Shkruan:Akademik Flori Bruqi,PH.D.
Tetori njihet si muaji i letërsisë dhe për faktin se është muaji kur ndahen çmimet "Nobel", ku përfshihet dhe letërsia.
Republika e Kinës si një vend me kulturë të lashtë dhe letërsi po aq të lashtë dhe bashkëkohore ka historinë e saj të çmimeve "Nobel".
Në vitin 2012 shkrimtari kinez Mo Yan u bë i pari përfaqësues i letërsisë kineze i cili fitoi çmimin "Nobel".
Edhe poeti i njohur kinez Bei Dao u nominua më çmim"Nobel" për letërsi.
Bei Dao është emri i shkrimtarit kinezo-amerikan Zhao Zhenkai. Ndër poetët më të njohur kinezë të brezit të tij, ai shpesh konsiderohet si kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi. Përveç poezisë, ai është autor i veprave të shkurtra artistike, eseistike dhe një kujtimore.
Si evolojë ndër vite përvoja e autorëve kinezë me çmimin Nobel?
Përpara shkrimtarit kinez Mo Yan, shkrimtari kinez Shen Congwen iu afrua Nobelit në vitin 1988, duke u nominuar në 5 pretendentët për çmimin prestigjioz, por vdekja e tij e pengoi në marrjen e çmimit "Nobel".
Veprat e Mo Yan-it janë romane historiko-epike që karakterizohen nga realizmi halucinat , dhe të cilat përmbajnë elemente të humorit të zi. Ndër temat kryesore në veprat e Mo Yanit është pandryshueshmëria e lakmisë dhe korrupsionit të natyrës njerëzore, përkundër ndikimit të ideologjive. Ngjarjet e shumë tregimeve të tij ai i vendos në qytetin e lindjes Gaomin verilindor në provincën Shandong, të Republikës Popullore të Kinës, dhe ai përdor imazhe verbuese, komplekse dhe shpeshherë të dhunshme. Mo Yan thotë se e kuptoi se mund ti bënte "anëtarët e familjes, të njohurit, fashatarët..." personazhe të romaneve të tij, pas leximit të romanit The Sound and the Fury të shkrimtarit amerikan Wiliam Faulkner . Mo Yan satirizon me zhanrin letrar të Realizmit socialist Kinez duke i vendosur punëtorët dhe burokratët në situata absurde.
Shkrimet e Mo Yanit shquhen për dallimet e turbullta mes "të shkuarës dhe të ardhmes, të vdekurve dhe të gjallëve, si dhe të mirës dhe të keqes". Mo Yan shfaqet në romanet e tij si personazh gjysmë-autobiografik që ritregon dhe modifikon rrëfimet tjera të autorit. Personazhet femërore shpesh rebelohen ndaj roleve gjinore që i përcakton tradita si p.sh. në romanin "Gjinj të mëdhenj, vithe të gjera", nëna e familjes Shangguan pasi dështon që t'i bëjë burrit djem, fillon ta tradhtojë me burra tjerë, duke mbetur shtatzënë me një misionar suedez, një ushtar japonez etj. Pushteti i meshkujve poashtu paraqitet në mënyrë cinike në po të njëjtin roman, ku ka vetëm një hero mashkull.
Më 11 tetor 2012,Akademia Suedeze e shpalli Mo Yanin laureat të Çmimit Nobel Për Letërsi me motivimin "me anë të realizmit halucionant i bën bashkë përrallat popullore, historinë dhe të tashmen". Kur e fitoi çmimin në moshën 57 vjeçare, më 2012, ai u bë laureati i 109-të i tij, dhe i pari shtetas i Republikës Popullore të Kinës që e fitoi. Per Wästberg, anëtar i akademisë suedeze, në fjalimin e tij shpjegoi: "Mo Yan është poet që i shkul posterat stereotipikë të propagandës, duke e nxjerrë në pah individin nga një masë anonime e njerëzve. Me anë të talljes dhe sarkazmës, Mo Yan sulmon historinë dhe falsifikimet e saj, si dhe deprivimin dhe histerinë politike
Kreu i Akademisë Suedeze, Peter Englund tha në mënyrë më pak zyrtare: "Ai ka një stil tepër të veçantë të të shkruarit. Nëse lexon një gjysmë faqe nga Mo Yani, e njeh menjëherë se është e atij"
Në rregulloren suedeze të çmimit" Nobel", çmimi nuk jepet autorëve pas vdekjes.
Librat e botuar të shkrimtarit kinez Mo Yani(Guan Moye)janë disa:
- Klani i sorgumit të kuq (1986)
- 《天堂蒜薹之歌》 Baladat e hudhrave (1988)
- 《十三步》 Trembëdhjetë hapa (1988)
- 《食草家族》 Familja ime bimëngrënëse (1993)
- 《酒国》 Republika e verës: Një roman (1993)
- 《丰乳肥臀》 Gjinj të mëdhenj & vithe të gjera (1995)
- 《红树林》 Pylli i kuq (1999)
- 《四十一炮》 Pow! (2003)
- 《生死疲劳》 Jeta dhe vdekja po më lodhin (2006)
- 《檀香刑》 Vdekja dru sandali (2008)
- 《蛙》 Bretkosa (2009).
Në gjuhën shqipe janë përkthyer romanet:
•Bretkosa (2013)
Romani 'Bretkosa' është romani i parë i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze në gjuhën shqipe.
•Ndryshime (2014)
•Klani i Sorgumit të kuq(2017)
Shkrimtari Guan (lindi më 17 .02.1955) i njohur me psudonimin Mo Yan, është shkrimtar kinez fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 2012. Mo Yan është një shkrimtar shumë i popullarizuar, të cilin kritiku Donald Morrison , në revistën" TIME" e përshkruan si “njëri ndër më të nohurit, shpeshherë i ndaluar, dhe përgjithsisht në grupin e shkrimtarëve kinez të piratizuar”, ndërsa JIM LEACH e përshkruan si versioni kinez i FRANC KAFKËS dhe i JOSEPH HELLERIT . Për publikun perëndimor është bërë i njohur me romanin "Klani i sigurimit të kuq" botuar më 1986 në Kinë, i cili u adaptua edhe në verzionin filmik. Akademia Suedeze e cila Yanit ia ndau Nobelin në vitin 2012, e përshkruan Yanin si shkrimtar "I cili, me realizmin e vet magjik, i lidh tregimet popullore, historinë dhe të sotmen moderne."
Akademia suedeze e çmimeve Nobel ka vlerësuar kontributin e shkrimtarit Lu Xun në letërsinë kineze dhe e ka njoftuar atë nëse do të dëshironte të nominohej për këtë çmim në vitin 1927.
Përgjigja e tij ishte se "Liang Qichao nuk do ta pranonte këtë çmim ndaj as unë nuk jam i gatshëm për të përfituar këtë shumë parash".
Lu Xun ( Tradicionale: 魯迅, e Thjeshtësuar: 鲁迅, Pinyin: Lǔ Xùn), ishte pseudonimi i Zhou Shuren ( Tradicional: 周樹人, i Thjeshtësuar: 周树人, Pinyin: Zhōu Shùrén) ( 25.9.1881-19.19.10.1936)ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj së Kinës së shekullit XX. I konsideruar nga disa si themeluesi i letërsisë moderne kineze, ai shkruante në stilin baihua (白話) dhe në kinezishten klasike.
Punimet e Lu Xun-it u influencuan nga Lëvizja e 4 majit në atë pikë sa që u aklamua nga regjimi komunist mbas 1949.
Sipas tij Akademia suedeze e Nobelit, nuk duhet ta japë çmimin thjesht për të favorizuar Kinën, pasi kështu populli kinez do të ndjehej i fyer.
Lidhur me popullaritetin e Lao She, mësohet se i biri Shu Yi ka deklaruar se shkrimtari Lao She duhet të ishte nderuar me çmim në vitin 1968, por Akademia Suedeze e çmimeve Nobel nuk arriti të komunikonte me të, pasi kishte ndërruar jetë në vitin 1966.
Çmimi i atij viti iu dha shkrimatrit japonez Yasunari Kawabata.
Në vitet e mëvonshme, njëri nga anëtarët e Komitetit të Çmimeve Nobel, pikërisht Kjell Espmark ka deklaruar se Akademia i kishte kërkuar shkrimtarit kinez nëse pranonte të nominohej për çmimin prestigjioz, por ai falë modestisë nuk kishte pranuar.
Kjell Erik Espmark ishte një shkrimtar suedez, historian i letërsisë, anëtar i Akademisë Suedeze dhe profesor i Historisë së Letërsisë në Universitetin e Stokholmit. Ai u zgjodh në Akademinë Suedeze më 5 mars 1981 dhe u pranua më 20 dhjetor 1981. Kjell Espmark pasoi gjuhëtarin Elias Wessén në vendin nr.16.
Në vitin 1975, Lin Yutangu zgjodh zëvendëspresident i PEN International dhe të gjithë anëtarët ishin dakord të rekomandonin kandidaturën e tij për çmimin Nobel në emër të kësaj organizate. Ai u nominua por nuk arriti të përzgjidhej si fitues i Nobelit.
Në vitin 2000 Akademia suedeze e çmimit Nobel përzgjodhi Ba Jin për çmimin e vitit 2001.
Ai konsiderohej si një nga shkrimtarët më të shquar në letërsinë moderne kineze, pasi veprimtaria e tij letrare gjysmë shekullore kishte lënë gjurmë të mëdha në rrethet artistike.
Por vetë shkrimtari nuk pranoi ti jepej çmimi Nobel.
Mo Yan mbetet fituesi i vetëm i këtij çmimi deri me tash.
Në këtë kronologji të çmimeve "Nobel" për letërsinë dhe autorëve kinezë vërehet modestia e shumë shkrimtarëve kinezë ndër vite, të cilët kanë refuzuar çmimin, por dhe ndarja e dy prej tyre nga jeta, pa mundur që pas nominimit të merrnin çmimin e njohur.
Letërsia kineze bashkëkohore ka mjaft autorë veprat e të cilëve janë përkthyer në shumë gjuhë të botës letrare kineze po njihet dita-ditës nga lexuesit kudo dhe me siguri autorët kinezë do të jenë pjesë e listës së shkrimtarëve fitues të çmimit të Akademisë Suedeze "Nobel".
"Pranë çdo burri të suksesshëm qëndron një grua"
Një fjalë thotë se "Pranë çdo burri të suksesshëm qëndron një grua".
Kjo shprehje lidhet me Thomas Christian Sudolf profesor i Universitetit amerikan të Standfordit, i cili ka fituar çmimin Nobel në vitin 2013 për fiziologjinë qelizore dhe molekurale.
Kur mori çmimin ai ja dedikoi bashkëshortes kineze Chen Lu, profesore e asociuar e neurokirurgjisë, psikiatrisë dhe shkencave sociale pranë Universitetit amerikan të Standfordit.
Zoti Sudhof tha se "Bashkëshortja ime është një shkencëtare e mrekullueshme e cila më ka këshilluar gjatë gjithë karrierës sime shkencore dhe kjo ndihmë ka qenë vendimtare për mua."
Sudhof është anëtar i bordit të Akademisë Kineze të Shkencave, pranë Institutit të Biofizikës në Pekin dhe shpesh udhëton në Kinë për shkëmbime akademike.
Zbulimi i profesorit Sudhof në fushën molekulare pritet të ndikojë pozitivisht në studimet e ndryshme të sëmundjeve nervore,ndër të cilat autizmi dhe skizofrenia.
E shoqja kineze, njëherësh akademike pranë Universitetit prestigjioz të Standfordit ka një kontribut të veçantë në nderimin e këtij shkencëtari me çmimin "Nobel".
Në një intervistë ekskluzive për median kineze "Global Times" ajo ka treguar se ata si çift shkencëtarësh kurrë nuk i kanë dhënë rëndësi reklamimit në media të punës së tyre.
Për ta rëndësi të veçantë ka përgjegjësia shkencore ndaj publikut.
Ajo shton se komuniteti shkencor në SHBA vlerëson potencialin shkencor të Kinës, investimet e jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të shkencës si dhe arritjet e shkencëtarëve kinezë.
Ndërsa nobelisti amerikan Sudhof shpreh besimin se shumë shpejt ndonjë shkencëtar kinez do të jetë fitues i Nobelit.
Ai e mbështet këtë besim në përvojën e tij të bashkëpunimit me institucionet kërkimore dhe shkencore të Kinës si dhe me arritjet e shumë prej shkencëtarëve kinezë në arenën ndërkombëtare.(E.Merepeza)