Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/11/25

Skandali në Katar, Kosova ankesë në FIFA ndaj Serbisë

Një foto është bërë virale në rrjetet sociale nga dhoma e zhveshjes e Serbisë në Katar në ndeshjen ndaj Brazilit. Një flamur serb ishte i hapur me një hartë në të ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Për këtë ka reaguar menjëherë Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Futbollit, të cilët kanë paraqitur një ankesë për një gjest të tillë.



“Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s”.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...