2020-02-02

Uran Kostreci: Dëshmoj jetën e vështirë në qelitë e Burrelit


“Në dhomën ku më caktuan mua, rrinin 33 vetë. Dhoma kishte përmasat 8m e gjysmë me 5m e gjysmë. Aq ishin dhomat në Burrel. Dhoma ishte e shtruar nga cepi në cep me çimento. Rrinim të ulur mbi rrogoz, a dyshek kush kishte.”

Imazh i ngjashëm


Rrëfimet e Uran Kostrecit, për jetën në Burgun e Burrelit:

"Po. U hap dera e burgut. Unë e kisha parë edhe më parë atë oborr burgu, kur shkoja për të takuar babain, sepse takimet me të burgosurit bëheshin në derën e hekurt. Por kur hyra, puna e parë që bëra, ishte të kërkoja me sy djathtas në mur, për atë parrullën “Burgu i Burrelit, vendi i shfarosjes së armiqve të popullit”, për të cilën më kishte folur babai. Dhe aty ishte: e kishin mbuluar me gëlqere, por konturet e gërmave akoma dalloheshin qartë. Një kapter i burgut, Asllan Uka quhej, me një pamje të rreptë siç ishin të gjithë këta kapterët e burgjeve, i lig, megjithëse kishte edhe më të ligj se ai, gjëja e parë që na tha, ishte:

“Hm! Këtu i thonë Burrel, ku hyn dhe nuk del!”

Ishte tamam si përshëndetja e Karontit te “Ferri” i Dantes. Na futën nëpër biruca; mua megjithë tesha në njërën, dhe Astritin në një tjetër. Ne nuk e dinim se çfarë do të bëhej me ne, se nuk e njihnim se si funksiononte burgu. Izolimi aty ishte si fazë paraprake, si punë karantine. Bëmë dhe një banjë, si punë dezinfektimi, se burgu i Burrelit ishte i pastër në kohën kur shkova unë. Pastaj, na ndanë nëpër dhoma; mua më çuan në dhomën numër 8, kurse Astritin e gjorë, në një dhomë tjetër. Në dhomën ku më caktuan mua, rrinin 33 vetë. Dhoma kishte përmasat 8m e gjysmë me 5m e gjysmë. Aq ishin dhomat në Burrel. Dhoma ishte e shtruar nga cepi në cep me çimento. Rrinim të ulur mbi rrogoz, a dyshek kush kishte.

33 vetë... A kishit vend për korridor midis?

Jo, jo, fare. Që të dilje jashtë, duhej të kaloje mbi të tjerët. Por e mira e Burrelit, ishte se aty kam njohur njerëz shumë të mirë, prej të cilëve edhe kam mësuar shumë. Aty ka qenë Tomorr Dosti. Ka qenë Ejëll Çoba, me të cilin u bëra mik, dhe kishte qenë edhe miku i tim eti më parë. Prej Ejllit, mësova italishten; ai komentonte Danten në italisht. Dhe ishin të gjithë më të mëdhenj nga unë në moshë, dhe njerëz shumë seriozë. Nga 33 vetë, vetëm njëri ishte spiun dhe më paralajmëruan që në fillim, që të ruhesha prej tij. Ai ishte nga Myzeqeja, Palush quhej, por nuk dua t’ia përmend mbiemrin se më vjen keq për të.

I burgosur politik, ishte edhe ai?

Po, politik. Me sa duket, ishte thyer në hetuesi a më vonë. Dhe ishte edhe i sëmurë, ishte i paralizuar. Më kujtohet që rrinte në mes të dhomës. Unë ruhesha, dhe nuk pata ndonjë të keqe prej tij.

Përndryshe, ishit të hapur me njëri-tjetrin?

Po. Aty flisnim dhe debatonim, sikur të ishim në parlament. Natyrisht, ata që ishin në moshë, ishin më të kujdesshëm, dhe ruheshin më shumë se sa ne që ishim të rinj, sepse ishin më të sprovuar dhe e dinin se çfarë mund t’i priste. Por shtrohehin biseda akademike; flitej për historinë, filozofinë, dhe në një nivel të admirueshëm. Mos harro se një pjesë e tyre, ishin shkolluar në universitetet më të mira perëndimore. I tillë ishte Ejëll Çoba të cilin e kisha në dhomë, por kishte edhe të tjerë që nuk i kisha në dhomë, me të cilët u njoha në oborr, gjatë kohës kur na nxirrnin jashtë. Burgu kishte dhjetë dhoma gjithsej, dhe na lejonin të dilnim jashtë dy herë në ditë, nga një orë: nga ora nëntë deri në dhjetë në mëngjes, dhe nga ora dy deri në tre pasdite. Aty u njoha edhe me Koço Tasin; ai më dha Histori Filozofie, dhe ku, në oborr, gjatë pushimit. Koçoja ishte 78 vjeç, dhe më kujtohet që rrinte qiri në këmbë. Një orë në ditë, e harxhonte duke më dhënë mua mësim. Të nesërmen, ai nuk vazhdonte me leksionin tjetër, nëse nuk kisha përvetësuar të parin. Pra, tamam shkollë në një farë kuptimi. Po kështu edhe Kudret Kokoshi; aty u njoha edhe me të. Dhe megjithëse isha nga më të rinjtë në burg, unë rrija me këta të moshuarit sepse ishin të ditur dhe me përvojë, dhe doja të përfitoja sa më shumë të ishte e mundur. I mola, në kuptimin e mirë të fjalës. Koço Tasi një orë në ditë më jepte italisht, por pasi i kisha marrë bazat me Ejllin. Dhe aty, kishte shumë libra në gjuhë të huaja.

I linin të burgosurit të mbanin libra të tillë?

Po, i mbanin nëpër thasë, dhe i shkëmbenim me njëri-tjetrin. Në kampe, nuk të lejonin të mbaje libra të tillë, por në Burrel po. Arsyeja, siç e logjikonin edhe të tjerët, ishte se të burgosurit e Burrelit ishin destinuar për të mos dalë gjallë prej andej, kështuqë kujt i bëhej vonë a lexojnë libra të huaj apo jo.

Po komanda nuk ju kontrollonte?

Ata bënin kontrolle një herë në muaj, por librat nuk na i merrnin. Ndonjëherë ka ndodhur që ndonjërit i kanë ardhur libra nga shtëpia dhe i është lejuar t’i mbajë, siç qe rasti i Ejëll Çobës në vitin 1964 a 1965, kur i erdhi një enciklopedi. Ishte Enciklopedia Garzanti me dy vëllime, një libër xhepi ose tascabile, siç i thonë italianët, po me 1 200 faqe. Me Ejllin, për fat të mirë, kam ndenjur për katër vjet në një dhomë, dhe unë vetë përfitova shumë prej enciklopedisë.

A mund të na i përshkruani më me hollësi kushtet e burgut të Burrelit?

Unë kam shkuar në Burrel në maj të vitit 1963. Në fillim, nuk e provova birucën e Burrelit, se në atë kohë në burg ishin 300 vetë, dhe unë isha i ri dhe u mora më shumë me librat. Kështuqë nuk rashë në sy. Por ç’ndodhi? Mbas 11 muajsh, morën 180 vetë nga burgu i Burrelit dhe i transferuan në kampin e Laçit, ku po ndërtohej Uzina e Superfosfatit. Morën të rinjtë dhe ata që ishin të fuqishëm për punë, dhe në Burrel mbetën të moshuarit dhe të sëmurët. Mua, si i ri që isha, më futën në këtë grup. Unë nuk doja të ikja nga Burreli me thënë të drejtën, sepse e pashë si një mundësi për të mësuar, megjithëse Burreli ishte Burrel.

E keqja më e madhe në Burrel ishte se na lejohej të dilnim dy herë në ditë jashtë dhe vetëm nga një orë, kur imagjinojeni se si ishte ajri në një dhomë me 33 vetë, pa hapësirë as për të lëvizur midis. Bënim njëfarë gjoja pastrimi, po aty pluhuri ishte i madh, dhe higjiena ishte shumë kritike se në çdo dhomë komanda kishte vënë një qyp për të urinuar. Dhoma hapej në mëngjes herët, dilnim në oborr në orën 9, dilnim dhe një herë mbasdite, që e përdornim edhe për të kryer nevojat në banjo, edhe njëherë në darkë para se të flinim. Domethënë kishe katër herë mundësi në ditë për të shkuar në banjo dhe ajrosur, dhe vetëm gjatë orareve fikse.

Nuk lëshonte pe komanda për të moshuarit dhe të sëmurët?

I bije derës njëqind herë dhe roja nuk përgjigjej. Vetëm po të ndodhej në turn ndonjë roje më i butë që e hapte, por zor. Edhe pse mundoheshim ta mbanim pastër ambientin, aty nuk mund të kishte pastërti. Rreth gjysma apo tre të katërtat e të burgosurve, pinin edhe duhan. Qypi i urinës aty. Gjatë një periudhe, lejuan edhe përdorimin e ca furnelave të vogla sa një kuti, me dy tela, që shërbenin për të bërë ndonjë kafe a ndonjë çaj. Edhe qymyri ndizej aty, dhe dihet që karboni të mbyt. Shtoji edhe tymin e duhanit...

Një herë, një plak të gjorë e zuri diarea. E rrethuam me batanije dhe u detyrua ta bënte aty, se nuk kishte zgjidhje tjetër. Mbaj mend edhe një Selim Daci nga Kosova, i biri i Ramiz Dacit. Selimi ishte bërë nevrastenik. Mbaj mend që kishte një fshesë të vogël, dhe i ishte bërë fiksim të bubrronte me të gjithë kohën, sikur po fshinte dhe thjesht ngrinte pluhur. Një ditë i thanë:

“Ore Selim, boll se na mbyte me tym.”

“Ohuhaa” reagoi ai, dhe vazhdoi me të veten.

Kurse një tjetër, ia ktheu me shaka: “Jo ore, jo, vazhdo ti Selim, se kjo pastërti na mban gjallë!”

Plasi gazi, dhe ai vetë më në fund, e la fshesën. Momente të tilla humori të zi, ka pasur sa të duash dhe janë të paharrueshme. Një tjetër situatë groteske, ka qenë gjatë ditëve kur po zhvillohej një nga kongreset e Partisë së Punës. Atë ditë, do të zhvillohej dita e tretë e punimeve të kongresit. Komanda kishte vënë një sahan të ndryshkur aty si altoparlant, dhe e përdornin vetëm për të transmetuar lajmet zyrtare ose për ndonjë ngjarje si puna e kongresit që ne nuk donim ta dëgjonim, dhe për bela, kur kishte muzikë, e fiknin radion. Sa fillonte ajo radio-posta, na e mbyllnin. Kishte raste që ndonjë oficer e linte pak, ose harronte ta fikte, por zakonisht, vetëm lajme jepnin.

Atë mëngjes, si zakonisht në ora 5, ra bilbili dhe u bë zgjimi. Në dhomë kishim katër dritare, të cilat i mbanim gjithë kohën të hapura, dimër dhe verë, sepse po t’i mbyllje, me gjithë ata njerëz brenda, asfiksoheshe. Do ti që për bela, ia behu një lukuni qensh atje jashtë, dhe sa mund të lehnin. Ashtu në kor. Atëherë një i burgosur aty në dhomë, tha:

“More, po këta e kishin në ora 9 për të filluar, e paskan filluar herët sot!” Sigurisht plasi gazi, sepse nënteksti ishte për kongresin.

Si ishte ushqimi në Burrel?

Jepnin 600 gr bukë për njeri, po edhe ato 600 gramë, nuk i merrnim të plota se e hanin kuzhinierët. Dy herë në ditë, na jepnin edhe supë, një supë ujë e kungull, ujë e qepë, ujë e bathë. Roja bashkë me kuzhinierin e vinin kazanin te pragu i derës, dhe aty ndahej ushqimi. Dhe e hanim po aty. Merrnim bukën më përpara dhe pastaj supën, që më tepër e pinim se e hanim, dhe kur merrnim supën, bukën e kishim ngrënë thatë se ishim shumë të uritur. Ata më të moshuarit, ishin më sistematikë dhe e ndanin racionin dysh për më vonë, gjë që e mësova edhe unë me kohë. Sa herë që merrje racionin, duhej ndarë dysh, sepse pastaj të pushtonte një uri e madhe.

Dhe pastaj i lanit vetë enët?

Ç’ti laje enës? Me një supë ujë, e larë ishte. I fshinim me kafshatën e bukës, e fusnim në një qese, dhe kur dilnim në oborr pastaj i shpëlanim.

Si ishte uria?

Uria ishte e madhe, shumë e madhe. Meqë ra fjala, më kujtohet një situatë komike me këtë punën e enëve. Aty nga viti 1971, kur në Burrel u pakësuan të burgosurit sepse i shpërngulën nëpër kampe pune, komanda bëri një reformë të madhe, të mirë gjoja, dhe vendosi që një nga dhomat të kthehej në mensë. Vunë disa tavolina aty demek dhe ca rafte për tasat, dhe na duhej të dilnim tri herë në ditë, dy herë për supë dhe një herë për çaj pa sheqer dhe të ftohtë. Ky ndryshim ishte i mërzitshëm për ne, sepse nuk ia vlente të shkonim e të prisnim tri herë në mensë, për një lëng që e pinim në këmbë. E mira ishte që duke dalë më shpesh, mund të lëviznim pak. Vajtja në mensë bëhej sipas dhomave, jo të gjithë njëherë. Dhe përveç tri herëve për në mensë, duhej të dilnim edhe tri herë për të larë enët. Domethënë, u kthye në bezdi ajo punë dhe për çfarë? Dhe më kujtohet një batutë e Dom Nikollë Mazrekut, i cili ishte shumë plak atë kohë, dhe mezi tërhiqej në këto vajtje-ardhje. Ditën e dytë, më tha: “More Uran, po ç’është kjo punë kështu? S’po na lanë as me i ndje lezetin burgut!”

Pjesë nga rrëfimi i gjatë i Uran Kostrecit shkëputur nga vëllimi III “Zërat e kujtesës” botuar nga Instituti I Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.


Vilhelme Vrana Haxhiraj : Poeti i sonetit, Uran Kostreci, në 82 vjetorin e lindjes së tij

Rezultate imazhesh për vilheme haxhiraj

Uran Kostreci lindi më 29 janar 1938, në qytetin e Korçës. Më 1946, kur i arrestuan babanë, të cilin e dënuan me 10 vjet burgim si kundërshtar i regjimit, ai ishte vetëm 8 vjeç. Urani arsimin fillor e mori në Korçë. Më 1957 mori diplomën e mësuesisë në shkollën Normale, Elbasan. U emërua mësues në fshatin Armen të Vlorës, ku punoi 2 vjet. E transferuan në Gramsh ku punoi dhe 2 vjet të tjera. Uran Kostreci më 1961 arrestohet për motive politike, pasi tentoi të arratisej nëpërmjet liqenit të Ohrit, por përfundoi në pranga dhe u dënua me 15 vjet burgim. Gjatë vuajtjes së dënimit në kampin nr.303 Elbasan, më 9.5.1965, u qëllua për t’u vrarë nga tre vendroje.

Rezultate imazhesh për Uran Kostreci

Më 13.6.1973, pasi refuzoi ushqimin, u denoncua nga komandanti i burgut të Burrelit, Hajri Leskaj, se kishte parë “shtrembër” fotografinë e diktatorit. Në vendimin e gjykatës që e ridënoi me 8 vjet të tjera burgim, ndër të tjera thuhet:

“Vërtetohet se në këtë moment i pandehuri kishte drejtuar nga fotografia e shokut Enver, shikim që i kishte bërë përshtypje të dëmtuarit Hajri dhe iu drejtua me pyetje të pandehurit që pse e shikonte me vërejtje apo nuk i pëlqente”. Si pasojë e refuzimit të ushqimit dhe shikimit drejtuar mbi portretin e diktatorit, u ridënua edhe 8 vjet të tjera.

Uran Kostreci u lirua nga burgu i Burrelit më 13.6.1981, pasi vuajti gati 20 vjet heqje lirie (burgim). Punoi si punëtorë krahu për 1 vit e gjysmë. Prej aty internohet 5 vjet në fshatin Kurtaj të Peqinit. Në vitin 1991 themeloi gazetën “Liria”( organ mediatik i ish të përmdjekurve politikë për gjithë vendin). Urani ishte kr/redaktor i parë i saj dhe ndërkohë ishte përfshirë në lëvizjen demokratike, qysh në dhjetor 1990. U zgjodh 2 herë kryetar i P.D për Elbasanin. Në vitin 1993 punoi si mësues i gjuhës italiane në shkollën e mesme Elbasan. Më 1997 emigroi në ShBA, ku qëndroi deri në vitin 2007, u kthye në Atdhe dhe nuk u largua më.

Rezultate imazhesh për Uran Kostreci


Kostreci është nga të paktët që vazhdon të jetojë, prej atyre që e shkuan rininë nëpër burgjet e llahtarshme komuniste, ku ua vranë shpresat dhe ua shuan ëndrrat në qelitë më të ngushta se varret dhe më të ftohta se vdekja.

Demoni ulur në lozhat luksoze, duke duartrokitur Hamletin, me penën e ngjyer në gjak të pastër e fisnik shqiptari, firmoste vrasjet pa gjyq, burgosjet dhe internimet e gjysmës së shqiptarëve të pafajshëm. Tek fisnikët apo intlektualët e arsimuar në perëndim ai shihte rrezikun e rënies së pushtetit të tij të pathemeltë. Nga frika që e tmerronte, apo mitomania, e shndërroi Shqipërinë tonë të bukur në një vendburg , ku kishte vetëm rojëtarë dhe të burgosur. Vendi ynë i pasur si nën tokë e mbi tokë, u shndërrua në një varrezë gjigande, mbushur me varre pa emër, të cilët u bënë shtretër për gjarpërinjë e mushkonja.
Rezultate imazhesh për Uran Kostreci


Kurse Uran Kostreci mbijetoi dhe po jeton si zotni për të treguar se sa shumë ka vuajtur ky popull që e do lirinë më shumë se sa jetën.

Kush ka dëshirë ta njohë apo takojë, e gjen te “Postiqja”ulur në një tavolinë nga ku kundron jashtë lëvizjen e qyetarëve. Përherë e gjen me filxhanin e kafesë dhe me letrat e hapura mbi tavolinë, ku ai shkruan apo mediton... E veçanta e këtij intelektuali të mirëfilltë, me horizont dhe vizion të gjerë për një Shqipëri demokratike të tipit perëndimor, është i palëkundur në bindjet e tij. Mjaft i këndshëm në biseda, ka shumë humor, me bashkëbiseduesin merr pjesë në polemika rreth politikës apo gjendjes së nderë të vendit të tij. I dhembset shpërbërja e kombit, ku çdo ditë nga trojet etnike shqiptare emigrojnë me mijëra të rinjë, duke lënë në vend vetëm moshat e treta.

Imazh i ngjashëm


Çfarë e bën të fortë dhe rezistentë këtë zotëri?

Me miqtë e tij Z.Uran shprehet: “Jeta na ka shumë borxhe. Ne do të jetojmë sa të marrim të gjitha shpërblimet e vuajteve të paimagjinuara për ata që nuk e kanë provuar Luftën e Klasave.” Unë mendoj se Uran Kostreci duke lëvruar këngën e një jete të mohuar përmes sonetit, i ka dhënë kuptim jetës së tij vetmitare.

Kostreci ka botuar:

Lundërtari dhe deti-1993;

Epopeja e karakalecave(poemë satirike)-1995;

Agonia e karakalecave, Pjesa II,1996;

Sonete-2006;

Pabesia ,-2009;

Epopeja e karkalecave (të dy pjesët)-2011;

Le të shohim se ç’është soneti që i ka dhënë jetë Uran Kostrecit?

Soneti që është tingëllima muzikale e notave të shpirtit të lënguar e të drobitur, bëri që poeti t’u mbijetojë torturave çnjerëzore, duke u ngritur mbi vdekjen dhe u shqua si një nga qëndrestarët e rrallë të burgjeve komuniste për 20 vite rresht. Çfarë vlere letrare apo shpirtërore paska vallë soneti që bëri Uran Kostrecin t’i mbijetojë një regjimi antinatyral dhe antinjerëzor, ky poet dhe mësues atdhetar, ky publicist nacionalist, si dhe ky demokrat i tipit perëndimor?

Më parë duhet të dimë se ç’është soneti dhe kur lindi kjo lloj poezie?

Soneti është një lloj vepre e shkruar letrare. Soneti vjen nga fjala “soneto” që do të thotë: “Këngë e vogël”ose “tingëllimë” quhet në fjalorin shqip. Kjo nën/gjini poetike, është klithma e shpirtit të munduar e shprehur me nota muzikore. Soneti në letërsinë evropiane lindi falë letërsisë italiane. I pari poet që shkroi sonete ishte Petrarka (1304-1374), i cili u pasua 200 vite më vonë me sonetet e Shekspirit (1564-1613). Ashtu siç u përhap në Evropë , soneti u shkrua edhe në Shqipëri sidomos në Shkodër e rrethinat e saj. Në vendin tonë i pari që shkroi sonete ishte Filip Shiroka. Shumë nga poetët e shkollës poetike të veriut shqiptar, si Pjetër Zarishi, Leonardo de Martino dhe më pas të tjerë, si: Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Lazër Shantoja, Mark Ndoja, Arshi Pipa kanë lëvruar sonetin. Në këtë lloj poezie ka luajtur rol formimi kulturor i tyre. Ndër sonetet e Filip Shirokës veçojmë sonetin “Burri” (Pyrrhus), për Pirron e Epirit. Në natyrën e romantizmit shqiptar ishin mitet, si: Miti pellazgjik, miti i Lekës së Madh, i Pirros së Epirit, i Skënderbeut etj...

Por për fat të keq kaloi një kohë e gjatë dhe soneti nuk u lëvrua më në Shqipëri. Ai që e ringjalli, duke mos e lënë të shfarosej soneti, është poeti Uran Kostreci. Bashkë me Rilindjen e tij fizike e shpirtërore, u rilind edhe soneti shqiptar i harruar nëpër raftet e pluhurosura të bibliotekave dhe librarive. Ajo që e karakterizon sonetin e tij është vargu 13 rroksh, i cili i qëndron besnik kësaj lloj poezie.

E ky ngashërim shpirti për të shprehur njëherësh shumë antagonizma, gjeti strehë në mendimin gjenial të poetit dhe shqiptarit të madh, Uran Kostreci, i cili meriton të quhet poet disident.
Poezia e Uran Kostrecit është një vjershërim, ku analiza psikologjike e gjendjeve shpirtërore të autorit zë një vend qendror. Si formë për të paraqitur vuajtjen morale, fizike e shpirtërore të tij dhe të një populli, më të,vjetrin në botë, ai ka përdorur sonetin. Parathënien e librit “Sonete”, e ka shkruar mjeshtërisht, Mjeshtri i mendimit dhe fjalës, arkeologu i shquar, përkthyesi, Petro Zheji, i cili shprehet:” Uran Kostreci me fabulën tij të mrekullueshme ,sepse ai është fabulist , të cilën e krahasoj me fabulën e La Fotenin”.Më tej vazhdon:

“ Poezia e Uran Kostrecit, është një poezi ku mbizotëron psikologjia e gjendjeve shpirtërore ë autorit. Forma e zgjedhur për ta paraqitur poezinë është Soneti, që zë një vend të rëndësishëm dhe luan rolin e një boshti koordinativ për tërë poetikën e tij. Brenda pentagramit të të cilit ai luan me virtuozizëm të gjitha variacionet e mundura rreth temës qëndrore të një përjetimi jo të zakonshëm të realitetit, atë të një njeriu me ndjeshmëri të hollë e me shpirt fisnik. Soneti, një vjershërim muzikor, ku gjuha shqipe rrjedh kaq lirshëm, kaq e lehtë dhe e ëmbël, sa të magjeps.”

Janë këto ndjesi e veçori të Sonetit të Uran Kostrecit që lexuesi pasi i ka mbaruar , u rikthehet përsëri me ëndje...Sonetet e Kostrecit e nxisin lexuesin, e edukojnë me ndjenja të holla dhe e detyrojnë të mendojë më thellë. Sonetet e Uranit bëjnë që lexuesi ta shohë botën me një sy tjetër, pa mendësi paragjykimesh mesjetare. Por gjithçka as harrohet dhe as gëlltitet, edhe pse autori përpiqet t’i japë ngjyra realitetit, ta zbukurojë përmes filozofisë në poezinë e tij, prapë mbetet si një njollë e zezë, e pashlyshme atje në vargun e tij, ngjizur në shpirtin e tij të lënduar. Këtë gjë ai e arrin përmes filozofisë, e shprehur mjeshtërisht nga autori për mes fabulës. Nga soneti “Penda”,shkëpusim një strofë mjaft domethënëse:

“Kur dielli u err n’agim të avenirit,
E jeta varej mu në fije të perit
Prej ftohmës,/ prej urisë, prej xinxhirit,
Nën ankthin e pranisë së kapterit...”U.K

Petro Zheji thotë se një poezi filozofike si ajo e Uran Kostrecit nuk bën pa simbolin për të shprehur të pashprehshmen, si Aristoteli, apo Dante Alighieri. Në sonetet e tij, vëmë re të kundërtat, si dashuria dhe vdekja, të cilat janë aq pranë njëra- tjetrës, sa duket sikur ecin paralel dhe shndërrohen në një të vetme. Ai sheh vazhdimësi, kur të tjerët shohin ndërprerje. Ai sheh unitet, kur të tjerët shohin ndarje. Madje Kostreci sipas Zhejit, ka shumë të përbashkëta me Naim Frashërin.

Ai e krahason me Naimin lidhur me vizionin mistik të realitetit, ku ai shprehet Dashuria, si Perëndia, pra të dyja janë kudo dhe kurdo të pranishme. Sonetet e Uran Kostrecit kanë vlera të veçanta artistike, filozofike, ideologjike dhe shpirtërore, që e bëjnë lexuesin të mendohet.

Duke njohur sonetet e Kostrecit, Kritikës i del si detyrë t’i kushtojë një studim dhe analizë të thellë e të mirëfilltë veprës së tij që pasqyrohet pëmes sonetit.






.


Kadrush Radogoshi(1948-)



Rezultate imazhesh për kadrush radogoshi ne floripress


Kadrush Radogoshi lindi në Gjakovë më 15 shtator 1948. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjakovë,Fakultetin Filosofik (Dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe) si dhe studimet pasuniversitare në degën e letërsisë i kreu në Prishtinë. Magjistroi me punimin “Poetika e romanit bashkëkohor shqiptar me tematikë të shekullit XV”. Në “Nor Quest College” (Edmonton, Kanada) kreu “Intercultural Studies and English as a Second Language” (8 semestra). Prej vitit 1969 e deri në vitin 1981 punoi në arsim, kur e burgosën dhe e dënuan për propagandë antijugosllave. Ishte i vetmi gjakovar në mesin e 237 intelektualëve të arrestuar më 28 mars 1989 e të dërguar fillimisht në Burgun e Leskovcit e pastaj në Burgun e Prokuples. Vite të tëra ka qenë i papunë dhe i persekutuar, herë-herë gjer në linç publik.

Njerëzve që sakrifikuan shumëçka nga jeta, iu është ofruar shumëçka, por ata kanë refuzuar dhe kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Ata nuk u brengosen në situata të caktuara, nuk u brengosen për fatin personal të tyre. Ekziston bindja se nganjëherë këta njerëz u kalitën dhe arritën të mbijetonin, sepse qëllimi ishte më i lartë se sa vuajtja individuale.

Ai mendon se rreziku më i madh është nëse intelektuali pranon të mësohet me të keqen. Në raste të tilla e keqja e jashtëzakonshme shndërrohet në të zakonshme. Është detyrë e intelektualëve, që të mos e lejojnë këtë fenomen të rrezikshëm ekzistencial për një popull. Kështu ka vepruar Sokrati, kështu vepron edhe krye personazhi i romanit “Laokooni” të këtij shkrimtari.

"Laokooni", nuk është roman tradicional, por është roman i kodit simbolik. Narracioni në të nuk është linear kronologjik, por i dramatizuar sepse bëhet nga më shumë se një narrator dhe nga shumë këndvështrime, pra thyerjet janë të mëdha në aspektin struktural. Nuk është e rastit që autori i këtij romani ka fituar në Kanada “EAC Project Grant for Individual Artists” shuma e të cilit është 25.000 $.

Kadrushi me jetën e tij personale dhe me romanet e tij përfaqëson fatin e intelektualit shqiptar të Kosovës siç janë: Adem Demaçi (i dënuar për 28 vjet në kazamatet serbe), apo Ukshin Hoti i zhdukur nga policia serbe në atë ditë kur përfundonte afati i dënimit në Burgun e Dubravës. Në vitin 2005 Adem Demaçi u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ndërsa Kadrush Radogoshi nënkryetar. Ademi nuk arriti ta kryejë mandatin për shkaqe shëndetësore, prandaj punën e tij e kreu nënkryetari Kadrush Radogoshi, i cili në mandatin tjetër (2007-2009) u zgjodh kryetar i LSHK-së.
Sipas Kadrush Radogoshit, struktura më e persekutuar në Kosovë ishin një pjesë e shkrimtarëve, ndërsa pjesa tjetër ishte e përkëdhelura e pushteteve. Raporti i Kadrush Radogoshit me Adem Demaçin ishte shumë miqësor .

 Adem Demaçi ishte simbol i Lëvizjes Kombëtare shqiptare, i lëvizjes ilegale. Ata shkrimtarë, që nuk u instrumentalizuan politikisht, janë persekutuar në forma të ndryshme e ka edhe të tillë që janë mbytur në burg.

Në Burgun Prishtinës në vitin 1964, kur është arrestuar për herë të dytë Adem Demaçi si kryetar i Lëvizjes për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Fazlli Greiçevci, një prej poetëve të njohur e bashkëveprimtar i Adem Demaçit është mbytur nga torturat në burgun e Prishtinës. Ka pasur edhe shkrimtarë, që kanë ikur nga Kosova (Ramadan Rexhepi, Kosovë Rexhëbala etj.) por edhe të atillë, që kanë qenë në burgun famëkeq të Goli Otokut (“Ishulli i thatë” në detin Adriatik) si Teki Dervishi.

Disidenca në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare në ish Jugosllavi ka qenë e dyfishtë; ideologjike dhe kombëtare. Konfliktin e bënte edhe më të ashpër fakti se një pjesë e shkrimtarëve dhe intelektualëve tjerë bashkëpunonte me pushtetin, i cili shqiptarët i trajtonte si qytetarë të dorës së dytë apo të dorës së tretë.

Një intelektual të cilin e brengos fati i njerëzve të vet, nuk mund të pajtohet me disa politika. Bie fjala Kadrushi u pengua të doktoronte në tezën e aprovuar “Kronotopika ekzistenciale në romanin bashkëkohor shqiptar”, vëllai i tij u detyrua të braktiste studimet, vëllain tjetër e kanë burgosur për shkakun e Kadrushit.

Kadrush Radogoshi ka qenë në burgosje hetuese, që e kanë marrë sa herë kanë dashur udbashët . Nuk ka pasur dënime të gjata, por kanë qenë burgosje në nhetim.

Gjatë torturave, udbashët kërkonin që përmes tij ta inkriminonin pjesën më elitare të inteligjencës së Kosovës si Rexhep Qosjen e shokët tjerë intelektualë.

Ky ishte rreziku më i madh. Torturat ishin nga më të rëndat. Ata me çdo kusht kërkonin të montonin grupe ilegale, që t’i mënjanonin disa intelektualë shqiptarë, që nuk ishin instrumentalizuar nga pushteti si të tjerët.

Kadrushi nuk i arsyeton disa poetë. Nuk dëshiron të rëndojë ndërgjegjen e tij, por po e morët, librin e historianit Akademik Prof. dr. Haki Bajramit, “Dosja Demaçi”, që është një libër afro 500 faqe, cili ka arritur të depërtojë në Arkivin e Gjykatës së Prishtinës e të marrë tërë dokumentacionin e tri gjykimeve të Adem Demaçit- më 1959, më 1964 dhe më 1975.

Në të tria gjykimet e Ademit deklaratat akuzuese janë të shokëve të tij shkrimtarë, të cilët sot janë emra të njohur dhe për disa prej tyre shqiptarët kanë krijuar mitet ishin akuzuesit e Adem Demaçit. Deklaratat janë aty.

 Unë, vazhdon më tutje Kadrushi, nuk dua ta rëndoj ndërgjegjen time, ju do të befasoheshit po t’i mësonit emrat, por deklaratat janë shumë akuzuese ndaj tij. Ata asnjëherë, nuk i kanë kërkuar falje publike Adem Demaçit, më thotë shkrimtari Kadrush Radogoshi.

Me shkrime filloi të merret që nga viti 1970 e deri me tash. Shkruan kryesisht poezi, prozë, dramë, ese, kritikë letrare dhe artikuj studimorë për letërsinë. Është fitues i shumë çmimeve për poezi e tregim në konkurset letrare.

Për librin “Nëpër universin letrar” (kritikë, ese, studime) në vitin 2003 fitoi Çmimin ”Pjetër Bogdani” për veprën më të mire në të gjitha zhanret letrare, ndërsa në vitin 2009 për librin “Çabrat antologjia, Seancë e përshpirtshme” fitoi Çmimin për librin më të mire poetic të vitit.

 Në mars të vitit 2005 u zgjodh nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ndërsa në mars 2008 u zgjodh kryetar i saj.

I pakënaqur me gjendjen e rëndë në Kosovën e pasluftës për shkak të politikës dështake në të gjitha aspektet emigroi në Kanada në vitin 2010.

Pas kryerjes së studimeve në Kanada dhe mësimit të anglishtes së nivelit akademik, Kadrush Radogoshi u zgjodh në programin njëvjeçar për shkrimtarë, të quajtur “Borderlines Writers Circle”, të organizuar nga katër institucione kanadeze: University of Alberta, Writers Guide of Alberta, Edmonton Public Library dhe Edmonton Arts Council.

Gjatë prezantimit të parë publik si pjesëtar i këtij programi shkrimtarësh mori medaljen e artë me stemën e University of Alberta (universitet shtetëror) në Edmonton. Ky program ia mundësoi, që të inkuadrohej natyrshëm në jetën letrare kanadeze si anëtar i tri asociacioneve letrare kanadeze:

The Stroll of Poets, Writer Guild of Alberta dhe Canadian Authors’ Association. Profilin e tij letrar e kanë prezantuar gazeta të njohura kanadeze si “Edmonton Journal” e Edmontonit, “The Gazette” e Montrealit etj.

 Për të kanë shkruar emra të njohur kanadezë si Michael Hingston, Richard Davies, Rita Espeschit etj.

Shkrimtari, kritiku kanadez dhe redaktori i librit Richard Davies shkrimin e tij kritik për poezinë e Kadrush Radogoshit e ka titulluar “Një Orfe i Edmontonit”, që nënkupton vlerësimin më të lartë për të.

Pos dy librave të fundit të botuar në gjuhën angleze, poezitë e Kadrush Radogoshit gjerë tani janë zgjedhur dhe prezantuar në tetë antologji poetike kanadeze dhe në antologjinë botërore “Intercontinental Anthology of Poetry on Universal Peace” (2016). Gjithashtu poezitë e tij janë zgjedhur në disa libra tematikë të botuar në Kanada.

Vepra të botuara:

Poezi:


1.”Në mes të heshtjës dhe këngës” (1981); 2. “Në udhëkryq” (1984); 3. “Nekrologji për Sodomën” (1991); 4. “Heraldika e pikëllimit” (1997); 5. “Pikon çati e shpirtit” (2004); 6. “Orfeu nga Vendenisi” (2005); 7. “Pikëllim i buzëqeshur” (2006); 8. “Çabrat antologjia- seancë e përshpirtshme” (2008); 9. ”A Devout Session 2 – Seancë e përshpirtshme 2” (libër bilingual, 2014); 10. “Orpheus’ Palimpsest” (2018); 11. “Palimpsest orfeik 2” (2018);

Kritikë, ese, studime

1. “Poetika e romanit bashkëkohor shqiptar me tematikë të shek. XV” (1985); 2. “Interpretime” (1993); 3. “Nëpër universin letrar” (2003); 4. “Semantika e bregut tjetër” (2008);

Romane

1.“Jeta artistike e Ilir Shkretës” (1993); 2. “Homo Dardanicus” (2001); 3. “Laokooni” (2017);

Dramë

“Adem Jashari dhe vdekja” (2001);

Libër dokumentar

“Nëpër rrathët e ferrit serb” (2005)

Flori Bruqi

Ali Ahmeti(1945-2011)


Rezultate imazhesh për aktori ali ahmeti

Ali Ahmeti ka lindu me 18 maj të vitin 1945 Mitrovicë. Aktori Ahmeti ka luajtur në shumë filma dhe seriale, ai njihej për një sërë rolesh, dhe së fundi ishte aktual me rolin e Elezit në serialin e njohur “Kafeneja Jonë”, që ishte pjesë këtij serial që nga viti 2004 e deri ne vitin 2011.

Ali Ahmeti vdiq me 16 tetor të vitit 2011 në një Klinik Kardiologjike në Stamboll. Ali Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare pas një sëmundje të rëndë, me të cilën u ballafaqua për një kohë të gjatë Aliu la gruan dhe fëmijët e tij.Vdekja e Ahmetit padyshim është një lajm i hidhur për qytetarët, sepse ai me rolet e tij u bë shumë i dashur për të gjithë.

Filmografi

1.Ditari i Lec Pazhecit(1975)

2.Era dhe lisi rolin si Fshatari(1979)

 3.I ikuri rolin si polici(1980)

4. Gjurmët të Bardha rolin si Punëtori(1980)

 5.Qesh e Ngjesh rolin si Delia(1985)

 6.Autobusi rolin si Konduktori(1985)

7. Mixha Ramë(1985)

8.The Leaning Tower rolin si Babi i Sarës(2006)

Seriale Televizive

 9.Kafeneja Jonë - Te Oki(2004-2011)

Sabri Fejzullahu( 1943-)


Sabriu.jpg


Sabri Fejzullahu, lindi  në Besianë më 16 shtator 1943.Shkollën fillore dhe të mesmën e kreu në vendlindje.Ai ka mbaruar studimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës , si dhe aktrimin në Fakultetin e Arteve të Bukura..Punoi si aktor në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës.Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ka fituar 18 "Okarina të Arta" në "Akordet e Kosovës", ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrur pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.

Sabriu ka luajtur në disa TV- dhe video-filma. Ndër të tjerë ai luajti me Ibrahim Krajkovën "Lecin" dhe Rasim Thaqin "Cimën". Ai luajti edhe në serialet "Kur pranvera vonohet" dhe "Autobusi". Po ashtu edhe në TV-komedinë "Qesh e ngjesh" me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi.

Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdorë atë për t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurta dhe ndodhin gjatë ngritjes së zërit.

Ai ka gjithsej 14 albume deri me tani dhe 6 videokaseta te aktruara ne rolet e tij dhe me videoklipe te tij

Filmografia

Një buqetë buzëqeshje
Migjeni (1990) (serial televiziv)
Autobusi (1985) (mini serial), si Shoferi
Mixha Ramë (1985) (televizion) .... Djali
Qesh e ngjesh (1982) (televizion)
Kur pranvera vonohet (1980) (mini serial televiziv)
Gëzuar Viti i Ri 1976 (1976) (televizion)
Në orët e vona (1982) (serial televiziv)
Jugovizija (1981) (televizion)
Këndon Sabri Fejzullahu (1976) (televizion)

F.B

Gjergji Thimio : Edvin Kristaq Rama i denuar per vjedhje ikonash

Gjergji Thimio është koleksionist shqiptar. Ai i ka kushtuar gjithë pasionin dhe energjitë e tij koleksionit të objekteve të rralla që zotëron nën pronësinë e vet, e që tashmë kanë kapur shifrën 150 të tilla. 

Gjergji ka hapur edhe muzeun e tij privat, për të cilin ka marrë licencë që nga viti 1996 dhe shpeshherë thesaret e koleksionit të tij i ka ekspozuar.

Dhunohet barbarisht koleksionsti Gjergji Thimio, e godasin me levë kokës


Koleksionisti kishte planifikuar të jepte një intervistë të detajuar për Enkel Demin në programin “Fol me mua, Fol me ata” rreth fatit të pikturave që iu sekuestruan nga policia dhe që kanë humbur pa lënë gjurmë.

Është dhunuar barbarisht koleksionisti Gjergji Thimio. Një natë më parë ai është goditur me levë në kokë nga persona ende të paidentifikuar. Dhuna ndaj koleksionistit ndodh në një situatë, kur ai është rikthyer në vëmendjen e mediave, për shkak se regjizori, Saimir Kumbaro, ishte në përpjekje për të xhiruar disa ikona të koleksionit të tij, të sekuestruara tashmë nga policia dhe që duhet të jenë nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Por, regjizori raportoi në media se ikonat kanë “avulluar”, çka hedh dyshime se ato janë përvetësuar. Në këtë situatë polemikash, Gjergji Thimio është dhunuar mbrëmë, kurse sot ishte planifikuar një intervistë e tij e detajuar në emisionin “Fol me mua fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në RTSH.

Pas dhunës fizike të ushtruar ndaj tij, Gjergji Thimio ka marrë ndihmën e parë në spital dhe aktualisht mdodhet në banesën e tij jashtë rrezikut për jetën.

Gjergji Thimio është koleksionisti i ikonave të sekuestruara nga qeveria Rama, në ditët e para të qeverisjes. Ai u arrestua i akuzuar se veprat që kishte koleksionuar ishin vjedhur. Pavarësisht përpjekjeve për të provuar të kundërtën, Gjergji Thimio u dënua me burg.


Gjergji Thimio, koleksionisti i njohur korçar, i vënë disa vite më parë në qendër të vemendjes pas arrestimit për trafik veprash arti, në një intervistë të dhënë për Fax News, i është rikthyer sërish akuzave të tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Thimio këmbëngul se Rama është ndaluar dy herë në Francë për shkak se vidhte ikona, dhe për këtë duhet hetuar sa më parë nga prokuroria shqiptare, madje sipas koleksionistit korçar, kryeministri ka pasur probleme me një ndalim dhe në Qipro.

Thimio u shpreh i gatshëm që të përballet me akuzën e shpifjes, por që sipas tij Rama nuk do të guxonte që të shkonte të gjyq.

“Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Sali  Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më pare, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.

Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Sekuestruar ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta.

Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimio.
Gjergji Thimio: Për arrestimin tim ndikoi Janullatos. Më kërcënuan ‘vajzës do t’ia presim kokën, gruan do ta përdhunojmë’

* Më kanë sjellë letra kërcënuese në burg, ‘do t’ia presim kokën vajzës si ISIS, gruan do ta përdhunojmë’


 Nga burgu, në News24 për të folur për të vërtetën e tij. Koleksionisti Gjergji Thimio ka marrë leje nga burgu dhe ka mbërritur në studion e News24, në rubrikën Opinion për të folur për akuzat ndaj tij të bëra nga kryeministri Edi Rama. Thimio tha se operacioni i arrestimit të tij dhe sekuestrimi i veprave të artit ishte një njollë turpi në gjoksin e policisë shqiptare.

“Nuk ishte operacion për të luftuar trafikun e veprave të artit. Ishte një show. Ishte një operacion banditesk, kriminal, i ideuar në skutat më të errëta nga qarqet shoviniste. Zhduku një nga muzetë e licencuar në Ballkan, mbi 3 mijë objekte. Mbronte ekzistencën e shtetit shqiptar”, deklaroi Thimio.

Ai tha se ‘Gjergji Thimio nuk është ashtu si e etiketoi kryeministri’. “Kryeministri pas këtij operacioni është shprehur para mediave ‘Falënderoj policinë për kapjen e kësaj bande’. Koleksionin tim të ligjshëm e quajti një thesar në duart e trafikantëve. Zoti Kryeministër më dënove padrejtësisht,. Gjegji Thimio është më i ligjshëm se vetë ligjet.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Galeria ime ishte veprimtari e aprovuar nga Ministria e Kulturës. Unë nuk jam hajdut. Të gjithë aktivitetin tim e quajte të paligjshëm, aktiviteti im është i ligjshëm”, u shpreh koleksionisti.

Ai ka treguar foto, në të cilat shfaqet edhe kryeministri Edi Rama, gjatë ekspozitave të tij, ku janë shfaqur pikërisht pikturat dhe veprat e sekuestruara. “Kjo është ekspozita e parë e organizuar nga Kryeministri Edi Rama, këtu është trupi diplomatik, në të njëjtën ekspozitë. Limpreht ka urdhëruar që të bëhej dokumentari Heronjtë e Shqipërisë për ekspozitën time. Në vitin 2006 është organizuar në Shqipëri një konferencë për luftën kundër trafikut të veprave të artit. Ja ku janë ikonat që Kryeministri i quajti të vjedhura”, ka vijuar më tej Thimio.

Gjergji Thimio akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se e ka kërcënuar me kokën e vajzës. Megjithëse u pyet nga gazetarët për më shumë detaje lidhur me këtë pretendim, Thimio nuk pranoi të fliste më gjatë. Ai këmbëngul se ka vepruar në përputhje me ligjin, dhe është dënuar padrejtësisht.
“Zoti kryeministër unë do të të akuzoj publikisht dhe do të denoncoj. Nuk e kemi sistemin e drejtësisë të kalbur pavarësisht se me keni dënuar padrejtësisht. Unë jam arrestuar për ikonën e Onufrit. Aktualisht ndodhet në muzeun historik kombëtar. Gjergji Thimio është më i ligjshëm se vetë ligji.”- shprehet ai.

Gjergji Thimio thotë se është i sigurt për ndikimin e kryepeshkopit Janullatos në arrestimin e tij.
“Këtu është ndikimi i Anasatas Janullatos. Unë jam nga Vithkuqi i Korçës, jap nipi i priftit që u helmua nga patriarkana, pasi këndohej shqip në kishë. Kam nënshtetësi e pasaportë amerikane. Dhe një nga shkaqet që unë jam arrestuar është implikim i qarqeve sllavo-ortodokse dhe Anasatas Janullatos.”- u shpreh ai.

Sipas Thimios, policia fshehu procesverbalin origjinal të sekuestrimit të ikonave.
“Unë nuk kam firmosur procesverbalet e sekuestrimit. Nuk janë 1170 sa tha policia, në procesverbal mbetën 174. Policia fshehu procesverbalin origjinal dhe nuk ma jepte. Muzeu im ka patur mbi 3000 objekte, një pjesë e mirë e tyre ka qenë e regjistruar, një pjesë ka qenë vepra arti pa rëndësi dhe një pjesë tjetër ka qenë e një niveli të mesëm, për të cilën unë kam kërkuar të ngrihet një grup pune për inventarizimin.”- theksoi Thimio.

I pyetur se si ka arritur t’i zotërojë këto pasuri, Thimio u shpreh se një pjesë kanë qenë të babait të tij, prift dhe një pjesë i ka mbledhur në jug të vendit, duke i shpëtuar nga Greqia dhe shkatërrimi. Ai tregoi një rast, ku një ikonë e kishte marrë nga dera e haurit të një fshatari.

“Unë jam shprehur dhe i kam dërguar një relacion ambasadës së SHBA-ve. Aktualisht është një material i plotë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Koleksionin e monedhave të Alekesandrit i ka pasur babai im që në 1974, babai im ka qenë prift. E ka njohur edhe Rita Marko. Unë kam bredhur gjithë jugun dhe i kam mbledhur për t’i shpëtuar nga Greqia. Në kohën e diktuaturës i kemi ruajtur fshehtas. Babain tim kanë dashur ta dënojnë por ka shpëtuar sepse ka qenë partizan, ka pasur vëllain dëshmor dhe ka qenë mik i Rita Markos. I kam denoncuar në SHISH dhe punën time nuk ka shqiptar që ta dorëzojë. Gjergji Thimio është nga ata që këto vepra i kam dorëzuar me certifikata. Limpreht më bëri hero të Shqipërisë”, tha ai.

Thimio akuzoi drejtpërdrejt për arrestimin e tij dhe operacionin “Ikona” kryeministrin Edi Rama, deputetin Koço Kokëdhima, kreun e ALUIZNI-t Artan Lame si dhe ish-drejtorin e Muzeut “Onufri”, Sami Starovën.

“Sami Starova i vidhte ikonat e Onufrit dhe ja jepte Edi Ramës. Kokëdhima më ke kërkuar të çoj koleksionin tim në Itali e Francë kundrejt pagesës prej 1 milion e 100 mijë euro por nuk kam pranuar se ke dashur ta zëvendësosh me vepra të falsifikuara. Me ligjin e vitit 1996 njihet e drejta e koleksionimit. Koleksionet dhe muzeumet private i kam përkrahur i pari. Veprat e mia janë të regjistruara në qendrën e inventarizimit. I kam shpëtuar nga shkatërrimi. M’i vodhi Koço Kokëdhima që 4 vjet hiqej si mik shtëpie, e mbante nipin tim në krah e i thoshte do të çoj në shkollë, ja ngriu buzëqeshjen në buzë”, tha koleksionisti.

Gjergji Thimio i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga kërcënimet duke denoncuar letrat kërcënuese që i kanë shkuar në burg.

“Thirrje kryeministrit: Hiq dorë nga kërcënimet! Në burgun e Fierit në datë 25 shtator, para apelit oficeri i policisë së burgut, Fitim Mora më solli deklaratën ta firmosja në emër të Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, që mos të flisja në apel për ta, për Toni Blerin. Më kanë çuar letra, vajzës do t’ia presim kokën si ISIS, gruan do ta përdhunojmë”, deklaroi ai. (Thimio tregon fotot e veprave të tjera që sipas tij kanë qenë të tijat)

Lojtës Videosh
00:00
03:06

Lojtës Videosh
00:00
01:30




“Kryeministër hajdut Edi Rama, nuk ta kam frikën. Prokuroria të nisë hetimet. Akuzoj për operacionin Ikona, deputetin Kokëdhima, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ikonat i ka vjedhur Koço Kokëdhima. Zoti Llalla ja ku është hajduti (tregon në ekran, deputetin Kokëdhima). Ato janë ikona të David Selenicës”, deklaroi koleksionisti Thimio.

Koleksionisti Thimio i bëri thirrje publikisht Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ambasadës Amerikane të mbrojnë familjen dhe jetën e tij.

“Zoti prokuror i përgjithshëm nis hetimet për Ramën, Kokëdhimën dhe Tahirin, dhe më mbro jetën. Unë kam dalë nga burgu për sjellje të mirë. I bëj thirrje Ambasadës së SHBA ju lutem më mbro familjen dhe veten time me këtë denoncim publik që i bëj Ramës, Kokëdhimës, Tahirit, prokurorit Karanxha. Unë nuk e di si do dal nga studio tani, kam frikë mos ha plumbin kokës.”- deklaroi koleksionisti.

Ai u shpreh i bindur se do të fitojë mbi padrejtësinë që po i bëhet. “Në fund të fundit zoti zgjodhi Gjergji Thimion për të mbrojtur ikonat”- tha ai.

“Më ke futur me një të sëmurë psikik të më eliminonte fizikisht në burg. Më vjen mirë që televizioni juaj ka bërë një investigim, paska dhe televizion të pandikuar.”- theksoi Thimio.


Flori Bruqi

"Rama i denuar per vjedhje ikonash", flet per Fax News Gjergji Thimio

Ai u shpreh i gatshëm që të përballet me akuzën e shpifjes, por që sipas tij Rama nuk do të guxonte që të shkonte të gjyq.

“Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më pare, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.

Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Sekuestruar ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta.

Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimio për Fax.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...