2022-11-11

nga Besian Beha : Frika në Rambuje, Kanuni e takimet me diplomatë – Krejt çka thuhet në dosjen e Thaçit në Speciale

 



Plotë 81 faqe ka në total dosja paraprake e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po akuzohet nga Gjykata Speciale për krime të luftës. Detaje të aktivitetit të Thaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës janë zbardhur në këtë dosje nga avokati i ish-presidentit të Kosovës. Përmenden detaje të padëgjuara në Rambuje, raporti me partnerët ndërkombëtarë, e flitet edhe për Kanunin. Gazeta Nacionale sjell një përmbledhje të dosjes.Një detaj interesant i padëgjuar më herët është zbardhur në dosjen paraprake që avokati i Hashim Thaçit e ka dorëzuar në Gjykatën Speciale. Thaçi si përfaqësues i UÇK-së kishte një frikë për ta nënshkruar marrëveshjen. Frikësohej se do ta vrisnin kur të kthehej në Kosovë. Këto fjalë ai ia kishte thënë ndërmjetësuesit të Amerikës, Christopher Hill.

Krejt ky historik u shpalos nga avokati i Thaçit, Gregory Keohe, për të mbështetuar qëndrimin se vendimet e Thaçit vareshin direkt nga komanda e UÇK-së dhe ndryshimet që po bëheshin aso kohe në udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton gazeta Nacionale.

“Thaçi në Rambuje u paraqit si i arsyeshëm, i artikuluar dhe i gatshëm për kompromis. Me gjithë rininë e tij dhe papërvojën në negociatat ndërkombëtare, ai doli si bashkëbiseduesi i zgjedhur për komunitetin ndërkombëtar. Megjithatë, figurat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, e cila i kërkoi z. Thaçi të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar, shpejt e kuptuan se ai nuk kishte autoritet për ta bërë këtë. Autoriteti i UÇK-së ishte në duart e komandantëve të zonave në terren. Diplomati amerikan Christopher Hill kujton se e pyeti Thaçin “pse nuk mund të pajtohesh me këtë?”, duke pasur parasysh atë që Hill i shihte si “pasojat gati fatale” të një refuzimi për të nënshkruar. Z. Thaçi u përgjigj se “Ju jeni që nuk kuptoni. Nëse pajtohem me këtë, do të shkoj në shtëpi dhe do të më vrasin”. Ky realitet ilustrohet nga fakti se ndërsa këto negociata po zhvilloheshin në Francë, prapë në Kosovë, komandantët e Zonës në fakt po ndryshonin përbërjen e UÇK-së, përfshirë edhe brenda udhëheqjes”, thuhet në dosjen që e ka dorëzuar avokati i Thaçit në Dhomat e Specializuara.

E kur përmendet Konferenca e Rambujesë, avokati i Thaçit ka folur edhe për qëndrimin që e ka pasur Adem Demaçi. Këtu, Keohe e ka cituar edhe librin e Shkëlzen Gashi me titull “Kosova, Lufta dhe Paqja”.

“Kur Grupi i Kontaktit thirri palët në Rambuje në janar 1999, Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i UÇK-së ishte Adem Demaçi. Që nga gushti i vitit 1998, Demaçi kishte funksionuar nga një zyrë e caktuar në Prishtinë, me 12 këshilltarë dhe mbante konferenca javore për shtyp për të prezantuar qëndrimet politike të UÇK-së. Ai u takua rregullisht me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare duke lëshuar leje për diplomatët dhe gazetarët ndërkombëtarë për të shkuar në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja dhe ndërmjetësoi lirimin e të burgosurve të UÇK-së. Ai ishte gjithashtu i vendosur kundër pranisë dhe pjesëmarrjes së UÇK-së në Rambuje”, thuhet më tutje në dosjen e avokatit të ish-presidentit të Kosovës.

“Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” dhe Kanuni

Avokati i Thaçit ka pasur kundërshtime të ashpra për termin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” të cilin e parashtron Prokuroria e Specializuar në Hagë. Këtu, avokati Keohe ka përmendur edhe Kanunin, duke tentuar ta mohojë termin “Ndërmarrje e Përbashkët”

“Ky realitet mbulohet nga filozofia e “Kanunit”, e drejta zakonore e pashkruar që rregullon disa pjesë të shoqërisë shqiptare dhe [REDAKTUAR] Në propagandimin e vlerave shoqërore si nderi dhe turpi, Kanuni ka shërbyer si justifikim ideologjik i dhunës, veçanërisht për aktet individuale të dhunës, veçanërisht vrasjet për hakmarrje dhe fshehjen e krimeve të zakonshme…Nuk mund të supozohet se njerëzit që kanë një objektiv të përbashkët janë domosdoshmërisht anëtarë të një NPK-je”, thuhet në dosjen e avokatit të Thaçit.

“Është ndërveprimi ose bashkëpunimi mes personave – veprimi i tyre i përbashkët – që i bën këta persona një grup. Ky veprim i përbashkët duhet gjithashtu të vendoset përtej një dyshimi të arsyeshëm. Përpjekjet e ZPS-së për të mbivendosur një kornizë të qëllimit të përbashkët mbi një realitet të plotë kaosi dhe paqëndrueshmërie, në mënyrë që ta lidhin z. Thaçi me incidentet e shkëputura dhe sporadike të dhunës, janë të pamjaftueshme. një teori rasti, e pambështetur nga provat e zbuluara dhe nuk mund të pajtohet me realitetin e ngjarjeve në fjalë”, thuhet më tutje aty.

Keohe ka akuzuar Prokurorinë se po tenton ta paraqesë Thaçin se ka organziuar një plan kriminal.

“Për të lidhur krimet e supozuara me z. Thaçi, Prokuroria është detyruar të paraqesë një rast në terma më të gjerë, duke u mbështetur në formën e zgjeruar të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale ("NPK") (e njohur si NPK III), formë e diskutueshme e përgjegjësisë penale individuale, e cila lejon që një i akuzuar të dënohet kur ai as nuk ka pasur për qëllim të ndodhte krimi dhe as nuk ka dhënë ndonjë lloj kontributi thelbësor në shfaqjen e tij. Në qendër është gjoja një plan kriminal, nga ana e z. Thaçi dhe të tjerëve, për të marrë pushtetin në Kosovë përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës”, thuhet në dosje.

Megjithatë, Keohe thotë se kjo nuk ka arritur të vërtetohet asnjëherë nga Prokuroria.

“Në realitet, Prokurorisë nuk vërtetojnë se: (i) ekzistonte plani i përbashkët kriminal; (ii) z. Thaçi ishte i angazhuar në një plan të përbashkët për të fituar dhe ushtruar kontrollin mbi Kosovën përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës;22 (iii) ushtronte kontroll, efektiv ose ndryshe, mbi autorët e krimeve të supozuara;23 ose iv) ka dhënë një kontribut në kryerjen e krimeve që kanë pasur një efekt thelbësor në kryerjen e tyre”, thuhet në një pjesë tjetër

“Kosova e pavarur nuk është më rezultat i një lufte, të mbështetur nga aleatët ndërkombëtarë, për liri nga regjimi represiv dhe brutal serb. Në vend të kësaj, sipas ZPS-së, shtetësia e Kosovës është rezultat i një plani kriminal kompleks dhe të gjerë për të fituar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, nën sytë vigjilentë të po këtyre aleatëve ndërkombëtarë”, thuhet më tutje.

Avokati Keohe ka kundërshtuar ashpër faktin që Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk po merret me gjenocidin që është kryer në Kosovë.

“Më i frikshëm është vendimi i ZPS-së për ta paraqitur rastin e saj në një zbrazëti kontekstuale; një histori ngjarjesh me historinë e fshirë. Rasti i ZPS-së anashkalon dekadat e persekutimit të shqiptarëve të Kosovës që kulmoi me një plan shumë të koordinuar nga shteti serb për të larguar popullsinë etnike shqiptare nga Kosova. Rezistenca e armatosur civile ndaj fushatës brutale serbe të spastrimit etnik, ZPS nuk e paraqet si betejë për mbijetesë, por si plan kriminal të UÇK-së për të marrë dhe mbajtur pushtetin. 863,000 shqiptarë të Kosovës u larguan për të shpëtuar jetën e tyre në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, ndërsa ishin në shënjestër të forcave serbe që synonin largimin e tyre”, thuhet në dosje.

Thaçi, lufta dhe ndërkombëtarët

Avokati Keohe ka përmendur në detaje, bashkëpunimin që e ka pasur ish-presidenti i Kosovës me ndërkombëtarë për çlirimin e Kosovës.

“Është e palogjikshme që Hashim Thaçi të ketë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në krime, ndërkohë që ka punuar ngushtë me komunitetin ndërkombëtar në përpjekje për t’i ndalur ato. Duke lënë mënjanë pamundësinë fizike të përmbushjes së të dy objektivave, nuk mund të kishte pasur asnjë avantazh të mundshëm për të duke e bërë këtë; e ardhmja e një Kosove të pavarur mbështetej në mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, i cili kishte ndërmarrë veprime ushtarake për t’i çliruar ata nga serbët, dhe mbështetja e të cilit do të zhdukej nëse UÇK-ja do të angazhohej në një sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile, siç pretendohet tani nga ZPS. Në veçanti, qeveria e SHBA-së e kishte bërë të qartë se UÇK-ja do të humbiste mbështetjen e saj nëse do të kishte në shënjestër civilët ose do të mbështetej te fundamentalistët”, ka pretenduar avokati Keohe.

Më 2 korrik 1999, thuhet se Thaçi nënshkroi dhe lexoi në shqip një deklaratë të përbashkët të liderëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës që dënonte dhunën dhe bënte thirrje për paqe dhe tolerancë.

“Më 8 korrik 1999, Thaçi përsëri dënoi një dhunë të tillë, duke e distancuar veten dhe Qeverinë e Përkohshme nga këto akte, dhe dënoi grabitjen dhe vandalizmin si [REDAKTUAR]. Më 17 korrik 1999, gjatë mbledhjes së parë të Këshillit Tranzitor të Kosovës, z. Thaçi lavdëroi [ REDAKTUAR] të nevojshme për të punuar së bashku, dhe kujtoi se ai kishte bërë tashmë deklarata shumë të forta duke u distancuar nga krimet kundër joshqiptarëve, ndërkohë që ishte nën një presion të madh pasi kishte ende 6000-7000 të burgosur politikë shqiptarë në Serbi. Ai gjithashtu konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u paraqitur publikisht me PSSP-në për të kërkuar që t’i jepet fund dhunës. Këto ishin mesazhe që jepeshin në gjuhët lokale, shpërndaheshin në nivel lokal, duke folur drejtpërdrejt me popullatën që sapo kishte përjetuar këto ngjarje”, specifikohet në një tjetër pjesë të dosjes.

Takimet e Thaçit me diplomatët:

Keohe ka renditur takimet që ish-presidenti i Kosovës ka pasur gjatë kohës së luftës:

1. Në Vienë, takim me….identitet i fshehur.

2. Gjenevë, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Zvicrës dhe me delegacionin amerikan.

3. Belgjikë, takim me Nicole Fontaine, Presidente e Parlamentit Evropian.

4. Bruksel, takim me Pal Refsdal.

Udhëtimet e takimet që Thaçi kishte realizuar pas 23 shkurtit 1999, kur ishte ndërprerë Konferenca e Rambujesë.

6 . Slloveni, me Adem Demaçin, takimet me Sekretarin e Përgjithshëm slloven, Hernt Petricht dhe Carl Seibintritt si dhe me presidentin slloven Janez Drnovsek.

7. Tiranë, takim me Presidentin shqiptar, Rexhep Mejdani dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar, Paskal Milo;

8. Francë, për Takimin Ndërkombëtar për Paqen në Kosovë dhe rifillimin e Konferencës së Rambujesë.

9. Takimi me komandantët e zonave të UÇK-së për të diskutuar marrëveshjen e propozuar të Rambujesë me komandantët e zonave të UÇK-së.

Takimet nga marsi 1999 deri në shtator 1999:

10.Takimi me kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe kryediplomatin Paskal Milo.

11. Vizita e refugjatëve në Tiranë si dhe takimi me kryeministrin shqiptar, Pandeli Majko.

12. Vizita në Kukës në kampin e Refugjatëve me ish-zv/kryeministrin shqiptar, Ilir Meta dhe Ministrat e tij si dhe vizita në kampin e refugjatëve.

Takimet nga fundi i majit deri në mes të qershorit:

13. Paris, takimi me kryediplomatin francez, Hubert Vedrine.

14. Bruksel, takim me Javier Solana dhe me gjeneralin Clark.

15. Londër, takim me sekretarin e jashtëm Robin Cook.

16. Intervistë televizive.

17. Koln, Gjermani, dy herë, takim me kryeministrin britanik Tony Blair, takim më vonë me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen dhe ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

18. Takim në Oslo me kryeministrin norvegjez, Kjell Magne Bondevik.

19. Takim në Bern me kryediplomatin zviceran, Josep Deiss.

20. Romë, takim me kryediplomatin italian, Lamberto Dini, si dhe konferencë për media.

21. Intervistë për media në Vienë si dhe takim me kryediplomatin austriak, Wolfgang Schuessel.

22. Shkup, takim me kryeministrin maqedonas Ljubco Georgjevski dhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Arben Xhaferi si dhe vizita në kampin e Stenkovecit.

Takimet nga mesi i qershorit:

23. Takim me James Rubin, asisent sekretar i SHBA-VE për çështje të jashtme.

24. Takim me Javier Solana, komandantin Wesley Clark si dhe komandantin e KFOR- Mike Jackson.

25. Takim me liderët politikë serbë dhe shqiptarë, përfaqësuesit e KFOR-it.

26. Takim me senatorin Bob Dole.

27. Takim me Bernard Kouchner, në dy raste.

28. Takim me kancelarin gjerman, Gerhard Schroder, Rexhep Qosjen si dhe përfaqësues nga LDK.

29. Takim me sekretaren amerikane të shtetit, Madelein Albright.

30. Takim me kryeministrin britanik, Tony Blair.

Takimet në shtator 1999:

31. Në Londër, me Robin Cook.

32. Në Berlin, takim me kryediplomatin gjerman, Joschka Fischer.

33. Washington, në punimet e Seminarit për Ndërtim të Demokracisë, organizuar nga Instituti I Paqes.

34. New York, vizitë në OKB, takim me nënsekretarin general për politika, Kieran Predergast.

Mandati i Gjykatës Speciale përfundon vetëm kur Këshilli i Bashkimit Evropian u bën me dije institucioneve të Kosovës

FLORI BRUQI -PRISHTINË


Pavarësisht se mandati i Gjykatës Speciale, sipas nenit të amandamentit në fuqi  përfundon për një periudhë 5 vjeçare, shpallja e përfundimit është legjitime vetëm kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës.




 Lidhur me këtë mundësi selektive  të interpretimit të afatit të kësaj Gjykate, Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, zyrtarisht iu ka drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës, lidhur me  zgjatjen e mandatit. 






Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni skadon ne gusht të këtij viti. Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës. Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare. Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.



Mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi, ish kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ish shefit të grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish kryetarit të parlamentit, Jakup Krasniqi, kërkoi të mërkurën mbrojtjen në liri të të akuzuarve, ndërsa kritikoi Prokurorinë e Posaçme lidhur me hartimin e akuzave ndaj ish drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë

Ata i bënë këto komente gjatë një konference në Gjykatën e Posaçme për krime lufte në Hagë në të cilën u shqyrtua ecuria e çështjes së lëndës ndaj katër të akuzuarve.







Prokuroria e Posaçme dhe avokatët nuk u pajtuan për kohën e fillimit të procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve.





“Realiteti është se nga informatat tashmë të ditura, mbrojtja e njeh rastin, rasti nuk është befasi për mbrojtjen dhe për mënyrën që do të paraqesin mbrojtjen e tyre. Në pikëpamjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk ka arsye që gjykimi për këtë çështje të mos nisë në verën e vitit 2021", tha përfaqësuesja e prokurorisë.

Por, avokati i ish presidentit Hashim Thaçi, David Hooper dhe ai i Kadri Veselit Ben Emmerson, thanë se duhen të paktën 18 muaj që të nisë procesi.

“Unë e konsideroj absolutisht absurde sugjerimin që kjo çështje të shkojë në gjyq në qershor. Ky është një rast i komplikuar dhe nuk mund ta shoh këtë rast të filloj para verës së vitit 2022”, tha zoti Hooper.

“Duke dëgjuar prokurorinë se mbrojtja tashmë i di aktakuzat dhe nuk u duhet hetime është tronditëse. Gjendja reale është se do të duhen të paktën 18 muaj për të hetuar”, tha avokati Emmerson.

Zoti Emmerson kritikoi ashpër cilësimin e prokurorisë e cila i quan të akuzuarit si pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje spontane dhe minimalisht e për të mbrojtur popullatën civile nga gjenocidi dhe kriminelët serbë.

“Më shumë se 10 mijë civilë shqiptarë janë vrarë nga forcat serbe, në një numër të masakrave të planifikuara dhe se vendi u përfshi në kaos, në zbatim minimal të ligjit dhe në dhunë. Ata janë varrosur në varreza masive nga forcat serbe dhe shumë pastaj u zhvarrosën ndërsa mbetjet e tyre u dërguan në Serbi ku janë fshehur në Danub për të fshehur krimet”, tha ai.

Ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arrestuan dy javë më parë nga Prokuroria e Posaçme me akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.




Prokuroria i ngarkon ata për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave.

Në paraqitjen e parë para gjykatës javën e kaluar ata hodhën poshtë akuzat ndaj tyre.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.



Ish-presidentët e Shqipërisë javën e ardhshme do të shkojnë për vizitë te ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Kjo është bërë me ftesën e Behgjet Pacollit. Megjithatë, këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, tha se ish-presidentët e Kosovës “nuk janë përgjigjur”.Fatmir Sejdiu, ish-president i Kosovës, ka thënë për gazetën Nacionale që punët në Gjykatën Speciale duhet të vazhdojnë pa ndërhyrje. Sipas tij, për të akuzuarit në Hagë, ekziston parimi i prezumimit të pafajësisë.Sejdiu ka thënë se gjithçka duhet të dokumentohet në procesin gjyqësor.

“Më fal të lutem. Unë çmoj proceset qysh kanë qenë në kuptimin e mosndërhyrjes kurrkush hiç në atë proces të prejudikimit apo hyrjes në kompetenca të gjyqësisë. Atë e kam thënë gjithmonë, dëshiroj të jetë pafajësia e tyre se prezumimi i pafajësisë është parimi themelor në drejtësi. Dhe të dokumentohet ajo punë në kuptimin më të nevojshëm sikur që e shprehin,” - ka thënë Sejdiu për Nacionalen.

Sejdiu ka folur edhe për parimet e veta, pa dashur të komentojë për arsyet konkrete pse e ka refuzuar ftesën nga Pacolli.

Kam parimet e mia, dhe që për mua është e rëndësishme që të mos prezumohet fajësia e kërkujt, por është në kuptimin e dokumentimit secila palë e ka të drejtën e vetë në atë kuptim dhe nuk kam komente të tjera”, theksoi Fatmir Sejdiu për Nacionalen.

Fatmir Sejdiu tha se akuzat nga Gjykata Speciale, janë ngarkesë për Kosovën.

“Nuk është ftesë, shkresa janë ato që janë. Nuk dua t’i komentoj. Qëllimi im ai që kam shpreh gjithëmonë: për Kosovën një akuzë e tillë është ngarkesë, por është prezumimi i pafajësisë, që të dokumentojnë pafajësinë e vet secili prej të akuzuarve”, përfundoi ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Gazeta Nacionale është në pritje të përgjigjes edhe nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ish-krerët e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministri, Pandeli Majko do të udhëtojnë drejt Hagës me 29 shtator.

Organizimi i Behgjet Pacollit

Shkuarja e ish-presidentëve të Shqipërisë në Hagë, është organizuar nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, shkroi në facebook se ish-presidentët e Kosovës nuk janë përgjigjur.

“Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës”, ka shkruar Zyberaj në facebook.

Jetlir Zyberaj, nga njerëzit më të afërt të Pacollit, tregoi arsyen e vizitës.

“Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta. Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës”, përfundoi postimi i Jetlir Zyberajt.

Vizita e tyre në Hagë do të realizohet më 29 shtator.

Më herët vizitë në Gjykatën Speciale ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atje ka qëndruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Fatmir Sejdiu ka kryer detyrën e presidentit të Kosovës prej vitit 2006 e deri në vitin 2011...


2022-11-08

Albanischer Enzyklopädist Flori Bruqi, PHD (1952-)

 

Prof.dr.Flori Bruqi,PH.D


Flori Bruqi wurde am 29.6.1952 in Isniq, Deçan geboren. Sein Studium der Defektologie absolvierte er an der Universität Belgrad, während er sein postgraduales Studium (Master) an der Universität Pristina – an der Fakultät für Körperkultur und Sport – absolvierte. Seit 1974 bis heute Arbeit mit Tages- und Zeitschriftenpresse im In- und Ausland ("Bota e re" - Pristina, "Rilindja" - Pristina, "Danas" - Zagreb, "Dello" - Ljubljana, "Dnevnik" - Ljubljana, "Veqer" - Maribor, „Nasha Borba“, „Le Mond“, „Corriera della Sera“ usw.).

Er ist Mitglied des Präsidiums der LSHK(Der Verband der Schriftstellerinnen des Kosovo)

Er ist Geschäftsführer der Firma „Flomed“ aus Pristina und Generaldirektor für den Kosovo im Vertrieb pharmazeutischer Präparate von „Schulke-Mayr“(2017) aus Deutschland und „Borer Chemie AG“ aus der Schweiz.(2017)

Verteidigung der Masterarbeit mit dem Titel „Unterschiede einiger physiologischer Variablen zwischen studentischen Athleten und Nicht-Athleten, vor und nach dem 400-Meter-Lauf. 

In der Masterarbeit aus dem Bereich der physiologischen Kinesiologie wurde während dieser Forschung eine fortschrittliche wissenschaftliche Methodik in 22 morphologisch-physiologischen Parametern angewendet, wobei die fortschrittlichen Kriterien der fortschrittlichsten modernen Programme verwendet wurden.

Der Autor hat Hunderte von Werken in der Presse und im Internet veröffentlicht.

2016 wurde er als ordentliches Mitglied in die Albanisch-Amerikanische Akademie der Wissenschaften und Künste aufgenommen und trägt den wissenschaftlichen Titel Prof. DR. PH. D. Der Vorstand der Akademie ernannte ihn im Juli letzten Jahres zum Leiter der Öffentlichkeitsarbeit von ASSA für Kosovo, Albanien, Mazedonien und Amerika.


Er veröffentlichte folgende Werke:




1Feuer der Sonne, Gedicht, Pristina, 1995

2.Bewusstsein, Roman, Pristina, 1995

3.Die Mörder der Liridons, Roman, Pristina, Tirana, 1996




4.Wiederbelebung, Roman, Tirana, Pristina, 1996

5.Die Schlangen des Palastes, Roman, Tirana, Pristina, 1996

6.Handschuh, Roman, Tirana, Pristina, 1997




7.Verbranntes Land, Roman, Shkodër, Tirana, Pristina, 1998

8.Mann und Frau, wissenschaftliches Buch, Tirana, Pristina, 2000

9.Palati i Akereonit, Roman, Tirana, Pristina, New York, 2000




10.Vademecum DDD, wissenschaftliches Buch, Pristina, 2002

11.Faktorielle Struktur anthropometrischer und physiologischer Dimensionen, Prishtina, 2004




12.Der Einfluss des Sports auf die menschliche Persönlichkeit, wissenschaftliches Buch, Prishtina, 2004





13.Jugendkriminalität und körperliche Übungen, Pristina, 2004

14.Vademecum für "Schulke-Mayr" Hygienepräparate, wissenschaftliches Buch, Pristina, 2004




15.Unterschiede einiger physiologischer Variablen zwischen Sportlern und Nichtsportlern vor und nach dem 400-Meter-Lauf (Masterarbeit, Pristina 2005).




16.Anthropometry-Jakov Milaj "Albanian race", erweiterte Rezension veröffentlicht in "Floart", 2005




17.So kündigt das Internet an, "Flomed", Oktober 2005




18.Sexuell ansteckende Krankheiten, "Floart", Oktober 2005

19.Kurzanleitung für Desinfektionsmittel, „Flomed“, 2006

2o.Sp19.ort und Bewegung zur Entspannung, "Floart", Januar 2006

21.Kosovo ist nicht schwarz und weiß, "Floart", Dezember 2005

22.Geheimnisse und Wahrheiten über das Vogelvirus“, „Flomed“, 2005




23.DIE ÖKONOMISCHEN ASPEKTE VON SPORT, FREIZEIT UND GESUNDHEIT, Pulssport, Januar 2006, etc.

24.SOZIO-PSYCHOLOGISCHE DETERMINANTEN KÖRPERLICHER BEWEGUNG (Sozio-psycho-kinesiologische Forschung mit Studenten der Universität Prishtina), „Flomed“, 2006

Albanischer Mut, Pristina, 2008




25.Die albanische Olympia, Rugova-Art, Prishtina, 2009

26.Albanischer Triumph, "Rugova-Art", Pristina, 2009

27.Albanische Kontroverse, "Rugova-Art", Prishtina, 2009




28."Griechische Antike" - Homer, Aischylos, Sophokles, Aristophanes und Aristoteles, "Albemigrant", 2009

29.Wenn ich wüsste, wie man es wagt, „Rugova-Art“, Prishtina, 2012

30.Jugendkriminalität im Kosovo



im Zeitraum 2003-2004, Pristina, 2012

31.Vademecum für Desinfektionsmittel der „Borer Chemie AG“, Pristina, 2013

32.Vademecum für „Schülke-Mayr“-Desinfektionsmittel, Pristina, 2013




34.Literarisches Diadem, „Rugova-Art“, Prishtina, 2013

35.Literarisches Diadem II, Tirana, 2014

36.Meine Heimat bringt mich nicht um, Gedicht, Tirana, 2015

37.Literarisches Diadem III, Tirana, 2015




38.Vademecu für Desinfektionsmittel 1, Prishtina, 2016

29.Vademecum für Desinfektionsmittel 2, Pristina, 2016

30.Moderne in albanischen Buchstaben, Tirana, 2016





31.Reinigungs- und Desinfektionspraktiken in Krankenhäusern und ambulanten Einrichtungen im Kosovo, Pristina, 2017

32.Beweise für ungestrafte Verbrechen, Pristina-Tirana, 2017




 Er hat 21 publizistisch-wissenschaftliche Feuilletons in der Zeitung "Rilindja" von Pristina im Zeitraum 1974-1982 sowie Tausende von Artikeln auf vielen Websites (2003-2016) veröffentlicht.




Seit 2005 ist er Redakteur und Chefredakteur der elektronischen Website „Floripress Agency“.

Flori Bruqi trägt den wissenschaftlichen Titel Prof. DR. Ph.D und ist ordentliches Mitglied der Academy of Sciences and Arts in den USA.


Side panels

2022-11-07

Portat me gurë

 

 



 

Flori Bruqi



Portat me gurë

Në shkofshi ndonjëherë ju nipper në Isniq,

Në shtëpinë e të parëve,

Udhëve të stërlashta do të gjeni gjurmë,

Në gurrat e shumta të Lojzave

Në burime nga malli,

Këpusni një dushk gështenje,

E vini në buzë,

Aty do të shuani etjen për ujë.

 

 

Bisedoni me zogjtë e malit,

Seç çfarë gjyshër jetonin në Isniqin e lashtë…

Edhe pse s’dëgjohet më troku i kalit të Isa Boletinit,

Sorrat do të gugasin në blinit plak,

Po po, kjo është  një Legjendë e lashtë…

 



 

 

Edhepse dyert kanë ngelur si gërdalla,

Me çelës të ndryshkur nga koha,

Shikoni me kujdes gurët e sokakut,

Në çarjet e tyre do të gjeni plagë,

Dhembesh të isniqasve ndër mote….

 

 

Më vellon e bardhë të trishtimit të hedhur,

Mbuluar do t1% jenë tek tuk shtëpitë e gurta,

Nga plakat më gurë të dyerve hijerënda,

Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura…

 

Isnikaj,24.5.2020.