Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/11/11

Poltikani serb pretendon se policët në veri po zëvendësohen me detyrim nga policët serbë: Thirrje ndërkombëtarëve

 


Aleksandër Arsenijeviq, kryetar i partisë “Mbijetesa Serbe”, po pretendon se policë serb në jug të Ibrit, po refuzojnë që të punojnë vullnetarisht në veri, dhe se ata, tashmë po zëvendësohen, duke i bërë kështu një thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar.Asenijeviq përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka informacione që “është marrë porosia” dhe ata po zëvendësohen.“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë aktorëve që të parandalojnë këtë manovër të tmerrshme të qeverisë në Prishtinë. Ne nuk kemi asgjë kundër vëllezërve tanë dhe shtetit ligjor”, tha ai.

Ai ka thënë se probleme serioze mund të krijohen në “mjediset e pambrojtura” në jug që janë "më të ndjeshme" ndaj incidenteve ndëretnike.

Postimi i plotë i Arsenijeviq në Facebook:

Shumë policë të kombësisë serbe në jug të Ibrës refuzuan të punojnë vullnetarisht në veri dhe të zëvendësojnë kolegët e tyre.

Tani sipas informacioneve tona është marrë porosia dhe janë duke u zëvendësuar.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë aktorëve që të parandalojnë këtë manovër të tmerrshme të qeverisë në Prishtinë.

Ne nuk kemi asgjë kundër vëllezërve tanë dhe shtetit ligjor.

Një problem serioz mund të krijojë ato mjedise të pambrojtura në jug që janë më të ndjeshme ndaj incidenteve ndëretnike dhe nën dritën e një akuze të fortë nacionaliste.

Ne besojmë se kjo nuk është një zgjidhje adekuate.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...