2021-02-05
Mes shqiptarëve të diasporës që kanë të drejtë vote në Kosovë, janë edhe familjet e këngëtareve shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa.
Dy vajzat të cilat u rritën në Mbretërinë Bashkuar ku edhe kanë një karrierë të zhvilluar. Duket se familjet e të dyjave janë të angazhuar që të votojnë përmes postës për “Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare 2021”.
Babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu-Ora, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka treguar se e ka kryer obligimin e tij qytetar përmes postës.
Ai u shfaq me një zarf, në të cilin ka të futur votat e familjes, në mbishkrimin e së cilës shkruajti: “Me fat Kosovë”.
Ndërkohë, një thirrje për të votuar muaj më parë e ka bërë edhe babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili gjithashtu ka votuar përmes postës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të pranojë zarfet me votime që vijnë nga shqiptarët e Kosovës anë e mbanë globit.
Ismail Kadare, i vetmuari i kampit socialist
Nga Jason Goodwin
Të gjithë shkrimtarët janë të vetmuar, por Ismail Kadareja, ndoshta, më tepër se shumica e tyre, si shkrimtar i cili përdori një gjuhë të vogël, i detyruar që për shumë vjet idetë e tij t’i shprehte nën një diktaturë staliniste.
I vetmi njeri më i vetmuar se shkrimtari mund të jetë një diktator. Tiranët dhe sulltanët janë të vetmuar. Për të komunikuar me njëri-tjetrin, skllevërit e sulltanit në pallat, në Stamboll, përdornin një gjuhë të heshtur, ixarette (gjuhë shenjash), me qëllim që të mos molepsnin veshët e Padishahut me zërat e tyre të ashpër dhe shqetësimet e tyre të vogla e materiale. Pra, sulltani jetonte në mesin e njerëzve të tij në heshtje, duke ushtruar fuqinë e jetës ose vdekjes, duke drejtuar fatin, duke ndërhyrë në mënyra të vogla e të mëdha, siç bëjnë shkrimtarët brenda pallateve të tyre imagjinare.
Ndonjëherë dekretet dhe interesat e sulltanit patën prekur Shqipërinë, një vend malor i banuar nga një popull i lashtë, i cili flet një gjuhë ilire, që ishte e vjetër edhe kur Sokrati jetonte në Greqi. Pesha e fjalëve të sulltanit ra në mënyrë të shpërpjesëtuar mbi vendin e vogël, ku qëndresa ishte thuajse e kotë. Askush nuk mund t’i kundërvihej apo të kundërshtonte kënaqësinë e sulltanit, sepse rrezikonte vdekjen.
Por, megjithatë, shqiptarët gjetën mënyra për të përmbysur qëllimet e sundimtarëve të tyre. Sepse, nëse në shekullin XV osmanët i gllabëruan, pesëqind vjet më vonë shqiptarët kishin marrë në dorë administrimin e pjesës më të madhe të perandorisë, përfshirë Egjiptin.
Që në fillim, Kadareja hodhi poshtë kërkesën zyrtare për të shkruar romane të realizmit socialist dhe në vend të tij hodhi farën në terrenin e rrëshqitshëm, por pjellor, të mitit, alegorisë, aluzionit dhe historisë. Me botimin e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, në vitin 1963, ai filloi të shkruante mbi një oficer italian, i cili erdhi në Shqipëri pas luftës për të mbledhur trupat e vdekur të njerëzve të tij. Vepra e tij përvijohet nga humori i hidhur, ironia e errët dhe fabulat e tij kanë një shije të çuditshme dhe të papritur, si vendi mbi të cilin shkruan. Ato lëvizin zigzag; merren seriozisht me shakatë dhe bëjnë shaka me gjërat serioze: ndonjëherë të çuditshme, shpesh të mbinatyrshme, por gjithmonë reale dhe madhështore. Kadareja është shprehur se ai synon të krijojë “një lloj sinteze të tragjedisë së madhe dhe groteske”, duke argumentuar se Shqipëria është pranë botës së Eskilit dhe origjinës së tragjedisë, ku vetë gjuha e saj ruan theksat e të parëve, si edhe përkushtimin e saj ndaj gjakmarrjes, kanunit arkaik, që rregullon ato dhe ritet tradicionale të dasmës. Kadareja e gjen frymëzimin e tij në grykat e thepisura të gjeografisë së Shqipërisë, në trajtat e rrudhosura të historisë së saj, në skutat e errëta të mitit dhe magjisë së tij. Ai gëzon emër në mbarë botën, por vepra e tij është tejet lokale, kurse interesat e tij universale. Kjo është arsyeja përse vepra e Kadaresë vazhdon dhe ndoshta, kjo bëri që si shkrimtar ai të mbijetonte.
Enver Hoxha, stalinisti që udhëhoqi Shqipërinë nga viti 1946 derisa vdiq dyzet vjet më vonë, e spastroi pareshtur shoqërinë e vet, shokët e shkollës dhe miqtë e tij, duke jetuar më gjatë se ata. Megjithatë, edhe pse Kadareja e vuri tiranin e madh në një roman, Hoxha nuk guxonte të shkatërronteshkrimtarin.
Ismail Kadareja ka lexues në tërë botën dhe ka fituar çmime të shumta për veprën e tij, përfshirë “Man Booker Prize”, “Prince of Asturias” për letërsinë dhe “Jerusalem Prize”; ai është kandiduar vazhdimisht për t’u bërë fitues i çmimit “Nobel”.
Bisedat e Alda Bardhylit me Ismail Kadarenë, të paraqitura në këtë libër, mbulojnë një gamë të madhe temash, personale dhe profesionale, përmes një zhbirimi magjepsës në jetën e një shkrimtari, i cili jetoi nën një regjim shtypës. Aty gjendet fëmijëria e tij në Gjirokastër dhe përpjekjet e tij të para “për t’u bërë shkrimtar”, pas një takimi mbresëlënës me Makbethin e Shekspirit. Ai flet për triumfet dhe zhgënjimet e para, të ndërthurura me historinë e dashurisë së parë të vërtetë, deri te liria relative e mendimit dhe veprimit që zbuloi në Shën Petersburg, në vitin 1958.
Letrat e dashurisë sollën romanin e tij të parë; Moska tjetrin; por tashmë Kadareja e kishte nisur lojën si macja me miun me regjimin shqiptar, që tek ai si shkrimtar la aq shumë gjurmë. Në këtë libër Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.
Kjo është seria më e shtjelluar e bisedave të mbajtura me Ismail Kadarenë, një bisedë mes një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë.
*Jason Goodwin është një nga emrat më të njohur të letërsisë së sotme britanike.
Pandemia/ Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi: Ja kur do shohim dritë në fund të tunelit
Prof.dr. Skënder Gjinushi shpjegon në “Top Talk” analizën që Akademia e Shkencave ka bërë për vijimësinë e pandemisë në vendin tonë.
Sipas studimit të Akademisë së Shkencave, në dhjetor, Tirana ka dalë në nivelin rreth 50% të popullsisë që ka kaluar Covid 19 ka arritur imunizimin.
Sipas Skënder Gjinushit, faza e parë e pandemisë ka kaluar dhe aktualisht ndodhemi në fazën e dytë. “Qoftë nga studiuesit pranë Akademisë, dhe pranë Ministrisë, fazën e parë e kanë parashikuar njëlloj. Për fazën e dytë mendohet se është bërë pjesa më e madhe e rrugës. Kur janë bërë mbi 40% e popullsisë në kontakt me koronavirusin në Tiranë, do të thotë që ka bërë goxha rrugë dhe pasojat nuk kanë qenë aq katastrofike si më parë. Meqë vdekshmëria nuk ka arritur shifra të frikshme, sidomos në Itali, në tërë Evropën Perëndimore ka tendencë uljeje. Vdekshmëria parashikohet të arrijë në nivelet 1, 2 për një mijë persona gjithsej”.
Gjinushi thotë se në këtë situatë ku ndodhemi shohim dritë në fund të tunelit. “Mund të themi që e kemi kaluar gjysmën e tunelin dhe po shohim dritë. Parashikimet që japin specialistët është që nga marsi fillon një ulje e ndjeshme e pandemisë”.
Kritikave se Akademia e shkencave nuk është treguar transparente me studimet që ka bërë për pandeminë në Shqipëri, Gjinushi i përgjigjet: “Jo se nuk është transparente por po punohet dhe do të bëhet transparente. Qëllimi ka qenë të kuptojmë prirjen e prekshmërisë reale dhe fitimit të antitrupave. Është një tregues shumë i rëndësishëm.
Imuniteti arrihet në mënyrë natyrale ose në mënyrë artificiale nëpërmjet vaksinës. Kjo ka shumë rëndësi, sa kohë të shtrihet vaksina, duhet ditur metoda e vaksinimit sepse nuk mund ta vaksinosh popullatën menjëherë. Nëse kuptoj kaq % e popullsisë e kanë arritur imunitetin, atëherë është e nevojshme për shembull të vaksinojmë dhe 20, 30% dhe pandemia të fillojë të marrë fund”.
Dokumentet sekrete për “UÇK”/ Komisioni hetimor merr përgjigjie nga shërbimi sekret shqiptar
Komisioni i Posaçëm parlementar i cili po kalon në skaner veprimtarinë e institucioneve shqiptare për llogari të hetimeve nga EULEX të krimeve të supozuara të UÇK, përmbyll mbledhjen e dokumentacionit.
Ulsi Manja kryetar i këtij komisioni tha se Prokuria e Përgjithshme, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtëme, Ministria e Drejtësisë dhe Mininstria e Brendshme janë institucionet nga ku është marrë informacioni. Në dispozicion të komisionit janë vënë edhe informacione të karakterit sekret shtetëror.
Ulsiu: “Dy materiale informacione të klasifikuara sekret shtetëror SHISH dhe 1 material sekret Min Europën. Të gjithë anëtarët janë me certifikatë sigurie njëri në process marrje.”
Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për informacione shkresore të përmbledhura në një dosje voluminoze prej 1000 faqesh. Dosja përmban të gjithë korrespondencën e ministrive shqiptare me hetuesit e EULEX. Anëtarët e komisionit kërkuan kohë në leximin e material. Komisioni i posaçëm u ngrit pas dërgimit në Hagë të kupolës drejtuese të UÇK dhe si objekt pune ka hartimin e një raporti i cili, do të jetë baza e një rezolute nga Kuvendi Shqipërisë për Kosovën.
Bashkimi Shqipëri-Kosovë. Në Shqipëri e duan më shumë se në Kosovë. Ja sondazhi
Dy organizata prezantuan të dhënat e hulumtimit ‘Shqipëri – Kosovë, Dekonstruktimi i idesë së bashkimit – Perceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin mes dy vendeve’ i publikuar këtë javë.
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) kanë publikuar hulumtimin i cili jep përgjigje disa prej çështjeve me interes në Kosovë dhe në Shqipëri si p.sh.: distanca sociale, imazhi për fqinjët, integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal, perceptimi dhe stereotipet ndaj njëri-tjetrit, qëndrimi ndaj bashkëpunimit zyrtar të dy vendeve si dhe qëndrimi ndaj bashkimit eventual kombëtar.
Raporti thotë se vizitat e ndërsjella mes qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë janë shtuar dukshëm, sidomos pas çlirimit të Kosovës dhe ndërtimit të Rrugës së Kombit.
Por, qytetarët e Kosovës e vizitojnë Shqipërinë dukshëm më shumë se sa e vizitojnë qytetarët e Shqipërisë Kosovën.
Sipas hulumtimit në të dy vendet, 88.7% e shqiptarëve të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë, ndërkohë që vetëm 31.6% e qytetarëve të Shqipërisë kanë vizituar Kosovën, thuhet në raport.
Sa i përket njohurisë së njëri tjetrit raporti thotë se shqiptarët e Kosovës kanë bindjen se e njohin më mirë Shqipërinë, se sa qytetarët e Shqipërisë e njohin Kosovën.
Një gjë të tillë nuk e dëshirojnë 16% e të anketuarve në Shqipëri dhe Kosovë. Nga ata që nuk e dëshirojnë bashkimin kombëtar, vërehet një refuzim më i madh në zona urbane, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.
Për nga shtrirja gjeografike, të anketuarit në rajonin e Prishtinës janë në shkallë më të madhe kundër bashkimit kombëtar, kurse në Shqipëri janë të anketuarit e zonës qendrore thuhet në raport.
Më tutje në raport, të pyetur nëse do të ishin të gatshëm të paguanin një taksë e cila mundëson bashkimin kombëtar, gatishmëria bie, ku 29.5% e të anketuarve në Shqipëri do të ishin dakord me një taksë të tillë dhe 43.5% e të anketuarve në Kosovë.
Në pyetjen se nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm, ju personalisht si do të votonit?, të ankëtuarit në Shqipëri 74.8% janë pro, ndërsa 17.7% janë kundër.
Ndërsa në Kosovë pro janë 63.9% dhe kundër janë 16.7%
Edhe qytetarët e Shqipërisë në masë të madhe pajtohen se shqiptarët e Kosovës kanë njohuri më të mëdha për Shqipërinë, se sa anasjelltas.
Sa i përket dëshirës së realizimit të bashkimit kombëtar, 63% e të anketuarve në Shqipëri dhe 54% e të anketuarve në Kosovë deklarohen se dëshirojnë që bashkimi kombëtar të realizohet.
“Nga ata që janë kundër bashkimit në një shtet, arsyet janë të ndryshme. Arsyeja më e shpeshtë që është përmendur nga të anketuarit shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë ka të bëjë me bindjen se si dy shtete Kosova dhe Shqipëria funksionojnë më mirë. Një pjesë e konsiderueshme e atyre që kundërshtojnë bashkimin në një shtet këtë e bëjnë edhe nga bindja se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë dallime në kulturë dhe traditë. Por të pyetur se çfarë mendojnë se si do të votonin në një referendum të tillë familjarët dhe miqtë e tyre, të anketuarit shprehen më skeptik sa i përket votës ‘pro’ bashkimit, duke menduar se familjarët, shokët dhe miqtë do të votonin në shkallë më të ulët për bashkim (59% në Shqipëri dhe 47% në Kosovë)” thuhet në raport.
Për shqiptarët e Shqipërisë të cilët besojnë se bashkimi kombëtar është i mundshëm, bashkësia ndërkombëtare shihet si faktor kryesor që mundëson bashkimin.
Kurse për shqiptarët e Kosovës faktor kryesor që mund të realizoj një skenar të tillë shihet lidershipi në Kosovë dhe Shqipëri.
Por edhe ata që mendojnë se bashkimi kombëtar nuk mund të ndodhë, faktorin ndërkombëtar e shohin si pengesë kryesore, si të anketuarit në Shqipëri, ashtu edhe ata në Kosovë.
Si pengesë e dytë kryesore për bashkimin kombëtar të anketuarit në Shqipëri e shohin kundërshtimin e Serbisë, kurse të anketuarit në Kosovë i shohin shtetet e rajonit në përgjithësi.
Nga ata që besojnë në bashkimin kombëtar, pjesa më e madhe e të anketuarve në Kosovë besojnë se kjo do të ndodhë brenda pesë viteve (39% e të anketuarve), kurse të anketuarit në Shqipëri më shumë besojnë se kjo mund të ndodhë brenda dhjetë viteve të ardhshme.
“Shqiptarët e Kosovës besojnë se bashkimi mund të ndodhë brenda pesë viteve të ardhshme, përderisa shqiptarët e Shqipërisë besojnë se kjo mund të marr më shumë kohë” thuhet në raport.
Ajo çka lë pështypje në raportin e KFOS-it dhe OSFA del se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri i kanë të përbashkëta hallet e tyre.
Shumica e shqiptarëve të anketuar në të dy anët e kufirit besojnë se shëndetësia është më e zhvilluar në Shqipëri se sa në Kosovë, por shqiptarët e Kosovës kanë vlerësim më pozitiv për shëndetësinë në Shqipëri (63% e të anketuarve) se sa shqiptarët e Shqipërisë (46%).
Njësoj, shumica e të anketuarve shqiptarë në të dy vendet vlerësojnë se arsimi është më i zhvilluar në Shqipëri se sa në Kosovë. Të anketuarit në të dy vendet besojnë se Shqipëria ka potencial më të madh për zhvillim në fushën e turizmit.
Të anketuarit në të dy vendet vlerësojnë se sporti është më i zhvilluar në Kosovë, ashtu siç mendojnë se mirëqenia e banorëve të Kosovës është më e mirë. Sa i përket respektimit të ligjit, po ashtu qytetarët e të dyja vendeve vlerësojnë se ligji respektohet më shumë në Kosovë.
Ndërsa, qëndrime të kundërta shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës mbajnë sa i përket zhvillimit të kulturës, respektimit të të drejtave të grave dhe lirisë së fjalës, ku të anketuarit vlerësojnë se këto janë në një pozicion më të mirë në vendin e tyre.
Për sa i përket zhvillimit ekonomik, të anketuarit mendojnë se vendi tjetër ndodhet në nivel më të mirë të zhvillimit ekonomik se sa vendi i tyre.
Të pyetur mbi perceptimin e korrupsionit në Kosovë, shqiptarët e Kosovës kanë tendencë të vlerësojnë se korrupsioni është më i lartë në Kosovë se sa në Shqipëri, përderisa shqiptarët e Shqipërisë në masë më të madhe e nuk pajtohen me këtë konstatim. Raporti eshte publikuar ne Kosove nga Telegraf.
2021-02-04
Basketbollisti serb: Kosova nuk është Serbi
Basketbollisti i skuadrës turke, Fenerbahçe dhe i Përfaqësueses së Serbisë, Nikola Kaliniq, në një intervistë të gjatë për mediet serbe, e ka pranuar se Kosova nuk i takon më Serbisë.
“Qëkur di për veten time, e jam i lindur në vitin 1991, ka probleme dhe shqetësime rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm se dikush do të më urrejë, por është koha që dikush ta thotë publikisht Hajdeni ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çka mundemi dhe të vazhdojmë tutje”, ka thënë Kaliniq.
“Lufta e Kosovës ka ndodhur para më shumë se 600 vjetësh, ndërsa ka shumë dekada që ajo nuk është territor ‘yni’, le të më korrigjojnë më të vjetrit dhe më të mençurit, nëse gaboj. Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më parë të pajtohemi dhe të vazhdojmë tutje, do ta kemi mirë. Nuk jemi popull qiellor, madje nuk kemi qenë kurrë, kemi pasur momente të shkëlqyera në të kaluarën, por duhet të pajtohemi me faktin se tani jemi pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’ju thotë të huajve prej nga është dhe çka je-do të përjetojë ‘shok’, jam i sigurt. Unë e kam përjetuar. Kohë më parë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, e para ishte në vitin 1963, pra pas 16 vjetësh të gjithë asaj që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 16 vjet nga krimet dhe viktimat, e kanë kuptuar se duhet të punojnë bashkë, dhe shihni se ku janë tani? E ne edhe më tej flasim për luftën e Kosovës dhe kush e di për çka…”, ka deklaruar Kaliniq.
A do t’i hapin Serbia dhe Kosova arkivat sekrete të luftës?
Komandanti jugosllav Nebojsa Pavkoviç (majtas) duke dëgjuar raportin e një ushtari pranë Gjilanit në Kosovë gjatë luftës në shkurt 1999. Foto: EPA/MOMA DABIC/STRINGER.
Serbeze Haxhiaj and Milica StojanovicBeograd, Bërnicë, RracajBIRNAugust 11, 202007:42
Serbia dhe Kosova i kanë kërkuar njëra-tjetrës të hapin arkivat ushtarake për të ndihmuar në zbulimin e vendeve ku janë varrosur personat e zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, por pavarësisht retorikës bashkëpunuese, duket se asnjëra palë nuk ka gjasa ta bëjë këtë.
This article is also available in: English
Më 2 gusht 1998, dy djemtë e Zenun Xhemajlit, 27-vjeçari Muharrem dhe 25-vjeçari Ilir, u ndaluan nga një patrullë e policisë serbe pranë fshatit të tyre Rracaj në komunën e Gjakovës, Kosovë, dhe u morën me vete. Ai nuk i pa më kurrë.
Më pak se një vit më vonë, mëngjesin e 27 prillit 1999, dy djemtë e tij më të vegjël, Shkëlzeni 21-vjeçar dhe Albani 19-vjeçar, u vranë së bashku me 375 shqiptarë të tjerë të Kosovës në një masakër në fshatin Mejë.
Eshtrat e Albanit u gjetën në një varr masiv në Batajnica, periferi e Beogradit, në vitin 2004. Por trupat e Muharremit, Ilirit dhe Shkëlzen rezultojnë ende të zhdukur.
Kur zyrtarë të lartë nga Serbia dhe Kosova u takuan në Bruksel muajin e kaluar për të rifilluar dialogun që synon normalizimin e marrëdhënieve, të dy palët thanë se ishin të gatshme të ndihmojnë njëra-tjetrën në gjetjen e eshtrave të njerëzve që humbën jetën në luftën e viteve 1998-1999, si djemtë e Zenun Xhemajlit.
Delegacioni i Kosovës i kërkoi Serbisë që të hap arkivat e saj ushtarake dhe policore të kohës së Jugosllavisë për të ndihmuar në gjetjen e vendndodhjeve të varreve masive të luftës, ndërsa delegacioni i Serbisë kërkoi që të hapeshin arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.
“Shqiptarët kërkuan që të hapen të gjitha arkivat ushtarake dhe policore dhe ne thamë, në lidhje me personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur brenda vendit, se nuk ka asnjë problem, por edhe ju duhet të hapni arkivat e të ashtuquajturës UÇK, në mënyrë që të shohim se ku u vranë serbët dhe jo-shqiptarët e tjerë”, tha presidenti serb Aleksandër Vuiçiç.
Por, pavarësisht retorikës për bashkëpunim, asnjë nga këto gjëra nuk duket se ka gjasa të ndodhë së shpejti. Serbia i ka klasifikuar disa nga arkivat e saj ushtarake si sekrete shtetërore, ndërsa Kosova këmbëngul se UÇK-ja, si një organizatë guerile, nuk ka pasur kurrë arkiva ushtarake.
“Ekziston gjithmonë dikush që mund ta dijë”
Visnja Stamenkoviç, bashkëshorti i së cilës është zhdukur që nga viti 1999, në shtëpinë e saj në fshatin Bërnicë, Kosovë. Foto: BIRN.
Familjarët e serbëve që humbën jetën gjatë dhe pas luftës në Kosovë, si Visnja Stamenkoviç, besojnë se hapja e arkivave të kohës së luftës mund të zbulojë fakte që janë fshehur për dy dekada.
Stamenkoviç, bashkëshorti i së cilës, Zarko, u zhduk më 28 qershor 1999, pasi forcat serbe kapitulluan ndaj sulmeve ajrore të NATO-s dhe u tërhoqën nga Kosova, beson se fati i burrit të saj dhe të tjerëve mund të zgjidhet, nëse hapen arkivat e UÇK-së, ose ato të qeverisë së vetë-shpallur, jetëshkurtër të Kosovës, e cila u krijua nga anëtarët e UÇK-së në shkurt 1999 dhe funksionoi deri në janar të vitit 2000.
“Pse të mos lejoni që ata të përdorin çdo gjë të mundshme për të gjetur ndonjë gjurmë të atyre që u rrëmbyen dhe vranë, si në rastin e tim shoqi?” tha ajo për BIRN në shtëpinë e saj në Bërnicë në komunën e Prishtinës.
Ajo u shpreh se “ekziston gjithmonë dikush që mund ta dijë se çfarë ndodhi”.
“Shumë njerëz u vranë pas luftës dhe këto vrasje nuk mund të jenë kryer nga disa individë”, shtoi ajo.
Zyra e kryeministrit të Kosovës këmbënguli se nuk ka asgjë për të fshehur. “Në këtë proces, ne do të jemi plotësisht të angazhuar për të bashkëpunuar me drejtësinë”, tha ajo. Por, ajo shtoi: “Sa i përket arkivit të UÇK-së, kjo është një çështje që i përket organizatave të veteranëve të luftës.”
Nasim Haradinaj, zv/kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë, tha për BIRN se UÇK-ja nuk kishte arkiva.
Jakup Krasniqi, një ish-zëdhënës i UÇK-së i cili ka mbajtur poste të ndryshme të larta politike që nga koha e luftës, bëri një pohim të ngjashëm: UÇK-ja ishte një grup gueril dhe nuk kishte arkiva.
“Jam i sigurt që UÇK-ja nuk ka pasur ndonjë arkiv të sistemuar e të shkruar, përveç asaj që është shkruar dhe thënë për UÇK-në”, tha Krasniqi për BIRN.
“Arkivi, nëse mund të quhet arkiv, i komunikimit të brendshëm, i Shtabit të Përgjithshëm me Shtabet e Zonave operative, mbase pas UÇK-së e ka trashëguar Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) apo edhe mund të jenë deponuar në Arkivin e Kosovës…”, tha ai.
Por Safet Syla, shef i Zyrës për Trashëgimi të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, tha se organizata e tij nuk ka asnjë material të UÇK-së.
“Ne nuk kemi trashëgu asgjë që ndërlidhet me luftën e UÇK-së sepse UÇK-ja ka qenë një formacion gueril dhe nuk ka pasur diçka që mund të arkivohet. Ne kemi ruajtur vetëm materialin që ndërlidhet me TMK-në”, tha Syla për BIRN.
Krasniqi tha gjithashtu se UÇK-ja dhe ushtria dhe policia serbe nuk mund të krahasohen për shkak të natyrës së roleve të tyre në konflikt – një agresor ushtarak dhe një rezistencë e armatosur. “Serbia planifikoi dhe organizoi gjithçka dhe arkivat e saj nuk mund të krahasohen me ato të një grupi gueril”, tha ai.
“Ata që fshehin të dhëna shpërblehen”
Hetues serbë dhe të Kombeve të Bashkuara me qese që mbajnë eshtra të shqiptarëve etnikë gati për t’u kthyer në Kosovë në maj 2005, pasi u zhvarrosën nga një qendër stërvitore e policisë në Batajnica, Serbi. Foto: EPA/SASA STANKOVIC.
Ivana Zaniç, drejtoreshë e OJQ-së Fondi për të Drejtën Humanitare me qendër në Beograd, e cila merret me krimet e luftës, tha se arkivat më të rëndësishme nga periudha 1998-1999 janë ato të Ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së Brendshme serbe.
“Dokumente specifike i referohen urdhrave, komandave, raporteve të rregullta luftarake, në të cilat është e mundur të kontrolloni se cila njësi ishte përgjegjëse për cilën zonë kur ata kryen operacionet”, tha Zaniç për BIRN.
“Këto dokumente mund të ndër-referohen me të dhënat për numrin e viktimave në ato operacione specifike. Në këtë mënyrë, do të ishte e mundur të rindërtoheshin ngjarje – cila njësi ishte përgjegjëse për cilin krim, kush ishte në krye të asaj njësie dhe kështu me radhë”, shpjegoi ajo.
Fondi për të Drejtën Humanitare publikoi në vitin 2015 një dosje në lidhje me një varr masiv, i cili u zbulua në Rudnica në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të kufirit me Kosovën, ku u gjetën eshtra të civilëve etnikë shqiptarë të vrarë nga forcat serbe në prill dhe maj 1999 në fshatrat kosovare Rëzallë, Çikatovë e Vjetër, Zabel i Ulët dhe Gllanasellë.
Këto fshatra në atë kohë ishin në zonën e kontrolluar nga Brigada e 37-e e Motorizuar e Ushtrisë Jugosllave, e komanduar nga Ljubisa Dikoviç, i cili në kohën kur u publikua dosja ishte bërë shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Serbe.
Fondi për të Drejtën Humanitare i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes dokumente në lidhje me operacionet e Brigadës së 37-të të Motorizuar, por nuk i mori ato dhe nuk ka për t’i marrë në ndonjë të ardhme të parashikueshme.
“Menjëherë pas kësaj kërkese për informacion, ministri i atëhershëm i mbrojtjes Bratislav Gasiç e deklaroi të gjithë arkivin e Brigadës së 37-të një sekret shtetëror për 30 vitet e ardhshme, duke e bërë kështu të pamundur hedhjen dritë mbi krimet nga e kaluara për një periudhë kaq të gjatë kohe”, tha Zaniç.
Marko Milosavljeviç nga OJQ-ja Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut tha se ky ishte një shembull kryesor i natyrës së mbyllur të institucioneve serbe.
“Paradoksalisht, Gasiç tani është drejtor i BIA-s, Agjencia Informative e Sigurisë e Serbisë, gjë e cila thjesht na tregon se ata që fshehin të dhëna dhe mbulojnë krime, në kundërshtim me Ligjin për Fshehtësinë e të Dhënave, shpërblehen shumë shpejt”, tha Milosavljeviç për BIRN.
Pasi u publikua dosja në lidhje me varret masive në Rudnica dhe u krijua mundësia e fillimit të një hetimi për aktivitetet e kohës së luftës të shefit të shtabit të Ushtrisë Serbe, Ljubisa Dikoviç, presidenti serb Tomislav Nikoliç paralajmëroi prokurorin e vendit për krime lufte që “të mendojë pak për ato që ai po gërmon në Serbi”.
“Komandantët e dinë ku janë trupat”
Zenun Xhemajli, i cili humbi djemtë e tij në luftë, në shtëpinë e tij në fshatin Rracaj, Kosovë. Foto: BIRN.
Rreth 1,600 njerëz janë ende të zhdukur nga lufta në Kosovë, kryesisht shqiptarë etnikë, por edhe disa serbë.
Zyra e kryeministrit të Kosovës akuzoi autoritetet e Beogradit se “po vazhdojnë të përpiqen të fshehin krimet e luftës të Serbisë duke fshehur kufomat e civilëve në varre masive në Serbi”.
Presidenti serb Vuçiç ka këmbëngulur megjithatë se “ne nuk do të mbronim kurrë asnjë person përgjegjës për krime lufte” dhe ka thënë se Serbia është e gatshme të kërkojë varret e mundshme “kudo që shqiptarët e Kosovës mendojnë se mund të tregojnë një vend në hartë”.
Por Zaniç nga Fondi për të Drejtën Humanitare mendon se Serbia nuk është ende e gatshme të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për vrasjet e njerëzve që janë gjetur të varrosur nëpër varre masive.
“Si kujtesë, varri masiv në Batajnica u zbulua pothuajse 20 vjet më parë dhe që atëherë nuk kemi pasur as edhe një çështje para ndonjë gjykate vendase që të jetë marrë me këtë”, tha Zaniç për BIRN.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë përcaktoi që shefat ushtarakë dhe policorë jugosllavë dhe serbë ishin përgjegjës për operacionin e fshehjes dhe lëvizjes së trupave të viktimave shqiptare të Kosovës nga kjo e fundit në Serbi. Por prokurorët serbë nuk kanë ngritur ende ndonjë aktakuzë.
Zyra serbe e Prokurorit të Krimeve të Luftës hetoi masakrën në Mejë, ku djemtë e Zenun Xhemajlit ishin midis më shumë se 375 personave që u vranë dhe trupat e të cilëve u varrosën më vonë në Batajnica.
Katër persona ishin të dyshuar në hetim; njëri vdiq dhe hetimi për të tjerët u ndal në vitin 2019 “sepse nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për aktakuza”, sipas Zyrës së Prokurorit të Krimeve të Luftës.
Zaniç tha se deklarata e Vuçiçit ishte qëllimisht çorientuese sepse ajo synonte të tregonte “se Serbia po bën gjithçka për të hetuar krimet dhe për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës dhe kjo as që i afrohet të vërtetës”.
“Vetëm disa krime të kryera në Kosovë janë gjykuar para një gjykate në Serbi dhe gjyqi për krimet e kryera në fshatrat Qyshkë, Zahaq, Pavljan dhe Lybeniq ka zgjatur dhjetë vjet”, theksoi ajo.
Milosavljeviç tha se edhe nëse arkivat serbe hapen pjesërisht, “do të zbulohen vetëm disa të dhëna, sepse Serbia drejtohet nga ata që kanë përfituar materialisht dhe politikisht nga luftërat në ish-Jugosllavi”.
Vuçiç dhe disa nga besnikët e tij të Partisë Progresiste Serbe në pushtet, kanë luajtur role të spikatura politike ose ushtarake gjatë luftërave të viteve 1990 në Ballkan, dhe vitet e fundit partia është akuzuar vazhdimisht për lavdërimin e kriminelëve të luftës.
Milosavljeviç argumentoi se “çmimi i komplotit të heshtjes tani po paguhet mbi të gjitha nga familjet e të zhdukurve”.
Zenun Xhemajli tani është 78 vjeç dhe e ka humbur shpresën se do të mësohet ndonjëherë e vërteta e asaj që i ndodhi djemve të tij. Ai nuk beson se hapja e arkivave serbe do të ofrojë ndonjë lloj progresi.
“Nuk është çështje arkivash, sepse nuk besoj se mund të ndihmojnë. Më shumë se dy dekada më vonë, dyshoj se ka mbetur ndonjë gjë në arkivat e tyre për të gjurmuar zhdukjen e kufomave të civilëve”, tha ai për BIRN në shtëpinë e tij në fshatin Rracaj të Kosovës.
“Megjithatë,” shtoi ai, “ka shumë njerëz në zinxhirin e komandës të forcave të ushtrisë dhe policisë që e dinë se ku janë trupat.”
Subscribe to:
Posts (Atom)
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare(28 .01.1936 - 01 .07. 2024) ishte akademik, politikan, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...