2019-03-26

Kanceri i prostates


Ç’është, dhe ku duken simptomat:

Prostata ka formën e dardhës ose të gështenjës dhe gjendet nën fshikëzën e urinës, në pjesën fillestare të rrugës urinare, brenda penisit. Prostata nuk është një organ që formohet më vonë por ai lind së bashku me fëmijët meshkuj. Kanceri i prostatës nuk ka ndonjë simptomë të veçantë të tijin. Në përgjithësi tek të sëmurët meshkuj që janë të moshës mbi 50 vjeç shihet një zmadhim i prostatës. Kështu ata aplikojnë menjëherë tek ne. Simptomat e prostatës janë të tilla: Vështirësi në urinim, pritje për të urinuar, hollim i urinës dhe urinim me ndërprerje.

Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates

Çfarë bëjmë ne për të sëmurin që ka ardhur me ankesën e zmadhimit të prostatës?:

Ndërsa i bëjmë vlerësimin ankesave për rritjen e prostatës, që të mos neglizhojmë mundësitë e kancerit i bëjmë atij analizën e PSA-së dhe i bëjmë vizitë manuale të anusit. Që të kryhet vizita e prostatës, e vetmja rrugë është kontrolli manual i prostatës nga anusi prej urologut.

Kurse analiza e PSA-së është një analizë që mund të bëhet nëpër laboratorët përkatës por duhet që pacienti të jetë me stomakun e zbrazët.
Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates

Analiza PSA kontrolli manual dhe konstatimi i kancerit:

Dyshimi për kancer tek pacienti lind kur analizat e PSA-së në gjak dalin mbi 2.5 (pra jo siç dihej më parë, 4) ose kur bëhet kontrolli manual tek prostata dhe vërehet një forcim i tij ose kur të dy simptomat dallohen njëkohësisht. Ndërsa mundësitë e përcaktimit të kancerit nga analizat e PSA-së në gjak janë 25 %, konstatimi manual nëpërmjet të dallimit të forcimit të prostatës është 50%. Në 18 % të pacientëve, të cilëve si rezultat i vërejtjes së forcimit së prostatës u bëhet biopsia dhe përcaktohet kanceri, analizat e gjakut PSA u dalin normale, prandaj merr një rendësi të madhe eksperienca e urologut që bën vizitën manuale. Në rast se analizat e PSA–së në gjak dalin të larta ose tek pacienti dallohet forcim i prostatës ose tek pacienti ekzistojnë të dy simptomat atëherë e vetmja rrugë që ndiqet për të konstatuar kancerin është Biopsia e Prostatës.

Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates

Pra konstatimi i kancerit të prostatës bëhet nëpërmjet të biopsisë së Prostatës.

Ç’është Biopsia e Prostatës, gjendja përpara dhe pas saj:

Ky është procesi i marrjes së pjesëve nga vende të përshtatshme të prostatës të shoqëruar me ekografi që kryhet në anus pas nxjerrjes së një harte të prostatës. Në urologji kësaj i themi TRUS (Ekografia Transrektale (e zorrës së trashë)). Në rast se pacientët përdorin ilaçe për hollimin e gjakut si për shembull Coraspin, Plavix ose Aspirinë, atëherë 8-10 ditë përpara se t’u bëhet biopsia ata duhet ta ndërpresin përdorimin e tyre. Ne jemi një ekip që kemi bërë me qindra biopsi të prostatës. Sipas metodës tonë, duke filluar 1 ditë përpara biopsisë të sëmurit për 3 ditë me radhë i jepet antibiotik. Në këtë proces pacientët hyjnë me stomakun e zbrazët dhe një natë përpara biopsisë dhe ditën që do ti bëhet biopsia, atyre iu bëhet një klizmë e thjeshtë. Procesi i biopsisë vazhdon 10-15 minuta dhe pacientët nuk ndjejnë aspak dhimbje. Për të bërë biopsinë nuk ka nevojë për anestezi, mjafton që brenda prostatës të aplikohet narkozë në mënyrë që pacienti të mos ndjejë dhimbje.
Përqindja e infeksioneve që mund të lindin pas biopsisë së prostatës pavarësisht nga masat e marra, është rreth 2%. Sipas përmasës së infeksionit, pacienti duhet ndjekur në spital. Në rast se pas biopsisë tek pacienti vërehen shenja të tilla si: ethe, të dridhura, temperaturë apo mos urinim atëherë duhet lajmëruar menjëherë urologu. Pas biopsisë për disa javë tek pacienti mund të vërehen pika gjaku në urinë, ose në sperma që mund të vazhdojë 6-7 javë, ose fill pas biopsisë nga anusi mund të dalë gjak.
Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates
A duhet përsëritur biopsia e prostatës?

Ngandonjëherë pavarësisht se nga biopsia e parë nuk është konstatuar kancer, tek pacientët në kontrollet e mëtejshme mund të vërehet se vlera PSA vazhdon të rritet ose gjatë kontrollit manual mund të vërehet një forcim i dyshimtë. Gjithashtu në rast se tek të afërmit e gradës së parë si; babai apo vëllai ka pasur kancer në prostata, ose në raportin e parë patologjik të biopsisë del se nuk ka kancer, por është përdorur konstatimi se ka ASAP, atëherë biopsia duhet përsëritur. Gjatë biopsisë së dytë merren 20 deri 24 pjesë, proces ky që në urologji quhet ‘Saturation’ dhe që ka kuptimin ‘Biopsi e ngopjes’. me anë të biopsisë së dytë përqindja e konstatimit të kancerit që nuk është dalluar gjatë biopsisë së parë është 25 %. Biopsia e dytë duhet bërë 3-6 muaj pas biopsisë së parë dhe duke qenë se merren shumë pjesëza, duhet bërë patjetër anestezi e përgjithshme.
Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates
A duhet bërë një biopsi tjetër pas biopsisë së dytë?

Një biopsi e tillë është e panevojshme.

Vetëm se, në rast se rritja e PSA-së vazhdon dhe i sëmuri ka vështirësi në urinim atëherë duhet bërë operacioni endoskopik (me kamera) i prostatës, pra TUR P. Kjo procedurë, do ta shpëtojë të sëmurin nga dhimbjet gjatë urinimit dhe do të mundësojë konstatimin megjithëse të rrallë të kancerit të prostatës në pjesët e brendshme të tij.

Cilat janë shkaqet e rritjes së PSA-së pavarësisht kancerit?
Infeksionet e rrugëve urinare, ndërhyrjet e bëra duke u futur nëpërmjet të penisit tek fshikëza e urinës (endoskopia, thyerja e gurëve, ose vendosja e sondës), ose biopsia e prostatës dhe ngandonjëherë, ekzistenca e prostatës voluminoz pa pasur arsye konkrete, janë shkaktare të rritjes së PSA-së në gjak. Përdorimi i disa ilaçeve e zvogëlojnë nën vlerën e vërtetë të PSA-së në gjak. P.sh. ilaçi “Avodart” që ne e përdorim për prostatën e zmadhuar ose “Propecia”, ilaçi që përdoret për evitimin e rënies së flokëve, janë ilaçe që po të përdoren për një farë kohe atëherë ato e zvogëlojnë PSA-në në gjak.

Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates

Çfarë duhet ditur në rast se pas biopsisë vërehet kanceri:

Kanceri i prostatës i cili del si përfundim i raportit patologjik pas biopsisë njihet me emrin “Adenokancer”.

Siç vërehet edhe në shembullin e raportit të mëposhtëm, aty jepen të dhëna se: nga sa shembuj të marrë prej të sëmurit janë vërejtur shenja kanceri, jepen dimensionet në milimetra si dhe përqindjet dhe sjelljet e tij biologjike, pra të dhëna mbi agresivitetin e tij. Me të rëndësishmit prej këtyre rezultateve janë parametrat që njihen me emrin “Gleason Sum “(Shuma Gleason). Shpesh tek ky parametër varet edhe tipi i mjekimit që do t’i aplikohet të sëmuri. Sa më afër dhjetës të dalë mbledhja e dy numrave, aq më agresiv është edhe kanceri. Në përgjithësi kur shuma është shtatë ose mbi të, kjo do të thotë se kanceri është tepër i rrezikshëm.

Rezultate imazhesh për karcinoma e prostates

P.sh. në raport mund të ndeshemi me rezultate të tilla si 3+3:6 ; 4+3:7 ose 4+5 :9

Shifra e parë e shkruar ka një rëndësi të veçantë, p.sh. tipi i kancerit që del nga rezultati 4+3:7, është më agresiv dhe më i rrezikshëm se tipi i kancerit 3+4:7.(F.B)

Kanceri i penisit, gjithnjë e më i shpeshtë!


Nëse vëreni çfarëdo ndryshimi në penisin tuaj, posaçërisht në pjesën e kokës, mos humbni asnjë çast! Nuk duhet të keni turp, shkoni menjëherë te mjeku specialist.

Nëse vëreni ndryshime, patjetër të bëni kontroll te mjeku!

Për shkak se kanceri i penisit është sëmundje relativisht e rrallë, seksologët, urologët, dermato-venerologët dhe mjekët e tjerë shpesh nuk arrijnë të diagnostikojnë me kohë, por njëherë dyshojnë se pacienti i tyre është infektuar me ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Rezultate imazhesh për kanceri i penisit

Mirëpo, në tri deceniet e fundit, numri i meshkujve me kancer në penis drastikisht është shtuar. Siç tregojnë hulumtimet, tani në botë janë 30 për qind më shumë e meshkujve me këtë sëmundje sesa para dhjetë vjetësh.

Meqenëse është fakt që te popullata myslimane dhe ajo hebraike kjo sëmundje është shumë më e rrallë, mjekët konsiderojnë që mos bërja synet paraqet faktorin kryesor të shfaqjes së tumoreve.

Ky lloj kanceri deri tani ka qenë goxha i rrallë, por edhe kur e vërejnë ndryshimin, meshkujt turpërohen që me kohë të kërkojnë ndihmë. Mirëpo kështu vetëm sa e përkeqësojnë gjendjen.

Është shumë me rëndësi që të reagohet që në simptomat e para dhe sa më shpejt të shkohet te mjeku.

Rezultate imazhesh për kanceri i penisit


Simptomat kryesore të kancerit të penisit

– Puçrra apo lunga në penis të cilat assesi nuk shërohen
– Gjakrrjedhja
– Sukrepi i kuq nën lëkurë
– Gunga ngjyrë të murrme në formë pllake
– Tajitje me erë të pakëndshme
– Ndryshime të paqarta të ngjyrës së lëkurës së penisit
– Nyjat e ënjtura limfatike në pjesën e gilcave

Rezultate imazhesh për kanceri i penisit


Nëse keni cilëndo qoftë prej këtyre simptomave, patjetër vizitohuni te urologu! Mbase është fjala për diçka beninje, gjë që do të kalojë vetvetiu.

Megjithatë, jemi të sigurt që nuk dëshironi të rrezikoni tenektominë (operacionin me të cilin pjesërisht ose në tërësi hiqet penisi) dhe të mbeteni pa të gjitha ato kënaqësi të bukura të cilat moshatari juaj çdo ditë i praktikon.

Kanceri i qafës së mitrës/ Mjekja: Si ta kapni në kohë dhe kush rrezikohet më shumë




 Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet ngadalë, duke bërë që faza para-kancer të zgjatë 10-20 vjet, duke dhënë mundësi të mjaftueshme për t’u zbuluar në kohë. Por pavarësisht kësaj, në vendin tonë problem mbetet diagnostikimi në fazë të avancuar i sëmundjes, duke ulur shanset për trajtim”.

Rezultate imazhesh për kanceri i mitres


 Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?


Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme, por për fat të keq, pavarësisht kësaj, mbetet shkaku i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në shumë vende të botës. Ai është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë, veçanërisht në vendet në zhvillim. Por nga ana tjetër, duke qenë se është një nga të paktët kancer që zakonisht zhvillohet ngadalë, pra faza parakancer zgjat shumë vite përpara se të kthehet në kancer, rreth 10-20 vjet, kjo jep mundësi të mjaftueshme për zbulim dhe trajtim.

Rezultate imazhesh për kanceri i mitres


Çfarë të dhënash kemi për këtë sëmundje ?

Shqipëria ka një incidencë të moderuar të kancerit të qafës së mitrës, me rreth 100 raste të reja çdo vit. Por, më tepër se gjysma e rasteve diagnostikohen në stade të avancuara, kur trajtimi është më pak efektiv, por edhe shumë i shtrenjtë, dhe gati 1/3 përfundojnë në vdekje. Kontrolli për kancerin e qafës së mitrës konsiderohet prioritet, por ende një pjesë e grave paraqiten në faza shumë të vonshme kur është vështirë të trajtohen. Prandaj, në paketën e rishikuar të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor janë përfshirë edhe shërbimet për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të traktit riprodhues, përfshi ato për kancerin e qafës së mitrës. Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka miratuar udhërrëfyesit dhe protokollet për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor. Gjithashtu, ka filluar pilotimi i një kontrolli në dy zona periferike.

Rezultate imazhesh për kanceri i mitres

Nga se shkaktohet kanceri i qafës së mitrës?

Shkaktari kryesor i gjendjes parakanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë lloje të virusit HPV (Human Papiloma Virus), infeksionit më të zakonshëm viral i traktit riprodhues. HPV transmetohet seksualisht, por seksi penetrues nuk është gjithmonë i nevojshëm për transmetim, kontakti gjenital lëkurë me lëkurë është një mënyrë e njohur transmetimi. Shumica e grave dhe burrave seksualisht aktivë do të jenë të infektuar në një pikë gjatë jetës së tyre me HPV, disa edhe në mënyrë të përsëritur. HPV mund edhe të mbetet e fshehur me vite pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje, por personat që e mbartin mbeten infektues për partnerët e tyre seksualë. Te shumica e grave dhe burrave që infektohen me HPV, këto infeksione eliminohen vetë pa asnjë ndërhyrje brenda pak muajve mbas infektimit, dhe rreth 90% e tyre brenda 2 vjetëve. Por edhe pse shumica e infeksioneve HPV kalojnë vetë, një pakicë e tyre, kryesisht llojet 16 e 18 të HPV, të njohura edhe si lloje me rrezik të lartë, vazhdojnë të qëndrojnë dhe të përparojnë në dëmtime parakanceroze dhe më vonë në kancer të qafës së mitrës te gratë. HPV mund të shkaktojë kancerin e anusit, vulvës, vaginës dhe penisit, edhe pse këto lloje kanceri janë më pak të shpeshta se kanceri i qafës së mitrës, si dhe lythat gjenitalë.
lumturi merkuri

Rezultate imazhesh për kanceri i mitres

Të gjitha gratë mund të preken nga kjo sëmundje?

Çdo grua mund të jetë në rrezik për kancer të qafës së mitrës, por një femër është më e rrezikuar për t’u prekur nëse: ka filluar herët marrëdhënien e parë seksuale, ka partnerë seksualë të shumtë, ka partnerë të cilët kanë apo kanë pasur shumë partnere seksuale, ka apo ka pasur një infeksion seksualisht të transmetueshëm, përdor në mënyrë abuzive duhanin, ka imunitet të ulët (p.sh. individë të infektuar me HIV janë në rrezik më të lartë për t’u infektuar me HPV, dhe mund të infektohen nga lloje të ndryshme të HPV).

Rezultate imazhesh për kanceri i mitres

Çfarë shenjash ka kanceri i qafës së mitrës?

Shumica e infeksioneve nga HPV nuk shkaktojnë shenja dhe kalojnë në mënyrë spontane. Infeksionet me llojet 16 dhe 18 që zgjatin, mund të çojnë në lezione parakanceroze dhe nëse nuk trajtohen, përparojnë në kancerin e qafës së mitrës. Ky përparim zakonisht merr shumë vite, 10-20 vite dhe simptomat e kancerit të qafës së mitrës kanë tendencë të shfaqen vetëm atëherë kur kanceri ka arritur një stad të avancuar. Shenjat mund të përfshijnë: gjakderdhje jo të rregullt midis cikleve menstruale, ose gjakderdhje jonormale vaginale pas marrëdhënieve seksuale, dhimbje mesi apo në fund të barkut, lodhje, humbje peshe dhe oreksi, parehati vaginale ose sekrecione vaginale jonormale, dhimbje gjatë kontaktit seksual. Në faza të avancuara shfaqen edhe simptoma të tjera më të rënda.

Rezultate imazhesh për kanceri i mitres


Si mund ta parandalojmë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sërë veprimesh për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Veprimet e rekomanduara përfshijnë që nga komponentët e edukimit të komunitetit, mobilizimit social, vaksinimin, depistimin, trajtimin dhe deri tek kujdesi paliativ. Pothuajse çdo rast me kancer të qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet kontrollit/depistimit dhe vaksinimit. Tashmë është e provuar se programet e depistimit të kancerit të qafës së mitrës mund të parandalojnë deri në 80% të rasteve, dhe së bashku me vaksinën mund të reduktojnë ndjeshëm nivelet e këtij kanceri. Ndërhyrje të tjera parandaluese të rekomanduara si për djemtë e për vajzat janë: edukimi lidhur me praktikat e sigurta seksuale dhe fillimi me vonesë i aktivitetit seksual; promovimi i prezervativëve gjatë aktivitetit seksual; paralajmërimet për përdorimin e duhanit (që është faktor rreziku për kancerin e qafës së mitrës) dhe rrethprerja mashkullore (syneti). Edukimi shëndetësor siguron që gratë, familjet e tyre dhe komuniteti në përgjithësi të kuptojnë se kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm.

Rezultate imazhesh për kanceri i mitres

Çfarë është vaksina kundër HPV-së?

Aktualisht në dispozicion janë dy lloje vaksinash, që sigurojnë një mbrojtje të lartë kryesisht kundër dy llojeve të HPV, 16 e 18, të njohura për shkaktimin e të paktën 70-80% të kancerit të qafës së mitrës. Studimet tregojnë se të dyja vaksinat janë të sigurta dhe shumë efektive në parandalimin e infeksionit me HPV 16 dhe 18, nëse aplikohen para ekspozimit me HPV. Prandaj preferohet që ato të aplikohen para aktivitetit të parë seksual. OBSH-ja rekomandon vaksinimin për vajzat e moshës 9- 13 vjeç, mbasi kjo është masa më kosto-efektive e shëndetit publik kundër kancerit të qafës së mitrës. Disa vende kanë filluar të vaksinojnë djemtë si masë parandaluese e kancerit gjenital, duke qenë se një nga dy vaksinat parandalon edhe lythat gjenitale në meshkuj dhe femra. Vaksinimi kundër HPV redukton në masë të konsiderueshme rrezikun për kancer të qafës së mitrës. Por, nëse infeksioni me HPV ka ndodhur, vaksina nuk mund të trajtojë infeksionin apo të luftojë kancerin. Vaksinimi kundër HPV nuk zëvendëson kontrollin për kancerin e qafës së mitrës. Prandaj, edhe gratë të cilat janë vaksinuar, duhet të vazhdojnë të kryejnë rregullisht kontrolle për kancerin e qafës së mitrës.

Kur duhet të fillojë kontrolli për kancerin e qafës së mitrës?
Kontrolli për kancerin e qafës së mitrës është testimi për të kapur fazat parakanceroze dhe kancerin te gratë, të cilat akoma nuk kanë simptoma dhe mund të ndihen të shëndetshme. Kur depistimi zbulon fazat parakanceroze, këto mund të trajtohen lehtë dhe zhvillimi i kancerit shmanget. Gjithashtu, depistimi mund të zbulojë kancerin në fazën e hershme, kur trajtimi ka një mundësi të lartë për shërim. Kontrolli i kancerit të qafës se mitrës përgjithësisht rekomandohet për çdo grua nga mosha 30 vjeç, por kjo mund të shtrihet edhe në moshat e reja, nëse ka prova të një risku të lartë. OBSH rekomandon depistimin për çdo grua seksualisht aktive nga mosha 30 deri në 49 vjeç, të paktën një herë në jetë dhe në mënyrë ideale më shpesh, i cili do të reduktojë vdekjet nga kanceri i qafës së mitrës. Aktualisht janë në dispozicion disa lloje testesh depistuese: Pap testi, kontrolli viziv me acid acetik/VIA, testimi për HPV me rrezik të lartë, si dhe kolposkopia.

Rezultate imazhesh për pap testi

Çfarë është Pap testi?

Pap testi është një test tradicional depistues, i cili përdoret për të gjetur qelizat jonormale në qafën e mitrës që në fazat e hershme parakanceroze. Pap testi është një test i shpejtë, i thjeshtë, jo i dhimbshëm, zgjat vetëm pak minuta, por mund të shpëtojë jetën e një femre. Fatmirësisht, koha e gjatë nga momenti i shfaqjes së qelizave jonormale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit, i jep mundësinë një femre ta kapë në kohë atë nëse kontrollohet rregullisht. Pap testi kryhet ambulatorisht nga një personel shëndetësor i trajnuar. Rreth 2 ditë para kryerjes së Pap testit duhen shmangur dushet vaginale, supostet vaginale, kremrat spermicid, sprajti deodorant vaginal, si dhe shmangia e marrëdhënieve seksuale, mbasi të gjitha këto ndikojnë në rezultatin e Pap testit. Kryerja e Pap testit duhet bërë jo në periudhën menstruale, por disa ditë larg menstruacioneve. Për gratë që rezultojnë negativ gjatë Pap testit, intervali për ridepistim duhet të jetë pas 3-5 vitesh. Pas një depistimi të dytë me rezultate negative, dhe për gratë në moshë më të madhe, intervali i depistimit mund të jetë më i gjatë se 5 vjet. Nëse rezultati i Pap testit del jonormal, do të thotë që disa qeliza jonormale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze. Nëse Pap testi tregon një dyshim apo gjendje jonormale, mjeku kërkon të përsëritet testi mbas 6 muajsh apo kërkon të kryhen ekzaminime të tjera shtesë.

Rezultate imazhesh për pap testi


Po testimi për HPV çfarë është?

Testimi për HPV është metodë testimi që bazohet në zbulimin e ADN-së së llojeve të HPV-së me rrezik të lartë në mostrat vaginale ose të qafës së mitrës. Testimi për HPV rekomandohet për çdo grua duke filluar nga mosha 30 vjeç. Por, edhe pse kanceri i qafës së mitrës është i rrallë para moshës 30 vjeç, depistimi mund të bëhet edhe te gratë më të reja se 30 vjeç nëse vihet re rrezik i lartë.

Rezultate imazhesh për operacioni i kancerit te mitres

Si trajtohet kanceri i qafës së mitrës?

Depistimi në vetvete nuk ka asnjë vlerë parandaluese, nëse nuk lidhet me trajtimin e rasteve parakanceroze të qafës së mitrës. Nëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët, është më i lehtë për t’u trajtuar, mbijetesa rritet dhe cilësia e jetës së gruas është më e mirë. Në disa raste, pjesët jonormale duhen hequr që të mos përparojnë në kancer të qafës së mitrës. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë dhe jo gjithmonë kërkon shtrim në spital. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të pasur fëmijë në të ardhmen. Gratë që janë trajtuar për parakancer të qafës së mitrës duhet të ndiqen dhe trajtohen pas 12 muajsh. Nëse më pas shenjat e kancerit të qafës së mitrës janë të pranishme, mundësitë e trajtimit përfshijnë kirurgjinë, radioterapinë dhe kimioterapinë.(F.B)

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...