2018-12-23

Kur historia hyn nga portat e artit


Rezultate imazhesh për eshref ymeri




Shtëpia Botuese "Lulu" me qendër në ShBA nxori nga botimi librin me titull "E djeshmja-Rikthim i Ismail Qemalit" i shkrimtares së mirënjohur Vilhelme Vranari Haxhiraj (Mjeshtër i Madh i Penës)

Kur lexova nëntitullin e këtij romani “Rikthimi i Ismail Qemalit”, menjëherë më vetëtiu në kujtesë një pesëvargësh i shkëlqyer i një poezie popullore, me një rimë të puthur magjiplote, e cila erdhi e u shndërrua në një këngë të parapëlqyer labe që këndohej dhe vazhdon të këndohet edhe sot, sa herë që bashkëkrahinarëve të mi vlonjatë u qëllon rasti t’ia thonë ashtu vendçe nëpër dasma apo gëzime të tjera:

Moj Vlorë, moj strehë xheneti,

Doli e foli prefekti,

Osmën Haxhi Muhameti:

Të mblidhet gjithë mileti

Se vjen Qemali nga deti.

Kjo poezi e kënduar popullore u krijua në vitin 1919, kur arkivoli me kufomën e Ismail Qemalit, të cilin Italia na e vrau pabesisht me helm në kafe, zbriti në portin e Vlorës, për t’u varrosur në tokën amtare.

Na e vranë italianët Ismail Qemalin se Shqipëria tradicionalisht ka qenë e rrethuar nga armiq të egër: nga perëndimi dhe nga lindja, nga veriu dhe nga jugu. E kanë urryer Shqipërinë “të katër pikat e horizontit” se kanë qenë mjaft xheloze për faktin që ajo ka përfaqësuar dhe përfaqëson etninë më të lashtë të kontinentit.

***

Kjo vepër e re që shkrimtarja e mirënjohur Vilhelme Vranari Haxhiraj vë në dorën e lexuesve, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, për mendimin tim, i përket gjinisë së romanit historik, paçka se në të janë shtruar me mprehtësi edhe probleme shqetësuese të këtyre dy dekadave të fundit, të cilat ende nuk janë “regjur” mirë e mirë, për të kaluar në rojtinën e historisë.

Në rrezen e perceptimit artistik të autores përfshihet një periudhë njëshekullore, në qendër të së cilës është vënë Ismail Qemali, figura më e shquar e historisë së kombit shqiptar që prej vitit 1912. Si objekt pasqyrimi, autorja ka marrë tendencat e zhvillimit shoqëror që shpërfaqen në ngjarjet mbarëpopullore dhe në fatet individuale të personazheve.

Për rikrijimin artistik të epokës së kaluar, shkrimtarja i drejtohet një fakti historik, siç është shpallja e pavarësisë. Por, për ta veshur sa më shumë me tisin e artistizmit këtë ngjarje historike, ajo nuk u drejtohet dokumenteve historike. Ajo i riprodhon mjeshtërisht këto ngjarje përmes rrëfimeve emocionuese të heroit kryesor të shpalljes së pavarësisë. Kjo mënyrë rrëfimi është një gjetje artistike mjaft e goditur e autores. Kësisoj ajo ka arritur t’i përcjellë lexuesit larminë e marrëdhënieve shoqërore, psikologjinë dhe mënyrën e jetesës së njerëzve. Përfytyrimet e autores për procesin historik hedhin dritë mbi raportet e individit me një epokë të caktuar.

Në një roman historik kemi të bëjmë me historinë, që është një rrëfim vërtetësor për ngjarjet e së kaluarës, qoftë kjo edhe e kaluara më e afërme, dhe me romanin, që është një produkt i trillit artistik të shkrimtarit. Pra, në romanin e zonjës Haxhiraj kemi të bëjmë me një trill vërtetësor. Në vetë emërtimin e kësaj gjinie të krijimtarisë artistike, të krijohet përshtypja sikur përplasemi me nocione të papajtueshme, që përjashtojnë ndërsjelltazi njëri-tjetrin. Por autorja i përmbahet mjeshtërisht vërtetësisë historike në një përthyerje artistike. Në rrëfimin artistik të heroit kryesor dhe në ndërhyrjet lirike të autores, vijnë e shkrihen dy muza: muza e historisë dhe muza e letërsisë. Historia i ka dhënë autores një larmi të pashtershme rrëfimtarie, kurse letërsia - aftësinë për ta bërë këtë rrëfimtari interesante, tërheqëse, emocionuese, larg moralizimeve të stisura.

Kur lexuesi arrin deri në faqen e fundit të këtij romani, ai tashmë e ndien veten të përfshirë në një mjedis historik, ku edhe ai lëviz brenda kohës së shtjellimit të ngjarjeve. Atij i lind dëshira jo vetëm për ta zbërthyer kuptimin e historisë, por edhe për ta parë atë, për ta prekur dhe për ta përjetuar. Të tillë mundësie autorja ia krijon atij artistikisht. Dhe kjo për faktin se zonja Haxhiraj në këtë vepër ka mishëruar prirjen e kahershme të letërsisë për të qenë rojtinë e kujtesës historike të popullit.

Duke vendosur në qendër të romanit një figurë historike, shkrimtarja ka ravijëzuar me vërtetësi befasuese fatin e tij në rrjedhën e ngjarjeve në zhvillim e sipër. Ajo e ka trajtuar atë në përpjesëtimet e historisë dhe, brenda kuadrit kohor, ka zbuluar vlerat e jashtëzakonshme të morali të tij.

Në strukturimin e këtij romani zonja Haxhiraj është mbështetur në dy gjetje artistike mjaft të goditura.

Së pari, ajo është mbështetur në truallin e përfytyrimit artistik apo të fantazisë flatruese. Heroin kryesor të romanit ajo e shpërngul nga bota e përtejme dhe e sjell të gjallë para lexuesit, a thua se ai është hero i ditëve tona. Autores i është dashur të përballojë një lodhje mendore të jashtëzakonshme për ta strukturuar fillimisht brenda përfytyrimit të vet artistik këtë hero të pazakontë, të shpërngulur nga varri, ku prehet gjatë një periudhe gati njëshekullore. Kjo është forca e fantazisë krijuese, pa të cilën është e pamundur të bëhesh dikushi në cilëndo fushë të veprimtarisë njerëzore. Si një shkrimtare me ndjeshmëri të lartë artistizmi, zonja Haxhiraj domosdo që karakterizohet edhe nga një fantazi flatruese deri në admirim.Anatol Frans (Anatole France -

Shkrimtari dhe kritiku letrar francez Anatol Frans (Anatole France - 1844-1924), laureat i Çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1921, thotë:

“Fantazia krijuese njeriun e ndjeshëm e bën artist, kurse njeriun burrëror e bën hero”.

Shumë vite më parë më pati rënë në dorë një tregim i shkurtër për një matematikan të shquar, emrin e të cilit nuk mund ta sjell dot në kujtesë për shkak të kohës së largët. Në atë tregim rrëfehej se kur ky matematikan mori vesh që njëri nga nxënësit e tij e paskej braktisur matematikën për hir të poezisë, ai kishte thënë:

“Ai ka vepruar drejt. Për matematikan ai i kishte tepër të dobët krahët e fantazisë”.

Me artin e fantazisë së vet autorja ia ka arritur të gatuajë një të tillë material jetësor, që para syve të lexuesit të shfaqet një tablo bindëse e jetës së përditshme shqiptare, në të cilën e kaluara, përmes gojës së heroit kryesor, vë në peshore të tashmen, kurse e tashmja të kaluarën.

Me forcën e përfytyrimit artistik, zonja Haxhiraj e fut lexuesin në botën e ëndërrimeve. Se ajo, si një shkrimtare e talentuar dhe me shije të hollë, nuk e lë lexuesin që ta këqyrë botën “ashtu kot”. Gjithkush mund të kënaqë syrin me një peizazh të caktuar: fjala vjen, një grup njerëzish, mes të cilëve mund të gjendet edhe një artist, edhe një mjek, edhe një botanist, edhe një inxhinier, edhe një traktorist apo edhe një punëtor i thjeshtë. Të gjithë kundrojnë të njëjtën gjë, por në fantazinë e secilit kjo “e njëjta gjë”Anatol Frans (Anatole France - është krejtësisht e ndryshme. Paskëtaj, artisti do t’u rrëfejë atyre për harmoninë e ngjyrave të peizazhit, çka për ta mund të tingëllojë si një zbulim i papritur, si një befasi.

Shkrimtari dhe kritiku i njohur amerikan me origjinë italiane Bernard De Voto (1897-1955), në veprën me tiull “Bota e letërsisë artistike”, thotë:

“…me përjashtim të profesionistëve dhe të gjysmëprofesionistëve, njerëzit e lexojnë letërsinë artistike për kënaqësi dhe nuk gjendet ndokush që do ta lexonte atë për ndonjë tjetër qëllim”.

Është e vërtetë që njerëzit e lexojnë letërsinë artistike për kënaqësi, por përtej kësaj kënaqësie ka diçka më tepër. Lexuesi shpreson se libri do ta bëjë atë që të zhvendoset drejt një tjetër mjedisi. Dhe kur ngjarjet e përshkruara e detyrojnë lexuesin që ai, për njëfarë kohe, ta harrojë me të vërtetë ekzistencën e realitetit konkret ku ndodhet, mund të besohet se kjo zhvendosje ka ndodhur me gjithë mend.

Një lexues i tillë do të gjendet me të vërtetë në një botë ëndrrash. Se letërsia artistike, - thotë shkrimtari amerikan Xhon Gardner (John Champlin Gardner Junior - 1933-1982) në punimin me titull “Arti i krijimit të letërsisë artistike”, pavarësisht nga gjinia e saj, ndikon mbi lexuesin, duke e shpërngulur atë drejt botës së fantazisë.

Botën e ëndrrave, ku zonja Haxhiraj e ka futur lexuesin, ajo ka mundur ta krijojë mjeshtërisht përmes magjisë së sugjestionimit: lexuesi kaq shumë harrohet pas rrëfimtarisë së heroit kryesor që ia ka behur që nga bota e përtejme, dhe pas ndërhyrjeve lirike të shkrimtares, saqë ai e ndien veten në një mjedis krejtësisht të ndryshëm nga ai ku ndodhet konkretisht. E tillë është fuqia e hipnotizimit artistik të autores në raport me lexuesin në këtë roman.

Së dyti, ajo është mbështetur në truallin e fluturimeve lirike, të cilat pak më lart unë i kam quajtur “ndërhyrje lirike”.

Pasi ka kthyer faqen e fundit të këtij romani, lexuesi i vëmendshëm e kupton bukur mirë se ç’rol të pazëvendësueshëm luajnë fluturimet lirike në strukturën e tij. Ato kanë hyrë aq organikisht në “mishin dhe gjakun” e veprës, saqë lexuesi nuk mund ta përfytyrojë dot atë pa ato monologje të mahnitshme të autores. Në saje të këtyre fluturimeve lirike, lexuesi e ndien orë e çast praninë e autores, e cila ndan me të mendimet dhe përjetimet e veta lidhur me njërën ose tjetrën ngjarje që përshkruhet në vepër. Ajo shndërrohet jo thjesht në një shoqëruese për lexuesin që i hap shtigjet e rrëfimit nga njëra faqe te tjetra, por edhe në një mikeshë, me të cilën ai mund të ndajë emocionet që e kanë kapluar. Gjatë leximit të dialogjeve të heroit kryesor, lexuesi shpreson se pak më poshtë do të pasojë ndonjë tjetër fluturim lirik, që do t’ia lehtësojë sadopak zemëratën apo trishtimin që i kanë ngjallur përshkrimet e ca anëve të shëmtuara të realitetit shqiptar. Ose lexuesi dëshiron thjesht të mësojë edhe këndvështrimin e autores për ca dukuri që atë nuk e lënë të qetë.

Ajo që të bën shumë përshtypje në fluturimet lirike të zonjës Haxhiraj, është fakti se ato janë të mbrujtura me një forcë të mahnitshme artistike. Aty lexuesi gjen kënaqësi te çdo fjalë, te çdo shprehje dhe te çdo figurë artistike. Lexuesin e emocionon leksiku i zgjedhur, magjia e metaforave dhe skalitja artistike e frazës.

Fluturimet lirike autorja i shfrytëzon për të shprehur qëndrimin e vet jo vetëm ndaj njerëzve dhe ngjarjeve që përshkruan. Ato mbartin në vetvete afirmimin e misionit të nderuar që njeriu duhet të kryejë në jetë, nxjerrin në pah rëndësinë e ideve dhe të interesave të mëdha shoqërore. Tek endet në krahët e fluturimeve lirike, autorja i zbulon lexuesit trishtimin dhe zemëratën e vet për ca anë negative të jetës shqiptare, për pangopësinë e një sëre njerëzish që janë gati të nxjerrin në ankand edhe familjen e vet për shkak të pushtetit të parasë. Aty ajo ndalet edhe në figura të shquara të kombit që duhet të zënë vendin e merituar në histori, në rolin e shkrimtarit dhe të letërsisë artistike në pasurimin e shpirtit të njerëzve me virtyte dhe me dashuri. Burim i lirizmit të saj janë përsiatjet se si e si t’i shërbehet atdheut me sa më shumë dinjitet dhe besnikëri.

Figurës së Ismail Qemalit i takonte të zinte një hapësirë shumë më të madhe artistike në botën e letrave shqipe. Por krijuesve tanë, të të gjitha niveleve, gjatë periudhës së diktaturës, u jepeshin të tjera orientime se çfarë duhej të vendosnin në qendër të krijimtarisë së tyre. Kjo, besoj, është edhe arsyeja që lexuesi shqiptar nuk pati mundësi të kishte në dorë një vepër letrare të gjinisë së romanit historik, me hero kryesor këtë burrë të shquar të historisë së kombit shqiptar. Prandaj shkrimtarja e nderuar, zonja Vilhelme Haxhiraj, duhet falënderuar posaçërisht që këtë figurë madhore të historisë sonë kombëtare ua ringjall lexuesve me një gjetje artistike mjaft origjinale.

Analizë e novelës “Një mall i pashuar” i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj

lybri

Fitim Haxhiraj, bashkëshorti i shkrimtares së mirënjohur Vilhelme Haxhiraj, erdhi në Tiranë dhe, në Kafe Evropa, në bisedë e sipër, nxori nga çanta dhe më dhuroi me autograf novelën e zonjës Vilhelme, me titull “Një mall i pashuar”. Këtë novelë e kisha lexuar një vit e gjysmë më parë, kur zonja Vilhelme ma pati dërguar me internet. Por tani e lexova përsëri, meqenëse leximi i librit të dalë nga shtypi, në krahasim me leximin e tij në kompjuter, të ngjall të tjera emocione, më të drejtpërdrejta dhe më mbresëlënëse. Shkrimtarët prandaj edhe na tërheqin me krijimtarinë e tyre, se, në dallim nga njerëzit e zakonshëm, ata nuk e zbresin përmbajtjen e tekstit deri në nivelin e lexuesit. Përkundrazi, ata e ngrenë lexuesin deri në nivelin e letërsisë. Shkrimtarja e shquar Vilhelme Vranari Haxhiraj është mjeshtre e fjalës artistike dhe me krijimtarinë e saj në disa gjini letrare, ajo përcjell me art jetën shpirtërore të popullit shqiptar. Si një shkrimtare me talent të spikatur, ajo bën që gjuha shqipe të shfaqet si një zonjë hijerëndë nëpër faqet e veprave të saj letrare, në të cilat historia dhe kultura shqiptare pasqyrohen me tërë forcën dhe larminë e identitetit tonë kombëtar. Si një shkrimtare me një formim të admirueshëm intelektual, ajo operon përsosmërisht me të gjitha regjistrat e gjuhës shqipe. Në veprën e saj, si në tablonë e një mjeshtri të penelit, vijnë e ravijëzohen tiparet e veçanta të karakterit shqiptar, veçoritë e vlerave të tij morale, përfytyrimet për mirësinë, për bukurinë, për të vërtetën, për trimërinë, për dashurinë për punën, për besnikërinë. Kjo novelë dallohet për një subjekt qendërsynues dhe për një vijë kompozicionale të mirëravijëzuar. Autorja, përmes projektimit të një ngjarjeje dramatike nga jeta e dy të rinjve, e ngre rrëfimtarinë deri në lartësinë e poetizmit dhe zbulon skajshmërisht bërthamën e fabulës së novelës. Ajo e përmbledh materialin jetësor brenda fokusit të marrëdhënieve të dy të rinjve, të cilëve dikush ua vrau keq ëndrrën e dashurisë. Në këtë novelë, shkrimtarja ka nxjerrë në plan të parë fakturën figurative të rrëfimit, në të cilin zbulohet arti i fabulës në formën më të kulluar. Autorja ka pasqyruar mjeshtërisht kultin e lojës tragjikoironike të fatit në jetën e këtyre të rinjve, i cili vjen e shpërbën çuditërisht indin e përditshmërisë. Në këtë aspekt, kjo vepër të kujton krijimtarinë novelistike të autorëve të tillë të mirënjohur në letërsinë botërore, si Ernest Hofman (Ernst Theodor Amadeus Hoffmann – 1776-1822), Prosper Merime (Mérimée – 1803-1870), Edgar Po (Edgar Allan Poe 1809-1849) etj. Kurse me kthesat e papritura të fatit të dy heronjve kryesorë, me lojën e mistershme që luhet në jetën e tyre, autorja në këtë novelë ndjek gjurmët e novelistëve të tillë, si Gi de Mopasanit (Guy de Maupassant 1850-1893), të O. Henri(Olivier Henry1862-1910), Luixhi Pirandelo (Luigi Pirandello-1867-1936), Stefan Cvajg (Stefan Zweig- 1881-1942), Akutagava (Ryunosuke Akutagawa- 1892-1927), Anton Çehov (1860-1904), Ivan Bunin (1870-1953) etj. Në rrjedhën e shekujve njerëzit kanë shkuar në frontet e luftës, kanë lënë pas vendlindjen dhe kanë përballuar shumë stuhi shpirtërore në emër të dashurisë. Kësaj ndjenje hyjnore i janë kushtuar këngë, oda, vargje poetike, piktura, romane dhe filma artistikë. E megjithëse nuk ka asgjë më të fuqishme sesa dashuria, prapëseprapë edhe atë mund ta vrasin. Ekzistojnë shkaqe të ndryshme që çojnë në vrasjen e dashurisë së dy të rinjve. Të tilla mund të jenë tradhtia apo pabesia, prishja e drejtpeshimit të varësisë nga njëri-tjetri dhe mosrespektimi i caqeve të lirisë, pasioni i tepruar për të rrëmuar në të kaluarën e njëri-tjetrit, përshpejtimi i tepruar i ngjarjeve, mania për ta jetuar të sotmen në nxitim e sipër. Kjo për faktin se dashuria që ka në themel vetëm pasionet e çastit, nuk mund të ketë jetë të gjatë, sepse ua largon të rinjve shijen e emocioneve të shenjtëruara. Dashurinë, po ashtu, mund ta vrasin edhe huqet e dëmshme, dallimet e prioriteteve dhe të vlerave jetësore. Prandaj, që dashuria të rrojë sa më gjatë, ajo duhet të fshehë në vetvete diçka të pathënë deri në fund, diçka të magjishme deri në misteriozitet. Por në këtë novelë, autorja ka zbuluar mjeshtërisht një tjetër shkak të vrasjes së dashurisë: dallimet klasore në marrëdhëniet e dy të rinjve.Tragjizmi i pagjak i jetës së dy të rinjve të dashuruar që shpaloset në faqet e kësaj novele, është larg përfytyrimeve të pafajshme të brezit të ri të ditëve tona, të painfektuar nga mikrobi i mallkuar i luftës së klasave. Fabula e novelës bazohet në ngjarje reale. Historia e dy të rinjve vërtitet në vorbullën e fantazisë krijuese të autores, por dy heronjtë kryesorë të novelës janë realë. Autorja zbërthen individualitetin e dy të rinjve, çiltërsinë e zemrës, pastërtinë e shpirtit të tyre, vlerat e formimit rinor, pjekurinë e gjykimit mes emocioneve në rritje të dashurisë që nis të flatërojë në gjokset e tyre të dallgëzuara. Në linjën e fabulës së vet, autorja na rrëfen një histori të dhimbshme për fatin e një dashurie të vrarë, pa i idealizuar dy heronjtë e saj kryesorë dhe pa rënë në prehrin e urrejtjes për vrasësin e asaj dashurie të prerë në mes. Se vrasësi i asaj dashurie ishte duke kryer detyrën e vet,ishte duke kryer misionin e vet. Prapa figurës së këtij vrasësi të dashurisë, gjallon frikshëm hija e diktaturës. E asaj diktature mizore që pati hapur aq shumë humnera në monopatet e dashurive që mbetën si kujtime të dhimbshme në zemrat e sa e sa të rinjve fatgremisur. Njeriu në jetë nuk mund të marrë një vendim paraprak se kujt mund do t’ia falë zemrën e vet. Se mund të qëllojë që ai, i cili sot të duket kundërshtar i betuar dhe që mund edhe ta urresh me tërë qenien tënde, nesër, pa pritur e pa kujtuar, mund të shndërrohet në njeriun e vetëm, për të cilin ty zemra të rreh me dridhërimë. Se jo më kot, poeti i madh rus, Aleksandër Pushkini (1799-1837), në romanin e tij në vargje “Evgjeni Onjegin”, thotë:
“Çdo moshë i falet dashurisë”.
Dy të rinjve të kësaj novele u qëlloi të përjetonin një tronditje të rëndë shpirtërore që lexuesin e brengos thellë me dramatizmin e saj. Zemrat e tyre i kaplon trishtimi dhe për një kohë të gjatë ata enden në vorbullën e hamendjeve dhe të dyshimeve, për të cilat s’janë në gjendje të japin dot një shpjegim. E megjithatë, ata vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin në heshtjen e tyre çiltërore, pa e ditur dhe pa u shkuar mendja fare se letërkëmbimi i tyre kishte rënë në kthetrat e diktaturës që rrinte në përgjim të jetës së çdo individi. Kur lexuesi, që ka jetuar vitet e luftës së klasave, e kthen kokën pas dhe ringjall në kujtesë dramat e dashurive të vrara, ai rri e përsiat në qetësi: megjithëse ato ngjarje, që mbartnin në vetvete paradoksin e një diktature absurde deri në marrëzi, zhvendosen tutje në vite, drejt mjegullnajës së historisë, prapëseprapë mbresat e njerëzve zemërplagosur që ato i përjetuan me brenga aq të thella në shpirt, vazhdojnë të mbeten të pashlyeshme deri në botën e amshuar. Dy heronjve të rinj që përkrkëdhelnin endrrat e tyre dashurore, u qe taksur të përballonin një provë të rëndë – ndarjen mizore, shkaku i së cilës ishte jo lufta jetëvrasëse apo vdekja tinëzare, por lufta e klasave, ky përbindësh gjëmëndjellës që hapi plagë aq të rënda në jetën e sa e sa njerëzve që s’gjetën dot kurrë përdëllim. Kjo është edhe arsyeja që përmbajtja e novelës përbën modelin e një përgjithësimi artistik. Pra, njëri nga tiparet karakteristike që mishërohet në figurën e Aurelit, si heroit kryesor të novelës, është vlera e saj përgjithësuese. Ky tipar i figurës artistike lidhet me faktin se ai mishëron në vetvete disa cilësi që janë karakteristike dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në përshkrimin e elementit individual në jetën e tij. Dhe si vlerë domethënëse e figurave artistike të kësaj novele shërben fakti që emrat e dy heronjve kryesorë, të Aurelit dhe të Brikenës, nga të përveçëm, vijnë e kthehen në emra të përgjithshëm. Dhe sapo lexuesi njihet me ta, si dy heronj kryesorë të kësaj vepre, ata i sjellin në kujtesë menjëherë fatin e një morie aurelësh dhe brikenash, dashuria e të cilëve pati rënë viktimë e një lufte të marrë klasash që vazhdoi për disa dhjetëvjeçarë me radhë. Prandaj e tërë novela mishërohet në sinekdokën, si mjet artistik. Pra, përmes së veçantës, autorja, tërthorazi, e bën lexuesin të nënkuptojë të përgjithshmen. Në fatkeqësinë e dashurisë së Aurelit dhe të Brikenës, zbulohen brengat dashurore e të gjithë atyre brezave të rinjsh që lufta e klasave ëndrrat ua preu në mes. Fort prekëse janë faqet e librit ku skalitet bota e brendshme e nënës së Aurelit, e cila e mahnit lexuesin me ngrohtësinë e shpirtit të saj fisnik. Për babain e Aurelit shkrimtarja mjaftohet vetëm me heqjen e një peneli në tablonë e jetës së të rinjve. Ajo nuk e bën fajtor atë për ato që thotë e bën kundër dashurisë së të birit. Se ajo ia lë në dorë lexuesit të gjykojë për formimin e tij: ai është viktimë e indoktrinimit me luftën e klasave. Kjo novelë lexohet me frymën pezull për bukurinë e përshkrimeve lirike, në të cilat heroi kryesor i saj shtegton drejt botës së tij të brendshme. Në këto përshkrime ndihet aroma e lirizmit të prozës novelistike tëTurgenjevit (1818-1883), të krijimtarisë së Ernest Hemingueit (1899-1961), tëUiliam Follknerit(1897-1962),tëAlberto Moravisë (1907-1990), sidomosnë romanin e tij të parëme titull “Një banore nga Roma”, të botuar në vitin 1929. Përshkrimet lirike autorja i përdor për të nxjerrë në spikamë furtunat shpirtërore të Aurelit në çastet kur zemra e tij e ndien nga afër stuhinë e afsheve të dashurisë së parë që po ia pushtojnë zemrën cep më cep. Veçoria e përshkrimeve lirike qëndron në faktin se autorja i jep ato në formën e fluturimeve lirike, duke bërë kësisoj një ndryshim sa interesant, aq edhe të papritur në vijën kompozicionale të novelës.Por nuk mund të mos theksohet edhe fakti tjetër që përshkrimet lirike, për autoren e kësaj novele, përbëjnë një provë të vërtetë të shpërfaqjes së talentit të saj. Autorja e mbyll novelën me një paragraf me domëthënie filozofike: “Dashuria e vërtetë, me gjithë ngjyrat, zërat dhe forcën vitale të saj, jetohet vetëm një herë. Kjo është dashuria e pavdekshme që nuk shlyhet kurrë nga kujtesa, e cila lë pas veç brenga dhe mall… Një mall i pashuar! Kjo domethënie filozofike, me solli në kujtesë një aforizëm të shkëlqyer të pedagogut të shquar ukrainas Vasil Suhomlinski (1918-1970), në të cilën ai thotë: “Dashuria është më e madhe se Hyjnia. Ajo është bukuria dhe pavdekësia e amshuar e njeriut. Ne shndërrohemi në një grusht eshtrash, kurse dashuria mbetet e përjetshme”.

Arti, gjuha dhe origjinaliteti ....

Fotografia e Lejla Gorishti
Nga Lejla Gorishti


U bënë 2 decenie  punë e lodhshme në fushën e krijimtarisë letrare të shkrimtares vlonjate Vilhelme Vranari Haxhiraj që na bën të ndihemi krenar. Ajo hyri në këtë fushë sa të vështirë dhe po aq të bukur e me vlerë, me një konceptim dhe këndvështrim të ri Ndryshe mbi botën, natyrën, shoqërinë dhe artin letrar.
Demokrate në shpirt, me aspirata e me një vështrim të ri ndryshe për lindjen e zhvillimin e demokracisë në vend, ka ecur dhe vazhdon të ecë përkrah lëvizjes mendore më përparimtare të kohës. Mbështetëse e lëvizjeve demokratike,Vilhelmja bëri një hap të guximshëm në zhvillimin cilësor të një letërsie ndryshe e në këtë mënyrë doli jashtë kornizave të realizmit socialist. Duke kaluar nga një gjini letrare në një tjetër derisa sot themi pa frikë se ajo ka lëvruar thuajse në të gjitha gjinitë dhe kudo ka dalë e suksesshme. Me stilin e saj thellësisht realist dhe kritik në problematikat e kohës, ajo ka pasuruar traditën ekzistuese, jo vetëm me elementet e kritikës, po dhe me notat e një demokracie europiane, gjë që e bën letërsinë e saj bashkëkohore.

Rezultate imazhesh për vranari


Vilhelme Vranari Haxhiraj


Në këtë këndvështrim me përmbajtjen dhe formën e re që solli, Vilhelmja është një novatore e shquar, një nga pararendëset e letërsisë së sotme moderne.Ajo pasqyron me vertetësi gjendjen reale të shoqërisë së çdo kohe ,pabarazinë shoqërore e veçanërisht pabarazinë gjinore. Shkrimtarja ia doli me artin e portretizimit, t’i rijapë të gjallë përfaqësuesit më tipikë të shoqërisë në rrethanat e kohës, duke nxjerrë në pah imazhin farsë që fsheh, zbeh ose zvogëlon diferencimi klasor dhe gjinor…

Personazhin “Femër”, shkrimtarja e paraqet si viktimë të ndërtimit të padrejtë të shoqërisë dhe tregon gjendjen e saj të robëruar, në mosha, profesione dhe në mendësi të ndryshme.Te fati i saj ndikon diferencimi klasor, mosvlerësimi si një potencial i rëndësishëm në familje, në komunitet e në rang kombëtar, ndaj tarjtohet e papërfillur, si shtojcë e burrave, apo përdoret si mjet fitimi përmes shfrytëzimit dhe poshtërimit të pashembullt, si Stela, te romani”Dhembje nëne“, lrena Prizreni, te romani“Rrëfim në të perënduar“, Elisa te novela “Çmimi i dualizmit” apo Kaltra te romani “Loja e mëkatit“.
Në skicat apo në tregimet e novelat, shkrimtarja i jep vertetësi personazhit dhe idesë.Duke qenë pjesë e gjysmës së vuajtur e të mohuar të sistemit , portretet përvijohen duke nxjerrë në pah më fort tiparet morale se sa ato fizike. Personazhi realizohet me përshkrimin e shpejtë të gjesteve dhe kryesisht me anë të monologut të brendshëm. Mund të përmendim këtu prozën e shkurtër të titulluar ” Dashuria plagoset, po nuk burgoset“, ku në çdo paragraf lexuesi përjeton një gjendje të dhimbshme.
Pothuajse në të gjitha personazhet duke përfshirë edhe vet shkrimtaren, janë të zhytur thellë në mendime që përpëliten brenda realitetit në një jetë të brendshme intensive, ku në retrospektivë flet e lëngon shpirti i plagosur. Mbi bazën e tipareve të skicuara me disa detaje, imagjinata e lexuesit i rindërton ato në kompleksitetin e tyre e në perputhje me kushtet sociale, ekonomike e politike të kohës. Pikërisht këtu qëndron një nga vetitë e artit të Vilhelmes.
Njerëzit e thjeshë, autorja i ka përshkruar me ndjenjën e dhembjes, por dhe të dashurisë, kurse anën tjetër të kësaj ndasie të padrejtë si dhe veglat e tyre, i përshkruan me përbuzje, me ironi e deri në sarkazëm. Edhe pse e revoltuar nga padrejtësitë e kohës, si askush tjetër, ajo thotë:”Zgjatma dorën te ecim bashkë!”
Qëllon shpesh gjatë leximit të ndalemi te shumë shprehje figurative me ngarkesë emocionale të përafërta me ato të folklorit, porse janë shprehje të reja frazeologjike të tilla:
-Kush i del pushkës përballë, nuk i trembet plumbit!/-Me një të shtrënguar dore, ndanin gjerdhe dhe sinore./- “Zoti pa burrë mos më lëntë, po një të tillë mos ma dhëntë!”/- Nëna pa mend e që flet pa qira, i fut djemtë në bela./-Faji ngelet jetim…U bë qyrk e doli në rrugë, por askush nuk e pranoi si të vetin./- Mos lejo të të pushtojë zemërimi, se t’i vesh sytë e ta errëson gjykmin!”etje…

Gjuha letrare artistike në funksion të brendisë

Në rrugën 20-vjeçare të saj, stili letrar, gjuha artistike ka njohur rritje të vazhdueshme.Duke u rikthyer te vepra e saj e parë, vëllimi poetik”Loti nuk ka faj”ku po të vërejmë nivelin artistik, shprehjet figurative apo pasigurinë metrike, të gjitha këto flasin për një përvojë letrare fillestare. Nëse e krahasojmë këtë vëllim poetik me romanin e saj të parë “Dhembje nëne“, që u botua menjëherë pas tij, ajo është ulur aty tamam si një nxënëse apo një studente e zellshme që kërkon të zerë vend në kolanën e letërsisë pse jo, edhe të arrijë rezultatet e më të mëdhenjëve. Synimin për të qenë vetvetja në këtë fushë, e ka realizuar jo vetëm nga tematika dhe përmbajtja, por edhe nga stili letrar, gjuha e pasur artistike, si dhe nga përngjasimi i frazeologjisë dhe i fjalorit poetik në çdo vepër të botuar. Në këtë prurje të bollshme letrare, autorja si risi ka sjellë një pasuri fjalori, me fjalë që nuk përfshihen në Fjalorin sinonimik, që zëvendësojnë një tog fjalësh dhe që kanë forcë shprehëse. Ose përdor shumë shprehje frazeologjike të njohura nga folklori, por edhe të reja, që i japin veprës vlera të mëdha filozofike e psikologjike, duke e bërë më të lexueshme dhe më tërheqëse.
Vit pas viti, botim pas botimi, diçka krejt origjinale, krejt ndryshe, fillon të spikatë në larminë e tematikave, në trajtimin e problematikës së tranzicionit dhe veçoritë e saj artistike. Brenda periudhës përherë në ngritje të krijimtarisë së saj (1996- e në vazhdim) autorja i jep çastet e frymëzimit përmes figurash të pasura e të larmishme.
Vihet re se epiteteve tepër të konsumuara, ose të përdorura pa mjeshtëri, ua zënë shpesh vendin epitete të reja me fjalë të reja që i kanë dhënë origjinalitet stilit të saj letrar. Me mjete krahasuese dhe shprehëse, Vilhelmja i jep forcë e qartësi mendimit mbi problemet sociale që shqetësojnë autoren dhe mbarë shqiptarët. Ajo ngre zërin kundër plagëve të vjetra dhe të reja të shqiptarëve, të cilat kërkon t’i mjekojë me mendimin dhe fjalën e saj letrare, që buron nga një shpirt i mardhur e i lënguar ndër vite. Autorja ngrihet me një zë të fuqishëm, kundër çdo lloj padrejtësie, diferencimi dhe mohimi klasor apo social, si: trafikimit dhe përdorimit të narkotikëve dhe armëve, kundër krimit spontan apo të organizuar, kundër trafikut të mishit të bardhë, që është shndërruar në një industri fitimprurëse,kundër tregtimit të fëmijëve, kundër korrupsionit dhe sa e sa dukurive negative. Këto vihen re në të gjitha veprat e Vranarit, por unë po veçoj romanet “Ringjallur si Krishti”, “Loja e mekatit” , “Vonë tejet vonë“, “Ankthi i së vërtetës”,”Jetë në udhëkryq”, “Rrëfim në të perënduar”, “Një mall i pashuar”etje…ku personazhet, viktima të fenomeneve negative, këlthasin e ulërasin pasi kërkojnë ndryshim,duan drejtësi.
Ndjenjat më të thella kombëtare dhe shoqërore janë shprehur me të shumtën e rasteve nëpërmjet personifikimeve apo apostrofave, drejtuar atdheut, flamurit, Vlorës, detit, natyrës prrallore të vendit. Duke u bërë dëshmitare të së kaluarës dhe të tashmes, ajo përmes letërsisë ka lidhur tri kohët, ku shprehet: “E sotmja tronditëse, nuk më lë të harroj të djeshmen tragjike dhe të mendoj për të nesërmen dilemë që po troket…!” .Ky është motivi që e udhëheq autoren në çdo vepër sepse, “nuk mund të jetë e sigurtë e ardhmja, nëse nuk pranojmë të shkuarën dhe të tashmen”-shprehet me të drejtë ajo. Mungesa e drejtësisë në vend , ku ligjin e bënë dhe e zbaton paraja apo rruga, ajo shprehet: “Drejtësia është e barasvlertë me lirinë e shpirtit, të cilën e vendos vetëm i virtytshmi!”
Po këmbëngulja e njohur për pasuri letrare artistike, për larmi në funksion të përmbajtjes, u bë më pas një meritë e saj.
E tërë rruga 20-vjecare e krijimtarisë së Vilhelmes mund të përfytyrohet si një kurbë që fillon të ngrihet mbi pengesat që has, arrin në kulmin e saj dhe vazhdon të qëndrojë po aty. Gjuha e autores është e pastër, ajo është njohëse e mirë e normës letrare të gjuhës shpipe, të cilën di ta përdorë, ta flasë e ta shkruajë bukur atë. Pasuron fjalorin vazhdimisht si mjet arti dhe stilin e saj artistik duke krijuar dhe fjalë të reja me efekt stilistikor. Për shembull:
*epokbëmat- kohë të mbushura me ngjarje,/ -zhegvere,- i nxehti përvëlues i verës,/
-laklitarë -e kishte litarin si lak në fyt,/-hallvite, -vitet e gjata vuajtjesh e mjerimi,/
-mikgjendur, – iu gjend si mik,/ -tejzvargur,- ( mëse / tepër/ shumë i zvarritur/
-Nënnjeri- njeri me nivel jo normal në gjykim,/ -nënzëshëm-nënzëriti= foli me zë të ulët sa mezi dëgjohet,/ -i parlindur -lidhet me brezat e shkuar,lindi i pari fëmijëve,/
-Nevetja – qenia ime,/ -mallzhuritur=e dogji, e përzhëliti mall i madh për gjithçka,/
-buzudha- sapo fillon një rrugë këmbësorësh,/-fatcak= deri këtu e kishte fatin( kufiri i fatit,/-anrrugë= në anë të rrugës, ose anës së rrugës, etje…
Në mbi 40 librat e saj ndeshim neologjizma, përzierje të formave dialektore, frazeologji poetike e folklorike apo aforizma të goditura që i japin bukuri dhe gjallëri të veçantë artit të saj letrar. Le të shohim disa aforizma, ndryshe do t’i quaja fjalë të urta, për të cilat kemi nevojë:
*Shkenca është fuqia sunduese dhe mjeti që i kundërvihet paditurisë./ -Nevoja e bën njeriun të gjejë rrugë të reja në zbulimin e të panjohurave,/ -S’ka vlerë shkenca dhe ligjet e saj, kur s’gjejnë zbatim,/ -Shkenca ka vlerë kur i shërben zhvillimit e jo shkatërrimit,/ -Tradita, sjellja e mirë apo vesi trashëgohen nga familja,kryesisht nga nëna,/-Nuk mund të jesh qytetar i mirë, nëse nuk je bashkëshort i mire,/ -Gruaja është shtëpia, por emrin e mirë të familjes e merr burri,/ -Femra që rend pas burrit paralli e bukurosh, është e paracaktuar të jetë fatkeqe,/ -Gruaja të cilën burri e konsideron shok, është një thesar vlerash i paçmuar,/-Njeriu i aftë e besnik, meriton vëmendje dhe nderim.
Si një nga figurat më të vlerësuara të letërsisë së viteve të pas’90-ës, si brenda dhe jashtë vendit, i janë akorduar shumë çmime prestigjioze, Vilhelmja, është njëkohësisht edhe një ndër shkrimtaret e rralla me diapazion më të gjerë krijimtarie, shumëdimensionale që vazhdon të japë një kontribut të vyer në letërsinë shqipe. Për prurjen sasiore dhe cilësore në dobi të zhvillimit të artit letrar në Shqipëri ajo është vlerësuar me shumë çmime të para, me Çmimin e Karrierës, me Medalje Argjendi, kurse nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Mjeshtre e Madhe e Penës” dhe me Medalje Ari.
Në disa çaste të rëndësishme historike, sidomos në vitet e para të demokracisë, Vilhelmja si prozatore, romanciere dhe si publiciste, përfaqëson mendimin më përparimtar të kohës. Publicistika e saj kombëtare dhe shoqërore përshkohet nga vërtetësia e realitetit politiko -social dhe është një kontribut i madh në zhvillimet e një demokracie perëndimore, e shprehur përmes veprave letrare.
Ajo sjell një pasuri fjalori e një përvojë të çmuar për brezat dhe qëndron rehat në shtratin e gjerë të letërsisë shqipe si një art bashkëkohor modern dhe një shkrimtare krejt origjinale.

Të pathënat e jetës

Kujtesë nderimi për vajzat e djemtë e rrugës”Drashovica” të Lagjes së Re që i dhanë tonin qytetit të

Rezultate imazhesh për vranari
Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj

Fragment nga libri- “Të pathënat e jetës”




Ecje ndër vite me bashkëshortin tim Fitim Haxhiraj



Kjo është një ndër pyetjet e shumta të intervistës që po i drejtoj bashkëshortit tim Fitim Haxhiraj:
*Me sa njohuri kam, di se jeni larguar nga fshati shumë i vogël dhe u vendosët në Vlorë, apo? Ishte dëshirë arratie e një fëmije apo nxitje nga dikush tjetër? Ç’ndryshime solli në jetën tuaj migrimi brenda disa kilometrave katrore, si fëmijë, si adoleshent, si i ri apo dhe në moshë të maturuar?
8E kam shumë të vështirë të flas për vete. Gjithsesi, e dashur, së bashku do të kujtojmë gjërat më kryesore, ato që kanë lënë vragë në jetën time, të cilat natyrisht kanë përfshirë edhe të afërmit, por mbi të gjitha familjen tonë të re.

Eh nënat, të gjorat…, të ëmblat e të lodhurat e të palodhurat nëna, duke e harruar veten, flijohen për fëmijët. Pikërisht ishte nëna ime ajo, që më bëri plaçkat gati dhe më nisi për në Vlorë. Me lot në sy, më ndau nga gjiri i saj, kur isha vetëm 11 vjeç e më tha: “Shko bir, shko…Rrugë të mbarë, biro dhe mëso se pa dituri ngelesh qorr. Mëso për vete, por edhe për ne. Vetëm me dije bëhesh njeri i mirë. Ne do të ndihemi të kënaqur dhe do të kemi pleqëri të qetë, pa andralla.”
Ishte shtator i vitit 1948, kur unë shkova të jetoja në Vlorë në familjen e re të sime motre, që tani ishte bërë nënë me një vajzë. Më vonë shumë qytetar të Vlorës kujtonin se isha nga familja Bejkosala, madje edhe tani ekziston ky mendim. Kam qenë i pranishëm në çdo hap të jetës së sime motre. I jam gjendur pranë si në të mira dhe në të këqija. Ajo u bënë nënë e dytë për mua. I shoqi, Saliu, një burrë babaxhan, fisnik, fjalëpak, i zoti dhe punëshumë,i vetmi riparues motori benzine dhe nafte, që çfarë s i shihte syri ia bënte dora. Ishte një zanatçi duarartë, që duke u martuar me motrën time, Ervehenë, plotësuan njëri-tjetrin si çift. Di vetëm të them se Sali dhe Veve nuk lindin më nënat. Megjithëse të dy shumë punëtorë, ata ishin të varfër, por jashtëzakonisht të mirë dhe me shpirt bujarë. Nga pesë fshatra zbrisnin të afërmit e tyre dhe e kishin gjithmonë të hapur portën e Sali dhe Veve Bejkosalës. Burri është mik në shtëpi, kurse gruaja është shtëpia.
Bejkosalajt jetonin dhe jetojnë në lagjen “Partizani”ose Lagje e Re, në rrugën “Drashovica” Nr-65. Kunati im ishte djalë i vetëm dhe jetonte me të ëmën nënë Fatimenë, e cila ishte bijë në Xhyheraj. Kjo ishte gruaja e dytë e Beqir Bejkosalës.Saliu ishte vëlla nga babai me Gani Beqir Bejkosalën, që e internuan gjermanët më 14 gusht 1944 bashkë me 39 vlonjatë të tjerë, i cili ngeli në Mat’hauzen, por si fisnikët e tjerë u quajt viktimë lufte nga shteti komunist. Ganiu ishte i ati i futbollistit, Feredun Bejkosala për të cilin ruaj respektin më të madh, jo vetëm si njeri e si qytetar, por dhe si sportist i talentuar. Ishte pak më i madh nga unë në moshë, por u bëmë shokë. Veçse kishim nënat kushërira, se edhe e ëma e tij ishte bijë në Pashaj të Koculit, po me Feredunin, ose Dunen, siç i thërrisnim rëndomë, na lidhnin shumë të përbashkëta si:sporti, arti në tërësi, librat po veçanërisht: muzika, baleti, teatri… Ishin shijet që na bashkonin ndaj kalonim shumë kohë bashkë. Shtëpinë e madhe të Bejkosalajve e kishin marrë ata, meqë ishin shumë persona, nëna e tyre me pesë fëmijë. Kurse Fatimesë me djalin i kishin lënë një shtëpi të vogël, ku përfshihej një dhomë e madhe, një korridor dhe një mesorie ku Saliu m endihmën time kishte sajuar një banjë dhe një kënd për të gatuar. Sipër shtëpisë ishte bahçja, ku këta përsëri kishin pjesën më të vogël. Prona ishte ndarë sipas numrit të personave, ndaj nuk kishte qejfmbetje mes tyre. Unë flija në korridor bashkë me nënë Fatimenë, atë zonjë grua që më tregonte hallet se si e kishte rritur djalin me shumë mundime. Ishte bijë nga derë fisnike, nga Xhyherajt, një nga më të vjetrat e Vlorës, kishte shkuar nuse po në një familje të vjetër fisnike vlonajte, në Bejkosalaj. Saliu dhe Veveja lindën 8 fëmijë, katër djemë dhe katër vajza. Dy fëmijët e parë, djali Beqiri, ose Baçi, që kishte emrin e gjyshit, një fëmijë i mrekullueshëm vdiq kur ishte 5-6 vjeç. Kurse Irena një vajzë ideale, e bukur dhe e zgjuar ishte në vitin e tretë gjimnaz, kur u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 16-17 vjeçe. Bashkë me ta i përjetova dhembshëm këto fatkeqësi të sime motre.
Gjatë qëndrimit aty u njoha me Shaban Xhyherin, që nënë Fatimeja e kishte djalë xhaxhai, po si motër pa vëlla, e quante të tillë dhe ishte shumë e lidhur me të. I kam ndjekur me vëmendje këshillat e tij dhe kam mësuar nga përvoja e pasur e këtij njeriu të rrahur nga jeta, se veç shkollës Tregtare, kishte bërë dhe disa vite burg. Ajo që më pëlqente tek Shabani ishte thjeshtësia e maturia, cilësi që e bënin ta meritonte të quhej qytetar në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kurse ajo që më tërhiqte në personin e tij ishte veshja elegante e me shumë shije, kultura dhe gjuhët e huaja që zotëronte. Ai ishte një artist i vërtetë në shpirt. Për këtë e kishin burgosur pa u çliruar Shqipëria, qysh në tetor të 1944 , se kishte vënë në skenë me studentët dhe studentet e Tregtares, dramën “Vëllavrasja”,e cila në një farë mënyre, dënonte qëndrimin e Partisë Komuniste në Mukje, pasojë e së cilës ishte lufta civile dhe vrasjet pa gjyq.
Vazhdoja shkollën tetëvjeçare Nr-2 ose “Naim Frashëri në lagjen Muradie përballë përmendores kushtuar dëshmorit të parë Teli Ndini. Rritesha dhe duke fituar edukatë qytetare, nisa të ndryshoja mendimin për jetën. Fillova të shoh tej së djeshmes dhe të tashmes. Për këtë ndikoi pikërisht ajo rrugicë e dashur e fëmijërisë që më burrëroi dhe më hapi horizonte për të ecur në rrugë të reja. Tani që ime shoqe, Vivra me rastin e një përvjetori, kërkoi të evidentojë rrjedhën e jetës sime dhe familjes Qataj në librin “Të pathënat e jetës”,më bëri të sjell ndërmend se sa shumë qytetarë të nderuar, madje edhe personalitete ka pasur kjo lagje dhe askush nuk është kujtuar për ta.
Rruga Drashovica e lagjes Partizani kishte shumë familje fisnike dhe qytetare që kishin nxjerë djem dhe vajza që i kanë vënë emër vetes, familjes dhe qytetit. Duke u kërkuar ndjesë për ndonjë harresë, po i kujtoj me radhë…Bejkosala, Sharra, Luzi, Gumbardhi, Agalliu, Xhelili, Bega, Papa, Gjyli, Picari, Bushi, Shënedjella, Gjoka, Mustafaj,Tafili, Dautaj, Deromema, Demiri, Bute, Hoxhaj, Çiraku, Imami, Resuli, Meçaj, Xhaferaj, Muarati,Leonidha e Othoni, Minga, Doko, Osmëni, Angjeli, Deda, Pasho, Kusta, Dine, Shehu,Visha, Haxhiraj, Ferko, Kojani, Doçi, Ndini, Çuçi, Golemi, Guma, Panajoti, Kabashi, (djemtë e Memesë: Fatoshi, Stefani, Syrja), Bisha, Jaçe, Hamzai( Bektashi e djemtë), Salua me 8 djemtë e tij(sot janë biznesmenë) etje

Kjo rrugë nxori mjaftë vlera qytetare në shkencë, kulturë, arsim, mjekësi, sport, madje dhe personalitete kombëtare. 

I kësaj rruge është studiuesi, gjuhëtari që arriti pikën kulminante në vlerat dhe pasurinë letraro- gjuhësore të shqipes, Akademik Shaban Demiraj. Imer Sharra, profesor matematik-fizike, Dekan i fakultetit të shkencave ekzakte në Universitetin e Romës.

 Ekonomisti e pedagog i Universitetit, Vlorë Refit Hoxha, djalë i një prej mësuesve të parë Nuro Hoxha, profesionin e të cilit e morën fëmijët Zaimi dhe Jeta. 

Inxhinieri i përpumnimit të drurit, Sefer Dauti, të cilin e burgosën për agjitacion e propagandë, sepse pas një specializimi në Suedi, solli disa revista dhe fliste për nivelin jetik.

 Inxhinierin e ndërtimit të urave i diplomuar me medalje ari në Romë, Abdyl Sharra, të cilin e akuzuan si agjent amerikan e sabotator. 

Abdylin e varën në Maliq, ku kishte postin e drejtorit të tharjes së kënetës. Devi Sharra i kësaj familjeje, as/inxhinier ndërtimi si projektues dhe zbatues. Abdurraman Meçe matematicieni që meritonte gradë shkencore, por as profesionin nuk e ushtroi. U realizua si pedah gog i Universitetit “I. Qemali nëpas viteve 90. Agron Sharra, jurist dhe Kryetar Qarku në vitet e demokracisë. Poetët e burgut Kujtim Murati dhe Astrit Xhaferi…


Të kësaj rruge janë, futbollistët, Feredun Bejkosala, Babaçe (Musa ) Ferko e i biri, Sadedin Gjoka, vëllezërit:Imer,Cecen e Lekmi Sharra. Si dhe Dhimitër Deda, Jani Papa, Vasillaq Ndini e Rrapo Taho. Në familjen Sharra jetoi e u formua portieri i famshëm Giacomino Pozzelli (italian).Imer Sharra jo vetëm pedogag, por dhe si atlet,ka fituar Medalien e Arit në hedhjen e gjyles, në Olimpiadën botërore në ShBA.

Në këtë rrugë dolën talente kombëtare e ndërkombëatre në pikturë si: Skënder Kamberi (Piktor i Popullit), Petrit Ceno autor i 40 tablove në bregdetin e Vlorës pasi studioi “Këngët e Milosaos”; piktori Agron Dine “Mjeshtër i Madh”; piktori Agim Sulaj i njohur dhe i vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Agim Shënediella disenjator në Qeramikë. Viktor Yzedin Bejkosala piktor disenjator, dhe i riu Arbër Gëzim Bejkosala, piktor.

“Unë do të veçoja një talent të jashtëzaokonshëm në pikturë që ia prenë ëndrrën në mes vetëm se kishte një mbiemër sa fisnik dhe po aq të vjetër vlonjat.

 Kjo ishte lufta e klasave që iu bë të riut 18 vjeçar Armando Sali Bejkosala, i cili nuk e kapi më penelin me dorë. Sa mëkat bëri ai sistem për një talent të rrallë” ( deklaroi Skënder Kamberi- më 11-4-2017). 

Veçse tre djemtë e Sali Bejkosalës, Alfredi, Ziguri dhe Armandi, në vitet e pasnëntëdhjetës, pasi emigruan, e gjetën veten duke ngritur një biznes të fuqishëm në elektroshtëpiake. Kompania e tyre “Aza” është mjaftë e suksesshme.

Në këtë rrugë jetoi e jeton familja e Rakip Cenos që nxori Bilbilin që i binte Gërnetës( klarinetës) me famë tej kufijëve shqiptare, dhe i biri, Hajdari që ishte violinist, në def dhe llahutë ishte Hasimi. Këndonte, kërcente dhe i binte defit kërcinmtarja Hava.

Po këtu jetoi e jeton fizarmoniçisti, klarinetisti e trompisti Selman Taho, që bashkë me Vizhdanin, klarinetisti Dule e Saba; nën drejtimin e tij ishte orkestra popullore dhe e muzikës së lehtë. fizarmoniçisti e muzikanti Pirro Doko( pedagog e drejtues i shkollës së muzikës “Naim Frashëri”. Nuk duhet harruar virtuozi, violinisti popullor Vizhdani (Kekeja) që bashkë me Dulen, ngelën të vetmit instrumentistë në Pallatin e Kulturës-Teatër dhe Estradë. Po kujtoj, se Selman Taho ishte i nipi i virtuzit Rrapo Vajza që i binte fyellit. I biri Selmanit, Rrapua futbollist me emër, kurse djali i vogël Bersanti ka studiuar për violonçel. Ka qenë nxënës i vajzës sime, Ermelindës.

Nga kjo rrugë dolën aktorët e parë të teatrit të Vlorës, Ahmet Bute, Shefqet Resuli, motrat Çiraku. Aktorja e skenës dhe ekranit, Liza Skrame banonte ku zë fill kjo rrugë, tek ish xhamia, aktori Petraq Doko, Banorë të kësaj rruge, ishin instrumentistët Skënder Bute, violinisti Avni Gumbardhi; instrumentisti, kompozitori e drejtues orkestre Nikollaq Papa. Flautistja Mimoza Pelivan Minga, e bija e drejtorit të shkollës së Muzikës “Naim Frashëri”

Rruga “Drashovica” ka pasur disa kërcimtarë: bashkëshortët Musa Deromema e Bebo Golemi, Fitim Haxhiraj( kërcimtar e koreograf). Motrat Sanie e Tefta Çiraku. Qysh në vitet 50, Tefta ishte edhe koreografe bashkë me regjisorin dhe mësuesin e valleve Shefqet Resuli,vajza e të cilit Luiza, ishte violiniste. Mbesa e familjes Visha, këngëtarja Elsa Lila, debuton në Itali e Shqipëri. Në rrugën “Drashovica” lindi e u rrit poeti me përmasa kombëtare, gazetari, veprimtari dhe drejtuesi i Orës Gazmore të qytetit Duro Mustafai. Aty ka jetuar poeti Irfan Bregu (Veliu), poetja e parë e Vlorës Maro Pasha.

Kjo rrugë kishte disa mjekë: kirurg e gjinekolog Dr.Angjeli, kirurg Sali Osmëni, Idriz Dume, neuro psihiatër Engjëll e Drita Isaraj, Xhuma Doçi, laringologun Isuf Hysenbegasi dhe stomatologët Sadedin Gjoka me bashkëshorten dhe ortopedin Zija Saliu, stomatologu i Aviacionit Stefan Kabashi, Dino Jaçe etje.
Po kujtojmë mjeshtrit e zanateve, artizanët e vërtetë, si kovaçë, farkëtarë, marangoz, këpuctarë, mekanik, motorist, mobilierë…

Nderim për: Mjeshtrin e Madh, motoristin Sali Bejkosala,prej të cilit mora elementët e para të zanatit. Tornitori i talentuar Ilirian Haxhiraj. Mekaniku Esat Jaçe; Mekanik dhe shoferi Xhevdet Bejkosala; Servet Gjoka, mekanik. Riparues armësh e i makinave qepëse që nxori nga duart e tij një makinë qepëse, Mjeshtri Qani Dine. Mobilieri, Mjeshtër i rrallë i punimit të drurit, qytetari model Rasim Bejkosala, si dhe inxhinieri i përpunimit të drurit, Sefer Dauti, të cilin e burgosën për agjitacion e propagandë, sepse pas një specializimi në Suedi, solli disa revista dhe fliste për nivelin e lartë jetik.

Këpuctarët Xhezmi Tafili,Vizhdani (Kekeja) dhe samarpunuesi Ymer Guma e Jashari. Kësaj rruge i takonte dyqani i këpucëve speciale me porosi, me këpuctar Selman Imer Bejkosala, që banonte në Tophana. Një nga telegrafistët e parë të Vlorës Dino Bushi, Elektriçisti Zari Sami Luzi.

Bahçevani i spitalit, ku me duart e tij kishte ngritur kopshtin më të bukur të qytetit. Ky ishte i miri xha Rrapo, i cili i donte lulet sikur të ishin qenie frymore.

Aty afër Hanit, ishte punishtja e Rakip Kovaçit ku punonin si kovaç e farkëtar të tre vëllezërit Hamit,Bubush dhe Reshat Osmani, që ishin edhe muzikantë. Reshat Osmani ka qenë këngëtarë dhe kompozitor, i cili bashkë me Meliha Dodën e Kostandin Thanën,që nuk banonin në këtë lagje, por përjetësuan dhe e bënë të pavdekshme këngën qytetare vlonajte. Me nostalgji kujtoj djemtë e kësaj rruge,që ishin dhe shokët e mi të shkollës: 

Lavdi Çiraku,vëllezërit Gëzim e Astrit Picari, Zihni Arapi, Pëllumb Taushani, Flamur Bushi; Kudret Sharra; Xhemal Dauti, Syrja Kabashi, Alaudin e Sabaudin Imami, Izet Bushi, , Sejfulla Doçi,Hiqmet Bejkosala etje. Hiqmetin e pushuan nga arsimi më 1966,i cili nuk e përtballoi dot punën në ullishte dhe u nda nga jeta në moshë të re.

Në këtë rrugë unë mora edukatën qytetare dhe së bashku me ta fillova të shkoja në Shtëpinë i Pionierit, ku mora pjesë në grupin artistik të valleve, në atë të recituesve e teatral, nën drejtimin e Shefqet Resulit, Belina Opingarit dhe Tefta Çirakut. Ata të tre spikatën talentin tim. Pikërisht këto grupe më rritën, më edukuan vullnetin për t’u bërë kërcimtar. 

Kurse më pas fal këtyre dhuntive kryeva kursin e koreografisë në Tiranë pranë Shtëpisë Qëndrore së Krijimtarisë Popullore, për 11 muaj, që ishte më shumë se një vit akademik. Gjithashtu ruaj nderime dhe konsiderata për vajzat e mrekullueshme të kësaj rruge, të cilat janë:Mjaftime Mehdi Çobani, Dashuri Bejkosala, Hyri Musa Sharra, tri vajzat e Hysni Sharrës: Dilaviz,Neli e Ida, Noçe Picari, Xhuma Doçi, Asqerie Bushi, motrat Elvira e Sotirulla Gjyli, vajzat e xha Rrapos e vajzat e Dino Bushit, Po kështu Neri Drrasa që u martua me zooveterinarin Agron Çuçi. Motrat, Drita,Sanie,Tefta e Elvedina Çiraku;Fatbardha Deromema; vajzat e Xhevdet Bejkosalës Raimonda e Liliana;Jeta Nuro Hoxha, Lumturi Hamzaraj që u martua me Refit Hoxhën; Shpresa e Vullnete Bute; Belina Gumbardhi; Maro Pasha e Fiqirete Gavani, Gurie Hoxha, Mbarime Luzi,tri motrat Taushani,etje.. Kjo lagje ka pasur aktiviste të lëvizjes demoktratike Henrieta Bejkosala, Eli Sava e Laureta Bejkosala.

Të gjitha ishin model, ndaj e gjithë rruga “Drashovica” dhe Lagjja e Re ruajnë veneracion për këto vajza që sot janë gjyshet më të mira në botë.

U kërkoj ndjesë atyre që kujtesa nuk m’i ka sjellë ndërmend. Kujtoj me nderim gjithë ata/ ato që janë ndarë nga jeta, por kanë lënë pas një emër dhe kujtohen si shembull virtyti e qytetarie.

 Kjo kujtesë e vonuar imja, flet për një rrugë të Vlorës, ku frymuan e jetuan për vite e vite nën një trysni diktatoriale, gjithsesi punuan, duke dalë mbi veten, mbi varfërinë dhe krijuan personalitete e identitete në fusha të ndryshme, që gjatë gjithë kohës i kanë dhënë tonin Vlorës. 

Për mua ishte kënaqësi që e solla ndërmend të gjallë këtë rrugë, ku bashkë me ju, u formova si njeri.

Shoku dhe miku i juaj i atyre viteve të pakthyeshme të fëmijërisë,
Fitim Haxhiraj

Fjala e Akademik Prof.dr.Eshref Ymerit në ceremoninë e anëtarësimit të V.V.Haxhiraj në ASHASHA me seli në New York.-Vlorë,15 dhjetor, 2018.



Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri, akademik

Urime nga zemra
shkrimtares së shquar të kombit shqiptar,
zonjës Vilhelme Vrana Haxhiraj


Rezultate imazhesh për Vilhelme Vrana Haxhiraj
Në foto:Vilhelme  Haxhiraj


Rezultate imazhesh për fitim vranari


Në foto : Fitim Haxhiraj 



E nderuar zonja Vilhelme,

I nderuar zoti Fitim,


Të nderuar dhe të respektuar të pranishëm, miq dhe të afërm të familjes Haxhiraj.

Më lejoni të shpreh kënaqësinë time të veçantë që ndodhem sot mes jush, me rastin e kësaj dite të shënuar në jetën e Zonjës Vilhelme dhe të familjes së saj, kur ajo ka marrë vlerësimin maksimal nga ana e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve me seli në Njo Jork, e cila, me vendim të Bordit dhe të Senatit, ditët e fundit i ka akorduar asaj titullin e lartë “Akademik”.

Bardhosh Gace - Grafike nga Ndini Bardhi.jpg

Në foto :Bardhosh Gaçe 

Kjo është një ngjarje shumë e gëzueshme për të gjithë ne, sepse ky vlerësim me domethënie të thellë, i është bërë një personaliteti të mirënjohur të kulturës shqiptare, bijës së Vlorës sonë të dashur, të cilën zonja Vilhelme dhe prof.dr. Bardhosh Gaçe e quajnë “streha e perëndive” apo “shtëpia e detit dhe e diellit”.

Sot të gjithë jemi të emocionuar, por emocionet më të fuqishme po i përjeton zonja Vilhelme, sepse, tek kthen kokën prapa, kujton me dhembje në zemër ato kohë të diktaturës, kur babain e saj të shtrenjtë ia patën lidhur padrejtësisht me tela me gjemba, kur familjen e saj, familje me një prejardhje nga njëra prej dyerve fisnike në pellgun e Medheut (sipas dokumenteve italiane), e nxorën nga shtëpia dhe rreth saj vunë një shirit, ku në çdo 10 cm, shkruhej “Pasuri shteti” dhe asaj iu desh që, në një moshë njomëzake, të bridhte shtëpi më shtëpi, duke u ushqyer me bukën e botës, kujton kur e përjashtuan nga universiteti në prag të diplomimit, kur i mohuan të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesisë për mungesë aftësie në zhvillimin e luftës së klasave, të këtij mjeti tragjik për përçarjen ndërshqiptare, dhe kur iu desh të punonte punëtore për më shumë se një çerek shekulli. 

Por zemrën zonjës Vilhelme asokohe ia ka pasë lënduar edhe më shumë mohimi i së drejtës për t’u marrë me krijimtari artistike, të drejtë që e gëzoi vetëm kur erdhi demokracia.

Ju kërkoj ndjesë për këtë shtegtim të shkurtër që bëra në të kaluarën e zonjës Vilhelme. Tani le t’i kthehemi përjetimit të ndjenjave të gëzimit që na kanë kapluar sot bashkërisht.

Me krijimtarinë e vet brilante, shkrimtarja e shquar Vilhelme Vrana Haxhiraj ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të shkëlqyer për pasurimin e letërsisë shqipe me vepra në disa gjini letrare. Shkrimtarët dhe poetët janë heronj të heshtur të çdo kombi, por me njerëzit ata dinë të komunikojnë mjeshtërisht me gjuhën e artit. 

Prandaj edhe zonja Vilhelme, përmes tribunës së artit të saj tëmagjishëm, ka komunikuar dhe vazhdon të komunikojë me lexuesit aq natyrshëm, me aq thjeshtësi intelektuale, saqë u ngjall atyre emocione të fuqishme.

Në skalitjen e botës psikologjike të heronjve të veprave të saj, gjejnë një pasqyrim elegant realitetet shqiptare. Në këndvështrimin tim, zonja Vilhelme ka krijuar në letërsinë shqipe një rrymë të tillë, të cilën mund ta quash “realizëm magjik”.

 Ajo nuk ka rendur pas temave të bujshme plot enigma dhe mite, të cilat kanë si pikësynim të trazojnë shpirtrat e lexuesve kozmopolitë të realiteteve edhe jashtëshqiptare.

 Përkundrazi, si burim frymëzimi për krijimin e veprave të saj, shërben trualli shqiptar, me gëzimet dhe me dëshpërimet e jetës, me uljengritjet e shpirtrave njerëzorë.

Veprat e zonjës Vilhelme bien në sy jo vetëm për mjeshtërinë artistike të rrëfimtarisë, por edhe për përsiatjet e saj mahnitëse të natyrës ëndërrimtare me kahje fisnike, çka dëshmon më së miri se ajo është edhe një mendimtare mendjehollë e botës filozofike shqiptare.

 Në këtë aspekt, veprat e saj përbëjnënjë zbulim të vërtetë, si edhe një këndvështrim të ri për realitetet shqiptare. 

Veçse duhet theksuar se botëkuptimi i saj filozofik është jashtëzakonisht i kapshëm për njeriun e thjeshtë, sepse aftësia e saj është fort joshëse për të zbuluar në thjeshtësinë e njeriut anën madhështore të formimit të tij psikologjik dhe për t’ia përcjellë lexuesit me një optimizëm shembullor.

Me tematikën fort të larmishme që zonja Vilhelme ka lëvruar në veprat e saj, ajo ka krijuar shkollën e vet të rrëfimtarisë artistike, e cila dallohet për morinë e figurave të gjetura artistike, për pasurinë e gjuhës frazeologjike dhe të larmisë së shprehjeve aforistike.
Por ajo që e dallon veçanërisht penën e zonjës Vilhelme, në krahasim me penën e zonjave të tjera të botës së letrave shqipe, është publicistika nacionaliste.

Disa vepra që ajo ka botuar në fushën e publicistikës, janë perla të vërteta, të cilat të mahnisin me objektivitetin e admirueshëm dhe me vërtetësinë e padiskutueshme të fakteve që ajo ka vjelë nga realitetet shqiptare.

Ne, si vend dhe si popull, kemi shumë nevojë për vepra të sferës së publicistikës, të cilat i shërbejnë forcimit të vazhdueshëm të vetëdijes sonë kombëtare, në mënyrë që t’i njohim mirë padrejtësitë që i janë bërë kombit shqiptar, edhe për fajin tonë, si komb, për shkak të përçarjes fatale që na ka karakterizuar që së lashti deri në ditët tona.
Imazh i ngjashëm
Në foto:  Isuf Luzaj

Midis disa veprave publicistike që ka botuar zonja Vilhelme, përshtypje të thellë të bëjnë dy veprat më të fundit, që titullohen “Rrugëtimi filozofik i prof.dr. Isuf Luzajt”, kushtuar figurës emblematike të këtij personaliteti të shquar të kulturës mbarëbotërore, para të cilit përulej me respekt te veçantë presidenti amerikan Ronald Regan, dhe tjetra “Tradhtia e madhe ndaj kombit”, dy vepra këto të nivelit akademik.

Rezultate imazhesh për skender kodra

Në foto : Skender Kodra 


Ne i shprehim mirënjohjen tonë të thellë Bordit dhe Senatit të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, me Kryetar Akademikun prof.dr. Skënder Kodra, e cila, duke marrë parasysh korpusin prej 46 veprash të botuara të zonjës Vilhelme, jetëshkrimin e saj të pasur me shumë vlerësime që i janë bërë krijimtarisë së saj si brenda dhe jashtë vendit, vlerësimin e Presidentit të Republikës me titullin “Mjeshtre e Madhe e Penës”, si edhe figurën e saj, si një intelektuale me dinjitet të lartë kombëtar, e pranoi atë në radhët e anëtarësisë së asaj akademie.

Rezultate imazhesh për flori bruqi

Në foto : Flori Bruqi

Një mirënjohje të veçantë e meriton t’i përcillet akademikut Flori Bruqi, poet, shkrimtar, publicist, analist dhe kritikë i talentuar kosovar, i cili mbulon marrëdhëniet me publikun të akademisë dhe që Bordit dhe Senatit të saj i përcolli jetëshkrimin e zonjës Vilhelme, të shoqëruar me propozimin e vet për t’i akorduar titullin “Akademik”.


Rezultate imazhesh për Albert Habazaj

Në foto : Albert Habazaj

Përgëzoj poetin dhe studiuesin e talentuar Albert Habazaj për poezinë aq të bukur dhe me aq lirizëm emocionues, me titull“Princesha e letrave shqipe në Vlorë”, kushtuar zonjës Vilhelme dhe botuar në disa faqe interneti më 07 dhjetor 2018.

Dëshiroj t’i shpreh nga zemra zonjës Vilhelme përgëzimet e mia më të mira për këtë titull të lartë dhe t’i uroj asaj jetë të gjatë. Të njëjtat përgëzime dëshiroj t’ia përcjell edhe zotit Fitim, artist i lindur dhe skalitës i vargjeve poetike, të cilat i improvizon me një mjeshtëri të rrallë. 

Si një moderator i shkëlqyer dhe i papërtuar i krijimtarisë së zonjës Vilhelme, ai ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut shembullornë përcjelljen e veprave të saj deri te masa e lexuesve.

Ju falnderoj nga zemra për vëmendjen.

Eshref Ymeri

Tiranë, 14 dhjetor 2018

2018-12-20

Dëshmi e nënkolonel amerikan Sherman Miles: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe Mal të Zi, me 1919



Në foto Milliq Kërrsta, një kirmnil famëkeq serb i cili kishte vrarë shumë patriotë shqiptarë që kundërshtonin regjimin serb, sidomos në rajonin e Dukagjinit, gjatë viteve 1919-1935


Në përputhje me udhëzimet tuaja telegrafike, unë kam hetuar, aq sa është e mundur, masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, Nënkolonel Sherman Miles i dërguari i Depertamentit të Shtetëve të Bashkuara.

Këto zona ishte spastruar tërësisht nga shqiptarët dy muaj para se unë të arrija në Mal të Zi, të vetëmet prova të mundshme që kam gjetur ishte ajo e deshmive të refugjatëve shqiptarë pranë Shkodrës dhe deklaratave të zyrtarëve serbo- malazezë.

Masakrat me të medha u kryen nga serbët në qytetët: Pejë, Gjakovë, Podgur, Rugovë, Plavë dhe Guci, Beran, dhe Rozhajë. Më 21 nëntor 1918, sipas të dhënave shqiptare, malazezët në Pejë u përpoqën të çarmatosin një tregtar shqiptar. Shqiptarët kundërshtuan këtë, dhe nga ky moment filluan luftimët. Në Pejë ndodhej edhe një detashment i vogël Kalorësisë Franceze, dhe disa batalione të trupave serbe. Shqiptarët pohojnë se, pas zjarrit të trupave Aleate, malazezët u tërhoqën.

Ndërmjet datës 15 dhe 25 dhjetor 1918 shumë shqiptarë ishin masakruar në rrethinën e Podgurit, ky rajon kishte rreth 50 fshatra shqiptare. Pleq, gra dhe fëmijë u masakruan, 138 shtëpi të djegura dhe rreth 400 shtëpi të plaçkitura. Shqiptarët që shpëtuan ikën në male. Shqiptarët pohojnë se kjo ishte paramenduar dhe mirë organizuar nga serbët.

Image


Personi i vrarë mund të jetë Kadri Reka ose Shaqir Rrustem Kuka? 

I vrarë nga serbët, dhe nuk mjafton me kaq ata e mbajtën të lidhur një javë në një dru , kështu që nëna, gruaja dhe fëmijët e tij duhet të shikonin çdo ditë.


Para 25 dhjetori deri në fillim të marsit, kur masakrat duket se kanë pushuar, disa informata të shqiptarëve ishin të mangeta. Luftimet vazhdueshme dhe masakra kanë ndodhur në Plavë dhe Guci dhe në rrethe të Rugovës, Pejës, Podgurit dhe Rozhajë. Shqiptarët thonë se nga 15 fshatra në rrethin e Rugovës nuk është lënë as edhe një shpirt i gjallë. Tetëqind njerëz u masakruan atje, pa llogaritur burrave të vrarë ndërsa i rezistonin. Në rrethin përreth Rozhajës shumë fshatra u shkatërruan dhe 700 shqiptarë u masakruan pa rezistencë. Në Plavë dhe Guci 333 gra, fëmijë dhe pleq u masakruan.

Në të gjitha këto të dhëna nga autoritetët shqiptarë, ata akuzojn drejtpërdrejtë trupat serbe, si dhe barbaritë në formën e dhunimit të vajzave dhe djegien njerëzve për së gjalli. Pothujse nuk ka mbetur asnjë shqiptarë në rrethet e prekura, që të gjitha janë masakruar ose kanë ikur në male ose në Shkodër. Ata thonë se numrin e shqiptarëve të vrarë që nga nëntori i kaluar arrinë deri në 30 mijë shqiptarë të vrarë.

Sipas të dhënave zyrtare serbo-malazeze që i kam marrë nga një komision, i cili ishte dërguar në rrethin në fjalë për të gjetur se çfarë kishte ndodhur. Ata pohuan se kanë kaluar tre javë në këtë rrethin. Ata u kthyen më 10 maj në Cetinje. Ka qenë një zyrtar malazez nga Tivarit dhe një kolonel serb. Sipas informacioneve të tyre, shqiptarët rezistuan autoritetet serbe, dhe pas luftimeve rreth 100 vetë u vranë. Këto viktima ishin të ndarë në mënyrë të barabartë midis serbo-malazezëve dhe shqiptarëve. 

Me përjashtim të një ose dy grave shqiptare të vrara aksidentalisht gjatë luftimeve në fshatra.

Fakti i çështjes është se çështja u zhvillua në një rajon malor dhe shumë të paarritshëm në mes të nëntorit të vitit 1918 dhe në fillim të marsit 1919. Me përjashtim të një detashmenti të vogël të kalorësisë franceze, i cili ishte i pranishëm në shpërthimin e konfliktit, por e cila duket se është tërhequr shumë shpejt pas asaj cfarë kishte ndodhur, nuk ka huaj për të dëshmuar ngjarjet.

Kapiteni Brodie (Ushtrisë Britanike), ndërsa ishte duke u përpjekur për të hyrë në këto rrethina në muajin Shkurt, u arrestua nga serbët dhe u dërguan me roje në Beograd. Detajet e çështjes dhe madje edhe përgjegjësinë për fillimin e tij ndoshta kurrë nuk do të përcaktohet në mënyrë të paanshme. Por kjo është një fakt i padiskutueshëm se tani ekzistojnë në një numer prej 2000 deri 2500 refugjatë shqiptarë nga Mali i Zi të cilët tani janë afër Shkodrës, dhe pa dyshim shumë më tepër në male.

ImageNë foto Milliq Kërrsta, një kirmnil famëkeq serb i cili kishte vrarë shumë patriotë shqiptarë që kundërshtonin regjimin serb, sidomos në rajonin e Dukagjinit, gjatë viteve 1919-1935.


Amerikanët, britanikët, italianët franceze i kanë parë këta njerëz duke ikur, dhe bien dakord që refugjatët iknin nga represini serbë jashtë vendit të tyre duke marrë me vete vetëm disa rroba. Kjo është groteske dhe pa-kuptim për serbot-malazezët për të thënë se këta shqiptarë, të cilët kishin jetuar gjithmonë në ato troje, braktisën shtëpitë dhe pronat e tyre dhe ikën në thellësi të dimrit pa qenë të detyruar për ta bërë këtë.

Asgjë nuk mund të kanë prodhuar këta refugjat përveç dhunës serbe. As nuk është fare e mundshme që malazezët, pa ndihmë nga serbët, mund të ketë detyruar shqiptarët të shperngulën. Këta (shqiptarë) të fundit janë luftëtarë të shkëlqyer, dhe vetëm mund të ketë qenë dëbuar nga trupat rregullta te organizuara serbe ose Jugo-sllave Personalisht, besoj, (Nënkolonel Sherman Miles), nga ajo çfarë unë kam mundur të gjej në Mal të Zi dhe Shqipëri, se serbët-malazezët kryenë një numër të madh te masakrave mbi shqiptarë në Mal të Zi juglindore, dhe se kjo është bërë me qëllimin e paramenduar të spastrimit etnik të shqiptarëve dhe dëbimin e tyre me qellim pushtimin e tokave të tyre.

Unë nuk besoj se tani është e mundur për të t’i denuar përgjegjësit për masakrat e kryera në këto rrethina, dhe nuk mund të n të përcaktojë në mënyrë të paanshme detajet apo numrat e njerëzve të vrarë. Shifrat më janë dhënë nga Misioni Britanik në Shkodër dhe numri i të vrarve nga serbët është mes 18,000 dhe 25,000 shqiptarë të masakruar, është vetëm një përafrim, siç është pretendimit nga të dhënat shqiptare për 30.000 shqiptarë të vrarë.

Por nuk mund të ketë dyshime se me qindra, në mos mijëra shqiptarë u vranë dhe se shumica, nëse jo të gjithë të tjerët u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Unë besoj se serbo-malazezët qëllimisht shfrytezuan avantazhet për faktin se Fuqitë e Mëdha ishin të zhytura në shumë çeshtjetë mëdha, dhe askush nuk kishte interesuar në ato për momentin, për të konsoliduar dhe mbajtur territorët të dhëna nga Traktati i Bukuresht, dhe për të cilat ata nuk kishin pretendime të vlefshme nacionaliste.

Serët nuk duhet lejuara kurrë për ta bërë këtë; por ata e kanë bërë atë, dhe unë besoj se tani ekziston vetëm një mënyrë për të riparuar pjesërisht gabimin e bërë-të shpërfillin plotësisht Traktatin e Bukureshtit, dhe për të nxjerrë kufij të rinj shqiptarë përgjatë vijave nacionaliste si ata janë të njohura dhe kanë ekzistuar gjatë viteve 1913-1914.

Këtu dhe atje karakteristika gjeografike do të duhet të merren në konsideratë, por asnjë palë nuk duhet të favorizuar në terrenin e asaj, se kush ka bërë me shume apo me pak gjatë Luftës së Parë Botërore. Sllavët e Jugut dhe shqiptarët janë në thelb ndryshëm, dhe madje edhe antagoniste në të gjitha karakteristikat se që është e pamundur të pritet që ata të jetojnë në paqe brenda të njëjtit kufi politik për shumë breza që do të vijnë. Unë dua të jap këtu me shifrat sipas Komitetit Shqiptar në Shkodër, numrin e refugjatëve shqiptarë në Shkodër, në popullsinë e rretheve të përfshira:

Qarku i Rugovës …………………………………….....7000

Plavë-Gucia………………………………………….. 23,000

Rozhaja……………………………………………     18,000

Peja…………………………………………………    20,000

Podguri……………………………………………      15,000

_________________________________________________

Totali…..........................................................................83,000

Në rrethet e mësipërme (me përjashtim të Rugovës, banorët e së cilës janë të gjithë shqiptarë) popullsinë e përbenin 5% e serbë dhe 95% shqiptarë.

Në Prishtinë ka pasur 91.000 shqiptarë dhe 6,000 serbë.

Në Vilajetin e Kosovës 850,000  shqiptar  dhe 90,000 serbë…

Shqiptarët janë të shurdhër ?!

Pak para festave të fundvitit kanë nisur të shtohen kolonat në pikën kufitare në Merdare.

Në Merdare shtohen pritjet për hyrje në Kosovë


Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare me Serbinë është 1 deri 1 orë e gjysmë.

Për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare pritja është pesë deri 10 minuta.

Nëpër pikat tjera kufitare pritjet janë pak minutëshe si për të hyrë në Kosovë, ashtu edhe për të dalë nga Kosova.



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...