2018-10-14

Sa klube striptizi janë në Kosovë?

Autori: Sylejman Sylejmani


Mbi 1 mijë biznese janë të regjistruara në Kosovë si lokale të vallëzimit erotik të njohur si striptiz.

Klube striptizi më së shumti ka në Ferizaj.

Së paku kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë. Megjithatë nuk tregohet nëse ky biznes është legal në Kosovë ose jo.

“Nuk është përgjegjësinë e ARBK-së të lejojë ose ndalojë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike për një subjekt ekonomik. Gjithsejtë me këtë NACE kodit 9329 janë të regjistruara 1,171 biznese”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve të këtij institucioni për Gazetën inFokus.

Ata theksojnë se bizneset në Agjencinë e tyre regjistrohen për veprimtari ekonomike legale, kurse për licenca duhet të pajisen diku tjetër.

Nëse në regjistrin e bizneseve të regjistruara kërkohet emir striptiz, del se numri më i madh i lokaleve me këtë veprimtari është në Komunën e Ferizajt, ndërkaq në pjesët tjera të Kosovës numri është dukshëm më i vogël.

Gazeta  ka raportuar gjatë ditës së sotme se disa të rinj kanë shpërndarë fletushka në sheshet e Prishtinës, në të cilat promovohej një klub striptizi.

Shkencëtari i njohur anglez, Charles Darwin, nuk mund të rrinte pa gruan që e rrëmbeu me një vështrim.






“Nuk mund ta shpreh se sa e shijova vizitën në Maer, sepse ndjeva qetësinë e jetës sime të ardhshme. Sa shumë shpresoj se do të jesh aq e lumtur sa unë di! Po frikësohem sa herë që mendoj pjesë e ç’familje ke qenë. Po mendoja sot në mëngjes se si ndodhi që unë, një njeri kaq i dhënë pas të folurit dhe rrallëherë në humor jo të mirë, e mbështeta nocionin tim mbi lumturinë, te qetësia dhe vetmia.

Por, besoj se shpjegimi është shumë i thjeshtë. Gjatë pesë viteve të udhëtimit tim (dhe, mund të shtoj, edhe këtu dy të fundit), që për nga mënyra aktive me të cilën u jetuan, mund të thuhet se janë fillimi i jetës sime të vërtetë, gjithë kënaqësia ime rridhte nga ajo çka kalonte në mendjen time, ndërsa admiroja pamjet duke udhëtuar përgjatë shkretëtirave të egra, ose pyjeve të lavdishme.

Të kërkoj ndjesë për kaq shumë egoizëm! Ta shpreh ty, sepse mendoj se do të më japësh formë më njerëzore dhe së shpejti do të më mësosh se ekziston një lumturi më e madhe se krijimi i teorive dhe mbledhja e fakteve në heshtje dhe vetmi” .

Charels Darwin argumentoi se të gritha speciet e jetës kanë prejardhje të përbashkët dhe propozoi teorinë shkencore se evolucioni është një proces. Kur, në vitin 1836 u kthye në shtëpi nga udhëtimi i tij pesëvjeçar rreth botës, që përfshiu udhëtimin në ishujt Galapagos, kishte filluar tashmë ta shihte jetën dhe krijimin në një mënyrë të re. E ndërsa i bënte komplimente Emma WedgWoodit, kushërirës së tij, ai vendosi të martohej me të.

Charlesi shkarraviti mendime të shpërndara mbi karrierën dhe perspektivën në dy copa letrash, një me shtyllë “Të martohem” dhe një të titulluar “Të mos martohem”. Avantazhet përfshinin “shoqëri e vazhdueshme dhe një mikeshë në pleqëri…, sidoqoftë më mirë se qeni”, përkundër pikave si “Më pak para për libra” dhe “Humbje e tmerrshme kohe”.

Ata u martuan në 29 janar 1839. Charlesi dhe Emma patën 10 fëmijë bashkë. Tre prej fëmijëve vdiqën. Vdekja e vajzës së tyre, Annie, sigurish u hapi plagë në zemra. Ajo humbje mund t’i kishte ndarë përgjithmonë.

Por, humbja forcoi besimin e Emmas dhe, nga ana tjetër, mbylli derën e besimit te Zoti për Charlesin. Megjithatë, ata luftuan për martesën e tyre. Ditën që vdiq Annie, Emma i shkroi Charlesit: “Duhet të kujtosh që je thesari im kryesor (dhe ke qenë gjithmonë)”.

Charlesi dhe Emma jetuan të martuar për 43 vjet. Emma, e cila më parë nuk kishte qenë fare e interesuar për shkencën, këtë herë ju bashkua bashkëshortit. Në fund, secili prej tyre pranoi dhe, me sa duket vërtetë kuptoi, çfarë besonte tjetri. Charels Darwin vdiq më 19 prill 1882 dhe u varros në Westminster, pranë Isaac Newtonit.

Kosovarët nuk duan shkëmbim territori me Serbinë.

Kështu tregojnë rezultatet e nxjerra nga anketat e kryera nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), shkruan gazeta inFokus.

Sipas të njëjtave rezultate idenë e shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi e kundërshtojnë 77 përqind e qytetarëve ndërsa vetëm 11 përqind janë pro.

Në konferencën e sotme për prezantim të rezultateve, Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë se rreth 39 përqind e qytetarëve janë shumë të pakënaqur me kahjen e presidentit, 35.5 përqind të pakënaqur ndërsa vetëm 16.8 përqind të kënaqur.

Ndërsa në anketën se çfarë do të bënin nëse arrihet marrëveshja për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, 51.5 kanë deklaruar se do të protestonin ndërsa 8.9 përqind do të pajtoheshin.

Në këtë anketë kanë marrë pjesë 1 mijë e 66 respodentë nga gjithë territori i Kosovës duke përfshitë edhe veriun.

Trusti është duke rrezikuar shumë me paratë e kursimeve pensionale.



Nga Sylejmn Sylejmani

1.6 miliardë eurot e mbledhura në këtë fond mund të humbasin.Kjo mund të ndodh pasi Trusti nuk i ka të garantuara gjithë këto para dhe një krizë financiare mund t’i lë kosovarët pa pensione.

Trusti tre mujorin e parë të vitit e ka nisur me një humbje të madhe.39.5 milionë euro është humbja e shënuar nga Trusti në këtë periudhë të vitit.



Për garantimin e fondit pensional, ish-anëtari i bordit në fondin e Kursimeve Pensionale, Flamur Keqa ka dërguar një kërkesë në Kuvendin e Kosovës.

Kërkesën e tij ai ia ka drejtuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryetarit të komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa Lumir Abdixhiku, kryetares së komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha – Shala, si dhe shefave të grupeve parlamentare në Kuvend. 

Pasojat e përplasjes Hashim Thaçi- Ramush Haradinaj: rrëzimi i Qeverisë ose disfata e Presidentit



Analisti Shkelzen Maliqi ka thënë se pas përplasjeve të Ramush Haradinajt me Hashim Thaçin ka mbetur rrëzimi i Qeverisë ose disfata e Presidentit në rrugën e tij për korrigjim e ndryshim kufijsh.


Këtë vlerësim Maliqi e ka dhënë pak ditë pasi Presidenti paralajmëroi shkarkimin e Kryeministrit për shkak se ky i fundit tha se ka vdekur ideja e ndryshimit të kufijve.

“Kundërsulmi i Presidentit Thaçi në të gjitha pikat në të cilat është kontestuar ditëve të fundit, tregon se ai është i vendosur dhe nuk do të tërhiqet nga ideja e “korigjimit” të kufirit”, ka deklaruar Maliqi.

“Ashpërsia e kërcënimeve tregon se nuk mund të ketë tërheqje dhe se ku konflikti nuk do të mbetet pa konsekvenca, o disfata e Presidentit, o rrëzimi i Qeverisë aktuale”, ka thënë Maliqi.

Ramush Haradinaj kishte pranuar para disa muajsh se Hashim Thaçi mund ta rrëzojë Qeverinë pasi kontrollon disa deputetë të PDK’së, kryesisht të rajonit të Drenicës.

Megjithëkëtë, në PDK kanë thënë se Thaçi s’mund ta rrëzojë Qeverinë pasi s’ka kompteneca.

Një Nënkryetar i PDK’së, Arsim Bajrami, ka paralajmëruar zgjedhje të reja nëse ngec dialogu me Serbinë.

Ndërsa, Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë se s’është koha e zgjedhjeve derisa ka thënë se zyrtarët e partive në pushtet që po kërkojnë zgjedhje janë shndërruar në tyxharë politikë.

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliq beson se Rusia nuk dëshiron marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.



Prandaj sipas saj, Serbia tani është në mes të dy zjarreve. Ajo ka shtuar se bashkëpunimi me Rusinë do të varet nga mbështetja e administratës Trump.

Në një intervistë në “Radio Kosova 2” në gjuhën serbe, duke komentuar rezultatet e vizitës së fundit në Moskë të Presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ajo tha se pavarësisht informatave të pamjaftueshme zyrtare rreth takimit, është e qartë se Rusia nuk dëshiron një lëvizje në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Siç thotë ajo, sa më shumë të zgjasë zvarritja e marrëveshjes së Beogradit dhe Prishtinës, jepet mundësia për “ndërhyrje të Rusisë”.

“Këto interesa shërbejnë kryesisht për të minuar dhe diskredituar politikat evropiane në rajon. Prandaj Serbia është e vendosur në mes të dy zjarreve,” ka thënë ndër të tjera Miliq.

Kujt i vlen ndarja e Kosovës, analistët flasin për propozimin e Thaçit: Politikë e Rusisë



Zhvillimet e fundit në Ballkan dhe propozimet për korrigjimin e kufijve të artikuluara nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë ndezur debatet jo vetëm në rajon. Është periudha kur po diskutohet zgjidhja përfundimtare e një prej konflikteve më të zëshme në Ballkan, ai mes Kosovës dhe Serbisë.

Negociatat janë në fazën e fundit dhe në këtë fazë, Presidenti i Kosovës vendos të paraqesë një kërkesë të re: përfshirjen e territorit të Luginës së Preshevës në hartën e Kosovës. Kostoja e mëvonshme e këtij procesi mund të ishte një shkëmbim territori, një shkëmbim i hidhur që do ta dëmtonte Kosovën dhe rajonin.

BIRN-i ka pyetur shtatë ekspertë mbi marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe idenë e shkëmbimit të territoreve. Të shtatë ata, serbë, shqiptarë apo perëndimorë, e kanë quajtur një gabim të madh shkëmbimin e territoreve.

Florian Bieber, profesor për Historinë dhe Politikat e Europës Juglindore në Universitetin Graz dhe koordinator i Grupit Këshilltar të Politikës së Europës për Ballkanin, mendon se të dyja palët janë të interesuara për një paqe të ftohtë. Sipas tij, zgjidhja përmes ndarjes së Kosovës do të sjellë konflikte dhe tensione të reja.

“Dyshoj se një marrëveshje do t’u jepte fund tensioneve dhe diskutimeve. Të dyja palët janë të interesuara për një paqe të ftohtë, jo një faqe të re në marrëdhënien mes tyre…Ndryshe nga qeveritë në Maqedoni dhe Greqi, ata nuk duken gati për partneritet dhe për të transformuar konfliktin. Ata janë të dy duke kërkuar të përfitojnë nga tensionet në të ardhmen. Në fund të fundit, konflikti është një
shpërqendrim i përdorshëm edhe për audiencën vendëse, edhe drejt BE-së”.

Ndërsa Bojan Elek, studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë tha se “Zgjidhja përfundimtare me shumë mundësi duhet të jetë një formë kompromisi që do t’i lërë të dyja palët barazisht të pakënaqura”. Sipas tij, “Shkëmbimi i territoreve do të ishte një zgjidhje e keqe dhe do të shtronte rrugën për demarkacione të tjera territoriale në rajon. Një shkëmbim apo ndarje do të përforconte qëndrimin nacionalist për të organizuar territoret sipas principit ‘populli im – toka ime’, që do të ishte një katastrofë për të gjithë rajonin”. Ai beson se kjo ndarje as nuk i shërben komunitetit serb në Kosovë.

“Nëse një ndarje do të thotë se Veriu i Kosovës do t’i përkiste Serbisë, kjo do të dobësonte më tej komunitetin serb në jug të lumit Ibër…”

Analisti politik dhe opinionisti Agon Maliqi tha se shkëmbimi i territoreve ka qenë një opsion prej kohësh i preferuar nga qarqet nacionaliste dhe ato liberale në Serbi, që do të gjente konsensus atje me përjashtim të Kishës Ortodokse Serbe, e cila sapo është shprehur publikisht kundër ndarjes, pasi pjesa më madhe e trashëgimisë së saj ndodhet në jug të lumit Ibër.

“Kemi kaluar dhjetë vite të vështira, duke ndërtuar besimin mbi modelin aktual të shtetit. Vetëm tani populli po nis të pranojë flamurin e shtetit. Janë bërë shumë përpjekje për të integruar serbët në sistemin e shtetit…Do të ketë polarizim të thellë sepse ndarja automatikisht do ta çonte debatin se si të bashkohemi me Shqipërinë dhe çfarë do të thoshte kjo për vetëqeverisjen tonë…”.

Edward Joseph, zv.profesor në shkollën “Johns Hopkins” për studimet e avancuara ndërkombëtare, beson se “I gjithë nocioni se Vuçiç përballet me ‘zgjedhjen’ mes BE-së apo Rusisë është një shpërqendrim i promovuar nga vetë Vuçiç për të zbutur presionin e Perëndimit”. Sa për shkëmbimin e territorit, Joseph tha se “Ndarja eterritorit është helmi i të gjithë Ballkanit. Nocioni se kufijtë janë të lakueshëm, se Republika Strpska e Bosnjës mund të ndahet nga Bosnja për shembull, apo pjesa kroate të pretendohej nga Kroacia…” Joseph e ka lidhur situatën me marrëveshjen Greqi-Maqedoni.

“Nëse marrëveshja Greqi- Maqedoni për emrin mbijeton, do ta zbuste ndarjen. Nëse emri hyn në fuqi, ndarja e Maqedonisë do të hiqej nga tryeza dhe vendi do të hynte në NATO, duke garantuar virtualisht se nuk do të ndahej, pavarësisht sesa të paqetë bëhen shqiptarët. Dhe kjo automatikisht e komplikon ndarjen e Kosovës, sepse e bën më të vështirë të ‘kompensosh’ shqiptarët për humbjen e tyre në Veri. Edhe e kundërta është e vërtetë, nëse nuk ka pakt emri, nëse merr përparësi ndarja e Kosovës, mund të kërkojnë ndarje edhe shqiptarët e Maqedonisë.. një hap i rrëmujshëm dhe i rrezikshëm që vetëm nxit më shumë pretendime”.

Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Zhvillim dhe Kërkime Politike, KIPRED, thotë se ideja e ndarjes së Kosovës është një histori e gjatë dhe serbët nuk kanë hequr kurrë dorë prej saj. “Opsioni i ndarjes së Kosovës është në përputhje me politikën që Rusia po bën me fqinjët e saj, duke u përpjekur të ndryshojë kufijtë në vija etnike… Serbia po luan rolin e një miniRusie në Ballkan”.

Peci tha se “Opsioni për ndarjen e Kosovës rrezikon seriozisht potencialin për zhvillim ekonomik, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë nga liqeni i Gazivodës për një të tretën e Kosovës, si dhe për ftohjen e impianteve energjetike në Obiliq. Për më tepër, ky opsion është kundër interesave thelbësore të komunitetit serb në Kosovë, duke qenë se shumica e anëtarëve të saj (mbi 60 për qind) jetojnë në jug të lumit Ibër dhe shumica e kishave ortodokse serbe janë në pjesën qendrore e perëndimore të Kosovës… Në vend të zgjidhjes, mund të hapë një rrugë për në ferr për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe rajon…”

Gazetarja serbe Gordana Susa, beson se “shkëmbimi i territoreve neglizhon njerëzit dhe hap kutinë e Pandorës. Nëse dy palët nuk gjejnë marrëveshje, eksperienca ka treguar se një palë e tretë do të vendosë fatin tonë në kushte shumë të këqija”.

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, thotë se marrëveshja përfundimtare duhet të garantojë funksionimin institucional të shtetit të Kosovës dhe të ketë mbrojtje kundër çdo ndarjeje të mëvonshme të veriut të Kosovës. Sa për idenë e ndarjes, Weber thotë se “edhe nëse Vuciç dhe Thaçi bien dakord për një marrëveshje të tillë të pistë, asnjë Kuvend në Kosovë nuk do ta aprovonte atë me dy të tretat. Të mos flasim për Perëndimin që sanksionin ‘zgjidhjet’ etnoterritoriale që mund të hapin kutinë e Pandorës në rajon dhe përtej, në Ukrainë për shembull”. Sipas Weber, kjo tregon se Beogradi nuk do t’ia dijë fare edhe për serbët e Kosovës siç nuk ka dashur t’ia dijë kurrë, pasi shumica e tyre jetojnë në jug të lumit Ibër.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...