2022-11-19

KOSOVA DHE UKRAINA NË FOKUSIN E GJEOPOLITIKËS SË MJEGULLIMEVE POLITIKE SLLAVO-KOMUNISTE!

 



                    Akademik Prof Dr Hakif Bajrami- Prishtinë

       



                                                       I

             ASPIRATAT RUSE PËR HEGJEMONIZMIN FASHIZOID TË PRESIDENTIT VLLADIMIR PUTINIT NDAJ ILUZIONEVE HEGJEMONISTE NË SHTETIN E  UKRAINËS 

Rusia me agrsion klasik e ka sulmuar Ukrainën, kuptohet pasi që e ka okupuar me anshllus Krimenë më 2014. 




Lidhur me këtë shtrohet pyetja, nëse e fiton Rusia luftën (?), duhet të dihet se në radhë janë Moldavia, Rumunia Lindore, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia Verilindore. 

Në këtë luftë imperialiste nuk është largë mendjës se Rusia në këtë dilirium të triumfit, do t` ia mësynte edhe Gjeorgjisë dhe Kazakistanit një ditë. 




Krejtë kjo fushatë është e mundur të ndodhë nëse Kremlini ka vëndosë ta shkatrrojë Botën në luftën nukleare.

NATO, dihet se ka nxituar për t` u zgjëruar në ish republikat sovejtike, por tani kur Ruisa e vërejti këtë gjë  nga “bregu” se çfarë i ndodhi  me shembjën e komunizmit, sikur është kthyer për t` i përtrirë kufijtë i fundit të shekullit XX.




 Me gjithë këtë, nga shkrimet zyrtare ruse vërehet se shumë më rëndë Kremlini e ka përjetuar antarësimin e Finaladës dhe Suedisë në NATO se sa antarësimin e disa ish republikave sovjetike Balltike. 


Prandaj, nuk është largë realitetit se sulmi me raketë mbi teritorin e Polonisë më 15 nëntor 2022, është një vërejtje për ta kompenzuar humbjen si paralajmërim në Ukrainë, me rastin e largimit nga Krahina e Holmsit, por sipas të gjitha informatave, raketa ishte bredharake nga vetë ukrainasit. 




Ky fakt u pranua edhe nga vetë  NATO, dhe çështja pushoi.

Agresioni rus pas Luftës Dytë botërore është i njohur si dukuri, dhe mbetët vrejtje për popujtë e vegjël. 




SHEMBUJ HISTORIKË


1.Sulmi i Rusisë në Hungari, ku një popull i tërë u kthye në kamp përqëndrimi deri më 1955;

2.Sulmi i Rusisë në Çekosllovaki më 1968, me që rast Rusia hapur e shpalli doktrinën e “Sovranitetit kufizuar”, për çdo shtet që nuk i bindet ideologjisë komuniste. 

Atëbotë , u vetëdogj  Jan Palahu,ku   Rusia sovjetike  mbeti me një turp në historinë e saj agresive; 





3. Rroli i Rusisë në luftën Irako-Iraniane, është për studim sepse 65 agjentura ruse vepronon në Irak, ndërsa 66 agjentura vepronin në Iranë, gjithëmonë duke nxitur që lufta mos të pushojë e duke iu shitë armë tinzisht të dy palëve, deri në vetshkatrrim. Dihet se kjo luftë përfundoi  në kufijtë që ishin caktuar më parë; 4. Sulmi i Rusisë në dhejtor 1979 në Avganistan është një ndër mizoritë më të egra që i ka ushtruar imperializmi rus në ndonjë popull.  Ajo luftë pushoi vetëm atëherë kur populli rus e pa në TV, që qeni i Avganisatnit ia hante mushkritë ushtarit rus që ishte vrarë në fushëbetej. Vetëm  atëherë erupcioni antiluftë erdhi nga brendia e Rusisë, dhe lufta imperialiste disi pushoi.




                        5. Rusia më 1989/91 fillon epokën e shpartallimit

Sistemi komunist në fund të shekullit XX tregoi se nuk i përballon dot kërkesës teknologjike në nivel global. Prandaj, solucioni më i mirë për të gjithë ata popuj që ishin të ngushtuar në te, provuan të lirohen nga pesha e pushtetit qendror, që zakonisht ai separatizëm i drejtë ishte i dirigjuar nga populli shumicë. Kështë filloi shkapërderdhja e Rusisë Sovejtike, dhe e shumë shtetve që ishin themeluar në epokën e imperializmit si: Çekosllobakia, Jugosllavia etj. Në këtë aspekt dy shtete do të mbesin me “vajë në buzë” pse u prishën planet e tyre të denacionalizimit të popujve që i robëronin. Në Rusi u ndanë: Estonezët, lituanezët,Letonezët, Azerët, Armenët, Moldavët dhe shumë popuj tjerë që nuk janë rus e ku prijnë Ukrainasit, me siperfaqe dhe pasuri shumë lakmuese për çdo shtet imperialist. Në këtë frymë së pari Rusia e shkrepi fuqinë e saj në Krime më 2014, krejtë me qëllim që ta zotërojë një pjesë të konsideruar të Detit Zi, dhe njëherit  t` i tregoi Ukrainës se është fuqi e madhe tokësore dhe eknomike, por edhe t` ia përkujtojë Turqisë se ëndrrat e vejtra nuk janë shuar për ta zotëruar Rusia Bosforin. Mu për këtë, Ruisa më 24 shkurt 2022 e sulmoi Ukrainën, për t` i treguar NATO-s se nuk do ta durojë që t` iu afrohet kufijëve stratetgjik jugor, ashtu si e lejoi  në Veri, në rastin estono-lituano-letonez. E vërteta, në Rusi mendohej se Ukraina do të okupohet për një kohë fare të shkurtër, dhe se pastaj nuk i dihej a ishin në radhë shtetet tjera sepearatiste. E ato shtete duhej ta dinin dhe e dijnë se Ukraina po lufton edhe për sovranitetin e tyre. Kështu pas dhjetë muaj luftimesh dhe humbjesh në njerëz dhe ekonomi, Rusia ka arritur që të shkaktojë një KRIZË ekonomike  globale , sidomos në vendet e Evropës po edhe më gjërë. Por, nuk i dihet qëllimi se në fund të tetorit 2022 u paralajmërua terhekja nga një pjesë e territorit okupuar Ukrainas ku përfshihet tërë  Krahina e Hersonit.






                    8. Rusia në aspektin taktik terhiqet nga Krahina e Hersonit

Tani për tani nuk dihet se kjo tërhiekje a është taktike apo pasojë e humbjes në fushat e betetjës. Por një fakt dihet, se në Rusi nacionalizmi po vlon që të gjejë model për ta rrëxuar Putinin  nga pushteti i fashizuar deri në çmenduri sa që mund të shkaktoj luftë nukleare në botë, që do të thot se Vladimir Putini nuk është njeri normal.

                                                                  II






   SERBIA ME LUFTË E KA HUMBË KOSOVËN DHE KA NËNSHKRUAR KAPITULLIMIN MË 1999

                   Nuk ka shansë teorike që Kosova të reintegrohet në Serbi

Serbët kanë dëshirë të janë ekscitatio- në vëmendje sidomos të Evropës, sepse Franca dhe Anglia është dashur ta plasojnë në humbës më 1919. Nga ajo kohë kur u krijua Serbia e Madhe, ky popull me nxitëje të kishës provon ta palsojë Rusinë në Adriatik. Prandaj, i mvshur me këtë politikë, kurrë nuk do të pushojë, deri sa të detyrohet t` i PAGUEJ REPARACINONET-dëmet e luftës, që ua ka shkaktuar të tjerëve me gjencid nga viti 1878 e deri më 1999. Pra vetëm atëherë serbia do të ia thot mendjës se çka ka bërë për dy shekuj sidomos ndaj shqiptarëve.





 Faktori i dytë, që e vetëdijëson pushtetin serbian, është kur popujt për rreth të fuqizohen ushtrakisht dhe atëherë Serbia do të japi “eselam”, në të katër anët. Rrugë të tretë nuk ka.





Serbia me të gjitha mjetet ushtrake, policore dhe politike, duhet të dihet se kanë provuar ta shfarosin popullin shqiptar në Kosovë, për dy shekuj, pa ndërprerëje. Strategjia e Serbisëparafashiste, fashiste dhe neofashiste,ishte dhe mbetëtë konstantë që ta spastrojë Kosovën nga 93% shqiptarë, dhe të përgatitë rrethanat për ta kolonizuar me sllavë sikurse Sanxhakun e Nishit (Shipni e Vjetër e quante populli-HB). Pstaj, Ushtria serbe shpreosn për të shpërthyer në Durrës, dhe shprtheu, në fund të vitit 1912. 









Në vijim, Serbia e programoi luftën për ta okupuar Maqedoninë, për të dominuar në Rrugën e Vardarit, deri në Selanik më 1913. Këto ide u panë të realizueshme në Beograd, Paris dhe Petrograd, jo vetëm në Luftën e Parë Ballkanike (1912), por sidomos në të Dytën (1913), kur Ruisa duke e pasë Bullgarinë aleat të sigurtë, që do t` i ndihmojë për ta okupuar Stambollin, ia mbajti krahun Serbisë, duke e ndarë paksa nga Franca dhe Anglia. E vërteta, këto aspirata, do të kurthohen me Luftën e Çanakalas më 1916, kur Franca dhe Anglia e humbën luftën për dominim në Bosfor dhe Drdanele. E faji për atë humbje iu mvshe shqiptarëve trima (1916), realitet ai që Londra dhe Parisi do t` i hakmerrën Shqiptarsië më 1919 në Versaj, duke e krijuar Serbinë e Madhe, me emrin Mbretëria SKS (1919-1929), përkatësisht Mbretëria Jugosllave (lexo serbiane 1929-1941). Mbretëria SKS do të trimërohet sidomos me hekjën e Halifatit nga Mustafa Kemal -Ataturku më 1924. Kjo për faktin se për shqiptarë u hapën pazaret “nëntokosre”, që të deportohen në Anadolli. Ato pazare shqiptaro-turke nuk munguan dhe u forcuan me marrëveshje suksesive si: në Lozanë më 1923, në Satmboll më 1933, në Beograd më 1934, në Ankara më 1938 dhe në Split më 1953. Me këto marrëveshje parahsihej nga Shtabi i A. Rankoviqit dhe K. Cervenkovskit  që Kosova dhe Maqedonia të serbizohën deri më 28 qershor 1969. E vërteta, Plenumi i Brioneve i LKJ-ës ua prishi synimet.




Dokumentet sekrete serbe vërtetojnë se tërë ky programim do të mbahet në sirtarë të Gjneralshtabit serbian deri me shpërthimin e luftës përbrenda Jugosllavisë  më 1991-1995, kur synimet serbomëdha dualin publikisht para opinionit. E lufta që do të zhvillohet  në: Slloveni,  Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, tregoi se në rendë është Kosova e pastaj Maqedonia. Në këto republika jugosllave Serbia më 1991, i pati themeluar tri republika serbe, me emra të ndryshëm: një në Srem, një në Knin dhe një në Bosnje-Hercegovinë, pa egzistuar kurrë. Ndërsa në Kosovë çdo gjë u kthye që të frymoi në çirilicë.  E vërteta, S. Millosheviqi dhe F. Tuxhmani në Dedinje do të zhvillojnë pazarin e “shekullit” (1992), për ndarjën e Bosnjës, prej së cilit Pazar doli Republika sebiane në Bosnje, pa qenë kurrë ajo njësi shtetërore, të paktën si njësi administrative e veçant. Por, tani për tani nuk dihet Republikën Serbe në Bosnje a e krijoi Marrëveshja sekrete Millosheviq-Tuxhman, si derivat,  apo politika amerikane më 1995 në Dejton të Ohajos. Pra, ajo Republikë serbe brenda Bosnjës, që frymon edhe sot (2022), që është një errësirë krininale e foramtit ri sllav0-serbina, krejtë me qëllim për ta krijuar Serbinë e Madhe, është një rinxitëje serbe për dhunë të formateve të reja, siç po sillet mafia e Beogradit sot në Kosovë, me metoda makivalesite. Kjo do të thot, se në luftën e fundit (1991-1995), SHBA e kanë ndihmuar Serbinë edhe duke e kursyer nga pagesa e reparacioneve, pra më shumë se çdo vend tjetër. Por serbët, e kritokojnë Amerikën, për t` i mshefë qëllimet para rusëve dhe iranianëve. Sot, ç` është e vërteta, në saje të asaj ndihme që iu servirë në Dejton më 1995, Serbia i kontrllon lumenjët kryesor të Ballkanit si: Danubin, Drinën, Tisën, Savën, Drinën, Moravën. Dhe, prap Serbianët janë prorus deri në fashizëm eklatant. Në këtë reshtim, Serbia dhe aspiratat e saj, kurrë nuk do të pushojnë, sidomos për t` i okupuar të Dy Drinat shqiptar, sepse synon të dali në brigjet e Adriatikut shqiptar, për t` ia hapur Rusisë bazat strategjike për eskpansion. Ky synim e spjegon faktin, se Serbia e ka të programuar që kur ta krijojë shansën, ta fshinë Shqipërinë nga harta e shteteve sovare. Në këtë programim është në fokus të saj edhe Maqedonia dhe Mali i Zi, ku tani për tani, Kisha e ka në dorë  mindilin e vallës përgjakur.

 Ja kjo është gjeostrategjia e Palnit serbian: “Depërtimi në det” i përpiluar qysh më 1881. Ky plan u detalizua nga Millutin Grashanini më 1886 me titull: “Zgjërimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni”. Pas këtij plani më 1910 Beogrdai nxorri në plan të parë programin: “Çka don Serbia”. E çka donte Serbia, u pa në Luftën e Parë Ballkanike (1912), ku “definitivisht” sipas saj e okupoi Kosovën, për t` iu afruar Durrësit, dhe me Luftën e Dytë Ballkanike(1913), ku sipas saj, definitivisht e okupoi Maqedoninë, për t` iu afrua Selanikut. Në këtë politikë Beogradi jo gjithëherë e ka pasë ndihmën e Moskës. Por, duhet të mësohet se Serbia e ka luajtë lojën e saj të “madhe”, pa ndërprerëje me ndihmën e Francës dhe Anglisë.  Cari i Rusisë me ultimatumin e 1 jnarit 1916, u kërcnohej Parisit dhe Londrës, si aleatë të Antantës që ishin se: “Ose e ndihmoni Serbinë në Durrës dhe Shën Gjin, ose ne rusët do bëjmë marrëveshje separate me Gjermaninë”. Me këtë politikë të Makiavelizmit, nuk ka rëndësi a: “është maca e kuqe apo e zezë, me rëndësi është a e hanë minin”. Pra ideologjia politike pansllaviste nuk përjashton nga “loja” si mjet publik ushtrak, por me ngjyra rreligjioze plasohet në ekscitatio- që Serbia të jetë në vëmendje . E mësimi i kësaj politike, sidomos për shqiptarë është me peshë, sepse nuk dijtën të mprohen dje, por sot dhe  nesër, duke i mësuar gabimet nuk guxojmë të deshtojmë, sepse i dijmë aspiratat fashiste serbane në detale.   

Krejtë në lidhje me këtë që u tha më lartë sot (2022), dalja e përfaqsuesëve serbian nga puna në Republikën e Kosovës (nëntor 2022), është prova më eklatante se Serbia nuk ka hiekur dorë nga orinetimi i saj që ta riokupojë Kosovën, qoftë edhe përmes dizajnit inhibitativ “Open Balkan”, ku së pari provon ta shtrojë për dhe shqiptarinë ekonomikisht, e pastaj ushtarakja pason më lehtë sepse “devret” shpreson se do të ndryshojnë. Kështu Beogradi ka zgjdhë mundësinë që përmes largimit të deputetëve serbë nga Kuvendi i Kosovës, përmes largimit të policëve, gjykatësve, prokurorëve dhe nëpunësve tjerë serbianë nga puna, ta krijojë një atmosferë politiko psikologjike të atij dimenzioni, që kinse këtu po ngjanë diçka e ngjashme, sikurse janë siellë serbët me shqiptarë më 1990/91/, duke i larguar nga puna me dhunë shtetërore, të gjithë. Të paktën Serbia, po provon që të lërë përshtypje, të krijojë vëmendje (ekscitatio)  në botën Perendimore, se situata është e njetë, dhe dikush do t` u  besojë. Madje,  këtë idiotizëm dinë ta shprehë “politikisht” njëfar Dardan Molliçaj edhe në televizion! Sigurisht këtë pozitë e ka mësuar nga Kina apo Irani. Poshtë ka rënë katundi, thonë në Llap dhe Drenicë. E ndoshta jo vetëm për këtë atmosferë, por paksa për hatër të saj, reaguan si ide së pari francezët e pastaj, asaj qerrëje politike iu bashkuan edhe gjermanët, të cilët ende dridhën nga obligimet që patën duke i paguar dëmet e Luftës Dytë Botërore, edhe atyre që patën bërë pakt ushtarak (serbët) me ta, siç ishte Mbretëria Jugosllave, në mars 1941, duke lansuar në opinion Planin Gjermano-Francez për Kosovën (nëntor 2022). E lidhur me këtë në këtë Plan, do të japi jo vetëm mednim, por edhe sugjerim që Qevera e Republikës Kosovës ta refuzojë kategorikisht. Kjo për faktin se plani nuk u botua në emër të ruajtjës nga opinioni. Por kur iu lexua në gjep, atëherë  Parisi dhe Berlini e shpikën spjegimin se: Plani është operacional dhe ka të bëjë me dy etapa të impelmentimit: E pra, është zgjatja e tabelave të veturave për dhjetë muaj. Faza e dytë ka të bëjë me zgjidhjën përfundimtare. E ky spjegim i ri lexohet kështu me dy fjalë: Franca dhe Gjermania si pleqnare luftëjmë me blerë kohë.

            Pazari i dy Gjermanive për Kosovën është provë që e kthen Kosovën në Serbi!

Gjatë nëntorot 2022, Frnaca dhe Gjermania lansuan planin për zgjidhjen e kundërthënjeve në mes Serbisë dhe Kosovës, në atë mënyrë që për atë zgjidhje do të vlente shembulli i dy Gjermanive 1946-1990. Ide e pamundur, ta them menjëherë. Së pari, problemi Kosovë-Serbi është kunderthënje në mes dy popujve të ndryshëm. Së dyti, realisht Serbia e ka okupaur Kosovën me luftë më 1912 dhe e ka humbë me luftë me 1999, të cilën luftë Serbia e ka pasë si rezervë të politikës nazifashiste për ta shfarosë popullin shqiptar, nëse është e mundur me shpërngulje në Anadoll.  Ndërsa, kur të sosën këto mundësi të shfarosjës së shqiptarëve (Lexone Qubrilloviqin etj-hb) të pasojë lufta që me çdo kusht të realizohet plani i “tokës së djegur dhe varreve që duhet të rrafshohen thue se në të, nuk ka pasë shqiptarë kurrë”. Pra plani embrional serbian, për shfarosje të shqiptarëve është i vitit 1853, dhe është zbatuar së pari në Sanxhakun e Nishit më 1878.(shiqo: Plani i popit Dionisije Deçanski, më 1890, i zbulon të gjitha metodat që janë zbatuar dhe ato që duhet përdorë. E kam botuar më 1990!).

Ndërsa, çështja gjermane ka qenë pasojë e një lufte imperialiste të cilën fuqitë ngadhnjyese e kanë ndarë si denim dhe si “pronë” të fitorës mbi armatën nazifashiste. E vërteta, Gjermania Federale kurrë nuk ka sajuar asnjë lloj programi që ta shfarosë Gjermanin Lindore, sepse është fjala për popull të njejtë. Së treti, Kosova kurrë nuk ka qenë e denuar, sepse nuk ka bërë luftë pushtuese ndaj askujt. Së katërti, nëse Gjermania Federale ka qenë e denuar për faktin se është e denuar t` i paguaj reparacionet, Serbia as që duhet t` i paguaj reparacionet ndaj Kosovës, dhe as që mednon dikush t` i thot këtë që duhet të ia thot, sepse deri më 1912 shqiptarët kanë jetuar të okupuar së bashku nën Perandorin Osmane. Së pesti, Gjermania Lindore ka qenë e denuar të ndërtojë sistem sovjetik, sepse i është përcaktuar t` i takojë sferës sovjetike, sepse Rusisë i janë bërë dëme të mëdha në njerëz dhe në ekonomi 1941-1944. Së gjashti, Kosova duhet të ndihet se çdo marrëveshje mos të shpresojë askush se një ditë do të ketë bashkim me Serbinë, sikurse ka ngja me dy Gjermanitë, sepse në rastin gjerman, është bashkuar një popull që ka qenë i bashkuar dhe ai bashkim e ka gëzuar përkrahjen civilizuese globale. E zgjidhja më e mirë do të ishte në rastin e Kosovës, që të thuhet në Planin Gjermano-Francez se:  “Republika e Kosovës, pas një, dy e tri dekadash, do të ketë të drejtë të votojë populli me një refrendum; a dëshiron të jetojë si Republikë e Kosovës; a dëshiron t` i bashkohegt Shqipërisë”, pasi që 93% e popullsisë në Republikën e Kosovës është shqiptare.            

                         ‘Sa përzihet Rusia në Serbi për aq duhet të përzihet Amerika në Kosovë’

 Këtë fjali qëe  plasuam si titull, do të shkruaj popi serbian Fillaret më 28 qershor  1999. I njejti pop do të shkruaj se: “katër armiqë janë sot të shqiptarisë:Shpërngulja, vdekjet, ntaliteti  dhe nëse u imponohet lufta në të cilën do të humbin  përgjithëmonë. Kjo për faktin se Evropa nuk e do popullin shqiptar në asnjë variantë”. Prandaj, mendoi se Plani Gjermano-Francez është një atentat siu geneisë i përgatitur nga qarqet “globaliste” që këshillojnë në Beograd si ai që është nga Toni Bleri, A. Sorrosi etj. Prndaj, francezo- gjermanët kanë zgjedhë edhe si të tyre, sepse këtë Plan, së pari e pati belbzuar  seriozisht Vollgang  ISHINGERI, dhe e refuzoi fuqishëm me katapulkt dipmomatik Adem Demaçi, legjenda e të gjitha fitoreve të Kosovës, duke i thënë në sy se: “Kjo ide është e Millosheviqit. Këtë kaçamak shqiptarët nuk e hanë, aq më parë kur vjen nga rusët dhe Irani”!. Asgjë nuk do të përfundojë si planifikon Serbia, na pati sugjruar Baca Demë pas takimit me Ishingerin, ku isha prezent si këshillatar diplomatiko-historik.

E pra, shqiptarë, mos e harroni faktin se më 14 nëntor 2022, Asamblea e OKB-ës e akuzoi Rusinë me Rrezlutë që t` i pagoi të gjitha dëmet e luftës në Ukrainë. Rezolutën e votuan afër 100 shtetet më të fuqishme të botës. Nga kjo praktikë, duhet të dridhet edhe Serbia dhe çdo agresor në tërë globin, aq më parë kur një ditë ky obligim që t` i paguaj reparaconet i dedikohet edhe Serbisë okupatore mbi viset shqiptare. Kjo për faktin se më 15 nëntor 2022 Donallt Tramp e shpalli kandidatutrën për Presidentë të SHBA, që do të thot se as Demokratët nuk do të ndalen në luftën e tyre për t` u treguar se janë në pushtet të Superfuqisë numër NJË në Botë. E një shqiptar i rendomët, këto ditë, sikur iu përgjegjë D.Trampit kur tha se: “ Baci Tramp do ta dërgoi Amerikën në Mars”. Prandaj shqiptari shtoi Ai: “Nëse Republikanët e drgojnë Amerikën në Marës, që ua urojë nga zemra, atëherë Demokratët do ta dërgojnë Amerikën natyrshëm, në çdo plagë sheruese  ku e ka bota sociale  këtu, e pastaj në Hënë do të shpallin sovranitet të diturisë dhe urtisë njerëzore, dhe kjo begati do t` u takoi edhe shqiptarëve të Marsit sigurisht sepse Amerikën e duam sikurse vetën tonë!”.

                                                       SHQIPTARË!

Shqiptarë pra pa Amerikën jeta jonë do të ishte llotari dhe mjegull sespe serbia ka aspirata okupuese ndaj tokave tona stërgjyshore. Pra, ua përkojtoi  shqiptarëve një realitet që ka ndodhë para disa vitesh e që quhej: “Pranvera arabe”. Ajo pranverë filloi si farsë e doli si tragjedi, sepse u përzien gishtërinjët e agjentutave ruse që shesin naftë  dhe gas. Lidhur me këtë, po ua përkujtojë se Serbia kurrë nuk do t` i ndalë rrenat ordinere. Shembulli më eklatant është se Serbia ua ka plasuar si statu Princ Lazarin andej Urës Ibrit. Aty ua ka plasuar nominimin se është fjala për një “Car Lazar”!. Këtë rrenë serbët e bëjnë për t` u dukur se në histori janë faktor, janë në qendër të vëmendjës botërore. E them me përgjegjësi të plotë porfesionale, se Princ Lazari kurrë, kurrë nuk ka qenë car, sepse carevina e tyre NËNTË vjeçare ( E Dushanit 1346-1355) ka përfunduar më 1355 edhe ajo si: “Carevinë e Serbëve, Arbansëve dhe Grekëve”. Pra, sidomos ju gazetarët shqiptar, injorone dhe mos e quani princin “car” se nuk ishte. Konsultoni enciklopedinë.

Po mos harroni se këto ditë popat serbian kanë lanësuar rrenën e radhës për Jugosllavinë (Lexo Serbinë) e katërtë, ku do të përfshihet: Serbia (Shumadia), Vojvodina, Republika Serbe e Bosnjës, Sanxhaku, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Si parathënje për këtë plan kanë zgjedhë daljen e të gjithë serbëve nga organet shtetërore të Republikës Kosovës. Këtë plan e ka sajuar një grup popash me disa politikanë që shtihen edhe si shkenctarë, me titull:”Menagjimi i krizave”, që do të thot:  prodhim i krizave, për të fituar: “ujqit në miegull”. E kësaj shkolle neofashiste ia kam pas gjetur emrin qysh më 1975, duke e nominuar me titull sepse intrigat e tyre kurrë nuk kanë pushuar: “ZIERJE TË BRETKOCAVE NË PEZHGVE, pa vaj dhe me krypë në varrë”. Këtë gjellë le të kuptohet, se populli shqiptar nuk e hanë në asnjë variantë .

            Më 18 XI 2022 Prishtinë


Akademik Profesor Doktor Hakif Bajrami,është  historian i njohur shqiptar, më reputacion ndërkombëtar (AAAS).

 U lind më 07 .03. 1943, në fshatin  Balsh të komunës së Podujevës, Malësi e Llapit. 

Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Podujevë. Këtu e kreu, edhe gjimnazin ,  me sukses shembullor,.. . Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë ,pranë  Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. 

Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Podujevës , por do të do të nxirret nga shkolla  si i “potencialisht i padëshiruar për regjimin”.

 Më 1970 u transferua  në Gjimnazin e Prishtinës,  arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, ndërsa  nga viti 1973, filloi të ligjërojë  edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës si dhe në  paralelen e sajë në Podujevë.Ai i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar në vitin  1975. ,  me gradën shkencore “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.

Tash disa vjetë është pranuar  Akademik  i rregullt në AASS.


Botime

  • 1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;
  • 2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;
  • 3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;
  • 4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;
  • 5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;
  • 6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);
  • 7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;
  • 8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;
  • 9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;
  • 10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;
  • 11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;
  • 12. Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);
  • 13. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;
  • 14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;
  • 15. Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;
  • 16. Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;
  • 17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;
  • 18. Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;
  • 19. Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;
  • 20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;
  • 21. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;
  • 22. Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;
  • 23. Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;
  • 24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;
  • 25. Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;
  • 26. Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;
  • 27. Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;
  • 28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;
  • 29. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);
  • 30. “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
  • 31. Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.
  • 32. Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73;
  • 33. Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357
  • Boon vazhdimisht shkrime shkencore në revista dhe gazeta në Kosov, Shqipëri, Amerikë, Franë,Itali, Angli , Danimarkë, Norvegji ,Gjermnai,Spanjë etj.

Floripress.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...