2022-11-11

HOtel "Grand" “hotel për gjithçka”

 Manifesta e bëri “Grandin" edhe Galeri Arti - por për Prishtinën do mbesë “hotel për gjithçka”


nga Vullnet Krasniqi



Grand Hotel Prishtina 6/10 - Vlerësimi maksimal shkon vetëm për idenë sesi u përdoren 6 katet e Grandit që ishin shkatërruar prej një investimi të dështuar, dhe programi i kuratores, por fakti se ky intevenim është kryer pa ndonjë plan për objektin, e bënë atë të papërdorshëm pas Manifestes. Përdorimi i hotelit nga Manifesta nuk ndryshon nga mënyrat e sesi projekte të tjera komrciale e kanë përdorur më herët. Ishte mirë, sa ishte Manifesta.



Çka ka qenë? - Një objekt hoteli, fantazmë e ish-Jugosllavisë dhe realitet tragjik sesi privatizimi në Kosovë ka shkuar keq. “Grand Hoteli” dështoi që blihej nga dy biznesmen dhe shtija u anulua. 6 katet që kishin nisur të renovoheshin nga investitorët u lanë gërmadha, kur finalizimi i shtije-blerjes dështoi. Pjesa tjetër e pa prishur e Hotelit mbeti pa investime qysh prej kohës kur është ndërtuar, ndërsa katet e ndryshme të tij, u shfrtyëzuan si qera për shumë biznese, nga më të çuditshmet. Që prej katit përdhesë me fitnes deri tek kati 13 me një klub nate.



Fotografia: New York Times, 2020


Cka bëri Manifesta? - Manifesta pastroi të gjithë hapësirën dhe në të krijoi 6 kate me ekspozita të ndara në tema të ndryshëm. Brenda secilit kat kishte një koncept të ndryshëm, sikurse Ambienti, Dashuria dhe Storjet. Duhet vlerësuar punët kuratoriale të Catherine Nichols e cila krijoj një program të ekspozitave duke i ndërlidhur ato në mënyrë të mençur. Kombino punët e artsitëve lokal me ata ndërkombëtare duke na vënë përballë një të vërtete të përbashkët që ka bota, përmes temave të ndryshme. Në Grand, u hap për ekspozita suita e ish-liderit jugosllav Tito që ngjalli shumë interes bashkë me storjet e punëtorëve të Grandit që u instaluan si audio pune nëpër hotel, ndërsa holli i hotelit u përdorë si vendtakim për vizitorët dhe vend pune për stafin. Hoteli ia pa hairin me shumë vizitor, që u pëlqeu idea të flinin në hotelin ku ishte shndërrruar edhe si galeri arti.



Korridori i Gjelb / “Korridori i gjelbër” që askush nuk e përdori, është tharë ende pa përfunduar Manifesta - Rama ka “plane të mëdha" por sa janë reale?

Sa është investuar? - Hyn në buxhetin e përbashkët me “Korridorin e Gjelbër” dhe objektin e Biblotekës “Hivzi Sylejmani” prej 764 mijë eurove.










Fotografitë: Valdrin Xhemaj/ Nacionale/Korrik 2020


Cili është plani pas Manifestës? - Manifesta na ka ofruar një opsion që në Prishtinë nuk ishte folur më herët: Grandi dhe katet e tij të prishura mund të jenë një galeri fenomenale e artit. Dhe bile, shumë e vizituar. Por ka pak gjasa që ky të jetë plani post-Manifesta. Ajo çka dihet është se puna kryesore e instaluar në hotel, ajo që shkruhet “Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin” do të qëndrojë më gjatë i vendosur në vend të emrit që shkruhej “Hotel Grand”.



Manifesta / Manifesta la një parking dhe një "pishinë" mes mureve të rrënuara - a do t'i mbijetojë "Tullëtorja" fillimisht dimrit?

Por nuk ka ndonjë plan konkret për Grandin. Gjë që e bënë këtë projekt goxha të diskutueshëm nëse do të vazhdojë të egzistojë si një hapësirë që do të ripërdoret për qëllime kulturore. Ajo që është diskutuar janë veprat që janë ekspozuar brenda Grandit, e që shumica kanë qenë të artistëve lokal. Sipas Manifestës, disa nga punimet e ekspozuara aty “nga artistë të Kosovës, do të jenë pjesë e koleksionit të ardhshëm kombëtar”. Nuk është specifikuar se cka është ky koleksion.


Çka duhet të investohet që të arrihet plani? - Meqense nuk ka plan konkret, ajo që duhet të sqarohet nëse Qeveria ose Komuna e Prishtinës duan ta ripërdorin si hapësirë kulturore, është që të sqarohet apsketi ligjor i këtij hoteli. Ai është ende pronë e Agjencionit për Privatizim që zyrtarisht është shuar.



Qendra per Praktike Rrefyese / Intervenimi i vetëm që Manifesta mund ta prakitojë për ta rrëfyer “suksesin” në Prishtinë

Nëse do të shitet dhe kësisoj ti lihet në dorë blerësit për të a shndërruar në diçka që sigurisht nuk do të jetë e dedikuar për kulturë dhe për publiken, ose ta mbajë nën menaxhim të shtetit por t’i caktohet një pronar që do të bënte një plan sesi do të shfrytëzohej.


Apo edhe të prishet krejt si objekt. Këtë ide nuk është se nuk e kam dëgjuar, dhe nuk është që nuk më pëlqen, marrë parasush se në ato dhoma të atij hoteli kanë ndodhur dhunime të grave dhe burrave gjatë luftës.

No comments:

Post a Comment

Zyra e luleve në Kryeministri të Shqipërisë është zyrë mbledhjesh të banditëve më Kryebanditin Edvin Kristaq Rama

  Search inside image Një ditë më parë gazeta “SOT” zbuloi disa episode nga intervista shpërthyese e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, e c...