2018-10-14

Bije një kashtë e dalin gjashtë...(Reagim ndaj emisionit te TV-Dukagjini, të datës 10 tetor 2018 Dilaver Goxhaj)






Related image



Dilaver Goxhaj


Duke ndjekur emisionin e TV Dukagjinit, me titull: “Të pathënat për UÇK-në”, të përgatitur prej gazetarit të atij TV, Ermal Panduri, transmetuar në datën 10 tetor 2018, e cila është intervista ku kanë folur zotërinjtë: bashkluftëtari i Zahir Pajazitit Fadil Begu, kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së për Shqipëinë Sokol Poga, Komandanti i Qendrës Stërvitore të UÇK-së në Helashan kolonel Maliq Doci, një prej furnitorëve kryesorë për formacionet e UÇK-së prej Hasi në brendësi të Kosovës Qamil Cahani, dhe autori i këtij reagimi, Dilaver Goxhaj, reagojmë.

Në fund të asaj interviste, gazetari Panduri i ka bashkangjitur edhe një intervistë të ish-oficerit nga Shqipëria, i njohur me emërin Spiro Butka, por de fakto mbiemrin e ka Buçka, i vetgraduar kolonel. Mirë ka bërë, e drejt e tij si gazetar. Por, sikundër do ta shpjegojmë më pas, kjo shtesë e tij është qëllimkeqe.

Image result for spiro buçka
Dilaver Rezo Goxhaj


Themi për Spiron “i vetgraduar”, për faktin se nuk e ka gëzuar kurrë atë gradë ushtarake sa ka qenë oficer efektiv në Ushtrinë e Shqipërisë. Kjo për arsyen e thjshtë se, kur Spirua është liruar nga Ushtria e Shqipërisë , (në gjysmën e dytë të viteve ’70-të të shekullit XX), jo vetëm që Ushtria Shqiptare nuk kishte grada, por që të gëzoje atë gradë duhej të ishe minimalisht komandant Brigade (Regjimenti), ndërkohë që ai zotëri ka qenë shef stërvitjeje a shef operativ Brigade që, po të ishin gradat në atë kohë, do t’i takonte maksimalisht grada major, por kurrë kolonel.

Ky zotëri, me sa po duket, e ka qejf vetgradimin, pasi edhe kur krijoi Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH) në vitin 2003, për të cilën u fut edhe në listën e zezë të Presidentit të SHBA Xhorxh Bush (i vjetri), edhe atëherë u vetgradua Gjeneral-Kolonel, (për t’u barazuar me Enver Hoxhën kur iu dha kjo gradë në Kongresin e Përmetit, 24 maj 1944, kur UNÇSH vendosi gradat), dhe zgjodhi për pseudonim një emër e mbiemër madhështor për t’u paraqit si i lindur nga Zoti për beteja të mëdha ushtarake, Vigan Gradica. Edhe mbiemrin Gradica e ka zgjedhur për të na thënë se është Mehmet Gradica i kohës sonë! Kjo tregon se djallëzia e tij është e pa arritshme. Nëse nuk e ka nga djallëzia, atëherë ai është i sëmurë prej delirit të gjigando-manisë.

Por që të mos largohemi nga tema: z. Ermal Panduri përveç që i ka censuruar thëniet tona për “viganin” Spiro Buçka, por e mbyll qëllimisht atë intervistë me theniet e tij.

Dhe kuptohet se cili është qëllimi ideologjik i këtij gazetari: që t’i paraqesë të pavlera e të paqena gjithçka folën e treguan parafolësit, protagonistët e vërtetë të atyre ngjarjeve, që ata trajtuan e folën për operacionin “Shigjta”, si dhe për çështjen e të qënit të Spiro Buçkës dëshmitar prefencial i Prokurorit Elez Blaka.

Ç’është gjithë kjo dashuri dhe përkrahje e prokurorëve dhe e gazetarëve partiakë në Kosovë ndaj një magazinieri të UÇK-së që vepronte gjat luftës në qytetin e Kuksit dhe kurrë në Kosovë, madje i përkrahur pa rezerva edhe nga z.Azem Syla, e i mbështetur pas lufte edhe nga shumica e ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së?! Ku vallë flen lepuri?

Dhe ajo që është interesante në intervistën e Spiro Buçkës, në këtë emision, është shprehia e tij: “Unë, po të kisha 3000 ushtarë do ta çliroja vetëm Prizërenin”. Ç’paska humbur Kosova një fat kaq të madh!

Kjo deklaratë pompoze e Vigan Spiro Buçkës tregon se, ky zotëri ose nuk ka pirë ilaçet kur ka dhënë intervistën, ose nuk e kanë çuar për ta vizuituar te mjeku psiqiatër. E themi këtë për vet faktin se ai bie ndesh me ato çka ka thënë në shumë shkrime të tij. Në ato shkrime, ai është deklaruar se na paska qenë emëruar nga Azem Syla zevendës Komandant i Operacionit “Shigjeta”. Madje ka deklaruar edhe tjetrën: e ka komanduar atë luftim, (le ta quajmë operacion), nga një largësi 20-30 kilometra larg, pasi, sikundër tregojnë të gjithë pjemarrësit në të quajturin Operacioni “Shigjeta”, ai ka qenë në një zyrë në ish-Uzinën Mekanikë të Kuksit!

Dhe kjo duhet të jetë një risi në artin ushtarak botëror dhe jo vetëm shqiptar, që ta drejtosh luftimin nga një zyrë pa dritare dhe në një largësi të tillë, duke mos qenë nevoja ta shohësh fare as frontin e jo më vijën e parë të luftimeve.

Mirëpo, dimë që në mal të Pashtrikut dhe në Koshare u grumbulluan e u angazhuan në luftim gati 5000 ushtarë. Nëse do të pranojmë se ky zotëri ka qenë zevendës komandant i atij opracioni të planifikuar nga Shtabi i Përgjithshëm (dhe jo nga ministri Azem Syla, sikundër na e paraqet ky, në disa dokumenta me nënshkrimet e Azem Sylës), si është e mundur që nuk e çliroi Prizrenin? Dhe kjo do të ketë ndodhur për faktin se kanë qenë më shumë ushtarë se sa i duheshin Spiros; ishin 5000 dhe jo 3000, prandaj nuk e ka marrë mundimin ky “trim vigan” që ta çlironte Prizrenin! Sa të humbur paskemi qenë!

Ngaqë kanë qenë 5000 dhe jo 3000 luftëtarë, prandaj ky “zevendës komandant operacioni” nuk mundi të çlironte edhe ato 300-1000 metra në thellësi të territorit të Republikës së Shqipërisë që ishin pushtuar e fortifikuar nga forcat serbe, prej Qafës së Prushit e deri Gorozhup.

 E paskemi vrarë mendjen kot se pse nuk u realizua detyra për hapjen e korridorit të furnizimit si në Koshare edhe në Pashtrik, ngaqë kanë qenë më shumë se sa i nevoiteshin “Viganit” Spiro Buçka. Pse nuk na e ka thënë më parë ky “vigan”, që mos të ishim lodhur kaq shumë.

Dhe me këtë deklaratë mburavece të këtij “trim vigani”, gazetari i njëanshëm Ermal Panduri na embyll intervistën e “të pathënave për UÇK-në”!

Turp, e faqe e zezë, kur këta gazetarë të pushteteve duan të na i paraqesin si të vërteta këto brockulla mburavece të një ish-oficeri të përjashtuar nga tre ushtri, dy shqiptare e një ndërkombëtare, si i padenjë për të qenë oficer ushtrie: nga Ushtria e Republikës së Shqipërisë, TMK-ja dhe nga KFOR-i .


Tiranë, 11.10.2018

****


Image result for ermal panduri


Ermal Panduri lindi në Pejë më 16 prill të vitit 1985, është aktor dhe gazetar shqiptar.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Pejë. Në vitin 2003 u regjistrua në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Arteve dega Aktrim në klasën e Faruk Begollit. Në vitin 2006 diplomoi me shfaqjen "Profesor jam talent se jo mahi 7. Është gjenerata e fundit e Faruk Begollit.

Menjëherë pas diplomimit, zëri i Ermalit filloi të dëgjohej në Radio Dukagjini.

Është autor i emisionit të së premtes "Film n'radio", emision ky i cili flet për filmat më të ndjekur në Amerikë, duke u përqëndruar tek më i shikuari i javës

Redaksia Floripress

*****




Spiro Buçka 

Debat Plus - Të Pathënat e Luftës së UÇK-së

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1846253795429326

RTV Dukagjini - Debat Plus - Të Pathënat e Luftës së... - Facebook




Dilaver Goxhaj.jpg
Dilaver Rezo Goxhaj

(Kolonel Dilaver Rezo Goxhaj , është i lindur  në vitin 1948 në Gjirokastër. Në vitin 1962 fillon studimet në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”. Kryen më pas shkollën e lartë dhe në vitin 1969 titullohet oficer komandues i Artilerisë Kundërajrore për specialist i Raketave të Drejtuara Kundërajrore. Emërohet kryeteknik i Stacionit Eksperimental i Lëvizshëm për autopilotin e raketës.. Në vitin 1972 emërohet shef shtabi i Grupit Teknik të Raketave në Pezë Helmës, Tiranë. Në vitin 1975 transferohet dhe emërohet shef shtabi i grupit të zjarrit RDK përsëri në Krujë. Në vitin 1979 shpallet oficeri më i dalluar në ushtri dhe dekorohet. Në vitin 1981 emërohet komandant i grupit të zjarrit RDKA në Maminas dhe gjatë kontrollit vjetor të ministrit për ushtrinë, zë vendin e parë dhe shpërblehet, duke e dërguar për studime në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm. Pasi përfundon studimet akademike, në vitin 1984, emërohet përsëri komandant i grupit të zjarrit RDKA në Petrelë dhe pas një viti e kërkon dhe e tërheq Akademia Ushtarake për pedagog taktike të MKA. Pasi kryen provimet pasuniversitare emërohet shef i katedrës së MKA dhe Aviacionit në atë Akademi si dhe anëtar i Këshillit Shkencor të saj, njëkohësisht edhe komandant i MKA për Frontin Perëndimor, për kohë luftë, detyrë e kryer në tre stërvitjet komando-shtabi me grup divizionesh të zhvilluara nga Shtabi i Përgjithshëm. Me rivendosjen e gradave në ushtri i jepet grada kolonel. Në vitin 1994 lirohet nga ushtria dhe punoi mësues I gjuhës angleze në disa shkolla të qytetit të Tiranës. Në fillim të vitit 1999, e kërkon Shtabi i Përgjithshëm I UÇK-së dhe shkoi vullnetar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ju besua detyra e zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në atë luftë ju besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n. Me mbarimin e luftës emërohet shef I kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, deri në shkrirjen e asaj qeverie. Me shkrirjen e asaj qeverie punoi pedagog i gjuhës angleze në Shkollën e Mesme Mjekësore të Prishtinës dhe në kolegjin Cambridge School–Prishtinë… Në vitin 2009 emërohet Specialist civil në QMS, pranë Komandës së Doktrinave dhe Stervijes dhe më pas pedagog civil në Shkollën e Trupës, për dhënien e lëndës së Trafikut Ajror, derisa doli në pension. Gjatë karrierës ushtarake, përveç hartimit të një sërë leksionesh, dispensa e metodika për procesin mësimor në Akademi dhe Shkollën e Trupës, ka botuar me dhjetëra studime shkencore për armën e MKA dhe luftërat lokale, si dhe disa libra analitikë si: “Rruga që më çoi në UÇK”, “UÇK-ja dhe Kadareja”, “Romantika e Luftës së UÇK-së”, romanin historik “Komandanti i pararojës”, një seri botimesh studimore në “Revistën Ushtarake”, periodike, të Komandës së Doktrinës Ushtarake Tiranë, etj..)

Redaksia Floripress



*****

NUK KA FIS PA NJË PIS



GJENARAL “Vigan Gradica”, Apo MERCENARI Kolonel SPIRO BUTKA (Buçka)



Vllehu Spiro Buçka

Sot ajo që 19-të vite më parë ndodhi në malet, rrugët, shtëpitë dhe gjithçka tjetër qenësore të Kosovës dhe të kosovarëve, vijon të jetë herë pjesë e kujtesës, herë opinionit, herë dashurisë dhe herë urrejtjes tek të gjithë kategoritë e shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe të gjithë trojet e tjera të banuara me shqiptar etnik. Pa as më të voglin dyshim “dëshmia” e luftës ka qarkulluar, ka hyrë dhe ka dalë nga media dhe e Tiranës, sipas shumë ngjyrave, sipas shumë vullneteve, herë e zmadhuar dhe herë e zvogëluar. Ka pasur një përpjekje të shumtë me libra (të shumtë dhe voluminoz), të botuar enkas për të “modeluar” heroizma të çuditshëm, aq të përmasuar sa nuk gjenden dhe në epikën legjendare shqiptare të Veriut, të cilët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë fatin brilant të lindjes dhe të mbeturit ende gjallë të Eposit të Kreshnikëve, të cilët e mbajnë dhe kërkojnë t’ju shërbejë për cilësitë e tyre burrërore dhe të mikpritjes, të motiveve që lidhen me atdheun dhe lidhjen me të.

FALSIFIKUESI I OPERACIONIT "SHIGJETA"

Sapo hyn brenda bëmave dhe heronjve të rinj të çuditshëm, përballesh me një duel të brendshëm të vetvetes, madje kërkon të verifikosh veten, sa nuk të shpëton dilema se pa këto lloje heronjsh dhe gjeneralësh, ka të “ngjarë” që lufta në Kosovë të kishte humbur, madje dhe NATO-ja do të ishte pa efektivitet në veprimet e saja luftarake, prej nga uzurpatori i vjetër dhe i egër u largua nga trojet etnike shqiptare. Po të mos e njohësh historinë e Kosovës dhe të trevës së Veriut të Shqipërisë, ku lufta u nis, pati ecejaket e veta të dhimbshme dhe të gjithë peshën e vet, të krijohet ideja sikur në këto treva nuk paska pasur burra, luftëtarë dhe njerëz që kanë pasur kurajën atdhetare për t’i dalë vetes, vendit dhe familjes së tyre zot, po të mos kishim pasur këto gjeneralë.

Historia e luftës vazhdon të editorohet, të pamfletoset, të bëhet roman, baladë, epos, vuajtje, lakmi, diktat, fyerje, sharje, alibi, keq-kuptim dhe mirëkuptim, saqë dyshon vërtetë se ka pasur dhe vazhdon të ketë dashamirës dhe dashakeqës të saj. Ndërsa në ditarin e saj, lufta ka kronikat e veta, dhimbjet dhe kujtesën, ka epilogun dhe prologun, ka kurorën e yjeve dhe të këngëve, ka kostelacionin e fytyrave të mira, por ka dhe përfituesit e saj të pandershëm. Për të gjithë atë që bënë të vramit në këtë luftë, që në të vërtetë qe luftë, ne nuk dimë nëse do të na e falin gabimin që po bëhet nga të gjithë si ato që po shkruajnë si ato që e dinë të vërtetën dhe që e lejojnë gënjeshtrën, sepse shumë të “vërteta” që po thuhen nuk janë ato.



Diku në Veriun e Shqipërisë, aty ku jeta puthej me vdekjen dhe anasjelltas, ka shumë më shumë se sa kaq. Ka varre, plagë të lëna nëpër shkëmbinj e pyje, krahë burrash dhe fëmijësh të humbur s’di se ku, të cilët sot shpallen para nesh dhe botës si një dëshmi e ndershme për të cilën ka nevojë shpirti i lirë i shqiptarëve. Ndërsa në kujtesën e njerëzve të luftës, të cilët janë gjallë sot dhe pse mungojnë shumë prej tyre, janë konakët malësor, nënat që pritën dhe përcollën heronj, luftëtarë dhe ushtarë të ndershëm të luftës, të cilët pasi kryen detyrën e ndërgjegjes së tyre historike, mbetën po kaq të ndershëm, po kaq dashamirës, po kaq njerëz të devotshëm dhe me mirënjohjen për të gjithë ato që bënë dhe i shërbyen luftës.

1.
Pas gati një dekade Kosova ka marrë pavarësinë e dëshiruar dhe pse ajo ka vështirësitë dhe mangësitë e saj. Kështu ndodh dhe në vende të tjera ku ka pasur dhe ka më shumë mundësi. Pas një dekade në të gjithë mundësitë që afron koha teknologjike, ajo e medias së shkruar dhe asaj elektronike, lexuesit dhe të gjithë faktorit tjetër që krijon opinion dhe që kërkon njohje, vazhdon të ketë angazhime intelektuale për ta memorizuar luftën, diplomacinë dhe të gjithë atë që ka ndodhur në të vërtetë me ne shqiptarët.

Kanë shkruar dhe shkruajnë njerëz të medias, që ishin dhe pjesëtarë të luftës, kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë diplomatë të vendit dhe të perëndimit. Ka shkruar dhe po shkruajnë eksponentë të luftës, të cilët një pjesë janë ushtarakë, një pjesë tjetër është jashtë të gjithë angazhimeve dhe një pjesë tjetër ka veshur kostumin e politikanit a të shtetarit në Kosovë apo gjetkë. Janë shkruar dhe po shkruhen libra për trevat, për dëshmorët dhe evenimentet e tjera. Pra, ka një reagim të qenësishëm për të gjithë atë që ka ndodhur.

Në të gjithë këtë ndërmarrje, relativisht të dobishme, sepse historisë sonë asnjëherë nuk i vjen keq nga të shkruarit, duket se teoria e “detit kos, o burra lugën” dalëngadalë po zë terren dhe po depërton si ajo sëmundja që i vjen dalëngadalë trupit. Pasi ka kaluar një dekadë, në median e Tiranës a gjetkë, ka filluar të flitet për luftën, madje për gjërat e rëndësishme dhe të fshehta të saj, për të cilat ndërgjegje e luftëtarëve të njohur të UÇK-së në Kosovë nuk duhet të jetë e qetë, madje ajo duhet të reagojë, të flasë, që nderimi të shkojë aty ku e ka shtëpinë. Për nderimin nuk ka ankand.


2.
Pak ditë më parë historia e luftës së Kosovës, madje krejt lufta e shqiptarëve në vitin 1999 doli “lakuriq” përmes prononcimit të një pseudo-ushtaraku të Tiranës, i cili flet me vetën e parë për ngjarjet më të rëndësishme të luftës së Kosovës, operacionin shigjeta, për dëshmorët Luan Haradinaj, Fehmi Lladrovcin, etj. “Gjenerali” Spiro Butka flet në vetën e parë, si dikur Stalini në Ushtrinë e Kuqe, sa na ngjall lutjen biblike, “O zot, shyqyr” që na ka lindur një njeri i tillë, se pa të Kosova do të ishte akoma në robëri!”. Por ne do të mund ta besonim “merimangën “ e Spiro Butkës, kur ai më së pari të na botonte C.V e tij, pasi ajo është krejt e errët, e dyshimtë. Spiro Butkës i mungon sinqeriteti intelektual dhe ndërgjegje e njeriut i cili merr penën dhe hedh në shtyp opinionin personal, por me ca gjëra që akoma nuk i ka publikuar Kosova dhe njerëzit e luftës së saj, pas 10 vjetësh, me ç’rast kuptohet qëllimi manipulator më së pari dhe ai për protagonisëm më pastaj.



Spiro Butka (mbiemri i tij i vërtetë është Buçka) arrin të na e zbulojë ashtu pak, natyrën manipulatore dhe gënjeshtare të tij, vetëm në momente kur na njofton se paska qenë dikur shef shtabi (?), thua Shef i Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, na paska qenë dhe atashe (që nuk ka qenë asnjëherë), për këtë ato që e njohin jetën e tij në karrigen ushtarake do të flasin patjetër. Sa për dijeni Spiro Butka në karrierën e tij ushtarake ka arritur deri në gradën major dhe funksionin e shefit të stërvitjen në brigadë këmbësorie, funksion më i ulët se sa komandant batalioni. Sa për dijeni Spiro Butka është lëruar nga ushtria kur ka qenë shef stërvitje brigade në Kamëz, ku komandant brigade ka qenë M.P.


Në vazhdim të pak gjërave që zbulon vetë-rrëfimi i Spiro Butkës ka dhe një moment tjetër të shkollimit të tij kur na thotë se ai ka mbaruar studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Shqiptare “Mehmet Shehu”. Sa për dijeni Akademia Ushtarake “Mehmet Shehu” nuk ka qenë Akademi e Shtabit të Përgjithshëm dhe asnjëherë nuk është përdorur termi “but(ç)k-jan”,- “Armatë”. Është një gënjeshtër që e ka lënë dhe këtu zbuluar me këmbë e duar “Gjeneralin”, që “bëri” luftën e Kosovës me ca të tjerë, po kaq “gjela” dhe gënjeshtarë, në këtë histori të vonë, që ende nuk i është tharë gjaku dhe as i është shuar tymi.

3.

Ne nuk dimë se ç’do të na thoshte po të ishin gjallë Luan Hardinaj dhe Fehmi Lladrovci, po ta dëgjonin “xhevahirin” Spiro Butka, për fatin e madh që ato paskan pasur në jetë kur kanë takuar këtë “gjeneral me tre yje”. Lidhur me të që ka të bëjë me Luan Haradinaj, është e vërtetë që ai ka qenë në Tiranë i shoqëruar shpesh nga Ismail Dauti nga Fshati Golaj i Hasit, por në ato momente ai prezantohesh si stundent i ardhur nga Kosova për të vazhduar studimet. Në momentet kur ai është bërë protagonist dhe njeriu aktiv i luftës, askush nuk e ka ditur emrin e tij të vërtetë, të gjithë e kanë njohur si “student” apo si “Agron”.


Njohje të shumtë dhe fakte nga jeta e tij, në të gjithë atë që ne sot dimë për të na kanë sjellë një eksponent i njohur i luftës, i cili ka bashkëpunuar me Luan Haradinaj, kur ingranazhi i luftës ka filluar të lëvizë, aty nga vitet 1996-1997, dhe ai është Sokol Poga. Ai shpjegon në një intervistë ekskluzive për një libër monografik për Hasin dhe luftën, që po shkruhet nga unë se Luan Haradinaj i qe prezantuar me pseudonim, të cilin ai e ruante me shumë korrektësi, pasi kështu ishte udhëzuar ai dhe njerëzit që punonin me të.


Për shumë kohë, të gjithë hasjanët, që e kanë njohur Luan Haradinaj, pasi ai aty ka kaluar shumë kohë, sepse i duhej të qëndronte në “nyjën” e luftës, ai është njohur me pseudonimin “studenti” apo “Agroni” dhe jo me emrin e tij të vërtetë Luan Haradinaj, deri në momenten kur ka rënë për çështjen kombëtare në 06.05.1997, ndërsa Spiro Butka ka shkuar shumë vonë, jo në luftë, por aty afër, ku bëhej lufta. Por ai i “qepët” pas Luan Haradinajt dhe Fehmi Lladrovcit, pasi ato sot janë të rënë, dhe me djallëzinë prej manipulatori, i përmend dy eksponentët e njohur të luftës si pjesë e bashkëpunimit të tij, sikur kjo gënjeshtër po shkon (po hahet), dhe se as Luan Haradinaj dhe as Fehmi Lladrovci nuk kanë mundësi ta zbulojnë këtë, që i djallëzuari “gjeneral me tri yje” na e servir si një punë të tij dhe jo të luftës. Spiro Butka, ka një të “mirë”, se e din mirë cilit duhet t’i qepet, t’i ngjitet pas, për të marrë ndopak lavdi dhe vëmendje. E vërteta dhe gënjeshtra në këtë rast është krejt e lehtë dhe e thjeshtë për t’u kuptuar. S’di pse Spiro Butka nuk e njeh parimin e ushtarakut, i cili ka vepruar dhe vepron në të gjithë kohët, se gënjeshtra nuk i falet moralit, të ushtarakut. “Xhevahiret” e Spiro Butkës vazhdojnë me eksponentë të tjerë të luftës, a thua se ato kur vinin në Shqipëri dhe Tiranë, më së pari “trokisnin” në derën e Spiro Butkës.


Në ndërmarrjen e tij të fundit, për tu bërë protagonist me forcë, kryesisht me luftërat e shqiptarëve të cilat u kryen në fundin e shekullit të kaluar dhe fund-shekullin e ri, ai ka bërë “pjesë” të aktivitetit të tij për këtë luftë dhe gjoja takimet me Fehmi Lladrovcin. Siç duket Spiro Butka nuk e njeh mirë aktivitetin e dëshmorit të njohur, të dhënat e aktivitetit për të cilin nuk i japin asnjë shans “gjeneralit me tre yje” që ta bëjë jetën e tij pjesë të aktivitetit të tij të rrejshëm. Pasi në kohën kur ky “Gjeneral” angazhohet siç thotë dhe vetë në prononcimet e tij, dhe siç është e shkruar në një dossier të dhënë në gazetën “Koha Jonë”, më 06.01.2001 nga ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK – së, Bislim Zyrapi në të thuhet se Spiro Butka është i lidhur me UÇK në tetor të vitit 1998 dhe i rreshtuar në rradhët e UÇK –së, në mars të vitit 1999.


Fehmi Lladrovci kurrë nuk e ka takuar dhe as ka biseduar, për më tepër të bëjë “plane lufte” me Spiro Butkën, i cili ka qëndruar në Kukës një farë kohe në fillim të marsit 1999 dhe kohën tjetër e kanë dërguar në Helshan, si një lexues hartash. Më 22 Qeshor 1999 ka hyrë në Kosovën e çliruar. Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi (Lladrovci) së bashku me Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka bien heroikisht në përbëllje me forcat serbe më 22.09.1998, në Drenicë. A thua vallë vërtet ky “Gjeneral” e takoi Fehmiun...?



Në betejën për t’u bërë protagonist i ngjarjes historike të shqiptarëve, në median shqiptare kohët e fundit “gjenerali me tre yje” përdor një sasi të konsiderueshme datash (a thua vallë krejt kanë qenë në duart e tij!?) dokumenta të luftës, titujt, situacionet dhe eksponentësh të tjerë, për të cilat më parë Spiro Butka duhej të bënte me dije se a ka të drejtë t’i publikojë ato. Natyrisht këtë ja kërkon interesi këtij “Gjenerali më tre yje”, me ç’kuptohet se ai po na bën me dije, se përveçse paska qenë njëri nga ushtarakët më të rëndësishëm të luftës, na ditka dhe shumë gjëra, ndoshta “ja paska zënë dikujt bishtin me derë”, për të publikuar në shtypin shqiptar gjëra të luftës, për të cilat nuk ka ardhur koha.


Në rëndësinë e vet, Spiro Butka solli dhe xhevahirin tjetër, atë të listave të ushtarakëve, pjesëmarrësve në luftë, të vrarëve, të plagosurave e të tjera gjëra të luftës nga Shqipëria, sepse më shumë se sa hasianët, kuksianët, tropojanët, dhe të gjithë njerëzit e luftës së Kosovës dhe luftërave të tjera, për atë që ju takon atyre, më mirë ditka ky ushtarak, i cili është “zhytur” deri në fyt në mëkat.



Duket se ka një nxitim të çuditshëm ky njeri me veset dhe dëlirin e njeriut që vuan kompleksin e të qenit protagonist. Një ves i njohur ky për “të bërë ish atje ku s’ka pula”, sepse s’ka pasur mundësi dhe s’ia ka besuar kush këtë punë. Ndërmarrja e tij kuptohet mirë, sepse në këtë histori me “sedra” protagonizmi dhe luftërat e fundit të shqiptarëve janë bërë të zakonshme, sa nuk dimë kë të nderojmë më parë të rënët apo të gjallët e kësaj kategorie që kur në front vriteshin djemtë e ardhur nga Perëndimi, këto të fundit ushqeheshin me “pilaf” nëpër kuzhinat e Hasit dhe të Kukësit. Me të tillë si Spiro Butka i bie se nuk ka vend për të nderuar ato që dhanë gjakun.




Ndoshta shumë shpejt për të vërteta më të mëdha, përtej këtij opinioni si ky, do të flitet kush ishte lufta, njerëzit, të gjallët e ndershëm dhe të gjallët e pandershëm, se të rënët s’kanë nevojë për kujdesin e mashtrimit. Ato kanë dhimbje dhe do të kenë, sa prej gjakut të tyre po përpiqen të përfitojnë ca të gjallë, madje të marrin lavdi ... Spiro Butka i ngatërron kohët, bashkë me ato që e lejojnë.




Janë kohë të tjera “gjenerali me tre yje”, lufta i ka akoma të gjallë eksponentët që dinë gjithçka mirë për ato që luftuan, për ato që u fshehën, për ato që bënë mirë dhe ato që nuk bënë mirë në luftë. Në luftë shkuan shumë, dikush dhe nuk u kthye, por mos mendo se nuk u kthyen të gjithë për ta treguar të vërtetën që një ushtarak i çdo lloji qoftë nuk mund t’i shtrembërojë.


Spiro Butka, me gradën më të lartë të njohur në jetën e tij Major, punë më të mirë që mund të bënte do të ishte të botonte C.V e tij. Le ta bëjë njëherë këtë akt qytetarë, për të pasur moralin t’iu flasë të tjerëve në median e shkruar dhe ato të tjerat. Luftës i duhet thënë luftë z.“Gjeneral me tre yje”, që nuk i ke, por po i vë vetë...

Rajmonda Maleçka – Gazetare/ Ish – pjesëmarrëse në luftën e UÇK -së


Kush është Raimonda Maleçka ?


            Rajmonda Malecka  

Emri: -                Rajmonda
Mbiemri: -         Maleçka
Atësia: -             Bujar 
Vitlindja:-         11.03. 1970
Vendlinda: -     Tiranë
Vendbanimi: -  Tiranë

Shkollimi:

Arsimi 8 vjeçarë 1977-1985 Tiranë, Shkolla Tetë-Vjeçare “Xhezmi Delli”
Arsimi i mesëm 1985-1989 Shkolla e Mesme e Përgj. “Partizani“ Tiranë,
Arsimi i Lartë: Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari.

Pas Universitar

Akademia Diplomatike Shqiptare- 25 shtator deri më 25 dhjetor- kursin Marrëdhënie Ndëkombëtare dhe Diplomaci

Akademia Diplomatike Shqiptare-22 janar deri më 16 shkurt-kursin Lidership dhe Manaxhim Krizash


Akademia Diplomatike Shqiptare-6 Gusht deri më 27 Gusht –kursin Aftësi Negociuese

Puna:

-Gazetare në gazetat “Gazeta Shqiptare”, gazeta “Atdheu”, gazeta “Rilindja”, gazeta “Kosova”, gazeta “Koha e Re ”, gazeta “Ora e Shqipnisë” , gazeta “Bulevard”...
-1998 Kryeredaktore e gazetës “Kushtrimi”.
-1998, aktiviste e çështjes kombetare, në Shqipëri-Kosovë, Lugina e Preshevës dhe trevat shqiptare nën-Maqedoni. Bashkëpunëtore e mediave shqiptare në të gjithë këtë hapësirë.
-1998-luftëtare e UÇK-së, bashkë me babin tin Bujar Maleçka dhe korrespondente e revistës “Mbrojtje...“ organ i Ministrisë së Mbrojtjes Tiranë.
-1999 (pas luftës së Kosvës), angazhuar në TMK (Zona  e Dytë) si gazetare dhe më vonë në Bazën e Logjistikës Prishtinë.
-1999 redaktore dhe skenariste e asamblit të TMK-së në Prishtinë.
-04.04.2005-04.04.2006  e burgosur në Shkup për arsye politike( e dënuar 10 vjet, mbajtur një së bashku me babain)





Kontribute intelektuale dhe publiçistike:

1-“Ëndërra lozonjare’, poezi , botuar në vitin 1998
2-“Tungjatjeta Kosovë“, poezi, botuar në vitin 1998
3-“Prelud pavarësie“ , poezi, botuar në vitin 2000
4-”Nëpër ditët e dhimbjes dhe lirisë së Kosovës”, analizë dhe opinion shkencorë për çështje e Kosovës, botuar në vitin 2001
5-”Shqiptarët e kanë Brenda vetes së tyre lirinë”, libër analitik dhe interviste për zhvillimet politike të shqiptarëve nën-Maqedoni, botuar në vitin 200
6--“Tokë arbnore” antologji poetike për të rënët e luftës, botuar në vitin 2004
7-“Ora e Kombit” , monografi , botuar në vitin 2005
8- “Jasharët, kujtesa jonë e përjetëshme”, pelud kujtese për familjen Jashari, botuar në vitin 200
9-Haradinaj dhe Rendi i Ri Botërorë, analizë politiko-historike, botuar në vitin 2007
10-“Hashim Thaçi dhe beteja e fundit”, analizë monografike, botuar në vitin 2008
11.-Hasi mes Luftës dhe Lirisë, libër historik-monografik, botuar në vitin 2010
12-Redaktore e disa librave historik të shkruar për luftën dhe UÇK-në.

Mirënjohje dhe Vlerësime, nga organizata dhe shoqata të ndryshme

  1. Nga Shoqata Atdhetare për të rënët e Kombit Shqiptar – Me titull- Mirënjohje e Kombit-Tiranë 2001

  1. Nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare-Vlerësim për vëprimtarinë aktive, ne kontribut te çështjes kombëtare, 17.10.2003
  2. Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, Prishtinë-,më 20.05.2004
  3. Nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë-Dega Tiranë-Çertifikatë –me titullin- NDERI I SHOQATËS, më 14.05.2006.
  4. Nga Kosova Fshati Zojzë me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore të dëshmorit Sinan Thaçi- më 29.04.2006 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇK-së
  5. Nga Shoqata e Veteranëve, Invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë-Metvegjë-Bujanoc- më 25.09.2006
    Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së.
  1. Nga Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare-Dega në Prizren- Falenderim për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së, më 28.11.2006
  2. Organizata e Veteranëve të Luftës së Preshevë-Metvegjë-Bujanoc-më Gusht-2009 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së
  3. Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, dega Therandë- më 10-06-2011 Mirënjohje për Kontributin e dhënë për invalidët e UÇK-së.
  4. Nga Biblokteka e Qytetit të Kukësit më 26-10-2011. Mirënjohje për kontribut të çmuar në pasurimin e fondit të biblotekës të qytetit të Kukësit.

Etj.



*****


Nga Kujtim Boriçi



Goxhaj: Si luftuan me ne në frontin e UÇK-së 10 ushtarakë nga Gjermania

Ndihma gjermane për luftëtarët e UÇK-së, ka qenë një nga elementët e rëndësishëm për shtabet dhe komandat e për organizim e drejtim luftimi. Në vazhdim të rrëfimit të tij, Dilaver Goxhaj, ish-Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mes të tjerave tregon se shteti gjerman ‘dërgoi 10 ushtarakë në formacionet e UÇK-së si dhe 140 aparate telefonike celulare satelitore, shumë të dobishme për drejtimin e komandimin e trupave’. Sipas Goxhajt, zyrtarisht shteti shqiptar i kohës, atëherë por dhe më pas, nuk bëri atë që duhej të bënte për UÇK-në’… Jo vetëm kaq, por sipas tij, edhe luftëtarëve vullnetarë nga Shqipëria, minimalisht, nuk i ka vlerësuar as dhe moralisht…



-Z. Dilaver, po nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë sonë, a është ndjekur nga afër lufta që zhvillohej në Kosovë?

–Gjatë kohës që unë kam qenë në atë luftë, një gjë e tillë nuk di që të jetë kryer, së paku me angazhim legal. Pas luftës, kur isha Shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, ka ardhur një grup pedagogësh nga Akadema e Mbrojtjes, nën drejtimin e historianit ushtarak Petrim Mamaj, të cilët janë interesuar dhe bënë një studim mbi taktikën dhe strategjinë e UÇK-së, të cilët unë i ndihmova me aq sa munda.



Po më pas?

-Prej atëherë nuk di se është bërë ndonjë përpjekje tjetër. Në vitin 2009, me interesimin e z. Neritan Ceka dhe me urdhër të Ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, z. Gazmend Oketa, dhe deri në vitin 2012 unë u ktheva si punonjës civil pranë asaj akademie, por edhe pse insistova që ta jepja unë përvojën e luftës në Kosovë, përsëri nuk ma mundësuan. Kuptohet, presion prej politikës shtetërore. Por këtu, dua të evidentoj një fakt të rëndësishëm…



Cili është ky fakt?

-Por duhet të bëhet publik një fakt tepër interesant, i cili është bërë i njohur përmes librit “Lëvizja”, me autorë Ibrahim Kelmendin dhe Bedri Islamin, se atë që nuk e ka bërë asnjë institucion ushtarak apo shkencor i Shqipërisë, e ka bërë Republika Federale Gjermane, gjë që analistët dhe historianët e ardhshëm të luftës çlirimtare në Kosovë, nuk duhet ta harrojnë pa theksuar se, përveç ndihmës ushtarake të NATO-s për çlirimin e Kosovës, si faktori kryesor i jashtëm, nuk duhet të harrojmë se ajo fitore erdhi edhe si rrjedhojë e ndihmës së Republikës Federale Gjermane, e cila, përveç se “ngriti enkas për Kosovën një shtab të veçantë për të ndjekur ecurinë e luftës” sonë (f. 445), dha dhe një kontribut të dukshëm diplomatik e ushtarak në favor të çështjes kosovare. Ndërkohë që Republika e Shqipërisë, jo vetëm që nuk angazhoi asnjë ushtarak të vetëm për të ndjekur nga afër atë luftë, të paktën sa për sy e faqe, por, përkundrazi, ata oficerë që me nismën e tyre personale shkuan dhe luftuan me vëllezërit e tyre në Kosovë, porsa u kthyen nga ajo luftë i arrestoi, i dënoi, u pushoi familjarët nga puna shtetërore dhe i hodhi në rrugë.



Mund të na përmendini diçka tjetër nga kontributi i Gjermanisë për UÇK-në?

-Mirëpo, Gjermania nuk u mjaftua vetëm me ngritjen e atij shtabi, pranë Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së saj, por “Telekomi” gjerman e furnizoi UÇK-në me rreth 140 telefona satelitorë, ku përdoruesit e tyre në Kosovë mund të telefononin në të gjithë botën dhe me të cilët u mbajt edhe ndërlidhja me shtabet e NATO-s (f. 445), ku çdo muaj shpenzoheshin qindra mijëra marka. Në mbarim të luftës ajo shumë mbërriti në një milionë e 200 mijë marka gjermane. E krahasuar me kursin e asaj kohe, vlera është e barabartë me 960 mijë dollarë Amerikanë. Dhe, ajo që të bën edhe më shumë borxhli ndaj Gjermanisë, kur lufta mbaroi, përfaqësuesi i ‘Telekomit” gjerman, me porosi edhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjermane, i thotë marrësit të atyre 140 telefonave satelitorë, (Ibrahim Kelmendit): “Faturën mund ta mbash thjesht për kujtim.”. Por Gjermania pati dhe kontribut direkt në luftë me njerëz…



Cili ishte kontributi me njerëz?

–Përveç kësaj ndihme pa interes nga ana e Gjermanisë, në radhët e UÇK-së u radhitën gati 10 vullnetarë gjermanë, nga të cilët kemi edhe dëshmorë. E megjithatë, askush nuk u kujtua nga “katërshja”, Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria Politike e UÇK-së, të cilët sot janë të gjithë në pushtet, t’i thërriste e t’u thoshte të paktën: Faleminderit! Me këto fakte, dëshiroj të them se Gjermania, edhe pse nuk dërgoi në Kosovë avionët apo ushtarët e saj, ne shqiptarët, çlirimin e Kosovës, duhet ta quajmë edhe kontribut të Gjermanisë, krahas UÇK-së dhe NATO-s. Dhe duhet t’i jemi mirënjohës gjithë jetën, sidomos për faktin që Gjermania kompletoi Ushtrinë tonë Çlirimtare me ndërlidhje, ku dihet mirë se pa ndërlidhje, në ushtri dhe në luftë nuk ka komandim, pa komandim s’ka fitore. Por, krahas vlerave që ka ky libër me autorë Bedri Islamin dhe Ibrahim Kelmendi, unë jam i detyruar të bëj publike një vërejtje esenciale.



Cila është kjo vërejtje?

-Këta dy autorë, njëkohësisht edhe anëtarë të udhëheqjes më të lartë të LPK-së të asaj periudhe, fyejnë pa pikë ndrojtje 5 (pesë) ish-oficerët e Ushtrisë Shqiptare, të cilët ishim të vetmit që lamë punën, familjet dhe lirinë dhe dolëm vullnetarë në ndihmë të vëllezërve tanë në Kosovë, (para marrëveshjes së Rambujesë), nga 180 mijë oficerët aktivë, pensionistë, rezervë dhe rezervistë të të gjithë llojeve të armëve dhe shërbimeve të Republikës së Shqipërisë. Dy nga ne, Tahir Sinani e Indrit Cara, dhanë edhe jetën. Autorët jo vetëm që nuk thonë as edhe një fjalë respekti, por na quajnë “spiunë të SHIK-ut e të SHIU-t ose mercenarë”!, (shih f. 442-43). Edhe sikur ne të ishim të dërguarit e atyre shërbimeve inteligjente shqiptare, cila do të ishte e keqja për UÇK-në? Nëse ne do të ishim mercenarë, a mund të na jepeshin ato detyra të larta me përgjegjësi që kryem në radhët e UÇK-së? Dhe çka është edhe më e çuditshme, kontributin e dhënë nga 13 oficerët vullnetarë prej shtetit amë, (8 të tjerët hynë në luftë me kontigjentet që sulmuan nga territori RSH), ku për lirinë e Kosovës e morëm vdekjen në sy, këta dy zotërinj dhe ata që komanduan UÇK-në, e shumëzojnë me zero.“Mosmirënjohja,-thotë S. Frashëri,-është ligësia më e madhe në botë”…



Zoti Goxhaj! Forcat e UÇK-së patën përballë ushtrinë serbe, ushtri e madhe në numër dhe e militarizuar. Përveç mendimit të specialistëve të huaj,

-Kanë folur gjatë luftës e kanë shkruar shumë, kuptohet, në interes të tyre, por duke ju referuar ngjarjeve reale. Për t’i përforcuar këto përfundime, po citoj një nga deklaratat e gjeneralmajorit serb Bozhidar Deliç: “Sulmi i dytë frontal i UÇK-së, i quajtur Operacioni “Shigjeta”, u krye nga 27 maji deri më 7 qershor 1999. Ata sulmuan nga Shqipëria në drejtim të zonës së Pashtrikut. Në këtë sulm, forca sulmuese përbëhej prej këmbësorisë së UÇK – së dhe aviacionit të NATO- s.”. Është një deklaratë e bërë nën betim, para gjyqtarëve e prokurorëve të Hagës, që nuk kërkon asnjë koment tjetër. Duke e dëgjuar e lexuar edhe atë, a nuk kemi të drejtë ta përsërisim me zë të lartë: Kosovën e çliroi bashkëveprimi luftarak midis NATO-s dhe UÇK-së, të paraprirë nga SHBA-të!? Ka shumë vlerësime për luftën tonë (Të UÇK-së) dhe nga Bill Klinton… Unë po përmend njërin prej tyre…



Cili është ky vlerësim?

-Bill Klinton, në intervistën që i ka dhënë “PB. News Hour”, më 13 Qershor 1999, deklaron me sinqeritetin më të thellë se kontributi i UÇK – së për çlirimin e Kosovës është pothuajse i barabartë me atë të aleates NATO, duke e ndarë atë me përqindje. Ja se si shprehet Presidenti Klinton: “Unë gjithnjë kam menduar se mundësia e rezultatit të kësaj fushate bombardimesh ka qenë më e madhe se 50 për qind. Dhe jam i kënaqur që ajo i arriti objektivat tanë.”, (“Ne luftën, ju paqen”, f. 122). Unë po pyes: Atë besimin e patundur dhe atë ndeshjen dhëmb për dhëmb të UÇK-së me ushtrinë serbe dhe atë 50 përqindëshin tjetër të mbetur, që përmend e nënkupton zoti Klinton, duke dashur të thotë se besonte në fitoren vetëm me aviacion (pasi poshtë qiejve ku fluturonin avionët luftarakë ishte një popull i tërë në frontin tokësor, që bashkëvepronte me atë aviacion dhe që kish pranuar të vinte kokën në satër) kush i realizoi!?. Atë e realizoi UÇK. Të njëjtin vlerësim bën dhe Wesli Klark..



Cili është vlerësimi për UÇK-në nga gjenerali Klark?

-Wesli K. Klark, në librin e tij “Waging Modern War”,f.330), shkruan: “Ne gjithashtu pranonim informata nga UÇK-ja, që kishin të bënin me luftën, e cila zotëronte vijën dominante, vijën kyçe të komunikacionit në veri, në drejtim të Beogradit… Ne e vumë re se UÇK – ja mbante të hapur një korridor të vogël në veri të Shqipërisë përmes fshatit Koshare. Lufta e vazhdueshme e saj i detyronte shpesh forcat serbe të dilnin në terren të hapur, ku na jepej neve mundësia t’i godisnim ato. Ne kishim informata të konsiderueshme rreth planeve të UÇK-së për të sulmuar brenda në Kosovë… UÇK-ja i nxirrte batalionet serbe nga fshatrat, përmes dyluftimeve, duke na dhënë neve mundësinë t’i sulmonim nga ajri.” Ndërsa në vitin 2003, si dëshmitar në gjyqin kundër Millosheviçit, në Hagë, Klark deklaroi: “Në Kosovë, Serbia ka pasur një përdorim të tepruar të forcës si nga policia ashtu edhe nga ushtria dhe kjo e ka rritur motivacionin e popullatës për të rezistuar.”



Kundërshtarët e UÇK-së kanë akuzuar atëherë, por dhe sot përfshirjen e NATO-s në luftën e Kosovës.. Cili është mendimi juaj?

-Për ta bërë të plotë rolin që luajti UÇK-ja në atë luftë, na duhet të parashtrojmë edhe një moment tjetër: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë u bë konform Konventës së Gjenevës të vitit 1959, për qëllime humanitare, sikundër e shpjeguam dhe vetëm me aviacion. NATO-ja goditi vetëm objektivat ushtarake dhe ato objekte industriale që ndihmonin luftën, kryesisht jashtë Kosove. Dihet se, vetëm 15 për qind e avio-fluturimeve dhe bombardimeve u kryen mbi Kosovë, madje edhe ato, në masën mbi 50 për qind kundër objekteve industriale dhe administrative dhe jo mbi ushtrinë serbe. Këto fakte të bindin se goditja kryesore kundër forcave të gjalla të armikut dhe makinerisë ushtarake serbe në Kosovë ishte vepër heroike e UÇK-së.



Keni konfirmuar se me futjen e NATO-s në luftë, rezistenca masive dhe aktiviteti në terren u shtri masivisht?

-Po. Në muajin maj 1999, pothuajse të gjitha zonat, me përjashtim të asaj të Bajgorës, kaluan në asgjësimin e armikut pjesë-pjesë, sipas taktikës partizane. Në atë periudhë, armiku, i cili priste intervenim të NATO-s nga toka, u detyrua të përqendrohej në drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë, nga priste sulmin. Ndërkohë ne intensifikuam goditjet nga shpina të armikut dhe të kolonave të tij kur, ku dhe si donim. Kështu që kemi të drejtë të themi se ky intensifikim i sulmeve të rrufeshme nga ana jonë dhe fuqizimi ynë, mund dhe ka ndikuar te Serbia që ta pranonte në Kumanovë ndalimin e luftës në mënyrë aq të befasishme. Këtë e vërtetojnë edhe fjalët e zotit Klinton, në intervistën dhënë CNN (“Ne luftën , ju paqen”, f.154): “Ma merrte mendja se kjo punë (lufta) do të shkonte goxha gjatë. Jo se kisha përcaktuar ndonjë afat kohor të saktë, por e dija që do të vazhdonte goxha gjatë.”

http://www.gazetadita.al/goxhaj-si-luftuan-me-ne-ne-frontin-e-uck-se-10-ushtarake-nga-gjermania/



*****


DRAMA E GAZETARES SHQIPTARE

Image result for raimonda malecka

Maleçka : Ditët e tmerrit në burgjet maqedonase



Intervista: Gazetarja Shqiptare Rajmonda Maleçka rrëfen historinë e saj të rrallë me UÇK – në

Luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëmarrëse në d
isa beteja në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni, dhe njëkohësisht gazetarja Rajmonda Maleçka dhe babai i saj, Bujari, tregojnë për gazetën “standard” hap pas hapi të gjitha ngjarjet që nga kontaktet e para më lëvizjenkombëtare dhe deri tek dënimi, vuajtjet dhe lirimi nga burgjet maqedonase. E liruar vetëm një muaj më parë nga burgjet e Maqedonisë, me vendim të Gjykatës së Apelit në këtë vend, Rajmonda është e bindur se vepra e saj dhe babait të saj në Maqedoni nuk përbëjnë shkelje të ligjeve maqedonase dhe se aktiviteti i saj ishte në shërbim të misionit të gazetarit për të përçuar tek qytetarët dhe opinioni i gjërë të vërtetën e luftës së luftëtarëve shqiptarë në Maqedoni.


Cilat janë kontaktet tuaja të para me çështjen e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë ?

Kam marrë pjesë në tri luftërat, atë të Kosovës, Preshevë – Metvegjë – Bujanoc dhe atë të Maqedonisë. Në tre luftërat, veçmas në luftën e Kosovës, kam qenë pjesë e UÇK – së. Natyrisht kontaktet e mija me UÇK – në ka nisur në fillim të viteve 1990, kur njerëzit e UÇK – së vepronin në Tiranë. Pastaj ka kaluar një periudhë kur djemtë e UÇK – së, stërviteshin në mënyrë ilegale në Shqipëri, gjatë periudhës 1990 – 1993 dhe ku unë krijova kontaktet e mija. Kur lufta në Kosovë mori përmasa të tjera në maj të viti 1998, bashkë me një grup luftëtarësh, pjesë e UÇK – së, kemi udhëtuar nga Tirana për në Tropojë dhe ku unë kalova për herë të parë kufirin shqiptar – shqiptar. Ky ka qenë udhëtimi i parë drejt tokës së ndaluar për shumë vite. Edhe pse serbët i kishim shumë pranë si rrezik përmanent, unë përsëri nuk ndieja asnjë siklet, pasi më dukes sikur rreth meje kishte të tjerë njërëz. Gjatë qëndrimit në Kosovë ne bëmë organizimet e para. Aty u ambientava me klimën e luftës. Në betejën e Junikut na u vranë disa shokë, sot dëshmorë, si Bedri Shala, Bekim Berisha – ABE –ja, Elton Zherka, Përmet Vula, etj. Gjithashtu gjatë këtyre luftimeve na janë plagosur dhe disa djem të tjerë dhe në këto kushte jemi detyruar që të tërhiqemi pasasaj offensive dhe të kthehemi përsëri në Tropojë, ka qenë muaji gusht 1998, duke i shoqëruar dhe ata djem të plagosur në spitalin e qytetit verior dhe prej andej në spitalin ushtarak në Tiranë. Ky ka qenë kontakti im i parë me frontin, kontakt i cili do të vazhdonte në mënyrë të vazhdueshme deri pas çlirimit të Kosovës. Pas çlirimit të Kosovës kam qenë pranë Trupave Mbrojtësë të Kosovës, duke marrë pjesë në të gjitha evenimentet dhe ngjarjet përkujtimore të djemve të rënë në luftë. Nëpërmjet penës time si gazetare dhe si publiçiste kam shkruar këto libra për Kosovën- Tungjatjeta Kosovë, Prelud Pavarësie, etj, libra që i dedikohen dëshmorëve të atyre trevave . Më vonë, në vitin 2001, kam botuar librin “Nëpër ditët e dhimbjes dhe lirisë së Kosovës” , që është një punim shkencor dhe ka pjesë nga ngjarjet që unë përjetova vetë në luftën e Kosovës.

Pra, veprimtaria e juaj në Kosovë ishte si luftëtare e UÇK – së dhe jo si gazetare?

Në të njëjtën kohë që kam qenë luftëtare e UÇK – së më ka ndihmuar edhe profesioni im si gazetare. Duke qenë si gazetare dhe anëtare e shoqatës së “Lidhjes së gazetarëve ndërkombëtarë”, me seli në Bruksel, përveç ndjenjës kombëtare që më bënte të luftoja në Kosovë, kam ushtruar edhe profesionin tim si gazetare për të afruar materiale edhe nga fronti i luftës së Kosovës. Dhe është e vërtetë se gjatë asaj kohe kam sjellë materiale të vyera nga fronti i luftës për gazeta ditore në Shqipëri, ndërkohë që nxirrja dhe gazetën “Kushtrimi”, që u kushtohej ngjarjeve që ndodhnin në Kosovë. Për më tepër në ato materiale unë kam trajtuar probleme si : “ Çështja jonë kombëtare në periudhën nga 1912 deri më sot”.

Çfarë ju shtyu ju që t’i bashkoheshit lëvizjes për Çlirimin e Kosovës, pasi një femër një gjë e tillë bëhet vërtetë e pamundur ?

Natyrisht, në këtë vendim një shtysë të madhe më dha origina ime. Ndoshta edhe edukata familjare, pasi rrjedh nga një familje patriotësh me tradita kombëtare ku trojet e familjes time në periudhën e viteve 1430 shtriheshin midis Dibrës së Madhe e Dibrës së Vogël.

Si u bë kalimi juaj në Maqedoni dhe kontaktet me luftën e shqiptarëve të këtyre visive ?

Po ata djem që ishin në luftën e Kosovës, po ata djem që ishin në luftën e Luginës së Preshevës ata ishin edhe në Maqedoni. Pra, ishin të njëjtët djem, që me aktin madhor të luftimit për çështen kombëtare më tërhoqën në të gjitha këto luftëra, përfshi këtu edhe atë në Maqedoni.

Çfarë keni bërë në Maqedoni?

Në të njëjtën kohë kam marrë pjesë në të gjitha aktivitetet kulturore dhe përkujtimore që janë zhvilluar në nderim tëtë rënëve të luftës, si dhe kam bërë përsëri dhe dy libra një analitik me titull : “Shqiptarët e kanë brenda vetes së tyre lirinë” dhe “Toka arbnore” dhe i kushtohet djemve të rënë në luftën e Kosovës, Luginës së Preshevës dhe asaj të Maqedonisë. Përfshi këtu edhe disa djem nga Shqipëria të rënë në këto luftëra, siç janë Tahir Sinani, Lefter Koxha ose i njohur ndryshe si komandant Teli, Ndriçim Koxha, Pajtim Roci, Skerdilajd Llagami.
Pasioni im si gazetare, si poeteshë dhe ndjenja kombëtare, më tërhiqnin që të jem pranë e të pasqyroj nga afër zhvillimet dhe sakrificat e atyre djemve që kërkonin të drejtat e tyre themeltare si çdo popull.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja atje?

Kam qëndruar në marrëdhëniet e mija si krijues. Pavarësisht se ndonjërit i ka interesuar që të më cilësojë në pozita të ndryshme. Gjatë kësaj kohe kam punuar me krahun aktiv të njerëzve luftëtarë dhe intelektualë, të vilët kanë bërë maksimumin për të çuar në vend dinjitetin e shqiptarëve. Aty kam gjetur një partneritet intelektual njerëzor. Pavarësisht rastit tim si ndodhi, qëllimi i takimeve të mija aty ka qenë me rreth intelektualësh, pra njerëz të rangut tim. Unë kam pasur dhe vazhdoj të kem angazhimin tim intelektual dhe krijues për ato që kanë ndodhur dhe ndodhin në atë vend.

Cili është momenti i arrestimit?


Momenti i arrestimit ka qenë në mënyrë brutale dhe çnjerëzore për dy persona intelektualë, siç isha unë dhe babai im. M’i kanë marrë librat e mi dhe çfarë kisha me vete, përfshi një çantë siç kanë gazetarët, dy diktofona, një telefon, me të cilin mbaja kontaktet me njerëzit dhe kolegët. Gjithashtu kisha dhe një top letre dhe m’i morën dhe m’i hodhën në rrugë. Njëkohësisht më thanë se nuk kisha të drejtë të lajmërohesha në ambasadë, nuk kisha të drejtë avocati dhe asnjë të drejtë tjetër. Na morën dhe gjatë rrugës na kanë bërë provokime me armë, derisa na çuan nga Tetova në Policinë e Shkupit, në stacionin e Karposhit, aty pastaj kanë filluar vuajtjet e tjera.

Atëherë, cili ishte shkaku i arrestimit tuaj nga forcat e sigurisë maqedonase?

Kjo ngjarje është një prej gjërave më të trishtueshme të jetës sime, aq më tepër në kushtet e të qenit femër. Ngjarje të tilla janë pjesë e zhvillimeve në rrethanat e të cilëve ka dhe do të ketë të lënduar. Ajo që mund të them në kushtet e tanishme është se unë dhe babai im nuk kemi shkelur rregullat e një shteti siç është Maqedonia. Faktikisht unë atje shkova për të bërë një intervistë pas zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Mora një intervistë tek Agim Krasniqi, në fshatin Kondovë, një fshat që në atë kohë ishte problematik me ngjarjet e vitit 2004 që ndodhën atje. Ndërsa vizita ime ishtë në vitin 2005, për të rifreskuar dhe njëherë intervistën që kisha marrë një vit më parë. Qëllimi im ishte që të nxirrja një intervistë që të ndikonte në amnistino e grupit të Krasniqit në një situatë më të qetë në Kondovë. Pavarësisht se ajo intervistë që unë mora në atë kohë nuk u botua në asnjë gazetë, pasi unë u arrestava. Unë u akuzova pse u kisha shkruar dëshmorëve dhe me cinizëm policët që më morën në pyetje më thanë se do të më çonin në burgun e Idrizovës, atje ku janë të burgosur djemtë e UÇK – së. Filluan të më ofendojnë vendin tim dhe unë duke qeshur ju thashë: “Shkupi është shqiptar dhe se ky vend është i imi”

Pra, të gjitha këto ngjarje kanë ndodhur para se t’ju nxirrnin në gjygj?

Natyrisht, aq sa thashë deri më tani kanë ndodhur para se të na nxirrnin në gjygj. Në të njëjtën kohë ndërsa mua më merrnin në pyetje, këtej babin e kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore, si në kohën e nazizmit.Ditën tjetër na morën dhe na çuan në gjygj.

Cila ishte akuza ?

Akuza ishte se ndihmonim terroristat.Dhe kjo vetëm për një kasetë që na e dhanë peshqesh dhe që ishre e inçizuar nga djemtë e Kondovës një vit më përpara, në kohën e trazirave. Unë atë e mora jo për ta ekspozuar për momentin, por për të përdorur sekuenca për realizimin e një filmi dokumentar në lidhje me luftën e Kosovës, Preshevës dhe të Maqedonisë. E gjithë akuza ndaj meje është ndërtuar vetëm në bazë të asaj kasete dhe të librave që kisha me vete. Ndërkohë që të njëjtin inçizim e kanë pasur edhe gazetarë të tjerë të huaj, të cilët janë ndaluar, por nuk janë arrestuar. Në gjygj, një herë nxirrnin babain dhe një herë mua. Në momentin kur babai ishte në sallën e gjygjit, avokati i shtetit maqedon i tha policëve të cilët më kishin shoqëruar në sallën e gjygjit, se këta nuk kanë para dhe le t’i dënojmë me një muaj paraburgim, ndërsa policët i thanë kemi bërë gabim që si vramë mbrëmë po i sollëm këtu. U ndjeva e vetme atë çast, pak u tremba dhe mendova se ndoshta do na vrasin, kisha lajmëruar vetëm mamin në një mundësi të vetme që mu dha, me anë të një telefonate.

Po ambasada shqiptare në Shkup si reagoi për këtë ngjarje?


Ambasada shqiptare flinte gjumë ato çaste, ajo ende nuk ishte lajmëruar.

Më pas çfarë ndodhi?

Pas seancës së parë të gjygjit na morën dhe na çuan në burgun e Shutkës në paraburgim. Burgu ishte rrethuar nga 600 policë sikur të kishin arrestuar kushedi çfarë. Na ndanë në dhoma të veçanta. Në seancën tjetër të gjygjit një çast babai nxorri këmbët e nxirra nga të rrahurat që i kishin bërë në stacionin e policisë së Karposhit, mbeta pa fjalë dhe nuk mund ta pyesja dot. Ishe një moment që ska fjalë e as letar të përshkruhet. Na dënuan pesë vjet – kisha vëllanë prezent në sallë dhe i dhashë mos u mërzit vëlla pasi nuk na vranë. nuk do mundem të na vrasin dot, ai u mundua të fshijë lotët në momentin kur ne na morën dhunshëm nga salla e gjygjit duke na lidhur duart në pranga. Më pas u zhvilluan gjygje të tjera. Ishte gjë e marrë dhe absurde për çfarë u akuzuam dhe për çfarë u dënuam nga kjo gjykatë. Ka qenë një akuzë që nuk e ka besuar dhe nuk e beson qoftë edhe njeriu më i thjeshtë në Maqedoni dhe jo më një gjykatës që e kuptonte pozitën time si gazetare. Kudo ku kam shkuar dhe shkelur këmba ime, kam propaganduar mirëkuptim dhe paqe dhe jo për të acaruar situate.

Gjithmonë akuzoheshit për favorizim të terrorizmit me anë të profesionit të gazetares?


Policia në momentet që më arrestoi më humbi dokumentin e gazetare, sepse nuk kishte dëshirë të më prezantonte si gazetare. Pastaj, me këmbënguljen time, të familjes sime dhe ta ambasadës, e cila u njoftua vetëm 45 ditë pasi mua më kishin arrestuar, ata filluan të më njihnin pozitën time si gazetare. Kur ndjeva prezencën e ambasadës , unë isha dënuar më pesë vjet heqje lirie, pasi gjykimi im është bërë vetëm brenda katër ditëve.


Cili ishte qëndrimi që mbajti shtypi vendas?

Në një nga gazetat që prezantonte rastin tonë në momentin e dhënies së vendimit të dënimit shkruante se nuk i erdhi era as gjygj dhe as era prokurori. Faktikisht gazetarët atje, qoftë shqiptarë, qoftë maqedonas, kanë qenë shumë afër problemit tim dhe e kanë trajtuar gjithmonë. Gjithashtu ata kanë bërë dhe shumë protesta lidhur me dënimin tim.


Sa ishte koha e dënimit?


Njëherë na dënuan me nga pesë vjet, pra si mua dhe babin. Dhe për këtë vendim një gazetë tjetër shkruante artikullin :”Intervista që i kushtoi 10 – vjet burg”. Ndërkohë më pas procedura vazhdoi në Gjykatën e Apelit, e cila e rrëzoi dënimin për parregullsi dhe e riktheu sërisht në Shkallën e Parë. Ajo që më ka bërë përshtypje herën e gjygjit të dytë të shkallës së parë është se na shoqëronin një masë e madhe policësh me maska dhe skafanda. Faktikisht na shqyrtuan përsëri aktin e akuzës dhe përsëri ma kthyen tëk terrorizmi dhe na e lanë prapë pesë vjet.


Ndërkohë familja juaj çfarë bëri për t’ju ndihmuar?


Ajo që mund të them është se gjatë njërit prej gjygjeve të mija dhe të babait tim policia maqedonase më arrestoi dhe vëllain, i cili kishte ardhur të merrte pjesë në gjygj, dhe e mbajti katër orë. Shkak ka qenë kërkesa e tij për të pasur përkthyes gjatë seancës gjygjsore, pasi ne nuk dinim maqedonisht. Është dashur ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme Shqiptare për të liruar.


Cilët ishin ata që ju dënuan?


Na dënuan ata që nuk e duan dhe nuk kanë as vullnet t’i pranojë shqiptarët si faktor kryesor i rezistencës në Maqedoni. Ne na dënoi domantizmi dhe mendësia konservative, të cilat i kanë krijuar gjithmonë probleme Ballkanit. Pra, na dënoi ajo drejtësi që nuk arriti të kaloj kufijtë e nacionalizmit të dëmshëm. Detaje dhe rrjedha e asaj që ka ndodhur me ne në këtë zhvillim të fundit ku gjykata e shkurtoi dënimin nga pesë vjet në një vit, shpjegon mirë se akuza kundër nesh ran ë mënyrë shumë të shpejt. Megjithatë dua të falenderoj shtetin shqiptar ne veçanti Kryeministrin Dr. Sali Berisha dhe Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, që në momentin e ardhjes në pushtet u interesuan në maksimum për rastin tim.


Po opinioni i gjërë maqedonas ….


Kam pasur mbështetje të madhe nga njësitë lokale të Gostivarit, Tetovës, Shkupit, Kumanovës, të cilët kanë organizuar protesta për mua ashtu siç më kanë mbështetur të gjitha shoqatat e gazetarëve. Me këtë rast dua të përshëndes dy avokatët e mi mbrojtës, në veçanti avokatin shqiptar Numan Limani.


Si përfundim, sa zgjati koha e vuajtjes së dënimit tuaj dhe kur u liruat?


Faktikisht, më datën 2 mars të viti 2006 pata një gjygj të dytë në apel dhe aty na e ulën dënimin në një vit, por përsëri si terroriste. Pra përsëri drejtësia maqedonase gabon. Gjykata e Apelit dënoi një gazetare si terroriste dhe me ndalim të përjëtshëm nga Maqedonia….


A ka shqiptarë të tjerë që mbahen në burgjet maqedonase të pafajshëm?


Në burgun e Shutkës dhe të Idrizovës, për fatin tonë të keq mbahen shumë djem shqiptarë të pafajshëm. Për momentin i kemi diku rreth 27 djem nga Shqipëria që ndodhen në burgun e Idrizovës. Ashtu siç më montuan mua një gjygj të tillë politik, ashtu u kanë montuar dhe djemve të tjerë shqiptarë. Është rasti i Sopotit ku dënohen Samet Lutfiu dhe Sulejman Sulejmani me 14 vjet dhe Shaban Limani me 10 - vjet, është rasti i “Vreshtave të Rështakut”, rasti i Haraçnës ku nga familja e Xhavit Isakut dënohen 7 vetë me 35 vjet burg, rasti i Ibrahim Sulejmanit nga Drenoveci i Tetovës, rasti i Kukësit – Nildet Meçkaj, Sokol Gega - nga Peshkopia , gazetarit nga Kumanova Agim Behlulit, Avdil Jakupi, Xhemail Hiseni dhe shumë raste të tjera, ku shumë persona mbahen të pafajshëm vetëm e vetëm pse ndihmuan UÇK – në në vitin 2001.


Që nga momenti që ju kanë liruar, a jua kanë hequr të drejtën për të shkelur në Maqedoni?


Po nuk më lejohet më të shkoj në Maqedoni, por unë kam vendosur që ta bëj prezente të vërtetën dhe kam besim se do të fitoj të drejtën që ma mohuan atje prej më se një viti. Unë prej andej solla një realitet tjetër të para e përjetuara vetë në maltretimet që u bëheshin shqiptarëve në ato burgje slave, ashtu siç më maltretuan mua dhe prindërin tim. Solla me vete 28- fletore ku shkruajta ngjarjet që ndodhnin atje, sjelljet e gardianëve, etj… që nuk është momenti t’i përmend pasi në një të ardhme do t’ë jetë tema e një libri tjetër që do bëj më vonë.


A do ta çoni këtë çështje në gjykatën ndërkombëtare ?
Do ta vazhdoj gjygjin njëherë në Gjykatën e Lartë në Shkup dhe pastaj do ta çoj në Gjykatën e Straburgut. Megjithatë, dua të tem se jam e kënaqur që shkrova një pjesë të lavdisë së atyre djemve nga viti 1998 – 2001.


Intervistoi : Fejzi Braushi ---- Gazeta standard ----- 26.Prill 2006.


****

Subject:[Sterkala] Ndjekje penale per Butken qe cenon dinjitetin e gruas shqiptare.
From:zenepe luka (lukarebele@yahoo.com)
To:Sterkala@yahoogroups.com;
Date:Friday, 21 September 2012, 11:02


I nderuar Flori.

Jam befasuar, jam shqetesuar deri ne qelize, teksa jam njohur me materialet qe na ke postuar.Njeheresh, ndjehem keq qe mungojne reagimet e duhura nga intelektualet qe jane pjese e "Sterkales", per nje problem kaq madhor sikurse eshte rasti"Butka".

Nuk mund te imagjinohet se si nje shqiptar( mendoj se butka nuk duhet te jete shqiptar edhe pse flet shqip), guxon te cenoje dinjitetin e shume grave, pjesa me e mdhe e te cilave jane intelektuale, qe punojne pareshtur ne te mire te Kombit, duke i cilesuar publikisht  me  ze (Kurva).

Mendoj se zonjat e cenuara nga ky natishqiptar, duhet te hapin menjehere Kerkese-Padi, per ta ndeshkuar ate penalisht, pasi perben veper penale shpifja, por edhe civilisht, duke i kerkuar demshperblimin maksimal.

   Sa per personin tuaj, do te keshilloja te mos merresh me nje person antishqiptar, qe pa e njohur personalisht, nepermjet asaj cka thote, del qarte portreti i tij.

Ndeshkimi me i madh qe i behet atij, eshte injorimi, pa lene menjeane celjen e nje procesi gjyqesor.

Ju duhet te kerkoni qe te intervistoheni ne organin qe ai ka shpifur per Ju dhe gazeta eshte e detyruar ta beje kete.

          Keshtu kam bere edhe une, kur me kane cenuar padrejtesisht dhe gjykata jo vetem me ka mbrotjur dinjitetin, me te drejte, por ka ndeshkuar me shuma te konsiderueshme "gazetat" qe kane shpifur.

Ka shume njerez, i dashur, edhe disa qe e heqin vehten intelektuale, qe shpifin per tjetrin, kjo, sepse vihen ne sherbim te politikes e shndrohen ne mercenare te saj.

       Ndaj ju them miqesisht:Ruani qetesine, injorojeni Butken", dergoni ceshtjen ne gjykate dhe ejani te gjithe bashke te punojme e bejme dicka te mire e te bukur, pasi po vjen 100 vjetori i Shpalljes se Pavaresise.

Me respekt
Zenepe Luka

Website: www.zenepeluka.co.cc

--- On Fri, 9/21/12, Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com> wrote:

From: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Subject: [Sterkala] Shoku"komandan"Spiro Butka,turp te kesh. kur shane nenat dhe motrat tona!
To: "sterkala@yahoogroups.com" <sterkala@yahoogroups.com>
Date: Friday, September 21, 2012, 9:04 AM


Sent: Friday, 21 September 2012, 7:16
Subject: Re: Shoku"komandan"Spiro Butka,turp te kesh!

Jam me ty,Flori!  I kam parë do sulme të pista për figura  legjendare dhe ca më tepër kundra femrave shqiptare. Asnjerin nga këta që vetëm bëjnë pis këdo me shkrime nuk e njoh,por si  krijues njoh etikën dhe,pse e njoh,jam me ty. Dhëntë Zoti që këta shkarrashkrues të marrin dënimin nga drejtësia,se sa për opinionin e gjërë,mendoj që e kanë marrë notën:përbuzjen !

Përparim Hysi

Tiranë,21 shtator 2012


Morrat e mbytur...

Nga : Sulejman Abazi


I NDERUAR MIK.

E LEXOVA PERCJELLJEN TUAJ. Spiro Butka, shoku i nje fare gafurr Adili, eshte pjese e strategjise se karrieristeve te deshtuar, te cilet koha i hodhi ne kosh dhe smerret me fare me ta. Te shash sot Raimonden, eshte nje turp, eshte nje krim, eshte nje tradheti ndaj sakrifices dhe gjakut te Deshmoreve te Luftes. Ky eshte ideatori i operacionit te famshem "Shigjeta - 2" ne Pashtrik, qe per ate operacion, me kohe, ky Dilaver Goxhaj, Kudisi Lama dhe disa te tjere duhet te kishin dale me kohe ne gjyq. Ata djem dhe vajza te mira te UCK qe u masakruan ne ate operacion te "famshem", invalidet, familjet e te vrareve, sot duhet te kerkojne llogari, pikerisht ketyre emrave per vrasjen e femijeve te tyre. Te mos shkoj me tej i nderuar mik, por deshiroj te them se, koha ka mbuluar shume gjera, por jane vete keta morrat e hidhur qe trazojme, dhe mire bejne, se e bejne per te keqen e tyre, pasi jane mezuar vetem te kerkojne lekure dhe burime gjaku, ndryshe vdesin. keta kerkojne dhe e kane hak vdekjen e tyre morale. Por nuk kane faj, fajin e kemi ne, e kane shume te tjere, qe heshtin dhe nuk flasin, qe mbajne akoma brenda vetes te vettetat per shume ngjarje qe na kane kushtuar shume. te falenderoj dhe te mbeshtes ne kete goditje qe mendon se duhet bere kunder ketij, por mos harro, e meritojne kete dhe shume te tjere. Kerkoj ndjese se ndoshta te lodha pak me keto marrezite e mija. Faleminderit. TUNG.

2012-09-21


2018-10-13

Konferencë jubilare-shkencore me rastin e 65-vjetorit të lindjes së gjuhëtares Shefkije Islamaj








***

Shefkije Islamaj.jpg



Shefkije Islamaj lindi më 25.10.1953 në fshatin Likovc të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje më 1968, ndërsa shkollën Normale në Mitrovicë më 1972. Më 1977 mbaroi Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ndërsa në vitin vijues 1978 u regjistrua në studimet pasuniversitare të këtij fakulteti. Magjistroi me temën “Sinonimet në gjuhën shqipe” më 1982. Në vitin 1999 mbrojti me sukses edhe tezën e disertacionit “Veçoritë leksiko-semantike dhe stilistike të gjuhës së veprës letrare të Jakov Xoxës” me të cilën mori gradën ‘doktor i shkencave filologjike’. Dr. Shefkije Islamaj gjatë studimeve ka punuar në arsim, një kohë në shkollën fillore “Liria” në Isniq, pak kohë në Qendrën e Shkollimit të Mesëm “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Ka punuar si ligjëruese e lëndës Kulturë gjuhe në Fakultetin e Arteve Dramatike gjatë viteve 2001-2004. Fill pas përfundimit të studimeve, në vitin 1977 filloi punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës, në Sektorin e Leksikografisë, në fillim si asistente, më vonë si hulumtuese e pavarur, bashkëpunëtore shkencore, bashkëpunëtore e lartë shkencore, ndërsa në vitin 2002 është zgjedhur këshilltare shkencore. Sot punon në Institutin Albanologjik dhe ka titullin këshilltare shkencore.

Më 3 mars 2014 u zgjodh anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës[1] të cilin e kryesoi deri më 21 tetor 2015 kur u shkarkua nga detyra për shkak se kishte votuar për shkarkimin e rektorit të UP Ramadan Zejnullahu.

***

Çmimet:

-më 2008 – Çmimi ”Pjetër Bogdani” i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për librin Gjuha dhe identiteti. si vepra më e mirë e vitit në të gjitha zhanret;
– më 2012 – Çmimi ”Shkencëtari i vitit” i MASHT-it për rezultate të veçanta në hulumtimet shkencore dhe për kontribut në zhvillimin e shkencës në Republikën e Kosovës.

VEPRIMTARIA PROFESIONALE

Kryeredaktore e revistës shkencore të Institutit Albanologjik “Gjurmime Albanologjike”, 2004 e në vijim.
Anëtare e redaksisë së revistës shkencore të Institutit Albanologjik “Gjurmime Albanologjike”, 1998 e në vijim.
Anëtare e redaksisë së revistës “Gjuha shqipe”, botim i Institutit Albanologjik, 1982 e deri sot.
Anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën (Shqipëri, Kosovë) dhe kryetare e Grupit për Çështje të Leksikut (për Kosovë), 2004 e në vijim.
Kryetare e Pleqësisë së Institutit Albanologjik, 1982-1984.
Shefe e Degës së Gjuhës në Institutin Albanologjik, 1982-1992.
Nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe, 2002 e në vijim.
Kryetare e Këshillit Drejtues të Universitettit të Prishtinës, 2014 -2015.
Pjesëmarrëse në rreth konferenca, simpoziume e sesione shkencore të organizuara nga akademitë, institutet shkencore, universitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në Mal të Zi.
Pjesëmarrëse në një numër ekspeditash gjuhësore e shkencore, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë së Tiranës.
Anëtare dhe mentore në komisionet për mbrojtje të temave të doktoratës dhe të magjistraturës në Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës.
Udhëheqëse e projekteve studimore të studiuesve të rinj në Institutin Albanologjik.
Redaktore e recensuese e shumë botimeve shkencore.

Redaktore e fjalorëve:

Fjalori suedisht-shqip (Sadulla Zendeli), edhe në formë elektronike, ”Entit për Zhvillimin e Arsimit të Suedisë, Stokholm, 2004,
Fjalori shqip – suedisht (Sadulla Zendeli.), Stokholm, 2011.
Fjalori kroatisht-shqip (Mikel Ndreca), “Školska knjiga”, Zagreb, 2010.
Fjalori shqip-serbokroatisht (Mikel Ndreca), EBT, Prishtinë, 1988.
Glosar (Fjalorth i detarisë i së folmes së Ulqinit i Hajro Ulqinakut), IA, Prishtinë, 2003.

Redaktore gjuhësore e mbi 100 veprave gjuhësore, leksikografike, letrare, historike, mjekësore etj.

Recensuese e teksteve mësimore të gjuhës dhe të letërsisë të MASHT-it etj.

VEPRIMTARIA SHKENCORE

Vepra shkencore

Çështje të sinonimeve në gjuhën shqip. Monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1985, 145 faqe.
Fjalor i fjalëve të huaja (bashkautore), Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1987, 667 faqe.
3. Gjuha dhe stili i Jakov Xoxës. Monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2000, 420 faqe.
Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës. Përmbledhje studimesh e trajtesash, ”Toena”, Tiranë, 2002, 440 faqe.
Gjuha, ligjërimi dhe fjala. Përmbledhje studimesh e trajtesash, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2004, 300 faqe.
Gjuha dhe identiteti. Përmbledhje studimesh e trajtesash, ”Toena”, Tiranë, 2008, 333 faqe. Libri ka fituar më 2008 Çmimin ”Pjetër Bogdani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si vepra më e mirë e vitit në të gjitha zhanret.
Gjergj Fishtës, Gjuha dhe stili I. Monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012, 528 faqe.
Gjergj Fishtës, Gjuha dhe stili II. Monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012, 598 faqe.
Gjuha – teksti dhe konteksti, Përmbledhje studimesh e trajtesash, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2015, 370 faqe.
Vepra letrare

Mos më thuaj se më ke parë ëndërr. Roman, ”Toena”, Tiranë, 2004, f. 299; disa fragmente janë përkthyer në gjuhën bullgare nga Ralica Mladenova dhe janë botuar në vëllimin ”Ballkani”, Sofje, nr. 4, dhjetor 2005.

Libra shkollorë

Gjuha shqipe 1-3 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2010.
Gjuha shqipe 4-6 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2011.
Gjuha shqipe 7-9 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2012.
Letërsia shqiptare (bashkautore) 1-3 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2010.
Letërsia shqiptare (bashkautore) 4-6 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2011.
Letërsia shqiptare (bashkautore) 7-9 (tekst mësimor për diasporën), MASHT, Prishtinë, 2012.
Studime, artikuj shkencorë, kumtesa dhe recensione (rreth 300)

Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...