2018-10-14

Loja me zjarrin në Ballkan




Nga Jacob L.Shapiro


Javën e shkuar, një gazetë kosovare botoi një raport bombastik, duke pretenduar se SHBA-ja dhe Rusia kanë rënë dakord në samitin e Helsinkit, për një ndarje të mundshme të Kosovës, me synim zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vazhdueshme mbi pavarësinë e Kosovës – një opsion që Uashingtoni e ka kundërshtuar në të kaluarën.


Marrëveshja parashikon që Kosova t’i japë një pjesë të territorit të saj Serbisë, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Beogradi – duke shkëmbyer në thelb tokën për paqe. Raporti gjithashtu sugjeronte, se kjo do t’i hapë rrugën Kosovës, e cila është pothuajse tërësisht etnikisht shqiptare, që të bëhet një provincë de fakto shqiptare.Ministria e Jashtme e Rusisë, e cilësoi si qesharak raportin të premten e kaluar, duke e cilësuar atë si “shumë të rrezikshëm” dhe një “dezinformim absolut”.


Megjithatë, ministri i Jashtëm i Serbisë u tha gazetarëve në Uashington pas përfundimit të takimeve 2-ditore me zyrtarët amerikanë, se për herë të partë në 30 vjet, Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme për një kompromis mbi çështjen e Kosovës, dhe se kjo mund të përbëjë bazën për rivendosjen e marrëdhënieve më të afërta SHBA-Serbi.Të gjitha palët duket se po distancohen nga historia, por historia nuk po largohet. Skenari i ndarjes, është diskutuar si një rrugë e mundshme, që nga përpjekja e parë e Kosovës për shpalljen e pavarësisë në vitin 1991.

Por ideja mbeti në letër; ndryshimi i kufijve është një çështje e ndërlikuar në Europë, dhe sidomos në Ballkan.Para rënies së saj, Jugosllavia përbëhej nga gjashtë republika socialiste:Serbia, Bosnja Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kosova ishte një krahinë autonome brenda Serbisë. (Po kështu edhe Vojvodina – një nga arsyet se përse Serbia është aq kundërshtuese për pavarësinë e Kosovës).Si një provincë autonome, Kosova mund të shpallte teorikisht pavarësinë pa ndryshuar kufijtë e saj.

Kjo është një nga arsyet pse Kosova synoi pavarësinë, në vend të aneksimit nga Shqipëria – kjo e fundit do të shkaktonte shumë kundërshtime në të gjithë Europën.Problemi me këtë qasje, është se ajo nuk llogarit faktin se ka zona të pakicave etnike, të përhapura nëpër kufijtë shtetërore në të gjithë rajonin. Ndarja është një opsion tërheqës, pasi do t’i lejonte të dyja palët të ruanin kontrollin mbi zonat e dominuara nga grupet e tyre etnike.

Rreth 120 mijë serbë etnikë jetojnë ende në Kosovë, të përqendruar vetëm në kufirin serb në veri, ndërsa një popullsi e konsiderueshme etnike shqiptare jeton në Serbi. Prandaj, do të kishte kuptim që Serbia të merrte pjesë nga zonat me shumicë serbe etnike në Kosovë, dhe që Kosova të merrte pjesë nga zonat me shumicë shqiptare në Serbi.

Problemi është se kjo do të hapte kutinë e Pandorës. Nëse Kosova dhe Serbia fillojnë ndryshimin e kufijve, asgjë nuk e ndalon Shqipërinë të dëshirojë të ndryshojë kufijtë e saj me Maqedoninë, që ka një minoritet të madh etnik shqiptarësh, ose Kroacinë të ndryshojë kufijtë me Bosnjën, ku jeton një pakicë e konsiderueshme kroatësh etnikë.Për këtë arsye ndarja nuk ka ngjitur deri tani, jo vetëm për vendet e Ballkanit, por edhe për Kombet e Bashkuara, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat së bashku kanë mbikëqyrur zhvillimin e rajonit në atë që është sot.

Nëse ata bien dakord të ndryshojnë një kufi, atëherë mund të duhet të ndryshohen edhe të tjerët.Në veçanti Bashkimi Evropian, është i kujdesshëm ndaj ndarjes, për shkak të precedentit të rrezikshëm që mund të vendoset në pjesë të tjera të bllokut (Katalonja është është shembulli më i njohur, por jo i vetmi). Në vend të kësaj, këto institucione kanë nxitur një zgjidhje që i lë siç janë kufijtë aktualë – duke përdorur si një nxitje pranimin potencial në BE dhe NATO. Në fakt, Serbia filloi negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2014 – por unioni nuk do ta lejojë atë të bashkohet, ndërsa çështja e Kosovës mbetet ende e pazgjidhur.

Ndërsa ka pasur disa përparime në bisedimet e Serbisë dhe Kosovës gjatë viteve të fundit, ato kanë qenë përgjithësisht të ngadalta. Në takimin e vetëm të zhvilluar muajin e kaluar, presidentët e Serbisë dhe Kosovës dukeshin më larg se kurrë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha javën e kaluar se bisedimet po arrinin në pikën e tyre më të vështirë, dhe se shanset për arritjen e një marrëveshjeje ishin “minimale”.Zërat rreth ndarjes së Kosovës janë shtuar, teksa negociatat duket se kanë arritur në një udhë pa krye, çka sugjeron që jo vetëm ndarja në tavolinë, por të paktën disa palë të përfshira e shohin atë si një mënyrë për të kapërcyer ngërçin aktual.

Tani për tani, vetëm Serbia ka shprehur publikisht një qëndrim në favor të këtij opsioni.Presidenti serb, sugjeroi javën e kaluar se ndarja përgjatë vijave etnike, mund të jetë një zgjidhje. Ndërkohë, presidenti i Kosovës ka qenë publikisht më i paqartë në lidhje me kundërshtimin e tij ndaj idesë, duke thënë se “s’do të ketë ndarje”, edhe pse mediatlokale vazhdojnë të raportojnë se Kosova do të ushtrojë presion për rishikimin e kufijve.Sa i përket SHBA-së dhe Rusisë, ato nuk kanë marrë qëndrime të forta. Mediat kosovare pretendojnë se në një intervistë të datës 21 korrik në KTV, ambasadori i SHBA në Kosovë e mbështeti idenë e ndarjes.

 Por ai e ka hedhur poshtë këtë lloj interpretimi të komenteve të tij, edhe pse nuk e ka përjashtuar ndarjen si një opsion, nëse Kosova do ta ndërmerrte këtë rrugë.As Rusia nuk e ka përjashtuar plotësisht këtë mundësi – megjithëse ka mohuar arritjen e një marrëveshjeje të tillë në Helsinki më SHBA-në. Moska theksoi se një zgjidhje do të duhej të vendoset midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se të dyja palët duhet të respektojnë çfarëdolloj marrëveshjeje që ato arrijnë, në kuadër të proçesit të negociatave të ndërmjetësuara nga BE.Interesi kryesor i Rusisë nuk është ruajtja e paprekshmërinë territoriale të Serbisë, por më tepër pasja e marrëdhënieve të ngushta me Serbinë. Nëse Serbia mendon se njohja e pavarësisë së Kosovës, me ose pa ndarjen e saj, është në interesin e saj, Rusia ka gjasa të pajtohet me këtë qasje.Ajo nuk dëshiron të rrezikojë të humbasë marrëdhëniet e saj me Serbinë, ashtu si Bashkimi Sovjetik që humbi dikur Jugosllavinë.

Problemi për Rusinë, është se një marrëveshje Serbi-Kosovë, mund ta sjellë Serbinë më afër Perëndimit, por kjo mund të jetë tanimë e pashmangshme.Serbia ka natyrisht, ka një rrugë të gjatë përpara, dhe sipas fjalëve të Ministrisë së Jashtme ruse, shumë gjëra mund të ndryshojnë “në një rajon aq të komplikuar sa Ballkani”. Megjithatë, interesat e palëve të përfshira duket se përputhen. Serbia sheh një mundësi për t’u angazhuar si me SHBA-në, ashtu edhe Rusinë. Kosova e sheh si një mundësi për njohje.Shtetet e Bashkuara dhe BE, mendojnë se mund të jenë në gjendje të sjellin në Perëndim më shumë vende të Ballkanit.

Dhe Rusia ka pak interes të krijojë pengesa, nëse Beogradi dëshiron të ecë përpara. Rusia ka ende një ndikim të konsiderueshëm mbi Serbinë, dhe mund të përpiqet ta përdorë atë për të nxjerrë lëshime nga Perëndimi në çështjet që lidhen me Ukrainën ose sanksionet e perëndimit, por nuk ka gjasa të sabotojë një marrëveshje nëse arrihet një e tillë.Ndryshimi i kufijve në këtë pjesë të botës është një lojë më zjarrin, por zgjidhja e njërës prej mosmarrëveshjeve më të mëdha kufitare në kontinentin europian mund t’ia vlejë marrjen parasysh të këtij rreziku. Nëse gjërat marrin për keq, cilido vend i përfshirë mund të dëshironte ta kishte lënë zjarin të qetë. Ndërkohë, presidenti i Kosovës duket se ka qenë i saktë:Faza tjetër e dialogut, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. / “Geopolitical Futures”

Kosova do të hyjë në OKB me kufijtë e saj të pavarësisë


Debati publik i ditëve të fundit për dialogun e Kosovës me Serbinë, ka dalë jashtë kornizave të një debati që i ndihmon publikut, institucioneve dhe avancimit të proceseve të shtetit

Kadri Veseli

Me temat e ngritura prej këtij debati dhe me mënyrën se si ato po trajtohen, është krijuar një klimë e panevojshme tensioni, frike e pasigurie te qytetarët tanë.

Në të njëjtën kohë, Serbia, e interesuar në vazhdimësi për jostabilitet në Kosovë, me propagandën e saj politiko-mediale, duke përdorur teknikat e reja të “fake news”, vazhdon t’i kontribuojë kësaj klime dhe tendencave për të prodhuar tensione.

Efekti i synuar, gjithmonë i njëjtë: Të krijohet perceptimi ndërkombëtar për Kosovën si një vend jostabil e problematik, që nga dita në ditë pritet të shpërthejë dhe shpërbëhet!

Kur ndalesh e lexon opinionet plot alarm, që hidhen nëpër portale e media tjera sociale, të krijohet përshtypja se jemi në prag të një kataklizme globale, epiqendra e të cilës ndodhet në Kosovë.

Por, le të ndalemi e të rikujtojmë të gjithë se si nisi e tërë kjo.

Kur propozuam tryezë partish, me qëllimin që në mënyrë demokratike t’i bisedojmë të gjitha çështjet serioze të dialogut dhe jo vetëm, e pastaj, përmes konsensusit dhe në mënyrë institucionale e të argumentuar, t’u japim zgjidhjen më të mirë këtyre çështjeve – kjo iniciativë nuk u përmbush, shkaku i mosbashkëpunimit partiak, i motivuar krejtësisht nga agjendat e ngushta partiake, e aspak shtetërore.

Në një fazë tjetër, propozuam që konsensusi të ndërtohet në institucionin më të lartë të shtetit, në Kuvendin e Kosovës. Ofruam për diskutim edhe platformën me shkrim dhe arritje të konsensusit të përbashkët, por edhe kjo gjë nuk u mor parasysh.

Partitë politike opozitare në Kuvend nuk pranuan të jenë pjesë e përgjegjësisë shtetërore, pjesë e dialogut, i cili adreson interesat e shtetit, e jo të partive politike. Fatkeqësisht, sindromi i vjetër i bajraktarizmit primitiv po shfaq shenjat e tij në krejt këtë situatë.

Sigurisht që përgjegjësinë kryesore për këtë e bartë LDK-ja, e cila, në njërën anë, poshtë e lartë, vetëpromovohet si parti institucionaliste, derisa, në anën tjetër, praktikisht vepron kundër frymës institucionale. Respektimi i kësaj fryme sot, më shumë se kurrë në këto dhjetë vite, është domosdoshmëri dhe obligim i të gjithë përfaqësuesve politikë në vend.

Në këtë situatë të krijuar, nuk duhet habitur pse në mungesë të veprimit institucional, që prodhon konsensus e vendimmarrje shtetërore, debati është zhvendosur në virtualitetin e mediave sociale, e si rezultat, ky debat e ka humbur krejtësisht seriozitetin, për të përfunduar në një qarkullim të lirë pa doganë të teorive të konspiracionit dhe tërheqje vijash të reja në hartën politike të Kosovës e rajonit, sipas preferencave subjektive.

Por, në fund të fundit, meqë jetojmë në një shtet demokratik, duhet ta pranojmë si të mirëqenë faktin se mendimet e njerëzve janë të lira. Gjithmonë do të jenë të tilla në shoqërinë tonë.

Por, vendimet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës janë të qarta!

Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e Dialogut.

Kosova do të shkojë në Dialog, në mënyrë që finalja e tij ta prodhojë një marrëveshje ndërkombëtarisht obligative – e cila sjell njohjen e Kosovës, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike.

Kjo është agjendë e jona e përbashkët, me SHBA-në dhe BE-në.

Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. As nuk do të diskutohet kjo çështje.

Ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999.

Kosova nuk ka asgjë për të dhënë.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm.

Kosova do të hyjë në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë.

Armend Zemaj"Në enciklopedi vendosët kriminelë ordinerë dhe vrasës të shqiptarëve"




Akademik Mehmet Kraja


Rreth projektit të Enciklopedisë së Kosovës dhe Fjalorit Enciklopedik të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës që në vitin 2011 ka miratuar në strukturat e saj projektin afatgjatë “Enciklopedia e Kosovës”. Sipas konceptit të parashtruar me atë rast, projekti do të sendërtohej në dy faza: në fazën e parë do të realizohej projekti afatmesëm i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, ndërsa në fazën e dytë projekti afatgjatë i Enciklopedia e Kosovës, si vepra më madhore dhe më e plotë në fushën enciklopedike te ne. Ndarja e punës në këto dy faza u shfaq e domosdoshme për tri arsye: e para, një fjalor enciklopedik i Kosovës paraqitej si nevojë më emergjente, në mungesë të një botimi të këtillë me të dhëna burimore për Kosovën; e dyta, duke realizuar një projekt më të vogël (siç është fjalori enciklopedik në krahasim me enciklopedinë) bëhet e mundur që në proces e sipër të krijoheshin edhe strukturat institucionale dhe profesionale, të domosdoshme për një punë afatgjate enciklopedike; dhe, e treta, duke realizuar projektin e fjalorit enciklopedik, krijohet baza e të dhënave për punën e mëtejshme enciklopedike.
Së këndejmi, punën e deritashme të ASHAK rreth Fjalorit Enciklopedik të Kosovës duhet parë si fazë e parë të një projekti afatgjatë, i cili sapo ka filluar dhe do të vazhdojë për aq kohë, sa do të kenë nevojë përdoruesit e botimeve enciklopedike për Kosovën.

Fjalori Enciklopedik i Kosovës

Puna rreth Fjalorit Enciklopedik të Kosovës ka filluar me miratimin e projektit nga strukturat e Akademisë dhe me hartimin e platformës. Sipas kësaj platforme, ngritja e strukturave organizative u bë sipas projektit afatgjatë të Enciklopedisë së Kosovës, ndërsa Fjalori u konsiderua punë pararendëse, ose vetëm fazë e parë e projektit. Së këndejmi, strukturat e ngritura pranë Akademisë janë struktura të Enciklopedisë së Kosovës, të cilat aktualisht janë të angazhuara në një projekt fillestar, më emergjent dhe më të përshtatshëm për t’u realizuar në këtë fazë. Strukturat organizative të Enciklopedisë së Kosovë janë: Bordi i Enciklopedisë, Këshilli i Enciklopedisë, Redaksia Qendrore e Fjalorit Enciklopedik të Kosovës dhe redaksitë e fushave të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës. Veçmas u desh një punë e gjatë organizative për ngritjen e redaksive të fushave. Të tilla janë 24, me nga një redaktor dhe dy anëtar redaksie. Numri i përgjithshëm i bashkëpunëtorëve të përfshirë në këtë projekt është si vijon: 7 anëtarë të Bordit, 7 anëtarë të Këshillit, shtatë anëtarë të Redaksisë Qendrore dhe 72 redaktorë dhe anëtarë të redaksive të fushave. Bashkëpunëtorët e angazhuar në këtë projekt janë kryesisht anëtarë të Akademisë, ose profesorë dhe punëtorë të njohur shkencorë të UP-së dhe të instituteve tona shkencore.

Fjalësi i zërave

Faza e parë konkrete në realizimin e projektit të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës ishte hartimi fjalësit të zërave. Mungesa e bazës së të dhënave, sikundër edhe e një përvoje të punës enciklopedike kërkoi që, paralelisht me hartimin e kritereve, të bëhej edhe një punë përgatitore profesionale, konsultime, trajnime, diskutime, përfshirë edhe tryeza shkencore. Tani mund të thuhet se kjo fazë e punës ka përfunduar, pra është hartuar fjalësi i plotë i zërave të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës. Secila nga 24 fushat ka punuar nga disa versione të fjalësve të fushës përkatëse, ndërsa versione të përfunduara, të përmbledhura, janë punuar tre: versioni i parë me 6.945, versioni i dytë 5.992 zëra dhe versioni i tretë 6040 zëra. Tani gjendemi në fazën përmbyllëse të hartimit të versionit përfundimtar të fjalësit, i cili në të vërtetë do të qëndrojë i hapur për ndryshime dhe plotësime deri në dorëzimin e veprës në shtyp.
Meqë fjalësi konsiderohet baza e përfshirjes së lëndës në Fjalor, e kemi parë të nevojshme që versioni i fundit i këtij fjalësi të nxirret në diskutim publik, përmes një botimi pilot, në kopje të kufizuara, i cili do t’u vihet në dispozicion të gjitha institucioneve tona, medieve dhe të interesuarve të tjerë, në mënyrë që të sigurohet një përfshirje sa më e plotë e njësive përmbajtjesore në këtë Fjalor.
Ashtu sikundër është thënë edhe në platformën për hartimin e Enciklopedisë së Kosovës, të drejtën ekskluzive të posedimit, të shfrytëzimit dhe të publikimit të të dhënave të krijuara përmes këtij projekti e ka vetëm Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Botimin e fjalësit të kompletuar të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës do të bëhet në muajt e parë të vitit vijues.

Hartimi i teksteve

Me miratimin e fjalësit të zërave nga Redaksia Qendrore, redaksitë e fushave njëkohësisht kanë marrë për detyrë të bëjnë propozimet e tyre për madhësinë e secilit zë, si dhe emrat e bashkëpunëtorëve të fushës, të cilët do të jenë autorë të teksteve. Këto propozime mbetet të bëhet gjatë muajve të parë të vitit 2014. Situatë ideale do të ishte sikur secili autor të mos përfshihej me më shumë se dhjetë zëra, mirëpo kjo do të jetë e vështirë të realizohet, sepse, në një rrethanë të tillë, numri i autorëve të përfshirë në procesin e hartimit të teksteve do të arrinte mbi 600. Për disa fusha, siç janë informimi, letërsia etj. gjetja e 30 ose 35 autorëve që mund të shkruajnë tekste nuk paraqet ndonjë problem, por ka shumë fusha të tjera, ku ushtrimi i zejes së shkrimit, veçanërisht te ne, është jashtëzakonisht deficitar. Prandaj do të jetë e nevojshme që për disa fusha numri zërave për autorë do të jetë më i madh, krahasuar me disa fusha të tjera.
Nëse arrihet të mbahet kjo dinamikë e punës, është paraparë që puna kryesore rreth hartimit të teksteve të zërave të vazhdojë gjatë viteve 2014 dhe 2015, kohë kjo që do të jetë e mjaftueshme edhe për procedurat e redaktimit të teksteve. Secili tekst do t’i kalojë së paku tri shkallë të redaktimit.
Botimi pilot i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës mund të pritet të bëhet në vitin 2016.

Qendra Leksikografike-Enciklopedike

Paralelisht me punën për hartimin e Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, janë bërë edhe hapat e parë të përgatitjes për hartimin e Enciklopedisë së Kosovës. Për këtë qëllim, pranë ASHAK tashmë ka filluar funksionalizimi i Qendrës Leksikografike-Enciklopedike, e cila në fazën e ardhshme do t’i marrë përsipër të gjitha punët profesionale dhe organizative të Enciklopedisë së Kosovës. Kjo strukturë institucionale, ndërkohë, duhet të pajiset me mjete teknike dhe me kuadër të nevojshëm profesional, i cili në kuadër të Akademisë do të bëjë punë të pavarur profesionale dhe shkencore.

Mbështetja financiare

Duhet theksuar se për punën e deritashme në këtë projekt të rëndësishëm për Kosovën, Akademia e Shkencave dhe e Arteve ka gjetur mbështetje të plotë të strukturave institucionale, shtetërore, në mënyrë të veçantë të atyre buxhetore. Kërkesat e Akademisë, krahasuar me çmimin e projekteve të këtilla në vende të tjera, kanë qenë gjithmonë të arsyeshme, për të mos thënë modeste, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike të vendit tonë dhe prioriteteve të shumta që ka shteti ynë. Sido që të jetë, mbështetja e deritashme buxhetore për këtë projekt ka qenë e vazhdueshme, pa hasur në vështirësi dhe pengesa. Për këtë mbështetje, ne i jemi mirënjohës Qeverisë së Kosovës dhe strukturave të tjera institucionale, të cilat kanë pasur mirëkuptim dhe kanë ofruar mjete financiare të vazhdueshme, duke na krijuar kushte optimale për hartimin e një vepre të këtillë, kaq të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

(Autori është kryeredaktor i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës)




Image result for armend zemaj


Replikat në mes të publicistit Mehmet Kraja e deputetit nga radhët e LDK-së po vazhdojnë ende edhe pse gati u bën një muaj pas publikimit të Fjalorit Enciklopedik, ku publikimi i tij nxiti debatin në mes këtyre dy figurave.

Zemaj para disa minutash i ka reaguar përsëri publicistit Krajës, duke i thënë se “Nuk ka nevojë për shume dije historike për të vlersuar enciklopedinë ( me ju kryeredaktor) sepse gjerat janë të fresketa për mbamendje dhe për njohje të rrethanve e mbi të gjitha të individeve që ju, iu keni besuar për të hartuar zëra në këtë enciklopedi”, ka thënë Zemaj në komentin e bërë në facebook.

Ndër të tjera ai ka kritikuar Krajën duke e pyetur se pse nuk janë një numër i madhë i figurave aty.

“Andaj pasi që po paragjykon në subjektivizem une po ju shtroj disa pytje ju këtu direkt; pse nuk janë deputetët e 2, Korrikut 1990, pse nuk janë deputetët e viteve 92/98, pse nuk janë njerzit e dëshmuar në kohërat më të veshtira në përpjekjet për liri e pavarsi siç janë; Smajl Hajdaraj, komandat i UÇK-së, deputet i Parlamentit, Ukë Bytyqi, komandant i UÇK-së, kryetar Komune, Ismet Rraci veprimtar e kryetar Komune, Tahir Zemaj komandant i UÇK-së, udhëheqes dhe fitues i Betejes së Loxhës, Xhemajl Fetahaj, komandant i UÇK-së, veprimtar, Abaz Thaqi ushtarak dhe luftëtar i Betejes se Koshares, Shaban Manaj veprimtar, Faruk Spahiu, Agim Hajrizi, Lumni Surdulli, Nazif Ramabaja, Mentor Tolaj, Isuf Haklaj , Sebahate Tolaj , Skender Rexhahmetaj, Myvlyde Saraqi, Sanije Aliu, Naxhije Doqi, Fadil Ferati, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Mark Malota, etj etj”, është shprehur Zemaj.

Ndër të tjera ai ka kritkuar duke thënë se “aty keni vendosur kriminel ordiner, vrasës të shqiptarëve, gjatë kohërave të hershme, luftës së fundit dhe pas saj. Aty kanë zënë vend psh për Vaso Çubrilovicin, Sulltanat famkeq dhe diletantet politik”, është shprehur Zemaj.

Ja komenti i plotë:

Shumë gabim profesor, as nuk insistoj që jamë historian, as nuk pretendoj të mbivlersoj veten e as familjen ( familjen time e vlerson populli i Kosovës, ndersa mua çdo here kur kamë dalë në vlersim, jamë vlersuar poashtu)..

Atë që e bëj me pasion është demaskimi i njëanshmërisë dhe pretenduesve që janë vetë historia, por e kaluara e tyre është e dyshimte dhe më të kaluar kriminale. Nuk ka nevojë për shume dije historike për të vlersuar enciklopedinë ( me ju kryeredaktor) sepse gjerat janë të fresketa për mbamendje dhe për njohje të rrethanve e mbi të gjitha të individeve që ju, iu keni besuar për të hartuar zëra në këtë enciklopedi.

Andaj pasi që po paragjykon në subjektivizem une po ju shtroj disa pytje ju këtu direkt??; pse nuk janë deputetët e 2, Korrikut 1990, pse nuk janë deputetët e viteve 92/98, pse nuk janë njerzit e dëshmuar në kohërat më të veshtira në përpjekjet për liri e pavarsi siç janë; Smajl Hajdaraj, komandat i UÇK-së, deputet i Parlamentit, Ukë Bytyqi, komandant i UÇK-së, kryetar Komune, Ismet Rraci veprimtar e kryetar Komune, Tahir Zemaj komandant i UÇK-së, udhëheqes dhe fitues i Betejes së Loxhës, Xhemajl Fetahaj, komandant i UÇK-së, veprimtar, Abaz Thaqi ushtarak dhe luftëtar i Betejes se Koshares, Shaban Manaj veprimtar, Faruk Spahiu, Agim Hajrizi, Lumni Surdulli, Nazif Ramabaja, Mentor Tolaj, Isuf Haklaj , Sebahate Tolaj , Skender Rexhahmetaj, Myvlyde Saraqi, Sanije Aliu, Naxhije Doqi, Fadil Ferati, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Mark Malota, etj etj. Por zotëri profesor, Akademik ju redaktuat zëra dhe ngjarje që janë të paverteta, nepotiste, të ndikuara nga grupe kriminale dhe jeni ra në gracken ( friken) e tyre. Sido që të jetë ndoshta është me e miraqë keni anashkaluar këta dhe shumë të tjerë meritor, sepse aty keni vendosur kriminel ordiner, vrasës të shqiptarëve, gjatë kohërave të hershme, luftës së fundit dhe pas saj. Aty kanë zënë vend psh për Vaso Çubrilovicin, Sulltanat famkeq dhe diletantet politik.

Unë mundohem të jamë transparent dhe për atë të kamë shkruar direkt ketu në faqe,njeherit që ta shohë edhe publiku i gjërë, për dallim nga ata që ju vijnë dhe ju sillen nëpër korrideret e Akademisë për të ju shantazhuar dhe deformuar Eknciklopedin, punën e ndershme dhe shumë vjeçare të studiusëve tonë.

P.S

Profesor, nuk jam i vetmi që po ju reagoj, madje kamë parë tekstshkrues, historian dhe intelektual të pavarur që pothuajse kanë shprehë të njejtin mendim për etiken profesionale për redaksin dhe disa tekstshkrues.
Andaj në një shtet normal, ku funksionon drejtësia më këtë qështje do duhej të merrej prokuroria dhe gjykatat.

Me respekt,
Armendi

Analistët: Latif Kryeziu po e keqpërdor emrin e kompanisë "Shell", duke sjellë naftë jocilësore, si dhe duke i mashtruar qytetarët

"Shell-Al-Petrol", 30 cisterna bllokohen në kufi me cilësi të dyshimtë të karburanteve
"Shell-Al-Petrol", 30 cisterna bllokohen në kufi me cilësi të dyshimtë të karburanteve


Analistët: Latif Kryeziu po e keqpërdor emrin e kompanisë "Shell", duke sjellë naftë jocilësore, si dhe duke i mashtruar qytetarët

Mbi 30 cisterna të mbushura me derivate të naftës, nën emrin e kompanisë "Shell-Al Petrol", që është pronë e afaristit Latif Kryeziut, janë bllokuar për shkak se analizat laboratorike kanë treguar se kualiteti i derivateve të naftës nuk e ka përmbushur nivelin minimal të kërkuar sipas ligjit dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Si dihet, pika e filtribilitetit për periudhën kohore, 1 tetor deri më 1 nëntor, mbi vlerën e kërkuar për derivate ishte -10, ndërsa kompania në fjalë me produktet e saj kapte vlerën -4, vlerë kjo nën standardet e kërkuara. Së këndejmi, nga analistët vlerësohet se afaristi Latif Kryeziu po e keqpërdor emrin e kompanisë "Shell", kurse në fakt ai vazhdon të sjellë naftë jocilësore duke mashtruar qytetarët e vendit. Sipas analistëve, Kryeziu nuk mund ta bëjë këtë vetë pa qenë i lidhur fort me mafio-pushtetin qeveritar, të cilit nuk i jep fare llogari dhe sa të tilla (dhjetëra-mijëra) cisterna i kanë kaluar pa kontrolluar fare deri më tani për afro dy dekada. Me gjithë pyetjet e gazetës të dërguara në adresën elektronike të MTI-së dhe Doganave të Kosovës, zyrtarët e tyre nuk kanë dhënë përgjigje për gazetën. Ndërsa, në bisedën telefonike me zyrtarin e Doganave, Mamer Villa, drejtori i Laboratorit të Doganave të Kosovës që e mbikëqyrë cilësinë e derivateve që futen në Kosovë, ai ka deklaruar shkurtazi për gazetën se as nuk mund ta pohojë e as ta mohojë abuzimin me naftën. "Pyetjet duhet dërguar në adresën elektronike të Zyrës për Informim të Doganave të Kosovës dhe unë nuk jam kompetent dhe zyrtar për informim që të flas për këtë çështje. Kjo, ngase e kam të ndaluar që të jap deklarata për mediet pa pëlqimin e drejtorit gjeneral, andaj gazetari t'i drejtohet Zyrës për Informim. Pra, nuk mund të jap informatë se a i plotësojnë apo jo kriteret këto maune", u shpreh ai. Ndërsa përgjigje në pyetjet e dërguara në adresën elektronike, por edhe në telefonatën e bërë, nuk kanë dhënë as dy të parët e kësaj kompanie, Latif Kryeziu dhe djali i tij Lulzim Kryeziu, si dhe një zyrtar i kompanisë.

KËRKESA E SHOQATËS

"Ne si Shoqatë e Naftëtarëve kemi kërkuar dhe mbesim mbrapa kërkesës sonë që derivatet e naftës duhet të kontrollohen në kufi. Andaj, sa më parë të aprovohet Ligji për Derivate, aq më pak do të ketë raste të tilla, sepse ky sektor mund të rregullohet vetëm me ligj ", tha Fadil Berjani për "Kosova Sot".

SHTETI TË KONTROLLOJË CILËSINË

"Para ligjit duhet që të jenë të barabarta të gjitha bizneset dhe kompanitë që importojnë derivate të naftës, por edhe kompanitë e tjera që shesin me pakicë. Prandaj, shteti në asnjë mënyrë nuk duhet që të lejojë që të vihet në pyetje kualiteti dhe cilësia e derivateve të naftës apo humbjen e taksave nga ky sektor ", tha Agim Shahini për 'Kosova Sot".

Akuza në drejtim të qeverive

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për gazetën "Kosova Sot", thotë se ata si Kryesi e Shoqatës së Naftëtarëve ka vite që kanë kërkuar nga të gjitha qeveritë e Kosovës që në këtë sektor të ketë rregull. "Por, zëri ynë si shoqatë ka shkuar në veshë të shurdhët të të gjitha qeverive dhe posaçërisht të ministrave të deritashëm të MTI-së. Ndërkaq, e tëra kjo ka ndodhur, sepse deri më tash nuk ka pasur asnjë ministër i MTI-së që ka qenë i interesim të bëjë rregull në sektorin e derivateve të naftës, në mënyrë që këto probleme që po lindin të rregullohen me ligj", theksoi ai. I pari i Naftëtarëve sqaron se kanë pasur raste edhe të mëhershme ku importuesit për vetëm 1 për qind që i ka dalë më shumë jokonform, asaj kompani i është kthyer autoboti ose është gjobitur kompania. "Prandaj, në emër të Kryesisë së Shoqatës dhe tërë naftëtarëve kosovarë unë kam kërkuar që Ligji i Derivateve të Naftës të kalojë sa më shpejt për miratim në Kuvendin e Kosovës dhe me këtë rast janë të parapara kuotat që limitet dhe parametrat e cilësisë së derivateve të kenë plus-minus 3 për qind deri në 5 për qind dhe ato duhet të jenë doemos sipas standardeve të BE-së", potencoi Berjani. Ndërsa, kreu i AKB-së (Aleanca Kosovare e Biznesit), Agim Shahini, për gazetën "Kosova Sot", thotë se lajmin për ndalimin e disa cisternave të kompanisë " Al-Petrol " ose "Shell"-it e ka mësuar nga mediet. "Por, unë nuk besoj se një kompani me renome botërore, sikurse 'Shell'-i, mund të vërë në pikëpyetje kualitetin e vet dhe imazhin e saj për asnjë çmim", vlerësoi ai. Ai ankohet se në sektorin e derivateve të naftës deri më tani kemi pasur shumë ankesa të qytetarëve e bizneseve për cilësi jo të mirë të derivateve të naftës.

Shpërdorimi i emrit të kompanisë ndërkombëtare

Eksperti i ekonomisë Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot', thotë se sipas hulumtimeve kompania origjinale "Shell", në Kosovë nuk ka përfaqësi, e as pompa të derivateve dhe kjo që e ka hapur afaristi Latif Kryeziu,është thjesht një imitim dhe keqpërdorim i emrit të kompanisë "Shell". "Andaj, sipas ligjit, kompania 'Shell' është dashur që ta padisë Kryeziun, kurse veç saj pikat e shitjes me këtë emër duhet që të mbyllen. Por, si duket, kompania 'Shell', ata nuk janë në dijeni të kësaj, prandaj nuk është bërë asnjë ankesë nga ana e zyrtarëve të kompanisë 'Shell', në drejtim të kompanisë 'Shell - AL Petrol'", ka theksuar ai. "Nuk është aspak për t'u çuditur fare me këto veprime të z. Latif Kryeziu, sepse duke e ditur se që në fillim të viteve 2000-2005, shumë kompani të derivateve kosovare kanë shitur derivate shumë jocilësore e larg standardeve të BE-së duke e përzier naftëndizellin dhe benzinën me ujë, vetëm e vetëm që t'i mashtrojnë qytetarët, kurse vetë të pasurohen në mënyrë joligjore", vijoi më tutje Grapci. "Edhe në këtë rast, kur Kryeziu po bën edhe vetë-keqpërdorimet duke e përdorur emrin e këtij brendi të njohur botëror dhe duke bërë vetë skandale të tilla, kjo na tregon se i vetmuar dhe pa ndihmën e dikujt nga pushteti më i lartë këtë nuk do të guxonte që ta bënte", ka vlerësuar ai

Mekanizmat institucionalë, jofunksionalë

Deputeti i dikurshëm i Kuvendit të Kosovës Xhevdet Neziraj, për " Kosova Sot", tha se që nga pas lufta normat e zhvillimit ekonomik në vendin tonë kanë qenë pompat e derivateve të naftës, sepse me këtë lloj biznesi kanë pasur mundësi që të përfitojnë më shpejt dhe kundërligjshëm. "Është e ditur se kontrabanda më e madhe pas lufte është bërë me derivate të naftës, dhe ka pasur importe të derivateve të naftës jo vetëm me autobote, por në kufirin me Malin e Zi ka pasur raste kur edhe nëpërmes tubave që përdoren për ujësjellës është përdorur për kontrabandën dhe bartjen e derivateve të naftës dhe kjo kontrabandë është bërë madje edhe në prani të doganierëve, Policisë edhe KFOR-it dhe shumë vonë është reaguar nga institucionet përgjegjëse", u shpreh ai. "Menjëherë pas lufte mund të themi se nuk ka pasur mekanizma dhe kapacitete të mjaftueshme për luftimin e kësaj dukurie, por sot është për habi që të ndodhin gjëra të tilla dhe atë para të gjitha këtyre institucioneve që i ka vendi ynë, si janë Doganat, Administrata Tatimore, Policia e në veçanti, në prani të inspektorëve të MTI -së, kur dihet qartë se ende nëpër pompat e derivateve ka plaçkitje të qytetarëve të vendit edhe për derivatet e blera në sasi, por edhe në cilësi, ngase dihet botërisht se në Kosovë kemi derivate më të dobëta në rajon, sepse u kanë shkaktuar dëme materiale qytetarëve në automjetet e tyre", vijoi më tutje Neziraj."Derivatet jocilësore kanë shkaktuar dëme edhe në shëndetin e qytetarëve dhe vlen të përmendet vetëm rasti i furnizimit me derivate për nxehje nëpër shkollat e Prishtinës, ku drejtpërdrejti është rrezikuar jeta e fëmijëve tanë nëpër shkollat tona. Dhe, për këto raste përgjegjësia kryesore është mbi MTI-në , sepse kjo me mekanizmat e saj brenda Ministrisë duhet që të kontrollojë në mënyre rigoroze edhe cilësinë, por edhe sasinë që po u shitet qytetarëve dhe bizneseve tona", potencoi Neziraj.

Qytetarët të irrituar nga mashtrimet e kompanive joserioz

e Edhe qytetarët e intervistuar nga ana e gazetës thonë se janë të indinjuar me cilësinë e dobët të derivateve të kompanisë "Shell-Al-Petrol". Qytetari nga Prishtina Naser Binaku, duke folur për rastin në fjalë për gazetën " Kosova Sot', thotë se e ka zejen e taksistit tash e disa dekada. "Me derivate nafte jam furnizuar kudo, përfshirë edhe kompaninë "ShellAL -Petrol", por më nuk jam furnizuar në këtë kompani, se unë bashkë me shumë kolegë të mi jemi ndarë shumë të zhgënjyer. Kjo, ngase edhe sasia, por edhe cilësia e derivateve nuk është në nivelin e duhur, aq më tepër kur bëhet fjalë për një kompani sikurse që është 'Shell-i'", u shpreh ai. "Më parë jam furnizuar te kompania " AL-Petroli", për shkak të çmimit që i ka pasur më lirë. Por, më nuk i besoj kësaj kompanie, as kompanisë së 'Shell'-it e as 'AL-Petrol'-it, sepse nuk ka cilësi. Andaj, Doganat e Kosovës e kanë pasur me të drejtë që ia kanë ndaluar këto cisterna të kësaj kompanie. Veçse, jo vetëm kësaj kompanie, por edhe ndaj të gjitha kompanive të tjera që sjellin derivate jocilësore. Andaj, nga ana e Doganave të Kosovës dhe inspektorëve të MTI-së kontrollet e tyre duhet që të jenë shumë më rigoroze, sepse veç cilësisë shumë të dobët në Kosovë, edhe çmimet janë shumë të larta", vlerësoi Binaku. Ndërsa, qytetari tjetër nga Prishtina Nuhi Rama, për gazetën " Kosova Sot", tha se nëse vërtet kjo kompani ka bërë dallavere, veprimet e Doganave janë të drejta dhe kështu duhet që të veprohet me të gjitha ato kompani që bëjnë dallavere me cilësi derivatesh. "Prandaj, unë nuk furnizohem me derivate te kompania 'Shell-i-Al-Petrol', sepse edhe këtu derivatet e naftës janë të njëjta si gjetiu në Kosovë dhe nga ana e 'Al-Petrolit', vetëm se po shfrytëzohet emri i kësaj kompanie botërore, sepse nuk e ka cilësinë e derivateve më të mira se kompanitë e tjera", u shpreh ai. Sipas Binakut, pasi po e paguajmë aq shtrenjtë furnizimin, edhe kontrollimet e derivateve të naftës duhet që të jenë sa më të shpeshta(Kosova sot)

Zyrtari antiterrorizëm Nathan A. Sales vjen në Kosovë, Shqipëri e Bosnje



Tri vendet e Ballkanit, Kosova,Shqipëria e Bosnja, janë shtetet të cilat Nathan A. Sales, Koordinator për Antiterrorizëm, do t’i vizitojë javën e ardhshme. Njoftimi është dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ambasadori dhe koordinatori i antiterrorizmit, Nathan A. Sales do të udhëtojë në Bosnjë, Shqipëri dhe Kosovë ndërmjet datave 14-20 tetor, ka njoftuar faqja zyrtare e Departamentit Amerikan

Zyrtari antiterrorizëm Nathan A. Sales vjen në Kosovë, Shqipëri e Bosnje
“Ambasadori Nathan A. Sales, Koordinator për antiterrorizëm, do të udhëtojë në Bosnjë, Shqipëri dhe në Kosovë. Data, 14-20 tetor . Ai do të angazhohet në diskutime dypalëshe me homologët e tij mbi bashkëpunimin kundër terrorizmit, luftën kundër terrorizmit, ndjekjen penale të terroristëve dhe sigurinë kufitare”, thuhet në njoftim.

Tri vendet ballkanike janë përballur me elementë radikal pasi disa banorë të këtyre vendeve shkuan në luftëra në Siri e Irak.

Deri më tani, janë regjistruar mbi 300 luftëtarë nga Kosova që kanë shkuar në atë zonë për të luftuar për Shteti Islamik. Mbi 70 persona janë vrarë, por shumë gra dhe fëmijë vazhdojnë të mbesin në atë zonë.

Rreth 150 prej atyre që shkuan për të luftuar në Siri dhe Irak dhe u kthyen me pas në Kosovë janë në ndërkohë duke u përballur me procese gjyqësore që në disa raste çuan në dënime me burg. Disa prej tyre tashmë janë duke vuajtur dënimet e disa janë liruar.

Ilirët mbanin “gjarpër shtëpie”

Zbulohet misteri i madh pse Ilirët mbanin “gjarpër shtëpie”

Legjenda thotë: Besohet se çdo shtëpi ka gjarprin e vet. Ata si rëndom, janë të qetë. Ndodh që gjatësia e tyre të jetë mbi dy metra, por populli i quan “gjarpërinjtë e shtëpisë” ose “gjarpri i shtëpisë”.

Ata lëvizin apo ecin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojë, kështu që shpesh herë i gjejmë nëpër teshat apo mbulesat e fjetjes, nën jastëkët, nëpër djepet e foshnjave, e kështu me radhë. Iu jepet qumësht në vendet e caktuara, ku gjarpri i shtëpisë zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet se nëse e mbysim gjarprin, atëherë ai i ndëshkon saqë në atë shtëpi ndodhin ngjarje të kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarëve të familjes, etj.

Është interesant të përmendet rasti i mbrojtjes nga magjia” nëpërmjet kokës se gjarprit. Vajzat e bukura dhe nuset, me qëllim mbrojtjen nga magjia, e mbartin në qafë dhe midis gjinjve kokën e gjarprit.

Në fakt, kur dikush rastësisht gjatë punës së përditshme në fushë mbyste ndonjë gjarpër, ia merrte kokën, të cilën sipas nevojës më vonë mund ta mbante një vajzë ose nuse e shtëpisë.

Koka e gjarprit e mbajtur në qafë ose midis gjinjve është një ritual i trashëguar që nga ilirët, të cilët besonin në forcën mbrojtëse të gjarprit.

Gjarpri edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët konsiderohet si “roje i shtëpisë” dhe mendohet se secila shtëpi diku në themelet e saja e ka gjarprin e vetë i cili e mbron shtëpinë. Prandaj kur ai paraqitet në oborrin e shtëpisë as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetë. Pra, koka e gjarprit te shqiptarët e ka pasur kuptimin e një objekti sigurie për individin dhe shtëpinë.

Asnjë kafshë në simbolikën religjioze tek ilirëve nuk ka luajtur rol të rëndësishëm sa gjarpri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtëzakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellësia e tokës aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, i cila me kafshimin e vet mundet aty për aty ta mbysë jo vetëm kafshën, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt nga frika. Nuk është e rastit, pra, që gjarpri luan rol të rëndësishëm në religjionet dhe mitologjitë e të gjithë popujve që shtrihen në viset, ku jetojnë gjarpërinjtë, nga Amerika deri në Perëndim, e deri në Azi në Lindje, që prej kohërave paleolitike e deri në ditët tona.

Tek ilirët, sidomos tek ata të Jugut, gjarpri është kafsha e cila me domethënien e vetë të shumëfishtë zë vendin qendror në strukturën religjioze simbolike. Ai është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mençurisë, i së keqes, shëndetit, pjellorisë, personifikim i shpirtit të të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e mbi të gjitha kafshë mitologjike

Pse është zemëruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq?

DW: Vuçiq mos u zemëro kaq, nuk të dëgjon kush!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, që mund të quhet edhe si bojkotim i heshtur i Brukselit dhe Uashingtonit. Vendimin e ka marrë Vuçiqi, por e ka publikuar udhëheqësi i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, i cili tha se Brukseli duhet të presë pak për vizitën e ardhshme të Vuçiqit atje. Ndërkohë që Vuçiq nuk do të marrë pjesë as në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Në Nju Jork do të udhëtojë kryeministrja Ana Brnabiq.

Gjuriq shpjegoi se Vuçiqi ka ofruar disa zgjidhje për çështjen e Kosovës, por atë e kanë kritikuar shumë për këto ide. Gjuriq tha se presidenti i Serbisë është përballur me heshtje, me distancim nga idetë e tij, e madje edhe “me sulme të tmerrshme”, ndaj Gjuriq tha se në Bruksel “tani do të presin edhe ca kohë deri sa Vuçiq të shkojë në takimin e ardhshëm”.

Pse është zemëruar presidenti?

Nëse zemërimi i presidentit të Serbisë Vuçiq ndërlidhet me idetë e tija për përkufizim me Kosovën, atëherë nuk dihet sakt se për cilat sulme të bashkësisë ndërkombëtare e ka fjalën Gjuriqi. Ideja për përkufizimin, ndarjen e territotreve apo shkëmbimin e tyre, nuk është pritur me ndonjë entuziazëm të madh në disa vende perëndimore, por është tërësisht e tepruar të thuhet se për këto ide Vuçiqi “është përballur me sulmet më të tmerrshme”. Në disa vende ka pasur madje mirëkuptim për idetë e Vuçiqit.

Një numër i madh i diplomatëve evropianë ka bërë të ditur - ndonëse me shumë kujdes - se janë të pranueshme marrëveshjet që arrihen mes Prishtinës dhe Beogradit, e shikuar nga shkrimet e mediave serbe, më së paku kundërshtime për këto ide ka pasur në SHBA. Mediat serbe kanë bërë madje gara me shkrimet se administrata amerikane e ka ndryshuar qëndrimin dhe se ajo nuk ka asgjë kundër zgjidhjeve të cilat do të nënkuptonin ndonjë lloj ndarjeje apo përkufizimi.

Po pse është i zemëruar Vuçiqi pra? Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane thotë se “Vuçiqi zemërohet tepër shpesh dhe ne shpesh nuk e dimë fare pse është zemëruar presidenti. Skenarë të ndryshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës janë paraqitur në opinion, por ne kurrë nuk kemi marrë ndonjë konfirmimim zyrtar se cili është propozimi i autoriteteve serbe. Ne vetëm dimë se Serbisë nuk i përgjigjet status quo-ja, që do të thotë se ajo angazhohet për përkufizim, korigjimin e kufijve, shkëmbimin e territoreve - por përgjigjen e saktë nuk e kemi marrë kurrë”.

“Ndaj kam frikë se fjalët e Gjuriqit janë vetëm një truk për opinionin e brendshëm. Kjo duhet të bindë qytetarët serbë se Vuçiqi ka bërë gjithçka brenda mundësive të tij, por bashkësia ndërkombëtare nuk është e gatshme t'i pranojë kërkesat tona. Ndaj kur të vijë koha e nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve në referendum, sepse ndonjë zgjidhje tjetër nuk ka qenë e mundur”, mendon Beshiri.

Brukseli në akull

Gazetari i revistës NIN, Vladan Marjanoviq thotë se Gjuriqi shpesh tingëllon si një komik stend-up dhe si e tillë mund të konsiderohet edhe deklarata e tij. “Thuhet se Bashkimit Evropian do t'i jepet kohë e mjaftueshme që të kuptojë se sa ka gabuar ndaj Vuçiqit dhe qëndrimit të tij heroik për 'zgjidhjen” e çështjes së Kosovës, ndonëse Vuçiqi e ka pranuar në fjalimin e tij në Mitrovicë se ai nuk ka ndonjë zgjidhje. E kur BE ta kuptojë gabimin, atëherë Vuçiqi do të mëshirojë dhe do të shkojë në bisedime. Ndërkohë autoritetet serbe do të bartin me krenari gjithë këtë mllef ndaj mosmirëkuptimit të ideve të Vuçiqit në Bruksel dhe Berlin”, thotë Marjanoviq.

Është shumë e qartë që Gjuriqi në këtë rast është vetëm bartës i fjalëve të Vuçiqit. Por duket qartë se Vuçiqi është kaq i zemëruar me perëndimin sa që vendimin e tij e ka kumtuar dikush tjetër, e jo ai vet. Vladam Marjanoviq thotë se me këtë vendim Beogradi sugjeron se “ka qenë i gatshëm për kompromise, por tani për një kohë të caktuar do të ketë qëndrime shumë të ngurta. Kjo nënkuton mundësinë e vazhdimit të mos zgjidhjes së çështjes së Kosovës - që sipas të gjitha gjasave është edhe qëllimi përfundimtar”.

Zemërimi është dëshmi i (pa)aftësisë

Aleksandar Vuçiq ka vendosur të mbaj inat me bashkësinë ndërkombëtare, por qytetarët e Serbisë më shumë janë të interesuar të dinë se çfarë mund të arrihet me këtë politikë dhe diplomaci. Ndoshta dikush në pushtetin serb ka menduar se autoritetet perëndimore do të shqetësohen dhe nuk do të flejnë t♪7 qetë pas zemërimit të Vuçiqit, por kjo dëshmon se diplomacia serbe është në një krizë shumë më të thellë sesa që mendohet. A mund të ketë me mjete të këtilla një zgjidhje më të mirë për Serbinë në çështjen e Kosovës?

Naim Leo Beshiri thotë se “me këtë sjellje infantile nuk mund të arrihet asgjë. E gjitha kjo është vetëm për përdorim të brendshëm, me qëllim që mbështetësit e Vuçiqit të mund të thonë se Vuçiqi ka mundësi që të zemërohet me dikë dhe të mos flas me ta. Asgjë pozitive nuk mund të ketë nga refuzimi i bisedimeve, sepse pa bisedime me Brukselin dhe qendrat e tjera ndërkombëtare, çështja me siguri nuk do të zgidhet. Kjo do të thotë se bisedimet duhet të vazhdojnë, madje edhe me ata me të cilët nuk pajtohesh, e nëse bisedimet vazhdojnë, shtohet edhe mundësia e gjetjes së një kompromisi”, konstaton Beshiri.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...