2022-11-11

Mandati i Gjykatës Speciale përfundon vetëm kur Këshilli i Bashkimit Evropian u bën me dije institucioneve të Kosovës

FLORI BRUQI -PRISHTINË


Pavarësisht se mandati i Gjykatës Speciale, sipas nenit të amandamentit në fuqi  përfundon për një periudhë 5 vjeçare, shpallja e përfundimit është legjitime vetëm kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës.




 Lidhur me këtë mundësi selektive  të interpretimit të afatit të kësaj Gjykate, Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, zyrtarisht iu ka drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës, lidhur me  zgjatjen e mandatit. 






Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni skadon ne gusht të këtij viti. Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës. Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare. Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.



Mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi, ish kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ish shefit të grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish kryetarit të parlamentit, Jakup Krasniqi, kërkoi të mërkurën mbrojtjen në liri të të akuzuarve, ndërsa kritikoi Prokurorinë e Posaçme lidhur me hartimin e akuzave ndaj ish drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë

Ata i bënë këto komente gjatë një konference në Gjykatën e Posaçme për krime lufte në Hagë në të cilën u shqyrtua ecuria e çështjes së lëndës ndaj katër të akuzuarve.







Prokuroria e Posaçme dhe avokatët nuk u pajtuan për kohën e fillimit të procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve.





“Realiteti është se nga informatat tashmë të ditura, mbrojtja e njeh rastin, rasti nuk është befasi për mbrojtjen dhe për mënyrën që do të paraqesin mbrojtjen e tyre. Në pikëpamjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk ka arsye që gjykimi për këtë çështje të mos nisë në verën e vitit 2021", tha përfaqësuesja e prokurorisë.

Por, avokati i ish presidentit Hashim Thaçi, David Hooper dhe ai i Kadri Veselit Ben Emmerson, thanë se duhen të paktën 18 muaj që të nisë procesi.

“Unë e konsideroj absolutisht absurde sugjerimin që kjo çështje të shkojë në gjyq në qershor. Ky është një rast i komplikuar dhe nuk mund ta shoh këtë rast të filloj para verës së vitit 2022”, tha zoti Hooper.

“Duke dëgjuar prokurorinë se mbrojtja tashmë i di aktakuzat dhe nuk u duhet hetime është tronditëse. Gjendja reale është se do të duhen të paktën 18 muaj për të hetuar”, tha avokati Emmerson.

Zoti Emmerson kritikoi ashpër cilësimin e prokurorisë e cila i quan të akuzuarit si pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje spontane dhe minimalisht e për të mbrojtur popullatën civile nga gjenocidi dhe kriminelët serbë.

“Më shumë se 10 mijë civilë shqiptarë janë vrarë nga forcat serbe, në një numër të masakrave të planifikuara dhe se vendi u përfshi në kaos, në zbatim minimal të ligjit dhe në dhunë. Ata janë varrosur në varreza masive nga forcat serbe dhe shumë pastaj u zhvarrosën ndërsa mbetjet e tyre u dërguan në Serbi ku janë fshehur në Danub për të fshehur krimet”, tha ai.

Ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arrestuan dy javë më parë nga Prokuroria e Posaçme me akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.




Prokuroria i ngarkon ata për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave.

Në paraqitjen e parë para gjykatës javën e kaluar ata hodhën poshtë akuzat ndaj tyre.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.



Ish-presidentët e Shqipërisë javën e ardhshme do të shkojnë për vizitë te ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Kjo është bërë me ftesën e Behgjet Pacollit. Megjithatë, këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, tha se ish-presidentët e Kosovës “nuk janë përgjigjur”.Fatmir Sejdiu, ish-president i Kosovës, ka thënë për gazetën Nacionale që punët në Gjykatën Speciale duhet të vazhdojnë pa ndërhyrje. Sipas tij, për të akuzuarit në Hagë, ekziston parimi i prezumimit të pafajësisë.Sejdiu ka thënë se gjithçka duhet të dokumentohet në procesin gjyqësor.

“Më fal të lutem. Unë çmoj proceset qysh kanë qenë në kuptimin e mosndërhyrjes kurrkush hiç në atë proces të prejudikimit apo hyrjes në kompetenca të gjyqësisë. Atë e kam thënë gjithmonë, dëshiroj të jetë pafajësia e tyre se prezumimi i pafajësisë është parimi themelor në drejtësi. Dhe të dokumentohet ajo punë në kuptimin më të nevojshëm sikur që e shprehin,” - ka thënë Sejdiu për Nacionalen.

Sejdiu ka folur edhe për parimet e veta, pa dashur të komentojë për arsyet konkrete pse e ka refuzuar ftesën nga Pacolli.

Kam parimet e mia, dhe që për mua është e rëndësishme që të mos prezumohet fajësia e kërkujt, por është në kuptimin e dokumentimit secila palë e ka të drejtën e vetë në atë kuptim dhe nuk kam komente të tjera”, theksoi Fatmir Sejdiu për Nacionalen.

Fatmir Sejdiu tha se akuzat nga Gjykata Speciale, janë ngarkesë për Kosovën.

“Nuk është ftesë, shkresa janë ato që janë. Nuk dua t’i komentoj. Qëllimi im ai që kam shpreh gjithëmonë: për Kosovën një akuzë e tillë është ngarkesë, por është prezumimi i pafajësisë, që të dokumentojnë pafajësinë e vet secili prej të akuzuarve”, përfundoi ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Gazeta Nacionale është në pritje të përgjigjes edhe nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ish-krerët e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministri, Pandeli Majko do të udhëtojnë drejt Hagës me 29 shtator.

Organizimi i Behgjet Pacollit

Shkuarja e ish-presidentëve të Shqipërisë në Hagë, është organizuar nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, shkroi në facebook se ish-presidentët e Kosovës nuk janë përgjigjur.

“Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës”, ka shkruar Zyberaj në facebook.

Jetlir Zyberaj, nga njerëzit më të afërt të Pacollit, tregoi arsyen e vizitës.

“Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta. Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës”, përfundoi postimi i Jetlir Zyberajt.

Vizita e tyre në Hagë do të realizohet më 29 shtator.

Më herët vizitë në Gjykatën Speciale ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atje ka qëndruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Fatmir Sejdiu ka kryer detyrën e presidentit të Kosovës prej vitit 2006 e deri në vitin 2011...


Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...