2022-10-04

Kosova ka popullsinë më të re në rajon – Serbia po plaket


                                                                                                                                          

Ilustrim

Përmirësimi i kujdesit shëndetësor, ushqimi më i mirë, kushtet e jetesës dhe shumë faktorë të tjerë janë arsyeja e rritjes së përqindjes së personave mbi 65 vjeç në pothuajse të gjitha vendet e botës. Me pak fjalë, bota po plaket, por po ashtu edhe popullsia në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse në nivel global shihen vetëm pak më pak se një e dhjeta e popullsisë së botës njerëz mbi 65 vjeç, megjithatë në shumë vende, kjo përqindje është shumë më e lartë dhe arrin mbi një të tretën e banorëve të një vendi.

Statistikat demografike për moshën e popullsisë janë të rëndësishme nga shumë aspekte – nga organizimi dhe planifikimi i fondeve pensionale, ndërtimi i institucioneve për kujdesin e njerëzve, trajtimi spitalor etj.

Në vijim, TRT Balkan ju jep një pasqyrë të përqindjes së popullsisë së moshuar në botë, në Bashkimin Evropian dhe në rajonin e Ballkanit.

Të dhëna për rajonin nga burime të ndryshme

Sa i përket përqindjes së banorëve më të vjetër se 65+ në rajonin e Ballkanit Perëndimor, organizata globale statistikore Statista ka të dhëna për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, por jo për Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, ndaj duhet kërkuar të dhëna për ta nga burime të tjera.

Sipas Statista-s, Serbia ka përqindjen më të lartë të popullsisë së moshuar në Ballkanin Perëndimor me 21.3 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç. Mali i Zi ka 15,9 për qind të popullsisë së përgjithshme që është më e vjetër se 65 vjeç, ndërsa, sipas të dhënave të Statista-s për Maqedoninë e Veriut, 14,8 për qind e popullsisë është më e vjetër se 65 vjeç.

Mirëpo, nëse analizohen të dhënat e reja statistikore të marra nga regjistrimi i popullsisë i vitit të kaluar dhe të publikuara këtë vit, vijmë deri te e dhëna se popullsia është “plakur” dhe tani janë 17.1 për qind e banorëve që janë mbi 65 vjeç.

Sipas organizatës statistikore Knoema, Shqipëria ka 15.2 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç dhe Bosnjë e Hercegovina 18.5 për qind, që do të thotë se, nëse të dhënat janë të sakta, ajo është menjëherë pas Serbisë për sa i përket përqindjes së popullatës së moshuar.

Sipas një burimi të tretë, Kosova ka popullsinë më të re në rajon. Sipas Index Mundi, Kosova ka vetëm 7.75 për qind të popullsisë që është mbi 65 vjeç.

Japonia ka 86.000 njerëz mbi 100 vjeç.

Ndër vendet më të mëdha, Japonia ka qenë gjithmonë në krye për sa i përket përqindjes së banorëve të moshës 65 vjeç e lart. Besoni apo jo, ka më shumë se 86.000 njëqindvjeçarë në vend. Në Japoni, megjithëse 29.8 për qind e njerëzve, ose pothuajse një e treta, janë të moshuar, vendi ishull nuk është në vendin e parë.

Monako ka mbi 36 për qind të popullsisë së saj mbi moshën 65 vjeç, duke e renditur atë të parën në botë për përqindjen e banorëve të moshuar si përqindje e popullsisë së përgjithshme.

Italia ka popullsinë më të vjetër në BE

Në kuadër të Bashkimit Evropian, Italia ka përqindjen më të lartë të popullsisë së moshuar, 23.5 për qind të popullsisë. Më pas vjen Finlanda me 22,7 për qind, e ndjekur nga Greqia me 22,5 për qind.

Gjithsej 16 vende në tokën evropiane kanë mbi 20 për qind popullsi të moshuar.

Nga vendet në Evropë, Luksemburgu (14.6 për qind) dhe Türkiye (9.7 për qind) shënuan përqindjen më të ulët të të moshuarve.

Fitoi Nobelin e mjekësisë, por mbetet pa fjalë: Prej tij, kuptojmë më mirë trurin tonë!


“Mbeti pa fjalë kur mësoi se ishte ai fituesi i Nobelit të sivjetshëm të Mjekësisë; ishte shumë i lumtur por më pyeti plot përulësi nëse mund t’ia tregonte dikujt, nëse mund t’ia tregonte gruas së tij dhe unë thashë se ishte në rregull”.

“Ai ishte tepër i emocionuar për këtë çmim”! Sekretari i Komitetit të Nobelit dhe Mjekësinë, Thomas Perlmann, e përshkroi me këto fjalë reagimin e Svante Paabo kur mësoi se ishte fituesi çmimit më prestigjioz në botën shkencore  zbërthimin e kodit gjenetik të Neandertalëve, specia më e afërt me njeriun modern. Në një deklaratë të hënën, Organizata Nobel tha se shkencëtari Paabo po nderohet “për zbulimin e një qasjeje të re për të studiuar historinë tonë evolucionare, ndërsa na ndihmon ta njohim edhe më mirë trurin tonë”.

“Ka të bëjë me fiziologjinë njerëzore dhe atë që na bën neve si njerëz unikë në krahasim me të afërmit tanë. E gjithë kjo do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në të ardhmen për të kuptuar zhvillimin e trurit ose aftësinë tonë për të përballuar infeksionet e kështu me radhë”, tha Nils-Göran Larsson, Anëtar i Asamblesë Nobel në Institutin Karolinska.

67-vjeçari suedez kapërceu sfida të skajshme teknike në trajtimin e kampionëve të brishtë dhe të lashtë të ADN-së për të siguruar me sukses sekuencën e gjenomit, tha organizata.

“Kjo u pasua nga zbulimi spektakolar nga ana e tij e një specieje tjetër të zhdukur, Denisova, realizuar tërësisht nga të dhënat e gjenomit të marra nga një ekzemplar i një kocke të gishtit të vogël”, nënvizohet në deklaratë. Ky zbulim më pas arriti në përfundimin se Neandertalët dhe Denisovanët ishin grupe të afërta që u shkëputën nga njëri-tjetri rreth 600,000 vjet më parë.

Gjenet e Denisovanëve janë gjetur në deri në 6% të njerëzve modernë në Azi dhe Azinë Juglindore, gjë që tregon se ndërveprimi ka ndodhur edhe atje. Puna e shkencëtarit Paabo vërtetoi se Homo Sapiensët, Neandertalët dhe Denisovanët kishin ndërvepruar “gjatë periudhave të bashkëjetesës”, gjë që rezultoi në përfshirjen e ADN-së arkaike tek njerëzit e sotëm.”

“Shkofsh në djall”, rrjeti kryqëzon Elon Musk, pas komenteve për luftën dhe paralelizmin me Kosovën

Miliarderi Elon Musk po përballet më një lum kritikash pasi disa postimve në Twitter për pushtimin rus të Ukrainës. 

Të hënën në mbrëmje, Musk postoi në Twitter një status duke thënë fillimisht se për të arritur paqen midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të ketë një ribërje të zgjedhjeve “nën mbikëqyrjen e OKB-së” në katër zona të Ukrainës lindore të aneksuara në mënyrë të paligjshme nga Rusia.

Musk tha se “Rusia duhet  të largohet” nga ato zona “nëse ky është vullneti i njerëzve”.  Ai tha gjithashtu se Krimea, e aneksuar ilegalisht nga Rusia në 2014, duhet të bëhet “formalisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Krushovit), duke iu referuar dekretit të vitit 1954 të lëshuar nga kryeministri i atëhershëm sovjetik . si dhe se Ukraina duhet të qëndrojë një vend neutral.

Madje ai heq edhe një paralele me Kosovën, në rastin e zonave të aneksuara, duke bërë që shumë qytetarë dhe njohës të çështjeve ndërkombëtare t’i reagojnë.

Shumë prej tyre ishin të mendimit se janë dy çështje që nuk kanë të bëjnë njëra me tjetrën, duke thënë se Kosova ka kaluar nëpër të gjitha proceset duke përmbushur të gjitha kriteret për të qenë shtet i pavarur dhe sovran.

Në përgjigje të postimeve të Musk në Twitter, Presidenti Zelenskyy postoi një sondazh në Tëitter duke pyetur “cili Elon Musk ju pëlqen më shumë?” me opsionet “ai që mbështet Ukrainën” ose “ai që mbështet Rusinë”.

Ndërsa Ambasadori i Ukrainës në Gjermani ishte gjithashtu i drejtpërdrejtë në komentin e tij, ‘shkofsh në djall është përgjigja ime shumë diplomatike ndaj jush”.

Shumica dërrmuese e reagimeve në Twitter ndaj komenteve të Musk për Ukrainën kanë qenë negative, me përgjigjet tipike që i thonë atij të mos komentojë për gjërat që me sa duket di shumë pak.

Washingtoni,Parisi, Londra, Roma, Berlini nuk do të lejohet që të shantazhohet nga Moska.

Banorët e Kievit kanë nisur të përgatiten për një sulm të mundshëm bërthamor, mes sinjaleve të forta se Moska po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve atomike nëse ushtria e saj përballet me një disfatë, të cilën Kremlini e ka të vështirë ta pranojë.

Një pjesë e njerëzve në Kiev kanë grumbulluar tableta jodi për trajtimin e helmimit nga rrezatimi. Tableta të tilla ofrojnë mbrojtje në rast të ekspozimit ndaj niveleve të larta të rrezatimit në një shpërthim bërthamor dhe parandalojnë përthithjen e jodit radioaktiv nga tiroidja.

NATO-ja paralajmëroi së fundi se Vladimir Putin mund të provojë një shpërthim atomik në kufirin me vendin fqinj, teksa burime brenda në Kremlim pretendojnë se lideri rus po përgatitet të marrë vendime mbi nisjen e një sulmi taktik bërthamor i fshehur në një bunker në periferi të Moskës.

“Kremlini po përpiqet të sinjalizojë kundërshtarët e tij në NATO se është i gatshëm të përdorë dhe kartën e fundit që i ka mbetur, në një kohë kur ushtria ruse po pëson humbje të mëdha përballë forcave ushtarake të Ukrainës. Një demonstrim i gatishmërisë së Putinit për të përdorur armë bërthamore mund të vijë në kufirin tokësor me Ukrainën, ose në Detin e Zi. Një sulm i tillë do të shkatërronte tabunë e gjatë për vendosjen e armëve bërthamore dhe do ta vendoste botën në rrugën e saj më vdekjeprurëse që nga koha e krizës së raketave Kubane të vitit 1963”- shkruan The Times,

Qeveria gjermane gjithashtu pohon se është duke i analizuar  “me shumë seriozitet” kërcënimet nukleare të presidentit rus, edhe pse sic tha ministrja e jashtme Annalena Baerbock,  Berlini nuk do të lejojë që të shantazhohet nga Moska.

“Ne i analizojmë fjalët e tij me shumë seriozitet, gjithçka tjetër do të ishte neglizhencë.Putin e ka dëshmuar disa herë se ai nuk u shmanget krimeve të luftës”.

Megjithatë, sipas saj, Putini sërish e kupton se “asnjë shtet në botë, as ato si Kina – që nuk kanë marrë pozicion të qartë – nuk do të pranojnë të luajnë me zjarrin në këtë çështje”.

Çmimi Alfred Nobel (1833-1896) Fizikë u ndahet tre shkencëtarëve, më 10 dhjetor 2022.

Çmimi Nobel për Fizikë u është ndarë tre shkencëtarëve: francezit, Alain Aspect, amerikanit, John Clauser dhe austriakut, Anton Zeilinger, për zbulimet e tyre në fushën e mekanikës kuantike.

Kjo shkencë e përshkruan natyrën në format e saj më të vogla.

Puna e tyre mund të hapë rrugën për një gjeneratë të re, potencialisht të pathyeshme, të kompjuterëve dhe sistemeve të komunikimit.

Ky çmim – i vjetër më shumë se një shekull – ka vlerën e 902.315 dollarëve amerikanë, dhe ndahet nga Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë.

Nobeli për Fizikë është çmimi i dytë që ndahet këtë javë, pasi suedezi, Svante Paabo është nderuar në fushën e Mjekësisë më 3 tetor.

Në ditët në vazhdim do të ndahen çmimet Nobel për Paqe, Letërsi, Kimi dhe Ekonomi.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve mbahet më 10 dhjetor, për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit (1833-1896).

Ai njihet për shpikjen e dinamitit.

Vladimir Putin po fshihet në bunker! Vazhdon aneksimi i tokave ukrainase, Zelensky: Nuk ka dialog

 

Në të njëjtën kohë kur dhoma e parlamentit rus miratoi në mënyrë unanime aneksimin e 4 rajoneve ukrainase, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, presidenti Zelensky firmosi një dekret duke thënë se është e pamundur të negociohet me presidenti rus Vladimri Putin, por lë të hapur bisedimet me Rusinë nën një udhëheqje tjetër.

18 përqind e territorit të Ukrainës tani do ti përfshihen hartës së Rusisë, pas nënshkrimit përfundimtar nga presidenti Putin, që pritet të bëhet të martën,  zhvillim ky që e ka çuar luftën në një nivel të ri rreziku, atë bërthamor.

Vetë Putin ka thënë se çdo përpjekje për të rimarrë këto  territore të aneksuara do të konsiderohet sulm ndaj vetë Rusisë, ndaj nuk përjashtohet mundësia e një sulmi bërthamor.  Në vijim të këtyre deklaratave media britanike The Times thotë se Putin po përgatit forcat e tij të armatosura për të kryer një provë bërthamore në kufijtë e Ukrainës, duke cituar një raport të dërguar nga NATO tek vendet anëtare.

Raporti i inteligjencës paralajmëron për veprime të mundshme nga Moska, përfshirë atë të testimit të nëndetëses Poseidon të pajisur me një armatura  atomike. Sipas burimeve të tjera, një tren ushtarak rus nga divizioni bërthamor është nisur për në Ukrainë.

Ndërsa vetë Kremlini thotë se 200 mijë trupa janë mobilizuara tashme. Media daily mail shkon edhe më larg duke thënë se të gjitha këto vendime puti po i merr nga një bunker në Siberinë e largët ku po strehon me shpejtesi të afërmit e ngushtë të tij,. Këshilli Bashkiak i Kievit raportoi nga ana tjetër se po siguron qendrat e evakuimit dhe po furnizon banorët me  tableta jodi për trajtimin e helmimit nga rrezatimi, në cdo rast.

Me shqetësimet në rritje SHBA po shqyrton se si t’i përgjigjet , por thotë se nuk shikon një rrezik të afërt për sulm bërthamor, megjithatë ata thonë se i kanë marrë shumë seriozisht deklaratat e Putin dhe se i kanë përcjellë paralajmërimet e tyre në Kremlin.

Këtë të martë, administrata Biden po ashtu njofton pakon e  re të ndihmës për sigurinë për Ukrainën që përfshin sistemin HIMARS të raketave, municione, mina dhe automjete rezistente ndaj minave.

3 skenarët për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia

 

Në deshifrimin e synimeve të Vladimir Putin, nën hijen e botimeve për lëvizjen e armëve bërthamore ruse, Financial Times përpiqet të parashikojë tre skenarët se si Moska mund të përdore armët bërthamore.

Siç thekson Financial Times në analizën e saj, “ky është kërcënimi më i madh bërthamor për botën që nga kriza e raketave Kubane në 1962 “, duke kujtuar deklaratat e ushtarit besnik të Putinit, Ramzan Kadyrov , se Rusia duhet të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore. Ukrainë.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj se “nuk ka asnjë konsideratë tjetër” përveç përdorimit të armëve bërthamore bazuar në doktrinën ushtarake ruse, e cila lejon vendosjen e tyre në rast se Rusia merr një goditje ose është në rrezik. të shtetit.

Për momentin, zyrtarët perëndimorë dhe analistët ushtarakë e shohin rrezikun e Putinit për të zhvilluar armë bërthamore si të ulët, megjithëse ata pranojnë se ai po rritet ndërsa forcat e armatosura ruse marrin goditje dhe tërhiqen në Ukrainën juglindore .

SHBA po shqyrton përgjigjet nëse Putin përdor armë bërthamore

Armët bërthamore taktike dhe strategjike: dallimet e tyre Siç na kujton Financial Times , kriza e raketave Kubane përfshinte armë bërthamore “strategjike” që janë mjaft të fuqishme për të shkatërruar qytete të tëra mijëra kilometra larg fushëbetejës.

Përkundrazi, në rastin e Ukrainës , literatura e deritanishme ka të bëjë me armët bërthamore me fuqi më të vogël, të ashtuquajturat “taktike”. Armët bërthamore të kësaj klase janë krijuar për t’u përdorur në fushën e betejës për të shkatërruar objektiva specifike në zona specifike.

Megjithatë, ato janë ende më të fuqishme se bomba atomike e hedhur në Hiroshima nga SHBA, e cila kishte një fuqi të barabartë me 20 kiloton dinamit. “Të ashtuquajturat armë taktike kanë një gamë fuqie nga 1 deri në 50 kiloton dinamit për të shkatërruar zona deri në dy milje katrore ,” shpjegoi për BBC ish-shefi i forcave të armatosura britanike .

Vlerësohet se Rusia ka në arsenalin e saj rreth 2000 armë të tilla taktike bërthamore që mund të “kapen” në sisteme të ndryshme si raketat Kalibr apo raketat Iskander dhe mund të lëshohen nga toka ose nga deti.

Skenari i parë që analistët kanë zhvilluar për përdorimin e armëve bërthamore taktike është ta bëjnë këtë në një kuptim demonstrimi pa viktima. Mund të jetë, shkruan Financial Times në analizën e tyre , një shpërthim nëntokësor ose në Detin e Zi në një lartësi të madhe mbi Ukrainë ose ndonjë zonë të pabanuar si Fidonisi .

Pulsi elektromagnetik nga një goditje e tillë do të “digjte” të gjitha pajisjet elektrike të pambrojtura, ndërsa rënia radioaktive, megjithëse fillimisht e lartë, do të zvogëlohej në 1% brenda 48 orëve të para. Megjithatë, pluhuri radioaktiv që do të vendoset në 24 orët e para përbën një rrezik ekstrem biologjik, ndërsa erërat mund të bartin grimca radioaktive në shumë pjesë të botës.

Sipas analistëve, edhe një goditje e tillë mund të shkaktojë një përshkallëzim dhe të rrisë rreziqet e një sulmi rus në një qytet të madh.

Skenari i dytë: Goditja e një objektivi ushtarak

Skenari i dytë përfshin një goditje ndaj një objektivi ushtarak ukrainasose në një infrastrukturë kyçe – p.sh. një sulm me raketa në centralin bërthamor të Zaporizhia . Çështja nëse dhe në çfarë mase kjo do të ishte e dobishme mbetet e hapur. Forcat ukrainase, sipas FT, janë të shpërndara gjerësisht dhe studimet amerikane kanë treguar se një kokë luftarake prej një kilotonësh do të duhej të shpërthehej brenda 90 metrave nga një automjet i blinduar për të shkaktuar dëme serioze.

Disa analistë argumentojnë se nuk do të kishte kuptim që Rusia të godiste objektivat ushtarake të vendosura në zona që Moska i konsideron të sajat, sepse ushtria ruse, morali i së cilës është tashmë i ulët, do të ekspozohej gjithashtu ndaj mbetjeve radioaktive.

Skenari i tretë: Sulmi ndaj një shteti anëtar të NATO-s

Skenari i tretë, i cili është edhe më ekstremi dhe ai me ndikimin më të madh, do të ishte një sulm bërthamor ndaj një shteti anëtar të NATO -s , përfshirë SHBA- në , një sugjerim që grupet ruse kanë bërë, të cilat argumentojnë se Rusia duhet të tregojë se ajo ishte serioze kur kërcënonte me një sulm bërthamor.

Reagimi i botës perëndimore në këtë rast, i një sulmi ndaj një shteti anëtar të NATO-s, është i vështirë të parashikohet. Neni 5 i kartës së NATO-s i cili parashikon një përgjigje kolektive nga shtetet e tjera anëtare do të vihej në veprim dhe Rusia do të rrezikonte një përgjigje gjithëpërfshirëse bërthamore nga SHBA.

Muajin e kaluar, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se çdo sulm bërthamor rus do të kishte “pasoja katastrofike” pa elaboruar, duke shtuar se Uashingtoni e kishte informuar Moskën në diskutime private për reagimin e Perëndimit.

Të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi për “pasoja të rënda” për Rusinë, të cilat, sipas ish-drejtorit të CIA-s, David Petraeus, mund të përfshijnë një sulm ushtarak konvencional që do të shkatërronte Flotën e Zezë.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...