2018-05-16

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq : E kam marrë një plan të Perëndimit për Kosovën



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar në Sofje, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sot pasdite, se e ka pranuar një plan të përgatitur nga Perëndimi si propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

B92 raporton se kjo është hera e parë që Vuçiq e ka thënë këtë publikisht – pas disa ditësh spekulimesh në media se Perëndimi “po e kërcënon dhe po e shantazhon atë dhe Serbinë”.


“Askush nuk po e kërcënon Serbinë e as mua. Ka pasur presion ndaj Serbisë për pesë vite tani sepse Perëndimi po e dëshiron pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e duam. A na obligon kjo? Jo. A është pozita jonë e lehtë? Jo. Nëse do të pranoja diçka që do t’i përshtatej opinionit serb, do të dilja para popullit, por kam pranuar vetëm shenja”, tha Vuçiq.

“Ne e kemi një plan të caktuar, por nuk jam i kënaqur me detaje të caktuara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi që kërkon marrjen në konsideratë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai.

Komandanti i bazës ushtarake Bondstil, koloneli amerikan me origjinë serbe Nick Ducich, ka vlerësuar se situata në Kosovë është e qetë dhe stabile.


Komandanti i Bondstillit gëzohet që do të shkojë në Serbi

Komandanti i Bondstilit, koloneli me origjinë serbe, pret zgjidhje të problemeve me mjete politike

Komandanti i bazës ushtarake Bondstil, koloneli amerikan me origjinë serbe Nick Ducich, ka vlerësuar se situata në Kosovë është e qetë dhe stabile.


Në një intervistë për “Veçernje Novosti” të Beogradit Ducich ka thënë se ushtarët e KFOR-it po bëjnë gjithçka për të garantuar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes së banorëve të Kosovës.

“Situata e sigurisë në zonën time është e qetë dhe stabile. Për mendimin tim, problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova, e për çka dëshmon edhe raporti i paradokohshëm i Komisionit Evropian, janë korrupsioni dhe krimi i organizuar”, ka thënë Ducich, duke shtuar se, sipas tij, me debat dhe dialog të njëmendtë, për çështjet politike sigurisht ekziston zgjidhje.

Ducich në intervistë ka folur edhe për kontaktet e tij të vazhdueshme me pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë, për të cilët ka thënë se ua di hallet e përditshme, si dhe për vizitën e parë që gjatë Pashkëve ortodokse para një muaji ia bëri Dioqezës së Pejës.
Ai thotë se i është gëzuar shumë kësaj vizite, ku është mahnitur “për tërë jetën” nga Dioqeza e Pejës, si dhe takimeve me politikanët, kryetarët e komunave dhe njerëzit e rëndomtë.

Ducich ka theksuar se, gjithashtu, u gëzohet edhe vizitave të ardhshme, që do t’i bëjë së shpejti, në Serbinë qendrore, ku edhe një herë do të takohet me përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë.

GAZTARËT E VRARË NË KOSOVË

Nga Flori Bruqi



No media source currently available
0:000:09:502:57

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, u ka bërë thirrje autoriteteve të drejtësisë në Kosovës që t’i shtojnë përpjekjet për t’i zbardhur rastet e gazetarëve të cilët janë rrëmbyer, vrarë apo zhdukur gjatë apo pas periudhës së luftës në Kosovë.

Në Kryeprokurorinë e Shtetit, thonë se nga marsi i vitit 2017, Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi ka caktuar një prokuror-koordinator për rastet e kanosjeve apo veprave tjera penale që kryhen ndaj gazetarëve.
Image result for gazetaret e vrare ne kosove

Këshilltarja e Kryeprokurorit të Shtetit, Merita Gashi, tha, se edhe lidhur me raste e vrasjeve apo zhdukjes së gazetarëve të kohës së luftës, prokuroritë po punojnë në zbardhjen e tyre.

"Për të gjitha rastet, përfshirë ato edhe gjatë luftës edhe pas luftës, Prokuroria është duke punuar dhe hetuar intensivisht që këto raste te zbardhen sa me shpejt", tha  Merita Gashi.

Sipas informatave të misionit të OSBE-së, janë 15 gazetarë shqiptarë dhe serbë të cilët janë vrarë, kindapuar apo zhdukur, tha, Senad Shaboviq, zëdhënës i OSBE-së në Prishtinë.

“Ajo që ne po bëjmë është që të kthejmë pak vëmendjen e opinionit në këtë temë në mënyrë që të kuptohet sa më shumë rreth fatit të tyre, në mënyrë që të rinisin disa hetime dhe që opinioni në përgjithësi të njoftohet me këto raste. Po punojmë në këtë çështje për një kohë, kurse më intensivisht kemi punuar gjatë vitit 2017 dhe planifikojmë që të vazhdojmë edhe këtë vit”, tha Shaboviq.

Ndër gazetarët që konsiderohen si të vrarë, kindapuar apo të zhdukur janë: Afrim Maliqi (gazeta Bujku), Enver Maloku (Qendra Informative e Kosovës QIK, i vrarë më 1999), Shefki Popova (gazeta Rilindja, i vrarë në shtator të vitit 2000), Xhemajl Mustafa (i vrarë në vitin 2000), Bekim Kastrati (gazeta Bota Sot, i vrarë në tetor, 2001), Bardhyl Ajeti (gazeta Bota Sot), Krist Gegaj (Radio Televizioni i Prishtinës - RTP), Shaban Hoti (televizioni rus) Marjan Melonashi (Radio Prishtina, i zhdukur), Gjuro Sllavuj (Radio Prishtina, i zhdukur më 1998), Ranko Pereniq (Radio Prishtina, i zhdukur më 1998), Lubomir Knezeviq (gazetar nga Jedistvo, i zhdukur në maj të vitit 1999), Millo Buleviq (gazetar i pavarur, i zhdukur) Aleksandar Simoviq, (Radio Kosova, i zhdukur në gusht të vitit 1999 – gjurmët e tij janë gjetur një vit më vonë), Momir Stokusha (fotoreporter, i vrarë në shtator, 1999 në Prishtinë).

Zt.Senad Shaboviq, thotë se shumë prej lëndëve të këtyre rasteve, nëse hetimi ka filluar, në fillim ishin në kompetencë të misioni të Kombeve të Bashkuara apo UNMIK-ut, e më pastaj në duart e misionit të Bashkimit Evropian – EULEX, kurse sot janë në duart e gjyqësorit të Kosovës. Sipas tij, vullneti dhe dëshira te Prokuroria e Kosovës ekziston që të shtohen përpjekjet në lidhje me hetimet e kahmotshme.

Petrit Çollaku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se në vazhdimësi Asociacioni u bën thirrje mekanizmave të drejtësisë që të hetohen dhe të jepet një verdikt për rastet. Ai theksoi se është koha e fundit që familjarët e gazetarëve të vrarë të dinë për fatin e të dashurve të tyre.

"Për kolegët tanë në atë kohë, si para dhe gjatë luftës që janë vrarë, duhet të ketë një verdikt sepse ka kaluar një kohë e gjatë dhe në anën tjetër të dy asociacionet kemi përpiluar një dokument dhe ja kemi dërguar Federatës Evropiane të Gazetarëve, ku kemi kërkuar mbështetjen e tyre që të fillojnë hetimet. Thjesht t’u bëhet presion institucioneve shtetërore që të fillojnë hetimet dhe të inkurajohen njerëzit që të flasin për këto raste", tha Çollaku, raporton rel.

Ndërkaq, Budimir Neshiq, i cili flet në emër të gazetarëve nga Serbia në Kosovë, thotë se përveç një rasti, atij të vrasjes së  prof.Shaban Hotit, të gjitha rastet tjera kanë mbetur të pandriçuara. Sipas tij, nuk dihet nëse po zhvillohen hetime apo jo rreth këtyre rasteve.


“Është e qartë që nuk ka as vullnet e as dëshirë të institucioneve, as atyre të Kosovës e as atyre ndërkombëtare që këto raste të zgjidhen”, theksoi ai.

“Problemi qëndron më tepër te sistemi i sigurisë. UNMIK-u, thënë kushtimisht, zhvilloi hetime sipërfaqësore në fillim, çka vërtetohet edhe në raportin e Komisionit këshillëdhënës të OKB-së për të drejtat e njeriut ku thuhet se në disa raste UNMIK-u, vetëm pas disa viteve i ka hapur dhe pastaj mbyllur hetimet pa marrë në pyetje dëshmitarët eventual”, tha Neshiq.

Image result for gazetaret e vrare ne kosove

Një gjendje e tillë, nënvizoi ai, ka sjellë situatën kur tani përgjegjësia hidhet sa te një misionin ndërkombëtar sa te tjetri, përderisa shpreh dyshime se institucionet e Kosovës kanë vullnet për t’i trajtuar këto raste.

Neshiq, bashkë me kolegët e tij të martën për herë të shtatë vendosën pllakën përkujtimore në vendin ku kanë rënë kolegët gazetarë, Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq që ndodhet mes Rahovecit dhe Hoçës së Madhe.

Është hera e gjashtë, thotë Neshiq, që dikush e rrënon këtë pllakë dhe fajëson institucionet që nuk po arrijnë të sigurojnë atë dhe as të zbulojnë se kush po e dëmton atë.

****

EULEX-i dhe gazetarët serbë shkëmbejnë informata për të zhdukurit


Shoqata e Gazetarëve të Serbisë ka njoftuar se një delegacion I kësaj shoqate ka takuar të premten zëvendësin e kryeprokurorit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me qëllim të shkëmbimit të informatave për gazetarët serbë të rrëmbyer dhe të vrarë në Kosovë.

Sipas komukatës së kësaj shoqate, Rathel ka thënë se EULEX-i është i vendosur të hetojë të gjitha rrethanat e zhdukjes së gazetarëve në Kosovë, ashtu që të sigurohen informacionet e nevojshme për zbardhjen e fatit të tyre. Ai ka thënë se EULEX-i do t’i kontrollojë të gjitha bazat e të dhënave për të siguruar informata lidhur me këto raste.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë në Kosovë, Budimir Niçiq, ia ka dorëzuar prokurorit Rathel të dhënat për shtatë gazetarë të rrëmbyer e të vrarë në Kosovë, prej vitit 1998 deri në vitin 2000.

Ai ka kërkuar informata për angazhimin e EULEX-it në veprimet hetimore lidhur me rastet e punëtorëve medialë, Ranko Pereniq dhe Gjuro Slavuji, të cilët ishin rrëmbyer në vitin 1998, para ardhjes së bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, thuhet në komunikatë

Pse u vra Ilir Konushevci ?





Ilir Halit Konushefci u lind më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë ( komuna e Podujevës). Ishte fëmija i tretë i Halitit dhe nënës Nazmie. Ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj. kanë një vajzë - Nertilën. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në fshatin Lluzhan, të mesmën në Podujevë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj të cilën nuk arriti ta përfundojë për shkak të aktiviteteve.
Related image


(20 qershor 1969-09 maj 1998 )

Familja e Ilir Konoshevcit u shpërngul nga fshati Konushefc dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës. Rrjedh nga një familje me tradita patriotike ku gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive. Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb ku në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij Saimir Konushefci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj.


 Ishte në moshë te re kur në Kosovë ndodhnin ngjarje të rendësishme,protesta, demonstrata, greva etj., përmes të cilave shqiptarët shprehnin qëndrimet e tyre kundër pushtetit serb, i cili pretendonte të bëhej absolut në Kosovë ne mesin e te cilave e gjejme Ilirin si në Ferizaj, Prishtinë etj.

Image result for afrim zhitia

Viti 1989 mbeti i paharruar për Ilirin; u vranë dy bashkëfshatarët (idolët) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Në atë kohë Iliri theksonte: “Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të Kosovës”.

Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale, pluralizëm i cili konsiderohej si front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit, ku në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm, mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme. Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së Kosovës, përmes luftës së armatosur.



Si pasojë e kërkimit të rrugëve të tjera për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta me 13 maj 1992 , Iliri, së bashku me shokët: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin “Shqiponjat“, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake.. Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”.


Ky grup, në vitin 1993 (qershor), bie në kontakt me LKÇK-në. Edhe pse në mes tyre kishte disa dallime të vogla sa i përket mënyrës së organizimit, megjithatë gjendet mënyra për bashkëpunim, sepse të dy palët mendonin se çlirimi i Kosovës mund të realizohej përmes luftës së armatosur. Njësiti “Shqiponjat“ pranon që t`i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

Image result for zahir pajaziti .edmon hoxha

Në qershor të vitit 1996 ky njësit bie në kontakt përmes Rrustem Mustafës - Remit, me komandant Zahir Pajazitin dhe nga ajo kohë ishte vazhdimisht krah për krah me të. Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit për qëndrim, guxim dhe sakrificë”.



Related image

Rrustem Mustafa-Remi (1971- )

Pas vrasjes se Zahirit, Hakifit dhe Edmondit më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, me sugjerimin e shokëve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnë në ilegalitet në një banesë në Prishtinë për disa ditë dhe nga këtu vendosin që të kalojnë në Shqipëri.


 Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës.

Image result for adrian krasniqi

Ardian Krasniqi(12 tetor 1972-16 tetor të vitit 1997 )

Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit., Qerim Kelmendin, Mujë Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin etj. Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë.
Image result for luan haradinaj

Luan Haradinaj(17.1.1973-06.05.1997)

Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt). Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit shumçka nuk ishte si më parë. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror.
Image result for qerim kelmendi

Qerim Kelmendi


Me 16 tetor 1997 vritet dhe Ardian, gjate nje sulmi te Stacionit te policisë serbe në Kliqinë të Pejës. Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për UÇK-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve. Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë.

Related image


Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998 atje ku me se paku pritej, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Malaj, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim. Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Dëshmori Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi dhe per ndere te Tij Komanda e Logjistikës së TMK-së, me krenari e mban emrin Tij..


****

Image result for izet haxhia

Çka tha Izet Haxhia?

“Autorët e vrasjes së Ilir Konushefcit dihen kanë qenë vëllezërit Bislim e Agim Demiri dhe disa të afërm të tyre. Bislim Demiri ka qenë një bashkëpunëtor i njohur i UDB-së serbe që në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë, kohë kur ky person hynte e dilte lirshëm ne Kosovë duke bërë kontrabandën e naftës, por e rëndësishme është të dihet se kush ishin urdhëruesit e kësaj vrasje. Ilirin kam pasur fatin ta takoj tek kulla e Haklajve në vitin 1998 dhe në bisedë e sipër, ai i zemëruar tha se ose do më vrasin ose do t’i vras ata në Tiranë dhe kishte fjalën për grupin e “Rognerit” të cilët po i nxirrnin njëmijë pengesa në furnizimin me armë të luftëtarëve në front të UÇK-së. Si duket grupi i Rognerit u tregua më i shpejtë me ndihmën e Klosit dhe e eliminuan këtë luftëtar te madh, patriot e të ndershëm te Kosovës”,- u shpreh Haxhia.


Image result for qerim kelmendi


Qerim Kelmendi zbulon detaje të reja për rastin e vrasjes së Ilir Konushevcit!


Njëri nga ish- ushtarët e UÇK-së, Qerim Kelmendi ka kërkuar që edhe një herë të rinis hetimi për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se ky hetim do të konkretizohej vetëm nëse Xhavit Haliti e Raif Gashi, tregojnë emrat e tre personave, që ishin në bashkëudhëtim të transportit me armë, pra që të tregojnë emrin e oficerit të SHIK-ut, që ishin në makinë me Ilir Konushevcin e Hazir Malën.


Kelmendi ka shtruar një varg pyetjesh, që sipas tij, do të mund të zgjidhnin këtë enigmë.
Shënimi i plotë i tij:

HETIMET PËR VRASJE TË ILIR KONUSHEVCIT DHE HAZIR MALËS DUHET TË RINISIN

Hetimet për vrasje të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, më 9 maj 1998, në Shqipëri, konkretizohen nëse Xhavit Halit dhe Raif Gashii tregojnë emrat e 3 personave, qe ishin në bashkudhtim të atij transporti me armatim, pra tëtregojnë emrin e oficerit të SHIK-ut (të Shqipërisë) që ishte në makinë me Ilir Konushevcin dhe dr. HazirMalen, dhe t’i tregojnë emrat e dy personave që kanë qenë në kamion!

Përse nuk i kanë treguar dhe nuk i tregojnë emrat e tyre, që të riaktualizohen hetimet dhe të mënjanohen dyshimet, edhe ndaj tyre!?

Para se të nisesha në Gjermani (fundi i prillit 1998), isha njeri nder bashkë-drejtuesit e Logjistikes se UÇK-së në Shqipëri.

Sabotimet dhe arroganca e Xhavit Halitit imponuan shkëputjen edhe të marrëdhënieve komunikuese me te, sepse marrëdhënie pune nuk kishim kurrë. Ne nuk dinim çfarë pune bënte ai. Xhaviti vetëm po na përçante dhe po na sabotonte.

Kishte arritur që grindjet dhe përçarjet ti përcillte edhe brenda radhëve tona në Kosove, në bërthamat e pakta që kishim. Për rrjedhojë u dakorduam me Ilirin dhe Dilaverin, meqë Adrianin na ishte vrarë në akscion, se nuk shkohet më tutje me konflikte të brendshme dhe morëm vendim të mos bashkëvepronim fare me Xhavitin e Azemin. Nuk ja vlente te humbisnim kohë me ta.
Edhe Iliri ishte kategorik që unë të merrja pjesë në Mbledhje të përgjithshme të Lëvizjes, sepse kishim bindjen se aty do ti shtronim problemet që i kishte UÇK-ja, të shkaktuara nga ca parazit dhe sabotatorë, në krye me Xhavitin.

Këta, fal afërsisë që kishin krijuar me kryeministrin Nano, na shantazhonin, na bllokonin dhe kishin arritur deri aty, sa përmes Drejtorit të policisë, na vinin prita edhe me njësi speciale të policisë.

Ata na maltertonin edhe fizikisht, na çarmatosnin dhe kishin shkuar aq larg në veprime anti-kombtare, sa na e bllokonin dhe na konfiskonin edhe bukën dhe ata pak domate e djathë qe ua dërgonim vullnetarëve, të cilët vinin për të marrë armë.

Nejse, ky ështënjë kapitull tjetër tragjik, që do të duhej ta dinë shqiptarët e Shqiperise, se çfarë torturash kanë ushtruar ndaj nesh forcat e policisë speciale të Shqipërisë.
Kur të shtojmë edhe fatkeqësinë, se tek disa tropojanë ka dominuar një klimë armiqësorë ndaj nesh, të cilën e sfiduam me trimëri, por me pasoja…

Pasi shkova në Zvicër e Gjermani, aty po ndodhte një përplasje e egërsuar në Kuvendin e Lëvizjes, sepse një pjesë, marioneta të Xhavitit,bënin çmos për të mos lejuar pjesëmarrjen time në Kuvend.

Ishte një goditje e madhe morale e shpirtërore, sepse u ndieva i befasuar, se si në kuadër të LPK-së paskësh anëtarë që po i bezdiste një njeri që vinte nga brenda, që ishte pjesëmarrës i aksioneve guerile të UÇK-së në Kosovë.

Gjithë kjo paraqitje ka të beje me vendimet që kishim marrë, që aty e tutje (prill 1998) të mos kishim kurrfarë bashkëveprimi me Xhavitin dhe stafin e tij, dhe se, të gjitha detyrimet që kishim për ushtarët brenda, ti përmbushnim vet, siç i kishim bërë deri me tani.

***

Më 9 maj 1998, pasi na ka ardhur lajmi i kobshëm, në kohën kur po mbahej mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm LPK-së, për vrasje të Ilir Konushevcit (për vrasje edhe të Dr. HazirMalës jemi informuar më vonë), jam befasuar se si ka ndodh që Iliri ka pranuar me bashkëpunua me ekipin e Xhavitit.

Kronologjia e ngjarjes duhet te fillohet me shpjegimin e këtyre detajeve:
1. Iliri kthehet nga kufiri(Tropojë), ku kishte dërgua një arsenal armesh, shkon në Golem, ku e kishte Bashkëshorten dhe Vajzën.

2. Sapo futet në dush për tu pastruar, Bashkëshortja e lajmëron se ka një telefonatë. Iliri e pyet kush është.Ajo i përgjigjet: Raif Gashi. [Për detajet tjera mund tëinformon Luljeta, Bashkëshortja e Ilirit.]

3. Pra, filli i hetimit të rrjedhave të fundit duhet të niset prej Raif Gashit, si e ka bindur ai me marrë armatim që e posedonte Ekipi i Xhavitit dhe AzemSyles.

4. Pastaj Raif Gashi shpjegon detajet tjera, se kush ka qenë iniciatorë që ka hapur zemrën për ti dhënë armatim Linjës sonë, kur këto lidhje ishin ndërpre.

5. Ku e kanë marrë kamionin?

6. Kush ishin dy personat, vozitësi dhe shoqëruesi i kamionit?

7. Kush e takoj Ilir Konushevicin me oficerin e SHIK-ut, i cili ishte angazhuar nga Xhaviti që ta përcjelltë ketë transport?

8. Cilët ishin personat që e ngarkuan kamionin me armatim dhe në cilën orë u nisen kamioni me shoferë e shoqërues?

9.Në makinë, e regjistruar në emër të Raif Gashit, që Raifi ia kishte dhënë Ilirit që ta përcjellte kamionin, ishin edhe Dr. HazirMala dhe oficeri i SHIK-ut, që ishte caktuar nga Xhaviti që ta bënte shoqërimin e këtij transporti. Kush ishte oficeri i SHIK-ut? Ky, që ka mbijetuar pritën vrastare, duhet të rrëfen për ngjarjen, për mënyrën si janë vrarë Iliri dhe Haziri, dhe si është vrarë njëri nga kriminelët, që kishin zënë pritën.

10. Kush janë emrat edhe të dy pjesëtarëve të UÇK-së që ishin në kamion, pos shoferit, shoqëruesit të tij, që duhet të kenë qenë njerëzit e Xhavitit?

11. Këta persona e kanë mbijetuar pritën, dhe në krejt atë katrahurë, duhet t’ua kenë dhanë kamionin me armatim kriminelëve. Ata, pasi e kanë shkarkuar armatimin, pas një kohe të gjatëe kanë kthye kamionin. Kujt ia kanë dorëzuar?

12. Individët që ishin në kamion duhet të dëshmojnë për ngjarjen, si kanë shpëtuar vet, a kanë qenë në momentin kritik afër Ilirit e Dr. HazirMales, a është lënduar ndonjëri nga ata dhe kur kanë vendosur me u kthye në Tiranë, me çka kanë udhëtuar nga ai vend i krimit, ku i kane lanë Ilirin e Haziri?

13. Kush i ka grumbulluar këta persona, dhe kush nga këta duhet të ketë urdhëruar që të mos lajmërohej policin, as ne stacionin më tëafërt(Fush-Arrëzë) e as ne Tiranë?

14. Ku e kanë dërgua kamionin, ku janë takuar pastaj Xhaviti dhe Raif Gashi dhe çfarë kanë vendosur, ose kush e ka marrë vendimin që kjo ngjarje të heshtet?

15. Ka mbretëruar frika, se mos këta tre veta, që e kanë mbijetuar pritën vrastare, mos po rrezikohen nga kriminelët, ose ka qenë urdhër se misioni i tyre ka përfunduar me aq?

16. Përse Raif Gashi nuk ia ka tregua hetuesisë emrat e shoqëruesve të Ilirit e Hazirit, respektivisht përse hetuesia nuk duhet ti ketë marrë në pyetje fare Raif Gashin, Xhavit Halitin dhe Azem Sylën!?

17. Përse hetuesia ka ndërpre hetimet (nga se Ibrahim Kelmendit duhet ti jetë thënë nga Kryeprokurori Sallaku, se vet kryeministri Nano ka urdhëruar të mos bëhen hetime)!?

Siç mund të kuptohet, unë nuk po drejtoj gishtin ndaj askujt, por dua të kontribuoj që kjo ENIGMË të zbërthehet nga institucionet kompetente dhe ta gjykojë Drejtësia shqiptare – që ta rikthen në vend nderin e humbur për këtë rast!

F.B

Refuzoi “Shtabin e Rognerit”, Ilir Konushevci u vra në pabesi në një pritë të organizuar

Drilon Rrahmani

Më 9 maj po bëhen plotë dy dekada që nga vrasja e Ilir Konushevcit, i njohur me nofkën “Mërgimi” gjatë luftës. Kjo vrasje ende nuk është e zbardhur. Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, pasi ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi.


Përgatitja ushtarake

Viti 1989 mbeti i paharruar për Ilirinë; pasi u vranë dy bashkëfshatarët (idolët) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Në atë kohë Iliri theksonte: “Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të Kosovës”.

Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale. Pluralizmi, konsiderohej si front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit, ku në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm, mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme. Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së Kosovës, përmes luftës së armatosur.

Në qershor të vitit 1996 njësiti “Shqiponjat”, bie në kontakt përmes Rrustem Mustafës - Remit, me komandant Zahir Pajazitin dhe nga ajo kohë ishte vazhdimisht krah për krah me të. Zahiri thoshte “Ia kam lakmi Ilirit për qëndrim, guxim dhe sakrificë”. Pas vrasjes se Zahirit, Hakifit dhe Edmondit më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, me sugjerimin e shokëve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnë në ilegalitet në një banesë në Prishtinë për disa ditë dhe nga këtu vendosin që të kalojnë në Shqipëri. Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës. Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, (me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit), Mujë Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin etj. Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë. Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt). Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit, shumëçka nuk ishte si më parë. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror.

Vrasja

Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998 atje ku me se paku pritej, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb (së paku kështu thuhet), së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim. Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror.

Edhe pse ende thuhet se Iliri u vra në pritën e organizuar nga armiku serb, vrasja e tij mbetet shumë enigmatike dhe e dyshimtë.

Dëshmia e Izet Haxhisë

Disa muaj më parë, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Izet Haxhia tregoi bisedën që kishte me Ilir Konushevcin në kullën e Haklajve, ku sipas tij, Iliri i kishte thënë se ose do më vrasin ose do t’i vrasë, ku e kishte fjalën për shtabin e “Rognerit”.

“Autorët e vrasjes së Ilir Konushefcit dihen kanë qenë vëllezërit Bislim e Agim Demiri dhe disa të afërm të tyre. Bislim Demiri ka qenë një bashkëpunëtor i njohur i UDB-së serbe që në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë, kohë kur ky person hynte e dilte lirshëm ne Kosovë duke bërë kontrabandën e naftës, por e rëndësishme është të dihet se kush ishin urdhëruesit e kësaj vrasje. Ilirin kam pasur fatin ta takoj tek kulla e Haklajve në vitin 1998 dhe në bisedë e sipër, ai i zemëruar tha se ose do më vrasin ose do t’i vras ata në Tiranë dhe kishte fjalën për grupin e “Rognerit” të cilët po i nxirrnin njëmijë pengesa në furnizimin me armë të luftëtarëve në front të UÇK-së. Si duket grupi i Rognerit u tregua më i shpejtë me ndihmën e Klosit dhe e eliminuan këtë luftëtar te madh, patriot e të ndershëm te Kosovës”,- kishte thënë Haxhia në intervistën për “Bota sot.

Ajeti: Koha e fundit për zbardhjen e vrasjes

Ish bashkëluftëtari i Ilir Konushefcit dhe Zahir Pajazitit, Avni Ajeti, ka folur për “Bota sot” lidhur me rolin e Ilirit në luftë duke treguar se çfarë ndodhi me të dhe me Ilirin pas vrasjes së Zahir Pajazitit.


“Roli i Ilir Konushevcit në kohën kur vepruam ishte i pazëvendësueshëm, ishte njeriu qe e zëvendësoj Zahirin, i ra mbi supe i gjithë organizimi i logjistikës për UÇK-në. Unë, Iliri dhe Shaip Haziri, pasi morëm lajmin për vdekjen e Zahir Pajazitit, është dashtë të largohemi prej Kosovës sepse ne jemi dekonspiruar dhe kemi qëndruar në Shqipëri dhe pastaj ajo lufta mori përmasa më të mëdha nga një luftë guerile në një luftë frontale dhe ne atje u mobilizuam me detyra si armatimi, furnizimi dhe pastaj ndodhi edhe vrasja e familjes Jashari dhe më vonë edhe ndihma e ndërkombëtarëve”- tregoi Ajeti për “Bota sot”.

Edhe Avni Ajeti, ka dyshime rreth vrasjes së Ilir Konushevcit.

Ajeti, vrasjen e tij e cilëson si të pazbuluar dhe turp i rënd për Shqipërinë dhe Kosovën. Ai dyshon që vrasja e Ilir Konushevcit është një krim mirë i organizuar dhe sipas tij është koha e fundit që të zbardhet kjo vrasje.

“Tani pas 20 viteve të flasim për vrasjen e pa zbuluar të Ilirit nga shteti Shqiptar si Shqipëria ashtu edhe Kosova, është turpi më i rëndë. Në këtë rast flet shumë, pra për një krim të organizuar dhe jam shumë i bindur që nuk e lë të qetë, prandaj është koha e fundit që të zbardhet kjo vrasje”.

Kujtojmë se, Avni Ajeti ishte guerili më i ri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili luftoi përkrah heronjve të mëdhenj si Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci e shumë të tjerë.

Dyshimet

Është e qartë se shërbimi sekret serb, i njohur si UDB dhe njerëzit e saj në Shqipëri mund të kenë qenë dorasit e vrasjes së Ilir Konushevcit. Për disa kohë është folur për një telefonatë, një natë para ngjarjes, telefonatë e ardhur nga larg, që caktonte shumën që duhej për një vrasje, e kjo mund të jetë njëra ndër pistat e kërkimit të së vërtetës. Zërat nga larg, herë herë të njohur, e herë herë të panjohur, nuk shfaqen për herë të parë në historinë e politikës sonë në dekadat e fundit.

Periudha e vrasjes së Ilirit është edhe njëra nga pikat kyçe, kur në strukturat e luftës kishte zhvillime të ndjeshme dhe, pse të mos cilësohet, figura e Ilirit u bënte hije shumë vetëve që donin veten në pamjen e parë.

Ibrahim Rugova me flamurin dardanLDK nuk heqë dorë nga plotësimi i amanetit të Presidentit Rugova


Nebi Ajeti

Një flamur me sfond të kaltër, në brendësinë e të cilit është e vendosur shqiponja dy krenare duke vazhduar me një sfond të kuq ku shkruan emri antik i Kosovës, “Dardani”, dhe duke përfunduar me yllin gjashtë cepash në maje, i quajtur edhe si ylli Skënderbeut, i cili është përdorur si simbol nga ilirët, shqiptarët antikë. Është ky flamuri, të cilin ish- presidenti Ibrahim Rugova e përdori që nga viti 1992, pas mbajtjes së Referendumit për Pavarësi (1991) dhe pas zgjedhjeve Presidenciale e Parlamentare të Republikës së Kosovës (1992).


Pas publikimit, shumica e popullit të Kosovës, ka filluar ta quajë "Flamuri i Dardanisë", me emrin antik të vendit ku përfshihej edhe toka e Kosovës, Toplicës, Shkupit etj.

Edhe pse partia që e formoi presidenti Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdimisht e thotë se kur të vijë në pushtet do ta bëjë realitet, ëndrrën që flamuri i Dardanisë të jetë flamur zyrtar i Republikës së Kosovës, ndërsa himni “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë’, të jetë himn i Republikës së Kosovës, ende nuk është marrë asgjë konkrete lidhur me këtë.

Kujtojmë, se periudha e pestë legjislative i takoi Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa çështja e simboleve nuk u diskutua fare.

LDK pret mundësinë e parë juridike

Mirëpo, a është duke e marrë seriozisht Lidhja Demokratike e Kosovës, vendosjen e himnit dhe flamurit dardan dhe sa është e nevojshme dhe e rëndësishme që vendi te këtë flamurin dhe himnin Dardan, që ishin amanet i Presidentit Rugova, flasin deputetët e LDK-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova,  ka thënë se edhe po të shkohet me referdum për këto dy opsione, ato do të kenë mbështetjet masive nga qytetarët e Republikës së Kosovës.


Rugova ka shtuar se kjo do të bëhet, edhe me miratimin e komuniteteve tjera, e në veçanti atyre jo serbe, të cilat që nga viti 1990 me Kushtetutën e Kaçanikut e deklaratën e 2 korrikut e ngjarjet tjera historike tjera, kanë qenë përkrah vullnetit të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Propozimet më të mira për simbolet shtetërore

Andaj, sipas tij, duhet të ngritët një konsensus i spektrit politik dhe pastaj të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Them se ajo ide nuk është e re për LDK-në, thjesht është qëndrimi i LDK–së, dhe në mundësinë e parë politike juridike po edhe në koncept më të gjerë himni i Kosovës “Kur ka ra kushtrimi n ‘Kosovë” të jetë himn i Kosovës dhe flamuri dardan të jetë flamur shtetëror sepse konsiderojmë se reflekton edhe në kuptimin më të mire për historinë dhe përpjekjet e Kosovës. Himni “Kur ka ra kushtrimi n`Kosovë” janë perceptimet më të mira dhe gjithëpërfshirëse ku transmetohen dhe shpërfaqen vlerat e Republikës se Kosovës”, ka thënë Rugova

Tutje, deputeti i LDK-se ka theksuar se flamuri dhe himni dardan, janë mbështetur edhe nga institucionet kulturore më të larta dhe po ashtu ata nuk cenojnë asnjë komunitet jo shqiptar që jeton në Kosovë.

“Dita ditës po flitet se simbolet shtetërore, flamuri dhe himni dardan të propozuara nga Presidenti Rugova, që janë mbështetur edhe nga institucionet kulturore më të larta dhe janë propozimet më gjithëpërfshirëse dhe më të mira që reflektojnë edhe me vlerat dhe traditat e Kosovës. Unë dua të besoj fuqishëm në vetëdijen e spektrit politik, po edhe në vendet perëndimore, partnereve strategjik, sepse Kosova ka dëshmuar tani që është shtet demokratik dhe ka një kushtetutë që garanton liritë dhe të drejtat e pakicave dhe himni ”Kur ka ra kushtrimi n‘Kosovë” dhe flamuri dardan nuk cenon asnjë komunitet tjetër jo shqiptar në Kosovë dhe në këtë kuptim edhe po të shkohet me referendum qytetaret e Kosovës jam i bindur duke përfshirë edhe minoritetet që këto dy opsione mund të kishin një mbështetje masive nga qytetaret e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Rugova.

Duhet konsensus i gjerë politik

Naser Rugova, ka shtuar edhe se këto opsione duhet të aprovohen në Kuvend dhe të këtë një konsensus më të madh të spektrit politik.

“Kjo çështje nuk dërgohet vetëm në qeveri por edhe në kuvend dhe siç dihet në vitin 2008 edhe himni edhe flamuri janë votuar në kuvend dhe këtu duhet një konsensus i spektrit politik shqiptar, në radhë të parë partive politike shqiptare, atyre parlamentare apo edhe jo parlamentare, institucioneve kulturore, shkencore dhe intelektuale, dhe kur te arrihet një konsensus i tillë atëherë nuk do të kishte asgjë të keq që Republika e Kosove ta ketë himnin dhe flamuri dardan. Kjo duhet të bëhet edhe me miratimin e komuniteteve tjera e në veçanti atyre jo serbe, të cilat që nga viti 1990 me Kushtetutën e Kaçanikut e deklaratat e 2 korrikut e ngjarjet tjera historike tjera, komunitetet jo serbe kanë qenë përkrahë vullnetit të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi . Andaj duhet të ngritët nga një konsensus i spektrit politik dhe pastaj të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse është kuvendi ai që i ka të gjitha predispozitat që të bëjë të gjitha ndryshimet”, ka përfunduar Rugova.

Simbolet ndryshojnë me anë të një pajtueshmërie kombëtare


Ndërkaq, anëtari i kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Svarqa ka thënë se respekti për këto simbole, nuk e përjashton kërkesën për ndryshimin e tyre në një kohë të përshtatshme, me anë të një pajtueshmërie kombëtare.

Svarqa ka shtuar se, pasi t’i kemi arritur synimet tona për të qenë si shtetet tjera sovrane, mund të hapet kjo çështje dhe të vendoset, pas një debati të gjerë dhe pajtueshmërie në shumicë dërrmuese.

“Ndryshimi i simboleve shtetërore të Kosovës, një veprim, për të cilin mendojmë se ka mbështetje të gjerë tek popullata shumicë e vendit tonë, përfshirë edhe partitë politike, sidomos Lidhjen Demokratike të Kosovës, është një temë shumë e ndjeshme. Dihet si janë bërë dhe si janë vendosur këto simbole, megjithëse vendi ynë nuk është përjashtim. Megjithatë, himni, stema e flamuri, të tilla siç janë, duhen respektuar sepse ato paraqesin mëvetësinë, veçantinë dhe një pjesë të identitetit shtetëror të Kosovës. Respekti për këto simbole, nuk e përjashton kërkesën për ndryshimin e tyre në një kohë të përshtatshme, me anë të një pajtueshmërie kombëtare. Por, nuk konsideroj se tani është koha për hapjen e kësaj teme, sa kohë që Kosovën nuk e kanë njohur disa shtete të Evropës dhe vendi ynë ende nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara. Pasi t’i kemi arritur synimet tona për të qenë si shtetet tjera sovrane, mund të hapet kjo çështje dhe të vendoset pas një debati të gjerë dhe pajtueshmërie në shumicë dërrmuese”, ka përfunduar Svarqa.

Flamuri i Dardanisë apo flamuri i kryetarit të Kosovës është futur në përdorim nga kryetari i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Publikimi i flamurit dhe propozimi për flamur shtetëror të Kosovës është bërë në vitin 2001 nga vetë kryetari i atëhershëm i Kosovës. Reagimet ndaj propozimit kanë qenë të ndryshme, që nga adhuruesit e deri te kundërshtimi i hapur që u shpreh edhe me revolta.

Flamuri i Dardanisë dhe himni “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, janë porosi e Presidentit Rugova për shtetin e Kosovës.

A është romani “Psycho” erotikë e lehtë?


Shkrimtari Ilir Muharremi në një intervistë në emisionin e pasdites në televizionin Tribuna Channel, i pyetur për romanin tashmë të njohur për publikun se, a është erotik apo më shumë triler, ai është përgjigjur: “Në brendësi, ka erotikë dhe kjo erotikë nuk vjen e kamufluar apo e mbështjellur, por direkt, estetike, jo shumë vulgare”. Ky njëherësh konsiderohet edhe romani i parë i këtij lloji dhe fajet përse letërsia jonë nuk ka përjetuar një gjë të tillë, sipas Muharremit është mentaliteti turk i shfaqur te shqiptarët si dhe ai arab, i cili na ka lënë të prapambetur. Mes të tjerësh në emision moderatorja Mirjeta Morina shpalosi disa fragmente erotike të këtij romani të cilat po ju sjellim në vazhdim:


“Fjalimet i lëmoja shumë mirë, madje edhe juve do ju pëlqenin zotëri. Veçanërisht kur përshkruaja flokët, vetullat, sytë dhe trupin. Thelbin e dija veç unë, nuk isha asgjë, isha i dhimbshëm, nuk ja vlente të kapeshin pas meje, dhe jeta ime pak e njihte lumturinë. Në fillim nguliteshin, pastaj bëhej vonë të më braktisnin. Arsyet e thelbit i mbaja sekret sepse më pëlqente të flija me misteret e tyre. Unë i besoja gënjeshtrave të mia, bëhej pjesë e rolit tim. Femrat e ndjeshme u mundonin të më kuptonin, por dështonin. Disa tjera vërenin se respektoja lojën, ato qenë të padurueshme menjëherë kalonin në çastet reale të jetës. Unë fitoja gjithmonë, sepse përveç që i dëshiroja kënaqja veten time, ngaqë i besoja fuqisë sime dhe arritjeve….

U shtriva në shtrat dhe e ndjeva kur u ul. I mbylla sytë dhe në atë çast po zbathte çorapet, xhinset, bluzën dhe të brendshmet. Ashtu siç isha edhe unë i shtrirë fillova të zhvishem. U puthëm. Ndaloji dhe më tha: “Sa kohë ke pa bërë dashuri me ndonjë femër?”. Pesë ditë. “Pesë ditë?”. Po. “Nuk e paske hak të çmendesh pas mishit tim”, tha ajo për të vazhduar. “E di që të kam ëndërruar mbrëmë?”

“Psycho” përveç që është erotik është edhe roman i dhunshëm, kënaqësia kryesore e personazhit qëndron në atë duke e dhunuar viktimën e më pastaj vrarë atë.

***

Fragmente erotike dhe të frikshme nga romani “Psycho” i Ilir Muharremit

Shumë herë nervozohesha për ndonjë padrejtësi që më bëhej, shumë herë doja të vrisja njeriun kur ishte në pyetje liria ime. Këtë e çmoj shumë. Tërë jeta rrëshqiste tmerrshëm mbi mua. Ndoshta kërkoja harresën, edhe tash e bëj këtë me ndihmën e alkoolit, sepse shumë njerëz të rrasur në fe, e përdorin fenë si harresë ndaj të këqijave të tyre. A është kjo e drejtë nga ana e tyre zotëri? Ata mund të kërkojnë falje, por mëkatet nuk harrohen kurrë, janë si plagë në trup për të na kujtuar se e kaluara ekziston.



Kur hymë brenda. Shkumë menjëherë te dhoma e fjetjes. U shtriva në shtrat dhe e ndjeva kur u ul. I mbylla sytë dhe në atë çast po zbathte çorapet, xhinset, bluzën dhe të brendshmet. Ashtu siç isha edhe unë i shtrirë fillova të zhvishem. U puthëm. Ndaloji dhe më tha: “Sa kohë ke pa bërë dashuri me ndonjë femër?”. Pesë ditë. “Pesë ditë?”. Po. “Nuk e paske hak të çmendesh pas mishit tim”, tha ajo për të vazhduar.

Kishte prej atyre grave që më ofronin shumë seks dhe kënaqësi, unë kërkoja prapë të lidhem me to, ndahesha për një kohë, prapë i thërrisja në telefon, veçanërisht kur dehesha. Ato vinin dhe në fillim ishin të ftohta, pas disa minutash çdo gjë kthehej ashtu siç ishte më parë. Edhe këto çaste nuk zgjatnin shumë. Ndodhte nganjëherë i dërgoja në një shkallë të besonin se janë të lindura vetëm për mua, e kjo më bënte të mendoj se arrija kulmin e dashurisë. Zemra ime fare nuk e ndjente këtë. Gjithmonë edhe sot e kam në kokë atë se një grua që ishte dhe është e imja nuk mund t’i takojë asnjë burri tjetër zotëri pavarësisht si qëndron e vërteta. Plot nga to donin që unë t’i dua, disa donin veç seks e jo dashuri, të tjerat jo dashuri por besnikëri, zotëri i dashur.

Hymë brenda dhe u ulëm në divan, nisem të llafoseshim dhe të tymosnim. Shkëmbenim shumë fjalë, ndonëse sepse ditët e lindjes i kishim të njëjta. Kur u mbaruam gjithë ç’kishim, u shtrimë në shtrat dhe u futem përfundi batanijes. Nuk u zhveshëm të dytë menjëherë. Unë i pari hoqa çdo gjë që kisha. Ajo ende i mbante veshur brekët, nuk më kujtohet saktë çfarë ngjyre i kishte. Unë rrash i pari, pas meje ajo. U shtrëngonim. Filluam të putheshim.

U shtrimë në divan dhe unë u dorëzova në krahun e saj. U përqafuam. U puthëm, u puthëm gjatë, dhe ajo më kishte rrokur dhe shtrëngonte më gjithë forcën. Edhe unë tretesha në përqafimin e saj. Nganjëherë shkëputeshim sepse kishim pak mirësjellje. Pa një pa dy, ngriti pak njërën këmbë, përveç që hoqi pantallonat, brekët i kishte mbathur ngjyrë rozë. Sa më pëlqenin. Puthja buzën e poshtme, ja tërhiqja me gjithë forcën e dhëmbëve, nuk ankohej, dhe kjo më eksitonte.

Tani po fillojmë procesin e prerjes së gjymtyrëve dhe nxjerrjes së organeve. E para gjinjtë zonjë, të provojë thikën a është e mprehtë, por edhe nëse nuk është e mprehtë të dhemb më shumë. Ose të pres fytin, më lehtë të vdesësh menjëherë me pak dhimbje? Si thua për këtë ofertë? Apo t’i nxjerrë zorrët, ose të qaj në mjedis? Cila është më e mira? Ose, kam ende mjete të torturave ato sidomos mesjetare nga të cilat njerëzit rënkonin gjerë në vdekje zonjë. Në dhomën e madhe kam plot, a të sjellë Demin e tunxhtë? A e di si torturohet në të? Demin e tunxhtë e kam ndërtuar me një portë anash që mbyllet me shul, pasi viktimën e fus brenda. Viktima vendoset brenda demit, dhe poshtë vihet flakë, derisa metali bëhet i verdhë, gjë që tregon nxehtësinë e tij. Ndërsa viktima ulërinë. Në këtë rast, ti nga vuajtjet e mëdha, piqesh ngadalë deri në vdekje. Demi ishte disejnuar apostafat për të amplifikuar të ulëriturat e viktimës, duke bërë që të ngjajnë me rënkimet e demit. Të pëlqen kjo torturë? Jo më thua. Ja një torturë tjetër: Tortura e miut, mbi trupin tënd do ta vendos një kafaz me një mi brenda. Mbi kafaz një prush dhe zjarr. Miu, me qëllim për t'i ikur nxehtit të madh, detyrohet të gërmojë në trupin tënd duke të shkaktuar pasoja të rënda. Të pëlqen kjo?

Me gjakun tënd do ta spërkas trupin, kurrë s’ke qenë e zonja të ngjitesh në shkallët e dashurisë sime bushtër, putanë e keqe. Përveç cicave do ta shkul edhe zemrën, do ta shtroj darkën që të ngopem duke gëlltitur mishin tënd. Nuk më duhet liria seksuale, nuk do të dhunoj seksualisht jo. Nuk e përqendroj lirinë te libidoja, e mposhtë erosin Platonik, sensin gjenetik, lirinë komplet të jetës, sepse janë të ndyra këto, të neveritshme, shumë të poshtra në jetën e njeriut. Pa atmosferë kasaphaneje, torturash, gjakderdhjeje, nuk mund të strehohem te përrallat e bukura. Kasaphaneja ma liron forcën, hap mundësinë, e nëse bota këto mundësi po i sheh si të zeza, fajin nuk e kam unë as çdo njëri që i bën, por vetë jeta.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...