2018-11-17

Zymer Mehani: Kongresi i Manastirit - Faqe e lavdishme në historinë e popullit shqiptar



KONGRESI I MANASTIRIT-FAQE E LAVDISHME NË HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR
Shkruan Zymer MEHANI
Në historinë e popullit shqiptar Kongresi i Manastirit përbën një faqe të lavdishme të arsimit dhe të kulturës sonë kombëtare dhe si e tillë, përbën një hallkë të fortë në vargun e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për të siguruar lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Kongresi i Manastirit i ka rrënjët e veta në luftërat shumëshekullore të popullit tonë kundër pushtuesve të huaj që e shkelën truallin shqiptar. Një zjarrin e kësaj lufte të pabarabartë, ndërmjet sakrificash të mëdha, me çmimin e gjakut të mijëra atdhetarëve, populli ynë krijoi dhe mbrojti kulturën e vet kombëtare.
Historia e shkrimit shqip fillon me autorët e vjetër për hartimin e alfabetit të shqipes. Gjon Buzukut i takon merita se vuri gurin e parë në themelet e alfabetit të gjuhës shqipe duke hapur rrugën e një tradite shkrimore, që pastaj, edhe me punën e të gjithëve, u ngrit në piedestal alfabeti i gjuhës shqipe. Punën e nisur nga Gjon Buzuku e çoi më tej Pjetër Budi, kurse Pjetër Bogdani e ngriti në një shkallë më të lartë, duke na dhënë një sistem shkrimor më të plotë dhe më të saktë. Jehona dhe ndikimi i alfabetit të autorëve të vjetër do të ndihet tek bashkëkohësit edhe më vonë. Në botimet shqipe ose për gjuhën shqipe gjatë shekullit XVIII, pavarësisht se çfarë karakteri kanë, u zbatua alfabeti i Pjetër Bogdanit me ndryshime të parëndësishme. Kështu mund të përmendim Kuvendin e Arbënit (1706), Gramatikën e Da Leçes (1716), Doktrinën Kristiane (1743) të Gj. N. Kazazit etj. Në fillim të krijimtarisë, në përkthimet dhe në ndonjë krijim origjinal edhe Ndre Mjeda do të përdorë alfabetin e P. Bogdanit. Kjo ka ngjarë, për mendimin tonë, për dy arsye: e para, alfabeti i P. Bogdanit ka qenë më i përpunuar dhe më i saktë dhe e dyta, ka qenë më afër në kohë se të tjerët.
Nuk mund të themi se alfabeti i autorëve të vjetër ka qenë mbështetje për alafebetin e sotëm. E përbashkëta e tyre qendron se, si alfabeti i tyre, si alfabeti i sotëm, u mbështet në alfabetin latin (me përjashtim të karaktereve të veçanta), pastaj ka qenë zgjedhja e grafemave të cilat kanë ndryshuar nga njëri autor në tjetrin. Gjithashtu u desht viti 1879 që Alfabeti i Stambollit të përcaktojë përfundimisht raportin tingull-shkronjë të alfabetit të gjuhës shqipe prej 36 grafemash.
Kështu, alfabeti i shqipes, shtegtoi për një periudhë të gjatë mëse tre shekujsh. Ai u përplas në dallgë të shumta, por së fundi mundi t’i kapërcejë ato. Alfabeti me bazë latine, i miratuar në Kongresin e Manastirit (1908) u mbështet në një traditë, pati si orientim disa zgjidhje të alfabeteve të kohës dhe së fundi u udhëhoq nga parimi i zbatuar në alfabetin e shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës, i përfaqësuar nga Gjergj Fishta në përdorimin e dyshkronjëshave që patjetër duhet të ketë luajtur një rol vendimtar. Prandaj kjo rrugë e gjatë e shkrimit të shqipes duhet parë në dinamikën e saj, ku roli i çdo alfabeti me bazë latine ka pasur një ndikim diku më të vogël, diku më të madh.
Me 22 nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit, i cili, e miratoi alfabetin latin të gjuhës shqipe, të propozuar nga Shoqëria “Bashkimi”.
Ky Kongres, shënon njërën nga lëvizjet më emancipuese të kulturës shqiptare, sepse vendimet e tij, ishin tejet të dobishme, si dhe i dhanë shtytje të fuqishme zhvillimit të shkrimit dhe arsimit shqip, por edhe lëvizjeve kombëtare.
Po ashtu, kjo veprimtari titanike, ndikoi në procesin e Pavarësinë Kombëtare, të shpallur katër vite pas, më 1912.
Kongresi i Manastirit (1908), me kryetar të komisionit poetin kombëtar, Gjergj Fishtën, mbetet njëra nga ngjarjet më madhore të kulturës shqiptare. Në këtë Kongres, morën pjesë delegatë nga të gjitha trojet shqiptare, dhe në përbërje kishte figura të rëndësishme atdhetare të kohës, siç ishin: Ndre Mjeda, Mithat Frashëri, Luigj Gurakuqi, dhe shumë të tjerë.
Pas disa ditësh të përshkuara me diskutime, dhe duke marrë gjatë kësaj kohe edhe telegrame nga mbarë Shqipëria, me kërkesën që të vendosej njëri apo tjetri alfabet, Komisioni vendosi t’i pranojë variantet e modifikuara:
- të alfabetit të Bashkimit; dhe
- të alfabetit të Stambollit.
Pra, pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin, shkronjat e të cilit plotësoheshin me nëntë dyshkronjësha, d.m.th. diagrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe me dy shkronja meshenja diakritike (ç, ë). Pra, në fund Komisioni dhe Kongresi vendosën që të lejohej përdorimi, si i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjerë ndër shqiptarë, ashtu edhe i alfabetit të ri. Dy alfabetet ndryshonin vetëm në shtatë shkronja.
Tre alfabetet kryesore që u morën në shqyrtim qenë:
- alfabeti i Agimit, i shoqërisë letrare “Agimi” të Shkodrës, i propozuar nga Ndre Mjeda;
- alfabeti i Bashkimit, i shoqërisë letrare “Bashkimi” të Shkodrës, i hartuar nga Prenk Doçi; dhe
- alfabeti i Stambollit, i hartuar nga Sami Frashëri.
Shkrimi shqip, i mbijetoi një katrahure të vërtetë, sidomos gjatë shekujve të errët të sundimit osman, kur u ndalua. Kjo u bë e mundur, në saje të dashuriisë që treguan për të: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, dhe shumë e shumë titanë të tjerë.
Sot, përjetësisht, duhet të jemi krenarë me heronjtë e kulturës, guximtarë e përparimtarë, të cilët na lanë këtë pasuri kaq të vlefshme, shënjues të identitetit tonë.
Brezat tanë dhe ata që do të vijnë, e kanë për detyrë ta ruajnë dhe ta trashëgojnë këtë pasuri.
LITERATURA:
• Tomorr Osmani “Udha e shkronjave”, ASHSH, Tiranë, 2008;
• Sh. Demiraj-K.Prifti “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, 1978;
• Mahir Domi, “Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit” (14-22 nëndor 1908). Libër me studime, materiale, dokumente nga Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë e Letërsisë - Tiranë 1972;
• „Dituria“ nr.3 , mot i parë , Selanik 1909;
• Agim VINCA, Fjalë e mbajtur në shënimin e 148-vjetorit të lindjes së Mjedës, në Kukël të Shkodrës, më 22 nëntor 2014;
• http://shqiphost.top-channel.tv/…/kr…/kongresimanastirit.flv
• http://www.njekomb.com/?p=1797
• http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=53949
• http://shkupipress.blogspot.com/…/faik-konica-ja-perse-e-re…

Jahja Lluka: 'Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë'





''Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë” - Mit’hat Frashëri
Nga Jahja Lluka
Nga dera e madhe e familjes Frashëri, dolën katër burra të cilët me veprimtarinë e tyre e ndriçuan kombin shqiptar duke e rikthyer në lavdinë që i përkiste.
Veprën e babait Abdylit dhe agjallarëve Samiut dhe Naimit e vazhdoi Mit’hat Frashëri. Mit’hat Frashëri la pas vetes një krijimtari shumëdimensionale e cila ishte shtyllë për shtetin shqiptar, andaj edhe sot duhet kujtuar me respekt personaliteti i tij, sepse nderi për Mit’hat Frashërin, është nder për kombin dhe shqiptarët kudo që janë. Dija dhe atdhedashuria janë ato që e shpien një individ përpara, cilësi këto që u gërshetuan në karakterin e Mit’hatit, duke e shndërruan figurën e tij në frymëzim për gjeneratat e reja, se  si duhet punuar me përkushtim dhe dinjitet që një vepër të marrë formë sublime.
Mit’hat Frashëri nuk kurseu asgjë ndaj atdheut. Shqipërisë i fali rininë, pasurinë dhe kohën. Andaj duhet të jetë shembull dhe për ditët tona, se atdheu nuk duhet për përfitime dhe dëshira personale, se vetëm kur jemi të vetëdijshëm se kemi përgjegjësi ndaj vetëvetes, familjes, shoqërisë dhe kombit, ne mund të presim një jetë më të mirë, për ne si populli më i vuajtur i  këtij kontinenti të vjetër aq sa dhe baballarët tanë. Më 4 prill 1929, Mithat Frashëri në testamentin e tij i lë shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një Instituti Albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë.
Duke qenë mirënjohës ndaj veprës sublime të tij, gëzohem që eshtrat e Mit’hat Frashërit po rivarrosen në Shqipëri me 14 nëntor. Eshtrat e tij u nxorën një ditë më parë nga varreza Ferncliff e qarkut Westchester, ku preheshin që nga viti 1949 dhe të shtunën u sollën në Qendrën Nënë Tereza të kishës shqiptare që ndodhet pranë varrezës, për ceremoninë e përcjelljes.
Mit’hat Frashëri dha shumë për Shqipërinë, duke i dhënë përjetësinë veprës së vet, ndaj eshtrat e tij le të prehen në tokën e shejtë të cilën aq shumë e çmoi.
U lind me më 25 mars 1880 në Janinë,shkollimin e mbaroi në Stamboll, për t’u rikthyer në Selanik.
Duke e parë gjendjen në të cilën ndodhej kombi shqiptar,nuk mundi të rrinte duarkryq, kështu që qëllimi i tij kryesor ishte përkushtimi në kauzën shqiptare, mision ky gati se i pamundur për rrethanat ekzistuese.Për këtë qëllim filloi botimin e revistës “Liria” në Selanik.
Më 14 nëntor- 22 nëntor 1908 merrë pjesë në Kongresin e Manastirit,ku zgjodhet kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta).
Pas shpalljes së Pavarësisë me 1912, bëhet pjesë e kabinetit të Ismail Qemalit, në postin e Ministrit  për Punët Publike.
Mit’hat Frashëri e mirëpret ardhjen e Princ Vidit në  Shqipëri, mirëpo pas largimit të tij dhe ai detyrohet të largohet nga atdheu.Jetoi në Bukuresht, e në Lozanë ndërsa me 1920, emigron përtej Atlantikut,në SHBA. Dëshira e madhe dhe vuajtja për mëmëdheun e shtyen që prapë të kthehet në tokën e shejtë shqiptare. Në janar 1923, fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925.
Duke parë zhvillimet politike në Ballkan, jep idenë për formimon e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar, ishte një ndër kundërshtarët kryesor të rrymës komuniste dhe kjo e fundit për fatin e keq të shqiptarëve triumfon, duke detyruar kështu Mit’hat Frashërin dhe shumë personalitete të tjera të largohen përfundimisht nga atdheu. Ndërroi jetë më 3 tetor 1949 në Nju-Jork, SHBA, si pasojë e një sulmi kardiak.
Veprat letrare të tij, të njohura për publikun shqiptarë dhe të huaj janë: Shqip:“Kalendari Kombiar”“Lirija” dhe “Dituria”"Jetëshkrimin për Naim Frashërin" , “Hi dhe shpuzë”, Novelë.  “Pritmi i Shqipëris딓Plagët tona”, Ese.Frëngjisht:  “L’affaire de l’Epire (1915)“La population de l’Epire” (1915) “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger ” (1919) “Albanis et Slaves” (919).
Vepat e përkthyera nga Mit’hat Frashëri në gjuhën shqipe janë: “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898) “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900) “Robinson Crusoe” e Defosë (1909) “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).
Iniciativa për riatdhesimin e eshtrave të Mit’hat Frashërit, edhe pse e vonshme duhet përgëzuar,sepse pa mendje të ndritura siç ishte Mit’hati, zor që do mund të dilnim nga errësira sllavo-anadollake.
Andaj, çdo brez dhe çdo kohë kishte luftëtaret e saj të pushkës dhe të penës, Mit’hati ishte më i madhi i kohës së vet, një mendje gjeniale me karakter unik.
Frashëri dhe shokët e tij përcillën frymën e lirisë për brezin tonë, sepse ndryshe ishte e vështirë të mbijetonim.
Këtë artikull po e përmbyll me këtë thenie të këtij personaliteti unik Mit’hat Frashërit:
“Njerëzit e një kombi janë solitarë. E mira dhe lumturia jote, janë dhe të miat. Fatkeqësia jote është dhe për mua. Nderi yt më nderon edhe mua dhe turpi yt më nxin edhe faqen…”.

Greqia nuk ka he qur dorë nga Vorio-Epiri

Pse ndodhin incidente midis dy shteteve fqinjë?

Image result for nuri dragoi

Prof.Dr.Nuri Dragoj

Vrasja e shtetasit grek, Kostandinos Kacifas, nga fshati Bularat i nënprefekturës së Gjirokastrës, i cili kreu një akt terrorist në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka ndezur debate në të dy shtetet fqinje, duke nxitur shpesh herë dhe qarqet nacionaliste ekstremiste. Zhvillimet rreth kësaj çështje janë të pakuptimta. Kacifas, me veprimin që kreu, duhej të konsiderohej terrorist, sepse ishte i tillë. Kush përdor forcën e armës për qëllime politike, apo për të terrorizuar qytetarët, është terrorist. Ky është ligj ndërkombëtar. Nëse Athina zyrtare do të mbështeste aktin e tij kriminal, pas shpalljes nga pala shqiptare të Kacifas si “terrorist”, nënkuptohej se terrorizmi mbështetej me qëllime të mbrapshta politike. Nëse Greqia përfaqëson një shtet normal, me dëshirë për të patur marrëdhënie të mira fqinjësore, qeveria e saj duhej të vihej në mbështetje të Tiranës zyrtare, pasi terrorizmi luftohet vetëm në mënyrë të organizuar dhe të bashkuar. Mirëpo ngjarjet nuk ecën në rrjedhën e vet. Qeveria shqiptare nuk e cilësoi veprimin e Kacifas “Sjellje terroriste”, edhe pse ishte i tillë. Policia shqiptare u sulmua me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake, madje u dëmtua automjeti i policies, ndonëse për fat nuk pati policë të vrarë. Në rrethanat e krijuara, policia shqiptare ka vepruar derjt dhe, në këtë mënyrë, ka bërë vetëm detyrën.
Po përse ndodhin incidente të tilla? Ngjarje të këtij lloji ndodhin sepse ende në Ballkan sundon urrejtja në vend të arsyes, sepse varfëria ekonomike shoqërohet me varfërim të trurit, sepse etja për të rrëmbyer nga tjetri është kthyer në akte çnjerëzore. Politika në Ballkan, në vend që të punojë për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe të ushqejë dashurinë fqinjësore, i frynë armiqësisë. Në vend që të hartojë një histori të vërtetë dhe të nxjerrë mësime prej saj, duke e parë realitetin në sy, pse jo të kërkohet dhe ndjesë për veprimet e të parëve, vazhdohet në të njëjtën rrugë. Kjo ndodh për shkak se politika në këto vende është ende e paemancipuar, tërësisht e korruptuar, pa dinjitet, sepse nuk respektohen normat e reciprocitetit. Këto ngjarje të turpshme ndodhin në një kohë që Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të NATO-s, anëtarë me të drejta të barabarta, por njëkohësisht dhe në gjendje lufte me njëri-tjetrin! Dhe për çudi NATO pajtohet me këto raporte të dy shteteve anëtarë të Aleancës së Atllantikut të Veriut. Ndodhin kur ne presim të hyjmë në Europë, në atë Europë që ka hyrë Greqia, madje të kërkojmë dhe ndihmën e saj. Të hyjmë, ashtu të paqytetëruar. Të hyjmë pa u bërë “europianë”. Greqia ka hyrë. Por edhe ajo ende nuk është europianizuar. Jemi ballkanas. Ndoshta do të na duhen dekada të bëhemi “europianë”. Por do të bëhemi. Mbase jo ne, shpresohet për fëmijët tanë. Le të presim. Siç duket, deri atëherë, do të na ndjekin pas histori të tilla me kufij e varre, me kërcënime e vrasje, kur luajmë futboll e kur festojmë. Megjithatë jemi fqinj. Këtë fat nuk na e ndërron kush. Ndaj le t’i shohim gjërat më qetësisht dhe të jetojmë në paqe.

Reagimet politike dhe e vërteta e marrëdhënieve dypalëshe

Pas kësaj ngjarjeje ka patur deklarata të ndryshme nga Athina dhe nga Tirana. Mirëpo ngjarjet në Bularat, ditën e ashtuquajtur të varrimit të personit të vrarë, morën karakter politik me nota të larta antishqiptarizmi, me tipare të një nacionalizmi shovenist, pasi qenë të organizuara. Ata që duhej të përcillnin me qetësi funeralin, shpërthyen në urrejtje duke i quajtur shqiptarët “qënë” dhe shkuan deri aty sa të thoshin hapur se Vorio-Epiri ishte i tyre dhe se do të digjnin Tiranën. Eurodeputetja Eleni Theocharous, e cila u shpall penson “non grata”,  me fjalët dhe veprimet e saj nxiti urrejtjen midis dy kombeve dhe shpalli hapur pretendime territoriale. Dhe kjo nuk është hera e parë që shprehet në mënyrë të organizuar urrejtje ndaj shqiptarëve. Më 4 mars të vitit 2007, u publikua një video, me pamje makabre, ku ushtarët grekë këndonin këngë për vdekjen e shqiptarëve. Ishte një marsh urrejtjeje, i kënduar prej ushtarëve grekë gjatë stërvitjes, i cili acaroi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në internet, ndërkohë që teksti i këngës u botua nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh...”! Ky ishte teksti i këngës që shkaktoi reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë i kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë prej zëvendësministrit të Jashtëm grek.
Politika shqiptare u përpoq ta paraqiste këtë rast në mënyrë të moderuar, duke e quajtur atë të veçuar, që nuk influencon në marrëdhëniet midis dy vendeve. Nga përvoja gjermane, dimë se ksenofobia është më e fortë atje ku kontakti me të huajt është më i pakët. Pra, sa më shpejt që të intensifikohet ndërveprimi dhe komunikimi, aq më shpejt shuhet ksenofobia. Mirëpo në këtë rast, është e kundërta. Në Greqi punojnë e jetojnë mijëra shqiptar. Janë kurorëzuar martesa të shumta me njëri-tjetrin. Grekët që punojnë në Shqipëri nuk kanë asnjë shqetësim. Minoriteti grek gëzon të drejta më shumë se çdo minoritet tjetër në botë. Atëherë përse shfaqet një urrejtje e tillë? Në një bisedë për Dojçe Vele (Deutsche Ëelle), më 7 tetor 2006, Prof. Ilias Kadsoulis, sociolog në Universitetin e Athinës, e konsideron rast specifik dhe shton: “Njësitë speciale janë një rast më vete në ushtri. Këto forca stërviten për të qenë agresive, në mënyrë që ato të jenë gjithmonë të gatshme të ndërhyjnë në situata të veçanta. Por kjo lloj kulture nuk praktikohet në njësitë e tjera dhe në sektorët e tjerë të ushtrisë…”.
Pra këto nuk janë veprime rastësore, por të organizuara, gjë të cilën do ta shohim dhe pak më poshtë. Gjithsesi, kryeministri grek, Cipras, e cilësoi ngjarjen jo normale. Të njëjtën gjë bëri dhe kryeministri shqiptar, dhe të dy nuk i shmangën termat nacionaliste. Fillimisht nga Greqia u trajtua si çështje e familjes së të ndjerit, më pas Parlamenti Helen mbajti 1 minutë heshtje për shtetasin grek që kreu terror në territorin shqiptar. Ish ministri i Jashtëm i Greqisë, Pangallos, u tregua më racional, kur tha: Kush qëllon mbi policinë, vritet! Kështu ndodh në të gjithë botën. Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, përmendi këshillën e dhënë nga kryeministri anglez, sipas të cilit: Rrethanat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat”.
Këshilla është me të vërtetë e vlefshme për të gjithë. Mirëpo, gjatë gjithë histories, politika shqiptare ka mbajtur qëndrim të moderuar, ka lëshuar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa politika greke ka bërë gjithçka për të përfituar politikisht, ekonomikisht dhe deri në gllabërim terriroresh. Greqia vetëm kërkon nga Shqipëria. Kërkon më shumë det, lëvizen piramidat kufitare, mban në fuqi ligjin e luftës, përdor minoritetin si shkak për presione dhe konflikte. Kërkon të hapen shkolla greke, jo vetëm në minoritet, por në gjithë Shqipërinë. Janë hapur të tilla, duke filluar nga kopështet dhe deri te universiteti, programet e të cilëve nuk njihen nga shteti shqiptar. Pra Athina vetëm kërkon. Nuk ka reciprocitet midis nesh. Greqia nuk e njeh çështjen çame. Shqiptarët që përbëjnë minoritet të madh në shtetin grek, nuk gëzojnë asnjë të drejtë, pasi nuk njihen si të tillë. Në një shoqëri, e cila nuk është në gjendje të kontrollojë fatin e vet, lulëzojnë teoritë e komplotit. Absurditeti shitet për racionalitet, hipoteza për realitet, hajvanëria për patriotizëm, spekulimi për hulumtim. Të gjitha këto i ngjajnë psikoanalizës përverse të pushtetit totalitar. Natyrisht, brenda saj qëndrojnë dhe mendësitë shtetërore.
Përse e gjithë kjo zhurmë për një terrorist? Më 4 shtator 2004 u vra në Athinë 20 vjeçari Gramoz Palushi vetëm pse ngriti flamurin shqiptar për fitoren e skuadrës së tij ndaj Greqisë dhe nuk u bë zhurmë e tillë. Kjo ndodh sepse historiografia greke e ka konsideruar Shqipërinë e Jugut, si pjesë të Greqisë, ndërsa historiografia shqiptare interesohet në mënyrë të vakët për krahinën e Çamërisë, si territor në të cilin kanë banuar shqiptarët në shekuj. Qeveria greke ka hedhur hapa konkret, pasi ka ravijëzuar vijën Venizellos me anë të varrezave të ndërtuara, ndërsa pala shqiptare është mjaftuar me ndonjë fjalë të thënë foltoreve e mitingjeve çame, por pa platformë konkrete. Këto trajtime historike e politike kanë ndikuar në ulje-ngritjet e vërejtura në marrëdhëniet ndërshtetërore midis Shqipërisë e Greqisë, varësisht nga zhvillimet politike, apo ngjarjet e vërejtura në terren. Politika shqiptare nuk duhet të bëjë rolin e strucit. Gerqia e ka kërkuar Vorio - Epirin në Konferencën e Londrës 1912-1913, në Konferencën e Paqes së Versajës (Paris 1919-1920), në Konferencën e Paqes në Paris më 1946 dhe vazhdon ta kërkoj përditë, pasi nuk ka hequr dorë. Pikërisht platforma e tyre e qartë, Kishë-Qeveri, për të marrë jugun e Shqipërisë, raviojëzoi vijën Venizellos me anë të varrezave të ushtarëve të rënë në Luftën Italo - Greke 1940-1941, rajon në të cilin, me para dhe 1000 forma të tjera, thuhet se operohet me një shtet paralel grek, strukturat e të cilat mund të jenë më të fuqishme se ato të shtetit shqiptar. Është gjykim foshnjarak të mendosh që Greqia ka hequr dorë nga Vorio-Epiri.



Çfarë ka ndodhur në vite?


Më rënien e sistemit njëpartiak, politika greke u hodh në mësymje, për të rizgjuar endërrën e vjetër të Vorio-Epirit. Në vitin 1991, një grup gazetarësh grekë, pyetën Presidentin shqiptar, në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Ramiz Alia u kujtoi gazetarëve se ka pakica shqiptare edhe në Janinë dhe Çamëri, të drejtat e të cilave janë mohuar nga qeveria greke. Të nesërmen, ministria e Jashtme greke e cilësoi provokacion politik deklaratën e tij. Mediat helene, për disa ditë rresht komentuan nëpër faqet e gazetave kundërshtimet e tyre për deklaratën presidenciale ndaj minoriteteve.
·         Më 28 qershor të vitit 1993, prifti grek, Kristostomu Maidonis, u shpall person non grata, pasi zhvillonte aktivitet të paligjshëm, për të cilën u dëbua nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombëtare që bëri ky prift në Gjirokastër, duke shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare harta të “Vorio-Epirit”, ku jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Pas këtij dëbimi, Athina zyrtare reagoi ashpër, duke akuzuar presidencën shqiptare për këtë incident.
·         Një muaj më pas dhe pikërisht më 14 korrik 1993, kryeministri grek, Kostandin Micotaqis, paraqiti një platformë të re prej 6 pikash, hartuar prej këshilltarit të tij, Nikolas Gejxh, në të cilin kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë, me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën minoritare, të regjistronte popullsinë dhe Epiri të merrte të njëjtin status që do të merrte Kosova.
·         Në vitin 1994, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës u ftohën më tepër, për shkak të një neni të Projekt-Kushtetutës, i cili përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës shqiptare, të një peshkopi i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Më pas ata mundën ta hiqnin një nen të tillë nga dokumenti themeltar i shtetit shqiptar, të rrëzonin Statutin e Kishës Ortodokse të Fan S. Nolit dhe atë të kohës së Mbretërisë së Ahmet Zogut. Bënë Statut të ri, ashtu siç u nevojitej.
·         Më 10 prill të vitit 1994, një komando greke prej 8 personash, me uniforma të ushtrisë greke, hyri në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi, dhe vranë në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagosën tre shqiptarë. “Këto i keni dhuratë për “Vorio-Epirin”, - thërrisnin ata, ndërsa gjuanin me armë. Gazeta Elefterotipia publikoi lajmin, sipas të cilit vrasja ishte marrë përsipër nga grupi terrorist MAVI (Fronti për Çlirimin e Epirit), i financuar nga Nikolas Gejxh. Prokuroria greke nuk e zbardhi plotësisht ngjarjen dhe Athina zyrtare ende nuk u ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për këtë masakër terroriste.
·         Në muajin shtator të vitit 1994, u arrestuan pesë krerë të njohur të organizatës minoritare “Omonia” për spiunazh në favor të Greqisë, për të cilën u gjykuan dhe u liruan një vit më pas, në saj të presionit të ndërkombëtarëve. Në përgjigje të kësaj mase qeveria greke organizoi operacionet “Fshesa”, duke përzënë me dhunë nga territori grek dhjetëra-mijëra shqiptarë që patën shkuar si emigrant ekonomik.
·         Më 27 shtator 1995, në një nga gazetat më të mëdha greke, “To Paron”, një zyrtar i lartë i Athinës deklaroi se “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi homogjenët e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron, me gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve, ata do të jenë të sigurt”.
·         Në vitin 1997, në qytetet e jugut të Shqipërisë o hodhën trakte me përmbajtje antishqiptare: “Vorio-Epiri është grek. Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Sipas gazetës greke “Stohos”, datë 5 mars 1997, “oficerë vorio-epirotë... shpallin autonominë, në Himarë dhe Tepelenë... dhe ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë”.
·         Në 5 mars 1997, disa gazetarë grekë, jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e “Vorio-Epirit”. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”, thuhej në mediat greke.
·         Në mars të vitit 1997, një nga organizatat greke për çlirimin e “Vorio-Epirit”, bëri thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë, sepse: “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, u bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në vatrat e tyre për të mbrojtur pronat. Në këtë moment të vështirë, vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin, në duart e tyre”.
·         Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri, në vitin 1997, kishte lidhje me çështjen e “Vorio-Epirit”. Kështu, gazeta Corriere Della Sera, më 12 mars 1997, shkruante se trazirat në Shqipëri, ishin koordinuar prej avokatit të njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, “përfshirja e këtij personi në Shqipëri, mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin”.
·         Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit grekë, është edhe ai i zgjedhjeve parlamentare, në tetor 2000, në Himarë. Deputetët kanë ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanë hyrë nëpër qendra votimi, kanë organizuar protesta përballë kamerave të televizionit grek, te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë premtuar viza në këmbim të votave për kandidatin e PBDNJ-së.
·         Në vitin 2003, në Himarë u shënuan disa incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive të tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi: “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet të konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë u prit keq në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet antishqiptare.
·         Në pranverën e vitit 2005, në Grykën e Këlcyrës, në një prej pikave më strategjike të jugut të Shqipërisë, kishte filluar ndërtimi i një objekti, i cili ruhej me roje dhe aty nuk mund të hynte askush pa leje. Flitej se ndërtohej një kishë prej grekëve. Të tjerë bënin fjalë për një manastir. Pushteti vendor, gjatë kohës që ndërtohej memoriali në Grykën e Këlcyrës, është shprehur se nuk qe ne dijeni për një gjë të tillë dhe se nuk ishte firmosur asnjë leje ndërtimi. Më 10 maj 2006, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pati takim me homologun e tij grek, Vangjelis Meimaraqis, por ky i fundit, sipas mediave, e anuloi vizitën me argumentin se “autoritetet shqiptare ende s’e kanë zgjidhur çështjen e varrezave të ushtarëve grekë në zonën e Këlcyrës”. Në fakt ndërtuesit kishin leje gojore për të ngritur manastirin grek, pasi në një vend pa rregulla loje, pa shtet të konsoliduar, jepen leje gojore për ndërtim, jo vetëm pë rata që ngrenë një kasolle banimi, por edhe për një shtet që kërkon të nguli Gozhdën Nastradinit në territorin shqiptar. Dhe vërtetë varrezat e ngritura pa leje në Këlcyrë, u legalizuan në vitin 2009, njëlloj si ndërtimet pa leje të qytetarëve.
·         Qeveria greke kishte planifikuar të ngrinte disa manastire, brenda të cilëve të fuste eshtra të “ushtarëve grekë”, por duke ditur që nuk kishte të tilla, organizoi zhvarrime të eshtrave të shqiptarëve në disa fshatra të Përmetit, duke filluar nga Kosina në Bubës e deri në Malëshovë. Varrezat e familjeve të larguara nga fshati u dhunuan natën dhe eshtrat e tyre iu dorëzuan të dërguarëve grekë që donin të mbushnin arkivolët e prurë bosh nga Athina, kundrejt një pagese që luhatej nga 50 në 200 euro, në varësi të numrit të eshtrave dhe distancës. Më 9 qershor 2006,  në emër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Prof. Dr. Sokrat Meksi dhe Fatos Harito, pohuan se nga ekspertimi i bërë  në disa prej “skeleteve të gjendura brenda arkave prej inoksi, shumica e tyre nuk kanë të bëjnë me ushtarë të vrarë në luftë. Mes tyre bien në sy eshtrat e të paktën dy grave, njëra në moshë të thyer dhe nënë e dy fëmijëve”.
·         Në datën 1 nëntor 2005, Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar, Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria, kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Kreu i shtetit grek e interpretoi këtë si një provokim dhe e anuloi takimin me Moisiun.
·         Në 18 maj 2008, në qytezën e Konicës, prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera, mori pjesë në një tubim, ku kërkohej zbatimi i Protokollit të Korfuzit. Ky protokoll antishqiptar, i datës 18 maj 1914, pa dijeninë e shtetit shqiptar, parashikonte që dy prefekturat jugore të vendit tonë, ajo e Korçës dhe e Gjirokastrës, pavarësisht se formalisht do të bënin pjesë në gjirin e shtetit shqiptar, do të administroheshin më vete, në mënyrë autonome. Spiro Ksera, përfaqësues i shtetit shqiptar, del në mes të sheshit i mbështjellë me flamurin e të ashtuquajturit “Vorio-Epir” dhe kërkoi publikisht, domosdoshmërinë e kthimit në “identitetin grek” të jugut të Shqipërisë. Pas kësaj ai u bë deputet në parlamentin shqiptar dhe ministër.
·         Më 23 korrik 2008, ministri i Mbrojtjes, Meimaraki, pas një takimi me përfaqësuesit e “Vorio-Epirit”, deklaroi se grekët që jetojnë në Shqipëri, mund të kryejnë tre muaj shërbim ushtarak në Greqi.
·         Organizata Omonia, në një njoftim të saj, pas mbledhjes së datës 9 gusht 2008, bëri publike në Gazeta Shqiptare, datë 11 shtator 2008, se Këshilli i Përgjithshëm ka kërkuar njohjen e greqishtes si gjuhë të dytë në Shqipëri. Ata bënë paralelizëm midis shqiptarëve në Maqedoni, të cilët përbëjnë rreth 40 për qind të popullsisë, dhe minoritetit grek në Shqipëri, i cili zë 2 deri në 2.5 për qind të popullsisë. Në këtë deklaratë për shtyp, Omonia nënvizon: “Duke iu referuar vendimit të fundit të Parlamentit të Shkupit, për të njohur si gjuhë zyrtare ato të komuniteteve etnike, Këshilli i Përgjithshëm i Omonias, fton qeverinë shqiptare që të përmbushë detyrimin e saj, që rrjedh nga konventat ndërkombëtare, të cilat i ka nënshkruar si palë, edhe për përdorimin e gjuhës së minoritetit etnik grek në Shqipëri në dokumentet zyrtare, ashtu siç theksohet në konventën kuadër të Këshillit të Europës për minoritetin grek”.
·         Në muajin shkurt të vitit 2011, konsulli grek në Korçë, Theodhoros Ikonomos, me rastin e 20 vjetorit të degës së Omonias në atë qytet, u shpreh: “Grekë të Korçës! Mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë. Ju duhet të shpallni origjinën tuaj reale dhe të gjithë ata që janë me dyshim dhe që kanë frikë, duhet të pyesin veten e tyre, dhe me siguri, që do ta kuptojnë se janë grekë”. Ai u bëri thirrje vllehëve të Korçës, që të regjistroheshin si grekë. Kryetari i Omonias për Korçën, Ligoraq Karamelo, po në atë takim pohoi: “Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullsisë greke. Ju e dini se ekzistojnë të drejta të minoriteteve, por këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë “Vorio - Epirin”. Ndërsa dy deputetë grekë, të pranishëm në këtë takim, Mihalis Pandulas i Janinës dhe Stathis Theodhoris i Follorinës, u kanë lënë banorëve korçarë “detyrën kombëtare”, sipas së cilës ata duhet “të deklarojnë kombësinë greke, gjatë regjistrimit të tyre në Korçë”.
Deputeti Vangjel Dule, tha atë ditë se Athina nuk ka bërë sa duhet. “Greqia, akoma nuk ia ka kthyer borxhet Korçës për helenizimin e saj. Helenizimi kur është i bashkuar, bën gjëra të mëdha dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë dhe ta pengojë”. Me fjalë të tjera, ai u tha banorëve të Korçës, të vazhdonin në rrugën e helenizimit të qytetit të kulturës së lashtë. “Juve, shumë shpejt do t’u dalin pengesa, të cilat duhet t’i përballoni me frymën që ju thashë dhe pengesa e parë do të jetë, regjistrimi i popullsisë, ku përfshihet feja, gjuha dhe kombi”.
Deklarata të tilla nuk mbështeten mbi asnjë të vërtetë dhe duhej dhënë alarmi në të gjitha strukturat shtetërore shqiptare, të cilat duhet t’u thonë “ndal” fushatave për helenizimin e Jugut të vendit. Ndërsa, personat që i deklarojnë ato, duhet të shpalleshin “non grata”. Deklarime të tilla janë me impakt të rrezikshëm për integritetin territorial të vendit dhe për unitetin tonë të brendshëm kombëtar. Deklaratat e konsullit Ikonomu nuk kishte asnjë të vërtetë, pasi përbërja shqiptare e Korçës dhe e zonave jugore të vendit është vërtetuar nga ndërkombëtarët, nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës më 1913 dhe më pas nga Komisioni Hetimor i Lidhjes së Kombeve në vitin 1923.
I dhamë disa prej këtyre ngjarjeve për të kuptuar se ato nuk janë rastësore. Lista e incidenteve greke kundër shqiptarëve është tepër e gjatë. Janë shumë të vrarë padrejtësisht. Dje na u shfaq Bularati, nesër do të përballemi me bllokimin e rrugës në Grykën e Këlcyrës, pasi ka qenë vet qeveria shqiptare që ka pranuar teorinë e politikës greke për Vorio-Epirin.


A ka mendime ndryshe në politikën greke? Të shohim çfarë thoshte Pangallos

Aktualisht janë të shumë qytetarët grekë, gazetarë dhe politikanë, që nuk pajtohen me një politikë të tillë. Ata e dinë se po të qëllonte dikush me armë në Greqi, kundër policisë së atij vendi, do të vritej në vend. Ndërsa pot ë ishte shtetas shqiptar apo turk, krahas vrasjes së tij, do të kishte protesta të fuqshme në të gjitha kancelaritë e Fuqive të Mëdha dhe shkundje të diplomacisë europiane. Por nuk kanë fuqi të veprojnë sepse, terrori mbi politikën shqiptare dhe Shqipërinë, është në programin e qeverisë greke, ngaqë në çdo kohë duhet të përmendet Vorio-Epiri, për të cilin presin rastin që ta marrin, ashtu siç kanë marrë dhe pjesë të tjera të territorit të populluar me shqiptarë.
Teodoros Pangollos, një nga personalitetet më të shquara politike dhe ushtarake të historisë së Greqisë për shekullin e 20-të, president i vendit në vitet 1925-1926 dhe gjyshi i një prej politikanëve të njohur grekë, me të njëjtin emër (Teodoros Pangollos), në atë kohë shkruante: “Që nga mosha e foshnjërisë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, që më rriti, nuk dinte greqisht (ishte vajzë e më të madhit pasunar të Megaridës, Andon Birbilit, në shtëpinë e të cilit, në Salaminë, la frymën e fundit mareshali i paharruar, Karaiskaqi). Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë… Admirali Kundurioti, tre brezat e Nikolaidhëve (gjyshi, biri dhe nipi), gjeneral Kunduli, admirali Saqellariu, heroi i nëndetëses L. Kaconi, V. Lasko, dhe shumë grekë të tjerë të përzgjedhur, janë që të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë të njohura shërbimet që ata i bënë atdheut”.
Pangallos ka shprehur pakënaqësi edhe ndaj njerëzve të afërm të tij, të cilët kërkonin të nxisnin një “luftë” artificiale midis shqiptarëve me banim në Greqi. Po në këto kujtime, ai shkruan: “Në fillim të korrikut 1925, marrëdhëniet me Shqipërinë u gjendën para krizës, për shkak të çështjes së Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë erdhi në zyrën time dhe më njoftoi se autoritetet greke, në mënyrë të dhunshme dhe pa marrë parasysh marrëveshjet, përzënë banorët shqiptarë të asaj zone dhe nëpërmjet detit i dërgojnë në Azinë e Vogël, dhe protestave të tyre u përgjigjen duke thënë se ata (çamët; shënim i përkth.), janë të shkëmbyeshëm. Shqyrtova dokumentet përkatëse dhe u binda, se interpretimi i Ministrisë së Jashtme greke nuk qëndronte, pasi në Marrëveshjen e Lozanës përcaktohej prerë, se shqiptarët muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm si turqit e Thrakës.
Historia dëshmon qartë, se kemi të bëjmë me një tejkalim të të drejtës nga ana e grekëve, qoftë në lidhje me identitetin, autoktoninë, territoret, përmasat e heronjve të tyre, qoftë me mungesën e mirënjohjes për ndihmat që i kanë dhënë njëri-tjetrit gjatë shekujve. Pra, këtu duhet parë shkaku i kësaj tabloje negative midis dy popujve më të afërt të Ballkanit. Të gjitha këto lloj mosmarrëveshjesh, në shumicën e rasteve orientohen nga politikanët dhe amplifikohen prej historianëve të angazhuar, por në të gjitha rastet këto mosmarrëveshje janë të përkohshme. Shumë rrallë ka ndodhur që politikat e një vendi të standardizohen me keqdashje periodike, ndaj fqinjit të tyre, siç po ndodh sot me politikën greke.
Por nuk kanë munguar dhe nxitjet e së keqes. Pangallos nuk i fsheh vështirësitë e hasura. Shpesh porositë e tij, në drejtim të kujdesit që duhej treguar në trajtimin e shqiptarëve, nuk zbatoheshin. Janë dhjetëra institucione, ku secili duhet të bëjë detyrën për shmangien e këtyre “ngërçeve”. Në të vërtetë, Pangallos ka reaguar, siç mund të shihet në vijim: “Një drejtor kompetent më tha: “Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo, arsye emergjente, si edhe qëllimi kombëtar, na imponojnë të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë, që kanë ardhur prej Azisë së Vogël. Nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë palo shqiptarë, z. President”. Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora përjashta diplomatin. Dhashë urdhër që shqiptarët të kthehen të lirë në fshatrat e tyre. Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e pazhvilluar, kanë dobësi serioze, por kanë edhe virtyte të shkëlqyera. Ky fakt ishte shkaku që ndërmjet dy vendeve tona, u vendosën marrëdhëniet kaq të përzemërta, të cilat morën, siç do të shohim, pothuaj trajtën e një konfederate”.
Nëse popujt lihen të qetë, pa ngarkesa nacionaliste e shoviniste, janë aq të afërt shpirtërisht, sa do ta gjejnë vetë rrugën e miqësisë e të bashkëjetesës, pa pasur nevojë për klithmat e politikës dhe demagogjisë. Jo vetëm kohë më parë, por edhe në ditët tona, numri i martesave midis grekëve dhe shqiptarëve është rritur dukshëm, gjë që tregon për mungesën e kompleksitetit midis popujve dhe afeksionin shpirtëror midis tyre. Popujt, natyrshëm, përherë janë më të emancipuar se sa vetë politika e shteteve ku ata bëjnë pjesë. Lidhjet me popullin grek janë të pandara prej thellësisë së shekujve, për shkak të elementëve të përbashkët të kulturës, këngëve dhe dokeve. Idetë e njerëzve, afeksionet e tyre shpirtërore, dëshira për harmoni e paqe, ngjasojnë me ditët plot diell, me rrezet që lindin mbi mal, që përplasen në shkëmbinj, dete dhe oqeane, që bien në baltë, por asnjëherë nuk përlyhen. Mbeten gjithnjë rreze të praruara. Veprat e njerëzve me mendje të ndritur, na mësojnë të kemi guxim për të kaluar kufijtë e shteteve, për të kapërcyer nacionalizmin primitiv, që e karakterizon fuçinë e barutit ballkanik e, mbi të gjitha, për të kapërcyer vetveten, që shpeshherë na lë pas, në kohë e hapësirë, duke mbetur në bisht të historisë.
Po të mos kishte ndërhyrje në punët e brendshme të njëri-tjetrit, nëse nuk do të kishte pretendime territoriale, atëherë marrëdhëniet midis dy vendeve do të ishin shumë më të mira. Vetë Pangallos nënvizon: “Po të ndiqej një politikë e studiuar dhe e qëndrueshme ndaj Shqipërisë, ajo do të ishte, jo armike, por do të mund të ishte mikja më e mirë, më e çmuar dhe e vetmja besnike e Greqisë në Ballkan. Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongoloidë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar, se ata janë ilirë, pasardhës të pellazgëve. Shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me italianët, me serbët e bullgarët, por, përkundrazi, gjaku, tradita dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë me popullin grek”.

****

 Nuri DRAGOJ

Qendra e Studimeve Albanologjike
Instituti i Historisë
Address: Rr. "Naim Frashëri" Nr.7, Tiranë - Albania
Mobile:  +355692095741
Web:    www.qsa.edu.al


(Nuri Asllan Dragoj, ka lindur më 22 prill 1951 në fshatin Zhepovë të rrethit Përmet. Arsimin 7-vjeçar e ka kryer në fshatin e lindjes. Ka kryer gjimnazin “Musa Fratari” në Këlcyrë dhe pas tij ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Veterinarisë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ka punuar si mjek veterinar në Ballaban dhe Zhepovë të rrethit Përmet. Në vitin 1987 është emëruar kryespecilaist blegtorie në Ndërmarrjen Bujqësore Otllak të Beratit. Në vitin 1989 në Stacionin Bujqësor të këtij rrethi. Pas këtij viti ka punuar në organe të ndryshme të medias elektronike dhe të asaj të shkruar. Aktualisht është kryeredaktor i gazetës “Republika”. Eshtë nënkryetar i shoqatës “Dëshnica” dhe kryeredaktor i gazetës mujore me të njëjtin emër.Ka kryer një sërë specializimesh pasuniversitare si “Për të rejat e shkencës në fushën e Veterinarisë”, një vit specializim për problemet e riprodhimit si dhe kurse të tjera të kësaj fushe. Ka mbrojtur gjuhën frënge dhe njeh gjuhët mirë atë italiane, ruse dhe disi gjuhën greke.
Ka 30 vjet që bashkëpunon me organet e shtypit. Në vitin 1990 ka botuar vëllimin me tregime “Më thuaj kush je”, në vitin 2004 monografinë “Lumo Pavari”, në vitin 2005 monografinë “Hajrrulla Muhametaj”, në vitin 2006 trion për krahinën e Dëshnicës me rreth 1200 faqe. Vëllimi i parë i titulluar “Dëshnica dhe Dëshnicarët, vështrim gjeografik dhe jeta ekonomike”, vëllimi i dytë po me këtë okelio dhe titull “Njerëz që u këndon zemra” dhe vëllimin e tretë “Penë dhe pushkë për mëmëdhenë”. Po në vitin 2006 librin “Eshtra që akuzojnë” (zhvarrimet në Përmet turp i politikës). Në janar 2007 “Trebeshina dhe prapaskenat e Lidhjes së Shkrimtarëve” ,
“Gjyqet e Trebeshinës”(Botimi i dytë) etj..)

Floripress/Përgatiti :Flori Bruqi

2018-11-16

Profesoresha e gjuhës shqipe për studentët e huaj


Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D


Para do kohësh më ra në dorë libri me titull “Metodë e gjuhës shqipe për të huajt”. Ma dërgoi autorja, zonja e nderuar, Profesoresha Donika Boçi [Londo], mikesha ime e vjetër që nga vitet 60-70, kur isha pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Ajo i pati përfunduar studimet e larta për gjuhë dhe për letërsi shqipe në atë fakultet në fillim të viteve ’60. Punën e pati filluar si mësuese në gjimnazin e Fierit, ku dha mësim katër vjet. Mandej ajo, si një ish-studente dhe më pas mësuese mjaft e talentuar, u transferua në Katedren e Gjuhës Shqipe të fakultetit të lartpërmendur, ku, gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve dha lëndën e gjuhës shqipe për sudentët e huaj. Pikërisht asokohe jam njohur me Profesoreshën bukuroshe Donika Londo. Ajo, së bashku edhe me tri kolege të tjera, Profesoreshat Lumnije Radovicka, Ana Golemi [Toma] dhe Zana Karapici, formonin katërshen e mirënjohur për dhënien e gjuhës shqipe për studentët e huaj. Profesoreshë Donika, ashtu si edhe të trija koleget e saj, binte në sy për artin e admirueshëm të komunikimit qoftë me kolegët, qoftë me studentët e huaj, për ngrohtësinë e shpirtit, për natyrën e qeshur dhe për humorin karakteristik.

Për përgatitjen e këtij libri, profesoreshë Donika është mbështetur në përvojën shumëvjeçare për të lehtësuar përvetësimin e gjuhës shqipe nga të huajt dhe shqiptarët jashtë vendit. Interesimi i saj, si një intelektuale me vetëdije të lartë kombëtare, ka qenë i përhershëm për ruajtjen e nivelit shkencor të mësimdhënies së gjuhës shqipe edhe për shqiptarët jashtë vendit. Kjo për arsye se në vitin 1994, ajo u largua nga atdheu dhe jeton familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kohës që ajo punonte në Katedrën e Gjuhës Shqipe, në Universitetin e Tiranës vinin studentë të huaj, të cilët, pas një kursi 9-mujor për studimin e gjuhës shqipe, do të fillonin studimet nëpër fakultete të ndryshme, në katedër paraqiteshin të huaj për t’u përgatitur si përkthyes nëpër ambasada ose në vendet e tyre, të tjerë që merreshin me studime për gjuhën shqipe apo për historinë e Shqipërisë, apo edhe të huaj që punonin dhe jetonin në Shqipëri dhe që gjuha shqipe u duhej aq sa për të komunikuar.


Në këto kushte, duhej përgatitur një metodë e gjuhës shqipe për të huajt. Punën për përgatitjen e saj, Profesoreshë Donika e pati nisur në bashkëpunim me Profesoreshën Lumnie Radovicka dhe në vitin 1970 doli nga shtypi libri me titull “Gjuha shqipe për studentët e huaj”, në dy pjesë. Ky libër u shoqërua me dy pjesë edhe në botimin me titull “Antologji me pjesë të zgjedhura për studentët e huaj”. Libri në fjalë, nisur edhe nga kërkesat e studentëve të huaj, u pasurua edhe më shumë dhe në vitin 1973 u ribotua me ndryshime në masën 60 përqind. Duke pasur parasysh përvojën e fituar tashmë gjatë shumë viteve të mësimdhënies së shqipes për studentët e huaj, Profesoreshë Donika, në vitin 1981, botoi librin me titull “Ushtrime të foluri për të huajt”.

Gjithë përvojën e saj, si Profesoreshë e gjuhës shqipe, si edhe materiale të tjera nga kumtesat e mbajtura në sesione të ndryshme shkencore, ajo i pati grumbulluar me kujdesin e një mësimdhënëseje të talentuar dhe vendosi t’i shfrytëzonte për botimin e metodës së lartpërmendur, të cilën, në vitin 2014, e pati vënë në qarkullim Shtëpia Bobotuese “Reklama”.

Shqipja është një gjuhë e pasur analitiko-sintetike, me një sistem interesant lakimi dhe zgjedhimi, me shumë mënyra të foljes dhe me përdorimin e saj në veta të njëjësit dhe të shumësit. Këto përbëjnë dukuri specifike dhe paraqesin vështirësi të shumta për përvetësimin e saj nga të huajt. Prandaj kjo Metodë përfaqëson një pasqyrë kuptimplote të përvojës mjaft të pasur të Profesoreshë Donikës, e cila ka ditur t’i lehtësojë në maksimum këto vështirësi nëpërmjet shtjellimit të materialit me një gjuhë mjaft të kuptueshme. Tabelat e shumta, dialogjet e strukturuara bukur, ushtrimet e pamata dhe tekstet e larmishme në shërbim të trajtave gramatikore, e bëjnë këtë metodë mjaft tërheqëse për të huajt.

Në shërbim të artit të mësimdhënies së gjuhës shqipe për të huajt, si mjete ilustrimi, ajo ka përfshirë në libër vepra të shumë shkrimtarëve dhe poetëve tanë të njohur, si Alqi Kristo, Bardhyl Londo, Çajupi, Dritëro Agolli, Dhimitër Xhuvani, Fan Noli, Ismail Kadare, Jorgo Bllaci, Naim Frashëri, Ndoc Gjetja, Ndoc Papleka, Ndre Mjeda, Nonda Bulka, Petro Marko, Sabri Godo, Teodor Keko, etj. – gjithsej 27 autorë.

E bukur, si mjet ilustrimi, është poezia e Kadaresë, me titull “Në bankat e shkollës”, e cila shërbeu si tekst për këngën e famshme, të kompozuar nga Agim Prodani dhe të ekzekutuar nga këngëtarja aq e dashur për publikun tonë Anita Take. Jo më pak emocionuese është poezia e Dritëro Agollit, e titulluar “Kur të jesh mërzitur shumë”.

Në të njëjtën kohë, si material për ilustrim, Profesoreshë Donika ka krijuar edhe vetë 36 tekste të bukura, të cilat e tërheqin dhe e emocionojnë së tepërmi studentin e huaj, jo vetëm për tematikën e larmishme, por edhe për natyrshmërinë dhe për thjeshtësinë e ndërtimit të teksteve në fjalë, në shërbim të shkathtësimit të të folurit të tyre në gjuhën shqipe.

Në faqen 160 të kësaj Metode, Profesoreshë Donika ka përfshirë një tekst të vetin më titull “Shqipëria”. Aty flitet shkurtimisht për vendin tonë, për sipërfaqen dhe për popullsinë, të shoqëruar edhe me një përshkrim të shkurtër gjeografik. Në këtë tekst më bëri përshtypje diçka: Profesoreshë Donika i sqaron studentët e huaj se Shqipëria, gjithandej, në veri, në lindje dhe në jug, rrethohet nga toka shqiptare, ku banojnë shqiptarë, në trojet e tyre. Dhe e vazhdon sqarimin më poshtë:

Ju, u drejtohet ajo studentëve të huaj, do të thoni se Shqipëria qenka e vogël, “por në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendit tonë, Shqipërisë, i janë shkëputur territore [toka, krahina, pjesë] të tëra”.

Por një e vërtetë e tillë nuk u thuhet nxënësve shqiptarë në librin “Gjuha Shqipe 2”, për klasën e 2-të të shkollës 9-vjeçare [Shtëpia Botuese “Albas”. Tiranë 2010, f. 61], ku atyre u tregohet harta e Shqipërisë dhe trojet shqiptare të Çamërisë nuk përmenden fare, si vazhdim i kufirit tonë jugor.

Edhe pas vendosjes me banim në shtetin Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Profesoreshë Donika e ka vazhduar mësimdhënien në gjuhën shqipe për studentë amerikanë që përgatiteshin për përkthyes apo që shqipja u duhej për punë qeveritare ose për biznese kompanish. Ajo ka dhënë mësim në shkolla të tilla, si “Inlingua” [Shkolla e gjuhwve tw huaja] dhe “International Center for Language Studies” [Qendra ndwrkombwtare pwr studime gjuhwsore].

Në mbyllje të këtyre shënimeve, dëshiroj t’i uroj me gjithë zemër Profesoreshë Donikës, bashkëshortit të saj të nderuar, inxhinierit të talentuar Prof.dr. Spiro Boçi, si edhe fëmijëve të tyre të dashur, gëzuar festat e fundvitit: shëndet, mbarësi dhe humor.

Një libër i çmuar në shërbim të Çështjes Kombëtare






Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D


Para më shumë se një muaji dhe pikërisht më 16 tetor, në Hotel Tirana, u bë prezantimi i librit me titull “Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare”.Libri ka një vëllim prej 344 faqesh.Autor i tij ështëintelektuali i njohur nacionalist, zotëria Sali Bollati, inxhinier-kimist.

Për dijeninë e lexuesve të nderuar, në faqen e fundit të kapakut të këti libri,jepen këto të dhëna jetëshkrimore për autorin e tij.
“Ka lindur në Paramithi të Çamërisë shqiptare më 1 korrik të vitit 1937. 

Pas vrasjes barbare të shtatë personave të familjes nga bandat shoviniste greke të Zervës më 27 qershor 1944, mbahet në burg po në Paramithi për 6 muaj. Dëbohet me dhunë, bashkë me mijëra shqiptarë çamë, kryesisht fëmijë, gra e pleq, nga trojet e veta etnike stërgjyshore dhe hyn në Shqipëri. Rritet në Shtëpinë e fëmijës në Tiranë. Mbaron shkollën e mesme në Shkodër në vitin 1960. 


 Diplomohet si inxhinier-kimist me master degree në Bratislavë të Çekosllovakisë dhe emërohet pedagog në Fakultetin e shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Përkthen dhe harton tekste akademike për metoda speciale të kimisë analitike. Pas studimit realizon një repart prodhimi pigmentesh pranë Ndërmarrjes kimike në Tiranë, edhe për eksport. Me nisjen e “qarkullimit të kuadrit”, transferohet dhe punon në Fier, në Elbasan, në Vlorë dhe në Tiranë. Në dhjetor të vitit 1991 është njëri nga nismëtarët e krijimit të Shoqatës patriotike atdhetare “Çamëria”. Njihet si pjesëmarrës në simpoziume dhe në veprimtari ndërkombëtare, si aktivist i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Pas Hungarisë, Sllovakisë, Çekisë dhe Rumanisë, ftohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i akordohet edhe statusi i azilit politik. Punoi si specialist në Bashkinë e Nju Jorkut. Është martuar me Makbule Pronjon po nga Paramithia. Kanë dy vajza: Betulla dhe Albana. Zotëron gjuhët: anglisht, italisht, rusisht, sllovakisht, çekisht dhe greqisht”.
Të gëzon pa masë botimi i këtij libri i zotërisë së nderuar Sali Bollati, një atdhetar i shquar nacionalist, i lindur në trevën e dashur të Çamërisë, pjesë e pandarë e trungut tonë amtar, por, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit shqiptar, e shkëputur me dhunë nga shovinizmi evropian për interesat e shovinizmit grekomadh. Libri lexohet me një kërshëri të jashtëzakonshme.
Bindja ime e plotë është se ky libër, pa mëdyshjen më të vogël, mund të vlerësohet si një “Enciklopedi e Çështjes Kombëtare të Çamërisë”. Autori i nderuar ka folur me gjuhën e fakteve, duke kaluar në “skaner” fatin tragjik të Çamërisë, i cili është pasojë e Tradhtisë së Madhe ndaj Kombit, tradhti kjo që u mbrujt me shumë kujdes nga tradhtari dhe mercenari i regjur i grekosllavizmit, Enver Hoxha, dhe, po me të njëjtin kujdes, u trashëgua nga pasuesit e tij, po kaq tradhtarë, në periudhën pas ndërrimit të sistemit komunist me një sistem neokomunist, armik të Çështjes Kombëtare Shqiptare.
Autori e ka vënë shum mirë në dukje se shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, në ushtrimin e terrorit gjakatar dhe në kryerjen e masakrave të natyrës së inkuizicionit mesjetar kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, në Shqipëri, në periudhën e sundimit komunist, kanë pasur si aleate besnike udhëheqjen antikombëtare komuniste, me në krye tradhtarin Enver Hoxha, kurse në periudhën e neokomunizmit që vazhdon deri në ditët tona, si aleate po kaq besnike, kanë mbarë klasën politike në pushtet, këtë argateme nam në shërbim të Athinës dhe të Beogradit që gëzojnë përkrahjen tërësore të brukselizmit.
Mendoj se ky libër është i nivelit akademik dhe, siç e përmenda më lart, mbart vlera enciklopedike të jashtëzakonshme njohëse. Ky libër, në të njëjtën kohë, shërben edhe si një shuplakë e fuqishme kundër tradhtisë së rëndë të bandës komuniste të kriminelit Enver Hoxha, të klasës neokomuniste në pushtet gjatë këtyre gati tre dhjetëvjeçarëve, si edhe kundër historiografisë zyrtare komuniste dhe neokomuniste për qëndrimin antikombëtar ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë.
Libri është një bilancë i krijimtarisë së pasur publicistike të autorit, i cili Çështjen Kombëtare të Çamërisë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë si yll karvani në formimin e vet të shkëlqyer si një intelektual nacionalist.
Artikujt e tij të shumtë, të botuar vite me radhë në faqet e internetit, janë një kontribut i shquar në shërbim të Çështjes Kombëtare të Çamërisë. Atij i dridhet zemra dhe i ngjethet trupi nga skenat e llahtarshme të krimeve të egërsirave greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë, skena këto, të cilat,kur ishte fëmijë shtatë vjeç, i ka parë me sytë e vet se si ia vranë dhe ia masakruan egërsisht shtatë pjesëtarë të familjes së tij.
Ky libër me vlera të shumta njohëse hedh dritë në një mënyrë tepër të ndjeshme ndaj njërës prej tragjedive më të rënda që shovinizmi evropian i shkaktoi kombit shqiptar, me përkrahjen e gjithanshme që i dha shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke, në dëm të interesave tona kombëtare. Krimet e rënda të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë në vitet 1944-1945, të cilat u kryen nën vëzhgimin e ushtarakëve anglezë, ishin skena përmbyllëse të krimit të shovinizmit evropianoperëndimor, pas vendimit të gjëmshëm që ai mori në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913. Pikërisht për shkak të heshtjes tradhtare të Tiranës zyrtare para institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare për Çështjen Kombëtare të Çamërisë, shovinizmi grekokriminal, për ato krime të rënda, të shoqëruara me lumenj gjaku, vazhdon të mbetet i pandëshkruar deri në ditët tona.
Pas leximit të këtij libri, lexuesi me formim të admirueshëm nacionalist vjen në një përfundim fort domethënës: pa ribashkimin e trojeve tona etnike, që nga Tivari deri në Artë e Prevezë, kombi shqiptar do të vazhdojë të zvarritet përdhe, siç po vazhdon deri tani, pa mundur të ngrihet dot kurrë më këmbë. Kjo për arsye se kombit shqiptar i janë copëtuar gjymtyrët kryesore të trungut të tij amtar: trojet etnike shqiptare në Mal të Zi dhe në Kosovë përfaqësojnë kokën e kombit shqiptar, trojet etnike shqiptare në Maqedoni përfaqësojnë shpatullat e kombit shqiptar, trojet etnike shqiptare në Çamëri përfaqësojnë këmbët e kombit shqiptar. Prandaj Shqipëria Londineze, që prej vitit 1913, përfaqëson në vetvete “një copë kërcu”, pa degë dhe pa rrënjë, të cilin gjithkush e shkel me këmbë, që nga Athina, Beogradi dhe deri në Bruksel.
Mendoj se zotëria Sali Bollati, si një nacionalist i kultivuar dhe si një përfaqësues me dinjitet të lartë i kombit shqiptar, duhet falënderuar përzemërsisht për këtë libër mjaft të pasur me informacion për njërën nga trevat e shquara dhe mjaft të dashura të trungut tonë amtar, siç është Çamëria, një strehë e vërtetë kjo e perëndive pellazgoilire.
Tiranë, 10 nëntor 2018

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...