2018-10-13

Si duhet t’i përgjigjet Perëndimi Putinit, dhe spiunëve të tij


Rusia nën regjimin e Vladimir Putinit është një shtet batakçi, por jo veçanërisht i aftë. Ky është përfundimi i pashmangshëm, që mund të nxirret nga përpjekjet e spiunëve rusë, për të shënjestruar operacionet kibernetike të Zyrës së Jashtme, objektin kërkimor në Porton Daun dhe Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW)

Nga Oliver Kamm

Këto operacione të dobëta, u ekspozuan së fundmi nga autoritetet britanike dhe holandeze. Kërcënimi nga agresioni rus në forma të ndryshme është i fortë, por metodat e parandalimit dhe kontrollit, që funksonuan dikur për të mposhtur komunizmin në Luftën e Ftohtë, nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre edhe në epokën e luftës kibernetike.



Tereza Meji tha para Dhomës së Komunëve muajin e kaluar, se përpjekja për të vrarë Sergein dhe Julia Skripal në Salisbëri me një agjent nervor, nuk ishte një operacion privat, por një aksion i shtetit rus. S’ka pasur kurrë arsye, për të dyshuar tek ky përfundim shqetësues.

Ai përshtatet me një model të dhunës vdekjeprurëse, të përdorur gjatë shumë viteve nga regjimi i Putinit, brenda kufijve rusë dhe më gjerë, kundër kundërshtarëve dhe kritikëve të tij. Teoricienët e konspiracionit, përmendën menjëherë dhe në mënyrë të parashikueshme rastin e të dhënave të rremeve të agjensive inteligjente dhe OPCW për armët e shkatërrimit në masë në Irak, por helmimi i ndodhur në Salisbëri është një rast shumë i ndryshëm.

Analiza ligjore, tregoi se një agjent nervor ishte vendosur në Salisbëri, dhe një shtetas britanik është në agoni si pasojë e këtij akti. Qeveria britanike, synoi me të drejtë të bashkëpunonte menjëherë me OPCË, monitoruesen e armëve kimike, ndërsa shteti rus vazhdimisht e ka sulmuar vazhdimisht këtë organ.

Pse? Konkluzionet e përpikta të OPCW për përdorimin e armëve kimike në Siri fajësuan regjimin e Asadit, që është një klient i Rusisë. Megjithatë gjurmët, dezinformimi, dhe të gjitha mekanizmat e përdorur nga Kremlini dhe organet e tij të propagandës, janë ekspozuar nëpërmjet provave të qarta.

Në një konferencë për mediat, autoritetet holandeze treguan fotografi të pasaportave të 4 agjentëve të inteligjencës ruse, GRU, që mbërritën në aeroportin e Amsterdamit nga Moska më 10 prill. Ata udhëtuan për në selinë e OPCW në një mision zbulimi. Ishte një operacion tejet qesharak.

Agjentët rusë, përdorën pikat e ndërlidhjes së Ëi-Fi, kësisoj detajet mbi identifikimin e tyre ishin lehtësisht të arritshme. Ata shkuan më pas në aeroportin e Moskës nga kazermat e GRU-së, pa asnjë ndërhyrje; dhe pasaportat e tyre kishin numra të njëpasnjëshëm.

Morën me qira një makinë, e cila u kap nga autoritetet holandeze, dhe që kishte pajisje inkriminuese brenda saj. Një nga agjentët, kishte marrë ndërkohë pjesë në veprimtari klandestine në Malajzi, për të tentuar të mblidhte informacione, në lidhje me hetimin e rrëzimit të fluturimit Malaysia Airlines MH-17 mbi Ukrainë në vitin 2014.

Është gjithmonë joshëse, që me një shtet kundërshtar, të supozosh se një gafë kaq e madhe të jetë pjesë e një plani më të gjerë. Por kjo nuk duhet të jetë domosdoshmërisht e vërtetë. Rasti patetik i Majkëll Betani, një spiuni që vdiq disa javë më parë, e dëshmon më së miri këtë.

Betani punonte për inteligjencën britanike, MI5, dhe ishte i dëshpëruar të tregonte gatishmërinë e tij për të spiunuar për Bashkimin Sovjetik. Kështu në vitin 1983, ai i dërgoi materiale të vjedhura nga inteligjenca britanike, shefit të KGB-së në Londër – i cili dyshoi se mos kjo ishte një kurth, ndaj nuk bëri asgjë. Betani u arrestua më vonë, dhe u dënua me 23 vjet burg.

Komploti për të vrarë Skripal dhe spiunimi tek OPCW, që ishte duke testuar agjentin nervor të përdorur në sulmin në Salisbëri, duket se lind nga i njëjti manual i dështimeve. Skema ruse, ka pasur pasoja të tmerrshme, por ajo qe në thelb jo-funksionale për shkak të dështimeve njerëzore. Vetëdija mbi këtë, duhet të udhëheqë politikën perëndimore.

Rusia po zhvillon prej kohësh një luftë kibernetike. Në vitin 2007, Estonia pësoi një valë sulmesh kibernetike. Ajo qe me gjasë një pararendëse e një fushate të ngjashme kundër qeverisë dhe ekonomisë së Gjeorgjisë në vitin 2008, kur Rusia ndëmorri një inkursion ushtarak.

Ndërkohë në vitin 2009, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut u vunë në shënjestër në një fushatë të luftës kibernetike, që duket se kishte origjinën në Korenë e Veriut. Problemi për demokracitë perëndimore që përballen me sulmet kibernetike, është se sipas përkufizimit, fajtori në këtë lloj agresioni nuk është i lehtë për t’u zbuluar.

Ka shumë pak pengesa për të hyrë infrastrukturën kibernetike të një shteti kombëtar. Hakerat mund ta bëjnë këtë, me shumë më pak se sa kapitali intelektuali. Lufta kibernetike, synon jo vetëm sistemet kompjuterike të dukshme, por edhe infrastrukturën jetike të nje vendi, siç janë centralet bërthamore.

Atëherë, si është e mundur të pengohet një luftë kibernetike, e cila do të kishte pasoja shkatërruese? E vetmja mënyrë e besueshme e reagimit, është të demaskohen regjimet që janë

të njohura se e zhvillojnë një luftë të tillë. Pra në rastin konkret Rusia, pas përpjekjes për të sabotuar hetimet mbi sulmin ndaj avionit malajzian MH-17 dhe helmimin në Salisbëri.

Regjimi i Putinit, duhet ta dijë se është kapur me presh në dorë. Diplomatët e tij të supozuar, duhet të dëbohen nga kryeqytetet perëndimore.

Aparati i tij propagandistik, si mediat famëkeqe të lajmeve RT dhe Sputnik, duhet të shmangen nga politikanët demokratë. Frenimi nuk është një kurs joshës, por siguria kolektive është po aq thelbësore në epokën e luftës kibernetike, sa ishte edhe në epokën e Bashkimit Sovjetik.

Shqipja është nëna e gjuhëve indoevropiane



Në kohën parahistorike, pra shumë në lashtësi njerzit mereshin vesh me anë të veprimeve dhe shenjave. Kështu lindi nevoja për komunikim me anë të një gjuhe të përbashkët. Dhe filluan të lindin gjuhët e para. Por, cila është gjuha e parë indoeuropiane



Shkruan: Prof. Teuta Llalla

Nga shumë historian të huaj dhe shqiptar jemi njohur se mund të jenë gjuha latine dhe gjuha greke !? Mirëpo nuk është e vërtet se latinishtia dhe greqishtja janë gjuhët e para indoeuropiane; tashmë është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane.

Por lindë pyetja me të drejtë, se në gjuhën shqipe nuk është gjetur asnjë dokument i vjetër historik.?
Ku e kemi zanafillën! Mos vallë jemi ne pasardhë të tyre që janë quajtur grekë të lashtë, që në të vërtetë ishin pallazgjik ose shqiptarët!

Në ndihmë për të vërtetuar vjetërsin e gjuhës dhe historisë na erdhën ‘’Arqeologjët’’.
Arqeologjët gërmojnë për të gjetur vendbanime të lashta e varre, me qëllim që të zbulojnë teknikën e ndërtimit të tyre, mbledhin vegla pune, armë, sende shtëpiake, monerdha, stoli etj. Dhe shkencëtarët na zbulojnë kohës që i përkasin dhe popullatës. Këto bëjnë të mundur që të njohim veprimtaritë shoqërore dhe fetare të popullatës para zbulimit të shkrimit.






Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Sot dhe dje në lashtësi letrarët dhe priftërinjt u interesonte latinishtja dhe greqishtja, që janë gjuhë letrare dhe diturore.

Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund ti vërtetonin dhe ti ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.



Fatkeqësisht, shqiptarët e lashtë nuk lanë absolutisht asgjë të shkruar, as letërsi, madje as edhe një mbishkrim. Në ndihmë pra siç e thash na erdhën arqeologjët. Kërkimet e tyre kanë nxjerrë nga toka poçeri qeramike, armë guri, bronzi, hekuri, gurë të çmuar etj. Dhe këto të gjitha na ndihmojnë të rindërtojmë kulturën parahistorike.

Kurse shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të herëshme, dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët.

Pra gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një indentitetit etnik të një populli. Fjala ‘’Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërrimit njerzor. Aspekte të rëndësishme të një studimi të gjuhës janë; ‘’Klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transpetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën’’.

Në këtë aspekt, studimi historik i një gjuhe në proçesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh ‘’Arqeologjia’’ duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Ashtu si në Arqeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morrën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm dhe nuk e linin të tjerët që të diturohej.

Nga shekulli 19 dhe 20 shkenca e gjuhësis krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane.

Disa nga studiuesit e gjuhëve të europës kanë thënë për gjuhën shqipe mbas shumë vite studimi.
Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi ‘’se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja’’.

Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologji i parë, që studioi shkencërisht origjininën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh, sllav, grek dhe shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770. Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin.

Botoi tre vëllime ‘’Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’’ Duke nxjerrë përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.

Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ’’Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’’ më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.

Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, antar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘’Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane’’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Eduard Shnejder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘’Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre,, më 1894, një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘’tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje’’.

Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli 18877-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, biblotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.

Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi etj.

Kështu mbas shumë studime nga shkencëtarë dhe gjuhëtarë të huaj, duke u bindur me një vargë argumentesh nxorrën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgjët parahistorik.

Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja, si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra.

Dhe ato pak fjalë greke dhe latine që kanë hyrë në shqipen e sotme duhet që më parë të kenë hyrë në ilirishten, që më vonë u trashëguan në shqipen.

Një vërtetim i pamohushëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjëve që janë trashëguar deri më sot duke u qëndruar edhe pushtimeve të gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRËS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj.

Trashëgimi nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe, kemi dhe emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tilla emra janë mbi 800, që ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë re, se shumë qytete, dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si, Toskana në Itali, e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë nga Shqipnia. Siçilia e ka marë këtë emër që në lashtësi nga shqiptarët, për arsye se ishulli e ka formën si të kalit. Pra Siçili-si e kalit, Sikilia.

Brindizi ka kuptimin e fjalës shqipe, si bri dashi.

Kryeqyteti i Francës. Parisi është në shqip i pari ose si i pari, dhe Parisi është qyteti i parë i Francës.

Marrsiella, qytet i francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë qytet tregëtar, pra marr- dhe sjell, është një term i zakonshëm shqiptar.

Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke, kanë emra të kuptimit shqiptar si, Athina -athenë, Edessa-edesha, Thiva-theva.

Pra, një vështrim në hartën e Europës, vërejmë emërtime të qyteteve në gjuhën shqipe, por po të studiohet dhe më gjerë, atëherë do të zbulojmë dhe më shumë fjalë shqipe.

Dy veprat e mëdha të shkruar nga Homeri, që dhe fjala Homer është shqipe, duke patur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgjikët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Iliadha ose Troja dhe Odhiseas ose Udhë s’sheh. Janë legjenda pellazgje ose shqiptare, që u shkruajtën nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm grekë.

Në Iliadhën, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesmarrës në betejën e Trojës, dhe nga vendet që vinin kanë emra të kuptimit në shqip. Mikena-mik jemi, kishte mbret Agamemnonin-ai që mendon, është i zgjuar, i ditur etj. Menelaos-mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.

Mirmidonët-mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë. Elena-e lanë ment. Priami, mbreti i trojës, që është-drejto amën. Paridi-është i pari që di, etj.

Leximi i vëmëndëshëm i poemës Iliadha, do të vërejme se ngjarjet na flasin për luftera midis fiseve pellazgjike ose shqiptare, dhe fjala e urtë shqipe thotë ‘’i yti ta fut, i yti të nxjerrë sytë, i yti të vjedh’’ etj. Në veprat e Homerrit pasqyrohen ngjarje, legjenda dhe histori shqiptare.

Në të gjitha kohërat grekët kanë pasur maninë për të përshtatur emrat jo grek, në emra grek. Pra për të përkthyer në greqisht çdo fjalë jo greke.

Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar dhe mënyrën e shqiptimit të fjalive ose të emrave gjë që e bën të pakuptueshëm.

Në qoftëse të lashtët grek dhe grekët e sotëm nuk do të kishin bërë gjithshka greke, megjithë shtrëmbërimin e shqiptimit fillestar në pjesën më të madhe të gjuhës pellazgje ose shqipe, ne nuk do kishim vërshtirsi për të rindërtuar fjalët e lashta parahistorike shqipe, të shkruara greqisht apo të përkthyera keq në greqisht si ‘’Piellbardh në-piellazgos, piellzis në-piellzious’’ etj.

Po të njohim perënditë e lashta të Olimbit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi quhen në fjalën shqipe si; Zeus-Zë, është perëndia më e fuqishme, dhe kishte për grua perëndin Herën-Era. Perëndia tjetër Letos-Lëton, Zeusi më vonë u martua me perëndeshën Mentis-ment, dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës, dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve, dhe duhet ta ketë marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’.
Perrëndia Apollon, mendoj se e ka marrë këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apolloni ishte perëndi i muzikës, poezis dhe harqeve, dhe ç’farë bënte Apolloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave.
Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët është, shigjeta. Perëndia e detit quhej, Tetesi, që shumë herë në shqipe T zëvëndësohet me D. Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe me vëmëndje kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgjët.

E diela, është dita që përfaqson Diellin, po të vërejmë e diela është dita më me shumë diell. E hëna, përfaqson Hënën. E marta, është dita e Marsit, dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura, është dita e Mërkurit. E enjta, nuk është zbuluar akoma. E premtja, është dita e zezë, të pren, e prenë. E shtuna, përfaqson Saturnin. Po të shohim grekët ditët e javës i emërtojnë, e diela përfaqson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtia, është e pesta, e premtja, është dita e shën Mërisë, e shtuna, e kanë marë nga hevrejtë.
Siç shihet shqiparët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan.

Betimin pellazgjët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqipëtarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pra edhe këtu kemi betimin e trashëkuar nga pellazgjët tek shqiptarët e sotëm, që janë shtarshëgimtarët e vërtetë të popullsisë që banonte në pjesën më të madhe të europës.

Gjatë shekuj shumë popuj, dikur të mëdhenj, janë shkataruar ose asimiluar nga popuj të tjerë duke humbur gjuhën, zakonet pa lenë gjurmë. Mirëpo pellazgjët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në trevat e tyre shqiptare, ndonëse tashmë të tkurrura, përgjat pregut perendimor të gadishullit Ballkanik Studiuesit e gjuhëve vënë në dukje se gjuhët moderne nuk janë të izoluara, por i takojnë një familje të veçantë gjuhësh simotra, disave mundë ti gjihet edhe gjuha amë e përbashkët.
Duke shkuar sa më thellë në proçesin e rindërtimit historik, ku del qartë se shumë prej këtyre gjuhëve amë e kanë prejardhjen nga një gjuhë e pashkruar, edhe më e lashtë që është shqipja.

Aspektet teknike të kësaj çështje u takojnë specialistëve. Pra është i pakundërshtueshëm fakti që shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropjane dhe shqiptarët janë populli parahistorik dhe ndër më të vjetrit në europë.

Shihet qartë se gjuhësia hedh dritë në kërkimet për origjinën parahistorike të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij. Prandaj duhet t’ia lemë specialistëve që të merren me misteret e pa zbuluara akoma të çështjes mbarë shqiptare.
Në përfundim duhet thënë dhe theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bënë edhe më të qartë arsyjen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse ne shpesh kemi përdorur gjuhëra tregëtie, të ardhura gjetkë, njerzit, që sot njihen si shqiptar, kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe indentitetin tonë të lashtë, Ilir e Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që ne të ndërtojmë, të pregatisim specialistë shkencor, pedagogjik, historik, juridik etj.

Që të pregatiten këto, duhet që shqiptarët të kujdesen për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe ti ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.
Arqeologjia, gjuha, dhe kronika të herëshme, hedhin dritë në atë që ndryshe do të ishte një e shkruar krejt e pakuptueshme e shqiptarëve parahistorik.

Fatmirësisht, Shqipëria gjendet në mes dy gjytetërimeve klasike, të Greqis dhe Romës, dhe shumë herë u përplas me të dyja këta.
Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregëtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë europian, dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë, për veshjen karakteristike.

Ulian Shekspir nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte.

Por që fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek.
Përallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipnis me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy.
Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’. Shqipëria sot është zvogëluar është bërë një sanduiç i vogël midis ish-Jugosllavis dhe Greqis.

Sot Shqipëria është si një dragua i fort i rrethuar prej çakenjsh dhe dhelpra të cilën i kanë lidhur këmbët dhe bëhen gati ta çajnë përsëri, dhe ta përlajnë të tërë si dikur më 1878.
Shqipëria duke u pushtuar nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, u zvogëlua dhe shqiptarët u detyruan që një pjesë të asimilohej, një pjesë të emigrojë dhe disa fise u larguan për të jetuar të fshehur në male të larta.
Kështu shqiptarët gjithmon kanë qenë nënpresionin e zhdukjes dhe nuk u ngeli kohë që të mendonin për shkruatjen e gjuhës së tyre shqipe, sepse nuk e lanë të tjerët rehat për zhvillimin e më tejshëm të gjuhës që lindi gjuhëra të tjera.

Vërej; Për këtë studim u shfrytëzuan libri ‘’Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly, libri i autorit amerikan Edwin E.Jacquen ‘’Shqiptarët’’. Librat e autorit grek Aristidh Kolia ‘’Arvanitët dhe preardhja e grekëve’’ dhe ‘’Gjuha e Zotit’’. Revista ‘’Ekskluzive’’ botim i Prishtinës, libri ‘’Iliada’’ i autorit Homeri, përkthim i Gjon Shllakut, Tiranë 1965. Biblioteka e papa Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ‘’Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes së Arbëreshëve të Italis së Jugut’’.

Pema e lartëme është bërë ndërtimi i gjuhëve Indoeuropiane, dhe është botuar në vitet 1970 nga Instituti i gjuhëve në Suedi, dhe në vitet 1985 në disa revista ne Greqi.

Gjuha e parë siç shihet është APBANITIKH-Arvanitiki-Shqipja dhe me rradhë Armenishtja, Greqishtja etj. Pra siç shihet qartë shqipja është gjuha mëmë e gjuhëve Indoeuropjane. Që të ruhet dhe të pasurohet edhe me më shumë vërtetime, duhet që shkencëtarët dhe studiuesit shqiptarë të punojnë më shumë në këtë drejtim të përkrahur edhe nga Institucionet shtetërore studiuese përkatëse.

PEMA E GJUHËVE – MUND TË SHIHNI SE GJUHA E PARË, VAZHDIMËSI E PANDËRPRERË E GJUHËS PROTO-INDO-EUROPEANE (BURIMI I GJUHËVE INDO-EUROPEANE) ËSHTË SHQIPJA.

Shqipja është një gjuhë e lashtë në Ballkan, një nga çuditë e pakuptueshme të botës thot Istvàn Schütz


Ka disa mendime që stërgjyshërit e shqiptarëve do ta kenë huazuar sistemin njëzetor jo nga banorët e lashtë (baskoidë) të Ballkanit, po nga tregtarët shumerianë, të cilët përdornin po këtë sistem numërimi. Sidoqoftë të dy mundësitë na çojnë në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit

Shkenca të ndryshme dëshmojnë lashtësinë e shqipes

Kohët e fundit hulumtues të ndryshëm kanë botuar hipoteza të reja rreth prejardhjes së shqipes dhe të shqiptarëve. Pavarësisht nga gurra e propozuar nga ata, hipotezat e tyre takohen në një pikë të saktë: secili e vë lindjen e shqipes dhe të shqiptarëve të sotëm në shekullin 4 pas lindjes së Krishtit.

Me sa duket këta hulumtues nuk kanë mësuar asgjë nga pësimi i mëparshëm i disa kolegëve të tyre, hipotezat e të cilëve janë pritur me një kritikë të rreptë objektive për shkak se ata kanë harruar plotësisht disa ligje themelore të zhvillimit të shqipes.

Në kumtesën tonë nuk kemi ndër mend që të bashkohemi me këto kritika. Jo, qëllimi ynë është mbledhja e disa dëshmive të shkencave të ndryshme, të cilat flasin njëzëri për një prejardhje më të vjetër të shqipes, të cilat provojnë që paraardhësit e shqiptarëve të sotëm flitnin shqip qysh në kohën e takimit të tyre të parë me legjionet pushtuese romake, bile edhe më herët, duke huazuar me dhjetëra fjalë nga greqishtja e vjetër.

Do të tregojmë me të dhëna konkrete që përroin e lashtë e shqipes mund ta ndjekim, kundrejt rrymës, gati deri në burimin e tij të lashtë indoevropian.

Dhe shu­mica e këtyre dëshmive nuk janë zbulime të reja, bile ato njihen prej kohësh, por ato janë botuar andej-këndej, në studime dhe artikuj të ndryshëm, si qirinj të vegjël të shpërndarë në errësirën e natës, dhe gjer më sot asnjëri s`e ka bërë mundimin t`i mblidhte për të parë ndriçimin e tyre të bashkuar.

Dëshmitë e tilla më të lashta i gjejmë së pari në mitologji, në besimet dhe bestytnitë e popullit, në disa zakone të lashta, të cilat mbijetojnë edhe sot në disa krahina malësore.

Por dëshmi të tilla nuk mungojnë as nga fusha e gjuhësisë, me qenë se fjalësi i shqipes ruan edhe sot disa kujtime nga takimi i stërgjyshërve të lashtë të shqiptarëve me banorët e parë të trevave ballkanase.

Kështu, bie fjala, shqipja e sotme ka ruajtur disa fjalë të tilla nga koha e ardhjes së ilirëve në Ballkan: fjala shqipe karpë `shkrep` e ka gurrën në baskishten (karb-he `gur, shkrep`) dhe është përjetësuar në emrin e vargmalit të Karpatëve.

Po në këtë drejtim na drejton vëmendjen ruajtja e sistemit të lashtë njëzetor të numërimit. Shqipja e sotme e përdor vetëm sistemin dhjetor, mirëpo janë ruajtur numrat njëzet (një + zet), dyzet (dy + zet) dhe forma dialektore katërzet (katër + zet). Ky sistem numërimi rron edhe sot në baskishten nga e ka huazuar edhe frëngjishtja e folur në Francë: quatrevingt `tetëdhjetë`, por valonët e Belgjikës njohin vetëm formën ottante.

Ka disa mendime që stërgjyshërit e shqiptarëve do ta kenë huazuar sistemin njëzetor jo nga banorët e lashtë (baskoidë) të Ballkanit, po nga tregtarët shumerianë, të cilët përdornin po këtë sistem numërimi.

Sidoqoftë të dy mundësitë na çojnë në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit. Po aq e lashtë na duket edhe fjala shqipe shegë, e cila ka një prejardhje të përbashkët (jo indoevropiane!) me fjalën greke crEOYTJ me të njëjtin kuptim, dhe me fjalën e iranishtes seb `mollë`, fjalë e përdorur edhe sot në disa gjuhë të vogla në krahinat e Kaukazit në formën soyun `shegë`.

Ndofta një fjalë tjetër me një lashtësi aq të madhe do të jetë edhe fjala shqipe hekur, me prejardhje semite, ndofta shumeriane, sepse arkeologjia ka vërtetuar që një nga rrugët e mbërritjes së këtij metali nga Lindja e Mesme në Evropë çoi nëpër truallin shqiptar të sotëm.

Ruajtja e kësaj fjale në shqipen e sotme provon që stër­gjyshërit e shqiptarëve e kanë marrë fjalën bashkë me metalin e ri nga tregtarët e Lindjes para pushtimit romak të trevave të tyre, gjë e cila shpje­gon edhe mos marrjen e fjalës latine ferrum gjatë pushtimit të gjatë romak.

Në këtë buqetë fjalësh të lashta duhet vënë edhe emri i malit të shenjtë të shqiptarëve, siç e quan i pavdekshmi Naim Frashëri Tomorin në breg të Osumit. Emri shpjegohet me fjalë rrënjë indoevropiane *tom- `i errët, i zi` + *or- `mal`, d.m.th `Mal i Zi`.

Mali ishte në kohët e lashta një vend kultik, hipotezë e mbështetur nga zakoni i pleqve të krahinës përkatëse, të cilët e bëjnë benë më të rëndë edhe sot “mbi atë i cili vetëtin majë Tomorit”, dhe jo mbi gurin, si bëhet në malësinë e veriut. Në Dalmacinë e sotme vetëm emri i një rrethi të administratës romake ka ruajtur kujtimin e këtyre derviopëve, të cilët, me sa duket, rrinin ca kohë atje para se të vazhdonin lëvizjen e tyre drejt jugut.

Emri Tomor nuk ka pësuar asnjë ndryshim fonetik gjatë shekujve. Nuk e kanë ndërruar as grekët e vjetër, as dyndja e parë sllave, as fiset ilire të vendosura në luginën e Osumit, as pushtuesit romakë.

Kjo gjë provon rëndësinë e malit si qendër kultike. Sipas hulumtuesit grek M. Sa­kellariu (Peuples prehellejniques d`origine indo-europienne, Athinë 1977) në trevat e Beratit të sotëm është vendosur si i pari etnos indoevropian, etnosi i derviopëve (greqisht OEpmO1tEç), anëtarët e të cilit jetonin në grupe të vogla duke mbledhur kryesisht fruta, farëra, rrënjë dhe kërpudha të ndryshme, ende nuk kishin as nocionin e perëndive, por adhuronin dhe u bënin fli shpirtrave, të cilët, sipas besimit të tyre, jetonin në lisat me fruta që haheshin duke i ringjallur këta para fundit të dimrit që të jepnin sërish ushqim njerëzve.

Gjurmët e kësaj dendrolatrie i gjejmë edhe sot në disa fshatra malësorë në zakonin e buzmit, d.m.th. të kërcurit të posaçëm të zgjedhur dhe të prerë në pyll apostafat për ta vënë pranë zjarrit në kullë për natën e solsticit të dimrit. Edhe sot ruhen fjalët e të yshturit të lashtë:

Po vjen buzmi bujar

me gjeth e me bar,

me edhe, me shtjerra,

mbas tyne vjen vera…

Në këtë natë edhe miqtë e përshëndesin zotin e shtëpisë me Buzmi bujar! Johannes Georg von Hahn, ky diplomat-gjuhëtar përmend në vëlli­min e tij Albanesische Studien (Jena, 1854) ankesat e panumërta e prif­tërinjve katolikë, të cilët bënin çmos për të zëvendësuar Natën e buzmit me Krishtlindjen e krishterë, po kot luftonin kundër këtij zakoni të lashtë të fiseve shqiptare.

Rrënjë të lashta kanë edhe disa zakone dhe besime të tjera të fshat­rave malësorë. Në përgjithësi fiset ilire nuk kishin një kult të zhvilluar dhe të përhapur të gjarpërit, siç e kanë pasur grekët e vjetër. Me gjithë këtë, në disa krahina të truallit shqiptar jeton edhe sot besimi që gjarpëri është shpirti i stërgjyshërve, ose midis shqiptarëve të Tetovës zakon i lashtë i mbledhjes së petkave të nuseve shterpe për t`i vendosur në fillim të pranverës në një lëndinë të bukur në mes të pyllit.

Atje burrat e fshatit hedhin gjarpërinj mbi këto petka, të bindur që gjarpërinjtë, me fuqinë e tyre misterioze, do t`i pllenojnë nuset përkatëse duke bërë dredha mbi rrobat e tyre. Të dy besimet e kanë gurrën e tyre në mitin më të lashtë ballkanas mbi prejardhjen e botës. Miti i përket shtresës më të vjetër të miteve greke dhe duket që është me prejardhje pellazge, të cilin e përmend në shekullin 3 para Krishtit Apo­llonios Rhodios në veprën e tij Argonautika, dhe e trajton me hollësi shkrimtari bizantin me kulturë shumë të gjerë nga shekulli 12 Tzetzes në veprën e tij të shkruar në vjersha Theogonia.

Ky mit na tregon që përpara krijimit të botës dhe të gjithësisë, në errësirën e plotë lëvizte ngadalë vetëm Hëna, një grua e bukur e quajtur Euronyme d.m.th. `ajo që ecën larg`, ose `Ajo që sundon gjerësisht`. Në errësirë dhe në të ftohtë ajo u mërzit dhe filloi të mërdhinte. Si mbrojtje kundër të ftohtit dhe mërzitjes ajo filloi të kërcente sa vinte më shpejt.

Levizen e saj kanë çuar një erë dhe ajo e dridhte këtë erë për të përdredhur prej saj një bullar, d.m.th. një gjarpër të madh, Omphio­nin. Dhe ajo vazhdoi të vallëzonte me një ritëm edhe më të shpejtë, gjersa vallja e saj ndezi epshin e bullarit, i cili e pushtoi dhe e pllenoi. Pastaj Euronymeja u bë një pëllumb dhe polli disa vezë, nga një vezë për secilin planet.

Me lindjen e perëndive edhe Euronymeja bashkë me Ophionin kanë hyrë në Olymp, ku Ophioni filloi që të mburrej që gjoja ai do të kishte krijuar botën dhe gjithësinë. Me të dëgjuar kapadai1lëkun e bullarit, Euro­nymeja e inatosur e ka shtypur me këmbë kokën e bullarit kryelartë, dhe nga dhëmbët e tij të rënë janë lindur njerëzit e parë, pellazgët.

Këto dëshmi na tregojnë që stërgjyshërit e shqiptarëve kanë përve­tësuar mjaft nga toponimia dhe nga besimet e gjetura në atdheun e tyre të ri, duke i ruajtur edhe mbas kthimit të tyre në fenë e krishterë si pjesë organike të jetës së tyre.

Ky qëndrim konservator vihet re edhe në fushën e hua­zimeve latine. Midis këtyre shembulli më i rëndësishëm na duket që të jetë emri i ditës së shtatë (ose i ditës së parë) të javës. Duke nënvizuar faktin që të gjitha gjuhët neolatine kanë marrë emrin latin të kësaj dite si e kanë për­dorur të krishterët e parë, në format e tij përkatëse: domenica (italisht), dimanche (frëngjisht), domingo (spanjollisht), duminidi (rumanisht) etj., kurse shqipja e ka marrë si kalk emrin e ditës nga kalendari romak pagan: dita e diel (dies Solis latinisht), një dëshmi e padiskutueshme e faktit që shqiptarët i kanë huazuar fjalët e para nga latinishtja para lindjes së Krishtit, para përhapjes së fesë së re në Gadishullin Ballkanik.

Profesori Zef Mirdita, në monografinë e tij të re Krishtenizmi ndër shqiptarë (Prizren-Zagreb, 1998), na mëson që apostulli Pal predikonte në vitin 57 në qytetin e Dyrra­chionit, d.m.th. fjala shqipe dita e diel është një kalk, data e lindjes e së cilës duhet vënë në shekujt e parë para lindjes së Krishtit, në çdo rast ajo nuk ka hyrë në shqipen pas shekullit 1. p. Kr.

Ju kemi mbledhur vetëm një grusht dëshmish nga fusha e shkencave të ndryshme për t`i bindur hulumtuesit në vendet e ndryshme të cilët kanë ndër mend që të farkëtojnë ndonjë hipotezë të re mbi prejardhjen dhe lindjen e shqipes që asnjë përpjekje e tyre nuk do të shpëtohet nga dështimi i pashmangshëm në qoftë se para formulimit dhe botimit të saj ata nuk do të vënë re këta qirinj dhe në dritën e tyre të vërtetën e padiskutueshme: shqipja është një gjuhë e lashtë në Ballkan, një nga çuditë e pakuptueshme të botës.

Si, në ç`mënyrë, me çfarë mjetesh u ka bërë ballë me sukses ajo ndikimit asgjësues të greqishtes (të helenizmit), të latinishtes (të romanizimit) dhe të sllavishtes së vjetër? Shpjegimi dhe shkoqitja e kësaj enigme, me gjithë që kërkon shumë durim mundime, na premton patjetër përfundime më të vlefshme, përfundime që janë njëkohësisht ndihmesa të reja për të rindërtuar rrugën e humbur në mjegullat e kohëve parahistorike, rrugën e përshkruar nga shqiptarët që nga djepi i tyre deri në paraqitjen e tyre në dritën verbuese të skenës së historisë. Përfitoj nga rasti i volitshëm për t` ju ftuar të gjithë që të vazhdojmë bashkë shkoqitjen e kësaj enigme fantastike.

/Ligjëratë e Ishtvan Schutz e mbajtur në Seminarin XX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare.


CIA: Ja pse Kosova vlenë dyfish më shumë se Serbia(“Pasuria magjike” e Kosovës prej 500 miliardë dollarësh)


Ja pse Kosova është aq e rëndësishme për amerikanët, britanikët dhe francezët. Nga 14 gushti 2000, UNMIK-u mori përsipër menaxhimin e “Trepçës” në Kosovë e cila punonte e ndarë në dy pjesë në very dhe jug

Derisa në Serbi ka rezerva të qymyrit vetëm për 35 vitet e ardhshme, Kosova me pasuritë e saj ka për të kaluar 16 shekuj më shumë. Në qoftë se ne e dimë se ekspertët amerikanë vlerësojnë se rezervat e qymyrit në Kosovë janë me vlerë pesëqind miliardë dollarë nuk është çudi pse kjo zonë është kompani shumë interesante multinacionale për të cilën po zhvillohet një betejë e fortë për shfrytëzimin e saj.

“Pasuria magjike” e Kosovës prej 500 miliardë dollarësh

Tema e “pasurive magjike” të Kosovës filloi rreth një dekadë më parë. Sipas të dhënave për burimet natyrore Kosova ka një sasi të madhe të kromit (20 për qind të përmbajtjes totale të kromit në botë), e nikel, zink, magnez, bakër, zhivë, argjend, ari, metalet bismuthi dhe të tjera të rralla. Vlerësohet se rezervat e Kosovës për thëngjillin, gazin natyror dhe metalet janë me vlerë pesëqind miliardë dollarë.

Ky vlerësim më vonë konfirmoi nga CIA në një nga raportet e saj, e cila deklaroi se, sipas standardeve ndërkombëtare, Kosova është me vlerë dy herë më të madhe se Serbisë, dhe se kjo krahinë është me vlerë pesëqind miliardë dollarë, ndërsa Serbia me Vojvodinën pa Kosovës e ka vlerën rreth dyqind miliardë dollarë. Sipas vlerësimeve nga UNMIK-u, minierat e Kosovës do të jenë shumë atraktive për shumë kompani minierare në botë.

Sipas këtyre vlerësimeve, lokacionet Belo Brdo, Crnac, Stari Trg, Hajvali dhe Novo Brdo ka një total prej rreth 21.5 milion ton të plumbit mineral që përmban, zink dhe argjend në sasi ekonomikisht të qëndrueshme për shfrytëzim. Përveç kësaj, afërsisht ka edhe rreth 1.7 milion ton boksit (me potencial shtesë 4-5000000), kompleksi “Feronikël” me rreth 14 milionë ton mineral që përmban rreth 1.3 për qind nikel dhe 0.07 për qind kobalt, pastaj magnezit nga Strezovci (2.8 milion ton) dhe Goleshi (1.7 milion ton).

“Aduti” super i fshehtë: Minerale të rralla për teknologji të lartë

Rezervat e linjitit u vlerësuan në 8.3 miliardë ton me dhjetë miliardë më shumë rezerva potenciale, të cilat duhet të shqyrtohen më tej. Në “betejën” supreme të minierave të Kosovës janë mineralet e rralla, kryesisht indium, kadmium, germanium, tallium dhe galium. Këto minerale të rralla përdoren në industrinë e teknologjisë së lartë, prandaj shumë besojnë se këto potenciale janë objektivi kryesor i kompanive “të bardha”.

Avionët e veçantë kërkojnë ar, nikel dhe krom

Komisioni i Pavarur i Kosovës për Miniera dhe Minerale (ICMM) paraqiti rezultatet e para të hulumtimeve gjeofizike ajrore në Kosovë. Naser Peci, Zëvendës Drejtor i KPMM, vuri në dukje se sondazhi tregoi se Kosova ka një shkallë shumë të lartë në fushat e metaleve dhe mineraleve. Veçanërisht rezerva të mëdha prej ari, nikeli dhe kromi gjenden nën sipërfaqen e Kosovës. Më e madhe se ajo që ishte menduar. Por gjithashtu alumini, bakëri, mineral hekuri dhe rezerva të plumbit dhe zinkut. Hulumtimi filloi në shtator 2006.

Një avion me fluturim të ulët I projektuar posaçërisht ka mbledhur të dhëna gjeofizike në të gjithë Kosovën duke përfshirë fushat magnetike, elektromagnetike dhe radiometrinë gama. Hulumtimi u krye nga Aftësia e Përbashkët e Gjeoshkencës në Aeroplan, e përbërë nga ekspertë nga Finlanda dhe Britania e Madhe.

Beteja gjermano – amerikane për Trepçën …

Edhe pse veriu nuk është sector i menaxhuar nga Kosova, aty pra në very të Kosovës është KFOR-i amerikanë dhe gjermanë. Në emër të Amerikës, për Trepçën luftoi ambasadori i këtij vendi në Prishtinë Christopher Dell, kurse për Gjermaninë ka lobuar personalisht Kancelarja Merkel, e cila ka kërkuar nga Serbia që të heqë dorë nga provincat në very dhe të njohin Kosovën e pavarur. Kush do të fitojë në këtë lojë nuk është ende e njohur: duke gjykuar nga njoftimet se amerikanët do të tërhiqet nga Kosova, Trepça duhet ti takoj një kompanie gjermane-franceze, megjithatë, ka njoftime se amerikanët do të largohen vetëm nga Bondsteeli, duke u lëshuar vendim turqëve dhe në anën tjetër duke rritur praninë amerikane dhe ndërtimin e një baze ushtarake në kodrat përbri Leposaviqit, ku ata do të mbajnë nën vëzhgim burimet minerare në këtë pjesë.

Por këto i ka hedhur poshtë komandanti i forcave amerikane në kuadër të KFOR-it, nënkolonel Xhefri Leyten i cili tha se trupat amerikane nuk do të tërhiqet në mënyrë të shpejtë nga Kosova. Aktualisht, 1,477 trupa amerikane në KFOR synojnë kryesisht të mbrojnë bizneset e Uashingtonit dhe interesat ushtarake në rajon. Zyrtarisht, Trepca ende punon, por askush nuk e di saktësisht se si dhe sa. Vetëm kur është kapur kohët e fundit një kamionë në Vushtri ku Euro-gropë nga Rashka transportonte koncentratin e plumb-zinkut të Leposaviqit në Zvicër, ata zbuluan se pjesa e Trepçës që kontrollohet nga Serbia po u përpunoka pjesërisht një grimë e këtyre metaleve për eksport. Sipas informatave jozyrtare, i njëjti koncentrat u eksportua në Bullgari dhe Mal të Zi (Porti Bar), dhe prej aty në disa vende të tjera.

Kapacitetet e minierës të reduktuara deri në stabilizimin

Të huajt duan që së pari të stabilizohet situata në veri të Kosovës, të vendosën kufij të fortë me Serbinë për të siguruar funksionimin e kalimeve kufitare. Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli është duke bërë përpjekje për tija shitur Trepçën Princit Michael të Kentit, po marrë në konsideratë faktin se Serbia ka investuar miliarda dollarë. Para Luftës së Dytë Botërore, britanikët e kanë menaxhuar Trepën por nuk dihet pse u tërhoqën më vonë nga një përfitim kaq I madh.

Në Prishtinë nuk e fshehin faktin se Trepça dhe minierat e saj (Old Square, Belo Brdo, Crnac, Koporiće), diga, rezervuari dhe Hidrocentralet Ujmanit afër Zubin Potokut, nënstacioni Valaçit afër Zveçanit … e gjithë kjo pronë i takon shtetit të Kosovës dhe duan të shesin për të mbushur arkat bosh, por edhe të “paguajnë” Madeleine Albright, Wesley Clark, Christopher Dell, William Walker dhe të tjerët që tani po dalin si pronarët ose përfaqësuesit e kompanive të mëdha që duan të blejnë objektet më të mëdha të energjisë në krahinë.

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë alarmon serbët e grekët

Bazën e NATO-s në Kuçovë, rusët e quajnë skemë për 
“Shqipërinë e Madhe”

“Baza e re e NATO-s në Shqipëri kërcënon shkallëzimin e skemës së “Shqipërisë së Madhe”. Ky është titulli i një shkrimi të botuar në një media ruse “Fort-Russ”, pas lajmit se në vendin tonë konkretisht në Koçovë do të ngrihet një bazë ajrore e NATO-s.

Shkrimi i plotë:

NATO planifikon të ndërtojë bazën e saj të parë ajrore në Ballkanin Perëndimor, pranë komunës së Kuçovës në Shqipëri, tha të shtunën kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Lajm shumë i mirë! Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri” shkroi ryeministri i Shqipërisë në Facebook.

Pjesa tjetër e deklaratës së tij thotë:

“Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për

furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura.

Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit.

Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejsh kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan”- mbyll postimin Rama në Facebook.

Kryeministri shqiptar theksoi se zbatimi i projektit duhet të fillojë këtë vit. Baza ajrore do t’i shërbejë forcave ajrore shqiptare, do të sigurojë mbështetje logjistike, ushtrime stërvitore dhe do të mbështesë operacionet e furnizimit të NATO-s.

Shqipëria u bashkua me Partneritetin për Paqe të NATO-s në vitin 1994 dhe iu bashkua aleancës në vitin 2009.

Zgjerimi i infrastrukturës së NATO-s në Shqipëri nuk është befasi dhe është pjesë e fushatës më të madhe të SHBA-NATO për të promovuar një “Shqipëri të Madhe”, që përfshin nxitjen e konflikteve etno-fetare në shtetet ballkanike me popullsi shqiptare.

Analistët e FRN kanë parashikuar vazhdimisht se Ballkani mund të jetë beteja e ardhshme gjeopolitike në fushatat e destabilizimit të Atlantikut nëpërmjet skemës së “Shqipërisë së Madhe”.

Në këtë kontekst, krijimi i një baze të NATO-s në Shqipëri padyshim që përfaqëson fillimin e operacioneve të reja të destabilizimit dhe përshkallëzimit të konflikteve në rajon.

50 milionë euro të parashikuara për projektin e bazës ajrore ka të ngjarë të gjejnë rrugën e tyre për të nxitur gjakderdhjen e re në formën e separatizmit radikal shqiptar në shtetet fqinjë, është një mundësi që FRN të vazhdojë të monitorojë në kontekstin e NATO- skema e “Shqipërisë së Madhe” për Ballkanin.





Related image


Qershor 1992, Shqipëria aplikon dhe pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC).

Dhjetor 1992, shënohet vizita e parë zyrtare nga Presidenti i Shqipërisë, Z. Sali Berisha, në selinë e NATO-s ku takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Z. Manfred Verner.

Image result for nato ne shqiperi

19 Mars 1993, për herë të parë, viziton Shqipërinë Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Manfred Verner.
Maj 1993, Shqipëria pranohet anëtare e Asamblesë së Atlantikut të Veriut.

Janar 1994, NATO lëshoi dokumentin ftesë të Partneritetit për Paqe, duke e përcaktuar atë si një program të drejtpërdrejtë dhe një mekanizëm praktik për të transformuar marrëdhëniet ndërmjet NATO dhe shteteve jo anëtare, kryesisht të ‘Bllokut Lindor”, që nuk përfshiheshin nën “ombrellën e sigurisë” sipas artikullit 5 të saj.

23 Shkurt 1994, Presidenti Dr. Sali Berisha nënshkroi Dokumentin Kuadër të PfP duke e bërë Shqipërinë zyrtarisht anëtare të kësaj iniciative (PfP).

20 Prill 1994, Parlamenti shqiptar ratifikoi dokumentin themelor të PfP.

3 Qershor 1994, u krijua Shoqata e Atlantikut të Veriut në Shqipëri në të cilën morën pjesë rreth 80 intelektualë të fushave të ndryshme.

22 Shtator 1994, Shqipëria paraqiti në NATO dokumentin e prezantimit të Shqipërisë në PfP, ku deklaroi kapacitetet dhe kuadrin e bashkëpunimit si vend partner.


Image result for nato ne shqiperi

25 Janar 1995, u miratua programi i parë individual i partneritetit (IPP) të Shqipërisë me NATO.

9 Qershor 1995, Shqipëria u përfshi zyrtarisht në procesin e planifikimit dhe rishikimit të partneritetit për paqe (PARP), proces i cili krijon kushte për të përfituar dhe aplikuar eksperiencën e NATO në fushën e planifikimit të mbrojtjes. Duke marrë pjesë në ciklet e PARP, Shqipëria nisi shkëmbimin me NATO, të informacionit dhe marrjen më në detaje të ekspertizës për çështje të një spektri të gjerë, që përfshijnë politikën e mbrojtjes, zhvillimet për kontrollin demokratik të Forcave të Armatosura, mbi forcat që Shqipëria ofron në dispozicion të NATO/PfP dhe planet përkatëse financiare.

Viti 1996, NATO ndërmori për herë të parë, një proces ambicioz studimi rreth mundësisë së zgjerimit të Aleancës, nëpërmjet 5 parimeve për zgjerim (NATO).

7 Korrik dhe 11 Tetor 1996, në selinë e NATO, zhvillohen dy sesione të dialogut individual NATO-Shqipëri.
30 Maj 1997, në Sintra të Portugalisë, Shqipëria mori pjesë në takimin e parë të organizmit të ri që zëvendësoi NACC, dhe që u quajt Këshilli i Partneritetit Euroatlantik (EAPC).

Me një rëndësi të veçantë ishte vullneti i shprehur nga pala shqiptare në këtë takim, që NATO të kontribuonte në procesin delikat të rindërtimit të ushtrisë shqiptare sipas standardeve e koncepteve moderne bashkëkohore.

Mars 1998, Aleanca shndërrohet në një nga pikat kryesore të fokusimit dhe koordinimit të përpjekjeve politike-ushtarake të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës kosovare duke përfshirë edhe opsionin e përdorimit të forcës.

Mars 1998, pala shqiptare u paraqiti vendeve të NATO shqetësimet dhe qëndrimet e saj pas përkeqësimit të situatës në Kosovë.

Qershor 1998, duke iu përgjigjur zhvillimeve dramatike në Kosovë, Ministrat e Mbrojtjes të NATO vendosën adoptimin e një sërë masave konkrete ku veçohen, mbajtja e një stërvitje të përbashkët ajrore të NATO mbi Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe hapjen e zyrës së NATO/PfP në Tiranë.

Fushata ajrore e NATO kundër Serbisë, për të ndërprerë fushatën kriminale të spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit, përbën një pikë kulminante në historikun e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Aleancës.

Viti 1999, gjatë krizës së Kosovës, Shqipëria ofroi lehtësirat e saj aeroportuale në ndihmë të operacionit të NATO në Kosovë dhe mund të thuhet pa mëdyshje se Shqipëria, de facto, reagonte e vepronte sikur te ishte një vend anëtar i NATO.

31 Gusht 1999, NATO krijon KOMMZ (W) (Durrës) për mbështetjen e mëtejshme të misionit të saj në Kosovë. Shtabi i saj u integrua në strukturën e KFOR dhe përbënte forcën e parë operacionale të NATO të dislokuar në Shqipëri.

Pas Samitit të Washingtonit 23-24 prill 1999, Shqipëria së bashku me 8 vende të tjera (me vonë dhe Kroacia) u pranua si vend aspirant për anëtarësim në NATO.

Nëntor 1999, Shqipëria paraqiti për herë të parë Planin e Veprimit për Anëtarësim (MAP).

Gusht 2002, Shqipëria dërgon misionin e parë në Afganistan, misioni ISAF, 23 veta nga regjimenti komando.

2003, Shqipëria dërgon misionin e vet të parë në Irak, një kompani komando.

Viti 2003, në Samitin e Stambollit, çështja kryesore ishte përmirësimi në bashkëpunimin e strukturave NATO/EAPC/PfP, që u përpunua tërësisht në raportin e rishikimit të gjithanshëm. Kryetarët e shteteve dhe qeverive e përshëndetën Shqipërinë për progresin e ndjeshëm në reforma, rolin e saj konstruktiv në nxitjen e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen për Aleancën.

Maj 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia së bashku me SHBA nënshkruajnë "Kartën e Adriatik 3 - SHBA" (u konsiderua si një nismë që do të përgatiste hyrjen e të tre vendeve në NATO, sipas shembullit të “Grupit të Vilnusit”)

Gjatë viteve 2004 – 2008, Shqipëria ka vazhduar procesin e konsultimeve me NATO gjatë takimeve të përvitshme që janë zhvilluar në kuadër të MAP, PARP dhe Ministerialit të NATO/EACP etj.

Shqipëria ishte e angazhuar në përmbushjen e 43 objektivave të partneritetit, që përcaktonin masat për të aftësuar më tepër Forcat tona të Armatosura për të operuar së bashku me forcat e Aleancës.
FASH kanë dhënë një kontribut domethënës në operacionet e mbështetjes së paqes të drejtuara nga NATO, por edhe BE e OKB. Janë pikërisht këto kontribute që ndikuan që Shqipëria të shihej si një vend që prodhonte siguri, në vend që të konsumonte atë.

FASH krahas pjesëmarrjes në misione luftarake kanë realizuar edhe një numër aktivitetesh të tjera të përbashkëta me NATO të natyrës stërvitje, konferenca, etj.

Marrja e ftesës së anëtarësimit në NATO (në Samitin e Bukureshtit 2 prill 2008) dhe anëtarësimi me të drejta të plota në Samitin e Strasburg&Kehl, 2 prill 2009, finalizoi ato përpjekje dhe atë aspiratë mbarëshqiptare për anëtarësim në NATO. Ende, publiku shqiptar mbetet në treguesit më të lartë të mbështetjes së anëtarësimit të vendit në NATO dhe pjesëmarrjes në misione të drejtura nga NATO jashtë rajonit. Sondazhet zyrtare nxjerrin një mbështetje rreth 89% të shqiptarëve për NATO.

Që nga anëtarësimi zyrtar i Shqipërisë në NATO ka nisur të zbatohet plani i integrimit që nënkupton reformimin e thellë të sektorit të sigurisë e mbrojtjes me qëllim ndërveprimin e plotë me NATO.

Pjesë e këtij plani është paketa me 49 objektiva force të cilat janë marrë përsipër nga FASH si kapacitete operacionale të cilat vihen në dispozicion të NATO për misionet aktuale dhe të ardhshme. Thelbin e tyre e përbën “Grup batalioni i lehtë” i cili përfaqëson një “Task Forcë” me përbërje rreth 1000 veta.

 Në thelbin e saj është një batalion këmbësorie i lehtë, i motorizuar, i mbështetur edhe me njësi më të vogla (nivel kompanie apo toge) për shërbime zbulimi, mbështetje me zjarr, mbulim nga ajri, shërbim policie ushtarake etj.


Aktualisht, FASH marrin pjesë në misionin ISAF të NATO në Afganistan në disa rajone si Herat (me kontingjentin italian), Kabul (me kontingjentin turk), Kandahar (në misione speciale me kontingjentin amerikan) etj. Në total janë rreth 330 trupa shqiptare që veprojnë në zona të ndryshme të Afganistanit.



NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus. Kështu shkruajnë mediat e rajonit teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës.

Nga një varrezë e aeroplanëve të vjetër luftarakë ajo do të kthehet në një bazë logjistike për Aleancën. Në vitin 2005, Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 aeroplanë sovjetikë dhe kinezë të tipit MiG dhe që nga viti 2009 hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.

“Baza e Kuçovës është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, tha për Reuters ministrja shqiptare e mbrojtjes, Olta Xhaçka. NATO do të shpenzojnë më shumë se 50 milionë Euro në fazën e parë për të transformuar Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizim, transport, trajnime dhe ushtrimeve, shkruan “Respublica”.

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë alarmon serbët e grekët

Sipas agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, rindërtimi i bazës së vjetër ushtarake në Shqipëri tashmë ka nisur. Mediat e rajonit kanë publikuar edhe foto që tregojnë se aeroplanët e vjetër kinezë dhe rusë aktualisht janë “të strehuar” rrëzë një mali që kufizohet me bazën. Baza ajrore ndodhet 64 kilometra në jug të Tiranës.

Image result for nato ne shqiperi

Media greke shkruajnë se pas Kosovës me bazën e Bondsteelit, edhe Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. “Kryeministri shqiptar Edi Rama ofron ‘tokë dhe ujë’ në SHBA për baza me mijëra ushtarë dhe sistemeve të armëve”, shkruan Pentapostagma.gr.

Sipas saj, qëllimi i Shqipërisë dhe NATO-s është të bllokojë përpjekjet e Rusisë për të depërtuar në rajon dhe për të forcuar ndikimin e saj nëpërmjet shërbimeve sekrete, investimeve dhe propagandës përmes mediave.


****


Fiset e ashtuquajtura gjermanike, të cilat formuan kombet e Evropës Perëndimore dhe Veriore emigruan nga Lindja drejt Perëndimit. Si pikënisje këto fise patën territoret e Detit të Zi, Ilirisë dhe Trojës.

Fiset gjermane me prejardhje Ilire
Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan Evropën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë evropianë, sepse rrjedhin nga ata.

Frankët janë fisi me origjinë gjermanike që formoi së bashku me galët dhe romakët kombin francez.

Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atë skandinav. Shpesh me emrin Teuton përfshihen të gjitha fiset gjermanike.

Anglo-saksonët janë fiset që populluan Albionin (Britaninë) dhe që u bashkuan me britanikët e vjetër për të formuar kombin britanik.

Normanët janë, gjithashtu, fis gjermanik, që kanë luajtur rol në etnogjenezën e kombit gjerman.

Gotët e quajtur albanë, janë një fis i rëndësishëm gjerman. Dihet që këto kanë populluar Evropën me emigrimet e tyre nga Lindja.

Por cilët ishin këta popuj dhe nga dolën?

Këta popuj kanë qenë të së njëjtës origjinë me popujt pellazgo-trojano-iliro-thrak, ose e thënë ndryshe gjermanët janë iliro-thrakë.

Shkrimet e historianëve antikë dhe atyre të Mesjetës, vërtetojnë që frankët, gjermanët dhe skandinavët janë popuj iliro-thrakë, të cilët emigruan në kohë të ndryshme drejt Perëndimit.

Ka dy valë dyndjesh kryesore të fiseve gjermanike, nga territoret trojane dhe ilirike, në drejtim të perëndimit.

Faza e parë fillon pas Luftës së Trojës, pra rreth shekullit XII p.l.k., por edhe më përpara për të cilat folëm më parë. Siç e pamë, janë të dokumentuara emigrimet e trojano-dardanëve drejt Italisë me Ene Dardanidin, emigrimi i nipit të Ene Dardanidit, Britit drej Albionit në shekullin XI p.l.k., emigrimi i trojanëve drejt Belgjikës dhe drejt Skandinavisë. Këto janë vërtetuar nga autorët antikë si Virgjili, Straboni, Dionis Halikarnasi etj., si dhe nga historia e shkruar nga këta popuj gjatë Mesjetës.

Faza e dytë fillon në shekullin IV p.k. dhe vazhdon deri në shekullin e VI-VII të erës së re. Në këtë fazë janë emigrimet masive të popujve të quajtur gjermanikë, nga Iliriku dhe Troja. Pse morën rrugën e emigrimit këta popuj që lanë pas vende të ngrohta dhe të begata dhe shkuan në vende të ftohta dhe të varfra?

Shpërnguljet e popullsive nga Troja, Thraka, Iliria, Dakia apo Deti i Zi ndodhën si pasojë e luftërave të vazhdueshme dhe dyndjeve barbare nga lindja. Me pushtimin romak, një pjesë e popullsisë që nuk iu bind rregullave të Romës, kapërceu Danubin dhe emigroi drejt perëndimit dhe veriut, ku ishin më të lirë. Popullsia etnike evropiane thrako-ilire e shtyrë nga dyndjet e sllavëve që vinin nga Azia emigroi përtej Danubit në vende të sigurta dhe këto dyndje janë quajtur Gjermanike por në fakt, janë dyndje iliro-thrake. Faktet që tregojnë origjinën iliro-thrake të rracës gjermanike në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të shumta.

1- Kronisti i mesjetës Gregorius of Tours thotë se “Frankët kanë dalë nga fisi i Panonëve”. Panonët ishin fis ilir, që do të thotë se frankët janë ilir.

2 – Dudu, kronisti i Normandëve tregon se “Normanët dhe frankët ishin i njëjti popull dhe kishin gjysh Antenorin”. Pra, siç tregohet edhe nga kronisti i Normandëve, edhe ata kanë dalë nga Iliria, pasi Antenori është udhëheqësi legjendar që u priu frankëve në rrugën e tyre nga Panonia e Ilirisë, deri në Francën dhe Gjermaninë e sotme.

3 – Edhe në kronikën ‘Chronicle of Hunibald’ jepet emigrimi i pasardhësve të Antenorit nga Iliria për në Francë.

4 – Fredergar, një tjetër kronist i Mesjetës, ka shkruar një kronikë në të cilën thotë se “Frankët vijnë nga Troja”. Ai thotë se një grup trojanësh u vendos në Paioni dhe që aty u nisën për të emigruar për në Francën dhe Gjermaninë e sotme.

Të dy grupet e historianëve mesjetarë janë të një mendjeje lidhur me origjinën e frankëve, sepse paionët ishin dhe ilirë dhe trojan dhe maqedonas në të njëjtën kohë, pra, një etni, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim midis thënieve të autorëve për këtë çështje. Ata janë tepër të saktë dhe të një mendjeje lidhur me faktin se frankët janë nga Panonia Ilire dhe se që aty u nisën drejt Perëndimit.

5 – Rethanan Macre, është një tjetër studiues mesjetar që ka dhënë të plotë linjën mbretërore të frankëve nga Priami deri te dinastitë Merovinge dhe Karolinge, mbështet prejardhjen trojane të frankëve, por ai thotë se, kur emigruan, dolën nga Panonia Ilire.

6 – Këto të dhëna të autorëve të Mesjetës, koiçidojnë me të dhënat që jep edhe autori Virgjili tek Eneida, thotë se “Antenori kaloi përmes liburnëve, retëve, dhe vendolikëve të cilat ndanin Panonin nga Reni, dhe u vendos tek ky lum ku themeloi qytetin Patavium.” Pra Virgjili para këtyre kronistëve thotë të njëjtën gjë që ka një Antenor që nga ilirët shkoi në Ren. Fiset e liburnëve, retëve, vendolikëve ishin fise ilire, kështu që Antenori ka dalë nga Iliria. Autori në këtë rast e shtrin konceptin e Panonisë Ilire në të gjithë Alpet e Evropës deri në kufi me Renin.

7 – Straboni te Gjeografia thotë se “Udhëtimet e Enesë janë fakte tradicionale, ashtu si ato të Antenorit”. Po Straboni thotë se qyteti Opsicella, i themeluar nga Ocelasi, të cilët së bashku me Antenorin dhe fëmijët e tij, kapërcyen Italinë”. Pra, Straboni, flet për një shpërngulje të popullsisë me në krye Antenorin të njëjtën gjë që thonë edhe kronikat e Mesjetës. Ai flet edhe për koloni të tjera trojane, apo fise të tjera që ishin vendosur atje pas Luftës së Trojës. Straboni i quan Henetët si kelt, por ai thotë, se sipas disave ata janë pasardhës të Antenorit që iku nga Troja pas luftës. Këto fakte që japin autorët mesjetarë për udhëtimin e Antenorit nga Iliria në Ren vërtetohen edhe nga Virgjili dhe Straboni. Kjo do të thotë se janë të vërteta.

Pra, sipas autorëve antikë ka një emigrim të frankëve nga Iliria drejt perëndimit dhe vetë kronistët e këtyre popujve kanë treguar se ata vijnë nga Iliria. Fisi gjermanik i frankëve ishte fis ilir, i cili formoi kombin francez, që do të thotë se, përsa i përket etnicitetit, nuk ka pasur dallim midis ilirëve dhe gjermanëve, ashtu si midis këtyre të fundit dhe fiseve thrake, trojane. Me një fjalë frankët apo francezët janë Ilir.

Edhe kronisti i normanve ka shkruar që normanët janë të së njëjtës origjinë si edhe frankët, që do të thotë se janë ilirë, për aq kohë sa frankët kishin dalë nga Iliria.

Pra, fiset e Frankëve dhe Normanëve janë Ilir, gjë që tregon se gjermanët janë Ilirë.

8 – Gotët gjermanikë janë quajtur Getae dhe Straboni kur flet për etnicitetin e tyre i quan si “Getae ishin thrakë, dhe jetonin në anën tjetër të Danubit, ashtu si dhe mysët, të cilët janë thrakas gjithashtu, dhe janë identikë me njerëzit që tani quhen Moesi. Nga këta myse dalindhe myët, që tani jetojnë ndërmjet frigasve, lidasve dhe trojanëve. Dhe vet frigasit janë brigianë një fis thrakas”. Straboni tregon se gotët gjermanik ishin të një race me thrakët, mysët dhe trojanët, nga ku del se gotët ishin fis me etniciteti iliro-thrako-trojan.

9 – Straboni thotë për Dakët e Getae se “disa njerëz janë quajtur dakë dhe të tjerët janë quajtur getae, të cilët shtrihen në drejtim të Pontit, dhe dakët që shtrihen në drejtim të Gjermanisë dhe burimit të Isterit. Gjuha e getaeve është e njëjtë me atë të dakëve. Ai thotë se emigrimet e geatëve përtej Istrit, janë të vazhdueshme”. “Gjuha e thrakasve është e njëjtë me atë të gotëve”.

Straboni e tregon qartë që dakët janë të një race me gotët, ashtu siç ishin edhe thrakët, atëherë edhe trojanët dhe ilirët të cilët siç e kemi parë janë të një etnie me thrakët, janë të një etnie me dakët dhe gjermanikët. Ai dëshmon për emigrimet e herëpashershme të gotëve drejt perëndimit, që e tregon qartë se nga cili popull kanë dalë gjermanët.

Fjalët e gjuhës dake përkthehen 60 përqind me shqipen që do të thotë se, meqë Straboni tregon se thrakët, dakët e gotët gjermanikë flisnin një gjuhë, atëherë ajo ka qenë të paktën 60 përqind shqip apo një dialekt i shqipes. Shqiptarët janë i vetmi popull etnik evropian që ruajti gjuhën e vjetër të Evropës, pasi kombet e tjera që rrodhën nga kjo racë e njëjtë krijuan gjuhë të tjera, por që nënë kanë shqipen.

10 – Në kronikën mesjetare të piktëve, të cilët ishin një popull që erdhën nga vendet e skythëve, territoret e të cilëve shtriheshin në Moldavinë dhe Ukrahinën e sotme, nga ku ata emigruan për në Britani, thuhet se “Dakët janë prej së njëjtës prejardhje ashtu si dhe goetet, pra gotët”. Po në këtë kronikë thuhet, gjithashtu, se “Skithët e gotët kanë të njëjtën origjinë”.

Piktët në Mesjetë thonë po të njëjtën gjë që ka thënë Straboni në Antikitet se gotët janë i të njëjtit etnicitet me thrakët, dakët, trojanët, ilirët dhe me skithët. Gotët gjermanikë janë quajtur dhe me emrin albanë.

11 – Fakti i fortë është libri i vetëm i shkruar nga një gjerman got, i quajtur Jordanes në shekullin e VI, me titullin “Origjina dhe bëmat e gotëve”, në të cilin tregohet origjina e gjermanëve. Vetë autori është got dhe e njeh mirë historinë e popullit të tij dhe faktet që ai jep, janë dëshmi që nuk mund të kontestohen lehtë, sepse ai jetoi në periudhën kur gotët filluan të emigronin drejt Gjermanisë.

Ai tregon se gotët quhen myzë dhe fisi i tyre kufizohej në jug me Maqedoninë Veriore. Pra, ai dëshmon se gotët gjermanikë jetonin në veri të Maqedonisë dhe quhen myzë, por myzët në të gjitha burimet dalin si fis iliro-thrakë që do të thotë se vetë gotët gjermanikë janë iliro-thrakë.

Në libër ai tregon një pjesë të historisë së thrako-iliro-trojanëve pjesë e të cilëve ishin edhe goto-myzët që nuk e njohim fare nga burimet historike greko-romake. Kështu tregon se mbreti i myzo-gotëve, i quajtur Tanau luftoi kundër faraonit Vesos të Egjiptit, i cili kishte ardhur për të pushtuar gadishullin Ilirik. Myzët i mundin egjiptianët dhe i ndjekin deri në Egjipt. Në rrugën e kthimit ata pushtojnë sipas tij Azinë dhe nënshtrojnë Sornusin mbretin e medëve. Jordanes thotë se parthët e kanë origjinën nga myzo-gotët që qendruan në atë pjesë të Azisë. Ai tregon se paraardhësit e tij pushtuan Kaukazin, Armenin, Sirinë, Kilikinë, Galatinë, ishujt e Egjeut si dhe ishin Myzët, ata që ngritën tempullin e Dianës në Efes. Sipas tij myzët ngritën një perandori nga Deti i Kuq në jug deri në vendin e skythëve në veri. Këto të dhëna interesante dëshmojnë se mysët, iliro-thrakas kanë pasur ushtri të fortë dhe kanë luftuar deri në Egjipt dhe nën sundimin e tyre kanë qenë territore të gjera. Kjo pjesë e historisë nuk njihet fare nga grekët pasi ata nuk kishin ardhur ende në Evropë prandaj dhe nuk flasin për këto ngjarje. Në fakt, të dhëna të plota e interesante për historinë e vjetër të Iliisë, gjen më tepër në kronikat gjermanike të Mesjetës, se sa tek autorët antikë greko-romak. Kjo tregon se këta popuj gjermanikë e kanë ditur mirë historinë e iliro-thrakëve se ishin vetë iliro-thrakë.

Jordanes dëshmon se myzët kanë marrë pjesë në luftën e Trojës dhe se mbreti i tyre vret Thesandrin, por vritet nga Akili. Pas vdekjes së mbretit, në pushtet vjen djali i tij Euripyli, i cili ishte nipi i Priamit, pasi mbreti kishte marrë të motrën e Priamit për grua. Troja rindërtohet dhe rimerret nga dera trojane, por janë myzët ata sipas tij që e shkatërrojnë për herë të dytë. Edhe kronikat dhe librat e tjerë historikë të mesjetës së Evropës perëndimore, flasin për tri luftëra trojane që do të thotë se, autorët grekë e kanë njohur shumë pak historinë e popullsinë që banonte Ilirikun dhe për të njohur historinë e Ilirisë duhet të bazohemi me seriozitet në të dhënat e burimeve mesjetare të hershme të racës gjermanike.

Pra Jordanesi tregon histori të panjohura që i përkasin një periudhe historike të hershme dhe dëshmon se gotët ishin në truallin iliro-thrak që në këto kohë të lashta fakt që tregon se gotët ishin vet iliro-thrakët, pasi nuk ka të dhëna nga autorë të tjerë që t’i quajë myzët si të një etnie tjetër që nga koha e Homerit e deri në kohën që flet Jordanesi në shekullin e VI.

12 – Në “Pictich Chronicle” thuhet se “Skithët kanë lindur me flokë të bardhë nga bora që bie në mënyrë të vazhdueshme dhe ngjyra e flokëve i dha emrin skithëve dhe për këtë u quajtën albanë dhe nga ata skotët dhe piktët e kanë origjinën. Albania kishte fqinj amazonat”. Pra, te kronika Pikte thuhet se piktët vetë dhe skotët e kanë origjinën e tyre nga Skithët e quajtur albanë. Skithët (nga të cilët rrjedh një pjesë e kombit britanik), siç e thamë, ishin të një kombësie me thrakët e dakët, që do të thotë të një kombësie me pellazgo-ilirët.

Straboni thotë se Thraka është bërë zakon të quhet Skithia e Vogël. Kjo tregon se thrakët ishin vetë skythët.

13 – Straboni i quan fiset gjermanike në Veri si Albane, dhe më të mirënjohurit tek këto fise gjermane të quajtura albane janë Cimbrit dhe Sucambrit. Sukambrit autorët i vendosin në Panoni, dhe cimbret në Detin e Zi, përpara se të gjendeshin në Gjermaninë Veriore. Pra, që albanët e Gjermanisë janë ilirë, sepse sukambrit janë panonas, pra ilirë.

Autorët e Mesjetës shpesh e shtrinin konceptin e fisit panonas deri në lumin Don dhe Dnjepër, ndërsa autorët romak në Panonin ilire fusnin edhe Alpet e Evropës. Kështu pra, emri Panoni në disa raste ka përfshirë brenda vetes edhe fiset thrake, dake, skithe, gote të cilat Straboni dhe autorë të tjerë dëshmojnë se kanë një gjuhë dhe janë të një etnie.

14 – Retet e Vendolikët janë quajtur nga Straboni dhe autorë të tjerë si fise ilire. Emrat e tyre janë shqip dhe tregojnë vendin ku ata banonin. Kështu Re do të thotë që banoj tek retë, janë fis i reve, dhe ata vërtet banonin në Alpet e Evropës në një lartësi me retë. Vendolik po në shqip do të thotë Vendolik, pra që jam vendas dhe ku ka më vendas se ata që banojnë në majë të malit. Nga fiset ilire të Alpeve të Evropës u popullua një pjesë e madhe e Gjermanisë dhe Italisë Veriore.

15 – Tek belgët, Straboni përmend të parët venetët apo enetët, të cilët bënë luftën detare me Cezarin, dhe ai tregon se janë të njëjtë me venetët e Italisë. Nëse Venetët e Belgjikës janë të një popullsie me Venetët e Italisë, atëherë venetët apo enetët e Belgjikës janë ilirë, sepse autorët e antikitetit i kanë quajtur enetët, si ilirë. Pra, ilirët kanë populluar edhe Belgjikën.

16 – Në kronika Saksone “Ëidukind” të shek. X thuhet se “Saksonët kanë prejardhje nga Maqedonia nga ushtria e Aleksandrit të Madh”. Maqedonët ishin një fis iliro-pellazg, sepse Maqedonia është quajtur me emrin Paioni dhe paionët janë ilirë, që do të thotë se edhe maqedonasit ishin po ashtu ilir.

17 – Në kronikën anglo Saksone, të quajtur si dorëshkrimi Pseudo-Sybella, e shkruar në latinisht, tregohet se Britania ishte një ishull i populluar nga të mbijetuarit e Trojës (insulam reliquiis Trojanoru inhabitatam). Këtu e ka fjalën për trojanët që u quajtën britanikë nga Briti dhe që zbarkuan në Albion në shekullin XI p.l.k. Pra, pushtuesit anglo-Saksonë e dinin mirë origjinën e popullit të Britanisë në kohën që pushtuan Britaninë, dhe i konsideronin ata si të një race me veten e tyre. Anglo-Saksonët ishin maqedonas, fakt që do të thotë se nuk ka dallim etnik midis ilirëve, maqedonëve dhe Trojanëve. Anglo-Saksonët tregojnë, gjithashtu, se ata kanë të njëjtën kombësi me gotët dhe frankët që vërteton se ilirët, thrakët, trojanët ishin një komb, sepse frankët dhe gotët dolën nga Iliriku dhe Troja.

18 – Teutonët janë gjermanikë dhe nga ata kanë prejardhjen edhe skandinavët. Shpesh me emrin Teutonike quhen të gjithë gjermanët. Emri Teuton është një emër pellazgo-ilir, dhe del për herë të parë tek Iliada e Homerit kur mbreti i pellazgëve të Azië së Vogël quhet Leto Teutamidi. Teuta ka qenë emër ilir, pasi ka pasur një mbretëreshë ilire me këtë emër që përdoret edhe sot në botën shqiptare. Teutonët kanë shumë lidhje për sa i përket emrit të tyre me ilirët dhe trojanët.

19 – Teutonët tregonin se ishin trojanë dhe këtë e kanë thënë autorë mesjetarë, midis të cilëve një Kronist Frank ka shkruar në shekullin e gjashtë një kronikë, e cila është dhe një nga më të vjetrat e frankëve, në të cilën thotë se “Populli Teutonik i kishte thënë kronistit, se ata kishin të njëjtën gjak si romakët dhe që ata kishin emigruar si romakët nga Troja, dhe se ata kanë të njëjtën prejardhje nga heronjtë e Trojës”.

20 – Taciti thotë për teutonët se janë racë e pastër dhe që për t’u mos u përzier me fiset e tjera erdhën me anije nga oqeani. Kjo do të thotë se dhe për Tacitin, i cili ishte një njohës shumë i mirë i gjermanëve, teutonët janë të ardhur, por ai vë në dukje se janë të ardhur nga rruga detare, nga oqeani ndërsa tek kronikat e tjera konsiderohen të ardhur por nëpërmjet luginës së Danubit. Pra, burimet tregojnë që teutonët gjermanikë janë të ardhur dhe jo vendas.

21 – Më 787, historiani i mirënjohur Paulus Diaconus shkroi një histori për bishopin e Metz dhe njëri nga të afërmit e arkipeshkopit kishte një djalë me emrin Anchises. Pauli thotë se ky emër është vendosur në kujtim të babait të Ene Dardanidit që shkoi nga Troja në Itali, dhe duke iu referuar evidencave të vjetra ai thotë se frankët ishin pasardhës të trojanëve. Angises kishte qenë një nga udhëheqësit e teutonëve për në Gjermani.

22 – Islandezët dhe skandinavët kur flasin për origjinën e popullit të tyre teutonik, e quajnë atë si racë trojane. Kjo tregohet në kronikat mesjetare skandinave të quajtura si Heimskringla dhe Prosa Edda.

23 – R[b]obert Wace me Roman de Rou[/b] si e pamë dhe më sipër thotë se normanët janë Trojanë dhe se ata lanë Trojën në flakë dhe emigruan në Skandinavi, e cila është quajtur Danë për nder të emrit të lavdishëm të Trojës.

24 – Galët, Cezari i quante si të të njëjtës racë me romakët, pra trojanë që kishin ardhur në ato territore pas rënies së Trojës (fratres consanguineique). Ndërsa frankët, që erdhën më pas, pretendonin se me galët ishin një fis, se të dy e kishin origjinën e tyre nga Troja, që ishin ndarë në dy grupe dhe u ribashkuan pas 1500 vjetësh. Pra, si romakët dhe frankët i quajnë galët trojanë.

25 – Në librin Historia e Britanisë, e Neniut vepër e shekullit VIII, jepet një e dhënë nga autori, që ai thotë se e ka marrë nga Bibla e vjetër dhe nga autorë të mëparshëm, në të cilën tregon se kombi britanik e ka prejardhjen nga njëri nga bijtë e Nohut, Jafeti dhe nga djali i tij, Jovan. Në Bibël, Zoti e quan Aleksandrin e Madh të Maqedonisë si mbret të Jovanit. Maqedonasit janë quajtur panon, por panonët ishin ilirë, prandaj dhe anglo-saksonët ishin ilirë.

26 – Autori Panajot Kupitori nga Hydra në veprën e tij “Studime Shqipëtare” thotë se “Historianët bizantinë të shekujve të XIV, XV, XVI shqiptarët i quajnë, arvanitas, alvanus, ilirus, trivallus, skithas, myzë, kroat, polanius dhe saramantes”.

Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme që tregojnë se shqiptarët nga historianët janë quajtur me të gjithë emrat e fiseve nga ku doli raca gjermanike, që do të thotë se ka qenë e qartë për historianët e Bizantit se shqiptarët kanë qenë të një etnie me të gjitha këto fise, gjë që vërtetohet nga të gjitha burimet historiket.

27 – Laibinici thotë se, shqiptarët janë keltë nga origjina dhe gjuha e tyre është fis me gjermanishten dhe frëngjishten. Laibnic studioi pak fjalë nga shqipja dhe arriti në përfundimin se shqiptarët dhe gjuha e tyre janë të një race me gjermanët.

Si konkluzion, fiset që populluan Evropën e kanë origjinën të gjitha nga populli iliro-thrako-trojan që ishte i së njëjtës kombësie, fakt që vihet në dukje si nga autorët e Antikitetit dhe nga ata të Mesjetës së hershme dhe të mesme. Këto fise populluan Evropën në disa valë, të cilat kishin filluar që para Luftës së Trojës, vazhduan pas Luftës së Trojës dhe vala më e madhe ishte ajo që filloi nga shekujt IV p.l.k. deri në shekujt V-VI-VII pas erës së re. Kombet gjermane, angleze dhe skandinave janë të një race me ilirët, pra, me albanët, shqiptarët e sotëm

Robert Elsie: Si i fshehën serbët fotografitë 150 vjeçare për Shqipërinë



Fotografitë e marra nga Vjena të fotografit Josef Sekelit, i cili i ka bërë gjatë vitit 1863 me një ekspeditë austro-hungareze në Shqipërinë veriore, në Kosovë dhe Maqedoni, të udhëhequr nga Johan Georg fon Han, duket se do të mbeten të parat fotografi të bëra ndonjëherë në këtë rajon të Evropës Juglindore, pati shkruar albanologu i njohur Robert Elsie.


Elsie: Si i fshehën serbët fotografitë 150 vjeçare për Shqipërinë


Johan Fon Hahn, dijetar gjerman (1811-1869) konsiderohet zakonisht si babai i studimeve të albanologjisë.

Ai ka punuar për autoritetet ligjore të Mbretërisë së porsakrijuar të Greqisë. Nga 1843-1847, ai përfaqësoi konsullatën prusiane në Athinë , dhe pastaj transferohen si zëvendës konsull në konsullatën austriake në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte gjuhën shqipe. Hahn e vizitoi tre herë Shqipërinë gjatë viteve të qëndrimit të tij në Janinë dhe mbledhur më shumë informacione mbi historinë shqiptare ,filologjisë dhe folklorit.

Materialet i botoi në tri vëllime Albanesische (Studime shqiptare), Jena 1854, më të cilat ai hodhi themelet për studime shqiptare multi- disiplinore.

Ai njihet edhe për vëllimin Griechische und Albanesische Märchen (Përralla greke dhe popullore shqiptare), Lajpcig 1864, dhe ka shkruar për punën që ka bërë me ekspeditat e tij në Ballkan, Reise von Belgrad nach Salonik (Udhëtim nga Beogradi në Selanik ), Vjenë 1861 , dhe Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar ( Udhëtimi nëpër rajonin e Drinit dhe të Vardarit), Vjenë 1867, 1869.



Udhëtimi i fundit nga gushti deri në nëntor të vitit 1863 ka qenë kur Hahn dhe shokët e tij nisen nga Durrësi dhe Shkodra në bregdetin e Adriatikut deri në lumin Drin duke shkuar për në Prizren në Kosovë, përmes Maqedonisë perëndimore dhe pastaj poshtë lumit Vardar në Selanik (Selanik) në Detin Egje. Interesat e tij për Shqipërinë dhe Ballkanin jugperëndimor ishin të një spektri të gjerë..

Në rrjedhën e këtij udhëtimi përveç kërkimeve etnografike, ai ndoshta padashur hodhi themelet e historisë së fotografisë në Ballkanin jugperëndimor, shkruan Elsie, transmeton KultPlus.

Ekspedita e 1863-shit rezultoi me një koleksion prej pesëdhjetë fotografish të cilat janë ndër më të hershme të bëra ndonjëherë në rajonin e Ballkanit. Në fillim të viteve 1860, Hahn kishte filluar përgatitjet për ekspeditën deri në lumin Drin, ku ai vuri në dukje se : është më pak i njohur nga të gjithë lumenjtë e Evropës, megjithëse derdhet në Adriatik dhe është vetëm dhjetë milje nga kufiri jugor të perandorak në territorin (Austro – Hungarez)…


Më 23 qershor 1863, Hahn i shkroi Akademisë së Shkencave në Vjenë, duke kërkuar një fotograf kompetent që ta shoqëronte dhe bënte fotografi të qyteteve dhe të terrenit malor. Akademia propozoi njëzet e pesëvjeçarin Josef Széleky dhe i vuri në dispozicion fondet e duhura për ekspeditën.

Dr.Jozef Sekeli (1838-1901) lindi në Sümeg pranë liqenit Balaton në Hungarinë perëndimore dhe u shkollua në Szombathely. U diplomua në Universitetin e Vjenës për master në farmaci dhe në vitin 1862 u lauerua me doktoraturë në kimi. Ai dha mësim në universitet për një farë kohe, por pastaj hapi një studio në Heinrichshof pranë Operës së Vjenës. Ai u bë një fotograf profesionist dhe reputacioni i tij u rrit shumë. Në vitin 1867 ai fitoi çmimin e bronztë në Panairin Botëror në Paris (ndoshta me fotografitë e Shqipërisë), dhe në 1878 ai fitoi një medalje argjendi në Paris.

Ekspeditat e Hahn-it nisën nga konsullata e tij në ishullin e Siros, Egje, derisa zbarkoi në Durrës, më 12 gusht 1863. Atje ai vuri re se: “Qyteti nuk ka ndryshuar që prej vizitës sime të fundit, trembëdhjetë vjet më parë, nuk ka as pesëdhjetë banorë më shumë. “Ai udhëtoi duke kaluar lumin Erzen, Ndroq dhe pastaj shkoi drejt veriut duke ecur përgjatë ultësirës bregdetare për në Shkodër.

Këtu më 31 gusht 1863, ai u takua me Sekely-n e ri dhe togerin e marinës Hermann von Spaun (1833-1919 ) të cilët kishin arritur nga Tivari. Gjithashtu me grupin ishte edhe miku i vjetër i von Hahn-it , Dr Auerbach , i cili kishte shërbyer nga 1845 e këtej , si mjek i familjes së beut të Vlorës, si dhe prifti françeskan, Angelo Bardhi. Sekely ishte në Shkodër dhe bëri 8 foto shumë spektakolare.

Pa asnjë dyshim ato ishin të parat që ishin marrë ndonjëherë nga qyteti i Shkodrës dhe kështjella e tij e madhërishme. Nuk vonoi shumë dhe për ekspeditën u caktuan dy varka për të shkuar deri në lumin Drin, duke kaluar Dejën, Vjerdhën , Shurdhën, Komanin (që ka dy fotografi) dhe Dukagjinin.

Lumi sa vinte ngushtohej e ngushtohej dhe u bë e pamundur që të lundrohej më tej. Sekeli, i cili kishte pajisje të rënda me vete ishte i detyruar të kthehej pas dhe niset në Shkodër me anije, kurse pjesa tjetër e anëtarëve të ekspeditës vazhdoi udhëtimin e tyre përgjatë luginës. Grupi u ribashkua në Prizren, i cili në atë kohë ishte qyteti më i madh në Shqipëri. Prizreni kishte një total mbi 46.000 banorë, prej të cilëve 36.000 myslimanë, 8.000 bullgarë dhe vllehë, dhe 2.000 katolikë. Ai kishte jo më pak se njëzetë e gjashtë xhami, si dhe dy kisha ortodokse dhe një katolike. Shkodra, Durrësi dhe Vlora ishin fshatra krahasuar me të.

Në fillim të shtatorit 1863, Sekeli bëri pesë fotografi të Prizrenit. Duke lënë pas Prizrenin, ekspedita u kthye në Drinin e Zi duke avancuar drejt jugut deri në Dibër. Në këtë rajon, i cili gëzonte një reputacion të dyshimtë, nuk kishin qenë kurrë më parë. Hahn shkruan: “Ashtu siç ishin ne të huaj, ashtu ishte kur u ulëm Lugina e Drinit të Zi midis qytetit të Dibrës dhe pikës ku dy degëve e tij bashkoheshin.

Aty pretendohet të jetë një shpellë kusarësh dhe ndaj ajo është shmangur në këtë mënyrë nga fqinjët e saj. “Hahn ka kaluar nëpër rajon pa vështirësi, por ai nuk mund të kuptonte shqipen që flitej nga vendasit. Pasi mbërriti në Dibër më 21 shtator 1863, Sekely bëri vetëm dy fotografi, sepse gjatë kësaj kohe ishte duke luftuar me “makinën fotografike” dhe kutinë e pllakave që kishte sjellë me vete.

Ai kishte nevojë për më shumë kohë, ku i duhej plot një orë e gjysmë për të marrë një pamje shumë romantike të një shkëmbi masiv. Duke ikur nga Dibra ata vazhduan rrugën drejt Strugës në liqenin e Ohrit. Hahn-i ishte i hipnotizuar veçanërisht nga liqeni dhe shqoi trembëdhjetë lloje të ndryshme të peshkut në të.

Ata vizituan manastirin e Kalishtës në qytetin e Ohrit me shumë kisha të bukura ortodokse të saj, dhe natyrisht më në fund edhe të famshmin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Manastirin e Shën Naumit në jug të liqenit. Von Hahn dhe grupi i tij qëndruan gati dhjetë ditë në Ohër, dhe Sekely kishte kohë të mjaftueshme për të fotografuar.

Fotografia e tij e Shën Naumit duket të jetë fotografia e vetme e manastirit, para se ai të shkatërrohej në pjesën më të madhe nga zjarri në vitin 1875. Prej Ohrit grupi vazhdoi rrugën për në Liqenin e Prespës dhe të avancoi në drejtim të lindjes, pikërisht aty ku dukej Manastiri ( Bitola). Kishte ardhur tetori.

Manastiri ishte një qytet i madh dhe aty ishte kampi ushtarak i rajonit. Kështu Hahn u mirëprit nga gjenerali osman Faik Pasha, i cili kishte studiuar në Vjenë. Sekely ishte në gjendje që të merrte edhe disa fotografi interesante të një formacioni ushtarak osman përpara kazermave të tyre të mëdha, të ndërtuara në vitin 1839.

Nga Prilepi, ata udhëtuan mbi lumin Vardar për në Veles, ku gjetën një anije dhe mund të lundronin nëpër portën e hekurt të jugut (Demir Kapi ) deri Selanik në detin Egje. Pesë fotografitë të tjera janë marrë atje. Nga Selaniku Hahn dhe Sekely vazhduan rrugën në drejtim të lindjes të Trojës, në Azinë e Vogël.

Që të dy, Sekeli dhe Johann Georg von Hahn ishin të vetëdijshëm për kontributin historik të kësaj ekspedite. Ai realizoi fotografinë më të mirë që askush nuk e kishte bërë në këtë fushë “Për fat të keq, botimi i fotografive qëlloi të ishte tepër i shtrenjtë për Akademinë e Shkencave të Vjenës dhe ata i kishin hequr nga botimi Hahn-it një raport të ekspeditës në vitet 1867 dhe 1869. Rezultati ishte që koleksioni i Sekelit që bëri fotografitë më të hershme të ndërmarra ndonjëherë në Ballkanin jugor ra në harresë.

Në vitin 1889, trembëdhjetë prej fotografive u shfaqën në vëllimin Makedonien und Alt – Serbien (Maqedoni dhe Serbia e Vjetër) nga Spiridion Gopçeviqi (1855-1936), por ata nuk iu atribuuan Sekelit dhe u lanë pa datuar. Pas kësaj ,koleksioni u zhduk për më shumë se një shekull, për t’u rizbuluar në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë në vitin 2000 nga Mark Cohen. Fotografitë e Jozef Sekelit të Ballkanit Jugor në vitin 1863 në të vërtetë janë të një rëndësie të madhe historike dhe artistike.

Me përjashtim të një portreti të vetëm të rebelit Hamzë Kazazi (1834-1903) të bërë nga Marubi në Shkodër në vitin 1858, ato janë fotot e para të bëra për Shqipërinë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...