2018-05-22

Ahmet Zogu i dhuroi Shën Naumin Jugosllavisë”!

SHËN NAUMI
SHËN NAUMI DHE E VËRTETA HISTORIKE

SHKRUAN KASTRIOT DERVISHI

1 – Ahmet Zogu i dhuroi Shën Naumin Jugosllavisë”!

Përcaktim jo i saktë. Jugosllavia e kishte marrë Shën Naumin qysh në vitin 1912 ushtarakisht dhe nuk ia dhuroi kush. Pra, nuk e kishte shteti shqiptar që “t’ia dhuronte”.

Shteti shqiptar ose duhet të luftonte për një kishë si kjo, ose nuk duhej të mbyllte çështjen e kufijve. Shkëmbimi me vise të tjera si Vermoshi, Peshkëpia, etj, ishin përfitues për shtetin shqiptar. Një gjë është shumë e rëndësishme. Asnjë veprim nuk bëhej në atë kohë pa miratimin e fuqive të mëdha. Kështu ka ndodhur. Askush prej shqiptarëve nuk kishte kompetenca të dilte mbi vendimet e ndërkombëtarëve.

Kufiri i Shqipërisë ka qenë vullnet i ndërkombëtarëve, ndërsa nga pala shqiptare kërkohej mirëkuptim dhe mosshfaqje pengesash. Në vitin 1925 me meritën e padiskutueshme të Ahmet Zogut, u nënshkrua në Firence me miratimin e fuqive të mëdha, protokolli i kufijve me Jugosllavinë e Greqinë.

Asnjëherë nuk ka pasur çështje të veçuar të Shën – Naumit, por çështje të vijës kufitare nga Buna deri në Liqenin e Ohrit. E vetmja periudhë që shteti shqiptar e pati në zotërim Shën Naumin ka qenë ajo e viteve 1941 – 1944. Qeveria komuniste e Enver Hoxhës është e vetmja qeveri që e ka dorëzuar Shën Naumin në dhjetor 1944 shtetit jugosllav. Kur Enver Hoxha kishte deklaruar se nuk njihte marrëveshjet e mëparshme të regjimit të Zogut, pse e dorëzoi Shën Naumin në dhjetor 1944?

2 – Çështja e dytë për sqarim.

29 nëntori nuk është dita e çlirimit të Jugosllavisë, por mbledhja e dytë e AVNOJ-it në Jajce të Bosnjës më 29 nëntor 1943 (kopjimi i trashë i kongresit të Përmetit të Shqipërisë).

29 nëntori i Shqipëri është dëshirë jugosllave për festë të përbashkët.

Unë personalisht nuk ndjej detyrimin si qytetar se duhet të festoj me jugosllavët. Kush ta ndjejë le ta bëjë.

Mua më mjafton 28 nëntori 1912.

Origjinaliteti i poezise se Rexhep Shahut

Image result for izet duraku


Në fund të viteve ’70 dhe në fillim të viteve ’80 të shekullit të kaluar, në qytetin e Kukësit ishte krijuar një bërthamë e vogël krijuese, por mjaft aktive, ku krijuesit poetë, prozatorë, piktorë, muzikantë e dashamirës të artit, mblidheshin në degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe pothuajse gjithnjë në kafenetë e qytetit të vogël flisnin për letërsinë, për miqtë e letrave në qytetet e tjera, për letërsinë botërore që botohej, për pjesët letrare, kryesisht poezi të korifejve të huaj që, ashtu të botuara apo të shkruara me dorë, përpiheshin me etje. Ndonëse në kushte të vështira, krijuesit u përpoqën të jenë në një rrjedhë me kohën dhe të krijojnë fizionominë e vet poetike.

Image result for rexhep shahu

Rexhep Shahu


Në këtë klimë të ngrohtë shoqërore u maturuan poezitë e para të autorit Rexhep Shahu, libri i parë i të cilit “Mali i Hënës” u botua megjithatë relativisht vonë, në vitin 1998, kur kishin rënë barrierat e kuptueshme të regjimit totalitar.

Image result for librat e rexhep shahu

Poezia, letërsia në përgjithësi ashtu si çdo gjallesë për ajrin, ka nevojë për lexuesit e saj, për të hyrë në qarkullimin e madh artistik, për tu ndikuar nga bota e artit dhe për të ndikuar tek ajo. Dëmi më i madh i ndalimit të veprës së shkrimtarëve në diktaturë ka ardhur veçanërisht prej kësaj vonese që i ka shkëputur nga mjedisi letrar, prej mundësisë që, duke u lexuar, të hynte në jetën e krijuesve të tjerë dhe të lexuesve në kohën e shkrimit të saj. Kjo mungesë tragjike, bie fjala si e veprave të Kasem Trebeshinës që u botuan me vonesë vetëm pas viteve ’90, nuk e ka dëmtuar vetëm reputacionin e shkrimtarit, por organizmin e letërsisë shqipe. Po kështu mund të thuhet edhe për njohjen më se një shekull me vonesë të poezisë brilante të De Radës, Serembes etj dhe akoma edhe më me vonesë të Zef Skiroit.

Image result for librat e rexhep shahu

Rexhepi ishte 38 vjeç kur botoi së pari herë libër. Në fund të viteve 80 ai pati dorëzuar në shtëpinë e vetme botuese një libër, por botimi iu refuzua, për mungesë të trajtimit të temave të mëdha e entuziaste për të cilat kishte nevojë regjimi. Kur kihet parasysh tash vepra e tij mund të thuhet se Rexhepi në fakt nuk ka humbur shumë prej kësaj vonese, sepse poezia e vërtetë i reziston kohës. Koha rrjedh pa e dëmtuar poezinë, përkundrazi mund të gjallërojë më tepër ngjyrimet e saj. Ajo shijohet njëlloj si të jetë shkruar para shumë vjetësh ose siç mund të shkruhet edhe pas shumë vjetësh. Edhe në letërsinë tonë për fat të mirë, kemi poetë tradicionalë, madje të cilësuar të vjetër, që ngjajnë ende kaq të rinj e modernë.

Image result for librat e rexhep shahu

Kur lexoi “Malin e hënës”, shkrimtarit Faruk Myrtaj nuk i hyri në sy vonesa e botimit të tij. Mbi të gjitha ai vlerësonte faktin se u arrit që poezia të shkruhej. Për shkak të lakonizmit, dendësisë së emocionit ajo mund të lexohej gjithsesi në mënyra dhe kontekste të ndryshme.



“Ka ditë që sytë e tu s’më kërkojnë,

Dhe zëri im s’bën më për fjalë.”



Mund të thuhet kështu për të dashurën, për poezinë, muzën, për… E, merret vesh, kur arrin të lexohet ndryshe, mu këtu është thelbi i të qenit art”

Image result for librat e rexhep shahu
Që nga botimi i librit të parë poetik të Rexhep Shahut “Mali i Hënës” në vitin 1998, kanë kaluar 16 vjet. “Mali i Hënës” u pasua në vitin 2000 nga libri “Bregu i brengës”. Pas tyre, në 14 vjet të vrullshëm shpeshherë të turbullt, Rexhepi u muar më shumë me publicistikë “me një qiri të ndezur në dorë për me ndritun atë të vobektë dhe”, siç thoshte Bogdani i Sibilave, vendlindja e të cilit është krejt përballë Bardhocit, vendlindjes së Rexhepit.

Vitet pas “Malit të Hënës” janë të mbushura me ngjarje të rëndësishme për jetën e vendit. Mjafton të përmendim luftën e Kosovës, e cilësuar si lufta e fundit çlirimtare në Europë, ku u lartësuan përpjekjet e përgjakshme e heroike të UÇK, në një betejë të pabarabartë me një nga ushtritë më të mëdha të kontinentit, ku trupi i pambrojtur i shqiptarit u përball me marshin e vdekjes së fortifikuar në çelikun e tankeve dhe avionëve të pushtuesit. Ishte koha kur bota u befasua me madhështinë e shpirtit tonë të pamposhtur në shembëlltyrën e qytetit të Kukësit, të cilin për qëndresën dhe bujarinë e pashoqe në pritjen e gjysmë milionë njerëzve, e kandidoi për t’i dhënë Nobelin e Paqes.

Image result for librat e rexhep shahu
Duke qenë në qendër të ciklonit si gazetar i radio Kukësit dhe reporter i të përditshmeve të kryeqytetit, si bashkëpuntor i radio Tiranës dhe Top Albania Radios, Rexhepi intervistoi personalite të rëndësishme botërore që erdhën aso kohe në Kukës. Kontributet e tij u transmetuan me sukses dhe u botuan në disa gazeta të njohura, një pjesë e të cilave u rimblodhën në dy libra: “Misioni për Paqen” dhe “Marsi i Minave”.

Ndërkohë më shumë se prej publicistikës, drita duket se lind nga poezia, sado e trishtuar, e mjegullt, e zymtë dhe ankthioze të vijë ajo. Rexhepi nuk iu nda për asnjë çast dashurisë së vjetër, dashurisë poetike, që lindi rrëzë malit të Pikëllimës, përballë malit të shenjtë të Pushtrikut, buzë rrjedhës së Drinit të Bardhë. Krahas publicistikës ku nuk mungojnë motivet migjeniane ai shkroi gjithmonë poezi duke jetuar me trillet e saj, duke i qëndruar besnik vetes në ndjekje të një instinkti të ngulur krijues që vlerat i kërkon te vetja duke rizbuluar e rijetuar brenda të sotmes, të gjitha kohrat njëherësh.

Kur ka botuar më shumë se 370 poezi dhe poema të përfshira në katër libra: “Mali i hënës”, “Bregu i brengës”, “Lis i vetëm në fushë” dhe “Qyteti i lutjeve”, mendoj se është me vend të flitet për një kristalizim të mënyrës së tij krijuese dhe nisur nga vlerat e kësaj poezie të tërheqim vëmendjen ndaj origjinalitetit të saj. Ku shfaqet ky origjinalitet?

Në mijvjeçarët e ekzistencës së letërsisë që prej eposit homerik duket se është ngjeshur lënda në mënyrë të tillë sa duket se nuk mund të ngrihet diçka e re, e pangjashme me atë që tashmë është krijuar. Një vëtëdije e tillë është e domosdoshme për të ndalur zellin shterp të grafomonënëve të panumërt, që sa vijnë e shtojnë grumbullin e jo vlerave duke rrezikuar t’ia zënë frymën letërsisë së vërtetë. Po kështu, përvoja mijvjeçare, e thithur drejtpërdrejt prej letërsisë sonë gojore dhe letërsisë së kultivuar, duhet të nxit më tepër nevojën e njohjes së vazhdueshme të saj. Sepse nga mosnjohja, edhe nëse rastësisht i shpëton theqafjeve, verbëria të çon gjithnjë në udhë pa krye.


Duket paradoksale, por origjinaliteti i veprës letrare vjen nga përthithja e përvojës kombëtare e botërore dhe jo nga injorimi i saj. Ky injorim në të shumtën e herës ndër ne vjen jo për shkak të qëndrimeve novatore apo eksperimenteve moderne a postmoderne, po thjesht për mungesën e plotë të kulturës letrare ose më qartë për shkak të analfabetizmit kulturor. Ndërkohë shkruesit e zellshëm që ia bëjnë qejfin njëri- tjetrit, nuk i lënë askujt hapësirën e duhur për të treguar lakuriqësinë e mbretit. Për këtë shkak, me kohë është bërë e domosdoshme që vendin e djalit naiv që tregon me gisht të vërtetën bërtititëse të lakuriqësisë, duhet ta zërë kritika profesioniste që duhet të rrëzojë jo vlerat dhe t’i paraqesë pa patetizëm, vlerat reale.

Poezia e Rexhep Shahut është lehtësisht e komunikueshme me të gjithë lexuesit, e hapur, e kthjellët, e vetëvetishme dhe rrjedh pa sforcim, duke përcjellë dhimbjen tronditëse për humbjet tona, trishtimin e hollë, tragjizmin dhe shpresën njëkohësisht, ku pjesa e vdekshme bashkëjeton me pjesën e pavdekshme të individit.

Në poezinë e Rexhepit ndjehet rrjedha e trazuar e kohës që i bën trysni shpirtit njerzor, për ta mpakur dhe rrudhur deri në asgjësimin e plotë të individit. Kërkohen të dystohen ëndrra, të rrafshohen vlera. Dashamirës, njohës të poezisë kanë vërejtur se kjo poezi nuk mashtrohet, as joshet nga lulkat pa aromë të përsiatjeve të ashtuquajtura moderne. A mund të shtiresh përjetësisht, a mund t’i mbyllësh sytë para brengave vetjake e njerëzore? Vuajtja është tipar i poezisë së tij, një vuajtje për shkak të dyzimit midis vetes dhe vetvetes. Dyzimi në përmasa planetare përfshin gjithçka edhe kohën që ndrron rrjedhën e saj normale, jo nga e sotmja drejt të ardhmes, por nga e sotmja drejt së kaluarës, drejt zanafillës, kthimit tek kaosi. Ky lloj apokalipsi synon të zhbëjë jetën. Poezia ngjan me librin e lutjeve dhe psalmet. Gjuha biblike parlajmëron ndëshkimin. Profecia të dërmon me gjykimin e ftohtë të saj:



“Ka me ra shi me baltë

Në llomin e fjalëve kemi me rrëshqitë

E kokërdhak kemi me ra…”



Ndihet vuajtja migjeniane, por zymtësia e pesimizmi e tejkalon Migjenin. Njeriu, i lindur tashmë, nuk do t’i kanoset krijuesit të tij duke e sfiduar, por do të mbarojë, do të zhduket për shkak të llumit të vet shpirtëror. Duket se rrufeja poetike e hyut të padukshëm do ta zhdukë sodomën dhe gomorrën që jetojmë. Rrudhja shpirtërore ka asgjësuar vlerat dhe individi është shndërruar në kufomë shetitëse. Qerthulli i humbjeve sa vjen e rritet. Shpesh përmes përsëritjeve ciklike shfaqen mundimet e Sizifit dhe vuajtjet e Tantalit.

Por ka një spirancë që të mos mbytet anija e jetës. Kjo është, Dashuria, gjithnjë e pranishme në poezinë e Rexhep Shahut si një ndjenjë e thellë që jetohet me intensitet, që është e prekshme, por edhe e përjetuar me dhimbjen e largimit dhe mungesës së saj therëse. Dashuria është prej uji, prej ajri, drite dhe ëndrre, por edhe krejt lëndësore, që ndjehet, preket e shijohet plotësisht. Si e tillë, mungesa e saj barazohet me mungesën e jetës deri në vdekje.

Poezi të tilla intime dikur quheshin poezi të vogla, vetjake. Fat i individit i shqetësimeve dhe dashurive të tij kërkohej të merrej nëpër këmbë, por poezia më e mirë e viteve 80 ia doli t’i vinte në substancë të saj këto fate të vogla, këto shpirtra që shpëtuan nderin e krijuesve dhe jetën e poezisë. Poezia e Rexhepit ecën në këtë tragë dhe poezia e tij mbetet thellësisht personale, ku mund të pajtohesh me gjithçka, por jo me mungesën e dashurisë.



“Dëshirë të frikësuar s’do të ketë më

Ajo është mosdashje, s’ka emër tjetër

Unë shkaku i saj s’do të jem askund

Ndoshta në rrënjët e një lisi të vjetër.

…………………………………………………

…Prej sysh më del

Si hyjni qielli, sirenë deti

Përpara meje e veshur me dritë

Ndërsa zhdukesh pa gjurmë

Nëpër tymin e shkrumbit tim

Unë mekem pa frymë

Lis i shituem prej zanash.”



Me teknika që tingëllojnë të njohura e klasike, poezia e Rexhepit arrin të përftojë gjendje të vërteta emocionale. Vargjet që citova janë krejt të zakonshme në libër, nuk janë nga më të zgjedhurit. Por kjo poezi qenka e hapur për interpretime të ndryshme, për rivlerësime. Tani më jep një imazh tjetër, një domethënie më të thellë. Dhe kjo ngjet më shumë tek ajo pjesë ku mungon krejt nervi i retorikës. Ato janë të ftohta, madje të akullta në dukje. Neutrale. Bukuria e vargut i shpëton syrit të pavëmendshëm. Edhe kur ndjeshmëria e lexuesit arrin optimumin e përthithjes, zbulimi është i pamundur të arrihet menjeherë dhe plotësisht. Pamje të reja do të shfaqen më vonë si nënshtresa të pikturuara në kohë të ndryshme. Dhe mund të thuash me vete si nuk i kam vënë re më parë.
Image result for librat e rexhep shahu
Tonaliteti i poezisë së Rexhepit nuk vjen i rrafshët, por i shumllojshëm, i përthyer si relievi i vendlindjes. Një pjesë poezish vijnë të zhurmshme , madje të marrin përpara me spontanitetin e tyre, me të shkruajturën me një frymë. Ato u ngjajnë përrenjve malorë që zbresin me shkumë dhe gjëmime. Vrulli i tyre nuk mund të mbërthehet në pritat, ledhet, argjinaturën e metrikës e ritmikës. Përmbytja sjell fundosjen e rregullit strikt gjuhësor. Fuqia e poezisë vendos në sovranitet të plotë mënyrën e shprehjes…

Malet e lartë të mbuluara nga mjegulla e bora, ujëra të vrullshëm që sulen brinjave, dimra të rreptë, ortiqe të frikshëm, krijojnë pamjen e një vendi, ku natyrshëm mund të lindë epika. Dhe vërtetë në këto treva gjendet dhe djepi i epikës, por në Lumë, krahas epikës historike, krahas mrekullisë së rrëfimeve realiste, alegorike e plot zgjuarsi, ku elementet fantastike zbehen, gjallon e përtërihet një lirikë e fuqishme. Në raport me epikën lirika në Lumë dhe jo vetëm atje, si gjini më e vjetër, moshatare me njeriun, prandaj dhe më themelore, më prekëse dhe më gjithëpërfshirëse, zë vendin kryesor.


Pranë vatrës së ndezur të netëve dimërore, si i vetmi burim drite në kullat të zymta, gruaja lumjane (gjyshe, nënë, motër) tirrte dhe këndonte nën hundë vajin e shpirtit të vet, dëshpërimin e thellë për humbjet e saj dhe humbjet historike të brezave, dhimbjet e shkuara dhe dhimbjet e ardhshme.

Prej këtij shpirti tragjiko- poetik lumjan duket se është gatuar e mbrujtur origjinaliteti i poezisë së Rexhep Shahut, ku miq krijues të poetit kanë mundur të shohin pamje të ndryshme të kësaj lirike, ku ndërthuret tragjizmi vetjak me tragjizmin e përgjithshëm, ku vërehet dyzimi, tuajzimi dhe dashuria e përjetshme.

Dëgjojmë të thuhet se poezia është në vështirësi, ka mbaruar koha e saj, duhet një poezi e re, të vijnë poetë të rinj. Ndërkohë që botohen qindra libra me vargje që nuk kanë lidhje, as me poezinë e vjetër të Bogdanit, as me poezinë moderne… Nuk janë poezi. Prej këtij konstatimi të dhimbshëm të përsëritur e të stërpërsëritur si një mallkim, (askush prej vargjeshkruesve nuk e gjen veten te ky përcaktim) shtohet nevoja e diskutimeve letrare ku të shoshiten vlerat. Mbi të gjitha shkruesit, lëvruesit e poezisë vetë edhe për shkak të asaj që quhet konflikt interesi, janë në gjendje të grupohen sipas shoqërisë e shijeve të përbashkëta, por nuk mund të vetëpastohen nga jo vlerat. Ky është edhe misioni i kritikës profesioniste, i katedrave të letërsisë që duhet të arrijnë përmes studimeve të bëjnë analiza objektive, të klasifikojnë prurjet e reja poetike, t’i japin fund kaosit të sotëm duke përcaktuar vlerat reale, gjithnjë duke parë zhvillimet në raport me prirjet e sotme të letërsisë europiane e botërore. Natyrisht ka një brez të rinjsh të afirmuar që nderojnë ekzistencën tonë njerëzore dhe letrare, që meritojnë vëmendjen e studimeve të thelluara. Librat e Rexhep Shahut me vlerat që sjellin e meritojnë një vëmendje të tillë.


Po kush është Rexhep Shahu ?


Rexhep Shahu u lind në vitin 1960 në Bardhoc të Lumës, mes Kukësit e Prizrenit. Fëmijërinë e kaloi në breg të Drinit të Bardhë me Pikëllimin në shpinë e Pashtrikun në sy, aty, në mesin e dheut, ku pajtohen e bëhen një dy Drinat, i Bardhi dhe i Ziu dhe rendin bashkë me ëndrrat e tyre drejt detit.
Në Durrës kreu shkollën e mesme teknike-mekanike. Atje u mëkua me det dhe lau ëndrrat në të. Universitetin për letërsi e kreu në Shkodër.
Ka provuar gjithfarë lloj punësh e profesionesh në fusha e male me bujq e blegtorë, kosëtarë e korrës gruri... Ka jetuar me mineral kërkuesit, minatorët, vagonistët, ka punuar si motorist e xhenerik, ka bërë sekretarin në prokurori, shpesh duke u dridhur për fatet e të tjerëve, ka qenë drejtues kulture, tregtar, ka themeluar një kompani ndërtimi, ka punuar gazetar në Radio Kukësi, në Radio Tirana, në Top Albania Radio e në organe të shumta shtypi të Tiranës e Prishtinës, zëdhënës në Qarkun e Kukësit, zëdhënës shtypi në Ministrinë ë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë, më pas drejtues i sektorit të Informacionit Bujqësor në këtë Ministri.
Ka drejtuar si kryeredaktor revistën kulturore “Dy Drina”, revistën për fëmijë “Kallz”, organe këto të Qendrës Kulturore “Dy Drina”, të përkohshmen “Gazeta e Kukësit” dhe shtatë vite edhe revistën kombëtare “Bujqësia Shqiptare”, organ i Ministrisë së Bujqësisë, Tiranë.
Rexhep Shahu ka botuar 10 libra : “Mali i Hënës”, poezi, Tiranë, 1988; “Bregu i Brengës”, poezi , Prizren, 2000; “Misioni për Paqen”, kushtuar krizës së Kosovës dhe aktorëve të kohës; “Bllaca” monografi; “Marsi i Minave”, Tiranë, 2006; “Lis i Vetëm në Fushë, Tiranë 2011; “Apologji për Udhën e Kombit”, Tiranë 2012; “Bukën Tonë të Përditshme”, Tiranë 2014 “Qyteti i Lutjeve”, Tiranë 2014 dhe “Sytë e Lirisë” – monografi, kushtuar heroit kaçanikas Ismail Raka.
Rexhep Shahu është kryetar i Klubit të Poezisë, organizatë Kulture që synon të mbledhë bashkë gjithë poetët shqiptarë në hapësirën e tyre dhe në diasporë.(Floripress,Flori Bruqi)

Hetime mbi motivet e përdorimit të informatorit nga FBI

Departamenti amerikan i Drejtësisë, nën presionin e Presidentit Donald Trump, i ka kërkuar Inspektorit të Përgjithshëm të shqyrtojë nëse hetimet e FBI-së lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës janë nxitur nga motive politike.Të hënën pritet që presidenti të takohet me zëvëndës Prokurorin e Përgjithshëm Rosenstein, drejtorin e FBI-së Wray dhe drejtorin e Agjencisë së Zbulimit Kombëtar Coats lidhur me çështjen e përgjimit.Departamenti i Drejtësisë veproi pas një postimi në twiter të zotit Trump të dielën. Ai kërkonte që departamenti të shqyrtojë nëse Byroja Federale e Hetimeve “ka përgjuar” fushatën e tij “për qëllime politike” dhe nëse një kërkesë e tillë është bërë nga njerëz brenda administratës Obama”.Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili po mbikëqyr hetimin penal të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen ruse, tha se: “nëse dikush ka vëzhguar anëtarët e një fushate presidenciale për qëllime të papërshtatshme, ne duhet të dimë dhe të ndërmarrim veprimet e duhura”.Veprimi i Departamentit të Drejtësisë shmangu një përplasje të mundshme me zotin Trump.Brenda pak minutash nga tweetet e presidentit i cili kërkonte hetim për këtë çështje, anëtarët e administratës së ish-Presidentit Barak Obama dhe të tjerë reaguan me alarm. Ata thanë se besonin se kërkesa e zotit Trump për të hetuar, ishte potencialisht ndërhyrja më serioze në sistemin amerikan të drejtësisë, pas shkarkimit nga presidenti të ish drejtorit të FBI-së James Comey, ndërsa ai zhvillonte hetime lidhur me ndërhyrjen e rusisë në zgjedhje.Të shtunën zoti Trump u ankua se FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë kishin përgjuar fushatën e tij përmes një informatori. Disa agjenci lajmesh e kanë identifikuar informatorin si Stefan Halper, një profesor amerikan 73-vjeçar i universitetin Britanik të Kembrixhit, i cili ka punuar dekada më parë për tre administrata të tjera republikane.

Gjigandi i letrave shqipe zt.Ismail Kadare ka një porosi për zt.Ramush Haradinajn dhe Edi Ramën


Gjigandi i letrave shqipe dhe një nga kolosët e shkrimtarëve bashkohorë të Botës Ismail Kadare duket se e ka në qendër të vëmendjes letërsinë dhe kulturën aq më shumë si bashkëpunim mes dy vendeve , atij të Shqipërisë dhe Kosovës.

 Madje ai nuk ka nguruar që të dërgojë edhe porosi për kryeministrin e Kosovës dhe natyrisht të zgjojë dhe vëmendjen e kryeministrit Rama.

 Këtë fakt e ka bërë të ditur zëvendësministri i Kulturës së Kosovës Rexhep Hoti  i cili gjatë një vizite në Tiranë nuk e ka kursyer takimin me shkrimtarin e madh Ismail Kadare duke u shprehur se pati një të tillë edhe me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, me të cilin diskutoi për kulturën dhe arsimin këndej dhe andej Drinave.

Kadare e Hoti biseduan edhe për mundësinë e avancimit të projekteve madhore në shërbim të trungut të përbashkët kulturor dhe veçmas në kujdesin e vazhdueshëm ndaj gjuhës shqipe sipas z/ministrit Kosovar i cili është shprehur se e ka informuar shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Kadare, për politikat dhe aktivitetet që ndërmerr MKRS-ja në raport me librin, botimin dhe shpërndarjen e tij si dhe të revistave letrare dhe në anën tjetër të përkrahjes së bibliotekarisë fuqizimit të rrjetit bibliotekar në Kosovë.

Ndërkaq, ai ka bërë të ditur edhe qëndrimin e kadaresë i cili nga ana e tij, ndër të tjera u shpreh se nevojitet botim dhe qarkullim më i madh i librit në shqip qofshin ata autorë shqiptarë apo të huaj. Kadare i tha zëvendësministrit Hoti që t’ia përcjellë si porosi edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, që bashkërisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të bëjnë lehtësimin e politikave ndaj librit ashtu që ai të lëviz pa barriera këndej dhe andej Drinave.

Illz, revistë letrare e Tiranës



Image result for izet duraku

“Illz” si revistë kulturore e Tiranës vjen në një shteg të rrahur për kulturën shqiptare duke dëshiruar të shkojë përpara pikërisht në këtë udhë të çelur. Ernest Koliqi do ta quante revistën e tij kulturore,” Shêjza”. Ai e vazhdoi për rreth dy dekada botimin e saj në kushtet jo të lehta të ekzilit, ku e hodhën dallgët e kohës pas përfundimit të Luftës së dytë Botërore. “Shêjzat” e tij erdhën, mbase edhe si një këmbëngulje për të vazhduar misionin e ndërprerë në Shqipëri të “Hyllit të Dritës”.
Me revistat “Shêjzat” e “Hylli i Dritës”, “Illz” ka të ngjashëm emrin dhe misionin që bashkohet si edhe në media të tjera letrare, tek fjala dritë, që do na duhet për të parë më mirë synimet tona për qartësi mendimi e bukuri dijeje e vërtetësie. E ardhur nga thesaret dialektore të shqipes, “Illz” do që të shprehë më përulje nderimin për rrënjët tona më të hershme.



Natyrisht ujë të ri kaltëron në dete. Tash jemi më se tre shekuj larg kohës kur malli i shtampës do t’a rrëmbente Pjetër Bogdanin, një prej lavërtarëve më të parë të shqipes, ta përfundonte sa më parë veprën e tij “Çeta e Profetëve”, për tu kthyer tek dheu i tij, i përmbytyr kudo prej territ osman, me një qiri të ndezur në dorë në dorë “për të ndritunë atë të vobek dhe t’Arbënit.”
Ndër qëllimet kryesore të revistës është botimi i letërsisë së zgjedhur dhe i mendimit letrar që do t’i shërbente në një vështrim botës krijuese dhe kulturës kombëtare.
Revista “illz” – revistë letrare e Tiranës – (ill = yll – shumësi i kësaj fjale dialektore, e dëgjuar në shumë vise në Jug e Veri të vendit, deri tek arbëreshët në Greqi e Itali), ka synim të botojë letërsinë e zgjedhur, kryesisht shqipe, por edhe ballkanike e më gjërë.
I lodhur nga shtrëngatat e jetës, njeriu si udhëtar i përjetshëm, edhe në netët më të errta, u mësua të orientohet nën dritën e yjeve. Në këtë dritë mahnitëse, Jeronim De Rada arriti të shohë edhe kontributin shqiptar në pasurimin shpirtëror të gjuhës së njerëzimit. Shqipja, sipas këtij korifeu letrar, mund të krahasohej dhe të matej me gjuhët kryesore të botës si greqishtja e vjetër dhe latinishtja, që i kishin dhënë kaq shumë dritë civilizimit të përgjithshëm njerëzor. Kontributin e shqipes De Rada e shihte edhe të një nuancë gjuhësore që lidhej me ndriçimin e yjeve. Sipas tij, drita e qëndrueshme dhe e lëmuar e yjeve duket se pasqyrohet me fjalën latine të plotë e të shtruar, “stella”, por ka dhe një lloj ndriçimi më të fuqishëm, të pandërprerë dhe të pashterur, që duhet sikur helenët e kanë paraqitur me fjalën e tyre “astir”. Ndërsa ndaj mëngjesit, shton De Rada, dritat e yjeve më tepër se kurdoherë zbehen e dobësohen dhe njerëzve që i shikojnë, u duket sikur zhduken tej në horizont, pa luajtur nga vendi i përhershëm. Këtë lloj drite të yjeve që është e zbehtë dhe e pagjymtuar, duket sikur e shpreh mirë fjala shqipe “iill”.
Si revistë letrare e Tiranës, “Illz” do të jetë njëlloj e vëmendshme ndaj zhvillimeve letrare në Prishtinë, Shkup, Ulqin e në diasporë ku gjithnjë e më shumë po shtohet gjaku ynë i shprishur. Do të synohet gjithnjë në përkrahjen e botimeve më të mira duke dashur të shtohen vlerat kulturore kombëtare.
Si kriter përzgjedhës publikimi, për të shmangur sa më shumë subjektivitetin, do të shërbejë kryesisht vlerësimi i jurive të njohura lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si për letërsinë shqipe ashtu edhe për atë të vendeve ballkanike dhe më gjërë. Revista do të sjellë në çdo numër në radhë të parë vlerat më të mira letrare të fqinjve tanë ballkanas: grekë, bullgarë, maqedonas, serbë, malazias, boshnjak, kroat, slloven etj.
Njëkohësisht përpjekja do të jetë për të kapur rrjedhën letrare evropiane e botërore përmes përkthimeve dinjitoze e përfaqësuese, duke shmangur sa më shumë prirjet e shqipërimeve komerciale.
Yjet e mëdhenj e të ndritshëm duken më mirë në qiell. Nën dritën e tyre mbase do të ëndërrojë gjithnjë njerëzimi. Por qielli nuk mund të kuptohet pa dritën e yjeve më të vegjël, që këmbëngulin të ndrijnë me dritën e shpirtit të tyre. Ngjajnë më të zbehtë në largësinë e tyre enigmatike, po mbase ruajnë dramat më të mëdha. Me këtë shpresë në faqet e revistës do të gjejnë vend gjithnjë e më shumë edhe krijuesit e rinj.
Revista “Illz” do të synojë të pasqyrojë prirjet e sotme letrare. Atje ku duket si kaos në ankthin e përhershëm të krijimeve, në vlimin e përhershëm të të rejave që sjellin lëvrimet letrare, përmes mendimit shkencor më të përparuar, revista “Illz” do të synojë të japë një vizion rendi e harmonie të vlerave, ku duke perifrazuar mendimin bogdanian, të shfaqen më të plota brigjet e lumenjve, të ndahen ujrat nga toka dhe qielli i kaltër të veçohet prej flakëvet të një zjarri, që mund të mbulojnë dhe të përpijnë krijesat e sapolindura.
“Illz”, si revistë letrare e Tiranës, do të jetë e hapur për të gjitha gjinitë letrare: poezi, prozë e dramaturgji. Vend të rëndësishëm do të zënë, studimet, kritika, esetë dhe vlerësimet për veprat më të mira të botuara në hapësirën shqiptare në Ballkan, në diasporë dhe jo vetëm.
Revista ka Redaksinë dhe Bordin e saj shkencor, mendimi i të cilit do të jetë gjithnjë i mëshiruar në publikimet e saj.
Redaksia do të jetë e vëmendshme ndaj qëndrimeve e vlerësimeve të opinionit të lexuesve të saj, duke u përpjekur të mbetet në një rrjedhë përmirësimesh të vazhdueshme, duke qenë e vetëdijshme që përsosmëria do të mbetet një cak i dëshiruar dhe duke mos harruar modestinë e Bogdanit kur shkruante: “Përse as dielli pa hije, as hana pa niegullazë mbë faqe nuk ashtë…”

Qyteti Ilir në Kepin e Rodonit


Një fragment i çmontuar një furre prodhimi qeramike, prezenca e skarciteteve nga furrat antike dhe dy gurë peshe, janë elementët që i kanë bërë arkeologët të besojnë se janë në gjurmë të një qyteti antik në Kepin e Rodonit.


I njohur për plazhin, natyrën e virgjër, një kishë të vjetër dhe fortifikimet e ndërtuara prej Skënderbeut, Kepi i Rodonit u fut në listën e vendeve joshëse për arkeologët pas gjetjeve pranë tij të dy anijeve 2300 vjeçare të mbytura pranë tij.

Zbulimet nënujore të dy anijeve i bindën specialistët për pasurinë arkeologjike të territorit dhe sondazhet e javëve të fundit, që po kryhen nga një grup arkeologësh u kanë dhënë të drejtë.

Veç furrës dhe mbetjeve të tjera, dy gurë peshe që shërbejnë edhe në tezgjahe, u zbuluan disa metra larg materialit ndërtimor, duke shtuar provat për një qytezë që mund të datohet rreth shekullit të 4-rt para erës sonë.

“Jemi në kërkim të një vendbanimi qytetar, çka vërtetohet nga sasia e madhe e mbetjeve të tullave dhe tjegullave, prodhime që nisin nga shek. 4-rt para erës së re dhe që u gjetën në luginën ku ndodhet kisha e Shna Ndoit, në breg të detit-tha për BIRN, prof. as. Dr. Eduard Shehi, arkeolog i periudhës romake. Të frymëzuar nga gjetjet dhe shpresa se mund të zgjerojnë punimet, arkeologët shpresojnë që të paktën një pjesë e territorit të tij mund të kthehet në një park natyror, turistik dhe arkeologjik, për të mbrojtur nga dëmtimet dhe ndërtimet.

Kërkimet për qytetin antik
Specialistët kanë krijuar bindjen se qyteza e mundshme duhet kërkuar mbi njërën prej kodrave, që tashmë është e mbuluar plotësisht nga shkurret, por provat për të pritet të dalin nga gërmime të mëvonshme.

Kërkesa është pritur mirë nga Instituti i Arkeologjisë dhe kërkimet për qytezën pritet të fillojnë në shtator. “Kërkesa u prit pozitivisht nga Këshilli Shkencor i Institutit të Arkeologjisë, dhe që na jep mundësinë të rifillojmë kërkimet në shtator, kur edhe numri i turistëve në zonë është më i vogël”-tha arekologu Adrian Anastasi.

Kepi i Rodonit, është një nga zonat më tërheqëse të bregdetit shqiptar, qindra vjet më parë ai besohet se ka qenë një qendër e banuar ilire e cila ka humbur plotësisht dhe arkeologët shpesojnë se mund ta rigjejnë.

Megjithëse në fazë fillestare, të dhënat e deritanishme nga gërmimet arkeologjike të filluar janëvet ë fundit janë shpresëdhënëse.

Kërkimet në zonë u frymëzuan pasi pesë vjet më parë, kur nisi monitorimi i bregdetit, arkeologu nënujor Adrian Anastasi gjeti në afërsi dy relikte anijesh. “Gjatë zhytjeve zbuluam dy relikte anijesh, që i përkasin shek. 4-3 para erës sonë”-tha për BIRN dr. Adrian Anastasi. Më shumë se 2300 vjet më parë këto anije, të cilat u emërtuam simbolikisht “Rodon 1” dhe “Rodon 2”, besohet se transportonin drejt Durrësit dhe destinacioneve të tjera mesdhetare ngarkesa të përziera me amfora korintike B dhe MGS V, si dhe tulla, tjegulla e qeramikë fine.

Këtyre gjetjeve iu shtuan edhe elementët prej plumbi të spirancave të anijeve. Specialistët po ashtu besojnë se në ujrat pranë Kepit të Rodonit në 20 vitet e fundit janë grabitur egërsisht objekte arkeologjike.

Kërkime për një far dhe një manastir
Megjithatë Kepi i Rodonit ishte një territor i njohur për specialistët e monumenteve. Gjerak Karaiskaj, Apollon Baçe dhe Pirro Thomo janë ndër autorët kryesorë që kanë hedhur dritë mbi disa prej elementëve arkeologjikë të zbuluar disa dekada më parë. Por sondazhet e kësaj pranvere po krijojnë një imazh tjetër për të kaluarën e largët të territorit prej disa dhjetra hektarësh, që laget nga të tre anët prej ujrave detare.
Me sa duket veç Kalasë së Skënderbeut, e cila është edhe pika më e njohur nga turistët, që kërkojnë të zbulojnë gadishullin me vlera të veçanta natyrore, arkeologët gjatë javëve të kaluara kanë marrë në konsideratë edhe praninë e një fari ndriçues. Prof. as. Dr. Brikena Shkodra, me ndihmën e studentit të arkeologjisë, Krist Anastasi, ka vëzhguar imtësisht pjesën very-perëndimore të Kepit të Rodonit.

Të dhënat arkeologjike ajo i mbështet edhe në hartat e albanologëve dhe historianëve të kapërcyellit nga shek. 19-20. “Studiuesi hungarez Teodor Ipen 100 vjet më parë dokumenton praninë e një fari në Kep, të cilin na duhet ta datojmë saktësisht”-thotë për BIRN, Brikena Shkodra, e cila shton se shtresëzimet arkeologjike janë të dukshme në të dy krahët e gadishullit.

Një tjetër kërkim është përqëndruar në gjedjen e rrënojave të Manastirit të Shën Klarës, ku qëndroi deri në fund të jetës së saj Mamica, motra e Skënderbeutheroit kombëtar. Arkeologët po studiojnë mundësinë që manastiri të ndodhet pranë Kishës së Shna Ndout.

Rreziku i dëmtimeve
Kepi i Rodonit përbën një nga territoret më pak të njohura të bregdetit shqiptar. Izolimi i gjatë e ka ruajtur të paprekur bimësinë mesdhetare dhe kodrinat, që janë “sulmuar” vetëm nga erozioni agresiv detar i Adriatikut.

Vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit kjo mrekulli e natyrës mund të vizitohet lirisht, për shkak të lehtësisë që krijon rruga automobilistike. Po kjo ka sjellë rrezikun e ndërtimeve pa kriter, që ka dëmtuar ndjeshëm pjesë të tjera në bregdetin e Durrësit deri tani është shmangur edhe për shkak të pronësisë që ka mbi një pjesë të territorit Kisha Françeskane.

Arkeologët shpresojnë se zbulimet arkeologjike mund të shërbejnë si një hap i parë për rishikimin e statusit që ka Kepi i Rodonit. Krijimi i një parku natyror e mjedisor, me elementë arkeologjikë, të vizitueshëm në çdo stinë do t’i jepte një impuls të ndjeshëm turizmit në këtë zonë, vetëm 50 km larg Tiranës dhe Durrësit.

“Zonifikimi arkeologjik përbën hapin e parë, që pengon ndërhyrjet dëmtuese në të githë Kepin” – tha dr.Adrian Anastasi. Kërkimet e deritanishme kanë hedhur dritë mbi hipotezën e një vendbanimi ilir të prodhimit në zonë, ndërsa krijimi i një Parku natyror-arkeologjik në të ardhmen do të mbështetet sipas Anastasit edhe nga arkeologjia nënujore

Përgjiuesit dhe përgjimet sekrete









A përgjohen bisedat elektronike dhe telefonike të qytetarëve të Kosovës?

Publikimet dhe përgjimet e ndryshme që vazhdimisht po ndodhin në Kosovë janë të rregulluara më Kodin Penal të Kosovës Kodin e Procedurës Penale si dhe me Ligjin për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike por që në të shumtën e rasteve ligji s’po respektohet. Se kush është i përgjuar, dhe nga kush përgjohet e kush e ka të drejtën për publikimin e përgjimeve na shpjegojnë zyrtaret nga Agjensioni shtetëror për mbrojtjen e të dhënave personale.


Kosova shumë herë është tronditur nga publikimi i përgjimeve të ndryshme e sidomos përgjimet që kane qenë të përfshirë zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.

Kujtojmë këtu, përgjimet ndaj ish deputetit të PDK-së Adem Grabovci, publikimi i të cilave kishte shkaktuar një kaos të vërtetë në skenën politike në Kosovë.

Jeton Arifi Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun nga Agjensioni për mbrojtjen e të dhënave personale ka thënë se Ligji Nr.03/L – 172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjetur një zbatim të kënaqshëm nga kontrolluesit dhe përpunuesit e të dhënave.

Sipas tij, për të arritur këtë nivel të zbatueshmërisë së ligjit në praktikë, Agjencia, në vazhdimësi ka kryer inspektime dhe kontrolle, ka organizuar fushata informuese dhe ndërgjegjësuese me akterë të ndryshëm të shoqërisë për të vetëdijesuar edhe më shumë institucionet dhe qytetarët për zbatimin e LMDHP-së.



Strukturat e shtetit tonë përdorin dy lloj përgjimesh. I pari është nëpërmjet telefonave, ku më të thjeshtit janë telefonat e shtëpisë, më pas mesazhet në celularë dhe më të vështirat janë thirrjet telefonike.


Ndërsa i dyti është përgjimi ambiental, i cili bëhet në ambiente publike, pasi në ambiente private është i ndaluar, por në rrugë antiligjore, për motive të ndryshme, nga persona apo subjekte të ndryshme përdoret edhe në pronat private.

Por, si realizohen këto dy lloj përgjimesh. Ato janë sa të thjeshta, aq edhe të ndërlikuara.


Image result for pergjimet telefonike ne kosove


Ja si i përgjon Serbia thirrjet telefonike në Kosovë

Hulumtimi i emisionit “Udhëve” në RTK ka dokumentuar se Serbia ka përgjuar numra të operatorëve kosovarë

Një urdhër i Gjykatës së Lartë të Vranjës në Serbi që në tetor 2014 zbulon se Serbia ka përgjuar edhe numra të telefonit të operatorëve kosovarë, raporton rtklive.com.

Numrat e përgjuar janë të njohur për redaksinë. Por, për shkak të privatësisë, emisioni “Udhëve” në RTK ka vendosur të mos i shfaqë për opinion.

“Vazhdohet mbikëqyrja e fshehtë dhe regjistrimi i komunikimit i cili bëhet përmes telefonit dhe mjeteve tjera teknike dhe mbikëqyrja e adresës elektronike dhe asaj tjetër për personin që ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer dhe përgatitur kryerjen e veprës penale grupim terrorist nga neni 393 a, i Kodit Penal, lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 391”, thuhet në urdhëresën dhënë Sigurimit Shtetëror Informativ nga Gjykata e lartë e Vranjës.

Arianit Dobroshi ekspert i telekomunikimeve thotë se Serbia lehtësisht mund të përgjoj numrat e të gjithë operatoreve kosovarë.

“Në fakt unë isha habitë nëse Serbia nuk bën përgjime sepse kapacitetet teknike i ka pasur gjithnjë të zhvilluara në këtë aspekt dhe për faktin se këto komunikime kalojnë gjithnjë përmes Serbisë”, ka thënë ai.

Në IPKO kanë hezituar të përgjigjen në lidhje me këto çështje. Në operatorin Vala janë kategorik që përgjimet ilegale nuk mund te ndodhin.

“Telekomi i Kosovës/Vala nuk përgjon dhe asnjë operator i jashtëm nuk ka kompetencë të qasjes apo përgjimit të pajisjeve, përkatësisht sistemit operativ të VALA-s”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit të Valës, Arsim Bilalli.

Në mungesë të ligjeve dhe mekanizmave monitorues përgjimet kanë përfunduar shpesh në duart e personave të tretë.

“Përgjimet janë një mjet efikas për prokurorinë për të zbuluar vepra të ndryshme penale. Por janë edhe mjet i sofistikuar në një shoqëri ku ka mungesë kontrolli për keqperdorim dhe shkelje të lirive të qytetarëve”, ka thënë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Një rast enklatant, sipas tij ka ndodhur kur një person ka shitur fara, me kopje të transkripteve të përdoruara për përgjime nga prokuroria.

Avokati Kujtim Kërveshi, thotë se shkelja e të drejtave të njeriut përmes përgjimeve ka kaluar në përmasa të brutalitetit.

“Shkelja është në masën e brutalitetit pasi Kosova përgjimet që nuk kanë të bëjnë fare me dispozitivin e aktakuzës janë propozuar si prova dhe u janë shpërndare edhe palëve, gjë që e bën gjithë procesin të kundërt me qëllimin”, ka thënë Kërveshi. Në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale thonë se përgjegjësia direkte sa i përket cenimit të privatësisë ndërlidhet me Komisionerin e përgjimeve. Kurse në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, prokurori Ilaz Beqiri thotë se masat e fshehta zbatohen vetëm atëherë kur ka arsye të forta.





Related image



Përgjimi ambiental

Përgjimi ambiental është i njohur jo shumë në vendin tonë për faktin se aparaturat kanë munguar dhe në të shumtën e rasteve janë blerë jashtë vendit.

Por, vitet e fundit, çmimet e përgjuesve ambientalë, ku kemi renditur disa prej tyre, kanë zbritur ndjeshëm, sa mund të blihen edhe nëpërmjet internetit. Kryesisht, këto aparatura blihen për konkurrencë biznesesh, për tradhti bashkëshortore, ose për motive të tjera.

Megjithatë, nuk përjashtohen rastet, kur përdoren edhe nga strukturat shtetërore, sidomos për të arritur në zbardhjen e ndonjë krimi ose në denoncimin paraprak të tij.

Por, strukturat shtetërore, për përgjimet ambientale përdorin mjetet më të sofistikuara dhe më të arrira, ndryshe nga ato që mund të përdoren edhe nga privatët.

Një prej këtyre aparaturave janë makinat, të pajisura me të gjithë teknologjinë e nevojshme për video dhe audio, që kryesisht instalohen në furgonë, për të mbajtur nën vëzhgim elementë kriminalë, sidomos në zbulimin e korrupsionit, ose parandalimin e ndonjë ngjarjeje të rëndë.

Në pamje nga jashtë, makinat duken normale, ndërkohë që brenda tyre, kanë kamera të sofistikuara, mikrofona me valë që thithin zërin deri në 300 metra dhe programe të posaçme për regjistrimin e tyre, ose filtrimin, kur kemi të bëjmë me zona urbane dhe audio mund të çakordohet.

Por, mikrofona të tillë, kryesisht përdoren në zona të hapura dhe banesa të veçuara, megjithëse për to, ekzistojnë edhe antipërgjuesit.


Related image


Përgjimi i telefonit

Ajo që për shqiptarët mbetet një enigmë e madhe është përgjimi telefonik, saqë shpeshherë themi na kanë vënë në përgjim telefonin, pavarësisht se mund të mos ketë asnjë arsye.

 Realizimi i përgjimit telefonik bëhet në disa mënyra dhe nga struktura të posaçme. Përgjimet e telefonave fiks janë më të lehtë, për vetë arsyen se në shërbimin e telefonisë fikse, zëri nuk kriptohet.

Kjo do të thotë se kushdo që lidhet paralel me linjën tuaj të telefonit fiks mund të dëgjojë atë që ju dëgjoni apo flisni. Më vështirë paraqitet çështja për thirrjet me celularë.

 Fillimisht, për një përgjim celulari duhet të identifikohet personi që përgjohet. Por, kjo arrihet nëpërmjet kompanive celulare, të cilat e kanë detyrim ligjor regjistrimin e abonentëve.


Related image

Vendndodhja

Në ndryshim nga telefonia fikse, celulari të lejon të flasësh edhe kur zhvendosesh nga një vend në tjetrin. Sipas specialistëve, sistemi i gjeneratës së dytë të telefonisë celulare GSM mundëson të përcaktojë vendndodhjen e një abonenti, bazuar në qelizën (cell) që atij i shërben.

Kjo vendndodhje nuk është e përpiktë dhe në qytet lëviz, në një rreze më të vogël se dy km, ndërsa për zona rurale shkon deri në rreze teorike prej 35 km, pasi kjo varet nga antenat e vendosura nga kompania përkatëse celulare.

Related image

SMS-të

Mesazhet përgjohen lehtësisht, pasi përdoret serveri i kompanisë, të cilit mund t’i vendosen parametra të ndryshëm, si për kohëzgjatjen e ruajtjes së SMS-ve, apo edhe për parametrat e kujtesës.

Bashkë me tekstin e mesazhit ruhen edhe të dhënat e tjera identifikuese, si emri i marrësit apo dërguesit, ora e saktë dhe telefoni i përdorur.


Image result for pergjimet telefonike ne kosove

Përgjimet e Policisë 

Po ashtu, në sistemin GSM, mund të përgjohen edhe bisedat telefonike. Ky lloj përgjimi është shumë i sofistikuar dhe kërkon shpenzime të mëdha në pajisje.

Sipas specialistëve, sistemi GSM i mundëson çdo abonenti të ketë një kod të veçantë, për çdo bisedë që ai kryen, kështu që është shumë e vështirë që të realizohet shkodimi i bisedës.

Megjithatë, duke përllogaritur miliona algoritma në sekondë, është e mundur të bëhet transkriptimi i bisedës. Kjo pajisje kushton disa milionë euro dhe mund të instalohet si në centralet e telefonisë celulare, ashtu edhe në qendra përgjimi shtetërore. Sipas informacioneve,

Policia  e zotëron një pajisje të tillë. Po ashtu ka sisteme të tjera në Shqipëri të aplikuara prej të huajve, që kanë kapacitete të konsiderueshme dhe mund të transkriptojnë disa dhjetëra thirrje në sekondë, bazuar në fjalë kyçe, që përbëjnë probleme si p.sh drogë, armë etj.

Image result for pergjimet telefonike ne kosove

Përgjimet e tjera

Veç kësaj, përgjimi i celularëve bëhet vetëm nëse dekodifikon informacionin që kalon nga celulari tek antena (Cell). Po të dish kodin Ka dhe algoritmin COMPv2, kjo mund të bëhet pa shumë mundim. Mjafton të jesh afër celularit që do të përgjosh.


Por, kodin Ka e dinë vetëm kompanitë celulare dhe e vënë në dispozicion vetëm për strukturat shtetërore.

Praktikisht nuk ekziston ndonjë aparaturë e tillë dhe e gjithë loja luhet rreth kodeve Ka, të cilat gjenden në databazat më të sigurta të kompanive celulare.

Nëse dikush arrin të vjedhë databazat e një kompanie, ka në dorë informacionin më të vyer sot për sot. Personi mund të klonojë çdo lloj numri dhe të përgjojë pafundësisht.


Image result for pergjimet telefonike ne kosove


Klonimi i kartës

Të klonosh një celular do të thotë të krijosh një kopje identike të një numri dhe të marrësh thirrjet e telefonit origjinal.

Por edhe në këtë rast, nuk mund të përgjosh kurrsesi pa pasur kodet Ka, të cilat vihen në dispozicion nga kompanitë celulare.

Vite më parë është arritur që të thyhen këto kode, por kompanitë futën në qarkullim një version të ri.

Image result for pergjimet telefonike ne kosove

Klonimet  Hackerat

Para disa vitesh një hacker nga Serbia arriti të zbulojë algoritmin e dekodifikimit që përdorin shumica e kompanive botërore, të cilën e quajti COMPv1.

Hapi i dytë ishte gjetja e kodit brenda SIM Card, që u arrit duke testuar SIM Card-in shumë herë dhe duke llogaritur sa është kodi i famshëm i kriptimit.

Kështu dolën software të veçantë që gjenin kodin Ka, ku bazohej gjithë kriptimi. Në momentin që di kodin Ka, kartat mund të klonohen.

Image result for pergjimet telefonike ne kosove


Disa nga përgjuesit

Sim Card

Mekanizmi është një kuti e vogël, në të cilën futet një kartë SIM, pa PIN. Aparatura lihet në një vend, ku do të përgjosh dhe më pas, nëpërmjet telefonit i bie numrit që ke lënë brenda saj.

Ai numër hapet automatikisht dhe mikrofoni thith audion në një rreze prej 3 metrash


Related image

Varëse rrobash

E varur në mur, kjo përdoret zakonisht për në ambientet e brendshme të zyrave apo shtëpive, pasi në pjesën e sipërme të saj ka të instaluar një minikamera, e cila i shkarkon videot me fishë normale kompjuteri.

Ato mund të përdoren edhe në tualete të ndryshme në vende publike



Related image

Orë me kamera

Ora është futur ndjeshëm si një mjet përgjimi audio dhe video, saqë përdoren ora muri, ora dore, ora tavoline, të cilat janë të pajisura me minikamera që filmojnë me cilësi të lartë audio dhe videoje.

Ato zakonisht përdoren për përgjime në ambiente të ndryshme të brendshme

Syzet e ndryshme

Syzet prej pak vitesh njihen si një mjet që përdoret për përgjim, në të cilat ka kamera të instaluara.

Kryesisht janë përdorur syzet e diellit, por me zhvillimin e teknologjisë, ato janë sofistikuar. Ato përdoren edhe syze profesionale, ose syze uji. Ato filmojnë deri në 4 orë


Related image
Libër spiun

Nëse keni nevojë për diçka që nuk bie në sy është “libri kamerë”, i cili e bën këtë punë.

Ai vendoset në raftin e librave dhe kamerën e ka të instaluar brenda, të cilën mund ta komandosh me një pult me valë “wireless”. Libri është i pajisur me kanal transmetues 2.4 GHz

Çakmak

Quhet Timystik dhe duket tamam si një çakmak, por në fakt është një kamera e fshehur me rezolucion të lartë, i cili mund të përdoret edhe si ueb-kamera.

 Është i lehtë në përdorim, thjesht duhet të shtypësh një buton. Ka memorie 4 GB dhe rezolucion VGA. Shkarkon në kompjuter

Image result for pergjimet telefonike ne kosove
Ventilator

E vogël, tamam si një freskuese që mund ta vendosësh në tavolinë, ose pranë vendit të punës. Është mjeti për të përgjuar më së miri punonjësit, si në kompani private, ashtu edhe shtetërore. Ajo vihet në punë me korrent dhe me kabull mund të shkarkosh filmimet deri në 7 orë

kamera-e-fsheshte-ne-ore-dore-klasike-me-zinxhir

Çelës makine

Tashmë ka dalë çelësi më i ri në qarkullim. Në variantet e mëparshme, çelësi-kamera, i cili i ngjan një pulti makine, jepte një sinjal drite, që mund të binte në sy dhe shkatërronte përgjimin, por tashmë, çelësi më i ri e fik dritën sapo aktivizohet për të regjistruar video

Kanoçe për pije

Njerëzit mund të mbajnë me vete një kanoçe me pije joalkoolike kudo që shkojnë dhe të tjerët do të mendojnë se janë fryrë me aciditet. Mos mendoni kështu.

Kjo është mënyra për të marrë informacion me video dhe audio deri në 4 GB. Kjo kamera regjistron me rezolucion 640×480
de01675b119c48dfceb02d8fe1ee5396_upload-1-768x576
Kopsë

Kur vishen me kostum, kur xhaketa është e mbyllur, një kopsë mund të mos jetë si të tjerat. Ajo është minipërgjues, i lidhur me një USB. Zakonisht, profesionistët, kur marrin përgjues të tillë, kujdesen që edhe kopsat e tjera të jenë të njëjta. Edhe kjo ka një memorie prej 4GB

Makinë llogaritëse

Sërish në zyra mund të biem viktima të përgjuesve lehtë. Makinat llogaritëse janë të adaptuara për të kryer filmime, duke i lënë të ndezura, sikur po nxjerr bilancet e fundit të vitit.

Ajo mund të regjistrojë deri në dorë, por kur karikon bateritë sërish, vazhdon regjistrimi

Stilolaps-me-kamer-spiune
Kuti letrash

Kjo është një risi. Zakonisht, femrat mbajnë kuti për letra duarsh, sidomos të lagura. Një dhuratë e tillë mund të jetë e rrezikshme, pasi veç funksionit të mbajtjes së letrave, kutia kryen edhe funksionin e një kamere të fshehur, që nuk dallohet nga një person i thjeshtë

Stilolaps

Shanset janë që me një stilolaps, mund të shohësh edhe televizion. Bëhet fjalë për shumë funksione njëherësh, pasi stilolapsi është i pajisur me minikamera dhe lidhet me wireless.

 Thjesht shtyp butonin, sikur do të shkruash dhe pamjet transmetohen në vendin e paracaktuar

Arushi

Të bën për vete kur e shikon dhe falënderon nga zemra njeriun që ta ka bërë dhuratë. Por, është një ndër mekanizmat më të sofistikuar për përgjim ambiental, pasi edhe filmimet i ka të një cilësie shumë të lartë dhe kamera nuk e dallon asnjë se ku është, veç atij që e dhuron

Kollare

Veçse tregon pamjen zyrtare, tashmë kollarja përdoret edhe për përgjim. Mund të regjistrojë deri në 6 orë dhe komandohet me një flash, i cili ka edhe memorien brenda, që mund ta mbash në xhep, ose ia jep dikujt tjetër që nuk ndodhet shumë larg kollares-përgjuese. Duhet kujdes

Vazo lulesh

Kjo përdoret zakonisht kundër hajdutëve. Familja që del për një darkë dhe lë shtëpinë vetëm, mund të aktivizojë regjistrimin e një kamere të vendosur në vazo për të regjistruar gjithçka brenda një harku kohor të caktuar. Nëse USB-ja lihet në kompjuter, videot ruhen dy herë

Rrip mesi

Kur dështojnë kopsat, kollarja, stilolapsi apo ndonjë mjet tjetër përgjimi që vendoset në trup, tashmë është shtuar edhe rripi i mesit.

 Xhaketën nuk mund ta mbash mbyllur në një ambient të brendshëm, kështu që përgjimet mund t’i kryesh edhe me anë të minikamerës në një rrip

Kapele sportive

Kapelja përdoret kryesisht në plazh, e cila shkon edhe me syzet. Pikërisht në vendin që ajo lirohet ose shtrëngohet sipas përmasave të kokës është edhe vendi i shkarkimit të videove që bëhen nga një kamerë e vendosur në pjesën ballore të saj, por të kamufluar nga specialistët

Detektor duhani

Në çdo dhomë hoteli gjeni një detektor duhani. Por mund të mos jetë i tillë. Ai mund të jetë përgjues i sofistikuar, me audio dhe video që komandohet nga një distancë e caktuar, i cili është vendosur me qëllim të caktuar, që t’ju përgjojë juve. Provoni më parë cigaren se sekretin.



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...