshte menduar se në qoftë se duhet të bëjë diçka për kombin e tij të rrezikuar serb, atëherë ajo duhet të jetë konktret, të mos shkojë në tubime të ndryshme ku hahej mish qengjash”, tha ai.

Image result for milosheviq i arkan

Ai tregon se brenda Gardës mbretëronte harmonia dhe besimi.

Image result for milosheviq i arkanImage result for milosheviq i arkan


“Shumë prej tyre as atëherë, në kohën kur Garda ekzistonte, megjithëse ajo edhe ekziston pjesërisht sot, nuk e dinë se çfarë uniteti dhe miqësie mbretëronte aty.

Image result for milosheviq i arkan

Prandaj, nuk qëndrojnë pretendimit se ishte një lloj shoqërie e personave që donin t’i shmangeshin dorës së ligjit dhe se atje shkuan për të plaçkitur dhe të vrasin dhe kjo i fyen të gjithë gjallët dhe të vdekurit”, tha ai.


Dëshmi shokuese: “Tigrat” e Arkanit ekzistojnë edhe sot, ata veprojnë në Serbi

Legija gjithashtu zbulon se si Arkan erdhi në shtëpinë në Dedinje, e cila dikur ishte selia Gardës.

Image result for milosheviq i arkan

Ndryshe, Arkani në atë vend në vitet ’90-ta ndërtoi një vilë të re dhe madhështore, në të cilën familja e tij jeton edhe sot.
“Atëherë flitej nëpër qytet se atë shtëpi e fitoi në një lojë maratonike të pokerit. Personi, kundër të cilit ai luajti, mbeti pa para dhe, duke duke menduar se mund të nxirrej, ai e la peng shtëpinë”, thotë Legija.

Image result for milosheviq i arkan

Legija gjithashtu ka treguar se si janë njoftuar Arkani dhe gruaja e tij, Ceca dhe pse Arkani u kishte dhënë ryshfet pjesëtarëve të misionit UNPROFOR në Bosnje e Hercegovinë dhe kush ishin pjesëtarët e Gardës së Vullnetarëve Serbë.

2018-05-10

PSE MUNGON FJALA E FUNDIT ?!


Nga Fritz RADOVANI:

Related image


DON DEDË MALAJ(1917 – 1959)


DOSJA 2199: DON DEDË MALAJ ka thanë pa Ju tute syni e pa Ju marrë goja, diten e parë që u hap gjyqi kunder Tij, në kinema “Republika” në Shkoder, këto fjalë:
“E Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue më 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa, të
mbarojë komunizmi”. Hyni në sallë gjeneral Hilmi Seiti me ambasadorin jugosllav...
Filloi gjyqi dhe prokurori Rapi Mina, mbasi lexoi akt-akuzën e përgatitun me aq kujdes ju drejtue të parit kryetarit të grupit Don Dedës, me këtë pyetje: “Që, kur, je armik i komunizmit?” Në sallë ra një heshtje...Per ne që ishim nder rruga dukej se u shkëputen altoparlantët... Por jo! U ndigjue Don Deda, që iu përgjegj: - “Qysh se jam kenë 9 vjeç pikërisht, atëherë, kur kam shkue ndër bankat e shkollës së mësuesit tem Don Alfons Tracki, aty mora vesht prej Tij këtë emën dhe, prej asaj ditë nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma komunizmit. Gjithë jetën e kam urrejtë dhe kam punue me të gjitha forcat e mija, aqsa më ka lejue Feja kundër tij.” Mbas Don Dedës foli edhe frati At Konrrad Gjolaj O.F.M. Nder ato banka qëndronin me ballin nalt edhe vllaznit Lazër e Gjon Simon Parubaj, Vlash Zefi e Gjeto Luc Budashi. Ndërsa, në një qoshe strukej si langue Lulash Toma... Një gjyq që nuk u harrue kurrma nga Shkodra e Malësitë e saj.
Me datën 27 prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha vëndimin:
Don Dedë Malaj, me vdekje, me pushkatim. At Konrrad Gjolaj, me 25 vjet burg. Lazër Simon Parubaj, me 20 vjet burg. Gjon Simon Parubaj, vëllau i Lazrit, me 10 vjet burg. Vlash Zefi me 15 vjet burg. Gjeto Luc Budashi me 10 vjet dhe Lulash Toma me 5 vjet.
Atë mbramje, kur doli nga gjyqi Don Deda, e hypën në një kamjon “zis”, një turmë policësh e ulën galuc. Ndërmjet dy rrypave të drrasës mbi spondë kujtoj, dy sytë e Tij të bamë kuq. Nuk shihej fare as e bardha e as bebja e synit e kaltërt, vetëm dy njolla gjaku që asnjëherë nuk mund ti harroj n’ atë portret Burri të Maleve tona!..
12 maji 1959, u ekzekutue vendimi. Don Dedë Malaj u pushkatue në një fushë buzë liqenit të Shkodrës. Pra, 14 ditë para vizitës së Nikita S. Hrushovit në Shkodër!..

DOSJA 2199 Asht një Dosje që flet ma shumë se të gjitha tjerat që kam mujtë me pa në vitin 1998, mbas njohjes së të Ndjerit Don Dedë Malaj, mbas perfundimit të punës nga At Konrrad Gjolaj të librit “Çinarët”, botimit të tij(1997) dhe, mbas një shikimi të ma shumë se dhjetë Dosjeve të Personave të pushkatuem PA FAJ para Don Dedë Malaj.
Dosja e “cungueme” e Don Dedës tregon kjartë se kush ishin drejtuesit e famshem të “Seksionit Katolik pranë Degës së Mbrendshme të Shkodres” i themeluem në 1946.
Dosja 2199 asht një pasqyrë e kjartë e Urrejtjes së Enver Hoxhës per Klerin Katolik të Popullit Shqiptar dhe të gjithë bashkpuntorëve të Tij, të cilët ruejten në Gjakun e vet të gjitha cilsitë brilante të Prijsit të Pavdekshem nder shekuj Gjergj Kastriotit Skenderbeu.
Dosja e Don Dedë Malaj asht treguesi ma i saktë i bashkpunimit të tradhtarëve të dy, tre, e tridhjetë udhëheqësve që i sherbejnë UDB, KGB dhe Sigurimit të Shtetit Shqiptar, per eleminimin e kenjes së Atdhetarëve të perkushtuem e besnikë në Token Arbnore.
Dosja operative, e hetuesisë, e gjykatës dhe e Kuvendit Popullor, me të gjitha firmat e pushkatimit të Don Dedë Malaj (me grupin e Tij), ku nga rreshti i parë dhe deri tek i fundit mungojnë provat e akuzës së gjykatës “Armik i Popullit Shqiptar” per të cilen Ai u pushkatue, asht një nga shembujt e saktë dhe të padiskutueshem të një vrasjes së kryeme PA FAJ, perderisa i akuzuemi Don Dedë Malaj nuk ka asnjë fakt se ka krye faj ose krim kunder Shtetit vet dhe Popullit Shqiptar, të cilin e donte me gjithë Shpirt.
Dosja e Don Dedës tregon edhe një djallëzi të Enver Hoxhës me gruen e tij, e cila nuk nderhyni per “falje jete, kur ju lut e Mbesa e Don Dedës tek tribuna e 1 Majit e 1959”, se të dy i kanë sherbye Titos, Stalinit e Mao Ce Dunit, kur ishte fjala per Klerin Katolik.
Don Dedë Malaj ishte një kurban i zgjedhun para vizitës së Hrushovit në Shqipni!
E këte kurban ua dhuronin dy vllazen terroristë e bashkpuntorë që ishin në sallen e gjyqit, Hilmi Seiti dhe Ambasadori i Jugosllavisë së Titos, pranë katilit Enver Hoxha...
Por, edhe pushkatimi i Don Dedës, me 12 Maji në kopshtin e një Burri Musliman buzë Liqenit të Shkodres, dhe ruejtja e Eshtnave të Don Dedës nga ana e Tij, janë edhe një tregues ma shumë per mardhanjet vllaznore të trashigueme në mes të Besimeve tona.
DOSJA 2199 e Don Dedë Malaj, duhet lexue... Duhet rilexue dhe duhet rikujtue thanja e Tij e pashlyeshme në kujtesen tonë: “E Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue më 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa, të mbarojë komunizmi!”
Sa Burra të Mëdhaj ka nxjerrë kjo Tokë e pangopun me gjak Atdhetarësh...
Melbourne, 10 Maji 2018.















Nga Ferdi KAMBERI: Fake news dhe mediet (II) – Efekti Echo

Efekti echo konsiderohet si ndër efektet psikologjike i cili lehtëson dhe ndikon në procesin përmes së cilit njerëzit konsumojnë dhe besojnë në lajme të rreme për shkak të disa faktorëve psikologjik, si: “besueshmëria sociale – që do të thotë se njerëzit kanë më shumë gjasa të perceptojnë një burim si të besueshëm nëse të tjerët e perceptojnë këtë burim si të besueshëm, sidomos kur nuk ka informacion të mjaftueshëm për të pasur qasje në vërtetësinë e burimit. Frekuenca heuristike, që do të thotë se konsumatorët mund të favorizojnë natyrshëm informacionin që e dëgjojnë shpesh, edhe nëse lajmi është i rremë (Kai Shu – Fake News Detection on Social Media: A Data Mining Perspective, 2016). Kjo do të thotë njerëzit në mënyrë selektive, pa bërë ndonjë selektim se çka dhe si është një lajm i vërtetë, bien pre e lajmeve të rreme, sidomos nëse dikush më parë nga rrethi shoqëror ka besuar lajme të tilla. Në këtë drejtim, bindja forcohet edhe më shumë nëse njerëzit e tillë, të cilët më parë janë ndikuar në mënyrë psikologjike nga lajmet e tilla dhe nëse ata njerëz janë njerëz të besueshëm, të afërm, kredibil, kanë reputacion shoqëror, prestigj apo edhe pushtet, mënyra e të besuarit nga të tjerët pa ndonjë selektim është shumë më e lartë.

Sa jemi rezistent ndaj fake news

Sot, në botën bashkëkohore fenomeni i lajmeve të rreme është bërë si trend dhe pothuajse asnjë shoqëri nuk është imune ndaj lajmeve të tilla. Në hapësirat shqiptare në përgjithësi kemi një boom medial sidomos elektronik i cili ka zënë hapësirë të madhe tek shqiptarët. Mund të vërejmë se fake news përbënë një çështje problematike dhe goxha serioze në çështjen e informimit të opinion publik. Nuk janë të rralla rastet kur në mediet elektronike shpërfaqen shumë lajme të tilla. Kryesisht këto lajme vijnë me mega tituj rreth zhvillimeve në vend ose për çështje të caktuara publike ose për fytyra publike (VIP) apo për politikanë të ndryshëm. Ndërsa, në brendësi të lajmeve të tilla pothuajse lajmet janë ameba pa ndonjë shtyllë thjeshtë një lloj maskimi. Shembuj të tillë ka të shumta si “Kjo ose ajo gjë do të ndodhë në ora 12:00 të natës”, në fakt është paksa edhe frikshme, sepse opinionin publik mund ta vë edhe para një panike se çfarë në të vërtetë do të ndodhë në ora 12:00 ose 00:00 të natës? Pastaj, shembuj të tjerë janë kur flitet ose manipulohet me personalitet e njerëzve të famshëm ose fytyrave publike, etj. Madje, “Treguesi për vitin 2018 i Njohurisë për Median (2018 Media Literacy index) i Institutit të Shoqërisë së Hapur (Open Society Institute) në Sofie thotë se vendet e Ballkanit janë vendet që bien më lehtë pre e lajmeve të “stisura” (fake news) në Evropë, si rrjedhojë e mediave të tyre që mbahen nën kontroll (nuk janë të lira), niveleve të ulëta të arsimimit dhe niveleve të ulëta të besimit në shoqëri” (shih: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vendet-e-ballkanit-me-te-pambrojtura-ndaj-fake-news-518361/).

Në këtë segment deri më tani nuk ka ndonjë masë që është marrë për parandalimin e lajmeve të rreme nga institucionet përgjegjëse, të cilat mund të kenë pasoja. Kurse, në nivel global është shteti i Malejzisë ai cili ka aprovuar një ligj i cili dënon lajmet e tilla, përkatësisht personat të cilët lansojnë lajme të tilla prej 6 – 10 vjet burg ose me gjobë prej 128.000 dollarë. Kurse, disa shtete të BE-së si Gjermania dhe Franca, kanë pohuar se janë pro krijimit të një ligji i cili do të ndalonte lajmet e rreme, megjithëse një pjesë e shoqërisë civile nuk janë pajtuar me një gjë të tillë, duke e konsideruar si ndërhyrje në lirinë e shprehjes. Mirëpo, edhe Brukseli është duke u përgatitur për të goditur kompanitë e mediave sociale të cilët janë akuzuar për përhapjen e “lajmeve të rremë”, duke paralajmëruar se skandalet, si: rrjedhja e të dhënave në Facebook, kërcënojnë “të shkatërrojnë sistemet tona demokratike” https://www.cnbc.com/2018/04/02/eu-plans-to-crack-down-on-fake-news-in-social-media.html), që do të thotë se ky fenomen është bërë një fenomen global i cili po atakon çdo shoqëri dhe nëse nuk merret ndonjë masë adekuate, në kuptimin e respektimit të lirisë së fjalës, por edhe mbrojtjes së qytetarëve nga dezinformata, atëherë problemet mund të jenë të mëdha. Në disa shtete, vetë shteti është iniciator i lajmeve të tilla për qëllime të ndryshme. Në këtë drejtim, sipas burimeve 10 shtetet të cilat kanë probleme serioze me fake news në nivel global janë: Guinea Ekuatoriale, Gjibuti, Kuba, Sudani, Vietnami, Kina, Siria, Turkmenistani, Eritrea dhe Korea Veriore” (http://www.toptenz.net/10-countries-serious-fake-news-problem.php), shtete këto të cilat kanë problemet e tyre të brendshme, andaj edhe manipulimi përmes medieve është një mekanizëm kontrolli për kontrollin e masës.

Pasojat nga fake news

Pasojat nga lajmet e rreme mund të jenë të ndryshme dhe të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi: së pari ato mund të shkaktojnë panik të qytetarët dhe shpërfaqja e një panike të tillë mund të sjellë pasiguri tek qytetarët. Së dyti, ato mund të kenë ndikim në uljen e besueshmërisë tek mediet dhe nëse vazhdohet me mosbesueshmëri, atëherë edhe nëse lajmet janë të vërteta, nuk do të besohen. Së treti, fake news krijon gazetarë mediokër dhe shmang profesionalizëm të vërtetë, gjë që mund të krijon gjenerata të reja të hendikepuara në profesionalizëm dhe etikë. Së katërti, lajmet e rreme mund të jenë indikatorë i fuqishëm mbi manipulimin e masave, sidomos në ato vende ku ekziston një demokraci e brishtë dhe ka një pakënaqësi të qytetarëve, nevoja për ndryshime dhe mobilizim është më e lartë.

Prandaj, nga ajo që u tha deri më tani mund të arrijmë në përfundim se fake news ose lajmet e rreme janë pjesë e medieve të cilat përdorin këto lajmeve për qëllime të tyre. Ato janë pjesë pothuajse në çdo shoqëri, megjithëse në disa shoqëri si ato perëndimore, lajmet e tilla edhe mund të gjobitën për shkak se de-orientojnë opinionin publik dhe mund të shkaktojnë pakënaqësi, por edhe panik të publiku. Disa teoricienë të komunikimit masiv në krye me Chomskin janë të mendimit se ky fenomen i tëri asnjëherë nuk mund të ndalet për shkak të evoluimit të komunikimit paralelisht me teknologjinë informative, mirëpo si fenomen shoqëror mund të ulet nëse lexuesi (pasi që është edhe targeti kryesor këtu) mund të identifikon një lajmë të vërtetë nga jo i vërtet. Në këtë drejtim, është e nevojshme që brenda kohës që kemi në dispozicion të vërtetojmë një lajm të tillë nëse është i rremë apo i vërtet, duke krahasuar me mediat tjera më kredibile, të shikohet burimi apo prejardhja e informacionit, të analizohet brenda mundësive autorësia e shkrimit ose e lajmit, në rast se ka tituj bombastik, tituj të cilat janë në qendër të vëmendjes, mediet dëshirojnë që përmes titujve të tillë të arrijnë shumë klikime ose shpërndarje e cila mund të përkthehet si rejting për to ose thjeshtë përfitime. Në raste të tilla është e rrugës që mediave të tilla duhet shmangur, në mënyrë që të racionalizohet koha dhe të shfrytëzohet për qëllime tjera pragmatike dhe mos të biem pre e fake news, që në kurriz tonë do të mund të përfitonin

Nga Mentor TAHIRI: Amik Kasoruho, Nyrembergu i munguar, dhuna, Kosova

Nuk ka shumë njerëz si ai. Dikush do të thoshte se ai nuk jeton më dhe se më me vend do të ishte të thuhet se “pak kishte njerëz si ai”. E vërtetë në njëfarë mënyre! Ka disa vite që ka kaluar në amshim. Por a nuk jemi të gjithë vizitorë në këtë botë ? Jetojmë jetët tona. Kalojmë sfidat, mbi disa prej tyre ngadhënjejmë, mbi disa jo. Lëmë gjurmët tona. Ikim dikur. I tillë ishte edhe Amik Kasoruho me gjithë atë sofistikim shpirtëror dhe përfektësi intelektuale të mishëruar në mënyrë kaq kompakte me guximin njerëzor. Një oqean lëvizës plot mendje.

Kam përcjellë shumicën e paraqitjeve të tij. Një shqiptar shumë krenar, të cilin atdheu e kishte bërë të vuaj shumë. I privuar nga liria qysh në moshën 17-vjeçare, Amik Kasoruho ka paguar me çmim të lartë mënyrën e tij se si ka ndjerë vetën shqiptar dhe se si ka perceptuar lirinë. E megjithatë thoshte se ka plot optimizëm brenda tij dhe se jep këtë optimizëm falas. Për shumë çka i jam mirënjohës Amikut. Ai shtronte shinat e mendimeve dhe shpaloste tematikat e botës së brishtë shqiptare. Dy nga to përmenden këtu: Nyrembergu i munguar dhe Kosova.

Tek Amik Kasoruho kam dëgjuar për herë të parë një analizë racionale mbi mungesën e një Nyrembergu shqiptar. Ai nuk e shihte këtë thjeshtë si një vënie kufiri politik të ndarjes së shoqërisë shqiptare me dhunën. Një traumë a nuk di njeri se si ta quajë më saktësisht, por kaq ashpër po reflekton edhe sot në përditshmërinë e trishtë të dhunës ndër-individuale ndër shqiptarë.

Më vonë një rrëfim i një njeriu tjetër, më kristalizoi edhe më shumë këtë rezultat mbijetues të dhunës së dikurshme në të sotmen e dhunshme. Ishte ky Hysen Haxhiaj. Ndër pak shqiptarë, ai pranoi se nuk di të dashuroj më. Ai pranoi një segment të vërtetës që nuk po kapërdihet nga shoqëritë shqiptare, relacionin inteferues ndërmjet dhunës dhe dashurisë. Kjo e para nuk do të ekzistonte sikur të mos kishte fuqinë të interferonte të dytën kaq shumë. E dyta kur është e fuqishme nuk lë vend për të parën. Një rreth vicioz i shkaktuar shumë nga mungesa e Nyrembergut shqiptar, nga mungesa e drejtësisë.

Në Kosovë për dallim nga Shqipëria, ka një kontekst tjetër. Burimi i dhunës në Kosovë është “lufta” e cila nuk u ndal kurrë për spektaklin. Mund të pyesni me plot habi se si nuk qenka ndalur, por duhet të pranojmë se shoqëria kosovare po jeton çdo ditë me luftën e para 2 dekadave dhe rrethanat nga dekadat e tjera më parë. “Sistemi” i pa shpallur i tablosë së meritave nga kombinatorika politikë-luftë, tani e dy dekada dikton jetën institucionale, sociale dhe sidomos atë të favoreve ekonomike në vend. Natyrisht as të mos krijohet iluzion se profiterët vijnë vetëm nga tabori i elitës politiko-biznesore të lidhur me luftën. Profiterë ka gjithandej. Ka edhe të tillë pa pikë “merite”.

Kosova nuk është një krijesë e re që ka pikur nga qielli. Kosova meriton shumë më tepër. Siç thotë Amiku, Kosova madje ka bërë edhe Shqipërinë e sotme. Mjafton thënia e tij “Shqipëria filloi të lindte në Kosovë që në shekullin e XIX-të”.

Të gërditur nga realiteti i përditshëm që shohim, duhet të pranojmë megjithatë se sot në Kosovë ka një “elitë” e cila në relacionin e veçantë që ka me vetveten, janë të bindur se janë ata “pika zero” nga të cilët po fillon Kosova. Keq dhe e rënd për ta thënë, por këtu njerëz si Amiku edhe po të shfaqen, përbuzen me gjithë mirësjelljen dhe elegancën kulturore që kanë. Për botëkuptimet e sotme dhe shembujt që krijon “elita”, ata janë shumë të varfër dhe shumë pa muskuj.

Çfarë janë rriqrat


Nga Donat Maloku

Sëmundja “Crime Congo”, ose ethet hemorragjike të rriqrave, që shkaktohet kryesisht nga pickimi i rriqrave, ka marrë shumë jetë në Kosovë që nga përfundimi i luftës. Edhe pse janë bërë fushata vetëdijësuese, janë spërkatur zonat problematike në komuna të ndryshme, rriqrat çdo vit kanë shkaktuat viktima.

Jemi në muajin mars, kohë kur fillon edhe të dalin në shesh krijesat e imta të cilat trajtohen si parazite, pra rriqrat, të cilat bëhen ‘armiq’ të qytetarëve deri në muajin nëntor. Komuna më e prekur nga kjo sëmundje është Malisheva, e cila që nga paslufta është përballur në vazhdimësi me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Stinës së pranverës i gëzohen të gjithë qytetarët, por kjo nuk mund të thuhet n për malishevasit, të cilëte presin me ankth për shkak të shfaqjes së rriqrave dhe rrezikut të humbjes së jetës prej tyre. Shqetësues është fakti se deri më tani janë paraqitur dy raste të thumbimit nga rriqrat në këtë komunë, që jep sinjal se kujdesi duhet të jetë në nivel të lartë.

Malishevasit shpresojnë që të ndërmerren masa, si në nivel lokal po ashtu qendror,që asnjë banor të mos e pësojë me jetë.

Altin Paçqarizi, një i ri nga fshati Dragobil i Malishevës, ka treguar për portalin tonë për rrezikun që ndjejnë në kohën kur nisin të shfaqën rriqrat dhe hapat mbrojtës që ndërmarrin. “I veshim çizmet e çorapet, mundohemi të mbulohemi më mirë…edhe pse më mirë nganjëherë me veshë tesha të shkurtra se po i shohim më lehtë rriqrat”, ka deklaruar Altini, në fshatin e të cilin vite më parë rriqrat marrë jo pak jetë.

Skënderi, një banor në moshë nga fshati Gurbardh i cili nuk dëshiroi që të identifikohet plotësisht, tha për portalin “tesheshi”, se është i lumtur që vitin e kaluar nuk është shënuar asnjë viktimë në komunën e tyre. Ai i bën apel që të ndërmerren të gjitha hapat sikur edhe vitin e kaluar, në mënyrë që të parandalojnë me sukses rrezikimin e jetës së banorëve. “Banorët e komunës sonë, çdo vit frikësohen pasi po u rrezikohet jeta nga rriqrat. Fatmirësisht vitin e kaluar nuk kishte asnjë viktimë. Komuna duhet të punojë si vitin e kaluar”.

Shqetësimi i Skënderit …

“Fëmijët edhe kur luajnë në fusha ,mendjen e kemi tek ta se mos po na thërrasin se i është kapur ndonjë rriqër. As në oborr nuk po guxojmë të dalim lirshëm. Por, edhe banorët duhet të jetë të kujdesshëm dhe për rast të drejtohen sa më parë në shtëpinë e shëndetit që e kanë më afër. Shqetësimi im është që mos po e ka ndonjë fëmijë fatin e njëjtë me fëmijët tjerë që vdiqën nga thumbimi i rriqrave vitet e kaluara. Do Zoti as këtë vit nuk shënohet asnjë vdekje”, ka thënë ky banor i shqetësuar.

Faik Krasniqi nga Drenoci i Malishevës, i cili vitin e kaluar ishte pickuar nga rriqrat ka treguar për portalin ‘tesheshi’ se e pret me shqetësim stinën e pranverës për faktin se nuk janë të lirë të rrijnë as në oborrin e tyre. “Vitin e kaluar më ka pickuar rriqni në oborrin tim. Menjëherë kam shkuar te mjeku ku edhe ma ka hequr rriqrën dhe më pas jam kthyer në shtëpi. Pasi që më ndodhi kjo gjë, kam pasur kujdes të shtuar pasi jam frikësuar që po më ndodh prapë. Ne kemi bagëti dhe ndoshta edhe për këtë arsye numri i rriqrave është më i madh. Frikësohem se jo vetëm unë, por edhe ndonjë i afërm i imi mund të pësojë nga kjo sëmundje që është shndërruar në një ankth të vërtetë për të gjithë banorët e fshatrave të Malishevës”, ka thënë Krasniqi.

Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, gjatë një bisede që ka zhvilluar me banorët e fshatrave Maxharrë dhe Astrazup, ka njoftuar për masat e komunës në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike ‘krime kongo’ që vijnë nga thumbimi i rriqrave.

Malisheva, me viktima më së shumti nga rriqrat

18 persona kanë vdekur prej vitit 2002 deri më 2013 vetëm në Malishevë. Fatmirësisht, në vitin 2014-të nuk është shënuar asnjë viktimë në këtë komunë nga pickimi i rriqrave.

Portali ‘teshehi.com’ ka kontaktuar Komunën e Malishevës dhe ka marrë më pas këtë prononcim lidhur me masat:

“Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me ministritë përkatëse dhe Këshillin Ndërministror në kuadër të Qeverisë së vendit, zbatojmë në përpikëri strategjinë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Masat në nivelin lokal, janë edhe jashtë përgjegjësisë së ligjore për trajtimin e kësaj endemie, me qëllimin e vetëm, mbrojtje e jetës së qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe si rrjedhojë, ne bëjmë fushata vetëdijesimi, në çdo fshat dhe në çdo shkollë, në mediet lokale dhe të tjera. Pastaj brenda mundësive tona, bëjmë fushata të dezinsektimit kundër rriqrave, pasi rriqra është bartëse e virusit. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare bën trajtimin e parë të të prekurve nga rriqrat, ku përfshihet heqja e rriqrave, analizat fillestare dhe mbikëqyrje të vazhdueshme për rastet kur janë të thumbuar nga rriqrat. Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë edhe spërkatje masive nga ajri, në tërë territorin e Komunës së Malishevës (spërkatja nga ajri, është financuar tërësisht nga buxheti komunal”, është përgjigja e Komunës dhënë për portalin ‘tesheshi.com’.

Çfarë janë rriqrat

Rriqrat janë krijesa të imta të cilat quhen parazitë. Ato ushqehen me gjakun e shumë kafshëve, nganjëherë edhe të njeriut. Rriqrat nuk kane krahë për të fluturuar, gjithashtu nuk mund të kërcejnë por ato udhëtojnë me këmbë apo transportohen nga kafshët ose shpezët.

Koha kur paraqiten rriqrat

Sezoni i rriqrave zgjat nga pranvera (mars) deri në vjeshtë (tetor/nëntor). Rriqrat janë prezent në 50% e territorit të Republikës së Kosovës në një lartësi mbidetare prej 334m -634m, jetojnë në pyje drurësh gjethorë, në shkurre deri në një lartësi maksimale prej 1,5 m mbi tokë si dhe në bari të lartë, ato presin gjahun e tyre ku duke kaluar pranë njeriu mund t`i merr me vete ku mund të pickohet nga to.

Kur nisi kjo flamë

Problemi me pickimin e rriqrave në Kosovë ishte shfaqur për herë të parë në vitin 1954 në Nishor të Komunës së Suharekës, kur për pasojë vdiqën 8 persona në një familje.

Parandalimi dhe masat mbrojtëse



Rroba që mbulojnë mirë (pantallona dhe mëngë të gjata). Mundësisht të shmangen shkurret dhe bari i lartë. Pas kalimit në pyll dhe shkurre, të kontrollohet trupi me kujdes të mos ketë rriqra, tek fëmijët të kontrollohet dhe lëkura e kokës (detyra e prindërve).

Pickimet e rriqrave nuk shkaktojnë dhimbje dhe shpesh herë i shpëtojnë syrit. Në rast të gjetjes së një rriqre të kapet ajo me një piskatore sa më pranë lëkurës dhe të tërhiqet drejt, të desinfek-tohet lëkura. Lëkura të mos lyhet me vaj, kollë ose vazelinë. Vendi i pickimit të shënjohet me diçka, duke shënuar dhe datën e pickimit.

Kosovarët ende vdesin nga rriqrat:Gjashtë të vdekur për gjashtë muaj!?

Naim Cahanaj-



Shfaqja e etheve hemorragjike të shkaktuara nga Nairovirus, që është anëtar i familjes së viruseve Bunyaviridae e që bartet nga rriqrat, në Kosovë po i mbush 60 vjet, ndërsa virusi është izoluar tek në vitin 1990. As më 2013 Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shëndetit publik në vend nuk kanë arritur që ta frenojnë këtë virus e lëre më ta parandalojnë ose ta zhdukin fare. Qeveria ka dështuar për të krijuar strategjinë kombëtare të luftës anti virusit Krime-Kongo dhe për pasojë vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2013 vdiqën gjashtë qytetarë.
Tatjana Avsic-Zupanc, udhëheqëse e Institutit për Mikrobiologji dhe Imunologji në Universitetin e Lubjanës, që është qendër referente e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për diagnostikim dhe hulumtim të arbo –viruseve dhe viruseve që i shkaktojnë ethet hemorragjike krime-kongo. Ajo është gruaja që e ka izoluar virusin e ri të etheve hemorragjike në Kosovë më 1990 dhe që e ka quajtur “Kosova-Hoti” – sipas një viktime të rriqërave atëbotë.
Ethet hemorragjike krime-kongo shkaktohen nga infeksioni me virusin e bartur me rriqra, ku sëmundja se pari është zbuluar ne Crimea me 1944 dhe me vonë është gjetur edhe në Congo me 1969 nga e ka marrë edhe emrin. Përndryshe ethet hemorragjike në Kosovë janë paraqitur në vitin 1954, ku kanë ndodhur edhe rastet e para të vdekjeve.
Sipas infektologeve shpërthimet epidemike kanë qenë në vitet 1991, 1995, 2001, 2005.
Problemi më i madh është ai i identifikimit, nëse një person është pickuar nga rriqra. Rrezikshmëria më e lartë është kur pickon rriqra femër sepse lëshon një enzyme anestetike e cila eviton dhimbjen, dhe në ketë forme infektimi mund të zhvillohet pa qenë në dijeni se është pickuar nga rriqra.
Ky virus ka marrë përmasa endemike në disa rajone të vendit si Malishevë, Rahovec, Suharekë, Klinë, Gjakovë etj.
Tatjana Avsic-Zupanc problemin e etheve hemorragjike në Kosovë e bëri të njohur në arenën profesionale ndërkombëtare dhe hapi rrugë për bashkëpunim intensiv në drejtim të çrrënjosjes së kësaj sëmundjeje në Kosovë. Mirëpo 23 vjet më vonë, (2013) ajo sërish vjen në Kosovë dhe nuk sheh ndonjë përparim, ngase në këtë vit kanë vdekur gjashtë të infektuar nga ky virus. Katër raste në Malishevë, një në Rahovec dhe një në komunën e Gjakovës.
Kjo sëmundje, është bio-terroriste dhe virusi “Kosova Hoti”, është 99% i ngjashëm me virusin Drosdov në Rusi. Ky lloj rriqrash shumohet në prill, kurse mundësia e infektimit me ethe hemorragjike është e madhe deri në mesin muajit korrik..
Këtë virus e bartë një lloj i rriqrës së larme, e cila më parë nuk ka ekzistuar në rajonin tonë, andaj duhet të merren masa nga niveli qendror, për ta luftuar dhe gjetur shkaktarin dhe mënyrën e eliminimit të këtij virusi.
Prej marsit 2013 e deri më sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 2551 pickime nga rriqrat, ku gjithsej janë sëmurë 13 persona me ethe hemorragjike Krime-Kongo në tërë Kosovën.
Me fillimin e ngrohjes së motit filloi edhe rishfaqja rriqrave. Qytetarët e Malishevës dhe rrethinë dezinfektojnë edhe bagëtitë e tyre, në mënyrë që t’i shmangen rrezikut nga rriqrat e infektuara. Komuna e Malishevës ia ka dhënë tenderin një kompanie private, për t’i dezinfektuar më shumë se 30 zona endemike në Malishevë. Shuma e projektit për dezinfektim ka kushtuar më shumë se 5 mijë euro. Mirëpo kjo nuk mjaftoi që të mbrohej jeta e katër qytetarëve.
Komuna e Malishevës me një sipërfaqe prej 306.3 km2, me 44 vendbanime dhe me një popullsi rreth 70 mijë banorë është vendi me i rrezikuar nga ethet hemorragjike.
Rasti më i dhimbshëm vitin e kaluar ishte ai i vdekjes së nxënëses 16 vjeçare nga fshati Plloqicë e Malishevës, Albana Gashi. Rasti tjetër i fundit, që ka ndodh këtyre ditëve është ai i vdekjes se Muharrem Thaçi 31 vjeç nga Balinca e Malishevës nga i njëjti shkaktar.
Nga ana tjetër Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka deklaruar se pickimi qytetarëve nga rriqrat është në rënie. Sipas tyre, situata është stabile dhe nën kontroll dhe se të gjitha institucionet shëndetësore të cilat janë përgjegjëse për trajtimin e pickimit të rriqrave, i kanë kryer obligimet të cilat bien mbi to.
Porse gjashtë jetë njerëzish u shuan!?
Malisheva është zona më e rrezikuar nga pickimi i rriqërave, por as sivjet, megjthëse vdiqën katër persona, nuk është vërejtur ndonjë aktivitet i madh i nivelit qëndror të pushtetit.
Si për ironi, zyrtarë të IKSHP kanë deklaruar se edhe po të digjeshin tërë fushat, malet, njerëzit e kafshët, rriqrat do të shpëtonin!?Institucionet kompetente shtetërore, nuk qajnë shumë kokën për vdekjen e gjashtë personave në mungesë të trajtimit të duhur të kësaj shfaqjeje endemike që nga viti 1990, në ndërkohë që u bënë apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm kur t’i ekspozohen vendeve ku rriqrat janë prezent.
“Nëse qytetarët dëshirojnë të ruhen nga pickimi i rriqrave, le t’i mbulojnë pjesët e ekstremiteteve të poshtme. Vishni pantollone…” – kjo, sipas tyre është mjeti i vetëm efikas për t’iu shmangur pickimit të rriqrave!?.
Porse në komunën e Malishevës nuk kanë qenë të zdeshur mbi 1200 banorë që më 2013 janë pickuar. Prej tyre 45 janë dërguar në QKUK, ndërsa 12 prej pacientëve kanë rezultuar pozitiv me ethet hemoragjike, katër prej të cilëve, kanë ndërruar jetë, duke quar në 15-të numrin e të vdekurve nga kjo sëmundje që nga pas lufta në Malishevë.
Në Malishevë, është krijuar një situatë e rëndë, pas vdekjes edhe të personit të katërt nga ethet hemoragjike. Dita më kritike ka qenë ajo e 17 qershorit 2013, ku deri në mbrëmje, numri i të pickuarve nga rriqrat ka arritur në 75, kurse me 21 qershor kanë kërkuar ndihmë mjeksore 51 pacientë, 65 pacientë i janë nënshtruar analizave laboratorike.
Këto shifra vetvetiu flasin për nivelin e alarmit.
Ministria e shëndetësisë këtë vit ka ndarë një shumë prej 150 mijë eurove për këtë epidemi, gjë që është shumë minimale në krahasim me përmasat dhe gjendjen alarmante që është në Kosovë e posaçërisht në zonat endemike. Me kaq para jo vetëm që nuk do të arrihet të bëhet as dezinsektimi selektiv e lëre më që të blehen doza të ilaçit Ribavirinë, i cili është një bar eksperimental që si bar antiviral i jepet pacientit për forcimin e imunitetit.
Dezinsektimi selektiv që po aplikohet pothuajse çdo vit nuk është efektiv dhe është metodë e vjetruar, e sëkëndejmi e pa suksesshme për parandalimin e etheve hemorragjike krime-kongo, sepse bëhet dezinsektimi vetëm i atyre vendeve qe frekuentohen nga qytetarët, por jo edhe fushat, mali etj, e që në këto vende po ndodhin rastet më të shpeshta të pickimit të rriqrave.
Ekipet e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë në terren nga marsi 2013 tërë kohën duke koordinuar aktivitetet e dezinsektimit selektiv në katër komuna (Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë.) Pos Ekipeve të Institutit, QKMF-ve komunale, Drejtorive të shëndetësisë në terren janë angazhuar 40 punëtor sezonal të mbuluar me rroga nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ku Instituti Kombëtar i ka trajnuar dhe furnizuar me material të nevojshëm, veshmbathje dhe mjete pune të siguruara nga Ministri i Shëndetësisë.
Në aspektin e kompetencave të aktiviteteve të mbytjes së rriqrave, kjo veprimtari i takon Ministrisë së Bujqësisë, Agjesionit të Ushqimit dhe Veterinës dhe Komunës së Malishevës.Komuna e Malishevës ka ndarë 60 mijë euro, është kryer faza e parë e dezinsketimit dhe është duke vazhduar faza e dytë, kjo është mundësia e vetme e komunës, kurse Ministria e Shëndetësisë nuk i ka mbështetur me as një cent.
Gjithashtu Qeveria do të duhej të urdhëronte ndonjë ekip ekspertësh të IKSHP që të eksperimentojnë vaksinën që përdoret për këtë dedikim në Argjentinë, njëkohësisht të gjurmonte për zbulimin e vaksinës kundër etheve hemorragjike krime-kongo në Kosovë. Ashiqare, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e merr me seriozitet ketë çështje, dhe kjo u dëshmua kur gjatë qershorit rriqërat u bënë temë edhe në Kuvendin e Kosovës porse pas zhurmës gjithçka pllakosi në heshtje.
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, ajo e Bujqësisë, e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe ajo e Ambientit duhet t’i bashkojnë forcat, paratë dhe njerëzit dhe të ndërtojnë një strategji kombëtare për parandalimin e kësaj sëmundjeje, që deri më sot ka marrë jetët e shumë njerëzve.
Në këto zona endemike, qendrat spitalore, ato të mjekësisë familjare, duhet të ndihmohen nga Prishtina me njerëz dhe para, me medikamente përkatëse dhe preparate dezinsektuese e dezinfektuese, duke filluar në mars, deri në shtator- tetor.
Zonat endemike në tërë Kosovën duhet të mbulohen nga ekipe mobile dezinsektimi e dezinfektimi (duhet të aplikohet spërkatja e përgjithshme me aeroplan); të ngrihen qendra mobile sezonale nga mjekë vullnetarë qoftë edhe duke kërkuar ndihmë nga organizatat “Mjekët pa kufij” dhe OBSH-ja, ekspertë epidemologë, etj..
Për Qeverinë e Republikës së Kosovës duhet të ketë rendësi jetike jeta e qytetarëve ngase e drejta për trajtim adekuat shëndetësor është e drejtë themelore e njeriut.
Ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, e njeh të drejtën e shëndetësisë si të drejtë të njeriut. Në deklaratën Univerzale të të Drejtave të Njeriut, Neni 25, theksohet që çdokush ka të drejtë për një standard jetese të mjaftueshëm për shëndetin dhe mirëqenien. Kushtetuta e Republikës së Kosovës pohon angazhimet e Kosovës në Deklaratën Univerzale të të Drejtave të Njeriut, prandaj ajo e pranon të drejtën e shëndetësisë si të drejtë të njeriut.
60 vjet alarm, 23 vjet që nga izolimi i virusit dhe 14 vjet pas luftës e pesë vjet nga pavarësia e vendit, në shekullin 21, në Kosovë njerëzit ende vdesin nga rriqërat.
Për kë bie këmbana? – pyeste Ernest Hemingway në librin e tij me këtë titull ironik.Ai përdor frazën madhështore të filozofit të shekullit 17 John Donne, që në vitet 1930 shkaktonte dhimbje koke në çdo mledhje publike europiane, ku pyetja mbetej se cili popull e kishte radhën përballë fashizmit, nazizmit apo çdo lloj invazioni tjetër luftarak.
Por në rastin e Kosovës kemi të bëjmë me shfajen e vdekjes nga agjensë bio-terrorisët dhe askush nuk po jep përgjegje ndaj alarmit. John Donne shkrunate: "Asnjë njeri nuk është një ishull i mbyllur në vetvete. (…)
Çdo vdekje njerëzore më pakëson, sepse unë bëj pjesë në njerëzimin. Dhe kështu mos të te shkojë kurrë në mendje të pyesesh për kë bie këmbana: Ajo bie per ty."

(Autori ështëMenaxher Projekti në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI)

Malisheva, vendi me i rrezikuar nga rriqrat


Malisheva, vendi me i rrezikuar nga rriqrat

Shkruar nga Kushtrim Gashi 

Komuna e Malishevës me një sipërfaqe prej 306.3 km2, me 44 vendbanime dhe me një popullsi rreth 70 mijë banorë është vendi me i rrezikuar nga ethet hemorragjike.

Rasti me i rend vitin e kaluar qe ka ndodh në komunën e Malishevës është ai  i vdekjes se nxënëses 16 vjeçare nga fshati  polloqicë e Malishevës, Albana Gashi. Shkaku i vdekjes kanë qen ethet hemorragjike krime-kongo.

Rasti tjetër i fundit qe ka ndodh këtyre ditëve është ai i vdekjes se Muharrem Thaçi nga Balinca e Malishevës dhe nga i njëjti shkaktar, pra nga pickimi i rriqrave.

Ethet hemorragjike krime-kongo shkaktohen nga infeksioni me virusin e bartur me rriqra, ku sëmundja se pari është zbuluar ne Crimea me 1944 dhe me vonë është gjetur edhe në Congo me 1969  nga e ka marrë edhe emrin.

Përndryshe ethet hemorragjike në Kosovë janë paraqitur në vitin 1954, ku kanë ndodhur edhe  rastet e para të vdekjeve. Sipas infektologeve shpërthimet epidemike kanë qen në vitet 1991, 1995, 2001, 2005. 

Problemi me i madh është ai i identifikimit, nëse një person është pickuar nga rriqra. Rrezikshmëria më e lartë është kur pickon rriqra femër sepse lëshon një enzyme anestetike e cila eviton dhimbjen, dhe në ketë forme infektimi mund të zhvillohet pa qen në dijeni se është kafshuar nga rriqra.

Ministria e shëndetësisë ketë vit ka ndarë një shume prej 150 mijë eurove për ketë epidemi, gjë qe është shumë minimale në krahasim me përmasat dhe gjendjen alarmante qe është në Kosovë e posaçërisht në vendet qe janë të rrezikuara në vazhdimësi. 

Me këto para jo vetëm qe nuk do të arrijnë të bëjnë as dezinfektimin selektiv e lere me qe të blejnë doza të ilaçit Ribavirinë, i cili është një bar eksperimental qe si ilaç antiviral i jepet pacientit për forcimin e imunitetit të tyre.
 
Derisa në Argjentinë ekziston vaksina për ethet hemorragjike, në vendin tonë jo vetëm qe nuk ka vaksine për ketë lloj epidemie, por qeveria e republikës së Kosovës nuk e merr me me seriozitet ketë çështje, duke e ditur se jeta e qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm.

Dezinfektimi selektiv qe po aplikohet pothuajse çdo vit nuk është efektiv dhe është metodë jo e suksesshme për parandalimin e etheve hemorragjike sepse bëhet dezinfektimi vetëm i atyre vendeve qe frekuentohen nga qytetarët, por jo edhe vendet e tjera sikurse fushat, mali etj, e qe në këto vende po ndodhin rastet me të shpeshta të pickimit të rriqrave.

Për qeverinë e republikës së Kosovës duhet të ketë rendësi jetike jeta e qytetarëve sepse jeta e tyre kurrë nuk ka qen më në rrezik!

Ky rrezik nuk po mund qe të evitohet nga Komunat sepse mundësitë dhe mjetet e tyre janë të kufizuara, andaj qeveria është ajo e cila duhet qe të intervenojë duke ndarë mjete për zonat e rrezikuara nga rriqrat.

Këto mjete do të duhej qe të ndahen për informimin e qytetarëve dhe masave mbrojtëse qe duhet të aplikojnë dhe pjesën tjetër për spërkatje të përgjithshme me aeroplan sepse vetëm kështu mund të bëhet sensibilizimi i qytetarëve dhe dezinfektimi i përgjithshëm i vendeve të rrezikuara si dhe të shpëtohet jeta e qytetarëve.

Gjithashtu qeveria do të duhej qe njëkohësisht të punonte edhe në zbulimin e vaksinës kundër etheve hemorragjike krime-kongo në Kosovë sepse vetëm kështu do te shpëtonim jetë.

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Komuna e Malishevës me një sipërfaqe prej 306.3 km2, me 44 vendbanime dhe me një popullsi rreth 70 mijë banorë është vendi me i rrezikuar nga ethet hemorragjike.

Rasti me i rend vitin e kaluar qe ka ndodh në komunën e Malishevës është ai i vdekjes se nxënëses 16 vjeçare nga fshati polloqicë e Malishevës, Albana Gashi. Shkaku i vdekjes kanë qen ethet hemorragjike krime-kongo.

Rasti tjetër i fundit qe ka ndodh këtyre ditëve është ai i vdekjes se Muharrem Thaçi nga Balinca e Malishevës dhe nga i njëjti shkaktar, pra nga pickimi i rriqrave.

Ethet hemorragjike krime-kongo shkaktohen nga infeksioni me virusin e bartur me rriqra, ku sëmundja se pari është zbuluar ne Crimea me 1944 dhe me vonë është gjetur edhe në Congo me 1969 nga e ka marrë edhe emrin.

Përndryshe ethet hemorragjike në Kosovë janë paraqitur në vitin 1954, ku kanë ndodhur edhe rastet e para të vdekjeve. Sipas infektologeve shpërthimet epidemike kanë qen në vitet 1991, 1995, 2001, 2005.

Problemi me i madh është ai i identifikimit, nëse një person është pickuar nga rriqra. Rrezikshmëria më e lartë është kur pickon rriqra femër sepse lëshon një enzyme anestetike e cila eviton dhimbjen, dhe në ketë forme infektimi mund të zhvillohet pa qen në dijeni se është kafshuar nga rriqra.

Ministria e shëndetësisë ketë vit ka ndarë një shume prej 150 mijë eurove për ketë epidemi, gjë qe është shumë minimale në krahasim me përmasat dhe gjendjen alarmante qe është në Kosovë e posaçërisht në vendet qe janë të rrezikuara në vazhdimësi.

Me këto para jo vetëm qe nuk do të arrijnë të bëjnë as dezinfektimin selektiv e lere me qe të blejnë doza të ilaçit Ribavirinë, i cili është një bar eksperimental qe si ilaç antiviral i jepet pacientit për forcimin e imunitetit të tyre.

Derisa në Argjentinë ekziston vaksina për ethet hemorragjike, në vendin tonë jo vetëm qe nuk ka vaksine për ketë lloj epidemie, por qeveria e republikës së Kosovës nuk e merr me me seriozitet ketë çështje, duke e ditur se jeta e qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm.

Dezinfektimi selektiv qe po aplikohet pothuajse çdo vit nuk është efektiv dhe është metodë jo e suksesshme për parandalimin e etheve hemorragjike sepse bëhet dezinfektimi vetëm i atyre vendeve qe frekuentohen nga qytetarët, por jo edhe vendet e tjera sikurse fushat, mali etj, e qe në këto vende po ndodhin rastet me të shpeshta të pickimit të rriqrave.

Për qeverinë e republikës së Kosovës duhet të ketë rendësi jetike jeta e qytetarëve sepse jeta e tyre kurrë nuk ka qen më në rrezik!

Ky rrezik nuk po mund qe të evitohet nga Komunat sepse mundësitë dhe mjetet e tyre janë të kufizuara, andaj qeveria është ajo e cila duhet qe të intervenojë duke ndarë mjete për zonat e rrezikuara nga rriqrat.

Këto mjete do të duhej qe të ndahen për informimin e qytetarëve dhe masave mbrojtëse qe duhet të aplikojnë dhe pjesën tjetër për spërkatje të përgjithshme me aeroplan sepse vetëm kështu mund të bëhet sensibilizimi i qytetarëve dhe dezinfektimi i përgjithshëm i vendeve të rrezikuara si dhe të shpëtohet jeta e qytetarëve.

Gjithashtu qeveria do të duhej qe njëkohësisht të punonte edhe në zbulimin e vaksinës kundër etheve hemorragjike krime-kongo në Kosovë sepse vetëm kështu do te shpëtonim jetë.