Historia e shqiptarëve të Egjiptit ose "Shqiptarët e Misirit" siç ishin njohur në traditë, është pjesë e historisë kombëtare nga se kolonia shqiptare e Egjiptit, që u formua aty qysh nga fillimi i shek. XIX dhe u zgjerua dukshëm në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, paraqet një nga vatrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Mjafton të shënohet këtu "Bleta shqiptare" e Thimi Mitkos, e cila u botua në Aleksandri më 1878, e mjafton këtu të përmenden se sa rilindës shqiptarë jetuan krejtësisht ose pjesërisht në Egjipt, nga se disa u kthyen në Shqipëri pas 1912 për të kontribuar në ngritjen e shtetit kombëtar: Thimi Mitkoja, Spiro Dineja, Thoma Krei, Milo Duçi, Andon Zako Çajupi, Filip Shiroka, Athanas Tashkoja, Jani Vruhoja, Fan S. Noli, Aleksandër Xhuvani, Sotir Koleja, Loni Longori e të tjerë.
Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805 – 1952, Dr. Faruk Borova
Gjatë qëndrimit tim në Kajro (1993-1997) si Ambasador i Republikës së Shqipërisë për Lindjen e Mesme, pata privilegjin dhe mundësinë të shtoja njohuritë në lidhje me jetë dhe veprimtarinë, jo vetëm të themeluesit të Egjiptit Modern, Muhamed Ali Pashës, por edhe të krejt pasuesve të tij.
Titulli: Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805 – 1952
Origjinali: Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805 – 1952
Gjinia: Histori
Autor: Dr. Faruk Borova
Shtëpia botuese: Gent Grafik
Fq. 145
Pesha: 0.214 kg.
ISBN: 978-99956-51-05-3
Gjatë qëndrimit tim në Kajro (1993-1997) si Ambasador i Republikës së Shqipërisë për Lindjen e Mesme, pata privilegjin dhe mundësinë të shtoja njohuritë në lidhje me jetë dhe veprimtarinë, jo vetëm të themeluesit të Egjiptit Modern, Muhamed Ali Pashës, por edhe të krejt pasuesve të tij. Ata ishin dhjetë persona në vijueshmëri dhe sunduan Egjiptin, jo pak kohë, por plot 147 vjet (1805-1952), duke formuar një dinasti të plotë shqiptarësh.
Pikërisht veprimtarinë e plotë të kësaj dinastie në Egjipt me vlerat dhe antivlerat e secilit përfaqësues, lidhjet e tyre me popullin vendas egjiptian, ndërvartësit e Egjiptit me Perandorinë Osmane dhe për më tepër influencën e fuqive të mëdha të kohës Francës, Britanisë së Madhe dhe të Rusisë janë objekt i këtij botimi.Ngjarjet nuk janë trajtuar në këndvështrimin e egjiptianëve vendi ku vepruan, apo të osmanlinjve prej nga erdhën, por si bashkëkombës shqiptarë.