2018-05-23

Nesër ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës”

Nesër ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës”
Nesër, me rastin e Ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës, në Muzeun e Kosovës do të hapet ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës”.

Ekspozita, sipas njoftimit nga Muzeu i Kosovës, organizohet nga Sektori i Historisë i këtij institucioni, ndërsa do të hapet në orën 13.

Bashkautorë të kësaj ekspozite janë Dr. Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rraci.


Image

Përmes Asociacionit deri tek autonomia apo Republika

Përmes Asociacionit deri tek autonomia
Insistimi i Listës Serbe që formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe të bëhet sipas Marrëveshjes së arritur në Bruksel, por duke përjashtuar vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e kësaj marrëveshje me Kushtetutën e Kosovës, është shkak i insistimit tjetër të këtij subjekti politik që të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore për formimin e Asociacionit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Sipas tyre, Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin parasheh një autonomi dhe kompetenca ekzekutive në fusha të caktuara, të cilat më pas Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në dhjetor të vitit 2015, i kishte vlerësuar në 23 pika jo në harmoni me Kushtetutën. Vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese, gjithashtu, është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Lista Serbe ka synim të qartë që komunave me shumicë serbe t’iu krijojë një lidhje të organeve të komunave që ato t’i përfaqësojë përmes Asociacionit dhe të mos kenë më ndërlidhje me Qeverinë qendrore.

“Bashkësia e komunave (me shumicë serbe) është një lloj autonomie. Nuk mund të ketë diçka tjetër, sepse edhe komuna vetëvetiu është një lloj autonomie në nivelin lokal. Kjo nuk do të thotë se është diçka e keqe ose e mirë, por është e tillë. Në Kosovë mbetet që të respektohet Kushtetuta dhe ndryshimet të bëhen me marrëveshje. Por, jo që ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës të bëhen jashtë funksionit të karakterit të shtetit të Kosovës dhe të bëhen me imponim për shkak të gabimit të dikujt ose për shkak të Marrëveshjes në Bruksel sepse ajo është marrëveshje bilaterale. Nuk është konventë ndërkombëtare që e obligon Kosovën. Kosovën duhet ta obligojë Kushtetuta dhe ligji”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, fillimisht ka rikujtuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka folur për një akomodim më afirmativ të komunitetit serb në Kosovë. Ai e ndërlidh këtë deklaratë me kërkesat e Listës Serbe për nevojën e ndryshimeve kushtetuese për formimin e Asociacionit.

“Presidenti Thaçi, së fundmi ka përmendur, si kompromis në marrëveshjen që do të arrihet me Serbinë, siç ka thënë ai ‘akomodimin më afirmativ të serbeve’. Unë besoj që flitet vetëm për një lloj autonomie. Asociacioni, si i tillë çfarë po pretendohet të krijohet në Kosovë, nuk mund të funksionojë, përkatësisht, nuk ka vend në Kushtetutën aktuale, në rregullin aktual kushtetues. Kështu që, sido që të quhet, qoftë Asociacion, qoftë me një emër tjetër, nuk është me rëndësi forma, por përmbajtja. Për mua, ajo do të jetë një lloj autonomie”, u shpreh Mushkolaj.

Megjithatë, sipas politologut Tahiri, edhe në rast se në cilëndo mënyrë iniciohen ndryshimet kushtetuese për formimin e Asociacionit, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të mund ta pranojnë realizimin e Marrëveshjes së Brukselit për Asociacionin, në formën të cilën e synon Lista Serbe. Kjo për arsyen se, sipas tij, tashmë ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese se kjo marrëveshje në 23 pika të saj nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

“Finalja do të zgjatet dhe do të synohet që të bëhet një kompromis, gjë që është krejtësisht normale. Por, i gjithë ky kompromis do të bëhet në Kuvendin e Kosovës e jo në Qeveri të Kosovës, sepse duhet të kalojnë ndryshimet përmes Kuvendit të Kosovës. Ani që statuti miratohet nga Bashkësia e këtyre komunave, çështja e Asociacionit, e cila e prek thelbin e shtetit, nuk mundet të mos kalojë nëpër Kuvend. Nuk ka organ tjetër që guxon ta miratojë, në qoftë se është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. E ajo është në kundërshtim në 23 pika dhe këtë e ka thënë vetë vendimi i Gjykatës (Kushtetuese)”, tha Tahiri.

Por, analisti Mushkolaj shfaq drojën se deputetët e Kuvendit do t’i nënshtrohen presioneve të caktuara që të mundësojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat do të jenë kompromis drejt një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pa ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, Asociacioni nuk mund të ekzistojë si i tillë sipas kërkesës së Listës Serbe. Mund të ekzistojë vetëm nëse është organizatë joqeveritare. E të gjithë e dimë që nuk është organizatë joqeveritare. Unë besoj që do të gjendet mënyra që këto ndryshime ligjore dhe kushtetuese të bëhen në mënyrën sa më të lehtë të mundshme. Të mos harrojmë se kur vjen puna te ndryshimet e tilla, hyn në funksion edhe presioni që mund të vijë nga brenda dhe nga jashtë. Ne do të jemi të detyruar që, në emër të një kompromisi që po u dashka që të arrihet, të lejojmë që Asociacioni të akomodohet si një nivel tjetër i qeverisjes”, theksoi Mushkolaj.

Sidoqoftë, Lista Serbe ka deklaruar se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore paraqesin “mënyrën e vetme që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet ashtu siç është arritur marrëveshja në Bruksel”. Sipas tyre, gjithçka tjetër, nënkupton zvarritje të sërishme dhe probleme për formimin e Asociacionit.

Lideri Vetëvendosjes Albin Kurti kujton masakrën e Dubravës dhe të plagosurit e saj që u transferuan në Lipjan


Kurti kujton masakrën e Dubravës dhe të plagosurit e saj që u transferuan në Lipjan

Lideri Vetëvendosjes Albin Kurti në një postim në profilin vet të Facebookut ka përkujtuar ditën kur në burgun e Lipjanit në të cilin gjendej edhe vetë, ishin transferuar të plagosur që i kishin mbijetuar masakrës së Dubravës në majin e vitit 1999.

Sipas Kurti disa nga të plagosurit kishin vdekur më pas nëpër burgje e spitale

Ky është postimi i Kurtit:

“Ishte 24 maji i vitit 1999 kur në Burgun e Lipjanit në të cilin ndodhesha vetë, sollën shumë të burgosur. Ishin më shumë se zakonisht, nuk ishin rishtas të arrestuar si zakonisht, dhe kësaj radhe kishte edhe të plagosur midis tyre.

Prej datës 19 maj e deri në 24 maj të vitit 1999, pra 19 vite më parë, ndodhi Masakra e Dubravës. U vranë në mënyrë sistematike, me ekzekutime klasike të burgosurit e burgut të Dubravës që ndodhet afër Burimit. Mes tyre shumica dërrmuese ishin të burgosur politikë, e kishte edhe të burgosur ordinerë, të cilët ishin grumbulluar ato ditë nga burgjet e largëta nëpër Serbi.

Grumbullimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgun e Dubravës ndodhi në ditët e para të majit ’99, siç u mësua më vonë, për arsye të informacionit që kishte pushteti serb, se në atë zonë do të bombardonte NATO-ja. Mbi gjysëm shekulli pas përfundimit të luftës së dytë botërore, në Kosovë u instalua një kamp përqendrimi. Me këtë rast pushtuesi mizor vendosi t’i heqë qafe të burgosurit politikë me dorën e tjetrit. Kështu ata llogarisnin që edhe patriotët shqiptarë të burgosur vriteshin, edhe fajin për fatin fatal të tyre, t'ia linte NATO-s, ashtu siç tentoi ta plasojë me mediet e saj.

Bombardimet e NATO-s ndodhën në datat 19 dhe 21 maj, duke lënë të vrarë 23 të burgosur. E me datat 22 dhe 23 maj, vetë forcat e armatosura serbe që ndodheshin në burg (gardianë, policë, ushtarë, paramilitarë e madje edhe të burgosur ordinerë serbë të armatosur enkas për atë situatë) filluan masakrën ndaj shqiptarëve që ende kishin mbetur gjallë. Mbi 120 të burgosur të identifikuar u vranë, ndërsa mbi 300 të tjerë u plagosën rëndë e lehtë prej granatave dhe breshërive të mitralozave e armëve të tjera të zjarrit.

Ata që mbijetuan, në datën 24 maj u transferuan nëpër burgje e spitale, ku ka pasur edhe të tjerë që kanë humbur jetët. Njëri prej tyre, të cilit nuk ia di emrin, vdiq në mbrëmjen e 10 qershorit 1999 në Burgun e Pozharevcit, në Pavilonin VI ku isha edhe unë, pasi që na rrahën të gjithëve, pa kursyer as të plagosurit.

Sot jemi me fat që kemi ende në mesin tonë disa prej të mbijetuarve të asaj masakre, të cilët mund të dëshmojnë e të na tregojnë për tmerret çnjerëzore që kanë parë e kanë përjetuar. Deri më tani, si drejtësia vendore ashtu edhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar krejtësisht (për të mos thënë se nuk patën as vullnet e interesim) të ndjekin e dënojnë kriminelët që organizuan dhe ekzekutuan planin morbid të kësaj masakre.

E përkujtojmë me dhimbje këtë ngjarje të rëndë të historisë sonë. Kemi kaluar nëpër vuajtje të mëdha, si komb e si shoqëri. Ato dhimbje e vuajtje na kanë bërë këta që jemi sot. Ato dhimbje e vuajtje ua trashëgojmë edhe fëmijëve e gjeneratave të reja, ashtu siç u trashëgojmë fatkeqësisht edhe varfërinë e moszhvillimin tonë kolektiv. Janë ngjarje të paharrueshme, janë plagë që nuk mbyllen. Veç drejtësia, dhe lejimi e ndihma që Kosova të hyjë në rrugën e zhvillimit e konsolidimit shtetëror mund të jetë ilaç për plagë të tilla”.

Të pakënaqurit nga anulimi i listave rezervë për infermierë në SHSKUK paralajmërojnë padi




Të pakënaqur me arsyetimin që u dha Basri Sejdiu, për humbjen e mundësisë që të marrin kontratat e punës si infermierë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pasi listat e pritjes ku ishin emrat e tyre, u anuluan me datën 10 të këtij muaji. Ani pse, disa prej kolegëve të tyre tashmë kanë nisur punën.

Ata padrejtësinë që thonë se iu është bërë, kanë dashur t’ia tregojnë edhe ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Dyert e Ministrisë nuk u hapën, pasi ministri i shëndetësisë nuk i priti, e njëjtë vepruan edhe zëvendësit e tij.

Por, këshilltari i ministrit Ismaili, Albatrit Matoshi, u tha atyre se ShSKUK-ja është institucion i pavarur nga ta dhe ministri nuk mund të përzihet në punët e SHSKUK-së.

Por, ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund këtij procesi, duke paralajmëruar padi në Gjykatë.

E kandidatët të takohen sërish me drejtorin e ShSKUK-së, pasi si Inspektorati i Punës ashtu edhe Ministria e Shëndetësisë, e hoqën përgjegjësinë nga vetja për të drejtuar gishtin nga institucioni që e ka hapur konkursin.

Por, as ky takim nuk solli rezultate.

Inspektorati i Punës kishte anuluar listat rezervë të konkursit të fundit për infermierë në ShSKUK, 3 muaj pas zyrtarizimit të tij, pasi vlerëson se listat e tilla janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

ShSKUK-ja thotë se një rekrutim të tillë e kishte bërë vazhdimisht për shkak të nevojës së madhe dhe të vazhdueshme për infermierë.

Për konkursin e njëjtë ka pasur edhe hetime, pasi është dyshuar se janë shitur vendet e punës.

Krejt çfarë u tha sot në kongresin kombëtar “Kosova që duam”

Politikanë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të sindikatave e institucioneve shtetërore kanë marrë pjesë në kongresin e parë kombëtar “Kosova që duam”, me qëllim të krijimit të një strategjie të përbashkët për zgjidhjen e problemeve kryesore në vend.

Mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert, kongresi është përqendruar në temat si puna dhe jeta me dinjitet, zhvillimi ekonomik dhe vendet e punës, shëndetësia dhe mirëqenia, edukimi për punësim dhe zhvillim, si dhe aktivizmi qytetar për një qeverisje më të mirë.

Frank Hantke, nga ky fondacion, ka thënë se organizatat, duke vepruar individualisht me kompetencat e tyre, nuk krijojnë trysni të mjaftueshme politike për të qenë të kyçura direkt në politikëbërje, andaj duhet bashkuar për të dhënë efektin e tyre.

Si e mori lejen avioni turk që dërgoi “gulenistët” nga Prishtina në Stamboll


Brenda 24 orësh, aeroplani i ‘Birlesik Insaat’ kishte arritur ta siguronte lejen për aterrim në Kosovë, leje e cila përveç që ishte dhënë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, kishte devijuar edhe qëllimin.

Këtë fakt e ka pranuar edhe drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Dritan Gjonbalaj, i cili ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, duke thënë se kompania fluturuese i ka mashtruar autoritetet kosovare.
Si e mori lejen avioni turk që dërgoi “gulenistët” nga Prishtina në Stamboll
Për këtë, Gjonbalaj ka thënë se janë duke u zhvilluar hetime por që kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës. Gjonbalaj ka pranuar se pas miratimit të një fluturimi komercial nga MI-ja, Agjencia bën kontrollimin e aeroplanit dhe asnjë pasagjer nuk mund të hyjë pa kaluar përmes Agjencisë por kjo nuk kishte ndodhur me aeroplanin që po i bartte gjashtë personat për në Turqi.

Tutje ai ka bërë të ditur se kompania mund të dënohet deri në 1 milion euro gjobë. Ministria e Infrastrukturës nuk kishte dhënë shumë detaje për fluturimin misterioz që me vete mori 6 turqit e arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje elektronike, Argjend Zejnaj, këshilltar i ministrit Pal Lekaj, në kohën e arrestimit, kishte treguar për KTV-në se aeroplani i kompanisë turke kishte aplikuar për leje fluturimi jo të rregullt/charter 48 orë para fluturimit. Ministria nuk ishte përgjigjur as në kërkesën e televizionit.

Dushan Kozarev: Institucionet e Serbisë janë në Kosovë, po ndërtohet Lugina e Diellit

Në Këshillin për Kosovën në Kuvendin e Serbisë sot është folur për raportin e Punës të vitit 2017 të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kozarev: Institucionet e Serbisë janë në Kosovë, po ndërtohet Lugina e Diellit

Dushan Kozarev


Duke raportuar për të, zëvendësi i Marko Gjuriqit Dushan Kozarev, ka vlerësuar se vjet Serb ia ka dalë të ruajë institucionet e veta përkundër shumë presioneve nga Kosova, transmeton Koha.net.

"Të arriturat dhe suksesi më i madh i Serbisë në Kosovë në vitin 2017 është se Serbia ia doli t’i ruajë institucionet e veta përkundër se pati presione ndaj tyre", ka thënë Kozarev dhe ka shtuar se gjatë vitit të vjetëm Zyra ka ndërtuar dhjetëra objekte kishtare, ka ndihmuar 500 amvisëri bujqësore si dhe është punuar në mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të njeriut.

Ai, siç përcjell portali kossev, duke folur për kthimin dhe mbetjen e serbëve në Kosovë, ka thënë se procesi është i vështirë dhe i kufizuar, ndërsa ka përkujtuar se po vazhdon projekti “Lugina e Diellit” për kthimin 300 familjeve.

Gjatë prezantimi të raportimit Kozarev ka folur edhe për Gazivodën. Ai ka thënë se Serbia po përpiqet tga mirëmbajë atë edhe pse Kosova shpesh kërcënon se do ta marrë nga Serbia.

Për Trepçën ka premtuar se do të pengohet marrja e saj nga Kosova ashtu siç është penguar edhe marrja e Brezovicës”.

“Logjika e Kosovës, me të cilën nuk pajtohemi, është se ajo mendon se të gjitha asetet në territorin e Kosovës pas vitit 1999 i takojnë asaj”, ka thënë Kozarev.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...