2018-10-12
Procedurat tenderuese mundësi për korrupsion
Shpenzimi i parasë publike është një prej formave dhe mundësive korruptive.
Për këtë Free Libre Open Source Software Kosovo(FLOSSK) dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion KUND nëpërmjet sesionit informues rreth Platformës AntiCorr kanë publikuar disa të gjetura për keqpërdorime dhe parregullsi.Fidan Kalaja nga Qendra Kosovare Kundër Korrupsion(KUND), ka thënë se në Prokurimin Publik ka hapa pozitiv krahasuar me vitet e kaluara, mirëpo ka gjithmonë nevojë për përmirësim në këtë sektor. Me anë Platformës AntiCorr, Kalaja ka evidentuar një shkelje në një tender të proceduar nga Komuna e Gjakovës.
“Në maj të vitit 2018 komuna e Gjakovës ka nënshkruar kontratë për furnizim me vlerën e parashikuar prej 150 mijë euro, ndërsa është shpalle fitues një kompani me ofertën më të shtrenjtë, me 160 mijë euro. Kemi analizuar kontratën e këtij tenderi ku ka pasur parregullsi”, theksoi Kalaja. Bleron Limani zhvillues i platformës “Anticorr” ka prezantuar platformën e prokurimit për mënyrën e transparencës nga ana e KRPP-së.
Kjo platformë ka një set të funksioneve duke filluar nga përpunimi i të dhënave në baza të rregullta ditore, javore, mujore, ofron mundësinë e identifikimit të keq-përdorimeve dhe keq-menaxhimeve të procedurave dhe kontratave të prokurimit përmes përdorimit të teknologjisë inovative që e ofron kjo platformë.
Edhe Arianit Dobroshi kryetar i bordit të FLOSSK ka thënë se vazhdon mundësia e korrupsionit me anë të procedurave tenderuese.
Me dokumentacion të dyshimtë tenton të fitojë tenderë...
Vlenë theksuar që konsorciumi i agjentës së regjistruar në ARBK " Samire Osmani BI"nga Suhareka (Leshani)dhe Ndërrmarrja "Veterinarska Stanica Pancevo D.O.O"-Dega në Kosovëe përfaqsuar nga Hasan Kryeziu,me zotësi të plotë juridike është duke fituar tenderë publikë(Shërbime D.D.D) me dokumentacion të dyshuar dhe me diploma të pa nostrifikuara nga MASHT (Diploma të Univerziteteve serbe)si dhe me referenca falso(të organizatave serbe) që i prezenton në tenderët Kosovarë që gjëja ka kryer shërbimeve të DDD-së në Serbi .
Firma " Samire Osmani BI" më drejtoreshën ekzekutive Samire Osmani dhe bashkëshortin e sajë Berat Gashi( zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë-Dega Prizren) nga Suhareka është e vërtetë që kanë kryer shërbime DDD në Spitalin e Përgjithshëm "Dr.Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë në vlerën prej 1,950 €urove .Ata në dokumentacionin e tenderit të bashkangjitur të Spitalit të Përgjithshëm "Isa Grezda" në Gjakovë ,bashkangjesin informacionin e vërtetuar se gjëja kanë kryer shërbime në Spitalin e Përgjithshëm "Dr.Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë në vlerë prej 2,950.00 €uro., thekson Flori Bruqi nga Prishtina.
Poashtu edhe tenderi i më poshtëm i fituar nga ky konsorcium në KK Prizren është i dyshuar që e ka fituar konsorciumi famoz " Samire Osmani BI"nga Suhareka (Leshani)dhe Ndërrmarrja
"Veterinarska Stanica Pancevo D.O.O"-Dega në Kosovë, thekson biznesmeni Jusuf Berisha nga Prizreni:
https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2018/247-18vend.pdf

Kushtet e kontratës asë përsëafermi nuk janë plotësuar ,e çka është edhe me keq në FDT ka shumë dokumenta të falsifikuar !