2019-04-02

…ATHANAS GEGAJ I TRISHIANI ME ARBERINE DHE KASTRIOTIN QE NALT UA NGRITI ZANIN…!


Nje studim i anashkaluar mbi Arberine dhe heroin e saj, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, te cilin nuk arriti ta infektoje myku i historiografise politike shqiptare…Me studime meshtarake, doktor shkencash dhe kryeredaktor i gazetes “Dielli” ne Amerike dhe nje mik besnik i Fan Nolit,Gegaj jep origjinne e familjes se Kastriotit nga Kastri, qytet ilir te Vigut te Mirdites. Edhe Abat Prend Doci ne nje poe zit e shkruar ne Athine ne vitin 1884 e quan dhergj Kastriotin “Gjergj Kastri”

Rezultate imazhesh për zef pergega


ZEF PERGEGA


Ne qarqet shkencore dhe diplomatike te botes se lire, teza e doktoratures, Athanas Gegajt, e botuar ne nje liber, kushtuar Gjergj Kastriotit dhe atdheut te vet Arberise “L’Albanie et l’ invasion turque au XV-te” eshte nje punim i dizertacionit, shume i njohur ne boten e lire dhe katerat e saj, te cilin Gegaj e mbrojti ne katedren e historise se Universitetin e Louvainit ne Belgjike, botuar ne gjuhen frenge ne Paris ne vitin 1937. Ne simpoziumin shkencor qe u zhvillua ne Detroit ne janar te 2018, kur ne referatin tim ia permenda emrin e Athanasit, studiusit ne syte e mi rrudhen supet, edhe per faktin se nuk ia kishin idene se Kastriotet rezultojne ne Kanada qe nga fundi i shek. 16-te.
Letrari dhe fetari, historiani, perkthyesi, muzikanti, kritiku dhe burre shtatasi shqiptar, Fan Noli nga Amerika, i cili ka shkruar per Skenderbeun,e cileson studimin e Gegajt si vepra me e mire ne dore te lexuesit per Heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.Gegaj thote nder te tjera se vepra e Barletit merret si vepra me e mire kushtuar Skenderbeut, e cila ka mjaft pershkrime letrare dhe glorifikime. Sipas shkrimtarit malesor Fran Camaj, Gegaj nuk i mistifikon as ngjarjet as personazhet historike.Ai duket se ka pelqyer me se shumti vepren e Anonymus d’ Antivarit, si vepra me e hershme kushtuar heroit tone kombetar. Gegaj shprehet: ….Vepra e Antonim d’ Antivarit (Tivarasit) na jep te dhena te cmuara dhe te sakta per pjesen me te madhe te ngjarjeve, pa e zmadhuar rendesine, larg apologjise se Skenderbeut, shpesh ajo kritikon qendrimin e tij dhe nuk fsheh veshtiresite e mbrendeshme te vendit, duke zbuluarintrigat dhe komplotet e princave te tij…Kronika e Tivarasit na ka sherbyer si nje burim me vlere!”
Athanas Gegaj (Luce Gegaj) e donte pa mase historine e kombit te tij dhe lirine. Duke predikuar ne meshen e shenjte ne Kishen e Madhe te Shkodres iu uroi mirese ardhjen Italise nese kishte ardh si mike, por ne te njejten fraze e mallkon nese ajo ka ardhur si pushtuese. Gegaj i mbeti besnik premtimit qe i kishte dhene Fishtes se pergjithmone do ta leshonte meshtarine, nese nuk do te ndermerej ndonje veprim per lirimin e tij nga arrestimi. Pas lirimit nuk kthehet ne Shqiperi, as ne Trieshin e tij te lindjes , por vazhdon rrugeve te botes. Ne fillim ne Spanje si sekretar i familjes mbreterorete Zogut, me vone ne Boston, ku Noli e emeroi sekretati pergjithshem i Shoqate “Vatra” dhe kryeredaktoi I gazetes se saj “Dielli” per disa virte. Vdekja e Nolit me 1965 dhe largimi iGegajt si lisi me dy dege njeri toske dhe tjetri gege, i dha nje goditje “Vatres” qe kurre nuk e pati me shkelqimin e tyre.
Per te realizuar vepren e tij Gegaj eshte mbeshtetur ne 38 vepra historike me 52 autor te huaj, ne mesin e te cileve edhe tre meshtare katolik nga Shkodra. Sic e pohon vete Gegaj, ai u perpoq sukseshem per te hedhur drite, ne karrieren ushtarake te Skenderbeut, qe me ardhjen e tij ne Kruje deri ne betejen me Ballaban Pashen, duke hedhur drite per te verteten e duke e nxjerre ate nga legjendat qe e kane rrethuar, aty ku e kane futur ne fakt shume autor.

…mendimet e Gegajt per disa autore vendas dhe te huaj te kohes dhe pertej kohes!
-Mese njehere gjate historise se saj Arberia ka ndjere kundragoditjen e levizjeve qe kane tronditur popujt e Europes Jugore. Vecanerisht ne Shek. 15-te, ajo qe viktime e pushtimeve te medha turke. Qendresa heroike e Skenderbeut per 25 vkite ka rendesi, jo vetem per kombin shqiptar, por edhe per Europen, e kercenuar nga rreziku otoman, qe kerkonte islamizimin e Europes dhe turqizimin e kombeve. Gegaj shkruan se pjesa me e madhe e historianeve mbeshteten tek Barleti, por keta kroniste e kane shtremberuar haptazi te vertetten, dramatizuar ngjarjet duke e idealizuar Skenderbeun. Per tu ruajtur nga keta ekzagjerime te ketyre kronisteve dhe per te gjykuar drejt pohimet, shpesh kondradiktore te historianeve te kohes, kemi bere kerkime ne burimet arkivore, pjesa me e madhe te tyre jane te botuara. Shume kohe para Barletit, Antonio d’ Antivari (Tivarasi), kishte hartuar latinisht, sipas te dhenave te te vellait, officer iGardes se Skenderbeut, “Rrefenjen e trimerive te heroit shqiptar” Kjo kronike u perdor nga italiani Biemi ne librin e tij “Historia di Giogio Castriota Skenderbeg” 1742. Ky autor kishte ne dore vetem nje kopje te keqe te Tivarasit qe i mungonin dy flete ne fillim e ne fund. Biemi eshte i vetmi qe i eshte referuar Tivarasit. Biemi jep titullin ne fund te vepres se Tivarasit “Historia Scanderbegi edita per quondam Albanesem, Venetus impressa, anno Domini 1480…!” Ky autori i referohet Barletit vetem per te plotesuar boshlleqet lendore te burimit te tij, duke bere kujdes te nxjerre ne pah mangesite e tij. Tek Biemi ruhet vepra e Tivarasit, klerik nga Tivari. Sipas Gegajt, Tivarasi ka bere nje pune te shquar per epoken, na jep te dhena te cmuara dhe te sakta per pjesen me te madhe te ngjarjeve, pa e zmadhuar rendesine, duke na dhuruar nje histori ne beteje, pa i fshehur veshtiresite e brendeshme te Arberise dhe zakonet e banoreve te saj dhe se zbulon mangesite mjaft te medha te politikes se jashtme te Skenderbeut.
Botimi i Barletit, prift nga Shkodra ishte iri kur Skenderbeu nderroi jete. Ai u la ne dore shqiptareve dy vera qe larteson trimerite e bashkevendasve te tij. Njera ne vitin 1504 me 72 flete, kurse e dyta “Historia de vita at gestis Scanderbegi Epirotarum” Venecia 1506-08 me nje sukses te papritur, duke u botuar ne te gjitha gjuhet e Europes dhe qe nga botimi i saj deri ne ditet e sotme ka frymezuar pjesen me te madhe te historianeve. Per Barletin, Skenderbeu eshte nje hero kombetar qe duhet krahasuar me Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, por detyra e historianit eshte te ringjalle episode e ne kete kontekst Barleti i zmadhon fitoret e heroit dhe fsheh me kujdes ate qe mund ta zbehte shkeqimin e lavdise se tij. Megjithate te gjitha tregimet e Barletit nuk jane te sajuara
Kronisti i trete eshte Gjon Muzaka, shok armesh i Skenderbeut. Ne vitin 1510 hartoi nje kronike mbi familjen e tij dhe ngjarjet me te rendesihme te kohes. Muzaka kur flet per Skenderbeun ka kopjuar kroniken e Barletit.-Njegjeneologji e trilluar e familjes se tij, e ka quajtur Andre Engjellori ose Flave Comenese. Ai jep nje histori mitologjike mbi historine e Stemave te Engjelloreve, qe nese ua heqim keto pjese, kotesia e te cilave e ka verbuar haptas autorin mund te themi se kronika e tij ne pergjithesi paraqet nje dokument te cmuar te historise se Arberise se shek 15-te. Muzaka nuk i kushton vend te madh Skenderbeut. Ai nuk e simpatizonte ate. Ne kroniken e tij e jep Skenderbeun ashtu si Barleti, qendrimin e tij ne oborrin e sulltanit, fushaten kundra hungarezeve, kthimin ne Arberi, vendosjen ne Kruje, kthimin ne fene katolike, perpjekjet per formimin e Lidhjes se Lezhes. Te dy autoret gati sa nuk gabojne kur vendosin daten e vdekjes se Skenderbeut. Keshtu Muzaka e riprodhon kujtimin, sic e ruan Shqiperia per heroin e saj, te ngulitur thelle ne popull si frymezim i kengeve epike.
Josse De Chistelle, udhetari qe e viztoi Arberine 13 vjet mbas vdekjes se Skendeberut ne kroniken e tij ka shkruar: “Gjergj Kastrioti, heroi Skanderbeg qe nje i krishtere i devotshem qe luftoi turkun me aq trimeri. Ai maskaroi shume turq duke lene te gjalle gjysmen, e cila jeton akoma. Pas vdekje se Skenderbeut, vendi humbi, perjashtim bene disa qytete te fortifikuara qe sot jane akoma te krishtere!”
Burimet tuke nuk pranojne asnje fitore te Skenderbeut, por tregon mbi shume ekspedita luftarake turke ne Arberi. Keshtu sipas Sead Eddin 1652, i cili permen roberine e Skenderbeut ne oborrin e Sulltanit, duke e hedhur poshte tezen e arratisjes se tij.Ai shkruan se Skenderbeu u vendos ne pronat e tij nga Sulltan Murati i dyte. Autori Gegaj vazhdon edhe me burime te dyta te shkruara mbas vdekjes se Skenderbeut ne Lezhe me 1468 ne neper vite e shtete te ndryshme.
….shkencerisht, realisht dhe logjikisht, Gegaj kate drejte per origjinen e Katriotit
Se pari historiografia shqiptare plake vazhdon te jete pjelle e sistemit te kaluar. Shqiptari duke qene mendje ngrehur ne qyte te pushkes, bije te shtegtimit dhe pas qerres se politikes e konsideron karriken e pushtetarit, jo vetem te atij ekzekutiv por edhe te atij shkencor si mendje e ndritur edhe pse gjithmone aty jane ulur bythepiset. Po sjelle fotokopjen e poezise te Abatit te Mirdites Prend Doci

Faksimile origjinale e poezise se Primo Docit, publikuar ne “Mirdita Histori dhe aktualitet”
Prap kthen shqipja e rreth i vjen djelmenise
Prine shpresa e trimat ora gjith i shkruen
Keta do ti kpusin hekurat sot robnise
O Shqipe ate zemer qe ti peshtove e duem
Nji trim asht ba per te, nji Gjergj Kastria
Nji Pirrro i ri nje gjenc (Genc) e ka me ta fal Shqypnine!
Athine me 3-4 qershor1884 Primo Doci
Po japim gjithashtu, argumentin shkencor e histirok te klerikut katolik, intelektualit, botuesit, analistit malesor Athanas Gegaj:
-Origjina e Kastrioteve dhe rinia e Skenderbeut ka bere qe te derdhet shume boje dhe ka ngjallur shume diskutime te ashpra dhe te shumta. Si per te gjithe njerezit e medhenj, legjenda kapet tek origjina, faktet dhe trimeria e heroit shqiptar. Zbulimi i burimeve te shumta arkivore dhe studimi i thelle i kronisteve te epokes na lejojne sot t’u japim ketyre problemeve zgjidhje me te paaneshme dhe me te ngjashme me historine. Ne nuk do te vonohemi ketu te diskutojme hipotezen e origjines sllave te Kastrioteve. Sipas mendimit tone ajo nuk mbeshtetet mbi asnje baze historike. Kastriotet ishin nga nje rrace e paster shqiptare dhe per kete ne kemi deshmine e qarte te vete Gjergjit Skenderbeut ne letren e shkruar me 31 tetor 1460 dhe e botuar nga Markusev, fq 149-150. Muzaka pranon origjinen e huja te disa familjeve arberore, por nuk e thote nje gje te tille per Kastriotet. Emri i tyre e vjeter eshte “Mazrreku” dhe i panjohur nga kronistet e kohes. Me pas ai u zevendesue me mbiemrin “Kastrioti” Familja Mazrreku e quajtur me vone Katrioti nuk kate beje me familjen Mazarachi apo Mserri, dhespote te Artes. Familja e Kastriotit mbiemrin e pare e ka marre nga fshati Mazrreku, i vendosur ne krahinen e Hasit, ku kjo familje kishte nje pjese te pronave te saj.
Mbemri “Kastrioti” qe i ka mbetur dhe qe ka mbijetuar ne histori, lidhet padyshim me shume me lokalitetin e Kastrit ne Mirdite qe ndodhet mes fshatrave te Dibres, Munelles, Kashnjetit e Vigut.( Kur permendet “Diber” ketu fjala eshte per fshatrat e Bajrakut te Dibrrit ne Malesine e Lezhes qe eshte ne kufi me Vigun e Miridtes, ku eshte kalaja e Kastrit me themele ilire, ne te cilen u strehua Mons. Dr. Zef Oroshi, i djekur nga forcat e sigurimit, kapelan i pare i kishes katolike shqiptare ne Amerike, i cili e pohon nga studimet e tij se origjina e Skenderbeut eshte nga ky qytet dhe se mbiemri i tij mban emrin e kalase. Oroshi njihet edhe si perkthyesi me i mire iBibles edhe se Kristoforidhi sipas Prof. Zef Valentinit. Kete deshmi e kam degjuar ne nje kasete interviste vete nga goja e Zef Oroshit, sh.a)
Gegaj vazhdon argumentin se ka shume mundesi qe Kastriotet te kene lidhur martesa me familjen e Engjelloreve ose Angellusve. Dihet se ne fillim Gjonin e zevendesoi Engjelli, guvernator i Shqiperise, qe ishte martuar me kunaten e Gjon Paleologut, perandor i Biznatit. Nga ana tjeter familja e Engjelloreve zoteronte nje teritor te gjere ne veri dhe ne qender te vendit. Eshte e vertete qe disa pjestare te familjes se tij ishin ishin kushurinj te Kastrioteve. Ne kete kohe Katriotet zoteronin nje pjese te madhe te vendit, sidomosne verilindje te Shkodres e Lezhes deri ne Prizren. Ne perendim shtriheshin tokat e Dukagjineve, ku perfshiheshin tokat e Zadrimes dhe Fandit (Mirdite). Mendojme se aristokracia e Skenderbeut shpjegon lidhjen e tij me Engjelloret, ngritja e te cileve mbetet per ne nje mister. Por dime se Pal Engjeli, kryepeshkop i Durresit ishte mik i ngushte i Skenderbeut. Familja e Skenderbeut kishte lidhje martesore me shume zoter te vendit, ndersa vete ai u martua me vajzen e Aranitit, krushk me Komnenet. Ne kohen e Balshajve, pronat e Katrioteve dhe Dukagjinasve u shpronesuan. Pas rrezimit te Balshajve Kastrioteti shtrine pronat ne verilindje te Shkodres, zune pjese te Mirdites, duke lene ne perendim Zadrimen e dukagjinasve dhe zbresin ne jug ne vazhdim te lumit Drini iZi deri ne Mat ose Ematia, duke marre pronat e tyre te meparshme. Ne vitin 1389 Gjergj Katrioti, gjyshi i Skenderbeut, mori pjese ne betejen e Kosoves dhe kerkoi ti sulmonte turqit naten. Qyteti i Krujes nuk bente pjese ne pronat e tij, pra qyteti i famshem ku do te vendosej Gjergj Kastrioti pas arratisjes nga Turqia nuk bente pjese ne trashegimine e familjes se tij. Ne te vertete ai u takonte Topiajve. Ne vitin 1402 aty vendoset Konstadin Balsha, djali i Gjergjit tepare qe ishte martuar me Elena Topine. Pas tij u vendos konti Nikita deri ne vitin 1415.Ne kete vit Kruja pushtohet nga Turqit dhe qeveriset nga Hamurat Beu dhe ne vitin 1432 nga Ali Beu. Gjon Katrioti e pushtoi ate per nje fare periudhe, nderkohe qe ai kishte keshtjellen e fuqishme te Petreles….!”
Duke iu permbajtur realitetit te kohes dihet se ne Lezhe sudonte Pal Dukagjini dhe ne Zadrime Lek Zakaria, ne lindje eshte qyteti dhe kalaja ilire Kastri nje qender shume e zhvilluar tregtare, ku kalonin kavanet e mallrave te ndryshme per ne pjeset e ndryshme te vendit. Ketu kemi te bejme vertete me tri mbreteri principatash te kohes se Mesjetes, shume te fuqishme, po te kemi parasysh fushat pjellore mes lumit Drin, Buna e Mat dhe se ne bregdetin mbidis Krujes dhe Lezhes ka qene kriporja me e madhe e Ballkanit,ajo ne grykederdhjen e lumit Ishem, te cilen e kam vizituar me anije peshkimi gjithe teritorin e saj dhe te Kepit te Rodonit, ku eshte kisha katolike dhe kalaja ku pushonte Skenderbeu me familje. Kriporja e Ishmit ruhej nga nje zoterues nga Shkodra me 400 kalores. Si mund te vinte nje njeri nga malesite e Dibres dhe ta pushtonte kete kripore me vlera te medha fitimi?! Si mund te behej nje familje e vetme e pasur ne ato djerrina ku ha pula gur?! Gjon Katritoti ishte miku me besnik i Venedikut dhe me isinqerti.Si shperblim Republika e Venecias, senati i saj i jep titullin “Qytetar nderi”me 11 janar 1410.Dihet se Gjon Katrioti e mori ne zoterim kete kripore dhe ruajti tregtine e leverdishme me Venedikun e vendet per rreth. Kjo kripore ishte “frigoriferi”i mesjetes per vendin tone dhe fqinjet, ku me kripen e saj ruheshin sidomos mishi e djathi, te regjunat per dimer. Kjo e beri familjen e Katriotit me te pasur dhe me te fuqishme ne Arberi, me te cilen nuk mund te perballej njeri.
Eshte e habitshme dhe e papranueshme per historiografine shqitare, e cila nuk e kam pare dhe as degjuar ti referohet studimit te eruditit malesor Athanas Gegaj, studim ibotuar ne nje liber me titull “Arberia dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu’” perkthyer nga Gjergj Gashi dhe pergatirur per botim nga Fran Camaj e Nikolle Berishaj, Tuz 2003. Se shejti sipas disate dhenave ky studim do te botohet edhe ne gjuhen kroate
Lenja mbas dore e studimeve te diaspores shqiptare, e cila eshte pese fishi me e madhe se ajo qe jeton ne Shqiperi e ne Kosove, nje vlere brilante e kombit shqiptar dhe sepromovimi i qellimshem i studimeve islamofobe po e demton rende uren e treshegimise tone, duke i shpall qeverisejet shqiptare tradhetaren me te madhe te kombit tone. Babai kombit eshte Gjergj Kastrioti dhe asnje tjeter. Kot mundohen njerezit e shitur ne pusht-tet! Bekim te qofte shpirti dhe pena Athanas Gegaj! Amin!
Autori eshte themelues i Institutit te Kultures Shqiptaro-Amerikane 2002, ka botuar 25 libra historiko-letrar e poetik ne Amerike dhe ka bere nje studim mbi Katriotet ne Kanada.
Detroit, me 31 mars 2019

2019-03-27

VDEKJA E ISMET AVDI QORRAJ( 21.01.1968-28.03.1989 ) NA BËRI MË TË FORTË (XHEVDET QORRAJ), RRËFIM NGA VËLLAI I DËSHMORIT )



Testament i pavdekësisë


Kushtuar deshmorit Ismet Qorraj



Katër shkronja çdo shqiptar,

NĂ« AND skalitur  me kujdes.

L-I-R-I bëlbëzon foshnja,

Që në bark të nënës përmendur.

Ismet Qorraj mori librin,

Sytë e ndezura si diell,

Ku dhimbja grushtin përgjak,

Me flamurin ngjyrë zjarri,

Gdhabëroi skenën e jetës,

Si triumf krenarie.

Pavarësia,

Përhapte ngjyrë shenjtërimi,

NĂ« dejet e Ismet  trimit,

Në flakën e urrejtjes,

Mes plumbash si furtunë.

Ismet Qorraj pishtari nga Deçani,

Si luanë në fushbetejë,

Kundër armikut gjakatarë,

Armëngjeshur të rinjtë janë,

Saliu, Agimi e Muja fuqi baroti,

Në logun e betejës si orteqe loti triumfi,

Serbo-malazezi më dysh qiellin ndau,


Brishtësinë djemve ua rrëmbeu,

ËndrrĂ«n nĂ« mes ua ndĂ«rpreu,

Bedenat e gurta të dritës,

Errësuan rininë e djelmoshave.

Por ato si mburojë morën idealin,

Stafetë brezash e bënë,

Qiejt e shqiptarisë dhanë bekimin,

Shi petalesh tek pllaka e varrit,

Ku harresa nuk mund ti vrasë.

PĂ«r Ismetin u flas njĂ«zet e njĂ«  trĂ«ndafilĂ«ve,

T’a thonĂ« Ă«ndrrĂ«n e tij tĂ« bukur,

Zambakët të ruajnë amanetin,

Rapsodët të thurin këngë si ninullë,

Drurët të gjethërojnë pranverën,

Tulipanët të gjallërojnë jetë.

Dëshmorë si ty Ismet Qorraj,

Toka nuk mund ti tretë.

Si një medaljon shqiptarie,

Testament i pavdekësisë do të mbesë.



Farida Ramadani (Zmijani)

****


Rezultate imazhesh për poezi per ismet qorraj


30 VJET PA TY ISMET QORRAJ( 21.01.1968-28.03.1989 )

….Deri nĂ« ora 11.30 tĂ« datĂ«s 28 mar 1989 Ismeti ishte duke punuar nĂ« depo....

Disa minuta mĂ« vonĂ« Ismeti me shumĂ« shokĂ« ju bashkuan demostruesve afĂ«r komunĂ«s tonĂ« (Deçan)…Ai vazhdimisht i gjuante policinĂ« mĂ« gurĂ« e gjĂ«sende tjera...

Policia ishte nĂ« fillim e pĂ«rzierĂ« :shqiptar dhe serbo-malazezĂ«…PolicĂ«t fillimisht tentonin ti shpĂ«rndanin me gas lotĂ«sjellĂ«s demostruesit .

Ata (Policia e Deçanit) deri nĂ« njĂ« kohĂ« atĂ« nuk kanĂ« pĂ«rdorur armĂ«t,pĂ«rpos bombave lotĂ«sjellĂ«se...…

Turma shtohej nĂ« vazhdimĂ«si (mbi 10.000 demostrues tĂ« moshave dhe strukturave tĂ« ndrushme)…

NĂ« ndĂ«rkohĂ« nga Peja ,nĂ« drejtim tĂ« Deçanit ,erdhĂ«n njĂ«sitĂ« e blinduara ( NjĂ«sitĂ« Speciale tĂ« PolicisĂ« Federale Jugosllave )me shpejtĂ«si pa paralajmrim kanĂ« filluar tĂ« gjujnĂ« nĂ« drejtim tĂ« demostruesve afĂ«r depos sĂ« ish “GĂ«rmisĂ«”nĂ« Deçan ...

Rreth 200 metra larg ndĂ«rtesĂ«s sĂ« “GĂ«rmisĂ«”(nĂ« drejtim tĂ« fshatit Carrabreg),njĂ« plumb dum-dum( nĂ« shpinĂ«) e e plandosi Ismetin .Nga krahĂ«rori i tij i shpuar rridhte lumĂ« gjaku.




Xhevdet Qorraj, vëllai i dëshmorit Ismet Qorraj, thotë:
"Ismet Qorraj  vdiç nĂ« Spitalin e GjakovĂ«s  nga plumbat dum-dum tĂ«  NjĂ«sive Specialcave tĂ« MPB-sĂ«  Federale  Jugosllave ,  me 28 mars 1989 .


I plagosur Ismeti mĂ« tha :”Xhevdet, vĂ«lla jam plagosur …MbamĂ«”,ishin fjalĂ«t e tij tĂ« fundit .…E kapa pĂ«r krihĂ«sh dhe e tĂ«rhjeka zvarrĂ« pĂ«rafĂ«rsisht rreth 100 metra nĂ« drejtim tĂ« oborrit tĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« profesor   DinĂ« Ahmetit.


****

Në ndërkohë erdhi dhe vëllau i yni Muhameti, si dhe bashkëfshatari - Agron Gjonajt.

Ismetit ,nën stres ,gazë lotësjellës,ia dhamë ndihmën e parë...Ishim në panik për gjakderdhjen e madhe të tij nga krahërori.

 Pas njĂ« kohe tĂ« shkurtĂ«r kishte dĂ«gjuar vĂ«llai i ynĂ« i madh Xuni ,se Ismeti Ă«shtĂ« plagosur rĂ«ndĂ«...

Na 3 vëllzërit , me Ismetin e plagosur muarëm një automobil dhe u nisëm drejt Gjakovës. u nisëm për Spital të Gjakovës...

*****

Aty tek Ura e Binakëve (Carrabreg i Ultë) na ndaluan Njësitë e Policisë Speciale të ish YU ....

Na maltertuan dhe ofenduan bukur shumĂ«... 

Xuni më zhdërvjellësinë e tij prej vozitësi nuk i përfilli rregullat dhe urdhërat e specialcëve serbo-malazezë , por më një shpejtësi të madhe pa pritur përgjegjën e tyre , u nis për Spitalin e Gjakovës.



Imazh i ngjashëm

Foto: Ismet Qorraj , 8 ditë para se të vritej nga plumbat dum-dum të armikut (20 mars 1989)


Mbas 10 minutave kemi arrijtë në Spital .Koridoret gumëzhinin nga të plagosurit që kishin ardhur nga Komuna e Deçanit dhe ajo e Rahovecit....

Mjekët na thanë :Do e operojmë,por gjasat janë shumë të vogla që të kemi suksësë!.....

E Ismeti nuk e priti operacionin...Ai ndërroi jetë ,pa bërë asë uf...,thotë Xhevdeti...

Babai ,nëna , me 5 motra dhe 4 vëllëzër nuk lëshuam asnjë zë ishim të mpirë...Ishte sugari ynë...më trimi.

E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.


****

....Tërë Kosova ishte në kryeshënosh...në mesin e tyre ishte edhe komandanti Hamzë Shaban Jashari nga Prekazi i Drenicës ,e mija burra,gra e vasha të reja nga tërë Kosova...

*****



Ismeti nuk ishte vetĂ«m , pĂ«rkrah tij ishin edhe shoket e idealit qĂ« ranĂ« nĂ« altarin e lirisĂ« , Salih HadĂ«rgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim  Miftar Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe MujĂ« Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mazniku i Deçanit.

Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtërgon në damart e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë.

Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë:

Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës.

Mitrovicë:

Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt.

Besianë:

Mehmet Ejupi nga Sekiraça e BesianĂ«s dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, pĂ«r tĂ« cilin Serbia u mundua t’i fajsojĂ« demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorĂ«n e vet vrastare.
Prizren: Xhemshit Badallaj,Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badaj qe vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit.

Malishevë:

Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës.

Gjilan:

Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit …

AtĂ« ditĂ« kur nĂ« KosovĂ« po lahej gjaku me auto topa nĂ«pĂ«r sheshe dhe rrugĂ« tĂ« KosovĂ«s dhe po hapĂ«n varre gjithĂ« andej KosovĂ«s pĂ«r t’i varrosur martirĂ«t e lirisĂ«, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakĂ«rron gotat nĂ« shenjĂ« fitoreje qĂ« varrosi KushtetutĂ«n e KosovĂ«s, por jo edhe gjatĂ« mĂ« shumĂ« se dhjetĂ« vite ,sepse Lufta jonĂ« Çlirimtare e UÇK-sĂ« pĂ«rgjithmonĂ« largoi shputat karpatjane nga toka jonĂ« shqiptare...

***




ISMET (AVDI) QORRAJ (1968-1989),lindi nĂ« fshatin Carrabreg tĂ« ulĂ«t tĂ« Deçanit me 21.01.1968 nĂ« njĂ« familje tĂ« varfĂ«r, por me traditĂ« atdhetare. 

Pasi mbaroi shkollen fillore dhe të mesme në Deçan, Ismeti i vazhdoi studimet në shkollen e Lartë Pedagogjike në Gjakovë në degen Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Kontakti i përhershem me popullin dhe dashuria për të lexuar vepra nga letërsia kombëtare kultivuan të Ismeti urrjetjen ndaj diktatrures ushtarako-policore.

Ketë urrejtje e kishte trashëguar edhe nga prindërit. Babai Avdiu mezi i kishte shpetuar masakrës në Tivar me 1945, ndërkaq kishtë mesuar se çetnikët e Savë Batarës kishin masakruar me 1912 tëre fshatin Carrabreg, duke i vare tre veta, nder ta edhe Ose Qorrajn, sepse kishin bërë rezistencë për të mos e ndar kombin e as fenë.

Edhe nga kujtimet e nënës Zade, bijë e familjës se Xhemë Sadrisë nga fshati Malaj i Rugovës, kishtë mesuar se çëtniket e kishin masakruar fshatin dhe tëre familen e Xhemë Sadrisë.

Të gjitha këto ngjarje tragjike të lidhura me tragjedinë që e kishte pllakosur Kosovën nga viti 1981, e ketëj tanimë e kishin bindur Ismetin se, pa liri nuk ka kuptim as jeta.

Marsi i vitit 1989 ishte shpĂ«rthim i revoltĂ«s si njĂ« vullkan i zjarrtĂ« i cili e kishte burimin nĂ« 700-800-900 metra thellĂ«si tĂ« minierĂ«s se Trepçës ku minatoret vetĂ«m njĂ« muaj mĂ« parĂ« bĂ«nĂ« grevĂ«n e urisĂ« pĂ«r tĂ«tĂ« ditĂ« me radhĂ« dhe ishin tĂ« gatshem tĂ« sakrifikohen pĂ«r ta bindur botĂ«n se Kosova Ă«shtĂ« e robĂ«ruar dhe roberinĂ« s’do ta durojĂ« me.

Me 28 Mars 1989 Serbia po festonte ditĂ«n e aprovimit tĂ« KushtĂ«tutĂ«s ushtarako- policore me tĂ« cilĂ«n edhe de jure suprimohej çdo element i AutonomisĂ« sĂ« KosovĂ«s, kurse tĂ«rĂ« Kosova ishtĂ« bĂ«rĂ« barrikadĂ« nĂ« pĂ«rleshje fyta-fyt me xhelatĂ«t serbo-çetnikĂ«, pĂ«r t’ju treguar atyre qĂ« endrrĂ«n pĂ«r PĂ«randorinĂ« e Car Dushanit e kanĂ« tĂ« kotĂ«.

Për katër orë rresht populli i gozhdoi aradhat e policise deri sa atyre nuk u erdhen përforcime të reja për të hapur zjarr mbi popullin e armatosur vetëm me gur.

Plumbai e armikut e goditën Ismetin për vdekje, por ai nuk kthehej prapa.

FjalĂ«t e tij tĂ« fundit drejtuar shokĂ«ve ishin: “PĂ«rpara shokĂ«, se shqiptari nuk tĂ«rhiqĂ«t pĂ«rpara plumbave tĂ« armikut! Ja vdekje - Ja Liri! ”.

Në ora 15 e 30 minuta Ismeti i mbyll sytë përgjithmonë.

"Rrugët e Deçanit u lanë me gjakun e martirëve të lirise: Agim Kukleci, Salih Hadërgjonaj, Mujë Mehmetaj dhe Ismet Qorraj.

Në varrimin e Ismet Qorrajt, në ndarjen e fundit nga martiri i lirisë, populli u betua me besa-besë, se gjaku i martirëve do të shpaguhet ditën e çlirimit të Kosovës e cila është në prag.

Babai Avdiu, nĂ«nĂ« Zadja me tĂ« nĂ«ntĂ« fĂ«mijĂ« ( 4 djemtĂ« dhe 5 vajzat), bashkĂ« me popullin e mbanin vetĂ«n krenar qĂ« Ismetin ia falĂ«n KosovĂ«s", shkruan   mes tjerash studiuesit  Prof.Dr.Begzat Baliu dhe Prof.Bajram Kurti, nĂ« librin  ”Gjaku i lirisĂ«”,PrishtinĂ«, 1994).


***

PĂ«rgatiti: Flori BRUQI
      
MARS I PËRFLAKUR
Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj



Librin e pĂ«rgatitur nga Flori Bruqi "Marsi i pĂ«rflakur"  mund ta shkarkoni falas nĂ« sektorin


 Kjo Antologji poetike kushtuar dĂ«shmorit tĂ« atdheut
 Ismet A.  Qorraj pĂ«rfshin gjithĂ« poezitĂ« qĂ« u paraqiten nĂ« konkursin e organizuar me kĂ«tĂ« qĂ«llim nga  Floripres – 
Prishtinë, në pranverë 2015.

Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë",
 e poetit Gentian Banaj. Vendin e dytĂ« e mori poezia
 "Balada pĂ«r zogjtĂ« e valsit diellor", e poetit SkĂ«nder Zogaj.

Vendin e tretĂ« e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin 
Dardan", e poetit Engjëll Koliqi.

PoezitĂ« botohen sipas alfabetit, pĂ«rjashto tre poezitĂ« 
fituese qe çelin librin.

Ky libĂ«r botohet nĂ« nderim tĂ« dĂ«shmorit dhe nĂ« shenjĂ« 
falenderimi për pjesëmarrësit në konkurs.
           
   "FLORIPRESS" PRISHTINË



Gentjan BANAJ

PRANVERË

Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë
Gjaku i Kosovës vërshon ndër dej
Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë
Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej
Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan
I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë
Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit
Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap
Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi
E shpërthen bimëza të vogla loti
Pranverë e përgjunjur në tokë t`Deçanit
Me sytë drejt qiellit i luten zotit
S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet
Me hapin prej dreri dhe prushin në sy
Shtatëqind vjet do vajtojnë tash kullat
Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi
Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët
Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë
Lojë e tyre në kundërmim lirie
Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë



Skënder ZOGAJ

BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR

Imja është piktura me sytë e përlotur
Edhe qielli ngjyrë ulliri sipër Deçanit
Plot zogj gjoks shpërthekuar,
Të zjarrtë dhe kryengritës
Si meteorë vezullues plot avaz
Që shpirtin e vet e bëjnë kurban
Se nuk e durojnë jetën në kafaz.
Zogj drite me flatra trëndafili
Përhapës magjik të valsit diellor
Ndër shtatë palë toke e qielli
me dashurinë hyjnore për Liri
Kundër ujqve të mallkuar e dinak
Gjithmonë të etur për gjak...
Në këngë është trimëria e zogjve
Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar
Si n’atĂ« ag pranvere kur zaret u hodhĂ«n
Dhe n’pikturĂ« u shprushĂ«n lulĂ«kuqet
QĂ« kurrĂ« mĂ« t’mos kishte strehĂ« pĂ«r korba
As për këlyshë të zinj bushtre
QĂ« i ulĂ«rijnĂ« HĂ«nĂ«s…
Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe
Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik -
Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin
Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...


Engjëll KOLIQI

KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN

Duke dëgjuar kushtrimin
Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve
Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina
Nga Bajram Curri e Idriz Seferi
Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani
Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni
O i dashuri ynë
Ismet Avdi Qorraj
Ti djaloshi i Dardanisë
Ishe i Madh
Dhe nuk e duroje më gjakatarin
Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona
Jo
Kur e pe
Se shkjau u tërbua
Ti Ismet i dashur
U ngrite në këmbë
Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane
Në Deçanin heroik
Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin
Ratë nën plumbat bum-bum
Të shkijeve fashisto-komunistë
Jetën tokësore e mbyllët
O dëshmorët e kombit tonë
Por nuk keni vdekur
Jo
Dhjetë vite mbas
Nënëlokja Kosovë
U çlirua nga kriminelët serbianë
Amaneti juaj shkoi në vend
Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie
Ne kemi qarë shumë
PĂ«r ju
Sot krenarë
Kremtojmë
E këndojmë
Me mburrje
Që ju patëm të tillë
Lavdi ju këndojmë
N’altarin dardan
Sot e përgjithmonë

Poezi nga libri "Marsi i pĂ«rflakur"  


           

Carrabreg i UlĂ«t : 27 mars 2019                         Flori Bruqi

2019-03-26

Urinimi i shpeshtë mund të jetë simptomë e sëmundjes së rrezikshme





Nevoja e shpeshtë e urinimit gjatë natës mund të jetë shenjë që në trup po zhvillohet sëmundje e rrezikshme!

Urinimi gjatë natës mund të jetë absolutisht i parrezikshëm, mirëpo nëse kjo nevojë ju shfaqet më shpesh se zakonisht, kjo mund të jetë shenjë që në trup zhvillohet sëmundje e rrezikshme.


Hulumtimet tregojnë që urinimi i shpeshtë gjatë natës mund të jetë simptomë për kancer të prostatës.

Kjo sëmundje avancon ngadalë dhe shpesh nuk tregon simptoma derisa tumori të mos rritet aq sa të rrezikojë funksionimin normal të traktit të urinimit.


Hulumtimet e deritashme theksojnĂ« qĂ« simptomat e kĂ«tilla nuk bĂ«n t’i injoroni:

– nevoja e shpeshtĂ« pĂ«r tĂ« urinuar, posaçërisht gjatĂ« natĂ«s, ose nuk mundeni tĂ« duroni qĂ« tĂ« mos shkoni nĂ« tualet,

– vĂ«shtirĂ«sitĂ« nĂ« fillimin e procesit tĂ« urinimit, mundime gjatĂ« urinimit dhe pĂ«rsĂ«ritja e shpeshtĂ« e ndjenjĂ«s qĂ« nuk e keni zbrazur plotĂ«sisht fshikĂ«zĂ«n.


Gjithashtu, nga simptomat mund të shfaqet dhembja e eshtrave dhe dhembja e shpinës, ndërkaq ekspertët shëndetësorë këshillojnë që sa më parë të kërkoni ndihmën e mjekut, nëse i ndieni këto simptoma.

PesĂ« simptomat mĂ« pak tĂ« njohura tĂ« kancerit qĂ« duhet t’i dini




Kanceri është sëmundja ku qelizat në pjesë të caktuara të trupit rriten dhe riprodhohen në mënyrë të pakontrolluar.

Për momentin nuk ka ndonjë ilaç që e shëron këtë sëmundje, prandaj diagnostikimi i hershëm ndihmon në rritjen e shanseve për të mbijetuar.

Shenjat e caktuara, si gjëndrat, janë simptoma më të njohura se disa tjera.

Prandaj, duke marrë parasysh se ka disa simptoma që ende nuk dihen mirë, më poshtë jua sjellim ato.

Kolli i vazhdueshëm

Kolli është i zakonshëm, por ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se nëse kolli nuk largohet ose keqësohet, kjo është shenjë se duhet ta vizitoni doktorin.

Humbja e pashpjegueshme e peshës

Ndryshimet e vogla të peshës përgjatë kohës konsiderohen si normale, por, nëse vëreni se keni rënë dukshëm në peshë dhe nuk keni ndryshuar dietën, atëherë njoftojeni doktorin.


Fryrja e vazhdueshme e barkut

Fryrja e barkut Ă«shtĂ« e zakonshme dhe vjen e shkon, e posaçërisht te femrat ose pasi t’i keni ngrĂ«nĂ« disa ushqime tĂ« caktuara.

Megjithatë, nëse keni fryrje të vazhdueshme, mirë është të kontrolloheni.

Problemet me frymëmarrje

Nëse jeni duke mbetur shumë shpesh pa frymë, gjithsesi njoftojeni doktorin.

Problemet me urinim

Problemet me urinim përfshijnë nevojën për të urinuar menjëherë ose më shpesh. Gjithashtu problemet e tilla përfshijnë edhe paaftësinë për të urinuar ose keni dhimbje kur e bëni këtë.

Tumor markerët dhe rëndësia e tyre te sëmundjet kancerogjene





Tumor markerët janë substanca që prodhohen nga indi tumoral gjegjësisht nga qelizat kancerogjene apo edhe nga vetë organizmi si përgjigje ndaj këtyre qelizave.



Tumor markerët mund të jenë proteina, antigjene apo edhe hormone që gjenden në gjak, urinë dhe lëngje tjera trupore e që rritja e tyre mbi vlerat normale të bënë të dyshosh për praninë e një neoplazie.



Pamje e proteinave dhe antigjeneve


Rëndësia diagnostike e tumor markerëve

Rëndësia diagnostike e tumor markerëve qëndron në: diagnostifikmin e sëmundjeve kancerogjene, monitorimin e trajtimit dhe përcjelljen e pacientëve pas trajtimit. Po ashtu disa nga tumor markerët mund të shërbejnë edhe si screening teste për popullatën apo vendet që kanë prevalencë të rritur për të zhvilluar karcinomë.

Rritja e tumor markerëve shpeshherë është pasojë edhe e disa sëmundjeve inflamatore dhe beninje kështu që gjatë diagnostikimit të sëmundjeve kancerogjene-neoplazive të ndryshme, rritja e tumor markerëve duhet të merret parasysh vetëm nëse përputhet me gjendjen klinike, ekzaminimet radiologjike (CT, RM etj.) dhe patologjike-biopsinë. Pra, tumor markerët si analizë e vetme nuk mjaftojnë në diagnostikimin e sëmundjeve kancerogjene.

Përdorimi apo kërkimi i markerëve tumoral ka rëndësi shumë të madhe gjatë dhe pas trajtimit të sëmundjes kancerogjene. Nëse trajtimi qoftë kirurgjik, rrezatues apo kimioterapeutik është i suksesshëm dhe shoqërohet me regredim të indit tumoral, atëherë edhe vlerat e tumor markerëve fillojnë të ulen. Nëse përkundër trajtimit vlerat e tumor markerëve vazhdojnë të rriten atëherë, kjo na bënë të kuptojmë që kemi të bëjmë me një tumor agresiv dhe përkundër trajtimit kemi progredim të sëmundjes. Ndërsa pas trajtimit të suksesshëm të sëmundjes kancerogjene, rëndësia e tumor markerëvë qëndron në përcjelljen e recidivave, gjegjësisht rikthimit te sëmundjes. Pas trajtimit të suksesshëm të sëmundjes kancerogjene varësisht sipas rekomandimit të mjekut tumor markerët duhet përsëritur pas 3, 4 apo 6 muajsh.

Me anë të matjes së tumor markerëvë bëhet jo vetëm përcjellja e karcinomës fillestare, por mund të zbulohen edhe metastazat e mundshme në organe tjera.
Vlerat e tumor markerëve në përgjithësi korelojnë me stadin e sëmundjes duke na ndihmuar kështu në prognozën e pacientit.

Llojet e tumor markerëve

Tumor markeri i parĂ« i njohur ka qenĂ« proteina Bence-Jones prania e sĂ« cilĂ«s ndihmonte diagnostikimin e mielomĂ«s multiple. MirĂ«po, pĂ«rcjellja dhe monitorimi i pacientĂ«ve me karcinomĂ« ka filluar qĂ« nga viti 1965 me zbulimin e AFP e mĂ« pas tĂ« CEA. NdĂ«rsa deri mĂ« tani janĂ« zbuluar me dhjetĂ«ra tumor markerĂ« qĂ« ndihmojnĂ« nĂ« diagnostikimin dhe monitorimin e pacientĂ«ve me karcinomĂ«, siç janĂ«: alfa-fetoproteina – AFP, antigjeni karcinoembrional CEA, antigjeni ovarial Ca125, antigjeni specifik i prostatĂ«s PSA, etj.

Diagram i tumor markerëve


Alfa-fetoproteina (AFP)

AFP është glikoproteinë. Gjatë shtatzënisë sintetizohet nga sakusi vitelin (qesja viteline) dhe mëlçia. Vlerat e AFP varen nga mosha; në ditët e para pas lindjes vlera e AFP është mjaftë e rritur, më pas fillon të ulet duke arritur vlerat normale që janë te të rriturit pas një viti e gjysmë.


AFP rritet te karcinoma e mëlçisë, të tumoret germinative të testiseve, vezorëve dhe mediastinit. Me anë të AFP mund të monitorohen edhe pacientët që janë HbsAg pozitiv pasi që këta paraqesin rrezik të lartë për të zhvilluar karcinomë të mëlçisë. Po ashtu, AFP përdoret si screening test në vendet që kanë prevalencë të rritur të karcinomës së mëlçisë.

B-2 mikroglobulina

Vlerat e B-2 mikroalbuminës rriten gjatë Mielomës Multiple, Leukemisë kronike limfocitare dhe limfomave. Vlerat e B-2 mikroalbuminës mund të jenë të rritura edhe gjatë gjendjeve jo kancerogjene si gjatë sëmundjeve të veshkave dhe hepatitit.

Antigjeni karcinoembrional (CEA)

ËshtĂ« glikoproteinĂ«, marker i karcinomĂ«s sĂ« zorrĂ«s sĂ« trashĂ« (kolorektale), lukthit, mushkĂ«rive dhe gjirit.
Në stadet fillestare të sëmundjes përqendrimi i CEA rritet pak kështu që matja e CEA ka rëndësi më të madhe gjatë monitorimit të sëmundjes. Si çdo marker tjetër edhe niveli i CEA pas trajtimit të suksesshëm bie, gjatë remisioni të sëmundjes është stabil, ndërsa rritja është tregues i rikthimit të sëmundjes. CEA mund të rritet edhe te karcinoma e Tiroides, pankreasit, mëlçisë, lukthit, prostatës, vezoreve dhe qafës së mitrës.
Në gjendjet jo kancerogjene vlera të rritura të CEA vërehen te duhanpirësit, sëmundjet inflamatore të zorrëve, pankreatit, gastrit, bronkit, cirrozë të mëlçisë, ikter obstruktiv, etj.

Antigjeni gastrointestinal Ca 19-9

ËshtĂ« marker i karcinomĂ«s sĂ« pankreasit dhe zorrĂ«s sĂ« trashĂ« (kolorektal), por rritet edhe nĂ« rastet e karcinomĂ«s sĂ« lukthit dhe rrugĂ«ve biliare. NĂ« fazat e hershme tĂ« sĂ«mundjes, Ca 19-9 shpesh here Ă«shtĂ« normale, kĂ«shtu qĂ« nuk njihet si markerĂ« i hershĂ«m i diagnostikimit tĂ« sĂ«mundjeve kancerogjene. Ca 19-9 Ă«shtĂ« markerĂ« i mirĂ« gjatĂ« pĂ«rcjelljes sĂ« trajtimit tĂ« pacientĂ«ve me karcinomĂ« tĂ« pankreasit.

Në rastet beninje Ca 19-9 rritet te sëmundjet autoimmune, cirroza e mëlçisë, ulcerë gastrike dhe intestinale, kolit ulceroz, sëmundje të tiroides dhe pankreatit.

Antigjeni ovarial (Ca 125)

ËshtĂ« antigjen i karcinomĂ«s sĂ« endomtriumit dhe vezoreve. NĂ« shumicĂ«n e rasteve vlerat e Ca 125 rriten kur tumori Ă«shtĂ« akoma e lokalizuar vetĂ«m nĂ« vezore duke ndihmuar kĂ«shtu nĂ« diagnostikimin e hershĂ«m tĂ« sĂ«mundjes. Vlerat e Ca 125 rriten edhe gjatĂ« karcinomĂ«s sĂ« mitrĂ«s apo qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s, ato tubulare, tĂ« mushkĂ«rive, pankreasit, gjirit dhe kolonit, por edhe te metastazat e njĂ« karcinome tjetĂ«r nĂ« kĂ«to organe.

Në gjendjet jokancerogjene, Ca 125 mund të rritet te sëmundjet inflamatore që prekin endometriumin (endometriozë), gjatë shtatzënisë dhe ciklit menstrual, sëmundje inflamatore të pelvikut, gjatë pankreatitit dhe sëmundjeve të mëlçisë.

Pamje e vezores normale dhe asaj të përfshire nga kanceri

Ca 15-3

ËshtĂ« markues i karcinomes sĂ« gjirit. Vlerat e Ca15-3 varen nga stadi i sĂ«mundjes kĂ«shtu vlera tĂ« rritura tĂ« Ca 15-3 mund tĂ« gjenden vetĂ«m nĂ« 10 % tĂ« pacientĂ«ve me karcinomĂ« tĂ« gjirit nĂ« fazat fillestare dhe 70 % nĂ« pacientĂ«t me karcinomĂ« tĂ« avancuar.
Rritje të Ca 15-3 kemi edhe te karcinomat e zorrës së trashë (kolorektale), vezoreve, mushkërive dhe pankreasit . Ndërsa te sëmundjet apo gjendjet jo kancerogjene, vlera të rritura të Ca15-3 mund të hasen te hepatiti kronik, sëmundjet inflamatore të traktit respirator dhe pelvikut, endometriozë etj. Rritje e lehtë e Ca 15-3 vërehet edhe gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

Ca 27-29

ËshtĂ« njĂ« tumor marker tjetĂ«r qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« pĂ«rcjellĂ« pacientĂ«t me karcinomĂ« tĂ« gjirit gjatĂ« dhe pas trajtimit. Vlerat e Ca 27-29 gjithashtu mund tĂ« rriten edhe te kanceri i zorrĂ«s sĂ« trashĂ«, lukthit, mushkĂ«rive, veshkave, vezoreve, mitrĂ«s, mushkĂ«rive dhe pankreasit. NdĂ«rsa nĂ« gjendjet jo kancerogjene Ca 27-29 rritet gjatĂ« tremujorit tĂ« parĂ« tĂ« shtatzĂ«nisĂ«, endometriozĂ«, kistet tĂ« vezoreve, sĂ«mundje tĂ« veshkave dhe mushkĂ«rive.

Ca 72-4

ËshtĂ« akoma nĂ« studim e sipĂ«r, rritet te karcinoma e vezoreve, pankreasit, traktit digjestiv e nĂ« veçanti te karcinomat e stomakut.

Ca 50

Rritet te tumoret e zorrës së trashë, të pankreasit dhe të rrugëve biliare. Në sëmundjet beninje rritet në ikterin obstruktiv ekstrahepatik dhe në kolangjitin akut. Ca 50 gjendet në lëngun biliar kështu që te pacientët që vuajnë nga një neoplazi pankreatike e shoqëruar me zverdhje të sklerave dhe lëkurës (ikter) nuk indikohet matja pasi që jep rezultate fals pozitive.

Gonadotropina korionike humane (HCG)

Gonadotropina korionike humane është glikoproteinë që gjatë shtatzanisë prodhohet nga qelizat trofobllastike të placentës dhe që përdoret për të diagnostikuar dhe monitoruar shtatzaninë. Vlera të rritura të HCG te gratë jo shtatzëna na bëjnë të dyshojmë per mundësine e pranisë së koriokacinomës, molës hidatiforme dhe tumoreve me qeliza germinale të vezoreve. Te meshkujt HCG rritet te tumoret me qeliza germinale të testiseve dhe së bashku me AFP është një marker i shkëlqyer për përcjelljen e këtij lloj tumori. Rritje e lehtë e HCG vërehet te pacientët me tumor të mediastinit (me qel.germinale), te melanoma, karcinoma e gjirit, lukthit, zorrëve edhe mushkërive.

Në gjendjet jo kancerogjene rritet te sëmundjet inflamatore te zorrëve, te pacientët me cirrozë dhe te përdoruesit e marihuanës.

Antigjeni specifik i prostatës (PSA)

ËshtĂ« glikoproteinĂ« qĂ« prodhohet nga qelizat e prostatĂ«s dhe i vetmi tumor marker qĂ« mund tĂ« pĂ«rdoret si screening test pĂ«r karcinomĂ« tĂ« prostatĂ«s. PSA rritet te karcinomat e prostatĂ«s, por edhe te disa gjendje beninje si hipertrofi beninje e prostatĂ«s BHP, inflamacion tĂ« prostatĂ«s, retension urinar akut. Tek tĂ« moshuarit, pas ekzaminimit tĂ« prostatĂ«s dhe vlera tĂ« rritura tĂ« PSA vĂ«rehen deri nĂ« 2 ditĂ« pas ejakulimit. NĂ« qarkullimin e gjakut PSA gjendet nĂ« formĂ« tĂ« lidhur me proteina e njohur si PSA totale dhe nĂ« formĂ« tĂ« lirĂ« si free PSA. GjatĂ« diagnostikimit tĂ« pacientĂ«ve me probleme tĂ« prostatĂ«s, ka rĂ«ndĂ«si pĂ«rcaktimi i tĂ« dy formave tĂ« PSA dhe raportit freePSA/total PSA. NĂ«se ky raport Ă«shtĂ« mĂ« i ulĂ«t se 0.15 mundĂ«sia e karcinomĂ«s Ă«shtĂ« shumĂ« e madhe andaj indikohet menjĂ«herĂ« biopsia e prostatĂ«s, nga 15-25 njihet si zonĂ« jeshile qĂ« kĂ«rkon pĂ«rcjellje tĂ« vazhdueshme, ndĂ«rsa nĂ«se ky raport Ă«shtĂ« ma i madh se 0.25 kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me hipertrofi beninje tĂ« prostatĂ«s.
Pas largimit të prostatës (prostatektomisë) PSA duhet të përsëritet çdo 3 muaj vitin e parë, pastaj çdo 4 muaj vitin e dytë dhe çdo 6 muaj në vazhdim.



Pamje e prostatës normale dhe asaj të përfshirë nga kanceri

Enolaza neuronale specifike (NSE)

ËshtĂ« marker i tumoreve neuroendokrine siç Ă«shtĂ« neurobllastoma, tumori i mushkĂ«rive me qeliza tĂ« vogla, tumori karcinoid dhe feokromocitoma. Vlera tĂ« rritura tĂ« NSE janĂ« gjetur edhe te llojet e tjera tĂ« tumoreve jo neuroendokrine, si te karcinoma medullare e gj. tiroide, karcinoma e pankreasit, dhe te melanoma.

Kromogranina A

ËshtĂ« po ashtu marker i tumoreve neuroendokrine siç janĂ« tumori karcinoid, neurobllastoma dhe ai i mushkĂ«rive me qeliza tĂ« vogla. ËshtĂ« markeri mĂ« senzitiv i tumorit karcinoid. Rritet edhe te format e avancuara tĂ« tumorit tĂ« prostatĂ«s.

Kalcitonina

ËshtĂ« hormon qĂ« prodhohet nga qelizat e ashtuquajtura parafolikulare C tĂ« gjĂ«ndrĂ«s tiroide. NĂ« gjendjet normale rregullon pĂ«rqendrimin e kalciumi nĂ« gjak. Kalcitonina rritet te karcinomat medullare tĂ« gjĂ«ndrĂ«s tiroide dhe ndihmon qĂ« ky lloj i karcinomĂ«s sĂ« gj.tiroide tĂ« detektohet nĂ« fazĂ« shumĂ« tĂ« hershme. Rritet edhe te tumoret e mushkĂ«rive dhe leukemitĂ«, por nuk pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« pĂ«rcjellĂ« kĂ«to kancere.

Tireoglobulina

ËshtĂ« proteinĂ« qĂ« prodhohet nga indi normal i gjĂ«ndrĂ«s tiroide. ËshtĂ« marker i karcinomes papillare dhe folikulare tĂ« gj.tiroide por, duke qenĂ« se prodhohet nga qelizat normale tĂ« gj.tiroide, Tireoglobulina njihet si tumor marker jo gjatĂ« diagnostikimit tĂ« karcinomes sĂ« gj.tiroide por vetĂ«m pas largimit tĂ« gj.tiroide (tiroidektomisĂ«) dhe trajtimit me jod radioaktiv. Me anĂ« tĂ« matjes sĂ« tireoglobulinĂ«s monitorohet trajtimi dhe rikthimi i mundshĂ«m i tumorit.

CYFRA 21-1

ËshtĂ« marker i karcinomĂ«s sĂ« mushkĂ«rive me qeliza jo tĂ« vogla, nĂ« veçanti i karcinomĂ«s me qeliza scuamose, karcinomĂ«s sĂ« ezofagut, mitrĂ«s dhe fshikĂ«zĂ«s urinare.Vlera tĂ« rritura tĂ« Cyfra 21-1 hasen edhe te pacientĂ«t me fibrozĂ« pulmonare.

EGFR

ËshtĂ« proteinĂ« e njohur si HERE 1, Ă«shtĂ« receptor i gjetur nĂ« qeliza qĂ« i ndihmon ato tĂ« rriten. PacientĂ«t qĂ« kanĂ« EGFR tĂ« rritur, kanĂ« prognozĂ« tĂ« keqe dhe iu duhet njĂ« trajtim mĂ« agresiv. EGFR mund tĂ« pĂ«rdoret si guidĂ« gjatĂ« trajtimit tĂ« kanceri tĂ« mushkĂ«rive me qeliza tĂ« vogla, kancerit tĂ« kokĂ«s, qafĂ«s, kolonit, pankreasit dhe gjirit.

HERE 2

ËshtĂ« proteinĂ« qĂ« tregon rritjen apo shumimin e qelizave kancerogjene. Rritet te tumori i gjinjve dhe stomakut. Matet nĂ« indin tumoral dhe prezenca e HERE2 Ă«shtĂ« e lidhur me prognozĂ« tĂ« varfĂ«r tĂ« kancerit tĂ« gjirit dhe stomakut.

Antigjeni i karcinomws me qeliza skuamoze (SCC)

SCC është marker i karcinomës së qafës mitrës, kokës, ezofagut, mushkërive dhe lëkurës(Dr. Shpresa Huruglica)

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

KĂ«rko brenda nĂ« imazh                     Vrasja e Haki TahĂ«s dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...